Agjencioni floripress.blogspot.com

2011/05/28

KUJTESË DHE MIRËNJOHJE PËR NËNËN


 















AKUARELI I DIELLIT

 Iku Tetëmbëdhjetë vjeçare
E bukur S…
Si hëna pesëmbëdhjetë
Në fletore shkroi vjershën
Për Mëngjesin në Prishtinë
I pëlqyen soliterët e lartë
Dhe shtëpitë plot blozë
Tjegullat e çative të ulta
Me myshqe të venitura
Shtegu i fushës kujtonte nënën
Më këmbë t’amputuar
Dhe Agimin e madh pas shiut
Që lëkundin pemët në zgavra
Në Prishtinë..
Ajo me gishtin tregues vizatoi
Në xhamat e ateles
Profilin e babait plak-Metë
Pastaj e fshiu me dorë
Dhe dorën e puthi
Kur u kthye në vendlindje
Vuri pëlhurën pas një karroje me sanë
Në kalldrëm…
Dhe vizatoi dridhshëm
një rrugicë fshati në muzg
Në agimin e azhurtë
Hapi dritaren
Rrotulloi çuditshëm
Lindjen e Diellit
Hijet në vetminë e rrugës
Dallëndyshet
Një pikë vesë
Në mbremjën e majit
Ngriti penelin
Dhe e ngjeu në Akuarelin e Hënës
Pikturoi rrugën
Me baltë të Strellcit
Durakun plak
Kopshtet me dardhë
Fshatarët e vyer
Me drapërinj në duar
Shtëpi me dyer të rënda
Strehë me borë
Hapësira bojë gushëpëllumbi
Hga fshatrat malorë…


RREZE DRITE

 
Për Ty nga zemra
këtë poezi po e rris
asnjë hije muzgu
nuk i fus brenda
Ti kërkon dritë
se ishe dritë
siç janë dritë
të gjitha nënat

Vije Ti
çdo mbrëmje
duke më pëshpëritur:
-Natën e mire bir
çelësin mos ia vë derës
do të vijë nëna
(Gjumin pa ta prishur)
me hapa të pranverës
Biro
të të shoh mos je shpluar
kur ike
Unë të putha
a thua më ke ndjerë
ndoshta vetëm koha
si rreze drite
në mua t’paska mbetur

Këtë poezi Nënë
nga zemra e shkrova
dhe hije azhuri
s’i futa Brenda
Ti kërkon dritë
se ishe Dritë
siç janë Drita
të gjitha Nënat


LAJTMOTIV I SINQERTË

U këndoj të thjeshtave
të urtave
fjalës së dashur
dritës së qartë
të gjitha ëndrrave
më ljtmotiv të sinqertë
të gjitha këngëve
përherë me krryerresht
Femrave

Ejani në këngë
Nëna dhe motra
të dashura gra
hyni në këngë
në lindëm nga këngët Tuaja
nga zëri Juaj
morëm këmbë


 Flori Bruqi


____________________

E lutur poete, i lutur poet, shënohu edhe ti  me poezinë e shpirtit tënd për NËNËN! 


Ka shumë dashuri nëpër të cilat frymojmë, por - E para është NËNA.

Le të jemi së bashku, të barabartë para NËNËS!

image         Kopertina  e Librit "Karvan dashurie"
I kërkoj falje të gjithë poetëve dhe krijuesve që kanë hedhur në letër apo në kujtesën e tyre vargje për nënat, të cilët, në pamundësi, nuk janë përfshirë në këtë përmbledhje poetike. 

Për Nënën, ashtu siç shkruajmë në çdo kohë, ashtu edhe do të botohet gjithmonë... Ishte vetëm hapja e një Preludi AMËSOR. Besoj në mirëkuptimin tuaj fisnik


-Iliriana Sulkuqi, Brooklyn, NY, USA

ilirianasulkuqi@yahoo.com  
                                                                                   
Nga: Bekim FEHMI

Nuk jam shkrimtar, por një libër që më ka lindur vetvetiu, ia kam kushtuar nënës sime Edije Xërxa Fehmiu, bashkëshortes së babait tim Ibrahim Fehmiut. Por nuk ia kam dedikuar vetëm sakrificave të jetës së saj, por të gjitha nënave, jo vetëm shqiptare, jo vetëm ballkanase, por të gjithë nënave të botës. Ka një thënie se, një vepër e një gjenerate vlerësohet me atë se çfarë ata kanë lënë në kulturë, p. sh. Fransua Miteran do të mbahet mend nëpërmjet një piramide të ngritur para Luvrit në Paris, Pompidu do të mbahet mend për qendrën Pompidu,etj. Por gruaja është ajo që duhet të vlerësohet mbi gjithçka në çdo vend të botës, pasi ajo lind njerinë.

 (Autorët e poezive)
Agnes Gonxhe Bojaxhiu
Adnan Mehmeti
Adelina Dokja
Agim Spahiu
Agim Bacelli
Aleksandër Bllok
Agron Sela
Aleko Likaj
Anton Çefa
Anila Qirjazi Mihali
Argetina Tanushi Aquino
Adelina Dardha Haskaj
Bekim Fehmi
Betim Muço
Blez Sendrar
Bllaga Dimitrova
Dalan Luzaj
Demir Gjergji
Dritero Agolli
Dylbere Dika
Edmond Shallvari
Elinda Marku
Esenin (Sergej)
Eugjen Eftushenko
Enkelejda Kondi Masseboeuf
Faruk Myrtaj
Fatime Kulli
Fation Pajo
Faslli Haliti
Frederik Reshpja
Frederik Ndoci
Fatmir Terziu
Grigor Jovani
Janaq Pani
Julia Gjika
Kostaq Duka
Kolec Traboini
Kozeta Zavalani
Luan Xhuli
Luigj Cekaj
Lulzim Lekdushi
Makfire Canolli
Mensur Spahiu
Medije Vraniqi
Mimoza Sali
Mimoza Rexhvelaj
Nase Jani
Namik Selmani
Nikolla Spathari
Nexhip Ejupi
Pilo Zyba
Pjetër Jaku
Puntorie Ziba
Roland Gjoza
Roland Musta
Rita Saliu
Sami Milloshi
Suela Katanja
Teuta Sadiku
Thani Naqo
Vaid Hyzoti
Vitore Sallaku
Visar Zhiti
Vullnet Mato
Vlash Fili
Valdete Antoni
Xhevahir Spahiu
Ziko Kapurani

*****

Iliriana Sulkuqi
Iliriana Kadri Sulkuqi (Fejzullai) u lind lind në qytetin e Elbasanit në vitin 1951. Mbasi mbaroi gjimnazin “Dhaskal Todri” në qytetin e lindjes (1969), vazhdoi studimet në Akademinë Ushtarake të Forcave Tokësore në Tiranë. Është diplomuar në vitin 1971.

1971-1995: Oficere , në Akademinë Ushtarake, gazetare në shtypin ushtarak dhe në Shtëpinë Botuese të Ushtrisë. Gjatë kësaj periudhe ka mbaruar studimet për gjuhë-letërsi dhe filozofi. Së fundi ka punuar si gazetare në gazetën “Drita”, organ i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë… Nga viti 2004 deri sot jeton në SHBA, New York.

KRIJIMTARIA

Botimet e para – rreth viteve ‘6o. Është vlerësuar disa herë me çmime të para Kombëtare dhe Ndërkombëtare. Poezitë e saj janë përkthyer në disa gjuhë si : italisht, greqisht, maqedonisht, bullgarisht, arumanisht, anglisht.
Renditet në disa antologji si brenda dhe jashtë vendit, si dhe në Enciklopedinë Shqiptare të Gazetarëve, në “Leksikoni i shkrimtarëve Shqiptarë 1501-2001, me autor Hasan Hasani( Shtëpia Botuese Faik Konica, Prishtinë, 2003).
Është anëtare Nderi e Organizatës Shqiptare Amerikane: ”Motrat Qiriazi”,( 15 janar 2006).
Eshtë antare e Akademisë Shqiptare Amerikane të Shkencave dhe Arteve.( 5 janar 2006).
Është Anëtare Nderi e Shoqatës së Ushtarakëve në rezervë-Dega Athinë (13.04.2008)
Është anëtare e Klubit të Shkrimtarëve “Drita” dhe Kryeredaktore e Revistës Letrare Artistike “Pelegrin”.

Libra të botuar:

-“Më kërkojnë sytë e nënës”(1974)
- Ç’u fala stinëve që ikën?”(1988)
-“Të jesh grua”(1990)
-“Do të jetoj”( Rozafa-1996)
-“Trokit dhe zgjo”( “Egnatia”- 2000)
-“Kush ma vrau OFELINË” – italisht-shqip( Toena-2000)
-“Për një mollë që hëngri Eva…”( Prishtinë- gusht 2002)
-“(F) Shihemi në sy”(janar –shkurt 2002)
-“Pulëbardhë në det’ të zi”( “Ilar”-maj 2002
-“Lirika” (Medaur-2003)
-“Hajku”- bashkëautorë(“Egnatia”-2004)
-“…Më kërkon falje” (Arbëria-2004)
- “ Poezi” (dy libra në Një) (botimet “Snaj”-2007)

-Çmimet:

-Çmimi i tretë për vëllimin poetik ”Ç’u fala stinëve që ikën”, (1988), në konkursin me rastin e 45 vjetorit të Krijimit të Ushtrisë Popullore, organizuar nga Ministria e mbrojtjes dhe Lidhja e Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë
-Çmimi i parë ( në poezi), në konkursin e shpallur me rastin e 45 vjetorit të revistës “Shqiptarja e Re”.(15.8.1988)
-Çmimi i tretë për vëllimin poetik dygjuhesh shqip-italisht “ Ma vranë Ofelinë!....Oiii...Oiii....! “, dhënë nga Ministria e Arsimit , Kulturës dhe e Sporteve si dhe Lidhja e Shkrimtarëve dhe e artistëve të Shqipërisë në Ditët e Poezisë Shqipe”Lulet e Verës”, maj 2001
-Çmimi i parë- për poezinë më të bukur për Dashurinë, në Ditët poetike ballkanike 2.06. 2002- Korçë.
-Çmim të veçantë në takimin ballkanik “Ditët e Asdrenit”-Shkup(2005)
-Çmimi i parë - për poezinë më të mirë në takimin poetik”Pëllumbat e Bashtovës”, akorduar nga Dega e Lidhjes se shkrimtarëve, Durrës, 4 tetor 2005.
-Çmimi “Migjeni” (2007) revista “Kuvendi”- Miçigan-SHBA
-Çmimi “Ali Asllani”-liriku më i mirë i vitit (maj 2008), akorduar nga Ambasada Shqiptare në Athinë dhe Klubi i shkrimtarëve shqiptarë të kundondodhur në botë “Drita”, për vëllimin poetik “Poezi”)


Po plas!...

Po plas, po plas,
përse nuk shpika
rrota gjigante sa Dashuria...
Si një bujkrobe do e tërhiqja
gjithë Amerikën tek Vendlindja...

Po plas, plas që askund s'jam-
as ku kam lindur,
as ku do vdes...
Që s'bëra dot një varg të malltë
dhe pse me rrokjen fjeta jashtë.

Po plas, po plas,
kujt t'i rrëfehem
që m'troket ikja n’ rrëz' të veshit,
as bardh, as zi s’më mbeti vargu,
një oqean m’ ndau nga Deti...

Po plas...po plas…
Që dhe një dorë-
shtatë breza nerv,
shtatë malle varg,
një firmë s’e hedh as për shkronjë,
një firmë s’e hedh as për një varr…

Po plas….Po plas
si në legjendë:
« ...Plasnë si poçe me verë... »

4 korrik, 2oo8 Brooklyn

Më gjeni një titull…

pa fjalën zjarr
pa fjalën akull,
pa fjalën vdekje,
pa uri pa čtje…
pa zë të mekur…
pa pikën e lotit,
pa emrin e Zotit,
pa emrin tim
pa emrin tuaj…
pa ngjyra muzgu
pa plor prej hëne
pa diell të djegur
pa mllef, pa hakmarrje,
pa fjalë përralle
pa ëndrra prej nate
pa dallgë e stuhi
pa puthje prej vlage
pa valëza, pa breg
pa mbërritje, pa shteg…
Më gjeni një titull
pa emër shpendi
pa emër ylli
pa emër mali
pa emër ishulli
as oqeani…
pa rrahja zemre,
pa ankthe malli…
pa vjeshtë të artë
pa dimër, pa ngricë
pa stinë të pjalmtë
pa verë t’lakuriqtë…
Më gjeni një titull
pa pentagram,
ku notat lozin
me shpirtrat tanë!
Shtator, 2007

Mështekna 

Buzët
më humbën mes buzëve…
gishtërinjtë
mbi tastierat e brinjëve…
trupi
si një grusht i mbledhur…

Mështekën,
më thuaj, moj
si e ruan kaq vjet virgjërinë?

Të vij sonte, apo? …

Të vij sonte,
apo nesër,
a pasnesër, duke gdhirë...
a me Hënën, në të mehur,
a me Diell n’perëndim?...
Të vij sonte,
në të ngrysur,
me qirinj në Galaktikë,
a me Yllin e Mëngjesit
që i bëhem Zgjim me zgjim?
Të vij sonte
apo sonte,
dhe me Hënë, dhe me Diell,
dhe me yjet në një shportë
dhe me zemrën sa një qiell?...
Të vij nesër
a nxitimthi,
me një shkronjë që më flet shqip,
dhe me Zotin që më lindi
dhe me zë - prelud- në shpirt?...
Të vij sonte
apo nesër,
a me ëndrrat që s’u prekën,
a me fjalët që s’u folën,
a pas - kurrë, në këtë shekull?
Të vij sonte,
apo sonte?
a, pas vetes së përdjegur?...

Mos ma fshij lotin !

Mos m’i shih këmbët
kanë veshur këpucë të arnuara,
si jeta ime,
si një dashuri e harruar…

Mos ma fshij lotin,
lëre të rrjedhë
në lumin e rrudhur,
ku lahet një hënë
e joshur nga yjet…

Mos ma zgjo ëndrrën,
Dua të më dhembë!…


Letra e fundit për Anna Ahmatovën

E dashur Anna,
nuk e di, nëse të kanë ardhur letrat e mia,
ku me pak vargje të shkruaja
për botën e ëndrrës …
Nuk kam asnjë lajm prej teje
edhe pse më premtove
që do të më shkruaje
nga jeta e përtejme…

Mesa duket je e kënaqur
në atë botë, ku marrin fund vuajtjet
dhe shuhen dashuritë…
Më thuaj motër,
të vijnë më lot tek sytë?!



******
Antologjia për nënën dhe një poezi e Maro Pashos...

Dr.sci.Fatmir Terziu,Londër

image 
Nga Fatmir Terziu: Urime dhe i lumtë Iliriana Sulkuqit


Më gjeni një titull


Pa fjalën zjarr
Pa fjalën akull
Pa fjalën vdekje,
Pa uri pa etje...

(Iliriana Sulkuqi)


Këto ditë doli nga botimi nën kujdesin e njërit prej më të përkushtuarve të botimeve të kohëve të fundit dhe ndihmës ndaj letrave shqipe, Albert Zholit, antologjia poetike kushtuar nënave, me krijimtari të disa poetëve në vite. Antologjia me redaktore dhe iniciatore botuese, tejet profesionale dhe shumë e ndjeshme ndaj figurës më të dashur për njerëzimin, nënën, shkrimtarja, poetja dhe publicistja e mirrënjohur shqiptare, Iliriana Sulkuqi, ka në gjirin e saj nga një poezi kushtuar nënës, kësaj figure madhore, nga rreth shtatëdhjetë autorë. Poezitë e përfshira në të nisin me emrin e madh të humanistes dhe Nobelistes, Agnes Gonxhe Bojaxhiu dhe si për hir të renditjes alfabetike përfundojnë me një emër të lavdishëm në poezinë shqiptare, Xhevahir Spahiu. Në këtë listë të gjatë bien në sy edhe emra të tillë si i madhi Esenin (Sergej), Eugjen Eftushenko, Blez Sendrar, Bllaga Dimitrova, që tregon se emri i nënës është i shtrenjtë për të gjithë. Janë këta autorë pra që plotësojnë këtë varg të gjatë e të pambarimtë që i kushtohet nënës. Dhe në vëllimin e parë, të cilin tashmë e ka nisur si projekt dhe do ta vazhdojë Iliriana Sulkuqi, autorët janë Adnan Mehmeti, Adelina Dokja, Agim Spahiu, Agim Bacelli, Aleksandër Bllok, Agron Sela, Aleko Likaj, Anton Çefa, Anila Qirjazi Mihali, Argetina Tanushi Aquino, Adelina Dardha Haskaj, Bekim Fehmi, Betim Muço, Blez Sendrar, Bllaga Dimitrova, Dalan Luzaj, Demir Gjergji, Dritero Agolli, Dylbere Dika, Edmond Shallvari, Elinda Marku, Esenin (Sergej), Eugjen Eftushenko, Enkelejda Kondi Masseboeuf, Faruk Myrtaj, Fatime Kulli, Fation Pajo, Faslli Haliti, Frederik Reshpja, Frederik Ndoci, Fatmir Terziu, Grigor Jovani, Janaq Pani, Julia Gjika, Kostaq Duka, Kolec Traboini, Kozeta Zavalani, Luan Xhuli, Luigj Cekaj, Lulzim Lekdushi, Makfire Canolli, Mensur Spahiu, Medije Vraniqi, Mimoza Sali, Mimoza Rexhvelaj, Nase Jani, Namik Selmani, Nikolla Spathari, Nexhip Ejupi, Pilo Zyba, Pjetër Jaku, Puntorie Ziba, Roland Gjoza, Roland Musta, Rita Saliu, Sami Milloshi, Suela Katanja, Teuta Sadiku, Thani Naqo, Vaid Hyzoti, Vitore Sallaku, Visar Zhiti, Vullnet Mato, Vlash Fili, Valdete Antoni, Xhevahir Spahiu, Ziko Kapurani. Vetë autorja Sulkuqi është shprehur se këtë ia përkushton nënës së saj, që u nda nga jeta pak kohë më parë dhe do të vazhdojë më tej si një projekt i hapur.
Me këtë rast shtojmë një poezi të bukur në vite, shkruar nga vlonjatja, Maro Pasho, që shton më së shumti bukurinë e dhuratës së Sulkuqit për nënat. Maro Pasho, një mësuese letërsie, emrin e ka patur Monarki, dhe më vonë e ka kthyer në Maro:

Nëna ime kishte zë të bukur,
Nëna ime kishte zë të ëmbël,
Mund të shkrinte bora
Përmbi degët e pishave
Po të këndonte
Nëna ime.

Mund të celte vjollca
Mes ferrash,
Po të këndonte
Nëna ime.

Mund të ndalonin varkat në breg,
Po të këndonte
Nëna ime.
Po ajo ia merrte rradhë këngës...
E ndrydhte zërin
Brenda vetvetes
Me pllakën e rëndë të zisë
C’duar do ta lëviznin vallë
Atë pllakë zije
Që i merte frymën
Nënës sime?

Vetëm në ditë vdekjesh
Ndihej zëri i nënës.
Kur qante ajo
Heshtte dhoma e tërë
Dhe dëgjonte
Si dridheshin ligjet në gojën e saj.

Eh, ligjet, ligjet e nënave tona!
Nëna ime kishte zë të bukur,
Nëna ime kishte zë të ëmbël,
Po nëna ime rradhë ia mori këngës.

Zëri i saj bucet tani
Me zërin tim...
Kur del në skenë
Këndoj dhe për nënën,
Këngët që gjithë jetën ëndërroi.
Këngët që kurrë s’i këndoi,
Sepse nëna ime kishte zë të bukur,
Sepse nëna ime kishte zë të ëmbël.

Mujo Bucpapaj:Shtëpia Botuese”Nacional”botoi librin“PA TITULL”

image  
Libri
Shtëpia Botuese “Nacional” në numrin e rradhës, datë  22-5-2011, mes titujve të librave të rinj, ka vendosur edhe ballinën e llibrit të fundit të shkrimtares Vilhelme Vranari Haxhiraj, “Pa Titull” . Autorja Vranari 2 (dy) muaj pas botimit në Bukuresht, të librit Mamaja” né gjuhën rumune, tashmë paraqitet para lexuesit me një gjini të re, me një volum me ese –publicistikë. Libri, i cili né 320 faqe përfshin 69 tema të  larmishme,të botuara ose të pa botuara më parë né media, është redaktuar nga Mujo Buçpapaj.
    Libri “Pa Titull” është recenzuar nga Prof. Dr. Eshref Ymeri, i cili ka bërë një analizë të shkurtësr dehe mjaft domethënëse si parathënie.
   Menjëherë të tërheq paraqitja e librit, ballina e të cilit është një pikturë e  ditës, e piktorit shqiptar, Shefqet Avdush Emini, e kompozuar nga tenisti i ri dhe mjaft i talentuar Ivo Lek Spathari.
 Autorja  Vranari shpreh falenderimet dhe mirënjohjen e saj për gjithë ata që dhanë ndihmën e tyre për botimin e këtij libri. Gjithashtu  falenderon Shtëpinë Botuese “Nacional” dhe shtypshkronjën “Europrint” 
 E veçanta dhe e reja që sjell autorja me këtë libër është larmia e temave dhe mënyra e kompozimit, gjë që e bën tërheqës dhe ndërkohë shlodhës gjatë leximit.
   Ajo që të bije në sy janë larmia e temave që  nisin me lashtësinë e kombit tonë. Vazhdojnë me bisedën né një auditor kulture mes autores  dhe ish ambasadorit amerikan  né Tiranë J.Withers, se si do t’i realizonte ShBA tri kërkesat imediate (rikthimi i pronës te pronari legjitim, integrimi i të përndjekurve politikë, dhe lufta kundër korrupsionit) si kushte të vendosura nga Brukseli dhe gjithë ndërkombëtarët euro-atlantikë,për pranimin e Shqipërisë né BE.
Tema të tjera janë historike, politike, sociale kulturore, letrare si dhe intervista. Thuajse të gjitha temat shoqërohen me thënie të mençura nga autorë të shquar, nga folklori apo nga vet autorja. Aty gjen ndonjë skicë letrare, ndonjë poezi, apo një koment a bashkëbisedim vlerësues i lexuesit me autoren. Ashtu siç thekson Prof.dr. Eshref Ymeri, “nga ky libër interesant, lexuesi ka çfarë mëson…madje i duket vetja si nxënësi para mësuesit.” Ju urojmë lexim të këndshëm atyre që do të interesohen për këtë libër me vlera nacioanle dhe kulturore!
Prof.Dr.Eshef Ymeri
Arti i komunikimit… një zeje që zbulon pasurinë e botës shpirtërore të individit
              Një fjalë të mirë për një zonjë të mirë
      Urime zonjës Vilhelme për këtë risi në eseistikë dhe në publicistikë!
     Libri “Pa titull” (ese-publicistikë) i zonjës Vilhelme Haxhiraj Vranari është një pasqyrë e shpirtit të saj të pastër si loti i fëmijës. Në të ndihet delikatesa e natyrës femërore që di të rrezatojë ëmbëlsi, dashuri, ngrohtësi ndjenjash, aftësi të admirueshme për të hyrë me guxim nëpër honet e shpirtit njerëzor. Arti i komunikimit me njerëzit, për mendimin tim, është një zeje që zbulon pasurinë e botës shpirtërore të individit. Begatia e shpirtit të zonjës Vilhelme Haxhiraj Vranari të befason me larminë e pamatë të mbresave që ajo i përcjell lexuesit nëpër rrugët e jetës ku ajo ka shkelur me sigurinë e një zonje të nderuar, e cila fatin e vet nuk e ka parë asnjëherë të shkëputur nga fati i atdheut.
    Më bëhet shumë qejfi që një zonjë e nderuar merret me publicistikë nacionaliste. 
Shqipëri, fatkeqësisht, janë shumë të pakta, për të mos thënë që nuk ekzistojnë fare, zonjat dhe vajzat që merren me këtë lloj publicistike. Sikur ne të kishim një klasë politike nacionaliste, atëherë edhe penat me formim nacionalist do të ishin më të shumta. Se, për mendimin tim, nacionalizmi nuk ka vdekur në shpirtin e shqiptarëve. Publicistika e zonjës Haxhiraj, si në mbrojtje të Himarës autoktone shqiptare, mbi legjitimitetin e Pavarësisë kombëtare të Kosovës,  tema mbi lashtësinë e shqiptarëve, apo eset për figurat historike që janë pasqyrë e identitetit tonë kombëtar, më kujtojnë për një çast manifestimin e fuqishëm të rinisë shqiptare pas përfundimit të ndeshjes së futbollit midis përfaqësueses sonë dhe asaj greke në pasditen e 4 shtatorit 2004. Kampionia, demek, e Evropës në futboll, që këtë titull e kishte fituar dy muaj më parë, u ul në gjunjë para djelmoshave të përfaqësueses sonë. Por, për fat të keq, askush nga politikan-zinjtë tanë nuk doli të përshëndeste atë entuziazëm të pashoq të rinisë shqiptare. Ai entuziazëm ishte shprehja më e shkëlqyer e urrejtjes kundër shovinizmit, sesa gëzim i fitores …Ndaj shprehem se…
      Kur mbaron së lexuari librin e zonjës Vilhelme Haxhiraj Vranari “Pa titull”, nuk mund të mos e përfytyrosh veten në vendin e një nxënësi shkolle. Dhe me të vërtetë: lexuesi i gjerë përfaqëson në vetvete një auditor gjigant, para të cilit krijuesi shfaqet në katedër apo në skenë në rolin e mësuesit. Duke përsiatur për këtë rol të shenjtëruar të shkrimtarit, lexuesi, në një mënyrë krejt të pakuptueshme, nuk mund të mos vijë në një përfundim interesant për ca raporte të heshtura që vendosen mes krijuesit dhe lexuesit: Kur mësuesi i vë notën nxënësit, në të njëjtën kohë, edhe nxënësi i vë notën mësuesit.  Kjo vlen për drejtësinë, për objektivitetin që ai përcjell në vlerësimet e veta.
       Ky libër, tepër i veçantë për natyrën e strukturimit të tij, përfaqëson një burim origjinal për pasurimin e botës shpirtërore të lexuesit të gjerë. Dhe lexuesi nuk mund të mos bindet për faktin se etja për pasurim shpirtëror, nuk mund të kënaqet nga askush tjetër, përveçse nga ai, krijuesi. Pra, nga njeriu i botës së artit.
 Jam i bindur se, duke u nisur nga strukturimi dhe larmia e temave, libri do të pëlqehet nga lexuesi.
Edhe një herë urime dhe suksese, zonjës Vranari!

Nëpër faqet e kujtimeve të një oficeri

 Shkruan Prof.dr.sc.Eshref Ymeri


Modele nga më të shquarat të letërsisë memorialistike janë vepra të tilla, si “Rrëfimet” e Zhan Zhak Rusoit, “Nga jeta ime. Poezia dhe e vërteta” e Gëtes, “Historia e bashkëkohësit tim” e Korolenkos, “Pasqyra e shekullit” e Henrih Mann-it e shumë të tjera.     

Së fundi, në këto kujtime lexuesi nuk mund të mos vërejë se me sa respekt dhe dashuri flet autori për vendlindjen dhe përgjithësisht për anët e veta. Atë e brengos tej mase varfëria e njerëzve të tyre të mrekullueshëm. Ajo ishte një varfëri revoltuese që e bën lexuesin të përsiasë: “Këta njerëz bujarë dhe zemërhapur, që dikur u bënë streha e luftës për liri, tani, me sa duket, nuk i duhen më elitës shtetopartiake!” Domosdo: komunizmi kishte si qëllim pasurimin e elitës sunduese dhe varfërimin e pandalshëm të masës së gjerë.


Kujtimet janë një nga llojet e letërsisë dokumentare, janë një rrëfim letrar i autorit të tyre për jetën shoqërore, për jetën letrare, për ngjarje historike, për jetën personale dhe për njerëz të tjerë, bashkëkohës i të cilëve ai ka qenë relativisht gjatë. Në kujtime mund të përmblidhen ditarë, vëzhgime vetjake, biografi dhe autobiografi, të cilat përbëjnë atë që quhet letërsi memorialistike. Kujtimet përfaqësojnë në vetvete një burim të dhënash me mjaft interes, i cili ndihmon të zbulohen rrethana nga më të ndryshmet që lidhen me ndodhi historike të rëndësishme.

Të botosh kujtimet e tua nuk është gjë e lehtë. Mendoj se këtë privilegj e kanë vetëm ata syresh që kanë lënë pas një jetë shumë të pasur me ngjarje, të cilat paraqesin shumë interes jo vetëm për bashkëkohësit, por edhe për brezat e ardhshëm. Këtë privilegj e gëzojnë vetëm ata që kanë jetuar sa për vetveten, aq edhe për të tjerët.

Në Shqipëri letërsia memorialistike, si një nga llojet e rrëfimtarisë artistike, tani për tani vazhdon të jetë në hapat e parë, është në pasurim e sipër. Nga të paktat vepra të këtij lloji që më ka qëlluar t’i lexoj, mund të përmend kujtimet e zonjës Vera Ibrahimi me titull “Vikama e tingullit” (Tiranë, 1999), kushtuar shokut të saj të jetës, artistit të popullit Feim Ibrahimi, “Intervistë me vetveten (Retë dhe gurët)” e Petro Markos (Tiranë, 2000), si edhe librin “Sikur të isha vetëm…” (Vlorë, 2002), në të cilin inxhinieri ushtarak, nënkolonel Guri Shyti, i përcjell lexuesit “përjetimet” e veta nga jeta ushtarake, të shoqëruara këto me uljengritjet e rënda shpirtërore që iu desh të përballonte në vitet e rënda të diktaturës komuniste.
Libri me kujtime i “gjeneralit” Novruz Dervishaj (fjalën gjeneral e vë në thonjëza se gradën e gjeneralit rastësisht nuk e mori, meqenëse te ne heqja dhe vendosja e gradave ishin një imitim nga të tjerët ose një detyrim politik) me titull “Jeta e një oficeri”, që është vënë në dorën e lexuesve ca kohë më parë, është një tjetër botim interesant që jep ndihmesën e vet në pasurimin e serisë së veprave të letërsisë memorialistike në vendin tonë. Por para se të parashtroj disa mendime për këto kujtime, e quaj të arsyeshme ta sqaroj lexuesin e respektuar se kush është autori i tyre. Autori i këtyre kujtimeve ka lindur në vitin 1936, në fshatin Ramicë të rrethit të Vlorës. Pas përfundimit të arsimit 7-vjeçar,  në vitin 1949, në moshë fare të njomë, pranohet në shkollën ushtarake “Skënderbej”, të cilën e përfundon në vitin 1953. Studimet e larta i vazhdon si student ushtarak në Shkollën e Bashkuar gjatë viteve 1953-1956, në degën e topografisë. Në vitin 1956 del oficer, me specialitet topograf. Për rezultate të shkëlqyera në mësime, merr një gradë më lart. Pasi punon 5 vjet në Tiranë si oficer-topograf, emërohet në Drejtorinë Operative të Ministrisë së Mbrojtjes, ku për 6 vjet u mor me përgatitjen e shtabeve të ushtrisë. Gjatë viteve 1964-1966 përfundon studimet në Akademinë Ushtarake. Në vitin 1969 emërohet Komandant i Brigadës së Këmbësorisë në Mirditë, ku qëndroi deri në korrikun e vitit 1974. Ndërkohë, gjatë viteve 1971-1972, vazhdoi Shkollën e Lartë të Partisë, ku kreu kursin e lartë të filozofisë. Gjatë vitit 1974 u emërua për disa muaj në detyrën e shefit të shtabit të Korpusit të Pukës. Po në vitin 1974 (më 9 korrik) emërohet Komandant i Korpusit të Këmbësorisë në Gjirokastër, ku qëndroi për 12 vjet. Në tetor të vitit 1985 emërohet Komandant i Divizionit të Këmbësorisë në Fier. Në këtë detyrë qëndroi deri në vitin 1989, kur u transferua për në Tiranë. Këtu punoi pranë Rajonit nr.1, ku u mor me problemet dhe detyrat e mbrojtjes civile. Pas 38 vjetësh shërbimi në ushtri, në mars të vitit 1991, “gjeneral” Novruz Dervishaj doli në pension. Ndryshimet demokratike e gjetën në Tiranë. Nga viti 1998 deri në vitin 2000, bashkë me të shoqen e vet, zonjën Ramije, punoi në një familje greke në qytetin Kardhicë të Greqisë. Tani banon herë në Tiranë, herë në vendlindje. Pas daljes në pension, ka vazhduar të shkruajë. Përveç shënimeve të shumta që ka hedhur në letër, ka të sistemuara mbi 450 poezi, të shkruara në kohë të ndryshme. Ka dy vëllime poetike të botuara - njëri para disa vjetësh, kurse tjetri doli nga shtypi pak kohë më parë. Pasioni i tij i përhershëm ka qenë piktura. Ka të përfunduara 800 tablo me bojë vaji dhe 1000 skica me laps dhe me bojë kine. Përveç kësaj, është mjaft i dhënë pas gdhendjes në dru. Deri tani ka 12 objekte të gdhendura. Leximi ka qenë pasioni i tij i përhershëm, i cili nuk i është shuar për asnjë çast, që nga bankat e Shkollës “Skënderbej”, në fushimet gjatë stërvitjeve ushtarake në terren e deri tani, në moshën e pensionit. Poetët e tij më të parapëlqyer janë Jesenini, Bernsi, Petëfi, Migjeni dhe Poradeci. Nga shkrimtarët parapëlqen Gëten, Balzakun dhe Kadarenë. Mes piktorëve, e tërheqin më shumë Vangjush Miho, Van Gogu, Rembrandti etj. Nga moria e personaliteteve të shquara të artit ushtarak, adhuron veçanërisht Zhukovin dhe Petrit Dumen. Nga këto të dhëna të shkurtra nga biografia e tij shihet se ai ka një të kaluar, të pasur me ngjarje sa të bukura aq edhe tronditëse, të cilat, nga sa del nga faqet e këtyre kujtimeve, ai, me plot të drejtë, mund t’ua bëjë të njohura si brezave të sotëm, ashtu edhe atyre që do të vijnë. Që në faqet e para të këtyre kujtimeve, të bie në sy menjëherë çiltërsia befasuese e autorit, i cili, përmes të vërtetave që ka regjistruar në kujtesë që në moshën e pararinisë si nxënës, më pas si student ushtarak dhe më vonë si oficer deri i rangjeve të larta, del para lexuesit si një vrojtues fort i kujdesshëm. Ai largon mënjanë perden e rëndë që kishte mbuluar shumë ngjarje të jetës ushtarake në vendin tonë, duke e njohur lexuesin me disa të vërteta tragjike, sidomos me ato të viteve ’70-të të shekullit të kaluar, kur sëpata e diktatorit Enver Hoxha u lëshua pa mëshirë mbi lulen e ushtrisë shqiptare. Prandaj, kur po i lexoja këto kujtime, vetvetiu më erdhi ndër mend një thënie e shkëlqyer e Hegelit:
“Në qoftë se dikush të vërtetën e thotë vetëm për të ngulur këmbë në mendimin e vet, pa shënuar arritje të mëtejshme, atëherë kjo është, së paku, një gjë e tepërt, sepse e vërteta duhet jo vetëm sa për t’u shprehur për një çështje të caktuar, por duhet edhe për faktin që çështja në fjalë të jetë e mishëruar në jetë”.
Mendoj se autori i këtyre kujtimeve i përket asaj kategorie njerëzish, të cilët jo vetëm e kërkojnë dhe punojnë për të vërtetën, por, së pari, vetë jetojnë me të vërtetën. Dhe të vërtetën e do dhe e mbron, para së gjithash, vetëm ai që do punën, që i pëkushtohet asaj me të gjitha forcat e shpirtit të tij. Pikërisht dashuria për punën përbën tiparin themelor të karakterit të autorit të kujtimeve në fjalë. Pikërisht dashuria për punën përbën fillin e kuq të jetës së tij, duke filluar që nga bankat e shkollave ushtarake, jeta e tij si oficer-topograf i thjeshtë, deri në majat e karrierës ushtarake, si komandat korpusi dhe divizioni. Përkushtimi ndaj punës ka qenë edhe ai themel i shëndoshë, mbi të cilin janë ndërtuar edhe marrëdhëniet me vartësit, deri tek ushtari më i fundit atje poshtë, në terren. Nëpër faqet e këtyre kujtimeve del fare qartë natyra e dashur, e pastër, atërore e komandat Novruzit për ushtarin e thjeshtë, përvijohen më së miri tronditjet e thella që përcillen nëpër honet e shpirtit të tij poetik nga dhimbja që ndien kur ndonjërin prej tyre e godit fatkeqësia. Humanizmi i tij në raste të tilla merr me të vërtetë një shkëlqim verbues që duhet të jetë bukur i lakmueshëm për çdo komandant me të vërtetë dinjitoz, i cili jetën e tij e ka të lidhur fort me nderin e atdheut të vet. Komandant Novruzi është tërësisht i bindur se jeta dhe karriera e tij si oficer madhor nuk mund të kuptohet dot pa përkujdesjen e përhershme për jetën e ushtarit të thjeshtë. Pra, në faqet e këtyre kujtimeve interesante, tërthorazi, del më së miri në pah një tjetër tipar karakteristik i botës së brendshme të komandant Novruzit - humanizmi,  një humanizëm i pastër ky, që nuk ka asgjë të përbashkët me frymën e lëshimeve, me shkeljet e disiplinës ushtarake. Stendali, në veprën e vet “Jeta e Napoleonit”, pas një disfate që pësuan në Spanjë trupat franceze, të komanduara nga gjenerali Dypon, shkruan për Napoleonin: “Ai klithi në tërbim e sipër: E ç’mund të jetë një ushtri pa disiplinë?.. Këtë edhe mund ta përfytyrosh. Por si mund ta pranosh një gjë të tillë?”. Prandaj disiplinën në ushtri komandat Novruzi e shikon si kushtin kryesor për sigurimin e fitores në rast lufte. Dhe këtu ai është i prerë. Frymën e kërkesës së rreptë ndaj vetvetes ai mundohet me gjithë shpirt t’ua edukojë edhe kolegëve vartës. Kur komandanti është i rreptë ndaj vetvetes, ushtarët e tij mund të bëjnë çudira. Një dukuri e tillë shpaloset fare qartë në këto kujtime kur ai përshkruan me një frymëzim lirik shpirtin e sakrificës së trupave të tij gjatë stërvitjeve të shumta në acarin e dimrit apo në pikën e vapës, nën vëzhgimin e eprorëve të ardhur nga lart. Me këtë rast, Stendali, po në veprën e sipërcituar, shkruan përsëri për Napoleonin: “Energjia e këtij njeriu, fryma e qëndresës, me të cilën ai… përballonte të gjitha vështirësitë, ushtarëve të tij u dukeshin si diçka që i kalonte caqet e së pamundurës. Këtu fshihet njëra nga arsyet e frymëzimit të papërshkrueshëm që ai ngjallte në radhët e trupave të tij”.
Një pjesë mbresëlënëse të këtyre kujtimeve e përbëjnë përshtypjet e autorit për figura të shquara të artit tonë ushtarak. Natyra e punës në Drejtorinë Operative të Ministrisë së Mbrojtjes i pati dhënë mundësinë të komunikonte me shumë kuadro të larta të ushtrisë sonë. Ai është një vëzhgues i hollë i botës së tyre të brendshme, i formimit të tyre profesional. Ka midis atyre kuadrove jo pak syresh që dallohen për horizontin e gjerë në lëmin e artit ushtarak, të cilët ai i përmend me emër dhe për të cilët ushqen ndjenja të një respekti të thellë. Por, me kalimin e viteve, kur autori, si një oficer i përgatitur tashmë, krijoi personalitetin e tij si kuadër i lartë  dhe si specialist i talentuar i artit ushtarak, në kujtimet e veta nuk e kursen edhe ndonjë notë kritike për ndokënd që dikur e pati përfytyruar më të armatosur nga ana profesionale.
Faqe jo më pak emocionuese të këtyre kujtimeve janë ato ku autori përsiat për gjëmën që goditi ushtrinë shqiptare në mesin e viteve ’70-të. Duke kryer detyrën e komandantit të korpusit të këmbësorisë për 12 vjet me radhë, ai ka qenë dëshmitarë i shumë ngjarjeve të frikshme, kur shpata e diktatorit Enver Hoxha bëri kërdinë në radhët e elitës së ushtrisë shqiptare. Dhe autori s’resht së shtruari pyetjen gjithandej: “Përse?” Dhe lexuesi, nga ana e vet, përsërit me vete pyetjet torturuse: “Përse? Cila qe arsyeja që duhej të zhdukej lulja e ushtrisë shqiptare? Cili ishte shkaku që gjithë ato kuadro të larta ushtarake, me përgatitje akademike, duhej të përfundonin para skuadrës së pushkatimit, apo që të tjerë të dergjeshin ose të vdisnin nëpër burgjet e diktaturës komuniste?”  Kam përshtypjen se zoti Novruz Dervishaj është i pari oficer madhor dhe specialist i artit ushtarak që i kthehet në një libër kujtimesh kësaj njolle të zezë në historinë e ushtrisë shqiptare. Ai është dëshmitar i depersonalizimit të figurës së oficerit në ushtri dhe kjo e bën që në qenien e vet të ndiejë një dhembje të thellë që ia gërryen shpirtin ca nga ca. Ai e shikon me sytë e vet se si diktatura e detyron oficerin të gënjejë, të mashtrojë, të vetëposhtërohet për forcë të mbijetesës, vetëm e vetëm për të shpëtuar vetveten, familjen, njerëzit e gjakut dhe farefisin nga orteku i furishëm i murtajës që ka mbjellë diktatori. Atij i sëmbon në zemër kur vëren se si oficeri degjeneron si figurë ushtaraku, kur servilizmi fillon të lulëzojë me një turr të paimagjinueshën në formimin e tij botëkuptimor. Ai, në heshtje, përjeton një ndjenjë të pakëndshme ndaj gjithë atyre që u vunë në shërbim të diktatorit, të cilët, siç thotë një proverb i bukur lab “i hoqën nga dhitë për t’i vënë zabitë”. Vendosja e funksionit të sekretarit, krahas asaj të komisarit asokohe në ushtri, ishte një poshtërim që diktatori u bënte komandave, ishte një demonstrim i hapur i injorancës mbi artin ushtarak, ishte ligjësim i degradimit të pandalshëm të ushtrisë në tërësi. Komisarët e diktatorit, këta “kujdestarë” të komandave, s’ishin gjë tjetër veçse ca “dado” me të vërtetë injorante, siç i quante njëri nga komandantët e shquar të Ushtrisë së Kuqe pas Revolucionit të Tetorit, që nuk kishin fare haber nga arti ushtarak. Por këta “injorant të shkolluar dhe të pashkolluar” i duheshin diktatorit se ata përbënin shtyllat e diktaturës për ta pasur ushtrinë nën një kontroll të rreptë, paçka se misioni i saj është dhe duhet të jetë vetëm mbrojtja e atdheut.
Për shkak të detyrave të rëndësishme që ka kryer, që nga Drejtoria Operative në Ministrinë e Mbrojtjes e deri në postet e komandantit të korpusit e të divizionit të këmbësorisë, autorit të këtyre kujtimeve i pati qëlluar jo rrallë të kishte kontakte edhe me figura të larta të shtetopartisë shqiptare. Nga biseda me ndonjërin prej tyre, autori madje kuturisi deri aty, saqë t’i fliste për gjendjen e fshatarëve të Ramicës dhe të krejt Smokthinës se këta nga ana ekonomike kishin mbaruar. Nga kjo ndërhyrje e shkurtër e tij para një personaliteti të lartë të udhëheqjes së Tiranës, lexuesi e kupton fare lehtë se çfarë humnere e thellë i ndante masat e thjeshta të popullit të varfër nga elita e shtetopartisë shqiptare.
       Së fundi, në këto kujtime lexuesi nuk mund të mos vërejë se me sa respekt dhe dashuri flet autori për vendlindjen dhe përgjithësisht për anët e veta. Atë e brengos tej mase varfëria e njerëzve të tyre të mrekullueshëm. Ajo ishte një varfëri revoltuese që e bën lexuesin të përsiasë: “Këta njerëz bujarë dhe zemërhapur, që dikur u bënë streha e luftës për liri, tani, me sa duket, nuk i duhen më elitës shtetopartiake!” Domosdo: komunizmi kishte si qëllim pasurimin e elitës sunduese dhe varfërimin e pandalshëm të masës së gjerë.
Këto kujtime të rrëmbejnë edhe për stilin e tyre origjinal. Autori nuk i përmbahet rendit kronologjik të përshkrimit të ngjarjeve, në mënyrë që lexuesin të mos e mërzisë. Përkundrazi, ai bën kapërcime të tyre, kthehet prapa në kohë ose u paraprin ndodhive që do të tregojë më pas. Ky është një stil  interesant në letërsinë memorialistike që e bën lexuesin ta lexojë veprën me një kërshëri të veçantë.
Megjithëse në pension, autorit të këtij libri me kujtime interesante nuk i ndahet shpirti nga puna. Përkushtimi i zotit Novruz Dervishaj ndaj punës të kujton një fjalë të artë të Volterit: “Puna na shpëton nga tri të këqija të mëdha: nga mërzia, nga vesi dhe nga hallet ekonomike”.  Ai vazhdon të punojë, qoftë atje, në Tiranë, qoftë në vendlindje, e cila e mbush me frymëzim për bukurinë e saj të rrallë. Ai e do vendlindjen dhe njerëzit e saj si jetën e vet. Vendlindja dhe mbarë trevat labe ia kanë mbushur zemrën cep më cep. Atyre ai u ka kushtuar rreth 800 këngë të bukura, vargjet e të cilave përcjellin bukurinë e shpirtit të njeriut atje te punon mes maleve hijerënda që aq ëmbël i përkund në pranverë aroma e trëndelinës. Atë nuk e përkul dot pesha e viteve që mban mbi supe, paçka se i ka laluar të shtatëdhjetat. Por atë nuk e përkul dot as shpërfillja e shtetit, i cili e largoi nga ushtria dhe s’u kujtua më kurrë për përvojën e tij 38-vjeçare në radhët e ushtrisë, si oficerë i elitës ushtarake dhe si specialist i kualifikuar. Prehjen, gëzimin e jetës, frymëzimin e përditshëm ai e gjen në punë dhe mes njerëzve të dashur dhe miqve që e kanë respektuar dhe vazhdojne ta respektojnë.

nga Agim Bajrami :Pershtypje nga Kosova

Bronxi i pavdekesise se Ali Hadrit
     
Aromat e festave kosovare mbeten gjithmone  shkaqe te  bukura  , per te  rikujtuar historine dhe heronjte e saj te pa harruar  . Ata bij qe sic thote edhe kenga popullore ,, nuk I lindi lokja prej barku , por I qiti huta prej carku ,, Nuk e teprojme po te themi se dheu i  Kosoves eshte nje nga dherat me  unikale ne bote ku numuri i bijeve dhe bijave te rene nga plumbat e hasmit pushtues, mud te krahasohet pa frike me numrin e 
Eshte vendi ku legjenda dhe e tashmja, kane nje ngjashmeri kilometrave te saj katrore. tiparesh dhe artikulim gjuhesh te habitshme. Eshte toka ku njerzit krahas ajrit te ftohte te bjeshkeve thithin vazhdimisht cdo dite edhe pak nga lavdija e pashembullt e tyre. Ndaj nuk do tingellonte si paradoks etja dhe deshira e kesaj toke per sa me shum statuja dhe lapidare. Peja per te cilen kemi shkruar edhe nje here tjeter, eshte nji nder vendet qe ka numrin me te madh te deshmorve dhe heronjve te rene per ceshtjen shqiptare. Vet pozita e saj gjeografike nen malet e rugoves dhe peisazhit te vrazhde te rrafshit te Dukagjinit, prania e ererave nqe fryjne vazhdimisht nga atdheu meme i kane bere banoret e ksaj zone ta identifikonin veten e tyre me sinonimin e atdheut dhe lirise. Jane te panumert heronjte dhe deshmoret bij te kesaj zone qe e kane lyer kete toke me gjakun dhe amanetin e tyre ndaj dhe ndergjegja e kombit eshte e pamundur te qendroj indiferente ndaj ketyre sakrificave. Ata tashme e kane identifikuar veten e tyre si kalores te lirise dhe kane trokitur ne perjetesi. Sheshi liria se bashku me sheshin Skenderbej qe i rrine perbri, tashme i ngjan nje mauzoleu gjigand ku keta heronje te veshur me ngjyren e bronzit dhe te mermerit flasin e flasin me njeritjetrin me fjale malli dhe nostalgjie. Ka dicka solemne dhe te pa perseritshme ne syte e tyre ashtu sic kane qene ne shekuj e vite endrrat e tyre per lirine dhe ardhmerine e Kosoves. Ne nje kalim te thjeshte perkrah statujave te tyre secili nga ne vetvetiu behet shok dhe bartes i krenarise. Ende nuk me besohet se tashme toka e tyre per te cilin derdhen kaq gjak dhe sakrifica, eshte e lire dhe e pavarur. Statujat e Haxhi Zekes ,  Ardian Krasniqit , Enver Hadrit e Shkelzen Haradinajt i japin ketij qyteti edhe nje dimension me tepernderimi dhe krenarie. Por dicka I mungonte prej vitesh kesaj bashkesie heronjshe dhe banoresh prej bronzi, sepse kushdo qe vinte ne qytet sa here qe niste kuvendimin me ta, mendimi I pare qe i vinte ndermend ishte, po akademik Ali Hadrin ku e keni ?. Bacen qe diti te flase me boten e qyteteruar evropiane per rreth 40 vjete me studimet e tij historike te pa perseritshme, njeriun e vendosur per te mbajtur lart autoritetin e shkencetarit e profesorit shqiptar edhe ne situatat me te renda politike, njeriu qe vazhdoi me nje vendosmeri per tu lavderuar angazhimin kunder ,, genjeshtres si akt patriotic ,, ( D. Qosic ) , te provinces serbe dhe diferencimit te lidhjes komuniste si akt obskurantik te pikpamjeve, qe kthimi ne  hegjemoni serbe dhe privilegjeve te koloneve, tentonin ta paraqisnin si kthim te barazise. Akademik Ali Hadri ishte njeriu qe ne kushtet e terrorit me te eger shovinist beri qe qendrat e studimeve albanologjike te themelohen e te forcohen ne Kosove. Me sensin e holle te historianit modern ne enciklopedine jugosllave ai paraqiti pikpamjet origjinale dhe sintetike mbi shqiptaret dhe prejardhjen ilire, studime qe u bene te njohura ne shtypin boterore duke kapercyer keshtu pengsat dhe konjukturat e politikes shoviniste serbomadhe. Vepra dhe veprimtaria e Ali Hadrit arrin te mbuloje nje periudhe vendimtare te shekullit te 20te qe shkon nga kolonizimi i Kosoves nga  Serbia dhe mbretera Jugosllave e deri tek pasqyrimi I pastrimit te mevonshem etnik dhe rikolonizimin nga regjimi komunist i Republikes se Serbise dhe Federates jugosllave. Ndersa nga vitet 1966 Pr. Ali Hadri jo vetem qe ra ne sy si  nje analist i thelluar, interpretues kompetent dhe perkrahes e pjesmarres aktiv ne angazhimet per Republiken e Kosoves sic ishin perkrahja e kerkesave te studenteve per themelimin e Universitetit te Prishtines, por edhe sin je kundeshtues i rrepte i iniciatives serbe per shendrrimin e fakultetit filozofik te prishtines ne qender te rusologjise ne nivel  federate. Profesor Ali Hadri ka dhene nje ndimese shume te vyer ne studimet historiografike ne veprimtarite shkencore si dhe ne drejtimin dhe botimin e revistave ,, Perparimi , Gjurmime albanologjike , Studime historike ,, si dhe ne formimin e studjuesve dhe historianve te rinj te kosoves. Profesor Ali Hadri do te mbese gjate ne kujtesen e kolegeve te tij per pasionin e thelle me te cilat i bente punet e tij shkencore, per ngritjen e larte profesionale akademike shoqerore dhe intelektuale ne valen e perndjekjeve te pareshtura ndaj tij por edhe te kolegeve te tij pak para semundjes vdekjeprurese , sic thote ne nje nga studimet e tij akademik Rexhep Ismaili  Kryetar akademik I shkencave dhe arteve te kosoves ai  mund te mos e kete ditur afrimin e pavaresise se kosoves, por vizionin e atdheut te tij e kishte te shkruar qartazi ne balle, per kete ai dhe koleget e tij punuan dhe frymuan deri ne castet e fundit te jetes. Ekziston nje mendim i perbashket ne kosove se evidentimi i vepres se ketij babai te shkencave humane ne kosove i bene ndere albanologjise dhe vecanerisht historografise shqiptare ne pergjithesi. Ali Hadri ne hapsirat mbare shqiptare personifikon me se miri shkencetarin dhe patriotin , pionerin e arsimit, ideatorin e masivizimit te arsimit kombetar dhe projektuesin e hapave te shvillimit per historiografine shqiptare ne kosove, intelektualin e ndergjegjshem qe edhe pse arriti majat e karrieres ne arsim ( dekan i fakultetit filozofik te universitetit te prishtines, drejtor i institutit te historise dhe kryetar i shoqates se historianve te jugosllavise , etj .) Pra nje figure me permasa te gjera poliedrike, figure para te cilit , cdo historian dhe artist do te vihej ne veshtiresi serioze per te folur dhe pasqyruar portretin e tij denjesisht.                                                                           

Ka  qene nentor  i vitit 2010 kur mikut tim Skulptorit te njohur Idriz Balani ne momentin e perurimit te bustit te Enver Hadrit ,, Hero i Kombit ,,  , iu be nje propozim nga familja e Pr. Hadrit dhe kryetari i komunes se pejes Z . Ali Berisha per te pasqyruar figuren e ketij njeriu ne nje bust  monumental prej bronxi. Ndonese kjo kerkese u be me thjeshtesi une  vura re se , tek Skulptori Balani u ndje  nje dritherime emocionesh dhe pergjegjesie. U deshen me dhjetra e dhjetra ore studimi mbi figuren e tije, u bene disa makete dhe modele te njepasnjeshme deri sa me ne funde busti Ii Profesorit te nderuar mori formen qe ka sot. Me nje veshtrim te menduar dhe vizionar qe mund ta kene vec njerez te medhenj si ai, me nje gisht drejtuar nga  dritaret e shtepise se tij dhe doren tjeter vendosur mbi  volumet  e trasha te Historise se Kosoves dhe Shqiperise , ky monument arrin te sintetizoje me se miri rrugen e veshtire dhe plot mundime te kosoves drejt gjetjes se identitetit te saj shqiptare. Busti reflektone madheshtine dhe pathyeshmerine e mbrojtesit te ketij identiteti por njekohesishte arrine te flase me ambjentin perreth me nje gjuhe te pasur artistike. i gjate 1.75 m. dhe I orientuar me se miri me volumet e sheshit ai i shton ketij qyteti edhe nje permase te re historike.                                                                                                 

 Kjo veper , qe mund te quhet edhe si  nje arritje e re e skulptorit  Idriz Balani ne teresine e gjetjeve artistike , dhe plastiken e saj te vecante , mund te quhet njekohesisht edhe si arritje ne skulpturen tone . Autori ka ditur te  na jape ne menyre lakonike jo vetem madheshtine shpirterore te Pr. Ali Hadrit , por edhe te nje brezi te tere profesoresh e akademikesh kosovare , qe tere energjite e tyre intelektuale i  vune ne sherbim  te ceshtjes se atdheut .                                                                                    
  Piktori dhe skenografi i njohur i Kosoves Afrim Gora , se bashku me Drejtoreshen e Drejtoratit per Kulture 
Rini e Sport , piktoren Shpresa

  

Gjonbalaj , gjejne rastin per ta pergezuar skulptorin Balani , per kete realizim dinjitoz . ,,Ju keni krijuar nje veper sa njerezore aq dhe artistike , zotni koleg . Duke kundruar shprehjen e fytyres se Baces mua me mbushet mendja se ju keni kaluar shume kohe se bashku me te ,, .                                                                                                                                                          Ndonese vepra mberriti ne oret e vona te nates Idriz Balani se bashku me Aver Husen e te tjere , e vendosen bustin ne bazamentdhe e montuan pavaresisht shiut dhe te ftohtit  , per ta gjetur e nesermja , dita e festes , gati per inagurim .                                                                                                      
As shiu dhe I ftoheti I bjeshkeve nuk munden ta mbyllnin ne shtepi  Arberin dhe familjen e tij , qekishin disa ore qe e prisnin babane e tyre .Mberritja e bustit ate nate ishte me teper se mberritja e nje personi te gjalle . ,,Mire se erdhe babe ne shtepine tende ,, thone syte e perlotur te te birit, te permalluar.                                                                                                                                                         
Ne ceremoni ne e inagurimit te ketij busti kishin ardhur me mijra qytetre te Pejes dhe Kosoves. Ishin te emocionuar por edhe shume te gezuar fytyrat e tyre ato caste, sepse tashme profesorin e tyre ,mikun dhe birin e dashur do ta kishin dhe do ta kene pergjithmone atje mes tyre.Ne ceremonine  e inagurimit te ketij busti mori pjese kryetari I komunes se pejes Dr. Ali Berisha, nje nder komandantet me ne ze te rrafshit te dukagjinit, ne  luften per clirimin e kosoves si dhe deputet I porsazgjedhur I kesaj zone zoti Daut Haradinaj, deputet dhe personalitete te tjera te kosoves.    
                                                                   
Ne kete ceremoni festive te pergatitur me kujdes nga Drejtorati per Kulture Rini e Sport , nje njgjyre shume te bukur dhe emocionuese I dha dhe grupi Polifonik I Progonatit te Tepelenes ,me kengen kushtuar Akademik Ali Hadrit . 
                                                                                                                
Ne fjalen e rastit , mes te tjerash , Kryetari I Komunes se Pejes z. Ali Berisha tha : ,, nga sot eshte nder I madh per qytetin e Pejes , qe ta kete ne qender te qytetit , bustin e nje njeriu , qe ishte kontribues I madh per Kosoven . Une deshiroj me kete rast te falenderoj te gjithe ata qe kontribuan , qe te realizohet ky projekt , falenderoj familjen Hadri , falenderoj iniciatorin e ketij projekti z. Ramush Haradinaj , falenderoj institucionet komunale dhe qendrore , falenderoj autorin  z . Idriz Balani .     

                                      
Per figuren dhe veprimtarine ne vite te akademik Ali Hadrit foli Drejtori I Institutit te Historise ,, Akademik Ali Hadri ,,ne Prishtine z. Jusuf Bajraktari . Ndermjet te tjerave ai theksoi se profesor Hadri ne tere vitet e jetes se tij, rrugeve te dijes dhe emancipimit shkencore si qellim supreme te jetes se tij do te kishte kontributin e gjithanshem ne sherbim te qendreses kombetare ne vitet me te veshtira te kosoves, me tej ai u ndal ne disa nga momentet me qendrore te jetes dhe formimit te tij shkencor.

Lindi ne 3 mars 1928 ne Lushnje. Shkollen fillore dhe te mesme e mbaroi ne Gjakove. U dipllomua ne vitin 1956 ne FakultetinFfilozofik te Beogradit. Ne vitin 1960 mbrojti  temen e magjistratures,  ,, Lidhja Shqiptare e Prizerenit  ,, . Ne vitin 1970 mbrojti  tezen e doktorratures ,, Levizja Nacionalclirimtare ne Kosove 1941-1945. Krahas veprimtarise qe permendem pak me pare akademik Ali Hadri per shume kohe drejtoi studimet pasuniversitare dhe udhehoqi me sukses magjistrantet dhe doktorrantet , te cilet me vone do ti afirmojne idete e tij shkencore. Per shume vite ka qene Delegat  I Kuvendit Krahinor te Punes Shkencore, antar I Keshillit Ekzekutiv te Shoqates Jugosllave ,, Shkenca dhe Shoqeria ,,  Kryetar I Lidhjes se Shoqatave te Historianeve te Jugosllavise. Eshte autor I 11 veprave monografike ne gjuhen shqipe dhe serbo-kroate nga te cilet permendim ato te botuara ne gjuhen shqipe si Pasqyre e Historise Nacionale Shqiptare ( bashke me Milan Perkaj).Prishtine 1960 .
Levizja Nacionalclirimtare ne Kosove 1941- 1945 ,Prishtine 1971 .
Kritike Historiografike1 ,  Shkup , 1973.
Gjakova ne Levizjen Nacionalclirimtare Prishtine , 1974 .
Keshillat Nacionalclirimtare ne Kosove 41-45 , Prishtine 1974 .
Pervec kesaj profesor Ali Hadri eshte  autor I ngritjes se flamurit te pare shqiptare  I vedosur ne prishtine pas pleniumit te Brioneve ne vitin 1968, milicia serbe tento tja merrte kete flamur por nuk mundi perball vendosmerise se tij patriotike. Ali Hadri vdiq me 2 dhjetor 1987 duke I qendruar besnik idealeve te tij jetsore, me trishtimin qe nuk e pa te realizuar endrren e tij per ta pare kosoven te lire e te pa varur.              Presidenti historic I Kosoves dr. Ibrahim Rugova , me rastin e shenimit te 125 – vjetorit te Lidhjes Shqiptare te Prizrenit e dekoroi akademik  Ali Hadrin me ,,Medaljen e arte Lidhja Shqiptare e Prizrenit ,, per kontribut te jashtezakonshem ne historiografi .

Nje nate para se te vendosej busti ne peje dhe rrethinat e saje binte shi pareshtur, por  te nesermen si per cudi koha u hap dhe qielli u kthjellua si me porosi. Ndofta ishte deshira e natyres per te mbledhur sa me shume njerez dhe per ti uruar ketij gjigandi te historiografise shqiptare rikthimin e tij te perhershem ne vendlindje. Ngjyra e bronxit dhe ngjyra e qiellit u bashkuan te dyja bashke  duke krijuar nje ylber te rralle e te vecante. Ylber te tille mund te gjesh vetem ne kosove dhe askund tjeter.                                       

Një"leksion" me vlerë i një dashurie prindore

(Romani "Syri i Ritës" të Kristaq Turtullit) 

Nga Përparim Hysi


                           As që më çudit botimi i një romani nga shkrimtari Kristaq Turtulli.Duke ia bërë ndërrimin e mbiemrit në Kristaq Romani,unë them që kam qëlluar në shënjë.Nuk dua që t'i përmënd romanet e tij,se për të shumtin e lexuesëve këta romane janë të njohur.Ata që nuk i njohin,mjafton që të lexojnë kolegun e tij,po nga Korça,shkrimtarin  dhe  poetin Kostaq Duka,që tek "Fjalaelire" ka folur përgjithësiht për ta.Ajo që më çudit tek romani"Syri i Ritës",është dashuriae një prindi për bijën e  e vetë.Them vetëm  ky fakt,e bën unik  romanin dhe autorin e ngre në një shkallë të epërme.Në jetë thuhet:-Babai e lë fëmijën fukara;nëna e lë jetim.".Në gjithë historinë e letërsisë shqipe,qoft dhe në folklorin e saj,si prelud i letërsisë-se dihet që letërsia gojore ka prirë para letërsisë së shkruar-merr jetë ose këndohet për dashurinë e nënës.Kjo dashuri është ngritur,me të drejtë,në apogje.Profan,them,që nuk jam.Kam lexuar mijëra libra,po kurrë në asnjë prej tyre,nuk kam hasur atë dashuri të madhe të një babai për  çupën e vetë.Dhe ku në një roman shqiptar,ku ardhur prejt traditës,sado e prapshtë kjo traditë,po ka bredhur gojë më gojë deri në ditët tona,se,kur lind djalë,zbrazet një pushkë dhe,kur lind çupë,qajnë dhe trarët e shtëpisë.Nisur vetëm nga ky fakt,unë jo vetëm do ta veçoja  romanin"Syri i Ritës",por,po të varej nga unë,ky roman do të ishte një"lexion" me vlera të  papërsëritshme dhe duhet të zinte vënd në të gjitha programet e shkollave të mesme,po se po,por dhe më tej në fakultetet e letërsië të universiteteve.Aq më shumë i rritet vlera e këtij"lexioni",po ta quajmë kështu,në këtë kohë kur mardhëniet prindër- bijë,pak nga pak,po ftohen dhe ca nga ca,kjo dashuri po kthehet në dëborë.

                                          *       *     *   

Është e vërtetë që në roman vënd qëndror zë një jetime,fryt i një dashurie të beftë dhe autori si njohës i mirë  i këtij fenomeni që i ngjet një flake që sa ndizet me të shpejtë,po me atë shpejtësi dhe shuhet,por,megjithatë jeta vazhdon.Me sentencën"Zjarret e befta të djegin" autori,pothuaj,e ka dhënë zgjidhjen,paksa barbare,megjithatë,të kësaj lidhheje midis dy aksionistëve që vijnë nga krahina të ndryshme,që kanë me vete,mentalitete të ndryshme,dhe,siç dhe ndodhi,lidhja nuk mbajti.Ata mbaruan në një pellg gjaku.Rezarta është vazhdimësia e kësaj lidhjeje dhe,siç mendoi unë,për ,autori duke e trajutar pak njëanëshmërisë këtë personazh(duke i ngarkuar moshës së saj të njomë më shumë se një "gjynah"),desh ka rënë në grackën e popullit që thotë:-Çdo gëzimi tek jetimi!Por jo,më së fundi,ai e "çliron" veten dhe personazhin nga ky paragjykim,dhe të vjen mirë që ajo,Rezarta  që kish aq"faje",di të mposhtë "dallgët" që vërshuan mbi të dhe arrrin të krijojë familje të shëndoshë,duke u bërë dhe një punëtore model.
Natyrisht,autori në"ngrehinën e tij artistike" ka shumë personazhe.Po për mua-nuk besoj se do jem i vetmi- personazhi më madhështor(ai nuk zë vënd në gjithë dinamikën e romanit dhe,për këtë është për të ardhur keq),është ai i Fredi Gjolit.Ju lutem lexojeni me kujdes romanin dhe hajde  dhe më thoni,ku gjeni një baba të dytë si ai i Ritës.Mori rrugën deri në shkretëtirat e  Afrikës.vetëm e vetëm nga dashurai për të bijën.Jo se ajo,Rita,nuk mund të rronte pa një sy(ajo mund ta vinte ashtu siç edhe e vuri një sy të qelqtë),por ai donte ta shihte të bijën sa më të bukur:me sy fildishi!Ju lutem Ç'është më shumë dashuria e "Mbretit Lir" për të bijat dashakeqe?Mos i masim veprat me emra,por me mesazhin që përciellin tek lexuesi.Udhëtimi deri në Kajro i i babait  të Ritës nuk i ngjan atij udhëtimit që bënin dikur,në këmbë apo rrugë pa rrugë,beniaminët e Muhametit për të shkuar në Mekë apo për të parë Gurin mitik  të Akabasë.Jo ai është diçka më shumë.Me Fredin.të atin e Ritës,që e do aq me shpirt të bijën,sa do ta shoh dhe më të bukur,them që ka dhënë  një model prindi të papërsërtishëm.Ai bëhet i lumtur kur gjen një dhëmb elefanit,por autori,nuk tregon përrallë ku gjërat zgjidhen me hamëndje.Përkundrazi,autori e"çjerrë"atë çast të lumtur,kur mbrin  "bosi"Majer.Dhe ndodh ai fenomen aq i njohur në gjithë kohërat: varfanjakët kudo në botë kanë një emërues të përbashkët:dashurinë dhe solidaritetin për njëri-tjetrin.Plaka Retë është,si të thuash,katalizatori i këtij solidariteti.Më së fundi,fildishi përfundoi në duartë e rreshkura të Fredit,por kot nuk thonë:kur bën dasëm fukarai,griset daullja.Mamlukët ia rrëmbyen fildishin(për atë jepte dhe shpirtin) dhe,pastaj,ndodh diçka që,sado pak në "hije",po ka dhe vlera historike:dikush nga shqiptarët e kohës  së Mehmet Aliut jo vetëm ia jep fildishin,po e ndihmon që të tkhehet tek e bija,Rita që u bë me syfildishi.Nuk ka sakrifiçë më të madhe se kaq.

                                                *       *    *   
Romani,mandej,vazhdon me Ritën,Rezartën dhe me të tjerë e të tjerë personazhë të shumtë.Pa dyshim,në roman,gjen edhe jetën e ditëve të kohës së dikataturës dhe,para sysh,shfaqen edhe "kuadrot" e partisë me të gjitha poshëtrsitë e tyre dhe ,në këtë mes,ky roman,nuk ka seç thtoë  më tepër.Se tema të tilla,janë trajtuar.Ngrënia në besë e shokut,mëkëmbësja,për të bërë karrierë,spiunimi,kurvërimi,shfyrtëzimi i postit për të kënaqur orekset perverse,natyrisht,qenë tipare-ndofta të kamufluara- të atij sistemi.Dhe siç është Lame Zdrypi,ashut është dhe Valiu i pasaportizimeve, apo Teriku i kuadrit që,për të gjithë ne,të moshuarit,janë të njohura.Por shtylla kurrizore e romanit për mua,është  dashurai prindërore e Fredi Gjolit.Sikur i gjithë romani të vërtitej rreth tij,dhe mos kalohej,pak si tangent,në gjithë marathonën e tij të dhimbshem e fatekqe,romani do kish përfituar mjaft.

Sidoqoftë,Kristaq Turtulli,është për t'u përshëndetur se punon intensivisht në fushën e letrave,jo  për të"vrarë" kohën e mërgimit,po për të na dhënë vepra me vlerë,siç është dhe kjo vepër"Syri i Ritës".S'kam si të mos e uroj shpirtërisht,kur kam lexuar deri tani_në dorëshkrim- "Tulipani i Koresë.Gjithashut di që "Syri i Ritës" ëshhtë trilogji.Trilogjia në Shqipëri sikur ka "vdekur" prej kohësh,Sa e njoh unë letërsinië shqipe,ka vetëm një trilogji:ajo e Ali Abdihoxhës dhe më nuk ka.(Më duket se kjo e Abdihoxhës,në mos gaboj kishte titullin"Tri ngjyra të kohlës"),por mjegulla e kohës e nxori këtë trilogji,jashtë kohe.Kurse në këtë kohë,kur lexuesi është bërë tepër qibar se "interneti" po loz"arushë" me të gjihtë ne,"fatkeqët! që shkrujamë,Kristaq Turtulli me një vullnet prej titani,shkruan dhe shkruan romane.Dhe janë aq romane me aq vlerë,sa unë kam propozuar që mbiemri i tij,këtej e tutje,të jetë Kristaq Romani.E meriton?Pa  dyshim....

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...