2024-11-06

Presidenti i sapozgjedhur i SHBA-së, Donald Trump, para pak ditësh kishte thënë se do ta shkarkojë “brenda dy sekondave” prokurorin special, Jack Smith, në momentin kur merr postin e presidentit.

Trump heads to US Supreme Court with a familiar claim: He is untouchable |  Reuters

                         Shkruan : Flori Bruqi

Presidenti i sapozgjedhur i SHBA-së, Donald Trump, para pak ditësh kishte thënë se do ta shkarkojë “brenda dy sekondave” prokurorin special, Jack Smith, në momentin kur merr postin e presidentit. 

Donald Trump kishte thënë ndër të tjera se përpos shkarkimit, do ta dëbojë nga vendi prokurorin Jack Smith. 

 Jack Smith nuk e priti shkarkimin. Sipas CNN dhe FOX News, Departamenti i Drejtësisë e ka konfirmuar se Jack Smith po largohet nga pozita para se Donald  Trump të betohet si president.



What Hashim Thaci was accused of before the court in The Hague


 Ish-kryeprokurori Jack Smith ishte akuzuar nga njeriu i afërt i presidentit Trump, Richard Grenell, për sabotim të marrëveshjes së Uashingtonit ku ndërmjetës nga pala kosovare ishte ish-presidenti Hashim Thaçi. “Jack Smith nuk ka busull morale. Ai ka tentuar ta kapte Donald Trumpin qe një kohë – dhe nuk i intereson që gënjen për ta arritur këtë qellim. Ai e ka shkatërruar njëherë e përgjithmonë reputacionin e Hagës – dhe po, unë e kam një histori që kam për ta treguar për të”, kishte thënë Grenell. 

President of Kosovo Optimistic About Incoming US Administration


Presidenti i ri i SHBA-ve, Donald Trump, gjatë garës për zgjedhjet presidenciale, kishte deklaruar se urdhri i tij i parë i punës si president i ri, do të jetë shkarkimi i këshilltarit special, Jack Smith, që e paditi atë në dy raste. E ishte po i njëjti prokuror, që kishte ngritur edhe aktakuzën ndaj ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi në Dhomat e Specializuara në Hagë. 

Trump and Harris campaigns agree to rules for ABC debate


Njohësit e drejtësisë në vend, tregojnë se a mund të ketë ndikim zgjedhja e Trumpit president, në rastin “ Hahim Thaçi dhe të tjerët”.

 Më 5 nëntor të vitit 2020 doli para gazetarëve. 

President Thaçi about Qamil Ilazi – Commander Bardhi: He was a synthesis of  high ethics and a fighting spirit - President of the Republic of Kosovo -  DR. VJOSA OSMANI - SADRIU


 Aty Hashim Thaçi njoftoi se ka dhënë dorëheqje nga pozita e të parit të shtetit. 

 “Jam informuar nga njerëzit kompetent, zyrtarisht se gjykatësi i procedurës paraprake i Dhomave të Specializuara, ka konfirmuar aktakuzën kundër meje”, ka deklaruar ai.





 Kjo aktakuzë, u ngrit nga Kryeprokurori në Dhomat e Specializuara, Jack Smith.

 E ky i fundit tri vjet më pas, ngriti aktakuzë edhe për një tjetër ish-president. Këtë herë akuzoi Donald Trump se ai mori dokumente të klasifikuara nga Shtëpia e Bardhë dhe po i mbante paligjshëm. Por, kjo çështje u hodh poshtë nga Gjykata e Qarkut të SHBA për Distriktin Jugor të Floridës. E pas kësaj, kandidati republikan për president, tregoi se cili do të jetë vendimi i tij i parë, nëse i fiton zgjedhjet presidenciale të vitit 2024. “Ne morëm imunitet në Gjykatën e Lartë. Është kaq e lehtë. Unë do ta pushoja (Jack Smithin) brenda dy sekondave. Ai do të jetë një nga gjërat e para që do të adresohen”, ka thënë Trump. E pas kësaj, kishte reaguar edhe ish-emisari i SHBA-së për dialogun Kosovë – Serbi, Richard Grenell. Ky kishte shkruar se radha për të triumfuar kundër Jack Smith, tani ishte e Hashim Thaçit. E të mërkurën, Donald Trump, zyrtarisht u zgjodh presidenti i 47 i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Por, a mund të ketë ndikim kjo në punën e Gjykatës Speciale? “Ajo (gjykata speciale) ka qenë politike dhe si e tillë vazhdon me qenë. 

The Definitive Net Worth Of Donald Trump


Prandaj ardhja në pushtet e Republikanëve me theks të veçantë te presidentit Trump dhe Grenell, i cili ka qenë në vazhdimësi i kyçur në proceset e tilla, unë besoj dhe shpresoj që të ketë një dinamizmi më të madh të punës së kësaj gjykate me qëllim të arritjes së përfundimit të procesit sa më shpejt, për faktin se edhe vet Gjykata Speciale e ka konfirmuar që procesi është stërzgjatur”, ka thënë avokati, Ardian Bajraktari. Bajraktari shton se në të ardhmen, vet prokurori Jack Smith, mund të jetë subjekt i hetimeve. “Është një prokuror që është marrë gjatë me dy proceset, e sa i përket kredibilitetit të tij e aspekteve të tjera, ka pasur jo pak diskutime, nuk përjashtohet mundësia që të ketë edhe një proces hetimor për të parë nëse ka implikime të të njëjtit”. Kryeprokurori i Speciales, Jack Smith, kishte dhënë dorëheqje nga kjo pozitë në vitin 2022.


Pas Covid-19, liderët botërorë ranë dakord të punojnë së bashku për të forcuar sistemet globale shëndetësore, por negociatat për një marrëveshje të re kanë ngecur.

Nga Flori Bruqi Është folur shumë në internet se Kina po lufton me një tjetër epidemi pas shumë postimesh në mediat sociale ku supozohet se ...