Në se koha moderne ka sjellë shumë ndryshime, duket se dyshimi dhe nënvleftësimi për vlerën e etikës si shkencë apo si tërësi e parimeve të jetës morale, është një nga gjërat më të dukshme dhe të debatueshme, që është e lidhur me situatën sociale dhe esencën e ndryshimeve të thella morale që kanë ndodhur në shoqërinë tonë. Sfida e madhe e shoqërisë por dhe e individëve është që të kuptojnë se çfarë duhet bërë, çfarë duhet ndryshuar në etikën dhe deontologjinë e kohës si kusht për të përshtatur shoqërinë dhe njeriun tonë etikisht me kohën,
me kërkesat dhe imperativat e ndryshuara në shoqërinë shqiptare. Kjo ide duket që është e vështirë pse nuk është kaq e thjeshtë dhe ndryshimet e parimeve morale të jetës sociale dhe personale nuk përbëjnë procesin pasiv dhe linear të adoptimit me kërkesat e reja të jetës sociale dhe të etikës personale. Në të vërtetë ndihet e fortë në ditët tona nevoja e shoqërisë për të gjetur rrugën e duhur të adoptimit midis normave morale të trashëguara nga e kaluara dhe kërkesave morale të kohës modern. Ky është një proces i thellë i “angazhimit etik” të shoqërisë dhe të individit, për të realizuar atë kompatibilitet social dhe personal që i duhet kohës sonë, që i duhet personalisht njeriut, shoqërisë shqiptare, procesit të përshtatjes dialektike me kërkesat e qytetërimit bashkëkohor.Që të ndërtojmë një shoqëri etikisht të mirë do të thotë që së pari të vëmë në lëvizje shtetin, shoqërinë civile, median, familjen, shkollën, komunitetin, në mënyrë që të krijojmë atë situate, që kërkon së pari përmirësim të standardeve etike të sjelljes sociale, për të përcaktuar disa parime të reja etike të sjelljes së përbashkët dhe mbi të cilat pastaj të krijojmë racionalitetin social dhe bindjen individuale për atë sasi parimesh etike që janë të nevojshme dhe të domosdoshme për t’u zbatuar në mënyrë konsensuale në shoqërinë tonë. Që ne kemi nevojë urgjente që të kemi në jetën tonë disa parime etike të përbashkëta, si kusht ekzistencial që të na ndihmojmë të kemi një sjelljeje të unifikuar me standarde qytetare. Për këtë detyrë dhe imperative social të jetës sonë me sa duket sot askush nuk ka dyshim. Shqetësimi në këtë aspekt tashmë është bërë i qartë, evident, imperativ. Por ajo që na shqetëson, është fakti se nuk po gjejmë rrugën se si mund të ndërtohen këto parime morale, konsensualisht të përbashkëta, si mund t’i bëjmë ato parime universale të sjelljes empirike, dhe mbi të gjitha kush mund të bëjë vlerësimin e tyre.Në të gjithë kohërat ka qenë dhe mbetet i patundur koncepti që shoqëria njerëzore ka nevojë të ketë disa parime të përbashkëta etike, që nuk janë të shenjta, të përjetshme, të pandryshueshme, por që janë sidoqoftë parime që ndihmojnë në procesin e ndërlikuar të vetëpërsosjes morale të shoqërisë dhe të individit.Në fund të fundit, tashmë duket qartë se ne kemi nevojë për disa parime morale të përbashkëta që duhet të zbatohen në familje, në shkollë, në komunitet dhe jetën publike, që na lejojnë që të ndihmojnë të rindërtojmë moralitetin e shoqërisë dhe procesin e puqjes së tyre me kërkesat e qenies njerëzore të kohës sonë. Natyrisht në situatën në të cilën gjendet shoqëria shqiptare, rregullimi i çështjeve të etikës sociale dhe të sjelljes individuale, nuk është proces i lehtë. Ca më pak proces nuk mund të jetë i imponuar nga larg, me natyrë burokratike apo karakter skolaresk. Përkundrazi tashmë jemi shoqërisht dhe individualisht në një situatë delikate në të cilën kemi problem etike dhe dilema morale të thella, shumica e të cilave nuk janë fare empirike por me natyrë të thellë konceptuale dhe etike. Kjo do të thotë se ende nuk jemi të qartë se çfarë duhet, që ta bëjmë shoqërinë dhe njeriun etikisht më të mirë, si duhet ta bëjmë dhe kush duhet ta bëjë këtë detyrë. Nuk është rastësi fakti që momentalisht jemi në këtë situatë të paqartësive dhe të amullisë morale.Natyrisht nuk kish si mund të mos ndodhte kjo situatë, pas atij procesi apokaliptik të përmbysjes së rrëmujshme të jetës dhe rrëzimit kaotik të parimeve të vjetra morale që sunduan në një epoke gjysmë shekullore, të zhvillimit të një jete morale të alambikuar dhe të aliazhaur vetëm me parimet e traditës, kulturës, ideologjisë sunduese. Tani shoqëria dhe njerëzit tanë janë në një situatë etike të vështirë. Ne jemi momentalisht në një situatë të vështirë, nga që nuk kemi besim se nga duhet ta fillojmë procesin e rregullimit apo të vetërregullimit moral të shoqërisë tonë moderne, procesin e rindërtimit të sjelljes së njeriut që është moralisht të hallakatur. Kjo do të thotë se tashmë jemi në një vakum etik ekzistencial, se ndodhemi përballë një situate skepticizmi etik, të paqartë për mundësitë që ka shoqëria dhe njerëzit tanë që të mund të bëhen më të mirë moralisht sot dhe në të ardhmen. Ndaj edhe diskutimi për problemet e etikës sociale dhe normave të sjelljes individuale duket si një angazhim social i vështirë, nganjëherë i pamundur që të realizohet.
Tani që janë shpërbërë përfundimisht “themelet” e etikës dhe moralit tonë të së kaluarës, duket se jemi në situatën që njerëzit janë të turbulluar nga që nuk dinë se nga duhet ta fillojnë diskutimin, nga duhet të nisen për të ndryshuar rendin e gjërave etike, mënyrën e ndërtimit të marrëdhënieve sociale dhe individuale të njerëzve tanë. Jemi në një situatë të “vakumit0 etik”, sepse duket sikur na mungojnë të tërë aksesorët me të cilët ndërtohet jeta etike, instrumentet me të cilat ndërtohen “parimet morale”, dhe pa të cilat nuk unifikohet “sistemi i vlerave” etike si bazë për rregullimin e situatës sociale. Nga ana tjetër, nuk jemi shumë të qartë se çfarë duhet të marrim si vlerë nga “prejardhja morale”. A ka aty gjëra që ja vlejnë të trashëgohen në epokën moderne, apo gjithçka duhet filluar duke u nisur nga e para, në betejën për të ndërtuar “themelet morale” të kohës moderne?Është e natyrshme që në shoqërinë tone pas përmbysjes së madhe të vitit 1990, edhe në sferën e jetës morale do të shfaqej një situatë e thellë e shpërthimit të “nihilizmit moral”, nga që për gjysëm shekulli njohëm, mësuam dhe pranuam si parime morale ca dogma antihumane, që jo vetëm nuk e ndihmuan njeriun dhe shoqërinë në procesin e vetëpërsosjes morale, por përkundrazi dhanë kontribute shkatërruese edhe në sistemin e vlerave të trashëguara të shoqërisë dhe të nëpërkëmbjes banale të dinjitetit të njeriut.Në të vërtetë në këto dy dekada për shumë shkaqe të njohura dhe të panjohura ne kemi kaluar një situatë të thellë të nihilizmit moral, dhe ky është një nga shkaqet që mund të shërbejë si argument, për të justifikuar deri në një farë mase natyrën e sotme të sjelljeve moralisht kaotike që ka mbuluar realitetin tonë social.Por besoj se “nihilizmi moral” nuk mund të veprojë duke qenë vetëm me një kah, apo vetëm me anën destruktive të tij. Sepse nga njëra anë në shoqërinë tonë tani është e vështirë të gjenden qoftë edhe mbeturinat e moralit komunist, e cili është pothuaj destruktuar plotësisht në këto dy dekada të jetës demokratike. Ndërkaq, duket se nihilizmi moral po vazhdon gjatë të ndikojë në jetën e shoqërisë shqiptare, me anën e vet negative dhe destruktive. Filozofi i njohur Fridrih Nice, ky ikonoklast i moralit dogmatik ka patur të drejtë besoj, kur ndërsa idolatrizonte nihilizmin moral, apo e përbuzte praninë e rregullave morale të vendosura nga “lart” mbi shoqërinë dhe njeriun, ishte i bindur se duhet një proces i “nihilizmit aktiv”, si mundësi që mbi “gërmallat” e moralit të përmbysur të ngrihet moral human.Besoj se jemi në kohën kur duhet të angazhohemi të gjithë, për të filluar një “histori tjetër” për moralin dhe mënyrën e komportimit social të njerëzve tanë në kohën e sotme. Shpërbërja e parimeve, modeleve dhe moduleve të etikës sonë të vjetër, nuk është argument që ne të jetojmë në një “shkretëtirë etike” të frikshme. Kemi nevojë padyshim të ngutshme, për të ndërtuar jo një moral të madh metafizik, dogmatik, impersonal, por për të kristalizuar një këndvështrim etik qytetar të kultivuar dhe të kulturuar. Kjo do të thotë që duhet të ndërtojmë konsensualisht si qytetarë, atë “hierarki vlerash” që i duhen shoqërisë tonë dhe që duhen zbatuar në rrugë natyrale. Unë besoj se në rrugën për përsosjen etike të shoqërisë, për rregullimin e kodit të ri të sjelljes së qytetëruar, është duke na penguar jo vetëm nihilizmi total i vlerave dhe traditës sonë, por edhe një lloj ekzibicioni etik modernist, që shfaqet në nuancat e theksuara të një “përulje konsensuale”, të zgjerimit të situatës së pranimit të çdo gjëje që “është e re”, qofshin këto edhe disa shëmtira antihumane të qytetërimit të sotëm që në shumë aspekte është problematik.Unë besoj se në ndryshimin dhe përmirësimin e jetës dhe parametrave etikë të shoqërisë sonë, është e nevojshme që etikisht të shikojmë përpara, qoftë edhe ashtu si thotë filozofi i kohës sonë Gianni Vattimo, duke hedhur një “hap prapa”, duke u larguar nga improvizimet dhe përuljet morale që sjell situata e ditës. Mbase duhet të krijojmë kushtet që njerëzit të binden se në jetën morale, jo çdo gjë fillohet nga e para, nga një terren moral që të jetë “tabula rasa”. Në këtë kontekst, nihilizmi etik nuk është në çdo rast zgjidhja e duhur, as mënyra që të ndihmon të gjesh “rrugën e duhur”. Kjo ka bërë që në shoqërinë tonë të shfaqet një stepje morale, aq sat ë duket sikur po triumfon sulmi radikal i nihilizmit dhe relativizmit moral, që po e dëmtojnë rëndë situatën morale në shoqërinë shqiptare. Debati midis relativistëve dhe atyre që pranojnë nevojën e parimeve universale fillestare etike, si vlera të qëndrueshme, si bazë e moralit dhe e qytetërimit modern, tashmë është fare i hapur në shoqërinë tonë.Është koha kur me sa duket, jo por më shumë vetë individët duhet të jenë përgjegjës për zgjedhjet dhe zgjidhjet tona të problemeve morale. Në mendimin modern etik dhe sociologjik ka filluar të zbehet ideja që i jep prioritet zgjidhjeve dhe zgjedhjeve etike sociale, veprimeve të përbashkëta të “turmës morale”. Tani ka filluar të reduktohet besimi në ndikimet e mëdha morale, nga që me sa duket procesi i zhvillimit dhe përsosjes etike të njeriut, ka për të qenë më shumë një proces i vetëpërsosjes etike vetjake. Në shoqërinë e hapur është vështirë të kodifikosh deri në fund “nomenklaturën etike”, të definosh tipologjitë e sjelljeve morale të njeriut modern. Sot në mënyrë të natyrshme është zgjeruar gama konceptuale e “kornizës morale” dhe e njeriut të moralshëm, sepse janë duke u zgjeruar konturet e jetës morale, mënyrat e intereferimit të moralit social dhe moduleve të sjelljes personale.
Agjencioni floripress.blogspot.com
2011/02/19
2011/02/18
Ndërrimi i kombësisë, Dule kundër Spahiut
Reagimi
Kryetari i PBDNJ-së, Vangjel Dule, mendon se nuk i takon nënkryetarit të KLD-së të merret me çështjen e regjistrimit të popullsisë. “Institucioni i KLD-së, në devijim të qartë nga kompetencat dhe detyrimet kushtetuese, keqpërdoret nga nënkryetari i tij, duke ndikuar në debate që nuk kanë asnjë lidhje me funksionet e tij kushtetuese”, deklaroi dje Dule. Ai i drejtohet kreut të KLD-së, Presidentit Bamir Topi për ta frenuar nënkryetarin Spahiu.“Shqiptarët janë minoritet në jug”
Statistikat greke të vitit 1913 shpërndahen në fshatra në prag të regjistrimit
Ndezja e debatit të konvertimeve nga shqiptarë në grekë të bëra në jugun e Shqipërisë me vendime gjyqësore, ka bërë që këto ditë të dalë e të rivihet në qarkullim një libërth i gati 100 viteve më parë.
Ai u ofrohet shqiptarëve, sidomos banorëve të fshatrave ortodoksë të një radhe fshatrash të jugut shqiptar, me një kontekst të qartë, që të njohin të kaluarën e tyre në vështrim të "kombësisë greke" që kanë pasur, duke mbajtur si kriter besimin fetar.
“Grekët, shumicë në Jug”
Libri, botim i vitit 1919, është hedhur jo rastësisht në qarkullim këto ditë, por për t’i shërbyer idesë dhe kriterit të regjistrimit të popullsisë mbi bazën e vetëdeklarimit të përkatësisë etnike dhe fesë.
Këto ditë, ky botim është shumëfishuar disa herë dhe është shpërndarë në formë trakti, për të rënë në sa më shumë duar të njerëzve me besim ortodoks e kombësi shqiptare, që të "ndërgjegjësohen" për origjinën e tyre greke dhe të kërkojnë të regjistrohen si të tillë.
Libri i përngjan një harte etnike, në dy gjuhë, greqisht e frëngjisht. E ky shërben edhe si titull i tij "Statistika etnografike e Epirit të Veriut", në të cilën gjejnë veten fshatrat e tri kazave të vitit 1913 në të ashtuquajturin Epir i Veriut.
Në mënyrë analitike dhe të detajuar, listohen fshatrat e banorët e tyre për çdo frymë, duke i kategorizuar në grekë dhe shqiptarë. Sipas këtij botimi, Epiri i Veriut përbëhet nga administrata e Korçës, Gjirokastrës dhe nga një pjesë e administratës së Janinës.
Administrata ose kazaja e Korçës shihet e përbërë edhe nga Starova e Kolonja, ndërsa kazaja e Gjirokastrës e përbërë edhe nga pesë nënkaza, si ajo e Delvinës, Himarës, Leskovikut, Përmetit e Tepelenës.
Kurse nga kazaja e Janinës regjistrimi përfshin vetëm Pogonin dhe Filatin. Regjistrimi etnik është kryer në 569 fshatrat e këtyre tri kazave ose për 228 mijë e 422 banorë.
Sipas statistikës greke, që publikohet si botim i Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë greke, posaçërisht i sektorit të çështjeve të jashtme, rezulton që 116 mijë e 888 banorë i përkasin kategorisë "grekë" dhe vetëm 111 mijë e 534 banorë kategorisë "shqiptarë".
Botimi
Botimi ka pamjen e një broshure të vogël, gati një libër xhepi. Ai përfundon me shënimin që sqaron se “fshatrat, përpara emrave të të cilëve është vënë një yll, i përkasin brezit të hartës nga Veriu dhe janë me superioritet numerik të shqiptarëve".
Libri në fjalë është shtypur në Selanik në vitin 1919 dhe të dhënat janë marrë nga arkivi i Vangjel Llazos, i botimeve "Dodoni". Broshura mbyllet me mbishkrimin për çmimin, që ka qenë 2 dhrahmi e po kaq edhe franga franceze.
Ndezja e debatit të konvertimeve nga shqiptarë në grekë të bëra në jugun e Shqipërisë me vendime gjyqësore, ka bërë që këto ditë të dalë e të rivihet në qarkullim një libërth i gati 100 viteve më parë.
Ai u ofrohet shqiptarëve, sidomos banorëve të fshatrave ortodoksë të një radhe fshatrash të jugut shqiptar, me një kontekst të qartë, që të njohin të kaluarën e tyre në vështrim të "kombësisë greke" që kanë pasur, duke mbajtur si kriter besimin fetar.
“Grekët, shumicë në Jug”
Libri, botim i vitit 1919, është hedhur jo rastësisht në qarkullim këto ditë, por për t’i shërbyer idesë dhe kriterit të regjistrimit të popullsisë mbi bazën e vetëdeklarimit të përkatësisë etnike dhe fesë.
Këto ditë, ky botim është shumëfishuar disa herë dhe është shpërndarë në formë trakti, për të rënë në sa më shumë duar të njerëzve me besim ortodoks e kombësi shqiptare, që të "ndërgjegjësohen" për origjinën e tyre greke dhe të kërkojnë të regjistrohen si të tillë.
Libri i përngjan një harte etnike, në dy gjuhë, greqisht e frëngjisht. E ky shërben edhe si titull i tij "Statistika etnografike e Epirit të Veriut", në të cilën gjejnë veten fshatrat e tri kazave të vitit 1913 në të ashtuquajturin Epir i Veriut.
Në mënyrë analitike dhe të detajuar, listohen fshatrat e banorët e tyre për çdo frymë, duke i kategorizuar në grekë dhe shqiptarë. Sipas këtij botimi, Epiri i Veriut përbëhet nga administrata e Korçës, Gjirokastrës dhe nga një pjesë e administratës së Janinës.
Administrata ose kazaja e Korçës shihet e përbërë edhe nga Starova e Kolonja, ndërsa kazaja e Gjirokastrës e përbërë edhe nga pesë nënkaza, si ajo e Delvinës, Himarës, Leskovikut, Përmetit e Tepelenës.
Kurse nga kazaja e Janinës regjistrimi përfshin vetëm Pogonin dhe Filatin. Regjistrimi etnik është kryer në 569 fshatrat e këtyre tri kazave ose për 228 mijë e 422 banorë.
Sipas statistikës greke, që publikohet si botim i Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë greke, posaçërisht i sektorit të çështjeve të jashtme, rezulton që 116 mijë e 888 banorë i përkasin kategorisë "grekë" dhe vetëm 111 mijë e 534 banorë kategorisë "shqiptarë".
Botimi
Botimi ka pamjen e një broshure të vogël, gati një libër xhepi. Ai përfundon me shënimin që sqaron se “fshatrat, përpara emrave të të cilëve është vënë një yll, i përkasin brezit të hartës nga Veriu dhe janë me superioritet numerik të shqiptarëve".
Libri në fjalë është shtypur në Selanik në vitin 1919 dhe të dhënat janë marrë nga arkivi i Vangjel Llazos, i botimeve "Dodoni". Broshura mbyllet me mbishkrimin për çmimin, që ka qenë 2 dhrahmi e po kaq edhe franga franceze.
Ambasada e SHBA-së këshillon qytetarët: Qëndroni larg mitingut të PD-së
Diplomacia e huaj paralajmëron qytetarët të shmangin tubimet politike të PS dhe PD-së
Protestat në Tiranë dhe rrethe kanë detyruar trupin e huaj diplomatik në Tiranë të njoftojnë shtetasit e tyre duke u përcjellë mesazhin që të tregohen të kujdesshëm gjatë ditëve të demonstratave. Disa përfaqësi diplomatike i kanë publikuar këshillat për shtetasit e tyre në Tiranë në faqen online të internetit. Ambasada britanike në Tiranë nëpërmjet një njoftimi ka publikuar këshilla për shtetasit e saj për “të qenë të kujdesshëm në udhëtimet e tyre në Tiranë dhe qytete të tjera për t’i koordinuar dhe për të kufizuar udhëtimet e panevojshme”. Nga ana tjetër, ambasada amerikane u ka dërguar këshilla dje shtetasve të saj në Shqipëri që të kenë kujdes për zhvillimet e dy tubimeve politike, më datë 18 shkurt të opozitës dhe më 20 shkurt të Partisë Demokratike. Në njoftimin e ambasadës amerikane bëhet e ditur se “Partia Demokratike ka njoftuar zhvillimin e një tubimi politik ditën e diel në 20 shkurt. Ambasada amerikane nuk ka informacione specifike për protestën e propozuar”. Në këtë njoftim specifikohet se më parë tubime të tilla të mëdha publike kanë prekur të gjitha arteriet kryesore të zonave kyç të kryeqytetit, Kuvendit, Kryeministrisë dhe bulevardit kryesor “Dëshmorët e Kombit”. Shmangia e frekuentimit të këtyre zonave dhe kufizimi i të gjitha udhëtimeve të panevojshme gjatë protestave është këshilla që ambasada amerikane ofron gjatë kësaj fundjave. Ambasada amerikane ka paralajmëruar qytetarët amerikanë të kenë kujdes ditën e sotme kur Partia Socialiste ka organizuar mbajtjen e një proteste. Sipas selisë diplomatike, ka informacione që protesta mund të zgjasë për disa ditë. Ajo u ka bërë thirrje qytetarëve të saj që të evitojnë vendet ku do të zhvillohet demonstrata dhe të jenë gjithnjë në kontakt me njoftimet që publikohen në media dhe në faqen e saj zyrtare. “Partia Socialiste ka lajmëruar mbajtjen e një demonstrimi të gjerë publik në qytetin e Tiranës, pasditen e 18 shkurtit. Ambasada nuk ka asnjë informacion specifik për vendin ku ajo do të mbahet… Ka informacione që demonstrata e nesërme mund të zgjasë për disa ditë… Kujtojmë shtetasit amerikanë që edhe pse demonstrata synohet të jetë paqësore, mund të kthehet e dhunshme dhe e paparashikueshme. Duhet ta evitoni atë, sa më shumë të jetë e mundur”, është specifikuar në njoftimin e parë të ambasadës. Nëpërmjet një deklarate për shtyp, ambasada amerikane ka përcjellë këshilla për shtetasit e saj edhe për tubimin politik që parashikohet të mbajë Partia Demokratike më 20 shkurt. Në njoftimin e ambasadës amerikane specifikohet se edhe pse përflitet për demonstrata paqësore në Tiranë, një demonstrim i 21 janarit ishte i dhunshëm dhe rezultoi me vdekjen e katër personave dhe shumë lëndime, përfshirë edhe Policinë e Shtetit. Ambasada bën thirrje për qytetarët e SHBA-së se edhe demonstratat paqësore mund të kthehen në dhunë të paparashikueshme. Për këtë arsye, ambasada e SHBA-së në Tiranë këshillon shtetasit e saj të shmangin këto demonstrata nëse është e mundshme. “Demonstratat në qytet kanë potencial që të çojnë në mitingje të tjera publike edhe në vendet e tjera në të gjithë vendin”, thuhet në njoftimin e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë.Nga Artur Nushi I : I mashtronin , duke u premtuar punsim si agjent të interpolit ..
Të mashtruarit pasi paguanin nga 50 deri në 2.000 euro emëroheshin agjentë të Interpol-it dhe prisnin të merrnin detyrat sekrete.
Prokuroria disponon mes provave materiale një listë për dy të akuzuarit Fatmir Fllaka, 56 vjec dhe Ardiana Ura 26 vjece, të arrestuar pas zbulimit të një skeme mashtrimi me emrin e Interopol-it dhe një italiani të quajtur Romulio Berlusconi, të cilin dy mashtrues e prezantonin si vëllain e kryeministrit italian.Mes provave është edhe një firmë e lëshuar nga Romulo Berlusconi, dokument ky që u tregohej viktimave të kësaj skeme në mënyre që t’i bindnin për besueshmërinë e projektit.

Të mashtruarit pasi paguanin nga 50 deri në 2.000 euro emëroheshin agjentë të Interpol-it dhe prisnin të merrnin detyrat sekrete.
Përmes kësaj skeme, dy mashtrues, të cilëit kishin hapur madje edhe një zyrë në qendër të Tiranës, kishim mashtruar të paktën 150 persona.
Adriana Ura është vetëm me shtatë klasë shkollë e me banim në një nga zonat më të varfëra në Tiranë, në breg të lumit.
E pandehura pretendon në gjykatë se edhe vetë ajo është mashtruar, duke u përdorur për të shpërndarë kartat, ndonëse quhej fillimisht nëndrejtoreshë dhe më pas edhe drejtoreshë e Interpol.
“Në lidhje me këtë pikë sqarojmë se kjo shtetase ka vepruar në këtë mënyrë pasi ka menduar se është punësuar me të vërtetë në një strukturë shtetërore”, ka deklaruar avokati i saj Agron Bajari.
Por edhe i pandehuri tjetër, ish-agjent i shërbimit sekret, u mbrojt nga avokatja e tij me të njëjtin pretendim, se është mashtruar nga persona të tjerë të cilët e kanë punësuar. Por aksush nuk ka thënë se cili ishte shefi i vërtet i Interpol-it fantazmë.
“Ashtu si të tjerët, ai kishte dhënë një sasi eurosh për punësim dhe i është dhënë karta e Interpol-it me firmën e drejtorit”, ka thënë avokatja Violeta Veshi.
Prokurori i ka kërkuar gjykatës 7 vjet burg për të akuzuarit, pavarësisht se nuk ka zbardhur rolin e disa emrave të tjerë, qe vetë të akuzuarit i raportojnë si rekrutuesit e tyre.
Fotografia dhe gjeneralitetet e një prej këtyre personave ndodhen në dosjen e prokurorisë, por që asnjëherë nuk u arrit të bihej në gjurmët e tij.
Mashtrimi doli në skenë kur një prej agjentëve të emëruar prej tyre e përdori kartën e agjentiti për të kaluar pa radhë në doganën e Morinit, në Kosovë.
**************
Gazeta C
Prokuroria disponon mes provave materiale një listë për dy të akuzuarit Fatmir Fllaka, 56 vjec dhe Ardiana Ura 26 vjece, të arrestuar pas zbulimit të një skeme mashtrimi me emrin e Interopol-it dhe një italiani të quajtur Romulio Berlusconi, të cilin dy mashtrues e prezantonin si vëllain e kryeministrit italian.Mes provave është edhe një firmë e lëshuar nga Romulo Berlusconi, dokument ky që u tregohej viktimave të kësaj skeme në mënyre që t’i bindnin për besueshmërinë e projektit.
Të mashtruarit pasi paguanin nga 50 deri në 2.000 euro emëroheshin agjentë të Interpol-it dhe prisnin të merrnin detyrat sekrete.
Përmes kësaj skeme, dy mashtrues, të cilëit kishin hapur madje edhe një zyrë në qendër të Tiranës, kishim mashtruar të paktën 150 persona.
Adriana Ura është vetëm me shtatë klasë shkollë e me banim në një nga zonat më të varfëra në Tiranë, në breg të lumit.
E pandehura pretendon në gjykatë se edhe vetë ajo është mashtruar, duke u përdorur për të shpërndarë kartat, ndonëse quhej fillimisht nëndrejtoreshë dhe më pas edhe drejtoreshë e Interpol.
“Në lidhje me këtë pikë sqarojmë se kjo shtetase ka vepruar në këtë mënyrë pasi ka menduar se është punësuar me të vërtetë në një strukturë shtetërore”, ka deklaruar avokati i saj Agron Bajari.
Por edhe i pandehuri tjetër, ish-agjent i shërbimit sekret, u mbrojt nga avokatja e tij me të njëjtin pretendim, se është mashtruar nga persona të tjerë të cilët e kanë punësuar. Por aksush nuk ka thënë se cili ishte shefi i vërtet i Interpol-it fantazmë.
“Ashtu si të tjerët, ai kishte dhënë një sasi eurosh për punësim dhe i është dhënë karta e Interpol-it me firmën e drejtorit”, ka thënë avokatja Violeta Veshi.
Prokurori i ka kërkuar gjykatës 7 vjet burg për të akuzuarit, pavarësisht se nuk ka zbardhur rolin e disa emrave të tjerë, qe vetë të akuzuarit i raportojnë si rekrutuesit e tyre.
Fotografia dhe gjeneralitetet e një prej këtyre personave ndodhen në dosjen e prokurorisë, por që asnjëherë nuk u arrit të bihej në gjurmët e tij.
Mashtrimi doli në skenë kur një prej agjentëve të emëruar prej tyre e përdori kartën e agjentiti për të kaluar pa radhë në doganën e Morinit, në Kosovë.
**************
Gazeta C
Vanga , parashikoi Luftën e Tretë Botërore ..Megjithse e vdekur në 1996 , ajo kishte parashikuar ,nentorin 2010 , si fillim i shenjave të para ..
Vanga , parashikuesja e famshme bullgare , ka parashikuar se në 2010 , do të ketë një[ lufte të tretë botërore ..Shenjat i dha incidenti në Kore ???Pasi që Koreja e Veriut hodhi disa granata në ishullin Yeonpyeng të Koresë së Jugut, shumë njerëz besojnë në parashikimin e Vangas, bullgares e cila kishte parashikuar shpërthimin e luftës botërore në nëntor të vitit 2010.
Vangelia Pandeva Dimitrova, e njohur si Vanga u bë e famshme në Bullgari , por edhe në mbarë botën me parashikimet e saj të sakta. Vanga e verbër vdiq më 1996, megjithatë emri i saj edhe sot përmendet shpesh, ndërsa shumica e krahasojnë atë me Nostradamusin e famshëm.
Që më 1980, Vanga kishte parashikuar se në gusht të vitit 1999 ose në fillim të vitit 2000 Kursk do të mbulohej nga uji dhe e tërë bota do të qante më pas.
Natyrisht, parashikimi i saj atëbotë nuk kishte kuptim. Shumë besuan se ajo po fliste për qytetin Kursk dhe se qyteti nuk mund dhe nuk do të mbytej nga uji. Por parashikimi i saj u përmbush, nëndetësja nukleare ruse e quajtur Kursk u fundos.
Vangelia parashikoi edhe sulmin në Qendrën Botërore Tregtare më 11 shtator 2001, duke thënë se binjakët amerikanë do të bien pas sulmit të zogjve prej çeliku.
Po ashtu Vanga, parashikoi edhe Luftën e Dytë Botërore dhe vdekjen e Princeshës Diana. Flitet se atë e kishte vizituar edhe vetë Hitleri, të cilit ajo ia kishte parashikuar fundin, ndërsa me saktësi të plotë kishte parashikuar edhe vdekjen e saj më 11 gusht 1996.
Por ajo që frikësoi më shumë opinionin ditët e fundit është parashikimi i saj se lufta e tretë botërore do të fillojë në nëntor 2010. Fallxhesha e verbër tha se kataklizmi i tretë do të fillojë si një luftë e zakonshme, por më pas do të përdoren armët kimike dhe nukleare. Lufta e tretë botërore, sipas parashikimeve të saj do të zgjasë deri më 2014.
Vanga ka paraparë se prej vitit 2014 njerëzit do të vuajnë nga sëmundje të shumta të lëkurës, mu për shkak të luftës kimike. Ajo po ashtu paralajmëroi se më 2016 në Evropë më nuk do të ketë njerëz fare, ndërsa deri më 2018 Kina do të bëhet superfuqi e re.bota e re
Gazeta C
EDVIN KRISTAQ RAMA:Kjo s'është qeveria e shqiptarëve, ta rrëzojmë

Edvin Kristaq Rama ka bere aleancë me shtetet arabe,dhe me ortodoksinë serbo-greke qe ta destabilizoj Shqipërinë ne prag te marraveshjeve të Kosovës me Serbinë,këso lojrash kemi pasur gjithmone edhe ne kohen e Fatos Nanos pra kryesisht nga socialistet(PS). Ju kisha bërë thirrje të gjithë shqiptarëve te ndergjegjësohen dhe mos ta perzijnë Shqipërin tonë të dashur.Shqiptarët nuk duhet të krahasohen me Egjiptin ,nuk duhet te behen oaze e turbullirave të Europes,kur jemi kombi me i lashtë i saj...,thotë lexuesi anonim me emrin Sokoli.
Asnje njeri normal nuk e ka te qarte si ky Edvin Rame,eshte verbuar dhe shurdhuar: Shqiperia deri para pak vitesh ecte me gomar 2 - 3km/h,sot ecen me shpejtesi 240 km/h,deri dje nuk kishte buken e gojes sot shenon rritje 4,9%,deri dje ishte e izoluar,sot udhton kah te doje...Popull demokratike shqiptar, kudo,ngriteni zerin kunder ketij sherbetori ruso-greko-serb!Eshte koha qe tere etnia shqiptare te niset per ne Tirane dhe ta hedh ne pleh kete gjymtyre primitive antishqiptare dhe antievropiane!.
Lexuesi Dreni shkruan:
O,Ramë qeni,po ty është duke të duruar dhe toleruar Sali Berisha,që mos ti humbet gjithë ai imazh Shqipërisë,se ti në Bulevardin e Kombit nuk kishe dalë kurrë,vetëm atëherë kur kishe kaluar në arkivol për herë të fundit....
*****
Rama mbyll protestën: Berisha ka rënë, demonstratat do të vazhdojnë
Gjatë fjalës në protestën e sotme Edi Rama tha se Sali Berisha nuk është kryeministër i zgjedhur i Shqiptarëve.

“Qeveria jote ka rënë më 28 qershor. Ti po e mban dot me pushkët e ngritura nga policët e pushtetit tënd, që e mban me pahirin e Gardës, që të ruan jo nga por nga hija e frikës tënde. Luli të rri pas si zgjatim i frikës tënde, as Ilir që nuk të ndahet nga këpuca prej po asaj frike”, tha Rama duke iu drejtuar Berishës.
Ai theksoi se kjo frikë sipas Ramës e ka futur kryeministrin në konflikt me presidentin që e ka zgjedhur vetë, prokuroren e Përgjithshme që e ka zgjedhur vetë.
“SHBA dhe BE mbështesin Shqipërinë, duan që shqiptarët të bëjnë përpara, ata janë miq e partnerë ndërkombëtare dhe jo si palë”, tha Rama.
“Të luash me deklaratat e tyre në këto kushte kur janë vrarë katër qytetarë me pushkët e pushtetit tënd, është një arsye më shumë që ti Sali, duhet të largohesh, si i pa denjë për ta përfaqësuar këtë vend para botës demokratike”, tha Rama.
“Demonstratat nuk ndalen, do të vazhdojnë, do të jenë përdite e çdo javë më të mëdha”, tha Rama. Ai tha se Berisha po mohon një gjë që nuk do të mundet ta ndalojë për shumë kohë, zgjedhjet e lira.
Të dashur qytetarë dua ta mbyll këtë demonstratë me fjalët ë njërit prej shkruesve të Kushtetutës së Amerikës: “Kush fal lirinë për sigurinë e përkohshme, nuk meriton e smund ti ketë as lirinë e sigurinë”, tha Rama.
* * * * * *
Kryetari i Partisë Socialiste akuzoi qeverinë për vrasjen e demonstruesve të pafajshëm më 21 janar. Në krevatin pranë Aleks Nikës ishte zhytur një polic i plagosur. I kishte sjellë demonstrata e 21 janarit. u vranë e plagosën me arët e Gardës shqiptarë të pafajshëm që demonstruesit kundër regjimit të kusarisë.
Policia u keqpërdor në vitin 2009 për interesa të pushtetit. Pushtetit që vodhi votat për të vjedhur Shqipërinë. Për të vazhduar për të vrarë e plagosur burra e gra të Shqipërisë.
Duke u mbrojtur me policë të veshur për shtetin e shqiptarëve të plagosur për pushtetin e kusarëve.
Rama tha se kjo qeveri turpëroi vendin më 21 janar. Aleks Nika nuk mundi të zgjohet më, ai u përzu nga jeta me forcën e pushkës së shkrepur nga shteti që duhej ti jepte punë e shpresë për familjen e tij që njësoj si tre familje të tjera shqiptarësh qan mungesën e pa ngushëllueshme të një djali të rritur me hallë e vështirësi, një shqiptari të vrarë se desh të nxirrte fëmijët e tij në një rrugë të ndriçuar.
Ata vrasin e na thonë vrasës, ky regjim vjedh e na thotë hajdutë”, tha Rama.
* * * * * *
Fiqiri Xibri, kreu i Sindikatës së Minatorëve hap fjalimin e opozitës në të cilën kërkohen zhvillimi i zgjedhjeve të parakohshme dhe vënia para përgjegjësisë së personave të përfshirë në vrasjen e katër personave në demonstratën e 21 janarit.
“Ai regjim edhe sot me të vetmen ndryshim se sot nuk kemi Enverin por Sali Berishën. Gjatë protestës në 21 janar, më goditën dhe mua, sepse po përpiqesha të shpëtoja një grua të pafajshme. Më goditën madje dhe në Spital ku nuk patën njerëzillekun të më hiqnin dhe prangat. Një regjim që ka frikë nga cadrat, është një regjim që i ka hyrë lepuri në bark”.
Ndër të tjera, Xibri ndërsa hodhi akuza ndaj kryeministrit Berisha deklaroi se tashmë është mbushur kupa. Ndërkaq, ai bëri dhe një premtin:
“Protesta në Bulevard dhe në çdo rrugë, deri në largimin e kësaj qeverie.
"Ne nuk deshëm të sjellim Saliun, por luftuam që në Shqipëri të vijë demokracia, ajo që na mohohet pikërisht nga Sali Berisha dhe korrupsioni i tij. Si diktator që është nuk rri dot pa udhëruar dordolecin që ka vënë në krye të policisë që të rrihte qytetarët e pafajshëm”, tha Xibri.
Sali Berisha nuk na tremb dot më, as mua, as minatorët. Bën mirë të kuptosh se të ka ardhur fundi. Largohu se nuk mbahet pushteti duke rrahur qytetarët. Largohu Sali Berisha se populli nuk të do më”, theksoi Xibri.
* * * * * *
Mbërrijnë deputetët e parë të cilët i bashkohen turmës së protestuesve të cilët po qarkullojnë mjaftë qetë. Ndërkaq, sot për herë të parë, do të mbahen fjalime, ndryshe nga protestat e fundit që kanë qenë të heshtura.
Bashkim Fino, Saimir Tahiri, Vasilika Hysi, Dashamir Peza, Arta Dade etj janë ndër deputetët pjesëmarrës të cilët bashkëbisedojnë me mbështetësit e opozitës të cilët janë mbledhur në vende të ndryshme.
Demonstruesit sipas PS-së do të bashkohen në sheshin “Skënderbej”, për të marshuar të gjithë bashkë drejt bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, ku pika kyçe e demonstratës do të jetë pikërisht sheshi përballë kryeministrisë, aty ku u vranë edhe katër demonstruesit e 21 janarit.
* * * * * *
Ka nisur marshimi i protestuesve të opozitës të cilët nga disa pika kryesore të kryeqytetit po drejtohen drejt bulevardit “Dëshmorët e Kombit”.
Manifestuesit të mbledhur nga disa rrethe kryesore të vendit janë grumbulluar fillimisht tek “Zogut të Zi”, Pallati me Shigjeta, Stacioni i Trenit, Rruga e Elbasanit, nga ku më pas do të drejtohen për tek sheshi midis Ministrisë së Brendshme dhe asaj të Mbrojtjes.
Prej aty ata do të nisen drejt bulevardit “Dëshmorët e Kombit” ku dhe do të mbahen fjalimet e liderëve të opozitës.
Pritet që kjo protestë të jetë e qetë dhe do të zhvillohet nën moton: “Qetësisht, por vendosmërisht”.
Kërkesat kryesore të manifestuesve janë zhvillimi i zgjedhjeve të parakohshme dhe vënia para përgjegjësisë së personave të përfshirë në vrasjen e katër personave në demonstratën e 21 janarit.
* * * * * * *
Demostrata e Opozitës, mbërrijnë protestuesit e parë
Mbërrijnë protestuesit e parë tek “Zogu i Zi” nëpërmjet autobusëve që janë në vënë në dispozicion nga drejtuesit e opozitës.
Partia Socialiste njofton se marshimi i demonstruesve do të bëhet nga “Zogu i Zi” drejt “Rrugës së Durrësit” e cila prej disa ditësh ka qenë në rikonstruksion.
Demonstrata do të nis në orën 15:30, ndonëse kanë filluar lëvizjet e para.
Partia Socialiste rikthehet me demonstratën e saj
Ashtu sic edhe ëshët thënë gjithë këto ditë, Partia Socialiste do të zhvillojë demonstratën e saj në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Ndryshe nga demontstratat e kulara, kjo e sotmja do të zhvillohet rreth 16.00 dhe mendohet se do të ketë fjalime të drejtuesve socialiste dhe të përfaqësuesve të opozitës së bashkuar.
Organizatorët kanë paralajmëruar këtë demostratë si nisjen e një vale të re përmes së cilave kërkesa e vetme ndaj kryeministrit Sali Berisha do të jenë zgjedhjet e parakohshme. Qytetarët që do të mbështesin këtë demostratë do të mblidhen nga të gjithë qytetet e vendit dhe nga pika të caktuara në kryqytet do të bashkohen në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
Tek stacioni i Trenit do të grumbullohen njësitë bashkiake 8 dhe 9, por edhe qytetarë e ardhur nga zonat veriore të vendit, të cilët në orën 13 e 30 do të nisin marshimin drejt bulevardit. Tek “Zogu i Zi” do të grumbullohen banorët e njësisë 11, por edhe qytetarët e ardhur nga Vora, Durrësi, Fushë Kruja ku përmes rrugës së Durrësit do të dalin në sheshin “Skënderbej” drejt bulevardit.
Tek stadiumi “Dinamo” do ketë disa grumbullime të njësinvë bashkiake 5 e 7 si dhe qytetarëve që do mbërrijnë nga jugu i vendit. Tek Fakulteti Filologjik do të mblidhen njësitë 1 e 2 dhe demostruesit që do të vijnë nga qytetit i Elbasanit.
Dje, Ambasada Amerikane në Tiranë përmes një njoftimi në faqen zyrtare të saj, iu bëri thirrje qytetarëve të saj të bëjnë kujdes dhe se demontsratat mund te vazhdojnë disa ditë.
F.B
Subscribe to:
Comments (Atom)
Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar
Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...
-
Genci Gora NË SHKOLLË TEK SHTRIGA Shkarko falas Begzat Rrahmani VALËT E GURRËS Shkarko falas Mehmet Bislim...
-
Akademik Prof. Kujtim Mateli Pak histori derisa nisa t ë shkruaj librin “E vërteta për Dodonën dhe Epirin” (Pjesa e parë e para...
-
Search inside image Shkruan Akademik prof.dr.Flori Bruqi, PHD Search inside image Pak biografi për t’mos ju ardhtë mërzi…. Search inside ...
-
Kërko brenda në imazh Vrasja e Haki Tahës dhe heshtja e turpshme Haki Taha, u lind n...
-
Shkruan Akademik Flori Bruqi, PHD. Në historinë e popujve të Evropës, vështirë se mund të gjendet ndonjë popull që...
-
"Zëra nga burime të nxehta" mbetet një libër i veçantë i shkrimtarit Sabri Godo . Ai vjen për të dëshmuar se ka autorë dhe vepr...
-
Organizatorët e protestave antiqeveritare në Serbi kërkuan nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, që të paraqesë planin e tij për Kosovën ...
-
Shkruan Akademik Prof. Dr. Flori Bruqi, PHD AAAS. Në Arkivin Qendror të Shtetit, Tiranë, në Fondin 144 – Koleksioni i hartav...
-
Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Ismail Kadare (28 janar 1936 - 1 korrik 2024) ishte akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popull...
-
Kush është Koço Kokëdhima ? Koço Kokëdhima nga Qeparoi i Himarës është njëri ndër biznesmenët më të pasur dhe të suksesshëm në...