2024-11-06

Edi Rama: Ish zyrtarin e lartë të FBI e kam takuar me kërkesë të tij. E kam pritur në zyrë

 Kryetari i PD-së, Sali Berisha u shpreh këtë të enjte se kryeministri Edi Rama do të jetë së shpejti i akuzuar në SHBA për çështjen “Mcgonigal”.


Skandali i 'McGonigal'/ Edi Rama: Ish zyrtarin e lartë të FBI e kam takuar  me kërkesë të tij. E kam pritur në zyrë - Gazeta Shqiptare Online


Deklaratën e bëri në emisionin “Opinion”, ku po ashtu solli në vëmendje një artikull të publikuar nga “New York Times” që ekspozonte lidhjen e Presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiç me krimin. Ai paralajmëroi se shkrimi do të ketë një seri të dytë me në qendër kryeministrin shqiptar Edi Rama.

Berisha kërkoi ballafaqim me Ramën në këtë fushatë elektorale, por u shpreh se ai nuk do ta bëjë kurrë këtë.

“Kjo është fushata më e zjarrta që kam pasur nga viti ‘92 e deri më sot. Absolutisht më e zjarrta. Fushata e parë pas vitit ‘92 që ju shifni, një masë idealiste njerëzish që kanë ardhur të gjithë mbi bazë vullneti dhe asnjë lloj detyrimi tjetër, siç marrin nëpunësit në krahun tjetër. Fushata ka një zjarr të brendshëm, që në betejat elektorale quhet frymë, por është përcaktuese në fitore. Është fitore kjo. Dhe po më ndihmon me propagandën e tij banale vulgare të boshatisur nga idetë, por të bazuar në truke komunikimi nga Edi Rama”, tha ai

-Ka strategji Rama?


BerishaSigurisht, është ajo strategji që e detyron atë të mos vijë sonte ballë për ballë dhe të kryejmë transparencën e plotë përballë shqiptarëve. Jo vetëm të programeve tona, por edhe jetës politike. Por s’vjen dot se i del baxhanaku me 110 tendera, sarajet e Surrelit me 5000 m2 oborr, 720 m themele. Kur kishte të deklaruar 3800 euro në total në ILDKPI.

A e kishin marrë vesh ju që thjeshtra është problem për të gjitha studiot e arkitekturës, i shkatërroi kjo. Se thjeshtra puno në një kompani (që merr tendera) dhe i shkatërroi ajo.

S’vjen dot këtu se do t’ja tregoj disa gjëra për McGonigal dhe e pret së shpejti banka e të akuzuarit bashkë me McGonigal. Nëse lexove shkrimin e fundit thoshte ka dosje të trasha për drogën. Nëse lexove shkrimin e ‘NYT’ për Vuçiç që e ka publikuar ‘Le Monde’ para 4 muajsh pak a shumë, ai është një serial që për etapën e dytë ka Edi Ramën.

A ISHTE VRASJA E MILLADIN POPOVIQIT NË PRISHTINË E ORGANIZUAR SIKURSE RASTI "PANDA" NË PEJË ?

Nga Ryzhdi Baloku, shkrimtar shqiptar nga Peja  Në kohën e fundit është ri-aktualizuar çështja e vrasjes së komunistit Milladin Popoviq, ...