Agjencioni floripress.blogspot.com

2024/11/06

Kur SPAK-u do të jap urdhërin për burgosjen e EDi Ramës ?



                             Flori Bruqi



Ish-zyrtari i lartë i FBI-së, Charles McGonigal u deklarua fajtor nga Gjykata Federale në Uashington për dosjen shqiptare, në të cilën thuhet se ka marrë 225 mijë dollarë nga ish-agjenti i inteligjencës, Agron Neza.

Skandali i 'McGonigal'/ Edi Rama: Ish zyrtarin e lartë të FBI e kam takuar  me kërkesë të tij. E kam pritur në zyrë - Gazeta Shqiptare Online

New York Times shkruan se McGonigal pranoi se kishte pranuar 225,000 dollarë këste cash nga Neza dhe se kishte udhëtuar në Shqipëri me të dhe kishte ndihmuar në dhënien e një licence për shpime nafte për një kompani të lidhur me ish-agjentin e inteligjencës.McGonigal i kërkoi paratë si hua nga Neza, ndërsa diskutuan një sipërmarrje të mundshme biznesi, duke përfshirë formimin e kompanisë konsulente, së cilës ai iu referua në gjykatë, por nuk kishte kushte për kredinë dhe nuk u pagua kurrë.


Home - spak.gov.al

“Ai përdori pozicionin e tij në përpjekje për të gjeneruar një pagesë prej 500,000 dollarësh për z. Neza nga një kompani farmaceutike e Evropës Lindore. Dhe ai krijoi një hetim të FBI-së për një lobist amerikan që punonte për një rival politik të kryeministrit shqiptar, Edi Rama, me të cilin zoti McGonigal kishte krijuar një miqësi. Hetimi nuk rezultoi me akuza”, thuhet në artikull.


Altin Dumani e 4 prokurorë të SPAK zbarkojnë në Brazil, Ambasada amerikane:  Do çmontojnë bandat shqiptare, transportuese të sasive të mëdha kokaine në  Europë - Shqiptarja.com


Prokurorët e Uashingtonit ranë dakord të heqin tetë nga nëntë akuzat e ngritura fillimisht kundër tij në kohën e dënimit, shumica e të cilave kishin një dënim maksimal prej 20 vitesh burg

SPAK, gati për një “BIG operacion”, me mbi 150 vetë. Në listë prokurorë,  gjyqtarë, policë e anëtarë të botës së krimit - Vendi


A është e vërtetë kjo që të gjithë e dimë, se Amerika prej shumë kohësh, është e acaruar me Edi Ramën?! Shtatori   i vitit 2024 është  tronditë nga dosjet e rënda të krimit. Statistikat e shtatorëve të tjerë, me ndonjë 'kokë turku' si trofe, sado t’i shtrydhësh, nuk nxjerrin ujin e zi mbi pëlhurën njolla-njolla të drejtësisë, as sa të vizatosh figurën e një ministri me pasuritë dhe lidhjet e tij kriminale. Pra, kurrë në historinë tonë, Prokuroria dhe Qeveria, nuk kanë zbuluar një rast të ketë vjedhur një ministër.
Berisha dhe Malltezi sot në SPAK, Prokuroria e Posaçme iu komunikon akuzat  - Gazeta Dita


 Qeveritarët edhe kur vjedhin, se i shohim, nuk rezulton ende të shkruhet në dosjet e SPAK-ut fjala vjedhje. Por të gjithë e dimë, apo jo, se ortakëria me kryeministrin e ka ndihmuar secilin ministër, që prokurorët të shkelin publikisht ligjin, të dhunojnë masivisht besimin e publikut dhe të luajnë si 'macja me miun' me ndonjërën nga viktimat që ka përcaktuar vetë Babloku. 

How will Donald Trump’s criminal trials affect his re-election bid?


 Pa i hapur fare sytë për jetën luksoze dhe milionat e dollarëve të gjithsecilit, edhe Amerika është në këtë lojë. Jo vetëm se Babloku e lëshon gjithmonë dollarin pa problem, jo vetëm se çdo pasuri kombëtare apo fond publik e përdor për mafien politike dhe diplomatike, por edhe se drogën e gjithë Botës e kalon tranzit apo e përpunon vëlla Olsi, Edi Rama sot e gjithë ditën po gërryen edhe autoritetin dhe moralin e DEA-s dhe FBI-së Amerikane. ProfitSence Logo A është e vërtetë kjo që të gjithë e dimë, se Amerika prej shumë kohësh, është e acaruar me Edi Ramën?!







 Lëre që Flamurin Amerikan e ka dhunuar publikisht në mes të Tiranës, por ka shkatërruar “urat”, ka penguar investimet, ka ofenduar këdo i ka dalë përpara dhe cilindo që e ndjek pas. Pas, e ka ndjekur FBI, apo jo?! Në është ndryshe, të dalë edhe një herë si dikur, me kapele të FBI-së e të kërkojë vota për kriminelët e vet.

18 dhjetori dhe flamuri amerikan! - Shqiptarja.com

 Ah po, se gati harrova, këtë videon ku Flamuri Amerikan përdhoset, ngjan të mos e kenë parë akoma, pasi, normalisht, një kriminel i tillë që shfryn urrejtje patologjike mbi simbolin e kombit, do të shpallej logjikisht armik i Amerikës. 


Çfarë po ndodh? Paraqitet në zyrat e SPAK ish-deputeti i PS (Emri) - Sot  News | Lajme

 Mos arrestimi i Edi Ramës pas skandalit me shefin e FBI-së Charles McGonigal, mos prangosja e vëlla Olsit pasi ka pranuar se ka udhëtuar me makinë të grupit kriminal të drogës së Xibrakës, mos hetimi i aksioneve të Linda Ramës në ABI Bank dhe mos mbajtja qëndrim për çdo skandali të çdo dite, se kështu i kemi apo jo, janë paradokset që na dalin edhe pa dashje në tastierë. Në fakt shqiptarëve u është “regjur” lëkura, se këtej ikën një hajdut e vjen një tjetër, por ironia shkon në zenit të çudisë, se si Edi Rama po “gërryen” moralin e DEA-s dhe FBI-së, pasi këto dy struktura, edhe nëse i mbyllin sytë e veshët, të paktën sa fshatarët tanë, duhet ta ndjejnë aromën e krimit.

Babloku do ja fusë https://www.youtube.com/watch?app=desktop&v=4NjTtfPnJAM

 Babloku disave u shkul veshët edhe në studio, të tjerëve u lëshon deputetët me listën e vrasjeve me pagesë, disave u bllokon edhe hundët që droga t’u ngjajë me djathë, e formalitete nga më çnjerëzoret, deri edhe diferencime në liritë dhe të drejtat njerëzore. Megjithatë, njerëz takojmë ende këtyre rrugëve. Rrugët, të gjitha të çojnë në një destinacion. Çdo viktimë pret gjënë e grabitur dhe çdo hajdut do i kthejë xhepat mbrapsht përpara drejtësisë, në qendër të fshatit!

Edi Rama: Ish zyrtarin e lartë të FBI e kam takuar me kërkesë të tij. E kam pritur në zyrë

 Kryetari i PD-së, Sali Berisha u shpreh këtë të enjte se kryeministri Edi Rama do të jetë së shpejti i akuzuar në SHBA për çështjen “Mcgonigal”.


Skandali i 'McGonigal'/ Edi Rama: Ish zyrtarin e lartë të FBI e kam takuar  me kërkesë të tij. E kam pritur në zyrë - Gazeta Shqiptare Online


Deklaratën e bëri në emisionin “Opinion”, ku po ashtu solli në vëmendje një artikull të publikuar nga “New York Times” që ekspozonte lidhjen e Presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiç me krimin. Ai paralajmëroi se shkrimi do të ketë një seri të dytë me në qendër kryeministrin shqiptar Edi Rama.

Berisha kërkoi ballafaqim me Ramën në këtë fushatë elektorale, por u shpreh se ai nuk do ta bëjë kurrë këtë.

“Kjo është fushata më e zjarrta që kam pasur nga viti ‘92 e deri më sot. Absolutisht më e zjarrta. Fushata e parë pas vitit ‘92 që ju shifni, një masë idealiste njerëzish që kanë ardhur të gjithë mbi bazë vullneti dhe asnjë lloj detyrimi tjetër, siç marrin nëpunësit në krahun tjetër. Fushata ka një zjarr të brendshëm, që në betejat elektorale quhet frymë, por është përcaktuese në fitore. Është fitore kjo. Dhe po më ndihmon me propagandën e tij banale vulgare të boshatisur nga idetë, por të bazuar në truke komunikimi nga Edi Rama”, tha ai

-Ka strategji Rama?


BerishaSigurisht, është ajo strategji që e detyron atë të mos vijë sonte ballë për ballë dhe të kryejmë transparencën e plotë përballë shqiptarëve. Jo vetëm të programeve tona, por edhe jetës politike. Por s’vjen dot se i del baxhanaku me 110 tendera, sarajet e Surrelit me 5000 m2 oborr, 720 m themele. Kur kishte të deklaruar 3800 euro në total në ILDKPI.

A e kishin marrë vesh ju që thjeshtra është problem për të gjitha studiot e arkitekturës, i shkatërroi kjo. Se thjeshtra puno në një kompani (që merr tendera) dhe i shkatërroi ajo.

S’vjen dot këtu se do t’ja tregoj disa gjëra për McGonigal dhe e pret së shpejti banka e të akuzuarit bashkë me McGonigal. Nëse lexove shkrimin e fundit thoshte ka dosje të trasha për drogën. Nëse lexove shkrimin e ‘NYT’ për Vuçiç që e ka publikuar ‘Le Monde’ para 4 muajsh pak a shumë, ai është një serial që për etapën e dytë ka Edi Ramën.

Deputeti Lefter Maliqi, i ashpër ndaj Ramës: Filmimet e kasetat nuk mungojnë, do e nxjerr lakuriq “demonin” e Surrelit Edi Ramën


Lefter Maliqi “zbulon” planet e frontit opozitar: Do na bashkohet dhe  Basha, Meta merr mbi 7 mandate



Deputeti Lefter Maliqi i është përgjigjur me tone të ashpra kryeministrit Edi Rama, pasi numri një i Qeverisë u shpreh se ai ishte i vetmi që nuk kishte votuar për veten.

New York Times: McGonigal krijoi një hetim nga FBI për një rival të Edi  Ramës - Gazeta Standard Online


 Duke folur për mediat jashtë Kuvendit, Maliqi, teksa e ka cilësuar Ramën ‘demon’, paralajmeroi daljen e filmimeve dhe kasetave. 



Sipas deputetit nga sot fillon lufta e vërtetë me Edi Ramën, “pasi u hapën letrat” dhe premtoi se përballja do jetë e ashpër. 

Edi Rama: Europe, Arab Countries Need to Work Closer and Face Future  Challenges Together - The National Herald


 “Sot është një ditë e zezë për demonin e dukur të djallit të beut të Surrelit sepse mbrëmë PE miratoi amendamentin për 15 kushtet, ku ndër më kryesorë dënimi i krimit zgjedhor, lufta kundër korrupsionit. Për shqiptarët dhe socialistët e ndershëm është ditë zie sepse ka ikur një ndër figurat më të rëndësishme Moikom Zeqo dhe familjes së tij i shpreh ngushëllimet. Unë jam këtu, meqenëse ky frikacak, kam bërë rresht dy interpelanca me ministrin. 
Ilir Meta “shpërthen” ndaj “Air Albania”: Anuluan fluturimin pa  paralajmërim - Politikë


Ai nuk pranoi të dilte përballë. Dje në mungesën time, duke parë që nuk ishte në rreshtin e tij, njolla e zezë e kësaj figure, siç shiti Tahirin, Kokëdhimën, e Dakon foli. Nëse është burrë, sot nis deklaratat për të, pasi do e nxjerr lakuriq atje para Kuvendit siç është. Mos të kujtojë se ka vdekur Prifti dhe s’ka më kaseta. Filmimet dhe kasetat tek Dashi i Pezës nuk mungojnë. 

Sali Berisha mbush 80 vjeç!

 Dua t’i them se ai i infiltruari që ka qenë në grupin e zjarrit dhe ka qëlluar, duhet të hetohet. Paketorin e ke aty o palaço. Paketorin që vjedh paratë e shqiptarëve. Drejtorin e burgjeve e ke po aty. 

LULZIM BASHA | DeputetIM

Ky njeri që kërcënoi me mesazhe zotin Basha ka frikë nga koalicionet. E vetmja mënyrë është grisja e marrëveshjes në Ambasadën Amerikane. Jo këta po çfarëdo partie të krijojë nuk fiton dot përballë shqiptarëve të ndershëm. Për t’i dhënë edhe një përgjigje edhe më të sinqertë dhelprën me dy koka e di shumë mirë ai. Është shprehja e tij në një grup të madh pazarxhinjsh. Do t’ia them të gjitha ballë përballë. Tani u hapën letrat. Është mosmirënjohës.

Monika Kryemadhi

 Ky njeri duhet të marrë fund. Ky nervi im është i sinqertë, i drejtë. Ku të dojë të përballet, në votë dhe parlament. 
Erion Veliaj foto me djalin e tij, Kajanin


Mos t’iu duket se është trim, se aktron dhe me ju, bën batuta, batuta krimi. Është kriminel, është sharlatan, një belkëputur. Kujton se do blejë vota”, tha Lefter  Maliqi.

2024/11/05

Mafia e analistëve dhe e mediave në vendin tonë, është mafia më gjakatare dhe ndotëse (replikë me Fitimin)

             
          

  Nga Frrok Çupi 

 Në artikullin e tij më thotë se e ka fjalën për gazetarë ose analistë… Asnjëri nga nocionet nuk është i saktë… Nuk kam zakon të bëj polemika me njerëz të veçantë, siç bëjnë disa nga një breg i lumit në tjetrin. Kjo me Fitimin mund të jetë e vetmja. Ai sapo ka guxuar të shkruajë një artikull ku pyet me nerv: ‘A kanë moral analistët që mbrojnë jetën luksoze të politikanëve të korruptuar?’. Fitimi mund të kishte bërë disa punë të tjera me rrezik të lartë, por këtë që bëri- jo. Për shembull, mund të kishte parë Saliun duke grabitur, që në fillim, edhe dhuratat në dollarë që i vinin PD-së; por nuk do të ishte me kaq shumë rrezik. Fitimi mund të kishte qenë edhe në vilën e Ilirit në Lalëz; aty do të kishte parë lemerinë e luksit, si çdo gazetar? Një gazetare pro- Ilir – Sali, filmoi aty pamje sheikësh të derdhur në flori, e solli filmimin në publik si presion se ‘e shikoni me kë keni të bëni o kokëpalarë’; por u bëri edhe shërbimin tjetër: E fshiu. Shërbejnë ‘analistët’, siç i quan Fitimi. A kanë moral analistët? Kjo është pyetja më e rrezikshme, Fitim! Mafia e analistëve dhe e mediave në vendin tonë është mafia më gjakatare dhe ndotëse. Ajo ka një fytyrë të lëmuar gati të lyrshme, ka një zë që nuk i merret vesh asnjë fjalë si në lëmsh; ka edhe shkopin magjik që thotë ‘mos më prek se jam media!’ Të sulmon, të shpif, ta shpif, të okupon hapësirat jetike, zë radhë para njerëzve të pa zhvilluar e thotë ‘jam unë’. Këta shumëzohen përditë sepse ‘jemi demokraci’, këta kanë mbledhur ‘të gjithë qelbësirat’ dhe ia kanë futur në tru një populli të tërë, e jomë ty Fitim… Po ç’deshe, mik, që u more me pocaqinë e Mafies? Pastaj, Fitimi bëri një gabim tjetër. Ai sjell pasazhe se si qytetarë të mëdhenj në Perëndim jetojnë thjesht dhe me punën e tyre; kinse po thotë se analistët tanë jetojnë në luks të pamatë. Po ç’më thua kështu, Fitim? Të jenë edhe analistë, edhe pa pasuri të madhe?! Do të zhdukesh, o miku im, Fitim; pas kësaj do të zhdukesh. Do të të mblidhen qelbësirat që janë ushtria e vjetër e analistëve. Ose do të pësosh harresën. Do të të thonë, siç më thanë mua: ‘Ç’ne ore na thua për kode!’, dhe ikën. Kështu më ndodhi në një leksion me studentë të gazetarisë, pak vite të shkuar. Mes të tjerash iu them se sipas kodit të etikës në Britani ‘nëse një gazetar kapet në shoqërinë e një politikani, ai nuk vlen më për këtë punë, sepse medias i bie besimi’ (po ku paskam qenë unë, hane shan e hane Bagdat. Lidhja po bëhej me mafiozët, jo thjesht politikanë) Tre a katër syresh brofën më këmbë: -Ohu, çfarë na thua ti, ore!? Të mos pi kafe me deputetin! E kam për nder… Tjetri e ngriti zërin më shumë: – Po nuk hëngrëm një drekë në javë me politikanët, çfarë jemi ne, koti?! Dhe u ngritën e ikën. Një tjetër, analist i rritur, i ardhur nga Kosova, kërcënoi gjithë ligjin dhe njerëzit e ‘Shqipërisë që nuk di’: ‘Ju që burgosët Ilir Metën, ju jeni ‘banditë’. Dhe një tjetër analist, po dje, kërcënoi se ‘ç’do të bëni o të mjerë kur Ilir Meta do të dalë i pafajshëm!? Kosto të lartë do të paguajë populli- tha- paguan populli para hajdutit, jo hajduti para popullit’. Këta të sotmit që i janë sulur SPAK-ut dhe vetë shtetit, këta janë ata ‘zogjtë e vegjël të fakultetit, po rriten për nesër. Nuk kemi për të shpëtuar prej tyre, nëse nuk sillemi si populli- me mençuri: Populli as i përfill, as i dëgjon, as i lexon. Analistët në vendin tonë mbijetojnë edhe qëndruar në ‘bregun e kundërt’ të popullit. Kjo është për t’u studiuar. Por për t’u studiuar me këtë rast mbeten dy kolona të tjera: E para, duhet zbatuar demokracia, me qëllim ajo të vendosë edhe median në karrigen e ligjit. E dyta, kodi tradicional kombëtar: Duan të thonë, pa edhe e thonë, se ‘lajmësi nuk ka faj’; pra as ai që mban anën kundër popullit- nuk paska faj. Jo, këta nuk janë lajmësa. Lajmësi zgjidhet mes njerëzve më të ndershëm. Në kodet tona kombëtare këta janë quajtur ‘argatë të së keqes’, miku im, Fitim. Edhe në Kanunin e Lekës kështu quhen.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu,shkarkon ministrin e Mbrojtjes,Yoav Gallant

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu shkarkoi të martën Ministrin e tij të Mbrojtjes, Yoav Gallant për shkak të, siç tha ai, “dallimeve të shumta ndërmjet tyre” rreth menaxhimit të operacioneve ushtarake të Izraelit. Vendimi erdhi pas mospajtimeve të vazhdueshme ndërmjet dy zyrtarëve izraelitë që nga fillimi i luftës në Gazë.

 Kryeministri Netanyahu tha se, mes tij dhe ministrit Gallant ekzistonte një “krizë besimi” që pengonte menaxhimin e duhur të luftës, sipas një njoftim të publikuar nga zyra e tij. 

 Ministri Gallant reagoi në platformën X duke thënë se “siguria e Izraelit ishte dhe do të jetë gjithmonë misioni i jetës sime.”

Tensionet në Lindjen e Mesme/ A janë krimet e luftës një ‘e drejtë për mbrojtje’?

“Izraeli ka të drejtë të mbrohet.” Ky është refreni i vazhdueshëm i qeverive perëndimore, sa herë që duhet t’i referohen situatës në Gaza, Bregut Perëndimor dhe tani në Liban. Megjithatë, lind pyetja nëse bombardimi i një zone të tërë që rezultoi në vdekjen e më shumë se 40,000 njerëzve, shumica e tyre civilë, shkatërrimin e shumicës së spitaleve dhe shkollave, shpalljen e gjendjes së një fatkeqësie të afërt humanitare, shënjestrimin e zonave që ishin identifikuar si “zona të sigurta”, dhe më pas shpërthimin e pajisjeve të komunikimit, mund të konsiderohen si një “e drejtë për mbrojtje”. Por ka shumë më tepër gjasa të konsiderohen si krime lufte. Dhe nuk është rastësi që ky është tashmë qëndrimi i organizatave perëndimore. Por lind pyetja se si përcaktohet saktësisht mbrojtja dhe kundër cilit sulm. Sepse, historia nuk ka filluar më 7 tetor 2023, por ishte një pikënisje e shkeljes të përhershme të së drejtës ndërkombëtare që është e drejta palestineze për shtetësi nuk është realizuar kurrë, një okupim i paligjshëm i territoreve për 57 vjet. Prandaj, trajtimi i Izraelit si mbrojtësi i përhershëm nuk është vetëm një verbëri e qëllimshme ndaj vetë ngjarjeve historike dhe realitetit aktual, por gjithashtu padyshim nuk lejon një pozicion dhe ndërhyrje nga ana e asaj që jemi mësuar ta quajmë, qoftë edhe konvencionalisht, “komunitetit ndërkombëtar”. Ky konstatim bëhet edhe më bindës nëse gjithë kësaj i shtojmë faktin se qeveria aktuale izraelite përbëhet kryesisht nga forca që nuk duan një zgjidhje të problemit në terma që përfshijnë njohjen praktike të së drejtës së palestinezëve për shtetësi. Kjo mund të shpjegojë pse operacionet ushtarake të Izraelit në Gaza sot, së bashku me operacionet e vazhdueshme në Bregun Perëndimor nuk sugjerojnë “mbrojtje”, por shumë më tepër një eksod të qëndrueshëm masiv të një popullsie, një Nakba të re. Sot madje shohim një përpjekje sistematike që madje i referohet një përpjekjeje për të zgjeruar konfliktin në një rajon rajonal. Që do të thotë se “e drejta për mbrojtje” në Izrael po bëhet tani një pengesë për të filluar një proces të vërtetë paqeje. Shtetet e Bashkuara po ndërmjetësojnë negociatat midis Izraelit dhe Hezbollahut për një marrëveshje që synon një armëpushim afatshkurtër, tre javë në një përpjekje tjetër për të parandaluar një luftë më të gjerë në Lindjen e Mesme. Kryeministri libanez Najib Mikati shprehu shpresën se një armëpushim mund të arrihet së shpejti për t’i dhënë fund luftimeve midis Izraelit dhe Hezbollahut të mbështetur nga Irani që kanë tronditur vendin e tij dhe kanë ngritur frikën për një pushtim tokësor. Sipas raportimeve të rrjetit britanik të lajmeve Sky Neës, zyrtarët e qeverisë amerikane, nga ana e tyre, shprehin optimizëm për një “pauzë” 21-ditore, e cila do të zbatohet “në orët e ardhshme” . Raporti i Sky Neës pasoi një të ngjashëm nga AFP më herët, i cili tha se të dy palët pritej të vendosnin “brenda orësh” nëse do të pranonin iniciativën e armëpushimit. Sky Neës raportoi gjithashtu se përpjekjet intensive diplomatike, për planin e paraqitur nga SHBA në bashkëpunim me BE-në dhe dhjetë vende të tjera (Australia, Kanadaja, Franca, Gjermania, Italia, Japonia, Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Katari) arritën një ” përafërsisht marrëveshje” për një armëpushim në Liban, i cili megjithatë nuk përfshin Gazën. Gjithashtu me marrëveshjen po tentohet të ” blihet kohë dhe hapësirë ​​për një armëpushim edhe në Gaza, në përputhje me marrëveshjen e pengjeve”. “Ne besojmë, pavarësisht se çfarë ka ndodhur në fushën e betejës ditët e fundit, se tani është koha për të arritur një zgjidhje diplomatike”, shtoi zyrtari i administratës Biden. Nxitja e negociatave për Gazën Zyrtarët amerikanë vlerësojnë se, përveç de-përshkallëzimit, nisma e re diplomatike do t’i japë një shtysë negociatave indirekte midis Izraelit dhe Hamasit për një armëpushim edhe në Gaza. Marrëveshja 21-ditore u paraqit pas disa muajsh përleshjesh ndërkufitare që kanë shkatërruar zona në veri të Izraelit dhe në mes të një vale sulmesh të rënda ajrore nga forcat izraelite në Libanin jugor që kanë vrarë qindra në ditët e fundit. Qëllimi i menjëhershëm i përpjekjes së re diplomatike është të kufizojë ndikimin e javës së kaosit në Liban, më të përgjakshmen që ka parë vendi në vite, gjatë konfliktit me Izraelin, në Lindjen e Mesme, në mënyrë që të mos tërhiqen më shumë vende si dhe Shtetet e Bashkuara në konflikt më të gjerë. Nga një zhvillim i tillë nuk do të përfitonte askush, siç ka theksuar vazhdimisht Uashingtoni, pasi do të përshkallëzonte krizën humanitare përtej Gazës dhe do të destabilizonte rajonin më të gjerë. Në të njëjtën kohë, zyrtarët amerikanë vlerësojnë, sipas NYT, se nëse Hezbollahu tërhiqet nga lufta, lideri i Hamasit, Jahya Sinëar do të jetë nën presion më të madh për të pranuar një marrëveshje që do t’i jepte fund luftimeve në Gaza dhe do të lejonte lirimin e pengjeve gjatë sulmeve të organizatës më 7 tetor të vitit të kaluar. Është hera e parë, që nga 7 tetori, që Shtetet e Bashkuara kërkojnë t’i japin fund konfliktit në mënyrë diplomatike. “Ekziston rreziku i një lufte totale, por unë mendoj se ka gjithashtu një mundësi për ta parandaluar atë, ne ende mund të shpresojmë se do të ketë një zgjidhje që do të ndryshojë rrënjësisht të gjithë rajonin,” tha presidenti amerikan Joe Biden. Një zyrtar amerikan i cituar nga NYT, nga ana e tij, paralajmëroi se mbetet e pasigurt nëse Hassan Nasrallah, lideri i Hezbollahut, dhe qeveria izraelite nën Benjamin Netanyahu do të pranojnë projekt-marrëveshjen e armëpushimit. Kryeministri izraelit, megjithatë, u bë e ditur se ai u nis për në Nju Jork për të marrë pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së. Zyrtarët në koalicionin e tij qeverisës reaguan ndaj perspektivës së një armëpushimi, duke argumentuar se kjo do të “lejojë Hezbollahun të rigrupohet”. Zyrtarët ushtarakë izraelitë prej muajsh kanë mbrojtur një përgjigje më agresive ndaj sulmeve të Hezbollahut. Dje, kreu i ushtrisë izraelite, Herji Halevi la të kuptohet se një pushtim tokësor i Libanit është i pashmangshëm. Nasrallah, nga ana e tij, është zotuar se do të vazhdojë të mbështesë Hamasin, i cili është në luftë me Izraelin në Gaza për gati një vit, pas sulmit të befasishëm të këtij të fundit ndaj Izraelit në tetor, ku humbën jetën rreth 1200 njerëz. Që atëherë, më shumë se 41,000 njerëz kanë humbur jetën si rezultat i operacioneve ushtarake izraelite në Gaza, duke përfshirë shumë civilë, gra dhe fëmijë. Hezbollahu i Libanit ka lëshuar vazhdimisht raketa dhe drone në veri të Izraelit në shenjë mbështetjeje për Hamasin, duke detyruar dhjetëra mijëra banorë të rajonit kufitar të largohen nga shtëpitë e tyre. Dhjetëra mijëra banorë të Libanit verior janë detyruar gjithashtu të largohen nga shtëpitë e tyre këtë javë për shkak të sulmeve ajrore izraelite, të cilat kanë shkaktuar gjithashtu qindra të vdekur. Zyrtari amerikan, i cituar nga NYT, më në fund vuri në dukje se nuk është e qartë nëse lideri i Hezbollahut do të pranojë një marrëveshje armëpushimi pa një marrëveshje përkatëse në Gaza dhe kjo e ndërlikon procesin. Përpjekja diplomatike po zhvillohet me iniciativën e Shteteve të Bashkuara dhe me mbështetjen e Francës. Koha për një marrëveshje mund të shihet si e favorshme për Izraelin, pasi qeveria Netanyahu mund të shpresojë që sulmet në Liban ta detyrojnë Hezbollahun të bëjë një marrëveshje, por lufta në Gaza do të vazhdojë. Nga ana e tij, Nasrallah e di se një sulm masiv në Tel Aviv do të nënkuptonte luftë të gjithanshme. Së fundi, “banorët e Gazës kanë frikë se do të harrohen ndërsa Izraeli zhvendoset në Liban ndërsa ende godet Rripin e Gazës. Ndërkohë, ushtria izraelite njoftoi mëngjesin e kësaj të enjte se “vazhdon të operojë për të shkatërruar aftësitë dhe infrastrukturën terroriste të Hezbollahut”.

Akademik Prof.dr.PhD. Rexhep Qosja mbi çthurjet ideologjike në shoqërinë shqiptare dhe eksperimentin proserb të ashtuquajtur “kombi kosovar”.

AKADEMIK REXHEP QOSJA Ideologjia e shpërbërjes – trajtesë mbi idetë çintegruese në shoqërinë e sotme shqiptare Argumente të shpikura për “k...