Agjencioni floripress.blogspot.com

2011/08/05

Fatmir Terziu             
 
 
 
 
NJË ZË LARTËSOHET MAGJISHËM
(Kushtuar legjendës shqiptare: Tefta Tashko Koço)


Aty pranvera ka gjetur strehë
Aty rinia ka mbetur buzëqeshur
Aty muzika dhe kënga marrin vlerë
Aty talenti mbeti ndezur!

Një zë që lartësohet magjishëm
Në imagjinaren rrugëtuese të këngës
Përshkon tejskajshëm jetën
Me motivin e saj jashtë brengës.

Një simbol që mbeti Meshë e muzikës
Nga breza dashamirës që e mbajnë gjallë
Një lajtmotiv legjende që sfidon ecjen e kohës
Zëri i Teftës, i veçantë, tipik dhe i rradhë!

Në labirinthet e historisë, shkëlqen nuri i saj mbi foto
Kënga e saj kumbon ende rrjedhshëm
Pentagrami krenohet me emrin; Tefta Tashko Koço;
Që t'u flasë brezave të sotëm dhe të nesërm.

Aty pranvera ka gjetur strehë
Aty rinia ka mbetur buzëqeshur
Aty muzika dhe kënga marrin vlerë
Aty talenti mbeti ndezur!

Një vepër që dita-ditës i shtohen vlerat
Kur këngën e saj e dëgjon me ëndje
Që mbetet e tillë për të gjithë brezat
Ngjizur tek ai Zë që kurrë s'ka vdekje!
 

NËNA
Natën e kalova maleve
lule mblodha fushave
në ullishte u ndodha pa gdhirë
të këpusë karakaften, lulen e mirë.

Era e bugaçes, simites së pjekur
Gjithë natën s'mu nda
Dy duar mbetën duke më përkëdhelur
Një zemër që digjej, mall.

Tani fshij sytë si i dehur
Ëndërrat më janë vrarë
Mësova se mbrëmë papandehur
Nënën e kisha pasur pranë.


ALFABETI I ECJES SË GJATË
Agimet na zgjuan
Bereqetin të korim ugareve, ku
Cicërimat e zogjve s'pushonin,
Çelnin lulet erëmira,
Dielli lëshohej pakursim,
Dhimbja harrohej
Era flakte tutje dhe sillte me nxitim
Ëmbëlsinë e nektarit të stinës, që
Flakëroi perëndimin, atë buzënatë
Garantoi ecjen tonë të gjatë
Gjuhën e zgjoi nga sepetet, sonduqet e Todhrit
Heshtjes i dha çmimin
Inatin na tha të flakim
Jetën të jetojmë ndryshe
Kalëruar mbi muzë të viteve
Lartësuar në piedestalin e Njeriut të Lirë
Llumit larguar
Mendimeve përhumbur
Ndryshimeve përshtatur
Njeri i një rruge plot nxitim
Orteqet e tmershme për të sfiduar
Pagëzuar në Tempullin e Jetës
Qarjen për të harruar
Rilindjen për të parë në sy
Rrugëve të nisura hershëm
Stacionuar në fletë historie
Shpëtuar nga zhdukja
Tani krenarë të dëshmojnë
Thellë në potencën jetike
Universi zbret firmos dëshminë
Vetvetiu na hapen krahët
Xixëllojnë lotët ndër sy.
Xhirimet sapo kanë filksuar këtë kolorit
Ylberi ngjyrat na ka falë
Zërat e jetës që të fiksojmë
Zhytur nga A-ja tek Zh-ja në këtë alfabet të ecjes së gjatë.
 
                   Manastir, 2006 

   
PESA E NJE DERE TE BRAKTISUR

E shihja përditë
Shkëlqente, përherë
Aty në atë rrugë
Aty në atë derë.

E shkruar me dorë
Dukshëm, me kujdes
Mbi kokë një kurorë
Në trup; vetëm Pesë.

Për çudi të gjithë aty shihnin
Mëngjeseve, drekave, darkave
Dhe dukej sikur e piketonin
Me "Pesë"-n e sfilatave.

Ajo ishte vetëm një pesë
Një numër si gjithë numrat
Mbi të s'kish kaluar një fshesë
Në ndryshk, mbytur thumbat.

Pesa e gozhduar në atë derë
Tashmë kish hyrë në histori
Dhe pse s'fliste për ndonjë vlerë
Dhe pse s'fliste për njeri.

Të vetmit vizitorë
"Pesa" kish tashmë përditë:
merimangat thurëse
e njerëzit, që ia ngulnin sytë.

Tani ajo pesë…
S'ishte më rrezatore
Kish ndodhur, per besë
Nga braktisja njërëzore.

 
Fatmir Terziu, gazetar, publicist, poet, prozator, skenarist, editor dhe regjisor filmi. Është i pranishëm në letrat shqipe në Shqipëri dhe më gjerë. Punën si gazetar e filloi që kur ishte student në gazetat e viteve 80-të, dhe e vazhdoi duke qenë Kryeredaktor i të Pavarurës "Fjala e Lirë".
Që nga viti 2001  ndodhet me banim dhe studime në Mbretërinë e Bashkuar. Ka studiuar në London South Bank University pranë Faculty of Arts and Human Science dhe ka punuar po pranë këtij Universiteti në Departamentin e LRC-së (Widening Participation Unit). Eshtë në progres të studimeve të mëtejshme në Roehampton University në fushën e kultures, medias, politikes, gazetarise dhe film studimit.
Ka botuar vëllimin poetik "Mos Hesht" në vitin 2000, vëllimin me tregime "Djalli i Argadasit" me të cilin fitoi cmimin e tretë "Kadmus" në Greqi, vëllimin me poezi "Ecje ne Qelq" , vëllimin me tregime "Krokamat","Grykës"(roman)
 
 
 ELBASAN
Elbasan!
Aty ku dhimbja,
malli,
dashuria,

Pikëtakohen,
Refrenin e jetës për të nisur
Aty ku dy sy të qeshur
Modelojnë ëndërra, dëshira
Aty ku dy duar mbetën duke qëndisur,
Bukurinë përrallore që ka natyra.

Kohën ke humbur shëtitoreve
Muajt, vitet të kanë shkarë
Gjuha ngatërruar auditoreve
Tani shqipja të duket "e vrarë".

Shkon takon Kristoforidhin
Abetaren për t'ia parë
Dhe s'di ku t'a zësh fillin
Lotë nga sytë të kanë shkarë.

Ngre sytë vëzhgon dhe s'ngopesh
Ndërtime të reja anembanë
Pastaj duket se qetësohesh
Kur dhjetra miq të vijnë pranë.

Një këngë e moçme dëgjohet
Në heshtje dirigjon kumurinë, bilbilin
Një tingull violine vjen e largohet
Je ndodhur pranë Myzyrit.

Elbasan!
Aty ku mijëra vetë turren
Të këpusin Karakaften,
Lulen e radhë
Aty ku zemrat kënaqen
Vetëm duke parë.
 
 
 ATA DY SY TË KALTËR

Skllav i dy syve të kaltër kam mbetur
Hutohem, çoroditem kur shoh të kaltrën
Dheu kurrë s'ka për të më tretur
Nëse ata dy sy s'do më shohin në sy, të paktën.

Shkëlqimin e tyre atë ditë kur pashë
Vegim i përçudshëm më rrethoi
Në rrugë për turp gati s'rashë
Më iku qënësia, më tradhtoi.

Kaloj pranë detit në Verë
Përhumb në të kaltrën e tij
Shkëlqimin e atyre syve kërkoj të gjej
Mbetur fiksim që kur isha i ri.

Vitet kalojnë, rrudhat shtohen
Të kaltrën kam filluar të ngatërroj
Por ato dy sy s'më harrohen
Edhe pse e di se kurrë s'do ti shikoj.
 

 FJALA
Fjalën e nxorën në rrugë lakuriq
Flokëngjyer, ngritur lart si iriq
S'lanë pa kopjuar pastaj modë
Kudo në Europë, në Botë.

Pastaj shëtitën të trullosur
U mbushën revista, gazeta
Fjala iu turr për t'i damkosur
Me fjalën s'bëhej shaka!

Fjala është fjalë vërtet
S'do intrigë, krenohet kur e mbron
O njeri i mirë, o poet
Fjala, ka kostumin e vet.
 
 
 LONDËR

As mal, as kodër
Vetëm fushë
erë dhe pak vapë
shi që të bën çdo stinë dush
Londër.

Qëndër e botës, metropol që lëviz
Veriun, Jugun tërë Botën bashkon në një pikë
Aty mbi Tamiz.

Rrugë që tokës, nëntokës, qiellit, oqeanit
kapilarë u shtojnë çdo ditë
nisen e zbresin në Londër.

Aty ditët, muajt, vitet, shekujt
dëshmojnë historinë lirshëm librave, muzeumeve
qetësojnë të gjallë e të vdekur.

Aty edhe gjuha ime, mes dyqind të tjerave
Flitet në rrugë, në shkollë e komunitet
Londër, të falemi përjetë.

Unë një lëvizje digitale në këtë vrull
turrem t'i bashkohem ecjes së Kohës
Mirënjohje Londrës!
 

JËTË NË QELQ

Vërviten në ujë
Imitim oqeani, deti, liqeni, lumi
Pa dallgë, pa bujë
Jetë akuariumi.

Ushqim sa të mund
Zhytur nën qelq
Pa llucë në tubë
"S'heqin aspak keq"!

Jetë aquariumi,
Biznes me peshq
Ç'ka oqeani, deti, liqeni, lumi
T'a sheh syri nën qelq.

Mijëra sy takohen
Aty në çast mbi peshq
Dhe pse s'dinë të ankohen
Është jetë në qelq!
 
          (Angli, 2007)     

Ne perandorine e mimozave! K u po te shpie? Eja me mua dhe mbylli syte, E di une se ku do te te shpie, lepurushi im i bindur, Shtriu mbi bar! Shtriu dhe hesht! Mos mendo asgje, Mos mermerij asgje, Mire??....Ha – h a Hahahaaaaaaaaaaa! Celi syte…He, mo, celi! Dhe me puth… Ke turp te me puthesh? Po na kane mbuluar floke te verdhe ,lepurushi im i bindur Flake tej paqeten e cigareve Ke hyre ne perandorine e mimozave Te mimozave dhe te barit Dhe…posiiiiiiiiiiiii Dhe ne perandorine time Do te besh cfar te them une Une dua tani Qe te me puthesh prap Te me puthesh fort, shume, papushim! Une sonte kam ditlindjen! Tere bota eshte imja sonte! Boten time e kam te mbyllur Me hekura te florinjte prej lulemimozash Une jam "kucedra" qe E kam mberthyer skllavin tim Mes ketyre hekurave I kam shtruar nje postiqe te blerte prej bari Dhe e urdheroj Te me puthe Aq sa jane yjet pertej perdes se mimozave! E shikon se sa Sy te dashuruar Po na kundrojne keta caste i dashuri im Ndersa po bejme dashuri? Ku jane syte, the? Po jane syte e yjeve, o budallai im i bukur! Me shterngo shume Shuuuuumeeee Nuk ke fuqi me? Te dhimbsem une? Aman, te lutem Mos keput asnje mimoze ,tere jeten tende Po te lutem me shpirt Beje kete per mua, Sonte kam ditlindjen! Shih sa zemerflorinjta jane mimozat Te vetmet qe kane celur per ditlindjen time, Cfar' do te bej sapo te zbardhe agimi? E di? Sa te filloje te zbardhe Do te te shemtoj Me te shemtuar nga bubazheli kam per te te bere Te mos t’i hedhi syte asnje femer Se Sepse je i keq Ty te nguliten syte e vajzave si te ishin blete E ti Nje lulemimoze Do te te bej nje plakush te mjere Te pakrehur Te menduar Qe heq kembet zvarre Dhe…sapo te vije muzgu serish Do te vi te te gjej vete Ku te jesh duke menduar per ndonje pabesi Ehe, te di une, te di Po kush ta var, ore, se une Te kam bere bubazhel Derisa te mbaroje magjia ime Ajo mbaron, sapo Une do te te terheq nga dora Drejt kesaj mimoze Dhe ti Brenda nje casti Ke per tu bere serish Princ. Lepurushi im i bindur As mos te te shkoje ne mendje t’i leshosh syte nje tjetre! Une kam ditelindjen time, sonte... Per ate Zot askush nuk te ka dashur ne kete jete Sa te dua une Ikona ime! Une nganjehere loz me ty Te them lepurush Se ti rri urte shume, Shuuuumeeeee Por jo sonte Sonte kam ditelindjen! Floket e tua...! Nga kane rene keto floke ? ofshana ate mengjes Ylberi t’i kete sjellur, nga cepi i qiellit valle? Ti shtrire nen kuroren e nje mimoze me vese Dhe floket kacurrele – perqark si shtojzavalle U shtriva dhe une, koken vura mbi floket e tu Si permbi nje qylym te papare te Persise Ti beje sikur flije , por qeshe me te madhe Me mbulove me floket e grackes se dashurise Gjith qielli me parajsen … gjith bota,…gjith pranvera Ishin mbledhur atje ne kuleten e flokeve Si sugar i pangopur nga arome e livadhit Buzet e mia shkonin neper lendine te gjoksit Dhe diellin, dhe mimozen, dhe eren pranverore Ma kishin zene krejt ata floke si atlas Si nuk u ngop ky qingj i buzeve te mia Nga cdo qelize e trupit - te syte si elmaz Kur duart e mia ,ah!, keto duart e pafytyra Zbuluan fustanin, si gjethe, qe fshehin nje manjole Floket e tua u zgjaten, sa zgjat harku i Ylberit Te tjeret te mos na shihnin bene nje tis te holle Kur putheshim me zjarr nen kacuben e flokeve E kur shterngoheshim me kembet e degezuara Nje manushaqeze e vockel ,e kalter si syri yt Si fluturze puliti petalet e gezuara Buzet e mia – sugari qe kullotnin ne livadhin dhe kembet kryqezuara si ngjyrat ne ylber qe syri yt e lindi, ate cast …neper pranvere u stepen vec nje cast nga manushaqez e vogel

Raimonda Moisiu
                        


 
 


 Ne perandorine e mimozave!


K u po te shpie?
Eja me mua dhe mbylli syte,
E di une se ku do te te shpie, lepurushi im i bindur,

Shtriu mbi bar!
Shtriu dhe hesht!

Mos mendo asgje,
Mos mermerij asgje,
Mire??....Ha – h a
Hahahaaaaaaaaaaa!
Celi syte…He, mo, celi!
Dhe me puth…

Ke turp te me puthesh?
Po na kane mbuluar floke te verdhe ,lepurushi im i bindur

Flake tej paqeten e cigareve

Ke hyre ne perandorine e mimozave
Te mimozave dhe te barit
Dhe…posiiiiiiiiiiiii
Dhe ne perandorine time

Do te besh cfar te them une
Une dua tani
Qe te me puthesh prap
Te me puthesh fort, shume, papushim!

Une sonte kam ditlindjen!

Tere bota eshte imja sonte!

Boten time e kam te mbyllur
Me hekura te florinjte prej lulemimozash

Une jam "kucedra" qe
E kam mberthyer skllavin tim
Mes ketyre hekurave
I kam shtruar nje postiqe te blerte prej bari
Dhe e urdheroj
Te me puthe
Aq sa jane yjet pertej perdes se mimozave!


E shikon se sa
Sy te dashuruar
Po na kundrojne keta caste i dashuri im
Ndersa po bejme dashuri?
Ku jane syte, the?
Po jane syte e yjeve, o budallai im i bukur!


Me shterngo shume
Shuuuuumeeee
Nuk ke fuqi me?
Te dhimbsem une?


Aman, te lutem
Mos keput asnje mimoze ,tere jeten tende
Po te lutem me shpirt
Beje kete per mua,

Sonte kam ditlindjen!

Shih sa zemerflorinjta jane mimozat
Te vetmet qe kane celur per ditlindjen time,

Cfar' do te bej sapo te zbardhe agimi?
E di?
Sa te filloje te zbardhe
Do te te shemtoj
Me te shemtuar nga bubazheli kam per te te bere
Te mos t’i hedhi syte asnje femer
Se
Sepse je i keq
Ty te nguliten syte e vajzave si te ishin blete
E ti
Nje lulemimoze

Do te te bej nje plakush te mjere
Te pakrehur
Te menduar
Qe heq kembet zvarre

Dhe…sapo te vije muzgu serish
Do te vi te te gjej vete
Ku te jesh duke menduar per ndonje pabesi
Ehe, te di une, te di

Po kush ta var, ore, se une
Te kam bere bubazhel
Derisa te mbaroje magjia ime

Ajo mbaron, sapo
Une
do te te terheq nga dora
Drejt kesaj mimoze
Dhe ti
Brenda nje casti
Ke per tu bere serish Princ.
Lepurushi im i bindur


As mos te te shkoje ne mendje t’i leshosh syte nje tjetre!


Une kam ditelindjen time, sonte...

Per ate Zot askush nuk te ka dashur ne kete jete
Sa te dua une

Ikona ime!

Une nganjehere loz me ty
Te them lepurush
Se ti rri urte shume,
Shuuuumeeeee

Por jo sonte

Sonte kam ditelindjen!

Floket e tua...!


Nga kane rene keto floke ?
ofshana ate mengjes
Ylberi t’i kete sjellur, nga cepi i qiellit valle?
Ti shtrire nen kuroren e nje mimoze me vese
Dhe floket kacurrele – perqark si shtojzavalle

U shtriva dhe une, koken vura mbi floket e tu
Si permbi nje qylym te papare te Persise
Ti beje sikur flije , por qeshe me te madhe
Me mbulove me floket e grackes se dashurise

Gjith qielli me parajsen … gjith bota,…gjith pranvera
Ishin mbledhur atje ne kuleten e flokeve
Si sugar i pangopur nga arome e livadhit
Buzet e mia shkonin neper lendine te gjoksit


Dhe diellin, dhe mimozen, dhe eren pranverore
Ma kishin zene krejt ata floke si atlas
Si nuk u ngop ky qingj i buzeve te mia
Nga cdo qelize e trupit - te syte si elmaz


Kur duart e mia ,ah!, keto duart e pafytyra
Zbuluan fustanin, si gjethe, qe fshehin nje manjole
Floket e tua u zgjaten, sa zgjat harku i Ylberit
Te tjeret te mos na shihnin bene nje tis te holle

Kur putheshim me zjarr nen kacuben e flokeve
E kur shterngoheshim me kembet e degezuara
Nje manushaqeze e vockel ,e kalter si syri yt
Si fluturze puliti petalet e gezuara

Buzet e mia – sugari qe kullotnin ne livadhin
dhe kembet kryqezuara si ngjyrat ne ylber
qe syri yt e lindi, ate cast …neper pranvere
u stepen vec nje cast nga manushaqez e vogel










 
 
 



Raimonda Moisiu Hartford CT,USA
19 mars 2008
 
Kush është Raimonda Moisiu?E lindur dhe e rritur ,në qytetin juglindor ,të serenatave dhe blirëve ,Korcës.
Ka botuar librin" Jeta mes dy dashurive" dhe një libër me poezi" Dashuria nuk ka emër."Ka ne proces botimi një roman dhe një libër me publicistikë. Gjithashtu është bashkautore në disa antologji shqiptare.Bashkepuntore e disa gazetave me emër në shtypin shqiptar si Tirana Observer ,Albania ,Panorama ,Ndryshe në Shqipëri dhe Illyria në SHBA,etj
.




 Hena zemermire!
Po puthemi me afsh
Te dy, nen luleblire
Mes gjethesh ka hyre hena
E bardhe, zemermire

“Ndalojuni nje cast”
Eshte hena sikur flet
“Ma jep te kuqt e buzeve
Te bej pak tualet

Ja, me kete blirin tuaj
Kam rene ne dashuri…
Do te kthej pas pak
Ju…puthuni perseri”

Nje gjinkalle s’ka gjume
Dhe kendon e merzitur
Mbase te dashurin
Me kot eshte duke pritur

Nje shkulme qiellore
E lehte si nje vegim
Si te qe dore e nates
Po zberthen gjoksin tim

“Per keto dy qershiza
Qe celen kete cast
Une i fal gjitha lulet”
Tha bliri buzagaz

“ U thafsha me gjith lule
u thafsha ket’ pranvere
vec ato dy qershiza
t’i puth vetem nje here”

“ O bliri im, ter’ boten
E do? Me thuaj mua
Ter’ pasurite e qiellit
T’i sjell, sepse te dua

Po si ato qershizat
Oh, nuk ka hene e bukur
I ka vetem AJO
Qe ti nen gjeth’ ke strukur…”


Te kam tradhetuar vetem ne vargje...
1,
Ne nje lokal te vjeter
Me drita te zbehura
Hyra te shuaj tradhetine
Piva vere te kuqe
Syte s'e ndjenin pagjumesine
Zemres i bera gijotine.
2.
S'mbaj mend sa kam pire
Koken s'e ndjeja per dreq
Mesnata,po ish ndaj te thyer
Une pija,pija si e mpire
Befas dy syve te zinj u fola:
-Perse me shihni ashtu kursyer?!

3.
Ata sy te tmerrshem u zbuten
Puthjes sime s'iu bashkuan
Mua te piren vec me shihnin
M'u dhimbsen,ne tjeter bote me cuan
_Te lutem...mos pini me vere
Jam yti,yti pergjithnje!-me flisnin.

4.
Te lutem shpirt...mos pi me vere
Te kam tradhetuar vec ne vargje
Ndaj eja bashke te gdhijme
Jo ne kete lokal pa ndricim
Syte e tij dy yje zgjuar
Shpirtin me lehtesuan si asnjehere.

NJE AMANET PARA SE TE TAKOJ NENEN TIME

Shokeve dhe miqve te mi mergimtare-Leter mikut ....


Sa te zbres nga qielli i larget, do le pas rete me trishtim
Do te plas me lote te nxehte guret e bardhe te vendit tim
Me ka marre malli kaq shume, krejt si ty, o kurbetqar'
Vec kjo hene e zbehte e di, qe kaq here me ka pare
Duke qare.
Nuk e di , perse s’gezoj dot, pse jam mbytur me trishtim?
Keto caste sapo erdha, ti po vuan, miku im
Ti me merr ne telefon :ne Atdhe, arrite sot?
Pas te qeshures se embel, une e di, ti permban lot'
Po, te thashe, do ta mbaj fjalen, para se te takoj nenen
Do vete tja coj dy lule asaj zemre qe ke lene
Qe ke lene diku ne Atdhe , mijra kilometra ndare
Qe ende lexon cfar shkruaje ti ¦ne dashurine e pare
Binte shiu litare-litare

Binte shiu litare-litare
Bjere e bjere,s´kish te pushuar
Une nje cast ne dritare
Tej veshtroja e menduar.
O Zot ! c´me zuri sonte syri
Neper shi Ai...Ai kish mbire
Pa cader ndodhej te bliri
Per vehten,jo s´kish meshire.
Pse u shfaqe sonte mekatar
Ne "tonin" vend me kaq ngutje
S´te mjaftoi ajo nate e "pare"
Kur me vodhe te shtrenjten puthje?!
S´harron kjo zemer e mjera
Vuajtjen nga nje tradheti
Nen kete blir' me te tjera
Ti vjel e vjel vec dashuri.
Per inatin tim u kendonte
Me afshe puthte syte e saj
Ndersa zemra ime lengonte
Pas perdes shkrehesha ne vaj.
Zbrita shkallet neper shi
Gjej vec nje fytyre te mjere...
Ai...I mekur s´di se si
Me veshtronte oh...si atehere.
Deshmitarja e rinise sone
Ah..ai blir' dege-florinjte
Drite i dha mbremjes se vone
Puthur buzet nen qirinjte.
Kur litaret shiu ndaloi
Puthja e tij s´kish me ze
Syte e mpikur mbi mua leshoi
Ajo zemer eh...nuk rrihte me.

UNE E DUA EREN!

O , sa romantik qe eshte i dashuri im
Me shikon vec te syte, skuqet perhere
Po une kam nje mike,
e therres me te hedhur te flokeve
quhet ERE

Vjen “laxarela” ime qe nga maja e plepave
Thesaret qe fsheh bluza ime pranverore
I zbulon lehte
Sikur s’e ka mendjen
Ai zbardhet ne fytyre si lulebore

Po era s’ndjen te ngopur, pa e care koken
Fundit tim te care ia cel palen
Atij I vjen turp te veshtroje atje
Po syte I hedh vjedhurazi
Buzeve I ngaterrohen fjalet

Por era zemerbardhe zgjat krahet e vet ajrore
Une mermerij “sa e lumtur jam prane teje!”
Si shtjelle ajrore nga perrallat e njemije e nje neteve
Ajo na rremben, na fsheh ne qiell
Mu pas nje reje

Kur nis ERA te zbuloje gjoksin tim
Mbi rene e bardhe , te bute , si nje gemushe
dhe mes te cares se fundit tim ngjyre all
me buzet flake me puth…me puth…me puth…

era largohet…
Shkon te gjeje dashnore te tjere
Ne na le vetem fshehur te ajo re
Dhe vjen papritur…kur ndersa nuk e kam mendjen
Ai – te gjoksi im…ne gjume…me puth ende.

Raimonda Moisiu Hartford CT,USA
19 mars 2008

Kush i mori zerat e yjeve?

Julia Gjika
                          


 
 
 
PRANVER’ E ZERAVE TE HUMBUR
 
Ku humben zerat e pranveres japoneze?
Kush i vodhi tingujt e ujrave te argjenta
Dhe la pas  te qaren, lotet,
ne fytyrat e atyre qe mbeten gjalle?
Kush i mori zerat e yjeve?
Aromen e embel te burbuqes se qershise
Dhe la te qaren e bretkocave?
Degjohet nje psheretime e mbytur
Eshte e pleqve te Japonise
Ngarkuar mbi kurizet e djemve.
Ikin, ikin, me durimin dhe bindjen
Se kembet do t’I shpien diku
“ Jemi per pak kohe mbi toke
Si brishtesia e petales se qershise
Jeta eshte e brishte.”- thone.
Rete ne qiell te fryra nga zemerimi,
Te vetmuara, pa nje reze dielli
Pas tragjedise, pijne hidherimin.
Vjen nata.
Erresira mbulon pamje renqethese
Makina,  vapore, trupa
Qe si lodra shtyhen
Te gjitha si miza
Perpara forces se natyres
Te pastrehet, me
sy gjysem te mbyllur
Degjojne zemren qe reh.
Ruajne naten e pare,
me ankthin per diten qe vjen.
Hije levizin ne ujrat qe terhiqen
brigjeve te Shizuoka, Kumanoto,
Fukushima, Sendai, Ofunato.
Duke mare me vehte per
t’i fundosur ne baltovinen e nje monstre
mijra, mijra te pa jete.
 
Mars 12, 2011

TE RIFILLOSH JETEN
                     
Pas cdo lufte
kur vendi shkretohet,
urrejtja mbetet  gjallë.
Kaq  shumë egërsohet,
nuk ka Zot ta ndalë.
Dashuria  e  trëmbur  arratiset.

Dikush fillon të rindërtojë.
Duhen vite,
të bëhen gjërat përsëmbari.
Që të mos kthehet një luftë e re,
duhet varrosur urrejtja më parë.
Duhen djegur rrënjët  e saj.
Në se jo,
më e egër , më cfarosëse vjen
se në fillim të saj.

Duhet përgatitur gjithcka,
që dashuria    kthehet  në vatra.
Po si  të kthehet,
ku rrëndon tragjedia,
ku zemrat janë cveshur,
nga ndjenjat njerëzore?
Ku  egzistenca  mallkohet
Te rifillojë jeta, s’e ka të lehtë.

Sa e vështirë,
dashuria provon të ngjizet.
në akuj dhe acar,
e brishtë, lëkundet,
sa nuk thyhet.
Të ngrihet, të rritet,
do duar e zemra nënash,
ato  që përkundin paqen.

Drejt brigjeve te reja
 
Ato u takuan buzë oqeanit,.
Flisnin gjuhë brigjesh,
Pulëbardha fluturonin,
Vizatonin hapësirën e kaltër,
Me sqepat e hollë dhe krahët e tyre.
Na duhej force,- tha njëra,
Shpirti ynë ishte rrëzuar brenda nesh,
por kishim shpresë.
Rrëmbyem vaporë, barka peshkimi,
U arratisëm.
Tmeri i largimit,
Çorri faqet e nënave,
Shkuli flokët,
Baballarët braktisën pragjet,
U mbyllën brenda,
U thinjën brenda natës.
Zemrës i vumë një gur.
Si miza të një lisi,
Ju ngjitëm vaporit,
Kur binte një në ujra,
Kur duart nuk e mbanin,
Një tjetër zgjatej drejt shpresës,
Drejt brigjeve të panjohura.
Shumë trupa,
Formuam një,
Puzzle,
Krijuar nga duar te padukshme,
Me një frymëmarje,
Një fytyrë,
Një vështrim,
-E imagjinoni?
Ti njeh vec vuajtjen tënde-thanë të tjerat,
Ne nuk mbimë rastësisht në këto ranishte,
Ikëm, u arratisëm,
Të ngopura me skamjen, fyerjen,
Shpirti ynë ishte në pranga,
Shumë nga ne i gëlltiti dallga,
Oqeani i di.

I VETEM BRENDA KATER MUREVE
Kushtuar babait tim
 
Brenda katër murreve babai,
Qëndron me orë të tëra.
I shtrirë në divan.
Ngrihet, sa për të shmpirë këmbët,
Hedh sytë nga ballkoni
Tulla të kuqe të pallatit tjetër.
Shkon në dhomat e fjetjes,
Të ftohta,
Flet me objektet memece.
Del në ballkon
Prek gjethet e gjelbëra të mëllagave
I gëzohet lules që cel.
Këput piperkat e kuqe djegëse
Në dimër do ti shijoje me fasulet.
Shikon orën që nuk ecen
Minutë pas minute.
Kur i telefonon dikush
Flet si femijë i braktisur, gati qan
-Me kë je atje?- e pyes në telefon
-Vetëm, vetëm, me kë tjetër.
-Te vizitoi njeri sot?
-Një javë më parë ime moter
me pleqërinë e saj.
-Si i shtyn ditët?
-Me albumet, thotë dhe qesh.
Ju kam të gjithëve në albume
Gruan, fëmijët, fëmijët e fëmijëve,
Më duhen ca albume te tjere…
Kur dikush i troket në derë,
Ai nuk e dëgjon,
Dhe po të dëgjojë
Nuk beson
Se dikush troket për të.
Babai jetim në pleqëri

***
Ne pranine tende
Nuk ndjehem mire
Sepse nuk mendoj njesoj si ty
Per shume gjera qe ti thua
Me mire t’a mbaj gojen kycur
Kycur me dyzet kyce
Se po te flas e di
Nje lufte e re do te pelcase
Po t’a filloj
E di qe do t’a humbas
E kuptoj, ti di t’a vertitesh kaq mire gjuhen
Me ty cdo beteje e imja eshte e humbur










 

 
 
 
 Julia Gjika lindi më 11 Korrik 1949 në qytetin e Gjirokastres.
Ka botuar mjaft poezi në organe të ndryshme dhe dy vëllime “ Ditelindje”(1971) dhe “Ku gjej poezinë”(1978) Nga viti 1996 u shperngul në SHBA ku jeton me familjen e vet.Këtu, ka vijuar të shkruajë e të botojë poezi, portrete e kronika në gazetën Illyria dhe organe te tjera.
 
 
 
 
 
 

 
 
JETIMIT NË BOTË

Puthja ëndërr mbeti.
Përkëdhelitë u endën larg.
Nuk u afruan, nuk gjetën prag.
Zëri i vrazhdë, i ngjirur,
sëmundje kronike,
akuzon braktisjen.
Nuk të ngrohu asnjë preher.
Kur s’të panë sytë,
si do të shihnin qepallat?
Gjumi nga kënga nuk erdhi,
as nga përrallat.
Puthja ëndërr mbeti.



LUFTA PER PARA

Kjo botë,
qe ka rënë në gjumë të thelle
Duket  e qetë,
pas 12  të natës.        
Mezi prêt të zgjohet,
për të vazhduar
ku e la dje,
luftën për para.
Në plan të parë ka.



NESER, NESER

Zgjohemi,
Ngrysemi,
Një mendim në kokë,
Si cekan rreh.
Të kemi për nesër,
C’do bëjmë për nesër?
Të rendim për nesër
Sot zemra na le.
Oh,jetë që qesh me ne,
na bën të cmendur,
  rendim ,të rendim
Pas asaj që askush s’e sheh.



RREKE ME KENGE QIELLI

Rrëke që zbret nga mali
Me melodinë e pyjeve
Me ngrohtesinë e diellit
Me këngë qielli
Me hënën e menduar.
Baraz me një vijë
Baraz me nje trup elegant vajze.
I bën naze malit
I bën naze yllit të mëngjezit
Kristal e kulluar
Nuk prêt të derdhesh
Në shtrat lumi a deti
Dhe prehje kërkon
Në oqeanin e trazuar.


  
RRUGICA IME NE PARKUN E RI

Rrugica ime përse po hesht
Kur unë kaloj përmbi asfalt
Mos vallë veshtrimi yt po prêt
Dy silueta të duken bashkë

Apo ke rënë në qetësi
Buzëqeshjet prêt e lumtur
Në zhurmën që ruan thellë në gji
Të ngrohtë mbeten zërat tanë
Sic mbeti mbi buzën time një e puthur.


1974


PRILLI

Kushtuar vellait tim qe u vra
aksidentalisht nga shembja e nje ballkoni te nje
ndertese pesekatshe ne Korce ne 7 Prill 1992

Vetëm jam këtu,
Në këtë qytet që nuk ka zgjim,
Ftohtësi e mermerit të bardhë,
Eshtë muaji Prill,
Ditët e fundit të tij,
Majit i thotë Mirësevjen.
Përpara meje, një mal me dhimbje,
Një zë dua të dëgjoj,
Asgje s’pipëtin, vec frymës sime.
Me vehte flas:
Kthehu, kthehu serish,
Unë jam këtu, kam kohë që pres,
Ngrihu, bëhu Llazar vëllai im Vladimir.
Gurin ledhatoj,
Kam frikë se të lëndoj
Nga fotografia dy syte e tu
Me shohin ne sy
Bota s’qënka e plotë pa ty,
Derdh lotë,
Kujtimi yt më prek ne cdo qelize
Nga malli petalja hapet,
Dheu a është i lehtë?
 
 


“FOLE E ZOGUT” NE PEKIN

“Fole zogu” gjigande, brilante.
Cudite botën, kur derën hape.
Mijra krahë, mijra mendje,
miresevini i thanë globit
me buzëqeshje zemre.

Sikur këto duar,
të panumurta të njerëzimit,
pëllumba të lëshonin
drejt qiellit,
sikur krahët e planetit
trëndafila të rritin
dhe të mbajnë
balancën e vështirë
të drejtpeshimit,
si në trarin e ekuilibrit

Medalioni më i cmuar
do t’i shkonte gjoksit të Paqes.
Le të mos kish asgjë kjo botë,
vec Paqe!
Pak më parë
se “Foleja e Zogut” celi derën
Një luftë e re filloi,
mbi glob, e egër.

Njeri, mos rend pas Adamit.
Kënaqu me c’ke në duar sot
dhe falendero të madhin Zot!..
Do të mjaftonin retë,
Lotët e botës të mblidhnin.
Pastaj të shkarkojnë gëzimin .
Me brohoritje të këndojnë
Zemrat.
Per paqen e perbotshme
kampine mbi kampione

Gusht 11 , 2008

“Oh, për ty më ka marrë malli shumë, shumë !”…

        Nga  Vullnet Mato


 
 
 

VJESHTA E SIVJETME

Vjeshta e sivjetme me gjinj portokalli,
dhe me buzët e fiqta të çara nga etja,
më prishi mendjen, aq sa nga halli,
filloi të më duket i marrosur vetja.

Më ndjell nëpër hije, më huton me joshje,
më mbështjell me vile rrushi në vreshta,
më deh me mushtin e verës majhoshe,
më puth me afshe të zjarrta nën dega.

Ndërron njërin pas tjetrit fustanet me ngjyra,
më flakëron sytë me gjethishte të kuqërreme,
më eksiton, më nxeh, më zhvesh në të linjta,
më drogon me lëngje mes kofshëve të pemëve.

Asnjë bukuri gruaje nuk më ka grishur,
sa kjo vjeshtë e ndezur nga vapa afrikane.
Thonë se si unë dhe të tjerë mendjeprishur,
ka bërë për në çmendinë kjo vjeshtë jarane...
 
  
Ç’NGJYROSJA E  EMRAVE
 
Emrat e budallenjve i sheh
në çdo mur shtëpie.
Emrat e prostitutave
në çdo nevojtore publike,
Emrat e kriminelëve
në çdo stacion policie.
Emrat e politikanëve
në çdo ekran e gazetë dite.

Ashtu si dielli godet
mbi objekte ngjyre
dhe i ç’ngjyros krejt
me kalimin e kohës,
lakimi shpesh në media
i figurave politike,
pak nga pak çdo ditë
ua nxjerr bojën.

Kur flitet mirë
për emrin e padëgjuar kurrë,
të zgjohet kureshtja,
ky njeri si mund të jetë.
Mbase është goxha grua,
apo zotni burrë,
dhe sytë e veshët e lodhur
e bëjnë ministër a deputet...

 
 
LETËR  NËNËS
                   Mbetur pa botuar nga censura e kaluar.
Këtë letër për ty,
moj Nënë e shtrenjtë,
po e nis nga thellësitë e pyjeve Lindorë,
ku kam gjetur të drejtën për të punuar.
Po e nis për në Sarandën e Jugut fundor.
ku të kam lënë si një ëndërr të paharruar. 
Po e nis gjethe pas gjethesh,
erë pas erërash,
mjegull pas mjegullash
rrugë pas rrugësh,
brigje pas brigjesh,
largësi pas largësish.
Po e nis të lagur me rrëketë e çiltra të lotëve,
të qullur me pikat e gjakut të tronditur të zemrës,
të zbutur me bulëzat e djersitjes pa gjumë,
të njomur me sekrecionet e artikulimit
të frazës kryesore:
“Oh, për ty më ka marrë malli shumë, shumë !”…

Po e nis bashkë me kujtimet e largëta,
tok me drithërimet e fëmijërisë,
tok me një gotë të mbushur
me lot për ty,
dhe me urrejtje për ata që më ndanë nga ty.
Për të ardhur aty,
te rëra e deteve,
te gurët e zallit,
te lulet e pranverës,
te buzëqeshjet e njerëzve,
te puthjet e vëllezërve,
te dhimbjet e të mjerëve.

E dashura nëna ime,
ta dish mirë se nga malli për ty
shumë herë kam vdekur,
dhe kur kam kujtuar dashurinë tënde,
shumë herë jam ringjallur përsëri…

Pres me padurim të kthehem,
më ka marrë etja
për pak tinguj nga zëri yt,
për pak dallgë nga Joni,
për pak ujë nga Bistrica,
për pak rërë nga Limjoni.
Në valët e kripura të zhvishem,
në gjoksin tënd të ëmbël të kridhem.
Plagët e zemrës t’i shëroj,
të gris një pëlhurë të zezë
që dekada me radhë
nga njëri-tjetri na ndau me urrejtje
dhe t’ju përqafoj të gjithëve
kështu siç jam i përmalluar për vdekje…
                                                Stravaj 1957


Ç’MË THUA
Sa shpejt më ikën dita me ty!
Dielli më fluturon si zog i verdhë...
E dashur,
mbeta në dashuri,
si nën hijen e këndshme të fikut në verë.
Degë të ëmbla më ke zgjatur,
Sa lash nën hije dhe detyrat...
Të rri?...
Të rri?...
Ç’më thua, ç’më thua?
Ç’më thotë fiku i çarë i buzëve të tua?...


NDONËSE JAM BURRË
Ndonëse jam burrë i rritur tani,
kur vjen vjeshta
e zverdhen portokallat,
kur verdhojnë kopshtiet e vendlindjes së artë,
më pushtojnë vetiu
kujtimet e viteve të para.

Kur vjen vjeshta çdo mot,
e di çdo më thotë:
Për fëmijërinë dhe nënockën
që më rriti me halle,
me vjetërsia varfërie
të pluhurosura prej lufte,
një këmbë me këpucë,  një me sandale.

Dilja i trishtuar të prisja vjeshtën
Dhe me thëngjij vizatoja një zog.
Në shtëpinë tonë të vjetër te porta.
“Ç’është ai zog? “ më thoshte nëna.
“Jemi vëllezër të dy, “  i thosha.

Ndonëse jam burrë
Dhe shumë vjeshtra më vonë,
Vjeshtën e hershme
Do ta kujtoj gjithmonë.

 
PENDIMEja, të tëra janë siç i ke lënë !
Pasqyra dhe krehri me pak fije floku,
pantoflat me push, si dy kotele që flenë
dhe rrobëdëshambri me një degë të vyshkur borziloku.

Porcelanet dhe gjysmëduzinat e qelqta
i mori malli për një tingëllimë.
Kapëset e shumta që thajnë ndërresat
kanë mbetur në tela si zogj të ngrirë.

Rrobat, raftet dhe shtrati i ri
ruajnë erën tënde të mirë.
Perdet kanë mbetur mbyllur që, pa ty
as buzët e verdha të hënës të mos hyjnë.

Eja, sillu dhomave atë zërin tënd si këngë !
Sill jetën në këtë apartament, moj grua!
Eja, të tëra jenë siç i ke lënë,
vetëm unë kam ndryshuar!...


SARANDA
Kreshta e murrme jug-veri.
Beteja e heshtur që flet tek qafa.
Rruga që zbret e dredhon nëpër pisha.
Të rënët - ngritur në piedestalet e larta.
Vurgu i blertë
dhe Joniku i kaltër -
dy dete që ndan Qaf’ e Gjashtës.
Lindja e gjerë
me valë grunjërash, vozitje autokombajnash,
makinashirëse mbytur në kapicat e kashtës.

Fshatarët punëdashës përveshur arave.
Bistrica e zbutur me nanurisje gurgullonjëse.
Fshatrat si fjolla të bardha nëpër fushë -
Tok’ e Vurgut
e begatshme, gjelbëroshe.

Riviera me plazhet
dhe muzgjet ngjyrë alle,
ku theken njerëzit mbi rërë e nën hije.
Ku dielli i madh
perëndon si portokalle.
Dhe kodrave shkundet shiu i ullinjve.

Saranda,
e bukura e dheut të artë,
ku nga Himara,
te “Qafa e Botit”
vjeshta kundërmon vaj e mjaltë,
dhe ndjehesh si bir i përkëdhelur i Zotit.

Anëdeti pakufi,
me puhizën e kaltër,
me anie të rënda, motoskafë, lundra.
Shtëpi dhe palma që dridhet sipër valëve.
Brigje që ndritin e zbardhëllejnë nga shkuma.

Tallaze të kripur që lëpijnë bulevardet.
Silueta
që humbasin në thellësinë e kaltër.
Peshkatarë ngjyrëbronzi që kthehen mbi ujëra.
Fustanebardha që i presin shkallëve si amfiteatër.

Ç’më thotë kështu buzëqeshja e valës,
që shkrihet e përmalluar te këmba ime?
Të erdha o vendlindje
si çafka e detit,
Të ngjyej krahun në kaltërsinë e përhime.


TAKIM I PAPRITUR
Takova Atë, që kam dashur dikur,
Në moshën e bardhë ku të dehin lulet.
Tani ajo është grua
Dhe unë jam burrë.
Fëmijët na ka kanë rrëmbyer të gjitha puthjet.
Por ajo prapë më bëri të mendohem
Me vështrimin e saj thellësisht të menduar
Thonë se dashuria e parë rizgjohet,
Dhe ika me kujdes...
Si nga një shteg i minuar.


DASHURI E HABITSHME
Është koha, kur me mundësitë elektronike,
njeriu dashuron edhe tej largësive gjeografike;
femrat më të bukura
dhe meshkujt më të rrallë
që ka planeti ynë i gjallë.
Mund të duash një partner tjetër,
pa tradhtuar aspak kurorën e vjetër.
Sepse ndryshe nga dashuria
për gruan dhe burrin,
mund të dashurosh vetëm trurin.
Dhe kjo dashuri s’bën dallime në moshë,
je adoleshent, apo thinjosh.
Por të krijon
një ndjenjë shumëdimensionale,
që të lidh me dete, fusha e male,
nga brigjet që lag Adriatiku,
deri ku përplas dallgët Atlantiku.
Ky lloj i ri i dashurisë platonike,
mund të quhet: “Dashuri tejet fisnike”.
Dhe ka vlagë emocionale aq të fortë,
sa të lë pa gjumë në një tjetër botë.
Kur mendjen e tij apo të saj ke përqafuar,
ngazëllehesh sikur gjen një thesar të çmuar.
Si shumë të tjerë, më ndodhi dhe mua.
Po kush është ajo,
që mendjen ia dua?…
 
   
SYRI
Syri sa një sferë e vogël prej qelqi të butë
Pasqyra gjigante që vëzhgon botën gjithkund.
Mikroplaneti ynë që na rrotullohet te koka.
Fuqia më e madhe ku merr vrull truri dhe dora.
Fokusi i pandryshuar për afër dhe larg.
Kamera me precize dhe më e saktë.
I mahnitshmi në tejpamje, mprehtësi dhe qartësi.
Ndjeshmëria që loton në dhimbje e gazmon në lumturi.
Simboli i bukurisë së gruas dhe burrit.
Korrësi  i dritës për hambarin e trurit.
Shënjestra e plumbit, sinjali i dashurisë.
Siguria e jetës dhe vjelësi i mençurisë.
Arkivi fantastik që ruan në skeda të rralla
pafundësi vizionesh dhe figura të gjalla.
Syri me atë gjuhën e vet të fshehtë,
flet pa zë dhe na e bën jetën më të lehtë.
Pa syrin jeta jonë do të ishte vetëm natë.
Pa syrin do kishim mbetur më pak se kafshë.
Kryesori në çdo vepër të sotme e të nesërme.
I  pazëvendësueshëm me asgjë më të vlefshme.  
O njerëz të mirë, që aq shumë ju dua,
dritën e syrit mos e fikni për mua !



            Poeti , prozatori,gazetari Vullnet Mato  lindi në Sarandë në vitin 1937. 
            Është autor i vëllimeve poetike: “Tinguj malesh” (1969), “Krahët e erës” (1972), “Ninullat e hekurit” (1984), “Dritaret e prillit” (1994), i vëllimit me poema “Katër plagë të Shqipërisë” (1999) dhe i poemës “Nënëmadhe Fterra” (2007). Ka botuar vëllimet me tregime “E fshehta tronditëse” (1999) “Klithmat e mishit të bardhë” (2006). Romanet: “Ujësinor” (1976), “Era e kësaj kohe” (1984), “Lakmia” (2000), “Maturantët” (2002), “Damkosja e engjëjve” (2004) “Marrëzia e madhe” (2008), “Matura e paharruar” (2009). Etj.        
 
 




KRYERRUGA
Ka një rrugë,
ku dhe zogu nuk lodhet
shtigjeve të padukshme të qiellit të natës.
Ka një rrugë,
ku të përcjellin jonet
e një kënge të heshtur në ajrin e kaltër.
Ka një rrugë,
ku bëhesh erë,
Si maratonomaku drejt qëllimit.
Ka një rrugë,
ku dhe dëshpërimi i thellë,
mund të bëhet shpresa e gëzimit.

Ka një rrugë,
ku vrapon krahëhapur,
dhe s’të ndalin as mijëra milje.
Ka një rrugë,
që të ndez gjakun:
kryerruga që na çon në familje.


PYLLI DHE DETI
Më shkoi fëmijëria mes detit me vërshime
Dhe më mbetën dallgët brenda gjoksit.
Më erdhi burrëria mes pyjeve me valëzime
Dhe më mbeti në gjak stuhia e motit.

Ndaj kur jam në det shoh pyllin e blertë
Dhe kur jam në pyll shoh detin aty.
Sa herë kam vrarë mendjen të gjej
Ç’kanë të përbashkët  këta të dy.

Si deti dhe pylli më rrëmbyen thellësive
Me frymëmarrjen e gjerë shushurimat, valët,
Me kafshët që sillen përbrenda tyre
Me bilbilat, qukapikët, - çafkat, pulëbardhat.

Më magjepsën tregimet e ashpra të detarëve
Kur ktheheshin me rrjeta të rënda në muzgje
Dhe më mahnitën kallëzimet e druvarëve
Kur zbrisnin me kamionët e stivuar plot trungje.                               

Tani më kanë mbetur në sytë e kujtesës
E veçanta e tyre dhe ngjasimi i përbashkët,
Por mbi të gjitha bota e madhe e njerëzve,
Që ndeshen pareshtur me drurët dhe dallgët.


SHTEGTIME
Unë punoj në Veri.
Tani në tetor këtu është dimër.
Në qytetin tim të Jugut tani
deti ka marrë ngjyrën e përhimët.
Banorët jugorë i mbajnë hapur
të dyja kanatat e gjera të dritareve,
ndërsa këtu
në biseda me shokët,
fjalët e ngrohta në dalin mes avujve.

Atje në shëtitoren buzë shkumës,
kundërmimin  e peshkut sjell era e detit.
Dritën e neonit që bie mbi ujëra,
si thika të bardha e presin peshqit.

Këtu morsi i pikave të shiut,
ardhjen e dimrit njofton telegrafisht.
Era e ftohtë që vjen nga malet,
fjalë në gjuhën dimërore çuçuris.

Atje tani vilen portokajtë,
prej tyre zverdhon gjithë tregu,
thua mbrëmjet e kthjellëta me yje,
të gjitha aty janë mbledhur.

Këtu shkunden gështenjat me shufra,
kokrrat e tyre zhvishen prej lëvozhgës
dhe në thasë të leshtë,
ngarkuar mbi mushka,
sillen nga larg si sekrete të vjeshtës .

Atje vajzat me fustane të ndezura
Dhe djemtë me këmisha të bardha, bojë qielli,
i sheh të nxirë, sikur kanë ngrënë
të gjithë çokollatën e madhe të diellit.

Unë tani jam kthyer në Veriun e largët,
Pasi kam ngrënë nga çokollata pjesën time.
Por gjithmonë lëpi buzët padashur
Si shtegtar i etur i klimave dhe stinëve. 

NË VEND TË  LETRËS SË PARË
Tungjatjeta Neri , Neri...
Tungjatjeta shoqe e largët.
T’i numërova buzëqeshjet
dhe t’i mblodha gjithë fjalët.
Asaj dite qeshe shumë,
atë ditë shumë fjalë fole.
Gazin ma derdhe në gjoks,
fjalët në mendje m’i mbolle.
Mbolle jargavanë të kuq,
manxuranë e rozmarinë.
Gjithë ç’mbolle atë ditë
zunë një nga një të mbijnë.
Sot tek po vështroj të mbjellat,
rashë në hall me artë ditë...
Ti i mbolle kollaj fare,
Po unë s’di si ti vadit !...
  
NUSJA E RE DHE DETARI
Pas dasmës ai iku me sytë nga toka.
Ajo e përcolli me sytë nga deti.
Dallgët venin e vinin të forta,
Si puthjet e bardha të njëri-tjetrit.

Dita mori ngjyrën blu
Sapo deti u hyri në mes.
Dielli i saj tani lindte në muzg
dhe perëndon sërish në mëngjes.

Që nga ai çast për secilin
Toka dhe deti u personifikua,
U bë sinonim i njëri-tjetrit:
Deti - burrë e toka - grua.


GJYSHI  DIÇKA KËRKONTE
Gjyshin e pata sevdalli të pushkës
Dhe ai s’pati si ndonjëri dy gra.
Po tek humbte larg mbi samar të mushkës,
Me dy pushkë kishte shtënë sevda.

Shkoi i bleu tutje në Selanik
Dy pushkët si nuse të stolisura me sërma,
Dy nuse vetullzeza që të shtinin frikë,
Njëra “Martinë” dhe tjetra “Dogra”

Gjyshi vdiq në vitin dyzetë
Dhe sytë nga oxhaku i mbetën dy ditë.
S’kuptohej, mustaqet e ngrehura përpjetë,
Apo çarqet e dyfekëve tërhiqte me sy.

Kur e panë syhapur njerëzit thanë:
“Kërkon diçka dhe asgjë s’kërkon !”
Njërën nga pushkët me vete ia dhanë.
Vetullzeza tjetër polli më vonë.
 
SHTËPIA E PRINDËRVE
Shkallët e vjetra nga u nisa për hapësira
dhe fiku i vjetër, si gjysh xhepashkundur.
Nëna s’është më. Duart e saj të shtrira
dhe buzagazi te pragu kanë humbur.

Brenda babai, si ulli i kërrusur plot rrudha
lexon me kujdes gazetën e ditës.
Vëllezërit me nuset shpërndarë nëpër punëra,
fëmijët te oborri zgjasin degët e fisit.

Nëpër mure fotografitë e të gjithëve
ngjasojnë si frutat e një pjeshke.
Dhe në mes, tryeza e madhe e mikpritjes,
ku çdo kafshatë ëmbëlsohet nga buzëqeshjet.

Kam çdo çast një vërshim gjaku në zemër
dhe një rrëke lotësh gati në sy,
kam një detyrim të shkruar në mbiemër
dhe kurdoherë një rrugë për te kjo shtëpi...

BRIGJE TË VENDLINDJES
Si kam duruar kaq kohë pa bredhur
brigjet e dashur të vendlindjes sime,
pa thithur aromën e cfakës së çelur,
pa u prehur nën palmën degëjeshile;

Si kam duruar pa u kërleshur me valën,
që kërcen e thyhet pas gurëve të bardhë,
pa ndjellë me thërrime pulëbardhën,
pa peshkuar krapin kur lëshon larvë;

Si kam duruar pa zërin e mëllenjës,
që çukit te pishat boçen me rrëshirë,
pa ngrënë fikdetin e pjekur rrëzës,
pa shkërmoqur dafinën erëmirë;

Si kam duruar peshën e mallit
për vendlindjen time në këtë jetë?
Më mirë se unë, e di mërgimtari,
që thinjet larg, në kurbet...

O FSHATAR !
O fshatar i fushave, i kodrave dhe i malësisë,
që sot ke rrokur draprin e hënës së lirisë,
për të korrur pesë dekadat e stërmundimit,
për t'u bërë i barabartë me kolosët e Perëndimit;
që me guxim e me gojën shpellë përballë padrejtësive,
përmbyse të gjithë fronet e lashtë të "perëndive"
bashkë me sfinksat e majmur të brigadierëve e sekretarëve,
për të marrë në grushtet e tu tokën e të parëve;

O fshatar, që me shpatulla kthen arën përmbys,
për të ngritur një pash më lart tabanin e shtëpisë,
që para traktorit e frigoriferit, bleve veturën,
siç zgjedh fëmija lodrën e vet më të bukur;

që bleron të gjitha stinët dhe shkërmoq kudo gurët 
për të mëkuar qytetet e shumuar me bukë e qumësht,
që sfidon duke i kthyer në plehra për perime e fruta,
të gjitha nofkat për ty dhe epitetet e ulta;

që bukurinë e gruas e zgjedh, kur ajo bën sfilatat
me hijeshinë e pamjes teksa mbjell brazdat,
kur masazhet e trupit e tualetin e fytyrës
i bën me sytë tek dheu, si përpara pasqyrës.

O fshatar i papërkulur në punë e i pathyer në luftra,
që i jep vendit me shumë se kushdo kohra të bukura,
që mban në dorën tënde parlament e qeveri;
asgjë kaq e madhe nuk do të kishte ardhur pa ty! …  

ËNDËRR E FRIKSHME
Gjumë i thellë. Natë e errët.
Truri bënte akrobaci,
nga njëri vegim në tjetër,
pashë një ëndërr llahtari.

Pashë një panoramë tmerri,
si i lindur mes Afrikës,
tërhiqja një deve për freri,
beduin i shkretëtirës.

Përqark rëra det i murrët.
Asnjë pemë, asnjë zog.
As një pikë ujë për buzët.
Sahara më kish zënë rob.

Deveja lëpinte jargët,
Kobra rrëshqiste ngadalë,
Më pickoi te damarët
dhe u zgjova me llahtarë.

Te dritarja pashë blerimin.
Peizazhi gdhihej në hare.
Zogjtë po këndonin himnin
e agimit të ditës së re.

Në çast më shkoi gjaku në zemër 
dhe ëndrra u fshi bashk’me natën.

Shqipëri - oaz i gjelbër,

s’të ndërroj as me parajsën...  
 
TË FALEM O DIELL
Shokët më bënë fotografi
kur dielli më qëndroj mbi ballë.
E pashë dhe bëra çudi,
dukesha një goxha djalë...

Krijuesi i jetës mbi tokë
më bëri transformimin e vet,
duke e mbajtur përmbi kokë,
më zbriti nja njëzet vjet.

Të falem, ty o diell, thashë,
mbi gjithë ç’ka rruzullimi,
m'i jep zemrës dhe pak zjarr,
të më ngrohet frymëzimi,

Se do shkruaj një poemë
për rrezet e arta të tua,
që ua dërgon pa pagesë,
varfanjakëve që vuajnë...

O KRISHT, O MUHAMET !
Duke menduar për ju
O idhuj të njerëzimit,
U ndala tek një pyetje që kërkon shpjegim:
Edhe sa kohë
Mund të çajnë me padrejtësi të liqtë
Dhe prej tyre
Të mirët e të drejtët
Të flaken në zjarr, të mbërthehen në kryq?...
Sepse prej njëzet shekujsh,
Para biblës dhe kuranit të shenjtë
Mallkojmë kryqëzimin dhe lëngatat
Që pësuat ju nga farisenjtë.
Por harrojmë
Se të liqtë çdo ditë na shkelin mbi kokë
Dhe gozhdojnë shpirtrat tanë mbi tokë.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...