Agjencioni floripress.blogspot.com

2012/11/14

Agjencia amerikane Qendrore e Zbulimit hedh poshtë një pretendim nga ish dashnorja dhe biografja e ish-drejtorit të CIA-s David Petraeus se CIA kishte mbajtur të ndaluar militantët në Libi para sulmit të shtatorit në Konsullatën Amerikane në Bengazi.


CIA hedh poshtë zërat për burgje sekrete

Zëdhënësi i CIA Preston Golson tha se "çdo sugjerim se agjencia është ende në biznesin e paraburgimit është i painformuar dhe pabaza".
Në janar të vitit 2009, Presidenti amerikan Barak Obama ia hoqi CIA-s kompetencat për të mbajtur të burgosur. Vendimi thotë se CIA nuk mund të ketë burgje sekrete rreth botës, raporton VoA.
Në një fjalim muajin e kaluar në Universitetin e Denverit, biografja e ish shefit të CIA-s, Petraus, Paula Broadwell tha se sulmi në Benghazi ishte një përpjekje për të çliruar militantët libianë që mbaheshin në një aneks të CIA-s në qytet. Katër amerikanë u vranë në atë sulm, duke përfshirë ambasadorin e SHBA në Libi, Christopher Stevens.
Universiteti postoi një video të fjalimit në YouTube, ku Paula Broadwell thotë se informacioni "ende është duke u verifikuar", por nuk thotë se nga e ka marrë informacionin. Disa raporte sugjerojnë se Broadwell mund t'i ketë marrë të dhënat nga Fox News, rrjet televiziv që ajo e ka cituar si burim për informacione të tjera.
Për shkak të marrëdhënies së Broadwellit me Petraeus dhe çfarë ajo ka përshkruar si "qasje të paparë" ndaj gjeneralit me 4 yje, disa kanë ngritur shqetësime nëse Paula Broadwell mund të ketë pasur qasje në informata të klasifikuara apo sekrete
Zyrtarët amerikanë kanë thënë se FBI-ja ka përcaktuar se nuk kishte asnjë shkelje të sigurisë si rezultat i marrëdhënieve Petraeus - Broadwell. Por të hënën, agjentët e FBI-së hynë në shtëpinë e Broadwellit në Charlotte të Karolinës së veriut. Agjentët u panë duke mbajtur çanta dhe kuti të mbushura me dokumenta, ndërsa dolën nga shtëpia të cilën Paula Broadwell e ndan me bashkëshortin e saj dhe dy djemtë e tyre
Ajo nuk është parë në shtëpi që nga e premtja e kaluar kur zoti Petraeus dha dorëheqjen nga posti i drejtorit të CIA-s.
Ekzistojnë gjithashtu raporte se hetuesit gjetën dokumente të klasifikuara në kompjuterin e Broadwellit. Thuhet se materialet kishin lidhje me Afganistanin, ku zoti Petreas ishte komandant i forcave amerikane dhe të NATO-s, dhe kur Paula Broadwell ishte duke shkruar biografinë e tij. Gazeta The New York Times citon një zyrtar anonim të ketë thënë se si Paula Broadwell edhe David Petraeus kanë mohuar se ai i kishte dhënë asaj dokumente.

VDIQ NJERIU I MADH DR XHAFER BAJGORA







Më ka rënë hise e rëndë që unë ta them fjalën e përmortshme për, mikun dhe shokun e afërt për doktor Xhafer Bajgorën në emër të të gjithë mjekëve të Kosovës, gjeneratë së parë të Fakultetit të Mjekësisë të Universitetit të Prishtinë, në emër të ish punëtorëve të Shtëpisë së Shëndetit në Vushtri, ku punoi mbi 25 vite dhe në emër institucioneve shëndetësore të Mitrovicëa ku punoi në dekadën e fundit.

E nderuara familje Bajgora,të nderuar bashkëqytetarë dhe miqë tjerë të Dr Xhaferit, nuk keni humbur vetëm ju, por humbja është e të gjithëve.

Dje pas kolegjiumit të mëngjesit me kardiolog të Klinikës së Kardiologjisë në QKUK, sa doja ta thirrja familjen e tij, ma grabiti djali i madh i tij Skënderi dhe më informoi se babai i tij ende merr frymë, nuk besoja edhepse e dija mirë gjendjen e tij .

Ta pranoj lajmin e tillë pas dy deri 3 orëve për vdekjen e tij ishte për mua shumë e rëndë, vdekja ishte e madhe!

Dr.Xhafer Bajgora u lind në vitin 1948 në Vushtri, nga një familje punëtore, bujare e ndershme dhe më përkushtim kombëtar.




Shkollën fillore dhe gjimnazin e kreu në vendlindje, ndërsa Fakultetin e Mjekësisë si gjeneratë e parë e kreu në Prishtinë.

Pas diplomimit fillimisht punoi si mjek i praktikës së përgjithshme në SHSH në Vushtri.

Ai i përkushtoi punës me zell të madh .Në atë kohë Vushtrria me rrethinë si dhe i tërë vendi ishte përplotë më të sëmurë nga TBC.

Vushtria bënte përpjekje që ta zvogëlojë numrin e të sëmurëve nga TBC, nëpërmjet të bashkëpunëtorëve të jashtëm .

Pas konsultës ai pranoi që të marr specializimin nga pneumoftiziologjia, të cilën e kreu me sukses në Fakultetin e Mjekësisë në Sarajevë.

Me tu kthyer nga specializimi filloi punën e përditshme dhe e organizoi Dispanserin antituberkular në Vushtri.

Veç punës së ndershme prej, mjekut, specialistit dhe humanistit në atë kohë është angazhuar në organizimin dhe në ndihmën e menagjmentit të atëhershëm të SHSH në Vushtri.

Gjatë diferencimeve politike, helmimit dhe kohës së futjes së masave të dhunshme ngriti zërin fuqishëm ndaj atyre dukurive antishqiptare.

Pas luftës kaloi për të punuar në Qendrën Medicinale –Regjionale të Mitrovicës ku edhe atje u angazhua me përkushtim dhe me shumë sukses kreu punën e pneumoftiziologut dhe u bë Shef i repartit të kësaj lëmije dhe njëherit Koordinator regjional për TBC në nivel qendror të Republikës së Kosovës.

Për këtë mik timin, mbaj vetëm vlerësime prej njeriut të dëvotshëm, humanistit, intelektualit dhe patriotit.

Të flasim tash për figurën tij madhore duhet të lirohemi nga atributet se ai ishte vërtetë i madh dhe shpirtëmirë edhepse ka ditë të jetë agresiv karshi të keqës dhe të padrejtës, atributet e tij ishin madje edhe rrezatuese, fliste thjeshtë, por kishte edhe sens për humor.

...Ai dinte të besonte dhe të çmonte mendimet e shokëve dhe të miqëve, prandaj ky ishte motivi që ne e çmonim dhe donim shumë më tepër.




Dr.Xhaferi i përkushtoi familjës së vetë dhe të tjerët i ka respektuar.

Në filozofinë mjekësore kosovare ai shpesh fuste risi për ndryshime në retorikën e mjekimit.

Në dekadën e fundit është përballur me brengën e tij shëndetësore edhepse atë e rezistojë burrërisht për një kohë të gjatë....

Ende jam në ankth për vdekjën e shokut. Lumi i shpirtit të tij krijues nuk e ndal valen e mesazhëve dhe të kujtimit për njeriun e madh.

Vushtri,14.11.2012.                                                     Prof.dr.Bedri Zahiti

2012/11/13

Drita Lushi: Kur vdes nje Burrë si Daniel Gazulli së pari qajnë miqtë e tij





Kur vdes një njeri, së pari qajnë e lotojnë familjarët e tij.
Kur vdes nje BURRE si Daniel Gazulli qajnë miqtë e tij, para familjareve, sepe Ai dinte të ishte nje MIK i   mirë, i dashur,  i paqtë  i  gjendshëm, fjalembel e zemërmirë.
Nuk dua të shkruaj data lindjeje dhe vdekjeje, sepse njerez te tille jane te pakufizuar nga koha, nga vitet, njerëz te tillë duhet të mbahen mend gjithmone në kujtesë, pa data , sepse ata do jenë gjithmonë aty,  ne mendjen e zemren e gjithsecilit prej miqve.
Danieli në njërën prej veprave te tij shkruan:
JETA IME

Si një penelatë reshë

Flakë tej në qiell

Nga dora e plogët

E një piktori të lodhur – jeta ime.
Por ai nuk u tremb asnjeherë nga retë në jetën e tij, sepse ai dinte te “fuste” Diellin edhe aty ku mungonte. Ai nuk u tremb, e as nuk u tut, as edhe kur sic shprehet vete: “Dilja në mëngjes nga shtepia pa e ditur në do te kthehesha në darkë apo jo”.
Me prejardhje nga nje familje e madhe dhe me emer si ajo e Gazulloreve, me parardhes të varuar nga regjimi I Zogut, ai gjeti forcen te studionte vetë, pa u epur, cdo gjë të cilën nuk  i ishte dhëne mundësia ta sdudionte në shkolle.
Romanin e tij të parë “NJE VIT DHE NJE JETE” Ai e kishte shkrojti ne gusht 1968, kur ishte vetëm njezetekatër vjec dhe e botoi ne vitin 1996 ne shtepine botuese “GJERGJ  FISHTA” ne Lezhë.
Ky ishte romani i tij i parë dhe i  pari për shtepinë botuese në fjalë.
Pastaj rrodhën veprat e tij të tjera, te cilat kam fatin e mire, ti kem te gjitha ne biblioteken time. Romanet dhe novelat e tij u përkthyen  gjithashtu  edhe ne  italisht e anglisht. Ai jo vetem shkroi letersi artistike, por kishte të përfunduara mjaft monografi, studime, ese, përsiatje, një pjesë të të cilave i publikoi herë pas here ne rrjetin social facebook.
Njeri  i palodhur e punëtor, AI kishte shok VETEN.
Ai redaktoi mjaft libra te autorëve me emer, por edhe të mjaft poeteve dhe autorëve te rinj, me perkushtim dhe profesionalizem.
Ndihem me privilegj qe librin tim” ENDERR…”, maj 2012, ma redaktoi pikerisht Ai.
Një njeri i letrave, poet prozator, përkthyes, studiues u nda nga jeta papritur . AI VDIQ DUKE JETUAR, sepse asnjë nuk e deshi jetën ashtu ai ai.
I rrethuar nga grate e jetes se tij : znj Elvira (bashkeshortja), Linda dhe Vilma ( vajzat), dhe Maxin (mbesa), ai diti t’i bënte ato të lumtura dhe tu gjendej përherë pranë.
Ruaj kujtime të bukura dhe të paharruara nga Daniel Gazulli, por dua te kujtoj bisedën tone në e-mail te dielën ne darkë.
Pasi kishte shkruar  nje tregim dhe e kishte publikuar tek Zemra Shqiptare me titull “MOTRA  IA GODITI”, une,  pasi  e lexova  i lashë nje koment atje me emrin “ Driart”. Me pas i  shkrova  ne e-mail dhe duke e uruar per tregimin e pyeta, se kur e kishte shkruar. Ai mu pergjigj: ”E kam shkrue ne hotel, në Napoli, në një fletore.

Sa erdha, e hodha në kompjutër dhe e nisa. (i shkurtë, dy faqe gjithsej)

Asht ngjarje pothuej e vërtetë.”
Vullneti i tij ishte i  pakrahasueshëm me asgjë. Ai kishte vajtur për konsultë mjeksore ne Napoli, dhe përseri nuk harronte merrte me vehte nje laps dhe një letër.
Ne kete tregim ai ka si personazh gjyshin e tij  dhe veten.
E pra, ai qe e ka dashur aq shume  gjyshin, sikur e “ndjente”, qe tashme  ndoshta ai  po e “priste” ne botën e te shumtëve. Pikërisht dy net para  se ai te ndahej  fizikisht nga ne, nga ne shkroi  këte tregim te mrekullueshëm njerëzor.
Ai  la shume gjera, projekte dhe dëshira ne mes. Por  unë besoj se vajzat e tij do te dinë t’ia cojne këto dëshira në vend (botimi i  nje vëllimi poetik dhe monografi te mbaruara).
Ndersa dje syte me ishin veshur nga lotët, u kujtova qe ai kurrë se ka dashur trishtimin dhe mërzinë.
Sot duhet të shihja me qartë e dora të më shkruante pa u dridhur sepse ai meriton më të mirën. Duhej ti jepja MIKUT vendin e nderit qe ka pasur perhere tek une.
Do të  na mungosh  i dashur Daniel. Ne, miqve të tu na lë një vend bosh ne kurorën e miqësisë.
Por veprat e tua, sadopak do të na kujtojnë përherë  emrin e njeriut te mirë SIMBOL I MIRESISE DHE HUMANIZMIT. Kujtimi, imazhi dhe emri  yt do gdhenden me gërma te arta ne zemrën e cdo miku te mirë, qe Ty s’të munguan kurrë.
Të qoftë   i lehtë dheu O BURRE I RRALLE !!!
Me trishtim e mirënjohje te thellë, për cdo gjë që ti bëre për miqesine dhe mua.

NË “KOPSHTIN E GJETSEMANIT” U THYE NJË DEGË ULLINI…




Nga Fritz RADOVANI:



NË “KOPSHTIN E GJETSEMANIT” U THYE NJË DEGË ULLINI…


Kjoftë edhe një degë e vogel ullini... gjithmonë na ka sjellë Paqen…
Jo pak, shtëpia në Shkoder, na kujtonin “Kopshtin e Gjetsemanit”…
Ka vite, shumë vite perpara, që një ditë pata hy në “Kopshtin e Gjetsemanit” të qytetit të Shkodres, në shtëpinë e Gazullorëve, tek Arra e Madhe, ku atëherë jetonte një mik i vertetë i imi, mësuesi i nderuem Simon Gazulli. Kujtojshe ma vonë se nga ai kopësht kam pa disa here me Simonin edhe nipin e Tij Danielin…Edhe Ky i brezit të kulturuem i fisit të vjeter dhe shumë të njohun që në kohen e Gjergj Kastriotit, Gazullorëve të Sapës.



Pak vite perpara mora një mesazh, mbrenda të cilit ishte një poezi: “Rrëmaji”.
Danieli shenon: Kushtue...”Një Monument nën dhe” nga Fritz Radovani...

Një gumzhimë e mnerëshme
prej Rrëmajit del
e merr për ajrì Alpeve.
Mandej përplaset fort
e kthen
ku njerëzit kalamendë,
ligshtue prej lëngatës së gjatë,
i trandë ajo piskamë,
që po i thërret
me u zgjue
e me u mbledhë
aty prej nga vjen gjama:
Në Rrëmaji.
Aty
me ba bè në Kryqa
se nuk kanë ma me ia lëshue
zezanen Shkodër
gjaksorëve,
që e shkallmuen në trup
e në shpirt
me drapën e çekan.

Një gumzhimë e mnerëshme
prej Rrëmajit del
e merr zemrat e njerëzve:

Asht kushtrimi
I Fatosave
flijue për Atdhe...
që paqë nuk gjejnë,
tradhëtue idealesh –
e gjamën mnershëm lëshojnë
nga ai Monument.

* Vorrezat katolike, Shkodër, 2010, 3 Maji.

E prap sot, mbas një dhimbjes së fortë që në zemer më ka piskatë, ndigjova një za...
Një gumzhimë e mnerëshme
prej Rrëmajit del
e merr për ajrì Alpeve...
E as nuk më shkonte kurrë nder mend, se në Kopshtin e Gjetsemanit të Gazullorëve të Sapës, ishte thye... një degë ullini, ku Shpirti im gjente Paqen, Dijen, Kulturen, Fjalen e ambel të mikut të vertetë, freskinë e një flladi që frynte pa pushue...e në çastet e vështira kur merzija më kapllonte mendjen e një mall të pakuptueshem, Fjala “durim bre Burrë!”, më bante me pranue “Paqen” që shperthente nga zemra e goja e Danielit...
E sot, bash një degë ku ishte ma e mira asht thye...
Zoti e mori Atë degë me e mbajtë në dorë të Vet...
I duhet Atij të Lumit, per me na predikue, Paqen, Drejtësinë dhe Dashninë...
Asht Ajo “Degë Ullini” që sot ra në Lezhë, pranë të Madhit Gjergj Kastrioti!
Pranë Tij, po po, Aty asht edhe Daniel Gazulli!

Melbourne, 13 Nandor 2012

YLLI I MENGJEZIT SHENDRIT MBI VALE…



In memoriam Daniel Gazullit


YLLI I MENGJEZIT SHENDRIT MBI VALE…





ZEF PERGEGA



Gjithmone, kur kane rene kembanat e Lezhes, njeriu ka mbajtur vesh dhe eshte lutur, shikimin e ka mberthyer tek Ulliri i Shen- Franceskut 1221 ne grigjen e kishes katolike, buze Drinit, te degjoje lajmin e bardhe te kohes. Tingujt e saj jane ngritur lart te behen nje me fortesine e gurit te keshtjelles se Beslidhjes se Gjergj Kastriotit, per te mesuar emrat e princave te ngadhnjimit.
E ngadhenjyesi i fjales dhe lirise se saj nuk eshte me! Daniel Gazulli, shpirti engjellor i Gazulloreve, misheruar ne virtyt te zgjimit kombetar, ndahet papritmas dhe pa mbaruar misionin e tij, nga jeta fizike, por jo nga kodiku i fjales shqipe. Nje mezues i zellshem dhe me cilesi te larta njerezore e kulturore te shkolles se poezise, gazetarise e publicistikes shqiptare te Lezhes. Daniel Gazulli iku per tu kthyer me yllin e mengjezit, per ti dhene drite vales. Fytyren e tij do ta shohim ne vezullimet e agimeve poetike.
Me kujtohet kur vellau im me i madh, aty ne pragun e shtepise se vogel ne Rubik, te mbuluar ne vend te tjegullave me tymin e minjeres, I sapo dale nga shkolla tha: “Nuk do ta keme me mesuesin tim te mire Daniel Gazullin!” Syte i u mbushen me lot dhe diga e tij e qepallave nuk e mbajti dhimbjen. Lotet u rrokullisen ne nxitim, si per te kapur njeri-tjetrin dhe mjekrren ia dridhen fort. Nena e ledhatoi, por dhimbja mbeti e ngrire.
“-Po pse?!- e pyerta, nga se gjithmone vellau permendte keshillat dhe fjalet vizionare, per diturine e kombit te mesuesit Daniel Gazulli

“- E thirren ne drejtori dhe i thane se nuk do te jesh me mesues, se familja juaj edhte me hije per shkak se keni njerez te prekur dhe meshtar katolik. Mesues Danieli nuk beri mesim ate ore po u c’mall me te gjithe dhe duke perqafuar secilin na tha: “Kur te rriteni mos me harroni e une ju kam ketu ne zemer!”
Ne ate kohe nuk e kuptonim fjalen hije, por nana ime besimtare ku nuk ka e mbaj mend qe i tha vellait tim te ndjehsem: “Po si hije more bir, mesues Danieli ka tane ato priftna me drite?!”
Me Daniel Gazullin, te cilin e kishin denuar te punonte ne Ndermarrjen Bujqesore Lezhe, u takova ne vitin 1991, kur ne pallatin e kultures u themelua me inisiativen e tij dega e partise social-demokrate e rrethit Lezhe. Ai kontriboi shume per demokracine dhe pluralizmin politik ne Shqiperi. Me pas ai punoi, si drejtor i marredhenjeve me jashte ne Bashkine Lezhe, jo si nje shkendi, por si nje shenj ku shume kush duhet te ndalet dhe te meditoje per detyrimin qe ka ndaj vlerave te lirise dhe prosperitetit te kombit.
Nje mengjez heret pasi kalova me nxitim rrugicen e Blinave te Lezhes vura re tek dera e pallatit te kulturs Daniel Gazullin. Nga larg dallova qe ne duar mbante disa letra te bardha dhe ty per aty mendova se ka ndonje shkrim per gazeten “Koha Jone”
“-Dua te flas dicka personle me ju!”- me tha ai. Keshtu u ngjitem ne sallen e pritjes ku Kimetja si gjithmone si moter e mire ne raste te tilla na sillte kafe. Me pas Danieli shtoi: “Kam shkruar nje roman. Te lutem lexoje dhe dua vrejtje e sugjerime per cdo kapitul me shkrim. Eshte nje teme e patrajtuar, por ne fakt jam deshmitar i ketyre ngjarjeve!”

E lexova dhe e rirexova romanin e tij dhe sugjerimet iu dhashe me shkrim. Pas disa diteve polemozoi miqesiht dhe te them te drejten isha bere edhe une mik me peronazhet e tij. Nuk e di nese e botoi romanin, por ai shte shume u guximshem, ku “i thyenin” hundet disa nga tabute qe i trasheguam nga shekujt.
Nje dite ne Detroit botova nje shkrim per krijimtarine letrare te Ernest Koliqit. Ne internet Danieli me kritikonte pse nuk e kisha shkruar ne gjuhe letrare gege. Nuk u lidha dot me te ti thoha: “Me fal se per bese nuk di!”
Nuk e besoi lajmin e vdekjes se poetit. Lumi i shpirtit krijues te Daniel Gazullit nuk e ndal valen e mesazheve dhe te kujtimit!

Detroit 13 nentor 2012

MUNDJA E SERBËVE NË LUMË



SALI ONUZI

(kolonel në reserve)


MUNDJA E SERBËVE NË LUMË

(Aspekte ushtarake të luftës së Lumës kundër ushtrisë serbe në nëntor 1912)


Gjendja e palëve : Një muaj para luftës së Lumës kishte shpërthyer lufta e I ballkanike midis aleatëve dhe Turqise. Ushtria serbe kishte pushtuar Kosovën deri në Shkup dhe Prizrenin më 30 tetor. Armata e tretë e saj veç dy kolonave që nisi për të dalë në Mjedë e në Lezhë, kishte përgatitur divizionin “Shumadija I” për të hyrë në Lumë. Sipas Giani Baj Macarios, historian italian qe ka shfrytëzuar arkivat e shtabit të përgjithshëm serb, këmbësoria serbe kishte pushkë nga më të mirat e kohës, tip “mauzer”, model 1899 (2000 m largësihedhje, 7m/s shpejtesi, çdo ushtar kishte 150 fishekë) dhe mitralozë “maksim”. Sipas specialistëve të kohes, ajo bashkëvepronte mirë me artilerinë, edhe kjo moderne e tipit “shnejder”, shumica e modelit 75 mm e vitit 1907 (43 bateri) plus 9 bateri me qitje të shpejtë “shnejder-cruesot” dhe 54 topa malore “de bange”. Divizioni “Shumadija I”, me një efektiv 35 mije veta, ( aq sa ishte popullsia e gjithe Lumës) kishte 36 topa nga te cilët 32 do t’i përdorte në Lumë. Ky divizion përbëhej nga ushtarë të thirrjes së parë (21-31 vjeç), deviza e të cilëve ishte “të shfarosim shqiptaret”. Aleati i Serbisë, Mali i Zi ndërkohe kishte pushtuar Pejën e Gjakovën dhe kishte rrethuar Shkodrën.
Shqiptarët në Kosovë, që me fillimin e luftës ballkanike, mbetën vetëm, ballëpërballë me ushtrinë serbe, ngaqë ushtria osmane, befasisht, u tërhoq nga kufiri drejt qendrës së Gadishullit ne Kumanovë e Manastir. Komanda e saj nuk u dha shqiptarëve të Kosovës as pushkët (63000) qe u kishte premtuar. Në këtë pështjellim që u krijua shqiptarët e Kosovës më gjithë qëndresën, nuk arritën të ndalnin agresorët, të cilët depërtuan edhe grykën e Cërnalevës, prej nga hyne në Prizren.
Forcat shqiptare të krahinës së Lumës, pas qëndresës në qafë të Duhles, qenë tërhequr brenda krahinës së vet. Për efektivin e tyre jane dhënë shifra të ndryshme: 4000 veta, (Sh.Braha e Q.Mataj,) 2000 shënon Sh. Hoxha, sa jep edhe Historia e Popullit Shqiptar” botim i vitit 2002 dhe historiografia ushtarake serbe (Ratkoviç e co). Nisur nga popullsia e krahines, 2820 shtëpi, na duket se shifra më afër realitetit është në 2000-3000 veta. Por duhet vlerësuar cilësia e tyre: ato ishin forca të afta luftarake, jo vetëm pse kishin sherbyer e luftuar rregullisht si nizamë e si redifë në ushtrinë osmane, por edhe pse trashëgonin brez pas brezi e zhvillonin atë, që John Keegan, një nga historianët e sociologët më të shquar ushtarakë të shekullit XX-të, e quan “ kultura e Luftës “, “kultura e të luftuarit”, duke shfrytëzuar më mjeshtëri të jashtëzakonshme terrenin, (në një teatër luftimi nga Gryka e Kacanikut, në Grykë te Cernaleves, në Qafë të Duhles, në Qafe te Zhurit, dhe se fundi në Maratonën e tyre, në Qafën e Kolesjanit), në mbrojtje, në prita, më sulm të befasishëm e deri në luftim trup më trup. Nuk kishin munguar të luftonin me Dervish Pashën, në mbrojtje të Lidhjes se Prizrenit, dhe kishin thyer për herë të parë, që nga s’mbahej mend në trojet shqiptare, forcat e ushtrise osmane më 1909, duke u dhënë shpirt e krahë kryengritjeve të mëdha të viteve 1910,1911 e 1912 .
Në nëntor 1912 shqiptarët e Lumës do ta përsërisnin këtë edhe ndaj forcave të ushtrisë serbe, që kish një muaj që vetëm fitonte në teatrin e Ballkanit. Për herë të parë do të rrethohej, e per here te pare, do të thyhej në Lumë. Së dyti do të turpërohej në Shkodër. Në Lumë mbrohej edhe Shkodra edhe Vlora, ashtu si edhe ne Shkodër e Vlorë mbrohej gjithashtu Luma. Profesor Qamil Hoxha na ka percjelle ne veprën e tij kujtimet e Shaqir Agës nga Petkaj, i cili në moshën 94 vjeç më 1977 tregonte se, duke qenë xhandar në Shkodër në nëndor 1912, Hasan Riza Pasha dhe Esat Pasha e kishin nisur me dy besnikë të tij me një letër për Islam Spahinë dhe Suf Xhelilin. Ai e solli letrën në destinacion dhe tregonte se pas asaj letre filloi lufta në qafë të Kolesjanit. Pas Luftës së Lumës, Serbia nuk i kaloi më forcat e saj për Shkodër nga drejtimi Verilindor i Shqipërisë. I pati sjelle nga Selaniku me anije ne Shëngjin 15 mijë trupa, duke e cuar në 30 mijë numrin e forcave serbe në rrethimin e Shkodrës.( Serbia la aty 10 mijë të vrarë e të plagosur).
Por forcat e qëndresës në Lumë kishin edhe pikën e dobët të tyre: një armatim të pakët e të vjetëruar. Në “gjashtë vetë a kishte njeni pushkë a jo, luftonin me kosa, sakica etj”….prisnin të vritej një serb e t’i merrnin pushkën”. Vec pushkeve qe u kapen forcave serbe, vullnetaret e Kalisit sollen në qafë të Kolesjanit edhe dy topa e 17 gjyle, qe ua kishin zënë forcave osmane në tërheqje, fakt që e konfirmojnë edhe arkivat serbe.
Në teatrin e veprimeve luftarake të Lumës do të bashkvepronin edhe forca të krahinës së Reçit e të Dardhës së Dibrës, nën drejtimin e Elez Isufit,që ishin mobilizuar ato dite si redif (reserve) të regjimentit të Dibrës, te cilet pas informacionit per hyrjen e trupave serbe në Lumë, qenë kthyer nga rruga ku ishin nisë për në Shkodër. Një batalion arriti dhe mori pjesë në mbrojtjen e Shkodrës, kurse pjesa tjeter e ndarë, ndofta një batalion arriti në qafë të Kolesjanit pasi kishte filluar lufta. Më poshte po ndalemi ne disa aspekte ushtarake te Betejës së Lumës .
1-Për numrin e efektivave të ushtarëve serbë që kanë vepruar e luftuar në Lumë në nëntor 1912 janë shprehur mendime të ndryshme dhe kontradiktore. Disa, duke dashur të “argumentojnë” numrin e 12 mijë serbëve të vrarë (disa thonë edhe 18 mije), kanë llogaritur dhe vendosur apriori shifrën 16000 për ushtarët serbë që kishin arritur në Bicaj në mes të nëntorit 1912. Shifra prej 16 000 ushtarësh, në fakt është sasia e dy grupimeve që krijoi armata e tretë serbe, pas pushtimit të Prizrenit nga forca të divizionit “Drina” dhe ‘Shumadija”, të cilët rrugës për të dalë në Adriatik, kaluan në krahun e djathtë të Drinit të Bardhë. Këto grupime nuk kanë zhvilluar betejë e luftime si ato te dates 15 –17 dhe 18 nëntor në Lumë, përjashtuar ndonje ndeshje të vogël. Ata nxitonin për të dalë në Adriatik.
Në fazën e dytë, nga 15 deri 18 nëntor, kur repartet e divizionit “Shumadija I” pësuan një katastrofë të plotë, kanë vepruar e luftuar në Lumë b3 dhe b4 të R 10k dhe, në mbeshtetje të tyre, edhe b2k i po këtij regjimenti, i cili nuk mundi të çajë veçse deri në krahun e djathtë të Lumit Luma. Efektivi organik i ketyre batalioneve shkon deri në 1400 ushtarë dhe oficerë secili, që do të thotë se në Lumë në këtë periudhë (13-18 nentor) kanë qenë rreth 4200 ushtarë dhe oficerë serbe. Këto të dhëna, që ka publikuar historiografia ushtarake serbe janë ballafaquar me ato që ka nxjerrë nga arkivat e tyre historiani italian Macario per organiken e divizionit “Shumadija I “. Vendosja në skalionin e parë të 2 batalioneve (2400 veta) e bën edhe ushtarakisht të besueshme tërheqjen, dëmtimin, humbjet dhe disfatën e tyre përballë 3000 shqiptarëve që shfrytëzuan befasinë e goditjes, që zgjodhën kohën me dy orë ditë dhe natën e 15 e 16 nëntorit me një mot shumë të keq, me shi të rrëmbyeshëm, terrenin nga qafë e Kolesjanit në Osmanaj, Canaj, bregun e Shejes e të lumit Luma, rrethimin e plotë nga Qafa e Kolesjanit në Kullë të Lumës.
Në fazën e tretë, nga 18 nëntori me 6 dhjetor 1912, kur drejtimin e luftimeve e merr vete në dorë komanda e armatës së tretë (historiografia serbe ka pranuar se për këtë armatë ishte hapur në Lumë një front i ri lufte) në Lumë angazhohen të gjitha forcat e divizionit “Shumadija I“ që kishin mbetur në Prizren, të përforcuar me dy batalione të tjera, (njeri prej te cileve b2 i R 10 k) dhe b1,b2 dhe b3 te R19k. Gjashtë batalionet e tjerë të këtij divizioni qenë nisur, madje në këtë kohë, patën dalë në Adriatik. Edhe vetë historiografia serbe ka pranuar botërisht se këto forca të dislokuara në Prizren në nëntor, janë përdorur aktivisht në fazën e dytë kundër Lumës. Këto përbënin organikisht rreth 14 mijë veta dhe po t’u shtohet edhe efektivi prej 3600 i ushtarëve të baterive të artilerisë, bëhen 17600 ushtarë dhe oficerë. Plus 4200 veta të efektivit që luftoi në Lumë nga 13 deri me 18 nëntor, del se gjatë nëntorit 1912 luftuan në Lumë kundër popullit të paarmatosur 21800 ushtarë dhe oficerë serbe. Po t’u mblidhen këtyre edhe efektivat e çetave të ashtuquajtura “vullnetare’ që hynë në Lumë në fazën e parë, menjëherë pas 30 tetorit, do të thotë se Serbia dërgoi në Lumë gjatë muajit nëntor për çdo shtëpi 8-10 ushtarë dhe oficerë serbë.
Kapaciteti dhe detyra e Lumës ishte, siç edhe ia doli me sukses, të përballonte sulmin e forcave serbe në fazën e pare dhe te dytë. Faza e tretë e luftimeve ishte forcë dhe kapacitet operativo-strategjik, jashtë çdo mundesie krahinore. E megjithatë, ndonëse përballë forcash 7 herë më të mëdha në numër, shqiptarët e Lumës nuk i dorëzuan armët para divizionit dhe armatës serbe, ata bënë në Bardhoc e kudo, gjatë një tërheqjeje shkallë-shkallë, një qëndresë të fortë. Si në rrafshin e Lumës dhe kundër dy kolonave serbe, njëra nga Opoja në Topojan e tjetra nga Surroji në Ujmisht. Sic dihet, ushtria serbe bëri masakra duke gjuajtur, djegur e rrafshuar fshatrat me top, ndërkohë që moti i ftohtë (borë e madhe dhe temperatura nën zero gradë, kërcënonte fëmijtë e vegjël, gratë dhe të moshuarit. Në fund të fundit edhe lumjanët ishin njerëz, kanë shkruar, pa e fshehur simpatinë, kronistët e kohës.
2-Në Lumë në nëntor 1912, u ballafaquan koncepte e praktika të ndryshme, madje të kundërta të të luftuarit. Forcat shqiptare të Lumës, ndonëse nuk kishin epërsinë e duhur të raporteve klasike : 3:1 (por vetëm 1.2 me 1 dhe mangësi të mëdha në armatim e municion), organizuan e zhvilluan si tip luftimi sulmin bazuar në elemente ku ishin superiore si inisiativa, mashtrimi, befasia e goditjes dhe sidomos shfrytëzimi mjeshtëror i terrenit, duke e ndjellë e futur armikun në një kazan të thellë midis lartësive të Gjallicës, Pikëllimës e Kolesjanit nga lindja dhe jugu dhe lumenjve të Drinit të Zi dhe të Drinit të Bardhe nga perëndimi e veriu, në një terren “të prerë” nga lumi i Lumës dhe përroi i tmerrshem i Shejes. Zor të gjendet terren më i përshtatshem për sulm dhe më i veshtire për mbrojtje në atë situatë luftarake të të dy palëve. Plus këtyre edhe errësira e natës së 15 dhe 16 nëntorit dhe moti i keq. Prandaj në fazën e parë forcat shqiptare ia dolën të realizojnë një goditje të fuqishme që e dëmtoi rëndë armikun.
3- Të vrarët e forcave ushtarake serbe. Edhe për këtë tregues të luftimeve në Lumë ka pasur e ka një interes të veçantë. Në fakt duhet pranuar se numri i humbjeve serbe është vështirë të nxirret me saktësi. Siç është e njohur botërisht, komandat serbe i fshihnin të dhënat e humbjeve në front dhe nuk i lejonin korespondentët e huaj të shtypit aty, sa për të ruajtur imazhin e gënjeshtërt që përhapte sikur ushtria e saj “çlirimtare” po pritej krahapur kudo, ashtu edhe për të mënjanuar reagimin e familjeve të ushtarëve dhe të oficerëve të vrarë. Po edhe sot Serbia nuk i ka hapur arkivat e saj ushtarake për studjuesit shqiptarë, në përpjekje për të fshehur të vertetat e masakrave të saj mbi shqiptarët e pambrojtur, po edhe humbjet e saj të rënda.
Historiografia ushtarake serbe mezi ka pranuar si humbje në Lume vetëm disa qindra ushtarë e oficerë të vrarë, kur vetëm njëri nga ushtarët e batalionit të tretë që luftoi në Bicaj, Kosta Novakoviç, ka shkruar se mbetën disa qindra. Sidoqoftë, sipas historianëve ushtarak serb në Lumë janë vrarë vetëm 198 ushtarë dhe plagosur 31 të tjerë ! Këto të dhëna, që sipas tyre janë nxjerrë nga arkivat e reparteve që vepruan në Lumë, janë të pabesueshme. Mjafton të themi se ata vetë kanë pohuar se regjimenti i 10 që luftoi në Bicaj të Lumës (b3 dhe b4 me 15 dhe 16 nëndor) kishte pësuar “humbje të mëdha”, madje kishte humbur edhe arkivin e tij. Në një telegram të administratës ushtarake osmane të datës 20 nëntor 1912, të dërguar nga Ohri në Elbasan thuhet se në luftë të rreptë, gjatë 24 orëve (është fillimi i betejës S.O.) serbët në Lumë janë vrarë e shkatërruar keq, se janë në tërheqje, se u ishin vrarë 3 oficerë dhe “ushtarë pa numër”. Ky numër mund të konkretizohet po të kemi parasysh se po në këtë telegram, një rresht më lart, thuhet se “afro një mijë mauze serbi janë pushtue”, që sigurisht kanë qenë të ushtarëve që janë vrarë, pra afro njëmijë. Dhe telegrami vazhdon më tej “Lufta tani po vijon në Bicaj dhe shpresohet sigurisht që gjer në mbrëmje t’i pushtohen armikut topa, mitraloza dhe shumë armë”. Bicaj është epiqendra e betejës. Këtë e thonë edhe gazetarët serbë të kohës.
Në një telegram të Aqif Pashë Elbasanit drejtuar kryesisë së shtetit të pavarur shqiptar më 2 dhjetor 1912, thuhet se Ahmet bej Mati (Ahmet Zogu.S.O.) i kishte thënë se lumjanët “nja gjashtë batalione serbe i paskan zhdukur”. Ai i referohet situatës së paradatës 18 nëntor përderisa thotë se “një sasi tjetër ushtarësh, që mundën të shpëtojnë, e paskan dëbuar nga Luma”. Por ka edhe më shumë. Në një letër të nënkosullit anglez nga Shkupi në fund të shkurtit 1913 thuhet se Serbia ka humbur në Lumë tetë batalione”.
Në këtë sasi të vrarësh, prej gjashtë apo tetë batalionesh, mund dhe duhen llogaritur edhe të vrarët e reparteve të tjera të forcave serbe paramilitare që u futën në Lumë para datës 13 nëntor, të ashtuquajtur “vullnetarë”, të përberë nga banditë që kishin për detyrë të hapnin rrugën për trupat e rregullta. Kryeredaktori i gazetës së armatës së tretë serbe, Jasha Tomiç, në librin e tij “Lufta në Shqipëri dhe rreth Shkodrës”, botuar më 1913, në Novi Sad, informon për veprimin e këtyre forcave në Lumë, me një efektiv nga 70 deri ne 200 veta, njerën prej te cilave e komandonte ish ministri i mbrojtjes së Malit te Zi, Gatallo. Veç numrit të paidentifikuar të këtyre çetave, që vepronin barbarisht, në Kosovë kishte edhe 7 regjimete me efektiva të thirrjes së tretë, gjoja për të siguruar qetësi në prapavija.
Janë padyshim më shumë se njëmijë ushtarë dhe oficërë serbë të vrarë, dhe po te mendojmë se për 24 orët e para ishin vrarë njëmije, duhet të jenë vrarë edhe aq, ne mos më shumë gjatë terheqjes së shpartalluar nga Bicaj te Kulla e Lumës (ku kishin humbur gjithe karrot dhe kuajt e mushkat) dhe goditjes së fortë nga ana e forcave shqiptare te dislokuara në Pobreg.
Por edhe disa qindra te vrarë që pranon historiografia ushtarake serbe për trupat e veta në Lumë, janë jo vetem një disfate por një katastrofë, qe bëhet edhe më evidente po të krahasohet me humbjet e serbeve gjatë luftës së parë ballkanike, kur në betejën e Kumanovës (23 -24 tetor 1912), ku morën pjesë 168 mije trupa (111000 serbë dhe 58000 osmane) mbetën të vrarë nga të dy palët 1887 vetë (687 serbë dhe 1200 turq) .
Por numri prej 12 mijë, 15 mijë apo 18 mije ushtarësh serbe të vrarë në Lumë në nëntor 1912, që jepet në disa botime shqiptare, madje edhe në pllakën e lapidarit që i kushtohet kësaj lufte, është i zmadhuar dhe jo real. Me të drejtë prof. Shefqet Hoxha e ka quajtur “nje shifër folklorike”. Kjo bëhet edhe më e kuptueshme po të kemi parasysh se gjithë humbjet e ushtrisë serbe në luften e parë ballkanike janë llogaritur në 22 mijë veta.
Serbia pati në Lumë edhe nje katastrofë morale .”Shqiptaret e “eger”, ushtarët tanë të zënë robër i çarmatosin dhe i lëshojnë, kurse ushtria jonë “e kulturuar” e shkullit të XX po i vret femijet e tyre“ shkruante në shtypin e kohës Dimitrije Tucoviç. Shaban Braha ne librin e tij ”Beteja e Drinit kunder agresionit serb, nentor 1912”, informon për “lirimin e dorëzimin e 720 robërve të kapur në luftën Lumës. Ky është një tregues tjetër i fitores morale të shqiptarëve kundër serbëve më 1912.
Përfundimisht, Beteja dhe gjithë lufta e Lumës në nëntor 1912, zë një vend të merituar në Historinë Ushtarake të Shqipërisë të periudhës së Pavarësisë. Ajo është dëshmi e faktit se shqiptarët luftonin të frymëzuar nga ndjenja kombëtare dhe Pavarësia që ato ditë po shpallej në Vlorë më 28 nëntor 1912. Luma, frika prej saj, i ndaloi një javë forcat e armatës III serbe në rajonin e Prizrenit për tu riorganizuar, duke i dhënë kohë Ismail bej Vlorës, per të mbrritur në Durrës para se të mbërrinin aty repartet e ushtrisë serbe (Vlorën e kishin bllokuar luftanijet greke). Kjo betejë, fama e saj, shkuan larg deri në Londër, duke e siguruar Lumën njëherë e përgjithmonë brenda kufirit të shtetit të ri shqiptar.

TIRANE, nëntor 2012.

Referenca :

1-Historia e Popullit shqiptar, vëllimi i II, botim i vitit 2002, faqe 507
2- “Dokumente Historike”, botuar në vitin 1924 nga Lef Nosi faqe 163-164
Ribotim më 2007 nga Instituiti i Historise së Akademise se shkencave te RSH.
3-Fjalori Enciklopedik shqiptar. Akademia e shkencave te RSH, Tirane, 2008
4-“ Ismail Qemali”. Permbledhje dokumentesh, Tiranë 1982 , dokumenti nr 224.
5-Shefqet Hoxha “ Luma ne lufterat per liri”, f, 176
dhe Beteja e Lumës .. në “ Shpalimet e vitit 2007”, Tiranë, 2008.
6-Shaban Braha “ Beteja e Drinit kunder agresionit serb” Prizren, 2000
7- Isa Halilaj:” Shtigjeve te kohes “. Geer 2010
8-Esat Bilali “ Shkrime historike” botuar ne vitin 2001, fq.20
9- Idriz Basha i Novoseit. “ Esat Pashë Toptani. 1912-1920” Bruksel 1982
10-Qemal Mataj : Ramadan Zaskoci. 1979
11-Kukesi . Veshtrim enciklopedik. Nazif Dokle
12-Tahir Kolgjini: Luma dhe luftrat e saj.
13- Ismail Qemali : Kujtime. Botimet Toena, 2009.
14- Visaret e Kombit, vellimi IV, Tiranë, 1939, Kenga e luftes se Lumës kundër serbit
15- Albanian and Kosovo: political and ethnic boundaries, 1867-1946”
Londër, f.313-314.
16- Ltcolonel Reginald Rankin .The inner history the Balcan War
17- Giani Baj Macario Ballkani 1912-1913. “ La prova” Milano 1937.
.18- Lt.colonel Brevete Baucabeille. “ La guerre turco-balcanique 1913-1914”.
Paris 1914, fq 126. ( Biblioteka e Shkodres )
19- John Keegan “ A history of warfare. USA 1994.
20-Ferik Abdurrahman Nazif, Mirliv Kirametin :’ Iskodra Mudafasi” Instambul, 1933.
21- Dimitrije Tucoviç “ Zgjedhje punimesh” v. 2-te viti 1981, faqe 154-155.
botim i “ Rilindjes”, Prishtine
22- Borivoje Ratkoviç : “ Prvi balkanskih rat 1912-1913”, (Operacije srpske vojske) v.II, Beograd 197
23-Jasha Tomic : Rat u Albaniji i oko Skadra, 1912-1913 godine. Botim i vitit 1913, Novi Sad.
24-Borisllav Ratkovic, Mitar Burishic, Savo Skoko:
“ Srbija i Crna Gora u Ballkanskim patovima 1912-1913”. Beograd. 1972
25- Enciklopedija jugosllave, botim i pare, viti 1984, fq.669-670
26- Vojna Enciklopedija, Beograd 1973-1975
27- Richard C. Hall “ : ” The Balkan Wars 1912-1913, Prelud to the first World War”
London and Nev York. 2000


-------------------------------
Studiuesi Sali Onuzi, i cili ka punuar për statusin e Dëshmorit të Atdheut, kur ishte në detyrën e Drejtorit të Departamentit të Veteranëve dhe Dëshmorëve në Ministrinë e Mbrojtjes, në një kumtesë që ka mbajtur dhe është botuar në Nr. 52 të revistës “Pavdekësia”, bën këtë shënim:

“Shifrën 28-30 000 shqiptarë të rënë në Luftën e Dytë Botërore e kanë dhënë, pas një hulumtimi të përbashkët, administrata shqiptare dhe ajo e UNRRA-s (Komiteti i Kombeve te Bashkuara për Ndihmë dhe Rindërtim) në Shqipëri pas vititit 1945. UNRRA nuk shquhej për ndonjë frymë miqësore me shtetin e ri komunist shqiptar. Ndërkohe që ajo nuk ishte e interesuar aspak të shtonte numrin e të vrarëve dhe të demtimeve në Shqipëri, pasi në përputhje me sasinë e tyre do të ishin edhe ndihmat që ajo do të sillte”.

Citim nga libri "Vlaga e kësaj toke"

2012/11/12

Vdiq papritmas shkrimtari shqiptar Daniel Gàzulli

Kam "vesin" e te shkruemit. Kam botue romanet "Nje vit e nje jete", "Armiku i popullit", "Mergimtar ne Atdhe", "Deti ne mes"; permbledhjet me novela e tregime "Vjeshte ne Lebjane", "Intervista me vajza te mira" dhe librin me ndodhi e urti popullore "Rrefime zadrimore". Mendoj se shqipja po rrenohet prej a) mosdeshires atavike te gjuhetareve tane per te mos ripa Normat e Drejtshkrimit 1972, b) perbaltja me fjale te hueja - prandaj edhe do t`Ju keshilloja te lexonit studimin tim "Gjuha shqipe, e mira, e mjera ..." (Mund ta gjeni edhe ne internet :

http://agim.poeticforum.com/t1761-daniel-gazuligjuha-shqipe-e-mira-e-mjera).


http://computer.sq.cosmotopic.org/49920031761-daniel-gazuli-gjuha-shqipe-e-mira-e-mjera







Foto: Ndërron jetë Daniel Gazulli


Si sot një vit më parë ai përballej me jetën dhe vdekjen. “Jam në Itali”- miku im më shkruante ai atëherë. “Jam këtu, se më kanë marrë të bëj disa kurra. Jam disi i lodhur. Mjekët më kanë kursyer ditët”-do të shtonte ai. Dhe iku viti shpejt... Para disa ditësh do të shpejtonte dërgesat tek “Fjala e Lirë”. Sot ai është në udhën e tij të drejtë... Zoti ia ndrittë udhën..., shpirti iu preftë në paqe. Miqtë e letrave sot e ndjejnë më shumë humbjen e një pene, por vepra dhe krijimtaria e tij do të mbeten shenja jete në udhën e kulturës dhe krijimtarisë shqipe. Ndoshta më e lumtur do të mbetet Flora Suldashi, pasi ajo ka patur shansin të ketë pasthënien e tij në librin e saj që doli para disa ditësh nga botimi.

http://fjalaelire.co.uk/2012/11/12/nderron-jete-daniel-gazulli/

Me hidhërim të thellë Redaksia e Agjencionit  Floripress nga Prishtina  njofton  se sot me datën 12 nëntor 2012 u nda papritmas nga jeta bashkëpunetori i Agjencionit tonë shkrimtari  i madh shqiptar Daniel Gàzulli.

U prehtë n' Paqë ...
Ngushëllime familjes!

Editori i Redaksisë  Floripress Prishtinë Flori Bruqi

Foto: Imë bijë VILMA
http://www.slideshare.net/madopol/daniel-gazulli-vjesht-n-lebjan-novel


Foto: e kujtoj ate dite me shume mall e sa dashuri.... Lezhe Korrik 2012. I paharrueshem Daniel Gazulli.....Njerez si Ti vijne shume rralle ne jete e lene gjurme gjithe jeten.....



Daniel Gàzulli: “Motra ia goditi, sot me 14 t’Marcit 1896” (tregim)



Ishte Pashkë, pothuej fundi i vitit të parë në shkollën fillore.

Si gjithë fëmijtë kurreshtarë, ndalesha e lexoja çdo gja.
Edhe kur shkoja në Kishë me gjyshin, lexoja shkrimet mbi varre.
Gjyshi ndalej pothuej gjithmonë tek varri i familjes, një varr i naltë prej guri të gdhendun, gjithë ornamente, me dy dhoma varrimi; nxirte kutinë e duhanit dhe dridhte një cigare, duhan Sheldie, ai ma i miri. Mandej e linte cigaren pranë Kryqit të madh, po prej guri, në krye të varrit, dhe futeshim në Kishë të shihnim Meshë.
Shpesh herë, kur mbaronte Mesha, shkëputesha nga dora e gjyshit dhe vrapoja për tek varri të shikoja nëse ishte përsëri cigarja aty. Rrallë ndodhte që ta gjeja përsëri.
Pyesja gjyshin kujt ia kishte lanë atë cigare dhe kush mund ta kishte marrë, po ai më përgjigjej gjithmonë: “Do ta kuptosh kur të rritesh.”
Atë të Djelë Pashke kishim shkue ma heret dhe gjyshi po pastronte disa barna të këqija rreth varrit.
Unë, shumë kurreshtar, përpiqesha të lexoja çfarë ishte shkrue mbi rrasë të varrit. Nuk e kisha aspak të lehtë, se shkronjat ndryshonin mjaft nga ato që kisha mësue në abetare.
Vetëm fjalinë e fundit arrija ta lexoja qartë: “Motra ia goditi, sot me 14 t’Marcit 1896”.
“Kujt ia ka goditë këtë varr e motra, gjysh?”- e kisha pyetë një ditë.
“Gjyshit tim” – më ishte përgjegjë ai.
Nuk e zgjata ma, edhe pse kurreshtje më shtynte të pyesja, përse pikërisht e motra, e jo vëllaznit apo të bijtë, sepse e dija që stërgjyshi im kishte pasë edhe një vëlla tjetër.
Në vjeshtë të atij viti na e lamë Krythën dhe u vendosëm në Shkodër.
Gjyshi kishte shumë mall të kthehej në Sapë, të shëtiste nga një fashat tek tjetri, të takonte motrat e tij, të takonte miq të vjetër, por sidomos të vinte këtu, në Varreza, e të ndalej gjatë, të dridhte cigare e ta linte mbi varr, të bisedonte me za të ultë diçka që unë nuk e kuptoja e nuk e merrja me mend me cilin fliste. Nganjëherë rrinte shumë gjatë në varrezë, dridhte disa cigare dhe i rreshtonte pranë Kryqit të varrit.
Tashma isha rritë e kishte ardhë koha ta pyesja:
“Përse ia goditi pikërisht e motra varrin gjyshit tand e jo vëllaznit apo bijtë?”.
Gjyshi më shikoi gjatë. Me vështrimin e tij sikur më mati shtatin, që tashma dilte ndonjë cantim mbi të, edhe pse porsa kisha mbushë pesëmbëdhjetë vjeç.
***
“Kur vdiq gjyshi, nisi rrëfimin e tij të ngadalëshëm gjyshi im, kam qenë 25 vjeç e i martuem me gruen e parë. Ti e di se mue më kanë vdekë dy gratë e para, mandej u martova me gjyshen tande.”
E dija sigurisht që gjyshi kishte qenë i martuem tri herë e se gruen e parë, me të cilen kishte jetue vetëm gjashtë muej, e kujtonte shpesh e me dhimbje.
“Ishte i vetmi burrë që kishte mbetë në shtëpi. Ku të shkonte, ishte 83 vjeç dhe vuente nga bulçimi. Kush ishte për pushkë, në shtatë e shtatëdhjetë vjeç, kishte dalë kaçak, se Valiu i Shkodres kishte nda mendjen me na shue të gjithëve.
A i shikon, m’u drejtue gjyshi tue hedhë shikimin varreve përreth, janë të gjithë varre të reja. Ma i vjetri asht i familjes sonë. Po kjo Kishë e këto varre kanë sa nuk mbahet mend. Kishte ardhë, pra, vetë valia prej Shkodre me dy taborre. Ishte betue me na nxjerrë fare të gjithë sa ishim.
Nisi atje ku e dinte se na dhimbte ma shumë. Shkatrroi varret. Kishte sjellë me vete do magjypë prej Jemenit e për një natë tanë natën shkatrruen varret, theyn Kryqa, deri eshtnat e të shuemëve i nxorën përjashta. Ishin edhe dy burra katundi, Përgjinësh u kanë pasë thanë, që nuk kishin dalë kaçakë, e që mihen në varre me jemenët. Nuk ka ma Përgjin tash, kanë dalë fare. Jo që të dalun fare kanë qenë gjithmonë. Gratë që e kanë pa atë mënxyrë thonë se nuk ka gja ma të shëmtueme në këte botë. Gjithë ky vend mbushë me kocka njerëzish”.
U ndal e drodhi një cigare tjetër. Ngadalë, shumë ngadalë. E uli po shumë ngadalë në rranxë të Kryqit.
“Kur e moren vesht njerëzit, u sulen turr e vrap për në varreza. Sa kishte dalë drita. Njerëzit po them unë, po vetëm gra ishin, sa na kishim dalë kaçakë.
Gra dhe babë Ejëlli. Tetëdhjetëetre vjeç e me bulçim, mezi merrte frymë.
I doli para xhabia me nizamë. “Ju do të hyni këtu të pastroni vendin kur të mbarojmë na!” – , i tha ai babë Ejëllit.
“Këta janë varret tona”, ia ktheu babë Ejëlli.
“Ktheu ti qen plak në shtëpi, se po i ve jemenët me të varrosë për së gjalli!” – iu kërcënue xhabia.
“Nuk asht punë që s’bahet, por mbasi t’i kam mbarue edhe unë do punë” – ia ktheu qetë babë Ejëlli.
Mandej nxori dy alltitë me mulli dhe filloi prej xhabisë. Një me shtatë e lau veten.
Jemenët moren ograjat.
Nizamët, që shoqnonin xhabinë, u sulen mbi gra. Me bajoneta. Katrinën, due me thanë gruen teme të parë, e shpuen tej përtej me bajonetë. Ishte gjashtë muejsh shtatëzanë.
Krisi pushka prej Lezhet e në Shkodër, po në Krythë nuk mundi me hy asnjë. Valia kishte sjellë nizam të madh dhe e kishte rrethue Krythen në katër anët.
Hallëmadhja ime, motra e gjyshit, vendosi mos me i varrosë të vëllanë e të renë pa u goditë varrin. Pagoi pare të madhe, solli mjeshtra e për një ditë e një natë goditi varrin me dy dhoma, për babë Ejllin dhe gruen time, Katrinen.“
U ktheva e lexevo edhe një herë mbi rrasë të varrit: “Motra ia goditi, sot me 14 t’Marcit 1896”.
Ndërkohë gjyshi kishte dredhë një cigare tjetër dhe e uli mbi varr, rrazë Kryqit.
“Këndej asht varrosë babë Ejlli?” – e pyeta, tue vu ore se cigarja nuk ishte në mes të varrit, po djathtas Kryqit.
“Po, foli ai si me vete, nga ana e detit asht varrosë Katrina, kurse nga ana e malit babë Ejlli”.
Ka kalue gjysëm shekulli qysh atëherë.
Kur shkoi në Krythë, ndalem gjithmonë tek varret. E nuk harroi të la një cigare mbi varr, djathtas Kryqit, nga ana e malit, andej nga asht varrosë babë Ejëlli. Janë cigare të gatshme, nuk janë duhan Sheldie, nuk e di a do t’i pëlqejë babë Ejëlli, po kot e kam marak, se më duket sikur më buzëqeshë atje prej Qiellit, i kënaqun që po i la një cigare.

Foto: Imë bijë VILMA
Në foto Vilma Daniel Gazulli




Linda Daniel Gazulli





Gjurmë



1. Kam njohë një që …

        Në vitin 1986 i thanë mjekët se ishte me kancer, e se kishte edhe pesë  – gjashtë muej jetë.
        Ai buzëqeshte dhe u jepte zemër të afërmëve e të dashunve.
        Sot e kësaj dite, tek shetitë rrugëve të qytetit me hap të gëzueshëm,  vazhdon t’u buzëqeshë njerëzve dhe të mbjellë dashuni.

…. dhe një që …

        Nuk ka njeri në qytet që nuk i asht ankue se jeta e tij asht një jetë skëterrë: vuen nga kapslleku.
Njerëzit i largohen mos i infekton.....


2. Kam njohë një që …

        I gëzohej pjatës me thjerza, i vetmi ushqim që kishte në shtëpi për vete, gruen, nanën plakë dhe katër fëmijtë.
        Kur një edhe ma i vorfën se ai i tha në mbramje se fëmijtë e tij do të shkonin pa ngranë në krevat, mori gjysmën e thjerëzave dhe ia çoi, pastaj u kthye në shtëpi tue fishkëllye një kangë të gëzueshme.

…. dhe një që …

        Shan Krisht e Pejgamer qysh kur i asht prishë stomaku e nuk ha dot as një kilogram mish dashi të pjekun.

3. Kam njohë një që …

        I kishte rastisë të njihej në një dasëm me të birin e vrasësit të të atit, që u ndje ngusht para tij. I buzëqeshi, i shtërngoi dorën dhe e ftoi të rrinin pranë e pranë në tryezë.
Qysh atëherë, kur ndodh që takohen, e fton të pijnë një kafe bashkë. Kurrë ma diellore nuk e ka buzëqehsjen se sa kur rri me të birin e vrasësist të të atit.

…. dhe një që …

        Sa herë shkon në Kishë (dhe shkon rregullisht), i lutet Zotit ta lajë pa djalë Skenderin, sepse nuk pranoi t’ia firmoste dëshminë (e rremë) që toka buzë detit, deri njëzet metër thellë në ujë, kishte qenë e tij.
4. Kam njohë një që …

        Tafil Leka e quenin, kaptoi Shqipninë nga Veriu në Jug më 1920 të shkonte në mbrojtje të Vlonës.
Nga 7 prilli 1939 e deri sa mbaroi lufta nuk shkeli kambë italiani e as gjermani në fshatin e tij: Atje ishte zot Ai. Lirinë nuk ua kërkonte të tjerëve, e kishte të tijen.
Mbas luftës dorëzoi armën dhe u hoq mënjanë.
Unë e bana detyren time, tha, tashti le t’i shtrohemi punës.

…. dhe një që …

        Kishte lindë më 1934, u ba oficer mbas luftës, dhe gjoksin mbushë me dekorata në ditë festash e në ditë të zakonshme, shkonte e tregonte histori nëpër shkolla për gjermanët e panumurt që kishte vra.
Nuk asht se njerëzit nuk e dinin sa vjeç kishte qenë në kohë të luftës, po ai vazhdote marrshimin e tij mbi dekorata.
        Tafil Leken nuk e njihte.

5. Kam njohë një që …

        Një nanë që prej tetëmbëdhjetë vjetësh i shërben gjithë dashuni djalit të saj të paralizuem dhe kur del të blejë ushqimet për familjen, nuk i mungon kurrë buzëqeshja për të tjerët.
Të shtundave, kur i shoqi asht pushim dhe mund të rrijë ai me djalin, shkon e i pastron me themel shtëpinë një plake të vetme e të mbetun, që banon dy pallate përtej.

…. dhe një që …

        Gjithë shëndet, ende pa i mbushë të pesëdhjetat, kalon ditët sa tek një shoqe tek tjetra tue u ankue se pesë fëmijtë në mërgim nuk i dërgojnë rregullisht kuoten prej njëqind eurosh në muej, që ua ka caktue t’ia dërgojnë.
-----------------------------



Përkthime nga Daniel Gazulli

RABINDRANATH TAGORE

MOS U LIGSHTO

Mos u ligshto, mbaju fort,
e do të fitosh.
Nata po iken:
guxim, mos u ligshto.
Shiko, në ball të lindjes,
përmes pëlhurës së pyllit
nalt
asht ngritë ylli i mëngjesit.
Guxim, mos u ligshto.

Janë bijë të natës, që në errsinë shtegtojnë
dëshprimi, dembelia, dyshimi:
ata, të pasigurtë, nuk janë
bijë të agimit.
Vrapo, nga errsina dil;
shiko, tej hidh vështrimin,
qielli po çelet.
Guxim, mos u ligshto.

GIUSEPPE UNGARETTI

Poezitë e luftës

ROJË

Maja Katër, me 23 dhjetor 1915

Gjithë natën
shtri pranë
një shoku
të masakruem,
me gojën
që skërmitej
kthye hanës së plotë,
duert
të përgjakuna,
që përshkonin
heshtjen time,
kam shkrue
letra plot dashuni.

Kurrë ma parë
si sonte
me jeten s’kam qenë
i dashunuem.


PABLO NERUDA

VDES PËRDITË

Vdes përditë
ai që bahet skllav i rutinës,
e përditë përsëritë të njejtën udhë,
ai që ritmin s’ndrron,
ai që s’rrezikon as t’ndrrojë ngjyrën e veshjes,
ai që nuk flet e njohje të reja s’kërkon.
Vdes përditë kush pasionit i shmanget,
ai që pëlqen të zezën mbi të bardhë,

e pikën mbi “ì”
ai që u shmanget emocioneve,
që bajnë të të shndrisin sytë,
ata që
përgjumjen kthejnë në buzëqeshje,
e që bajnë t’na rrahi zemra
prej një gabimi e prej ndjenje.

Vdes përditë
ai që tryzën s’përmbysë,
ai që i trishtë në punë jetën shkon,
ai që nuk rrezikon të sigurtën
për pasigurinë tue ndjekë një andërr,
ai që të paktën një herë në jetë
s’u shmanget këshillave të urta.

Vdes përditë ai që s’udhëton,
ai që s’lexon a s’dëgjon muzikë,
ai që s’sheh hiret e veta.
Vdes përditë
ai që rrënon personalitetin e tij,
ai që ndihmë s’kërkon;
ai që ankohet çdo ditë
për fatin e vet a shiun që s’pushon.

Vdes përditë
ai që braktisë një projekt para se ta nisë,
ai që pyetje s’ban

për sa mistere të panjohun,
ai që nuk i përgjigjet
pyetjes që i bajnë.
T’i themi “jo”! vdekjes së përditëshme,
sepse të jetosh
nuk do të thotë
thjeshtë frymë të marrish.
Vetëm guximi
na sjell
lumtuninë e vërtetë.


JOSEPH RUDYARD KIPLING


NËSE …


Qetësinë në ruejtsh, kur bota e humbet,
e ty të fajsojnë ata që ke përrreth,
besimin të patundun në vete ti ta kesh,
Peshoj ti dyshimet, përçmues të mos jesh.
Përmbahu ti sa mundesh, nxitimi asht i huej
Nëse ata gënjejnë, ti t’vërtetën thuej,
Mos urre ata që ty të kanë mëri,
I mirë ti të jesh, urtia me kufi.
Andërrat ti përkundi, por mos flijë mbi to
Shtjello ti ide, pa i kthye n’qellin ato;
Ngadhnjim edhe humbje priti me qetesi,
Asnjenes mos bjer pré me lot as krenari.
Nëse t’vërtetën tande e kthejnë në mashtrime,
Ata që në jetë kanë t’mbrapshta qellime,
Nëse andërrat tueja t’i bajnë thërrime,
Ti prap rindërtoi t’vërteta e synime.
Gjithë sa ke fitue ti veni në lojë
Guximi vlen ma shumë se një fitojë
Në humbsh, fillo rishtas me guxim,
Për humbjen pa shprehë as ndje ankim.
Mos lejo që zemra një çast të të lëshojë,
Kur guxon zemra, dhe trupi do t’guxojë,
Forcat nëse t’lanë, vehten mos e lësho,
Nëse ke Vullnetin, ti mos u ligshto.

Ruej virtytet tueja, as turmën mos përçmo,
Pranë rrij edhe Mbretit, po njerëzit mos harro,
Mos u plagos prej anmikut, as mikut ma të shtrejtë,
Të gjitha kanë randësi, asnjë sa ke ti vetë,
Kurrë të t’shkojë kot, as minutin mos e len,
I vlertë ai që kaloi, dhe ai që mbas tij vjen,
E jotja asht e gjitha ç’gjendet përmbi dhé,
Por mbi të gjitha, Njeri, bir, ti je.

HEINRICH HEINE

HELENA

Më je betue në përjetësi,
Me fjalë të zjarrta gjithë magji,
Se do më duesh me afsh e zjarr,
Po s’më shuen etjen e jotja fjalë.
Buzët ti ven mbi timen gojë,
Der sa frymë t’na mbarojë.
Unë shpirtin tand ta pi due n’ gotë
Dhe etja prap s’shuhet, asht e kotë.

MOS U BETO

Mos u beto, po ti puthje me jep;
betimin e grues nuk besoj; hesht!
E ambel fjala jote, po s'ka krahasim
me puthjen ne buze me rrembim.
Puthjes i besoj, puthjes qe me dhe;
fjala fluturon e nuk na nxeh.
Betohu, e dashun sa te duesh,
s'u besoj atyne kur t'm'i thuesh,
po kur koken ve ne gjinin tand,
atehere po, besoj e i lumtun jam.
Atehere besoj ne ty, e dashun, une,
se m'do perjetesisht e ndoshta dhe ma shume.

----------------------------------------


Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...