Agjencioni floripress.blogspot.com

2013/06/29

Grekët, Bibla dhe Shqiptarët



nga Ardian Arifaj

Duke kërkuar përgjigje për identitetin e vet, shqiptarët do t’i ndihmojnë edhe Evropës që të kuptojë identitetin e saj. Të kuptojë që praktikat që shihen si të kundërta, armiqësore e përjashtuese, në fakt mund të jetojnë bashkë dhe të përqafohen nga një shoqëri.

Dita e Evropës, 9 maji, ishte rast i mirë për t’u ndalur e për të reflektuar për Kosovën, Shqipërinë, shqiptarët në përgjithësi, marrëdhënien me Evropën, vendin e shqiptarëve në Evropë, për atë se si e kuptojmë Evropën dhe çfarë roli mund të luajmë në Evropë.

Evropën shpesh e identifikojmë, me të drejtë, me Bashkimin Evropian. Ky organizëm edhe ashtu përfshin pjesën më të madhe të kontinentit. BE-ja është kthyer në sinonim për një jetë më të mirë, në prosperitet dhe në paqe, gjë që e synojnë edhe shqiptarët. Por, deri sa nga jashtë e idealizojmë këtë Evropë, kur të shikohet më afër kuptojmë se edhe ajo ka problemet e veta.

Ndër problemet më thelbësore mbetet ai i vet idesë së Evropës. Evropa ende nuk ka ndërtuar një identitet të vetin por ende është në kërkim të tij. Kjo veçanërisht vjen në shprehje në procesin e forcimit të institucioneve të BE-së dhe evropianizimit të shteteve-kombe si dhe në debatin për zgjerimin e këtij bashkimi shtetesh. Në kërkim të vlerave të përbashkëta Evropa ende nuk ka gjetur një përgjigje përfundimtare. Përkundrazi. Është një debat që sa vjen e intensifikohet. Përtej bashkimit ekonomik brenda të cilit lëvizin lirisht njerëzit, fuqia punëtore, paraja dhe mallrat, çdo gjë tjetër në Evropë mbetet me pikëpyetje. E këto pikëpyetje eskalojnë në tensione sa herë që hapet çështja se ku është kufiri lindor i Evropës. Ka shumë qytetarë të BE-së që mendojnë që kjo organizatë ka arritur kufirin e vet në lindje. Në këtë debat janë të përfshirë të gjithë, qytetarët si dhe politikanët e akademikët. Dilema në thelb të këtij debati më së miri do të përshkruhej me dallimin mes përshkrimeve për Evropën që kanë bërë dy filozofë: Emmanuel Levinas, filozofi francez, që Evropën e quajti “Bibla dhe grekët”; përshkrimin e tij e plotësoi filozofi tjetër francez, Jacques Derrida duke thënë se në të vërtetë Evropa është “Bibla, grekët dhe përtej/diçka më tepër”.

Vërtet identiteti i Evropës është ndërtuar mbi filozofinë e Biblës dhe është korrigjuar pas mesjetës me humanizmin që evropianëve ua kujtoi ri-gjetja e Greqisë antike. Për shekuj të tërë, sa herë kërkonte “tjetrin” përballë të cilit do të identifikonte veten, Evropa shikonte kah Islami, si fe dhe kulturë. Islami preku kontinentin që prej lindjes të tij, njëherë nëpërmjet maurëve në Spanjë e pastaj nëpërmjet osmanlinjve në Ballkan e deri në Vjenë. Shumë gjatë Islami është parë si diçka e huaj për Evropën dhe vetëm tash, në fund të shekullit XX, ka filluar të vihet në pikëpyetje kjo bindje dhe është intensifikuar literatura akademike që argumenton se Islami ka pasur një marrëdhënie shumë më të gjallë, shumë më organike dhe shumë më të shëndoshë me Evropën. Një debat i tillë nuk është as afër që të përfundojë. Këtë e rëndojnë dhe e bëjnë më të vështirë sfidat me të cilat përballet vet Islami sot, interpretimet ekstremiste e radikale të grupeve me agjenda politike. Sa sensitive është kjo temë në Evropë tregon tmerri i parë në Norvegji, verën e kaluar, kur një ekstremist dhe fundamentalist i krahut tjetër, atij të krishterë, u ngrit kundër multi-kulturalizmit dhe vrau mbi 70 bashkëkombas të tij. Kjo tragjedi zbulon se sa i rëndë është ky debat edhe për shoqëritë më të hapura, më sekulare, më tolerante por edhe më prosperuese në Evropë, ku qytetarët nuk kanë shumë arsye që të kërkojnë një “tjetër” që t’ia vënë fajin për çfarëdo që nuk funksionon në shtetin e shoqërinë e tyre.

Një dilemë të tillë të ngjashme me atë të Evropës e kanë edhe shqiptarët. Njëqind vjet pas pavarësimit të Shqipërisë, shqiptarët ende pyeten nëse i përkasin Evropës dhe civilizimit perëndimor apo i përkasin Lindjes. Në fillim të shekullit XX, pas shpalljes së pavarësisë, kishte ende prej atyre që kërkonin që të kthehej “baba Sulltan” apo të mos përdorej alfabeti i Manastirit. Në fund të shekullit XX, kur Kosova kërkonte pavarësinë, kishte plot shqiptarë që mendonin se sikur shqiptarët të kishin qenë të krishterë, atëherë Evropa do të njihte pavarësinë e Kosovës. Disa vite më vonë, kur Evropa nuk i hoqi vizat për shqiptarët në Shqipëri e Kosovë si edhe për Bosnjën, ishte më lehtë të thuhej se motivet ishin “religjioze” se sa të shikohej nëse kjo kishte të bënte me disa parakushte që duhej plotësuar.

Paradoksalisht, kjo dilemë dhe ky vet-reflektim i bën shqiptarët më evropianë se çdo gjë tjetër. Nevoja për të vënë çdo gjë në pikëpyetje dhe për të kërkuar dhe gjetur vet përgjigjen, për të vënë në dyshim çdo autoritet e çdo mendim, është gjëja më “evropiane”. Nuk ka asgjë që e dallon Evropën më shumë se sa pjesët tjera të botës, se sa civilizimet tjera, se sa nevoja për të qenë përherë dyshues, përherë kritik, gjithmonë duke kërkuar përgjigje. Dhe deri sa shqiptarët njësoj vazhdojnë të shtrojnë pyetje për veten e tyre, të kërkojnë identitetin e tyre, do të mbesin evropianë të mirëfilltë. Ky debat duhet të bëhet edhe më i gjallë dhe në të të përfshihen sa më shumë protagonistë. Protestat si këto të fundit në Maqedoni tregojnë se një gjë e tillë është duke u bërë nevojë e ndoshta edhe nevojë urgjente. Shqiptarët me të drejtë kërkojnë që t’u pranohet identiteti i tyre kombëtar, kulturor por edhe fetar. Duhet të respektohet e drejta e shqiptarëve që të ushtrojnë kulturën dhe fenë. Të respektohen dhe të pranohen shqiptarët që i përkasin fesë Islame por edhe atë që praktikojnë Bektashizmin apo Ortodoksizmin.

Debati për identitetin e shqiptarëve dhe përkatësinë e tyre duhet të tregojë se shoqëria shqiptare, kultura shqiptare, praktikon vlera që janë pothuajse universale. Vlerat si respekti për jetën e njeriut, e drejta për të jetuar në prosperitet e dinjitet, nevoja për solidaritet me njëri tjetrin janë vlera që i promovon edhe Kanuni i shqiptarëve, edhe librat e shenjtë, por edhe kushtetutat e shteteve perëndimore apo konventat dhe traktet mbi të cilat është ndërtuar BE-ja. Duke gjetur përgjigje në pyetjet për identitetin e vet, shqiptarët do t’i ndihmojnë edhe Evropës që të kuptojë identitetin e vet. Të kuptojë që praktikat që shihen si të kundërta, armiqësore e përjashtuese, në fakt mund të jetojnë bashkë dhe të përqafohen nga një shoqëri. Ky do të ishte kontributi më i madh që shqiptarët mund t’i a japin Evropës sot.

Identieti qytetrues dhe shqiptarët ( Përplasjet mes perëndimit dhe lindjës )

Shkruan: Ndue UKAJ 
1.
Këtë teskt po e fillojmë me një persiatje të një studiuesi dhe kritiku francez, Saint Beuvit, kur pohon: ”Kur mendojmë sinqerisht të kalarën, kur e kuptojmë mirë atë, do të thotë se e kemi vështruar saktë të ardhmën”, që për realitein shqiptar ka shtreisme të shumta kuptimore, që duhet të rikontekstualizojnë shumë probleme nacionale, me një qasje imperative, prandaj duke e kuptuar thellë faktin se pa njohjën e ta kalurës, nuk mund të vështrojmë saktë të tashmën, nuk kemi premise të qarta për të rifilluar debatin, dhe të shtrojmë idetë themelore, që për pikëmbështje kanë të ardhmën. Këto objektiva duhet të jenë të specifikuara, duke e pasur parasysh faktin se asnjë popull nuk del nga zgjedha e një sundimi të huaj I emapncipuar, I edukaur, me qasje të qarta dhe në baza të shëndosha për të vështruar dhe konstruktuar të ardhmën. Nadaj edhe për realitein shqiptar, I cili po thuaja se pas një robërie më së gjashtë shekullore, është në një liri relaitive për të filluar të ndërtojë të ardhmën vet, ka pengesa të shumta, që paraqitn në rrafshin psikologjik, për arsye se nuk është mësuar asnjëherë të kuptojë dhe të jetojë lirinë, të zhvillohet siaps një ritimi nomral dhe të pakontrolluar, e shpeshëherë edhe pa diktatk; duke pasuar, pastaj me mungesa që shfaqen sa në aspektin poltik, ashtu edhe në atë kulturor e ekonomik.
Pas shumë ngjarjve të rëndësihme për shqiptarët e ballkanit në dekadën e shkuar, shoqëria shqiptare në tërsi ka hyrë në një proces të përgjithshmë dhe të gjithanshëm poltik, kulturor, ekonomik, ku kërkohët një modalitet I ri, me ndryshme esencilae nga I mëhershmi, një transformim esnecial në mënyrë që të hapen debatet për integrime të fuqishme brendashqiptare njëherit, pastaj edhe në ato stadarede dhe praktika perëndimore të sferave tjera shqoqërore. Në këtë proces të gjithasnëshm rolin vendimtar lujanë kultura dhe idetë kulturore, që ndërlidhën pashmngëshmërisht me të gjitha segmentet e shoqërisë, të cilat përcaktojnë edhe një identitet të veçantë kulturor dhe civilizues si të domosdoshëm për këto transoformime. Pradnj, edhe Fishta qysh atëherë kur u ndje domsdoshmëria e ndërtimit të shteti shqiptar, me plotë të drejtë thoshte se pa një kulturë perëndimore, nuk mund të paramendohet zhvillimi I shoqërisë.
Kjo kërkesë e bërjës së shteti shqiptar dhe e ngritjës së stadnardeve të përgjtihsme shoqërore vërehet edhe sot, madje pothuja se është dosmodoshmëri për fillimin e ngritëjs së shoqërisë shqiptare, në rrafshe më të larta poltike dhe kulturore, ku Shqipëria prêt fillimin e negociatave për antarsim në BE, Kosova duhe të përmbush standarde, në mënyrë që të fillojë të jetësojë pavarësinë, njashtu është pak a shumë çështja edhe me pjesën e shqiptarëve që jetojnë në vendet tjera, që si ëtërsi jemi në process të hapur,që doemso do të rezultojë më transformime esenciale. Pra kërkohet një domsodoshmëri e ngretijës së standardeve, që doemos duhet të rezultojë edhe me përcaktimin tonë për të ardhmën kulturor, duke shtresuar këtë problem si ndër fundamentet e së tashmës, në përmbushjën e standardeve. Kjo vetvetiu nënkupton edhe përcaktimin tonë kulturor, jemi për një qytetërim perëndimor apo lindor? Prandaj me të drejtë në opinonin e përgjithshëm shqiptar e sidomos në atë kultoror, kohëve të fundit është ndezur një debat rreth identitetit civilizues të shqiptarëve, së këndejme edhe është rindezur debate I shumë përfolur dhe shumëdiskutaur, që mundohet të trajtojë çështjën e ndeshjës së civilizimeve, në këtë kontekst duke shtruar edhe çështjën e kombit shqiptar me një theks të veçantë, si dhe përplasjet mes perëndimt dhe lindjës, që janë shfaqur në planin global.
Kjo temë ë “nxehtë”, delikate qysh në vitet e 30-ta ka qenë një ndër temat imediate nga mendimtarët të mëdhenj shqiptar të kohës, të tubuar atëherë rreth formulës së shqiptarizëmës dhe neoshqiptarizmës (Konica, K. Maloki, V. Koca, Fishta, M. Frashëri, B. Merxhani, Noli, etj), të cilët njëkohësisht vunë edhe bazat e mendimit të avancuar shqiptar, të argumentuar, se shqiptarët kulturalisht I takojnë universit të civilizimit oksidental, janë gjeografikisht evropian, së këndejmi edhe shpirtërisht perëndimor. Në këtë proklamim dhe në mbrojte të këtyre argumenteve natyrisht se ka pasur dhe ka pengesa, madje janë identifikuar edhe pengesat, si dhe sfidat që dalin në këtë orjentim e përcaktim, që për shumë arsye mund të jetë jo aq I qartë. Pengesat dhe sfidat janë si rezultat I shumë faktorëve, sidomos I atyre kulturor- shpirtëror, që rezultojnë si shkak ndeshjës së perëndimit dhe lindjës, I këtyre këtyre dy civilizimeve diametralish të kundërta, mu në trullain e kombit shqiptar, që për pasojë kanë shenuar një lloj të ashtuquajturit “ambiguitet”, në dimensionet që përbëjnë esncat e identiteti qytetrues, sidomos kjo u rëndua pas shpartallimit të rezistencës shqiptare, të ushqhequr nga Gjergj Kastrioti- Skenëdrebue, pas vdekjës së tij, ku lufta e tij u detrminua si luftë civilizimesh, domethënë luftë për rujatje të atoktonisë, që u shkallëzua në përmasa tragjike sidomos pas depërtimit të dhunshëm të kulturës orjentale nga turqit pushtues, që në jetën shqiptare në tërssi është një trup huaj, I shtirë me dhunë dhe që kurrë nuk ka paraqitur rol konstituiv të jetës nacionale.
Në vurbullin e ngjarjeve të shumta poltike, dhe të sferave tjera që kanë përfshirë ballkanin, prandaj edhe kombin shqiptar, u shkaktuan konfuzione të shumta, si rezultat I nderkomunikimeve të shumta, jo vetëm kulturore, por edhe të sferave tjera të dimensioneve nacionale në tërësi.Ky konfizion, më tepër se që ka qenë në relaitet është fuzionuar ng armiqtë. Por megjithatë, nësë sot ne mund të diskutojmë për një komb shqiptar, për një kulturë shqiptare, për një qytetërim shqiptar, për një civilizim shqiptar, për një të ardhme shqiptare, mund të diskutojmë vetëm në suaza dhe në prizmë perëndimore, sepse në tërësi identiteti ynë është fomrmësuar krykëput në principe dhe koncepta oksidentale, andaj edhe të gjitha momentet dhe shenjat identifikuese shqiptare në tërsi janë ekskluzivisht perëndimore. S’mund të flitet në kulturën shqiptare, për ndonjë kulture tjetër, përveç asaj perndimore në ndeshje dhe rezistem ndaj asaj lindore, si të arrdhur bashkë me pushtuesit otoman. Këtë argumentim e mbështesin shumë mendimtar, ndër ta edhe studiues, Sabri Hamtit, I cili kur diskuton për identitein shqiptar, në theksim të saj si vetëdijës për tiparet dalluese, në zhvillimet dymijëvjeçare, thotë: ” Edhe pse I rrudhur në kohë e në hapsirë të ndeshjës dhe komunikimeve Perëndim - Lindje, që e kanë bërë ta marrë një karakteristikë të veçantë evrojuglindore, populli shqiptar ka në esncë një kulturë historike perëndimore, që mbështet në gjuhën, shkrimin, idetë themelore, fenë.
Përfundimit të Tmas Eliotit se letërisa dhe kultura perëndimore është ndërtuar mbi trashëgiminë e mitologjisë greke dhe krishterimit, për kulturën shqipe mund t’I shtohet edhe mbi mitologjinë vendëse, që është e moçme sa ajo greke” ( Sabri Hamtit, Tema shqiptare, fq. 161). Këtë kosntatim studiuesi dhe mendimtari Hamiti e vazhdon duke shkuar edhe më larg kur mbron kulturën perëndimore shqitare:” Kultura shqiptare nuk mund trajtohet më parë si vend I ndeshjës së kulturës perëndimore me kulturën lindore, por më së pari si kulturë e kundërvënies rezisntence e kulturë s autentike ndaj asja të huajës, të ardhurës, të mëvonshëmës”( fq. 150). Prandaj duhet theksuar se projekti nacional për ndërtimin e shtetit shqiptar në të gjitha haspirat etnike, është formësuar kryekëput mbi konceptet dhe idetë perëndimore, që prej Gjergjit Kastriotit, pastaj prej Bogdanit, e së voni edhe Fishtës, për të vazhduar sot me konceptet e Rugovës dhe spektrit të gjërë poltik në Kosoëvë dhe haspirat tjera kombëtare, që pa asnjë alternativë të ardhmën e kombit e shohin në dritën e orjentimeve perëndimore, për integrimin në këtë familje të madhe.
Në kulturën e shkrimit dhe në tërsi në mendësinë shqiptare, shenjat identifikuese nacionale, që shenjojnë edhe momente fundamentale të universit tonë qytetrues në raport me atë oksidental, gjithmonë kanë qenë shtytse të rezistencës që u zhvillua përgjathë pesë sheujve, që Kadareja dëshiron me të drejta t’I quaj si “ nata e zezë”. Madje me konsekuenca u ruajtën, u kultivuan dhe sforcuan shenjat e identitetit shqiptar origjinar dhe kontinuitiv oksidental, në segmente të shumta civilizuese, edhe pse konteksti I përgjithshëm shoqëror ishte I zymtë, dhe nuk linte pak hapsirë që të mbrohet ky civilizim. Ato shenja madje nuk u shuan kurrë. Idalet rreth gjuhës shqipe, si një veçanti nacionale, pastaj monomenti I figurës nacionale të shqiptarëve, në përmasa botërore, Gjergj Kastrioti- Skendërbeu, letërisa shqipe me sistem shenjues nacional dhe më lidhje të fuqishme oksidentale, trajtimi I pushtuesve çdo herë si barbarë, të huaj, janë vetëm disa nga fundamentet dhe shtyllat e rëndësishme që sot ne të kemi një identitet, edhe pse të brishtë, por megjithatë prapëseprapë të veçantë, autokton në disa pikëpamje, të vazhdueshëm.
Një rëndësi në rrugëtimet tona për të ruajtër universin e përgjithshëm nacional e civilizues oksidental, paraqet fakti, se shqiptarët këtij pushtimi gjithmonë iu kanë përgjigjur me prevntiava të mundëshme, e kanë konsideruar si të këtillë, të huaj, madje kanë krijuar alternative të mundëshme për mbijetim deri në vetëasgjësim, për të cilën kemi shumë të dhëna historiografike. Një dëshmi për këtë paraqet fenomeni në vete I arbëreshve të Italisë, të cilët vetëm për të ruajtur sistemin e veçantë qytetrues, u shpërngulën nga atdhue, dhe ruajtën deri me sot, për lakmi të gjitha segmentet qytetruese shqiptare. Shqiptarët kurrë nuk janë pjatuar me këto sundim, që tentonin shpirshjën e vlerave dhe identitetit naciona, bastardimin e kulturës, si dhe imponimin e një culture tjetër, kështu që i kanë kosiderar gjithmonë të huaj, e veçanërist kanë rezistaur në diemnsiont kulturore dhe shpirtërore.
Këtu do të ishte më rëndësi fakti, të përmendet një fenomeni I cili në shumë treva shqiptare njihet si laramanizmi, që është një fenomen I shpeshtë dhe me rëndësi për kuptimin e idesë së identiteti civilizues tek shqiptarët. Kjo dukuri, si e tillë është paraqitur vetëm gjatë pushtimit turko-otoman, që përpiqëshin me çdo mjet të asgjesonin çdo gjë burimore shqiptare, që ndodhi fatëkeqësisht me disa zhbërje, por që në esnca nuk u shkatërru kurrë. Kështu psh. pjësa që pranonin identitetin orjental, e bënin këtë vetëm në sy të njerzëve dhe pushtetit, ndërsa në praktikën shtëpiake vazhdonin kulturën dhe identitetin origjinal. Apo siç thoshte Koncia, kur u pyetën njëherë për fenë e shqiptarëve, me ironi : “natën në kishë ditën në xhami”, që ka domethënie sinjifikative për të kuptuar esencialisht qëndrimet e shqiptarëve kundrall orjentalizmit jo vetëm relegjioz, por edhe kulturor. Një fenomen tejët intresant në trajtimin e çështjës së identiteti qytetrues të shqiptarëve pa dyshim se paraqet edhe festat e shumta të cilat shqiptarët në tërësi, I festonin ato tradioconale, madje me përkushtim, fenomen ky që edhe sot mund të haste në rajone të ndryshme shqiptare.
Prandaj debait I sotshëm që po zhvillohet rreth identiteti civilizues shqiptar, duhet që diskutimet t’I zhvillojnë duke u bazuar në vazhdimësinë historike, si dhe nga prizmi I rrethanave nëpër të cilat kalojë dhe u formësua ajo që përbën civilizimin tonë. Prandaj , disa tendenca që paraqesin indivdë, të prirur për destruktivitet, janë qëllimkëqija për nacionin në tërësi. Mbase këto tendenca më së shumti iu shkojnë për shtati armiqëve të kombit tonë, që të paraqesin pamjen e identitetit nacional dhe universit të tërësishëm kulturor me ambiguitete, pse jo edhe me prirje fundamentliste, që nënkupton një armqiësi me vetë perëndimin. Këto debtate, mbase nuk marrin parasysh asnjë bazë, por vetëm janë të prirura nga intresa të ndryshme kundër ideve të shëndosha nacionale, që kanë rilindur në dekadën e fundit në tokat shqiptare, që si të tilla I reprezentojnë kryesisht elitat kulturore, disa prej të cilave kanë kaluar edhe në poltikë. Këtyre tendencave u përgjigjët më së miri gjuha shqipe, me fillet e saja të shkrimit, që është ndërtuar dhe ka mbijetuar vetëm në saje të oksidentit, në çdo pikëpamje.
Formalua e parë e shqipës së shkruar, është shumë sinjifikative dhe domethënëse për të debatuar identitetin qytetrues shqiptar, ajo u ndërtua mbi një formulë të fuqishme perëndimore, mbi të cilat është ngritur dhe qëndron qytetërimi perëndimor. Pastaj një tregues të qartë për të diskutaur identitein civilizues të shqptarëve paraqet gjithësesi letërisa shqipe, si bartsja më e mirë e mentalitetit të një kombi. SI e këtillë letërisa shqipe në të gjitha dimensionet është krijuar kryekëput me shenja oksidentale, të ndërlidhura me diskursin biblik, edhe në formë, por me thellimi sidomos në përmbajtje, të cilat shprehin edhe esncat e botëkuptimit shqiptar kundrall armiqëve.
Duhet theksuar se gjithë veprimtari kulturore, letrare që u krijua për gjatë gjithë atij pushtimi dhe pas, u krijjua në përmasa të thella mbi substratin perëndimor, ndaj edhe bart shenja të fuqishme që simbolizojnë kulturën nacionale oskdentale, dhe kontekstin e përgjithshëm qytetërues me sistem të veçantë e burimor. Ideja dominate që u formësua gjatë shekujve të ekzistimit të shqipës, si shenja e veçantisë nacionale, është pa dyshim kërkesa e elitës intelektuale, që isistonte me të gjitha mënyrat për t’iu qëndruar kosnekuent rrënjeve të identiteti nacional, duke ripërcaktuar qartë orjentimin dhe shpirtin perëndimor të shqiptarëve. Gjatë gjithë konfrontimeve që pati qytetërimi shqiptar oksidental me atë orjenatal lindor, është mbitheksuar I pari duke u ngritur dhe sforcuar mbi konceptet e fuqishme të univeresit të përgjithsëm qytetues perëndimor ku qëdrojë, mbase edhe mbi fundamentin e këtij qytetrimi, siç do të shprehej Eco, që bazohet përveç në antikitetin greko-roamak në një masë të madhe edhe mbi Biblën si vepër bazë e këtij universi kulturor e civilizues që shenjojnë këto dymijë vite. Kjo rrejdhë, në kulturën e shkrimit shqiptarë është ruajtur dhe kultivuar me një devotshmëri të madhe, veçmas në letërsinë shqipe, që ka funksionuar dhe funksionin më shenja të fuqishme ndërkomunikative, me diskursin biblik, qoftë si formë e shkrimit, qoftë si simboik, për të theksaur edhe kështu qytetërimin shqiptar oksidental.
Identiteti dhe qytetërimi shqiptar oksidental është ruajtur edhe në sfera tjera, për çka mjafton këtu të përmendim shumë lëvizje poltike dhe ushtarake që janë bërë gjatë atyre pesë shekujve të zi, që me Gjergj Kastriotin deri tek Bogdani, pastaj te kleri shqiptar që u persekuta, edhe në shek. XX, për të ruajtur atë vijë zingjirore të civilizimit shqiptar. Prandaj diskutimet e shumta që sot bëhen në emër të shqiptarizëms së imagjinaur më tepër se s reale, mbase të prirura në përmasa të rrezikshme për destruktivitet, nuk duhet të anashkalojnë të kaluarën, sepse duke pretenduar këtë, atëherë definitvisht në I presim rrënjët tona, e presim tërsinë tonë kulturore, e fragmentojmë gjithë të kaluarën, mbase edhe e shkatërrojmë kulturën tonë, letërsinë tonë, shkrimin tonë, dhe ndoshta pa vetëdije e shpikim një tendencë naïve për një komb të ri të modelit të boshnjakëve musliman.
Përgjigja më e mirë në këtë diskutim prapëseprap që, do të duhej mbetet substrati i fuqishëm nacional si një argument I fuqishëm për t’i larguar dallimet që na imponuan armiqtë, duke e vënë në imperativë të ditës idenë nacionale si të shenjtë, në mënyrë që bashkërisht të hapim horizontet tona për të ardhëmn tonë poltike e kulturore, si një komb I civilizuar dhe që meriton reskeptin ndërkombëtar. Pretendimet për të fragmentuar kulturën tonë, për të paraqitur grupin e veçantë kulturor si më nacional se tjetrin, duke akuzuar këtë apo atë për mosësqiptarizëm të shkallës së caktuar, kujtojë se është një vetëvrasje e jonë, një vetëshkatrrim, dhe në fund të fundit një kënaqije e aspiratave dhe apetiteve të armiqëve, të cilët nuk ngurrojnë të përdorin lloj-lloj etiketimësh, me propagandë të rrezikshme për të paraqitur kumbin shqiptar si të padenjë, për të jetuar të lirë, si racë të ultë, dhe natyrisht përdorin formulën “ përqajë dhe sundo”. Tendenciozët e tillë duhet të shtrojnë pyetjet fundamentale, si do të mundet dikush ta dij se ne jemi shqiptarët e shek. XV, psh. Ose të atij XIX, nëse ne lejojmë psh. që dikush Gjergj Kastriotin ta parqes tradhtar, se na paska luftuar kundër turqëve, me të cilët dëshirojnë disa të identifikohen përmes fesë, se Buzukun, Budin, paskan gabuar se shkruan shqip, se Bogdanin na paska organizuar kryengritje ndaj turqëve dhe në paska anatemuar në veprën e tij, se Mjedja, Fishta, Konica, Koliqi, Nënë Terezën, Kadare e Rugova e shumë të tjerë e shohin ardhmërinë shqiptare në raporte të fuqishme me qytetrimin perëndimor… e shumë të tjera anomali. Kujtojë si kjo është një tendencë për të fragmentuar kulturën tonë në baza fetare, së këndejmi edhe shfaqin aspiratat e inskenuara nga kushdi kush për të ndërtuar “një komb të ri”, të krijuar mbi baza të një kulture orjentale që dëshiron të idetifikohet me fenë, që për të ardhmën shqiptare do të ishte shumë e dëshmshme, jofuksionale, pa perspektivë, dhe jasht intresave të përgjithshme nacionale. Asgjë s’kam ndaj kulturës orjentale në vete, por në dimensionet shqiptare kjo është e huja, përveç në fenë, ajo në asnjë segment tjetër nuk ka pasur sukses në kombin shqiptar.


Rëndësi e Identitetit qytetërues për çështjën nacionale
Kur dëshirojmë të diskutojmë për çështjën e identitetit nacional, në raporte më identitetin qytetërues më të gjërë, në këtë rast, atë oksidental me atë orjental, si dhe pashmangëshmërinë që të identifikohemi dhe atë se I takojmë një universi kulturor dhe civilizues, pashmangëshëm shtrohet pyetja, që duhet të determinon çështjën e statusit kulturor në shoqëri, në këtë rast në një shqoqëri pluraliste, demokratike, ku individi duhet të çlirohet nga turma, duke shtruar problemt në dritën e vizioneve perspective, duke shtruar dilae, apo edhe duke kërkuar alternative më optimale. Premisa e suksesit të shoqërisë shqiptare, kujtojë fillon atëherë kur të arrijmë të krijojmë identitein e veçantë qytetërues, që dallon nga të tjerët, dhe që të mundëson tjetrit t’ia tregosh vlerat, cilësitë, dhe tërëisnë kulturore civilizuese. Kjo bëhet atëherë kur fillojnë të ngriten ideividualitet kundrall turmave, opnione reacionale, të artikuluara, të pavarura, kundrejt atyre grubmbullor. Në këtë rrugë të vështirë, që patjetër se paraqet sakrefica, moskuptime, paragjykime, rolin primar duhet ta kenë elitat kulturore, që njohin më së miri realitetin dhe që kanë fuqinë të përballën më sfida të shumta që dalin, por edhe që kanë fuqinë e ndërlidhjës së dy kohëve: të shkuarës me të tashmën, për të hapur vizionet, horizontete dhe perspektivat për të ardhmën.
Duke e pasur parasysh faktin se Identiteti civilizues përbën një ndër çështjet më komplekse, njëherit edhe më jetike në çdo pore të jetës njerzore, duke filluar nga individi, deri tek shoqëria, kombet, dhe universi kulturor më I gjërë, si i këtillë, në përmasa rajonale po aq edhe globale, çështja në fjalë, na detyron ta diskutojmë në rrafshe të ndryshme të intelegjencës sonë. Duhet pasur parasysh faktin se në shoqëritë e prosperuara, tashmë zhvillohet një debat I gjërë I tërësishëm, për të avancuar lufte për profilizim, për Identitet të veçantë, që kosiston dhe nënkupton një veçanti të reflektuar në shumë pore te jetës, një kujtesë të nivelit të lartë historic dhe një ridefinim të tashmës, për të mundur të hapën debatet dhe të shtroihen idetë dhe vizionet për të ardhëmën.
Kontekstet e mëdha në fillimshekullin e ri po deterimohen rreth problemeve të identitetit civilizues, madje edhe shumë kriza nëpër të cilat po kalojnë popuj të ndryshëm, janë rrjedhojë e një konfuzioni, që rezulton nga mosdefinimi i qartëi indentiteti civilizues, apo edhe ndeshjës së dy identitetve të kundërta, që kanë qasje të ndryshme ndaj botës në përgjithësi, siç do të shprehej studiuesi Samule Hantigton.
Identiteti civilizues I një kombi të cakutar, ë këtë rast I shqiptarëve bashkëformësohet nëpërmjet shtresimevë të shumta, që kapin segmente fundamentale të qenësisë së një kombi, të gjallimit të tij. Nëpërmjet gjuhës, kulturës, mendësisë, fesë, mënyrës së jetesës, përceptimeve kulturore, botëkuptimeve për jetën, ne identifikohemi me të ashtuquajturin Identitet civilizues. Nga e kalura , në shumë segmente kemi qenë kulturalisht dhe shpirtërisht perëndimor, oksidental. Prandaj në opinionin e përgjithshëm kulturor dhe publik shqiptar, në të gjitha trevat është mumenti utilitar, të diskutojmë për identiteti tone civilizues, duke shtruar edhe dilema, sa është identiteti ynë unikat, cilat janë orjentimet tona civilizuese sot, a jemi në bazamentin e qartë të autoktonisë sonë, pa të cilin vështirë të jetësojmë idealet tona të kahëmotshme, për të ndërtuar të ardhmën tonë kulturore dhe politike ashtu siç dëshirojmë ne.
uhet të kemi të qartë faktin, siç u shpreh një mendimtar I madh I kohëve tona Dr. Lush Gjergji, se “ pa histori s’ka ardhmëri”. Prandaj edhe duhet të jemi koshient se Identiteti nënkupton jo vetmë ruajtjën e vazhdimësisë historike kombëtare në të gjitha pikëpamjet, por edhe kërkon një kultivim, përforcim, sforcim dhe avansim, edhe përkundër shndërrimeve të natyrshme që vijnë si rezultat qoftë i ndikimeve, qoftë i zhvillimeve përgjithëshme njerëzore dhe kulturore, por gjithnjë duke u ruajtur esneca e etnisë si e paprekur, e pacenuar dhe e shenjtë, që të bën të jesh vetvetja, dhe që të mundëson të tjetrit t'ia tregosh vetvetën, për të përcaktuar si miqtë njashtu edhe armiqtë, që të mundëson të fitosh përkrahjën e kombeve të mëdha të qytetruara, në sfidat dhe rrugëtimet e përbashkëta. Sfidat që paraqiten para shoqërive sikundër kjo e jona, ndërlidhen pikërisht me vlerat kombëtare, si dhe shenjat ndërkomunikative me universiet me të gjëra kulturore. Ky problem mund të ngërthejnë në vete shumë plasaritje, sfida, rreziqe, që janë të natyrave të shumta, që kanë komponente të fuqishme Idnetiteti civilizuese të ndryshme apo edhe të brishtë.
Cili është pozicioni i shqiptarëve sot kundrall këtyre sfiedave?

Shqiptarët në fundshekullin XX, hynë me përplotë ndryshime pozitive, të cilat mund të vërehen në të gjitha segmentet, e të cilat më shumë I determinohen poltikës. Tashmë ata po mëkëmben si një faktor relevant, jo vetmë rajonale, por edhe më gjërë. Prej aspektit poltik, deri në nivele të rritjës së substancës nacionale, dhe daljës nga anonimiteti historik, që na kishte kapluar me shekuj të tërë. Është kënaqësi që sot shqiptarët më shumë se kurrë më parë mund të flasin për vetevtën, të ndërtojnë asi lloj politke që dëshirojnë, të krijojnë asi predispozitash të favorshme, që shkojë koform ambicieve për sendërtimi e idealeve për një perspektivë të përgjithëshme, duke ju kontribuar në një masë të kënaqëshme edhe procesve globale, siç është tashmë rasti me përkrhajën ndaj luftës kundër terrorizmit, që po I bëjë shqiptarët.
Prandaj , kujtojë së tashmë I kemi të gjitha parakushteti, për të ndërtuar të ardhëmn tonë konformë vullnetit dhe ambiceve tona, së paku nëse dëshirojmë të jemi koshient dhe vetëkritik, që idenë nacionale dhe të mirën e përbashkët ta qesim para çdo intresi tjetër sekundar, dhe të ardhmën tonë ta mbështesim në pikësynime të qarta, duke e ndërtuar mbi të kaluarën tonë kulturore dhe historike. Është fat I dëshiruashmë kahmoti, të shihet se si sot në tërësi shqiptarët jetojnë më mirë se kurrë më parë. Edhe pse ekzistojnë disa konteste të shumta të cilat më shumë janë poltike dhe sit ë këtilla I detyrohen të kaluarës, në shek XXI shqiptarët si komb hyjnë me përplotë ndryshmime pozitive. Ata tashmë janë unik në përcaktimet e tyre. Pyetja se kush janë shqiptarët në tërësi, në rrefshin e identiteti civilizues, mund të rezultojë me përgjigje divergjente në çëshjtje joesencale, por para një të huaji përgjigja mund të merrë koceptuale, esneciale, unike, që nuk dallon nga shqiptarët e Shqiprisë, te ata të Kosovës, e pastaj të Maqedonisë prej vendev tjera ku jetojnë, si, Mal të Zi, Serbi. Ata në tërsi proklamohen dhe praktikojnë një mendësi perëndimore, identifikohen me të njëtën gjuhë, me të njëjtën letëris, me të njëjtat figura nacionale, me të njëjtat objektiva, për rikthimin edhe poltik edhe shpirtëror në familjën perëndimore aty ku e kemi dhe ku duhet ta kemi vendin. Përgjigja e artikular, e ndërtar mbi principet qytetruese perëndimore është jetësuar në përmasa të thalle në të gjitha deimesionet e jetës publikë të kombit shqiptar në këtë mivjeçarë të ri. Principet dhe fundamentet tona janë perëndimore.
Rrugët e zhvillimit poltik, kulturor të popullit shqiptar, përgjatë gjithë histories kanë qenë tragjike, duke u thelluar me një hendek të madh siç e thamë me depërtimin e kulturës dhe mendësisë orjentale, që pikën e ndeshjës së civilizimeve globale e bën në truallin shqiptar, që këtu u konfrontua siç vëren Sabri Hamiti në mbrojte të asaj autoktonës kunrall të huajës, që asnjëherë nuk ka gjetur vend këtu, në asnjë segment që përben komponentet e civilizimit shqiptar, të konstituimit të qytetërimit acioal. Edhe pse kjo ndeshje në një mënyrë do bëhet vatër e rrezikshme, në gjitha politikat nacionale, me një rrezik permanent edhe ne dimensione rajonale dhe globale, në esncë shqiptarët kurrë nuk kanë qenë orjental, madje këtë ata e kanë konsideruar shumë të huaj.
Mjafton sot të shihet në të gjitha qendrat ku jetojnë shqiptarët, nuk ka as më të voglin adimirm apo disponim për letëris orjentale, para asja perdnimore. Madje do të dukej absurde një të riut të Tirnaës, të Prishtinës, apo Shkupit, Ulqinit, e Preshevës, t’I thuhet se a më parë e preferon një autor arab, apo një anglez apo itlaina. Madje s’mund të gjësh në asnjë qendër shqiptare, të ri, madje as të vjtër që me admirim do të shikonin një filmë me temë orjentale dhe nga kjo burimësi, para filameva të hollivudit, apo edhe të dëgjojë ndonjë muzikë arabe, para asja angleze, të themi shkurt e shqip perëndimore. Madje në asnjë qendër të shqiptarëve, nuk do të gjësh një të ri që më me admirim e kishte përcjell një ndeshje të fotbollit në mes Arabise dhe Iranit, më parë se në mes të Anglisë dhe Italisë. Këta shembuj janë të mjaftueshëm që të kuptojmë se shqiptarët nuk kanë as më të voglin admirim dhe disponim për kulturën dhe identitetin orjental. Pra ata jetojë dhe zhvillohen në çdo pikëpamje si perëdnimor.
Shqiptarët duke qenë gjeografikisht pjesë e Evropës, u orvatën për gjatë gjithë historisë të ruajnë edhe lidhjet shpirtërore me qytetrimin perëndimor, i cili falë rezistencës së madhe shqiptare arriti të ruaj shumë segmente të paprekshme, por nuk arriti krejtësisht të preventojë pasojat e këtij sistemi kulturor e civilizues që në ndeshje me të, shkatojë marrjen e fesë, por shqiptarët prapë kanë kujtësën me besimin e parë të tyre monotheist, I cili ka luajtur rolin fundamental, ë konstituimi e kombit, rujatjën e tij nga zhbërja, në aspektin kulturor shqiptaret ruajtën dhe ruajnë kulturën oksidentale.
Shqiptarët pasardhës të ilirëve të lasht, për fat të mirë apo të keq, kanë qenë në pikën më delikate të ndeshjës së qytetërimeve, të ndërlikuara sidomos me intresave gjeostrategjike, gjeopolitike të superfuqive të mëdha poltike, ushtarake, por me thellime sidomos në sferat kulturore, si më të ndjeshmet dhe më determinuset në zhvillimet shoqërore. Madje, kujtoj se gjithë problemtika e “problematicitetit” shqiptar qëndron pikërsht në këtë fakt. Të gjendur në këso pike delikate, është e natyrshme që interesi, lakmitë dhe tendencat për zgjërim të ndikimt e fuqive të mëdha ndaj popullit shqiptar kanë qenë të vazhdueshme, shpeshëherë duke u konsideruar edhe kruciale në politikën globale.
Rrugëtimet i etnisë shqiptar nëpër shekuj, kështu për pasojë patën përplotë zik- zake tragjike. Pushtimet e dhunshme zvetnuan mundësië që shqiptarët, në një formë apo në një tjetër të kenë mbrojtjën e perëndimit, por kurrë nuk u dalën që të zhvillojnë atë sistem të veçantë kulturor e nacional. Madje për pasojë gjatë këtij pushtimi, shqiptarët humbën njëherë evropën, qytetërimin perëndimor, së këndejme edhe pranuan dhunshëm deformime në dimensionet e identitetin nacional, që tash ndeshet me atë që ka bazamentin e civilizimit perëndimor, edhe pse si proklamim orjentimi perëndimor dhe qytetërimi me shenja dhe sistem nacional kuntinuitiv është interesant dhe nuk mungonte, madje ishte moto përgjatë gjithë shekujve. Ëshë me rëndësi këtu të përmendet fakti, se edhe përgjatë rilindjës, kur fillojë ideja nacionale të mbitheksohet mbi ndarjet në shpirtin shqiptar, madje edhe tek ato personalitete që konsiderohen të mëdhenj, që vepruan pikërisht në atë shtet prej të cilit ishin të pushtuar, promovuan një sistem me mendësi dhe orjentim ndryshe kulturor, duke zhvilluar konsekuencat se “ djellli I shqiptarëve lind në perëndim”. Ndoshta ata do duhej të kenë ditur këtë çështje dhe të kenë pasur të drejtë ! Në faza të ndryshme të proceseve politike dhe shoqërore që formësuan shekujt shqiptar është ndjer shpeshherë mungesa e identitetit origjinar, kontinuitiv nacional, si shkak që bëri të fundit të çlirohen nga perandoria otomane, të fundit nga barra moniste-komuniste, të fundit të krijojnë shtetin e tyre( rasti I Kosovës).

Rasti i Kosovës në dimensionet qytetëruese pas çlirmit nga pushtimi serb

Kosova dhe modeli kulturor qe po formësohet, pas debimit te forcave serbe, edhe pse me shumë zëra jo aq perndimor, nuk lene shumë per t’u hamendur rreth identitetin qytetrues, I cili pse ka pretendime të thuhet se po bastardohet dhe ka parashenja të zbeta në përcaktimin apo proklamimin për një qytetërim dhe culture perëndimor, aspak nuk u zvetnua, por përkundrazi u thellua, si vetëdije nacionale, si mundësi për tipare dalluese, në përcaktimet e ardhëshme poltike dhe integruese. Është e rëndësishme se aspirata për të sendërtar njëherë e përgjithmonë kërkesat e drejta të shqiptatrëve, për liri dhe pavarësi, formësohen përmes ideve dhe koncepteve perëndimore, edhe në dimensionet poltike, edhe në ato kulturore. Institucionet e Kosovës, qysh në konstituim, kanë paraqitur një program të theksuar për një integrim në familjën e madhe perëndimore, duke e ditur çështjën esenciale, se s’mund t’I takosh një grupacioni të caktuar qoftë poltike, apo kulturor dhe të jesh në shumë segmente I ndryshëm nga ai, të mos kesh tipare të njëjta në disa vlera të përbashkëta. Prandaj zërat që të ndërlidhura me intresa të ngushta kundër ideve nacioale, projektin e Ksovës dhe shqiptarisë që e shohin jasht sisteimt të vlerave perëndimore, jo vetëm se nuk kanë kurrfara baze, as kontiniutive, as aktuale, dhe tendencat se proklamimim unanim për një kulturë dhe mendësi perëndimore, është I kamulfular, është më se naiv dhe pa perspective, për objektivat nacioale. Dallimet konceptuale këtu qëndrojnë se disa janë vetëm të informuar mbi këtë princip, ndërkaq shumë tjerë të formësuar mbi këto principe dhe koncepte, që dëshirojën t’I hvillihen për arsye të idevale të së ardhëms shqiptare.
Në debatet e shumta poltike, shoqërore dhe veçanërisht kulturore demonstrohet një qasje për të thelluar qendrimet: se ne jemi popull me një kulturë dhe qytetërim perëndimor, jemi populli që I kemi dhenë po këtij qytetërimi figura eklatante të dijes, strategjisë luftarake, të humanizmit, duke theksuar vazhdimisht Shën Jeronimin Ilir, Gjergj Kastriotin si mbrojtës të po këtij qytetërimi, thirremi dhe qëndrojmë në një kulturë të Pjetër Bogdanit, të Gjergj Fishtës, të Nënë Terezës, e shumë tjerëve, që na nderojnë, dhe kështu nuk jemi larg idealve të tyre, këto figura I kemi bërë dhe I bëjmë vazhdimisht paramodele, të frymëzimit tona për ide të mëdha naciaonale, për trasimin e rrugës në rikthimin tonë të denjë në famljën perëndimore, ku kemi qenë dhe jemi, së këndejmi po formësohemi mbi amanetin e tyre, në principet e tyre.
Duke e pasur parasysh faktin se kombet e mëdha që I kanë sigurar vetës një reputacion ndërkombëtar, krahas përpjekjve të vazhdueshme për standrde ekonmike, poltike, ushtarake, I kanë kushtaur rëndësi të madhe sidmos avancimit të standardeve dhe formësimimeve kulturore për ngritjen e një opinioni civilizues, duke e ditur se orjentimet kulturore janë parakusht për t’u definuar si miqtë njashtu edhe armiqtë në perspektivë e ardhëshme të botës, edhe kombi ynë po hynë më këto synime në këto stadarde. Në këtë aspekt opinioni kulturor dhe civilizues shqiptar gjithmonë ka qenë krahë për krah me oksidentitn, Gjergj Kastrioti luftojë për të mbrojtër pikërisht qytetërimin perëndimor, Bogdani organizojë kryngritje me përkrahjën e vendeve perëndimore kundër turqëve, e gjithë relindja shqiptare, në idetë themelore dhe në lëvizjet ka qenë perëndimore. Madje edhe lëvizja e sotme e shqiptarëve për lir dhe pavarsi është kryekëput perëndimore, e mbështetur dhe e relaizuar me përkrahjë e këtyre miqëve.
Në opinionin e gjërë public shqiptar shtrohet shpeshherë Ku qëndron kultura shqiptre sot? Të gjitha premisat e nevojshme për t’u integrar në qytetërimin perëndimor I kemi. Madje kemi qenë ndër të parët në këtë qytetërim, I kemi dhënë këtij qytetërimi, figura eminente që shenjuan baza të fuqishme, duke filluar prej Shën Jeronimit tonë, që Evropës ja dha Biblën, pastaj pas mesjetës, përmes letërisë së humansizmit dhe munumentit të letërisë shqiptare ne u inkuadruam në këtë qytetërim. Madje edhe sot në tërsi culture joë është kulturë burmiore, autentike shqiptare.
Prandaj është e qartë se identiteti ynë është I formësuar dhe I definuar qartë, duke ruajtur kontinuitetin më të kalurën dhe duke trupëzuar të gjitha tiparët e saj në shtatin e kulturen nacionale, të cilën edhe sot po zhvillojmë, unikisht, ndaj edhe çdo tendecna nga kush do qoftë se vjen, është rezultat I mosnjohjës së kulturës nacioale, apo përdoret me qëllime të ndryshme poltike, në dëm të intersave të përgjithshmë nacioanle, prandaj nëse dikush shenjat e identifilkimit nacional I kërkon në konceptime tjera, pastaj edhe me konotime të tjera, duhet kuptuar së nuk e njohin idenë nacionale shqiptare.
Orjetimi dhe përckatimet oksidentale, që të promovojë standaredet perëndimore, esencialisht, I vërejmë sidomos në ato dimensione që përbëjnë esencën e etnisë nacionale. Prandaj, debati I filluar për këtë çështje, nga dashamirët e ideve të mëdha nacionale, nga ajka e kombit, pa kurfarë hezitime, pa paragjykime, duke shprehur vullnetin, përcaktimet për avancimin e nacionit, dhe konsolidimin e etnisë, si dhe për t’u paraqitur unik në raportet poltike rajonale dhe ndërkombëtare, është I dëshiruashëm dhe në iteres. Në kohën kur “është bërë shqipria por duhet të bëhen shqiptarët” siç thoshte Fishta i madh, ne asesi s’guxojmë që kjo temë të mbetet tabu, në mënyrë që mos të na përsëriten gabimet e së kalurës. Koncica ynë I madh thoshte “ se shqiptarët në histori gjithmonë vonohen”. Të shpresojmë se kësaj here kemi ndërtaur disa parakushte për t’u mos u vonuar. Së paku nëse I lamë disa inate personale, nëse nacioni dhe idetë nacionale kanë pikëmbështejtje të qartë, të argumentuar, prandaj edhe me shenja identifikuese origjinare, kontinuitive, duke I respektuar natyrisht edhe të gjitha dallimet që dalin në tërsinë nacionale dhe universin kulturor kontekstual.
Pyetjet që shtrohen sot, si dhe dilemat rreth identitetit nacional, si dhe kontekstit të përgjithshëm kulturor, universumit të përgjithshëm kultoror, pa mëdyshje, përgjigjet në këto pyetje mbetën të qarta, së paku nësë opinioni këto gjëra I analizon pa euforizma, pa emocione, pa patriotizma folklorik, por me një qasje reale, duke I analizur fenomenet e përgjithshme dhe duke mos I ikur realitin hsitorik, si dhe aktual. Në mënyrë që të mos na anatemojë e ardhmja, duhet zhvillohet një debat I gjërë dhe I përgjithshëm për kulturën shqiptare sot, mes perëndimit dhe lindjës, duke I analizuar sikundër sfidat njashtu edhe alterativat, që mund të dalin nga kjo përthyrje. Problematika e çështjës së ndeshjës së civilizimeve, në nivelet e latrta poltike dhe kulturore si në Amerikë njashtu edhe në Evrpoë është shume e debatueshme, duke u rishqyrtaur edhe alenacat e mudësme. Madje ka teza se luftrat e ardheshme do të jenë pikërisht në ndeshjen e qytetrimeve, kulturave , të cilën teë e mbron grupi I mendimtarëve rreth studiuesit (Samuel Huntigton). Mbase, pikërisht për këtë aspekt, duke e parë gjendjën e përgjithshme të zhvillimeve poltike, kulturore dhe civilizuese të botës, ndaj edhe të shqiptarëve në ballkan, perspektiva duket jo e qartë nëse vazhdojmë t’I ikim vetvetës.
Për problemi e deshjës së civilizimeve duhet të diskutojmë , sepse çështja në fjalë na shpje drejt rezulatateve që do të duhej të shihen jo vetëm si domosdoshmëri e kohës, por edhe obligim qytetar dhe ndërgjegje kombëtare, në mënyrë që shqiptarët të arrijnë të përmbushin standrdet kulturore, në atë nivel, siç kërkohen edhe për ato poltike, juridike, ushtarake, ekonomike etj. Kombet që dëshirojnë një trajtim të denjë në arenën ndërkombëtare investojnë shumë për ngritjen, fomrësimin, avncimin e standareve kulturore dhe civilizuese, si determinuese të shumë proceseve jo vetëm poltike, por edhe ekonomike, ushtarake etj.
Në të kalurën nacionale, prej ku e ka rrejdhojën promblemaciteti shqiptar, konsiderojë se sot, në ballkan është pasojë e anashkalimin, andaj edhe mosdefinimit thelbësor të idntitetit civilizues dhe kulturor, si dhe përcaktimeve jo esemciale në këto universe të gjëra. Që të dalim krejtësisht nga anonimiteti historik dhe që të trajtohemi popull më subjektivitet nacional, duhet të kemi një pikëmbështejte të qartë në të kaluarën, në kujtesën historike, në rrënjet nacionale, në mënyrë që persiatjet për të sotmën të kenë artikulimin e qartë, dhe e ardhmja të ndërtohet në premise të shendosha dhe në mënyrë zingjirore, në binomin e kaluara e ardhmja, të vetdijësuar se pa histori s’ka ardhmëri, duke sforcuar kështu konceptet dhe vizionet themelore të shtetëforimit kombëtar me shenja identifikuese reale.
Trendet tona qytetëruese si dhe prokalmimi unanim për një kulturë perëndimore, nuk është i përçudnum as I bastadrum, ka së këndjemi strategji të qartë, që ka motivim të shtresaur në rrafshë edhe hsitorike, edhe aktuale prandaj edhe në dritën e përpektivës, pse jo edhe pikësynimit të intresit nacional, politik ( t’a zgjedhim çështjen shqiptare e tani bëjmë cka të dojmë ! ), shqiptarët në tërsi kulturalish, poltikisht, ekonomikisht e shohin të ardhmën përfundimisht në Evropë, në oksident, të cilin e kanë kulturë, kujtesë, dhe vizion. Ëshë shumë e rëndësihmë sot se në sferat shqiptare në të cilat eksiston një ndajre e bërë në baza fetare, në praktikën e përgjithshme vërehen trende të rikthimit edhe në këtë sferë. Ky përcaktim I yni në këtë kulturë, nuk ka asesi qëllime vetëm naïve poltike, siç mundohet ta zhvillojnë këtë propagandë Serbia, për zgjedhje të intersit nacionael, pastaj kthim në orjentalizëm, të gjitha parametrar tregojnë se ky është përcaktim I shëndoshë, I pranuar në të gjtiha rrafshet.
Po të shihësh pamjën e kulturës shqiptare në përgjithësi, nuk le të hamendemi ka është orjentuar ajo, cilat standarde po I praktikon, sidomos në atë dimensione që përbëjnë dhe formësojnë mendësinë nacionale, shpirtërore, e që janë përcaktuese në proceset poltike të ardhëshme.
Universi civilizues shqiptar nuk fshihet nën substratin “ evrpopiane” që dëshirojmë të ja mveshim, siç thuhet për arsye të interesave politike, por është bazike në gjithë të tashmën dhe të ardhmë tonë nacionale, është vetvetja e jonë.
Sot në gjithë civilizmin perëndimorm shtrohet pyetja kush je? Në mënyrë që të përcaktohet qartë statusi dhe identiteti civilizues. E ne, sot si shoqëri, jo vetëm se nuk duhet të paragjykojmë, të hezitojmë që ta shtrojmë këtë çështje, as të hamendimi , sepse nëse sot arrijmë të krijojmë këto parime bazë që kanë zën fill, e ardhmja e kombit shqiptar në mijëvjeçarin e ri do të jetë konform intersave nacionale, si dhe integrim aty ku e kemi vedin, në perëdnim. Anomali të shumta, që e kanë kanosur popullin në një situatë të vështirë, pa vizione të qarta, pa premisa të sigurta për një liri, pa siguri, pa stabilitet, kanë qenë në të kalurën produkt i përcaktimeve tona jodrejtë, duke ikur shpeshherë edhe nga vetvetja… Prandaj disa zëra që nuk pushojnë së çjerruri nëpër media, të cilat patriotizmin e kanë çdo moment në gjuhe, vetëm kur e do nevojë dhe intersi sekundar, nuk duhet përfillur, ata që në emër të shqitprizës së imagjinaur kërkojnë të sforcojnë të ardhmën tonë në qytetërimin orjenat, jo vetëm s’duhet të përfillën, por duhet distancohesn, si njerzë që më së paku e dojnë kombin, sepse në emër të po këti patriotizmi bëhen forca destructive për të penguar elementet e shëndosha të shoqërisë kosovare për integrim, brendashqiptare njëherit, e pastaj edhe perëndimor.
Shtresimt tona kulturore, janë esncilasht perëdnimore, mund të dëshmohen në çdo aspect. Këto duhet vetëm t’I avansojmë, që kështu të avansojmë dhe ta kultivojmë vetvetën tonë, në rrugëtimet tona për liri, prosperitet, demokraci dhe integrime në strukturat euro-atlantike, prandja edhe në universin e përgjithëshëm kulturor dhe civilizues që e determinon këtë qytetërim.

UDHËKRYQET SHQIPTARE NË MES PERËNDIMIT DHE LINDJES APO BASHKIMI KOMBËTAR SI RRUGË E VETME NË 100 VJETORIN E PAVARËSISË





UDHËKRYQET SHQIPTARE NË MES PERËNDIMIT DHE LINDJES APO BASHKIMI KOMBËTAR SI RRUGË E VETME NË 100 VJETORIN E PAVARËSISË

Historia shqiptare përgjithësishtë gjatë shumë shekujve të saj ka njoftë shumë kryqëzime, por ndër më të fortat që janë përplasur njëra me tjetrën kanë qenë kryqëzimi i udhëkryqeve shqiptare në mes të Perëndimitë dhe Lindjes, apo kërkimi i rrugëve në dy kahje paralele, që mjerishtë kanë lënë shumë gjurmë të pashlyera në historinë tonë kombëtare, e sidomos në betonimin dogmatik lindor apo siç quhet ndryshe, dogma pansllavistoaziatike. Është për t’u theksuar, se shpeshherë dogmat pansllaviste si dhe ato aziatike janë bashkuar njëra me tjetrën, dhe e kanë luftuar orientimin Perëndimor të shqiptarëve gjatë gjithë historisë tonë. Madje, këto dogma politike lindore shpeshherë e kanë ndërruar vetëm emrin, por asnjëherë pa e ndryshuar përmbajtjen dhe orientimin politik, e që në thelb gjithmonë ka qenë antikombëtar dhe antiperëndimor.
Sepse, orientimi perëndimor ka kuptuar në të kaluarën dhe kupton edhe sot orientimin kombëtar shqiptar drejt vlerave të qytetërimit Evropian; këtij qytetërimi që i takojmë edhe historikisht, fizikisht dhe moralisht, por edhe shpirtërisht. Natyrisht, se gjatë kryqëzimit të këtyre dy rrymave apo taborreve politike ndërshqiptare fatkeqësisht gjatë historisë, pati edhe përplasje dhe shumë ngatërresa ndërshqiptare, e që na lanë me shekuj mbrapa, dhe vazhdojnë edhe më tutje të na pengojnë në rrugën drejtë integrimeve Evropiane si një komb i vetëm dhe i bashkuar. Kur e thashë, ecja e dy rrugëve paralele të rrymave politike shqiptare, e kam parasyshë faktin, se shpeshherë gjatë historisë udhëheqësit politikë shqiptarë nuk ishin në një rrugë të përbashkët kombëtare, pra, rrugën perëndimore, por një pjesë e tyre orientimin politik e shihnin drejt lindes. Për ta nuk lindte dielli shqiptar në perëndim por dikund në lindjen e largët, prandaj edhe ishte bërë moto e disa rrymimeve antikombëtare që të luftonin me moton „Duam babën e jo Shkabën“, që do të thotë, e duamë baba Sulltanin e jo Shqiponjën dykrenare. Por, mjerisht ky dualizëm politik apo kryqëzime ideshë lindore dhe perëndimore vazhdoi edhe mëpas, e sidomos në kohën kur në trojet etnike shqiptare gjeti vend dhe u ulë këmbëkryq ideologjia pansllaviste me emrin, komunizëm. Edhepse komunizmi ka rënë si sistem shtetëror, në trojet etnike shqiptare fatkeqësisht ai ka mbetë i ngulitur fortë në mendje dhe në shpirtin e disa politikanëve tanë, gjë e cila veç po vërehet në bëmat dhe veprimet e tyre. Këtu e kam fjalën për trinominë bastard dhe tani edhe tradhtar Hashim Thaqin, Behxhet Pacollin dhe Edita Tahirin. Derisa i pari bukur gjatë ka luajtur dhe përfituar politikisht nga përmendja e gjakut të dëshmorëve, që tani, pasiqë iu hoq pëlhura po shihet qartë se asnjëherë, por edhe tani, s’ka të bëj më heronjët dhe dëshmorët e kombit shqiptar. Porë, vetëm ka përfituar duke keqpërdorur emrin e tyre vend e pavend, dhe duke e lënë pjesën dërmuese të këtyre familjeve të dëshmorëve në mjerim të skajshëm. Sa i përket Behxhet Pacollit, dihet qartë se ky është i deleguar i politikës Ruse në Kosovë. I cili dërgohet me mision të posaqëm nga politika ruso-serbe për arabizimin e Kosovës dhe ftohjen e Evropës dhe Amerikës nga Kosova, duke e quajtur si një vend të ekstremit islamik, ku në të ardhmen duhet të ketë kujdes Amerika dhe Evropa nga prodhimi i Arid Ukajve dhe vehabistëve tjerë me mjekrra, që po e shkretojnë dita ditës Kosovën e larë me gjak shekuj me radhë. Ky vendim antikombëtar u nënshkrua nga Edita Tahiri, për te cilën dua ti them edhe pak fjalë: Kjo politikane kontarverze ështe e mbesa e Shani Qamilit, i njohur në Prizren si Shania i UDBËS, apo Shani Dajaku, krahu i Djathtë i Kriminelit Aleksandër Rankoviqit, i cili në vitin 1956 ka bërë torturime dhe vrasje ta paimagjinueshme në Kosovë. Krahu i Djathtë i këtij krimineli në Prizren ishte Shani Qamili, axha i Edita Tahirit, politikanës kontraverse, e cila u ngrit politikisht në mënyrë shumë misterioze përmes bashkëpunëtorit të sigurimit serb Shaban Shalësë i cili vritet gjatë luftës në rrethana ende të pasqaruara.
Paralele Historike në mes të Hashim Thaqit dhe Esat Pash Toptanit
Tani, me pranimin e Rezolutës 1244 që e bëri Qeveria e Hashim Thaqit, përmes përfaqësueses së vet Edita Tahirit, një politikane megallomane dhe shumë kontraverze, i ka dhënë vulen e zezë kësaj qeverie për shekuj me radhë, dhe e ka vendosur Hashim Thaqin, Behxhet Pacollin dhe Edita Tahirin në rolin që ka pasur pikërisht Esat Pash Toptani një shekull më parë. Esat Pash Toptani i dorëzoi Shkodrën Serbo-malazezezëve, ndërsa qeveria Thaqi ia dorzoi tërë Kosovën Serbisë. Simbas të dhënave historike, dorëzimi i Shkodrës u bë 23 Prill 1913. Autori i parathënjes së librit “Rrethimi i Shkodrës” të G.Berrit, nënkolonel Shefqet Vangjeli shkruan: ”Ai nuk ishte dorëzim nga thyerja e armëve por dorëzim para urisë së Rrethimit. Kështu do ti thoshte Princi malazez Danil, Esat Pash Toptanit, teksa ky i fundit e nënshkruante aktin e dorëzimit të qytetit të Shkodrës. Lufta për Shkodrën apo Rrethimi i Shkodrës, u zhvillua prej 8 tetor 1912 e deri me 23 Prill 1913. Derisa Esat Pash Toptani është hyrë në Histori si person i cili tradhtoi qështjen kombëtare duke ja dorëzu politikës serbo malazeze qytetin e Shkodrës, për ca të holla që kishte marrë në kundërvlerë të këti dorëzimi. Hashim Thaqi me marrëveshjen e bërë me 24 Shkurt 2012, do të hyn në histori si politikan i cili për qështje karrieriste dhe disa qështje të vetat personale, nënshkroi vendimin e turpshëm, që Kosova në diplomacinë botërore dhe Evropiane të prezantohet si pjesë integrale e Serbisë, përmes Rezolutës 1244. Me këtë marrëveshje iu mundësohet 2000 forcave serbe që të hyjnë në Kosovë, e sidomos në Veriun e Kosovës. Pra, që tani, nëse jo e tërë Kosova, Veriu i Kosovës është i humbur nëse nuk reagohet shumë shpejt nga populli shqiptar kudo që është, përmes protestave dhe formave tjera të veprimitë kombëtar. Madje, në këtë prizëm duhet parë edhe politikën ndërmjetësuse në prapaskenë të Turqisë dhe vizitat që bëri kohë më parë Edita Tahiri në Turqi. Madje është shumë interesant të theksohetë se, sikurse Esat Pash Toptani që ishte në krah të politikës turke dhe serbe, tanimë edhe Hashim Thaqi është bërë i njejtë me Esat Pash Toptanin, sepse përveç koncesioneve që ka bërë në dëm të Kosovës dhe në të mirë të Serbisë, ai ka bërë edhe shumë koncensione edhe në favor të politikës turke në Kosovë, sepse 80 % të pasurisë së Kosovës ia ka dhënë firmave turke, duke marrë si shpërblim disa Aspra të Judës për shkëmbiminin e pasurisë së Kosovës firmave turke. Kur jemi tek politika turke ndaj shqiptarëve, dihet historikisht, se ajo gjithmonë ka qenë e dëmshme për shqiptarët sepse edhe sot e asaj dite nuk është shfuqizuar marrëveshja Turko-Jugosllave për dëbimin e shqiptarëve nga trojet Etnike Shqiptare, dhe për kët dëbim që iu bënë shqiptarëve ish qeveria jugosllave për një shqiptar e merrte një mushkë; pra, aq vlerë i kanë dhënë turqit shqiptarëve, në marrëveshje më partnerët e vet politikë sllavët.
Masat e shpejta që duhet të ndërmerr Parlamenti i Kosovës
Të zgjedhurit e popullit të Kosovës në këtë rast nuk duhet të rrinë durakryq dhe të mirren me deklarata boshe, qoftë deputetët nga radhët e pozitës qoftë edhe ata nga radhët e opozitës. Parlamentit të Kosovës tani i kanë mbetur dy rrugë te veprimit, madje që të realizohen në mënyrën më të përshpejtuar.
1.Njëra ndër rrugët që duhet të bëj Parlamenti i Kosovës është shfuqizimi i marrëveshjes të bërë në mënyrë private nga ana e Qeverisë së Kosovës; që Kosova të prezantohet me Rezoluten 1244, që e parasheh qartë Kosovën pjesë të Serbisë, ndërprerjen e bisedimeve, shkarkimin e kësaj Qeverie, emërimi i një Qeverie teknike apo të përkohshme, si dhe caktimi i datës së mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme.
2.Të gjithë deputetët e Parlamentit të Kosovës ta nxjerrin një Rezolutë të re, ku do të shpallet bashkimi i Kosovës me Shqipërinë, me kufijtë e plotë të Kosovës duke përfshirë edhe Veriun e Mitrovicës. Madje për këtë qështje duhet të bëhet një koordinim i shpejtë në mes të Parlamentit të Kosovës dhe atij të Shqipërisë. Nëse Deputetët e Parlamentit të Kosovës qendrojnë duarkryq dhe bëjnë sehir duke mos marr asnjë veprim për të ndryshuar këtë situatë të re politike në Kosovë atëherë edhe ata do të hyjnë në historinë e re shqiptare me damkën e tradhëtisë kombëtare sikurse që kanë hyrë tani Esat Pash Toptani, Fadil Hoxha, Ali Shukria, Sinan Hasani, Rrahman Morina, Hashim Thaqi, Behxhet Pacolli, Hajredin Kuqi, Edita Tahiri, Mimoza Kusari Lila, Bujar Bukoshi,dhe shumë të tjerë. Nëse Parlamenti i Kosovës nuk i kryen njërën nga këto dy rrugë atëherë mbetet revolta gjithëpopullore anë e kënd Kosovës.
Diçka rreth antievropianizmit dhe antiamerikanizmit
Qeveria Thaqi II e shpiki parullën proletare se, kush është kundër që Kosova të integrohet në Serbi, janë anti amerikanë dhe anti evropianë. Pra, më këtë të gjithë shqiptarët atdhetarë po na dilkan anti amerikanë dhe anti evropianë. Kjo parullë e Qeverisë proletare të Hashim Thaqit bëhet me të vetmin shkak, për ta ulur tensionin gjithëpopullor shqiptar në Kosovë. Gjë që tani është e pamundshme.Pikërishtë kjo Qeveri, është Qeveri të cilën nuk e don dhe nuk e pranon Evropa. Nga 27 Kërkesa që ka bërë Qeveria e Hashim Thaqit dhe Behxhet Pacollit për t’u takuar me kryeministrat e shteteve të Bashkimit Evropian, që të gjitha njëzëri iu kanë refuzuar për shkak se Qeveritë e shteteve Evropiane nuk kanë dëshirë të takohen me politikanë të cilët janë në krye të kriminalitetit, korrupsionit, prostitucionit dhe shumë gjërave tjera negative që e kanë prurë Kosovën buzë greminës. Athua edhe ish-shefi i UNMIK-ut në Kosovë, Soren Jessen-Petersen mund të konsiderohet anti evropian! I cili si një mik i madh i shqiptarëve duke shfaqur shqetësimin e tij rreth dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit për çështje teknike, do të thotë, se ky dialog tani është kthyer thuajse në një rifillim të bisedimeve për statusin e Kosovës, i cili, thekson ai, është përcaktuar dhe nuk ka pse të rihapet. “Tani, pothuajse nga një derë e pasme po diskutohet përsëri për statusin dhe Kosova është vënë nën një presion të madh, mesa kuptoi unë, që të pranojë që për të marrë pjesë ata duhet të identifikohen si Kosovë dhe pastaj kjo të shoqërohet me një asterisk dhe një referencë për rezolutën dhe Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë”, thotë Petersen në një intervistë për Zërin e Amerikës.“Nuk e kuptoj se, pse duhet Kosova ta bëjë këtë kompromis. 22 vende të Bashkimit Evropian e kanë njohur pavarësinë e Kosovës; 87 vende në gjithë botën e kanë bërë një gjë të tillë dhe vetëm 5 vende të BE-së që nuk e kanë bërë një gjë të tillë, duket se po përcaktojnë se çfarë do të bëhet. Dhe mendoj se kjo është shqetësuese”, thotë Petersen.Ai shton se dialogu mes Serbisë dhe Kosovës është i rëndësishëm, ashtu si edhe pjesëmarrja e Kosovës në aktivitete ndërkombëtare, por “duhet ta pyesim veten se çfarë çmimi i duhet të paguajë dhe unë mendoj se po paguan një çmim shumë të lartë”. Pra, miku i madh i shqiptarëve Soren Petersen thotë, se Kosova po paguan një qmim të lartë. Edhe sa i përket antiamerikanizmit, shihet qartë se anti amerikanët më të mëdhenjë shqiptarë janë pikërisht të vendosur në Qeverinë Thaqi II. Aty këmbëkyrq në këtë Qeveri është Behxhet Pacolli anti amerikani më i madh, dhe pro rusi me i madh shqiptar. Aty është edhe grupi i politikanëve vehabistë të kryesuar nga Ferid Agani e Memli Krasniqi, e që janë të dytë Ministra në Qeverinë Thaqi II. Aty ke edhe grupin pro serb që kryesohet nga Sllobodan Petroviq, e që është Zavenskrymenistër, dhe atë pro turk që kryesohet nga Mahir Jakgjillar. Kemi edhe grupin titistorankoviqist të udhehequr nga Edita Tahiri, Mimoza Kusari-Lila, Hajredin Kuqi e Bujar Bukoshi.
Kurse në krye të kësaj Qeverie qëndron një stalinist i pakthyheshëm, me emrin Hashim Thaqi. Komplet Qeveri e orientimit lindor, dhe e mendësisë komunsite.Një Qeveri me një orientim anti amerikan dhe anti evropian.
Shqipëria nuk duhet të rrijë duarkryq por duhet të reagojë
Edhe shteti amë i yni, Shqipëria, nuk duhet t’ju duartrokis këtyre qështjeve negative që po ndodhin në Kosovë, por sikurse Parlamenti, po gjithashtu edhe Qeveria dhe Presidenti i Shqipërisë duhet të hyjnë në valle. Parlamenti i Shqipërisë dhe pikërisht z.Jozefina Topalli, duhet ta bëj një koordinim të përbashkët me Kryetarin e Parlamentit të Kosovës Jakup Krasniqi, dhe bashkarishtë të gjithë deputetët e Shqipërisë dhe të Kosovës ta mbajnë një seancë të përbashkët Parlamentare në Prizren, Tiranë apo Prishtinë, dhe në këtë seancë në mënyre solemne të bëhet bashkimi i Shqipërisë me Kosovën, dhe kjo séancë e dy Parlamenteve të mbahet menjëherë, pasiqë Parlamenti i Kosovës ta ket shpallë bashkimin e Kosovës me Shqipërinë, dhe në mënyrë simbolike të hiqet kufiri shqiptar-shqiptar që ndanë vëllain nga vëllanë, motrën nga motra e prindërit nga fëmijët. Me këtë veprim deputëtët shqiptarë nga të dy shtetet do të hyjnë në histori si deputet të cilët kanë bërë një akt patriotik dhe të domosdoshëm në këtë 100 vjetor të gjysmës së shtetit shqiptar. Madje, assesi nuk me del nga mendja një mendim i një intelektuali të ri shqiptar, i cili tha, se në këtë 100 vjetor të shtetit shqiptar duhet të hapet kutia e pandorës dhe t’ju kthehen të gjitha pjesët e ndara Shqipërisë, të cilat vajtuan, gjëmuan e lotuan për 100 vjet me radhë.
Ernest Koliqi
Kanga e Kapidan Markut
Lum për Ty qi na fale, o Zot i lumi!
se natë asht ba dh’askend nuk po e merr gjumi:
as shqipen ke foleja per nën maje,
as jehonën e shqet’ qi dridhet n’vaje,
as gjetht e ahit n’pyll ku prehet era,
as gurrën qi s’kndon ma si nder net tjera,
as nder kulla të vndueme maje currash
ku zdri in unat rrudha t’vranta burrash,
fytyra t’zbeta grash me sy të rimun
ke djepat ku vjen fisi t’u pertrimun.
Mbi djepa qi pertrijn nder mote fisin
nanat me lot nji emen përshperisin.
Vrik prej maleve derdhet kah jallija
nji kumt i zi dhe preket n’palc Shqipnija,
e veton qielli me ndeshtrasha t’zeza,
ngrehen n’prigjim dhe t’deknit nder vorreza
kah paq nuk po e kanë eshtnat n’nat’ vorrit,
hapet prej Veleçikut n’cep t’Tomorrit,
kthen prej Tomorrit n’cep t’Veleçikut
ai kumt e loti rrjedh idhun çerpikut
tue pikllue njajzi dashamir e shemër:
Nanës Shqipni nji pikë i ra mu n’zemër!
Thot’ kumti se rraz malit buz’ nji prronit
dekun u rrzue Kapidan Marku i Gjonit.
Si u ngjau dikur fatosave t’Omerit
mbi mbejtin shfryen anmiqt pezmin e vnerit
neper qytet ku lshon hije Rozafati
n’pluhun t’udhve tu’ e ngref’ rreshqan për s’gjati.
Vrret e gazmohet turma me keçana
lum se po shfren per s’dekni n’Kapedana,
por pa pritmas men brima edhe pran zhurma
e pihet shtang para kufomes turma
kah vizlon mbi ball t’t’deknit nji dell drite,
shej jetik n’Kapidana prej Mirdite.
E i duket, prisi i rrzuem, çudis anmike
i madh si div plot hijeshi fisnike.
Vajton granija e po ban gjam burrnimi
po e ama zemrën ndryn n’nji dry heshtimi,
pik loti ajo nuk derdh qi mbet shkret votra
edhe vajin ndalon n’vllazën e n’motra:
- S’e qajm na Markun, le t’a qaj Shqipnija,
pse rrezja e fundme ai kje qi lshoi lirija
Kapidanat robnin veç druen per s’gjalli,
lumnojn kur desin t’lir me ’i plumb ke balli,
lumnojn kur fiken porsi yjt e dritës
n’lamin e nderit kah i prijn Mirditës,
nji grusht Mirdit’ qi don t’i kndohet kanga
se zbret në vorr për mos m’u lidh’ me pranga.
U mbyllen kishat neper viset t’ona
e n’qiell per mort ma nuk vajton kumbona,
veç dridhet neper lugina jehu i malit:
- Heu, ti Shqipni, ku rritej pika e djalit,
ku sot mjerohen nipat e Kastrijotit,
mos u deshpro se shpesh n’vallen e motit
u ngushtove e dermishe e u perlinde,
si nji myster gjallsije botën binde,
se prap ke djelm si Marku i Kapidanit
qi dishmojn me gjak t’vet t’u rzue shulanit
se ndoshta t’vegjel jemi e desim unit
por duem lirin e nderin e Kanunit.
Bri votrave n’Mirditën thepa thepa
shka pershperisin nanat permbi djepa?
Fjalën e fundit qi me za t’thekun
la Kapidani para se me dekun:
- Ju shtegtar’, kushdo qofshi, qi kerkoni
rrugat e botës, Plakut t’em m’i thoni,
per n’m’a takofshi kund nder dhena t’hueja:
Vul’ gjaku u vuna porosive t’ueja:
dathë ase mbathë e ngran’ pa ngranë un ngjitas
t’mirën e t’keqen dava me Mirditas,
vuejta me ta, dhe vdiqa kur erdh dita
e Derën e Kanunit s’ta korita.
Heshtet atdheu kaplue nën tmerr e droje.
Por nesër prap lahuta do t’tinglloje,
ke mrizet e lejthive hije – leta
prap do t’vijoj’ bariu jonet e veta,
vashave t’ona do t’i hiqet futa,
lirisht kah qielli do t’naltohet luta:
- Lum për Ty, Zot i lum, qi na dhae jetën,
neper Ty mjerime e gzime vijnë e tretën:
ban Ti qi gjaku i derdhun, sot e prore
flamurin t’on’ t’a kuqi n’ngjyr’ gazmore
dhe neper troje t’lira t’ksaj Shqipnije
nji popull i vllaznuem t’i struket n’hije.

Kultura shqiptare mes lindjes dhe perëndimit



Nga Olsi Pajo

Dëgjojmë shpesh, për të mos thënë që ndonjëri prej nesh mund të ketë qënë edhe pjesëarrës, që shtete të ndryshme, univeristete të njohura në arenën ndërkobëtare, shoqata apo organizata të ndryshme, të organizojnë ato që në anglisht jemi mësuar t’i quajmë “exchanging programs”- programe shkëmbimi. Studentë të ndryshëm nga të gjitha cepat e mbarë botës mblidhen dhe shkëmbejnë kulturat e tyre. Mendoj se nuk është nevoja të themi sesa të dobishme janë këto dialogje ndërkulturore, por ajo që më bën përshtypje dhe dua të përmend është fakti se organizatorët e këtyre programeve, gjithnjë preferojnë te kenë pjesëmarrës nga vendet e vogla, vende jo shumë të njohura në arenën ndërkombëtare për zhvillimin politik dhe ekonomik. Ky ndoshta është një tregues i qartë se për arritjen e globalizimit, mozaiku i kulturës duhet plotësuar në çdo detaj. Si pjesë e kulturës së gjërë evropiane, me tipare sa të trashëguara aq edhe të fituara gjatë historësë së vet, gjendet edhe kultura shqiptare. Për mendimin tim, të thuash se kultura shqiptare është midis lindjes dhe perëndimit, do të thotë që ajo ka elementë edhe të kulturës lindore edhe të asaj perëndimore. Përpara së gjithash dua të përmend faktin se gjerësia e konceptit kulturë dhe shumësia e elementëve që e përbëjnë atë, na lejon që të shprehim mendimet tona individuale për këtë çështje dhe njëkohësisht e justifikon sadopak orjentimin e argumenteve tona me qëllim për t’ju afruar së vërtetës.
Kultura shqiptare nuk mund të konisderohet si një ndërmjetëse midis lindjes dhe perëndimit. Ajo është një kulturë me tipare lindore, me një dëshirë të brëndshme për t’i ngritur lart elementët kulturorë autoktonë deri në patriotikë, dhe me elementë të caktuar, në syrin tim më shumë individualë, të fituar nga kultura perëndimore. Do përpiqem që hap pas hapi, duke analizuar faktorë të ndryshëm të nxjerr në pah raportet që ka kultura lindore, perëndimore dhe vendase, në kulturën shqiptare.
Pozicioni gjeografik i vendit tonë ka ndikuar më shumë negativisht sesa pozitivisht për zhvillimin e shoqërisë shqiptare. Është e vërtetë se trojet shqiptare janë në një pozicion të favorshëm gjeografik për shkëmbime mallrash midis lindjes dhe perëndimit, por më shumë sesa i ka dhënë zhvillim ekonomik e kulturor, ky fakt i ka penalizuar gjithmonë shqiptarët, sepse torjet e tyre kanë qënë gjithnjë të preferuara për t’u pushtuar nga perandoritë apo superfuqitë që kanë pasur rol kyç në drejtmin e arenës ndërkombëtare në periudha të ndryshme të historisë. Pozicioni gjeografik ka pasur edhe një ndikim tjetër negativ në historinë shqiptare. Mungesa e gjerësisë së territoreve ka bërë që ato të ishin më të lehta për t’u pushtuar. Shtuar këtu edhe temperamentin individualist të shqiptarëve, që nga Ilirët dhe Arbërit, aq shumë shtete dhe principata në një shtrirje kaq të vogël gjeografike tregojnë një mungesë eksperience në organizimin e shtetit. (Mos ndoshta reflektohet edhe ne politikën e sotme?? Kaq shumë parti…) Ja pse në epokën e Skëndërbeut, kur funksionuan si njësi kombëtare, arritën t’i bënin ballë për vite me rradhë Perandorisë Osmane.
Fakte të ndryshme historike (nuk është vëndi për t’i përmendur) më bëjnë të mendoj se shqiptarët janë pasardhës të arbërve dhe ilirëve. Dhe këtë lidhje, Iliri-Arbëri-Shqipëri më pëlqen ta quaj një vazhdimësi etnokulturore. Ky është dhe argumenti kryesor ku mbështet ajo të cilën e përmënda pak më sipër, dëshira e shqiptarëve për të nxjerrë në pahë një kulturë unike shqiptare. Dalëngadalë fillova të analizoj elemntë historikë që kanë ndikuar në formësimin e kulturës shqiptare. Dhe padyshim, ndër më të rëndësishmet për t’u përmendur janë pushtimet. Ato kanë pasur një rol thelbësor në formësimin e kulturës së sotme shqiptare. Pushtimi i Ilirisë nga Romakët, më vonë Bizanti sollën elementë të tjerë kulturorë. Në iliri filloi të përhapej kultura romake, e cila u pasqyrua në urbanistikën e qyteteve, në skulpturë, ndërtim, por edhe në veshje, stoli dhe vegla pune. Nga paganë popullsia ilire filloi të besonte tek hyjnitë, e më pas gjatë Bizantit kemi edhe përhapjen e krishtërimit në territoret e sotme shqiptare. Sidomos gjatë peridhës së Bizantit, kemi një ndryshim të panoramës së kulutrës së hershme. Shoqëria mesjetare arbërore ka lënë një tarshëgimi të pasur kulturore e cila ka arritur deri në ditët e sotme. Në këtë periudhë janë bërë mjaft ndërtime arkitekturore me karakter fetar si kishat apo manastiret. Gjithashtu janë zbuluar edhe objekte arkitekturore laike si kështjellat, shtëpitë e banimit, murret rrethuese dhe ambjentet e brendshme të shtëpive të zbukuruara me afreske e paisje të ndryshme të importuara nga tradita të huaja, kryesisht ajo veneciane. Artet figurative gjithashtu patën një zhvillim të gjërë, kryesisht në pikturë e më pak në skulpturë. Përhapje të madhe pati piktura kishtare, si mozaikët, afresket dhe piktura në dërrasë, ikonografia, etj. Mozaikët janë një tregues i trashëgimisë antike të pasqyruar në objektet e kultit paleokristian në shekujt IX-X. Po kështu edhe ikonografia dhe piktura në dërrasë i kushtohen shenjtorëve, megjithëse ka edhe ikona me tematikë më të gjerë. Krahas ndikimit të artit dhe kulturës bizante, ndihet edhe fryma e kulturës vendase. Piktorë të ndryshëm pasqyrojnë karakteristika individuale në veprat e tyre, si veshjet popullore apo mjediset rrethuese të shtëpive si pasqyrim i tipareve krahinore.
Për të ardhur më pas tek Shqiptarët gjatë sundimit osman. (shek XV-XX) Mendoj se është periudha historike e cila ka ndikim më të veçeantë në formësimin e kulturës shqiptare. Kur them se kultura shqiptare ka tipare kryesisht lindore, më vjen në mëndje pikërisht sundimi pesë shekullor i Perandorisë Osmane në trojet shqiptare. Faktori më i rëndësishëm kulturor i kësaj periudhe është islamizimi i shoqërisë. Ndryshe nga shumë të tjerë, unë mendoj se procesi i islamizimit të shoqërisë shqiptare nuk ka ardhur si imponim nga Perandoria Osmane, por thjesht si pranim i kësaj ideologjie nga vetë popullësia shqiptare. Këtë e dëshmojnë dy fakte kryesore. Së pari, popullësia që ka jetuar në trojet shqiptare nuk është se ka patur një besim fetar rigoroz gjatë historisë. Nga Ilirët paganë, ata filluan të besonin tek hyjnitë gjatë pushtimit Romak, u afruan me krishtërimin në periudhën e Bizantit dhe pranuan islamin gjatë sundimit osman. E parë edhe nga këndvështrimi i historisë së fesë tek njerëzimi (Mitet e hershme, hyjnitë, krishtërimi dhe në fund islami) të bën të mendosh se shqiptarët kanë pasur një prirje tolerante ndaj besimit fetar. Së dyti, tregues i qartë që procesi i islamizimit nuk ka qënë i imponuar janë vetë ditët e sotme. Edhe sot, nën një frymë tolerance fetare për të cilën në të gjthë mburremi, përsëri pjesa më e madhe e popullsisë vazhdon t’i përkasë besimit islam.
Përpara se të vij tek Periudha e Rilindjes, dua të përmënd një nga elementët më kyç, që dëshmon qartazi identitetin kulturor shqiptar. Një element i cili i ka rezistuar çdo pushtuesi dhe njëkohësisht ndeër të paktat pjesë që kanë mbetur thuajse tërësisht të pandryshuara gjatë gjithë historisë së kulturës shqiptare, pikërisht gjuha shqipe. Qëndresën Ilire ndaj romanizimit e dëshmon pikërisht gjuha ilire edhe pse pernadorie kishte shpallur gjuhë zyratre latinishten. Toponimia dhe onomanistika në periudhën e Arbërit lidhen ngushtësisht me gjuhën. Emra qytetesh, vendesh, lumenjsh, malesh, njerëzish, të përdorura nga ilirët vazhduan edhe gjatë periudhës së mesjetës. Dhe më e rëndësishmja, qëndresa që bëri gjuha shqipe gjatë Perandorisë Osmane, dëshmojnë edhe njëherë tjetër sesa i rëndësishëm është ky faktor në përcaktimin e kulturës shqiptare. Gjuha Shqipe ishte ajo që frymëzoi shumë rilindas, kjo edhe për tiparat e saj krejt të veçanta, si një degë më vete në pemën e gjuhëve indoevropiane.
Për të ardhur së fundi tek Rilindja Kombëtare. Si detyrë për arritjen e objektivit themelor, pavarësimit të Shqipërisë nga Perandoria Osmane, veprimtarët e Rilindjes Shqiptare përcaktuan ngritjen e përgjithshme arsimore dhe kulturore të popullit të tyre si mjeti më efikas për forcimin e vetëdijes së tij kombëtare. Pavarësisht ndarjes së tyre fetare në tri besime kryesore, shqiptarët, si një nga popujt më të vjetër të Evropës, me gjuhën dhe kulturën e tyre origjinale, meritonin të jetonin të lirë. Dhe në këtë prizëm, vlen të përmendet e zhvillimi që mori në këtë periudhë letërsia shqiptare. Edhe ajo në thelb kishte thelbin e rilindjes, forëcimi i vetëdijes kombëtare. Unë mendoj se këtu ështe edhe pikënisja kyçe e orjentimit të shoqërisë shqiptare drejt kulturës Perëndimore. Shkak për këtë ndoshta është edhe zhvillimi i transoprtit i cili solli më shumë lëvizje të njerëzve e për pasojë emigrimin e shqiptarëve, sidomos të jugut, drejt Perëndimit. Madje një objektiv tjetër kryesor i rilindasve, ishte shpalosja e vlerave kulturore të popullit shqiptar para opinionit ndërkombëtar. (Rol të veçantë në këtë proces luajtën edhe arbëreshët) Sidoqoftë, në një mënyrë apo një tjetër rilindasit, sa me punën e tyre, aq edhe me ndihmën e kushteve historike të një perandorie në rënie, e arritën në një mënyrë apo një tjetër qëllimin e tyre.
Padyshim, këtë qasjeje të gjatë historike, nuk mund t’i lëmë pa shtuar edhe disa fjalë mbi ndikimin e këtij 100 vjeçari të fundit në kulturën shqiptare. E ndarë në tri pjesë kryesore, ndoshta ky shekull është një përmbledhje analogjike mjaft e sintetuzar e gjithhë historisë së popullit shqiptar. Që nga shpallja e pavarsisë e deri në vitin 1945, Shqipëria pushtohet e ripushtohet, duke mos pasur asnjëherë një shtet solid dhe me rol ndikues. (Si gjatë gjithë pushtimeve të tjera shumëshekullore) Periudha e komunimzmit e afron Shqipërinë me lindjen, Bashkimin Sovjetik dhe më vonë Kinën, duke i mbyllur të gjitha rrugët me perëndimin. (Perandoria e dytë Osamne?) Dhe njëzetvjeçari i fundit e afron popullin Shqiptar dhe kulturën e tij më afër se asnjëherë me perëndimin.
Vetëm se njëzet vite janë shumë pak në historinë e një kombi dhe formësimin e kulturës së tij. Duke e parë kulturën shqiptare si shqiptar, më pëlqen që mendimet e mia i afrohet atyre të rilindasve, ndoshta i ndikuar edhe ndjenjat patriotike dhe atmosfera (cila?!) e 100 Vjetorit të Pavarsisë. Mirëpo i zhveshur nga këto ndjenja, unë mendoj se kultura shqiptare nuk është ende një filtër i mirfilltë i kulturës lindore për drejt asaj perëndimore. Është e vërtetë se ne shqiptarët kemi gjuhë dhe tradita unike. Por a ka vërtet diçka për t’u mburrur në këtë pjesë? Çdo popull ka traditat e tij të veçanta, folkor të veçantë apo kostumografi ndryshe nga popujt e tjerë. Gjuha jonë vërtet është një degë krejt e veçantë, por ajo shfaqet e dokumetuar vetëm në shekujt XIV-XV, ndërkohë që një shekull më vonë anglishtja e Shekspirit mahnit gjithë botën sot. (Për të mos folur për greqishten) Ne kemi vetëm 104 vjet me një alfabet tonin zyrtar, kur ndërkohë arabët mburren se nga libri i tyre i shenjtë nuk lëviz asnjë shkronjë qysh prej 14 shekujsh. Në periudha të ndryshme historike, ata që kanë sunduar botën, kanë ndikuar politikën dhe kulturën e shqiptarëve. (Të jetë e vërtetë vallë se ligjin sot e bën Ambasadori Amerikan?) Pra, cilët janë elementët konkretë që e afrojnë atë me perëndimin…?
Megjithatë, përtej këtyre duhet të ndihemi realistë, krenarë dhe optimistë. Realistë sepse këto kanë qënë mundësitë e një populli të vogël. Në sistemin e qarkullimit ujor, peshku i madh e ha të voglin. Duhet të ndihemi krenarë, sepse pavarësisht gjithë këtyre pushtimeve, shqiptarët ekzistojnë, kultura e tyre është pjesë krejt e veçantë e mozaikut të kulturave botërore. Dhe në fund optimistë, sepse dashtë Zoti, nuk do ketë më luftëra politike, pushtime dhe imponime kulturash. Perëndimorët synojnë të shkojnë drejt globalizimit, dialogut ndërkulturor, ndërqyteatr. Gjithçka na mbetet është që nëpërmjet politikës dhe zhvillimit social, ta ngremë sa më lart atë pjesë të kulturës unike shqiptare në arenën botërore.

Kultura Perendimore dhe Qyteterimi Lindor i Shqiptareve



Nga Mustafa Nano

Kadare e Qose, as nuk janë të parët, as nuk e kanë për herë të parë, në përçapjen për të hapur një debat të madh mbi identitetin e shqiptarëve në këtë kapërcyell mijëvjeçarësh. E megjithatë, jehona e sprovave të tyre të fundit mbi këtë temë, të cilat u hodhën në treg me një motivim të fortë polemik, e ka kapërcyer disa herë jehonën e sprovave të tjera të shkruara në kohë të ndryshme nga autorë të tjerë. Me sa duket, emrat e Kadaresë e të Qoses, pavarësisht përpjekjeve që janë bërë nga disa drejtime e disa vetje (po e huazoj nga Qosja termin e fundit, ndonëse ma vret një çikëz veshin) me synimin për t'i zhvleftësuar e denigruar edhe/ose si eksponentë old-fashioned, edhe/ose si personalitete arrogantë e shtypës të kulturës shqiptare, nuk e kanë humbur ende magjinë e vjetër. Që të dy, përtej të gjitha qëndrimeve të larme lidhur me ta e përtej mendimit që ata kanë për sho-shoqin, vijojnë të mbeten dy nga personalitetet më të zëshëm e më imponues të kësaj kulture. Të paktën, kështu mendon opinioni publik shqiptar, ndjeshmëria e të cilit ndaj emrave të tjerë ka qenë e është më e vogël.Argumenti i hedhur për t’u debatuar është i rëndë sa s’ka ku të shkojë. Është konsideruar dhe delikat gjithashtu, gjë që ua ka mbajtur shumë gojëve hovin për të thënë të tyren. Kur ka qëlluar që e kanë thënë të tyren, bash prej skrupujve e prej pasigurisë përballë një argumenti të gjykuar apriori si delikat, janë frenuar ca si tepër, dhe për këtë arsye nuk kanë mundur të qullosin ndonjë gjë kushedi se çfarë. Me pak përjashtime (Arbën Xhaferri, Ardian Vehbiu, Fatos Lubonja, Aurel Plasari, Pirro Misha, e ndonjë emër tjetër më pak i zëshëm), të tjerët i kanë ardhur vërdallë gjithë drojë çështjes, duke mos guxuar të ndukin sadopak thelbin e saj e duke u bishtnuar me një gjuhë shtinjake (në ditët e sotme, këtë gjuhë e thërrasin me eufemizmin “politically correct”) shqyrtimeve të thella kritike e analitike; ndoshta, janë prore të përndjekur nga ideja, se rendja pas shqyrtimeve të imta e rigoroze në këtë lëmë i çon në ca përfundime, tek të cilat ata nuk do donin të arrinin, o për të mos e tronditur, o për të mos e ngarkuar më pas me faj, vetëdijen e tyre patriotike. Kjo ka ndodhur edhe me problemin e marrëdhënieve ndërfetare (jemi edhe këtu tek argumenti i identitetit të shqiptarëve), të cilat janë trajtuar me një kujdes, i cili është, në mos tjetër, shterpë. Dhe puna në këtë lëmin e fundit ka mbetur tek rrahja e gjoksit e përsëritja monotone e cliché-së së njohur e të stërnjohur, sipas së cilës “këto marrëdhënie i karakterizon një tolerancë hëm e kultivuar, hëm e palëndueshme”. Nuk është se kjo është një sendërgjí e ngritur në havá, por këmbëngulja mburravece për të mbetur tek kjo llogore optimiste na ka penguar për të shkuar tek rrënjët e problemit, i cili herë shfaqet tek iniciativat e katolikëve për të ngritur kryqe pas kryqesh majë kodrave, herë tek refuzimi prej disa myslimanëve shkodranë i ngritjes së përmendores së Nënë Terezës, me arsyetimin se kjo e fundit nuk është asgjë tjetër, veçse një misionare katolike, herë tek qëndrimet e tjera fondamentaliste që vihen re në të dy krahët, e kështu me radhë.

Kadare e Qose kanë hequr dorë nga gjuha e rrumbullakosur në trajtimin e këtij argumenti. Secili syresh ka marrë qëndrim njëherë e mirë. Nuk është se më përpara janë druajtur për të mbajtur këto qëndrime (sidomos Kadare), por këtë radhë, si përcjellëse të kumteve të tyre, në vend të “pëshpërimave”, kanë zgjedhur “klithmën”. Janë klithma, që u kanë nxjerrë zbuluar xanxat shumë vëzhguesve, etnologëve, historianëve, studiuesve e qejflinjve të këtushëm të antropologjisë kulturale e sociale, të cilët me këtë rast u janë rikthyer edhe njëherë përsiatjeve të tyre e përsiatjeve të të tjerëve mbi temën e identitetit të shqiptarëve, mbi themelet e këtij identiteti e mbi ngrehinën që është ngritur mbi këto themele deri në ditët e sotme.

* * * * *

Në sprovën e tij të këtyre ditëve, Kadare rreket të provojë në mënyrë më shumë poetike se sa metodike faktin, se shqiptarët janë evropianë. Si të ketë dashur të mos u lërë vend interpretimeve kuturú të mesazheve të sprovës së tij, ai është ngutur ta nxjerrë sheshit qysh në titull qëndrimin e tij. “Identiteti Evropian i Shqiptarëve” e ka titulluar ai këtë sprovë, në të cilën u kthehet e rikthehet kronologjikisht (aty-këtu me ndonjë digresion, që nuk e prish ritmin) rrënjëve të identitetit, e tek të cilat shquan fillimisht gjurmët greko-iliro-romake, gjuhën e veçantë shqipe, më pas krishtërimin e më në fund tharmin evropian të Shqipërisë mesjetare (principatat, kryezotat, krushqitë, aleancat, Dante Aligierin popullor në Shqipëri, Gjergj Kastriotin popullor në Evropë, kodin zakonor, poezinë epike gojore, eposin e kreshnikëve, etj., etj); i rikthehet pushtimit pesëshekullor otoman, impaktin e të cilit në identitetin e shqiptarëve e shquan veç në trajtën e njollave antievropiane; evokon gjithë pezmi brumin e përzierë shqiptaro-turk të letërsisë së bejtexhinjve, dhe po aty evokon gjithë gëzim traditën e letërsisë dygjuhëshe shqiptaro-latine (Pjetër Budin, Frang Bardhin, Pjetër Bogdanin, etj); vlerëson pa masë rilindjen kombëtare e korifejtë e saj të mëdhenj, tek të cilët dallon një evropianizëm programor e strategjik; konsideron vendimin mbi adoptimin e alfabetit latin në Kongresin e Manastirit si një demonstrim të bujshëm të vokacionit evropian të shqiptarëve; i referohet plot pasion periudhës së sundimit të Ahmet Zogut, duke mos nguruar ta shohë këtë të fundit-përveç të tjerash-edhe si autorin e krijimit të entitetit human me emrin “mysliman evropian”; i turret me tërsëllëm nacionalist strategjisë së serbëve të para e pas Luftës së Dytë Botërore, nëpërmjet së cilës synohej të paraqiteshin kosovarët “jo si shqiptarë me besime të ndryshme, por thjesht si myslimanë pa komb”; merret me regjimin komunist dhe me Enver Hoxhën, të cilin e etiketon pa asnjë ndërdyshje si “njeriun më antievropian që ka njohur ky vend”; merr në mbrojtje Nënë Terezën si misionare katolike e si humaniste shqiptare; dënon më në fund idenë, sipas së cilës fati ynë historik është i paracaktuar për të sendërtuar zbutjen e kundërshtimeve midis lindjes e perëndimit; etj., etj., etj. Në këtë essay të thukët e plot nerv, akademiku Rexhep Qose, më tepër se sa i kërkuar prej tij si një kurban a shtrigë antievropiane, duket sikur i fanepset tinëzisht për t’i ndalur vrundullínë e penës. Por ai, penës nuk ia pret vrullin; përkundrazi. Dhe gjithçka e bën për të arritur butë-butë tek një frazë e vetme, të cilën do donte ta bërtiste me sa zë ka në kokë: “Letrat e Shqipërisë janë të qarta”. Me fjalë të tjera, Shqipëria është Evropë e shqiptarët janë evropianë.Më anë tjetër, në sprovën e tij me titull “Ideologjia e Shpërbërjes”, Qose thotë se ka qenë Rilindja Kombëtare ajo që ka bindur Evropën se ka një komb shqiptar, se deri në atë moment identiteti kombëtar i shqiptarëve njëjtësohej me identitetin turk, se identiteti kombëtar i shqiptarëve është një identitet i përbërë, se shqiptarët në të vërtetë u takojnë dy qytetërimeve, atij perëndimor e atij lindor, se përmbajtja e qytetërimit shqiptar në një masë të madhe është përmbajtje e qytetërimit islamik, se ky i fundit është më i shtrirë në jetën e shqiptarëve se sa qytetërimi i krishterë, se pohimi propagandistik, gjithnjë e më i përsëritur si pohim kunjukturial prej disa intelektualësh dhe prej disa përfaqësuesish të institucioneve politike, se shqiptarët i takojnë qytetërimit të perëndimit, dhe vetëm të perëndimit, as nuk e thotë të vërtetën shkencore, as nuk i kontribuon bashkëjetesës së harmonishme të feve në jetën tonë, se tejtheksimi e tejshquarja e vetëdijeve fetare janë pjesë e ideologjisë së shpërbërjes së identitetit tonë kombëtar. Në sprovën tjetër me titull “Realiteti i Shpërfillur”, e cila është një përgjigje flakë për flakë e dhëmbë për dhëmbë ndaj qëndrimeve të Kadaresë, akademiku i Prishtinës, nis të tjerrë polemikën me shkrimtarin e Tiranës duke thënë se perandoria otomane ka qenë e karakterizuar nga toleranca etnike, se barbaria politike që i vishet kësaj perandorie ka qenë një ligj i kohës edhe në Azi, edhe në Evropë, se strategjia serbe për shkombëtarizimin e shqiptarëve në Jugosllavinë mbretërore dhe në Jugosllavinë komuniste nuk ka lidhje me aziatikizimin e afrikanizimin e kosovarëve, se rinia studentore dhe shkollore e Kosovës, as në vitin 1981, as në vitet 1989-1990, nuk është ngritur në demonstrata për të kërkuar rrënjët e krishtërimit të hershëm shqiptar, se pikërisht fati ynë i paracaktuar për të sendërtuar zbutjen e kundërshtive midis lindjes e perëndimit na bën më të dëshiruar për Bashkimin Evropian, se qëndrimi shpërfillës ndaj identitetit mysliman në identitetin e gjithësishëm të shqiptarëve është një fyerje e papranueshme, se Nënë Tereza është mbi të gjitha e kryesisht një misionare katolike e se emri i saj nuk duhet përdorur politikisht, etj., etj., etj. Të dyja këto sprova të Qoses, të krahasuara me atë të Kadaresë, janë më pak të ngarkuara poetikisht, kanë një natyrë më studimore, janë më të shtruara, më të ftohta e më racionale (kjo gjë nuk i bën vetvetiu më të sakta), por kur vjen puna për të larë hesapet me kundërshtarin, edhe ky, ashtu si Kadare, i jep gaz makinës. Në më shumë se në një rast, për t’i bërë fshikujt polemikë më therës, Qose i rikthehet qesim të shkuarës “komuniste” të Kadaresë.

* * * * *

Kadare e Qose nuk është se thonë gjëra të reja apo gjëra veçanërisht të sakta (sipas meje, secili syresh nuk ka mundur t’u bëjë bisht pasaktësive, të cilat ndonjëherë janë fëminore. Fjala vjen, në një rast Kadare thotë në mënyrë hëm kotësisht fluturake, hëm kotësisht pretencioze se “ishin popujt e Ballkanit ata që, vit pas viti e shekull pas shekulli... i ngjitën perandorisë otomane joshjen evropiane”. Kjo më duket një pesë me hiç. Ndërsa Qosen diku e rrëmben pasioni antiKadare aq shumë sa, në përpjekje për të marrë në mbrojtje perandorinë otomane të vizatuar me ngjyra të zeza prej Kadaresë, çalltis të barabitë qytetërimin evropian me atë otoman në pikëpamje të barbarisë!!! Edhe turku më fanatik nuk do të mund të arrinte të thoshte një gjë të tillë, pasi do t’i vinte në mendje aty për aty Rilindja Evropiane, universitetet, letërsia, shkencat dhe artet në Evropën postmesjetare, iluminizmi, revolucioni francez, revolucioni industrial, e kështu me radhë, deri tek demokracia liberale, rrënjët e së cilës duhen kërkuar në Evropën e shekujve më parë, bash atëherë kur perandoria otomane ngulte këmbë të konservonte veten në kallkanin e traditave të veta), Kadare e Qose pra nuk është se thonë vetëm gjëra të reja e të sakta, por nuk është kjo e rëndësishme.

Edhe po të zhvishet prej xanxave të njërit apo tjetrit, kjo polemikë është bajagí ngacmuese e provokative, gjë që-sipas meje-nuk është ogur i keq në përpjekjet e vona e të vonuara të shqiptarëve për të përkufizuar njëherë e mirë vetëdijen e tyre identitare (pothuaj të gjithë kombet evropianë e kanë bërë tashmë këtë gjë); dhe në këtë mes, nuk jam i aftë të pikas të njëjtën rrezikshmëri që ka pikasur Arbën Xhaferri, i cili kam përshtypjen që e tepron, ndërsa vë alarmin, se me debate të tilla mund të hapet kot më kot ndonjë kuti Pandore. Sigurisht, mund të ketë polemika në këtë lëmë, të cilat mund t’i fryjnë “ideologjisë së shpërbërjes”, po as Kadare, as Qose, me gjithë paditë që ngrenë kundër sho-shoqit, nuk rrahin të ecin në këtë drejtim. Kontrasti midis bindjes së Kadaresë, sipas së cilës shqiptarët janë evropianë, e bindjes së Qoses, sipas së cilës identiteti i shqiptarëve ka tharm islamik, mbetet megjithatë. Ai është një kontrast i madh e serioz, e papritur vë shumëkënd përballë një ndërdyshjeje hamletiane, të cilën kishim kujtuar se e kishim mundur prej kohësh. Çfarë jemi ne shqiptarët?

Me ndonjë përjashtim tepër të rrallë, eksponentët më të rëndësishëm të kulturës shqiptare nuk kanë treguar se vuajnë prej ndërdyshjesh të rëndësishme, kur vjen puna të ndalen për të zgjedhur (nëse do të varej nga ata), se cilën rrugë duhet t’i hapin vetëdijes tonë identitare. Dhe kjo kompaktësi e elitës intelektualo-kulturore në këtë drejtim nuk është një dukuri “mimikrike” e këtyre kohëve, kur Barroso e ndal avionin në Rinas e kur Tirana e Prishtina trokasin këmbëngulshëm në dyert e Brukselit. Jo! Është një dukuri e pandërprerë dhe e palënduar mbi njëqindvjeçare, që fillon të paktën me rilindasit. Këta të fundit hodhën të parët idenë e një identiteti kombëtar afetar, këta të parët i kthyen sytë vendosmërisht nga perëndimi, këta të parët mbollën idenë e një shteti laik, këta të parët lëshuan apelin mbi emancipimin e gruas shqiptare, këta të parët bënë të tyret e sollën ndër ne idetë iluministe, të cilat, të rrimë shtrembër e të flasim drejt, nuk i mësuan në sallonet, në klubet e në universitetet perëndimore; përkundrazi, i nxunë në Stambollin e fundit të shekullit të XIX-të, i cili ishte më në fund i hapur ndaj këtyre ideve. Rilindja kombëtare është dukuria më e mahnitshme në historinë e kulturës e të qytetërimit shqiptar. Është gati-gati e pabesueshme dhe e pashpjegueshme, se si ajo botë shqiptare thellësisht e prapambetur, thellësisht e përçarë e thellësisht orientale e gjysmës së dytë të shekullit të XIX-të, ia doli mbanë të njihte e të pranonte pa ndonjë sforcim kushedi se çfarë si prijës e frymëzues të saj ca njerëz allasoji me prerje outsider-i. Rilindja kombëtare shënoi kthesën e madhe. Pa të, sipas të gjitha gjasave ne nuk do të mund të ekzistonim. Fillimisht rilindasit e më pas të gjithë përfaqësuesit e kulturës shqiptare, njëri pas tjetrit e të gjithë së toku, i kanë mbajtur sytë nga perëndimi e kanë bërë ç’kishin në dorë për ta shkëputur popullin e tyre prej prapambetjes orientale. Ia kanë arritur qëllimit? Pikërisht ky është një diskutim që ia vlen të bëhet.
Rexhep Qose nuk e ka fshehur në asnjë rast e rrethanë veneracionin për Rilindjen Kombëtare e për frymën e saj, me të cilën është mëkuar mrekullisht kultura shqiptare deri në ditët e sotme. E megjithatë, në sprovat e tij të fundit, ai i kalon tangjent kësaj fryme e këtij vokacioni të qëndrueshëm e të pandërprerë të kulturës shqiptare (më poshtë, të ngucur mes thonjëzave për ta dalluar nga kuptimi i saj i gjerë, me “kulturë” do të kuptoj gjithçka të prodhuar e të kultivuar nga sëra high-brow e njerëzve). Identiteti i shqiptarëve është kryesisht identitet jo evropian, thotë Qose, dhe me këtë merret vesh, që “kulturës” shqiptare thellësisht evropiane nuk i rezervon ndonjë rol kushedi se çfarë në formimin e vetëdijes identitare. Kadare më anë tjetër paraqet pa asnjë të drejtë këtë frymë e vokacion të “kulturës” si përmasë të vetme të qytetërimit shqiptar (më poshtë, me “qytetërim” do të kuptoj-kërkoj ndjesë për këto përkufizime tepër të tkurrura e disi arbitrare-gjithçka që vë në lëvizje e që kushtëzon mendjet e shpirtin e njerëzve low-brow). Letrat e Shqipërisë janë të qarta, thotë ai, dhe me këtë nënkupton se shqiptarët kanë qenë e janë evropianë. Identiteti i shqiptarëve për të duhet kërkuar tek kultura. Dhe tek rrënjët, shton, por merret vesh se kjo puna e rrënjëve, edhe pse nuk është një shajní e tij (të gjithë e dinë tanimë që shqiptarët kanë qenë të krishterë gjatë gjithë mesjetës), është megjithatë një endje e trishtë e qibare nëpër histori.

Prej këtu duket se lind dhe keqkuptimi midis të dyve, gjë që i bën të pohojnë gjysma të vërtetash e i pengon të pohojnë me tërë gojën të vërtetën e plotë. Cila është kjo e vërtetë? “Kultura” shqiptare është tradicionalisht, tërësisht e vendosmërisht e ngashënjyer prej perëndimit dhe e identifikuar me perëndimin (edhe vetë Qose, të cilin po mundohen ta shohin kot më kot me ligësi këto ditë si përfaqësues par excellence të një frymëzimi antiperëndimor, vetdeklarohet pa mëdyshje si dashnor i Evropës dhe promotor i evropianizimit të shqiptarëve), ndërsa “qytetërimi” i sotëm shqiptar ka sa të duash në përbërje të vet ngjyra të forta orientale. Në fakt, nuk është orientale as në mënyrë tërësore, as në mënyrë domethënëse, por është edhe orientale. Kjo gjë duket edhe tek ato që numëron Qosja (mënyra e jetës dhe e jetesës së pjesës më të madhe të popullit shqiptar, arkitektura e qyteteve dhe e fshatrave, objektet e kultit, veshjet popullore, këngët dhe vallet popullore, kuzhina, ceremonitë rreth lindjes dhe martesës, ritualet e varrimit, adetet dhe zakonet), por duket edhe tek qëndrimi e sjellja e përditshme e shqiptarëve ndaj punës, ndaj ligjit, ndaj rregullave, ndaj gjësë publike, ndaj përgjegjësisë publike, ndaj pushtetit e politikës, ndaj gruas, ndaj moralit, etj., etj. Qose nuk është korrekt e ngutet ca si tepër, kur këtë tharm oriental e konsideron qytetërim islamik. Përcaktimi “qytetërim islamik” është tepër i rëndë e tepër impenjativ, dhe rëndom shtihet në punë për ato botë, banorët e së cilës nuk njohin në jetën e tyre pikë tjetër referimi, përveç Allahut që është në qiell e përveç Kuranit, që është fjala e Tij e përcjellë në tokë nëpërmjet profetit Muhamet. Është ky rasti i shqiptarëve? Të gjithë e dinë që nuk është kështu. Qose e di më mirë se të tjerët. Dhe është e çuditshme se si, nga njëra anë ai është kundër tejtheksimit të vetëdijes fetare tek shqiptarët, nga ana tjetër është pro tejtheksimit të elementit fetar në identitetin e shqiptarëve. Përveç kësaj, është e çuditshme se si ai nuk vë re që, çfarë ai quan me të madh e pa të drejtë qytetërim islamik, është duke humbur progresivisht terren në botën shqiptare. Është i dënuar ta humbasë këtë terren, jo sepse Evropa nuk na pranon ndryshe, por sepse trysnia konstante e “kulturës” mbi “qytetërimin” (dhe në këtë pikë ju ftoj të mos u ikim përkufizimeve që dhashë më sipër lidhur me këto terma) është duke bërë të vetën. Është një zbythje që ka zanafillë të hershme, prej kohëve kur paraardhësit rilindas e postrilindas të Qoses, edhe pse kanë pasur një mijë arsye më tepër për të bërë vëzhgimin e bërë prej këtij të fundit (me demek, që identiteti ynë është në radhë të parë e më së shumti identitet mysliman), e kanë shpërfillur zymtësinë orientale të botës shqiptare e kanë bërtitur me gjithë zërin që kanë pasur në favor të Shqipërisë evropiane (“Se në dashçim’ e në u përpjekçimë”, shkruan Sami Frashëri tek “Shqipëria Ç’ka qënë, Ç’është e Ç’do të bëhet”, “do të jemi një nga më të mirët’ e nga më të ndrituarët’ e kombevet t’Evropësë, që të na kenë nakar gjithë bota”). Sikur të kish mundësi për ta marrë vesh Sami Frashëri, se sot shqiptarët ende vijojnë të përpëliten midis lindjes e perëndimit e ende vijojnë ta përcaktojnë ashtin e tyre identitar si oriental, me siguri do të pyeste veten, se ç’ka ndodhur këto njëqind vjet e kusur me vendin e shqipeve. Në mos, do t’i trandeshin eshtrat në varr.

Qose përmend atë zyrtarin nga Tirana me emër mysliman, i cili në një bisedë me një zyrtar të Prishtinës po me emër mysliman, i paska thënë këtij të fundit se ka zgjedhur Pjetër Bogdanin, Nënë Terezën e Papa Gjon Palin e Dytë si prijës shpirtërorë të tijtë, ashtu siç përmend faktin që anëtarët e LDK-së me emrin Hasan, Hysen, Mehmet, Ramis, Muhamet, Bajram, Rexhep, Sadik, Myftar, Murat, Sadullah, pranojnë të mbajnë në selinë e partisë së tyre fotografinë e Nënë Terezës e të Papa Gjon Palit të Dytë, por këto dy ngjarje, në të cilat nuk ka asnjë element të dhunës proselitike e të cilat Qose nuk merret vesh pse i sheh me zemërim e nervozizëm (a pajtohet Qose me të drejtën e njeriut për të besuar atje ku do? Pse Qose i njeh vetes të drejtën për t’u “konvertuar” nga mysliman në ateist, e nuk u njeh myslimanëve të tjerë të drejtën për të mos u nervozuar përballë portretit të Nënë Terezës?), nuk janë gjë tjetër, veçse përthyerje të trysnisë më shumë se një shekullore të “kulturës” mbi “qytetërimin”. Ngjarje të tilla janë me mijëra, dhe për këtë arsye, Qose bën mirë të mos e marrë me të hazërtë atë shifrën e vjetër statistikore, sipas së cilës 2/3 e popullsisë shqiptare janë myslimanë, rrjedhimisht i përkasin qytetërimit islamik. Edhe sikur të mos besohej procesi i oksidentalizimit gradual të shqiptarëve nën trysninë e “kulturës” së tyre, edhe sikur të mos bëhej fjalë për këto ngjarje të përmendura prej akademikut, pjesa myslimane do të ishte dobare e barabartë me 2/3 e popullsisë minus Rexhep Qosen, i cili vetshpallet si ateist. Një mysliman më pak është ai vetë pra. Mirëpo nga kjo listë duhet të heqim edhe Ismail Kadarenë, edhe Mustafa Nanon, edhe mijëra ateistë të tjerë, edhe mijëra shqiptarë që kanë bërë martesa të përziera, edhe mijëra shqiptarë që frekuentojnë klubet e natës, ku “ka këngë e shfrenime pornografike”, edhe mijëra vajza myslimane që dalin rrugëve me minifunde, edhe ato vajzat myslimane që këndojnë këngët “sa bythën të mirë e paske” e “ti nuk di me ma lyp”, edhe mijëra të tjerë që i dëgjojnë këto këngë, e kështu pa fund.

E pra, ndërsa prania e qytetërimit oriental në botën shqiptare është evidente (Kadare thjesht nuk dëshiron ta shohë), po kaq evidente është edhe dukuria e tërheqjes graduale të këtij qytetërimi nga bota shqiptare. Sidomos në Shqipërinë shtetërore, ku tërheqja ka qenë lineare, s’ka gjë se e ngadaltë, gjatë më shumë se 100 viteve të fundit. Edhe regjimi komunist pesëdhjetëvjeçar nuk është se e ndali apo donte ta ndalte këtë tërheqje. Regjimi ishte despotik e mizor, ashtu si dhe diktatori, por Kadare i grah me trok shumë të nxituar kalit të emocioneve antikomuniste teksa thotë, se Hoxha është njeriu më antievropian në historinë e shqiptarëve. Në të vërtetë, qoftë regjimi, qoftë diktatori ishin antihumanë, por nuk ishin antievropianë (të kuptohemi, nuk ishin as pro evropianë). Autarkizmi e izolimi nuk u zgjodhën si një metodë për t’u ndarë nga Evropa, por si një mjet për të koracuar pushtetin e komunistëve. Nuk mund të jetë tendencialisht antievropiane një kohë, në të cilën është ngritur e ka funksionuar një shtet laik, janë botuar Shakespeare-i, Balzak-u e Goethe-ja, janë vënë në skenë Mozart-i e Beethoven-i, është lejuar e nxitur gruaja të marrë pjesë në jetën shoqërore, është ndjekur në masë moda e emrave perëndimorë, janë praktikuar festa e mbrëmje vallëzimi nën ritmin e muzikës perëndimore, etj., etj.

* * * * *

“Qytetërimi” shqiptar nuk ka rrugë tjetër, veçse të ndjekë “kulturën” shqiptare. Është kjo që po ndodh deri edhe në Turqi, ku “kultura” e atij vendi rreket prej kohësh ta shtrojë “qytetërimin” e kreshpëruar oriental, i cili është autokton e autentik. Është pikërisht “kultura” që po i merr për dore turqit e thjeshtë për t’i çuar drejt e në Evropë, në atë Evropë që me repulsionin e vet ndaj botës islamike, për shekuj me radhë i ka dhënë më të madhin kuptim lindjes, ekzistencës e motivimit luftarak të perandorisë otomane. Nuk po i çon në Evropë për t’i demyslimanizuar (as që mund të përfytyrohet kjo gjë), por për t’i bërë pjesë të një bote më të mbrothët, më të lirë, më të hapur, më demokratike, ku ata do të kenë përveç të tjerash të drejtën dhe hapësirën për të mbrojtur identitetin e tyre fetar e jo fetar në harmoni me identitete të tjera. Po ne, ç’duhet të bëjmë? “Qytetërimi” ynë oriental nuk është autokton e autentik, e për këtë arsye, nuk është e nuk ka pse të jetë aq i kreshpëruar. Nga ana tjetër, “kultura” jonë, në ndryshim nga ajo turke, e ka evropianizmin një gjymtyrë të vetën qysh në lindje (për maternitet po marr Rilindjen Kombëtare, dhe nuk besoj se po bëj ndonjë gabim) e të palënduar kushedi se çfarë prej ndonjë repulsioni evropian. Aluzionet e Qoses mbi një Evropë të hershme me disponim antishqiptar (“deri në gjysmën e dytë të shekullit XIX”, thotë ai, “Evropa nuk pranonte se ka një komb shqiptar”), më tepër se me repulsionin evropian ndaj kombit shqiptar, janë të shpjegueshme me faktin që kombi shqiptar nuk gjente fuqi për të bëzajtur në korin e kombeve. Nuk ka pasur faj Bismarck-u, ndërsa është shprehur se “Shqipëria nuk është gjë tjetër, veçse një shprehje gjeografike”, ashtu si nuk ka pasur faj Metternich-u, kur ka thënë të njëjtën frazë mbi Italinë postnapoleonike.“Kultura” këtejpari nuk ka për detyrë ta mbrojë e ta ruajë me pahir “qytetërimin” oriental të shqiptarëve; ajo ka për detyrë thjesht ta respektojë atë, por pa lënë mënjanë amá porosinë apo amanetin e etërve të kësaj kulture: t’i hapë udhë me të gjitha forcat e me të gjitha energjitë afirmimit evropian të shqiptarëve.

Profesor Dr.sci. Shkodran Cenë Imeraj Familja e Isa Boletinit me origjinë nga Isniqi i Deçanit

                                Historiaani Prof.dr.Shkodran  Cenë Imeraj  Zbritja nga vendbanimi i pjesës kodrinore-malore dhe vendosj...