2024-11-05

Deputetët opozitarë në vazhdën e traditës së Ismail Qemalit dhe të Enver Hoxhës

Deputetët opozitarë në vazhdën e traditës së Ismail Qemalit dhe të Enver Hoxhës Deputetët opozitarë në vazhdën e traditës së Ismail Qemalit dhe të Enver Hoxhës




 
                    Shkruan:Akademik PHD  Eshref Ymeri

Siç dihet, para disa ditësh, një grup deputetësh opozitarë shkoi në Bruksel për të protestuar para eurodeputetëve për gjendjen ku e ka katandisur vendin tonë sorosisti Rama, mercenari i Serbisë, kryetradhtari i kombit shqiptar. Ata deputetë nuk bënë ndonjë gjë të jashtëzakonshme. Ata thjesht bënë një gjest që është në traditën e veprimtarisë politike të Ismail Qemalit dhe të Enver Hoxhës. Siç dihet, pas shpalljes së Pavarësisë, Ismail Qemali, në vend që të lëshonte kushtrimin për ngritjen e popullit më këmbë dhe për krijimin e forcave të armatosura, u çua e shkoi në Londër, që t’i lutej Eduard Greit (Edward Grey 1862-1933, ministër i jashtën anglez në vitet 1906-1916) të mos na copëtoheshin trojet etnike. Ky qëndrim apak dinjitoz i Ismail Qemalit, të kujton atë rrëfenjën popullore për atë bariun e mefshtë, të pazot për ruajtjen e kopesë, i cili shkoi e iu drejtua ujqve t’ia kthenin delet që ia kishin shqyer. Domosdo që Eduard Grei do ta shpërfillte, siç edhe e shpërfilli konkretisht, dhe do të bënte humor me Isa Boletinin lidhur me fshatin e lindjes së këtij të fundit. Ky qëndrim i Ismail Qemalit reflektonte mungesën e besimit të tij në forcat krijuese dhe energjitë e pashtershme të popullit shqiptar. Ai qëndrim nxirrte në pah edhe një tipar tepër të shëmtuar të politikanëve shqiptarë, të cilët respektojnë shumë më tepër të huajt sesa vetveten, sesa popullin e vet. Servilizmi para të huajve është mungesë e theksuar e formimit intelektual të politikanëve shqiptarë, për të cilët është krejtësisht e pakuptueshme thënia e famshme dhe me vlera të jashtëzakonshme aforistike e diplomatit, filozofit dhe historianit fiorentinas, Nikolo Makiavelit (Niccolò Machiavelli 1469-1527): “Populli gjithmonë është më i zgjuar, më i vendosur dhe më i arsyeshëm, sesa kryeshtetari”. Një qëndrim i tillë ka sjellë si pasojë që të huajt të na shikojnë me mospërfillje dhe, për pazotësinë tonë, t’i trajtojnë trojet tona etnike si një arë pa zot që kushdo vjen e kullot. Në vitin 1915, kryetrimi dibran Elez Isufi, pa thirrjen e ndonjë “udhëheqësi” nga Tirana, ngriti më këmbë popullin dibran kundër ushtrisë pushtuese serbe dhe, si përfundim, lumin Drini i Zi e mbushi me kufoma ushtarësh serbë, çka edhe sot kujtohet me tmerr në Beograd. Po kaq e lavdishme është edhe epopeja zulmëmadhe e popullit trim vlonjat dhe e trevave të Labërisë, i cili i flaku në det pushtuesit italianë në vitin 1920. Prandaj sikur Ismail Qemali, menjëherë pas firmosjes së dokumentit për shpalljen e pavarësisë, t’i ishte drejtuar mbarë popullit të ngrihej më këmbë për mbrojtjen e trojeve etnike nga agresorët grekosllavë në të katër vilajetet tona, a mund të përfytyrohet dot se sa trima të formatit të kryetrimit Elez Isufi do të kishin dalë në skenën historisë sonë kombëtare? Kryeargati i Beogradit Enver Hoxha, duke mos pasur besim absolutisht te populli shqiptar, në mbledhjen e Byrosë Politike të 15 dhjetorit të vitit 1947, lëshonte këtë fyerje të rëndë për dinjitetin tonë kombëtar. Në atë mbledhje ai deklaronte: “…Duhet ta fitojmë kohën e humbur e të bëjmë sa më shpejtë bashkimin de fakto të Shqipërisë me Jugosllavinë në të gjitha fushat, (parti, ekonomi, ushtri, etj.), se Shqipëria nuk mund të qëndrojë si shtet i pavarur dhe aq më pak të ndërtojë socializmin, pa u bashkuar me Jugosllavinë…” (Citohet sipas: Mërgim Korça. Ku gënjen Paskal Milo. Replikë me historianin “e nderuar””. Gazeta “Metropol”. 14 korrik 2012). Me këtë porosi të prerë që jepte tradhtari Enver Hoxha për bashkimin e Shqipërisë me Jugosllavinë, ai çonte në vend urdhrin e Beogradit, të këtij armiku shekullor të kombit shqiptar, për gllabërimin sa më të shpejt të vendit tonë nga ana e shovinizmit serbomadh, urdhër ky, të cilin Velimir Stoiniçi ia pati përcjellë partisë komuniste në plenumin e Beratit të nëntorit të vitit 1944. Në atë plenum, Velimir Stoiniçi deklaroi: “Shqipëria jo vetëm që nuk e rrit dot ekonominë e saj, por as e zhvillon dot atë, sepse imperializmi do ta gëlltiste; …e vetmja zgjidhje e saj është të bashkohet në një konfederatë me Jugosllavinë” (Citohet sipas: Mërgim Korça. “Kush e shkruan historinë”. Gazeta “Metropol”. 17-18 korrik 2012). Pavli Qesku, ish-ambasador në Mbretërinë e Bashkuar, citon deklaratën e Enver Hoxhës para gazetarëve jugosllavë gjatë vizitës në Beograd më 30 qershor 1946: “Është e pamundur të imagjinosh rezistencën e popullit të vogël shqiptar kundër armikut pa luftën e popujve jugosllavë”. Dhe më poshtë ambasadori vazhdon: “Enver Hoxha nuk mund ta poshtëronte popullin e tij më shumë se kaq para personit që e kishte ndihmuar të rrinte pa u zhytur në udhëheqjen e PKSH. S’ka poshtërim më të madh për një popull të vogël që kishte bërë përpjekje të gjatë e kolosale për çlirimin e territoreve të veta pothuajse pa ndihmë direkte (Citohet sipas: Pavli Qesku. “Çështja e Kosovës dhe Enver Hoxha”. Faqja e internetit “Zemra Shqiptare”. 05 dhjetor 2008). Po ky Enver Hoxha, njeriu pa kurrfarë shtylle kurrizore, i zhveshur kokë e këmbë nga çdolloj morali personal dhe kombëtar, në vitin 1947 e poshtëronte edhe shumë më rëndë popullin shqiptar, kur, me urdhër të tij, në faqen e parë të abetares së vitit 1947, shkruhej; “Tito luftëtar, Tito çlirimtar, Tito shpëtimtar i popullit tonë”!!! Po në vitin 1947, kryeargati i Beogradit Enver Hoxha deklaronte: “...Dashuria e popujve të Jugosllavisë e mareshalit Tito dhe e gjithë udhëheqësve të Jugosllavisë për popullin shqiptar është shumë e madhe. Ne kemi fatin e madh e të lumtur që kemi në kufirin tonë të veriut një aleate e një mike kaq të fortë, kaq të sinqertë siç është Jugosllavia. Po të studiojmë historinë e vërtetë të popullit tonë.., do të shohim se populli ynë, pa qenë një popull sllav, ka pasur një lidhje të ngushtë dhe të përzemërt me popujt sllavë.” (Citohet sipas: “Pjesë të fjalës së Enver Hoxhës para një grupi të rinjsh që morën pjesë në Plenumin e IV të rinisë popullore”. Gazeta “Bashkimi”, 22 gusht 1947). Enver Hoxha, si gjysmak nga formimi intelektual, pa kulturë universitare, nuk ia kishte haberin fare historisë së qëndrimit të fqinjëve sllavë ndaj etnisë shqiptare. Profesor Hakif Bajrami citon priftin serb Nikollaj Velmiroviç, i cili, në vitin 1942, ka deklaruar: “Atë që po bën sot Hitleri kundër hebrenjve, atë e ka bërë Shën Sava (1169-1236) në mesjetë kundër arbanasëve, që nuk donin të konvertohen në sllavë” (Citohet sipas: “Pse Serbia sot është në ofensivë defaktorizuese ndaj Republikës së Kosovës”. Faqja e internetit “Agjencioni Floripress”. 11 dhjetor 2020). Duke qenë gjysmak nga formimi kulturor, Enver Hoxha anashkalonte përmbajtjen e librit të shkrimtarit dhe të politikanit austriak Leo Freundlich (1875-1953), i cili, në vitin 1913, e pati botuar me titull “Golgota Shqiptare”(kopja e vetme e këtij libri gjendet në bibliotekën e Universitetit të Harvardit, ku e pati zbuluar studiuesja Safete Juka në vitin 1982). Në atë libër ai përshkruan masakrat e bishave të egra serbe kundër shqiptarëve, masakra, të shoqëruara me 500 mijë të vrarë. Pas shpalljes së pavarësisë së Dardanisë, Hashim Thaçi, si agjent i regjur i Beogradit, domosdo që nuk do t’i drejtohej asnjëherë popullit shqiptar për të vjelë mendimin e tij për shumë probleme të mprehta në raport me Serbinë, si shtet fashist dhe agresor. Shumë intelektualë me vetëdije të lartë kombëtare patën pritur që treshja udhëheqëse dardane, që erdhi në pushtet pas zgjedhjeve të 14 shkurtit 2021, do të ndryshonte qëndrim ndaj vjeljes së mendimit mbarëpopullor lidhur me të gjitha marrëveshjet, të cilat dyshja tradhtare Hashim Thaçi dhe Isa Mustafa pati nënshkruar me Begradin në Bruksel, sidomos marrëveshjen për krijimin e bashkësisë së komunave serbe në Dardani, patën shpresuar se ajo treshe do t’i hidhte poshtë, si të pavlefshme dhe madje shumë të rrezikshme, sepse u shërbejnë vetëm interesave të serbosllavizmit. Kjo treshe, kur ishte në opozitë, e pati kundërshtuar rreptësisht nënshkrimin e atyre marrëveshjeve. Marrëveshjen për krijimin e bashkësisë së komunave serbe, që do të thotë krijimi i një shteti brenda shtetit, Kuvendi e pati aprovuar me vendim të posaçëm, me 83 votat e deputetëve, të blerë nga kryetradhtari Thaçi, të cilët vepruan si mercenarë të Serbisë dhe si tradhtarë të Republikës së Dardanisë. Megjithatë, vendimin e deputetëve tradhtarë e pati hedhur poshtë Gjykata Kushtetuese. Normalisht, duhej që treshja në fjalë, sapo erdhi në pushtet, fill pas konstituimit të Kuvendit, të thërriste menjëherë mbledhjen e këtij të fundit për marrjen e vendimit për hedhjen poshtë të të gjitha atyre marrëveshjeve. Pas marrjes së vendimit të Kuvendit, kjo treshe duhej t’i drejtohej edhe popullit për zhvillimin e një Referendumi të posaçëm mbarëpopullor, për t’i vënë vulën përfundimtare vendimit të Kuvendit. Por treshja në fjalë nuk e bëri një gjë të tillë, duke vazhduar të ndjekë traditën e Ismail Qemalit dhe të Enver Hoxhës për mungesën e besimit ndaj vullnetit të popullit. Gjatë këtyre viteve të qëndrimit në pushtet të treshes në fjalë, qytetarët dardanë me dinjitet kombëtar, me bindje të thella atdhetarizmi, kanë përjetuar dhe po përjetojnë një ndjenjë dëshpërimi që i ka shqetësuar dhe vazhdon t’i shqetësojë. Ja sepse. Kur Albin Kurti ishte në opozitë, pati deklaruar se me Serbinë nuk do të ketë kurrë vazhdim bisedimesh, pa njohjen reciproke. Por, çuditërisht, kur erdhi në pushtet, e ktheu pllakën, pranoi të ulej në bisedime me kriminelin e Dardanisë Vuçiç, pa kurrfarë njohjeje reciproke. Pra, me qëndrimin ndaj Beogradit pas 14 shkurtit 2021, Kurti e prezantoi veten si politikan, jo si burrë shteti. Ky është minus i madh në karrierën e tij politike. Duke e kthyer pllakën, Kurti vërtetoi në praktikë se politikanët shqiptarë, qoftë në Prishtinë, qoftë në Tiranë, janë “trima” kur ndodhen në opozitë, por menjëherë shndërrohen në burracakë pas ardhjes në pushtet, fillojnë t’u servilosen të huajve dhe të tërhiqen zvarrë para tyre, pikërisht si argati i Beogradit Enver Hoxha. Ky qëndrim aspak dinjitoz i politikanëve shqiptarë është një fatkeqësi shumë e rëndë për mbarë kombin tonë. Dikush mund të thotë se treshja udhëheqëse është nën presionin e Brukselit dhe të Vashingtonit për krijimin e bashkësisë së komunave serbe. Çdo intelektual me vetëdije të lartë kombëtare, nuk duhet të habitet nga presioni i Brukselit dhe i Vashingtonit. Së pari, nuk ka asgjë për t’u habitur nga qëndrimi i Brukselit në përkrahje të Serbisë, sepse, tradicionalisht, në qëndrimin ndaj kombit shqiptar, Evropa është po ajo që ka qenë, vazhdimisht përkrahëse e fuqishme e grekoserbizmit, kundër interesave tona kombëtare, është po ajo që ka qënë në kohën e Shqiptarit të Madh Gjergj Fishta, i cili e ka etiketuar mirë fare me epitetin “kurva e motit”, një shprehje bukur e goditur kjo, e cila ka hyrë në fondin e pasur të frazeologjisë politike të Shqipes Sonë Hyjnore. Sepse pikërisht ajo “kurva e motit” nuk u ngop kurrë me copëtimin e trojeve tona etnike. Emërimi si ndërmjetës në bisedimet Dardani-Serbi i dy përfaqësuesve nga dy shtete armike, që vazhdojnë të mos e njohin pavarësinë e Dardanisë - Boreli spanjoll dhe Lajçaku sllovak - është dëshmia më domethënëse e qëndrimit shpërfillës të Perëndimit evropian ndaj Republikës së Dardanisë. Prandaj ka shumë të drejtë analisti i njohur, me brumosje të shkëlqyer nacionaliste, Aurel Dasareti, i cili deklaron: “Demokratët” e BE-së, që, përmes “shoqatave” serbe po përpiqen ta zhdukin nga faqja e dheut kombin shqiptar,.. le të guxojnë të krijojnë shoqata në vendet e tyre, për pakicat që i kanë në shumicë” (Citohet sipas: “Krijimi i Asociacionit serbo-çetnik është vdekjeprurës për shqiptarët e Kosovës”. Faqja e internetit “Syri.net”. 29 tetor 2024). Së dyti, nuk ka asgjë për t’u habitur edhe nga qëndrimi i Vashingtonit në përkrahje të Serbisë për krijimin e një shteti serb brenda Republikës së Dardanisë. Kjo për arsye se politika që ndjek sot Departamenti i Shtetit, me Blinkenin në krye, është në krah të Serbisë. Pikërisht për Blinkenin, kur ky qe zgjedhur zëvendëssekretar i Departamentit të Shtetit në vitin 2014, i ndjeri Xhon Mekei (John Sidney McCain - 1936-2018), ish-senator i Arizonës, pati deklaruar: “Ky është i rrezikshëm për Amerikën”. Me siguri që Blinkeni, si mik i Sorosit, është i rreshtuar në krahun e tërë armatës sorosiste, të cilët ndjekin strategjinë e ftohjes së shqiptarëve me Amerikën, për çka janë mjaft të interesuar Athina dhe Beogradi, prapa të cilëve luan fijet armikja e kahershme e kombit shqiptar, gërmadha rusomadhe. Dhe kjo strategji doli në pah më së miri me investimin e jashtëzakonshëm të sorosistit Rama, kyetradhtarit të kombit shqiptar, për endjen e rrjetit të shpifografisë për marrjen e vendimit nga ana e Blinkenit për shpalljen e Prof.dr. Sali Berishës “person i padëshirueshëm” për Amerikën. Dhe kori i sorosistëve nëpër studiot televizive dhe në mjetet e shkruara të informimit masiv, filloi krrokamat e veta të pandërprera kundër Prof.dr. Sali Berishës. Por jeta vërteton në çdo hap të saj se në këtë botë ka një Hyjni të Padukshme, por të Kudondodhur, e cila ndjek me “Sy Magjik” të gjitha ligësitë dhe mirësitë e krijesave të Saj dykëmbëshe këtu në Tokë. Dhe Ajo Hyjni e Bekuar bëri që krejt sorosistëve, duke filluar që nga Blinkeni, Rama, kopeja e sorosistëve, servilët e Ramës, t’u pëlciste koburja në brez: Rama u zbulua lakuriq para mbarë botës si objekt hetimi nga ana e drejtësisë amerikane për lidhjet e tij mafioze me McGonigal-in, dikur me post të rëndësishëm në Byronë Federale të Hetimeve dhe tani i arrestuar për vepra penale. Ky fakt të kujton aforizmin e shkëlqyer të shkrimtarit të shquar satirik anglo-irlandez Xhonatan Suift (Jonathan Swift 1667-1745): ”Shpifja godit zakonisht njerëzit me dinjitet, ashtu si puna e krimbave që parapëlqejnë t’u turren frutave më të mira”. Pra, treshja udhëheqëse e Republikës së Dardanisë të qëndrojë burrërisht para presionit të Blinkenit dhe të kopesë së sorosistëve, se në këtë mes kemi të bëjmë me presionin që vjen nga porta e politikës, jo nga porta e drejtësisë amerikane, e cila ka qënë dhe është gjithmonë në mbrojtje të së vërtetës. Prandaj duhet t’i tregojë vendin atij burrit me emrin Gabriel Eskobar, i cili sillet me arrogancë ndaj Republikës së Dardanisë, sikur kjo është shtëpi pa zot. Për ta përballuar këtë presion politik të Departamentit të Blinkenit, treshja udhëheqëse në Prishtinë duhet të mbledhë Kuvendin për ta thënë fjalën me vendim të prerë kundër krijimit të bashkësisë së komunave sebe dhe mandej të thërrasë popullin në Referendum. Kështu veprojnë burrat e shtetit. Tani, për t’u kthyer te deputetët opozitarë që shkuan në Bruksel për t’u lypur ndihmë eurodeputetëve kundër narkoshtetit të Ramës, duhet theksuar se opozita demokratike, që në zanafillë të protestave të veta, hodhi në qarkullim publik dy shprehje, të cilat tingëllojnë paradoksale për nga përmbajtja: revolucion paqësor dhe kryengritje paqësore. Po t’i drejtohemi Fjalorit të Gjuhës Shqipe, të botuar në vitin 2006, fjala revolucion ka këtë kuptim leksikor: “kthesë rrënjësore në jetën e shoqërisë duke përmbysur me dhunë një rend shoqëror, politik e ekonomik dhe duke vendosur një rend të ri”. Ja dhe kuptimi leksikor, sipas Fjalorit, i fjalës kryengritje: “ngritja krye me armë kundër pushtuesit etj”. Pra, fjala paqësor, nuk mund të jetë kurrsesi në fqinjësi me fjalët revolucion dhe kryengritje. Nga dhe si e shpikën demokratët e Tiranës një të tillë fqinjësi absurde, kjo është tejet e çuditshme. Gjendja që mbizotëron në vendin tonë, vërteton pa mëdyshjen më të vogël se Rama e ka shndërruar atë në një çiflig të vetin, duke instaluar një regjim neokomunist të tipit fashist, në të cilin nuk ka vend për opozitën, figurat kryesore të së cilës dergjen në burg. Nuk mund të ndodhte ndryshe, përderisa Rama është trashëgimtar i kryekriminelit Enver Hoxha, të cilit, në Konferencën e Labinonit të marsit 1943, trimi Mustafa Kaçaçi iu drejtua publikisht me shprehjen: “Ti Enver ke qenë një hiç…” (Citohet sipas: Vasfi Baruti. “Enver Hoxha (Gjysma tjetër e Hënës)”. Tiranë 2018, f. 346). Prandaj edhe Rama, si një hiç njeri gjatë gjithë jetës së tij, deri në ditët tona, është i persekutuar tmerrësisht nga kompleksi i inferioritetit. Prandaj njeriu që vuan nga një kompleks i tillë, mundohet me thonjë e me dhëmbë të dalë në skenën e politikës për të zënë kryet e vendit, në mënyrë që, me dhunën që ushtron ndaj popullit, të ngrejë “autoritetin” e vetes, të duket sikur është “dikushi”, paçka se në mendjen e tij e bren mendimi se, në të vërtetë, është “askushi”. Pikërisht “askushin” e ndienin brenda vetes Stalini, Hitleri, Enver Hoxha dhe të tjera monstra të njerëzimit, të cilët u bënë diktatorët më të egër dhe më të urryer në mbarë botën. Një monstër e tillë është Putini, për të cilin Juri Shvec, shoku i klasës tij në Shkollën e Zbulimit, ka deklaruar: “Në KGB Putinin e quanin “Bisht Cigareje”, më pas i vunë nofkën “Tenjë e Zbehtë”, kurse tani e quajnë “Botoks” (botox - ilaç për heqjen e rrudhave të fytyrës, prodhim i kompanisë amerikane “Allergan” - E.Y.)... Unë kam komunikuar me njerëz që e njihnin mirë Putinin shumë kohë para se ai të zgjidhej president. Të gjithë theksonin se, përveç aftësive të rëndomta intelektuale, ai binte në sy edhe për komplekse të jashtëzakonshme inferioriteti. Putinin e torturonte për vdekje trupi i tij i shkurtër, komleksi i inferioritetit i lexohej në gjithë figurën dhe fytyrën e tij” (Citohet sipas: Natalia Dvali. “Shoku i klasës së Putinit, ish-zbulues i KGB-së: Ju seriozisht e keni kur mendoni që Putini, i cili merret me heqjen e rrudhave të fytyrës, do të shpërthyeka ndonjë luftë bërthamore? Atij, nga frika, do të fillojë t’i rrjedhë botoksi”. Faqja e internetit “GORDON”. 28 prill 2015). Duke qenë “askushi”, Rama ka afruar rreth vetes po një tjetër njeri të stanit “askushi”, si Erion Veliaj, një vemje e pështirë nga radhët e vulgut shqiptar, i cili, i torturuar nga kompleksi i inferioritetit, dikur e ngriti çmimin e ujit në Tiranë me 40%, për t’iu lënë banorëve të kuptojnë se ai, demek, nuk është dosido, por është “dikushi” që të bën gjëmën. Pra, për dijeninë e opozitarëve demokratë, këta dy njerëz “askush” nuk rrëzohen nga pushteti me revolucion “paqësor” dhe me kryengritje “paqësore”, por me një tërmet të vërtetë politik, për t’i hequr qafe një herë e mirë, si kolerën e rrezikshme për popullin tonë. Në emisionin mjaft tërheqës “Krasta Show” të datës 29 tetor, ndoqa intervistën e të ftuarës në studio, zonjës Ina Zhupa, e cila deklaroi: “Eurodeputetët kanë një perceptim jo të drejtë për atë që po ndodh këtu, jemi përballë krimit”. S’është as e re as e papritur që eurodeputetët kanë një perceptim të tillë. Kjo për arsye se Rama është njeriu më i përkëdhelur i tyre, sepse këta eurodeputetë, si trashëgimtarë besnik të “kurvës së motit”, nuk lëvizin dot nga piketat e vendosura nga pararendësit e tyre kundër kombit shqiptar. Prandaj udhëtimi me plot shpenzime i deputetëve demokratë deri në Bruksel, ishte një naivitet, një mendjelehtësi prej politikanësh pa bosht kombëtar. Sipas gjykimit të tyre ismailqemalist, shqiptarët duhet t’u drejtohen “kryeujqve” të Brukselit, që të vijnë të na shpëtojnë nga ujqit Rama dhe Veliaj. Vajmedet, o Shqipëri, për politikanë që ke në opozitë, të cilët nuk janë të aftë ta ngrejnë më këmbë mbarë popullin, për t’u turrur drejt Kryeministrisë dhe Bashkisë së Tiranës, për t’i flakur jashtë me shkelma monstrat Rama dhe Veliaj.

I ndjeri Ismail Kadare, ose shkrimtari që i zgjati jetën regjimit komunist

Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Ismail Kadare (28 janar 1936 - 1 korrik 2024) ishte akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popull...