Flori Bruqi
Ish-zyrtari i lartë i FBI-së, Charles McGonigal u deklarua fajtor nga Gjykata Federale në Uashington për dosjen shqiptare, në të cilën thuhet se ka marrë 225 mijë dollarë nga ish-agjenti i inteligjencës, Agron Neza.
New York Times shkruan se McGonigal pranoi se kishte pranuar 225,000 dollarë këste cash nga Neza dhe se kishte udhëtuar në Shqipëri me të dhe kishte ndihmuar në dhënien e një licence për shpime nafte për një kompani të lidhur me ish-agjentin e inteligjencës.McGonigal i kërkoi paratë si hua nga Neza, ndërsa diskutuan një sipërmarrje të mundshme biznesi, duke përfshirë formimin e kompanisë konsulente, së cilës ai iu referua në gjykatë, por nuk kishte kushte për kredinë dhe nuk u pagua kurrë.
“Ai përdori pozicionin e tij në përpjekje për të gjeneruar një pagesë prej 500,000 dollarësh për z. Neza nga një kompani farmaceutike e Evropës Lindore. Dhe ai krijoi një hetim të FBI-së për një lobist amerikan që punonte për një rival politik të kryeministrit shqiptar, Edi Rama, me të cilin zoti McGonigal kishte krijuar një miqësi. Hetimi nuk rezultoi me akuza”, thuhet në artikull.
Prokurorët e Uashingtonit ranë dakord të heqin tetë nga nëntë akuzat e ngritura fillimisht kundër tij në kohën e dënimit, shumica e të cilave kishin një dënim maksimal prej 20 vitesh burg
A është e vërtetë kjo që të gjithë e dimë, se Amerika prej shumë kohësh, është e acaruar me Edi Ramën?!
Shtatori i vitit 2024 është tronditë nga dosjet e rënda të krimit.
Statistikat e shtatorëve të tjerë, me ndonjë 'kokë turku' si trofe, sado t’i shtrydhësh, nuk nxjerrin ujin e zi mbi pëlhurën njolla-njolla të drejtësisë, as sa të vizatosh figurën e një ministri me pasuritë dhe lidhjet e tij kriminale.
Pra, kurrë në historinë tonë, Prokuroria dhe Qeveria, nuk kanë zbuluar një rast të ketë vjedhur një ministër.
Qeveritarët edhe kur vjedhin, se i shohim, nuk rezulton ende të shkruhet në dosjet e SPAK-ut fjala vjedhje.
Por të gjithë e dimë, apo jo, se ortakëria me kryeministrin e ka ndihmuar secilin ministër, që prokurorët të shkelin publikisht ligjin, të dhunojnë masivisht besimin e publikut dhe të luajnë si 'macja me miun' me ndonjërën nga viktimat që ka përcaktuar vetë Babloku.
Pa i hapur fare sytë për jetën luksoze dhe milionat e dollarëve të gjithsecilit, edhe Amerika është në këtë lojë.
Jo vetëm se Babloku e lëshon gjithmonë dollarin pa problem, jo vetëm se çdo pasuri kombëtare apo fond publik e përdor për mafien politike dhe diplomatike, por edhe se drogën e gjithë Botës e kalon tranzit apo e përpunon vëlla Olsi, Edi Rama sot e gjithë ditën po gërryen edhe autoritetin dhe moralin e DEA-s dhe FBI-së Amerikane.
ProfitSence Logo
A është e vërtetë kjo që të gjithë e dimë, se Amerika prej shumë kohësh, është e acaruar me Edi Ramën?!
Lëre që Flamurin Amerikan e ka dhunuar publikisht në mes të Tiranës, por ka shkatërruar “urat”, ka penguar investimet, ka ofenduar këdo i ka dalë përpara dhe cilindo që e ndjek pas.
Pas, e ka ndjekur FBI, apo jo?!
Në është ndryshe, të dalë edhe një herë si dikur, me kapele të FBI-së e të kërkojë vota për kriminelët e vet.
Ah po, se gati harrova, këtë videon ku Flamuri Amerikan përdhoset, ngjan të mos e kenë parë akoma, pasi, normalisht, një kriminel i tillë që shfryn urrejtje patologjike mbi simbolin e kombit, do të shpallej logjikisht armik i Amerikës.
Mos arrestimi i Edi Ramës pas skandalit me shefin e FBI-së Charles McGonigal, mos prangosja e vëlla Olsit pasi ka pranuar se ka udhëtuar me makinë të grupit kriminal të drogës së Xibrakës, mos hetimi i aksioneve të Linda Ramës në ABI Bank dhe mos mbajtja qëndrim për çdo skandali të çdo dite, se kështu i kemi apo jo, janë paradokset që na dalin edhe pa dashje në tastierë.
Në fakt shqiptarëve u është “regjur” lëkura, se këtej ikën një hajdut e vjen një tjetër, por ironia shkon në zenit të çudisë, se si Edi Rama po “gërryen” moralin e DEA-s dhe FBI-së, pasi këto dy struktura, edhe nëse i mbyllin sytë e veshët, të paktën sa fshatarët tanë, duhet ta ndjejnë aromën e krimit.
Babloku do ja fusë https://www.youtube.com/watch?app=desktop&v=4NjTtfPnJAM
Babloku disave u shkul veshët edhe në studio, të tjerëve u lëshon deputetët me listën e vrasjeve me pagesë, disave u bllokon edhe hundët që droga t’u ngjajë me djathë, e formalitete nga më çnjerëzoret, deri edhe diferencime në liritë dhe të drejtat njerëzore.
Megjithatë, njerëz takojmë ende këtyre rrugëve.
Rrugët, të gjitha të çojnë në një destinacion.
Çdo viktimë pret gjënë e grabitur dhe çdo hajdut do i kthejë xhepat mbrapsht përpara drejtësisë, në qendër të fshatit!