Nga Flori Bruqi
Prishtinë, 04.11.2024.
Prej perfundimit te Luftes, ne Kosove flitet vazhdimisht per lustrimin, pra per publikimin e dosjeve te sherbimeve sekrete te Jugosllavise, alias Serbise, te pakten 5 sosh, prej te cilave Kosova nuk e ka asnje (dosje) te vetme. Mund te kete aty ketu ndonje dokument qe e ka shmange ndonje person qe ka punuar ne keto sherbime, por kjo perfundon ketu. Te kerkosh hapjen e dosjeve qe nuk i ke, eshte e njejta gje sikur te llogaritesh ne fondet e Union des Banques Suisses, pa e pasur aty as nje qindarke ne xhirollogari.
Per njerezit qe marrin vesh ne keto gjera eshte e qarte se dosjet e sherbimeve sekrete per shqiptaret kryesisht ndodhen ne Beograd.
Dhe, kur i analizon seriozisht paraLuften, Luften dhe pasLuften ne Kosove e sheh se ka shume gjera, veprime e mosveprime qe lidhen drejtperdrejt me dosjet e sherbimeve sekrete, sepse nuk ka shpjegim tjeter per sabotime jo te paketa, per perçarje zinxhir dhe konfrontime brendashqiptare me rreziqe serioze dhe, jo rastesisht, ne udhekryqe e momente vendimtare.
Ne keso rastesh shantazhi me dosjet, por edhe parate, kane luajtur nje rol rendesor ne demtimin e interesave tona strategjike.
Para Luftes nga vetje ne krye te institucioneve eshte sabotuar sistematikisht themelimi i sherbimit sekret. Dhe kjo ka pasur pasoja katastrofike ne perballjet tona me Serbine. Menjehere pas Luftes eshte themeluar nje lloj sherbimi, qe ka vepruar brenda strukturave te TMK-se si G 2 dhe brenda strukturave te PDK-se si SHIK. Keto kishin te njejten udheheqje dhe kryesisht jane marre me lufte politike, me vrasje, me shantazh dhe me kontrabande.
Disa gazeta dhe gazetaruca të shërbimeve sekrete partiake kanë krijuar ca dosje më hamendje të cilat i kanë publikuar në disa web faqe interneti por të njajtat janë sajuar nga disa psikopa interneti duke e fallcifikuar edhe librin e historianit të mirënjohur shqiptar Akademik Prof.dr.Hakif Bajramit "Dosja Demaçi", libër ky i botuar më rastin e 80 vjetorit të lindjes Bacë Adem Demaçit, BREZI'81 ,
të 3 proceseve gjyqësore :1959,1964,1975, ISBN -9951-424-02-3 , Katalogizimi në CIP mbanë shifren 929(496.51)i Adem Demaçit nga Akademik H.Bajrami, që ka 477 faqe të BREZI81,2003,Jjanë emrat e udbashëve konform Arkivit të Kosov1%s (që janë identik më librin e Hakif Bajramit) , e jo emrat q137 dalin në gazeta dhe portalet shqiptare sipas tekeve të disa individeve si fjal vjen skizofrenit Bahtir Hamza, apo të vetëquajturit regjiser D.Fylli , që ka fallcifikuar emrat e disa individeve që janë botuar në internet në vitin 2006. në një portal , pë çka këta individ duhët të përgjigjen për shpifjee publike në organet e gjyqësisë së Kosovës.
Quditërisht prokuroria e shtetit të Kosovës ka qenë dashtë që Ex ofitio ti ndjek këta gazetaruca për shpifje por ajo ka heshtë deri më tash.
Pra pse falcifikohet libri i akademikut tonë të mirënjohur PHD Hakif Bajramit nga njerëz të pa cipë, të pa identitet dhe gazetaruca që që shpifin dhe trillojnë emra udbashësh në internet ?
Publicisti i njohur nga Tomoci ( Isniqi) prof. Xhafer Shatri
Publicisti dhe ish ministri i informatave në Qeverinë e Profesor dr Bujar Bukoshit, zt.Xhafer Shatri për këto Dosje thotë :
"Nje strukture te ngjashme e kishte edhe LDK, por nuk ishte as hija e tyre. Keta me shume merreshin me tendere dhe me intriga politike.
Mjerisht, ne keto struktura ka pasur edhe njerez te mire e atdhetare te devotshem qe jane keqperdorur nga kodoshe e kobashe te pandreqshem e te cilet, me kohen, e kapen shtetin per fyti, e plaçkiten dhe e bene çerpaze.
2.
Xhafer Shatri, thekson : AKI-ne e kane themeluar ata qe udheheqnin me SHIK-un dhe brenda saj kane futur edhe kuadro te thekur te kesaj organizate kriminale. Prandaj Veselinoviqi e Radojçiqi me falangat e tyre arriten ta kthejne Veriun e Kosoves ne Somali, ku ka çdo gje, por ligj jo.
Per kete rrokopuje shtetrrenuese nje pergjegjesi te madhe ka edhe shteti shqiptar, qe ishte themelues i SHIK-ut dhe mesues shpirteror i tij.
Per me keq, ne ngjarjet antishqiptare te vitit 2004, Shiku luajti rol teper destruktiv, por pergjegjesi historike ka edhe shteti shqiptar dhe sherbimet e tij. Natyrisht se keto ngjarje i ka projektuar Serbia permes sherbimeve te saj inteligjente, ndersa shqiptaret e zinj ishin vetem argate te zellshem ne rrenimin e vendit dhe njollosjen e kombit tone.
Por nuk eshte çudi, sepse kryekapesi i shtetit, Hashim Thaçi e trajtonte Kosoven jo si shtet por si çiflik te vetin; ai e kishte prandaj bankierin personal, prokurorin personal, gjyqtarin personal, kryeagjentin personal, kryehetuesin personal, kryetarin personal te partise rivale, madje edhe udbashin personal.Meqe eshte teme shqyrtimi, po permend nje rast tipik:
Ne tetor te vitit 1999, ne hotel Grand, e kam pare me syte e mi udbashin e njohur, Muharrem Dana, duke ndejtur e duke bere llaf e qejf me te dy kreret kryesore te Shikut. Ate dite, por edhe sot une mund t’i numeroj permendesh e pa e lodhur koken fare, se pakut, 50 djem nenash qe Muharrem Dana vetem brenda nje stine ua ka nxjerre mushknite per goje me qellim qe ata t’i pranonin veprat qe nuk i kishin bere. Dhe Muharrem Xhelati e dinte kete fort mire.
3.
Per shkak te dosjeve dhe sidomos te ketij mentaliteti cubash, perballja e Kosoves me sherbimet sekrete serbe, edhe 20 vjet pas Luftes, vazhdon te jete nje lufte e pabarabarte.
Mungesa e orientimeve politike per t’iu kundervene Serbise dhe veglave te saj me sukses e institucionalisht, sidomos ne rrafshin e sigurise, ka krijuar nje boshllek te tille qe sherbimeve sekrete serbe u krijon terren te pershtatshem veprimi.
Natyrisht se kjo pasqyrohet pastaj edhe ne sistemin e vlerave pa te cilin nuk mund te kete mur mbrojtes perballe ndotjeve te vazhdueshme qe mund te vijne edhe prej andej kah nuk e pret.
Ne mungese te ketij muri qe ndryshe quhet ndergjegje morale e vetedije kombetare, mund te perlloqen dhe te behen objekt i shpifjeve dhe propagandes antishqiptare te Serbise edhe personalitete te shquara te Levizjes Kombetare te Kosoves.
Nje shembull konkret qe flet shume: Bozhe Vukushiq dhe Vice Vukojeviq jane dy publiciste te njohur kroate qe kane kontribuar shume ne zbulimin dhe demaskimin e qindra krimeve te UDB-se e te KOS (sherbimi ushtarak i kunderzbulimit). Mirepo ata, ne librin e tyre “Djelovodnik sefova bosansko-hercegovacke Udbe 1970 – 1992” (Regjistri i shefave te UDB-se se Bosnje e Hercegovines 1972 - 1992), ne te cilin publikojne emrat e 6461 bashkepunetoreve te UDB-se ne Bosnje e Hercegovine, ne kundershtim me çdo kriter shkencor e moral, ne kete liste te zeze fusin edhe emrat e dy personaliteteve kyçe te Levizjes Kombetare te Kosoves; Rexhep Malajt dhe Skender Kastratit!
Autoret sigurisht qe nuk e njohin historine politike te Kosoves, prandaj edhe kane rene pre e manipulimit te UDB-se, e cila faktikisht gjithemone eshte udhehequr prej serbeve.
Ne kete rast, ashiqare shihet se kemi te bejme me dokumente te falsifikuara e te arkivuar per qellime diabolike.
Meqe eshte fjala per dy personalitete te shquara qe i kam njohur mire, e ndiej per detyre, per detyre mbi çdo detyre tjeter, qe ta mbroj emrin e tyre te paster si loti dhe vepren e madhe sa bjeshka:
Rexhep Malaj, eshte shpallur me te drejt Hero i Kombit, sepse ishte njeri prej kryearçitekteve te organizimit ilegal dhe nder shqiptaret me te pathyeshem qe i ka linde nana ndonjehere; nderkaq, Skender Kastrati, ishte njeri prej te burgosurve politik me me autoritet, njeri i zoti, i ndershem e me integritet te jashtezakonshem.
Me nje fjale qe te dy jane personalitete krejt te veçante qe, si pak kush tjeter, personifikojne vertebralen dhe trurin e Levizjes Kombetare te Kosoves.
Se fjala eshte per nje falsfikim taman udbash, mund te deshifrohet fare lehte nga nje liber tjeter me teme te ngjashme e me autor Ivan Beshliq “Çuvari Jugoslavije – suradnici UDBe u Bosni i Hercegovini” (“Rojtaret e Jugosllavise, bashkepunetoret e UDB-se ne Bosnje e Hercegovine”, vellimi i III - te.
Ne kete liber, flitet gjeresisht edhe per 21 spiuj te UDB-se, por me kombesi shqiptare e qe kane vepruar ne Bosnje e Hercegovine. Disa prej ketyre spiuneve kane qene te burgosur per delikte te ndryshme, hajni, malverzime etj. Dhe jane vene ne sherbim te UDB-se per te spiunuar te burgosurit politike shqiptare qe vuanin denimet e gjata ne kete ish-Republike jugosllave.
Ne librin e Ivan Beshliq, faktohet se Rexhep Malaj e Skender Kastrati por edhe te burgosur te tjere politike shqiptare, gjate vuajtjes se denimit ne Ndeshkimoren e Zenices, ishin te “mbeshtjellur” gjithandej me rrjetin e spiuneve ne burg, te cilet raportonin per çdo dite deri ne detaje per sjelljen, fjalet e madje edhe per gjestet me te imeta te qendresetareve shqiptare. Njeri prej tyre e kishte pseudonimin “Çakorri” dhe ishte hajdut i njohur nga Peja.
Kete tip e kam njohur edhe une, sepse kam qene me te ne Burgun Hetues te Mitrovices, por kjo eshte nje histori tjeter.
4.
Hysen Terpeza, nje Burre Bese e Atdhetar i qashter, sa here fliste per çeshtje teper serioze, çohej ne kembe dhe perbetohej:
“Pasha gjakun e deshmoreve!”
Me shume te drejte, sepse Heronjte e Kombit pasqyrojne perpjekjet tona per liri, pasqyrojne sakrificat dhe kujtesen tone kolektive, pasqyrojne moralin, vetedijen, ndergjegjen tone…
Cenimi i personalitetit dhe figures se cilitdo prej Heronjve te Kombit eshte perbaltje dhe denigrim i historise tone dhe i çdonjerit prej nesh veç e veç.
Prandaj emri dhe veprat e Heronjve te Kombit, e njerezve qe pasqyrojne vlerat me sublime te nje populli, duhet te mbrohen institucionalisht e vendosmerisht.
Sepse duke mbrojtur imazhin e shenjte te Heronjve te Kombit dhe sakrificat e tyre ne mbrojme shtetin tone, lirine tone, mbrojme fytyren dhe te ardhmen e femijve tane.
Citim nga Xhafer Shatri : https://www.facebook.com/XhaferShatri1/posts/dosjet-e-pista-te-udb-se1prej-perfundimit-te-luftes-ne-kosove-flitet-vazhdimisht/1352855601812090/