Fatmir Terziu
| |
NJË ZË LARTËSOHET MAGJISHËM
(Kushtuar legjendës shqiptare: Tefta Tashko Koço) Aty pranvera ka gjetur strehë Aty rinia ka mbetur buzëqeshur Aty muzika dhe kënga marrin vlerë Aty talenti mbeti ndezur! Një zë që lartësohet magjishëm Në imagjinaren rrugëtuese të këngës Përshkon tejskajshëm jetën Me motivin e saj jashtë brengës. Një simbol që mbeti Meshë e muzikës Nga breza dashamirës që e mbajnë gjallë Një lajtmotiv legjende që sfidon ecjen e kohës Zëri i Teftës, i veçantë, tipik dhe i rradhë! Në labirinthet e historisë, shkëlqen nuri i saj mbi foto Kënga e saj kumbon ende rrjedhshëm Pentagrami krenohet me emrin; Tefta Tashko Koço; Që t'u flasë brezave të sotëm dhe të nesërm. Aty pranvera ka gjetur strehë Aty rinia ka mbetur buzëqeshur Aty muzika dhe kënga marrin vlerë Aty talenti mbeti ndezur! Një vepër që dita-ditës i shtohen vlerat Kur këngën e saj e dëgjon me ëndje Që mbetet e tillë për të gjithë brezat Ngjizur tek ai Zë që kurrë s'ka vdekje! NËNA Natën e kalova maleve lule mblodha fushave në ullishte u ndodha pa gdhirë të këpusë karakaften, lulen e mirë. Era e bugaçes, simites së pjekur Gjithë natën s'mu nda Dy duar mbetën duke më përkëdhelur Një zemër që digjej, mall. Tani fshij sytë si i dehur Ëndërrat më janë vrarë Mësova se mbrëmë papandehur Nënën e kisha pasur pranë. ALFABETI I ECJES SË GJATË Agimet na zgjuan Bereqetin të korim ugareve, ku Cicërimat e zogjve s'pushonin, Çelnin lulet erëmira, Dielli lëshohej pakursim, Dhimbja harrohej Era flakte tutje dhe sillte me nxitim Ëmbëlsinë e nektarit të stinës, që Flakëroi perëndimin, atë buzënatë Garantoi ecjen tonë të gjatë Gjuhën e zgjoi nga sepetet, sonduqet e Todhrit Heshtjes i dha çmimin Inatin na tha të flakim Jetën të jetojmë ndryshe Kalëruar mbi muzë të viteve Lartësuar në piedestalin e Njeriut të Lirë Llumit larguar Mendimeve përhumbur Ndryshimeve përshtatur Njeri i një rruge plot nxitim Orteqet e tmershme për të sfiduar Pagëzuar në Tempullin e Jetës Qarjen për të harruar Rilindjen për të parë në sy Rrugëve të nisura hershëm Stacionuar në fletë historie Shpëtuar nga zhdukja Tani krenarë të dëshmojnë Thellë në potencën jetike Universi zbret firmos dëshminë Vetvetiu na hapen krahët Xixëllojnë lotët ndër sy. Xhirimet sapo kanë filksuar këtë kolorit Ylberi ngjyrat na ka falë Zërat e jetës që të fiksojmë Zhytur nga A-ja tek Zh-ja në këtë alfabet të ecjes së gjatë.
Manastir, 2006
PESA E NJE DERE TE BRAKTISUR E shihja përditë Shkëlqente, përherë Aty në atë rrugë Aty në atë derë. E shkruar me dorë Dukshëm, me kujdes Mbi kokë një kurorë Në trup; vetëm Pesë. Për çudi të gjithë aty shihnin Mëngjeseve, drekave, darkave Dhe dukej sikur e piketonin Me "Pesë"-n e sfilatave. Ajo ishte vetëm një pesë Një numër si gjithë numrat Mbi të s'kish kaluar një fshesë Në ndryshk, mbytur thumbat. Pesa e gozhduar në atë derë Tashmë kish hyrë në histori Dhe pse s'fliste për ndonjë vlerë Dhe pse s'fliste për njeri. Të vetmit vizitorë "Pesa" kish tashmë përditë: merimangat thurëse e njerëzit, që ia ngulnin sytë. Tani ajo pesë… S'ishte më rrezatore Kish ndodhur, per besë Nga braktisja njërëzore. |
Fatmir
Terziu, gazetar, publicist, poet, prozator, skenarist, editor dhe
regjisor filmi. Është i pranishëm në letrat shqipe në Shqipëri dhe më
gjerë. Punën si gazetar e filloi që kur ishte student në gazetat e
viteve 80-të, dhe e vazhdoi duke qenë Kryeredaktor i të Pavarurës "Fjala
e Lirë".
Që nga viti 2001 ndodhet me banim dhe studime në Mbretërinë e Bashkuar. Ka studiuar në London South Bank University pranë Faculty of Arts and Human Science dhe ka punuar po pranë këtij Universiteti në Departamentin e LRC-së (Widening Participation Unit). Eshtë në progres të studimeve të mëtejshme në Roehampton University në fushën e kultures, medias, politikes, gazetarise dhe film studimit. Ka botuar vëllimin poetik "Mos Hesht" në vitin 2000, vëllimin me tregime "Djalli i Argadasit" me të cilin fitoi cmimin e tretë "Kadmus" në Greqi, vëllimin me poezi "Ecje ne Qelq" , vëllimin me tregime "Krokamat","Grykës"(roman)
ELBASAN
Elbasan! Aty ku dhimbja, malli, dashuria, Pikëtakohen, Refrenin e jetës për të nisur Aty ku dy sy të qeshur Modelojnë ëndërra, dëshira Aty ku dy duar mbetën duke qëndisur, Bukurinë përrallore që ka natyra. Kohën ke humbur shëtitoreve Muajt, vitet të kanë shkarë Gjuha ngatërruar auditoreve Tani shqipja të duket "e vrarë". Shkon takon Kristoforidhin Abetaren për t'ia parë Dhe s'di ku t'a zësh fillin Lotë nga sytë të kanë shkarë. Ngre sytë vëzhgon dhe s'ngopesh Ndërtime të reja anembanë Pastaj duket se qetësohesh Kur dhjetra miq të vijnë pranë. Një këngë e moçme dëgjohet Në heshtje dirigjon kumurinë, bilbilin Një tingull violine vjen e largohet Je ndodhur pranë Myzyrit. Elbasan! Aty ku mijëra vetë turren Të këpusin Karakaften, Lulen e radhë Aty ku zemrat kënaqen Vetëm duke parë.
ATA DY SY TË KALTËR
Skllav i dy syve të kaltër kam mbetur Hutohem, çoroditem kur shoh të kaltrën Dheu kurrë s'ka për të më tretur Nëse ata dy sy s'do më shohin në sy, të paktën. Shkëlqimin e tyre atë ditë kur pashë Vegim i përçudshëm më rrethoi Në rrugë për turp gati s'rashë Më iku qënësia, më tradhtoi. Kaloj pranë detit në Verë Përhumb në të kaltrën e tij Shkëlqimin e atyre syve kërkoj të gjej Mbetur fiksim që kur isha i ri. Vitet kalojnë, rrudhat shtohen Të kaltrën kam filluar të ngatërroj Por ato dy sy s'më harrohen Edhe pse e di se kurrë s'do ti shikoj. FJALA Fjalën e nxorën në rrugë lakuriq Flokëngjyer, ngritur lart si iriq S'lanë pa kopjuar pastaj modë Kudo në Europë, në Botë. Pastaj shëtitën të trullosur U mbushën revista, gazeta Fjala iu turr për t'i damkosur Me fjalën s'bëhej shaka! Fjala është fjalë vërtet S'do intrigë, krenohet kur e mbron O njeri i mirë, o poet Fjala, ka kostumin e vet.
LONDËR
As mal, as kodër Vetëm fushë erë dhe pak vapë shi që të bën çdo stinë dush Londër. Qëndër e botës, metropol që lëviz Veriun, Jugun tërë Botën bashkon në një pikë Aty mbi Tamiz. Rrugë që tokës, nëntokës, qiellit, oqeanit kapilarë u shtojnë çdo ditë nisen e zbresin në Londër. Aty ditët, muajt, vitet, shekujt dëshmojnë historinë lirshëm librave, muzeumeve qetësojnë të gjallë e të vdekur. Aty edhe gjuha ime, mes dyqind të tjerave Flitet në rrugë, në shkollë e komunitet Londër, të falemi përjetë. Unë një lëvizje digitale në këtë vrull turrem t'i bashkohem ecjes së Kohës Mirënjohje Londrës! JËTË NË QELQ Vërviten në ujë Imitim oqeani, deti, liqeni, lumi Pa dallgë, pa bujë Jetë akuariumi. Ushqim sa të mund Zhytur nën qelq Pa llucë në tubë "S'heqin aspak keq"! Jetë aquariumi, Biznes me peshq Ç'ka oqeani, deti, liqeni, lumi T'a sheh syri nën qelq. Mijëra sy takohen Aty në çast mbi peshq Dhe pse s'dinë të ankohen Është jetë në qelq!
(Angli, 2007)
|
Agjencioni floripress.blogspot.com
2011/08/05
Ne perandorine e mimozave! K u po te shpie? Eja me mua dhe mbylli syte, E di une se ku do te te shpie, lepurushi im i bindur, Shtriu mbi bar! Shtriu dhe hesht! Mos mendo asgje, Mos mermerij asgje, Mire??....Ha – h a Hahahaaaaaaaaaaa! Celi syte…He, mo, celi! Dhe me puth… Ke turp te me puthesh? Po na kane mbuluar floke te verdhe ,lepurushi im i bindur Flake tej paqeten e cigareve Ke hyre ne perandorine e mimozave Te mimozave dhe te barit Dhe…posiiiiiiiiiiiii Dhe ne perandorine time Do te besh cfar te them une Une dua tani Qe te me puthesh prap Te me puthesh fort, shume, papushim! Une sonte kam ditlindjen! Tere bota eshte imja sonte! Boten time e kam te mbyllur Me hekura te florinjte prej lulemimozash Une jam "kucedra" qe E kam mberthyer skllavin tim Mes ketyre hekurave I kam shtruar nje postiqe te blerte prej bari Dhe e urdheroj Te me puthe Aq sa jane yjet pertej perdes se mimozave! E shikon se sa Sy te dashuruar Po na kundrojne keta caste i dashuri im Ndersa po bejme dashuri? Ku jane syte, the? Po jane syte e yjeve, o budallai im i bukur! Me shterngo shume Shuuuuumeeee Nuk ke fuqi me? Te dhimbsem une? Aman, te lutem Mos keput asnje mimoze ,tere jeten tende Po te lutem me shpirt Beje kete per mua, Sonte kam ditlindjen! Shih sa zemerflorinjta jane mimozat Te vetmet qe kane celur per ditlindjen time, Cfar' do te bej sapo te zbardhe agimi? E di? Sa te filloje te zbardhe Do te te shemtoj Me te shemtuar nga bubazheli kam per te te bere Te mos t’i hedhi syte asnje femer Se Sepse je i keq Ty te nguliten syte e vajzave si te ishin blete E ti Nje lulemimoze Do te te bej nje plakush te mjere Te pakrehur Te menduar Qe heq kembet zvarre Dhe…sapo te vije muzgu serish Do te vi te te gjej vete Ku te jesh duke menduar per ndonje pabesi Ehe, te di une, te di Po kush ta var, ore, se une Te kam bere bubazhel Derisa te mbaroje magjia ime Ajo mbaron, sapo Une do te te terheq nga dora Drejt kesaj mimoze Dhe ti Brenda nje casti Ke per tu bere serish Princ. Lepurushi im i bindur As mos te te shkoje ne mendje t’i leshosh syte nje tjetre! Une kam ditelindjen time, sonte... Per ate Zot askush nuk te ka dashur ne kete jete Sa te dua une Ikona ime! Une nganjehere loz me ty Te them lepurush Se ti rri urte shume, Shuuuumeeeee Por jo sonte Sonte kam ditelindjen! Floket e tua...! Nga kane rene keto floke ? ofshana ate mengjes Ylberi t’i kete sjellur, nga cepi i qiellit valle? Ti shtrire nen kuroren e nje mimoze me vese Dhe floket kacurrele – perqark si shtojzavalle U shtriva dhe une, koken vura mbi floket e tu Si permbi nje qylym te papare te Persise Ti beje sikur flije , por qeshe me te madhe Me mbulove me floket e grackes se dashurise Gjith qielli me parajsen … gjith bota,…gjith pranvera Ishin mbledhur atje ne kuleten e flokeve Si sugar i pangopur nga arome e livadhit Buzet e mia shkonin neper lendine te gjoksit Dhe diellin, dhe mimozen, dhe eren pranverore Ma kishin zene krejt ata floke si atlas Si nuk u ngop ky qingj i buzeve te mia Nga cdo qelize e trupit - te syte si elmaz Kur duart e mia ,ah!, keto duart e pafytyra Zbuluan fustanin, si gjethe, qe fshehin nje manjole Floket e tua u zgjaten, sa zgjat harku i Ylberit Te tjeret te mos na shihnin bene nje tis te holle Kur putheshim me zjarr nen kacuben e flokeve E kur shterngoheshim me kembet e degezuara Nje manushaqeze e vockel ,e kalter si syri yt Si fluturze puliti petalet e gezuara Buzet e mia – sugari qe kullotnin ne livadhin dhe kembet kryqezuara si ngjyrat ne ylber qe syri yt e lindi, ate cast …neper pranvere u stepen vec nje cast nga manushaqez e vogel
Raimonda Moisiu
|
Ne perandorine e mimozave! K u po te shpie? Eja me mua dhe mbylli syte, E di une se ku do te te shpie, lepurushi im i bindur, Shtriu mbi bar! Shtriu dhe hesht! Mos mendo asgje, Mos mermerij asgje, Mire??....Ha – h a Hahahaaaaaaaaaaa! Celi syte…He, mo, celi! Dhe me puth… Ke turp te me puthesh? Po na kane mbuluar floke te verdhe ,lepurushi im i bindur Flake tej paqeten e cigareve Ke hyre ne perandorine e mimozave Te mimozave dhe te barit Dhe…posiiiiiiiiiiiii Dhe ne perandorine time Do te besh cfar te them une Une dua tani Qe te me puthesh prap Te me puthesh fort, shume, papushim! Une sonte kam ditlindjen! Tere bota eshte imja sonte! Boten time e kam te mbyllur Me hekura te florinjte prej lulemimozash Une jam "kucedra" qe E kam mberthyer skllavin tim Mes ketyre hekurave I kam shtruar nje postiqe te blerte prej bari Dhe e urdheroj Te me puthe Aq sa jane yjet pertej perdes se mimozave! E shikon se sa Sy te dashuruar Po na kundrojne keta caste i dashuri im Ndersa po bejme dashuri? Ku jane syte, the? Po jane syte e yjeve, o budallai im i bukur! Me shterngo shume Shuuuuumeeee Nuk ke fuqi me? Te dhimbsem une? Aman, te lutem Mos keput asnje mimoze ,tere jeten tende Po te lutem me shpirt Beje kete per mua, Sonte kam ditlindjen! Shih sa zemerflorinjta jane mimozat Te vetmet qe kane celur per ditlindjen time, Cfar' do te bej sapo te zbardhe agimi? E di? Sa te filloje te zbardhe Do te te shemtoj Me te shemtuar nga bubazheli kam per te te bere Te mos t’i hedhi syte asnje femer Se Sepse je i keq Ty te nguliten syte e vajzave si te ishin blete E ti Nje lulemimoze Do te te bej nje plakush te mjere Te pakrehur Te menduar Qe heq kembet zvarre Dhe…sapo te vije muzgu serish Do te vi te te gjej vete Ku te jesh duke menduar per ndonje pabesi Ehe, te di une, te di Po kush ta var, ore, se une Te kam bere bubazhel Derisa te mbaroje magjia ime Ajo mbaron, sapo Une do te te terheq nga dora Drejt kesaj mimoze Dhe ti Brenda nje casti Ke per tu bere serish Princ. Lepurushi im i bindur As mos te te shkoje ne mendje t’i leshosh syte nje tjetre! Une kam ditelindjen time, sonte... Per ate Zot askush nuk te ka dashur ne kete jete Sa te dua une Ikona ime! Une nganjehere loz me ty Te them lepurush Se ti rri urte shume, Shuuuumeeeee Por jo sonte Sonte kam ditelindjen! Floket e tua...! Nga kane rene keto floke ? ofshana ate mengjes Ylberi t’i kete sjellur, nga cepi i qiellit valle? Ti shtrire nen kuroren e nje mimoze me vese Dhe floket kacurrele – perqark si shtojzavalle U shtriva dhe une, koken vura mbi floket e tu Si permbi nje qylym te papare te Persise Ti beje sikur flije , por qeshe me te madhe Me mbulove me floket e grackes se dashurise Gjith qielli me parajsen … gjith bota,…gjith pranvera Ishin mbledhur atje ne kuleten e flokeve Si sugar i pangopur nga arome e livadhit Buzet e mia shkonin neper lendine te gjoksit Dhe diellin, dhe mimozen, dhe eren pranverore Ma kishin zene krejt ata floke si atlas Si nuk u ngop ky qingj i buzeve te mia Nga cdo qelize e trupit - te syte si elmaz Kur duart e mia ,ah!, keto duart e pafytyra Zbuluan fustanin, si gjethe, qe fshehin nje manjole Floket e tua u zgjaten, sa zgjat harku i Ylberit Te tjeret te mos na shihnin bene nje tis te holle Kur putheshim me zjarr nen kacuben e flokeve E kur shterngoheshim me kembet e degezuara Nje manushaqeze e vockel ,e kalter si syri yt Si fluturze puliti petalet e gezuara Buzet e mia – sugari qe kullotnin ne livadhin dhe kembet kryqezuara si ngjyrat ne ylber qe syri yt e lindi, ate cast …neper pranvere u stepen vec nje cast nga manushaqez e vogel | Raimonda Moisiu Hartford CT,USA 19 mars 2008 Ka botuar librin" Jeta mes dy dashurive" dhe një libër me poezi" Dashuria nuk ka emër."Ka ne proces botimi një roman dhe një libër me publicistikë. Gjithashtu është bashkautore në disa antologji shqiptare.Bashkepuntore e disa gazetave me emër në shtypin shqiptar si Tirana Observer ,Albania ,Panorama ,Ndryshe në Shqipëri dhe Illyria në SHBA,etj. Hena zemermire! Po puthemi me afsh Te dy, nen luleblire Mes gjethesh ka hyre hena E bardhe, zemermire “Ndalojuni nje cast” Eshte hena sikur flet “Ma jep te kuqt e buzeve Te bej pak tualet Ja, me kete blirin tuaj Kam rene ne dashuri… Do te kthej pas pak Ju…puthuni perseri” Nje gjinkalle s’ka gjume Dhe kendon e merzitur Mbase te dashurin Me kot eshte duke pritur Nje shkulme qiellore E lehte si nje vegim Si te qe dore e nates Po zberthen gjoksin tim “Per keto dy qershiza Qe celen kete cast Une i fal gjitha lulet” Tha bliri buzagaz “ U thafsha me gjith lule u thafsha ket’ pranvere vec ato dy qershiza t’i puth vetem nje here” “ O bliri im, ter’ boten E do? Me thuaj mua Ter’ pasurite e qiellit T’i sjell, sepse te dua Po si ato qershizat Oh, nuk ka hene e bukur I ka vetem AJO Qe ti nen gjeth’ ke strukur…” Te kam tradhetuar vetem ne vargje... 1, Ne nje lokal te vjeter Me drita te zbehura Hyra te shuaj tradhetine Piva vere te kuqe Syte s'e ndjenin pagjumesine Zemres i bera gijotine. 2. S'mbaj mend sa kam pire Koken s'e ndjeja per dreq Mesnata,po ish ndaj te thyer Une pija,pija si e mpire Befas dy syve te zinj u fola: -Perse me shihni ashtu kursyer?! 3. Ata sy te tmerrshem u zbuten Puthjes sime s'iu bashkuan Mua te piren vec me shihnin M'u dhimbsen,ne tjeter bote me cuan _Te lutem...mos pini me vere Jam yti,yti pergjithnje!-me flisnin. 4. Te lutem shpirt...mos pi me vere Te kam tradhetuar vec ne vargje Ndaj eja bashke te gdhijme Jo ne kete lokal pa ndricim Syte e tij dy yje zgjuar Shpirtin me lehtesuan si asnjehere. NJE AMANET PARA SE TE TAKOJ NENEN TIME Shokeve dhe miqve te mi mergimtare-Leter mikut .... Sa te zbres nga qielli i larget, do le pas rete me trishtim Do te plas me lote te nxehte guret e bardhe te vendit tim Me ka marre malli kaq shume, krejt si ty, o kurbetqar' Vec kjo hene e zbehte e di, qe kaq here me ka pare Duke qare. Nuk e di , perse s’gezoj dot, pse jam mbytur me trishtim? Keto caste sapo erdha, ti po vuan, miku im Ti me merr ne telefon :ne Atdhe, arrite sot? Pas te qeshures se embel, une e di, ti permban lot' Po, te thashe, do ta mbaj fjalen, para se te takoj nenen Do vete tja coj dy lule asaj zemre qe ke lene Qe ke lene diku ne Atdhe , mijra kilometra ndare Qe ende lexon cfar shkruaje ti ¦ne dashurine e pare Binte shiu litare-litare Binte shiu litare-litare Bjere e bjere,s´kish te pushuar Une nje cast ne dritare Tej veshtroja e menduar. O Zot ! c´me zuri sonte syri Neper shi Ai...Ai kish mbire Pa cader ndodhej te bliri Per vehten,jo s´kish meshire. Pse u shfaqe sonte mekatar Ne "tonin" vend me kaq ngutje S´te mjaftoi ajo nate e "pare" Kur me vodhe te shtrenjten puthje?! S´harron kjo zemer e mjera Vuajtjen nga nje tradheti Nen kete blir' me te tjera Ti vjel e vjel vec dashuri. Per inatin tim u kendonte Me afshe puthte syte e saj Ndersa zemra ime lengonte Pas perdes shkrehesha ne vaj. Zbrita shkallet neper shi Gjej vec nje fytyre te mjere... Ai...I mekur s´di se si Me veshtronte oh...si atehere. Deshmitarja e rinise sone Ah..ai blir' dege-florinjte Drite i dha mbremjes se vone Puthur buzet nen qirinjte. Kur litaret shiu ndaloi Puthja e tij s´kish me ze Syte e mpikur mbi mua leshoi Ajo zemer eh...nuk rrihte me. UNE E DUA EREN! O , sa romantik qe eshte i dashuri im Me shikon vec te syte, skuqet perhere Po une kam nje mike, e therres me te hedhur te flokeve quhet ERE Vjen “laxarela” ime qe nga maja e plepave Thesaret qe fsheh bluza ime pranverore I zbulon lehte Sikur s’e ka mendjen Ai zbardhet ne fytyre si lulebore Po era s’ndjen te ngopur, pa e care koken Fundit tim te care ia cel palen Atij I vjen turp te veshtroje atje Po syte I hedh vjedhurazi Buzeve I ngaterrohen fjalet Por era zemerbardhe zgjat krahet e vet ajrore Une mermerij “sa e lumtur jam prane teje!” Si shtjelle ajrore nga perrallat e njemije e nje neteve Ajo na rremben, na fsheh ne qiell Mu pas nje reje Kur nis ERA te zbuloje gjoksin tim Mbi rene e bardhe , te bute , si nje gemushe dhe mes te cares se fundit tim ngjyre all me buzet flake me puth…me puth…me puth… era largohet… Shkon te gjeje dashnore te tjere Ne na le vetem fshehur te ajo re Dhe vjen papritur…kur ndersa nuk e kam mendjen Ai – te gjoksi im…ne gjume…me puth ende. Raimonda Moisiu Hartford CT,USA 19 mars 2008 |
Kush i mori zerat e yjeve?
Julia Gjika
|
PRANVER’ E ZERAVE TE HUMBUR
Ku humben zerat e pranveres japoneze?
Kush i vodhi tingujt e ujrave te argjenta
Dhe la pas te qaren, lotet,
ne fytyrat e atyre qe mbeten gjalle?
Kush i mori zerat e yjeve?
Aromen e embel te burbuqes se qershise
Dhe la te qaren e bretkocave?
Degjohet nje psheretime e mbytur
Eshte e pleqve te Japonise
Ngarkuar mbi kurizet e djemve.
Ikin, ikin, me durimin dhe bindjen
Se kembet do t’I shpien diku
“ Jemi per pak kohe mbi toke
Si brishtesia e petales se qershise
Jeta eshte e brishte.”- thone.
Rete ne qiell te fryra nga zemerimi,
Te vetmuara, pa nje reze dielli
Pas tragjedise, pijne hidherimin.
Vjen nata.
Erresira mbulon pamje renqethese
Makina, vapore, trupa
Qe si lodra shtyhen
Te gjitha si miza
Perpara forces se natyres
Te pastrehet, me
sy gjysem te mbyllur
Degjojne zemren qe reh.
Ruajne naten e pare,
me ankthin per diten qe vjen.
Hije levizin ne ujrat qe terhiqen
brigjeve te Shizuoka, Kumanoto,
Fukushima, Sendai, Ofunato.
Duke mare me vehte per
t’i fundosur ne baltovinen e nje monstre
mijra, mijra te pa jete.
Mars 12, 2011
TE RIFILLOSH JETEN
Pas cdo lufte
kur vendi shkretohet,
urrejtja mbetet gjallë.
Kaq shumë egërsohet,
nuk ka Zot ta ndalë.
Dashuria e trëmbur arratiset.
Dikush fillon të rindërtojë.
Duhen vite,
të bëhen gjërat përsëmbari.
Që të mos kthehet një luftë e re,
duhet varrosur urrejtja më parë.
Duhen djegur rrënjët e saj.
Në se jo,
më e egër , më cfarosëse vjen
se në fillim të saj.
Duhet përgatitur gjithcka,
që dashuria të kthehet në vatra.
Po si të kthehet,
ku rrëndon tragjedia,
ku zemrat janë cveshur,
nga ndjenjat njerëzore?
Ku egzistenca mallkohet
Te rifillojë jeta, s’e ka të lehtë.
Sa e vështirë,
dashuria provon të ngjizet.
në akuj dhe acar,
e brishtë, lëkundet,
sa nuk thyhet.
Të ngrihet, të rritet,
do duar e zemra nënash,
ato që përkundin paqen.
Drejt brigjeve te reja
Ato u takuan buzë oqeanit,.
Flisnin gjuhë brigjesh, Pulëbardha fluturonin, Vizatonin hapësirën e kaltër, Me sqepat e hollë dhe krahët e tyre. Na duhej force,- tha njëra, Shpirti ynë ishte rrëzuar brenda nesh, por kishim shpresë. Rrëmbyem vaporë, barka peshkimi, U arratisëm. Tmeri i largimit, Çorri faqet e nënave, Shkuli flokët, Baballarët braktisën pragjet, U mbyllën brenda, U thinjën brenda natës. Zemrës i vumë një gur. Si miza të një lisi, Ju ngjitëm vaporit, Kur binte një në ujra, Kur duart nuk e mbanin, Një tjetër zgjatej drejt shpresës, Drejt brigjeve të panjohura. Shumë trupa, Formuam një, Puzzle, Krijuar nga duar te padukshme, Me një frymëmarje, Një fytyrë, Një vështrim, -E imagjinoni? Ti njeh vec vuajtjen tënde-thanë të tjerat, Ne nuk mbimë rastësisht në këto ranishte, Ikëm, u arratisëm, Të ngopura me skamjen, fyerjen, Shpirti ynë ishte në pranga, Shumë nga ne i gëlltiti dallga, Oqeani i di. I VETEM BRENDA KATER MUREVE
Kushtuar babait tim
Brenda katër murreve babai,
Qëndron me orë të tëra. I shtrirë në divan. Ngrihet, sa për të shmpirë këmbët, Hedh sytë nga ballkoni Tulla të kuqe të pallatit tjetër. Shkon në dhomat e fjetjes, Të ftohta, Flet me objektet memece. Del në ballkon Prek gjethet e gjelbëra të mëllagave I gëzohet lules që cel. Këput piperkat e kuqe djegëse Në dimër do ti shijoje me fasulet. Shikon orën që nuk ecen Minutë pas minute. Kur i telefonon dikush Flet si femijë i braktisur, gati qan -Me kë je atje?- e pyes në telefon -Vetëm, vetëm, me kë tjetër. -Te vizitoi njeri sot? -Një javë më parë ime moter me pleqërinë e saj. -Si i shtyn ditët? -Me albumet, thotë dhe qesh. Ju kam të gjithëve në albume Gruan, fëmijët, fëmijët e fëmijëve, Më duhen ca albume te tjere… Kur dikush i troket në derë, Ai nuk e dëgjon, Dhe po të dëgjojë Nuk beson Se dikush troket për të. Babai jetim në pleqëri *** Ne pranine tende Nuk ndjehem mire Sepse nuk mendoj njesoj si ty Per shume gjera qe ti thua Me mire t’a mbaj gojen kycur Kycur me dyzet kyce Se po te flas e di Nje lufte e re do te pelcase Po t’a filloj E di qe do t’a humbas E kuptoj, ti di t’a vertitesh kaq mire gjuhen Me ty cdo beteje e imja eshte e humbur |
Julia Gjika lindi më 11 Korrik 1949 në qytetin e Gjirokastres.
Ka botuar mjaft poezi në organe të ndryshme dhe dy vëllime “ Ditelindje”(1971) dhe “Ku gjej poezinë”(1978) Nga viti 1996 u shperngul në SHBA ku jeton me familjen e vet.Këtu, ka vijuar të shkruajë e të botojë poezi, portrete e kronika në gazetën Illyria dhe organe te tjera.
JETIMIT NË BOTË
Puthja ëndërr mbeti.
Përkëdhelitë u endën larg.
Nuk u afruan, nuk gjetën prag.
Zëri i vrazhdë, i ngjirur,
sëmundje kronike,
akuzon braktisjen.
Nuk të ngrohu asnjë preher.
Kur s’të panë sytë,
si do të shihnin qepallat?
Gjumi nga kënga nuk erdhi,
as nga përrallat.
Puthja ëndërr mbeti.
LUFTA PER PARA
Kjo botë,
qe ka rënë në gjumë të thelle
Duket e qetë,
pas 12 të natës.
Mezi prêt të zgjohet,
për të vazhduar
ku e la dje,
luftën për para.
Në plan të parë ka.
NESER, NESER
Zgjohemi,
Ngrysemi,
Një mendim në kokë,
Si cekan rreh.
Të kemi për nesër,
C’do bëjmë për nesër?
Të rendim për nesër
Sot zemra na le.
Oh,jetë që qesh me ne,
na bën të cmendur,
të rendim ,të rendim
Pas asaj që askush s’e sheh.
RREKE ME KENGE QIELLI
Rrëke që zbret nga mali Me melodinë e pyjeve Me ngrohtesinë e diellit Me këngë qielli Me hënën e menduar. Baraz me një vijë Baraz me nje trup elegant vajze. I bën naze malit I bën naze yllit të mëngjezit Kristal e kulluar Nuk prêt të derdhesh Në shtrat lumi a deti Dhe prehje kërkon Në oqeanin e trazuar. RRUGICA IME NE PARKUN E RI Rrugica ime përse po hesht Kur unë kaloj përmbi asfalt Mos vallë veshtrimi yt po prêt Dy silueta të duken bashkë Apo ke rënë në qetësi Buzëqeshjet prêt e lumtur Në zhurmën që ruan thellë në gji Të ngrohtë mbeten zërat tanë Sic mbeti mbi buzën time një e puthur. 1974 PRILLI Kushtuar vellait tim qe u vra aksidentalisht nga shembja e nje ballkoni te nje ndertese pesekatshe ne Korce ne 7 Prill 1992 Vetëm jam këtu, Në këtë qytet që nuk ka zgjim, Ftohtësi e mermerit të bardhë, Eshtë muaji Prill, Ditët e fundit të tij, Majit i thotë Mirësevjen. Përpara meje, një mal me dhimbje, Një zë dua të dëgjoj, Asgje s’pipëtin, vec frymës sime. Me vehte flas: Kthehu, kthehu serish, Unë jam këtu, kam kohë që pres, Ngrihu, bëhu Llazar vëllai im Vladimir. Gurin ledhatoj, Kam frikë se të lëndoj Nga fotografia dy syte e tu Me shohin ne sy Bota s’qënka e plotë pa ty, Derdh lotë, Kujtimi yt më prek ne cdo qelize Nga malli petalja hapet, Dheu a është i lehtë? “FOLE E ZOGUT” NE PEKIN “Fole zogu” gjigande, brilante. Cudite botën, kur derën hape. Mijra krahë, mijra mendje, miresevini i thanë globit me buzëqeshje zemre. Sikur këto duar, të panumurta të njerëzimit, pëllumba të lëshonin drejt qiellit, sikur krahët e planetit trëndafila të rritin dhe të mbajnë balancën e vështirë të drejtpeshimit, si në trarin e ekuilibrit Medalioni më i cmuar do t’i shkonte gjoksit të Paqes. Le të mos kish asgjë kjo botë, vec Paqe! Pak më parë se “Foleja e Zogut” celi derën Një luftë e re filloi, mbi glob, e egër. Njeri, mos rend pas Adamit. Kënaqu me c’ke në duar sot dhe falendero të madhin Zot!.. Do të mjaftonin retë, Lotët e botës të mblidhnin. Pastaj të shkarkojnë gëzimin . Me brohoritje të këndojnë Zemrat. Per paqen e perbotshme kampine mbi kampione Gusht 11 , 2008 |
“Oh, për ty më ka marrë malli shumë, shumë !”…
Nga Vullnet Mato
|
VJESHTA E SIVJETME
Vjeshta e sivjetme me gjinj portokalli,
dhe me buzët e fiqta të çara nga etja, më prishi mendjen, aq sa nga halli, filloi të më duket i marrosur vetja. Më ndjell nëpër hije, më huton me joshje, më mbështjell me vile rrushi në vreshta, më deh me mushtin e verës majhoshe, më puth me afshe të zjarrta nën dega. Ndërron njërin pas tjetrit fustanet me ngjyra, më flakëron sytë me gjethishte të kuqërreme, më eksiton, më nxeh, më zhvesh në të linjta, më drogon me lëngje mes kofshëve të pemëve. Asnjë bukuri gruaje nuk më ka grishur, sa kjo vjeshtë e ndezur nga vapa afrikane. Thonë se si unë dhe të tjerë mendjeprishur, ka bërë për në çmendinë kjo vjeshtë jarane... Ç’NGJYROSJA E EMRAVE Emrat e budallenjve i sheh në çdo mur shtëpie. Emrat e prostitutave në çdo nevojtore publike, Emrat e kriminelëve në çdo stacion policie. Emrat e politikanëve në çdo ekran e gazetë dite. Ashtu si dielli godet mbi objekte ngjyre dhe i ç’ngjyros krejt me kalimin e kohës, lakimi shpesh në media i figurave politike, pak nga pak çdo ditë ua nxjerr bojën. Kur flitet mirë për emrin e padëgjuar kurrë, të zgjohet kureshtja, ky njeri si mund të jetë. Mbase është goxha grua, apo zotni burrë, dhe sytë e veshët e lodhur e bëjnë ministër a deputet...
LETËR NËNËS
Mbetur pa botuar nga censura e kaluar.
Këtë letër për ty,
moj Nënë e shtrenjtë,
po e nis nga thellësitë e pyjeve Lindorë,
ku kam gjetur të drejtën për të punuar.
Po e nis për në Sarandën e Jugut fundor.
ku të kam lënë si një ëndërr të paharruar.
Po e nis gjethe pas gjethesh,
erë pas erërash,
mjegull pas mjegullash
rrugë pas rrugësh,
brigje pas brigjesh,
largësi pas largësish.
Po e nis të lagur me rrëketë e çiltra të lotëve,
të qullur me pikat e gjakut të tronditur të zemrës,
të zbutur me bulëzat e djersitjes pa gjumë,
të njomur me sekrecionet e artikulimit
të frazës kryesore:
“Oh, për ty më ka marrë malli shumë, shumë !”…
Po e nis bashkë me kujtimet e largëta,
tok me drithërimet e fëmijërisë,
tok me një gotë të mbushur
me lot për ty,
dhe me urrejtje për ata që më ndanë nga ty.
Për të ardhur aty,
te rëra e deteve,
te gurët e zallit,
te lulet e pranverës,
te buzëqeshjet e njerëzve,
te puthjet e vëllezërve,
te dhimbjet e të mjerëve.
E dashura nëna ime,
ta dish mirë se nga malli për ty
shumë herë kam vdekur,
dhe kur kam kujtuar dashurinë tënde,
shumë herë jam ringjallur përsëri…
Pres me padurim të kthehem,
më ka marrë etja
për pak tinguj nga zëri yt,
për pak dallgë nga Joni,
për pak ujë nga Bistrica,
për pak rërë nga Limjoni.
Në valët e kripura të zhvishem,
në gjoksin tënd të ëmbël të kridhem.
Plagët e zemrës t’i shëroj,
të gris një pëlhurë të zezë
që dekada me radhë
nga njëri-tjetri na ndau me urrejtje
dhe t’ju përqafoj të gjithëve
kështu siç jam i përmalluar për vdekje…
Stravaj 1957
Ç’MË THUA
Sa shpejt më ikën dita me ty!
Dielli më fluturon si zog i verdhë...
E dashur,
mbeta në dashuri,
si nën hijen e këndshme të fikut në verë.
Degë të ëmbla më ke zgjatur,
Sa lash nën hije dhe detyrat...
Të rri?...
Të rri?...
Ç’më thua, ç’më thua?
Ç’më thotë fiku i çarë i buzëve të tua?...
NDONËSE JAM BURRË
Ndonëse jam burrë i rritur tani,
kur vjen vjeshta
e zverdhen portokallat,
kur verdhojnë kopshtiet e vendlindjes së artë,
më pushtojnë vetiu
kujtimet e viteve të para.
Kur vjen vjeshta çdo mot,
e di çdo më thotë:
Për fëmijërinë dhe nënockën
që më rriti me halle,
me vjetërsia varfërie
të pluhurosura prej lufte,
një këmbë me këpucë, një me sandale.
Dilja i trishtuar të prisja vjeshtën
Dhe me thëngjij vizatoja një zog.
Në shtëpinë tonë të vjetër te porta.
“Ç’është ai zog? “ më thoshte nëna.
“Jemi vëllezër të dy, “ i thosha.
Ndonëse jam burrë
Dhe shumë vjeshtra më vonë,
Vjeshtën e hershme
Do ta kujtoj gjithmonë.
PENDIMEja, të tëra janë siç i ke lënë !
Pasqyra dhe krehri me pak fije floku, pantoflat me push, si dy kotele që flenë dhe rrobëdëshambri me një degë të vyshkur borziloku. Porcelanet dhe gjysmëduzinat e qelqta i mori malli për një tingëllimë. Kapëset e shumta që thajnë ndërresat kanë mbetur në tela si zogj të ngrirë. Rrobat, raftet dhe shtrati i ri ruajnë erën tënde të mirë. Perdet kanë mbetur mbyllur që, pa ty as buzët e verdha të hënës të mos hyjnë. Eja, sillu dhomave atë zërin tënd si këngë ! Sill jetën në këtë apartament, moj grua! Eja, të tëra jenë siç i ke lënë, vetëm unë kam ndryshuar!...
SARANDA
Kreshta e murrme jug-veri. Beteja e heshtur që flet tek qafa. Rruga që zbret e dredhon nëpër pisha. Të rënët - ngritur në piedestalet e larta.
Vurgu i blertë
dhe Joniku i kaltër - dy dete që ndan Qaf’ e Gjashtës. Lindja e gjerë me valë grunjërash, vozitje autokombajnash, makinashirëse mbytur në kapicat e kashtës. Fshatarët punëdashës përveshur arave. Bistrica e zbutur me nanurisje gurgullonjëse. Fshatrat si fjolla të bardha nëpër fushë - Tok’ e Vurgut e begatshme, gjelbëroshe. Riviera me plazhet dhe muzgjet ngjyrë alle, ku theken njerëzit mbi rërë e nën hije. Ku dielli i madh perëndon si portokalle. Dhe kodrave shkundet shiu i ullinjve. Saranda, e bukura e dheut të artë, ku nga Himara, te “Qafa e Botit” vjeshta kundërmon vaj e mjaltë, dhe ndjehesh si bir i përkëdhelur i Zotit. Anëdeti pakufi, me puhizën e kaltër, me anie të rënda, motoskafë, lundra. Shtëpi dhe palma që dridhet sipër valëve. Brigje që ndritin e zbardhëllejnë nga shkuma. Tallaze të kripur që lëpijnë bulevardet. Silueta që humbasin në thellësinë e kaltër. Peshkatarë ngjyrëbronzi që kthehen mbi ujëra. Fustanebardha që i presin shkallëve si amfiteatër. Ç’më thotë kështu buzëqeshja e valës, që shkrihet e përmalluar te këmba ime? Të erdha o vendlindje si çafka e detit, Të ngjyej krahun në kaltërsinë e përhime.
TAKIM I PAPRITUR
Takova Atë, që kam dashur dikur,
Në moshën e bardhë ku të dehin lulet.
Tani ajo është grua
Dhe unë jam burrë.
Fëmijët na ka kanë rrëmbyer të gjitha puthjet.
Por ajo prapë më bëri të mendohem
Me vështrimin e saj thellësisht të menduar
Thonë se dashuria e parë rizgjohet,
Dhe ika me kujdes...
Si nga një shteg i minuar.
DASHURI E HABITSHME
Është koha, kur me mundësitë elektronike, njeriu dashuron edhe tej largësive gjeografike; femrat më të bukura dhe meshkujt më të rrallë që ka planeti ynë i gjallë. Mund të duash një partner tjetër, pa tradhtuar aspak kurorën e vjetër. Sepse ndryshe nga dashuria për gruan dhe burrin, mund të dashurosh vetëm trurin. Dhe kjo dashuri s’bën dallime në moshë, je adoleshent, apo thinjosh. Por të krijon
një ndjenjë shumëdimensionale,
që të lidh me dete, fusha e male, nga brigjet që lag Adriatiku, deri ku përplas dallgët Atlantiku. Ky lloj i ri i dashurisë platonike, mund të quhet: “Dashuri tejet fisnike”. Dhe ka vlagë emocionale aq të fortë, sa të lë pa gjumë në një tjetër botë. Kur mendjen e tij apo të saj ke përqafuar, ngazëllehesh sikur gjen një thesar të çmuar. Si shumë të tjerë, më ndodhi dhe mua. Po kush është ajo, që mendjen ia dua?…
SYRI
Syri sa një sferë e vogël prej qelqi të butë
Pasqyra gjigante që vëzhgon botën gjithkund.
Mikroplaneti ynë që na rrotullohet te koka.
Fuqia më e madhe ku merr vrull truri dhe dora.
Fokusi i pandryshuar për afër dhe larg.
Kamera me precize dhe më e saktë.
I mahnitshmi në tejpamje, mprehtësi dhe qartësi.
Ndjeshmëria që loton në dhimbje e gazmon në lumturi.
Simboli i bukurisë së gruas dhe burrit.
Korrësi i dritës për hambarin e trurit.
Shënjestra e plumbit, sinjali i dashurisë.
Siguria e jetës dhe vjelësi i mençurisë.
Arkivi fantastik që ruan në skeda të rralla
pafundësi vizionesh dhe figura të gjalla.
Syri me atë gjuhën e vet të fshehtë,
flet pa zë dhe na e bën jetën më të lehtë.
Pa syrin jeta jonë do të ishte vetëm natë.
Pa syrin do kishim mbetur më pak se kafshë.
Kryesori në çdo vepër të sotme e të nesërme.
I pazëvendësueshëm me asgjë më të vlefshme.
O njerëz të mirë, që aq shumë ju dua,
dritën e syrit mos e fikni për mua !
|
Poeti , prozatori,gazetari Vullnet Mato lindi në Sarandë në vitin 1937.
Është autor i vëllimeve poetike: “Tinguj malesh” (1969), “Krahët e erës” (1972), “Ninullat e hekurit” (1984), “Dritaret e prillit” (1994), i vëllimit me poema “Katër plagë të Shqipërisë” (1999) dhe i poemës “Nënëmadhe Fterra” (2007). Ka botuar vëllimet me tregime “E fshehta tronditëse” (1999) “Klithmat e mishit të bardhë” (2006). Romanet: “Ujësinor” (1976), “Era e kësaj kohe” (1984), “Lakmia” (2000), “Maturantët” (2002), “Damkosja e engjëjve” (2004) “Marrëzia e madhe” (2008), “Matura e paharruar” (2009). Etj.
KRYERRUGA
Ka një rrugë,
ku dhe zogu nuk lodhet
shtigjeve të padukshme të qiellit të natës.
Ka një rrugë,
ku të përcjellin jonet
e një kënge të heshtur në ajrin e kaltër.
Ka një rrugë,
ku bëhesh erë,
Si maratonomaku drejt qëllimit.
Ka një rrugë,
ku dhe dëshpërimi i thellë,
mund të bëhet shpresa e gëzimit.
Ka një rrugë,
ku vrapon krahëhapur,
dhe s’të ndalin as mijëra milje.
Ka një rrugë,
që të ndez gjakun:
kryerruga që na çon në familje.
PYLLI DHE DETI
Më shkoi fëmijëria mes detit me vërshime
Dhe më mbetën dallgët brenda gjoksit.
Më erdhi burrëria mes pyjeve me valëzime
Dhe më mbeti në gjak stuhia e motit.
Ndaj kur jam në det shoh pyllin e blertë
Dhe kur jam në pyll shoh detin aty.
Sa herë kam vrarë mendjen të gjej
Ç’kanë të përbashkët këta të dy.
Si deti dhe pylli më rrëmbyen thellësive
Me frymëmarrjen e gjerë shushurimat, valët,
Me kafshët që sillen përbrenda tyre
Me bilbilat, qukapikët, - çafkat, pulëbardhat.
Më magjepsën tregimet e ashpra të detarëve
Kur ktheheshin me rrjeta të rënda në muzgje
Dhe më mahnitën kallëzimet e druvarëve
Kur zbrisnin me kamionët e stivuar plot trungje.
Tani më kanë mbetur në sytë e kujtesës
E veçanta e tyre dhe ngjasimi i përbashkët,
Por mbi të gjitha bota e madhe e njerëzve,
Që ndeshen pareshtur me drurët dhe dallgët.
SHTEGTIME
Unë punoj në Veri.
Tani në tetor këtu është dimër.
Në qytetin tim të Jugut tani
deti ka marrë ngjyrën e përhimët.
Banorët jugorë i mbajnë hapur
të dyja kanatat e gjera të dritareve,
ndërsa këtu
në biseda me shokët,
fjalët e ngrohta në dalin mes avujve.
Atje në shëtitoren buzë shkumës,
kundërmimin e peshkut sjell era e detit.
Dritën e neonit që bie mbi ujëra,
si thika të bardha e presin peshqit.
Këtu morsi i pikave të shiut,
ardhjen e dimrit njofton telegrafisht.
Era e ftohtë që vjen nga malet,
fjalë në gjuhën dimërore çuçuris.
Atje tani vilen portokajtë,
prej tyre zverdhon gjithë tregu,
thua mbrëmjet e kthjellëta me yje,
të gjitha aty janë mbledhur.
Këtu shkunden gështenjat me shufra,
kokrrat e tyre zhvishen prej lëvozhgës
dhe në thasë të leshtë,
ngarkuar mbi mushka,
sillen nga larg si sekrete të vjeshtës .
Atje vajzat me fustane të ndezura
Dhe djemtë me këmisha të bardha, bojë qielli,
i sheh të nxirë, sikur kanë ngrënë
të gjithë çokollatën e madhe të diellit.
Unë tani jam kthyer në Veriun e largët,
Pasi kam ngrënë nga çokollata pjesën time.
Por gjithmonë lëpi buzët padashur
Si shtegtar i etur i klimave dhe stinëve.
NË VEND TË LETRËS SË PARË
Tungjatjeta Neri , Neri...
Tungjatjeta shoqe e largët.
T’i numërova buzëqeshjet
dhe t’i mblodha gjithë fjalët.
Asaj dite qeshe shumë,
atë ditë shumë fjalë fole.
Gazin ma derdhe në gjoks,
fjalët në mendje m’i mbolle.
Mbolle jargavanë të kuq,
manxuranë e rozmarinë.
Gjithë ç’mbolle atë ditë
zunë një nga një të mbijnë.
Sot tek po vështroj të mbjellat,
rashë në hall me artë ditë...
Ti i mbolle kollaj fare,
Po unë s’di si ti vadit !...
NUSJA E RE DHE DETARI
Pas dasmës ai iku me sytë nga toka.
Ajo e përcolli me sytë nga deti.
Dallgët venin e vinin të forta,
Si puthjet e bardha të njëri-tjetrit.
Dita mori ngjyrën blu
Sapo deti u hyri në mes.
Dielli i saj tani lindte në muzg
dhe perëndon sërish në mëngjes.
Që nga ai çast për secilin
Toka dhe deti u personifikua,
U bë sinonim i njëri-tjetrit:
Deti - burrë e toka - grua.
GJYSHI DIÇKA KËRKONTE
Gjyshin e pata sevdalli të pushkës
Dhe ai s’pati si ndonjëri dy gra.
Po tek humbte larg mbi samar të mushkës,
Me dy pushkë kishte shtënë sevda.
Shkoi i bleu tutje në Selanik
Dy pushkët si nuse të stolisura me sërma,
Dy nuse vetullzeza që të shtinin frikë,
Njëra “Martinë” dhe tjetra “Dogra”
Gjyshi vdiq në vitin dyzetë
Dhe sytë nga oxhaku i mbetën dy ditë.
S’kuptohej, mustaqet e ngrehura përpjetë,
Apo çarqet e dyfekëve tërhiqte me sy.
Kur e panë syhapur njerëzit thanë:
“Kërkon diçka dhe asgjë s’kërkon !”
Njërën nga pushkët me vete ia dhanë.
Vetullzeza tjetër polli më vonë.
SHTËPIA E PRINDËRVE
Shkallët e vjetra nga u nisa për hapësira
dhe fiku i vjetër, si gjysh xhepashkundur.
Nëna s’është më. Duart e saj të shtrira
dhe buzagazi te pragu kanë humbur.
Brenda babai, si ulli i kërrusur plot rrudha
lexon me kujdes gazetën e ditës.
Vëllezërit me nuset shpërndarë nëpër punëra,
fëmijët te oborri zgjasin degët e fisit.
Nëpër mure fotografitë e të gjithëve
ngjasojnë si frutat e një pjeshke.
Dhe në mes, tryeza e madhe e mikpritjes,
ku çdo kafshatë ëmbëlsohet nga buzëqeshjet.
Kam çdo çast një vërshim gjaku në zemër
dhe një rrëke lotësh gati në sy,
kam një detyrim të shkruar në mbiemër
dhe kurdoherë një rrugë për te kjo shtëpi...
BRIGJE TË VENDLINDJES
Si kam duruar kaq kohë pa bredhur
brigjet e dashur të vendlindjes sime, pa thithur aromën e cfakës së çelur, pa u prehur nën palmën degëjeshile; Si kam duruar pa u kërleshur me valën, që kërcen e thyhet pas gurëve të bardhë, pa ndjellë me thërrime pulëbardhën, pa peshkuar krapin kur lëshon larvë; Si kam duruar pa zërin e mëllenjës, që çukit te pishat boçen me rrëshirë, pa ngrënë fikdetin e pjekur rrëzës, pa shkërmoqur dafinën erëmirë; Si kam duruar peshën e mallit për vendlindjen time në këtë jetë? Më mirë se unë, e di mërgimtari, që thinjet larg, në kurbet...
O FSHATAR !
O fshatar i fushave, i kodrave dhe i malësisë,
që sot ke rrokur draprin e hënës së lirisë,
për të korrur pesë dekadat e stërmundimit,
për t'u bërë i barabartë me kolosët e Perëndimit;
që me guxim e me gojën shpellë përballë padrejtësive,
përmbyse të gjithë fronet e lashtë të "perëndive"
bashkë me sfinksat e majmur të brigadierëve e sekretarëve,
për të marrë në grushtet e tu tokën e të parëve;
O fshatar, që me shpatulla kthen arën përmbys,
për të ngritur një pash më lart tabanin e shtëpisë,
që para traktorit e frigoriferit, bleve veturën,
siç zgjedh fëmija lodrën e vet më të bukur;
që bleron të gjitha stinët dhe shkërmoq kudo gurët
për të mëkuar qytetet e shumuar me bukë e qumësht,
që sfidon duke i kthyer në plehra për perime e fruta,
të gjitha nofkat për ty dhe epitetet e ulta;
që bukurinë e gruas e zgjedh, kur ajo bën sfilatat
me hijeshinë e pamjes teksa mbjell brazdat,
kur masazhet e trupit e tualetin e fytyrës
i bën me sytë tek dheu, si përpara pasqyrës.
O fshatar i papërkulur në punë e i pathyer në luftra,
që i jep vendit me shumë se kushdo kohra të bukura,
që mban në dorën tënde parlament e qeveri;
asgjë kaq e madhe nuk do të kishte ardhur pa ty! …
ËNDËRR E FRIKSHME
Gjumë i thellë. Natë e errët.
Truri bënte akrobaci,
nga njëri vegim në tjetër,
pashë një ëndërr llahtari.
Pashë një panoramë tmerri,
si i lindur mes Afrikës,
tërhiqja një deve për freri,
beduin i shkretëtirës.
Përqark rëra det i murrët.
Asnjë pemë, asnjë zog.
As një pikë ujë për buzët.
Sahara më kish zënë rob.
Deveja lëpinte jargët,
Kobra rrëshqiste ngadalë,
Më pickoi te damarët
dhe u zgjova me llahtarë.
Te dritarja pashë blerimin.
Peizazhi gdhihej në hare.
Zogjtë po këndonin himnin
e agimit të ditës së re.
Në çast më shkoi gjaku në zemër
dhe ëndrra u fshi bashk’me natën.
Shqipëri - oaz i gjelbër,
s’të ndërroj as me parajsën...
TË FALEM O DIELL
Shokët më bënë fotografi
kur dielli më qëndroj mbi ballë. E pashë dhe bëra çudi, dukesha një goxha djalë... Krijuesi i jetës mbi tokë më bëri transformimin e vet, duke e mbajtur përmbi kokë, më zbriti nja njëzet vjet. Të falem, ty o diell, thashë, mbi gjithë ç’ka rruzullimi, m'i jep zemrës dhe pak zjarr, të më ngrohet frymëzimi, Se do shkruaj një poemë për rrezet e arta të tua, që ua dërgon pa pagesë, varfanjakëve që vuajnë...
O KRISHT, O MUHAMET !
Duke menduar për ju
O idhuj të njerëzimit,
U ndala tek një pyetje që kërkon shpjegim:
Edhe sa kohë
Mund të çajnë me padrejtësi të liqtë
Dhe prej tyre
Të mirët e të drejtët
Të flaken në zjarr, të mbërthehen në kryq?...
Sepse prej njëzet shekujsh,
Para biblës dhe kuranit të shenjtë
Mallkojmë kryqëzimin dhe lëngatat
Që pësuat ju nga farisenjtë.
Por harrojmë
Se të liqtë çdo ditë na shkelin mbi kokë
Dhe gozhdojnë shpirtrat tanë mbi tokë.
|
Subscribe to:
Comments (Atom)
Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar
Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...
-
Genci Gora NË SHKOLLË TEK SHTRIGA Shkarko falas Begzat Rrahmani VALËT E GURRËS Shkarko falas Mehmet Bislim...
-
Akademik Prof. Kujtim Mateli Pak histori derisa nisa t ë shkruaj librin “E vërteta për Dodonën dhe Epirin” (Pjesa e parë e para...
-
Search inside image Shkruan Akademik prof.dr.Flori Bruqi, PHD Search inside image Pak biografi për t’mos ju ardhtë mërzi…. Search inside ...
-
Kërko brenda në imazh Vrasja e Haki Tahës dhe heshtja e turpshme Haki Taha, u lind n...
-
Shkruan Akademik Flori Bruqi, PHD. Në historinë e popujve të Evropës, vështirë se mund të gjendet ndonjë popull që...
-
"Zëra nga burime të nxehta" mbetet një libër i veçantë i shkrimtarit Sabri Godo . Ai vjen për të dëshmuar se ka autorë dhe vepr...
-
Organizatorët e protestave antiqeveritare në Serbi kërkuan nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, që të paraqesë planin e tij për Kosovën ...
-
Shkruan Akademik Prof. Dr. Flori Bruqi, PHD AAAS. Në Arkivin Qendror të Shtetit, Tiranë, në Fondin 144 – Koleksioni i hartav...
-
Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Ismail Kadare (28 janar 1936 - 1 korrik 2024) ishte akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popull...
-
Kush është Koço Kokëdhima ? Koço Kokëdhima nga Qeparoi i Himarës është njëri ndër biznesmenët më të pasur dhe të suksesshëm në...