Agjencioni floripress.blogspot.com

2011/10/21

“Nusja nga Çamëria”

Namik Selmani

Nusja e kombit



Në vend të një parathënieje për librin “Nusja nga Çamëria” të autorëve Drita Braho dhe Remzi Basha




Në vetrinat e librarive shqiptare, por dhe ato botërore nuk është i panjohur shkrimi dhe botimi i një libri nga dy autorë, ndonëse është një fenomen i rrallë letrar dhe nuk mund të gjendet lehtë. Breza kryesore të një familjeje, miq të ngushtë , shokë të një shkolle, njërëz të një profesioni, etj mund të krijojnë këtë dualitet miqësor letrar që në një tryezë shkronjash të vënë pjesën e tyre para lexuesve pa e kuptuar kurrë se si mund të ndahet copa e lavdisë për secilin. Të bashkojnë emocionet e rrëfimet, të bashkojnë urimet e jetët njerëzore.  



Libri i autorëve Drita Braho dhe Remzi Basha  duket se është vërtet një risi në letërsinë tonë. Jo thjesht nga përmbajtja , ndërtimi i librit, por së pari nga ai mesazh emocional kombëtar që jepet në këtë libër. Është një risi se si mund të shkëmbehen aq miqësisht dhe zyrtarisht vlerat shpirtërore të një kombi që, për shumë kohë ka jetuar i ndarë dhe së bashku  kanë patur të ndara, lëndinat, dasmat, trojet, kullat, djepet, mullinjtë, lëmenjtë, këngët e padyshim edhe ….edhe shkronjat.



Të vendosur larg njëra-tjetrës Kosova e Çamëria kanë patur një Kod të veçantë Mbijetese duke bashkuar brenda qënies së tyre ëndrrën e madhe e të përgjakur të lirisë, ninullat e djepeve, tupanet e betajve dhe të dasmave, vikamat e morteve, dashuritë fytyrëskuqura, bakllavatë e bajrameve dhe të festave të shumta… Duket se ky libër që mban dy emra që i përkasin dy pjesëve të kombit tonë, është bukurisht zëdhënësi shpirtëror më jetëgjatë këtij bashkimi të ëndërruar të paktën tash 100 vjet, i historive jetëtragjike të dy pjesëve të kombit shqiptar. Është një risi e re në këtë fillimshekulli XXI kur ëndrra e bashkimit tani po shihet në dritë të ditëve që po jetojmë, të rrugëve që po ndërtojmë, po preket,  po ndjehet, po bëhet pjesë e së ardhmes…



Me një përvojë jo të pakët sidomos në poezi, autorja Drita Braho nga Markati i Konispolit  dhe Remzi Basha nga Kosova sjellin  dy rrëfime tronditëse. I pari të çon në Çamëri. Në Pargën magjike dhe tragjike njëkohosisht ku shkruhen tragjeditë më të thekshme të shekullit XX.  Tjetra të dërgon në Luftën e Kosovës të para 10 viteve që solli pastaj lirinë në këto troje i sajuar për lahutarë të zot, duket se bashkimi kërkon doemos një libër të ri si është edhe ky që po marrin në duar lexuesit e të dy krahinave.Brenda këtij rrëfimi futet edhe kujtesa për poetin zëtragjik Bilal Xhaferri nga Ninati që ka kënduar për lirine e Çamerisë e te Kosoves madje edhe është ndëshkuar për këtë atdhetarizëm të pashoq



Tablotë epike dhe ato lirike që i lënë bujarisht vendin njëra-tjetrës duket se  sjellin më pranë lexuesit ehon shpirtërore të shqiptarit. Me një leksik të zgjedhur nga të dy krahinat,  

me një subjekt interesant, me një odise luftrash që të dërgon herë në Pargë, Filat, Paramithi e herë në Drenicë, herë në Jon e herë në malet e Kosovës që po presin pranverën , me një folklor të zgjedhur nga ai hambar i pafund këngësh të të dy krahinave,



Libri të rrëmben me romantizmin e epizmin e vet në secilin rresht të tij. Mesazhi i një historie të njëjtë, i betejave dhe fitoreve që përqafen në subjekt aq qartë me  dramave  e përbashkëta  me dhimbje, me amanete të thëna e të pathëna, romani është një fletë e hapur që duhet lexuar.



Personazhet e romanit i përkasin të dy brezave. Në qendër të tyre është bukuria fizike, shpirtërore, motivi i fortë i ditëve që ata jetojnë. Dilua, Bujari, Sadetja, Aisheja, gjyshja të mbeten në kujtesë. Në roman zënë vend shumë figurat femërore të të dy krahinave gjë që nuk  e kemi parë dhe aq shumë në romane të tilla me temën hiastorike Në to ka shumë shumë dritë. Dritë peisazhesh që të trondisin me bukuritë e tyre. Një dritë e re  që buron edhe nga Forca e Jetës , nga dashuria për të . Kullat e Kosovës dhe shtëpitë çame në Jug janë shumë afër me njëra-tjerën e nuk harohen lehtë. Një histori tragjike dhe heroike për lirinë lamë pas.  Një historie re na pret. E mesazhierë të kësaj ardhjeje fisnike  janë sot modestisht këta dy autorë Drita Braho dhe Remzi Basha me romanin e tyre të parë të përbashkët “Nusja nga Çamëria”.

Thanas Jorgji dhe Emigrimi i Poshtërimit


Dr Gёzim Alpion
 

Universiteti i Birminghamit, Angli


Thanas Jorgji dhe Emigrimi i Poshtërimit

Parathënie e romanit ‘Ëndrrat Treten në Mëngjes’, ribotuar në 20 vjetorin e Eksodit të Gushtit 1991






  




  Thanas Jorgji                          
Si çdo njeri, edhe kombet përjetojnë atë që mistikët i referohen si ‘nata e errët e shpirtit’. Kombi ynë ka kaluar netë të tilla të errëta shpesh dhe, me sa duket, një fat i tillë që nuk është për t’u patur zili, ka të ngjarë të na ndjekë edhe në të ardhmen. Jo se nenët e errëta të shpirtit janë të dëmshëm, por në rastin tonë ata janë pjesë e një procesi që përjetohet pothuajse nga çdo gjeneratë, pa nxjerrë ndonjë mësim të vlefshëm.

Të shkruash për ‘natën e errët të shpirtit’ në aspektin fetar është një dhunti e veçantë e një numri të përzgjedhur shenjtorësh si Xhoni i Kryqit, Tereza e Aviles dhe më së fundi Nënë Tereza. Këta shenjtorë kanë arritur të kapin thelbin e këtij transformimi misterioz të shpirtit, mbi të gjitha sepse ata vetë kanë përjetuar proceset për të cilat shkruajnë me kaq delikatesë dhe nderim. Të komentosh për ‘vërtetësinë’ e rrëfimeve të tyre është vështirë dhe deri diku arrogancë, pasi përderisa dikush vetë nuk ka përjetuar të tilla sprova të shpirtit, sprova si rezultat i të cilave shpirti pastrohet aq sa është i denjë të ‘ulet’ pranë Zotit, është vështirë dhe deri diku e pamundur të kuptohet dhe interpretohet me objektivitet një proces i tillë transformues sa misterioz po aq edhe mistik.

Ashtu si shenjtorët e lartpërmendur (të tillë shenjtorë gjenden jo vetëm në Katolicizëm po edhe në degë të tjera të Kristianizmit si dhe në besime të tjera si në Islamizëm, veçanërisht të traditës Sufiste), edhe shkrimtarët janë në thelb studiues të shpirtit dhe të metamorfozave të tij. Të rrëfesh transformimet e shpirtit të një njeriu apo të një morie personazhesh në letërsi është një sfidë më vete; të analizosh dhe të bëhesh zëdhënës i shpirtit të një populli dhe kombi të tërë është një angazhim të cilin shumë krijues e marrin përsipër por vetëm pak e realizojnë me sukses.

Një krijues i tillë i talentuar, i guximshëm dhe i suksesshëm në letërsinë bashkëkohore shqiptare është edhe Thanas Jorgji. Romani i parë i Jorgjit ‘Ëndrrat Treten në Mëngjes’, që u botua fillimisht në 1997, sinjalizoi mbërritjen në letrat shqipe të një pende sa ambicioze po aq edhe origjinale. Në këtë roman debutant Jorgji nuk e lë në dyshim lexuesin dhe kritikun se ai kërkon të merret seriozisht. Dhe me të drejtë.

Si shenjtorët e lartpërmendur të shpirtit, transformimi që rrëfen Jorgji është origjinal pasi ai përqendrohet në një ngjarje të cilën ai e ka përjetuar vetë: eksodin e stërmundimshëm të dhjetë mijë vetëve në anijen ‘Vlora’ në Gusht të vitit 1991. Por qëllimi i Jorgjit në ketë vepër nuk është të regjistrojë eksperiencën personale. ‘Ëndrrat Treten në Mëngjes’ nuk është roman autobiografik. Dëshmia personale e një ngjarjeje të tillë sa tronditëse aq edhe simbolike është përdorur me mjeshtëri nga autori për të dokumentuar me një stil origjinal një ngjarje sa personale po aq sa edhe kolektive, një aventurë sa premtuese po aq edhe dështake, një eksod me nota biblike drejt një ëndrre për të cilën guximtarët e dëshpëruar duhet të pagëzohen me ujin e detit duke u zhytur me rrezik jete në fillim dhe në mbarim të kalvarit të tyre.

Udhëtimi fizik është temë qëndrore në ketë roman por më të rëndësishme janë odisea dhe tranformimi i shpirtit individual dhe kolektiv që përjetojnë emigrantët. Këtu qëndron forca e Jorgjit. Si një Homer i verbër, autori e fashit prezencën e tij fizike. Ai është i kudondodhur. Ai është çdo njëri në çdo cep të Shqipërisë ku fillojnë të rrjedhin rrëketë e njerëzve që si një ortek me shpejtësi maramendëse shndërrohen në një magmë të papërmbajtshme. Ai është në çdo kamion, taksi dhe tren që ka për destinacion Portin e Durrësit. Ai kacaviret në litarin e anijes si mijëra të rinj e të moshuar, gratë shtatzëna dhe viktimat anonime që i përpin deti. Ai shoqëron mijëra bashkëpasagjerë në stadiumin-kafaz të Barit por në të njëjtën kohë nuk e ‘braktis’ gjysmën tjetër të shtrënguar të ngujohet në portin e qytetit që ngjan me tepër me një kopësht zoologjik.

Jorgji, rrëfyesi që gjendet kudo, metamorfozohet si Visari, Rubini, Tino, Helena, Nidha, Niska, Gaci, Lazëri dhe Sugari. Ai ‘prezantohet’ shpesh si ‘ne’, gjë që e bën atë të identifikohet me mijëra refugjatë dhe në të njëjtën kohë mundëson pa u ndjerë krijimin e empatisë dhe simpatisë tek lexuesit për sprovat e shumta që eksodasit kalojnë veç e veç dhe së bashku. Kjo mënyrë e pozicionimit të rrëfyesit është një gjetje origjinale edhe për të njësuar lexuesin me emigrantët.

Jorgji është i prirur ta shikojë njeriun thellësisht si një qënie pozitive por ai nuk nguron të nxjerrë në pah pa mëshirë edhe anët më shtazarake të njerëzorëve. Personazhe si Lad Vampiri, Pantera, Hiena, Bishtcigarja, Kuqoja Al Kaponia, Kokë Preshi apo Qimja e Derrit identifikohen vetëm me nofka; Jorgji ua heq të drejtën këtyre ‘pjellave të krimit’, sic i quan ata Visari, për të pasur emra normalë. Autori pa dyshim beson se e mira dhe e keqja ekzistojnë krahas njëra tjetrës; ka momente kur e keqja duket edhe sikur mbisundon dhe në këto raste të trishtueshme koncepti ‘civilizim’ bëhet një fjalë pa kuptim. Aktet kriminale dhe veprimet makabre që këta njerëz-shtazë kryejnë si hedhja në det e një të riu nga Hiena dhe Lad Vampiri vetëm se thotë se nuk ka vend ku të shtyhet, si dhe përdhunimi i një gruaje dhe më vonë i Helenës në mes të mijëra dëshmitarëve në stadium të revoltojnë dhe vazhdojnë të të trondisin edhe kur ke përfunduar romanin.

Për Jorgjin, një eksperiencë e tillë si eksodi i Gushtit 1991 simbolizon nadirin dhe zenithin e shpirtit njerëzor. Siç thamë me sipër, autori me të drejtë beson se edhe pse kurajoja njerëzore për t’iu kundërvënë hapur së ligës tulatet përkohësisht nga instinkti për të mbijetuar, njeriu përgjithësisht është në shpirt qënie e ndërgjegjshme dhe e përgjegjshme. Në pamundësi për të ndihmuar viktimat e krimit, veçanërisht gratë e përdhunuara, burrat e çburrëruar vidhen si hije për të vuajtur në heshtje dënimin me të cilin ndëshkojnë veten për impotencën e tyre morale.

Në të njëjtën kohë, romani regjistron edhe akte të shumta bamirësie, ndoshta të parëndësishme dhe në pamjen e parë edhe të rëndomta, por megjithatë shumë domethënëse; njerëzit janë të gatshëm të kontribuojnë me të holla për të blerë ujë dhe ushqim për të tjerët nga spekulatorë të pashpirt, apo ndajnë ushqimin për të cilin rrezikojnë kokën kur u hidhet pa dinjitet në port dhe stadium.

Jorgji është i ndërgjegjshëm se romani i tij nuk është ‘argëtues’. Të shkruash për eksodin e Gushtit 1991 në një kohë kur plagët, brengat dhe kujtimet janë akoma të freskëta dhe veçanërisht në një kohë kur demokracia në Shqipëri shpesh duket si një ‘lindje’ e stërgjatur dhe e mundimshme, aq sa ndonjëherë duket se do të rezultojë në një ‘dështak’, si dhe t’i kujtosh popullit tonë të lodhur në shpirt nga rumpalla e tranzicionit që duket se nuk ka fund, vuajtjet që hoqi gjatë dhe pas regjimit komunist është jo sadizëm por dëshmi e kurajos intelektuale të autorit dhe e besimit që ai ka në aftësitë e tij krijuese. Mbi të gjitha, ky roman shqetësues është provë e bindjes së Jorgjit në forcën ripërtëritëse të shpirtit të kombit shqiptar, të njeriut i cili përngjan me një feniks që ringjallet çdo herë që flakët e historisë shkrumbëzojne përpjekjet e tij të stërmundimshme për të mbijetuar.

Optimizmi është një leitmotiv kryesor në ‘Ëndrrat Treten në Mëngjes’, veçanërisht kur tragjikja binjakëzohet me komiken. Me Jorgjin letërsia shqiptare ka gjetur një mjeshtër të ri humori. Humori i Jorgjit nuk është thjesht argëtues; ai është thellësisht humor filozofik dhe terapik. Humori është i pranishëm pothuajse në çdo moment të eksodit. Humori bëhet bashkudhëtari më i besueshëm i këtyre qënieve pa fat që braktisin veten në dorë të një fati që nuk i dihet fundi. Personazhi i Nidhës, për shembull, megjithëse jo figurë qëndrore (ky roman ka për personazh kryesor dhjetë mije refugjatë) është ndoshta një ndër protagonistët më komikë të dekadave të fundit. Është vështirë të mos e vësh buzën në gaz kur dëgjon Nidhën bujar të shprehet për pasagjerët që merr në Tiranë: ‘Le të vijnë! Le ta kenë kujtim pe mua Italinë. Le të thonë: deri në Durrës na shpuri një shofer pe Korçe. Pa leka!’; apo kur rrëfehet gradualisht pas ngacmimeve të shumta të ‘panxharit’ Niskë, se arsyeja kryesore për emigrimin e tij është të bëhet ‘milioner’ duke punuar si shofer në Itali dhe të kthehet në Korçë për t’i fituar zemrën dhaskalicës së frëngjishtes, Marjankës, bijës së Pavlinës; apo kur mëson se megjithëse e quan ‘qelbanik’ një çunak që shkul një tapet nga tribuna e stadiumit, për vete bën të njëjtin ‘mëkat’ para se të kthehet me avion në Tiranë: merr nga stadiumi kupën e futbollit të ekipit të Barit. ‘E mo ja: thashë ta shpija në Korçë. Meqë “Skënderbeu” s’ka ndonjë kupë’, justifikohet Nidha i sikletosur.

Jorgji e përdor humorin me mjeshtëri edhe kur përshkruan degradimin që u bëhet eksodasve në Portin dhe në Stadiumin e Barit nga autoritetet italiane. Si çdo shkrimtar i madh, Jorgji indinjohet kur shikon se si përbaltet dinjiteti njërëzor në Italinë e civilizuar dhe anëtare e Komunitetit Evropian. Ai di të vlersojë dhe të shprehë mirënjohje për italianët e thjeshtë si Karla dhe Domeniko të cilët janë të gatshëm të ndihmojnë emigrantët fatkeqë me sa munden dhe në mënyrë dinjitoze. Por satira e Jorgjit fshikullon pa mëshirë autoritetet italiane, policinë italiane, mediat italiane dhe shtetin italian për trajtimin që u bëjnë eksodsave të Marsit dhe të Gushtit. Me të drejtë, autori u kujton italianëve, diku me fakte, diku nëpërmjet humorit dhe diku me sarkazëm se në vitin 1943 ishin etërit e këtyre emigrantëve të mjerë që strehuan dhe mbrojtën nga ushtria naziste mijëra dezertorë të ushtrisë së Musolinit. Ndryshe nga shteti italian, që vihet në lëvizje ‘për të bërë diçka’ për refugjatët ngaqë e ‘zë turpi’ si rezultat i jehonës sensacionaliste që i bën eksodit media italiane që i filmon fatkeqët shqiptarë nga helikopterët ‘deri në fyerje’, apo ngaqë duan të evitojnë ndonjë ‘vërejtje’ që mund t’iu vijë nga Komuniteti Evropian, zemërgjerësia e shqiptarëve të varfer por zemërbardhë në 1943 motivohej thjesht nga shpirti i civilizuar i një kombi i cili nuk ka lejuar kurrë që padrejtësitë historike t’i mjegullojnë ndjenjën e përgjegjësisë së shenjtë për njerëzit në nevojë, përfshirë edhe hallexhinjtë fqinj që ndonjëherë janë sjellë si barbarë me të.

Në fillim të viteve 1990 ishin njerëzit e thjeshtë në Greqi dhe Itali që ndihmuan popullin tonë të ‘dezartuar’ ndërsa policia greke dhe karabinieria italiane i ndiqte refugjatët shqiptarë siç ndiqen kafshët nga gjahtarët e pashpirt. Ndjekja nga policia nëpër rrugët e Barit e autobusit të drejtuar nga Nidha është një nga skenat me të arrira tragjiko-komike në letërsinë bashkëkohore shqiptare, e denjë për penën e Servantesit. Në Evopën e lirë të ëndërruar me çiltërsinë e të miturve, refugjatët kriminalizohen vetëm se ëndërrojnë të ndërtojnë një jetë më të mirë. Kjo skenë demaskon jo vetëm Italinë dhe Komunitetin Evropian po edhe Perëndimin ku shqiptarët, edhe dy dekada pas eksodit të Gushtit 1991, akoma nuk gëzojnë të drejtën të emigrojnë në mënyrë të civilizuar.

Dështimin moral të Perëndimit Jorgji e simbolizon mjeshtërisht edhe me rikthimin në Tiranë nga autoritetet Italiane të Dante Kalogierit i cili kur kapitulloi Italia fashiste u mirëprit në Shqipëri ku edhe krijoi familje. Dante, apo Dane, siç e pagëzuan shqiptarët, vuan nga humbja e kujtesës si pasojë e një plage në luftë. I gjori nuk e ka idenë se italianët ‘e tij’ po e përzenë nga vendlindja ku ka ëndërruar të kthehet për afro gjysëm shekulli. Puthja e pllakave të sheshit qëndror në Tiranë nga Dantja, i cili kujton se më në fund, mbërriti në qytetin e lindjes Peruxhia, është një nga skenat me të arrira të ironisë dramatike që kam lexuar ndonjëherë. Ky moment simbolizon braktisjen e dytë të Dantes nga Italia dhe ri-biresimin e tij në patrian e adoptuar.

Amnesia e Dantes është një bekim i trishtueshëm ndërsa amnesia e shtetit italian moralisht e dënueshme. Kjo ide është simbolizuar në bisedën e trazuar që Luixhi, një ish dezertor i mbrojtur nga shqiptarët në 1943, i cili ndryshe nga Dantja, arriti të kthehet në Itali pas luftës së Dytë Botërore, zhvillon me shefin e policisë. Luixhi ka 50 vjet që kërkon ta ‘lajë borxhin’ dhe për këtë merr rrugën nga fshati i tij për në Bari kur dëgjon në televizor se ç’po ndodhte në stadiumin-geto. Kur shikon se argumenti i tij nuk ka efekt tek shefi i policisë i cili, si një robot besnik i aparatit burokratik italian, i kujton Luixhit se ‘rregullat’ nuk e lejojnë që ai të strehojë në shtëpinë e tij asnjë refugjat, veterani nuk heziton ti kujtojë atij se po të ishin zbatuar ligjet e luftës, pesëdhjetë vjet më parë, atij do t'i kishte ikur koka si ‘ushtar i ushtrisë sonë të kapitulluar’.

Jorgji është një ndër shkrimtarët tanë më produktivë dhe origjinalë të dekadës së fundit. Nëpërmjet një stili që ndonjëherë të kujton ‘kick-writing’ e Kerouac-it, në romanin e tij të parë ky autor regjistron në prozë dhimbjen njerëzore me intensitetin që vihet re në ‘Guernica të Pikasos.Ëndrrat Treten në Mëngjes’ është padyshim romani më i arrirë për eksodin e shqiptarëve në fund të shekullit të njëzetë. Dhe jo vetëm të shqiptareve. Ky roman simbolizon tragjedinë e miliona njërëzve fatkeqë për të cilët mërgimi shpresëdhënës kthehet në një llahtar të pafund. Ndoshta në një të ardhme të afërt kjo vepër do të tërheqë vëmendjen e ndonjë regjisori me vizion të mjaftueshëm për të regjistruar në film një ndër tragjeditë me të dhimbshme të kohës sonë.

Ëndrrat Treten në Mëngjes’ është një anti-Kështjellë Kadareane. ‘Kështjelltarët’ e Jorgjit u zbuan nga Evropa të cilën nuk shkuan ta zaptonin. Zbimi i tyre ua treti ëndrrat. Por shpirti i tyre i lënduar u bë më i mençur, erdhi në moshë. Ata mësuan, si të gjithë ne që jemi në mërgim, se ‘El Dorado’ jonë është trualli amëtar të cilin me tepër e kemi nëpërkëmbur ne se të huajt. Ndoshta klasa politike shqiptare do ta kuptojë këtë fakt të hidhur një ditë. Me tepër se lexuesi i thjeshtë, romanin e Jorgjit duhet ta lexojnë me vëmendje politikanët shqiptarë që janë në pushtet apo që aspirojnë për të në mënyrë që eksode si i Gushtit 1991 t’i përkasin historisë. Shpresojmë në shpresë.

Cikël poetik nga Riza Lahi





Riza Lahi ka lind në qytetin e Shkodrës me 16 .10. 1950.
Në tetor të vitit 1970 është diplomuar për  pilot  në aviacionin ushtarak shqiptar , ai këtë profesion e vazhdoi deri  në vitet 90-ta .Sot  jeton dhe vepron në Tiranë.Herë pas herë shkruan edhe për Agjencionet  Floart-Press , Floripress,Shqip.dk,forumin Sterkala  etj.



Ka botuar  disa  libra:

“ Legjenda e Zardelisë” 1985
“Kosovë e fejuara ime” 1994
“Golgota shqiptare” 1995
“Trëndofil” 1996
“ Fluturime mbi qilimin Persian” 1997
“Ikje massive” 1997
“Ledia në një natë me hën” 1995
Të shtundën në mesnatë në një pyll” roman për fëmijë 1997
“Drenica –qeleshja Kosovare” poezii 1998
“ Ëngjëlli I Monstarit”(S. Bejkër)2000
“Aventurat e rosës Monda””
Ylli që sheh mbi sheshin Skënderbej” 2001
“ Nën Hënën e Ulqinit” 2001
Vorri i Ashikut
“Trëndafila nga Tirana” 2009
Etj.



BALADË PËR VALMIREN E VOGËL

"Valmira Deliaj, 18 muajsh, veshur me xhup roze, me kapuçin ende në kokë; fytyrën gjithë gjak. Në qafe i varej biberoni. 
Pranë - shishja me qumësht.” - Sipas gazetarit të Uashington post”, 
Din Moor.



Valmira me xhupin ngjyrë roze, faqet – vishnje
Valmira, o bec, që pin qumësht, fytin prerë
Valmira, me buzët në biberonin e bukur
si engjëll rrëzuar me shigjetë, fytin prerë.

Valmira, përse ke ndenjur te shkurret?
Përse nuk u bëre e madhe menjëherë
Ta merrje te doçka një pushkë të madhe
të shkoje ushtare me fytin e prerë?

Valmira, o qumësht, ç’ke bërë që të mbytën?
O zogu i mamit të vdekur kaq pranë.
Po mami për ty s'do te ngrihet më natën,
e ti me buzë s'do ta puthësh babanë.

Po këtë trikon roze, moj, mami ta veshi
që të thonin të gjithë "sa kukull e bukur"?
Që mami të të hiqte mënjanë duke qeshur,
kur të suleshin si qenushe për të të puthur?

Kush është ai burrë të të marrë,Valmira,
me krahë përbindëshi të të vere në qivur?
I duhet të flakë tej zemrën mbi Shkëlzen
mes lotësh në vend të saj të vërë gurë.

Valmira, mes pyllit, sikur të kish gjetur
ashtu, duke fjetur me biberonin në gojë
edhe ditë,edhe javë të kishte pa ngrënë
s'të shqyente, por nënë do të bëhej ujkonja.

Kush ishte kjo qenie që s'te la, moj Valmira,
ta pije tërë qumështin, e vraftë perëndia!
- Ai që ka mbytur nëpër gjak të Kosovës
dhe njëzet njerëz njëherësh nga familja Delia.


NATURA MORTA 


…këtu vinte erë plehra, shurrë,bajga , mutëra;
shihje romë gjysëm të çveshur që dilnin nga
kasollet me mballoma llamarine, ku kishin 
kaluar natën dhe qenë zgjuar nga
lehjet mëngjesore të qenve; bënin
kujdes se mos shkelnin mbi bajga nën
pëllitjet e lopëve dhe
diellin e verës.


E tër kjo pamje ndodhet nën ujra tani, ku lëvrijnë 
cironka të vogla,
shumë të vogla,
fare të vogla 
tepër të vogla,
krejt të vogla , sa
krimbat që lëvrijnë në
kufomën e dekompozuar.

Çfar nuk do të jipja këta çaste për
erën e shurrës, bajgave;
për romantizmin me romëve gjysëm të çveshur duke dalë nga
kasollet e tyre prej llamarine
nëpër lehje qënsh dhe
pëllitje lopësh!

Po më zihet fryma anës kësaj
varreze 
vigane 
ujrash.

Natura morta


HANIBALI TE PORTAT


Ujrat janë ndalur para mureve të Shkodrës:
“ Hapi portat!”

Ujrat vijnë të sulmojnë qytetin 
si një falangë kartagjenase
e heshtur dhe me nerva të çelikta. Mbi ujra
-një erë e ftohtë, e mprehtë, e djallëzuar
si borie sulmi. 

Unë jam i vetëm me hapat e mi dhe
shallin që
kërkojnë të ma shkulin me arrogancë rrymat. Endem 
nëpër erë, anës ujrave, 
si një kronikan në
pikën e tij të vetmisë. Errësira
ka mbuluar qytetin ku vezullojnë dritat
e gëzuara e moskokçarëse, si sy 
kurtizanesh romake.

Endem…ende endem
si një rojë që ka zbritur për zbulim nga
karakollet e “Rozafës”.

Varkat bosh të peshkatarëve 
të lidhura në breg në dhomën e torturave të
valëve; asnjë rrjetë, asnjë peshk të zënë, atyre
varfërinë ua kanë marrë peng 
ujrat.

Ujrat po kacavaren drejt dërrasave të urës së Bunës
Edhe paksa
Edhe paaaak 
Paaaaaaaak

Nëpër terr shkojnë mbi urë makina, si të jenë
skifterë deti. Agimi 
nuk ka ndër mënd të agojë këtë mëngjes.

Ujrat përgatiten të sulmojënë qytetin! Mes tyre
shelgjet si shatorre të
marra peng
për të tmerruar banorët e rrethuar.

Endem sërish...Erë sërish...

Ujrat...Nesër...në të zbardhur...Ujrat
do të nisin sulmin!

Do ta nisin, sapo 
t’u vijnë përforcime 
nga damarët e fshehtë
të nëntokës, nga
qielli dhe 
nga retë e zeza 
që sillen
mbi bedena
si dashnorë të dëshpëruar 
të Rozafës.



Ora 04.30 mëngjes buzë Bunës. 28 nëntor


LËNDINA


Oh,popo
Kjo është ajo lëndina e bukur 
E paskan shtrirë ujrat përdhe! 


Kasollet e miqve të mi romë
janë mbuluar me ujë. Asknd 
as romë 
as kuaj romësh, 
as arushi i vogël nuk është
kushedi se në cilën strofull e ka mbledhur kruspull nata arushin..

Botën cigane e kanë përmbytur ujrat

Por cigantët do t’i shtiejnë fall 
t’ia prishin ëmndjen,
perandoreshës së ujrave , por ajo
që të dorëzohet krejt
lyp magjepsien e violinave …

Perëndesha e ujrave do t’ua kthejë sërish livadhin
si qylymi fluturues romëve
sapo ata të nisin të zgjojnë pranverën
me tingujt prej zogjësh pendëartë
të violinës .

Ja, edhe pak
do të vijë duke qeshur me një fustan plot lule
pranvera
duke prurë me vete
livadhin me bar tër epsh
zogj të mrekulleshëm nga parajsa
kuaj të mëdhej dhe një
haursh të vogël mbështjellë me pellush .


FLAKË NË KOSOVË

Mbytur në djersë
mu si në front
ditën - argatë
netëve – kontë.

Me kokat lart
ndarë nëpër botë,
ndër gjunjë bien
veç në një odë.

Veç dy herë japin
besën e burrit:
për ndër të nënës
dhe të flamurit!!!

* * *
"Ç' janë këta lot,
o mixha plak,
që m'i lëshon
këtu në prag?!

Unë do të shes
shtëpi e dhe
vizë e biletë
me 'to do blej.

Do bredh, do bredh
rreth botës mbanë,
nëpër Evropë,
tej oqeanit.

Të mos e shoh,
sa të jem gjallë
këtë Shqipëri,
si kalë gërdallë."

Plaku veç hesht
e qanë, e qanë
me sytë e kaltër
si oqeani:

"Njëherë kur qava
i gjithë katundi
ma uroi babën:
"Ty ta vraftë plumbi!"

Tash qaj rininë
si fukara,
e lash n' Detroit
në Ankara.

Kam pasur para
sa një sulltan,
por njerëzit thonin:
"ky ësht’ jaban!!"

Bëheshin tripe
nëpër pranverë,
"ta marrim", thonin,
këtë "stranjerin".

Shtyja vagonin
si ka i egër,
"gud, gud" e thonin
"dhe është forejnër".

Me dilte gjumi...
Oh, s'isha dhëndër
në Gjermani,
por një "auslandër"

Isha i bukur
e dorën - darë!!!
"Ella", më thonin
"more mallagaro"!!

Janë lot gëzimi...
Për Shqipëri,
sot do të bëhem
prapë djalë i ri".

"I ri? Po si?"

"Paratë që pata
i kam shpërndarë
ndër jetimore
fëmijëve shqiptarë.

S'jam rob i tyre,
- i lirë si hëna,
i pastër si
kur më tundte nëna"

"Por jo i ri!!!"
"Bëhem tani!!!



Këtu në gjoks
kam një flamur
do shkoj "atje"
ta ngul mbi gur.

Një palë pancirë
Një "kallashnik"
t'i hidhem shkjaut
përmbi çelik.

Do thërres:"Kosovë,
të erdha prapë,
kështu, qe besa
vdes mixha plak".

I ri, i fortë,
mu si kreshnik
do vdes në Junik
me "kallashnik".

Dhe përmbi varr
në qofsh shqiptar
këto dy fjalë
me gdhend me ar:

"Mallkuar qofsh
proverb latin:
"ATJE KU HA
- ATDHEU IM"!!


* * * 

Nëna ime, moj, ku po shkojmë kështu?
Nata është pus, mu si pusi ynë
Lemë të pi dhe një ujë, nëna ime moj,
S'ka në botë askund si ky pusi ynë.

Do ta mbushin serbët me kufoma, nënë,
pusin tonë të ëmbël do ta mbushin cyt
me pleq, të sëmurë qe s'i mbanin këmbët
edhe me ferishte të prerë në fyt.

Aman, pusi im, laji si i lanë hoxha
laji edhe qaji me ujët si lot...
Lemë të pi te pusi për të fundit herë
nënë, te pusi ynë, si nuk ka në botë...

* * *
Planet, me dete
me shtete ndarë
ngado - veç plisa
të bardh' kosovarësh.

Oj Kosova ime
a ka burra, vallë,
të të pushkatojnë
sa jam unë gjallë?

Oj, Kosova ime
kush është ai burrë
që me grykë pushke
të mbështet për mur?

Nuk jam sua skllavi,
jam mal e çinar,
e rrëmbej bajrakun
dhe shtatë pash nën varr.

Dhe shtatë palë zinxhira
në paça në qeli,
zemra m' del prej hekurash
dhe me çifteli.

do këndoj për liri:

Mos m'i lidhni sytë
mos, more me shami
se jam zog shqiptari
jam kosovarli!!!


* * *

Fehmi, të kam ndjekur nga plumbi te plumbi
Në Kroaci, Bosnjë, ngado në ato vende.
Sot është dita e jonë, dita e dasmës sonë
të vdesim të dy, ti me dadën tënde.

Mu largoni shokë, m'i lini bombat mua!
Më lini me Fehmiun, plumba kam unë plot
Largohuni që të gjithë!!! Unë jam komandantja!!!
Nuk e bëmë dot dasmën, dasma jonë është sot!


Përzgjodhi:Flori Bruqi

Antiturqizmi, maskë e antishqiptarizmit të serbo-rusofilisë




PRO ET CONTRA




                           Abdi BALETA 

Tani vemi re fare mirë se është përsëri acari rus që vërshon drejt Ballkanit si në kohën e luftrave kundër Perandorisë Osmane që të ngrijë edhe një herë zgjidhjen e çështjes së Kosovës, të çështjes kombëtare shqiptare në tërësi. Këtë ka bërë Rusia Cariste në kohën kur ishin krijuar Pashallëqet e Mëdha shqiptare dhe shqiptarët ishin më afër krijimit të shtetit të tyre, para shteteve serbe e greke në Ballkan.


Këtë ngrirje solli Rusia për çështjen shqiptare edhe në kohën e "Kongresit të Berlinit", kur duhej njohur kombi shqiptar në Europë dhe duheshin bashkuar në një të katër vilajetet shqiptare, në rrethanat e dobësimit të Perandorisë Osmane. Të njëjtën gjë bëri Rusia kur duhej njohur shteti i pavarur kombëtar shqiptar në vitet 1912- 13, kur duhej zbatuar parimi i vetëvendosjes së popujve edhe për shqiptarët në Ballkan pas LDB. Të njëjtën gjë kërkon të bëjë edhe së fundmi, në kohën kur duhet njohur pavarësia e shtetit sovran shqiptar të Kosovës. Më 9, 10 dhe 11 Janar 2008 në gazetën "Republika" është botuar studimi i Pr. Eshref Ymerit mbi politikat e veprimtarinë e tërbuar armiqsore shumëshekullore të armikes së betuar të shqiptarëve, Rusisë. Analiza që bëhet në këtë studim i jep lexuesit e opinionit publik shqiptar(madje dhe politikanëve e intelektualëve që dëshirojnë) një udhërrëfyes publicistik për të kuptuar edhe më mirë materialin e gjërë faktik që përmban libri i Shaqir Vukajt "Kosova dhe Rusia". Kurse shkrime si ai i Engjël Koliqit, ai i Gjetë Kolës dhe i disa të tjerëve janë në frymë e kahje krejt të kundërt, shkojnë në vazhdën e rrymës që njihet prej kohësh si serbo-rusofile.
Këta shkrime duken të ndikuar nga demagogjia e Beogradit dhe e Moskës, posaçërisht nga intervista e ambasadorit të Rusisë në Tiranë, zotëri Prishepovit, botuar në gazetën "Shqip" më 23 Dhjetor 2006, në të cilën jepej si verdikt i prerë se nuk mund të ketë zgjidhje tjetër për Kosovën veç asaj që do të pëlqejë edhe Beogradi dhe çështja e Kosovës nuk duhet lidhur me marrëdhëniet e Rusisë e të Shqipërisë, pasi këto marrëdhënie duhet të vështrohen vetëm në prizmin e "miqësisë së popujve".

Nuk ka si të mos bjerë në sy për keq kur dhe autorë shumë të pranishëm në botimet e në publicistikën shqiptare, me studime e shkrime që shpesh kanë mjaft peshë, si Pr. Hulusi Hako, që shpalos dhe mendime për patriotizmin që duhet të kenë shqiptarët, pikërisht në këtë kohë e gjen me vend të derdhë nostalgjitë e tij për kohën e shkuar si student në Rusi, madje të kapërcejë masën duke shpërfaqur e reklamuar me krenari rusofilinë e tij. Në pjesën e serialit nostalgjik "Ditari i Moskës" (të cilën autori e përmend dhe me termat "Moska ime") të botuar më 13 Dhjetor 2007 në "Telegraf" autori ka shkruan: "U mbushën plot 50 vjet që kur jam ndarë nga Moska! Nostalgjia veçse është shtuar... kujtimet e atyre viteve nuk janë thjesht një moment përjetimesh turistike... por u bënë vizioni më dimensional për të qenë i dobishëm për Atdheun tim". Nuk do t'i jepja vetes të drejtën të shprehesha për këto ndjesi të autorit, po të mbeteshin ato thjesht vetanake të Antiturqizmi, Te tij, edhe pse unë si ish-student në Rusi, në Moskë, në Institutin e Marrëdhënieve Ndërkombëtare ( Diplomacisë) nuk kam përjetuar kurrë ndjesi të ngjashme dhe nuk kam asnjë nostalgji për ato dy vitet që kalova atje midis rusëve, ndonëse kam kujtime të mira nga shkolla, nga bashkëstudentët. Por autori i "Ditarit të Moskës" ka shkuar më tej, ka hyrë në terren me interes publik, ku na takon të gjithëve të ngulim belin e lopatën për të shkulur barërat e këqija dhe për të kultivuar bimësi shqiptare; ka hyrë në terrenin e vlerësimit politiko-diplomatik të marrëdhënieve shqiptaro-ruse, madje me një qasje që përputhet shumë me intervistën e para një viti të ambasadorit rus në Tiranë.

Unë kam reaguar ndaj asaj interviste të ambasadorit rus nëpërmjet një "kartoline të hapur" për vitin e ri, sepse dhe intervista ishte si një mesazh drejtuar shqiptarëve në vigjilje të vitit të ri 2007. Shkrimi "S novim godom-gëzuar vitin e ri" është botuar në "Rimëkëmbja" më 26 Dhjetor 2006. Në mënyrë të veçantë theksoja së është e natyrshme dhe e domosdoshme për shqiptarët (pavarësisht si mendojnë e veprojnë pushtetarët e tyre) që në vartësi të qëndrimit të Rusisë për çështjen e Kosovës shqiptarët të ndërtojnë marrëdhënieve ruso-shqiptare. Këto marrëdhënie duhen parë siç janë në realitet, si marrëdhënie midis shteteve e qeverive dhe jo sipas tezës së rreme demagogjike sovjeto-komuniste për "miqësinë e popujve", që na e kishin trumbetuar deri në mërzi në vitet e shkollimit në Moskë dhe që në fakt asnjëherë nuk ka gjetur zbatim konkret për shqiptarët, kur bënin miqësira të mëdha me jugosllavët, rusët, kinezët, apo kur themi të njëjtën gjë me grekët tani. Mund të themi se vetëm marrëdhëniet me Turqinë kanë në bazë të tyre edhe miqësi popujsh. Por disa janë të prirur t'i trajtojnë si armiqësore pikërisht këto marrëdhënie.

Prof. Hako ka shkruar: "Kanë hyrë në pasurinë time edhe rusofonia edhe rusofilia". Kuptohet se rusofonia ka hyrë në pasurinë e të gjithë shqiptarëve që kanë studiuar në Rusi, apo që mësuan gjuhën ruse në Shqipëri. Kurse me rusofilinë puna qëndron krejt ndryshe. Ajo nuk duhet të hyjë tek asnjë shqiptar, qoftë dhe tek ata që kanë studiuar në Rusi dhe nuk nxjerrin dot nga vetja nostalgjitë për atë vend. Rusofonia dhe rusofilia janë e duhen trajtuar si dy gjëra të ndryshme.

Rusofonia është thjesht fakt jete. Rusofilia është ndjesi, madje politikë e mirëfilltë e vetëdijshme. "Filitë politike" kanë implikime politike për individin dhe shoqërinë e vendin që i përket individi. Këtë e di dhe profesori që ka shkruar "Ditarin e Moskës" me nostalgji, sepse është munduar që ta përligjë rusofilinë e tij me një argument të shpëlarë fund e krye demagogjik : "Se Putinët venë e shkojnë, pavarësinë e Kosovës shqiptarët do ta gëzojnë, por dashurinë e veçantë të popullit rus për ne, edhe ndihmesat as i harrojmë , as i ngatërrojmë me putinarinë e llavrovshmërinë! Se tek logjika e hekurt e jetës, drejtësia dhe dashuria e popujve dhe e njerëzve të thjeshtë në fund të fundit do të thyejnë turinjt gjithë politikat e vogla dashakeqe në qoftë se njerëzimi do të hyjë vërtetë në erën e demokracisë".
Ndaj mendimeve të tilla nuk mund të qëndroja pa reaguar për dy arsye: 1-Për arsyen e përmendur më lart se jam bërë palë, qysh në Dhjetor të vitit 2006, në debatin se a mund dhe a duhet të vështrohen marrëdhëniet shqiptaro-ruse sëpari e kryesisht nga këndvështrimi i "miqësisë së popujve"

2- Për arsyen parimore e politike se nuk pajtohem dot me prirjet që midis shqiptarëve të kultivohet rusofili në kohën kur Rusia dhe rusët po bëjnë një veprimtari tejet armiqësore ndaj shqiptarëve ( siç e kanë vërtetuar kohët fundit edhe Shaqir Vukaj me libër prej qindra faqesh dhe Eshref Ymeri më një shkrim të kondensuar publicistik).
Mund të shtoj dhe një shkas të tretë për këtë reagim: zotëri Hako si Kryetar i Shoqatës Atdhetare për Identitet dhe Bashkim Kombëtar ka marrë fjalën përshëndetëse dhe ka përgëzuar "manifestimin madhështor... Vlora Heroike valëvit flamurin e Pavarësisë së Kosovës", ku ndër të tjera,(sipas gazetës "Ndryshe" të datës 13 Dhjetor 2007) ka thënë: "Ka ardhur koha të rimarrim atë që na përket, zemrën e shpirtin tonë Kosovën, sepse ndryshe trupi nuk ka jetë. Europa është e jona dhe ne jemi Europa". Kjo është thënie e bukur. Por nuk kemi si të mos vëmë re një kontradiktë të madhe ideore dhe politike. Rusia, jo vetëm politikanët , por edhe opinioni publik rus janë kundër bashkimit të shqiptarëve. Kurse zotëri Hako pretendon se identiteti shqiptar dhe bashkimi kombëtar shqiptar mund t'u bëkan duke kultivuar, ushqyer e reklamuar rusofilinë midis shqiptarëve.
Kjo nuk shkon, ose njëra, ose tjetra. Rusofilia nuk të ndihmon të ruash identitetin e të bësh bashkimin kombëtar shqiptar, por të tërheq drejt një qëndrimi kobtar për këtë identitet e këtë bashkim. Kush të dojë le ta besojë, kush të dojë të mos besojë, por unë kam bindjen se faktet që i kemi ditur dhe ato që kanë renditur tani vonë Vukaj dhe Ymeri këtë na mësojnë. Ai arsyetimi se Putinët e Llavrovët vinë e shkojnë që e ka bërë Hako si argumentin kryesor për të besuar tek miqësia e popujve shqiptaro-ruse nuk pi ujë fare, sepse kjo miqësi nuk ka ekzistuar ndonjë herë dhe as që mund të krijohet përderisa gjithë sunduesit, politikanët, qeveritarët, intelektualët e Rusisë në opinionin publik, tek njerëzit e thjeshtë rusë, kanë përçuar e përçojnë vetëm shovinizëm, përbuzje, mllefe e urrejtje për shqiptarët. Është e vërtetë se Jelcinët, Putinët, Ivanovët, Llavrovët, Medvedievët do të shkojnë e të vinë në Rusi, siç kanë ardhur e kanë shkuar në shekuj carë, bojarë, gjeneralë, admiralë, hierarkë komunistë.

Por këtu qëndron dhe keqja më e madhe se gjithmonë, të paktën gjatë 3 shekujve të fundit, në drejtimin e Rusisë e të rusve kanë ardhur pa anjë përjashtim komandues e drejtues që ndaj shqiptarëve kanë treguar vetëm armiqësi. Kështu ka ndodhur edhe kur Carë të Rusisë ishin burra, edhe kur ishin gra; edhe kur në krye të Rusisë ishte një careshë gjermane (Jekaterina II) edhe kur padron i Kremlinit bëhej një gjeorgjian (Josif Stalini); edhe kur ministri i jashtëm quhej Sazonov, Litvinov, Molotov edhe kur quhej Shevarnaxe (gjeorgjian); edhe kur poste të tjera me rëndësi i mbanin rusë, edhe kur titullarët e ndihmësit kryesorë ishin çifutë, armenë, gjeorgjianë, polakë, balltikas, dikur më herët dhe ndonjë arvanitas nga Greqia (Kapodistria). Ajo "miqësia e popujve" që do të frymëzoka një ditë rusët ndaj shqiptarëve do të vijë për "Bajramin rus" (kalendat greke) që e përmend Eshref Ymeri dhe që vetë Hulusi Hako e ka bërë me një ekuivalent kushtëzues shqiptar "në qoftë se njerëzimi do të hyjë në rrugën e demokracisë". Kurse populli e ka thënë me kohë më thjeshtë "prit gomar të mbijë bar", që duhet kuptuar në këtë rast "prit shqiptar sa të ngrenë rusët kopshtin e miqësisë për ty".

Po ç'e do se rusët vazhdojnë të edukohen më shumë me Tolstoin, i cilingushëllimin e heroit të tij të dhëmbshur, Vronskit (në romanin Ana Karenina), e ka lidhur me nisjen e tij "heroike" për të ndihmuar serbët në luftën kundër osmanëve.

Shumë rusë në vitin 1999, siç dëshmon Shaqir Vukaj, ndiqnin shembullin e Vronskit, regjistroheshin vullnetarë për të masakruar bashkë me serbët shqiptarët në Kosovë. Është mirë që "Vlora heroike e ka valëvitur flamurin e pavarësisë së Kosvës" në dhjetor 2007, se kështu bëhet një hap për të shlyer kujtimet e këqija që na kanë mbetur nga tundja e tre gishtave serbçe në Sheshin e Flamurit në Vlorë në pranverën e vitit 1997, kur serbët kishin nisur valën e madhe të gjenocidit në Kosovën.

Do të bënin mirë edhe nostalgjikët për Rusinë që ta flaknin rusofilinë dhe të mbeteshin tek shqiptarizmi. Do të bënin mirë t'u largoheshin marrëzisë ata shqiptarë që pa pushim mallkojnë e fajsojnë Perandorinë Osmane për gjithë vështirësitë që provojnë shqiptarët brenda trojeve e shoqërive të tyre dhe në marrëdhëiet ndërkombëtare edhe 100 vjet pas shpërbërjes së saj. Me (a) logjikën e tyre të çuditëshme njerëz të tillë ka të ngjarë të fajsojnë ndonjë ditë Sulltanin edhe për aksidentet e rëndë që ndodhin në furrnaltat e shfrytëzuara nga kompania turke "Kurum" në kombinatin metalurgjik kinezo-shqiptar në Elbasan.

Antiturqizmi sado të mbështetet me propagandë nuk maskon dot armiqësinë serbo-ruse ndaj shqiptarëve, as e përligj rusofilinë e serbofilinë midis shqiptarëve. Cilatdo të kenë qenë marrëdhëniet shqiptaro-osmane në kohën e Perandorisë 600-vjeçare të Sulltanëve, Turqia e re, që nisi jetën si shtet kombëtar në vitet 1920, doli si mike e madhe e shqiptarëve dhe e Shqipërisë. Duan apo nuk duan disa shqiptarë të trullosur nga antiosmanizmi e antimyslimanizmi, Turqia e re dhe kombi i sotëm turk e kanë dëshmuar veten si miqtë më të sinqertë të shqiptarëve gjatë gjithë kohës. Edhe sot Turqia është i vetmi vend që dyert i saj i mban të hapura me dashamiërsi për shqiptarët, i vetmi vend ku po të thuash se je shqiptar (arnaut) rrethohesh menjëherë me kujdes e dashuri, i vetmi shtet që nuk mendon si të izolojë shqiptarët e zakonshëm në botë. Dhe pikërisht me këtë vend duan t'i armiqësojnë shqiptarët njerëzit që u japin "këshilla Djalli" në shkrime si ai mbi "borxhet historike të Turqisë ndaj Kosovës". Pikërisht këtij shteti e kombi i dërgojnë herë pas here mesazhe provokuese disa shqiptarë që duan të njollosin në sytë e turqëve gjithë shqiptarët e tjerë si "mosmirënjohës" ndaj mikut, që të kënaqen hasmit e shqiptarëve. 


********************************
QEVERIA E TURQISE KERKON RISHKIMIN E MARRDHËNIEVE HISTORIKE ME SHQIPTARET
Sapo ka përfunduar një vizitë në Turqinë mike të popullit shqiptar dhe në veçanti e Kosovës, ministri i arsimit i qeverisë së Kosovës së Pavarur,
z. Enver Hoxhaj i cili u prit me nderime të veçanta nga zyrtarë të lartë të qeverisë turke që ishin përfaqësues të një shteti që e mbështeti pa rezerva Kosovën në rrugën drejt Pavarësisë dhe ishte pikërisht shteti turk që e njohu i pari Kosovën e Pavarur. Por, ministri kosovar, Hoxhaj, u gjend papritur përballë një kërkese tashmë të njohur të qeverisë turke e cila kërkon të rishikojë historinë e mardhënjeve të shqiptarve me Perëndorinë Osmane nën dritën e së vërtetës, sepse shqiptarët, permes asaj që mësojnë në tekstet e historisë në shkolla dhe në hapësira të tjera arsimore– studimore, kanë kr?uar një ide jo të saktë për këto mardhënje .
Arsyeja ka qenë se populli shqiptar, në të dy anët e kufirit të t?, ka rënë pre e një historie që ka pasë frymë të theksuas sllavo ortodokse e cila i ka paragjykuar këto mardhënje duke e penalizuar Perëndorinë Osmane si shkaktare e prapanbetjes së shqiptarve gjatë shekujve të fundit . Ministrit të Arsimit të Kosovës iu kërkua që tekstet shkollore në Kosove të rishikohen , sepse nxënesve kosovarë u mësohet se populli turk ka qenë popull pushtues gjë, sipas pales turke, nuk është e vërtetë.
Qeveria turke i përcolli ministrit kosovar mesazhin sipas të cilit, qeveria turke nuk është dakort me përmbajtjen e teksteve të historisë që trajtojnë mardhënjete shqiptarve me Perëndorinë Osmane. Për qeverinë turke, Perëndoria Osmane nuk ka qënë pushtuese, por ajo ka investuar fuqishëm në rajonin e Ballkaninit, duke lënë të nënkuptohet se për fatin e Ballkanit nuk mund të vendose askush jashtë interesave të Turqisë.
Qeveria turke i kujtoi ministrit Hoxhaj se e vërteta e historisë së mardhënjeve të Perëndorisë Osmane me shqiptarët është në arkivat turke nga ku edhe duhen bërë studimet nga historianët dhe të tjerë që janë të interesuar për zbardhjen me vërtetësi të këtyre mardhënjeve.
Duket se Turqinë e shqetëson vazhdimisht çështja në fjalë, sepse në takimet dhe axhentat e politikanëve shqiptarë të të gjitha rangjeve me politikanët turq korespondues, këta të fundit u kanë përcjellëkolegve të tyre shqiptarë shqetësimin e Turqisë për shtrembërimin e historisë së mardhënjeve të shqiptarve me Perëndorinë Osmane, .kujtojmë vizitën e fundit të kryeministrit turk, Taip Rexhep Erdogan , cili i kërkoi qeverisë shqiptare që të rishikojë këto mardhënje dhe në veçanti historinë që u mësohet shqiptarve për figurën e Skenderbeut, e cila nuk është e vërtetë ne atë linjë që e mësojnë shqiptarët sot.
Duke i bërë jehonë trysnisë së qeverisë turke për t,u mësuar të vërtetën për historikun e këtyre mardhënjeve , ishdrejtorii arkivave shqiptare , Shaban Sinani, bëri një deklaratë mediatike, ku theksoi se nuk është e vërtetë që shqiptarët kanë luftuar gjithmonë me turqit, por ka pasë periudha të gjata qetësie, kur ata kanë jetuar pranë njëri tjetrit dhe kanë bashkëqeverisur fatine Shqipërisë në vitet , kur shqiptarët kanë jetuar në Perëndorinë Osmane.
Mendojmë se flamurin, në mënjanimin e miqësisë dhe të lidhjeve të fuqishme të shqiptarve me Perëndorinë Osmane , e mbajnë mediat shqiptare që vuajnë nga një turkofobi e theksuare cila lidhet me botuesit e tyre dhe financuesit e tyre që duket se janë në një linjë politike me ato të cilët duan ta largojnë Shqipërinë nga miqtë e vërtetë dhe ta lidhin pas qerres së atyre që historikisht kanë qenë në opozië me përpjekjet e shqiptarve për të shikuar përpara dhe për të ecë përpara. Ne një cikël shkrimesh të botuara në gazetën ‘’Republika’’ për këtë tematikë, në muajin janar 2008 , ish-diplomati shqiptar dhe analisti i njohur, Abdi Baleta , do të jape një divizë të cilën duhet ta kënë të qartë të gjithë ata që studjojnë historinë e Shqipërisë dhe janë të interesuar për ta paraqitë atë sa më saktë . Sipas Abdi Baletës , Antiturqizmi është Antishqiptarizëm.
Medatën 26 mars 2008, në Shqipëri bëri një vizitë kryeministri i Turqisë, z.Taip Rexhep Erdogan që shoqërohej edhe nga ministri i arsimit i cili nënshkroi një marrveshtje me homologun e t?, Pollo ku parashikohet që të rishikohen mardhanjet e shqiptarve me Perëndorinë Osmane, sepse këtu bëhet fjalë, jo për të ulur tensionet në Ballkan midis popujve sipas udhëzimeve të BE,por për të korigjuar gabimet që i janë bërë trajtimit të Perëndorisë Osmanenga historiografia shqiptare që ishte e manipoluar nga qarqe sllave dhe ortodokse të cilët kishin instalua rnë Shqipëri historiane që nuk kishin identitet shqiptar dhe që për fatin e keq të shqiptarve shkruanin historinë e Shqipërisë.
Le të shpresojmë që politika shqiptare ta mare serjozisht mesazhin që solli kryemintri i Turqisë dhe të reflektojë, duke u distancuar nga ruminishencat e turkofobisë të cilave nuk u ka shpëtuar, as politika shqiptare, që përfaqëson magjorancën parlamentare dhe as politika e opozitës parlamentare, sepse po vazhdoi t,i serviret brezit të ri një histori që është e montuar mbi jo të vërteta, prapa të cilave qëndron një prapav?ë politike antishqiptare, atëherë brezi i ri, që dotë v?ë pas, t’i akuzojë me të drejtë historianët e sotëm se ato me fatin e Shqipërisë i paten lidhur disa fije të holla peri, kurse me armiqtë e Shqipërisë i paten lidhur zingjirë të hekurt , falë të cilëve këta historianë po përpiqen të lënë pas për shqiptarët një histori të helmuar dhe jo të vërtetë.
Selim Gokaj

Nga Flori Bruqi : Në kthinat e hetuesisë në burgjet serbe,vdisnin patriotët

Ç’linin mangut hetuesit, e plotësonin gardianët


 Skeda:RexhaNuhiu.jpg


 



Rexhep Mala

Zemra e cila këndonte në zë edhe në brendinë e saj nuk mundi kush me ia ndalur dëshirën për të kënduar...Edhe në qeli kur isha, rrëfente Rexhep Mala "nuk kishte ditë që nuk këndoja edhe pse ishte rreptësisht e ndaluar, posa ndëgjonin zërin gardianët e burgut , vinin dhe më ndërprisnin por nuk mungonin as ndëshkimet nga gjakpirësit e ndytë, ata posa u largonin unë sërish filloja me zë të ultë e dalëngadalë më buronte një energji dhe e ngrisja zërin aq lartë , kujt’ i këndoja vall..?, popullit tim, heronjëve , dëshmorëve të rënë për Liri, qëndresës heroike të vëllezërve e motrave të mia shqiptarë".
Skeda:Rexha.jpg
Rexhep Mala, atdhetar, simbol i qëndresës kombtare shqiptare, hero i kombit nga Hogoshti, Komuna e Dardanës lindi me 26 mars 1951 nga e ëma Fahrije dhe i ati Mehmeti familje me kushte mesatare ekonomike por me një traditë shumë të pasur atdhedashëse e patriotike. Shkollën fillore dhe tetëvjeçaren në tërësi Rexhep Mala e kreu në Hogosht, më pastaj meqë i ati Mehmeti shpërngulet në Gjilan, Rexhep Mala e vazhdoi gjimnazin në Gjilan.



Si nxënës i vitit të III-të ishte ndër organizatorët e parë në organizimin e demonstratave të 1968-tës.

Në vitin shkollor 1969/1970 Rexhep Malajn e përjashtojnë nga shkolla me çrast Ai gjimnazin e vazhdoi në Preshevë ku edhe e kreu me sukses.

Në vitin shkollor 1970/71 me knaqësi të veçantë ushtroi detyrën si mësimdhënës në fshatin Marec të Prishtinës, mirëpo i etur për dituri dhe për të studiuar, ndërpreu punën dhe u regjistrua në fakultetin Ekonomik në Prishtinë, me plot sukses kryen vitin e parë të studimeve, ishte edhe në ilegalitet dhe pas një ndërprerjeje kaloi në Shqipëri nga edhe kthehet shumë shpejt me bindjen se duhet vepruar nga afër, rrugetimi, shkuarja-ardhja e tij në Shqipëri i kushton me burg që ndëshkohet nga Gjykata për kundërvajtje e Gjilanit, e burgosën plot 28 ditë, del nga burgu për të kaluar një kohë jasht shtetit të jugosllavisë (Francë, Gjermani, Itali dhe në Zvicër) të cilin Rexhep Mala s’e njohu kurr si shtet.
Heronjtë e popullit : Nuhi Berisha - Rexhep Mala

Denimi me 9-të vite burg

Rexhepi kudo që ishte, kado që shkonte dhe me këdo që ishte në shoqëri, kishte vetëm idealin e tij për një Kosovë të lirë dhe të pavarur por ishte në përndjekje nga barbarët hap pas hapi, me çrast si pjesëtar i Levizjes Nacional Çlirimtare ( LNÇ ) pikërisht ne vitin 1974 së bashku me Adem Demaçi -n (Grupi i Adem Demaçit) e shumë anëtarë të tjerë arrestohet dhe pas 9 muaj hetimesh denohet me 9 vite burgim të rëndë.

Në dosjet e SPB-së të Kosovës cekët kjartë se Rexhep Mala ishte ndër të burgosurit më të pathyer i cili më së gjati kishte mbajtur grevë urie, megjithëkëtë Ai arrin që edhe pse në kushte të vështira të shkruaj ditarin nga burgu “Kujtime nga Burgu” ku paraqet jetën shumë të vështirë dhe torturat më çnjrëzore mesjetare të UDB-së që kishin përdorur e ushtruar kundër tij.

Ndonëse ishte i papërkulur me qëndrimet e tij prej atdhetari, Rexhën e shetisin nëpër shumë burgje të ish jugosllavisë fashiste si në Prishtinë, Mitrovicë, Zenicë, Shtip, Idrizovë, Prizren, Foçë e në Mostar.
Më 23 maj 1983 pas 8 vitesh vuajtje e malltretimesh lirohet nga dyert plot egërsi dhe vuajtje të pashlyera ngase pjesën më të madhe të denimit e kishte kaluar i vetëm nëpër qeli të burgjeve të sipërpërmendura të cilat nuk arritën dot ta thyejnë apo të detyrojnë të jetë i urtë për pushtetin komunist që nuk e njohu kurrë në jetën e tij.

Hoteli Kristal - Sheshi "Rexhep Mala e Nuhi Berisha" Qendra e qytetit ne Gjilan - Kosova
                                          Foto  nga  Mr.sci.Xhelil Neziri

Flaka e Janarit 1984

Doli nga ato dyer të ndyta dhe e gjen atdheun, Kosovën po aty ku e kishte lënë më parë, pas 8 vitesh Rexhep Mala nuk kishte dëshmi se diçka kishte ndërruar, jo… sërish të robëruar me çrast atë jetë me atë robëri Rexha s’e deshti kurrë dhe me plot energji futet sërish në rrugën drejt realizimit të synimeve dhe idealit të tij, gjen shokun e idealit Nuhi Berisha dhe futen prap në ilegalitet. Ndonëse në çdo hap i përcjellur, UDB-ja u bie në gjurmë por trimat lidhën besa-besën për t’mos u ra në dorë të gjallë gjelatëve. Në lagjen e trimave të Prishtinës , në një luftë të pabarabartë por me këngë dhe refale armësh me 11 dhe 12 janar 1984 ranë heroikisht për t’mos vdekur kurrë.

Rexhep Mala e Nuhi Berisha shquhen ndër figurat më të ndritura të qëndresës dhe sakrificës sonë kombëtare. Sot për veprën patriotike të Rexhep Malës me plot krenari flasin bashkëpunëtorët, bashkëluftëtarët, bashkëfshatarët dhe mbarë Kosova ndonëse emrin e Rexhep Malës e shohim në çdo flamur me shqiponjën dykrenare, e hasim në shumë rrugë të cilat me nderë e krenari mbajnë emrin e tij , e hasim në shumë sheshe e vatra edukativo-arsimore, kazerma e qytetit në Gjilan me krenari mban emrin e bërthamës së UÇK Rexhep Mala e Nuhi Berisha.


Më 11 janar të vitit 2008 në Bibliotekën Kombëtare Universitare në Prishtinë u promovua monografia “Rexhep Mala - Anteu i Lëvizjes Ilegale” , e autorit Selatin Novosella.

*****************
perm.rexhep malaj nuhi berisha



 http://whatiexpect.in/index.php?option=com_video&Itemid=148&video=S2YWfTfYrFY


Kujtime nga burgu


Rashë në sy që nga bankat e shkollës fillore si liridashës, sepse e doja popullin tim, historinë e tij të lavdishme, sepse e doja Kosovën time dhe simpatizoja me gjithë shpirt Shqipërinë. Dhe, mjaftoi kjo që të më fusnin në burg. ”Më mirë ta kemi nën dry sesa të jetë nën vëzhgim tonë pë gjatë gjithë kohës”, kështu sigurisht funksiononte logjika e sëmurë e UDB-së. Tani e ndjë për detyrë që ta njoftoj opinionin e vendit dhe atë botëror mbi arrestimin tim, torturat çnjerëzore që janë kryer mbi mua me muaj të tërë, gjykimin dhe vuajtjen e dënimit. Po përpiqem që me aftësitë e mia modeste t`i përshkruaj të gjitha ndjesitë e mia. Bindja e plotë dhe besimi i patundur se e vërteta dhe drejtësia herët apo vonë do të triumfojnë, si shumë të burgosur të tjerë politikë shqiptarë edhe mua më bënë më të fortë, më të qëndrueshëm, më të papërkulur, para presionit të policisë fashiste jugosllave dhe vështirësive të shumta që më përcollën në burgje. Nuk jam as i pari dhe as i fundit që u dënova pa asnjë faj. Për ne shqiptarët në Jugosllavi kjo është gjë e rëndomtë. Prandaj, edhe pse në burg, dhe në kushte shumë të vështira, i përcjellë hap pas hapi nga gardianët e burgjeve, për fatin dhe përjetimet e mia si dhe të shumë të burgosurve të tjerë politikë shqiptarë në Jugosllavi, duke ngritur edhe në këto kushte zërin e protestës kundër këtij terrori e gjenocidi që po ushtrojnë fashistët e Beogradit kundër popullit tonë.

Arrestimi

Ishte dimër i ftohtë, kur një mëngjes herët, policët, si lukuni ujqish, kishin rrethuar shtëpinë time. Ishin të armatosur me pushkë e automatikë. Kishin zënë pozicione luftarake, të gatshëm për të shtënë në ne, në lëvizjen më të vogël. Që të gjithë qemë në gjumë, kur pa pritur filluan të kërcasin në dyerë, u mëshonin sa mundnin atyre me duar dhe me shqelma. Nuk prisnin as të vishemi. Posa u çelën dyert, u vërsulën si bisha të çartura dhe me armë të gatshme na shpërndanë nëpër dhoma. Filloi një bastisje sa rrënuese aq edhe e poshtër. Ishin shumë dhe nuk mund t’i përcillnim se mos na vidhnin gjë edhe pse ishim të varfër. Rrotulluan dhe përmbysën çdo gjë që patën përpara. Çirreshin si egërsira të uritura. Donin të fusnin tmerr e panik te njerëzit e shtëpisë, por dështuan sepse anëtarët e familjes sime e morën këtë si gjë të rëndomtë. Familja ishte mësuar me arrestime që nga gjyshi e stërgjyshi. Për ne nuk ishte hera e parë të arrestohej një anëtar i familjes. Udbashët me vegla e aparate gjurmonin, si qentë edhe në shportën e bërllogut se mos gjenin gjë. Pas disa orësh rrotullimi e përmbysjeje, si duket, e panë se po lodhen kot, prandaj m’i vunë kllapat që në dhomë. Njerëzit e shtëpisë më përcollën me grushtin lart. Tamam si përcillet luftëtari i lirisë për në luftë. Paj, edhe unë në luftë shkoja, në luftë me bisha që kanë pamje njeriu. Më futën në një makinë të policisë, para dhe prapa së cilës kishte makina tjera përplot policë të armatosur.

Paraloja

Para dyerve të UDB-së më nxorën nga makina dhe të rrethuar nga të gjitha anët më futën brenda. Më çuan në një zyrë, mu aty ku do t’i zhvillonin hetimet ndaj meje. Aty më bënë një bastisje detale: më zhveshën lakuriq, të poshtrit ! Thuajse nuk më kishin bastisur kur m’i vunë kllapat në shtëpi. Tërë ditën më mbajtën në atë dhomë. Gjer në orët e vona të natës. Askush s’më pyeste gjë. Një polic filloi ta luante rolin e njeriut të mirë duke më këshilluar : “Trego çfarë të dish dhe puna do të mbarojë me kaq, sepse këta do të të rrahin dhe do të të torturojnë. Mos e shkatërro shëndetin se je i ri. Nëse m’i thua mua të gjitha ato që i di, unë do të lëshoj që sonte të shkosh në shtëpi...” I thashë se nuk dija sgjë, madje as për çka më kishin arrestuar. Ai nuk më ngacmoi më. Një polic, që të nesërmen do të mësoja se ishte hetuesi im kryesor, kur hyri brenda më pyeti: “Ti je Kushtrim Guri, a” ? Po, i thashë. Duke u zgërdhirë si qen më tha:”Nëna në shtëpi e bënë miellin bukë, e ne atë bukë e bëjmë miell ! Mbaje mend këtë !” Qeshi me fjalët e veta si i marrë dhe iku. M’u kujtuan fytyrat e Gestapos hitleriane që kisha parë në filma. Kurrë farë dallimi nuk kishin prej tyre kriminelët e UDB-së. Siç mësova më vonë, ky ishte gjakpirësi A.S. kaq biseduan me mua ditën e parë. Policët ndërroheshin vazhdimisht, gjersa më në fund, rreth orës 23, më dërguan në burg.

Në burg

U kryen formalitetet rreth pranimit tim dhe nëpër korridorin e ngushtë të burgut më dërguan në birucë, siç i thonë ndryshe qelisë. Aty s’kishte asgjë tjetër veç një teneqeje me ujë dhe një qypi që quhej ‘kibëll’ e që shërbente në vend të një WC-je. Gardiani më çoi në qoshe të korridorit, ku ishin dy dyshekë të vegjël të shqyer e të ndyrë sa s’bëhet. Vetëm emri dyshek u kishte mbetur. Ishin edhe të përgjakur, sigurisht nga ndonjë i burgosur i torturuar. Kishte edhe dy batanie të grisura, të pluhurosura dhe të fëlliqura. Edhe këto ishin të gjakosura. ”Merri !”- urdhëroi gardiani. Ç’t’i bësh, me duhej t’i merrja. Në atë dimër të madh më mirë me to se pa hiç gjë. Posa hyra brenda në qeli u përplas dera pas meje, ndërsa shuli kërciti me kërcëllimë. -Kështu kërcitkan shulat e dyerve të burgjeve jugosllave ! -mendova me vete. Më duhej të mësohesha edhe me këtë, që tani e tutje për shumë vjet do të ishte pjesë e jetës sime.
Policia jugosllave, si çdo polici fashiste e antipopullore, ndjek e persekuton çdo patriot e revolucionar. Nga pamundësia për t’i zbuluar atdhetarët që luftojnë e veprojnë natë e ditë, kudo në Kosovë, UDB-ja arreston njerëz të pafajshëm liridashës, i torturon me metodat më shtazarake për t’i detyruar që t’i pranojë gjërat, të cilat as në ëndërr s’i kishin parë, e pastaj i hedh në gjyq dhe u shqipton atyre dënime të rënda. Ndiqen sidomos simpatizantët e Lëvizjes, nga frika se sot apo nesër mund të inkuadrohen aktivisht në të. Dikush mund të pyes se si policia mund t’i dijë simpatizantët e Lëvizjes. Fare thjesht. Serbomëdhenjtë janë të vetëdijshëm se populli ynë është i ndërgjegjshëm për gjendjen ku e ka katandisur politika e tyre fashiste. Populli shqiptar është i pakënaqur me pozitën e tij prej popullit të shtypur në Jugosllavi. Ai në këto kushte nuk sheh tjetër rrugë veç asaj të qëndresës, nëpërmjet së cilës duhet t’i realizojë aspiratat e veta historike. Prandaj s’është e vështirë të gjesh bazën e dyshimit serbomadh ndaj popullit tonë në përgjithësi. Kështu që nga bangat e shkollës fillore ndiqet dhe përcillet puna dhe sjelljet e çdo shqiptari në Jugosllavi. Pastaj mjafton që një pjesëtar i farefisit të ketë qenë në burg që edhe ti saora të figurosh në dosjen policore si kandidat potencial për ndjekje nga UDB-a jugosllave. Meqë bastisjet e shqiptarëve janë gjëra fare të rëndomta, mjaftojnë të gjejnë ndonjë libër të ndaluar, e këso këtu ka shumë…ndonjë broshurë, fletushkë apo gazetë ilegale, ku flitet për problemet jetike të popullit, ose ndonjë trakt apo afishe të shpërndarë nga Lëvizja, apo fotografi të nxjerra nga gazetat që kanë të bëjnë me Shqipërinë dhe të fusin në burg, të të torturojnë e mundojnë, që të tregosh atë që të ka dhënë apo që e ka shpërndarë dhe, bashkë më të të hedhin në gjyq dhe të dënojnë me vitet të tëra. Gjërat për të cilat njeriu në botën e civilizuar as që guxon të mirret në pyetje. Ndodhë kështu, sepse drejtësia dhe humanizmi ka kohë që e kanë humbur, veçanërisht ndaj shqipëtarëve, kuptimin e tyre në Jugosllavi.
Qelia ku më futën ishte e vogël sa s’bëhet, aq sa nuk mund t’i shtrija këmbët sa duhet. Tavani ishte i ulët, saqë kur ngrihesha e prekja edhe me dorë. Gjatësia e mureve nuk ishte e rregullt, sepse burgu ishte në formë rrethi. Tri të katërtat e rrethit ishin burg, ndërsa pjesa tjetër përbënte ndërtesën e UDB-së, një ndërtesë trikatëshe, mbi njëqind metra e gjatë. As lartësia e mureve të burgut nuk ishte e njëjtë, pasi që nuk kishte kulm, por një pllakë të pjerrtë plumbi e betoni. Dritarja ishte shumë e vogël. Nga jashtë kishte një xham tjetër të trashë e të errët, të larguar nga muri për 25-30 cm. Nga fundi i kësaj plase mund të shihja pakëz qiellin, por kurrë diellin. Kuptohet mes dy dritareve ishin grilat e hekurta. Me hekur e beton ishin edhe muret e tavani. Bënte ftohtë sa s’ka. Qelia kundërmonte erë qelbësire. Aty kishte buba të vogla dhe të mëdha aq shumë sa kurrë s’mund t’i zhdukje. U mbështolla disi me të dy batanijet, por të ftohtit më kishte hyrë në palcë. Edhe pse isha pa ngrënë dy ditë dhe bënte shumë ftohtë, lodhja bëri punën e saj dhe shpejt më zuri gjumi. Të nesërmen herët dëgjova një cingërimë të zgjatur zileje, që ishte shenjë për t’u zgjuar. Pak më vonë kërciti dryri i derës sime dhe rrapëllima e shulit. Me të bërtitura dhe ngërmime, një gardian më urdhëroi që dyshekët t’i paloja në qoshe, duke m’u ngërmuar se gjatë ditës është rreptësisht e ndaluar çdo ulje apo mbështetje në dyshek, ndërsa “çebet”, sipas rregullit, m’i qiti në korridor.
Nga 19 veprimtarë të përfshirë në Procesin gjyqësor të Prishtinës, në vitin 1975, drejtpërdrejt në shkrimin dhe shpërndarjen e trakteve dhe shkrimin e parullave antijugosllave, ishin të përfshirë vetëm Rexhep Mala dhe Ilmi Ramadani. Gjatë hetimeve të tmerrshme, as Rexhepi as Ilmiu, nuk do të pranojnë as edhe një fjalë të vetme me çka do të dënoheshin edhe 17 të arrestuarit e tjerë në krye me Adem Demaçin. Po ashtu, as gjatë procesit gjyqësor Rexhep Malaj nuk do të pranojë se i ka kryer aktivitetet për çka po gjykoheshin 19 veta. Në burgun e Idrizovës, në Maqedoni, në vitin 1977 e pyesin shokët Rexhep Malajn: “Pse Rexhep nuk e ke pranuar se ti dhe Ilmiu i keni kryer ato veprime dhe të liroheshin 17 të burgosurit e tjerë nga ky proces i montuar politik”. Rexhepi përgjigjet: “Kam qenë i bindur se si e pranova se unë dhe Ilmi Ramadani jemi kryes të veprave për të cilat dënoheshim, kurse 17 të tjerët nuk kanë të bëjnë asgjë me këto aktivitete, pra Adem Demaçi dhe shokët e tjerë, ata do të gjykoheshin patjetër. Por do të përfundojë Rexhepi, -sikur edhe gjysmën e Kosovës ta kishin burgosur dhe ta kishin qitur në bankën e zez, nuk do të kisha shkelur fjalën e dhënë për ruajtjen e sekretit”.
Pra gjatë ditës duhej të ulesha vetëm në dërrasat e kalbura të qelisë, që ishin të ftohta sa s’bëhet, pasi që nën to kishte beton. Dritarja nuk mbyllej sa duhej dhe binte nga veriu. Mund të merret me mend se ç’të ftohtë bënte. Në mur ishte e varur një letër. Ky ishte “rendi shtëpiak” i burgut, ku ishin edhe “të drejtat” që i takonin të burgosurit. Çfarë ironie ! Më vonë do të provoja me mijëra herë se ky ishte vetëm një formalitet cinik, sepse në praktikë i burgosuri nuk kishte kurrfarë të drejtash, sidomos i burgosuri politik, i cili ishte nën mbikëqyrjen e policisë politike, pa lejën e së cilës nuk i jepej as ujë. Pas pak ma sollën mëngjesin. Po çfarë mëngjesi se ! Vetëm ujë të nxehtë, të turbullt nga kafeja. S’kishte kurfarë shije, s’kishte as sheqer. E shijova, por u detyrova ta derdh në qyp kibëll. Bukë në mëngjes nuk jepnin. Vetëm në drekë të sillnin një gjysmë buke dhe ti haje kur të duash gjatë 24 orëve ! Pastaj më nxorën gjer te WC-ja. Duhej pastruar qypin dhe duhej marrë ujë për 24 orë. Aty kishte edhe lavabo ku mund të pastroheshin duart. Gjatë kohës, gjersa laja qypin dhe mbushja ujë, derën ma mbyllën me shul, sikur që mbyllej edhe qelia. Nuk vonoi dhe më morën e më çuan në UDB. Hetimet ndaj meje edhe formalisht filluan. Kisha dëgjuar se në UDB më parë fillojnë me lutjet dhe premtimet bashkë, me kërkesat për bashkëpunim, dhe vetëm pasi nuk do t’i arrijnë qëllimit do të fillojnë me kërcënimet dhe torturat. Prandaj rrija pak më shlirë. Mendoja q ët’i shoh se si i bëjnë këto paraloja para torturave. Por filloi krejtësisht ndryshe.

Fillojnë hetimet

Isha ulur në një karrige pranë derës. Në dhomë ishte një polic. Hyri hetuesi kryesor me dy-tre policë prapa. Meqë unë nuk ngrihesha në këmbë kur hynin dhe dilnin policët, nuk u ngrita as para këtyre. Hetuesi kryesor Asllan Sllamniku erdhi pranë meje dhe sikur të ishim miq më goditi lehtas me grusht në shpatullën e djathtë. Mendova : ç’bënë ky njeri kështu ? Mos don të bëhet thuajse shok i imi, por të menduarit ma ndali një shuplakë mbrapsht, ne e quajmë “magjupisht”. Ishte e rëndë që sytë xixa më nxorën. Meqë reagova në këtë të rënë, më mbërtheu për flokësh dhe, duke mos më lënë të ngrihesha nga karriga, filloi të më sjellë me dorën që e kishte të lirë. Ndërsa policët tjerë rrinin gati hyn bren. Nuk po çohesh në këmbë, kur po hyj unë brenda a ? Dije se këtu nuk je te shtëpia, por në UDB ! Duhet të ngrihesh në këmbë për çdo kë kur hyn brenda ! - më tha i poshtri dhe më urdhëroi të ulesha e të ngrihesha. Ia filluan pra, me kërcënime e me të rëna që unë të flisja nga frika, dhe ata të kryenin shpejt punë me mua:Ishin këto të rënat e para, sikur një racion para drekës së majme. Më vonë do të shihja se këto s’ishin asgjë nga ato që do të vinin më pas. Çdo pyetjeje i përgjigjesha me : nuk di, jo, s’kam parë, s’kam dëgjuar, se kam bërë as atë as këtë, etj. Më mbajtën gjer në ora 14 e 30 minuta dhe më çuan në burg. Edhe kur më merrnin në burg për hetime(lexo: torturime) dhe kur më kthenin në qeli m’i vënin prangat, edhe pse burgu, siç thashë ishte i ngjitur me UDB-në. Në qeli më priste fasulja e ftohtë (fasule e i thënqin se ishte e tëra me ujë me vetëm disa kokrra) dhe buka. Kishte 48 orë që s’kisha ngrënë fare dhe e hëngra tërë bukën që ma kishin sjellë, edhe pse ishte për 24 orë. S’vonoi as një orë pas drekës dhe më morën prapë në UDB. Tani kishin ardhur 4-5 hetues. Në përgjigjjen time të parë ‘nuk di’, kërciti grushti në barkun tim, më ranë me shqelm, filloi njëri të më bjerë duarve e pastaj trupit. Pasi u lodh, punën e tij e vazhdoi tjetri. Nga të rënat fytyrës, m’u çanë buzët dhe më shpërtheu gjaku për hunde dhe për goje. Nuk më linin as të merrja frymë. Më çuan shpejt e shpejt në lokalet të më pastronin gjakun nga fytyra e rrobat dhe më kthyen prapë. Më rrëzuan në dysheme, më urdhëruan të zbathaj këpucët dhe çorapat.

Në fallak

- Ta shohim tash në fallak se si do të përdridhet- tha hetuesi. Menjëherë e kuptova. E dija se ç’është fallaku. Këtë metodë e kishin përdorur që në kohët e lashta dhe inkuizicionet e kishës. Filluan të ëm binin në shputat e këmbëve sa mundnin. Njëri më mbante për krahësh e tjetri kishte hipur mbi mua dhe godiste me tërë fuqinë e tij shputave të këmbëve të mia. Kjo ishte edhe për ata një puën e vështirë fizike, edhe pse e bënin me ëndje të posaçme. Lodheshin dhe shkumbëzonin si kuajt. Po ata kishin një përparësi, sepse sa lodhej njëri, menjëherë e zëvendësonte tjetri, dhe kështu me radhë. Në dy mënyra më goditnin shputave. Ndonjëri më binte vetëm në njërën këmbë nga 15-20 ‘kërbaçë’ e pastaj po aq me tjetrën, e prapë këmbës tjetër dhe kështu gjersa lodheshin. Ndonjë tjetër më binte me radhë herë në njërën e herë në tjetrën gjersa lodhej. Kjo e dyta më dukej më e lehtë. Këtë gjë sigurisht se e dinin edhe ata, prandaj më goditnin herë në një mënyrë e herë në një tjetër. S’mbaj mend të ketë ndodhur që dy veta radhazi të më kenë goditur në një mënyrë. Kohë pas kohe, e sidomos kur e ndienin veten të lodhur më urdhëronin të ngrihesha dhe të shëtisja nëpër dhomë. Ishin këto mundime të mëdha të ecësh me shputa të enjtura e të goditura pa mëshirë sikur të ishin cunga me mish njeriu. Kur nuk ngrihesha, më ngritnin me shqelma e me kërbaç. Dhe prapë fallak. Prapë shëtitje nëpër dhomë, të rëna duarve me "pendrek", të rëna të forta me të dy duart në veshë përnjëherë, nga të cilat edhe sot më dhembin veshët. Të vetmin pushim e kisha kur pushonin edhe vet xhelatët. Dhe kështu vazhdimisht gjer në orët e vona të mbrëmjes.
- Kërkonin t’i identifikoja njerëzit që nuk i njihja fare dhe të thoja se ai është person që ka shpërndarë trakte apo që më ka dhënë material propagandistic për të lexuar. Kërkonin t’i pranoja aksionet që s’i kisha kryer dhe as q ëkisha lidhje me to. Kërkonin të pranoja se kam lexuar këtë apo atë libër të ndaluar, këtë broshurë, fletushkë, gazetë ilegale apo trakt e afishe të shpërndarë.
- Në ndërkohë, nga bisedat e hetuesve në mes vedi, kuptova se kishte edhe të burgosur të tjerë me mua.

Këmbët më dhembnin si drita e syrit

- Në qeli më priste pjata me makarona të ftohta dhe pa pikë yndyre. Kuptohet, bukë nuk kishte. Pjesën e bukës që e kisha për 24 orë e kisha ngrënë në drekë. Makaronat nuk haheshin, s’do t’i kishin ngrënë as derrat e uritur, aq shumë kundërmonin. Drita ishte fikur, s’kishte kohë të mendohesha më duhej të pushoja. Tërë trupin e kisha të dërmuar nga grushtat dhe kërbaçi. Këmbët më dhembnin si drita e syrit. Ishin enjtur aq shumë sa as këpucët nuk mbatheshin dot. Nuk di se si kam ardhur deri tek qelia. Kam ardhur vetë apo më kanë tërhequr nga krahët. Isha krejt i dërmuar, vetëm mendjen e kisha të kthjellët dhe e dija se si po veprojnë me mua, por krejt kjo ishte vetëm fillimi. Fundi ishte akoma larg. Shumë larg. Kisha dëgjuar se pak njerëz kishin mundur t’u qëndronin torturave të këtyre përbindshave me pamje njeriu. Isha i vetëdijshëm për pafajësinë time, por i dhashë vetes për detyrë të qëndroja gjer në fund, të mos tradhëtoja, të mos kallëzoja askënd dhe me asnjë çmim të mos pranoja akuzat e tyre.
- Duhej t’u jepja shembull edhe të tjerëve që do të vinin pas.
-
Në kthinat e hetuesisë vdisnin patriotët

Filluan kështu torturat shatzarake të policisë fashiste jugosllave. Këta nuk ishin hetues, po bisha, që s’kishin kufi në shfrenimin e instikteve shtazarake, ishin të uritur për mish njeriu ; të etur për të pirë gjak. Është fakt se kishte hetues që i thonin vetes “shqiptar”. Ishin këta tradhëtarët më të fëlliqur të popullit tonë, të cilët kryenin punët më ët poshtra. Hetimet i udhëheqte një shovenist serb, i specializuar për torturat më çnjerëzore dhe vetëm formalisht ishin vënë hetuesit “shqiptar”. E pse jo ! Kjo u duhej për propagandën e tyre të ndyer se , gjoja, në UDB punojnë shqiptarët dhe, nëse do të akuzoheshin përpara opinionit botëror për terror e represalje ndaj shqiptarëve, prapë të fajësoheshin shqiptarët, se ata punuekan në UDB. Në kthinat e kësaj UDB-je kishin vdekur, siç vdesin edhe sot, shumë patriotë shqiptarë nga torturat. Por, specialistët e rryer për krimet monstruoze, gjithmonë do të kujdesen dhe do të gjejnë mjekë që do të nënshkruajnë se nga ajo apo nga kjo sëmundje ka vdekur i burgosuri. Mjeku patriot shqiptar, Ali Sokoli-specialist i sëmundjeve të mushkërive, ishte ndër ata mjekë të rrallë që qysh atëherë mundi t’u bëjë ballë presioneve dhe me guxim t’u kundërvihet kërcënimeve të UDB-së, e për të mos nënshkruar se patrioti i pavdekshëm, Fazli Greiçevci, vdiq nga mushkëritë e sëmura ! Edhe pse UDB-ja do të gjente mjek tjetër për të dhënë diagnozë të tillë, populli do të mësojë shumë shpejt për torturat shtazarake dhe qëndrimin heroik të Fazli Greiçevcit, por edhe për qëndrimin burrëror të Ali Sokolit.

Rexhep Mala : Më torturonin udbashët shqiptarë e serbë

Rexhap Malaj herën e parë është burgosur në vitin 1968, për organizimin e demonstratave të atij viti në Gjilan, së bashku me Irfan Shaqirin, Ilmi Ramadanin, Xhavit Dërmakun dhe Ahmet Hotin. Herën e dytë është burgosur në vitin 1973, për kalimin ilegal të kufirit Kosovë-Shqipëri, së bashku me Sami Dërmakun dhe Isa Kastratin. Herën e tretë është burgosur në vitin 1974, po ashtu për kalimin ilegal të kufirit Jugosllavi-Austri. Ndërsa, herën e katërt është burgosur në vitin 1975 së bashku me Adem Demaçin, Skënder Kastratin, Isa Kastratin, Osman Dumoshin, Sami Dërmakun, Ilmi Ramadanin, Selatin Novosellën, Ilaz Pirevën, Irfan Shaqirin, Xhavit Dërmakun, Nijazi Korçën, Hetem Bajramin, Hasan Dërmakun, Fatmir Salihun, Sherif Masuricën, Zijadin Spahiun, Nazim Shurdhanin dhe Ahmet Hotin.

Gestapoja do t'ia kishte zili UDB-së

Më tepër se një muaj më merrnin në pyetje dy herë në ditë, para dite dhe në mbrëmje, pos të dielave, që me gëzim i prisja për pushim. Të torturohet njeriu një kohë të gjatë dy herë në ditë kjo zor të shihet e të dëgjohet. As në gestaponë hitleriane nuk i kanë torturuar kaq gjatë. Pastaj është fakt se mua nuk më kanë torturuar aq sa kam dëgjuar se i kanë torturuar të tjerët më parë. Në këtë kohë me torturat intensive nga dy herë në ditë, çdonjëri prej tyre po t’ua kishte lënë në dispozicion të zgjedhtë torturat apo plumbin, pa hamendje do të zgjedhtë këtë të dytin. Kështu do të shpëtonin nga torturat dhe të dilnin faqebardhë, sepse nga torturimi i parreshtur kishte njerëz që do të thyheshin përkundër qëndresës këmbëngulëse. Tërë kohën sa më mbanin në kthinat e UDB-së, 8-12 orë në ditë, kurrë s’më linin të ulesha në karrige e as të mbështetesha për muri. Më ulnin në karrigë vetëm atëherë kur ma fusnin lapsin me zor në dorë dhe më urdhëronin që të shkruaj për gjërat që s’i kisha parë as në ëndërr. Kur më ulnin në karrige më rrinin një para, një prapa shpine dhe dy anash. “Shkruaj”, - më bërtisnin, dhe posa përgjigjesha- s’kam çka të shkruaj, - më kërcitnin grushtat, shuplakat, pendrekët dhe shqelmat nga të gjitha anët. “Atëherë shkruaj për këto që po t’i themi ne”, - gërvalleshin udbashët, dhe posa përgjigjesha se “ato nuk janë të vërteta” më binin me tërë fuqinë me kërbaç duarve të cilat më parë m’i shtrinin në tavolinë.

Të lumtë, nëse qëndron !

Ata: “Shkruaj kush ka mundur të shpërndajë këtë afishe !”. Unë : Nuk di…Aq të poshtër e këmbëngulës ishin sa më thoshin se edhe derr të zi do të pjellësh se çare s’ke pa treguar. Si të duash, nëse do dajak, dajak do të japim. Ne kemi kohë dhe s’po na ngut kush. Nëse s’di të flasësh ne do të të mundojmë kështu nëntë muaj dhe ti nëse qëndron - të lumtë ! Deri sot kurkush nuk qëndroi, e qebesa s’do të qëndrosh as ti, se nuk më thonë kot “specialist”, A.S. - dhe më binte me të dy duart përnjëherë veshëve. Torturuesit kryesorë ishin dy-tre serbë, që emrat s’mund t’ua di, pasi që ishte një praktikë që shqiptarët hetues i thirrnin me emra serbë, e serbët me emra shqiptarë. Mund të mësoje, p.sh. se njëfarë L. e thërrisnin Ramush. Ishte kjo një metodë pune për të mos u identifikuar torturuesit nga ana e viktimave të tyre. Ai kryesori ishte një njeri i madh me trup, me kokë të madhe si derri, fytyrën e kishte vrarë lie me dhëmbë si të kalit. Tamam kriminel, specialist për tortura. Ata vinin vetëm kur bëheshin torturat më të mëdha dhe më intensive. Torturues ishin edhe: F.N., M.D., B.B., e shumë të tjerë që s’ua mësova emrat.

Këtyre duhet t’ua çajmë kokën

Fytyra m’u pat enjtur dhe e bërë mavi nga të rënat. Buzët i kisha të çara dhe nga çdo e rënë shpërthente gjaku. Duart dhe këmbët të enjtura sa s’bëhet më, s’mund t’i mbathja as këpucët dot, e në UDB shkoja me papuçe. Kur kërkoja që të më shihte dhe të më kontrollonte mjeku, refuzonin si të tmerruar. Kur më torturonin e linin derën pakëz çelë. Në fillim nuk e dija pse, por më vonë e kuptova. Donin që torturimin ta dëgjonin edhe të burgosurit tjerë në lokalet e UDB-së. Na torturonin me radhë. Kështu, gjersa torturohej njëri, të tjerët merreshin në pyetje nga ndonjë udbash, kuptohet edhe dyert e tyre ishin pakëz të çelura që të dëgjonin të rënat e shuplakave, të grushtave e kërbaçëve dhe britma e atij që torturohej. Të gjithë hetuesit dhe policët e tjerë, gjashtë-shtatë vetë, ishin në dhomën ku torturohej i burgosuri, dhe të gjithë me radhë ose bashkarisht merrnin pjesë në torturim. Të burgosurve tjerë u mbetej që të dëgjonin dhe të prisnin secili radhën e tij. Nuk kishte gjë më prekëse e më trishtuese se sa kur dëgjoheshin gjëmët e shokëve. Dhe kështu shkonin prej një të burgosuri te tjetri duke shfryrë ndjenjat shtazarake dhe gjithë mllefin e tyre personal mbi ne.
Më binin duarve aq sa duart nuk qëndronin më, dhe për të mos më lënë të pushoja ma mbanin dorën vetë dhe më goditnin pareshtur. Kur lodheshin duke m’i mbajtur duart, atëherë nga mllefi më godisnin ku mundnin nëpër trup. Posa lodhej njëri, e zëvendësonte tjetri menjëherë. Më kapnin me të dy duart për flokësh dhe ma përplasnin kokën për muri. Në këto momente torturuesit e nxitnin njëri-tjetrin. Shtazaraku bëhej gjoja human dhe i thoshte atij që më përplaste kokën për muri: “Mos kokën, ki kujdes po e lëndon !”, kuptohej me sy ia bënte të më binte edhe më shumë. Dhe ky përgjigjej: “Pse kujdes ? Këtyre duhet t’ua çajmë kokën”, dhe më përplaste edhe më tepër. Më kapnin për organe gjenitale dhe më bërtisnin në fytyrë: “Kemi me të tredhë” dhe më shtrëngonin deri në alivanosje. Ujin e mbanin çdo herë gati, që kur të më binte të fikët të më hidhnin ujë trupit dhe fytyrës, dhe menjëherë do të vazhdonin punën. Më fyenin me sharjet më të ndyra, më ofendonin, më përqeshnin, më pështynin. Ishin këto poshtërime të rënda, por e dija se duhej t’i duroja dhe në veten time mbushesha me urrejtje të shumëfishuar për këtë regjim fashist e terrorist. Dhe kam të drejtë të tregoj për trajtimin shtazarak të policisë fashiste jugosllave ndaj meje, ta çjerrë maskën false të shoqërisë “demokratike” e “humane” që e propagandojnë me aq bujë e që në realitet s’ekziston kurrfarë nuance demokratike në këtë sistem të dështuar që mbështet kryesisht dhunën policore.

Ç’linin mangut hetuesit, e plotësonin gardianët

Edhe disa gardianë të burgut famëkeq të Prishtinës ishin të zgjedhur dhe të ushtruar për trajtim brutal të të burgosurve politikë. Në orët e vona të një nate, kur më kthyen nga torturimet, nuk isha në gjendje t’i kapja me duar batanijet dhe i thashë gardianit që më çoi në qeli. Ishte një djalë i ri si unë, që të m’i hidhte “çebet” në duar, sepse vetë s’kisha mundësi t’i kapja, sepse gishtat m’i kishin shtypur ndër tortura. –“Merri vetë !”- m’u përgjigj ai. Duke mbledhur forcat e fundit mezi i tërhoqa batanijet dhe i futa në disa qeli. Shumë të dresuar këta qen roje ! Të mjerët ! Nuk kuptojnë çfarë lodrash të përgjakshme të të huajit që janë. Meqë bënte ftohtë i madh, pata arritur ta vjedh një copë batanije të vjetër, duke shfrytëzuar rastin kur gardiani u detyrua ta ngriste receptorin e telefonit. Ishte rrezik të më shihte, por nevoja më shtyri të rrezikoja. Mirëpo, pasi çdo herë nuk isha në qeli, pra kur isha në UDB, apo në nevojtore, gardianët hynin në qeli dhe bënin bastisje detale. Unë mundohesha që ta fshihja gjysmën e batanijes në dyshek por njëri e kishte zbuluar “fajin” tim dhe më kishte denoncuar në UDB. Kështu që, kur më kthyen në qeli, ma mori me brutalitet dhe duke u çjerrë më tha: “Ty s’të takon batanija, bile edhe këto që t’i kam dhënë i ke tepër”.

Pas torturave - dy ditë pushim në javë

Pas më tepër se një muaji filluan të më merrnin në pyetje dhe të më torturonin vetëm mbrëmjeve, pos ndonjë përjashtimi, intensiteti i torturave ishte i njëjtë, pos që të shtunave nuk më mirrnin fare. Tash i kisha nga dy ditë në javë pushim. Kishte të burgosur që s’kishin mundur t’u qëndronin torturave dhe ishin thyer. Kishin pranuar të deponojnë gjëra çfarë u kishin thënë hetuesit, dhe kishin nënshkruar deklarata shpifëse dhe vetakuzuese. Deponimet e tyre me dorëshkrimin dhe nënshkrimin e tyre m’i sillnin dhe m’i tregonin, bile edhe m’i jepnin t’i shihja nga afër. Duke hasur në pathyeshmërinë time, as me deponimet e nënshkruara nga vet të burgosurit, ata përdornin edhe kartën e fundit: ballafaqimin. Mendonin se po të më thoshte ndonjë nga të burgosurit ( të cilët edhe i njihja), se kisha bërë këtë apo atë punë, se kishte kryer punë bashkë me mua këtë apo atë punë, se kishte kryer bashkë me mua këtë apo atë detyrë, se i kisha dhënë për të lexuar ndonjë libër apo gazetë të ndaluar etj., unë do të thyhesha dhe do t’i pranoja deklaratat e cituara nga udbashët dhe përdhunshëm të nënshkruara nga të torturuarit. Më ballafaquan me një të burgosur. Me atë rast salla qe e mbushur me udbashë për t’i përcjellë reagimet e mia. Kur i hodha poshtë deponimet e të burgosurit, u tërbuan fare. Thashë se do të më shqyejnë, aq keq më mbërthyen dhe më goditën duke më bërtitur: “More gomar, more idiot, në sy të dëshmoi para të gjithë neve dhe thua se nuk është e vërtetë. Vetë ai kërkoi të ballafaqohet me ty, ne e sollëm dhe ti tani na nxjerr bisht !”. Por, unë isha këmbëngulës dhe vazhdova në timen, se s’ishte e vërtetë çfarë thoshte deponuesi i këtyre dëshmive të rrejshme. Si ujq të uritur m’u lëshuan, kush me kërbaç e kush me grushta e shqelma. Nuk besoja se do të shpëtoja i gjallë. Isha i përgjakur dhe i tëri i dërmuar. Atë natë më patën çuar për krahësh në qeli, edhe pse isha në gjendje disi të ecja edhe vetë. Pastaj ma sollën të burgosurin për t’u ballafaquar dhe për të më thënë se kisha bërë këtë apo atë punë më të, se unë njihesha me filan personin, etj. I hodha poshtë me indinjatë edhe shpifjet e përdhunshme edhe të këtij të burgosuri, sepse e dija mirë se ai dëshmitar i shkretë ka kaluar nëpër të gjitha këto që po kaloja edhe unë, prandaj është detyruar ndër tortura që të akuzoj veten dhe mua.
Bile, një fjalë që ai e përmendte vërtetë e kisha dëgjuar, por edhe këtë e mohova me këmbëngulje. Egërsimi dhe tërbimi i hetuesve barbarë s’kishte kufi, kështu që më torturuan më shumë se asnjëherë më parë. Më thoshin: - “A të tha në sy se ti njihesh me filan personin ?” Unë përgjigjesha: - “ Kjo që po e thuani ju dhe ai nuk është e vërtetë...” Ai duke më rënë: -“ Për ty të gjithë po gënjejnë, a ?” Unë: -“ Ai dhe shumë të tjerë janë të detyruar të thonë gjëra që ju ua diktoni…” S’mund të merret me mend tërbimi i tyre.

Buzëqeshja me zor

Në këto situata edhe pse të vështira sa s’bëhet, për mua ishte një kënaqësi e veçantë kur i shihja të tërbuar nga inati duke shkumbuar si qentë e qartur. Shpesh më ndodhte edhe të buzëqeshja, ani pse boll me zor buzët i kisha krejtësisht të çara. Çdo buzëqeshje, natyrisht, më kushtonte shumë shtrenjtë, por mjaftohesha me tërbimin e tyre. Kishin kaluar gadi tre muaj hetime dhe tortura intensive gadi për çdo ditë. Por pas ballafaqimeve intensiteti i torturave filloi të bjerë. Tani më merrnin në pyetje dy ose tri herë në javë. Edhe torturat ishin më të paktat. Pas një kohe, kur kishin kaluar afërsisht katër muaj, filluan të më merrnin në pyetje vetëm njëherë në javë. Më vonë edhe këtë e rralluan, por nganjëherë më thërrisnin për nënshkrimin e procesverbaleve të hetimeve, edhe pse këto ishin kryesisht mohuese. Gjatë kësaj procedure të nënshkrimit provuan për të fundit herë të më mashtrojnë në lidhje me disa persona, por as këtu nuk u përkula dhe qëndrova në deklaratën time të dhënë më parë. Për disa çështje edhe pse nuk kishin të bënin fare me mua, mora përgjegjësinë mbi vete, vetëm e vetëm t’i shpëtoja disa persona, për të cilët interesohej UDB-a dhe mezi priste t’i burgoste.


Skeda:Nuhi Berisha.jpg

Nuhi Berisha, u lind më 3 tetor 1961 në Svircë të Dardanës (ish Kamenicë). Shkollën fillore e kreu në vendlindje, gjimnazin në Gjilan, ndërsa Fakultetin juridik dhe të Kulturës fizike i vijoi në Prishtinë. Ishte nxënës dhe student i shkëlqyshëm. Nuhiu kishte vizion të çartë për të ardhmen e Kosovës dhe guximin e duhur për të vepruar kunder regjimit të atëhershë qysh nga bangat e shkollës së mesme. Ndërsa si student me iniciativën e Rexhep Malës dhe të bashkveprimtarëve të tjerë formohet Komiteti i Studentëve në kuadër të Grupit Revulucionar, i cili do ti shërbejë Lëvizjës çlirimtare të shqiptarëve si bërthamë e parë për lëvizën e pranverës studentore të 1981-it. Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha provuan të vihen në themelet e një organizimi të lëvizjes çlirimtare, që vepronte në kontunitet, kurse me 1973 fillluan veprimtarin e tij në botimin e gazetës "Zëri i Kosovës".


Nuhi Berisha dhe Rexhep Mala në mesnatën e 11 e 12 janarit 1984 ranë heroikisht gjatë përleshjes me forcat policore serbe në Kodrën e Trimave në Prishtinë.Shkolla fillore në Tygjec sot, mban emrin e Nuhi Berishës.


Vepra të botuara

  • Pranvera e Luleve të Kuqe,1982(Zvicër)
  • Mbi organizimin, 1983  (Zvicër)

 
Dëshmorët nuk vdesin kurrë

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...