Agjencioni floripress.blogspot.com
2025/03/03
Politika e jashtme amerikane nuk ndryshon në raport me Kosovën dhe Ballkanin
Tërheqja eventuale e trupave amerikane është propagandë ruso-serbe që do të thotë mobilizim për BE -në
Shkran Flori Bruqi
“Nuk kam asnjë indikacion për ndonjë tërheqje amerikane”, është shprehur ai për gazetën.
Përkundër se gjendja e sigurisë në Kosovë është stabile, gazeta shkruan se “Uashingtoni dhe NATO nuk kanë plane as për tërheqje dhe as për zvogëlim të numrit të trupave”.
“Ushtria ende konsiderohet esenciale në mirëmbajtjen e paqes në mes të shumicës shqiptare dhe pakicës serbe”.
Derisa Kosova është njohur nga SHBA-ja dhe shumica e vendeve të Bashkimit Evropian, Beogradi mbështetet ende nga Rusia dhe Kina, shkruan gazeta.
“Qëllimi i KFOR-it është të mbajë një mjedis të sigurt, në mënyrë që t’u lejojë politikanëve nga të dyja anët hapësirën e frymëmarrjes që u nevojitet për t’u ulur në tryezë dhe për të diskutuar se si të zgjidhin mosmarrëveshjet e tyre”, thotë Hopkins.
Koloneli do të qëndrojë bashkë me njësinë e tij nëntë muaj në Kosovë, por pas largimit të tij, menjëherë do të zëvendësohet “nga Garda Kombëtare e Ushtrisë së Virxhinias pranverën e ardhshme”.
“Çdo rrotullim zakonisht zgjat nga nëntë deri në 12 muaj”.
Megjithatë, sipas Hopkins, “siguria është përmirësuar shumë gjatë viteve të fundit”.
“Shumica e incidenteve midis kosovarëve dhe serbëve tani përfshijnë mbishkrime nënçmuese, me shpërthime të herëpashershme të hedhjes së gurëve dhe krimeve të vogla”, është shprehur ai.
Anëtarë të shërbimit amerikan të intervistuar në Bondsteel kanë thënë për “Stars and Stripes” se janë të lumtur që po kontribuojnë për paqen.
Ushtarët që kishin shërbyer në Ballkan më parë thanë se ishin të befasuar nga sasia e përparimit ekonomik në rajon që nga fillimi i viteve 2000.
Katja Langmaid, nga Batalioni Mbështetës i Brigadës 186, është deklaruar se po shijon punën e saj si anëtare e ekipit ndërlidhës që monitoron një komunitet serb etnik të vendosur në një zonë me shumicë shqiptare, ku tensionet sipas saj “ende herë pas here rriten”.
Katja Longmaid, 28 vjeç, nga Swanton, Vt., është pjesë e një ekipi ndërlidhës që monitoron kryesisht komunitetet serbe që jetojnë në mesin e shumicës së shqiptarëve të Kosovës.
Kampi Bondsteel, i vendosur midis kodrave dhe tokave bujqësore pranë qytetit të Ferizajt në Kosovën qendrore, mbulon rreth 955 hektarë.
Perimetri është rreth shtatë milje i gjatë në bazën, e cila strehon rreth një mijë trupa nga SHBA, Turqia, Polonia dhe Letonia.
Rezultati zgjedhor i 9 shkurtit 2025 e imponon nevojën e zgjerimit të koalicionit qeverisës
Nga Florim Zeqa
Votat e diasporës mund të jenë të rëndësishme dhe përcaktuese për formimin e qeverisë së re. Pavarësisht rezultatit të votave të Diasporës, partia fituese e zgjedhjeve, në këtë rast LVV, e ka për obligim kushtetues formimin e qeverisë së re. Kjo do të thotë se i nominuari për kryeministër nga LVV, Albin Kurti, duhet të gjejë aleatë shtesë për sigurimin e votave në Kuvend, praktikë kjo e të gjitha zgjedhjeve të pasluftës, me përjashtim të vitit 2021, kur partia fituese nuk kishte nevojë për aleanca me rivalët politikë.
-Pra, rezultati zgjedhor i 9 shkurtit e imponon nevojën e zgjerimit të koalicionit qeverisës me një subjekt të ri politik. Për më tepër, rrethanat e reja gjeopolitike e shtrojnë nevojën e një uniteti më të gjerë politik, për faktin se Kosovën në të ardhmen e afërt e presin sfida të mëdha me administratën e Donald Trump, i cili nuk do të hamendet gjatë në përdorimin e gërshërve, edhe në Ballkan, ashtu siç i përdori në Ukrainë!
Secili lider partiak i Kosovës, filluar nga Albin Kurti, duhet ta tejkalojë interesin e partisë në raport me interesin madhor të shtetit të Kosovës!
Nuk kemi kohë të presim dhe as nuk e kemi komoditetin të merremi me fiskulturë partiake dhe politika ditore, për shkak se vendimet që mund të merren në të ardhmen e afërt për Kosovën do të jenë afatëgjata.
Andaj, ka rëndësi jetike për ne që të bëhemi faktor të vendimarrjes për fatin tonë, e jo të mbetemi spektatorë të vendimeve që marrin të tjerët për ne.Interesi i shtetit para çdo interesi partiak!
SHOQËRIA MUND TË NXJERR DOBI NGA HISTORIA PËR AQ SA KA INVESTUAR NË TË
Heroi i lirisë (Ese)
Shkruan:
Flori Bruqi
Nuk e mban mend kush në histori, që të flijohet gati një familje e tërë për lirinë e vendit. Dhe ja, ORA, urdhri për Liri a Vdekje tek erdhi në familjen Jashari të Prekazit. E tashmë të gjithë e dinë se festa e Flamurit është 28 Nëntori. Mirëpo, kjo datë shënohet edhe si ditëlindja e komandantit legjendar Adem Jashari, i lindur më 28 nëntor 1955. Në atë gëzim, të porsalindurin e mbuluan me flamurin e Skënderbeut.
Luftëtari i ardhshëm i
lirisë u rrit dhe u edukua me frymën e atdhedashurisë nga babai Shaban Jashari,
dhe duke dëgjuar për ngjarjet me përmasa kombëtare, si dhe këngë për heronj të
mëdhenj. Ai nuk e duronte dot robërinë. E dinte kur duhej të fliste dhe të
heshte. Një veti e luftëtarëve të mëdhenj të Kosovës dhe gjithandej trojeve
etnike shqiptare. Amanetin e tyre për çlirimin e vendit do ta përjetësojë në
luftën çlirimtare, me një emër tashmë emblemë: UÇK. Atëherë, duke ndjerë se
Kosova kishte shumë nevojë për t’u çliruar nga pushtuesi i tmerrshëm, Adem
Jashari tuboi rreth vetes ndër djemtë më trima, të cilët kapën armët për të
luftuar gjer në fitore.
Luftëtari i lirisë, ishte
shfaqur edhe në vitet ’80-ta kur patën plasur demonstratat, ndërsa të ’90-tatë
po hynte në aureolën e lavdisë për të shënuar një epokë të re në historinë e
Kosovës. Ishte një strateg dhe komandant i zoti, ndërsa sikur ta kishin të
tjerët do t’ia kishin lakminë dhe do ta kishin ngritur gjer në qiell.
Të rrosh apo të mos rrosh,
këtë dilemë hamletiane, Adem Jashari s’e kishte dot në mendje. Ishte mëngjes i
hershëm, me ankthe, i 30 dhjetorit 1991, kur armiku me një makineri të tërë
policore kishte rrethuar lagjen e Jasharëve dhe kërkonte dorëzimin e
komandantit. Por, ai me tërë familjen, me të afërmit dhe me shokë të luftës,
armikut iu përgjigjen me breshëri armësh. Ishte kjo pushka e parë që krisi në
Drenicë. Komandanti legjendar tani ishte kudo me UÇK-në, të dalë në skenë, që
më 28 Nëntor 1997, në Llaushë, një ushtri që u bë shpresë për popullin dhe
tmerr për armikun. S’mund të ishte ndryshe, sepse Adem Jashari kishte
prejardhje nga një botë e lavdishme, që madhërishëm po hynte dhe në
legjendë.
Ai si Tezeu ia futi armikut
frikën në shpirt, duke e sulmuar grykave, udhëkryqeve, stacioneve famëkeqe
policore dhe kudo. Mirëpo, pushtuesi i tmerrshëm prapë në mëngjesin e 5 marsit
1998, ndërmori edhe një sulm me forca të mëdha policore dhe ushtarake. Adem
Jashari me familjen e vet, me Jasharët e tjerë, me ata që ndodheshin në ato
momente rreth tij, sulmuan nga çdo anë; as jepeshin dot; dhe lufta zgjati tri
ditë e tri net. Luftëtari i lirisë ndriti me ditë, duke dalë si nga baladat.
Pas asaj lufte të tmerrshme, armiku dogji shtëpi, shkatërroi kullën e trimit
dhe lagjen e Jasharëve, vrau madje dhe fëmijë, por kurrë vendosmërinë për të vazhduar
luftën.
Në çastet më të ndjeshme,
ai luftoi duke kënduar gjer në rënie; dhe nuk ishte vetëm. Jo, vdekja e tij nuk
është vdekje. Ushtria Çlirimtare e Kosovës humbi prijësin e saj të madh, por
fitoi komandantin legjendar, përgjithmonë i pavdekshëm, përgjithmonë në
kujtesën e paharrueshme të popullit shqiptar. Tani çdo gjë është përjetësi…
PRISHTINË, MARS 2025.
2025/02/28
Një pushtet për shtet dhe sovranitet gjithnjë ka qenë i mirëpritur nga Amerika!
Caput Akleksandër Vuçiq ?!
Çfarë ndodhi më 1 nëntor 2025?
Serbia ka heshtur lidhur me raportimet se një serb është plagosur dhe rrëmbyer nga Xhandarmëria serbe në territorin e Leposaviqit, në veri...
-
Genci Gora NË SHKOLLË TEK SHTRIGA Shkarko falas Begzat Rrahmani VALËT E GURRËS Shkarko falas Mehmet Bislim...
-
Search inside image Shkruan Akademik prof.dr.Flori Bruqi, PHD Search inside image Pak biografi për t’mos ju ardhtë mërzi…. Search inside ...
-
Akademik Prof. Kujtim Mateli Pak histori derisa nisa t ë shkruaj librin “E vërteta për Dodonën dhe Epirin” (Pjesa e parë e para...
-
Kërko brenda në imazh Vrasja e Haki Tahës dhe heshtja e turpshme Haki Taha, u lind n...
-
Shkruan Akademik Flori Bruqi, PHD. Në historinë e popujve të Evropës, vështirë se mund të gjendet ndonjë popull që...
-
"Zëra nga burime të nxehta" mbetet një libër i veçantë i shkrimtarit Sabri Godo . Ai vjen për të dëshmuar se ka autorë dhe vepr...
-
Organizatorët e protestave antiqeveritare në Serbi kërkuan nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, që të paraqesë planin e tij për Kosovën ...
-
Shkruan Akademik Prof. Dr. Flori Bruqi, PHD AAAS. Në Arkivin Qendror të Shtetit, Tiranë, në Fondin 144 – Koleksioni i hartav...
-
Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Ismail Kadare (28 janar 1936 - 1 korrik 2024) ishte akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popull...
-
Kush është Koço Kokëdhima ? Koço Kokëdhima nga Qeparoi i Himarës është njëri ndër biznesmenët më të pasur dhe të suksesshëm në...

