Agjencioni floripress.blogspot.com

2011/01/28

- Interviste me poetin Kostaq Duka-

Agim Bacelli

Bisede me mikun e rinise e rihapur pas 40 vitesh

- Interviste me poetin Kostaq Duka-


Ishin vitet '60 -‘70 kur shkoja si i ftuar ne takimet e Deges se Lidhjes se Shkrimtareve dhe Artisteve ne Korce dhe, kur hyja ne sallen e mbledhjeve ne Pallat te Kultures, zija nje qoshe ne fund e nuk levizja. Pallati i Kultures me drejtor Petraq Zoton zjente nga aktivitetet e shumta letrare dhe gjeja me e bukur ishte se ky pallat aktivizonte shume letraret e rinj te qytetit dhe fshatit. Aty do te me jepej rasti ta shikoja per here te pare nje 'djalke' qe do me ngelej ne mendje per tere kohen. Ai qendronte pothuaj gjithmone me nje djale tjeter me te gjate se vetja e me floke kacurrela. Do mesoja se ata dy djem do te ishin Kostaq Duka e Vangjush Saro. Ne ate kohe Kostaqi ishte nje djale i ri e i imet, afersisht sa mosha ime, binte shume ne sy per harene dhe gezimin qe mbarte. Kostaqi binte shume ne sy edhe per nje gje tjeter, per nga menyra e kujdeseshme e krehjes dhe ndarjes se flokeve te tij te zinj e me pak honde. Vijza e drejte ne anen e majte te flokeve te tij, ishte perhere e paster dhe tmerresisht e drejte! Kostaqi nuk pati lejuar kurre qe t’i ngaterrohej qofte dhe nje fije floku midis ndarjes se flokeve pasi cdo fije floku qe "urdheruar" te qendronte e krehur lart ose poshte, ne vendin e saj! Menyra e tij e te qeshurit, rregulli i menyres se veshjes, krehjes dhe pastertise se tij tregonin se qe nje djale i edukuar, nga nje familje e mire qytetare.

Kaloi kohe e gjate dhe nje dite, se bashku me Resmi Corbaxhiun, solla ne mendje te gjithe shkrimtaret dhe letraret e Korces se viteve ’60 -’70 dhe midis tyre edhe Kostaq Duken. Resmiu me tha se Kostaqi eshte ketu ne Amerike. Ju luta te me lidhte me Kocon menjehere.

Keshtu u rilidha me Kostaq Duken dhe qe nga ajo dite bashke kemi folur dhe shkembyer mendime gati per dite. Kostaqi banon me gruan dhe djalin e tyre qe prej 8 vjetesh ne Chicago. Atje nuk ka rreshtur se shkruari poezi dhe te tjera shkrime. Eshte themeluesi i web-site "www.albpoem.com" ku ka perfshire shume poete emigrante dhe jo emigrante nga tere bota shqiptare. Kostaqi nuk eshte me ai 'djalke' merakli pas 'leshkave' pasi shume prej tyre i kane ikur 'pa leje' per te mos ju kthyere me. Per te mesuar me shume per Kostaq Duken e sotem le t'ja leme fjalen vete atij ne kete intervite qe une e pergatita apostafat per "KorcaNews" te Ergert Cenollit.

Pyetje: Nuk e paske harruar zanatin e vjeter….…

Pergjigje: Nuk me ka harruar ai.

-Koco, dini gje ku behen gjithe ata miq qe kemi njohur ne degen e Lidhjes se Shkrimtareve dhe Artisteve ne Korce?

Eh, Agim, ju keni 40 vjet larguar nga Korca une mbi tete vjet qe gjithashtu nuk jane pak.Po ja me shkrimtarin Vangjush Ziko qe shumicen e kohes ka qene ne Kanada prane femijve kam shkembyer telefonata dhe emaile.Pervec disa botimeve me poezi ai ka sjelle per te gjithe ne perkthime me shume vlere nga gjuha ruse, nga Esenini,Pushkini dhe me sa di se fundi dhe nje antologji voluminoze me poezi te zgjedhur.Po keshtu kam mbajtur kontakte te gjalla me Skender Rusin qe padyshim eshte nje nga liriket me te mire te brezit tone , me Thani Naqon qe banon ne Florida e qe nuk shterr se krijuari.Pas nje romani qe e lexova me shume kenaqesi per kolorin e ngohte te jetes ne Devoll ne kete periudhe tranzitore lexova edhe nje liber te tij me poezi dhe tani ai ka na shtyp nje liber tjeter.Here pas here marr dhe me merr ne telefon poetja Julia Gjika nga Bostoni qe gjithashtu porsa ka botuar nje liber voluminoz dhe shume jetesor me poezi.Gjate krijimit te AlbPoem ne faqet e internetit kontaktova dhe u shmalla me shume nga miqte e mij poete, Irena Vreton,
Fatmir Cecin, Hysen Kobellarin,Arjan Kallcon etj.Por nepermjet poezive, per dergimin e te cilave ndermjetesoi botuesi i “Korca news” Ergert Cenolli, une u shmalla dhe me lirikun e embel qe s'rreshti se kenduri per dashurine "pa dorashka" Klito Fundo, me Vladimir Torovecin gjithnje ne kerkim te formave te reja shprehese ne poezi,me Rakela Yzeirin qe banon ne Selanik, me fjaleurtin Ylber Merdanin etj.Nje befasi per mua ishte cikli me poezi derguar nga Aleko Ballauri per krijimtarine e te cilit fillimisht me kishte folur tregimtari e publicisti qe s’di te beje lavde pa vend, miku yne i perbashket Ilir Buzali.E verteta eshte se kurre nuk e mendoja se ai burre i heshtur, i sjellshem, i menduar, veshur me sqime, te cilin e njihja thjesht si mik i i artistit te shquar Vangjush Furxhiu, vec mathematikes pasion te heshtur,ta pashpallur ka pasur poezine.Lirikat e tij jane pikture e gjalle.
Por edhe me Kristaq Turtullin,prozatorin prodhimtar dhe poetin e ngrohte qe banon ne Kanada komunikoj here ,here.Tregimtari Vehbi Furxhiu vec letersise vazhdon te drejtoje gazeten “Korca” ku mesazhet nga jeta e emigranteve jane te pranishme.
Po te tjeret....Eh, duhet te na mbledhe ne ndonje promovim libri Skenderi , ne biblioteke
qe te shmallemi me te gjithe.Por i paharruri, prozatori fjalearte e frazeqendisur Sotir Andoni nuk do te na vije, u nda nga jeta ketu ne Amerike, e po keshtu s’do te na vije dhe "zhurmemadhi" zemerarte shkrimtari i talentuar Guri Micinoti.Zor e ka dhe Petraq Samsuri, i renduar nga mosha.Me kujtohet nje mbremje.Tek shetisnim ne bulevard me thote ai, e di qe me vjen turp nga keto" xhiro"Perse i thashe.Po ja une tani jam 85 vjec dhe ec i krekosur, kur shume nga shoket e mij s’jane me.Sa per Petraq Zoton, tregimtarin me ze sidomos ne gjinine e letersise per femije di se eshte sa ne Tirane dhe ne Korce.Por shume e shume te tjere jane ne Greqi, si Skender Demolli, fabulisti e komediani, poeti Petraq Kita, Engjell Shallvari ,Edmond Zace etj.

A vazhdoni te shkruani poezi si dikur apo keni gjetur nje pasion tjeter?

A vazhdoj te shkruaj? Ne vitet 50-te te moshes s’ka vend per "tradhetira".Poezia do te mbetet ne teresi bashkeudhetarja ime e jetes.Nxitur nga kjo dashuri per poezine krijova web-in albpoem.com si nje album modest poetik me krijimtari poetike te poeteve te sotem korcare ku si te ftuar jane edhe poete te tjere shqiptare kudo ku ata jetojne e banojne.Me kete rast u bej thirrje edhe poeteve te tjere korcare te te gjithe brezave te bashkohen ne kete sofer.Ajo ka vend per te gjithe.Me beso Agim. Kur lexoj poezite e miqve te mij me duket sikur jam aty ne ndonje kthine te vogel si « kafeneja » e mikut tim Fatmir Ceci ku neper rafte kishte me shume libra me poezi se sa pije te ndryshme.Por nuk harroj dhe ato takime te ngrohta per Korcen, poezine e artin tek klubi i Petrika Konomit ku nje grup intelektualesh e artistesh rrihnin mendime si ta nxirrnin Korcen nga plogeshtia.Ja nga keto diskutime mori udhe nje veprimtari aq e bukur qe organizohet cdo vit ne Korce "Netet e poezise korcare" per te cilen ka qene e dukeshme puna me pasion e poetit Skender Rusi dhe rregjisorit Dhimiter Orgocka. Por vec albpoem. une e vleresoj te dobishem angazhimin se toku me poeten Kozeta Zylo dhe me ju Agim per botimin e permbledhjes poetike "Zemra prinderore" me poezi kushtuar prinderve, ku moren pjese 50 autore. Gjithashtu isha redaktor per librin « Qyteza dhe njerezit e saj » botuar nen kujdesin e shoqates Qytezare Perparimi te Chicagos.Kohet e fundit po jap nje ndihmese dhe per botimin e revistes "Rreth nesh" , botim i realizuar nga Aleanca Shqiptare-Amerikane e Chicagos.Keto dite del nga shtypi libri im me poezi « Trendafili qe celte ne janar » redaktor i te cilit eshte Skender Rusi.

Kush eshte zanafilla e poetit Kostaq Duka

Ai djali, i shkurter, i imet qe pelqente t’i ndante floket me "onde" pra gjysem kacurrela me nje vije sa me te drejte vinte rregullisht ne takimet e Lidhjes se Shkrimtareve dhe Artisteve ne Korce ne ato vitet 60-70 te , ku ju e njohet se pari sepse mendjen e kishte te roberuar nga arti,nga poezia,drama si dhe interpretimi skenik.Ai vinte nga nje gjimnaz nga me te njohurit ne Korce por dhe ne te gjithe Shqiperine si nje fidanishte ne vite nga ku kishin dale krijues e artiste te medhenj.E pra gjimnazi "Raqi Qirinxhi" vazhdues i Liceut Frances te Korces ka pasur nxenes qe sot Shqiperia i nderon si krijues te shquar.Ky djale,pra une jo me djale por burre me floke te rralluar,por perseri te ndare me vije e cila nuk para bie ne sy nuk e ndjen veten ne ate peshe si krijues sa ta rendite veten perkrah me te shquarve por kjo sdo te thote se nuk ndjen krenari qe i perket nje gjimnazi te tille.Po le te kthehemi ne ato vite kur te gjithe e shpallnim veten te famshem dhe me kohen perpara nesh guxonim te mendonim majat e Hygoit,Eseninit,Uitmanit,Ricosit,Lorkes,etj,etj.Kisha filluar te shkruaja poezi shume heret qe ne tetevjecare.Kur ato u bene nje tufe e madhe i hodha ne nje fletore me vija sipas kerkeses se mesuesit te letersise se gjimnazit Raqi Qirinxhi poetit,dramaturgut e perkthyesit te shquar nga gjuha ruse Vangjush Ziko.(Ne ato vite gjimnazi perfshinte edhe tetevjecaren).Pasi ai i lexoi me tha fjale inkurajuese sa mua bixhulit, te vogel me bene te tille, sa malet e Moraves ne lindje, m’u duken si kodra te vogla qe mund t’i ngjitja me nje fryme.E kam nje kujtim qe s’mund ta harroj kurre dhe qe flet per perkujdesin e Vangjush Zikos jo vetem si krijues por edhe si mesues i shquar,skrupuloz.Ne vitin 1976,(atehere isha 24 vjec) kur ne Korce u be diskutimi i librit me vjersha e poema mbaj mend dy episode.Shkrimtari Moisi Zaloshja duke mbajtur ne duar librin me 24 poezi e dy poema tha per te ma bere qefin por edhe per te mos me rritur mendjen se ky liber i ngjante nje therrime buke te vene ne nje sofer te shtruar bukur.Kurse Vangjush Ziko me befasoi, ai para te pranishmeve shkrimtare e artiste korcare me riktheu fletoren me vjersha qe e kisha pergatitur kur isha me pak se 14 vjec, pra dhjete vjet me pare nga momenti kur beme promovimin e librit te pare.

Me qe dolem tek botimi i pare, mund te na thoni si ndodhi?

Kjo pyetje i dashur Agim eshte jo shume e kuptimte se ka te tille poete si miku im Dhimitraq Papando, mjek ne profesion me banim ne Nju Jork qe ishte dy vjet poshte meje ne gjimnaz por njehere se beri veten se cdo mbremje merrej e merrej me poezine.Tani ai ka botuar nje liber me poezi lirike te shkruara gati 30 vjet me pare por qe tingellojne shume bukur edhe sot.Sidoqofte une po i pergjigjem pyetjes sepse botimi per here te pare eshte ngjarje e madhe.Isha 16 vjec,nxenes ne vitin e pare te gjimnazit kur botova nje poezi kushtuar Shqiperise.Bukuria eshte qe kjo ngjarje me lidhi me tre miq sot vertet krijues te shquar Bashkim Hoxha,romancier,dramaturg,gazetar,botues,Petraq Risto poet dhe botues me emer,Ilia Dede skenarit.Te tre ishin nga Durresi.Uruam me letra njeri tjetrin per suksese e per t’u bere te famshem ne ditet me pas.Nuk njiheshim per fytyre. Rasti e solli aty nga matura te shkonim ne nje konkurs kombetar per artin qe organizohej nga Radio Tirana.Une e perfaqesoja Korcen per letersine,kompozitori Josif Minga per muziken etj.Dolem ne finale me Durresin.Gara ishte e forte.Deri ne ato moment une e kisha bere detyren.Me poezine qe kisha shkruar dhe qe e recitova vete kisha fituar piket maksimale.Por ja nje pyetje rrufe ,e fundit per letersine.Pergjigjen e kapa dhe renda t’i bija gongut.Po ku te falte,kuqoja,Ilia Dede?!! U tregua me i shkathet.Durresi fitoi e ne humbem.Ketu u njoha dhe me treshen e fameshme nga Durresi qe nuk e hiqte nga goja idhullin poetik te Durresit Kovin,poetin e njohur po kaq edhe si shkencetar Moikom Zeqon.Jeta e solli qe me kete treshe te vija ne nje fakultet, ne Shkencat Politike Juridike,une per filozofi dhe ata per gazetari.Jeta si student do te ishte prova e vertete per rrugen e artit.Ne ato vite isha ne rrethin letrar te fakultetit,cka me bente qe te ballafaqohesha me poezite e krijimet e tere bashkestudenteve te nje profili por edhe me ata te letersise.Dhe ne ato vite ne fakultet ishin te degjuar jo vetem tre krijuesit ,shoket e mij nga Durresi por edhe te tjere si poetet Llambro Ruci,Kolec Traboini,Sami Milloshi,Violeta Andoni,Zhaneta Shqepa,shkrimtari Ndue Lazri etj.Ne shtypin letrar dhe ne takimet krijuese tek une linin mbrese dhe krijues te afirmuar te fakulteteve te tjera si Rudolf Marku,Agim Isaku, Roland Gjoza,Shpresa Kapisyzi, Alfred Capaliku etj.Nga Shkodra vinte ne Tirane jehona e krijimeve te bashkemoshatareve, Visar Zhiti, Skender Rusi. Ne ato vite botova jo pak poezi ne gazeta "Studenti". Per kete tufe me poezi u be nje disutim krijues ne kete gazete.I kam te gjalla ne kujtese fjalet inkurajuese te pedagogut te letersise se huaj ne fakultetin e letersise z.Ilia Lengu i cili porsa ishte kthyer nga studimet ne France.Operimin me faktet e detalet e thjeshta nga jeta ai e quajti nje gjetje e prirje origjinale ne poezine time, cka edhe sot une e kam ne vemendje.Por mbrese me kane lene edhe mendimet e verejtjet dashamirese te kritikut e studiuesit te shquar Capajev Gjokutaj,te poetes Shpresa Kapisyzi etj.Nga viti 1973 cova vellimin e pare me poezi.Ishte i gjithi me lirika dashurie.Redaktori i shtepise botuese e pelqeu dhe me tha; More Kostaq per mua libri eshte i mire,por si tja bejme, qe ta kalojme duhen dhe dy tre poezi per atdheun, lirine etj,etj. Ai i ndjente me mire ethet politike te kohes.Librin e terhoqa. Ai s’u botua. U ndaluan shume libra dhe u kritikuan shume poezi.Nuk shpetoi dhe nje poezi e imja lirike botuar ne gazeta "Drita" ku ne nje varg une i marrosuri ne dashuri shkruaja "Rendja,rendja pas teje/si i semuri, pas diellit, ujit, ajrit" Ne gazeta "Hosteni" ne rubriken qe i bente jehone Plenumit famekeq te katert duke u tallur me keto vargje jepej nje skelet njeriu me shikimin drejtuar nga dielli.Nejse u desh te "mblidhej" mendja.

Dicka me shume per veprimtarine letrare ne Korce

Kur botova librin e pare me vjersha sapo isha emeruar ne Korce si redaktor ne gazeta lokale "Perpara" ku vec te tjerash kisha ne ngarkim rubrikat e artit e letersise. I rrembyer pas shkrimeve ne fillim ne gazeta lokale e me pas si korrespodent i gazetes "Zeri i Popullit" sikur u ftoha me poezine, e cikla hidhej ne leter gati rastesisht.Ne krijimtari drama u vu ne qender te vemendjes.Nga vitet 80-te ngjita ne skene se pari me studion per aktore dramen "Provimi i Veshtire" vene ne skene nga rregjisori Petraq Marjani.Me pas mora pjese ne javet e teatrit qe filluan te organizoheshin thuajse cdo vit me dramat "Fqinjet" vene ne skene nga miku im i paharruar Artisti i Merituar Jani Riza dhe "Prova e jetes" vene ne skene nga aktori Pero Gjezi. Me keto drama kam fituar cmimin e dyte.Qe ne rinine time,duke qene recitues i pasionuar i poezise se toku me mikun tim te afert aktorin,skenaristin e producentin e filmit Edmond Budina krijova nje miqesi te vertete me Artistin e Popullit rregjisorin Dhimiter Orgocka.Ne cdo hap te krijimtarise,sidomos te drames ai ka qendruar afer meje.Fale bashkepunimit me kete rregjisor ne tetor te vitit 1990 kur po zjente mendimi per ndryshim ngjita ne skene dramen "Pertej vetes" me trupen e Teatrit "A.Z.Cajupi".Ore te tera diskutonim me Dhimitrin per idete te cilat sigurisht do te ngjallnin dhe reaksion.Drama u dha para pjesemarresve te Konferences Kombetare te Talenteve te reja dhe pati sukses.

Nje pyetje teper personale! Mundem ?

- Sigurisht.

-Cfare te ka pelqyer me shume ne rini, poezia apo cupat e Korces?

Per cupat e Korces “marroseshin” dhe te tjere, nga qytete te tjera jo me ne vendasit korcare.Pse e rastit eshte qe serenata ka lindur ne ato rrugica me gure e nen dritaret e shtepive tipike korcare? Ja eshte i njohur fakti qe shume cupa korcare jane dashuruar e martuar me djem nga Shkodra.



Emigracioni dhe poeti.

Amerika nuk eshte prova e pare e jetes sime ne Emigracion.Nga viti 1993 emigrova fillimisht ne Greqi.Libri "Flas me barin" qe botova ne vitin 1998 eshte si nje ditar poetik, me mbresa qe s’perseriten me nga jeta e emigrantit.Ketu ne Amerike, si shume e shume te tjere krijues nuk kam heshtur duke iu nenshtruar te ashtuquaturit binom: pune,gjume.Dhe do te vazhdoj te shkruaj…..

A shkruani perseri per dashurine si dikur?

Poezite e dashurise miku im nuk njohin moshe.Dhe kjo eshte aksiome. I bashkohem mendimit qe shpreh poetja Albana Lifschin ne nje nga poezite e saj, derguar ne Albpoem, qe kur doja te ndaloja se shkruari per dashurine e pashe qe bota nuk po rrotullohej.

C’mund te thoni per per emigrimin tuaj ne nje moshe te pjekur?

Cdo ndermarrje e madhe ne jete kerkon rinine.Edhe emigracioni eshte ndermarrje e madhe dhe ne moshen mbi 50-te eshte i veshtire.Por...Nuk ankohem.Edhe ne kete moshe vec anes financiare ka edhe shume perfitime te tjera.Kryesorja rrit kendveshtrimin e dukurive te jetes .

Si e vleresoni poezine shqiptare ne Amerike?

Eshte e pashterreshme. Krijohet shume dhe botohet shume sidomos ne faqet i internetit. Ka larmi dhe vlera ballafaquese me poezine me te mire qe krijohet ne Shqiperi. Me kalimin e kohes sigurisht do evidentohen vlerat me te mira.

Nese do te kishit me shume kohe te lire ne krijmtari, cfare mendoni se mund te krijoni ?

Do te merresha padyshim me dramen.

Di qe edhe djali juaj krijon poezi, a ka pasionin tuaj ?

Mbase talentin e ka me te madh.Kur studionte per gazetari botoi disa poezi ne revistat e Kolegjit te cilat u mirepriten.Por pasioni shprehet ne kembengulje e pune te perditeshme.Arti te do zemer e shpirt. Ai ka tani interesa te tjera per jeten.Si shume e shume te rinj biznesi eshte magnet me i madh.Nuk e di me vone.Sidoqofte eshte rruga e tij dhe une e vleresoj dhe e dua se tepermi.

Dicka mbi jeten tuaj private.

E zakonshme si e shume emigranteve te tjere.Punojme shume por edhe perpiqemi te takohemi me njeri tjetrin, te « mbushim » ate boshllek qe krijohet vetvetiu larg mjedisit,fqinjesi,shoqeri e miqesi e afert qe ne Shqiperi eshte me « bollek »Vec interneti na ben qe edhe me miqte e vjeter ne Shqiperi e kudo ne bote te mbetemi fqinje me perjashtim qe s’kemi ku e pime nje kafe a nje birre Korce.

Shaban Peraj: Jetoi, për të mos vdekur kurrë

In memoriam

Jetoi, për të mos vdekur kurrë

Shkruan: Shaban Peraj

Janar i ftohte. Janar i trishte.
E ftohte koha. Edhe me e ftohte vdekja.
Vdekja!? Po kush vdiq?
Nazmi Lukaj! Jo! S’eshte e mundur! Lisin e Pejes e birin e Kosoves s’e rrezon vdekja.
Po, Nazmi Lukaj ka vdekur, me vjen lajmi i hidhur. Kosoves, Pejes, iu shkeput nje meteor, meteor qe leshoi shkendijat ne vatren e arsimit dhe ne vatren e gazetarise e komentatorit politik.
Lindur e rritur ne frymen patriotike, gjithmone per ceshtjen kombetare u dha mesim e edukim sa e sa te rinjve pejane, per t’u kycur pastaj me komentet e tia per ceshtje politike e per t’i dhene Kosoves e gazetarise shqiptare krenarine e lindur nga trungu ilir.Gjithmone i bindur ne idealet e veta, kurre nuk iu dhimbs jeta per te mbrojtur lirine e dinjitetin e Kosoves.
Ne vitet me te trazuara per popullin e Kosoves, botoi librin e pare “Kosova dhimbja dhe shpresa ime” duke deshmuar edhe njehere se dhimbje e Nazmiut, nuk ishte vetem familja, femijet e tij, por edhe Kosova qe e rriti, e edukoi dhe e ngriti.
Preokupim i Nazmiut ishin edhe ngjarjet qe do ta percjellin Kosoven e pasluftes, andaj pena e tij s’rreshti se shkruari duke deshmuar se Kosova eshte dhe mbetet pjese e shpirtit te tij. Kete e deshmojne edhe titujt e veprave te botuara: “A eshte Kosova nje rast unikat”, “Pertej statusit te Kosoves” etj.
Pena e Nazmiut goditi aty ku djeg me shume, ne ndergjegjen njerezore:” te mendojme se a eshte me e rendesishme klani yne a Kosova? Klanet duhet t’i shpiejme ne muze”.Keto fjali besoj se s’duan koment. Nazmiu e kishte kuptuar rolin e publicistikes se mirefillte se toka e Kosoves nuk duhet te kete ndasi krahinore, fetare e klanore.


Gjate gjithe jetes ai, manifestoi vlera te dalluara te respektit, bujarise duke mos e njohur xhelozine si ves per t’u bere pengese e kryerjes se aktiviteteve te tij.
Ai cmoi dhe nderoi te gjithe ata burra qe ishin ne mbrojtje te Kosoves duke i ndejur besnik edhe Presindentit historik, Dr. Ibrahim Rugova. Bashke me nje grup kolegesh gazetare e politikane nisi punen ne gazeten kombetare “Bota sot”, per t’u bere promotor i levizjes kombetare, per te qene pjese e zhvillimit te shoqerise shqiptare.
Fjalet e komentet e tij vune peshe ne shume nga mediat e shkruara ditore ne Kosove, Shqiperi e me gjere, me cka publicistikes shqiptare i dha jete e pamje evropiane duke e bere ate si detyre e obligim per te gjithe ata qe merren me komente politike.
E dija se ishte shtruar ne Spitalin Ushtarak ne Tirane dhe me mbeti peng qe nuk e mora ne telefon para se te nisesha ta vizitoj, por c’e do se lajmi me erdhi i hidhur per te mos e pare me kurre e te pija nje kafe me te kur shkoja ne Prishtine. Me kete rast do i sygjeroja femijet e tij qe kjo vdekje e babait mos t’i dekurajoje, por te ndjehen krenare se kane pasur nje baba te denje dhe nje njeri me vlera te medha njerezore.Kete nuk e them vetem une si shok dhe mik i tij, por e thone te gjithe ata te cilet gazetarine e kane kuptuar si mision te larte. Edhepse Nazmiu vdiq,veprat e tij nuk vdesin kurre sepse njerezit e ndershem lene gjurme ne kohe. Me kete rast une dhe familja ime duam te ndajme dhimbjen me ata qe i pikelloi me shume vdekja e Nazmiut, bashkeshorten, femijet dhe familjen e gjere.
Pushofsh ne paqe, miku im i nderuar dhe i lehte te qofte dheu i Kosoves mbi supet tua!

Sejdi Berisha: Vdiq gazetari dhe publicisti nga Peja, Nazmi Lukaj

Në vend të përkujtimit


VDIQ GAZETARI DHE PUBLICISTI NGA PEJA, NAZMI LUKAJ


Nga Sejdi Berisha

Pas një sëmundjeje të shkurtër po të rëndë, dje në Spitalin Ushtarak të Tiranës vdiq gazetari dhe publicisti nga Peja, Nazmi Lukaj.
Duke përjetuar këtë humbje të tij, në vend të përkujtimit i shkrova vetëm disa fjali, të cilat, këtë njeri të devotshëm të kauzës kombëtare, këtë njeri të penës dhe të informimit e bëjnë pjesë të dhembjes dhe kujtimit tim dhe në ecjen e gjërave që nganjëherë janë të papritura, të rënda mbase edhe të papranueshme.
Askush as që e ka menduar dhe askush nuk e ka pritur, që sot, në këtë tempull të kulturës (Mledhja komemorative në Teatrin e Pejës “Istref Begolli”), të cilën aq shumë e adhuroi Nazmiu, të flasim dhe ta përkujtojmë jetën dhe veprën e tij. Por, në jetë edhe kjo ndodhë! Ndodhë, por unë do të thosha, ndodhë me hile, sepse, Nazmiu na iku në kohën kur pandërprerë bënte përpjekje që njeriun tonë ta bëjë të lumtur si në fushën e arsimimit ashtu edhe në lëmin e informimit.


Nazmiu, gjatë tërë kohës, për të mirën e kombit dhe të atdheut, sikur fliste ndryshe dhe me një vizion të largët por tjetërfare. Për këtë arsye, shpirti i tij asnjëherë nuk ishte i qetë. Ani. Sepse, njerëzit e tillë ashtu veprojnë e jetojnë, por edhe ashtu shkojnë.
I nderuari Nazmi, ishe i thjeshtë. E, njerëzit e mëdhenj janë të tillë. Por, kontributi yt në gazetari ishte me peshë dhe domethënës. Asnjëherë nuk e deshe të keqen, e veçmas kishe dëshirë dhe dukeshe i lumtur kur njerëzit i bëje të tillë me fjalët dhe me shkrimet tuaja. Kontributi yt në shumë mjete të informimit, e sidomos në gazetat “Bota Sot”, në “Pavarësia”, që ishte këmbëngulës edhe për ta themeluar këtë gazetë me titull domethënës dhe shumëdimensional dhe së fundi edhe në gazetën “Nacional” që botohet në Tiranë, po ashtu me një titull me mesazhin e fjalës dhe të unitetit të kombëtar, do të mbetet pjesë e ndritshme në historinë e informimit kosovar dhe kombëtar. Është kështu edhe për një arsye: sepse, punove në periudhën kur Kosova por edhe kombi po bën të pamundurën për stabilizimin dhe për forcimin definitiv të qenies së vet.
Nazmi, ti asnjëherë nuk ngurrove që informimin ta bëje pjesë të jetës të secilit. Gjithnjë ishe i ngarkuar me gazeta duke ua dhuruar njerëzve dhe lexuesve kudo. Kjo reflekton për shpirtin tënd të përkushtuar, kjo reflekton që tani të mbetesh pjesë e kujtimit dhe e jetës të secilit.
Nazmi, kur ma kumtove lajmin për sëmundjen tënde, diçka më theri thellë në zemër dhe në shpirt. Sikur një zë më kumboi thekshëm për ikjen tënde! E di, se të pata ngushëlluar duke të thënë se edhe kjo sfidë do të përballohet dhe do të jetojmë njëqind vjet. Dhe, më kujtohet, më pate thënë: m’i siguro vetëm edhe dhjetë vjet, të tjerat po t’i fali!
Edhe kjo ishte dhembje që ma rëndonte shpirtin për shumëçka, por edhe për moshën tënde të re, për synimet dhe ëndrrat tuaja për kombin dhe atdheun. Por,... të gjitha këto janë dhembje, dhembje që na krenon për Ty.
Nazmi, ti ishe njeri që kacafyteshe me problemet, por që përplaseshe edhe me vetveten, sepse nuk pajtoheshe me realitetin në shoqëri.
Tash,... të gjithë e përjetojmë thellë humbjen e tënde, por, duke i pasur parasysh virtytet tuaja, dhembja na lehtësohet. Kështu duhet ta kuptojë edhe familja yte.
Mua, kurrë nga mendja as shpirti nuk do të më hiqet, kur hiq më larg se para dymbëdhjetë ditësh, përkundër luftës me sëmundjen, më pate telefonuar se gazetën “Nacional” si gjithherë, ma kishte lënë te Restoranti “Tiffany” në Pejë. Atë ekzemplar të kësaj gazete do ta ruaj me respekt dhe krenari, dhe gjithnjë do të kujtoj se jam me ty, Nazmi,... se jam duke ta dëgjuar zërin...!
Dhe, tani i drejtohem edhe Familjes tënde: Keni humbur birin, bashkëshortin, babain dhe vëllanë tuaj, për të qenë ai kujtesë, mburrje, përjetësi e krenari për Ju dhe për të gjithë ne.
Nazmi, të qoftë i lehtë dheu i Kosovës, i Atdheut!

(Fjala që desha ta lexoj në mbledhjen komemorative, në Teatrin “Istref Begolli” në Pejë me 25 janar 2011/14:00 me rastin e vdekjes së gazetarit dhe publicistit, Nazmi Lukaj)

2011/01/26

VANGJUSH ZIKO:NJË BALADË DASHURIE

Kam në dorë ciklin me tetë poezi të poetes lirike Raimonda Moisiu (“Këtë natë...e vetmuar”, “Si krah engjëjsh përtej reve”,”Si një drenushë e bukur”, “Kur çelin trëndafilat”, “Ëndërr e rrëmbyer”, “Një buzëmbrëmje”, ”S’ishte e thënë të mbetej murgeshë”, ”Dashuria nuk ka emër”). Nuk është vështirë,edhe pa i lexuar poezitë,por vetëm titujt e tyre, ta kuptosh se këto janë lirika dashurie. Sfondi i tyre janë: nata, vetmia, retë, drenusha, trëndafilat dhe një murgeshë. S”është vështirë, gjithashtu, që të mos nuhatësh aromën romantike të tyre, të një idili dashurie në gji të natyrës pleksur me një vello mistike engjëllore dhe...njëherësh me një blasfemi, një murgeshë që “mëkaton”...
Personazhe të poezive janë:një heroinë lirike fatkeqe e përvëluar nga dashuria e saj e pastër e humbur tragjikisht dhe një dashnor mistik besnik dhe murgesha, sozia e një shpirti fatkeq e të lumtur, që blasfemon në emër të instinktit të pamposhtur dhe të bekuar njerëzor, në emër të pasionit të dashurisë.

Ju mund të pyesni. Edhe unë ia bëra këtë pyetje vetes sime. Kemi të bëjmë me poezi realiste të ditëve tona apo me një baladë të vjetër të një dashurie romantike të kaluar? Nuk kam asnjë lëkundje për natyrën baladeske të këtyre poezive, Ashtu sikurse nëpër vargjet e tyre ndjej një dashuri reale të ditëve tona, tharmin e tyre realist dhe modern. Subjekti baladesk i tyre është ky. Një vajzë e ditëve tona u dashurua me një dashuri të sinqertë, të pastër dhe pasionante me një djalë, një dashnor të zjarrtë dhe besnik. Idili mistik i dashurisë së tyre zhvillohet në një “guvë” mes “mureve të lashtë/thinjoshë e besnikë”;për dritë kanë “fenerin e dashurisë” që ndriçon “shtratin e guvës së lashtë”...Ata nuk i pikas asnjeri “ndërsa bënin dashuri dhe i zë gjumi “të dy të përqafuar”, “krahë engjëjsh i shpien të dy përtej reve... Por, ajme!...Ai iku, “s' u bë dhëndër”...Dhe si heronjtë e baladave ai del nga mermeri i varrit për të takuar vajzën e dashur që ka ardhur në varrezat. Ai e mban fjalën dhe vjen pas vdekjes ta takojë dhe...”krevati i dashurisë kthehet në fushë beteje” midis vajzës “ardhur nga Hëna/Djalit nga Parajsa”...
Kjo është balada e dashurisë e poetes Raimonda Moisiu, e fragmentuar në poezitë dhe e bashkuar prej meje. Baladë që na flet figurshëm për një dashuri të përjetshme, për një dashuri, siç e quan poetja, “pa emër”.

Poetja ka zgjedhur arsenalin figurativ të një balade. Mistikën, të fshehtën e pazbuluar, ireale poetja e përdor për të na dëshmuar pavdekësinë e dashurisë, e kësaj “ëndrre të rrëmbyer” nga vdekja. Poezitë “Këtë natë...e vetmuar”, “Si krah engjëjsh përtej reve”, “Si një drenushë e bukur”, “Një buzëmbrëmje” janë kapitujt e kësaj balade, që më duket se e kryen bukur “misionin' e saj për të përcjellë, ashtu siç përcjellin baladat, të vërteta të botës reale. “ti me një padurim të fshehtë prisje t' i marrësh erë borzilokut.../Se i përkisnim gjithësisë së gjallë”...
Heroina lirike del nga ky delir, del nga balada. Del sepse ajo i përket botës së gjallë. Del nga kllapia.

Nga ëndrra e nxjerr një “dritë”, dikush i ka përgjuar se si putheshin. Është vetë jeta. Janë sytë e jetës tokësore.
Personazhin e heroinës së baladës e zëvendëson “murgesha”.
Autorja zgjedh tashi stilin realist rrëfimtar. Murgesha si nëpër ëndërr nuk e përballon dot tundimin e “pasionit”:”Edhe në qofsh djalli, të kam falur/Aman, puthmë pa pushim, dashuromë”.
Është një thirrmë tokësore. Të vdekurit me të vdekurit. Të gjallët me të gjallët, thotë filozofia popullore e jetës tokësore. Motivi i murgeshës në këtë poezi, është motivi figurativ alegorik i shpirtit të femrës, që nuk mund ta shmangë tundimin erotik edhe pse ka bërë një betim. Heroina përjeton “netë të ftohta si metal”, netë vetmie. Ajo kërkon që të jetë “e lirë, e qetë” në shpirtin e saj. “Qetësi për vete, mirënjohje për ty, /O ëndrra ime e rrëmbyer egërsisht!”.

Raimonda Moisiu në këtë cikël i këndon një dashurie reale, tokësore. Nuk ka pse të na ngatërrojë forma artistike e baladës e zgjedhur nga poetja për të na përcjellë mesazhin e kësaj dashurie. Ajo i këndon një dashurie të sinqertë, një dashurie të pastër femërore. Ajo nuk nguron ta shprehë hapur dhe drejtpërdrejt pasionin e saj të përflakur me detaje konkrete: ”çarçafët flaken tej”, “dihatje edhe puthje”, “gulçimet rënkuese ëmbël' dhe “buzëqeshja pa faj”.Heroina lirike nuk i ndrydh dhe nuk i shtyp këto ndjenja jetësore intime:”Mua më tmerron, më dredh çdo betejë/Sa e ëmbël kjo me ty mbi shtrat”. Autorja përshëndet emocionalisht dhe artistikisht emancipimin shpirtëror të femrës shqiptare të brezit të saj:”Krevat kaq të bukur prej bari të virgjër/Kurrë në jetë s' ka patur asnjë perandoreshë”.
Forma e baladës dhe pasazhet alegorike të natyrës, të parkut Elisabet, të Manjolës dhe të korit të zogjve, janë një vello artistike e moderuar, që nuk e zbehin aspak zjarrin erotik. Transcedentalja e ndihmon poeten që të na japë figurshëm moton kryesore, kryeidenë e lirikës erotike të Raimonda Moisiut se dashuria është një “zjarr që s' njeh thëllime”. Vdekja nuk e mposhti dhe nuk e shoi dot ndjenjën e dashurisë:”Ai që dashuron, ka shkuar/Mbi trupin tim ëndrrat kanë mbetur/ëndrrat e dashurisë”. Kjo zgjedhje artistike, nga ana tjetër, dëshmon edhe për një “dobësi”, një ndrojtje, një kompromis me statusin e femrës pararendëse, të brezit të autores dhe më parë kur dashuria ishte tabu për to;velloja baladeske e ka edhe këtë risk, këtë kompromis delikat.Brezi më i ri i femrës shqiptare, më “moderni”... Ideali i dashurisë në poezitë e Raimondës, është ideali i një dashurie të pastër dhe besnike pa kufizime dhe ndroje erotike, një dashurie të idealizuar dhe të papersonalizuar, ajo pohon: ”Dashuria nuk ka emër”, “një është”.Ajo i këndon dashurisë në përgjithësi dhe dashurisë së veçantë njëkohësisht.Poetja ka ditur të ngrihet mbi dramat e jetës intime dhe t'i këndojë dashurisë si ndjenjë dhe përjetim hyjnor dhe real: ”Veç emrat s' janë të njëjtë/por një është dashuria”, arrin kështu në një përgjithësim të vërtetë artistik.
Besoj se nëpërmjet këtij diskursi nëpër vargjet e këtyre poezive vura në dukje dhe plot merita të laboratorit krijues të poetes, midis të cilave do të veçoja dramacitetin, tensionin e vargut, alegoritë, paralelizmat me natyrën, metaforat, krahasimet. Më bëri për vet lirizmi pasionant, i guximshëm dhe i sinqertë i saj, që flet për një zë të veçantë në poezinë tonë lirike erotike.;poezi e cila po bën një rrugë të natyrshme të evolucionit të saj artistik të mundimshëm, duke gërshetuar sfidën e hapur dhe të papërmbajtur erotike, që jo rrallë kalon në delir erotik, me nostalgjinë elegjiake. E natyrshme. Liria e fituar nuk qenka kollaj të menaxhohet edhe artistikisht. E përshëndes guximin moral femëror dhe risinë artistike të poetes Raimonda Moisiu.

SOKRAT HABILAJ:Grimca malli Shqipërie në Innsbruck.



Në se do të flitej për mënyrën me të cilin autorja Kozeta Krulis trokiti në dyert e letërsisë, ky tipar është sinqeriteti i saj i të bërit letërsi. Paraqitja e saj nuk ngjanë aspak me atë të shumë e shumë krijuesve të tjerë, të cilët para se të dalin tek lexuesi, marrin aq shumë masa që të zbulojnë tek ata, anë të veçanta të tyre. Bëjnë përpjekje, herë-herë jo të suksesshme, që t’i lenë më shumë vend anës së jashtme të tyre, për të lënë të kuptohet se janë duke shpallur letërsi mirëfilli. Jo, Kozeta Krulis nuk vepron aspak kështu. Ajo e ndjenë se shpirti i saj ka diçka për të treguar, qoftë edhe nga jeta e saj dhe e nis krejtësisht thjesht. Në vëllimin e saj me tregime, “Vajza nga Berati”, ajo thuajse nuk mundohet të zbukurojë asgjë, nuk mundohet të imponojë asgjë, siç ndodh me ngulmin, herë-herë bezdisës tek disa krijues. Duke vepruar kështu, ndihet qartë se nuk ka asnjë merak, le të themi, se si do të pritet libri i saj, por lë të kuptohet se kjo është jeta ime, kjo është edhe letërsia ime. Kjo jam unë dhe nuk mund të jem ndryshe. Ndodh kështu sepse në ndërgjegjen e saj, ajo ka një lidhje të fuqishme mes shtysës krijuese, dëshirës ndoshta të hershme të saj për të bërë letërsi dhe vet jetës së saj të re në Innsbruck, por edhe asaj jete që ka lënë pas. Të ëndërrosh të bësh letërsi dhe pastaj si bazë të saj të vesh jetën tënde, ky është një guxim krijues, guxim të cilit autorja Krulis e ka përmbushur me sukses. Në vijim të kësaj ideje, sa herë që imagjinata e saj kërkon të eci frelëshuar, duket se është një forcë tjetër që i dikton asaj udhën nga ku duhet të eci. Duket se një dorë e padukshme i thotë asaj të mos endet mes ngjarjeve të tjera, sepse ngjarjet i ka brenda vetes. Kjo është jeta e saj. Që në fillim duhet thënë se kjo jetë nuk ndryshon shumë nga ajo e shumë e shumë shqiptareve të tjera, të cilat morën rrugët e botës në kërkim të një të ardhmeje më të mirë. Në pamje të parë, duket se brenda tyre këto jetë, nuk është se kanë shumë gjëra për t’u treguar. Ato ngjajnë me njëra tjetrën. Janë të gjitha gri dhe duket se ne jemi mësuar me atë grinë e tyre të trishtuar, a edhe me atë monotoninë e tyre po kaq trishtuese dhe me pak interes. Por nëse afrohemi pranë çdo jete të tillë, do të shohim se asnjë nga këto jetë nuk është tamam si tjetra. Ato janë të ndryshme në brengat e tyre të pangjashme. Autorja Krulis e di këtë fakt. Dhe për këtë arsye ajo na ofron rrëfimin e jetës së saj, që ngjanë dhe nuk ngjanë me të tjerat. Ajo është si mijëra e mijëra të tjera dhe nuk e ka parë të arsyeshme të përqendrohej shumë tek zbukurime i atyre që ka treguar. Në këtë libër ka folur thjesht, sinqerisht dhe kjo e bënë atë të këndshme në rrëfimin e saj. Duhet theksuar fakti se tej pozitës së një emigranteje kur gjendet mes udhëve të botës, tej halleve dhe streseve që të imponon kjo situatë e re, ajo është krenare në rrëfimin e saj. Krenare deri në dhimbje për botën nga vjen. Kjo duket normal për t’u thënë, por në këtë botë të trazuar, sa e sa njerëz që ikën nga ky vend, gjithë mllef dhe inat, andej nga udhët e botës, janë edhe në të drejtën e tyre, që gjithsesi më dhimbje, të mallkojnë fatin e tyre të shkuar. Ndryshe nga ky realitet, kjo grua e re, së cilës jo vetëm ajo kohë, i kishte vrarë shumë e shumë ëndrra, gjen forca të zbulojë anën e bukur të vendit që kishte lënë pas. Ajo e di se kudo që të shkonte do të kishte një imazh aspak të këndshëm për vendin e saj dhe është kjo arsyeja që ajo guxon ta marr fjalën e para vet dhe të tregojë se tej imazhit të një vendi të varfër, të një vendi-bunker, ka edhe një pamje tjetër ky vend, nga e cila ajo ndihet e lumtur. Por nëse e vërejmë me kujdes rrëfimin e saj, ne që jemi pjesë e këtij vendi, do të konstatojmë se lumturia e saj është një lumturi krejt e veçantë. Një lumturi-dhimbje! Ecja e saj udhëve të botës, ashtu si edhe vet titulli i tregimit të parë, është një vrapim mbi mina. Por duket se kjo është gjëja që e shqetëson më pak autoren. E gjithë brenga e saj qëndron në faktin se si të paraqesë vendin e saj. Si të heq, atë imazh aspak pozitiv që kishte ky vend tek syri i një të huaji. “Përse keni ikur nga vendi juaj”, është pyetja më normale që mund të bëhet kudo ku priten refugjatë, por në të njëjtën kohë është edhe pyetja më e dhimbshme për atë që e do vendin e vet më shumë se veten. Është edhe paragjykimi i parë për atë që ka lenë pas vendin e tij. Për një moment duket se ajo zihet ngushtë, duket se do të pyesë veten, vërtet pse ika dhe në një kahe krejt tjetër me këtë ikje biblike të shqiptare, ajo nis e flet për bukurinë e vendit të saj. Këtë e bën me policin e thjeshtë, me këdo që takon në rrugë dhe veçanërisht me atë, i cili do të mbushë jetën e saj në vijim. Ajo hynë krenarisht mes Perëndimit. Është kjo arsyeja që edhe nisja e jetës së saj të re, nuk bëhet nga pista të njohura për një emigrante, por nga një sallon i bukur ku luhej tango. Ky nuk. është aspak zbukurim, por një gjetje artistike e bukur për të treguar se vendi i saj kishte qenë i varfër, por zemrat e banorëve të saj nuk kishin qenë të tilla, se vendit të saj i ishte imponuar një diktaturë mesjetare, po njerëzit e saj nuk e meritonin një diktaturë të tillë, se në vendin e saj vriteshin ëndrrat, por jo të gjitha ishin vrarë. Në librin e Kozeta Krulis, duket se është e vështirë të kuptohet se ku mbaron rrëfimi jetës së saj dhe ku fillon trilli artistik. Ajo nuk i ruhet këtij fakti, madje përmend pa ndrojtje ngjarje, apo edhe emra real. Kozeta Krulis nuk ka ndrojtje të thotë se si të gjitha shqiptaret, kurrë nuk ka mundur të realizojë atë që ka dashur. Ajo jetoi mes dilemës së dashurisë dhe kujdesit me prindërit e saj dhe pamundësinë e tyre për t’i dhënë asaj ato që kërkonte dhe me ardhjen e viteve nëntëdhjetë besoi se jeta e saj do të merrte një drejtim krejtësisht ndryshe. Koha e keqe e saj vazhdoi edhe pas viteve nëntëdhjetë, kur iu vra njeriu i saj i dashur dhe më në fund besoi se jeta e saj mund të bëhej edhe në një vend tjetër. Është një jetë ku pleksen bashkë lumturia dhe trishtimi. “Mua më duhet të tregoj plagët që morën pjesën më të madhe të jetës...”, thotë jo tek novela e saj, “Tango në Innsbruck”.
Libri me tregime i Kozet Krulis, “Vajza nga Berati” është i ndarë të tre pjesë, por ashtu të ndarë, të tre pjesët tingëllojnë si një e vetme. Ato janë si grimca, jo vetëm të një jete, por edhe grimca të një malli të pa rrëfyer për vendin e saj.Ky është krijimi i saj i parë letrar. Mënyra e saj origjinale e të rrëfyerit, ngarkesa emocionale dhe thjeshtësia që përshkojnë këtë libër, të krijojnë bindej se edhe në të ardhmen, ajo do të ketë për të treguar të tjera gjëra, të cilat do të tingëllojnë, po kaq të sinqerta. Padyshim krijimet e ardhshme do të jenë edhe më të arrira nga ana artistike, por gjithmonë do të kujtohet ky rrëfim i bukur, i ngrohte dhe kaq i thjeshtë i vajzës, përjetësisht nga Berati, Kozeta Krulis.

Gjëmimi i moshave

TREGIM NGA RAIMONDA MOISIU






Kur Roberti u çua nga gjumi mëngjesin tjetër, bora pat pushuar. Iu afrua dritares dhe përmes rrethit të vogël që shkoqi fryma e tij në xhamin e ngrirë paksa, vuri re se pjesën më të madhe të borës, era e kishte hedhur poshtë e lart në pirgje masive. Qielli nuk ishte pastruar ende dhe temperatura e ftohtë e dhomës tregonte se koha do të vazhdonte të ishte me ngrica e bora donte kohë të shkrihej. Gjithsesi, ishte ende errët dhe e pamundur të shihte qartas në distancë dhe trishtueshëm mendonte për zbrazëtinë e rrugëve se askush nuk do të ecte apo lëvizte me makinë gjatë ditës. Dëshironte ta flakte trishtimin dhe humorin e keq në shpirtin e tij që para Krishtlindjeve, në vend të tyre të ndjehej më i gëzuar. Por nuk mundej. Asgjë nuk kishte ndryshuar. Fati po tregohej mospërfillës me të, aq më tepër ai nuk gjente forcë për ta rifilluar jetën e tij, të ishte model për nipërit, të birin, bashkëshorten dhe familjen. Apo aq mirë të gëzonte e kënaqej me atë ç’ka i ofronte dita e re. Çdo lëvizje e bënte me kujdes e në heshtje, të mos e zgjonte Meremen që flinte ende në shtrat. “Çdo ditë e re sjell diçka të re për mirë apo për keq, -mendoi me dhimbje e me sytë e ngulur akoma në pirgjet e borës. Ky mendim i çuditshëm ia trazonte humorin dhe shpirtin herë pas here. Duke capitur këmbët hyri në banjë. Bëri të hapte çezmën por nuk mundi. Ajo kishte ngrirë. Shkoi në kuzhinë dhe morri tasin e vogël, që e përdorte enkas për t’u rruar. E mbushi me ujin e bidonit të natës së kaluar dhe shkoi përsëri në banjë. Si e vendosi në anën e djathtë të lavamanit, hodhi peshqirin në krah, me dorën e djathtë fërkoi mjekrën .
-Pse?? Pse??Pse ndodhi…pse ndodhi…, - pyeste e fliste me veten. -Ah sikur të mos kishte ndodhur! -kësaj here foli me zë dhe psherëtiu thellë. Kishte pothuajse më shumë se një muaj që nuk ishte rruar. Si mbaroi së rruari, veshi xhupin, çizmet, vuri dorezat, ngjeshi kapelen në kokë, rrëmbeu lopatën dhe fshesën në musëndër, doli në oborr të pastronte borën. Pavarësisht se nuk pat fjetur mirë natën e kaluar, nuk ndjehej i lodhur. Pas afro një ore kishte pastruar rrugën që nga dera kryesore deri në brendësi te shkallët e verandës. Hoqi dorezat dhe ngrohu duart me fyromë. Dita qe zbardhur dhe dielli shfaqej herë pas here përmes reve. U përkul mbi lopatë, morri frymë përsëri thellë, thithi ajrin e pastër, vazhdoi të pastronte shkallët dhe verandën. Kur hyri në kuzhinë, Meremja qe çuar e po gatuante mëngjesin. Vjedhurazi i hodhi vështrimin. Ajo kishte veshur gati të njëjtin fustan si të ditës tjetër, por ky ishte ngjyrë kafe i errët dhe i rrinte më mirë në trup. Kishte vënë një përparëse, që ja kishte mbuluar vithet. Në stofë ziente çajniku dhe ai pa spiralet e avullit të dilnin prej tij. Mbi tavolinë ishte një pjatë e madhe me vezë të skuqura e djathë. Ndjehu uri. Teksa nuk ia ndante sytë të shoqes, kishte diçka romantike në lidhje me sytë e saj, si i lakonte apo hapte paksa më shumë kur gatuante. Ajo ishte gruaja e tij për disa dekada, ishte virtuoze dhe rigoroze. Po ai kush ishte për të??? Meremja u kthye përnjëherësh nga ai sikur e ndjehu që sytë e tij vështronin atë. Ia bëri me shenjë që mëngjesi ishte gati. Por ai ishte i mërzitur. Me të shumtën e ditës e kalonte në shtrat. U përpoq të sillte në kujtesë Krishtlindjet mbresëlënëse të disa viteve kaluar, së bashku me Erën kishin bërë njeriun prej bore në oborrin e motelit ku edhe i kaluan ato.
Era!!!!!-mërmëriti emrin e saj. Cepi i buzës iu drodh padashur.
-The gjë Robert?- e pyeti Meremja
-Më beso, unë kurrë nuk kam qenë më i lumtur……Ti më do mua ky që jam e kështu si më ke njohur . Por ka diçka që ti nuk e di. Në rast se ne do të vazhdojmë ta adhurojmë njëri-tjetrin si më parë, edhe në të ardhmen, unë nuk mundem ta mbaj më gjatë, këtë sekret nga ty, gruaja ime. Dua që ti të mësosh gjithçka, -i tha ai duke e afruar pas vetes. Ra zilja e telefonit. Meremja u shkëput nga krahët e Robertit dhe rrëmbeu receptorin.
-Mama, Diana lindi vajzë! Ajo filloi ta uronte e qeshte me të madhe nga gëzimi. Roberti nuk lëvizi. Ai ia bëri me shenjë të shoqes se nuk dëshironte t’i fliste të birit në telefon. Kur Meremja uli receptorin, me sytë e lotuar e të habitur i tha;
-Po ju të dy, ç’kini, që kini kohë nuk i flisni njëri-tjetrit??? Ti duhet të gëzohesh që ai u bë me vajzë…..
-Me vajzë !!- i tha vetes Roberti dhe duke hequr këmbët zvarrë u drejtua për në dhomën e gjumit.
-Qenka shumë ftohtë këtu..., -foli me veten dhe u shtri në krevat.
Roberti sa herë që udhëtonte seç kishte një ndjenjë të çuditshme. Dëshironte të ulej e të mbështetej pas dritares së autobusit. Kështu bëri edhe kësaj here, i ulur në sediljen e parë soditëte gjithçka nga dritarja e vogël dhe hiqte herë-pas-herë lëngun e frutave”Amita”. Retë ishin të vogla aty këtu në qiellin blu, shumë larg për t’i prekur.
Si Era!- i tha vetes dhe lakoi buzën lehtë. Nuk para aludonte poetikisht për ndonjë gjë në të vërtetë. Vetëm njëherë në jetën e tij pat qënë ashtu, disi i thyer në moshë, ëndërronte të ardhmen e tij romantike, me vajzën flokë gështenjë, e cila kishte qenë pjesë e jetës së tij për aq kohë sa ai mundej ta kujtonte. Por kur ajo u largua pa lënë gjurmë për një kohë me dikë shumë më të ri nga Roberti, me premtimin për tu martuar me të. Roberti përkuli kokën dhe psherëtiu për të disatën herë. Diçka për ta mbajtur atë larg nga mendimet derisa të arrinte në Sarandë.
-Ku po shkoni në Sarandë?-dëgjoi një zë vajze të pyeste. Duke pirë “Amita”-ën, kthehu kokën në të majtë .
“Nuk mundem për këtë bisedë rastësore me dikë tani, nuk mundem, -mendoi. Burri pranë tij u përgjigj mbyturazi, si duket e kuptoi që pyetja ishte për të.
-Është rrugë e gjatë, dhe besoj se nuk mërzitesh të bisedojmë, - i tha ajo përsëri atij. Vajza ishte shumë simpatike dhe tërheqëse. Burri u befasua që ajo pati zgjedhur atë për të biseduar gjatë rrugës. Roberti psherëtiu përsëri. E vetmja gjë dëshironte të dëgjonte atë bisedë gazmore mes të dyve. Vështronte qiellin, retë, zogjtë, pemët, barin, malet dhe gjithçka i ngjante me portretin e Erës, që kishte zënë vend të përhershëm në mendjen e përfytyrimin e tij.
-Në Sarandë po shkoni?-e pyeti ajo përsëri. Paçka zhurmës së motorit të autobusit zëri i saj dëgjohej më qartë se zëri i tjetrit. Roberti nuk e dëgjoi atë të përgjigjej dhe u përgjigj në vet me vete:
”Po, po. Po shkoj në Sarandë për t’u takuar….”
-Ndonjë grua, hëëë?- e pyeti ajo burrin, por kësaj here duke e ngritur akoma më shumë zërin dhe iu afrua më pranë. Roberti u shtang. Çfarë ishte ajo fallxhore, apo nga ato që kanë aftësi të lexojnë çfarë ke në mendje??!!
-Jam në vitin e fundit për psikologji, - i tha vajza atij.-Unë mund të them kur një burrë i dashuruar edhe oqeanin do të kapërcente për një grua.
-Është gruaja apo ndonjë e çastit? Në internet e ke njohur??
“Asnjëra, as tjetra. Era pat qenë e dashura e tij. Sepse ashtu dëshironin të ishin për katër vjet, ajo studente e ai pedagogu i saj në Universitet.. Në ato vite kishin pëshpëritur, sekretet dhe të ardhmen e tyre. E ardhme që kurrë nuk erdhi…Fytyra e Erës shndriste, e bukur, e ëmbël, inteligjente, kishte vëmendjen e gjithë meshkujve e të gjitha moshave në auditorin e Universitetit, përfshi këtu edhe veten e tij, pedagogun e historisë. Kjo ishte e gjitha e motivuar. Ai jetonte, punonte, merrte frymë vetëm për të .Por erdhi casti I diplomimit dhe ajo u largua të martohej me doktorin që kishte njohur në internet, në qytetin e lindjes . Priti për katër vjet dhe ja dy ditë më parë ajo e telefonoi. Mes ngashërimit e lotëve I kërkoi të shkonte në Sarandë të takoheshin në atë qytet ku nuk i njihte askush…”
-Ma tregoni pak emrin, të lutem,vetëm emrin, jo mbiemrin, - i tha vajza bashkudhëtarit të saj.
“Era”-tha Roberti dhe vuri re se kishte folur me zë dhe ia nguli sytë burrit ngjitur. Ai po gërhiste.
-Sa kohë kini që e njihni atë?
“Unë e njoha atë kur sapo I kishte mbushur 23 vjetët dhe unë isha aty rreth të gjashtëdhjetave…….
-Tani ju jeni…..?
“Shtatëdhjetë”
Por, fjalët i tha nëpër dhëmbë, biles fare me veten e tij.
Si ngritën njeriun prej bore para derës së motelit hynë në dhomën e tyre. Roberti e mori ndër krahët e tij. Era mbështeti kokën në supin e majtë. Duke e vështruar ai i pëshpëriti:
-Valëzojmë, Era”
Ajo e vështroi duke i përpëlitur sytë e bukur dhe mollëzat e faqeve ishin ende të kuqe.
-Vallëzojmë, e dashur”, - përsëriti ai.
-Çfarë? Ajo ia dha të qeshurit.
-Era, hajde të vallëzojmë bashkë. Jemi vetëm të dy në këtë dhomë, biles edhe dyshemeja është vetëm për ne të dy!
-Nuk ka muzikë, këtu- tha ajo me buzën në gaz.
- Ti do të këndosh, - i pëshpëriti në vesh Roberti.
-Po këtu nuk ka as piano, as manjetefon, as televizor, as radio. Kështu që unë nuk mund të këndoj e vallëzoj në të njëjtën kohë, - i shfajësohej ajo.
-Po ti pse nuk këndon ndonjë nga ato serenatat që di ti….?- e pyeti Era papritur dhe qeshi.-Megjithatë është ftohtë këtu. Nuk ka ngrohje.
-Ke të ftohtë?- e pyeti ai dhe e mbështolli me krahët e tij.
-Jo,-tha ajo pa ia ndarë vështrimin.
Roberti dhe Era u ulën në divanin pranë dritares. Ngjyra rozë e mollëzave ishte përtërirë disi, sytë e saj të mëdhenj shkëlqenin, dhe tashmë ai e dinte që ajo ishte e tija. Era mori dorën e tij. Kryqëzuan gishtat fort.
U ngritën përsëri. Të paktën të vallëzonin për disa minuta. Le të mbetej kujtim i bukur…!
Roberti filloi të këndojë serenatën që e kishte shumë për zemër.

“Ta dish ti ç’pësoj kjo zemër,
Ta tregoj un’ me kitarë,
Kur i pashë dy syt’ e bukur,
Deri atëherë s’kisha parë, s’kisha parë,
s’kisha parëëë….
-;-
Ato duar aq të vogla,
Mund të luanin në kitarë,
Kur i puthën buzët e mija,
Le të ndodhem si në faj, si në faj,
si në fajjjj…..
-.-
Me mall do ta kujtoj,
Këtë natë jo se harroj.
U vonova më the e prit,
Ditën tjetër mos më prit,
Sa vite do të kalojnë,
Këtë natë jo se harroj,
Dhe do qeshim unë e ti,
Do kujtojmë dashurinë….

Era mbylli sytë. Mbështeti kokën në shpatullën e tij, mërmëriste edhe ajo tingujt e serenatës. Ndjente ritmin e frymëmarrjes të Robertit t’i ngrohte qafën dhe kënaqej teksa valëzonte me të. Ai ishte i shëndetshëm, i pashëm, fisnikëria e tij binte në sy dhe vallëzonte shumë bukur. Vazhdonte të këndonte lehtë nëpër buzë. Hapi sytë, i buzëqeshi atij dhe ngriti paksa zërin, bashkoi atë me zërin e tij. Ai e afroi më pranë vetes. Sytë e bukur, buzët e tejhapura nga buzëqeshja, e brishtë, lozonjare ajo vallëzonte lehtë si fllad pranveror që përtërin qelizat e trupit dhe ai më shumë se kaq lëvizte pas hapave të saj dhe shijonte nurin e bukurisë së saj. Era qeshi. Po kështu edhe ai. Ia mbante dorën e majtë të saj lart shtrënguar në të tijën, dhe dorën e djathë e kishte në shpatullën e saj. Ndjehej e lehtë pendë sikur këmbët nuk i preknin në dysheme. Kur mbaruan së kënduari serenatën, ajo ishte pafrymë. E përflakur, e lumtur ajo i buzëqeshi Robertit dhe i erdhi keq që serenata mbaroi. Sytë e tij shdrritën dhe ai nguli ato në të sajat. Ai vetëm i buzëqeshte. Mbylli sytë përsëri dhe kredhi gjoksin në të tijin. Ndjehu barkun t’i prekte orën e xhepit, ngrohtësinë e trupit dhe aromën mashkullore përzier me atë të kolonjës. . Kofshët e saj prekën të tijat dhe ata filluan të mërmërisnin serenatën dhe vallëzonin përsëri. Ajo ishte aty ku ajo dëshironte, aty ku i përkiste e kishte bërë zgjedhjen e saj. Nuk kishte rëndësi mosha e Robertit. Për momentin ajo kishte gjetur diçka, kishte gjetur atë që kishte ëndërruar, pjesë e dëshirës dhe që vërtet ekzistonte në jetë. Ajo kishte gjetur veten e të vërtetën në mirësinë e shpirtit të tij.
“Era”,- i mërmëriti ai emrin rrëzë veshit. Kishte diçka intime në atë pëshpërimë që e bëri t’i kalonte valë e nxehtë në tërë trupin deri në thonjtë e këmbëve.
“Po”, - i tha ajo duke zmbrapsur disi kokën dhe i buzëqeshi. Ja hodhi krahun rrotull qafës dhe me gishtat i përdridhte flokët. Sytë e tij përshkënditën, ai afroi kokën shumë pranë të sajës. Roberti mbylli sytë dhe e puthi atë. Ajo u kredh e tëra në atë puthje. Kishte provuar edhe më parë puthje nga i dashuri i saj, që ishte shumë më i ri se Roberti, dikë që ajo e pat njohur në internet e mendonte se ishte në dashuri me të. Por kurrë nuk pat qenë si kjo puthje…Roberti ia hodhi krahët rrotull qafës dhe me gishtat e njërës dorë i zgjidhi nyjen e lidhëses të flokëve. Ato i ranë mbi supe deri poshtë belit. Ia morri buzën e sipërme mes dy buzëve të tij dhe kur ajo hapi gojën plotësisht gjuha e tij i ngacmonte gjuhën. Ajo u lëshua e tëra në gjoksin e tij dhe trupin ia përshkoi zjarrmia. ”Era”! Ai përkuli kokën dhe thithte aromën e gushës e shpatullave të saj. Duart e tij mbërthyen gjiret poshtë shallit që ajo e mbante akoma. Kur ngriti kokën flokët e shpupurisur i ranë mbi ballë, ajo dalloi sytë larushë të tij të shdrrisnin nga pasioni. “Oh, sa të dua! Sa dua të jemi në shtrat, dua të hyj brenda rrobave tënde,- i belbëzonte ai. Ajo e dinte, e ndjente atë përtej cdo dyshimi se ai nuk e kishte detyruar atë, të vinte aty, apo thjesht për një puthje , por dicka më shumë se kaq. Ata ishin dashuruar që me shikimin e parë, aty në auditor teksa ai jepte leksionin, ndërsa ajo e dëgjonte dhe vështronte me vëmendje. As vetë nuk e kuptuan si dhe pse ndodhi, vetëm kur një ditë e panë veten në krahët e njëri tjetrit. Ajo nuk kishte bërë dashuri më parë, përveç disa puthjeve, kur Enoja vinte dhe e takonte. Ndodhej mes dy dashurive. Ky mendim e rrëqethte. “Po, edhe unë atë dua,- i tha ajo mbytazi, me zërin që nuk i ngjasoi si i saj. Ishte çliruar nga ankthi i fjalëve, kishte fituar dëshira e pasioni, liria e zgjedhjes së saj. Marrëzia e saj! Ai e tërhoqi më pranë vetes dhe buzët e tij mbuluan të sajat.
-Do të jetë mrekulli! Natë e paharruar! Ai ziente përbrenda për të, asnjëherë nuk kishte ndjerë aq shumë për asnjë grua tjetër në jetë. Biles as për Meremen! Ai admironte, dashuronte në marrëzi vajzën me flokë gështenjë kaçurrela dhe emrin ERA! Në këtë moment ai nuk imagjinonte askënd, më të bukur e më të dëshirueshme se ajo. Me ngadalë ia hoqi të gjitha kapset e flokëve. Gishtat e tij përshkonin ato dhe mundohej t’i shtrinte kaçurrelat. I mblidhte shuk në dorën e tij, afronte fytyrën e saj pranë dhe i puthte sytë, hundën, gushën, faqet dhe buzët.
- Do të jetë e mrekullueshme, - i tha ai
-Unë jam studentja jote,- i tha ajo dhe i puthte mjekrën.
-Jo sonte,- i tha ai duke ia marrë buzët në të tijat. –Sonte ti je e imja….
-Dhe sonte ti je i imi,- e plotësoi ajo.
-Po sonte,- i tha ai dhe i puthi përsëri sytë e mbyllur, buzët, gushën, gjoksin.
-Sonte, Era ime! Ai ia hoqi shallin dhe e flaku mbi karrigen pranë dhe me dorën tjetër uli zinxhirin e fustanit të saj nga mbrapa. Ndjehu gishtat e saj të dridheshin teksa ajo i lëmonte flokët, buzët dhe trupin t’i dridhej. Ajo u shtri në krevat dhe vështronte Robertin të hiqte rrobat e tij. Ai i buzëqeshi dhe hyri në krevat. E mori poshtë vetes, dhe vuri duart nën të, Ngadalë mundohej të penetronte. Ajo ofshante lehtë në çdo përpjekje të tij, ai ndjente trupin e saj të ngrohej dhe piklat e djersës. Dëgjonte ritmin e frymëmarrjes së saj dhe krahët e saj që e tërhiqnin më shumë pas vetes. Ajo ishte e virgjër. Roberti priti derisa ajo u qetësua dhe penetroi përsëri e përsëri derisa ai dhe ajo arritën momentin e bekuar. Ai ofshau thellë përkundrejt fytyrës së saj dhe lëshoi gjithë peshën e trupit mbi trupin e saj të ngrohtë. Ashtu të bashkuar shtrinë këmbët, të përqafuar e të lumtur prisnin agimin e ditës së re…
Ajo ishte vajzë e re plot ëndrra dhe sekrete, studentja e tij, ndërsa ai ishte i thyer në moshë, pedagogu i saj, dhe në atë natë dimri të Krishtlindjeve me stuhi bore ata kaluan natën më të bukur, të jashtëzakonshme e plot pasion të jetës së tyre. Era Pishtari i jepte kurajo vetes ta harronte atë natë, por nuk mundej. Ditë e net të tilla do të vinin më pas, sa Era do të dëshironte të flakte të gjitha sekretet e saj, -përveç se një- të fitonte zemrën fisnike të Robert Aleksit,-jo të Pedagogut, por të njeriut që ajo tashmë dashuronte….
“…Era….!” Ajo u zhduk katër vjet më parë dhe ai shpesh e detyronte veten të mos e mendonte apo ta sillte në kujtesë emrin dhe fytyrën e saj. Por ishte e pamundur ! Ajo ekzistonte në mendjen e përfytyrimin e tij. Befasohej gjithmonë në veten e tij, me sinqeritetin dhe sfidën e ndjenjave. Dhe ja pas një kohë tejet të gjatë e të vështirë, kur gjithçka tashmë dukej e qetë, kur ndjenja e trishtimit nuk i hiqej nga shpirti, Era thyen heshtjen duke i telefonuar. Gjatë gjithë atyre viteve edhe kur ishin bashkë , kjo ishte hera e parë që ajo i telefonte. Era ishte e heshtur gjithmonë. Fytyra e saj fliste gjithçka. Kujtimet vërshuan në mendjen e tij, u ngulën si thika me dy presa në zemër. Atë ditë Roberti si zakonisht qëndronte poshtë blirit sipër në Belvedere, ku takoheshin gjithmonë, larg syve dhe vëmendjes të të tjerëve. Si në pëllëmbë të dorës shihte grupet e studentëve në oborrin e Universitetit dhe kërkonte me sy Erën. Ai e dallonte atë mes turmës së tyre nga flokët, buzagazi dhe mënyra çapkëne si ajo fliste me shokët e shoqet e kursit. Filloi të shihte një nga një fytyrat. I tha vetes ndoshta ajo kishte planifikuar ndonjë të papritur. Ajo ishte e tillë. Gjithmonë e befasonte me surpriza. Futi dorën në xhepin e xhaketës dhe preku medaljonin gdhendur me gur argjendi. Brenda ishte fotoja e tyre, duke qeshur atë natë në dhomën e hotelit. Atë natë ai e puthi atë. Edhe ajo e puthi atë natë! Bënë edhe dashuri atë natë! Po shqetësohej që nuk po e shihte dhe valë e nxehtë i kaloi poshtë këmishës dhe kollaros. Po sikur??!! Era? Të gjithë e njihnin Erën!
Por askush nga ata nuk e dinin ku ishte Era! Nuk lëvizi nga vendi megjithëse kaloi më shumë se një orë e ajo nuk po dukej. Çfarë do të mendonte ajo për të, në rast se vinte e ai nuk ishte aty??? Do të mërzitej shumë e mendonte se ai ndërroi mëndje. Do të hidhërohej e trishtohej. Ora shënoi dhjetë e mbrëmjes dhe Roberti ishte akoma aty mbështetur te pema shpresëhumbur, gërvishte medaljonin në xhep. “A e kini parë Era Pishtarin??!!- pyeti me zë të lartë askushin. Zëri i tij ushtoi në atë park të heshtur e braktisur nga Era! Pastaj i dëshpëruar ulërinte dhe gërmonte tokën, shkulte barin, shtrëngonte grushtat e mbushur plot bar.
Era!, -thërriti përsëri. Jehona e emrit të saj u dëgjua larg-larg e kurrë nuk ndali. Era, vajza që e kishte dashur me shpirt, vajza që kishte hapur dhe mbyllur derën e zemrës së tij. Përjetë!
Roberti u akomodua në hotelin në qendër të qytetit. Ishte ulur në sallonin e madh të tij në pritje të Erës. Era po zbriste ngadalë shkallëve të hotelit. Pastaj doli në një korridor të vogël e të shkurtër, ndjehu zhurmën gumëzhitëse dhe erën e këndshme të kafe ekspres të vinte nga banaku. Kur pa Robertin ulur në kolltukun prej lëkure, zemra filloi t’i rrihte. Të njëjtën gjë mendoi edhe për atë, ndoshta zemra e tij rrihte më fort. “Nuk paska ndryshuar shumë”, - i tha vetes. I duhej ta mblidhte veten dhe të tregohej e fortë, pse jo edhe e mençur. Ia hodhi sytë pikturës në të djathtë. Kishte filluar të plasaritej vende-vende. “Si piktura e jetës sime!- i foli përsëri vetes. Iu afrua pranë. “Era”-dëgjoi zërin e njohur të profesorit. Morri frymë thellë. -Profesor,- shqiptoi ajo. -U gëzova që kini ardhur dhe takohemi përsëri. Roberti heshtas ia mori dorën në të tijën.
“Era Pishtari,- tha ai më në fund duke i buzëqeshur lehtë. Sytë iu mjegulluan, por megjithatë nuk ia hoqi vështrimin. “Çfarë i ka ndodhur Erës?? Pse fytyra e saj është e zbehtë, bukuria sikur është venitur?? –pyeti veten i tronditur. U ulën të dy përballë njëri-tjetrit. Era e kuptoi shqetësimin që pësoi Roberti kur e pa atë. Për të ndryshuar atmosferën ishte gati t’ia fillonte, t’i thoshte pse e telefonoi dhe dëshironte ta takonte.
-Kam kaluar një periudhë shumë të vështirë. Kam marrë disa vendime shumë të gabuara dhe zgjodha t’i mbaj sekret, ta vuaj atë të fshehtë për vite. Qerpikët e syve iu puthitën së bashku, por Roberti nuk foli. Vazhdonte ta dëgjonte.
-U largova pa të thënë as edhe fjalën “mirupafshim”, duke flakur kështu lumturinë e atyre viteve. Erdha të jetoja në qytetin tim, që e quaj më të mrekullueshmin në botë. Kishte momente e mendoja se e kisha humbur përgjithmonë. Përpiqesha të mos mendoja, të harroja, se çfarë kam bërë dhe çfarë humba. Mundohesha ta mposhtja emocionin që më kapte, në mënyrë që unë të jetoja jetën të paktën paskëtaj, çdo ditë! Fytyra e Robertit ndryshonte nga emocionet, ndërsa Era fliste. Kur u ktheva në Vlorë takova Enon, me premtimin se ai do të martohej me mua.
-Kë? Kush është Eno? – e pyeti Roberti me sytë e zgurdulluar dhe zë të dridhshëm.
-Eno, është doktori që unë dashuroja. Ai që njoha në internet!
-Ti kurrë nuk ma kishe përmendur emrin e tij,- i th ai nëpër dhëmbë.
-Mundohesha t’i rezistoja atij tundimi, mos përmendja emrin, për të parë fytyrën tënde sepse unë e dashuroja atë. Unë isha në dashuri me ty, dashuri që nuk doja ta humbisja, por që e humba. Ishte diçka e çuditshme si ato brengat që të mbajnë mbërthyer e nuk të lëshojnë. Unë isha e detyruar të lodroja mes dy dashurive!
-Era, nuk po të kuptoj çfarë dëshiron të thuash?- e pyeti. Era shkundi kokën. Ajo pikërisht për këtë i kishte telefonuar dhe kërkuar Robertit të takoheshin aty. Kishte vendosur t’i tregonte gjithçka që nuk po dinte si e nga t’ia fillonte.
-Unë kurrë nuk do ta takoj më Enon. Ishte diçka që erdhi krejt si shigjetë dhe shpoi zemrën time tejpërtej. Më dhembi shumë, sa edhe sot po e vuaj. Eno më tha se ai ishte i martuar dhe se jeta është e shkurtër e nuk mund të prishte familjen. Por ajo kohë, ai moment dhe zhgënjim, ishte mjaftueshëm për të mësuar se ju nuk mund të mbani sekrete nga njerëzit që ju dashuroni. Sepse kështu ju do të keni plotësisht lumturinë e dashurisë së tyre, siç ishit ju, profesor!
-Unë nuk jam më profesori tënd.. Jam Roberti, i dashuri yt, kështuqë nuk duhet të mbash sekrete më…..-e ndërpreu ai.
-Dashuria për ty, më thoshte se duhet të bëhem e fortë. Vetëm në këto vite kanë ndodhur gjithë këto,-- i tha ajo. Tundte kokën. As ajo, as Roberti nuk thanë as edhe një fjalë të vetme për një kohë. Të dy notonin në mendimet e tyre.
-Është hera e parë që unë kam dëgjuar nga ti të flasësh kaq shumë, në këto vite që ne të dy njihemi,-i tha ai përmallueshëm.
Cepat e buzëve të saj dridheshin.
“Era”,- Roberti shqiptoi ëmbël dhe butë emrin e saj.-Më kujtohet kur ti i lidhje flokët bisht mbrapa, tundje atë sa majtas –djathtas, zbardhje dhëmbët , duke më treguar diçka që ti kishë bërë apo mësuar, gjallëroheshe dhe dëshiroje aq shumë ta bisedoje me mua. Bëja gjithçka vetëm ti të ishe e gëzuar dhe e lumtur. Plot pyetje që ti kërkoje përgjigje nga unë. Ndjehu e lirë Era, çfarë kërkon nga unë tani!
-Po ju them atë që kam mësuar nga jeta. Kam mësuar se sekretet mund ta shkatërrojnë dikë. Është më keq ta mbash përbrenda. Roberti përpëlitëte sytë nga padurimi për të mësuar çfarë kishte Era. Ai nuk ia ndante sytë. Ajo u çua në këmbë. Qëndroi për disa çaste ashtu humbur në sytë e tij. Iu afrua dhe u ul në një kolltuk me të. Ngjitur më Robertin.
-Dëgjo Robert, unë po të tregoj të vërtetën. Unë mund të humbas gjënë më të madhe e të shtrenjtë që unë kam tashmë ,-jetën! Unë jam shumë e sëmurë. Kam një sëmundje të pashërueshme…… Po ta them këtë se dua të ndjehem e lirë, por kjo mund të çlirojë edhe ty nga ankthi…,- i tha ajo duke e përqafuar mes lotëve dhe ngashërimit. Ai e shtrëngoi fort pas vetes dhe i fërkonte kurrizin, flokët, duart…
-Unë jam këtu përsëri, Era ime,. Jemi përsëri bashkë, - pëshpëritëte duke e shtrënguar fort. Lotët e Robertit lagnin gushën e saj.
-Hajde të shkojmë lart në dhomën time,- i pëshpëriti ajo. Të dy morën ashensorin.
-Këtu është më qetë të bisedojmë, - i tha ai. Roberti tentoi ta puthte në faqe. Era tundi kokën, duke i thënë jo, biles pa i thënë asnjë fjalë. Pastroi fytin, të cilin e ndjente të ngarkuar nga pështyma. Përpiqej të mbahej e ndjente praninë e Robertit. Ai vetëm e vështronte dhe kujtonte fytyrën e saj rrëzëllitëse, ku çdo tipar i ngjalltë një kujtim. Teksa ai vazhdonte ta shihte, Era kujtonte fytyrën e tij ashtu siç e pat njohur, ashtu si ajo do ta kujtonte gjithmonë.
-Dua të them pse unë u largova ashtu fshehtas ditën e diplomimit, -i tha Era në qetësi. Toni i zërit, që doli nga brenda saj, e befasoi edhe atë vetë.
-Tashmë ajo i përket të kaluarës, Era. Nuk ka rëndësi më. Ne jemi bashkë. Unë të dua Era!
-Edhe unë të dua Robert!!
-Por unë dua që ti të mësosh gjithçka! Sepse ka një grimë brenda meje, që ti nuk e di akoma. Roberti dëshironte të fliste por Era e ndërpreu, duke i vendosur pëllëmbën mbi gojë.
-Lërmë të mbaroj, Robert!-i tha ajo. Roberti puthi pëllëmbën e saj. Era qau me ngashërim. Më pas largoi atë. Vuri duart rrotull gjunjëve dhe vazhdoi të fliste:
-Unë u ktheva në qytetin tim, për të punuar dhe martuar me Enon. Por, si të tregova më parë, ai ishte i martuar. Kur mësova të vërtetën, pësova tronditje e dëshpërim të thellë. Nuk dija ku të shkoja. Merrja tableta të qetësohesha. Dëshiroja të telefonoja e të tregoja gjithçka, por mendova se ti kishe qenë i zëmëruar me mua. Nuk kisha me kë komunikoja e të shkëmbeja një mendim. Isha e vetmuar. Roberti me duart që i dridheshin, ledhatonte fytyrën e saj. Era vuri përsëri duart rrotull gjunjëve. Morri frymë thellë. Ti, Robert ishe e vetmja gjë që nuk mund të harroja. Më duhej të sakrifikoja dashurinë tonë dhe kjo pothuajse më rrënoi shpirtërisht. Unë kurrë nuk kam dashur njeri tjetër që atëherë kur Eno më la. Dhe ja ku jemi të dy përsëri. Era qante. Lotët rridhnin nëpër fytyrën e saj të zbehtë.
Top of Form
- Robert, e di, e ke të vështirë të pranosh të vërtetën, por ai që më zhgënjeu është doktori, Eno Aleksi, biri tuaj!!!
-Eno, Eno! –Roberti shqiptoi emrin e tij, gjaku i ngriu në venat. Shtrembëroi fytyrën nga dhimbja që ndjehu në gjoks. Ai vështronte atë të qante…
Roberti formoi numrin e telefonit. -Po, baba, - u përgjigj Eno. Roberti mbylli sytë. Ndjehu lotët e nxehtë t’i binin faqeve. Ndolli hundët dhe fshiu ato me kurrizin e dorës.
- Baba, fol çfarë ke? Je mirë? Mos je i sëmurë?
-Jo, jo, unë mirë jam, por….. - iu përgjigj me ngashërim. Nuk mundej të fliste.
-Baba, ti po qan,??! Çfarë ka ndodhur tregomë?- dëgjonte zërin e shqetësuar të Enos.
-Era, Era Pishtari! Është shumë e sëmurë…, -i tha mes gulçimeve ngashërues. Mbylli telefonin. Ecte në korridorin e spitalit drejt dhomës ku dergjej Era. Zilja e telefonit ra disa herë, por ai nuk e ngriti. Ishte Eno! U ul me ngadalë anës shtratit. Era hapi sytë. Lotët filluan të dilnin nga sytë e saj të lodhur. Roberti ia fshinte ato me pëllëmbën e dorës.
-Era, të dua shumë!
-Unë të kam dashur tërë jetën time, biles edhe kur ti nuk ishe, -pëshpëriti Era.-Do të bëjmë dashuri si atëherë?? Unë nuk jam më e bukur??
-Unë kurrë nuk do të largohem nga ty, Era ime, - i tha Roberti. Buzët e tyre u puthitën dhe pëshpëritjet e ëmbla u shkrinë në gojën e njëri-tjetrit. Roberti e mori ndër krahët e tij. Ajo po ashtu hodhi të sajat rrotull shpatullave ende të forta të tij, për të mos u ndarë më. Gjysma e hënës doli nga reja dhe ndriçoi dritaren pranë shtratit dhe buzëqeshjen e fytyrës së të dyve. Roberti hyri në shtratin e saj. Ajo mbështeti kokën në krahun e tij. Ashtu gjysmë i ngritur, i përkëdhelte buzët, sytë, flokët ia largonte nga balli, të tjerat ia shtrinte më gishtat përgjatë gjoksit. Era mbylli sytë. Thithi ajrin që hynte nga dritarja e hapur. Hapi përsëri ato, kthehu vështrimin nga Roberti. Sytë e tij lotonin. Ai i buzëqeshi dhe kthehu kokën mënjanë të fshihte lotët. Era psherëtiu thellë. -Robert, unë…unë…nuk do të largohem pa të thënë mirë u pafshim më,- i premtoi ajo me zërin e vakët.
-Era, je mirë??- e pyeti ai i shqetësuar.
-Ndjehem e lehtë, disi ndryshe, e lehtë nga koka në këmbë, - iu përgjigj ajo ngadalë. Era për çudi ia dha të qeshurës. Edhe ai i buzëqeshi.
-Puthmë, Robert, puthmë, një shtjellë e bardhë ajrore po më çon lart në qiell… - i pëshpëriti ajo. Roberti ia zbërtheu kopsat e këmishës. Era hapi krahët, përqafoi Robertin dhe gjithçka përreth. Pastaj ajo, ia nguli sytë Robertit dhe me gishtërinjtë tregonte qiellin e errët dhe hënën që e ndriçonte atë. Mbështeti kokën në gjoksin e Robertit. Psherëtiu lehtë dhe mbylli sytë…… Roberti e afroi më shumë pas vetes. Vuri buzët mbi ballin e saj. Ngashërente…
Kishte gjithë ditën shtrirë në krevat. Meremja hyri në dhomë me tabakanë në dorë.
-Të solla kafenë. Shumë ftohtë këtu. Ndize kaloriferin të ngrohet dhoma,- e qortoi ajo. Roberti nuk i foli. Mbi komodinë i zuri syri një libër. Lexoi titullin “Hani dhe i biri”, autori Maksim Gorki. I hodhi vështrimin mendueshëm e çuditës të shoqit.
- Është libër shumë i vjetër, - mendoi.
Largoi paksa librin dhe vendosi tabakanë pranë. Morri librin në dorë dhe po shfletonte. Roberti u çua paksa, si u mbështet në krevat filloi të pinte kafenë. Ra zilja e telefonit. Meremja nxitimthi doli nga dhoma për në kuzhinë. Ngriti telefonin. Ishte i biri, përsëri. Me telefonin në dorë u kthye në dhomën e gjumit.
-Është Eno. Kërkon të flasë me ty, Robert. Foli djalit të lutem, - i tha ajo duke këmbëngulur. Roberti la kafenë mbi komodinë dhe morri telefonin,
- Eno, t’u rrojë vajza, - e uroi Roberti qetë.
-Baba, e di si ja vura emrin vajzës, Era, Era! , - i tha i biri duke qeshur dhe lotuar.
Sytë e Robertit rrëzëllyen nga rrebeshi i lotëve që nuk mundi t’i mbante. U çua vërtik nga shtrati. Merjemja shikonte e shtangur çdo veprim të tij. Roberti hapi dritaren. Jashtë kishte filluar të frynte era e jugut. Po shkrinte borën. Bashkë me të edhe ftohtësirën e shpirtit të tij.

SHQIPONJA

(Ia kushtoj Th... )


NGA RIZA LAHI


Shqiponja rronte në majën më të lartë të malit më të lartë dhe shihte gjithçka poshtë krahëve të saj të fortë, të mëdhenj dhe me pendë si teha thikash. Me ata krahë ajo çante retë, kur i tekej të afrohej ca më pranë diellit apo, kur vërsulej teposhtë. Që nga lartësitë e saja sovrane, me sytë e saj të kaltër e të bukur, po kaq të egër dhe lakmitarë, ajo pikaste viktimën e saj që përtej; që nga thellësirat blu të lartësirave. E pikaste, përpilonte planin e saj me shpejtësi dhe absolutisht të pagabueshëm, dhe vërsulej me krahët mbledhur drejt fushës apo shpatit të malit ku ndodhej viktima e saj; mu si predhë e ardhur nga qielli apo nga ndonjë re, ku i pëlqente të fshihej ndonjëherë, vetëm para pak çaste, para sulmi.
Me asnjërin nga shpendët e qiellit dhe as banorët e pyllit nuk kishte miqësi. Pa asnjë mëdyshje, as edhe me njerëzit poshtë. Kur e donte puna afrohej atje ku donte dhe, sapo nuk kishte më interesa, largohej drejt lartësirave të saja që nuk i arrinte askush dhe që aq i dëshironin miqtë e saj të rinj, të cilët ajo i kishte vetëm për pak; nëse i kishte. Mendonte se nuk i duhej miqësia me askënd; çfarëdo që të dëshironte, e arrinte vetëm vetë, pa nevojën e askujt. I mjaftonin sytë prej shqiponje për të pikasur, sqepi i fortë për të rrëmbyer dhe krahët e fortë për t’u larguar me të shpejtë shigjetave dhe plumbave. Plumbave... Ajo ishte kaq e bukur, saqë fshatarëve gjuetarë, të cilëve ajo u kish bërë keq duke iu rrëmbyer, iu dridhej dora dhe nuk kishin shpirt për të qëlluar mbi ‘të; për të qëlluar në shenjë. Mirëpo, edhe kjo sovrane e fortë dhe që përbuzte gjithçka poshtë krahëve të saj, ra një ditë viktimë. Viktimë e dashurisë....
Që nga lartësirat ku po fluturonte, mes tërë atyre shtresëzimeve ajrore, ajo pikasi një ferishte pëllumbi. Nëna e tij e kishte lënë vetëm dhe ai kishte rënë nga foleja e tij mbi lëndinë. Pëllumbi me pak push në vend të krahëve e hapte gojën mes barit të blertë plot lule vjollca. Siç dukej donte të hante diçka a të pinte pakëz ujë. Ndërkohë drejt ferishtes po afrohej një mace; një mace e fortë. Ajo po afrohej me hapa të ngadaltë si prej tigri për t’iu vërvitur përsipër, siç vërvitet tigri, por… Ndjeju në kokë një goditje të tmerrshme. Koka iu nda në dy copa dhe ra pikë gjallë mbi bar. Pas goditjes vdekjeprurëse, shqiponja, e mori me kujdes pëllumbin e vogël, e vuri te foleja e tij dhe, si gjeti për pesë minuta ushqim, të cilin ia ofruan duke qeshur me zor qeniet e livadhit, e ushqeu me sqepin e saj. Dhe u largua. Në muzg, erdhi nëna e pëllumbit,e bukur si biri i saj dhe me sqepin plot me ushqime. Vogëlushi i tregoi se ia kishte shpëtuar jetën shqiponja dhe se ajo e kishte ushqyer. Të nesërmen, në të njëjtën orë, kur nëna e pëllumbit qe larguar sërish, nga qielli, duke zënë diellin me krahët e saj të mëdhenj dhe me pendët e mprehta e të shndritshme si thika, erdhi shqiponja. I solli ushqim shumë, ia rregulloi folenë më të fortë e më të bukur dhe, si e ushqeu me sqepin e saj, u largua. Kështu bëri dhe të nesërmen. Edhe një ditë më vonë. Atë ditë, ndërsa po largohej nga pëllumbthi i saj, nga dashuria e saj, ajo pikasi pëllumbeshën. Nëna u tremb. U tremb nga që iu zu delli, nga fërfëritja e tmerrshme e krahëve dhe nga sytë e mrekullueshëm blu që I kallën datën. Ajo mori të largohej, por shqiponja e mbërtheu me të shpejtë. Ajo e mbajti një çast mes kthetrave, e pa me përbuzje dhe e mori vendimin brenda një të qindëshes së sekondës – e lëshoi pa i bërë asgjë, megjithëse e kishte kapur uria. Pëllumbesha nënë, atë ditë, shpëtoi pa u kollofitur nga dashuria e dikujt për dikë. Nga dashuria e përbindëshit të bukur të qiellit.
Erdhi një ditë dhe pëllumbi i vogël u rrit, u bë i madh, dhe me krahët e bardhë si prej luleqershisë, bëri fluturimin e parë anembanë qiellit. E bëri duke iu gëzuar gjelbërimit dhe duke kërkuar miqësi me ndonjë pëllumbeshë. Atë ditë shqiponja u nda nga dashuria e saj dhe u ngjit sërish lartësirave; atje, mes reve, mes krepave të pabanuar, duke e patur frikë të gjithë, duke mos patur nevojë për askënd dhe duke rrëmbyer me guxim dhe mjeshtëri gjithçka i duhej, sa herë që i tekej apo kishte nevojë. Ajo dashuri, e vetmja e jetës së saj, tanimë nuk ishte më. As që kujtohej për të. Mbase edhe kujtohej, por për shqiponjën ishte diçka e kaluar, sikurse dashuria që kishte patur dikur për nënën e saj që kishte kohë që nuk rronte më. Mirëpo një ditë…. Shqiponja nga lartësirat e një reje, pikasi një skenë të tmerrshme. Një grup gjuetarësh kishin ndezur një zjarr dhe donin të piqnin një pëllumb që ende ishte i gjallë. Pëllumbi ishte pikërisht ai. Nëna e tij sillej përqark gjuetarëve sa të këpuste shpirtin, ndërsa zagarët përpiqeshin ta kapnin me të kërcyer dhe duke lehur me forcë. Mirëpo, kur njëri nga gjuetarët i lëshoi një shigjetë që desh e shpoi mes shpatullave prej krahësh, pëllumbesha nënë u frikësua aq, sa u tmerrua. Zuri një qoshe dhe po qante ndërsa shikonte se si përpëlitej para pjekjes së gjallë biri i saj i dashur, i bukur, i vetëm, i pambrojtur dhe që donin ta hanin të gjithë përqark.. Pëllumbat e tjerë po vështronin më larg. Ata lotonin që të gjithë. U vinte shumë keq për shokun e tyre që do t’ia merrnin jetën pas pak duke pjekur të gjallë. Disa pëllumba shkuan dhe iu lutën me të qarë dy ujqërve që, aman, të shkonin dhe të shpëtonin nga duart e gjuetarëve shokun e tyre më të bukur. Edhe ujqërit patën frikë; iu frikësuan zjarrit bubulak. Nuk e çanin kokën për hir të burrërisë ujkore, as nga të lehurat e zagarëve dhe as nga plumbat që mbanin në brez gjuetarët. Po zjarrit bubulak, po, atij iu trembën. Ndërsa gjuetarët këndonin dhe pëllumbi përpëlitej; ndërsa kafshët e pyllit përloteshin sipas mënyrës së tyre për fatin e mikut të tyre që pas pak nuk do të ishte më por do të përfundonte i shpuar tejetej nga një hell përmbi zjarr, papritur… Që nga lartësirat, u sul si plumb me krahët e mbledhura shqiponja. U sul mes flakëve, mes gjuetarëve dhe, duke përplasur krahët e saj në mënyrë të tmerrshme dhe ua rrëmbej nga duart ferishten që kishte rritur ajo. Ua rrëmbeu, duke i qëlluar të gjithë më krahët e fortë . Ndërsa po largohej përpjetë, njëri nga gjuetarët e mori veten. Dhe e qëlloi sovranen e qiellit të rënë në dashuri, me një plumb të vetëm. Kur e pa se tanimë i kishte ardhur fundi, se do të binte përdhe dhe mu mbi zjarrin e gjuetarëve, shqiponja e lëshoi pëllumbin drejt qiellit. Ai ishte çasti i rrahjes së fundit të zemrës së saj…

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...