Agjencioni floripress.blogspot.com

2024/11/05

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu,shkarkon ministrin e Mbrojtjes,Yoav Gallant

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu shkarkoi të martën Ministrin e tij të Mbrojtjes, Yoav Gallant për shkak të, siç tha ai, “dallimeve të shumta ndërmjet tyre” rreth menaxhimit të operacioneve ushtarake të Izraelit. Vendimi erdhi pas mospajtimeve të vazhdueshme ndërmjet dy zyrtarëve izraelitë që nga fillimi i luftës në Gazë.

 Kryeministri Netanyahu tha se, mes tij dhe ministrit Gallant ekzistonte një “krizë besimi” që pengonte menaxhimin e duhur të luftës, sipas një njoftim të publikuar nga zyra e tij. 

 Ministri Gallant reagoi në platformën X duke thënë se “siguria e Izraelit ishte dhe do të jetë gjithmonë misioni i jetës sime.”

No comments:

Post a Comment

Mbi 47 mijë dokumente, fotografi dhe 175 orë video-incizime janë digjitalizuar dhe dorëzuar nga Këshilli Koordinues i Asociacioneve Familjare të të Zhdukurve të Kosovës

Shkruan : Flori Bruqi ,Akademik PHD. AAAS. Prishtinë   Një dosje gjigante me dëshmi tronditëse për krimet e luftës në Kosovë është dorëzuar...