Agjencioni floripress.blogspot.com

2014/06/06

Flori Bruqi:Psikologji erotike



Dyshimet e mëdha për puthjet dhe parapërgatitjet e aktit seksual. Këshillat për "orgazmen e duhur" dhe rregullat për seksin e sigurt. Por edhe historia dhe anatomia që nuk mësohen në shkollë. Përgjigjet për të gjitha pyetjet dhe pasiguritë e adoleshentëve. Dhe të atyre [shumë ndoshta] të prinderve të tyre.

Nje kuriozitet: fjale kondom rrjedh prej njefare doktor Condomi, qe me kerkesen e Mbretit Carls II i Anglise, fabrikoi nje prezervativ te prodhuar prej zorerve te kafsheve, vecanerisht teper efikas kunder shtatezanive. Idene e kishte marre nga prezervativet qe shekuj me pare perdoreshin nga romaket.

Nje pergjigje per dyshimin e perhershem: nuk ekziston nje mase standarte e penisit, por eshte e vertete qe popujt e races afrikane kane nje madhesi mesatare pothuajse dy centimetra me te madhe se ajo e te bardheve.

Nje keshille erotike: gjate nje raporti seksual, eshte mjaft e mundshme qe ta rrisesh ndjeshmerine duke stimuluar njekohesisht edhe klitorin...

Tek libri "Loveline" seksit i jepen shume pergjigje, pa asnje lloj kufiri dhe asnje lloj turpi, censure apo autocensure. Ne treqind faqet e librit, qe pritet te dale se shpejti ne Itali, jane rrefyer pyetjet me te jashtezakonshme, ato me te ankthshmet, qe shpeshhere duken si qesharake. Dyshimet e adoleshenteve jane te ndara sipas argumenteve. Te gjithave u jane dhene pergjigje nga seksologet. Dhe qe mund te permblidhen ne disa me kryesoret, te cilat marrin me poshte pergjigje.



Biseksualiteti

Ka ca momente ne jete ku duket mjaft e veshtire te zgjedhesh ne mengjes nje bluze per te veshur. Keshtu eshte mese e kuptueshme te kesh raste kur nuk eshte e lehte te kesh ide te qarta edhe ne jeten sentimentale - erotike. Nje njeri biseksual nuk duhet te jete detyrimisht i perfshire ne nje maredhenie te dyfishte: edhe me nje burre edhe me nje grua ne te njejten kohe. Ne kete kuptim, biseksual mund te jete nje njeri qe percaktohet si person qe zgjedh njerezit, dhe jo seksin e partnerit.

Jam nje vajze e fejuar dhe seksualisht e kenaqur. Nje mike e perbashket e imja dhe e te fejuarit tim, "me vjen rrotull" dhe ai duket mjaft i eksituar nga ideja qe une te kem nje histori me nje grua. Do te doja te beja dashuri me te ne sy te te dashurit tim. Ju c'me keshilloni?

Kjo do te ishte nje sjellje e rrezikshme per ty dhe per lidhjen tende per aq kohe sa duket se nuk ke tendenca biseksuale. Ky takim per te cilin flet, me teper sesa deshire duket si nje sfide qe ti kerkon t'i besh te dashurit.



Cybersex

Anketat kane treguar se nente per qind e lundruesve neper internet e perdorin kete mjet per motive seksuale dhe 32 per qind e perdorin per komunikime seksuale. "Chat"-et erotike apo takimet nepermjet internetit kapin nje numer te madh perdoruesish dhe 77 per qind e ketyre perdoruesve e kane provuar se paku nje here se c'eshte seksi online. Ka njerez qe e perdorin kete maredhenie seksuale ne internet [cubersex] si nje zevendesues te lidhjeve ne jeten reale, por shumica e frekuetuesve te "chat"-it e ben per t'i dhene me teper kuptim "jetes rale".

A eshte "cybersex"-i tradhti?

Nese quhet tradhti edhe ajo qe behet me ane te mendimit, atehere edhe seksi virtual duhet te konsiderohet si i tille. Sondazhet kane treguar se rreth 57 per qind e njerezve i konsiderojne praktikat e seksit virtual si nje tradhti e mirefillte, ndersa nje 30 perqindesh mbeshtet idene se pjesemarrja ne te tilla praktika eshte nje alternative qe e ben me te kenaqshme jeten e perditshme seksuale.



Antifekondimi

Kjo ben bashke te gjitha metodat dhe sjelljet qe lejojne te kryesh raporte seksuale pa rrezikuar shtatezani te padeshiruara. Spermicidi i pare i historise eshte pershkruar ne nje papirus: nje tampon i leshte i lagur me mjalte dhe me leng akacieje. Greket dhe romaket e lashte perdorinin fshikezat dhe zorret e holla te kafsheve si pengese per fekondimin. Ne vitin 1960, doktor Pincus shpiku te paren pilule kontraceptive.

Kam nevoje urgjente per nje pergjigje: nese me partnerin jemi ferkuar ne zonat gjenitale, une kam qene e veshur me mbathje dhe ai ka pasur nje ejakulacion, a rrezikoj te mbetem shtatzene?

Perjashtohet cdo lloj rreziku per te mbetur shtatezene nese nuk verifikohet se sperma ka hyre ne vagine, keshtu qe ferkimet, me apo te mbathura, nuk sjellin asnje rrezik per shtatezani.



Permasat e penisit

Ne te gjitha kohet permasat e penisit jane lidhur me pjellshmerine, me pushtetin dhe mbizoterimin. Nuk ekziton ndonje permase minimale apo normale, perderisa vagina eshte nje organ elastik, i afte per t'iu pershtatur cdo permase te penisit. Shpesh, nje penis i vogel ndikon ne menyre negative ne anen emocionale, duke krijuar jo vetem probleme ne cift por edhe ne raportet sociale dhe ato te punes.

Kam degjuar se njerezit me ngjyre e kane organin gjenital me te madh se te bardhet. Eshte e vertete apo eshte nje legjende?

Eshte e vertete se popullata mashkullore e races afrikane nuk e ka lidhjen mbeshtetese te penisit, prandaj organi nderet ne krahasim me planin adominal rreth dy centimetra me teper sesa organi i meshkujve te races se bardhe.



Ejakulacioni i parakohshem

Eshte ajo gjendje ne te cilen mashkulli nuk arrin te vendose kontrollin mbi ejakulacionin. Sipas nje emertimi klasik, nje ejakulacion i parakohshem mund te quhet i rende nese ndodh perpara penetrimit, apo edhe brenda 15 sekondash apo disa shtytjesh te shpejta. Ka dy lloje kategorish ne ejakulacioneve te parakohshme: ato absolute qe ndodhin me te gjitha partneret dhe format qe shfaqen vetem me nje partnere te rastesishme.

A eshte e vertete qe duke ndaluar ne menyre te pjeshme fluksin e gjakut ne tru, duke ushtruar nje presion pershembull ne fund te grykes, mund te vonohet orgazma?

Nuk eshte e vertete. Ajo qe perftohet me nje ndalim te pjeshem te oksigjenit, arrihet madje te shtohet kenaqesia e orgazmes. Kujdes: Zakonet e "mbytjes" mund te jene te rrezikshme, madje edhe vdekjeprurese.



Masturbimi

Vjen nga latinishtja "manu stuprare" qe do te thote "te dhunosh me duar" dhe tregon stimulimin me dore te organeve gjenitale per te arritur ne vetekenaqesi. Nuk provokon asnje rrjedhoje negative per ata qe e praktikojne, por kontribuon ne pasurimin e jetes erotike. Autoerotizmi nuk konsiderohet si nje kenaqesi seksuale ne nje moment te terheqjes se trishtuar nga bota, por si nje pervoje drejt seksualitetit te mire. Teper e rrezikshme per femrat te fusin ne organet gjenitatale objekte te huaja, si lapsat apo furcat.

A eshte e vertete qe nese sportistet masturbojne perpara nje ndeshjeje mund te kene rezultate negative?

Jo, madje ne kete rast, masturbimi duke qene nje menyre e shendetshme e zbrazjes se tensionit seksual mund te kete nje funksion qetesues dhe te mbushjes me energji... Gjithmone nese perpara nje gare apo nje ndeshjeje nuk e ekzagjeron.

A eshte e vertete qe masturbimi rrit permasat e penisit?

Jo, praktikat e masturbimit nuk sjellin asnje modifikim ne organet gjenitale.



Petting

Termi rrjedh nga anglishtja "to pet" [te perkedhelesh, te ledhatosh]. Praktikohet pergjithesisht nga adoleshentet te cilet nuk jane ende te gatshem per nje raport te plote seksual. Por me termin petting, nenkuptohen edhe te gjitha veprimet parapergatitore qe behen perpara nje akti te mirefillte seksual. Seksologet kane krijuar nje liste te praktikave te petting-ut: puthja me gjuhe, perkedhelite nga mesi e poshte, nen rroba, perkedhelite ne gjoks, prekja e organeve gjenitale...

E kam gjuhen shume te shkurter dhe kjo me krijon probleme gjate petting-ut. Arrij te puthem, por nese e nxjerr shume jashte gjuhen, me dhemb pjesa e bajameve. A duhet te operohem?

Gjate nje puthjeje nuk eshte dhe aq e nevojshme qe te shfrytezohet gjuha ne gjithe maksimunin e gjatesise se saj, madje nje prekje e lehte me gjuhe mund te dhuroje puthje me te embla. Duhet te evitoni cdo lloj nderhyrjeje kirurgjikale.



Seksi oral

Meshkujt dashurojne imazhin e nje gruaje te gatshme vetem per kenaqesite e tyre, femrat ose e pelqejne qe ne kontaktet e para ose me pas i druhen per ta praktikuar me pas me kalimin e kohes ne fazen e petting-ut. Nuk ka teknika te vecanta, kjo varet mbi te gjitha nga fantazia. Nje problem mjaft i perhapur eshte se shume meshkuj nuk dine se si duhet ta bejne edhe ata seksin oral. Frika kryesore qendron ne faktin se lengjet vaginale jane te pakenaqshme ne shije apo ne nuhatje.

Per te bere seks oral me nje vajze, a eshte e nevojshme qe ajo te shtrihet per te ndjere me teper kenaqesi apo mund te qendroje edhe ne kembe?

Eshte e mundshme te behet edhe duke qendruar ne kembe, por persa i takon intensitetit te kenaqesise, ky eshte nje faktor personal.



Zonat erogjene

Jane ato pjese te trupit te cilat jane vecanerisht te ndjeshme ndaj stimulimeve seksuale. Per meshkujt: zona erogjene kryesore eshte penisi, por teper erogjene eshte edhe goja, gjuha dhe gishtat e kembeve. Per femrat: kembet, te prapmet, sqetullat, qafa, buzet, zona e vesheve, thithkat dhe pika G.

E dashura ime me ledhaton thithkat dhe une ndiej nje eksitim te madh, por a nuk eshte kjo nje zone erogjene femerore?

Thithkat kane nje rendesi te vecante ne fazen pergatitore te aktivitetit mashkullor dhe nuk ka asgje femerore ne kete ndjeshmeri te vecante.

ZHVILLIMI PSIQIK I FËMIJVE


NGA MIHALY SZENTMARTONI

Të shtrojmë një pyetje, që në shikim të parë na duket e tepërt: A i dojnë në të vërtetë prindërit fëmijët e vet? Nëse jemi të sinçertë, duhet ta pranojmë se përgjigja e kësaj pyetje nuk është aq e thjeshtë. Në realitet, nuk është assesi e sigurtë që shumica e prindërve kanë fëmijë prej "dashurisë ndaj fëmijëve". Përkundrazi, shumë prindër kanë fëmijë thjesht "për shkak se i kanë" ose "për shkak se kjo i përket martesës". Apo, në disa gjasa, i kanë fëmijët sepse sipas tyre ëndërrojnë në njëfarë pavdekësie, por, gjithsesi, mbi fatin e tyre ("ta kem dikë për pleqëri"). Në çdo rast do të ishte e tepërt që thjesht të pohojmë se shumica e prindërve lindin fëmijët për shkak të fëmijëve, dmth. prej dashurisë ndaj fëmijëve. Në të vërtetë, të gjithë apo thuajse të gjithë prindërit e pohojnë këtë, madje shumë herë janë shumë larg nga ky ideal. Për këtë arsye një ndër caqet më të rëndësishme të edukimit, pohojnë ngapak provokueshëm English dhe Pearson (S. ENGLISH and G. Pearson, Emotional Problems of Living, London, Allen and Unwing, 1973, f.65) që ndjenjat negative por më tepër armiqësore ndaj fëmijës t'i mbajmë sa është e mundur në një nivel të ulët.

E pranojmë se një paraqitje e këtillë mardhëniesh ndërmjet prindërve e fëmijës tingëllon pak e jashtëzakonshme dhe ndoshta në ne shkakton pakënaqësi. Megjithatë, të bëhemi trima dhe ti shqyrtojmë çështjet edhe nga kjo pikëpamje. Përveç kësaj, nuk ka nevojë posaçërisht të argumentohet që në edukimin e fëmijëve s'janë të gjithë prindërit njëjtë të mençur e të aftë. Është e vërtetë po edhe kjo që të njëjtit prindër nuk i duan njësoj secilin fëmijë të vet - këtë do t'a pranojnë pa kurrfarë vështirësie. Ndoshta nuk është shembulli më i përgëzuar, por mendoj që i përketë kësaj kategorie, fenomeni kur prindërit nuk janë të kënaqur me gjininë e fëmijës së vet: e kanë pritur djalë, kurse ka lindur vajzë, ose anasjelltas. Nëse psh. me djalin me vitet e tëra sillen si me vajzë, ose anasjelltas, prandaj është evidente se nuk e duan atë fëmijë të vetin, por figurën të cilën e mbajnë për të.

Paudhësitë e dashurisë së prindërve

Në mardhënie ndërmjet prindërve dhe fëmijës mund të gjejmë të gjitha nuancat ndërmjet dy ekstremeve: prej dashurisë së vërtetë deri te braktisja e vërtetë. Meqenëse për fëmijën dashuria prindërore është e nevojshme, nuk është e njëjtë sa fiton prej asaj dashurie dhe çfarë është ajo. Duke marrë parasysh zhvillimin e tyre është e dobishme t'i shqyrtojmë disa mundësi: (1) prindërit, në rend të parë nëna, janë indiferentë ndaj fëmijës; (2) fëmija është i padëshirueshëm, prandaj, jo i dashur e psiqikisht i braktisur; (3) Prindërit janë shumë të merakosur për fëmijë, e mandej i shkatërrojnë "me dashuri" (psh. duke krijuar në të kompleks mirënjohje); (4) tepër janë tolerantë, e përkëdhelin. E përbashkëta e të gjitha këtyre rasteve është dashuria prindërore defekte. T'i shqyrtojmë, prandaj, më gjerë këto katër situata.

1. Prindërit indiferentë. - Mungesa e kujdesit dhe dashurisë amnore në vitet e para të jetës së fëmijës mund të ketë pasoja të papërmisueshme për zhvillimin psikik të fëmijës. Mbi këtë shumë është shkruar. Mungesa e dashurisë amnore bren besimin themelor të fëmijës, ai kurrë nuk do ta ndjejë veten përgjegjës (adekvat). Nëse është, përkundrazi, babë indiferent, kjo do të ketë pasoja të pakënaqshme përgjithësisht në djalin i cili më nuk do të ketë një ideal bindës mashkullor dhe në harmoni me të do të hasë në vështirësira në lidhje me identitetin e tij seksual. Në vajzat kjo mund të shkaktojë mosbesim ndaj mëshkujve.

2. Prindërit armiqësorë. - Ky qëndrim armiqësor i prindërve ndaj fëmijës shumë mirë e ilustron shembulli i vogël, i cili, përveç kësaj, është mjaft i shpeshtë, kurse e biejnë veç të cituarit English dhe Pearson; rasti i nënës e cila ia tërhjek vërejtjen burrit se do të ndahet prej tij, nëse ndaj bijës së saj tregon aq dashuri. Ajo nënë, evidentisht, ndaj bijës së vet kultivon ndjenja armiqëore sepse atë e përjeton si antagoniste. Nëse nëna ndaj birit mbahet armiqësishta, mund ta varosë mardhënjen e tij të vonshme normale ndaj grave. Këtu duhet cekur që secili prind ka marrëdhënie të ndryshme ndaj fëmijës të së njëjtës gjini, përkitazi të gjinisë tjetër, çka është normale. Zakonisht më tepër i duan fëmijët e gjinisë tjetër: baballarët më shumë i duan bijat, nënat bijtë. Vetëm duhet ti ruhemi që ndaj fëmijës të gjinisë së njëjt të mos kultivojmë ndjenja armiqësore.

3. Prindërit tepër të merakosur. - Edhe ky qëndrim në shumë raste është shprehje e dashurisë me të meta (defekte). Dashuria e prindërve tepër të merakosur gjithësesi nuk është racionale, posaçe nëse ajo është reakcion mbrojtës kundër ndjenjave armiqësore personale ndaj fëmijës, për të cilat në një moment prindi bëhet i vetëdijshëm, mirëpo përsëri me plot fuqi ato do ti shtypë që kështu tani ti mbikompenzojë me kujdesin e tepruar. Tash frikësohet se mos i ndodhë diçka e keqe fëmijës, prandaj s'ka guxim ta nënshtrojë në kurrfarë rreziku. Kështu fëmija nuk fiton dashuri të vërtetë sepse nuk e përgatisin për jetë. Situata të këtilla shpesh gjejmë në personat me vështirësi në adaptim. Një vajzë 16-vjeçe e cila i është drejtuar për ndihmë Këshillmorës sonë, gjatë analizës, vetë ka deklaruar: "Kurrë nuk kam pasur hapsirë për vetëvendosje, në vend timin gjithmonë kanë menduar e vendosur prindërit".

4. Prindërit tepër tolerantë. - Poashtu edhe këta fëmijët e vet nuk i duan me dashuri racionale. Për ta fëmija është lodër, argëtim, zbavitje - shërben për kënaqjen e nevojave personale. Nëse fëmijës të gjitha i janë të lejuara, nëse përherë ai ka të drejtë, mandej për atë fëmijë shuhen shpresat për tu bërë person i rritur i cili di ta kontrollojë vetëveten dhe i cili di të jetojë me të tjerët; nuk do të jetë i aftë për flijime, për altruizëm. Babai i ligsht është model i keq për djalin. Përveç kësaj, nësa s'ka rast asnjëherë të ndeshet me dëshirën e të jatit, në të s'do të zhvillohet ndjenja morale dhe ndërgjegjëja përgjegjëse.

Natyrisht, gjendja në marrëdhënie prindër-fëmijë s'është kështu skematike siç e kemi paraqitur këtu. Në jetë ekziston një varg i tërë i "ngjarjeve të fatit" për të cilat s'mund të parashikojmë asgjë. Duke marrë parasysh praninë e prindërve në jetën e fëmijës, ndoshta këto duke shikuar me sytë e fëmijëve - janë raste më të sinçerta, gati mund të theni, "tragjedi": mungesa e babait, ndarja e prindërve dhe lindja e vëllait apo motrës së vogël. Këto janë traume të fëmijërisë.

Momente kritike në fëmijëri

1. Mungesa e babait. - Deri më tash përgjithësisht kemi folur mbi rolin e nënës, gjegjësisht rëndësinë e dashurisë së saj në edukimin e fëmijës. Por, psikologët shpesh me këmbëngulësi na tërhjekin vëmendjen në rëndësinë e rolit të babait në zhvillimin e fëmijës. Tanimë kemi cekur që djalit prania e vërtetë e babait i është e nevojshme prej dy arsyeve (flasim mbi praninë e vërtetë, kurse jo mbi atë fiktive: nuk është e mjaftueshme që fëmija ta ketë babain por të cilin nuk e sheh me javë apo ndoshta me muaj): djalit i nevojitet personi i rritur mashkull si model të cilin mund ta imitojë e ashtu ta mësojë rolin mashkullor, dmth. ta ushtrojë identitetin e tij seksual; dhe, nga ana tjetër, ndaljet e babait janë të nevojshme që me ndihmën e tyre ta kontrollojë agresivitetin e vet dhe ti kanalizojë ndjenjat e dashurisë. Ky është roli pozitiv i asaj situate të famshme të edipit: babai është ai i cili fut në jetën ndijore "principin e realitetit", dmth. e detyron ta kuptojë se për të objekti i vërtetë i dashurisë nuk është nëna, por duhet kërkuar tjetërkund.

Prania e babait është më se e nevojshme në gjashtë vitet e para, shumë e rëndësishme në fëmijërinë e mesme, kurse e dëshiruar, ndonëse jo e domosdoshme në pubertet. Të gjitha çka do të kishim mundur të themi mbi mungesën e babait për fëmijën, mund të thuhet me një fjali: bota e fëmijës pa babain është më e varfër se jeta e fëmijës me babain. Ajo "botë" këtu është marrë në kuptim më të gjerë të saj, kështu që përfshinë edhe botën e brendshme të ndjenjave. Arsyeja është shumë e thjeshtë: bota e nënës gjithësesi është e ndryshme nga ajo e babait, kurse askush nuk mund të jap atë çka nuk ka. Domethënë, asnjë nënë nuk mund të jap atë çka jep i ati.

Të vështrojmë edhe diçka në këtë kontekst. S'ka dyshim që në vitet e para të zhvillimit afektiv të fëmijës roli i nënës është më i rëndësishëm se sa roli i babait. Prapseprapë, humbja e nënës nuk është aq tragjike sa humbja e babait. Shkaku është pak banal: gati s'ka raste që ndonjë fëmijë të rritet pa nënë ose "nënë-zëvendësuese", ekskluzivisht në shoqërinë mashkullore: përherë gjendet ndonjë ndërrim (zëvendësim) për nënën në personin e tezes, motrës më të vjetër, gjyshës apo edukatores. Ka më shumë raste që fëmija të rritet ekskluzivisht në shoqërinë femërore. Humbja e nënës traumë më të madhe shkakton te djali se sa te vajza, për shkak se si pasojë do të ketë vështirë në mardhënie intime ndaj femrave: ose femrat do të largohen prej tij, ose ai do t'u hakmerret, kështuqë së pari ua "then zemrën", kurse më vonë i braktisë. Hakmarrja, vërtetë, i drejtohet nënës, për të cilën mendon se e ka braktisur kur ka qenë i vogël. (Mund të mbështetemi përsëri në rastin konkret prej punës në Këshillmore. Fjala është për një mashkull i cili, sipas fjalëve të tija "deri në tokë e ka nënçmuar gruan e vet", e prandaj e ka lëshuar. Tash të njëjtën lojë e luan me gruan tjetër kështu që parashihet i njëjti përfundim).

2. Ndarja. - Çdo ndërrim i cili çrregullon ambientin e përditshëm të fëmijës mund të shkakton traumë. Fëmijët dhe pleqtë vështirë shpërngulen, vështirë ndahen prej pjesës së mobilit të mësuar në të, vështirë ndahen nga njerëzit. Për fëmijën ndërrimi i banesës mund të jetë depresion (shok) i vërtetë. Megjithatë, varrë të këtilla relativisht lehtë shërohen. Për, në jetën e fëmijës ekzistojnë dy ndërrime të cilat lëndojnë thellë dhe e bëjnë posaçe të ndijshëm për dashuri. Këto janë ndarja e prindërve dhe lindja e vëllaut apo motrës (së vogël).

Nuk dëshirojmë të futemi në problemet morale të ndarjes por dëshirojmë të vëzhgojmë vetëm si fëmija përjeton ndarjen e prindërve të vet. Sot shumica e psikologëve janë të mendimit që s'ka kuptim që prindërit të rrinë së bashku vetëm për fëmijën, nëse vërtetë nuk i lidh asgjë njëri me tjetrin. Përndryshe, prindërit e këtillë vetëvetiu (padashur) do t'i lajmërojnë fëmijës se ai është fajtor për pafatësinë e tyre, sepse të mos ishte, ata kishin për tu ndarë e kishin për të qenë të lumtur. Në atë mënyrë nxisin në fëmijën ndjenjën e fajit prej të cilës gjatë gjithë jetës së tij nuk do të mund të lirohet. Por kjo nuk do të thotë që ndarja e prindërve s'do të le gjurmë të thellë në shpirtin e fëmijës. Përkundrazi, ai është i lënduar. Fëmija humb njërin prej prindërve, zakonisht të dy, sepse në vetëdijën e tij ata jetojnë bashkë.

Reagim normal i çdo humbeje është pikëllimi. Fëmija në ndarje, në humbjen e prindit i cili e braktisë, do të reagojë me pikëllim, me depresion. Ky është moment kritik për aftësinë e zhvillimit të ardhshëm të dashurisë. Prindi te i cili do të mbetet fëmija duhet ta kuptojë këtë gjendje të fëmijës d.m.th. natyrisht që do të jetë i pikëlluar, kurse jo me dhunë të kërkojë prej tij të jetë i gëzuar. Në fëmijën, pikëllimi dhe depresioni nuk manifestohen aq verbalisht sa në çrregullimin e funkcioneve vegjetative. Mbas ndarjes fëmija tregon sjellje regresive, bëhet monoton, i keq, ndoshta do të fillojë përsëri të pshurrë në shtrat, humb apetit (oreks), s'bën gjumë. Një gjendje e tillë mund të zgjasë me muaj. Do të ishte gjë e gabuar nëse fëmijën e dënojmë për këtë arsye; përkundrazi, duhet treguar duresë të madhe ndaj tij. Mëtutje, fëmijës duhet ti lirohet të flas lirisht mbi prindin e humbur, mbi ndjenjat e tija ndaj atij. Natyrisht, s'është lehtë për prindin te i cili është fëmija, psh. nëna të cilën e ka lëshuar burri me pakënaqësi dëgjon si bija e saj me mallëngjim flet mbi babain e vet. Por, duke marrë parasysh zhvillimin psikik të fëmijës, është e domosdoshme, sepse vetëm kështu mund të zbutet humbja.

3. Lindja e vëllait apo motrës së vogël. - Edhe ky rast i takon traumës "normale" në zhvillimin e fëmijës. Por nevojiten shumë takte e dashuri që prindërit mos ta përforcojnë këtë traumë. Objektivisht e shikuar, fëmija humb shumë prej privilegjeve të deritashme: kohën dhe kujdesin e prindërve tash duhet ta ndaj me ardhacakun, ndoshta kjo do të jetë e refuzuar, sepse të vogëlit i duhet më tepër. Përsëri, në këtë humbje, fëmija reagon duke u tërhjekur në vete, me depresion. Ndjenja e vetmisë poashtu është e paduruar, kështu që duhet ndërmarrë diçka që të lirohet nga kjo ndjenjë e vështirë. Zakonisht (shpeshherë) në këtë qëllim zhvillon sjellje agresive ndaj "konkurentit", e përcjellur me një dozë të fortë xhelozie. Mekanizmi tjetër mbrojtës është regresi: në fantazmë indentifikohet me foshnjën e mandej kthehet në formë dhe në shkallën e sjelljes së këtillë, kështu që prindërit i detyron të kujdesohen intensivisht për të sikurse për foshnjë. Të gjitha këto janë, vërtetë sinjale të nevojës për dashuri.

Dashuria racionale e prindërve në këtë kontekst tregohet kështu që fëmijën mos ta dënojnë së tepërmi dhe disproporcionalisht (papjesshmërisht), për shkak të këtyre reagimeve. Vërtet, duhet ti jipet zemër se tashmë është i rritur që të mund të kujdesohet për vete, ta përforcojmë vetëdijën e tij. Kjo arrihet me lavdëratat për sendërtimet e tija. Megjithatë prindërit s'duhet të shkonjë në ekstremizmin tjetër kështu që fëmijës t'ia besojnë kujdesin (ruajtjen) e foshnjës dhe punëve të tjera që me të t'ia marrin lirinë e fëmijërisë. Përmëtepër, do të jetë e udhës që mos ta lën vetëm me foshnjen që mos t'i bëjë diçka ndoshta edhe me pavetëdije të pakënaqshme. Arsyeja kryesore e shumë neurozave të mëvonshme është marrëdhënia e pazgjidhur e konkurencës ndër vëllezër, gjegjësisht përjetim i lënë pasdore nga ana e prindërve, për shkak të fëmijës tjetër.

Momente kritike në pubertet

Periudha e latencës, sigurisht, nuk është e parëndësishme për pjekurinë psikike, por meqë është më pak dramatike, mund ta lëmë këtu. Do të ndalemi për pak kohë në nevojat psikike për dashurinë prindërore në pubertet. Që t'i kuptojmë këto nevoja, duhet vëzhguar gjendjen psikike të adoleshentit. Detyra më e rëndësishme në këtë periudhë është sendërtimi i identitetit. Djali dhe vajza duhet të japin përgjigje të plotë në pyetje "Kush jam unë?" (Një vajzë e kësaj kohe i ka përdorur tri dorëshkrime të ndryshme. Kur e kanë pyetur pse e bën kështu, është përgjigjur: "Ku ta di si të shkruaj kur s'di kush jam?")

Vetëdija e identitetit shprehet në nocionin mbi veten. Kurse ai nocion mbi vete përmban jo vetëm elemente, tipare pozitive por edhe negative. Që të zhvillohet, është e nevojshme një suazë e fortë e cila do të sigurojë qëndrushmërinë dhe konsekuencën e identitetit. Prandaj, problemi i identitetit është i pandashëm me problemin e ndërtimit të hierarkisë, shkallës së virtyteve. Me fjalë tjera, që të mund ta ruajmë pikërisht qëndrushmërinë e cekur, e që të mund të orientohemi në botën e cila përherë ndërrohet, duhet t'u jemi besnikë vlerave themelore të përcaktuara. Në mënyrë të paspjegueshme shumë prindër bëjnë sikur nuk e kuptojnë këtë.

Shumcia e pridërve detyrën e edukimit e shohin në atë që fëmijës së vet t'i sigurojnë "të gjitha të mirat": shkollën më të mirë, rrobt më të mira e të tjera të ngjashme me to. Më atë rast sikur harrojnë që kjo s'është mjaft për një jetë të lumtur: i nevojshëm është edhe altruizmi. Pra, nëqoftëse dikush, edhe nëse është përshtatur në punën e vet, nëse edhe e ka gjetur partnerin e përshtatshëm të jetës, ende nuk është doemos personalitet i përkryer. Është e nevojshme ta kuptojë edhe këtë se si është i mëvarur prej tjerëve, se është i drejtuar kah të tjerët, dhe se jetën e tij e jeton në shoqëri që jo vetëm se jep por edhe kërkon. Jeta në bashkësi kërkon që t'i pranojmë të tjerët dhe t'i durojmë dobësitë e tyre. Do të ishte dashur që filozofia e prindërve në atë kuptim të përjetojë korrekcione (përmirësime) të fuqishme. Ndërkaq pikënisja mund të jetë të kuptuarit se dashuria nuk është vetëm ndjenjë e këndshme, siç mendojnë shumica. Nëse e lexojmë himnin e dashurisë të Palit (1 Kor 13, 4-8), do të çuditemi se në komponentet e dashurisë bëjnë pjesë edhe duresa edhe mirësjellja edhe falja. Kurse e dimë nga përvoja se këto nuk janë gjithmonë "ndjenja të këndshme"; përkundrazi, ta falësh tjetrin në mënyrë që t'i biejmë mohit të çdo paramendimi për hakmarrje është një punë mendore e mundimshme dhe që të lodh.

Momente kritike në adoleshencë

Në kulturën tonë shoqëria kërkon shumë prej adoleshentit, në planin shoqëror: kërkon prej tyre që të bëhen të rritur, mirëpo në të njëjtën kohë nuk ofron kurrfarë figure, modeli të paracaktuar, sakt të definuar (përcaktuar), të sjelljes që do t'u ndihmonte në atë rrugë, në atë proces. Një model të tillë e hasim në të gjitha kulturat më pimitive. Ceremonia e iniciacionit (fillimin), në hyrjen e botës së të rriturve, bën një vijë të qartë ndërmjet fëmijërisë dhe moshës së rritur. Ndërkaq sjellja e adoleshentit kontrollohet me ndalime dhe ndëshkime, përkitazi me të drejta dhe shpërblime. Ato norma, ndalime, tabu dhe të drejta janë të një domethënie, dmth. adoleshenti nuk e ka për detyrë që të vendos a do t'i nderojë apo jo, sepse çdo padëgjesë ka si pasojë ndëshkimin, kurse çdo përshtatje miratim të përgjithshëm. Adoleshenti në atë mënyrë ndjehet i sigurtë jo vetëm në mardhënie të vet ndaj shoqërisë por edhe sa i përketë vetëvetes, dmth. në bindjen e tij se tashmë është rritur.

Në kulturën tonë "europiane" gjërat qëndrojnë ndryshe. Pjekuria personale është e papëlqyeshme me çfarëdo modeli të paracaktuar. Mosekzistimi i ceremonisë sikur iniciacioni (fillimi) vetëm se e smadhon ende hutinë dhe mërzinë e adoleshentit. Për këtë arsye sjellja e tij bëhet e pasigurt, por edhe e pallogaritshme. Atij i është thënë se duhet të bëhet i rritur, mirëpo kanë harruar ta shpjegojnë si bëhet kjo. Për shkak të kësaj pasigurie në lidhje me caqet personale zgjedhjen e hutisë së brendshme e kërkon në botën e jashtme. E pra, megjithëse as në familje, as në bashkësinë më të gjerë shoqërore nuk e gjen përgjigjen e kënaqshme, bëhet edhe më i pasigurtë. Atë pasiguri dhe konfuzion jo rrallë herë e smadhojnë vetë prindërit. Pandërprerë ia tërhjekin vëmendjen adoleshentit se më nuk është fëmijë, se si është koha të sillet me përgjegjësi; mirëpo nëse tentohet të sillet sipas këtij këshilli, dmth. të bëhet i pavarur në sjelljet e tija, në mënyrë të pashmangshme vijon vërejtja se ata megjithatë janë prindërit e tij që dijnë më mirë çka është e dobishme për të. Në qoftë se nuk ka shok ose shoqe, prindërit janë të brengosur; mirëpo sapo të duket me partnerin e parë, patjetër duhet të hyjë në konflikt me drojet dhe vërejtjet e prindërve.

Problemi elementar i kësaj moshe është, pra, lufta për mëvetësim dhe pavarësi. Adoleshenti lufton për pavarësinë e tij dhe për këtë arsye rreptësisht e sulmon autoritetin mbrojtës të të rriturve. Nuk dëshiron t'i pranojë këshillat e tyre: si të vishet, në çka ta kalojë kohën, kë ta zgjedhë për shok të vetin etj. Ndërkaq nga ana tjetër, është i paaftë ta koordinojë veprimtarinë e vet të pavarur, meqenëse nuk ka cak të caktuar. Prandaj sërish është i drejtuar te të rriturit. Nëse tani u drejtohet, përkitazi tu kthehet prindërve, janë të mundshëm dy përfundime.

Në qoftë se e fiton mbështetjen e kërkuar, sërish ndjehet i sigurtë, mirëpo njëkohësisht edhe fëmija që iku nga lufta për pavarësi. Kjo thellë e fyen vetdijësinë e tij. Që të mbrohet prej kësaj përulje, duhet të kryengritet kundër këtij regresioni infantil. Mirëpo, një kryengritje e këtillë kundër vetes do të thotë se pajtohet dhe e pranon pafuqinë e vet, pra pikërisht atë çka tentoi ta mohojë. Për atë arsye nga jashtë kërkon "armikun" në të cilin mund ta drejtojë agresivitetin. Ai armik i jashtëm më së shpeshti janë, natyrisht, sërish prindërit.

Në qoftëse, në të kundërtën, prindërit nuk i kënaqin kërkesat regresive të adoleshentit, mërzia e tij smadhohet dhe sërish do t'i akuzojë se tepër shumë kërkojnë prej tij, se nuk e kuptojnë etj. Çka rrjedh prej kësaj? Prej kësaj del një prej rreziqeve më të mëdha për pjekurinë e fundit të adoleshentit, e ajo shfaqet në atë që adoleshenti bëhet i paaftë ose nuk i mundësohet që në çfarëdo mënyre ta shpreh atë luftë për pavarësi. Duhet mbajtur për shenjë për alarm në qoftëse ndonjë adoleshent nuk tregon ndaj prindërve të vet asnjë shenjë të "rebelimit", luftës për pavarësi. (Krah. I. M. JOSSELYN, L'adolescente e il suo mondo, Firenze, Guinti Berbera, 1964, f. 64)

Mendoj se tashmë po e parandjejmë komponenten elementare të dashurisë së prindërve që kërkohet në këtë periudhë. Kjo është të marrurit vesh (të kuptuarit). Nuk është secili rebelim (pakënaqësie) e adoleshentit shenjë e pandershmërisë ndaj prindërve. Dhe nuk do të thotë se prindërit duhet të lëshojnë pe në gjithçka. Të rinjtë në të vërtetë eksperimentojnë, dëshirojnë të shohin ku janë kufijt, deri ku mund të shkohet. Prandaj ësthë e nevojshme që prindërit t'i kenë disa parime të forta (në të cilat edhe vetë besojnë se i mbajnë - kjo nënkuptohet në vete), jo për arsye që ti'a "ngarkojë" adoleshentit, por që ky drejtëpërdrejtë të mund t'i mësojë, gjegjësisht t'i kuptojë çfarë vlere kanë këto parime në jetën e njeriut të rritur.

Në vend të përfundimit

Kemi menduar vetëm për disa momente kritike në rrjedhën e zhvillimit psikik dhe më atë rast kemi tentuar t'i vërejmë disa sinjale që prindërve ua tërhjekin vëmendjen për një nevojë më të fortë për përvojën e dashurisë së fëmijës, përkatësisht të adoleshentit. Kjo që e thamë këtu mbi ato momentet kritike, që personin e bëjnë veçanërisht me ndjenja për dashuri, përkatësisht kanë domethënie të një kthimdrejtimi në zhvillimin e ardhshëm të aftësisë për dashuri, sigurisht nuk është as prej së largu e tëra që mund dhe duhet të thuhet mbi këtë temë. Mirëpo nuk është edhe më së e rëndësishmja që ta njohim çdo detaj, por t'i vërejmë disa qëndrime elementare, disa vendimmarrje bazore mbi të cilat shpesh harrojmë të mendojmë. Me vetëdije jam munduar ta vë në dukje, për arsye didaktike ndoshta pak edhe ta theksojë tepër, dy të vërteta të tilla bazore:

1. Prindërit le të mos mbajnë të kuptueshme vetvetiu se i duan urtësisht dhe me të vërtetë fëmijët e vet, por le të jenë kritikë ndaj ndjenjave të veta. Mendoj se këtë mund ta përhapim në secilin njeri, në çdo marrëdhënie ndërnjerëzore.

2. Psika (shpirti) i ka ligjshmëritë e veta imanente dhe mekanizmat kontrolluese. Nëse ato nderohen, zhvillimi do të shkojë në drejtim të mirë, kurse dështime të shumta edukative automatikisht do të korrigjohen. Kjo është bazë e optimizmit të psikologjisë, kurse në vështirësitë edukative trimëri për prindër.

Materiale nga: shtublla.net (Nga libri Svijet Mladih - psikoloske studije, FTI Zagreb 1988, f. 68-82, i tërë libri është përkthyer në gjuhën shqipe nga Shtjefen Dodes, Fatmir Pera dhe Albert Ramaj)

Pergatiti per shtyp Flori Bruqi

Flori Bruqi - VËSHTRIM RRETH MARRËDHËNIEVE MIDIS BASHKËSHORTËVE


Kur'ani i thekson qëllimet shpirtërore të martesës dhe i konsideron parime mbi të cilat ngritet jeta bashkëshortore, gjegjësisht thekson qetësinë e shpirtit nëpërmjet lidhjes gjinore nga dashuria midis dy bashkëshortëve, zgjerimin e dashurisë dhe njohjes nëpërmjet martesës, rritjen e dashurisë dhe mëshirës njerëzore dhe dashurinë e prindërve ndaj fëmijëve të tyre. Në këtë kontekst, All-llahu i Madhëruar thotë:

"Dhe nga argumenter e Tij (të Madhërisë së Tij) është që për të mirën tuaj, Ai krijoi nga vetë lloji juaj palën (gratë), ashtu që të gjeni prehje tek ato dhe ndërmjet jush krijoi dashuri e mëshirë. Në këtë ka argumente për njerëzit që mendojnë." (Er-Rrûm, 21)

Marrëdhëniet seksuale

Përveç kësaj, Kur'ani nuk e mohon aspektin trupor për marrëdhëniet seksuale ndërmjet burrit e gruas. Ai e udhëzon qenien njerëzore në rrugën më të mirë duke i plotësuar kërkesat e nevojës seksuale, me qëllim që ta mënjanojë praktikën e dëmshme dhe të devijuar.

Transmetohet se hebrenjtë dhe zjarrputistët largoheshin gjatë kohë nga gratë e tyre kur ato i kishin të përmuajshmet, ndërsa të krishterët kanë marrëdhënie të tilla pa u mërzitur fare për periudhën e tillë. Në kohën paraislame, gruas që i kishte të përmuajshmet, nuk i jepnin ushqim, nuk i jepnin të pijë, nuk i lejonin të hynte në shtrat dhe nuk e linin të qëndrojë në shtëpi, pikërisht si hebrenjtë dhe zjarrputistët.

Kur e pyetën disa muslimane Pejgamberin se ç'u lejohet dhe ç'u ndalohet në kohën e të përmuajshmeve, u shpall ajeti vijues:

"Të pyesin ty për të përmuajshmet (hajzin), thuaj: "Ajo është gjendje e neveritur andaj largohuni prej grave gjatë të përmuajshmeve dhe mos iu afroni atyre (për marrëdhënie) derisa të pastrohen. E kur të pastrohen atëherë afrohuni atyre, ashtu siç u ka lejuar All-Ilahu. All-Ilahu i do ata që pendohen dhe ata që ruhen prej punëve të ndyta e të neveritshme". (El-Bekare, 222)

Disa beduinë menduan se fjalët "largohuni prej tyre" nënkuptojnë mosjetesën e përbashkët në shtëpi, dhe për këtë Pejgamberi a.s. ua shpjegoi qëllimin e ajetit dhe u tha: "Ju urdhëron të largoheni nga marrëdhëniet seksuale në kohën e të përmuajshmeve e jo ti largoni nga shtëpia ashtu siç i largonin të huajt ". Kur e dëgjuan këtë, hebrenjtë thanë: "Ky njeri dëshiron të veprojë krejtësisht ndryshe nga ne!" (Shiko tefsirin e Raziut, vëll. 6, f. 66.)

S'ka gjë nëse muslimani dëshiron të dëfrehet me gruan e tij larg "vendit të dhembjes". Kështu, Islami, si përherë merr qëndrim mesatar mes ekstremistëve që e largojnë gruan gjatë të përmuajshmeve nga shtëpia dhe ekstremistëve tjerë që kanë marrëdhënie seksuale me to.

Mjekësia bashkëkohore ka zbuluar materie helmuese e të dëmshme për trupin. Gjithashtu ajo ka zbuluar edhe shkakun se pse duhet burri të largohet nga marrëdhënia seksuale në këtë kohë. Organet riproduktive mbushen përplot dhe nervat bëhen shumë sensitive nga sekretinù i gjëndrave internale. Marrëdhënia seksuale mund t'i dëmtojë e ndoshta edhe të pengojnë derdhjen e gjakut nga të përmuajshmet dhe kështu të shkaktojë ndezjen e organeve seksuale. (Shiko librin El-Islamu vet-tibbul-hadith të autorit të ndjerë Abdulaziz Ismail.)

Marrëdhëniet e ndaluara

Sa u përket marrëdhënieve seksuale, Zoti i Madhëruar thotë:

"Gratë tuaia janë vendmbjellje e juaj, afrohuni vendmbielljes suaj si tëdë shironi, por përgatuni për veten tuaj, dhe kini frfkë All-llahun, e ta dini se fundi juaj është tek Ai, e besimtarëve jepu myzhde". (El-Bekare, 223)

Për shkak të zbritjes së këtij ajeti, dijetari indus Velijull-Ilah Dehlavi thotë: "Hebrenjtë i kufizonin mënyrat e marrëdhënieve seksuale pa ndonjë parim hyjnor. Edhe ensarët (e Medines) i imitonin në këtë çështje dhe thonin: "Në qoftë se burri depërton në vaginë përderisa gruaja është e shtrirë në bark, fëmija do të jetë i vëngër". Për këtë shkak zbriti ajeti: "Afrohuni vendmbjelljes suaj si të dëshironi", që don të thotë se s'është me rëndësi pozita por me k-usht që procesi të kryhet në vaginë, ngase në këtë çështje s'ka asgjë që ka lidhje me interesin e përgjithshëm fetar ose politik, por është thjesht çështje e shijes personale.

Thashethemet e tilla bëheshin nga hebrenjtë, mirëpo Zoti i Madhëruar i anuloi. (Huxhxhetull-llahil-baliga, vëll. 2, f. 134.)

Feja nuk i përcakton pozitat e marrëdhënies seksuale por kërkon që burri të frikohet nga Zoti se do ta takojë, dhe të largohet nga marrëdhënia anale, ngase anusi është vend i fëlliqur dhe i dhembjes, si dhe një akt i tillë u ngjanë homoseksualëve të fëlliqtë. Pra, feja me plot të drejtë e ndalon këtë Iloj të marrëdhënieve. Në këtë kontekst, Pejgamberi a.s. thotë:

"Mos bëni marrëdhënie finale me gratë (tuaja)!" (Transmetimi i Tirmidhiut, i Nesaiut dhe i Ibën Maxhes.) Për atë që ka marrëdhënie anale me gruan e vet, thotë: "Ky është homoseksualizëm i vogël".(Transmetimi i Nesaiut.) Kur e pyeti një grua rreth marrëdhënies seksuale vaginale nga shpina, ai ia lexoi ajetin:

"Gratë tuaja janë vendmbjellje e juaj, afrohuni vendmbjelljes suaj si të dëshironi, por vetëm me një mbështetje."(Transmetimi i Ahmedit.)

Umeri r.a. shkoi te Pejgamberi a.s. dhe i tha: "O i dërguari i Zotit, u shkatërrova! Kur Pejgamberi a.s. pyeti se çka e shkatërroi, ai i thotë: "Mbrëmë pata marrëdhënie vaginale nga shpina!" Pejgamberi nuk i thotë gjë derisa u shpall ajeti i lartpërmendur, e pastaj i thotë: "Nga para ose nga pas, por largohu anusit dhe (marrëdhënies) gjatë të përmuajshmeve".(Transmetimi i Ahmedit dhe Tirmidhiut.)

Ruajtja e sekreteve bashkëshortore

Kur'ani i lavdëron bashkëshortet e mira duke konstatuar:

"All-Ilahu i bëri të ruajtura, gratë e mira janë respektuese, janë besnike ndaj së fshehtës". (Nisâ, 34)

Ajo që duhet të ruhet si fshehtësi është lidhja intime midis burrit e gruas, e cila nuk duhet të jetë temë e bisedave nëpër mexhlise, e takimeve me shokë e shoqe. Në një hadith të Pejgamberit a.s. thuhet:

"Prej njerëzve më të këqij te Zoti Dilën e Kijametit është burri i cili i tregon gruas fshehtësira dhe anasjelltas, e pastaj e zbulon fshehtësinë e saj". (Transmetim i Muslimit dhe Ebu Davudit)

Nga Ebu Hurejreja transmetohet:

"Pejgamberi a.s. na fali dhe pas dhënies së selamit u kthye drejt nga ne dhe tha: "Qëndroni ulur! A ka ndonjë njeri në mesin tuaj që shkon te familja e vet, e mbyll derën, e heq perden dhe del e thotë: "Kështu bëra me familjen time, kështu bëra me familjen time!? "

Të gjithë heshtën. Pastaj u kthye drejt grave dhe u tha: "Cila flet prej jush? " Një vajzë e Ke'abit u ngrit në një këmbë dhe u zgjat që ta shohë Pejgamberi dhe ta dëgjojë atë që flet, e pastaj tha: "Po për Zotin! Ata flasin dhe ato flasin!" Pastaj Pejgamberi a.s. na tha: "A e dini se ç'janë të tillët dhe të tillat që veprojnë kështu? Ata që veprojnë kështu, qofshin meshkuj apo femra, janë djaj të cilët takojnë njëri tjetrin në rrugë dhe i qetësojnë epshet e tyre kurse njerëzit i shikojnë. " (Transmetim i Ahmedit, Ebu Davudit dhe Bezzarit.)

Ky rrëfim emfatik mjafton që muslimani të largohet nga kjo marrëzi ngase asnjë musliman nuk dëshiron të jetë djall ose si djalli.

Kontracepcioni

S'ka dyshim se mbrojtja e rrjedhës njerëzore është prej qëllimeve parësore të martesës. Mbrojtja e rrjedhës varet nga vazhdimi i riproduksionit. Islami preferon riproduksionin e shumtë dhe i bekon fëmijët qofshin djem apo vajza. Ai gjithashtu lejon planifikimin e familjes në qoftë se ekzistojnë shkaqe dhe nevoja të rëndësishme. Mënyra më e njohur në kohën e Pejgamberit a.s. për kontracepcion ishte a'zli ose derdhja e spermës jashtë vaginës (coitus interruptus). Në dy sahihët transmetohet nga Xhabiri se edhe sahabët e aplikonin mënyrën e tillë në kohën e pejgamberisë dhe të shpalljes:

"Në kohën e Pejgamberit a.s. kur shpallej Kur'ani, ne e aplikonim
largimin (coitus interruptus)."

Në Sahihun e Muslimit thuhet:

"E aplikonim largimin (coitus interruptus) në kohën e Pejgamberit, dhe kur dëgjoi Pejgamberi a.s., nuk na ndaloi! Një njeri shkoi te Pejgamberi a.s. dhe i tha: "O Pejgamber i Zotit! Kam një robëreshë. Dëshiroj atë që dëshirojnë burrat! Nuk dëshiroj që ajo të mbetet me barrë dhe për këtë shkak e aplikoj coitus interruptus-in me të. Hebrenjtë thonë se në këtë mënyrë varrosen fëmijët të gjallë". Pejgamberi a.s. i tha: "Hebrenjtë gabojnë! Nëse Zoti dëshiron të krijojë fëmijë, ti nuk mund ta pengosh!"(Transmetimi i autorëve të suneneve)

Qëllimi i Pejgamberit a.s. ishte se gjatë aplikimit të largimit mund të ndodhë që ndonjë pikë e spermës së burrit të depërtojë e të bëhet mbarësimi pa dijen e tij.
Në mexhlisin e Umerit u bisedua rreth largimit dhe një njeri tha: "Ata mendojnë se kështu varrosen fëmijët të gjallë!" Aliu thotë: "Nuk mund të ketë varrosje të gjallë përderisa fëmija nuk kalon shtatë faza: prej një ajke e një balte në ujë, në copë gjaku, në gjak të ngurtë, në copë mishi, në eshtra e në mish dhe pastaj në krijesë tjetër".

Në atë rast Umeri i thotë: "Ke të drejtë, Zoti të dhashtë jetë!"

Shkaqet për kontracepcion

Shkaku i parë që lejon kontracepcionin është frika për jetën ose shëndetin e nënës nga shtatzënia ose lindja, por me kusht që këtë ta vendosë mjeku specialist dhe besnik. Zoti i Madhëruar thotë:

"Mos u shkatërroni me duart tuaja!"
"Mos e mbytni veten tuaj! Zoti është mëshirues i juaj!

Shkaku tjetër është frika nga vështirësimi i rrethanave me lindjen e fëmijëve saqë mund të obligohet ndokush të bëjë diçka haram me qëllim që t'i plotësojë nevojat familjare. Zoti i Madhëruar thotë:

"All-Ilahu me këtë dëshiron lehtësim për ju, e nuk dëshiron vështirësim për ju! " (El-Bekare, 185).

"All-Ilahu s'dëshiron t'u sjellë ndonjë vështirësi". (Mâide, 6).

Gjithashtu si shkak mund të jetë edhe frika nga keqësimi i shëndetit
të fëmijëve dhe nga pengesat në rritjen e tyre. Në Sahihun e Muslimit transmetohet nga Usame ibn Zejdi se një njeri ka shkuar te Pejgamberi a.s. dhe i ka thënë:

"O i dërguari i Zotit, unë largohem nga gruaja (aplikoj coitus interruptus)!" Kur e ka pyetur Pejgamberi për shkakun, ai i ka thënë: "Frikohem për fëmijën e saj", ose "për fëmijët e saj", pastaj Pejgamberi a.s. i ka thënë: "Sikur të ishte i dëmshëm, do të ishte, i dëmshëm për persianët dhe romakët". (Transmetim i Muslimit.)

Siç duket, Pejgamberi mendonte se rastet e tilla të rralla nuk ndikojnë në ummetin, ngase në të kundërtën do t'i dëmtonin persianët dhe romakët të cilët atëherë ishin më të fuqishmit mbi sipërfaqen e tokës.

Shkaku tjetër i arsyeshëm është frika se mos vallë ndikon shtatzënia ose lindja e re në shëndetin e fëmijës që thithë. Pejgamberi a.s. e quante "gilë" marrëdhënien seksuale me nënën që i jep gji fëmijës ose thënë më mirë, marrëdhënien që shkakton shtatzëni përderisa nëna ende i jep gji fëmijës. Ai e quan me këtë term ngase shtatzënia e tillë e dobëson qumështin e nënës dhe e dëmton fëmijën që thithë. Pejgamberi a.s. e mbronte interesin e ummetit dhe e ndalonte atë që ishte e dëmshme. Prej përpjekjeve të tij për ummetin e vet, është thënia e tij:

"Mos i mbytni fëmijët tuaj fshehurazi ngase "gile-ja " e zë kalorësin dhe e gjuan prej kalit ." (Transmetim i Ebu Davudit) Pejgamberi a.s. nuk e ndaloi këtë formë për ta bërë haram, ngase i shihte popujt e fuqishëm të kohës së tij, të cilët e aplikonin pa pësuar dëme. Ai frikohej se do të jetë shumë vështirë për burrat të abstenojnë nga gratë e tyre gjatë periudhës së gjidhënies e cila mund të zgjasë edhe dy vjet. Ai thotë:

"Mendoja ta ndaloj "gile-në" mirëpo pashë se persianët dhe romakët e aplikonin pa i dëmtuar fëmijët e tyre." (Transmetim i Muslimit.)

Kur flet Ibn Kajjimi për lidhjen mes këtij hadithi dhe hadithit "Mos i mbytni fëmijët tuaj fshehurazi", thotë: "Pejgamberi a.s. ka vërejtur se shtatzënia e dëmton fëmijën që thithë ashtu siç dëmtohet kalorësi nga rrëzimi prej kalit. Kjo mënyrë dëmton por jo deri në mbytjen e fëmijës. Ai i këshillonte burrat të largohen nga marrëdhëniet seksuale që shkaktojnë shtatzëninë me gruan që i jep gji fëmijës, por nuk i ndalonte. Ai dëshironte ta ndalojë me qëllim që ta mbrojë shëndetin e fëmijës që thithë gji, por gjithashtu e dinte se burrat do të përjetojnë vështirësi të mëdha e posaçërisht të rinjtë, dhe kështu më tepër do ta dëmtonte shoqërinë. Pas një harmonizimi të këtyre gjërave, ai vendosi që mos ta ndalojë, ngase gratë e dy popujve më të fuqishëm të kohës së tij u jepnin gji fëmijëve të tyre gjatë shtatëzanisë pa ndikuar fare në fuqinë apo në numrin e tyre.

Pra, për këtë shkak ai nuk e ndaloi "gile-në". (Miftahu daris-se'ade, f. 620 dhe Zadul-me'ad, vëll, 4. f. 16.)

Në kohën tonë janë zbuluar metoda të reja kontraceptive që realizojnë interesin për të cilin përpiqej Pejgamberi a.s. gjegjësisht mbrojtjen e fëmjës që thithë nga dëmet që mund të ndodhin gjatë shtatzënisë së nënës së tij në një anë dhe në anën tjetër, mënjanimin e vështirësive për burrat nga abstenimi ndaj grave gjatë shtatzënisë. Nga e tërë kjo konkludojmë se intervali ideal mes dy fëmijëve, sipas Islamit, duhet të jetë 30 ose 33 muaj për atë që dëshiron të plotësojë fazën e periudhës së gjidhënies.

Imam Ahmedi dhe të tjerët lejojnë një gjë të tillë në qoftë se e lejon gruaja, ngase ajo duhet të japë pëlqimin e saj se a do të pranojë të përjetojë kënaqësinë seksuale dhe se a dëshiron fëmijë tjetër apo jo. Umeri r.a. e ka ndaluar largimin (coitus interruptus-in) pa pëlqimin e gruas.

Ky ishte një vendim i rëndësishëm i Islamit për mbrojtjen e të drejtës së gruas në kohën kur nuk respektohej asnjë e drejtë e saj.

Aborti

Islami lejon muslimanen të ndërmarrë masa preventive kontraceptive por nuk lejon të kryhet krim mbi shtatzëninë kur të paraqitet realisht.

Fukahatë janë të mendirnit se aborti pas formirnit të fetusit dhe frymëzimit të shpirtit është i ndaluar dhe konsiderohet krim. Nuk i lejohet muslimanit ngase në këtë rast ai bën krim mbi të gjallin që ka krijim të plotë dhe formë të gjallë.

Nëse bëhet aborti dhe fëmija del i gjallë e pastaj vdes, atëherë duhet të paguhet kompensim (dijeti), ose më së paku të dënohet materialisht nëse del i vdekur. Nëse vërtetohet nga ana e mjekut besnik se jeta e fëmijës në bark rrezikon jetën e nënës, atëherë sheriati lejon dënim më të lehtë. Nëse në këtë rast duhet të kryhet aborti atëherë lejohet, ngase nuk duhet që nëna të sakrifikohet sepse ajo është origjina e fetusit. Ajo ka të drejtë në jetë, ka fat të pavarur në jetë si dhe ka të drejta të cilat i takojnë dhe përgjigjet për to. Përveç kësaj, ajo është shtylla e familjes dhe për këtë shkak nuk është e logjikshme që jeta e saj të sakrifikohet për fetusin që nuk ka ende personalitet të vetin, si dhe është pa obligime e përgjegjësi. (Shejh Sheltut, El-Fetava, f. 464.)

Imam Gazaliu bën dallim midis kontracepcionit dhe abortit dhe thotë: "Kontracepcioni nuk është si aborti, ngase aborti është krim mbi gjallesën e formuar. Ekzistenca ka fazat e veta: faza e parë është depërtimi i spermës në mitrën e gruas dhe përzierja e saj me vezoret e gruas, e pastaj përgatitet për pranimin e jetës. Shkatërrimi i këtij proçesi konsiderohet krim. Nëse fetusi arrin një madhësi të konsiderueshme, atëherë aborti konsiderohet edhe më i keq ndërsa krimi shtohet edhe më tepër në qoftë se fetusi frymëzohet me shpirt. Krimi e arrin kulmin kur fetusi hiqet i gjallë (nga nëna)." (El-Ihja'u, libri En-Nikah, f. 47)

Të drejtat bashkëshortore

Theksuam më parë se martesa është kontratë e fortë, me të cilën All-Ilahu lidhë burrin dhe gruan. Pas martesës burri merr statusin e "bashkëshortit" pas atij si "individ". Në të vërtetë ai quhet bashkëshort ngase prezenton edhe një qenie tjetër me të cilën i ndanë të mirat dhe të këqijat.

Kur'ani e përshkruan fuqinë e kësaj lidhjeje midis burrit e gruas dhe thotë:
"Ato janë prehje për ju dhe ju jeni prehje për ato!" (El-Bekare, 187).

Nga ky ajet nënkuptohet se martesa ngërthen në vete mbrojtjen, mbulesën, përkrahjen dhe zbukurimin ndaj njëri-tjetrit. Për këtë shkak burri dhe gruaja në jetën bashkëshortore kanë të drejta të cilat duhet t'i respektojnë ndaj njëri-tjetrit. Të gjitha të drejtat janë ekuivalente, përveç asaj që e posedon njeriu nga intuita. Në këtë kontekst, Zoti i Madhëruar thotë:

"Edhe atyre (grave) u takon e drejta sikurse edhe përgjegjësia në bashkëshortësi, e burrave u takon një përparësi ndaj tyre". (El-Bekare, 228).

Përparësia ka të bëjë me përgjegjësinë e burrit si mirëmbajtës i familjes.
Një njeri e ka pyetur Pejgamberin a.s:

"O Pejgamber i Zotit, çfarë të drejta mund të kërkojë gruaja nga burri i saj?" Ai i është përgjigjur: "Ta ushqejë ashtu siç e ushqen veten, ta veshë ashtu siç e veshë veten, të mos i mëshojë në fytyrë, të mos e nënçmojë dhe të mos largohet prej saj përveç brenda shtëpisë (të mos ik). " (Transmetim i Ebu Davudit dhe Ibën Habbanit në Sahihun e tij.)

Bashkëshortit musliman nuk i lejohet ta lërë pas dore veshmbathjen dhe ushqimin e bashkëshortes. Në një hadith pejgamberik thuhet:

"Humbja e mirëmbajtjes ndaj atyre që janë nën përgjegjësi (që janë të varur) është mëkat për njeriun". (Transmetim i Ebu Davudit, Nesaiut dhe Hakimit.)

Nuk lejohet mëshuarja në fytyrën e gruas për shkak se në këtë mënyrë nënçmohet nderi i njeriut si njeri dhe dëmtohet pjesa më e bukur e trupit. Nëse burri obligohet ta disiplinojë gruan e vet në çaste të rebelimit të hapur, nuk i lejohet ta rrahë aq shumë saqë ta lëndojë ose t'i shkaktojë dhëmbje. Kjo vjen parasysh vetëm atëherë në qoftë se metodat e tjera dështojnë.

Nuk i lejohet muslimanit ta nënçmojë gruan e vet e ta ofendojë me fjalë të urrejtura, si p.sh. frazën "Zoti të mëshoftë" etj.

Për të drejtat e gruas ndaj burrit Pejgamberi a.s. thotë:

"Nuk i lejohet gruas që beson në Zot, të lejojë hyrjen e atij që burri e urren. Ajo nuk duhet të dalë jashtë shtëpie nëse nuk dëshiron ai dhe të mos bëjë diç që i kundërshton rregullat e tij, si dhe të mos largohet nga shtrati i tij (të mos refuzojë aktin giinor). Po ashtu ajo s 'duhet ta rrahë në qoftë se ka trup më të fuqishëm se ai. Nëse ai është më tepër gabimtar, atëherë ajo duhet ta qetësojë. Nëse e pranon pëlqimin e saj, atëherë pëlqimin e saj do ta pranojë edhe Zoti. Nëse nuk është e kënaqur me të, atëherë Zoti do ta pranojë arsyen e saj". (Transmetim i Hakimit)

Toleranca e ndërsjellë bashkëshortore

Burri duhet të jetë tolerant ndaj gruas së vet në rast se sheh diçka që nuk i pëlqen dhe që e urren. Ai duhet të dijë se ka të bëjë me një qenie njerëzore që ka karakteristika të posaçme natyrore. Pra, ai duhet t'i harmonizojë cilësitë e mira të saj me jo të mirat, dhe sjelljet e mira me gabimet e saj. Në një hadith thuhet: "Le të mos e urrejë besimtari besimtaren. Nëse ndonjë gjë nga ajo nuk i pëlqen, ndoshta mund t'i pëlqejë diçka tjetër". (Transmetim i Muslimit.)

Zoti i Madhëruar thotë:

"Bëni jetë të mirë me to. Nëse i urreni ato, bëni durim, sepse ndodh që All-Ilahu të japë shumë të mira në një gjë që ju e urrenit. (Nisâ, 19).

Islami kërkon prej burrit të jetë tolerant dhe durimtar ndaj asaj që e urren te gruaja e vet ashtu siç kërkon edhe prej gruas të jetë toletante e durimtare ndaj tij aq sa ka mundësi dhe durim dhe ia tërheq vërejtjen që të mos e kalojë natën pa u pajtuar me burrin të cilin e ka hidhëruar. Në një hadith thuhet:

"Namazi i tre personave nuk ngrihet më lartë se një pëllëmbë nga kokat e tyre: personi i cili falet me xhematin që e urren atë; gruaja që kalon natën pa u pajtuar me burrin që e ka hidhëruar dhe dy vëllezërit e kacafytur." (Transmetim i Ibën Maxhes dhe Ibën Habanit në Sahihun e vet.)

Kundërshtimi dhe grindja

Meqë burri është përgjegjës i shtëpisë dhe bartës i familjes në bazë të strukturës, aftësisë dhe pozitës së tij dhe dhënës i mehrit e fumizues i saj, atëherë nuk i lejohet gruas ta kundërshtojë autoritetin e tij e ta shkatërrojë shtëpinë. Në qoftë se burri has në kundërshtim me gruan e tij dhe ballafaqohet me grindje, ai obligohet ta korrigjojë duke filluar me fjalë të mira, me udhëzime efektive dhe me nirëkuptim. Në qoftë se nuk arrin sukses, atëherë duhet të largohet nga shtrati, me pretekst se ndoshta kështu do të ndikojë në natyrën e saj që ajo të përmirësohet. Në qoftë se edhe kështu nuk ka sukses, atëherë i lejohet ta rrahë me dorë por me kusht që të largohet nga fytyra dhe nga pjesët tjera të ndieshme. Nëse edhe kjo mënyrë dështon, atëherë i lejohet ta rrahë me shkop ose me ndonjë vegël tjetër që shkakton dhembje. Rrahja e tillë ka karakterin e ngjarjes që e përshkroi Pejgamberi a.s. në një rast hidhërimi me shërbëtorin e vet, kur i thotë:

"Sikur të mos ishte hakmarrja Ditën e Kijametit, do të të rrahja me këtë misvak". (Ibën Sa'di në Et-tabakat.)

Pejgamberi a.s. i shmangej metodës së rrahjes dhe thoshte:

"Pse ta rrahë ndokush gruan e vet ashtu siç rrihet robi, kur mund të flejë me të në fund të ditës!" (Transmetim i Ahmedit dhe i Buhariut)

Për ata që i rrahin gratë thotë: "Ata me siguri nuk janë më të mirët e mesit tuaj". (Në Fet'h transmetohet nga Ahmedi, Davudi, Nesaiu, Ibën Habani dhe Hakimi e të cilët e konsiderojnë si hadith Sahih nga Ijas ibën Abdull-llah ibën Ebi Dhibab.)

Imam Ibn Haxher thotë: Hadithi i Pejgamberit a.s. "Më të mirët e mesit tuaj nuk rrahin", vërteton se rrahja në përgjithësi është e lejuar por me qëllim disiplinor dhe në raste konkrete. Më mirë do të ishte sikur të mjaftonte me kërcënim në qoftë se ka sukses, dhe në këtë rast burri duhet të largohet nga përdorimi i forcës, sepse forca shkakton urrejtjen që është në kundërshtim me harmoninë e pritur nga martesa. Forca lejohet në qoftë se bëhet ndonjë mëkat ndaj Zotit. Në një hadith të transmetuar nga Nisaiu, Aisheja r.a. thotë:

"Pejgamberi a.s. nuk e ka rrahur asnjë grua të veten e asnjë shërbëtor të tij. Në realitet, ai nuk e ka rrahur askënd me dorë, me përjashtim të rrahjes për hir të Zotit, ose për ndalimin e harameve të caktuara nga Zoti, apo për shpagimin në emër të Zotit." (Fet-hul-bari, vëll, 9, f. 249.) Në qoftë se situata keqësohet edhe më tepër, atëherë ndërhyjnë njerëz të mençur e të devotshëm nga shoqëria islame për ta përmirësuar situatën dhe zgjedhin dy pari të mençura nga të dy palët për gjykim, me qëllim që t'i zgjidhin mosmarrëveshjet midis tyre. Ndoshta sinqeriteti i tyre do të jetë i frytshëm dhe Zoti do t'i pajtojë.

Në këtë kontekst, Zoti i Madhëruar thotë:

"E ata që keni dro kryelartësisë së tyre, këshilloni, madje largoni nga shtrati (e më në fund) edhe rrahni (lehtë, nëse nuk ndikojnë këshillat e as largimi), e nëse ju respektojnë atëherë mos u sillni keq ndaj tyre. All-Ilahu është më i larti më i madhi. Nëse i frikësoheni përçarjes midis tyre (burrit e gruas), dërgoni një pari të drejtë nga familja e tij dhe një pari të drejtë nga familja e saj. Nëse ata të dy (ndërmjetësit) kanë për qëllim pajtimin, All-Ilahu ju mundëson afrimin midis tyre (burrit e gruas). All-Ilahu është i dijshëm, është njohës i mirë". (Nisâ, 34-35).

Kur lejohet shkurorëzimi (Talâku)

Nëse të gjitha këto orvatje dështojnë dhe nëse të gjitha metodat e ndërmarra pësojnë disfatë, atëherë muslimanit i lejohet zgjidhja e fundit të cilën e ka caktuar sheriati.

Pra, në këto raste të papëlqyeshme, vetëm shkurorëzimi mund t'i zgjidhë problemet. Islami me urrejtje e lejon këtë mënyrë, nuk e pëlqen e as nuk e preferon. Pejgamberi a.s. thotë:

"Hallalli më i urrejtur është shkurorëzimi (Talâku) ", ose "Halllalli më i urrejtur te Zoti është shkurorëzimi (Talâku). " (Transmetim i Ebu Davudit)

Trajtlmi i Talâkuit si hallall i urrejtur vërteton se ky është lehtësim në rast nevoje, gjegjësisht atëherë kur bashkëjetesa vështirësohet dhe kur dy paritë gjykojnë se vështirë është të përmirësohen marrëdhëniet midis burrit e gruas. Sipas një thënieje, ndarja bëhet atëherë kur nuk ka pajtim. Zoti i Madhëruar thotë:

"Por nëse ndahen prej njëri - tjetrit, All-Ilahu begaton me mirësinë e tij secilin prej tyre". (Nisà, 130).

Shkurorëzimi para Islamit

Nuk është Islami i vetmi që lejoi shkurorëzimin, por ky akt ishte i njohur edhe para tij në tërë botën, përveç te disa popuj. Kur hidhërohej burri e dëbonte gruan nga shtëpia, qoftë me të drejtë apo pa të drejtë, ndërsa gruaja s'kishte kurrfarë mbrojtje, kompensim ose të drejtë.

Në kohën e civilizmit grek, shkurorëzimi ishte i njohur dhe nuk kufizohej me kurrfarë kushtesh. Te romakët shkurorëzimi ishte pjesë e kontratës së kurorëzimit, bile gjykatësi kishte të drejtë të bënte shkurorëzimin edhe në qoftë se burri e gruaja vendosnin të mos ndahen. Martesa fetare te romakët në fillim e ndalonte shkurorëzimin, mirëpo në të njëjtën kohë, i jepte autoritet shumë të gjerë e të paktifizuar bashkëshortit ndaj bashkëshortes, bile edhe ta vrasë. Pas një kohe e lejoi ashtu siç e lejonte e drejta civile.

Shkurorëzimi sipas Hebraizmit

Feja hebreje e përmirësoi pozitën e gruas por gjithashtu e lejon edhe shkurorëzimin me një kompetencë më të gjerë. Në qoftë se konstatohej se gruaja është delikuente nga aspekti i moralit, obligohej burri ta lëshojë bile edhe në qoftë se i falej krimi i bërë. Ligji e obligon burrin ta lëshojë gruan në qoftë se nuk ka lindur ndonjë fëmijë brenda dhjetë vjetëve. (El-Islamu dinun ammun, merhumi Ferid Vexhdi, f. 172.)

Shkurorëzimi sipas Krishterimit

Në krahasim me fetë që i cekëm, Krishterimi është i vetmi që lejoi shkurorëzimin, dhe kështu e kundërshtoi Hebraizmin. Në Inxhil ndalohet shkurorëzimi nga vetë Mesihu ashtu siç ndalohet martesa e të shkurorëzuarave dhe të shkurorëzuarve. Në Ungjillin e Mateut, 5: 31, 32, thuhet: "Thuhet se kush e lëshon gruan, duhet t'i japë çertifikatë të shkurorëzimit, kurse unë them: "Kush e lëshon gruan për shkaqe të amoralitetit, e bën të pamoralshme, dhe ai që e marton të shkurorëzuarën, konsiderohet se ka bërë amoralitet".

Në Ungjillin e Markut, 10: 11, 12, thuhet: "Kush e lëshon gruan dhe martohet me një tjetër, bën amorafitet. Edhe gruaja nëse e braktisë burrin dhe martohet me një tjetër, bën krim amoralitet."

Ungjilli e arsyeton këtë qëndrim të rreptë me pretekst se "atë që e bashkon Zoti, nuk duhet ta ndajë njeriu." (Shiko Ungjillin e Mateut, 19: 6, dhe Ungjillin e Markut, 10: 9)

Kjo frikë është e vërtetë, mirëpo është për t'u habitur se si mund të jetë shkak i shkurorëzimit. Kur thuhet se Zoti i bashkon dy bashkëshortët, nënkuptobet se Ai ua ka lejuar martesën dhe për këtë shkak mund t'i mbështeten Zotit, edhe pse njeriu është i drejtpëdrejtë në kontratën e martesës. Në qoftë se Zoti urdhëron shkurorëzimin për shkaqe objektive, gjithashtu edhe ndalja është prej Zotit, edhe pse njeriu është i drejtpërdrejtë në ndarje. Nga e gjithë kjo nënkuptojmë se njeriu nuk ndanë atë që e ka bashkuar Zoti, por Zoti është bashkues dhe ndarës. A nuk është Zoti, Ai i cili i ndanë për arsye të amoralitetit? Pse nuk i ndanë për ndonjë arsye tjetër?

Mendimet e Ilojllojshme të krishtere rreth shkurorëzimit

Edhe pse Inxhili e përjashtoi nga ndalimi i shkurorëzimit lejimin në rast të amoralitetit, vërejmë se ithtarët e doktrinës katolike e komentojnë përjashtimin e tillë, dhe thonë: "Këtu nuk nënkuptohet se ky parim është i posaçëm dhe se ka çështje të tjera, në të cilat lejohet shkurorëzimi. Në ligjin e Mesihit nuk ka fare shkurorëzim. Kur potencohet shkaku i amoralitetit, këtu nënkuptohet se vetë kurorëzimi është i anuluar, ndërsa autenticiteti dhe vlera e tij ligjore janë vetëm çështje ekzoterike, ngaqë ka të bëjë me amoralitetin. Me këtë rast, burrit i lejohet, bile obligohet që ta largojë gruan". (Nga komentimet e degës së hulumtimeve fetare në Institutin koptian katolik të Ungjillit të Mateut, fq. 29.)

Doktrina protestante e lejon shkurorëzimin në raste të posaçme, si p.sh. në raste të amoralitetit të gruas, tradhtisë së saj dhe në disa raste të tjera të cilat i thekson Inxhili. Edhe pse e lejon shkurorëzimin në një anë, në anën tjetër e ndalon rreptësisht rimartesën e të shkurorëzuarit ose të shkurorëzuarës.

Koncili i Kishës Ortodokse në Egjipt i lejon ithtarët e vet të bëjnë shkurorëzim për shkak tê amoralitetit, gjegjësisht ashtu siç theksohet në Inxhil. Koncili e lejon shkurorëzimin edhe për shkaqe të tjera, si p.sh. për sterilitetin që zgjatë më shumë se tre vjet; për sëmundjet kronike si dhe për sëmundjet e pashërueshme. Tradicionalistët ortodoksë e refuzojnë shkurorëzimin për shkaqet që nuk përmenden në Inxhil dhe lejimin e martesës së të shkurorëzuarit ose të shkurorëzuarës. Në bazë të këtij parimi, Gjyqi krishter egjiptas refuzoi kërkesën e një gruaje të krishterë, e cila kërkonte shkurorëzim nga burri i saj i vështirë. Në vendimin e gjyqit thuhet:

"Është për t'u habitur se disa priftërinj dhe anëtarë të Koncilit kishtar të përgiithshëm ecin krahas me kohën, i pranojnë kërkesat e atyre që kanë besim të dobët dhe lejojnë shkurorëzimin për arsyet e patheksuara në Inxhil ... Vendimi definitiv i Ligjit të krishterë është ndalimi i shkurorëzimit përveç në raste të amoralitetit... Gjithashtu edhe martesa e të shkurorëzuarve konsiderohet martesë e fëlliqur, bile edhe amoralitet." (Gazeta El-Ehram, data 1.3.1956.)

Pasojat e qëndrimit të Krishterimit ndaj shkurorëzimit

Pasojë e qëndrimit të tillë të çuditshëm ndaj shkurorëzirnit në Krishterim është shkatërrimi i natyrës njerëzore dhe i nevojave jetësore të cilit disa herë rezultojnë me ndarje. Përveç kësaj, të krishterët filluan ta refuzojnë fenë e tyre dhe këshillat e ungjijve të tyre. Rezultati përfundimtar ishte "largimi i atyre që i bashkoi Zoti". Perëndimorët e krishterë miratuan ligje civile, të cilat ua lejojnë daljen nga burgu i tillë i përhershëm. Për fat të keq, shumica e tyre si p.sh. amerikanët, e tepruan aq shumë në çështjen e shkarorëziniit për arsye triviale. Disa filozofë të Perëndimit mendojnë se shkurorëzimi i lehtë shkatërron shenjtërinë e lidhjes martesore dhe se anulon shumë baza të jetës familjare.
Një gjykatës i shkurorëzimit, i cili i takon elitës së gjykatësve të njohur, deklaroi se jeta bashkëshortore do të shkatërrohet në vendin e tyre dhe do të zëvendësohet me lidhjet e pakufizuara midis burrave e grave, ashtu siç ndodh me transaksionet komerciale, të cilat mund të këputen edhe për arsye më të dobëta. Meqë nuk do të ketë lidhje fetare ose të dashurisë midis çifteve të tilla, këta do të bashkohen vetëm për t'i përjetuar kënaqësitë e Ilojllojshme, gjë që është në kundërshtim të plotë me mësimet e çdo feje:

"Ky fenomen i rregullimit të çështjeve personale me anë të ligjit civil është në kundërshtim me mësimet e çdo feje, dhe në botë ekziston vetëm te popujt e Perëndimit të krishterë; hindusët, budistët dhe zjarrputistët i aplikojnë parimet të cilat i rregullojnë çështjet e tyre personale. Ne mund të giejmë në mesin e tyre njerëz që kanë bërë risi fetare në çështjet publike por jo edhe në çështjet personale, kryesisht në martesë, shkurorëzim, ngase këto janë çështje që i përkasin jetës familjare." (Hukukul-insan fil-islam, dr, Ali Abdulvahid, f. 58)

Krishterimi është shërim i përkohshëm e jo ligj i përgjithshëm

Ajo që përmendet rreth shkurorëzimit në Inxhil mund të jetë shtojcë që ishte rezultat i ndryshimeve të cilat i përjetuan ungjijt gjatë shekujve të fundit...

Hulumtuesi serioz i ungjijve vëren se Isai a.s. nuk ka patur për qëllim vënien e një ligji të përgjithshëm e të përjetshëm për të gjithë njerëzit. Mësimet e tij korrigjojnë teprimet e çifutëve rreth shkurorëzimit.

Në kaptinën e nëntëmbëdhjetë të Ungjillit të Mateut thuhet se kur është transferuar Isai (a.s.) prej Xhelili nëpër Jordani, i janë afruar farisienët për ta sprovuar dhe e kanë pyetur: "A i lejohet burrit ta lëshojë gruan për çfarëdo shkaku?" Ai është përgjigjur: "A nuk keni lexuar se Zoti në fillim e ka krijuar qënien njerëzore dhe e ka ndarë në meshkuj e femra? Për këtë shkak njeriu i braktisë prindërit e vet e jeton me gruan e tij, dhe bëhen një trup. Këta nuk do të jenë më dy persona por një trup. Atë që e bashkon Zoti, nuk e ndanë njeriu".

Pastaj kanë vazhduar me pyetjen tjetër: "Pse ka urdhëruar Musai që gruas t'i jepet çertifikata e shkurorëzimit?" Përgjigjja e tij ka qenë: "Musai ju ka lejuar t'i shkurorëzoni gratë tuaja për shkak të vrazhdësisë së zemrave tuaja. Nuk ka qenë kështu prej fillimi! Unë ju them: "Ai që shkurorëzon gruan e vet, përpos për shkak të amoralitetit dhe merr një tjetër, ka bërë amoralitet; ai që martohet me të shkurorëzuarën, bën amoratitet."

Në atë rast, nxënësit e tij i kanë thënë: "Në qoftë se është e tillë gjendja e burrit me gruan e vet, atëherë më mirë do të ishte sikur të mos martohej." (Mateu, 19: 1-10).

Nga ky dialog konkludojmë se Isai ka dëshiruar që me anë të përkufizimit të lejimit të shkurorëzimit, vetëm në rast të amoralitetit, t'i korrigjojë eksceset të cilat i kishin shtuar hebrenjtë në ligjin e Musait. Ky shërim ka qenë për një periudhë të përkohshme derisa u miratua ligji i përgjithshëm dhe i përhershëm nëpërmjet dërgimit të Muhammedit a. s.

S'ka arsye të thuhet se Isai ka dëshiruar ta caktojë këtë si ligj të përhershëm për njerëzit, bile edhe havariunët dhe nxënësit e tij e kanë pranuar me vështirësi, duke thënë: "Në qoftë se është e tillë gjendja e burrit me gruan e vet, atëherë më mirë do të ishte sikur të mos martohej". Siç duket, me aktin e martesës njeriu ngarkon mbi vete një barrë të rëndë që s'mund ta largojë në asnjë mënyrë, pa marrë parasysh se sa e vështirë mund të jetë jeta e përbashkët në qoftë se ekziston urrejtja dhe mospëlqimi i temperamenteve.

Një dijetr i vjetër ka thënë: "Tortura më e madhe vjen nga shoqërimi (jeta e përbashkët) i asaj që as nuk pajtohet me ty e as nuk të lëshon!"

Një poet arab thotë:

"Barra më e rëndë e kësaj bote për të lirin është
kur s'mund të largohet nga shoqërimi i armikut!"

Përkufizimet e Islamit në rregullat e shkurorëzimit

Sheriati islam ka caktuar përkufizime të shumta me qëllim që sa më shumë ta ngushtojë sferën e shkurorëzimit.

Islami ndalon shkurorëzimin që është rezultat i shkaqeve jovalide dhe përfundim i pakonsultuar me të gjitha metodat të cilat i cekëm për zgjidhjen e konfliktit.
Disa fukaha mendojnë se shkurorëzimi që dëmton burrin e gruan dhe që shkatërron interesin e të dyve pa arsye, si p.sh. harxhimi i pasurisë, konsiderohet i ndaluar. Pejgamberi a.s. thotë:

"Mos dëmtoni veten e as të tjerët!" (El-Mugni, Ibën Kuddame, vëll. 7, f. 77. Hadithin e transmetojnë Ibën Maxhe dhe Darikutni.)

Zoti dhe Pèjgamberi nuk i duan ata të cilët i lëshojnë gratë dhe martohen me të tjera me qëllim që të kënaqen me partnere të ndryshme. Pejgamberi a.s. i quan njerëzit e tillë "shijues" dhe thotë:

"Nuk i dua shijuesit, qofshin burra apo gra!" (Transmetim i Darikutnit dhe Taberaniut)

Pejgamberi përsëri thotë: "Zoti nuk i do shijuesit, qofshin burra apo
gra!." (Taberaniu e transmeton në librin e tij El-kebir me sened sahih.)

Abdull-Ilah ibn Abbasi thotë: "Divorci lejohet vetëm në rast nevoje."

Divorci i gruas me të përmuajshmet konsiderohet i ndaluar

Në qoftë se rrethanat dhe arsyet valide diktojnë që të ndërmerret hapi i shkurorëzimit, muslimani duhet ta zgjedhë kohën e përshtatshme, ngase nuk i lejohet të shpejtojë e të veprojë sipas dëshirës së vet. Koha e përshtatshme nënkupton gruan e pastër pa të përmuajshmet, pa nifas dhe të mos ketë patur marrëdhënie seksuale para ciklit të fundit. Në qoftë se gruaja është shtatzënë, atëherë burri duhet të jetë i njoftuar.

Cikli i të përmuajshmeve e obligon burrin të largohet nga marrëdhënia gjinore me gruan, dhe për këtë burri mund të jetë nervoz dhe të kërkojë shkurorëzim, kështu që ai duhet ta presë mbarimin e ciklit e pastaj ta shkurorëzojë pa iu afruar fare.

Ashtu siç ndalohet shkurorëzimi gjatë ciklit të të përmuajshmeve, gjithashtu ndalohet edhe pas marrëdhënieve seksuale gjatë periudhës së pastërtisë së saj, sepse ekziston mundësia e shtatzënisë, dhe kur të kuptojë burri se gruaja e tij është me barrë, mund ta ndërrojë mendimin e ndarjes për hir të fëmijës së posanisur në barkun e saj.

Në qoftë se ajo është e pastër, ose e di se është shtatzënë dhe edhe më tutje insiston ta shkurorëzojë, atëherë kuptohet se shkurorëzimi është pasojë e antipatisë së thellë dhe në këtë rast i lejohet ta lëshojë.

Në Sahih transmetohet se Abdull-Ilah ibn Umeri e ka lëshuar gruan e tij kur ajo ka patur të përmuajshmet. Kur e ka pyetur Umer ibn Hattabi Pejgamberin a.s. për këtë çështje, ai i ka thënë:

"Thuaji le ta kthejë, e pastaj kur të jetë e pastër dhe e paprekur, si të dojë le ta shkurorëzojë". Shkurorëzimi bëhet në vigjilje të fillimit të pastërtisë së grave. Zoti i Madhëruar thotë:

"O ti Pejgamber, kur të lëshoni gratë, lëshoni ato në vigjilje të fillimit të pritjes së tyre (në kohën e pastërtisë)!" (Talâk, 1).

Sipas një transmetimi tjetër, i ka thënë:

"Thuaj ta kthejë e pastaj ta shkurorëzojë, qoftë e pastër ose shtatzënë ".

Shtrohet pyetja se a është shkurorëzimi i tillë efektiv? Mendimi i njohur është se shkurorëzimi i tillë konsiderohet efektiv, ndërsa burri shkurorëzues konsiderohet mëkatar.

Një grup fukahashë nuk e pranojnë si efektiv, ngase shkurorëzimin e tillë nuk e kanë bërë legjislativ asnjëherë. Meqë nuk është i lejuar e as legjislativ, atëherë si mund të jetë efektiv?!

Ebu Davudi transmeton me sened autentik se Ibn Umeri është pyetur rreth burrit që e lëshon gruan me të përmuajshmet, e ai i ka thënë pyetësit se kur e ka lëshuar gruan e vet me të përmuajshmet, Pejgamberi a.s. ia ka kthyer pa e marrë parasysh shpalljen e shkurorëzimit.

Betimi në shkurorëzim është i ndaluar

Nuk i lejohet muslimanit të betohet në shkurorëzim për ta kryer ndonjë punë, ose t'i kërcënohet gruas së vet me ndonjë çështje e t'i thotë se nëse e bën atë, do ta lëshojë.

Betimi në Islam ka rëndësi të posaçme, gjegjësisht betimi mund të bëhet vetëm në emër të Zotit të Madhëruar. Pejgamberi a.s. thotë:

"Ai që betohet në diçka tjetër përveç Zotit, trajtohet si idhujtar." (Transmetim i Ebu Davudit, Tirmidhiut dhe Hakemit.)
"Ai që betohet, le të betohet në Zotin ose le të heshtë!." (Transmetim i Muslimit.)

E shkurorëzuara kalon kohën e pritjes në shtëpinë e ish-bashkëshortit të saj

Në Sheriatin islam është vaxhib që e shkurorëzuara ta kalojë kohën e pritjes në shtëpinë e vet, gjegjësisht në shtëpinë e ish-burrit të saj dhe i ndalohet të dalë jashtë shtëpisë. Gjithashtu edhe burrit i ndalohet ta largojë nga shtëpia pa ndonjë arsye, ngase është i obliguar që gjatë periudhës së pritjes të përpiqet ta rikthejë në qoftë se është shkurorëzimi i parë apo i dytë. Qëndrimi i saj në shtëpi mund të ndikojë që ta rishqyrtojë problemin para se të përfundojë e gjitha. Sidoqoftë, në periudhën e pritjes pastrohet mitra, mund të rishqyrtohet e tërë situata, mund të ndryshojnë zemrat, të ripërtërihen mendimet, i hidhëruari mund të qetësohet, i revoltuari mund të paitohet dhe urrejtësi mund të dashurojë.

Kur flet Zoti i Madhëruar për të shkurorëzuarat, thotë:

"Kini frikë All-Ilahun, Zotin tuaj, dhe mos i nxirrni ato prej shtëpive të tyre, e edhe ato të mos dalin ndryshe vetëm nëse bëjnë ndonjë vepër të keqe të vërtetuar. Këto janë dispozitat e Afl-Ilahut, e kush del jashtë dispozitave të All-llahut, ai ka dëmtuar vetveten. Ti nuk e di, All-Ilahu pas asaj mund të të japë diçka rishtazi!" (Talâk 1)

E kur të jetë shkurorëzimi i pashmangshëm, atëherë kërkohet prej dy bashkëshortëve të ndahen me dinjitet e respekt, pa dëmtime, trillime e shkelje të të drejtave. Zoti i Madhëruar thotë:

"Ose mbani (i ktheni në jetën bashkëshortore) si duhet, ose ndanu pre,j tyre si është e udhës!" (Talâk, 2)

"Lëshimi është dy herë, e pastaj, ose jetë e njerëzishme ose shkurorëzim me mirëkuptim." (El-Bekare, 229)

"Për të devotshmit është obligirn që edhe për gratë e lëshuara të bëjnë një furnizim të zakonshëm". (El-Bekare, 241)

Shkurorëzimi i përsëritur

Muslimanit i lejohen tri shpallje të shkurorëzimit. Çdo shpallje e shkurorëzimit kushtëzohet të bëhet në periudhën e pastërtisë së gruas, kur edhe ska patur marrëdhënie seksuale me të.

Burri mund ta shpallë shkurorëzimin e gruas një herë dhe të pret kalimin e iddetit. Gjatë periudhës së iddetit, të dy mund të rikthehen pa u rimartuar. Nëse kjo periudhë kalon, atëherë janë plotësisht të shurorëzuar dhe secili prej tyre ka të drejtë të martohet me ndonjë tjetër ose të rimartohen. Në qoftë se dëshirojnë të rimartohen, atëherë kanë nevojë për kurorëzim të ri.

Nëse e lëshon gruan për të tretën herë, atëherë kuptohet se është absurde që të jetojnë së bashku, dhe për këtë shkak nuk i lejohet (burrit) ta rikthejë pas shpalljes së tretë përderisa gruaja të martohet me burrë tjetër, edhe atë martesë të jetë ligjore, e vërtetë dhe e qëIluar e jo vetëm për t'ia mundësuar rikthimin te burri i parë.

Muslimanët të cilët deklarojnë tri shpallje të shkurorëzimit në një kohë ose vetëm në një shpallje, janë kundërshtarë të sheriatit të Zotit dhe devijojnë nga rruga e drejtë e Islamit. Njëherë Pejgamberi a.s. ka dëgjuar se një njeri e kishte shpallur shkurorëzimin tri herë në një kohë, dhe është ngritur i hidhëruar e ka thënë:

"Ai luan me Librin e Zotit, e unë jam në mesin tuaj?! " Ne atë rast, një njeri është ngritur dhe i ka thënë: "O i dërguari i Zotit, a ta vras?" (Transmetim i Nesaiut)

Jetë e njerëzishme ose shkurorëzim me mirëkuptim

Nëse burri e lëshon gruan dhe kalon periudha e iddetit, para burrit ka dy alternative.

1. Ose ta kthejë e të jetojnë jetë të njerëzishme, të mirë e të përmirësuar por jo me qëllim që ta dëmtojë ose ta torturojë.

2. Ose ta shkurorëzojë me mirëkuptim, ta lë deri në përfundimin e periudhës së iddetit e të ndarjes pa fjalë e thashetheme fyese dhe pa i shkelur të drejtat që i takojnë njëri-tjetrit.

Burrit nuk i lejohet ta kthejë pak para përfundimit të iddetit me qëIlim që sa më gjatë ta maltretojë e ta pengojë nga martesa me ndonjë burrë tjetër, ngase këtë metodë e aplikonin njerëzit e periudhës paraislame.

Zoti i Madhëruar ndalon maltretimin e tillë të grave në Librin e Tij (në Kur'an) në një mënyrë që i trondit zemrat:

"E kur t'i keni lëshuar gratë, dhe ato i afrohen afatit të tyre, atëherë ose i mbani si duhet, ose i lini si duhet (ta mbarojnë afatin), e mos i mbani sa për t'i dëmtuar, e të bëheni të padrejtë. E kush e bën atë, ai e ka dëmtuar veten. Dispozitat e All-Ilahut mos i merrni për shaka. Përkujtoni të mirat e All-Ilahut ndaj jush dhe atë që ua shpalli Kur'anin dhe dispozitat e sheriatit me të cilat ju udhëzon dhe kini frikë All-Ilahun e ta dini se All-Ilahu është i gjithëdijshëm për çdo gjë." (El-Bekare, 231)

Nëse studiohet ky ajet famëlart, do të shohim se përmban shtatë fraza, në të cilat ka paralajmërime dhe tërheqje vërejtjesh që vijojnë njëra pas tjetrës, që mjaftojnë për atë që ka zemër dhe dëgjon.

Gruaja e shkurorëzuar s'duhet penguar që të martohet me atë që dëshiron

Kur të përfundojë iddeti i të shkurorëzuarës, nuk i lejohet burrit të saj, tutorit ose ndokujt tjetër që ta pengojë martesën e saj me atë që e dëshiron përderisa i fejuari dhe e fejuara shprehin pëlqimin e tyre për martesë legjislative e tradicionale.

Ata që bëjnë përpjekje të dominojnë mbi të shkurorëzuarën e tyre nëpërmjet kërcënimeve ndaj saj ose ndaj familjes së saj, në rast se martohet me ndonjë tjetër, u ngjajnë njerëzve që jetuan në injorancën paraislame. Të tillë janë edhe anëtarët e familjes së gruas ose tutorët e saj të cilët pengojnë të shkurorëzuarën t'i kthehet burrit të saj me mirëkuptim sepse, siç thotë Zoti, "përmirësimi është më i mirë ".

Në këtë kontekst ajeti thotë:

"Dhe kur i lëshoni gratë, e ato e përmbushin afatin e tyre (të pritjes), nëse pëlqejnë mes vete ashtu si kërkojnë rregullat, mos i pengoni që të martohen për burrat e tyre. Në këtë këshillohet ai që prej jush e beson All-Ilahun dhe botën tjetër. Kio është më e dobishme për ju, më e pastër, se Allahu e di e ju nuk e dini." (El-Bekare, 232)

E drejta e bashkëshortes të kërkojë shkurorëzim

Gruaja e cila e urren burrin e vet dhe s'mund të jetojë bashkë me të, ka të drejtë të lirohet nga martesa duke ia kthyer burrit të vet mehrin e paguar dhe dhuratat e dhuruara nga ai, ose kthimi do të realizohet varësisht nga pëlqimi i ndërsjellë, gjegjësisht më pak apo më shumë. Preferohet që ai të mos kërkojë më shumë se sa i ka dhënë. Zoti i Madhëruar thotë:

"E nëse kini frikë se ata të dy nuk do të mund t'i ruajnë dispozitat e All-Ilahut, atëherë për atë me çka ajo bën kompensim, për ata të dy nuk ka mëkate." (El-Bekare, 229)

Gruaja e Thabit ibn Kajsit ka shkuar te Pejgamberi a.s. dhe i ka thënë: "O Pejgamberi i Zotit! Thabit ibn Kajsi s'ka kurrfarë dobësie në moral e në fe por ndiej antipati ndaj tij". Pastaj e ka pyetur. "Ç'ke marrë prej tij! " e ajo i ishte përgjigjur: "Një kopsht". Ai përsëri e ka pyetur: "A ia kthen kopshtin?", e ajo i ka thënë: "Po!" Në atë rast, Pejgamberi a.s. i ka thënë Thabitit: "Prano kopshtin dhe lëshojë atë! " (Transmetim i Buhariut dhe i Nesaiut)

I ndalohet gruas të shpejtojë në kërkimin e ndarjes nga burri në qoftë se nuk ka arsye valide. Pejgamberi a.s. thotë:

"Ndalohet aroma e xhennetit për secilën grua që kërkon ndarjen nga burri i vet pa arsye." (Transmetim i Ebu Davudit)

Ndalohet torturimi i bashkëshortes

Nuk i lejohet burrit ta torturojë gruan e vet me qëllim që ajo të kërkojë ndarje dhe t'ia kthejë pasurinë ose një pjesë të saj, përderisa nuk ka bërë ndonjë amoralitet të dukshëm. Në këtë kontekst, Zoti i Madhëruar thotë:

"O ju që besuat, nuk është e lejuar për ju të trashëgoni gratë në mënyrë të dhunshme e as t'i shtrëngoni për t'u marrë diçka nga ajo që u keni dhënë atyre, përveç nëse ato bëjnë ndonjë amoralitet të hapur". (Nisâ, 19).

Në qoftë se burri dëshiron të ndahet me qëllim që të martohet me një grua tjetër, atëherë i ndalohet të marrë diçka prej saj. Zoti i Madhëruar thotë:

"Në qoftë se dëshironi të ndërroni (të merrni) një grua në vend të një gruaje (të lëshuar), e asaj (të lëshuarës) i keni pas dhënë shumë të madhe, mos merrni prej saj asnjë send. A do ta mermi atë pa të drejtë e ne mënyrë mizore? Dhe si mund ta merrni atë kur njëri - tjetrit i jeni bashkuar (në një shtrat) dhe kur ato kanë marrë prej jush një besë të fortë?" (Nisâ, 20-21).

Ndalohet betimi me braktisje (nga bashkëshortja)

Një prej karakteristikave pozitive të Islamit është mbrojtja e të drejtës së gruas. Islami ndalon burrin ta hidhërojë gruan e vet dhe të largohet prej shtratit të saj e të largohet prej saj aq sa nuk mund të përballojë natyra e saj femërore. Në qoftë se betohet se nuk do t'i afrohet (se nuk do të ketë marrëdhënie gjinore me të) i jepet afat prej katër muajsh, por nëse qetësohet shpirti i tij, ëmbëltohet hidhërimi i tij dhe, e kaplon ndërgjegjja para përfundimit të katër muajve, ose në fund të kësaj periudhe, atëherë Zoti ia fal gabimin dhe ia hap derën e pendimit të sinqertë, ndërsa ai obligohet ta kompensojë betimin me pendim.

Nëse kjo kohë kalon pa u penduar dhe pa iu kthyer gruas, atëherë kjo shkurorëzohet për shkak të lënies pasdore të të drejtave të saj.

Disa fukaha e shkutorëzojnë pas kalimit të kohës së tillë pa e pritur fare vendimin e gjyktësit, kurse disa të tjerë e pezullojnë procesin te gjykatësi pas kalimit të kohës dhe prej njeriut të tillë kërkohet që të qetësohet e të pajtohet me gruan ose të bëhet shkurorëzimi, dhe në këtë rast, ai është plotësisht i lirë në zgjedhje.

Betimi në braktisjen e gruas në sheriatin Islam njihet me emrin " îlâ'u ", që theksohet edhe në Kur'an:

"Për ata që betohen se do të largohen prej grave të tyre (të mos kenë kontakt me to), afati i pritjes është katër muaj. Në qoftë se pendohen (heqin dorë nga betimi), s'ka dyshim se All-Ilahu bën falje dhe mëshiron. E në qoftë se ata kanë vendosur për shkurorëzim, All-llahu dëgjon (fjalët e tyre), i di (qëllimet e tyre)". (El-Bekare, 226-227).

Afati katërmujor është caktuar me qëllim që të jepet mundësi e plotë për t'u kthyer burri nga betimi dhe t'i kthehet rrugës së drejtë, si dhe kjo është periudha më e gjatë e gruas në të cilën mund të durojë largimin nga burri i vet.
Në këtë kontekst komentuesit komentojnë ngjarjen që ka ndodhur me Umerin r.a. gjatë kontrollit të tij natën nëpër Medine, gjegjësisht dëgjmin e tij të një gruaje që recitonte:

"Nata është e gjatë dhe errësira më ka kapluar.
Nuk më flihet, ngase nuk kam shok pët të luajtur,
Betohem në Zotin, se sikur të mos frikohesha prej Tij
do ta shkatërroja këtë shtratë copë-copë".

Pasi e dëgjoi Umeri, e hulumtoi rastin e saj dhe zbuloi se burri i saj kishte shkuar në një ekspeditë ushtarake para një kohe të gjatë. Në atë rast e pyeti motrën e vet Hafsen: "Sa gjatë mund të qëndrojë gruaja e ndarë nga burri?, e ajo i përgjigjet: "Katër muaj!" Pas kësaj ngjarjeje, udhëheqësi i besimtarëve (Umeri r.a.) vendosi që të mos e largojë asnjë të martuar nga gruaja me shumë se katër muaj.
F.Bruqi

KUPTIMI I ÇËSHTJEVE SEKSUALE DHE KËSHILLIMI RRETH TYRE


Historikisht, kujdesi shëndetësor që iu është ofruar minoriteteve seksuale ka qenë më se i pamjaftueshëm, pjesërisht për shkak se ofruesit e kujdesit shëndetësor nuk kanë qenë të edukuar sa duhet për ta fituar një kuptim të drejtë të çështjeve të orientimt seksual; pjesërisht për shkak të qëndrimeve negative të mjekut ndaj homoseksualitetit; dhe pjesërisht për shkak se deri në vitin 1970, sheqtësimet e lezbikeve, gejëve dhe të biseksualëve kanë qenë të fshehura dhe nuk janë kuptuar si duhet. Ky kapitull fillon me rishqyrtimin e informacioneve të prapaskenës që të gjithë profesionistët shëndetësorë duhet t’i dijnë sa i përket orientimit seksual, pastaj vazhdon me ekzaminimin e çështjeve specifike shëndetësore që kanë të bëjnë me orientimin seksual.

HISTORIA E QËNDRIMEVE MJEKËSORE NDAJ HOMOSEKSUALITETIT

Ata pacientë, të cilët u tregojnë mjekut të tyre që janë gay (lexo: gej) ose biseksual do ta bëjnë këtë për një morri arsyesh; për shembull, dëshirojnë të diskutojnë për këtë fushë me qëllim që të fitojnë këshillim seksual,1pastaj besojnë se këto informacione do ta ndihmojnë menaxhimin mjekësor, ose thjesht sepse janë ‘homoseksual publik’ dhe dëshirojnë të jenë të rëndësishëm në aspektin demografik - njëjtë sikurse pacientët heteroseksualë që mund ta përmendin se janë të martuar.
Megjithatë, tendenca për të qenë homoseksual publik te profesionistët mjekësorë (në mes tjerash) është fenomen social relativisht i ri. Një gjë e tillë është nxitur nga lëvizjet e paradave të gay-ëve në vitet e 70-ta dhe është bërë e nevojshme për meshkujt-gay dhe femrat-lezbike për shkak të HIV-it në vitet e 80-ta dhe të 90-ta. Në vitin 1980, Dardick dhe Grady2 zbuluan se, në SHBA, më pak se 50% e meshkujve haptazi gay u kanë treguar ofruesve të tyre të kujdesit primar shëndetësor që janë gay. Duhet të merret parasysh se kjo shifër është shumë më e vogël në mesin e homoseksualëve të fshehtë (closeted gays). Në Australi, mbi 20% e meshkujve homoseksualë që kanë manifestuar sëmundje seksualisht të transmetueshme nuk u kanë treguar mjekut personal se infeksioni i tyre është fituar homoseksualisht3. Fatkeqësisht, njëra prej arsyeve për këtë është se ¾ e mostrës prej 1000 mjekëve ka pranuar se me të kuptuar se pacienti është homoseksual dëmshëm do të ndikonte në menaxhimin e tij mjekësor.4 Në vitin 1980, 84% e mjekëve amerikan të anketuar janë pajtuar se pacientët homoseksualë ngurrojnë që ta kërkojnë ndihmën mjekësore për shkak të mosmiratimit të mjekut.5
Në vitin 1981, Davison dhe Friedman6 kanë zbuluar se kur dy grupeve të psikologëve u është dhënë historia e një mashkulli, dhe njërit prej këtyre grupeve qëllimisht u është thënë se pacienti është homoseksual, shumica e problemeve të pacientit nga grupi i tillë kanë qenë të konstruktuara në kuptimin seksual dhe në aspektin seksual është përqendruar më së shumti. Duket se paragjykimet emocionale, zakonisht të aktivizuara nga mungesa e informacioneve të besueshme, ka pasur ndikim të dëmshëm si në trajtim ashtu edhe në këshillim të pacientit. Andaj, së paku gjer më tani, homo-negativizimi i mjekut duket të ketë ndikuar negativisht në ndihmën e ofruar mjekësore personave homoseksualë. Shilts7 e identifikon homo-negativizimin e mjekut si një nga disa faktorët që i parandalojnë profesionistët shëndetësorë nga përgjigjja ndaj epidemisë së AIDS-it. Neglizhenca e tillë fajësuese e mjekut duke “vënë benzinë në zjarr” në një epidemi nuk guxon të lejohet më të ndodhë.

KUPTIMI I ORIENTIMIT SEKSUAL

Përkufzime

‘Orientimi seksual’ u referohet tërheqjeve të qëndrueshme seksuale të meshkujve dhe femrave të rritura. Siç është përkufizuar, orientimi i një personi nuk mund të përcaktohet përderisa personi nuk bëhet adoleshent. Psikologët e dallojnë orientimin seksual nga tërheqjet ndaj fëmijëve dhe adoleshentëve (të njohura me termat: pedofilia dhe efebofilia).
Orientimi ynë seksual është vetëm një aspekt i identitetit më të gjerë seksual. Përbërësit e tjerë përfshijnë përcaktimin e të qenurit mashkull ose femër në lindje në bazë të gjenitaleve të jashtme; identiteti gjinor (gender identity), ndjenja e personit e të qenurit mashkull dhe/ose femër e përcaktuar intrafizikisht; dhe roli social gjinor (social sex role), maskuliniteti dhe/ose feminiteti i një personi të definuara nga shoqëria dhe tradita kulturore.8 Secili aspekt i identitetit duket relativisht i pavarur nga të tjerët. Andaj, nuk duhet të mendohet se një femër maskuline (mashkullore) ose androgjene patjetër duhet ta tërheqin femrat, ose një mashkull, i cili raporton identifikimin e vetes si femër (dmth. si transgjender) patjetër e tërheqin meshkujt. Orientimi seksual e përfshin gjininë(të) e personave që personit i duket(n) erotike; gjininë(të) e personave te e cila përqendrohen mendimet, fantazitë dhe dëshirat seksuale dhe gjininë(të) e personave me të cilët personi lidhet emocionalisht dhe bie në dashuri. Pacientët dallojnë për nga rëndësia që ata ua japin orientimit të tyre seksual, ku disa e konsiderojnë atë çështje dytësore, derisa të tjerët vendimtare. Orientimi seksual mund të ndihmojë në përkufizimin e komunitetit të pacientit, identifikimin(met) politike madje edhe ato spirituale.

Shpërndarja e homoseksualitetit

A është homoseksualiteti dukuri normale? Vlerësimet statistikore rreth homoseksualitetit dallojnë në përmasa të mëdha, duke qenë të varura pjesërisht nga definicionet e përdorura. Për shembull, duke i shfrytëzuar të dhënat e Kinsey-it, ndërmjet 3% (sjellja dhe tërheqjet aktuale ekskluzivisht homoseksuale) dhe 50% (çfarëdo sjellje, dëshirë ose fantazi ndërmjet të rriturve me gjini të njëjtë) e amerikanëve të përfshirë në mostrën e tij do të mund të konsideroheshin homoseksualë9. Me anë të një teknike të mostrës së rastit dhe të shtresëzuar në kuadër të një studimi kombëtar të 2601 të të rriturve australianë, Ross10 zbuloi se 11% e meshkujve dhe 5% e femrave kanë raportuar së paku një kontakt homoseksual, 6% e meshkujve dhe 3% e femrave e kanë raportuar këtë të kryer në vitin paraprak.
Një studim kombtar i shtresëzuar dhe i rastit i 3432 amerikanëve11 të moshës 18-59 vjeçare ka gjetur vlerësime më të ulta: 3-5% e meshkujve dhe 1-4% e femrave kanë raprotuar pak sjellje ndaj gjinisë së njëjtë (varësisht nga definimi dhe koha), ndërsa 3 % e meshkujve dhe 1% e femrave kanë raportuar një nivel të identitetit homoseksual ose biseksual. Për shkak të stigmës sociale, këto duhet të konisederohen si nënvlerësime konzervative. Sjellja homoseksuale është dokumentuar në të gjitha kulturat e studiuara, edhe pse frekuenca dhe kuptimi i asaj se çka e përbën homoseksualitetin mund të varirojë dukshëm përgjatë kulturave të ndryshme. Profesionistët shëndetësorë që punojnë në vende të kulturave të ndryshme duhet ta kuptojnë se çka “të jesh homoseksual” nënkupton në veçanti në kulturën përkatëse të pacientit.
Këto zbulime, të gjitha së bashku, tregojnë se derisa shumica e njerëzve i përjetojnë tërheqjet e tyre homoseksuale si të qenurit i/e tërhequr ekskluzivisht nga gjinia tjetër, disa të tjerë tërheqjet dhe fantazitë homoseksuale i konsiderojnë si pjesë e rëndomtë e përjetimit seksual njerëzor. Për një përqindje të rëndësishme të popullatës njerëzore, diku ndërmjet 2-10%, që nga tërheqja mbizotëruese deri të ajo ekskluzive homoseksuale duket të jetë pjesë normale diversitetit seksual njerëzor. Meshkujt dhe femrat mund ta përjetojnë orientimin e tyre seksual ndryshe nga njëri tjetri; në veçanti tërheqjet e meshkujve mund të përcaktohen më shumë nga natyra, derisa tërheqjet e femrave mund të jenë më të gjera, me këtë edhe më fleksibile.

Teoritë e etiologjisë

Për herë të parë termi ‘homoseksual’ është shpikur në vitin 1869, nga shkenctari hungarez Karl Benkert (Carl Maria Benkert). Që nga ajo kohë, janë avancuar teori të shumta dhe të ndryshme biologjike, psikologjike dhe sociologjike për prejardhjen e homoseksualitetit. Për rishqyrtim të teorive, ju rekomandojmë shfletimin e ndonjë teskti për seksualitetin e njeriut. Derisa shkaqet precize të dallimeve në orientimin seksual mbeten disi spekulative dhe të pakapshme, çka është krejtsisht qartë deri tash, është se asnjë faktor vetëm nuk mund të ndikojë që dikush të bëhet homoseksual ose heteroseksual.

Asnjë teori e vetme shkencore për atë se çka e bën orientimin seksual të tillë nuk është argumentuar dhe provuar bindshëm. Studimet që e shoqërojnë orientimin seksual me faktorët gjenetik, hormonalë dhe ambiental gjer më tani kanë qenë bindëse dhe vendimtare. Orientimi seksual nuk konsiderohet më si preferencë e vetëdijshme individuale e zgjedhjes, por në vend të kësaj mendohet të jetë formuar nga një rrjetë e komplikuar e faktorëve social, kulturor, biologjik, ekonomik dhe të atyre politik.12

Mitet dhe realitetet për homoseksualitetin

Fatkeqësisht, mite për homoseksualitetin ka me bollëk. Në katrorin 13-1 janë të paraqitura disa prej tyre.

Homoseksualiteti dhe shëndeti mendor

Homoseksualiteti nuk është më shenjë e sëmundjes mendore në raport me heteroseksualitetin si shenjë e shëndetit mendor. Në vitin 1857, Evelyn Hooker13 publikoi studimin e parë të madh për ta krahasuar shëndetin mendor të një mostre joklinike të meshkujve homoseksualë dhe të atyre heteroseksualë. Edhepse studimet klinike të meshkujve homoseksualë të hospitalizuar kanë zbuluar praninë e sëmundjeve shoqëruese mendore, studimi i saj zbuloi shumë pak dallim në psikopatologji. Ajo konkludoi se patologjizimi i orientimit homoseksual nuk kishte kurrëfarë baze ose arsyetimi mjekësor. Bazuar në këto gjetje dhe ato që pasuan më vonë, në vitin 1974 Shoqata Psikiatrike Amerikane (American Psychiatric Association) e largoi homoseksualietin si gjendje patologjike.
Sido që të jetë, stigma sociale ndaj homoseksualitetit është demonstruar të ketë ndikim negativ në shëndetin mendor. Studimet komparative të Ross-it14 të të katër vendeve dhe komparacioni i dy vendeve nga Rosser15, gjetën dëshmi të përshtatjes më të dobët në ato vende që seksualisht ishin më konzervative dhe më homofobe. Rezultatet janë konsekuente me premisën se homoseksualiteti, assesi, nuk ka të bëjë me (keq)përshtatjen psikike; më shumë ka të bëjë me përjetësimin e homofobisë, të paragjykimit dhe të izolimit brenda shoqërisë më të gjerë që ndikojnë negativisht në shëndetin mendor. Kjo më tej mbështetet nga hulumtimet e fundit brenda një vendi duke i krahasuar meshkujt homoseksualë me shkallë të ulët dhe të lartë të homofobisë së internalizuar. Homofobia e internalizuar duket të shoqërohet me përshtatje të dobët mendore dhe të shëndetit seksual.16


Mitet

Homoseksualiteti është si rezultat i prindërisë abnormale.

Homoseksualiteti është pasojë e incestit ose e abuzimit seksual.

Homoseksualët i bëjnë pre të rinjtë për ta mbajtur dhe ruajtur stilin e tyre të jetës.

Një ‘femër/mashkull i mirë’ ose martesa hetereoseksuale e shëron homoseksualitetin.

Gay-ët dhe lezbianet jetojnë jetë të pikëlluar, përplot me vetmi, veturrejtje dhe lidhje të pakuptimta.

Gay-ët dhe lezbianet janë rrezikim i shoqërisë duke i ofruar asaj pak dhe me egoizëm dhe duke e shfrytëzuar atë për qëllimet e tyre të ndyra.

Ekstrakt nga: Rosser, B. R. S. Gay Catholics Down Under. 1992.

Realitetet

Gay-ët vijnë nga një varietet i gjerë i prapavijave familjare, si të mira ashtu edhe kqija.

Shumica e gay-ëve dhe e lezbianeve nuk raportojnë kurrëfarë kontakti seksual me të rriturit gjatë fëmijërisë së tyre.

Shumica e pedofilëve dhe e efebofilëve identifikohen heteroseksualë.

Rrëfimet jetësore të gay-ëve dhe të lezbianeve të martuara heteroseksualisht sugjerojnë se marrëdhinet heteroseksuale nuk janë të knaqshme e as që mund ta ndryshojnë orientimin seksual.

Shumica e njerëzve gay dhe lezbike raportojnë të jenë të lumtur dhe vetpranues, përkundër vështirësive të jetesës në një shoqëri mospranuese.

Lezbianet dhe gay-ët marrin pjesë në të gjitha nivelet e shoqërisë dhe në përgjithësi janë qytetarë të mirë.

Kuptimi i continuum-it të orientimit seksual

McConaghy (lexo: MekKonafi)17 shënon se si brenda subkulturave gay ashtu dhe brenda shoqërisë më gjerësisht, shikimi i njerëzve çoftë si gay ose si heteroseksual ende është mënyra më e rëndomtë sesi njerëzit e shohin orientimin seksual. Kjo në veçanti është problematike për pacientët biseksualë dhe ata të cilët ndodhen në fazat e hershme të hulumtimit të identitetit të tyre seksual. Gabimi i zakonshëm gjatë këshillimit rreth problemeve seksuale është prezantimi i orientimit seksual si dihotomi (njerëzit janë ose homoseksualë ose heteroseksualë) ose si trihotomi (gay, lezbiane, biseksual ose heteroseksual). Kjo i tejthekson dallimet dhe mund të çojë deri te ajo që pacienti të ndihet “kufizuar” nga ofruesi i ndihmës.
Kinsey9 erdhi në përfundim se orientimi del si continuum, duke filluar që nga homoseksualiteti i plotë në njërin skaj deri të heteroseksualiteti i plotë në skajin tjetër. Më tej, ai shënoi se disa aktivitete me pjesëtarë të gjinisë së njëjtë që kanë përfunduar me orgazmë kanë qenë relativisht të rëndomta në moshën e rritur dhe se orientimi i njerëzve (i matur nga të sjellurit dhe tërheqja) ka lëvizur përgjatë këtij continuum-i me kalimin e kohës dhe me ndryshimin e rrethanave. Pasiqë më pak meshkuj janë gjetur të jenë ekskluzivisht homoseksualë në raport me ata eksluzivisht heteroseksualë gjatë tre viteve të fundit dhe më pak femra kanë raportuar sjellje homoseksuale në raport me meshkujt, Kinsey konceptualizoi se orientimi seksual, sikurse edhe shumica e fenomeneve të tjera natyrore, ka qenë me siguri i bezdisur përgjatë continuum-it homoseksual-heteroseksual, duke ia mveshur dallimet gjinore dhe të orientimit seksual presionit dhe stigmës sociale.

Emërtimet e orientimit seksual

Përderisa ‘homoseksualiteti’ si term është shpikur nga një mjek që e ka gjmurmuar devijimin, termi “gay” ka dalur nga lëvizjet e gay-ëve si një përshkrim i subkulturës homoseksuale. Ky i fundit është më pozitiv dhe më i respektueshëm për dikënd që e identifikon veten dhe e pranon homoseksualitetin e tij/saj.

Termi ‘lesbian’ rrjedh nga komuniteti i femrave i formuar nga poetja Sappho (lexo: Safo), shekulli 600 p.e.s., në ishullin grek Lesbos. Meqë termet “gay” dhe “lesbian” janë bërë emërtime të pranuara të identitetit, termi ‘homoseksual’ është në limitim e sipër sa i përket përshkrimit të sjelljes ose atraksionit ndaj njerëzve të gjinisë së njëjtë. Gjatë këshillimit të pacientëve, është parim i mirë t’i merrni shenjat sesi pacientët e definojnë veten dhe ta shfrytëzoni gjuhën e pacientit gjatë diskutimit të çështjeve dhe shqetësimeve rreth orientimit seksual.

Zhvillimi i identitetit dhe i identifikimit seksual

Identiteti dhe përshtatja jonë seksuale nuk zhvillohen në një vacuum, por marrin formë nga kuptimet familjare, sociale dhe kulturore të asaj se çka nënkupton tërheqja (atraksioni) ndaj gjinisë së njëjtë dhe gjinisë së kundërt. Coleman18 (lexo: Koullmën) dhe Cass19 (Kas) i kanë propozuar shembujt e zhvillimit të identitetit homoseksual që do të mund t’i ndihmonin profesionistëve në vlerësimin dhe kuptimin e stadeve të vetzbulimit të homoseksualitetit (‘coming out’-lexo: kaming aut). Që të dy modelet e theksojnë nevojën për qeniet njerëzore që të zhvillohen; me qëllim që ta identifikojnë orientimin seksual dominues; t’i zgjedhin komplikimet intrapsikike, interpersonale dhe ato sociale të identitetit të tyre të orientimit dhe ta integrojnë seksualitetin e tyre në kuptimin më të gjerë të vetes për funksionim të shëndetshëm seksual dhe mental. Dështimi në zgjidhjen e dilemave dhe të pyetjeve rreth orientimit paraqet rrezikun për shpierje deri te infantilizimi i seksualitetit ose kthimi në një stad të mëhershëm të shoqëruar me shqetësim psikik dhe ndikim afatgjatë negativ në shëndetin mental.
Teoria e pjekurisë e kombinuar me studimet psikologjike të cituara më lartë, sugjerojnë se shumë, nëse jo shumica, njerëz i zgjidhin dyshimet (pyetjet) rreth orientimit të tyre seksual duke u identifikuar si homoseksual/gay (lexo:gej)ose heteroseksual/straight (lexo: strejt) (dhe disa si biseksualë), edhe pse atraksionet dhe dëshirat e tyre të brendshme janë më komplekse sesa që këto emërtime përshkruajnë. Si modeli i Coleman-it ashtu edhe i Cass-it e theksojnë rëndësinë që për shëndetin mental të njerëzve e ka pranimi dhe përjetimi pozitiv i orientimit të tyre seksual. Modeli i Cass-it i parashtron 6 stade të zhvillimit të identitetit homoseksual te një individ.

Konfuzioni i identitetit
Krahasimi i identitetit
Toleranca e identitetit
Pranimi i identitetit
Krenaria për identitetin
Sinteza e identitetit

Konfuzioni i idenitetit paraqet fazën kur individët ndihen se janë ndryshe nga të tjerët dhe se ndjenjat ose sjellja e tyre mund të emërtohet si homoseksuale. Stadi i dytë, krahasimi i identitetit, është kur individët e bëjnë përkushtimin e parë ngurrues ndaj identitetit homoseksual dhe realizimit të të qenurit homoseksual deri në njëfarë shkalle.
Me tolerancën e identitetit te individi vjen deri te njohja se ai ose ajo ndoshta është homoseksual dhe paraqitet një shkallë zotimi ndaj këtij identitetit. Në stadin 4, stadin e pranimit të identitetit, individi e pranon emërtimin (etiketën) si homoseksual, së paku në shoqërinë gay dhe fillon të socializohet brenda subkulturës gay. Stadi i krenarisë së identitetit shënohet me hapje (publikim) të gjerë dhe aktivitet të hapur dhe e përshkrujanë gjendjen ku çdo gjë që individi bën, definohet pikë së pari nga homoseksualiteti i tij ose i saj. Në këtë stad, identiteti qendror i personit është si homoseksual.
Stadi i gjashtë i modelit të Cass-it është ndoshta njëri që ka stimuluar më së shumti debate. Tek individi, qëndrimi i homoseksualëve ‘ata kundër neve’ zbehet dhe zëvendësohet me një gjendje kur identiteti homoseksual i personit shikohet si të qenurit një seri e identiteteve, por jo një që i definon të gjitha aspektet e jetës së personit. Individi, me këtë, mund ta sheh se të jesh homoseksual është një çështje e rastësishëme si një besim politik ose profesion dhe jo si diçka që ai ose ajo është gjatë tërë kohës. Është me rëndësi që seksualitetin e pacientëve ta trajtojmë varësisht nga niveli i pranimit në të cilin ndodhen dhe jo të mundohemi t’i shtyejmë shumë shpejtë në këto stade. Duhet t’i lejojmë t’i arrijnë këto stade me kurajim, në ritmin e tyre.
Coleman-i, gjithashtu, i ka përshkruar stadet e formimit të identitetit homoseksual.

Stadet e tij janë siç vijon:

Para ‘coming-out’ (para zbulimi i homoseksualitetit)
‘Coming out’ (Zbulimi i orientimit)
Gjurmimi dhe eksperimentimi
Lidhja e parë
Integrimi

Secili stad i procesit ‘coming out’ paraqet sfida të veçanta shëndetësore si për ofruesin e ndihmës shëndetëore ashtu edhe për pacientin. Duke i shfrytëzuar stadet e ‘coming out’ të Coleman-it, Rosser-i20 ka identifikuar çështjet (shqetësimet) klinike të shoqëruara me secilin stad të procesit. Gjatë stadit të parë, ‘para-coming out’, aspekti predominues klinik është shqetësimi për orientimin. Pacienti mund të jetë i demoralizuar rëndë madje edhe suicidal. Gjatë ‘coming out’, shfaqen dhe dominojnë konflikte interpsikike dhe interpersonale. Gjatë stadit të tretë të Coleman-it, eksplorimit, është me rëndësi që ofruesi i ndihmës ta miratojë eksplorimin e seksualitetit të personit, si sfidë që duhet adresuar janë çështjet e sigurisë përfshirë këtu edhe këshillimin për seks më të sigurtë. Pas këtij stadi, lidhjet e para paraqiten si preokupim qendror i pacientit. Këtu janë të spikatura aspektet klinike të varshmërisë, të izolimit dhe mosrespektimit të udhërrëfimeve për seks më të sigurtë. Me të arritur integrimin, shqetësimet kryesore klinike vështirë se më mund t’iu referohen orientimit seksual të personit, përveç në situatat e stresit dhe/ose të traumës. Në situatat e tilla, shqetësim kryesor klinik bëhet regresioni në stadet e mëhershme të konflikteve.

A mund të ndryshohet orientimi seksual?

Freud-i (lexo: Frojd) vërejti se orientimi homoseksual duket të jetë: i qëndrueshëm te shumica e të rriturve, rezistues ndaj modifikimit gjatë analizës dhe beninj. Teoritë e riorientimit tentojnë ta ndryshojnë orientimin seksual, në mënyrë tipike nga ai homoseksual në atë heteroseksual. Etiku Murphy21 (lexo: Marfi) vërejti se përkundër intervenimeve të panumërta të shekullit XX-të për ta provuar ndryshimin e orientimit homoerotik (përfshirë këtu: kastracionin (tredhjen) kimik, neurokirurgjinë, trajtimin me shok-elektrokonvulziv, burgosjen, terapinë averzive (me nevertije), shndërrimin dhe lirimin religjioz heteroseksual), nuk është gjetur të paktën një rast i vetëm ku është demonstruar bindshëm riorientimi. Derisa shumë nga këto teknika kanë qenë në gjendje ta demonstrojnë modifikimin e sjelljes, asnjëra nuk ka qenë në gjendje ta ndryshojë orientimin afektiv më të thellë. Në fakt, është një amanet i seksualitetit të njeriut për qëndrueshmërinë e tij që përkundër teknikave të shumta të provuara asnjëra nuk dëshmohet e efektshme.
Viteve të fundit, ka rënë dukshëm praktika e tentimit për t’iu ndihmuar pacientëve disforik homoseksualë në imponimin e orientimit heteroseksual. Faktorët që kanë ndikuar në këtë rënie përfshijnë përqindjen e vogël të suksesit në riorientim, faktin se homoerotizmi nuk konisderohet më patologjik, efektet afatgjate negative të raportuara nga ata të cilët iu kanë nënshtruar terapisë së riorientimit dhe problemet serioze klinike që janë shfaqur gjatë këtyre tentimeve. Shoqata Psikiatrike Amerikane, Shoqata Psikologjike Amerikane dhe madje edhe Shoqata konzervative Amerikane e Mjekëve, që të gjitha i kanë dënuar dhe i kanë vlerësuar praktikat e tilla si joetike, të paefektshme dhe të dëmshme.
Disa pacientë mund ta kërkojnë mendimin tuaj për grupet religjioze të ‘ish-homoseksualëve’. Disa grupe konzervative religjioze edhe më tej ofrojnë ‘shërbesa fetare të çlirimit’ për t’i liruar njerëzit nga homoseksualiteti. Dëshmitë nga këto grupe sugjerojnë se kur personi është lartë i motivuar, shumë religjioz, shumë diligjent, ka pak dëshirë heteroseksuale të parapranishme dhe mbetet brenda kulturës religjiosociale, pak modifikim, së paku afatshkurtër, mund të jetë i mundshëm. Janë ndërmarrë dy studime që kanë demonstruar modifikim afatgjatë në 3-5 % të të nënshtruarve në terapi. Meqë kjo shkallë e ndryshimit është e përafërt me variacionin e natyrshëm të orientimit të gjetur me anë të sutdimeve longitudinale, kritikët pohojnë se intervenimet janë të paefektshme dhe nganjëherë të rrezikshme. Si përmbledhje, duket e mundshme që të bëhet dikush të funksionojë heteroseksualisht, mirëpo indikatorët më të thellë të orientimit siç janë atraksionet dhe aftësia për të ra në dashuri duket të jenë më shumë për nga natyra.
Nga këndvështrimi i mjekut të praksës së përgjithshme, është me rëndësi që të jeni të vetdijshëm se kërkesa e pacientit për ndryshimin e orientimit seksual mund t’i pasqyrojë problemet e menaxhimit të stigmës dhe të jenë simptomatik për shkak të vështirësive që mund t’iu përgjigjet gjatë këshillimit, sesa të gjykohet kërkesa e pacientit nga pamja e jashtme. Poashtu, është me rëndësi që të diferencohet një orientim homoseksual nga transvestizmi ose transeksualizmi thelbësor ose margjinal. Disa homoseksualë mund të kërkojnë ricaktim të gjinisë në mënyrë që t’i ‘legjitimojnë’ dëshirat e tyre seksuale ndaj personave të gjinisë së njëjtë duke u bërë pjesëtarë të ‘gjinisë së kundërt’.

ÇËSHTJET E KËSHILLIMIT QË KANË TË BJNË ME ORIENTIMIN SEKSUAL

Janë disa pika të dobishme që duhet të kihen parasysh gjatë diskutimit të orientimit me pacientët. Çdo herë kur dikush zbulon diçka personale seksualisht, është me rëndësi të kuptohet se ky vendim ndoshta nuk është marrë aq lehtë. Kjo mund të vazhdojë me vetzbulimin e orientimit dhe të identitetit seksual.

Është me rëndësi të mbahet mend se gjatë intervistës mjek-pacient, në të njëjtën mënyrë sikurse që profesionisti e vlerëson pacientin ashtu edhe pacienti ndodh ta vlerësojë mjekun. Një reagim kuptues dhe pranues është si i rëndësishëm ashtu edhe i duhur (shih katrorin 13-2). Për shkak se homoseksualiteti është dukuri relativisht e shpeshtë, është veçanërisht e rëndësishme të mos supozohet se të gjithë pacientët janë të orientuar heteroseksualisht përveç nëse jeni këshilluar për të kundërtën. Përdorimi i termeve neutrale gjinore (derisa të bëhet qartësimi), dhe dallimi i qartë ndërmjet sjelljes dhe identitetit, do ta parandalojë profesionistin nga gabimet e panevojshme. Katrori 13-3 i përmban test-pyetjet (screening questions) që kanë të bëjnë me çësthjet e orientimit seksual.

Homoseksualiteti si problem shëndetësor

Kur një pacient e zbulon orientimin e tij/saj homoseksual, mund të ekzistojë tendenca për ta kuptuar këtë si diçka që i takon vetëm çështjes seksuale, që është definim jashtëzakonisht i ngushtë. Derisa këto informacione mund të nënkuptojnë ekzaminimin e regjioneve shtesë për sëmundjet seksualisht të transmetueshme nëse pacienti kyçet në marrëdhënie seksuale receptive anale (regjionet anorektale si dhe regjionet e rëndomta uretrale dhe orofaringeale), gjithashtu, mund të kenë implikime edhe më të gjera. Është me rëndësi të vlerësohet sesi pacienti ndihet rreth orientimit të vet seksual dhe nëse ai/ajo e ka vetzbuluar (publikuar) ose e mban të fshehtë orientimin e vet seksual. Mostregimi i orientimit ka ndikime negative në shëndet. Në kuadër të sëmundjeve psikosomatike mund të përfshihen:

kokëdhembjet pa sqarim, hipertensioni, çrregullimet gastrointestinale duke filluar nga ulçerat deri te sindromi i irritimit të zorrëve dhe astma me komponentë funksionale. Shqetësimi për orientimin seksual (shpesh i referuar si ‘homoseksualiteti egodistonik’ dhe ‘homofobia e internalizuar’) është problem i madh i shëndetit mental dhe pacientët e identifikuar duhet t’u referohen për ndihmë profesionistëve të duhur shëndetësorë. Stresi psikik, poashtu, mund të manifestohet te një varietet i çrregullimeve më pak somatike, si psh. te: çrregullimet e gjumit ose te ankthi i gjeneralizuar. Në shumicën e rasteve stresi është i menaxhueshëm me anë të një interaksioni pranues klinik ose referimi në programet trajnuese për menaxhimin e stresit dhe për teknikat e relaksimit. Gjithashtu, ofruesi i ndihmës duhet ta ketë parasysh referimin te ndonjë profesionist të shëndetit mental për t’i adresuar problemet e pranimit seksual.

Pjesa dërmuese e meshkujve haptazi gay, të femrave lezbike dhe të personave biseksualë të vetzbuluar haptazi, do ta përjetojnë pak ose fare nuk do të kenë probleme me orientimin e tyre seksual. Pacientët e tillë mund të dallohen në aspektin psikologjik vetëm kur paraqitet si problem menaxhimi i stigmës. Për këtë arsye, pjesa më e madhe e këshillimit në lidhje me orientimin seksual, krahas problemeve të përgjithshme me të cilat ballafaqohen të gjithë njerëzit, ka të bëjë me menaxhimin e stigmës.

LIDHJET HOMOSEKSUALE

Qëndrimi i popullarizuar ndaj homoseksualëve si të vetëm dhe promiskuoz (personat që i ndërrojnë shpesh partnerët) nuk është i saktë për pjesën më të madhe të njerëzve gay. Anketa e meshkujve gay në SHBA ka zbuluar se numri mesatar i partnerëve të përjetshëm seksual i individëve seksualisht aktivë ka qenë më i vogël se 5022. Është me rëndësi të mbahet kjo në mend gjatë leximit të mostrave atipike (psh. shumë raste të AIDS-it) në të cilat numri i partnerëve seksual mund të shkojë deri në disa qindra ose mijëra partnerë.

Shumica e meshkujve gay dhe e femrave lezbike e kanë së paku një lidhje të rëndësishme afatgjate. Sikurse edhe te çiftet heteroseksuale, deklarimi i pacientit për lidhje të përkushtuar nuk e nënkupton domosdoshmërisht monogaminë. Lidhjet e gjinisë së njëjtë janë klasifikuar në pesë kategori të përgjithshme nga Bell dhe Weinber23. Ata e kanë ndarë mostrën e tyre në:

Çiftet e mbyllura
Çiftet e hapura
Funksionalët
Disfunksionalët
Aseksualët
‘Çiftet e mbyllura’ kanë qenë të lidhura fort dhe kanë qenë monogamë, në kuptimin se të dy individët në lidhje janë prirur që ta gjejnë te njëri tjetri kënaqësinë seksuale dhe interpersonale. Ky grup e ka pasur shkallën më të ulët të problemeve seksuale ose psikike.
‘Çiftet e hapura’ kanë jetuar me një partner të veçantë seksual, mirëpo kanë qenë të prirur që të kërkojnë kënaqësinë seksuale dhe interpersonale me njerëzit jashtë lidhjes së tyre, edhepse kjo dukej t’i brengoste ata. Në aspektin psikik dhe seksual, ata nuk kanë pasur më shumë ose më pak probleme se grupet e tjera.
‘Funksionalët’ kanë qenë të barabartë me të vetmit (beqarët) luhatës dhe janë dukur ta organizojnë jetën rreth përvojave të tyre seksuale. Ata kanë pasur tendencë që të kenë rrethe të gjera sociale dhe pak probleme seksuale dhe psikike.
Për dallim, ‘disfunksionalët’ kanë qenë njerëz me probleme, jeta e të cilëve u ka ofruar pak kënaqësi dhe kanë shfaqur problemet më të mëdha psikike dhe seksuale krahasuar me cilindo grup tjetër. Ky grup më së shumti përputhet me stereotipin e vjetër të homoseksualit të sikletosur.
Edhe pse skema e llojeve të lidhjeve seksuale është e shkurtër, në mënyrë është si një indikator i llojllojshmërisë së madhe të stileve interpersonale që janë të pranishme brenda një stili jetësor homoseksual.

PRAKTIKAT SEKSUALE DHE SËMUNDJET SEKSUALISHT TË TRANSMETUESHME

Profesionisti nuk mund ta supozojë sjelljen dhe rrezikun nga SST-të (sëmundjet seksualisht të transmetueshme) duke u bazuar vetëm në identitetin e pacientit. Pothuajse, të gjitha aktivitetet seksuale praktikohen si nga personat heteroseksualë ashtu edhe nga ata homoseksualë, me përjashtim të marrëdhënies seksuale penovaginale te meshkujt dhe femrat ekskluzivisht homoseksuale. Mendohet se marrëdhënia receptive anale praktikohet rregullisht nga 12% e të gjitha femrave,24 derisa rreth 33% e meshkujve homoseksualë aktivë raportojnë mospjesëmarrjen e asnjëhershme në seks anal.15 Përderisa shumica e qenieve njerëzore kanë aktivitete të parapëlqyera seksuale, disa meshkuj dhe femra preferojnë një rol të caktuar në marrëdhinet homoseksuale (psh. të qenurit partner dhënës ose marrës/insertiv ose receptiv), ku disa kënaqen në të dy rolet, disa të tjerë luajnë role të ndryshme në rrethana të ndryshme.
Përkundër mendimit gjithëpërfshirës, marrëdhënia seksuale anale ndodh vetëm në rreth 33% të marrëdhënieve homoseksuale. Fellacio (seksi oral në mes të meshkujve) dhe masturbimi i ndërsjelltë janë dukuri më të shpeshta në mesin e tyre.14 Te marrëdhëniet seksuale femër-femër, më së shpeshti do të përfshihen stimulimi oral ose ai manual. Nga këndvështrimi mjekësor, marrëdhënia seksuale anale që kryhet pa lubrifikim (lëngështim) të mjaftueshëm ose cilado formë e ashpërsisë mund të shpiejnë deri te lëndimet e epitelit të zorrës së trashë që në disa vende mund të jetë më e hollë krahasuar me epitelin e trashë të vaginës. Lëndimi i tillë mund të shërbejë si derë hyrëse për depërtimin e mikroorganizamve patogjenë, duke shkaktuar në këtë mënyrë rrezik më të madh në krahasim me marrëdhënien penovaginale. Nga këndvështrimi seksual, anodispareunia (marrëdhënia receptive seksuale me dhimbje) ka filluar të studiohet vetëm kohëve të fundit. Rosser-i me kolegët e tij25 kanë zbuluar se 12% e meshkujve në studim që kanë pasur seks me meshkuj kanë raportuar marrëdhënie seksuale anale të përcjellura me dhimbje aq të forta sa që është dashur ta ndërprejnë marrëdhënien e tyre seksuale. Pjesëmarrësit në studim kanë raportuar se lubrifikimi (lëngështimi) i majftueshëm, parapërgatitja psikike (ndjenja e relaksimit dhe e kontrollës) dhe paraloja digjitale-rektale kanë qenë tre faktorët më të rëndësishëm që kanë ndikuar në paraqitjen ose mosparaqitjen e dhembjes së madhe.

SST-të TE MESHKUJT HOMOSEKSUALË

SST-të (sëmundjet seksualisht të transmetueshme) më të përhapura te meshkujt homoseksualë janë: HIV-i, sifilisi, gonorea, uretriti jogonokokal, hepatiti (A, B dhe C), herpesi dhe i ashtuquajturi ‘syndromi gay i zorrëve’ i përcjellur me infeksione, lythe dhe procistit anal.26 Derisa hepatiti dhe infeksionet e zorrëve janë si pasojë e analingusit (rimming-lëpirja e anusit), praktikë dukshëm më e zbatueshme në SHBA sesa në Australazi, është me rëndësi të shënohet se spektri i sëmundjeve seksualisht të transmetueshme është dukshëm më i gjerë te gejët seksualisht aktivë sesa që është menduar më parë.
Gjersa pse pjesa dërmuese e meshkujve homoseksualë nuk do të jetë në ndonjë rrezik më të madh ndaj infeksioneve që kanë të bëjnë me seksin, sesa meshkujt heteroseksualë, nëngrupet (ata me shumë partnerë dhe një rang më i gjerë i sjelljes seksuale) ndodhen në rrezik më të lartë.27 a, b Me rëndësi është që të edukohen pacientët për parandalimin e duhur (psh. vaksinimi kundër hepatitit A dhe B) dhe testi për mikrogranizmat e tjerë patogjenë te meshkujt aktivë homoseksualë kur paraqiten simptomat.

Qëndrimet ndaj seksualitetit dhe faktorët e rrezikut te meshkujt homoseksualë

Gabimi i rëndomtë që bëhet gjatë trajtimit të pacientëve (të çfarëdo orientimi) është shikimi i pacientit vetëm në aspektin e sëmundjeve specifike dhe rreziqeve ndaj sëmundjeve. Është me rëndësi të balancohet kjo tendencë me pranimin dhe promovimin e shëndetit të tërësishëm seksual të pacientit. Për shembull, faktorët psikologjik dhe socialë ndikojnë në marrjen e rrezikut ndaj sëmundjeve seksualisht të transmetueshme.
Ross-i zbuloi se dimensionet e caktuara të qëndrimeve seksuale më së miri e kanë parashikuar marrjen e rrezikut.14 Këto dimensione i kanë përfshi qëndrimet ndaj lidhjes, shkallën e kontrollit të eksitimit seksual dhe të libido-së, shkallën e të qenurit të stimuluar vizualisht nga pjesëtarët e gjinisë së njëjtë, rehatia sociale, pranimi i homoseksualitetit të një personi dhe shkalla e lejimit ose e turpit të tepruar. Meshkujt homoseksualë mund të dallojnë përgjatë të gjitha këtyre dimensioneve. Do të ishte gabim të supozohet se fakti i thjeshtë i një preferimi homoseksual mund të parashikojë çdo gjë që ka të bëjë me ekzistencën e individit si homoseksual. Përsëri, duhet të theksohet se rangu i qëndrimeve te meshkujt dhe femrat homoseksuale është po aq i gjerë sa edhe ai i qëndrimeve të meshkujve dhe femrave heteroseksuale.

Kujdesi shëndetësor seksual te lezbianet

Femrat lezbike janë në rrezik më të vogël sesa femrat heteroseksuale në marrjen e sëmundjeve seksualisht të transmetueshme28 a, b poashtu, një numër i madh i tyre gëzojnë shëndet më të mirë mental sesa femrat heteroseksuale.29 Ato mund të paraqiten me një rang të njëjtë të problemeve mjekësore sikurse edhe femrat e tjera, edhe pse ato ngjan të mos jenë drejtpërdrejt të lidhura me preferencën e tyre seksuale. Shumica e vërejtjeve për kujdesin shëndetësor të orientimit seksual janë të zbatueshme pothuajse barabart si te pacintët gay ashtu edhe te ato lezbike. Femrat lezbike dhe çiftet femrore më shpesh sesa meshkujt gay dhe çiftet meshkuj ballafaqohen me problemet shtesë për fitimin e fëmijëve dhe mund të dëshirojnë që t’i shqyrtojnë mundësitë me mjekun e tyre. Gjithashtu, mund të paraqiten vështirësi edhe më të mëdha me menaxhimin e stigmës, pasiqë lezbianet ballafaqohen me mundësinë e stigmatizimit të dyfishtë (nga seksizmi dhe homofobia).

QASJET NË KËSHILLIM

Kur një individ dëshiron të diskutojë për orientimin e vet seksual me ofruesin e ndihmës shëndetësore, zakonisht e bën këtë për një ose dy arsye. Së pari, personi ndodh të dëshirojë t’i japë mjekut informacione që do të mund të jenë të nevojshme për kujdesin shëndetësor (për arsye të llojllojshme, që nga bartja e sëmundjeve seksualisht të transmetueshme deri te informimi se dikush qe ka jetuar me pacientin për 20 vite është pjesëtarë i farefisit të tij) dhe së dyti, personi ndodh t’i paraqesë çështjet ose shqetësimet specifike që kanë të bëjnë me orientimin e tij/saj. Në shumicën e rasteve, hapja (shfaqja e orientimit, zbulimi) e parë do të jetë për ta testuar reagimin e mjekut dhe pasiguria dhe negativizmi zakonisht e përjashtojnë mundësinë e elaborimit të sërishëm të çështjes.
Pyetjet gjentile nëse të qenurit homoseksual ka shkaktuar ndonjë problem ose sifdë të veçantë mund të nxjerrë në dritë detaje të mëtejshme atëherë kur pacienti nuk është i afërt. Për pacientët në stadet e hershme të ‘coming out’ (shfaqjes së orientimit), duhet të mbahet në mendje se vendimi për zbulimin e orientimit homoseksual zakonisht është sjellë në kokë shumë herë më parë, dhe kështu nevojiten disa vizita për t’iu dhënë mundësia pacientit për diskutimin spontan të problemit. Në anën tjetër, disa pacientë do ta mohojnë orientimin e tyre seksual nëse pyeten për të.
Në shumicën e rasteve, orientimi seksual bëhet temë shqetësimi, duke u shikuar si simptomatologji e problemeve të tjera. Për shembull, Serber (lexo: Serbër) dhe Keith (lexo: Kejth)30 zbuloi se arsyea pse pacientët e tyre kanë qenë të paknaqur si homoseksualë dhe kanë dashur të bëhen heteroseksualë është sepse kanë qenë të vetmuar dhe të izoluar. Me të ndjekur një kurs trajnimi për shkathtësitë sociale dhe për vetsiguri, pacientët kanë qenë në gjendje të ndërveprojnë në aspektin social me njerëzit e tjerë gay dhe janë deklaruar se kanë qenë të kënaqur me orientimin e tyre seksual dhe nuk kanë pasur dëshirë të bëhen më heteroseksualë (edhe po të ishte kjo e mundshme). Bell31 e komenton këtë duke thënë se ‘Unë jam homoseksual’ nuk është vet-sqaruese dhe deklarimi i tillë nënkupton gjëra të ndryshme te njerëzit e ndryshëm dhe për njerëz të ndryshëm. Vetëm pas diskutimit nga pacienti i pozitës së tij/saj me respekt ndaj dimensioneve të ndryshme të përvojës homoseksuale mund të paraqitet një pasqyrë më e kompletuar.
Është e dobishme të sqarohet nëse problemet e pacientit janë interpersonale (duke mos qenë në gjendje të identifikohet dhe të funksionojë si duhet si një gay, lezbiane ose individ biseksual), ose për shkak të problemeve interpersonale që dalin për shkak të të qenurit homoseksual. Kjo kategori e fundit i përfshin reaksionet negative nga familja, punëdhënësit ose moshatarët; vështirësitë bashkëshortore ose në lidhje; dhe në disa jurisdiksione ku sjellja homoseksuale ende ndalohet, frika nga dënimet ligjore.

‘COMING OUT’: VETZBULIMI I ORIENTIMIT HOMOSEKSUAL

‘Coming out’, si pranim publik i orientimit homoseksual të një personi njihet si ndoshta njëri prej çasteve më të rëndësishme dhe potencialisht më stresuesit në jetën e një lezbiane ose gay-i. Gjatë kësaj periudhe, mund të kërkohet këshillimi, posaçërisht kur gjatë këtij stadi nuk është në dispozicion përkrahja e komunitetit gay ose personi ndihet tepër i frikësuar për t’u kyçur në të. Shpesh, individi ndodh të mos ndihet se ai/ajo është ‘I vetmi në botë’, mirëpo ndodh, gjithashtu, të mos ketë kurrëfarë informacione për homoseksualitetin anash miteve dhe stereotipeve. Prandaj, edukimi i pacientëve se homoseksualiteti është normal dhe rekomandimi i teksteve për lexim mund të jenë si ndihmëse ashtu edhe heqëse të merakut.
Thënia pacientit se këto ndjenja kanë gjasë të kalojnë është jo e drejtë dhe keqdrejtuese, duke e pasur parasysh se personi është bërë mjaftë i sigurtë përgjatë një periudhe disa vjeçare se ai/ajo është homoseksual para se këtë t’ua zbulojnë të jerëve. Jo rralë, individët në stadet e hershme të identifikimit kanë probleme me identifikimin e seksualitetit meqë nuk përputhen me stereotipin publik (psh. të qenurit i feminizuar), ose sepse ata gjithashtu kanë një shkallë të interesimit heteroseksual. Anasjelltas, individët mund të bëhen të ankthshëm nëse nuk përputhen me stereotipin konvencional maskulin ose feminine, në raste të sjelljes së tillë duhet të pasojë këshillimi. Nganjëherë individi ndodh t’ju pyes nëse mendoni se ai/ajo duhet ta zbulojë orientimin homoseksual (‘come out’), ose në mënyrë më specifike t’ia zbulojë orientimin homoseksual një personi të veçantë (psh. bashkëshortit/es, prindit ose mikut/es). Pasiqë kjo është një fushë ku ofruesë të ndryshëm të ndihmës mund të japin rekomandime plotësisht të kundërthënshme mes vete duke u bazuar në paragjykimet e tyre personale, rekomandojmë që ofruesit e ndihmës t’u shmangen dhënies së këshillës në këtë drejtim. Qasje më e mirë do të ishte që ofruesit e ndihmës të mbeten neutralë sikurse në interaksionin e paraqitur në katrorin 13-5.
Janë disa pika të tjera gjatë ofrimit të ndihmës pacientit me shqetësime rreth orientimit seksual. Së pari, është i qenësishëm largimi i gjykimit të vlerësimit të orientimit seksual (pozitiv ose negativ). Në vend të kësaj rekomandohet të bëhet pohimi i sinqeritetit dhe të ofrohet një mjedis i sigurtë për diskutimin e shqetësimeve të tij/saj. Së dyti, informacionet që kanë të bëjnë me homoseksualitetin dhe spektri i variacionit seksual duhet t’i prezantohen individit për të qenë në gjendje që t’i bëjnë gjurmimet e tij/saja se kush janë.
Së treti, siguroni leje për pacientin që ta gjurmojë orientimin seksual në mënyra të sigurta dhe të shëndetshme (me anë të leximit, bisedave me miqë që kanë njohuri, marrjes pjesë në ngjarjet dhe takimet që kanë të bëjnë me çështjet e gay-ëve). Shumica e mjekëve të praksës së përgjithshme mund të sigurojnë leje, pak informacione dhe sugjerime specifike. Terapia intensive duhet të ndërmerret vetëm nga specialistë të kualifikuar në mënyrë adekuate.

PROBLEMET E ZAKONSHME

Në kuadër të vështirësive të zakonshme gjatë procesit ‘coming out’ (vetzbulimi i homoseksualitetit) përfshihen reaksionet negative të familjes dhe të moshatarëve (këto nganjëherë mund të zgjidhen me anë të këshillimit të familjes dhe problemi edhe më kompleks i homoseksualitetit në kuadër të martesës. Meqë kjo është një temë e komplikuar1 dhe nuk mund të trajtohet në formë të përgjithësuar, këshillimi duhet ta ketë për qëllim definimin e shkallës së homoseksualitetit dhe pikën në të cilën është i mundshëm kompromisi.
Shpesh vështirë është të jepen udhëzime për këshillim rreth problemeve te çiftet homoseksuale, ngjashëm sikurse edhe rreth rangut të gjerë të problemeve te çiftet martesore heteroseksuale. E qenësishme është përcaktimi nëse homoseksualiteti i pacientit është i lidhur me problemin që kërkon zgjidhje dhe këshillim rreth tij ose nëse homoseksualiteti i pacientit nuk ka të bëjë thelbësisht me atë problem. Seksualiteti i pacientit nuk duhet të bëhet çështje qendrore kur ai nuk është shkaku i problemit. Si përfundim, këshillimi i suksesshëm për çështjet dhe shqetësimet rreth orientimit seksual përfshin mospraninë e paragjykimit, vlerësimit të epërsisë së kësaj çështjeje nga ana e pacientit dhe njohuritë e mjaftueshme nga kjo fushë për t’i siguruar informacione dhe perspektiva të sakta pacientit, të cilit këto mund t’i mungojnë. Krahas shkathtësive këshilluese që nevojiten nga ana e ofruesit të ndihmës që janë të njëjta sikurse ato që nevojiten për pacientët e tjerë-origjinaliteti, ngrohtësia jo-posesive dhe empatia besnike33 – është me rëndësi që qëndrimi ndaj individëve i të qenurit qoftë si homoseksual ose si heteroseksual të mos ushtrohet dhe të mos përmbytet individualiteti i pacientit në këtë aspekt të stilit të jetës së tij/saj.
Qëllimi përfundimtar i këshillimit duhet të jetë promovimi i shëndetit; pacientët të kenë një pranim të drejtë dhe real të orientimit të tyre seksual, dhe të mos të definohet e tërë ekzistenca e tyre në kuptim të orientimit të tyre seksual.

ÇËSHTJET DHE SHQETËSIMET TE PERSONAT TRANSGJENDERË, TRANSSEKSUALË DHE GJENDER DISFORIK

Politikisht, çështjet transgjender shpesh iu referohen lezbianeve, gay-ëve ose biseksualëve; megjithatë, në pikëpamje mjekësore shqetësimet e identiteti të gjinisë dallojnë qartazi nga orientimet seksuale.
‘Transgjender’, si term i përgjithësuar, e përshkruan çfarëdo sjellje, dëshirë dhe identitet të kryqëzuar gjinor. Këtu përfshihen të gjitha gjërat duke filluar nga veshja e herpashershme me veshmbathje të gjinisë së kundërt në vende private deri te besimet e përjetshme se gjinia natale është në kundërshtim me idnetititetin e gjinisë së tij/saj. Standardet ndërkombtare të kujdesit për trajtimin e transgjenderizmit janë përparuar. Këtu përfshihet këshillimi i rregulltë para fillimit të terapisë me hormone dhe stadet pasuese të zgjidhjes së konflikteve të identitetit gjinor.
Trajtimi i problemeve të transgjenderëve nuk është i përshkruar në këtë libër dhe kërkon trajnim special në mënyrë që të ndërmerret me zotësi. Megjithatë, është me rëndësi për mjekun që ta njohë dhe t’i dallojë problemet që kanë të bjënë me orientimin seksual nga konfliktet e paraqitura rreth identitetit gjinor. Shumica e pacientëve që paraqiten me shqetësime rreth identitetit gjinor e identifikojnë orientimin e tyre seksual si heteroseksual edhe pse rastet e tilla ndodhin edhe te pacientët gay dhe lezbike. Po aq sa shumë meshkuj gay nuk kanë dëshirë të veshen me rroba të femrave (cross-dressing), shumica e individëve transgjenderë nuk e shohin veten si pjesëtarë të lidhjes homoseksuale. Problemet e zakonshme si për orientimin seksual ashtu edhe për konfliktet e identitetit gjinor e përfshijnë nevojën për pranim, nevojën për qasje në kujdesin shëndetësor mirë të informuar, nevoja për të qenë i/e hapur dhe i/e sinqertë ndaj vetvetes (dhe zakonisht me të tjerët) për dëshirat dhe identitetin e një personi, promovimi pozitiv i shëndetit mental dhe atij seksual, zgjidhja e konflikteve sociale dhe familjare dhe ndihma në ballafaqimin me shoqërinë që mund të jetë jashtëzakonisht jopranuese.

PËRFUNDIM

Për ta përmbledhur, derisa është e rëndësishme të kihet një mirëkuptim mjekësor dhe psikologjik ndaj rangut të problemeve të rëndomta te shqetësimet rreth orientimit seksual, gjithashtu është vendimtare të mos t’i shikohen problemet shëndetësore vetëm si seksuale ose vetëm stereotipikisht homoseksuale. Në të kuptuarin dhe menaxhimin e shqetësimeve për orientimin seksual, çështja kryesore është të respektohet fakti se individët homoseksualë e mbulojnë spektrin e njëjtë të gjerë të humanitetit sikurse edhe heteroseksualët dhe se ndarja e njerëzve në grupe ‘homoseksuale’ dhe ‘heteroseksuale’ është i paarsyeshëm dhe despotik. Gabimi themelor në menaxhim është kur pacientët shikohen vetëm në aspektin e homoseksualitetit të tyre dhe kur injorohet fakti se orientimi i tyre seksual mund të jetë një aspekt i vogël i identitetit dhe i personalietit të tyre. Larmia e njerëzve që mund të jenë homoseksualë e përjashton gjeneralizimin e tyre për nga vetëm orientimi i tyre seksual.

Flori Bruqi

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...