Midis letërsisë së hershme shqipe dhe punimeve të thelluara shkencore të prof. Selman Rizës, gjuhëtarit të shquar të shek. XX, që i përket plejadës së ndritur të gjuhëtarëve si Aleksandër Xhuvani, Kostaq Cipo, Kol Ashta, Eqerem Çabej etj, në lëmin e letrave shqipe ka një lidhje organike dhe të dyfishtë, aq sa mund të thuhet pa frikë se letërsia e hershme shqipe njihet në këto nivele, ku edhe është pranuar si faktologji gjuhësore dhe historike, si dhe është bërë pjesë e pandarë e prodhimit letrar të gjuhës shqipe, falë zbulimit dhe ndihmesës shkencore të dhënë pa kursim prej Rizës. Ky fakt lidhet ngushtësisht me tekstet e herëpashershme kushtuar Buzukut, Matrangës, Budit, Bardhit dhe Bogdanit, që në vitin e largët 1964 konceptohet edhe si tekst universitar për degën e gjuhë-letërsisë, që në fakt për nga niveli, përzgjedhja dhe përpunimi i materialit e kapërcen ndjeshëm mëtimin për të shërbyër thjesht dhe vetëm si një tekst mësimor, përkundrazi, formatimi tërsor i saj, shënon një punim shkencor të mirëfilltë për atë periudhë dhe tekstet që trashëgohen. Por në vitin 1967, për shkak të deklarimit të prof. Rizës kundër Marksizmit në gjuhësi, ndërpret mësimdhënien në universitet, si dhe punën në Institutin e Gjuhës dhe Letërsisë. Bashkë me fatin e jetës së Selman Rizës, për shumë vite humbi pa nam dhe nishan edhe punimi përmbi periudhën e parë të letrave shqipe, titulluar “Pesë autorët më të vjetër të letërsisë shqipe”, një libër që u ribotua në vitin 2002. Nga ana tjetër, vetvetishëm, ky gjuhëtar i spikatur, madje nga më të përveçmit në historinë e gjuhës shqipe, nëpërmjet studimit të periudhës së parë të letrave shqipe, teksteve dhe librave të saj, autorëve dhe periudhës, vlerave gjuhësore dhe letrare të tyre, ndërfuti për herë të parë në shqyrtimin dhe interpretimin e shenjave letrare dhe gjuhësore, analizën e tekstit, natyrisht si aspekt dhe formatim gjuhësor, por thellësia e qëmtimit gjuhësor në shqyrtimet tekstologjike bëri që ndonëse pa e shpallur si të këtillë, të përfshihet vetvetiu edhe analiza tekstologjike letrare, madje me një nivel të pambërritshëm edhe sot e gjithë ditën, së paku në shqyrtimin dhe interpretimin e shenjave letrare të teksteve të shekujve të XVI dhe XVII. Prania e interpretimit tekstologjik, madje njëkohshëm me trajtime të tilla të teksteve letrare në shqyrtimet letrare të përbotshme, perëndimore dhe lindore, e bën të pashmangshme njohjen dhe prekjen e mendimit të Selman Rizës në këtë fushë të shqyrtimit letrar, si analizë teksti e mirëfilltë, gjithnjë në shenjim të stilistikës gjuhësore - letrare. Periudha më e hershme e letrave shqipe, vazhdueshëm ka tërhequr vëmendjen e prof. Rizës, madje qysh në vitet ’40 të shek. të kaluar, ai i ka kushtuar disa tekste të mëvetësishëm, secilit prej autorëve të asaj periudhe. Falë kësaj tërheqjeje ndaj fakteve gjuhësore (por edhe letrare), për të cilat Riza ishte mjeshtër dhe shkencëtar i thekur, për harkun kohor të shekujve XVI – XVII, në shumicën e herëve dhe përgjithësisht ai e ka kundruar dhe trajtuar edhe si një fakt letrar, madje ku edhe hidhen themelet e ligjërimit të letërsisë në gjuhën shqipe. Puna e tij, kërkimore dhe studimore, në qëmtimin dhe shqyrtimin e vlerave të posaçme të letërsisë së hershme (të vjetër), arrin kulmin me botimin e monografisë për të pesë autorët më të dalluar të etapës së parë të letërsisë shqipe, që e vë gjuhën tonë në komunikim më latinishten, gjuhën e kulturës për kohën. Pandarazi, me këtë kontribut të vyer në shqyrtimin dhe vlerësimin e periudhës së parë të letrave shqipe, që bart dhe ngërthen një punë të gjatë hulumtuese dhe verifikuese, të jetëshkrimit dhe vlerave gjuhësore dhe letrare, që përçon krijimtaria e autorëve të kohës, shqyrtimi i tij, edhe sot, mbetet i shumëfishtë: Së pari, trajtimet e gjera dhe të thelluara bëjnë të mundur që të njihet dhe preket ajo epokë, me ulje-ngritjet dhe shenjëzimet e dokumentuara, por pandërmjetshëm shqyrtimet e Rizës janë më të plotat dhe më shkencoret, në shqyrtimin e autorëve të hershëm shqiptarë, qysh me Buzukun, Matrangën, Budin, Bardhin dhe Bogdanin, madje duke funksionuar edhe tani si një burim i çmuar i biografisë jetësore dhe letrare të tyre. Së dyti, në shqyrtimin e thelluar të shkrimit të periudhës së mugullimave të kohës, por njëherit edhe të rrezatimeve përlindëse të vetëdijes së qenies arbënore, si dhe të jetëshkrimit të secilit prej autorëve të kohës, madje me shpeshti informacioni, të patejkaluar ende, duke qëmtuar dhe shqyrtuar përmasat përfaqësuese të tyre, madje duke qenë, në linjat thelbësore të njohjes dhe interpretimit të tyre, prurja më e plotë dhe më e thelluar e figurave dhe personalitetit të tyre. Në kuptimin historik, faktologjia e kërkuar dhe e shpalosur në librin përmbi pesë autorët me të hershëm të letrave shqipe, përfaqëson edhe një histori të përfunduar, mbase me të gjithë përbërësit dhe hallkat e nevojshme, të etapës së parë të Historisë së Letërsisë Shqipe, madje në të gjitha kuptimet dhe përmasat e veta. Së treti, në shqyrtimin dhe interpretimin, verifikimin dhe vlerësimin e librave, pa dyshim, e teksteve më kryesorë të kësaj periudhe edhe nga pikëpamja gjuhësore, pra si vlerë e dëshmuar e gjuhës shqipe, por njëherit edhe nga ana letrare, madje këtu edhe duke kërkuar dhe shënuar shenjat më të dukshme të prurjes letrare, të secilit prej autorëve të kësaj periudhe. Tërheq vëmendjen trajtimi pohues dhe polemizues i Rizës, mbi trasnliterimin e Eqerem Çabejt dhe përfaqësimin e vlerave të Mesharit të Buzukut, duke zbardhur kështu parimësinë shkencore në vlerësimin dhe konsiderimin e monumentit të parë shkrimor të gjuhës shqipe. Në një kuptim edhe më të ngushtë të kësaj fjale, përcaktimet e bëra nga prof. Selman Rizësa për natyrën e poezisë dhe prozës së Budit dhe Bogdanit, pavarësisht thellimit në pikëpamje të hapësirës, si formatim origjinal shkrimor kanë mbetur po aty, te niveli formatues i tipologjisë shkrimore të kësaj etape, themelvënëse dhe letrare, por edhe të shkrimtarëve të saj. Po ashtu, përcaktimet e bëra për tiparet që bart libri i Matrangës, i rëndësisë që ka ai tekst për historinë e shkollimit në gjuhën shqipe, viti i botimit 1592 shënon edhe hapjen e të parës shkollë shqipe të dokumentuar. Gjithashtu, përqëndrim dhe analizë të hollësishme i ka përkushtuar edhe librave të Frang Bardhit, përkatësisht Fjalorit Latinisht-shqip, që shënon edhe të parin libër leksikografik, por edhe tekstin e parë përmbledhës të folklorit, të fjalëve të urta, në historinë e kulturës shqiptare, por edhe të Apologjisë së Skënderbeut, shkruar në latinisht si zanafillë e historiografisë sonë, si polemikë me mëtonjësit e tjetërsimit të figurës së Gjergj Kastriotit. Së katërti, shqyrtimi kritik i periudhës, kohës dhe rrethanave të lulëzimit në letërsisë së hershme shqipe, të autorëve dhe ndihmesës së dhënë prej tyre, të teksteve të librave, si shenja gjuhësore dhe letrare, pra pa i adhuruar dhe mohuar, por vetëmse duke përndritur kahjet dhe prurjet, për kohën dhe shtegtimin e letërsisë, ç’ka shënon edhe një metodikë të vlertë sot e gjithë ditën, për të parë dhe interpretuar dukuritë letrare dhe gjuhësore në principin e konsiderimit të prurjes, por edhe të zbardhjes dhe shenjimit të mungimeve dhe dobësive që bartin. Shqyrtimi i thelluar, kritik dhe analitik ka mundësuar që trajtimet dhe përfundimet e hedhura në vitet ’40 dhe që kulmohen në vitet ’60, të shek. të kaluar, të jenë kaq jetëgjata. Së fundi, vlera të posaçme bart edhe aspekti i Krestomacisë, pra i përzgjedhjes së veprës letrare, gjuhësore dhe shkencore të secilit prej autorëve të periudhës së parë të letrave shqipe, që shpesh emërtohet si letërsi e vjetër, kur në fakt do t’i shkonte përshtat shumë më tepër emërtesa “letërsi e hershme e shekujve të XVI dhe XVII”, mbase edhe letërsi e mesjetës së vonë, që u lëvrua si pasojë e hapësirës që krijoi Kundërreformacioni i Papatit, i cili erdhi si pasojë e Reformacionit Luterian, ç’ka solli mundësinë e lejimit të kryerjes së ceremonive fetare në gjuhët e popujve të ndryshëm, por edhe të shkollimit, madje edhe të shkrimit dhe botimit të librave në ato gjuhë. Të gjitha këto përfundime përmbi letërsinë e hershme shqipe, për vlerat letrare dhe gjuhësore, si dhe koha dhe vëmendja e kushtuar për shumë mote e radhisin periudhën e parë, pra, shek. XVI dhe XVII si një zgjatim dhe pjesë e Rilindjes Europiane, madje janë dëshmia e parë dhe krejt e dokumentuar e ekzistencës së arbënorëve dhe të gjuhës së tyre, “të dëshmisë së dshurisë së botës sanë”, siç e ka shqiptuar Buzuku, gjeniu i shkrimit të shqipes.
Agjencioni floripress.blogspot.com
2011/03/26
Behar GJOKA - Selman Riza, dritë mbi “letërsinë e vjetër” shqipe

Behar Gjoka: Martin Camaj, shpëtimtari i gegnishtes
Shkrimtari dhe studiuesi Behar Gjoka
Camaj mund të quhet rilindasi i fundit. Ai mori gjithçka të ligjërimit letrar në gegnisht dhe arbërisht, që ishte prodhuar përpara tij dhe në kushtet e ndalimit të këtyre dy varianteve, në kushtet e vetmisë, ai arriti të vërtetojë se ata vazhdojnë të jenë funksionale, vazhdojnë të jenë pjesë e diversitetit gjuhësor… Kjo është veçse një prej linjave që zhvillohen në librin më të ri studimor të studiuesit Behar Gjoka, i cili për pak ditë del në qarkullim me rastin e 85-vjetorit të lindjes së Martin Camajt. Gjoka thotë se libri i tij i ri studimor me titull "Rikthimi i Martin Camajt", ku është vënë në fokus gjithë krijimtaria e tij letrare në poezi, prozë e dramaturgji, është fryt i një pune 7-vjeçare, së cilës i është kushtuar me plot pasion.
Në këtë intervistë, studiuesi Gjoka zbulon pak prej dy linjave të këtij libri, ato që lidhen me gegnishten e Martin Camajt dhe modernitetin që e sundon veprën e tij letrare…
Kur përmendim Camajn, një prej veçorive të krijimtarisë së tij që na vjen më shpesh ndërmend është gegnishtja. Sipas jush, pse lëvroi vetëm gegnishten gjatë gjithë krijimtarisë së tij letrare?
Për disa arsye mendoj. Jo vetëm për t'u shprehur më lehtë nëpërmjet saj, por prej vetëdijes se gegnishtja ishte varianti i parë i historisë së shkrimit të shqipes. Camaj ishte i vetëdijshëm gjithashtu se ky variant kishte krijuar një traditë të lëvrimit të poezisë me Mjedën, Fishtën, Shirokën, Migjenin, Koliqin… dhe e quante një betejë personale për të vërtetuar se varianti letrar i gegnishtes nuk ka gjasa të vdesë.
Në fakt, krijimtaria e tij e vërteton katërcipërisht këtë aspiratë dhe mision të krijuesit dhe shkrimtarit. Të krijuesit poet, prozator, dramaturg, pra i të gjitha zhanreve e gjinive letrare, por edhe të shkencëtarit, sepse gramatika e gegnishtes, punimi i disertacionit për "Mesharin" e Buzukut e një sërë punimesh të tjera janë trajtesa, që e vendosin gegnishten në qendër të ligjërimit të shqipes, jo si kundërvënie, por si ligjërim, jo si atakim, por si një rrugë normale e koinesë së gegnishtes.
Përveçse kaq, merita e Camajt është se ai, si askush në letërsinë shqipe futi në tekstet e tij edhe arbërishten. Ka faqe të romanit "Karpa" që janë shkruar me këtë koine. Po ashtu novelat "Shkundëllima", dhe "Fshati me shtatë gjuhë", që e marrin motivin nga jeta e arbëreshëve, shpërfaqin përkujdesin e Camajt për arbërishten.
Pra në kuptimin gjuhësor, Camaj është rilindasi i fundit që mori gjithçka të ligjërimit letrar në gegnisht dhe arbërisht, që ishte prodhuar përpara tij dhe në kushtet e ndalimit të këtyre dy varianteve, në kushtet e vetmisë, ai arriti të vërtetojë se këto dy variante vazhdojnë të jenë funksionalë, vazhdojnë të jenë pjesë e diversitetit gjuhësor. Camaj me krijimtarinë e tij letrare, me shqyrtimet e tij shkencore e gjuhësore, e mbajti të ndezur kandilin e ligjërimit të gegnishtes si askush nga shkrimtarët bashkëkohorë.
ç'emër mund t'i vëmë kësaj përpjekjeje të Camajt në kushtet kur shqipja zyrtare po synonte të njehsohej me shqipen letrare?
Do ta quaja një akt shpëtimtar për gegnishten, madje edhe për shqipen. Sipas meje, do të mjaftonte ky akt për të vërtetuar rolin dhe arritjet e shkrimtarisë së Martin Camajt si një dëshmi e shkrimit letrar, si gjuhë e letërsisë dhe gjuha e autorit e ndryshme nga zyrtariteti unifikues që në pjesën më të madhe e sterilizoi ligjërimin e shqipes. Në këtë kuptim Camaj shpëtoi nderin e humbur të akademikëve, të shkrimtarëve, që e bënë kompromisin e panevojshëm të përzierjes së gjuhës zyrtare me gjuhën e letërsisë. Liria e Camajt sidomos në ligjërimin e gegnishtes dhe arbërishtes, është modeli i mbijetesës së intelektualit, është modeli i krijuesit që i lë pas shpine kompromiset, është modeli i luftëtarit, që pa zhurmë lë monumente për kulturën…
E keni vlerësuar Camajn, si shkrimtarin më modern të letërsisë shqipe… Pse?
Nëse Camajn për një moment mund ta tejkalonim për shkak të "arkaizmit" të gjuhës, si ligjërues dalëzot i gegnishtes dhe arbërishtes, në kuptimin letrar, modernia e tij është e patejkalueshme. është shenjë, para së cilës nuk mjafton ta lexosh e rilexosh, nuk mjafton ta interpretosh e shqyrtosh në të gjitha hallkat. Do të duhet më së pari ta përjetosh si dëshmi e eksperimentit të pandërprerë. Në poezi, te Camaj gjejmë fillimin klasik të shprehjes. Por rrugëtimi i tij në poezi kulmon me vëllimet "Nema", "Buelli" dhe "Palimpsest", që në fakt në letrat shqipe nuk janë shkruar ende nga askush tjetër, por që për nga shenjëzimet artistike përqaset me tekstet poetike të Borhesit, Montales, Ungaretit, Eliotit etj…, pra është në rezonim me shkrimin poetik të përbotshëm. Nga ana tjetër, modernia e Camajt na zbulohet edhe në sinkretikën letrare, ku sipas mendimit tim, përfshihet "Djella" dhe "Dranja", ku kemi gërshetim të poezisë me prozën, të vargut me rrëfimin, të epizmit me lirizmin, por "Dranja" nga lexuesit dhe studiuesit jo rastësisht emërtohet si kryevepra e Martin Camajt. Ky tekst në mënyrën e shkrimit është prozë, në frazën muzikore është madrigal, në ritmin e frazës është poezi, është prozë, është muzikë, është gjithçka. Pra është tekst fund e krye modern. Modernia në krijimtarinë në prozë të Camajt na shpërfaqet edhe në novelat e tij, por po kaq edhe në dy romanet fondamentale të letërsisë shqipe, "Karpa", një roman fantastik, që e ka modernen në strukturë dhe në kompozim, si dhe "Rrathët", një roman që të fanit rrathët dantesk të ferrit. Megjithatë, moderniteti i krijimtarisë letrare të Camajt shpërfaqet po kaq fuqishëm edhe në dramaturgji. Do të mjaftonte "Lojë masdreke" dhe "Kandili argjandit" për të prekur mjeshtërinë tashmë dramatike të shkrimtarit. Pra, Camaj bëri revolucion me variantin letrar të gegnishtes, por nga ana tjetër, eksperimenti që kreu ai në letërsi është shenja më e qartë e modernitetit, e udhëtimit që ka nisur dhe do të bëjë për shumë mote vepra letrare e Martin Camajt, që sa ç'ka shenjën shqiptare, aq ka shenjën universale. Camajn, nëse nuk e duam, le ta lexojmë sepse ai na fal pafundësisht, art magji, eksperiment… Aq duhet të bëjë një shkrimtar.
******************
Entela Kasi “Urat” e shkrimtarëve
BLERINA GOCE
Të gjesh balancat dhe të flasësh përtej moskuptimeve, duhet të jetë një më shumë se një dëshirë e thjeshtë për shkrimtarin.
Të paktën, në një mjedis si Shqipëria, kur ende mosmarrëveshjet janë të dukshme dhe njerëzit gjenden nën hijen e të shkuarës, mjedisi e kërkon më nevojshmërisht një format tej mohimit. Edhe pse të shkruash është veprimi “më i vetmuar” në botë, shkrimtarët kur bëhen bashkë mund të marrin përsipër misione dhe ti kthejnë identitetin një vendi që ende përkundet në kërkim të tij. Të paktën kësaj linje duket se i përmbahet edhe organizatat botërore për njerëzit e letrave PEN, me degë të saj edhe në Shqipëri. Ku ndodhet sot letërsia shqipe dhe cilat janë mënyrat më të mira që shkrimtarët dhe përkthyesit të ndërtojnë urat mes tyre? Çrëndësi ka të shkruash në një mjedis të vështirë dhe të bëhesh përçues i zërave dhe vlerave? Të tilla pyetjeve u përgjigjet kryetarja e “PEN” Qendrës në Shqipëri, shkrimtarja dhe përkthyesja Entela Kasi…
Çdo të thotë të shkruash për ty? Mendon se fakti i të qenit grua të bën të përjetosh dhe përcjellësh ndjesi “ndryshe”? Si e sheh krijimin në këtë raport “gjinish” apo “pozicionesh të paracaktuar”, të paktën nga jashtë?
Të shkruash do të thotë të jetosh ndryshe, të jesh brenda një bote gati ideale si gjendje dhe të mbërrish në pikëtakim me sublimen duke zbuluar thellësinë e qenies njerëzore. Do të thotë sikur je në një planet ku ti dallon anët më të errëta dhe më të ndritura, dhe në këtë mënyrë arrin të kuptosh botën përmes një qetësie të thellë, të cilën e ke përfituar prej tronditjes më të madhe, sepse je pjesë e planetit, si njeri, si grua, si shkrimtare.
Të jesh grua është fat, ashtu sikur është fat të jesh burrë. Asgjë nuk do të kishte kuptim pa përsosmërinë harmonike midis burrit dhe gruas. Gruaja është dashuria e madhe, burimi i jetës, pasi ajo lind burrat dhe gratë, njerëzimi është ushqyer me gjakun e saj dhe ka frymuar me frymën e saj, e është rritur në trupin e saj. Ndjenjat e gruas janë, përmbajtja e formës e lëndës, e dashurisë. Edhe në tronditjen më të madhe një grua gjen balancat, vetëpërmbajtjen, ajo është paqësore, për një grua lufta është e fundit, është fundi. Unë jam rritur me modele grash të forta, të cilat kanë triumfuar mbi vdekjen dhe kanë ditur të jenë me zemër të madhe dhe universale.
Nëna ime është një model i tillë, edhe nëna e saj, edhe motra e gjyshes time, të cilën unë e kam quajtur nëna e madhe. Ajo ishte grua e bukur deri në fund të jetës, ishte grua tipike e Mesdheut, të cilës koha dhe diktatura i rrëmbyen të atin, vëllezërit, burrin, nipat edhe mbesat, shtëpinë, bibliotekën, librat, i ofruan burgun politik, dhunimin, por kurrë nuk mundën ti rrëmbejnë fisnikërinë, bukurinë, forcën e shpirtit dhe mendjes, e as jetën. Ajo mbetet gruaja model, udhëheqësja ime shpirtërore. Nëna ime, gjyshja ime, dhe nëna e madhe, janë modeli i jetës time. Jam si ato.
Penelopa e Homerit në antikitet është modeli letrar i përsosmërisë, Margaret Thecer në kohët moderne është modeli femëror në arenën e burrave, princesha e Wellsit, Diana, është modeli i bukurisë shpirtërore dhe fizike, e Nëna Terezë mbetet për mua modeli i dashurisë sublime.
Gratë që ju përmenda më kanë iluminuar si njeri, si grua, si nënë, si shkrimtare.
Nëse ambienti mashkullor është agresiv dhe mbisundues, kjo ndodh pasi ne gratë nuk kemi bërë mirë rolin tonë si nëna, si edukatore, si femra, nuk kemi ditur të edukojmë meshkujt, të cilët i kemi lindur dhe rritur ne në evoluimin tonë historik, përgjatë qytetërimeve botërore.
Kjo është edhe më e theksuar në mjedisin shqiptar dhe sidomos në shoqëritë e mbyllura dhe posdiktatoriale.
Gruas në këtë mjedis i duhet të përballet me agresivitetin, konfliktualitetin, moskuptimin dhe mbisundimin mashkullor. Ky mjedis është i tronditur, i janë përmbysur vlerat njerëzore dhe morale. Përpiqem të ndjek faret në këtë det të trazuar për të mos u përmbytur apo asimiluar nga mjedisi. Jam e lumtur në të gjithë këtë, pavarësisht mjedisit jam plot.
Shpesh pohohet se të shkruarit për një shkrimtar është akti më i vetmuar në botë. Mendoni se vetmia është parakusht për tu futur brenda vetes?
Entela Kasi: Po, të shkruarit është akti i vetmisë të përsosur, që shndërrohet në akt sublim pasi në këtë vetmi e gjithë bota vjen tek ti, me gjithë tronditjen e saj, anët e saj të errëta e të ndritura, e ky është një proces, një alkimi fantastike. Në këtë mënyrë hyn në thellësitë më të fundme, ndodh shkrimi i librit, të cilin ti ia kthen botës, e cila të dhuroi bashkimin me të. Shkrimtari është një i vetmuar i madh që koha dhe shkrimi e takon me të tjerët. Por, shkrimtari është një i mërguar i madh i shoqërive reale, pasi është përgjithmonë në kërkim të përsosmërisë, është idealist dhe iluminist i përsosur, dhe njëkohësisht i trondituri më i madh i kohërave. A ishin Homeri, Dante, Servantes, Shekpsiri, Hygoi, Dosotjevski, Kafka të tillë? Unë mendoj se po.
Sa i rëndësishëm është me gjithë këtë komunikimi?
Entela Kasi: Njeriu e keqpërdor fjalën, ndërsa fjala ishte e para. Më lejoni ti referohem filozofit të lashtësisë, Ezopit, simbolit të mungesës së lirisë, të cilën e fitoi prej fjalës. Fuqia e fjalës është e madhe, e drejta e lirisë së fjalës, shprehjes, mbrohet me ligj. Të komunikosh do të thotë të dish të dëgjosh, të dish të kuptosh, e pastaj të flasësh. Komunikimi është mungesa më e madhe e shoqërisë shqiptare, më së shumti kjo i mungon intelektualëve. Ne kemi një deformim të madh, nuk duam ose nuk dimë të bashkëbisedojmë, e kjo ka ndodhur në historinë tonë të mbijetesës si komb, si qytetërim. Në mjedisin tonë të gjithë kanë rrëmbyer mikrofonat e një monologu agresiv konfliktual moskuptimi dhe mosmarrëveshjeje. Ndërkohë që ne shqiptarët në Shqipërinë tonë dhe pjesët tona jashtë nesh duhet të dimë të bisedojmë e të merremi vesh me njëri- tjetrin. Nëse ky komunikim humbet atëherë ne rrezikohemi të mbetemi një moskuptim i madh fatal për të tjerët.
Si e shihni sot letërsinë shqiptare, mes “ishullit të saj” dhe “urave të komunikimit”?
Entela Kasi: Letërsia në gjuhën shqipe ka nxjerrë vepra universale. Vepra e shkrimtarit tonë Ismail Kadare, mbetet e papërsëritshme dhe e jashtëzakonshme. Nëse i referohemi fjalës ishull, unë do të thosha që nga ky pozicion gjeografik në zemër të Evropës, Ismail Kadare ka arritur ti japë letërsisë botërore një pasuri letrare të mrekullueshme që e ka origjinën në gjuhën shqipe. Dhe jo vetëm kaq, por ai sot ka arritur ti artikulojë botës me gjenialitetin e tij, mendimin intelektual evropian, duke zbuluar rrënjët dhe përkatësinë evropiane të Shqipërisë dhe shqiptarëve.
Nëse i kthehemi mjedisit shqiptar, sot në kohën e lirisë, unë kam frikë se në mjedisin tonë nuk duam ose nuk dimë të ndërtojmë ura, ndoshta ndaj dhe baladat tona për ura dhe kështjella që prishen në mes të ditës dhe natës janë kaq të forta dhe të dhimbshme.
Ne vijmë nga diktatura me pengje të mëdha historike, kemi kryer krime në kulturë, kemi zëvendësuar historinë me një surrogat, kemi deformuar ndërgjegjen tonë, kemi vrarë poetë, artistë muzikantë, dhe një pjesë e jona ka mbetur peng tek veprat kriminale që i ka kryer në diktaturë, dhe po ti shtosh kësaj edhe mentalitetin komunist që mbisundon në sjelljet e intelektualëve kupton se ky është ende një tranzicion social, kulturor dhe politik.
Më lejoni të them se disa nga këta i kanë ndërtuar karrierat e tyre duke kryer krime, mbeten njerëz me të shkuar të zezë, e kështu sot në apati eklipsojnë mjedisin kulturor duke krijuar banda edhe në kulturë, të cilat edhe pse të përkohshme janë të frikshme dhe të turpshme për një shoqëri, e cila duhet të ketë për destinacion lirinë dhe integrimin.
Mund të formatosh bestsellera dhe marketing, por jo shkrimtarë, arti nuk emërohet, pasi letërsia ka një marrëdhënie me tejkohësinë.
Ne sot ende lexojmë, dhe nga letërsia e gjuhës shqipe ne lexojmë Kadarenë, ashtu si Borgesin dhe Kafkën. Po të tjerët që na u servirën si të mëdhenj në diktaturë dhe tranzicion ku janë?
Kjo është ë trishtueshme, por edhe qesharake.
Çfarë duhet të “vijë ndryshe” në letrat shqipe? Si kryetare e “PEN” Qendrës së Shqipërisë, si e shihni letërsinë shqipe përballë asaj të huaj, duke pasur parasysh që shqiptarët më së shumti lexojnë këtë të fundit. Si duhet të funksionojë marrëdhënia me librin, botime, promovimin dhe si duhet të ngrihet një politikë e qartë në këtë drejtim?
Entela Kasi: Duhet të vijë ndryshimi i shumëpritur, shkëputja nga mentaliteti komunist dhe i tribusë. Shkëputja nga të qenurit mohues. Duhet të vijë vizioni, duhet kuptuar rëndësia e momentit në të cilin ndodhemi. Duhet të dimë të ulemi e të flasim, duhet të kuptojmë që ky shekull është një kapërcim i madh, që era ideologjike dhe postideologjike kanë përfunduar. Intelektualët shqiptarë kudo që janë duhet të kujdesen për probleme madhore si ai i identitetit kulturor dhe gjuhësor të shqiptarëve si komb. Duhet të integrohemi me vetveten dhe pastaj me botën.
Në botë, PEN qendrat janë institucione të rëndësishme për çdo identitet, shkrimtarët që e kanë udhëhequr dhe e drejtojnë sot janë dhe mbeten mendimtarë dhe intelektualë të mëdhenj, si Gollsworthi, Moravia, Umberto Eko, Herta Myller, Liu Xia Obo, apo Mario Varga Lljosa.
PEN në Shqipëri ka emra të njohur, shkrimtarë, poetë, botues përkthyes, gjuhëtarë, gazetarë dhe intelektualë me reputacion dhe integritet, por mjedisi shqiptar është i vështirë, është mjedis postkomunist me probleme dhe pengje të thella në historinë tonë si komb dhe është pikërisht misioni i PEN ta ndryshojë këtë mjedis duke e sfiduar duke ndërtuar një mjedis me integritet. Ky është vizioni i PEN. Shqipëria nuk është një ishull në çati të botës, Shqipëria është evropiane nga identiteti dhe përkatësia dhe ka një destinacion të shkëlqyer evropian. Kultura dhe identiteti ynë janë pasuri për njerëzimin dhe kulturat dhe identitetet e globit.
Përtej “PEN”, çmund të thoni për projektet tuaja personale? Prisni të sillni së afërmi diçka nga krijimtaria para lexuesit?
Entela Kasi: Përveç familjes dhe PEN, të cilat janë përditshmëria ime, me axhenda pune, konferencash, takimesh, raportesh njerëzore dhe institucionale, brenda dhe jashtë vendit, besoj se do ti ofroj lexuesit, ribotimin e librave të mi në 15 vite, por edhe dy romane të rinj, “Hanna K.”dhe “Iliriada”.
Krahas këtyre kam menduar që në këtë vit të botoj një libër krejt të veçantë me letërkëmbime me shkrimtarë të rëndësishëm të huaj, ese dhe raporte në këtë udhëtim dhjetëvjeçar me PEN International, duke pasur parasysh fillimin, pra vitin 2001.

Romeo dhe Zhuljeta, historia e dashurisë në balet
Për herë të parë u ngjit në skenën e Teatrit të Operës dhe Baletit në vitin 1996. Atëherë ishte koreografi Agron Alia ai që solli për publikun shqiptar historinë e dashurisë së Romeos dhe Zhuljetës në balet.
Këtë herë, historia do të rrëfehet sërish, por nga të tjerë artistë e për këtë “ndryshe”.
Baleti me tre akte “Romeo dhe Zhuljeta” do të vijë premierë në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit në bashkëpunim me Operën dhe Baletin Kombëtar të Sofjes duke filluar që sonte, për të vijuar edhe më 19, 21 dhe 22 mars.
Bazuar në tragjedinë me të njëjtin titull të Shekspirit, me muzikë të Sergej Prokofiev, skenografi të Agim Zajmit, baleti vjen i drejtuar nga mjeshtri koreograf Peter Loukanov, nën dirigjimin e Ermir Krantjes.
Tragjedia “Romeo e Zhulieta” çmohet si një nga veprat më të mira të dramaturgut të madh anglez të shekullit XVI, William Shekspir. Besohet të ketë dalë në dritë për herë të parë nga viti 1597, megjithatë data e sigurt nuk dihet. Subjekti i kësaj vepre është dukur në letërsi përpara lindjes së Shekspirit, po shkrimtari italian Luigi de Parto, më 1530, e lokalizoi ngjarjen për herë të parë në Veronë me emrat e dy dashnorëve, Romeo dhe Zhulieta. Nga italishtja ngjarja u përkthye në frëngjisht dhe pastaj në anglisht në disa versione, tek të cilët është bazuar Shekspiri për sa i përket thelbit të saj. Vepra fillon me grindjet dhe zhurmën e shkaktuar nga një urrejtje e vjetër midis dy familjeve të parisë së Veronës, Montagëve dhe Kapuletëve. Kjo urrejtje përmbledh të gjithë pjesëtarët e familjeve që nga më i madhi deri tek shërbëtorët, të cilët zihen e vriten nëpër rrugët e qeta të Veronës.
Në skenën shqiptare shfaqja do të vijë e interpretuar nga Enada Hoxha dhe Odeta Dishnica, të cilat do të jenë në rolin e Zhuljetës, Romeo- nga Gerd Vaso dhe Ervis Nallbani, Tebaldi-Sokol Zhugri, Merkucion-Endri Shkoza dhe Helios Papadhima, Parisi dhe Escalusi-Dion Gjinika, Benvoglion-Fatjon Lito.
Interpretojnë edhe Rovena Shqevi, Ledia Sula, Isida Mollaymeri, Jonida Onuzi, Adela Muçollari, Loreta Bala, Joli Eleni Gjovreku, Alisa Gjoni, Erald Zela, Julind Dervishi, Silvester Shuta, Igli Mezini, Eni Balla e shoqëruar nga Trupa e Baletit dhe Orkestra Simfonike e T.K.O.B dhe nxënës të Shkollës së Mesme Kombëtare Koreografike.
b.g

Intervistë me shkrimtarin dhe studiuesin Behar Gjoka
nga BLERINA GOCE
Deri tani ka botuar tekste letrare, vëllimin me tregime “Udhëkryq”, romanet “Shitësi i gurëve të varrit”, “Orët e Ringjalljes” (në Shqipëri dhe Kosovë) dhe “Mashtrim i bukur”. Në lëmin e studimeve: “Poetika e Budit”, “Proza e Kutelit”, “Trebeshina-ajsbergu i letrave shqipe” (në Shqipëri dhe Maqedoni, “Sistemi Letrar Piramidal” (Kosovë), “Kadare i Rilexuar”, “Kuteli dhe Letrarja”, “Martin Camaj-shkrimtarja e tij”, si dhe “Shkrimtari i të dy anëve të kufirit” (Kosovë).
Shkrimtari Behar Gjoka
Çdo të thotë për ju të merreni me studimin e letërsisë? Në çnivel i gjykoni studimet e sotme letrare?
Letrarja, pra vetëm tekstet që bartin vlera dhe jo gjithçka që shkruhet, sipas idesë time, ka tre momente, thelbësore të ekzistimit të vetë, shkrimin e tekstit, leximin për kënaqësi, si dhe studimin e thelluar, tashmë si një qasje më e thellë, me lartsynimin për të depërtuar në hapësirat e tekstit dhe të formësimit letrar, të shtresëzimeve dhe rrafsheve të pranishëm. Në këtë kuptim, marrja me studimet letrare është kënaqësi e parrëfyeshme, por njëherit është edhe detyrim për të prekur dhe zbuluar vazhdueshëm shenjat letrare, të përzëna dhe të pavëna re, në pjesën dërrmuese të shekullit të kaluar, por edhe në këtë fillim të shekullit të ri. Në letrat shqipe, gjithëkohore dhe gjithëhapësinore, kemi letërsi në dritë dhe letërsi në hije, të cilat më në fund duhen parë në dhënie-marrje të pashkëputshme. Të shkruash letërsi, pra poezi ose prozë, kërkon disa rrethana të caktuara, që lidhen ngushtësisht me frymëzimin, pra me atë gjendjen e pezullisë së pavetëdijshme, ndërsa studimet edhe mundet të organizohen, si një situatë që kërkon një kohë më të gjatë dhe sistematike, por që në të gjitha rastet, qasja ndaj letrares, do të vijë vetëm me mjete shkencore, por përngjiturazi me të edhe si një shtjellim letrar, sipas çdo autori dhe teksti të caktuar. Ndërsa të japësh një mendim për studimet e sotme është si ti hysh detit në këmbë, sepse formalisht mund të thuhet se është rritur numri i akademikëve, profesorëve dhe doktorëve, madje në një progresion gjeometrik të frikshëm, saqë me këtë ritëm gradimi rrezikon tia kalojmë edhe kontinentit evropian, porse njëkohshëm është pakësuar numri i teksteve shqyrtues dhe shkencor. Po ashtu, studimet letrare zyrtare, pra të QSA, Akademisë dhe të fakulteteve të ndryshme, sa vjen dhe po shpalosin një tipologji të studimeve me parathënie, një praktikë që e kemi parë në paraqitjen e disa autorëve jo pak të njohur. Pra, vështirë të flitet për studime të sotme, sepse edhe në këtë kohë, profesorët e djeshëm dhe të sotëm, kanë hallin që të nxjerrin të larë realizmin socialist, e sidomos të shpëtojnë nderin e humbur të korifenjve të tij. Studimet letrare kanë dy pamje, ato zyrtare që përfaqësohet më së shumti nga titujt dhe detyrat shtetërore dhe akademike, e cila të kujton edhe figurën e prozës popullore, tre pëllëmbë shtat e shtatë pëllëmbë mjekër, që në fakt bart edhe fjalën e pushtetit politik, akademik dhe mediatik, si dhe një situatë të teksteve të caktuara, që kanë në dorë vetëm pushtetin e fjalës si lexim dhe rilexim, si verifikim dhe shqyrtimi i përplotësuar i teksteve dhe natyrave të ndryshme, madje është krijuar situata absurde që vetëm pse je titullar i QSA ose shef i një katedre, automatikisht ke në dorë gjithë dijen përmbi letërsinë, botimet dhe vlerësimet, ndarjet dhe marrjen e çmimeve, organizimin e konferencave dhe të gjithë veprimtarive në fushën e studimeve letrare, si dhe pse jo ndalim të të tjerëve për ta thënë mendimin e tyre, sidomos në rastet kur nuk venë pas berihajt të tyre.
Një formë “gjykimi letrar” janë edhe çmimet që jepen për letërsinë. Ju vetë keni qenë pjesëmarrës në këto konkurse (për shembull konkursi i organizuar nga Ministria e Kulturës). Mendoni se këto konkurse organizohen dhe vijnë në formën e duhur?
Përgjigje: Sa vjen dhe po lulëzon letërsia e çmimeve letrare, madje në çastin që po flasim, po të nisemi nga ndarjet e çmimeve me shumicë dhe pa asnjë doganë, duket sikur jemi qendra e botës në lëmin e shkrimit letrar, që më tepër hyn nën vellon e shkarrashkrimit, aq sa menjëherë të shkon mendja tek libri Letërsia në rrezik, i studiuesit T. Todorov. Puna është se kësaj periudhe, gjithnjë nisur nga çmimet e shumta, janë shtuar gjenitë që marrin çmime pafund, në çdo skaj të Shqipërisë etnike dhe madje edhe në diasporë, por njëherit sa vjen dhe rrallohen shenjat e pranishme letrare, sidomos në titujt e përcaktuar si fitues. Letërsia, në përgjithësi nuk është vetëm tek çmimet, por realisht shumë më përtej tyre, sepse kjo puna e çmimeve e ka bërë letërsinë një zeje pupuliste, që të jesh në faqe të parë, në lajmin e parë, në çdo ditë të javës, dhe prandaj sa vjen dhe letërsia gjallon të jetë e rrethuar nga një mori rreziqesh dhe gërryerjes së vetvetes, pa grimën e mëshirës. Unë personalisht, prej një rrethane rastësore, kam marrë pjesë në konkursin e MTKRTS, në vitin 2003 me librin e parë studimor Poetika e Budit, atëherë kur ishte konkurrim i hapur. Pas vitit 2005 konkursi kombëtar, përpos ndryshimesh të tjera absurde, nuk realizon më konkurrim nominal, pra me dëshirën e autorit, por rregullorja absurde dhe e plasaritur, bën njëfarë përzgjedhje, sipas kriteresh klanore dhe miqësore, partiake dhe krahinore dhe vetëm sa emëron fituesit e radhës. Qysh asokohe, disa herë me radhë, në shtypin e shkruar dhe viziv, kam deklaruar refuzimin tim për të marrë pjesë në një konkurrim fiktiv dhe mbi të gjitha që cenon në thelb të drejtën e autorit. Përpos të tjerash ky konkurrim formal buron edhe prej faktit se në këtë kohë si titullarë të dikasterit të kulturës kanë qenë njerëz që nuk kanë lidhje me artin dhe kulturën, së paku po të nisesh nga profesionet e tyre, si llogaritar, doganier, sociolog dhe mekanik etj. Jo se kam ndonjë gjë me këto profesione, porse kultura është shumë e prekshme për një njeri që ka lidhje për kulturën. Andaj, më çduket erdhi edhe rrëmbimi i shtëpisë së shkrimtarëve dhe artistëve, andaj punët e kulturës dhe të librit tashmë kanë rënë në duart e hienave të kulturës, që parësor kanë menaxhimin e fondeve dhe jo zhvillimin e vërtetë të kulturës dhe të librit në veçanti, e mbi të gjitha bëjnë plojë mbi artin e fjalës, si sundimtar të shpifur. Mendoj se MTKRS duhet të lirohet prej kësaj barre të panevojshme, nëse nuk do ta bëjë më si një veprimtari fiktive, së paku të organizojë konkurrim serioz dhe normal, ta shkëpus veten nga juritë totalisht të varur, madje të një grupimi të caktuar të filologjikut, që ose marrin çmimet, ose janë vetë juria e konkursit. Në këtë formë që është konkursi kombëtar i letërsisë, por edhe konkurrime të hallkave të tjera që merren me librin, kanë dështuar në të gjithë treguesit e vetë, pavarësisht propagandës së dalë boje që bëhet poshtë-e-lartë.
Mendoni se letërsia në hulli me zhvillimet e tjera artistike ose jo, ka përparuar vitet e fundit? Si e shihni letërsinë që krijohet nga autorët e rinj?
Përgjigje: Letërsia nuk ndjekë hullinë e ndryshimeve ekonomike, sociale dhe politike, porse në njëfarë mënyre i reflekton ato, e megjithatë ndryshimet e thella, në fakt nuk sollën atë çfarë u shpresua, sepse me gjithë rrekjet sizifiane për të ndryshuar dhe realizuar një letërsi tjetër, kinse të tjetërfarshme, më së shumti jemi në një reminishencë të çuditshme, ku shkrimtarët e demokracisë, nëse mund ti emërtojmë kështu, në fakt e kanë nisur lëvrimin letrar, si dhe po zhvillohen në hijen e korifenjve të realizmit socialist. Më tepër mundet të flitet për një përpjekje për të përvijuar një realizëm social-demokratik, pra jemi ende në një pikturim grotesk të kundërvënies ideologjike dhe sociologjike, e ku ndryshimi midis modeleve është pothuajse i papërfillshëm. Nëse ka një prurje që do të duhet hipotekuar në panteonin e letrave shqipe, është rikthimi në hapësirat e letrares të veprës letrare të Camajt, Pipës, Trebeshinës, Xhaferrit, Pashkut, si dhe i shumë penave të tjera të munguar për shumë kohë në hartografinë letrare. Hëm, vetë ndarja e shkrimtarëve në të rinj apo të një moshe tjetër, riafirmon faktin se nuk kemi dalë nga tuneli i ndarjeve absurde, që e kanë zanafillën tek parimi i luftës së klasave, që i pati shtrirë metastazat e veta edhe brenda qenies. Megjithatë, hapësirat e lirisë në art nuk mbyllen as në diktaturë, e jo më në demokraci, porse mëtuesit e rinj do të duhet të shprangosen nga e djeshmja, jo shumë e largët, të mos rreken të vijojnë me filozofinë e pushtetit, e të fjalës që bart vulën e pushtetit, që sado i gjatë të jetë, është i përkohshëm, sepse përndryshe mandej do të mbërrijnë shpejt e shpejt në zgripin ekzistencial, a më mirë pushtet i fjalës apo fjala e pushtetit. Lirinë e krijimit askush nuk ta dhuron, porse edhe nuk ta ndalon dot, sepse shkrimi i letrares mbetet vlerë edhe kur jeton në sirtar. Ka autor të kësaj kohe, të cilët le të themi se bartin një mentalitet tjetër, që kanë sjellë vlera, si Kujtim M. Shala në studime dhe poezi, Kim Mehmeti në prozë, Luljeta Leshanaku, Ledia Dushi, Agron Tufa, Ervin Hatibi në poezi, që në përgjithësi dhe veçmas kanë realizuar tekste që premtojnë shkëputjen përfundimtare nga letërsia e mëparshme.
Mendoni se autorëve shqiptarë u është dhënë vendi që u takon në letrat shqipe, sipas rëndësisë që kanë, pavarësisht kohës kur kanë shkruar dhe rrethanave?
Përgjigje: Është një problem shumë i mprehtë dhe me shumë të panjohura. Mjafton të mendosh faktin që akademikët shqiptarë të të gjithë hapësirave, vijojnë të shprehen ende, në punimet e tyre, të shpallura si shkencore, se letërsia e mirëfilltë zë fill me De Radën dhe Naim Frashërin. Me një të rënë të lapsit, për arsye të leximit antifetar, fetar dhe me kufizime ideore, vijon që periudha e parë e letrave shqipe, të mos konsiderohet me vlera letrare, por të kundrohet dhe trajtohet vetëm si dëshmi gjuhësore dhe historike. Nga ana tjetër në një sipërmarrje të sistemit monist, të krijimit të hierarkisë së vlerave, duke përjashtuar vlerat e letërsisë së kaluar, por edhe ato të bashkëkohësisë që nuk u përfshinë në hullinë e socrealizmit, vepra e korifenjve të socrealzimit, ku nuk ka gjasa të mos përfshihet edhe Kadare, Agolli, Qosja, Arapi etj., po vijojnë që të ruhen piketat e atij modeli, pavarësisht se bëhet sikur po iket. Ka edhe shpikje të tilla, që as vetë deklamuesit e tyre nuk i besojnë se gjoja kjo periudhë nuk është trajtuar dhe interpretuar, që në fakt lë pa mend edhe vetë studimet rakitike të kohës së lulëzimit të realizmit socialist. Kanë kaluar kaq vite dhe nuk po rifuten, me seriozitetin që meritojnë, në skenë autorët e përzënë si Fishta, Konica, Skiroi etj., nuk po duken shenjat e pranimit (pa i paragjykuar) të letrares së shkruar nga Camaj, Pipa, Trebeshina, Pashku, Zorba, Reshpja etj. Shkolla shqiptare dhe akademizmi i saj, që ka buruar dhe vijon mbijetesën e vetë duke u përshtatur, nuk jep shumë shpresë se do të hartohet ndonjëherë historia e vlerave letrare, e të hiqet dorë njëherë e përgjithmonë nga hartimi i historisë së mungesave letrare, siç ka ngjarë në motet e shekullit të njëzet.
Çfarë duhet të ndryshojë në këtë sistem “rrëfimi vlerash”? Jeni kundër gjithçkaje të shkruar në periudhën e socrealizmit?
Përgjigje: Duhet të ndryshohet shumëçka, por mbi të gjitha të hiqet dorë nga leximi ideologjik, biografik, krahinor, historik dhe antihistorik, sociologjik, i famës dhe fotografisë. Veçse, me ruajtjen e piketave të socrealizmit dhe të infrastrukturës studimore të atij modeli, druaj se edhe për shumë kohë pak gjëra do të ndryshojnë. Në fakt në tekstin studimor Sistemi Letrar Piramidal, që e kam botuar në Prishtinë në vitin 2007, sepse nuk e pa dritën e botimit në Shqipëri, që për mua ka qenë libri që ka hapur hapësirat e teksteve të tjera, të serisë studimore letrare, për Budin, Kutelin, Trebeshinën, Kadarenë, Camajn etj., që më ka dhënë dorë, për të kërkuar në rruginat e tjera të studimit letrar. Teksti studimor, teorik dhe me shqyrtime tekstesh, Sistemi Letrar Piramidal, ka dhënë një përgjigje, personale dhe studimore, se çfarë ishte socrealizmi dhe ku janë gjurmët e tij, sesi do të duhet ikur prej tij. Ikja duke ruajtur piketat e socrealzimit është udha më e ngushtë e mundshme, por edhe vijim i lënies jashtë të vlerave të krijuar në alternativat e tjera letrare. Haraçi i botimi të shumicës së veprave në atë kohë, nuk ka gjasa ta shpëtojë nga përfshirja në këtë modelim as Kadarenë, madje kjo nuk ka pse të shihet me frikë se do të humbas vlera. Për mua si lexues-studiues, ka më tepër vlerë që të mos i shmangim kontekstet, sepse siç e kam shprehur dhe shpjeguar në tekstin Kadare i rilexuar, me disa vepra Kadare ka bërë atë që realizoi Molieri me klasicizmin, pra nga brenda modelit zyrtar është gjetur hapësira e ligjërimit që i kundërvihen estetikisht, e kjo mund të zbulohet vetëm se nga rileximi, me qëllim ndarjen e letrares nga joletrarja. Pra, në shtjellimet e ndryshme të letrares, mendoj se leximi me kritere estetike, bën që të spastrohen mungesat letrare, dhe të shpëtohen vlerat, dhe pastaj të vijohet vetëm me leximin dhe shqyrtimin e pranisë së vlerave e jo me mungesat e shumta.
Së fundmi ju keni sjellë para lexuesit disa studime. Ndërkohë keni ndër duar një studim për Anton Pashkun. Çmund të thoni për këtë të fundit dhe çfarë sillni “ndryshe” me këtë botim që pritet të qarkullojë së shpejti?
Përgjigje: Metodika e leximit të teksteve, si dhe të formësimit letrar, është optika verifikues edhe për Pashkun. Ky shkrimtar i letërsisë bashkëkohore ka vendin e vetë si tregimtar, që me tregimet fantastike eci dhe përsosi rruginat e çelura nga dy mjeshtrat e shkrimit të saj, Kuteli dhe Koliqi. Në krijimtarinë e tij bëjnë pjesë edhe tekstet dramatike, Sinkopa dhe Gos, të emërtuara jo rastësisht me emrin, tragjedi moderne, të cilat çelin hullinë e lëvrimit të teatrit absurd në letrat shqipe. Po kaq, shkrimi i romanit “Oh”, një tekst i larmishëm si thënie dhe artthënie, hodhi themelet e realizmit modern të prozës së gjatë. Pashku është i ndryshëm nga të tjerët, e për ta ilustruar këtë ide, mund të them se sipas shijes time, është nga të paktët autorë të letrave shqipe, që ka sendërtuar vetëm vlera letrare të njëmendta.
Përkujtohet veprimtari i çështjës kombëtare Mr.sc.Nimon Alimusaj
Nimon Alimusaj lindi në vitin 1946 në fshatin Strellc të Deçanit. Shkollën filore e kreu në vendlindje, të mesmen në Pejë, ndërsa Fakultetin Filozofik, Degën e gjuhës dhe të letërsisë shqipe në Prishtinë, ku edhe magjistroi në fushë të gjuhësisë. Ai punoi plot 35 vjet si profesor i gjuhës shqipe në gjimnazin e Pejës, ku edukoi shumë breza të rinjsh. Ka shkruar mbi 50 punime nga fusha e filologjisë. Ka qenë bashkëpunëtor i Institutit Albanologjik të Prishtinës në mbledhjen e foklorit. Nimon Alimusaj që nga themelimi i LDK-së u bë anëtar i saj dhe për shumë vjet ishte edhe nënkryetar i Degës së LDK-së në Pejë, ku zhvilloi një aktivitet të pandalshëm politik. Që nga viti 1998 deri më 2006 ishte anëtar i Kryesisë qendrore të LDK-së. Në dy legjislaturat e kaluara (2001 - 2007), ishte deputet i Kuvendit të Kosovës. I ndjeri Nimon la pas vetes bashkëshorten dhe pesë fëmijë.
Nimon Alimusaj i përket brezit të personaliteteve më të spikatura të kombit që u udhëhoqën nga ideali i lirisë, u tha në një akademi përkujtimore me rastin e njëvjetorit të ndarjes nga jeta të veprimtarit dhe deputetit të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Nimon Alimusaj.

Familjarë, miqë dhe bashkëpuntorë u mblodhën ne teatrin kombëtar për të përkujtuar një vjetorin e vdekjes së veprimtarit të LDK-së, Nimon Alimusaj.
Të pranishëm në këtë akademi, e cila u mbajt të shtunën në Teatrin Kombëtar, ishin përfaqësues të LDK-së dhe familjes Alimusaj.
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa, ka thënë se një vit më parë, pas një sëmundje të gjatë dhe të rëndë Nimon Alimusaj iu bashkua vargut të burrave të shquar të Kosovës, të cilët u ndan nga jeta, pasi dhanë gjithçka nga vetvetja për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.
“Nimon Alimusaj i përket brezit të personaliteteve më të spikatura të kombit, të cilët u udhëhoqën nga ideali më sublim njerëzor, nga ideali i lirisë. Fatmirësisht, këtë ideal të madhërishëm shqiptarët e Kosovës dhe veçmas në aspektin historik të doktor Ibrahim Rugovës, gjithmonë ditën ta çmojnë si pikënisje, si kryetar të çdo veprimi politik në veprimin tonë të mundimshëm drejt shtetit të lirë dhe sovran të Kosovës”, ka thënë Mustafa.
Mustafa ka theksuar se lëvizjes për liri dhe pavarësi nuk i munguan njerëzit e guximit, të dijes dhe veprimit, në mesin e të cilëve edhe Nimon Alimusaj zë një vend të veçantë.
“Sot në këtë ditë të përkujtimit e nderit për veprën dhe veprimtarinë e Nimon Alimusaj është e pamundur të mos rikujtohet se ai u angazhua me tërë qenien e tij në lëvizjen e njohur për pajtimin e gjaqeve. Duke qëndruar pranë profesor Anton Qetës, Nimoni si shumë intelektual e atdhetarë të tjerë iu bashkua një nisme të këtij misioni fisnik, i cili arriti të pajtonte qindra familje kosovare”, ka thënë ai.
Në emër të Degës së LDK-së në Pejë, Agim Bërdynaj, theksoi se periudha kur punoi Nimon Alimusaj ishte kohë e veçantë e aksioneve dhe lëvizjeve të mëdha kombëtare që bashkë me veprimtarët e tij bëri atë që sot po gëzon Kosova.
“Nimoni ishte ndër burrat e mëdhenj të historisë më të re të Kosovës, siç thoshte presidenti doktor Ibrahim Rugova. Nimoni ishte veprimtar i pa lodhshëm i lirisë dhe pavarësisë së Kosovës, siç tha presidenti Sejdiu me rastin e mbledhjes komemorative tash e një vit, prandaj sot me rastin e përvjetorit të parë pa Nimon Alimusaj dhe shumë bashkëveprimtarë të tij që sot nuk i kemi e shohim se sa shumë i duhen Kosovës”, ka thënë ai.
Të pranishmit në emër të familjes i përshëndeti Xhavit Alimusaj, i cili falënderoi të gjithë ata që po nderojnë veprën e babait të tyre.
“Ju na keni nderuar ne si familje, si Strellc, por me ardhjen e juaj më shumë e keni nderuar veprën, punën dhe idealin e babait tonë”, ka thënë ai.
Për të pranishmit në këtë akademi u dha edhe një program i pasur artistik.
Nimon Alimusaj ndërroi jetë një vit më parë, në moshën 65-vjeçare, pas një sëmundje të rëndë. Ishte anëtar i kryesisë qendrore të LDK-së, njëri ndër themeluesit të degës së LDK-së në Pejë dhe Deçan, si dhe njëri nga themeluesit e pajtimit të gjaqeve në Kosovë dhe deputet për dy mandate.
Në vend të përkujtimit për atdhetarin Nimon Alimusaj shkëpusim shkrimin e tij:
Sali Çekaj ishte kreshnik. Si të tillë e dinte vendi ku u lind e u rrit, si të tillë e keni parë ju këtu në dhe të huaj e si të tillë e provoi Kosharja, - tha mr. Nimon Alimusaj
Mr. Nimon Alimusaj, anëtar i Kryesisë qendrore të LDK-së dhe deputet në Kuvendin e Kosovës në fjalën e rastit tha se duke përkujtuar në këtë mënyrë, jo për të parën herë, e as për të vetmën herë dëshmorët e kombit, ju po bëni një punë kombëtare, po ngulitni në kujtesën e shqiptarëve edhe jashtë atdheut një periudhë historike e cila nxori figura të mëdha kombëtare më punën dhe gjakun e të cilëve arriti dita e lirisë të cilën po e gëzoni edhe ju jashtë Kosovës.
Gjithashtu, duke kujtuar figurat e tilla me kaq madhështi, ju po përcillni tek breznitë e reja edhe në dhe të huaj testamentin e fuqishëm që u jep atyre martirizimi i tyre në altarin e atdheut: „Ne ramë dhe e bëmë Kosovën të lirë, ju të gjallët, ju brezat e rinj që vini, kudo që jeni, në Kosovë dhe jashtë saj, keni një detyrë akoma më të lartë e më të madhërueshme, duhet të përpiqeni që t´ia sillni Kosovës dritën e qytetërimit të vërtetë, ditën e qytetërimit perëndimor”. Të forcohet kujtesa historike dhe porositë e saj dhe në këtë mënyrë është punë e mirë kombëtare.
Ngjarjet e mëdha kërkojnë njerëz të mëdhenj, njerëz eprorë të cilët në realizimin e idealit të tyre kombëtar mund të bijnë, por vdekja nuk mundet t´ua marrë me vete kurrë emrin. Të tillët janë të pavdekshëm. I tillë ishte Sali Çekaj andaj i pavdekshem është edhe emri i tij.
Sali Çekaj, pra nuk ishte i zakonshëm. Ai kishte karakter të jashtëzakonshëm, virtyte të jashtëzakonshme, sjellje të jashtëzakonshme dhe shokë të idealit kombëtar të jashtëzakonshëm.
Sali Çekaj ishte fjalëpak, me vullnet të çelniktë, i durueshëm në momente të rënda, gjakftohtë në rast rreziku, i shpejtë në verpime, i disiplinuar në pasionet e tij. Sali Çekaj kishte besim absolut në idealin e tij, në sistemin e tij politik e ushtarak, në vetën dhe të shokët e tij të politikës e të luftës. Thënë shkurt Sali Çekaj ishte kreshnik, ishte një burrë i rrallë. Si të tillë e dinte vendi ku u lind e u rrit, si të tillë e keni parë ju këtu në dhe të huaj, si të tillë e provoi Kosharja, ku u tregua lama e nami i trimërisë shqiptare. Ky është portreti i Sali Çekajt.
Po cili ishte kuadri historik në të cilën u shqua kjo figurë e jashtëzakonshme?
Në dekadën e fundit të shekullit të kaluar në Kosovë u paraqitë një levizje e madhe e organizuar për çlirim kombëtar, si vazhdimësi e disa lidhjeve të mëparshme e quajtur LDK.
Kjo parti-lëvizje kishte dy faza, atë paqësore e cila fitoi simpatinë e botës demokratike dhe fazën e cila kulmoi me luftë, me një luftë e cila vërtetoi para botës se shqiptarët nuk janë asnjëherë të lodhur e të ligështuar në mbrojtjen e trojeve të tyre. Në këto dy faza Sali Çekaj u dallua si njeri epror, si profesionist dhe institucionalist rigoroz. Në fazën e parë Sali Çekaj ishte dishepull i shkollës politike të politikanëve të mëdhenj që i dhanë vulën e vet tërë periudhës: i dr. Ibrahim Rugovës dhe i Fehmi Aganit dhe i sistmeit të tyre politik.
Në të gjitha ngjarjet me rëndësi për komb e atdhe që bëri kjo parti levizje, Sali Çekaj ishte në radhën e parë. Pra Sali Çekaj me punën e tij si funksionar i LDK-së, ndihmoi fuqishëm që vullnetin politik të Kosovës ta ngrisë në vullnet institucional.
Bashkatdhetarë të nderuar, tha në vazhdim mr. Nimon Alimusaj, më lejoni të shkoqis edhe pak këtë karakteristikë bazë në jetën politike e ushtarake të Sali Çekajt. Ky ishte kundërshtar rigoroz ndaj një karakteristike që është konsideruar edhe nga të huajt si huq i shqiptarëve, janë negative e natyrës së tij – individualizmin, mungesën e dukurisë së turmës tek shqiptarët, mungesën e frymës së kopesë.
Çekaj e dinte se sa herë shqiptarët kanë humbur në të kaluarën, gjithmonë kjo ka ndodhur për shkak se atyre u ka munguar një qednresë e bashkërenditur. Dhe esenca e verpimtarisë politike të Sali Çekajt e cila përmblidhet pikërisht në këtë konstatim: Sali Çekaj mbi të gjitha, në politikën e tij e kishte nocionin e një bashkimi kombëtar të disiplinuar. Ai e forcoi në diasporë një element të rëndësishëm të platformës politike të LDK-së, integrimin dhe harmonizimin e të gjitha energjive të kombit që e shpiejnë në një bashkim mendor e shpirtëror në përpjekje për pavarësinë e Kosovës. Këtë ai e konsideron si pikën e parë të vijës së urtë politike që ka për të sjellë në dritë popullin e Kosovës.
Ka dy farë heroizmash, heroizmin në jetë dhe heroizmin në luftë. Sali Çekaj i pati të dy. Edhe në luftë, si në politikë, Sali Çekaj e pati për bazë në mënyrë rigoroze nocionin e një bashkimi të disiplinuar, nocionin e një qëndrese të bashkërenditur nën komandën e strukturave të një institucioni të quajtur Ministri e mbrojtjes e që e kishte edhe një komandant suprem. Për fat të keq jo të gjithë ata që u gjenden në këtë luftë vepruan kështu. Dhe kjo pati pasoja.
Në ato ditë të motit të madh Sali Çekajn e gjejmë herë në Isniq e herë në Prapaqan, herë në Llukë e herë në Loxhë e gjithandej Rrafshit të Dukagjinit, herë në male e herë në kufi, për t´u përqendruar me fuqi titanike për thyerjen e kufirit me Betejën e Kosharës. Në ato ditë Sali Çekaj nuk i teproi asnjë minutë kohe, përderisa ra heroikisht si burrë në Koshare, pushka nuk i qëndroi e fjetur për asnjë moment. Sali Çekaj ra, vdiç, pra i shkoi pas si burrë Agim Ramadanit, por pas tij shkoi Tahir Zemaj, të cilin, sa fatkeqësi kombtare e mori paqja, por mbeti gjallë emri dhe kujtesa për ta.
Përgatiti:Flori Bruqi
Nimon Alimusaj i përket brezit të personaliteteve më të spikatura të kombit që u udhëhoqën nga ideali i lirisë, u tha në një akademi përkujtimore me rastin e njëvjetorit të ndarjes nga jeta të veprimtarit dhe deputetit të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Nimon Alimusaj.
Familjarë, miqë dhe bashkëpuntorë u mblodhën ne teatrin kombëtar për të përkujtuar një vjetorin e vdekjes së veprimtarit të LDK-së, Nimon Alimusaj.
Të pranishëm në këtë akademi, e cila u mbajt të shtunën në Teatrin Kombëtar, ishin përfaqësues të LDK-së dhe familjes Alimusaj.
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa, ka thënë se një vit më parë, pas një sëmundje të gjatë dhe të rëndë Nimon Alimusaj iu bashkua vargut të burrave të shquar të Kosovës, të cilët u ndan nga jeta, pasi dhanë gjithçka nga vetvetja për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.
“Nimon Alimusaj i përket brezit të personaliteteve më të spikatura të kombit, të cilët u udhëhoqën nga ideali më sublim njerëzor, nga ideali i lirisë. Fatmirësisht, këtë ideal të madhërishëm shqiptarët e Kosovës dhe veçmas në aspektin historik të doktor Ibrahim Rugovës, gjithmonë ditën ta çmojnë si pikënisje, si kryetar të çdo veprimi politik në veprimin tonë të mundimshëm drejt shtetit të lirë dhe sovran të Kosovës”, ka thënë Mustafa.
Mustafa ka theksuar se lëvizjes për liri dhe pavarësi nuk i munguan njerëzit e guximit, të dijes dhe veprimit, në mesin e të cilëve edhe Nimon Alimusaj zë një vend të veçantë.
“Sot në këtë ditë të përkujtimit e nderit për veprën dhe veprimtarinë e Nimon Alimusaj është e pamundur të mos rikujtohet se ai u angazhua me tërë qenien e tij në lëvizjen e njohur për pajtimin e gjaqeve. Duke qëndruar pranë profesor Anton Qetës, Nimoni si shumë intelektual e atdhetarë të tjerë iu bashkua një nisme të këtij misioni fisnik, i cili arriti të pajtonte qindra familje kosovare”, ka thënë ai.
Në emër të Degës së LDK-së në Pejë, Agim Bërdynaj, theksoi se periudha kur punoi Nimon Alimusaj ishte kohë e veçantë e aksioneve dhe lëvizjeve të mëdha kombëtare që bashkë me veprimtarët e tij bëri atë që sot po gëzon Kosova.
“Nimoni ishte ndër burrat e mëdhenj të historisë më të re të Kosovës, siç thoshte presidenti doktor Ibrahim Rugova. Nimoni ishte veprimtar i pa lodhshëm i lirisë dhe pavarësisë së Kosovës, siç tha presidenti Sejdiu me rastin e mbledhjes komemorative tash e një vit, prandaj sot me rastin e përvjetorit të parë pa Nimon Alimusaj dhe shumë bashkëveprimtarë të tij që sot nuk i kemi e shohim se sa shumë i duhen Kosovës”, ka thënë ai.
Të pranishmit në emër të familjes i përshëndeti Xhavit Alimusaj, i cili falënderoi të gjithë ata që po nderojnë veprën e babait të tyre.
“Ju na keni nderuar ne si familje, si Strellc, por me ardhjen e juaj më shumë e keni nderuar veprën, punën dhe idealin e babait tonë”, ka thënë ai.
Për të pranishmit në këtë akademi u dha edhe një program i pasur artistik.
Nimon Alimusaj ndërroi jetë një vit më parë, në moshën 65-vjeçare, pas një sëmundje të rëndë. Ishte anëtar i kryesisë qendrore të LDK-së, njëri ndër themeluesit të degës së LDK-së në Pejë dhe Deçan, si dhe njëri nga themeluesit e pajtimit të gjaqeve në Kosovë dhe deputet për dy mandate.
Në vend të përkujtimit për atdhetarin Nimon Alimusaj shkëpusim shkrimin e tij:
Sali Çekaj ishte kreshnik. Si të tillë e dinte vendi ku u lind e u rrit, si të tillë e keni parë ju këtu në dhe të huaj e si të tillë e provoi Kosharja, - tha mr. Nimon Alimusaj
Nga Partizan Cene : Nga Partizan Cene
"Edhe shqiptar por edhe serb mund të ketë , në karvanet që po qarkullojnë njerës drejt kufirit . Shërbimi duhet të jetë njëlloj . Kujdes , në luftë nuk falen gabimet .. Ju uroj fat .." Këto ishin fjalët e Limajt , në takimin me kompaninë që mbronte të larguarit drejt kufirit shqiptar në 1999..
PARTIZAN CENE
Pse pikërishtë tani ?
Kjo është një pyetje që vjen rrjedhshëm , nga ngjarjet e deri tanishme , që po përcillen me interes nga populli shqiptar , në të gjitha trevat, por veçanërisht në Kosovë .
Bisedimet Serbi - Kosovë , filluan nën një klimë , kur shumë nga eterët politik të shtetit të Kosovës , në njëfarë mënyre apo ne një tjetër e kundërshtuan për nga mënyra se si u përgatitën këto bisedime . Bile , "Vetvendosja" dhe Ish ushtarët veteranë të UÇK, i kanë kundërshtuar me forcë këto bisedime .
Pra duket se gjithmon , kur bëhet fjalë për një hap të rëndësishëm në jetën e shtetit më të ri të Evropës , Kosovës , gjithmonë do të dalë një kleçkë , në formë "pyke " me qëllim ose dobësimin ose përgjunjen e politikës së jashtmë kosovare .
Pra e kemi fjalën për arrestimet , e bëra nga EULEX , pikërishtë tani disa ditë mbas fillimit të bisedimeve , midis Kosovës dhe Serbisë .
Kujtohet shumë mirë , nga të gjithë shqiptarët , që në kohën kur , Gjykata Ndërkombëtare e Dretësisë , dha atë vendim historik , duke e quajtur të drejtë vendimin e popullit dhe përfaqsuesve të Kosovës që të shpallin shtetin e tyre të pamvarur , doli "pyka" Marty , me atë raport të turpit , i cili më shumë se një akuzë ishte një shërbim qorr , për serbët dhe kryeneçrinë e tyre , të përjetshme ndaj shqiptarëve , që jetojnë në tokat dhe vendin e tyre në Kosove dhe gjetkë .
Edhe atherë , ishin planifikuar apo më saktë priteshin shumë njohje të tjera të Kosovës nga vende të ndryshme , në botë , por Dich Marty , me raportin e tij , hodhi një re mjegulle , duke bëra që njohjet të ndaloheshin apo të ngrinin përkohësishtë .
Pra shërbimi që Marti bëri pët Serbinë ishte i pashlyeshëm .
Dhe vjen momenti , kur fillimi i bisedimeve , megjithse i kundërshtuar nga shumë faktor politik , në Kosovë , ishte i mbarë , dhe të paktën u tregua dëshira e mirë , nga të dy palët për një fillim të mirë të këtyre bisedimeve .
Pamvarsishtë se Serbia gjithmonë e kishte paralajmëruar se do të kërkonte , vendosjen në tavolinën e bisedimeve , të problemit të Statusit , kjo nuk ndodhi në takimin e parë ..
Por , nuk vonuan as dy tre ditë , dhe vjen "pyka "EULEX , e cila krijon mjegullën e dytë , me arrestime , fantazmë , pa bërë të qartë pothuaj asgjë , se si dhe përse janë arrestuar disa ish ushtarë veteranë të UÇK . Bile edhe ish ministri i qeverisë Thaçi - 1 , zoti Limaj , ishte edhe ai pjesë e këtyre arrestimeve ..
Pa dashur të bëjmë as prokurorin e as avokatin e të arrestuarve , dhe pa vënë në dyshim punën e ndërkombëtarëve në Kosovë , mund të themi me bindje , se të paktën një gjë është bërë gabim:Pra momenti për këto arrestime , është tejet i gabuar , si dhe buja që i jep EULEX , këtyre veprimeve , që në shumë raste , nuk janë gjë tjetër veçse flluska ajri , që shpërndajnë helm , ndaj UÇK dhe ish ushtarëve të saj të sprovuar ..
Fajtor apo jo , është detyrë e tjetër kujt , por që të nëpërkëmbet epopeja e lavdishme e UÇK , kjo është e pa pranuaeshme për Kosovën dhe gjithë shqiptarët edhe në Shqipëri dhe Maqedoni ..
Domethënë , pyetja :Pse pikërishtë tani ??? , do një përgjigje ..
Dhe kush koncepton një përgjigje të llogjikshme , nuk do ta ketë të lehtë që të kuptoi se , veç të tjerave , në këto veprime , ka edhe një farë servilizmi proserb , me qëllime që ndofta më vonë do ti marrim vesh më qartë ..
Si përfundim desha të kujtoj , një aspekt të ndodhur në 28 prill të 1999, në aksin Brod - Dragash , në pjesën e sipërme të rrugës së vjetër , ku ndodhen bunkerët : Një luftëtar i pashëm (të cilin unë e njihja se e kisha shoqëruar para disa ditësh)dhe me syze , që dukej se ishte ilegal drejtues i UÇK , na foli ne që merreshim me ndihmën dhe mbrojtjen e të shpërngulurve ,që drejtoheshin për nga kufiri :
"Edhe shqiptar por edhe serb mund të ketë , në karvanet që po qarkullojnë njerës drejt kufirit . Shërbimi duhet të jetë njëlloj . Kujdes , në luftë nuk falen gabimet .. Ju uroj fat .."
Pra kurrë nuk ka pasur mbjellje të urrejtjes nga UÇK dhe drejtuesit e saj , por përkundrazi .. Lufta ka edhe gabime . Por kur një popull zbohet persekutohet , vritet dhe çnderohet , vështirë që edhe gabimet të shmangen 100 %.
Përkundrazi , nuk shikohet ndonjë valë arrestimesh për çetnikët e urryer serb , që therën ,dhe përdhunuan vajzat dhe motrat tona , si dhe pushkatuan burrat dhe djemtë tanë ..
Po të ketë zot , besoj se do të verë dorë , mbi këta qafira kriminel , meqë nuk ve kush dorë , nga ata që kanë ligjin në dorë ..
Subscribe to:
Comments (Atom)
Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar
Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...
-
Genci Gora NË SHKOLLË TEK SHTRIGA Shkarko falas Begzat Rrahmani VALËT E GURRËS Shkarko falas Mehmet Bislim...
-
Akademik Prof. Kujtim Mateli Pak histori derisa nisa t ë shkruaj librin “E vërteta për Dodonën dhe Epirin” (Pjesa e parë e para...
-
Search inside image Shkruan Akademik prof.dr.Flori Bruqi, PHD Search inside image Pak biografi për t’mos ju ardhtë mërzi…. Search inside ...
-
Kërko brenda në imazh Vrasja e Haki Tahës dhe heshtja e turpshme Haki Taha, u lind n...
-
Shkruan Akademik Flori Bruqi, PHD. Në historinë e popujve të Evropës, vështirë se mund të gjendet ndonjë popull që...
-
"Zëra nga burime të nxehta" mbetet një libër i veçantë i shkrimtarit Sabri Godo . Ai vjen për të dëshmuar se ka autorë dhe vepr...
-
Organizatorët e protestave antiqeveritare në Serbi kërkuan nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, që të paraqesë planin e tij për Kosovën ...
-
Shkruan Akademik Prof. Dr. Flori Bruqi, PHD AAAS. Në Arkivin Qendror të Shtetit, Tiranë, në Fondin 144 – Koleksioni i hartav...
-
Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Ismail Kadare (28 janar 1936 - 1 korrik 2024) ishte akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popull...
-
Kush është Koço Kokëdhima ? Koço Kokëdhima nga Qeparoi i Himarës është njëri ndër biznesmenët më të pasur dhe të suksesshëm në...