Agjencioni floripress.blogspot.com

2016/02/20

Kosovë: Aktorët dikur ikona sot të varfër

Flori Bruqi :Cka shkrova: 28 maj 2010 ?

Aktorët e filmit dhe të teatrit dikur janë cilësuar si personalitetet më të rëndësishme dhe jo vetëm në sferën e kulturës


Por tani ata janë në vështirësi, me prodhimtari të kufizuar dhe paga të ulta.



Njëra prej aktoreve më të njohura në Kosovë, Safete Rugova, thotë për BBC-në se statusi që kanë aktorët sot është “i turpshëm”.

“Pozita dhe shpërblimi i aktorëve sot është i mjerueshëm,” thotë zonja Rugova.
“Është e turpshme sepse arti, megjithatë është gjëja më e bukur dhe aktrimi profesioni më i bukur, prandaj edhe kemi ndejtur në teatër për gjithë këto vite,” shton ajo.



Zonja Rugova thotë se ka shpresuar që me kalimin e viteve diçka do të ndryshojë, por, siç thotë ajo, duket se gjërat po shkojnë gjithnjë e më keq.


Kosova aktualisht ka tre teatro profesionistë dhe po kaq eksperimentalë, një shtëpi filmike, dhe një qendër të kinematografisë, por prodhimi i tyre është në shkallën më të ulët të mundshme.


Ndërsa teatrot mund të thonë që brenda vitit i vendosin në skenë një apo dy premiera, shtëpitë filmike ka vite që mezi e mbajnë veten pa prodhuar asnjë film.


Në fakt kjo ka përcaktuar që aktorët në Kosovë të mos jenë as të angazhuar dhe statusi i tyre të bjerë nën nivelin që do të duhej të ishte.


Aktori i Teatrit profesionist të Gjakovës, Jahja Shehu, thotë se kriza e përgjithshme e shoqërisë nuk ka lënë pa prekur as aktorët.


“Aktori në sytë e publikut ishte si një ikonë, mirëpo aktori sot po e përjeton në mënyrën më të keqe dhe më të paimagjinueshme veprimtarinë e tij si një ndër krijuesit më të rëndësishëm të popullit dhe të kombit,” thotë zoti Shehu.


Pozita e aktorëve të teatrit dhe të filmit nuk është përkeqësuar vetëm në aspektin e punës krojuese, por edhe të pozitës së tyre shumë të rëndë materiale.


Zonja Rugova thotë se pagat e aktorëve janë shumë të vogla.


“Tashmë jam afër pensionit dhe e di se pensioni do të jetë akoma më keq,” thotë ajo.

Aktori nga Gjakova Jahja Shehu thotë se ka ndodhur shpesh që përfaqësuesit e pushtetit të marrin pjesë në prerjen e shiritave për projekte të ndryshme, por jo edhe të projekteve të teatrove të Kosovës.
Kjo, sipas tij, e shpjegon peshën shumë të vogël të teatrit dhe të njerëzve të tij.

“Ne jemi vetë dëshmitarë se asnjë shirit i ndonjë shfaqjeje nuk është prerë, ndërkohë që u prenë bukur shumë shirita të rrugëve,” thotë ai.

“Përderisa nuk ndërron mendësia jonë për teatër, për dramaturgji, kam frikë se teatri do të vazhdojë të jetojë në amulli dhe do të jetojë në krizë,” thotë zoti Shehu.

Teatri Kombëtar i Prishtinës po vazhdon të mbahet disi. Teatrot e tjerë, siç është ai i Gjakovës, i Gjilanit, apo edhe i Prizrenit, pothuajse nuk funksionojnë fare...

http://floart-press.blogspot.com/2010/05/kosove-aktoret-dikur-ikona-sot-te.html

PARIMI I ENIGMËS DHE MITEMA E RINGJALLJES




Shkruan: Mr. Kadrush RADOGOSHI
      
Një mundësi interpretimi
 
 
PARIMI I ENIGMËS  DHE  MITEMA E RINGJALLJES
  (1)


Ekziston enigma kryesore për zgjidhjen e së cilës shtrohen hipotezat se kush mund ta ketë sjellë Doruntinën dhe gjatë rrugës dalin enigma tjera, të cilat si reflekse enigmatike janë pjesë të enigmës kryesore dhe së bashku me të e ndërtojnë rrjedhën enigmatike të romanit, zgjidhja e tyre e ndihmon zgjidhjen e enigmës kryesore.
       
 
            Titulli i romanit të Ismail Kadaresë “Kush e solli Doruntinën” në vete përmban dy kategori të rëndësishme, të cilat sugjerojnë, që në fillim, lëndën romanore dhe parimin e organizimit të saj në strukturën e romanit. Derisa Doruntina, apo, thënë më saktë, sjellja e saj në shtëpinë e prindërve, na shpie te balada shqiptare “Konstandini dhe Doruntina” dhe mi-tema e ringjalljes së përkohëshme me qëllim të mbajtjes së premtimit të dhënë nga Konstandini nënës së tij se do t’ia sjell Doruntinën e martuar larg, kur të  kishte nevojë për të, përemri pyetës KUSH na e tregon rrugën më të shkurtë për gjetjen e parimit strukturor të këtij romani, parimit të enigmës, i cili paralajmërohet në titull dhe na mundëson ta bëjmë përcaktimin e pare tipologjik të romanit “Kush e solli Doruntinën” si “Kush-roman”.
            Paralajmërimi i bërë në titull vërtetohet plotësisht që në kapitullin e parë të romanit: ngjarja enigmatike ka ndodhur, vërtetohet se Doruntina ishte kthyer në shtëpinë e prindërve, se e kishte takuar të ëmën së cilës ia kishte komunikuar të vërtetën e jashtëzakonshme dhe se nga ajo e kishte kuptuar të vërtetën tragjike për vdekjen e nëntë vëllezërve, se komunikimi i të vërtetave të tmerrshme nga njëra tjetra kishte shkaktuar tronditje për vdekje  edhe për Doruntinën edhe për Zonjën Mëmë, siç e quanin vendasit. E vërteta e Doruntinës se e ka sjellë Konstandini e tronditi edhe përfaqësuesin e pushtetit krahinor kapiten Stresin, i cili, në fillim, e mohoi duke e konsideruar si të pamundshme dhe gjithsesi të rrezikshme, prandaj betohet se do ta gjejë sjellësin e vërtetë, i cili nuk duhej të kërkohej në mesin e të vdekurve, por në mesin e të gjallëve me qëllim të zgjidhjes së enigmës. Në këtë kontekst nuk është e rastit përsëritja e shpeshtë e pyetjes ,,Kush...?” nga Kapiten Stresi në kapitullin e parë të romanit.
            Fakti se kemi të bëjmë me një roman  të ndërtuar mbi parimin e enigmës, deshtëm s’deshtëm, na e përkujton romanin kriminalistik të aktualizuar qoftë në rrafshin teorik si strukturë-tip, qoftë në rrafshin empirik si strukturë-model. Enigma në radhë të parë, shtrihet në nivelin fabular-kompozicional të romanit, të cilin kuptohet, ka prirje ta pushtojë në tërësi, ndonëse si parim qenësor strukturor shtrihet në të gjitha planet dhe nivelet e strukturës romanore, të cilat  medoemos i nënshtrohen këtij parimi. 1).
Romani “Kush e solli Doruntinën” i Ismail Kadaresë i vënë para skemës strukturore të romanit kriminalistik, në shikim të parë, krijon përshtypjen se nuk do ta ndiente veten keq.
            Ekziston enigma kryesore për zgjidhjen e së cilës shtrohen hipotezat se kush mund ta ketë sjellë Doruntinën dhe gjatë rrugës dalin enigma tjera, të cilat si reflekse enigmatike janë pjesë të enigmës kryesore dhe së bashku me të e ndërtojnë rrjedhën enigmatike të romanit, zgjidhja e tyre e ndihmon zgjidhjen e enigmës kryesore. Enigmë e tillë është ajo që u del të deleguarve të burrit të Doruntinës, pasi ta kenë zgjidhur enigmën e parë për ta, se Doruntina, me të vërtetë, kishte ardhur në shtëpinë e prindërve, e atë enigmë e shkakton fakti i njohjes së tyre me vdekjen e Konstandinit para tre vjetësh, me të cilin kishin menduar se ishte nisur Doruntina atë njëzet e nëntë shtator për të arritur në shtëpinë e prindërve natën e njëmbëdhjetë tetorit. Duke pyetur edhe  ata se kush mund të ketë qenë sjellësi i Doruntinës, i bashkohen rrjedhës enigmatike të romanit. Enigmë tjetër është ajo që e mbulon shkakun, që e ka shtyrë shtegtarin e panjohur për ta sjellë Doruntinën. Kapiten Stresit i lindin  dyshime  të llojllojshme, që duken si hipoteza, por që nuk arrijnë të bëhen të tilla nga se rrënohen që në  fillim nga argumentet  bindëse të tij.
            Hipoteza kryesore është ajo e tregtarit shëtitës, i cili pas vënies në torturë tregon se e kishin paguar për të gënjyer se kinse kishte qenë dashnor i Doruntinës dhe kinse e kishte sjellë atë. Hipotezë tjetër është ajo e ndihmësit të Stresit, i cili pas hulumtimit të tërë arkivit të familjes së madhe të Vranajve, konstaton se Doruntinën e ka sjellë Konstandini për shkak të inçestit, që e ka ngritur nga varri atë duke ia shndërruar rrasën e varrit në kalë. Derisa hipoteza e treg-tarit shëtitës e mohon ngritjen e Konstandinit nga varri dhe e pohon “imoralitetin” e Doruntinës, hipoteza e ndihmësit nuk e  mohon ngritjen e Konstandinit nga varri por e pohon “imoralitetin” e Doruntinës dhe Konstandinit. Hipoteza e parë, e cila zë më së shumti vend në roman është e bazuar mbi intrigën politike, prandaj dalja në shesh e faktit se është e montuar e ndihmon kapiten Stresin për ta kuptuar përfundimisht të vërtetën  për Rendin e Ri, për besën dhe për ringjalljen e përkohëshme, mosnjohja e kësaj të vërtete e shpie ndihmësin e kapiten Stresit ta gjejë shkakun e paqenë të inçestit. Të gjitha hipotezat e shtruara në këtë roman shpjegohen në mënyrë hipotetike përmes “skenës-debat, monologut-tezë, dialogut-zgjidhje” 2).
Ekziston ndjekësi, hetuesi, gjurmuesi, përfaqësuesi i së drejtës shoqërore, personazhi kapiten Stresi, i cili i shtron dhe i definon hipotezat për ngjarjen enigmatike përmes monologëve, shpeshherë të  zgjatura, e dialogëve, të cilat e përjashtojnë monotoninë e rrëfimit. Shkrimtari kombinon, kështu, rrëfimin objektiv me rrëfimin monologjik e dialogjik.
            Ekziston një lidhje kompozicionale apo një projekt-konflikt. Ekzistojnë dy blloqe kompozicionale, të cilat nënkuptojnë fragmente të mëdha të linjës kompozicionale.
            1. Blloku i ngjarjes enigmatike, vërtetimi se ka ndodhur me të vërtetë dhe njoftimi për të, apo, thënë, troç, blloku i së vërtetës baladore për mitemën e ringjalljes,
            2. Blloku i hetimit, gjurmimit të sjellësit “të vërtetë” të Doruntinës, blloku i hipotezave, apo blloku i kontestimit dhe përpjekjeve për mohim të plotë e të vrazhdë të së vërtetës së Doruntinës, që nënkupton të vërtetën baladore për mitemën e ringjalljes.
            Ekzistojnë njësitë fabulare-kompozicionale apo sekuencat, të cilat në këtë roman janë të “bombarduara” me kataliza, indicione, informata e kujtime, që krijojnë dispersion, duke i përimtuar këto njësi në mikronjësi koresponduese me nocionin funksion kompozicional. Po të shikohet rendi i këtyre mikronjësive apo funksioneve fabulare-kompozicionale në krahasim me rendin e mikronjësive syzheike që nënkupton rendin kronologjik dhe logjik të tyre3) vërehet ndryshim i madh apo mospërputhje e plotë.          
Interpretimi “i këtyre raporteve tregon se si një temporalitet ekstraromanor metaforizohet në temporalitetin romanor”4)
 

            Rendi i njësive fabulare-kompozicionale në romanin “Kush e solli Doruntinën është:
           
1. Komunikimi i lajmit të çuditshëm Stresit nga ndihmësi. Shkuarja e tyre në shtëpinë e Vranajve dhe biseda gjatë rrugës,
            2. Kujtimi i Stresit për varrimin e nëntë vëllezërve të Doruntinës,
            3. Vizita e Stresit Zonjës Mëmë dhe Doruntinës, biseda me to,
            4. Raporti i Stresit dërguar kancelarisë së princit,
            5. Dilemat dhe hipotezat e Stresit. Shkuarja e tij bashkë me ndihmësin në varreza: lëvizja e gurëve të varrit. Betimi i Stresit se do ta gjejë sjellësin e vërtetë,
            6. Urdhëresa e Stresit dhe shpërndarja e saj, hamendjet dhe dyshimet e Stresit,
7. Shkuarja e dytë e Stresit te Doruntina, biseda me të, pohimet rrënqethëse të saj. Pohimi se nuk ia ka parë fytyrën Konstandinit  gjatë udhëtimit,
8. Ardhja e raporteve nga terreni dhe shterpësia e tyre,  angazhimi i  ndihmësit për  të  hulumtuar në arkivin e familjes Vranaj. Biseda e Stresit me gruan e tij për Doruntinën,
9. Ardhja e letrës nga princi, xhelozia dhe mëria e gruas së Stresit për Doruntinën,
            10. Ardhja e rojtarit dhe njoftimi i tij se kishte lëvizur varreza,
            11. Shkuarja e Zonjës Mëmë në varreza, dy javë para se të vinte Doruntina dhe mallkimi i saj mbi varrin e Konstandinit,
            12. Shkuarja e Stresit për të biseduar me plakën dhe dëgjimi i kujës që njoftonte vdekjen e Doruntinës dhe së ëmës,
            13. Ardhja e njerëzve në varrim nga të katër anët, vajtimi i vajtojcave, analiza e raporteve që ia kishin pru për to dhe pohimi se në sytë tanë po lind një legjendë e re,
            14. Shkuarja e Stresit në varrim,
            15. Kujtimi që ia nxit kortezhi për krushqit në dasmën e Doruntinës,
            16. Thirrja e Stresit nga kryepeshkopi, shkuarja në manastirin e Tre Kryqeve dhe biseda me të,
            17. Kthimi i Stresit, shikimi i eshtrave të një kali rrugës dhe dyshimi se mos janë të kalit të Konstandinit,
18. Meditimi i Stresit për mospërfilljen e kishës lindore nga Konstandini,
            19. Ndërhyrja e Princit për shpejtimin e hetimeve, ardhja e dy njerëzve nga familja e burrit të Doruntinës dhe biseda e Stresit me ta,
20. Dyshimi i Stresit se mos ka gënjyer Doruntina dhe se ngjarja enigmë mund të jetë një aventurë dashurie,
            21. Njoftimi i ndihmësit se kishte kryer me hulumtimin e arkivit, shkuarja e Stresit në shtëpi dhe akti i dashurisë me gruan,
            22. Versioni i ndihmësit për incestin si shkak,
            23. Vendosmëria e vajtojcave për të mos ndryshuar asgjë nga vajtimi, shkuarja e Stresit në varreza nëpër borë dhe ndërdyshja e tij,
            24. Lajmi për zënien dhe dorëzimi i tregtarit ambulant të ikonave, mospranimi i tij, tortura, pranimi se e kishin paguar,
            25. Raporti i Stresit për kapjen e sjellësit dërguar kancelarisë së princit,
            26. Thashethemnaja për ngjarjen, për hetimet
            27. Biseda e Stresit me shokët e Konstandinit,
            28. Mendimet e Konstandinit për Rendin e Ri të Arbrit,
            29. Mbledhja e madhe në Manastirin e vjetër, fjalimi i kryepeshkopit dhe fjalimi i Stresit,
30. Mosparja e Stresit dhe martesa e një vajze larg, e një Doruntine të re.
 
            Rendi i njësive syzheike është:
 
1. Mendimet e Konstandinit për Rendin e Ri të Arbrit,
2. Mendimet e Stresit për mospërfilljen e kishës lindore nga Konstandini,
3. Kujtimi që ia nxit kortezhi për krushqit në dasmën e Doruntinës
4. Kujtimi i Stresit për varrimin e nëntë vëllëzërve të Doruntinës,
5. Shkuarja e Zonjës Mëmë në varreza, dy javë para se të vinte Doruntina dhe mallkimi i saj mbi varrin e Konstandinit,
6. Komunikimi i lajmit të çuditshëm Stresit nga ndihmësi, shkuarja e tyre në shtëpinë e Vranajve dhe biseda gjatë rrugës,
7. Vizita e Stresit Zonjës Mëmë dhe Doruntinës, biseda me to,
8. Raporti i Stresit dërguar kancelarisë së Princit,
9. Dilemat dhe hipotezat e Stresit, shkuarja e tij bashk me ndihmësin në varreza: lëvizja e gurëve të varrit, betimi i Stresit se do ta gjejë sjellësin e vërtetë,
10. Urdhëresa e Stresit dhe shpërndarja e saj, hamendjet, dyshimet e Stresit,
11. Shkuarja e dytë e Stresit te Doruntina, biseda me të pohimet rrënqethëse të saj. Pohimi se nuk ia ka parë fytyrën Konstandinit gjatë udhëtimit,
12. Ardhja e raporteve nga terreni dhe shter- 
pësia e tyre, angazhimi i ndihmësit për të hulumtuar në arkivin e familjes Vranaj.Biseda e Stresit me gruan e tij për Doruntinën,
13. Ardhja e letrës nga Princi, gjelozia dhe mëria e gruas së Stresit për Doruntinën,
14. Ardhja e rojtarit dhe njoftimi i tij se kishte lëvizur varreza,
15. Shkuarja e Stresit për të biseduar me plakën dhe dëgjimi i kujës që njoftonte vdekjen e Doruntinës dhe së ëmës,
16. Ardhja e njerëzve në varrim nga të katër anët, vajtimi i vajtojcave, analiza e raporteve që ia kishin prurë për to dhe pohimi se në sytë tanë po lind një legjendë e re,
17. Shkuarja e Stresit në varrim,
18. Thirrja e Stresit nga kryepeshkopi, shkuarja në manastirin e Tre Kryqeve dhe biseda me të,
19. Kthimi i Stresit, shikimi i eshtrave të një kali rrugës dhe dyshimi se mos janë të kalit të Konstandinit,
20. Ndërhyrja e princit për shpejtimin e hetimeve, ardhja e dy njerëzve nga familja e burrit të Doruntinës dhe biseda e Stresit me ta,
21. Dyshimi i Stresit se mos ka gënjyer  Doruntina dhe se ngjarja enigmë mund të jetë një aventurë dashurie,
22. Njoftimi i ndihmësit se kishte kryer me hulumtimin e arkivit, shkuarja e Stresit në shtëpi dhe
akti i dashurisë me gruan,
23. Versioni i ndihmësit për incestin si shkak,
24. Vendosmëria e Vajtojcave për të mos ndryshuar asgjë nga vajtimi, shkuarja e Stresit në varreza nëpër borë dhe ndërdyshja e tij,
25. Lajmi për zënien dhe dorëzimi i tregtarit ambulant të ikonave, mospranimi i tij, tortura, pranimi se e kishin paguar,
26. Raporti i Stresit për kapjen e sjellësit dërguar kancelarisë së princit,
27. Thashethemnaja për ngjarjen, hetimet,
28. Biseda e Stresit me shokët e Konstandinit,
29. Mbledhja e madhe në manastirin e vjetër, fjalimi i kryepeshkopit dhe fjalimi i Stresit,
30. Mosparja e Stresit dhe martesa e një vajze larg, e një Doruntine të re.

Një mundësi interpretimi
 
PARIMI I ENIGMËS  DHE  MITEMA E RINGJALLJES  (2)

 Ismail Kadare, në romanin e tij “Kush e solli Doruntinën”, ndonëse ka shfrytëzuar mjaft elemente të skemës strukturore të romanit kriminalistik, nuk e ndërton një strukturë të tillë, por përkundrazi e rrënon atë siç kanë bërë shumë shkrimtarë të mëdhenj, që nga Dostojevski e deri te Prusti, Xhojsi, Mani, Kafka, Hesi, Zhidi, Beketi, Unamuno, Sol Belou  etj.  Në  këtë  kontekst, të rrënimit të skemës strukturore të romanit kriminalistik, duhet përmendur faktin se kthimi i Doruntinës dhe pohimi i saj se e ka sjellë Konstandini i ngritur nga varri, mbi të cilin është ngritur enigma e romanit, nuk mund të identifikohet me krimet e romaneve kriminalistike, bile, edhe kundërshtari më i madh i mitemës së ringjalljes, kryepeshkopi nuk e kualifikon si të tillë, por si veprim të rrezikshëm politik me pasoja të mëdha.


 
            Raporti në mes të njësive fabulare-kompozicionale dhe atyre syzheike është ky:
 
            NJËSIA                       NJËSIA
fabulare \ syzheike                 syzheike \ fabulare
            1 \ 6                             1 \ 28                        
            2 \ 4                             2 \ 18
            3 \ 7                            3 \ 15
            4 \ 8                            5 \ 11
            5 \ 9                             4 \ 2                                                               
6 \ 10                          6 \ 1
            7 \ 11                           7 \ 3
8 \ 12                          8 \ 4
            9 \ 13                           9 \ 5
            10 \ 14                        10 \ 6
            11 \ 5                          11 \ 7
            12 \ 15                        12 \ 8
                                  
            13 \ 16                        13 \ 9
            14 \ 17                        14 \ 10
            15 \ 3                          15 \ 12
            16 \ 18                        16 \ 13
            17 \ 19                        17 \ 14
            18 \ 2                          18 \ 16
            19 \ 20                        19 \ 17
            20 \ 21                        20 \ 19
            21 \ 22                        21 \ 20
            22 \ 23                        22 \ 21
            23 \ 24                        23 \ 22
            24 \ 25                        24 \ 23
            25 \ 26                        25 \ 24
            26 \ 27                        26 \ 25
            27 \ 28                        27 \ 26
            28 \ 1                          28 \ 27
            29 \ 29                        29 \ 29
            30 \ 30                         30 \ 30

 
             Raporti në mes të njësive fabulare-kompozicionale dhe atyre syzheike, i paraqitur grafikisht do të dukej kështu:
 
             1. Njësitë fabulare-kompozicionale / njësitë syzheike
 
 
            Njësitë fabulare - kompozicionale
 
 
 
 
            Njësitë syzheike
 
 
  
 
2. Njësitë syzheike / njësitë fabulare-kompozicionale                                                     
 
           
            Njësitë syzheike


        Njësitë fabulare - kompozicionale


Numri i njësive fabulare-kompozicionale, siç shihet nga paraqitja numërike dhe grafike e rendit të tyre, është relativisht i madh në krahasim me vëllimin e këtij romani që s’ka më shumë se 124 faqe. Shkaku i këtij përimtimi qëndron në “bombardimin” e sekuencave kompozicionale, që shkakton dispersion brenda njësive, por edhe në nivelin e përgjithshëm kompozicional të romanit. Ky dispersion, që është tipar dallues i romanit modern, dëshmon se Ismail Kadare nuk e  respekton suksesionin e fortë të të rrëfyerit fabular, karakteristik për romanin kriminalistik të aktualizuar qoftë brenda rendit të strukturave logjike si strukturëtip, qoftë brenda rendit të strukturave empirike apo historikoletrare si strukturë-model. Nga paraqitja numerike dhe grafike e rendit të njësive fabulare-kompozicionale dhe rendit të njësive syzheike vërehet se në mes të këtyre dy rendeve ekziston, pothuajse, një mospërputhje e plotë, në rendin e parë rekurenca e shtrirjes kohore të njësive, që s’ka si të mos nënkuptojë edhe rekurencën në rrjedhën  e rrëfimit e pse jo edhe në dispersionin.
            Ismail Kadare, në romanin e tij “Kush e solli Doruntinën”, ndonëse ka shfrytëzuar mjaft elemente të skemës strukturore të romanit kriminalistik, nuk e ndërton një strukturë të tillë, por përkundrazi e rrënon atë siç kanë bërë shumë shkrimtarë të mëdhenj, që nga Dostojevski e deri te Prusti, Xhojsi, Mani, Kafka, Hesi, Zhidi, Beketi, Unamuno, Sol Belou  etj.  Në  këtë  kontekst, të rrënimit të skemës strukturore të romanit kriminalistik, duhet përmendur faktin se kthimi i Doruntinës dhe pohimi i saj se e ka sjellë Konstandini i ngritur nga varri, mbi të cilin është ngritur enigma e romanit, nuk mund të identifikohet me krimet e romaneve kriminalistike, bile, edhe kundërshtari më i madh i mitemës së ringjalljes, kryepeshkopi nuk e kualifikon si të tillë, por si veprim të rrezikshëm politik me pasoja të mëdha. Në romanin “Kush e solli Doruntinën” nuk ekzistojnë të gjitha blloqet kompozicionale, qoftë edhe në formë të reduktuar, të domosdoshme për romanin kriminalistik, si NDJEKJA, DËNIMI, ndërsa blloku i ZBU-LIMIT, ndonëse ekziston ai nuk zbulon asgjë pos që e vërteton të vërtetën e kontestuar në fillim dhe kotë-sinë e hetimit.
            Mendoj se ashtu siq pata arsye, në fillim, të pohoja se ky roman i vënë para skemës së romanit kriminalistik, në shikim të parë, krijon përshtypjen se nuk do ta ndjente veten keq, tani, po ashtu kam arsye të pohoj se ky roman i vënë plotësisht në skemën e tillë do ta ndiente veten si në Shtratin e Prokrustit. Ky konstatim dhe të tjerët para tij mund të na  përkujtojnë romanin antikriminalistik, i cili e rrënon skemën kompozicionale të romanit kriminalistik, duke e parodizuar atë dhe duke e shndërruar në groteskë, mirëpo, me këtë tip romani, vepra e Kadaresë e ka vetëm një tipar të përbashkët: nuk i takon tipit të romaneve që mund të shkruhen në seri.
Përcaktimi më i saktë tipologjik i romanit “Kush e solli Doruntinën” mund t’i bëhej duke e kundruar në kontekstin e romanit modern të ndërtuar mbi parimin e enigmës e të emërtuar ROMANI-HE-TIM, të krijuar me sukses nga shkrimtarët  të  mëdhenj si Xhojsi, Prusti, Mani, Kafka, etj., të cilët Kamy i quan romansierë filozof5).
            Ajo që e bashkon Ismail Kadarenë me këta shkrim-tarë është se “veten e kanë konsideruar, në njëfarë forme, si konkurrentë të filozofëve dhe shkenctarëve si njerëz që shpallin të vërtetën, ndonëse kjo nuk përshkruhet si e vërtetë, e cila mund të paraqitet në mënyrë diskursive”6), ndërsa romanin  e tij edhe fakti se në të, ashtu si në romanet-hetim të shkrimtarëve të përmendur, ”një personazh apo një grup personazhesh niset për gjurmimin e një të vërtete të rëndësishme”7).
            Cila është e vërteta, të cilën e gjurmon kapiten Stresi gjatë tërë romanit?
            Pa marrë parasysh faktin se kjo pyetje kërkon një përgjigje komplekse, e cila, në vetvete, duhej të përmbante tërë mesazhin e romanit, mund të jepet një përgjigje-sintezë: personazhi i romanit “Kush e solli Doruntinën” kapiten Stresi e gjurmon të vërtetën për krijimin e identitetit të një etnosi, të rrezikuar në rrafshin ekzistencial nga dy perandori dhe rivaliteti i tyre mbi qenien e tij.
Aktualizimi i parë dhe më i rëndësishëm i kësaj të vërtete, që është çelës për zbërthimin e enigmës së romanit, do të ishte rrëfimi i ”dishepujve të Konstandinit” për Rendin e Ri të Arbrit, të predikuar po edhe të themeluar nga Konstandini, që nënkupton ”një sistem, ku askush të mos ketë nevojë për ligje të dekretuara, për gjyqe, burgje dhe polici. Natyrisht që edhe në këtë rend do të kishte drama, vrasje dhe dhunë, por njeriu do të dënonte të tjerët dhe do të dënohej prej të tjerëve, i pa detyruar prej ligjeve”8). Arsyet e këtij mbindërtimi në strukturën e jetës së Arbrit Konstandini i shihte në ”stuhitë vigane që i shihte në horizont, me pozitën e vet, shtrënguar si në darë midis dy feve, të Romës e të Bizantit, dhe midis dy botëve, Perëndimit dhe Lindjes. Prej përplasjes së tyre s’priteshin veçse tallaze të lemeritshme, për përballimin e të cilave Arbri duhej të krijonte struktura më të qëndrueshme se ligjet dhe institucionet“ e jashtme”, struktura të përjetshme e universale brenda përbrenda njeriut, të paprekshme e të padukshme, pra të pashkatrrueshme. Me një fjalë, Arbri duhej të ndryshonte ligjet e veta, zyrat, burgjet, gjyqet e gjithçka tjetër, t’i bënte të tilla në mënyrë që të mund t’i merrte ato nga bota e jashtme e t’i strehonte brenda njerëzve, kur të afrohej stuhia.(…) Dhe ai mendonte që kjo strukturë e re të fillonte nga besa.”9).
Kjo e vërtetë s’është asgjë tjetër pos zgjidhje e enigmës së romanit,e cila nuk paraqet ndonjë befasi, sepse pas çdo hipoteze pason ndonjë indicion i së vërtetës fillestare për ngjarjen enigmatike, apo ndonjë dëshmi që e vërteton atë.
            Ndryshe nga aktualizimi i parë, që e sheh të vërtetën të vënë në rrafshin e kondicionimit historik, aktualizimi i dytë, këtë të vërtetë e sheh në rrafshin e kondicionimit mitologjik. Pra, besa, mekanizimi sublim dhe themelor i Rendit të Ri, funksionon qoftë në kontekstin historik, kur vërehen më shumë hallka të shkakshmërisë, qoftë në kontekstin mitologjik, ku ”për sa i përket shkakshmërisë, në çdo rast konkret, vërehet vetëm një hallkë e saj ndërsa tjetra i përshkruhet botës së forcave të panjohura”10). Në rastin e parë rrjedhën e përcaktojnë rregullat e “logosit”, ndërsa në të dytin ato të “mythosit”, edhe pse këto dy logjika e kundërshtojnë njëra tjetrën, në romanin “Kush e solli Doruntinën” të Ismail Kadaresë bashkëjetojnë, kuptohet, jo në raporte barazie e moskundërshtie. Të gjitha njësitë fabulare kompozicionale në të cilat kontestohet mitema e ringjalljes u nënshtrohen parimeve të kondicionimit në bazë të logjikës së “logosit, ndërsa në ato ku mbrohet mitema e ringjalljes vepron parimi i kondicionimit në bazë të logjikës së “mythosit”. Meqë në roman rrënohen të gjitha hipotezat e kontestimit dhe mohimit të mitemës së ringjalljes dhe të lindjes së “Krishtit të Ri” të Arbrit, fiton logjika  mitologjike, qoftë si  veprim artistik, qoftë si lëndë  artistike. Mitema  e ringjalljes është kondicionuar me besën e dhënë të Konstandinit, është pasojë e saj, e cila e kondicionon funksionimin e besës, pra raportet shkak-pasojë veprojnë në mënyrë ndërsjellë. 
Besa dhe ringjallja janë kategori absolute në këtë roman. Besës nuk i nënshtrohet vetëm jeta, por edhe vdekja dhe kufiri i saj i pakalueshëm drejt jetës. Është fshirë “çdo gjë që pengon, çdo kundërshtim në mes të fërkimit, çdo gjë tjetër sekondare, çdo gjë e pazgjidhur që kthen mbrapa, që e rregullon rrjedhën e qartë të veprimit”11)
            Funksionimi i mekanizmit të besës dhe Rendit të Ri të Arbrit nënkupton përsëritjen e flijimit për mbrojtjen e atdheut, përsëritjen e martesës së vajzave të Arbrit larg, sprova të reja dhe mundësinë e përsëritjes së mitemës së ringjalljes. Mbrojtja e faktit se Doruntinën e ka sjellë Konstandini në Kuvendin e madh nga kapiten Stresi, nënkupton, përfundimisht, mundësinë e lëvizjes ciklike dhe të reprodukimit të mitemës së ringjalljes. Kapiten Stresi, apo ndonjë idhtar i tij, mund të jetë një Konstandin i ri në të ardhmen, ndërsa vajza e re që martohet larg një Doruntinë e Re. Besa funksionon dhe Rendi i Ri bazuar në të, ndërsa mitema e ringjalljes e paralajmëron shndërrimin e saj në ritualemë të ringjalljes.
            Mitema e ringjalljes e ritualizuar haset edhe tek shkrimtarë të njohur botëror si Xhojsi, Mani, mirëpo Ismail Kadare, ashtu sikurse Markezi, i kthehet traditës kombëtare, baladës shqiptare “Konstandini e Doruntina” duke shfrytëzuar “raportet në formë të opozicioneve semantike elementare dhe antinomive fundamentale JETA-VDEKJA dhe VDEKJA-VDEKJA12).  për krijimin e modelit nacional të jetës. Prandaj, në këtë kontekst, mund të konstatojmë pa ndonjë frikë se mund të gabojmë: romani “Kush e solli Doruntinën” është roman i kërkimit dhe dëshmimit të identitetit kombëtar.
            Aktualizimi i tretë i së vërtetës së këtij romani të shkruar në vitin 1979, në kohën e sistemit totalitar socialisto-bizantin, nënkupton mesazhin antidikatorial të tij. Përfundimi i fjalimit të kryepeshkopit me fjalët: “përpjekjet e kishës së Romës për ta shfrytëzuar këtë herezi (mitema e ringjalljes K.R.) kundër kishës së shenjtë bizantine dhe masat e kësaj të fundit për t’i çjerrë maskën kësaj gënjeshtre”13). , na përkujtojnë akuzat e lindorëve e në këtë kontekst edhe të diktatorit shqiptar kundër perëndimorëve.
            Veprimi artistik i Kadaresë në këtë roman shënon lëvizjen nga miti në histori dhe nga historia në mitin e përforcuar  rishtazi, përmes rrëfimtarit tërësisht të pafavorizuar apo “festës së rrëfimit” siç do  ta  quante  Tomas   Mani,  prandaj   në   romanin “Kush e solli Doruntinën” “shkrimtari dhe lexuesi (…) mund të takohen si Volteri dhe Zoti, por nuk flasin me njëri tjetrin”14).  


1) Stanko Lasic: ”Poetika kriminalistickog romana”, Libër, Zagreb, 1973, f. 60             
2.) po aty, f. 62
3.) Nocioni syzhe është përdorur në kuptim të kundërt me formalistët, te të cilët nënkuptonte formën e 
   fabulës ashtu siq është e ndërtuar  në roman
4.). po aty          
5) Albert Kamy: “Mit o sizifu”(Eseja “Filozofia e romani”),Veselin Maslesha,Svjetlost,Sarajevë,1987,f. 111
6) Vjen But:”Retorika proze”,Nolit, Bgd, 1976,f311,312
7) .Po aty
8) . Ismail Kadare: Kompleti i veprave, pjesa e pestë (Kush e solli Doruntinën),Rilindja,Prishtinë,f.322,323
9) . po aty, f. 325
10). E.M. Melrtinksi: ”Poetika mita”, Nolit, Bgd,, pa vit botimi, f. 45
11). Erih Auerbah: “Mimezis”,Nolit, Bgd, 1978.f.25
12. E.M. Meletinski: ”Poetika mita”, Nolit, Bgd, pa vit bot.f. 234
13. Ismail Kadare: po aty, f. 329
14. Vejn But: ”Retorika proze”, Nolit, Bgd, 1976 f. 296

Don Kishoti ynë


Nga Reshat Kripa

Isha ulur në divan dhe po lexoja diçka. Dëgjoj zilen e telefonit të tingëllojë. Ngrita receptorin dhe ndieva një zë të njohur, që e kisha dëgjuar aq shpesh në ekranet e televizorëve:

- Jam...- dhe përmendi emrin e kryetarit të një partie të madhe. – Ju ftoj nesër mbrëma në mitingun e madh...

E mbylla receptorin dhe fillova të mendoj me vete:“Sa i marrë qenke! A mund të të besoj unë ty?”

Para syve më doli ky person gjatë këtyre njëzet viteve. E pashë në ditët e fundit të diktaturës duke folur me patetizëm për nevojën e mendimit të lirë, për hapjen e burgjeve politike, për përmbysjen e sistemit totalitar. Unë, ish i burgosuri politikë, shikoja në figurën e tij të riun idealist, të mbrujtur me idealet e lirisë. Shikoja çlirimtarin.

Pas përmbysjes së madhe e pashë përsëri të rreshtuar në rradhët e para të partisë që pretendonte se kishte përmbysur sistemin, madje anatemonte deri në vdekje ish të përmbysurit. Në figurën e tij shikoja një hero që papritur kishte mbirë nga dheu, një ante, bir të tokës mëmë, që i dilte zot këtij vendi. Të gjitha këto bënë që të harroja se ky hero ishte biri i një njeriu që pa kundërshtuar fare hidhte firmën për pushkatimin e “armiqve të popullit”, që braktiste pa hezituar gruan dhe fëmijën, që lahesh nudo plazheve të Europës, për më tepër që ishte edhe homoseksual, gjë që ia vuri në dukje një gazetar disa vite më vonë, në një emision televiziv.

Nuk kaloi shumë kohë dhe heroi u zhduk. Flitej se pati kontradikta me udheheqjen e partisë së tij. Mori rrugët e Europës. Për një farë kohe nuk u ndie zëri i tij. Atëherë m’u duk si një flluskë sapuni. Por nuk ishte kështu. Erdhi dita kur udhëheqësi i partisë që ai e anatemoi, e ftoi dhe e bëri ministër. Shqipëria në botën e çudirave, (Ju lutem mos e ngatërroni me librin për fëmijë të Lewis Carolle, ku personazhet nuk ishin gjë tjetër veçse një palë letra bixhozi). Shkallët e karrierës nuk kanë të sosur. Nuk vonoi shumë dhe heroi na u bë Kryetar Bashkie.

Oreksi vjen duke ngrënë, thotë një proverb i njohur. Kjo i ndodhi edhe heroit tonë. Tani synonte majat më të larta. Po si? Më parë duhet fituar partia. Papritur dhe pakujtuar na doli në krye të saj. Euforia e tij kishte verbuar edhe ata që deri më dje i kishte patur kundërshtarë. Edhe ata verbërisht filluan të betohen për kokën e tij. Madje për këtë u habitën edhe antarë të tjerë ta asaj partie. Atëhere shigjetat e tij u drejtuan kundër ish udhëheqësit që e bëri ministër dhe Kryetar Bashkie. Nuk la më mal balte pa hedhur mbi të. Edhe mbi ish diktatorin e përmbysur në vitet e fundit të shekullit nuk kishte hedhur aq baltë.

Nga një herë njeriu bënë disa paralelizma. Një e tillë m’u kujtua edhe mua në ato çaste. Më doli parasysh figura e diktatorit fashist. Edhe ai në vitet e rinisë ishte një antar aktiv i partisë që pretendonte se ishte parti e popullit, parti e vegjelisë. Ai kishte arritur të ngrinte disa shkallë në karrierën e tij. Por nuk ishte i kënaqur. Puna arriti deri aty sa të shkëputej prej saj dhe të krijonte nja parti të re që do t’i kundërvihej me gjithë egërsinë e saj partisë mëmë. Të njëjtën rrugë ndoqi edhe heroi ynë.

Kështu ky mik nga një hero u shndërrua në një Don Kishot që luftonte me mullinjtë e erës. Por ndërsa Don Kishoti i Servantesit kishte si ndjekës vetëm një Sanço Pançë të mjerë, Don Kishotin tonë e ndiqnin nga prapa një lukuni langojsh që grindeshin se kush do të përfitonte kockën më të madhe dhe kjo turmë çirrej, deri sa iu ngjir zëri, për udheheqësin e tyre të ri.

Thirrjet histerike filluan të dëgjohen ngado. Dirigjent i tyre natyrisht ishte Don Kishoti. Një herë thërrisnin: Duam votat tona, një herë tjetër: Të hapen kutitë! Një herë: Duam drita, një herë tjetër: Duam bukë! Dhe kështu vazhdonin për çdo ditë. Si e panë që edhe nga kjo nuk doli gjë ndërruan taktikë. Vendosën të bëjnë një grevë urije. M’u kujtuan vargjet e një poeti të kohës së përmbysur. Duke perifrazuar me to do të shkruaja:


Do bëjmë grevë de more de,Lumthi ti popull mezi na ke!


Kështu na u ulën një ditë të bukur me diell nja dyqind petrita të mbyllur në disa çadra, që nuk e di se si u ndodhën në mes të bulevardit dhe të veshur me disa bluza të kuqe me nga një zhgabë në mes që dhe ato nuk e di se kur u qepën, pasi ata e paskan vendosur një gjë të tillë vetëm disa orë më parë.

E po këto kujtimet nuk m’u ndakan sot. Më kthejnë gati shtëdhjetë vite më parë, në ato vite të zjarrta si sot, kur mblidheshim për të themeluar partinë tonë mëmë, por që na u bë njerkë. Edhe atëherë ishim dyqind petrita, dyqind trima me fletë që krijuam partinë e popullit, atë parti që do të bëhej udhërrëfyesja e ndritur e Don Kishotëve të sotëm.

Por, ç’e do, nuk na lenë rehat edhe këta ndërkombëtarët? Seç na bëjnë disa deklarata që neve nuk na vinë për shtat. Jo drejtojuni Gjykatës Kushtetuese, jo Komisionit të Venecias. Jo diskutimet i bëni në institucionet, jo gjeni rrugën e bashkëpunimit. A nuk e dinë ata se ne jemi kalitur me mësimet e shokt E... oh, më falni, zotit Don Kishot!

Mirpo ku lëshon pe ky Don Kishoti ynë? Dhe vërshojnë protestat e njëpasnjëshme. Bllokohen rrugët, dëgjohen thirrje si në kohën e luftës çlirimtare: Ja vdekje, ja liri dhe po të vazhdohet më gjatë nuk dihet se si do të përfundojë. Po shteti? Deri tani është në pritje. Të kujt? Mos vallë duhet pritur deri sa të pëlcasë si para trembëdhjetë vjetësh, në atë vit të zi? Njerëzit duan të jetojnë të qetë. Duan të lëvizin të qetë. Bulevardet dhe rrugët janë për të gjithë. Të gjithë kanë të drejtë të qarkullojnë nëpër to. Atëhere kush i dha të drejtë një pjese t’i bllokojë dhe të mos lejojë qarkullimin e të tjerëve?

Don Kishotit tonë i ka lindur idea të bëhet i pari i këtij vendi. Mos e dhëntë Zoti një gjë të tillë! Kjo më kujton një fabulë që më ka treguar një miku im:

U mblodhën të gjitha kafshët e botës për të zgjedhur mbretin e tyre. Rivaliteti ishte i madh. Konkuronte luani dhe tigri, pantera dhe hiena, ujku dhe çakalli. Një gjë e tillë ra në kundërshtim të kafshëve barngrënëse. Me zgjuarsinë e tyre ato arritën të venë mbret gomarin dhe kryeministër luanin.

Vitet kalonin. Gomari sa kalonte koha aq më tepër i ngrinte veshët. Gjendja e kafshëve sa vente dhe keqësohej. Ngrihen ato dhe i ankohen luanit:

- O luan, sa do të na lesh në këtë gjendje?

Luani përgjigjet:

- Unë vërtet jam kryeminstër, por mbret është gomari.


***************


I nderuar zoti Reshat,

E lexova me shumë kënaqësi artikullin tuaj interesant "Don Kishoti ynë". Ju, si një figurë shumë e nderuar e ish-të përndjekurve politikë, jeni për t'u respektuar për gjykimin tuaj gjakftohtë dhe tepër objektiv në publicistikën tuaj interesante. Ajo çka mua më befason në praktikën e kësaj Partisë Socialiste, është nënshtrimi i saj proverbial ndaj Njëshit të saj. Ky fakt e vë në dyshim dinjitetin politik të kësaj partie, e cila, me statutin që aprovoi në kongresin e fundit të saj, nuk e lejon mendimin ndryshe në radhët e veta. Kjo është një praktikë e pastër neokomuniste, që të kujton funksionimin e Partisë së Punës të Shqipërisë. Habitem se si është e mundur që pjesa më e shëndoshë e kësaj partie (në qoftë se në radhët e saj ka me të vërtetë ndonjë pjesë të shëndoshë nuk po mundet ta kuptojë faktin që kjo parti ka fituar dhe po fiton mërinë e dhejtra e dhjetra mijëra qytetarëve të kryeqytetit, të cilëve Edi Rama u ka krijuar aq shumë shqetësime me bllokimin e bulevardit kryesor, po fiton mërinë e dhjetra e dhjetra mijëra qytetarëve në mbarë Shqipërinë me bllokimin e tetë akseve kryesore të vendit, siç e mësova sot nga emisioni i lajmeve i disa kanaleve televizive. Si është e mundur që grevën e urisë të kësaj partie e vlerëson lart një kriminel, si Ramiz Alia, i cili deri sot e kësaj dite nuk ka shprehur as pendesën më të vogël për atë firmën që hodhi për vrasjen e atij plakut kuksian, i cili gjoja do t'i bënte atentat? Si është e mundur që në krye të grevës së urisë nuk është vetë kryetari i partisë? Prandaj, i nderuar zoti Reshat, ju keni plotësisht të drejtë që Edi Ramën e cilësoni si një Don Kishot të vërtetë. E çuditshme është se edhe atyre "mendimndryshasve" të deridjeshëm, tani u wshtw varur zëri. Me sa duket, kryedonkishoti i partisw ua ka kujtuar ku i kanë ca pika të dobëta, prandaj edhe ata s'po bëhen më të gjallë.

Prof.dr. Eshref Ymeri




*******************

I nderuar zoti Eshref!

Ju falenderoj per komentin tuaj profesional. Jam i nje mendje me ju kur flisni per nenshtrimin e praktikes se partise socialiste ndaj "Njeshit". Per fat te keq kjo eshte nje praktike qe, ne Shqiperi, po ndiqet nga te gjitha forcat politike. Nuk ka dite qe neper organet e shtypit viziv dhe atij te shkruar, qe e quan veten te pavarur, te mos permenden me elozhe prej servili "Njeshat" e pazevendesueshem, a thua se po te mos jene ata nuk do te kete Shqiperi. Kjo eshte nje semundje e keqe e trasheguar nga sistemi socialist. Ne cilin vend te botes emisionet e lajmeve dhe bisedat e ndryshme opo opinionet hapen dhe mbyllen vetem me figurat e "Njeshave"? Ne cilin vend te botes lideret e partive sillen si padrone te tyre, duke mos lejuar asnje ze, sado te vogel, te ngrihet kunder tyre? ne asnje. Shembull tipik i kesaj jane edhe ata qe ju i quani "mendimndryshe", por qe sot na e kane mbyllur gojen dhe nuk kane kurajon te thone dy fjale. Megjithate, i dashur profesor, kjo eshte Shqiperia jone. Keta jane shqipetaret qe kane marre nder duar fatet e kombit. Dhe ne, rebelet e ketij vendi, jemi te detyruar t'i degjojme. Vetem nje gje kemi te ndryshme nga ata. Nuk mund t'i duartrokasim.

Ka edhe disa pyetje te tjera qe kerkojne pergjigjje.si eshte e mundur dhe pse edi rama ka frike per hyrjen ekipit mjeksore ne vendin e greves dhe analizimin dhe verefikimin e gjendjes hendetesore te grevisteve.Si eshte e mundur qe grevistet kan dy jave qe nuk kane ngrene dhe nuk kane humbur asnje kile peshe?Si eshte e mundur qe grevistet nuk kane pesuar asnje problem shendetesore por nga fytyra duken tamam me ngjyren e nje njeriu normal nga shendet i cili ushqehet normal.gjer tani dikush duhet te kishte pesuar limolktonia ne gjitha keto dite pangrene dhe te rrezikohej jeta e tije?Sa per ata qe shkojne pas Edi Rames per mendimin tim jane njerez te semure nga sistemi mendore ose te paguar nga vete kryesia dhe klika e tije.gjer kur shqiptari do mendohet me mendjen e te tjereve dhe jo me te tijen?gjer kur shqiptari do vuaje nga ky sindrom komuniste qe te beje veprime te pavetedishme?gjer kur shqiptari do jete vegel e te tjereve per qellime karrieriste?Kur do vije dita qe shqiptari te sherohet nga trute dhe shqiperia te sherohet nga canceri i komunizmit qe e ka penguar zhvillimin e saje?te gjitha keto kerkojne pergjigjje.


Reshat Kripa


I nderuar Nikola!

Te gjitha pyetjet tuaja kane nje pergjigje te vetme. Politikanet shqiptare luajne teater me zgjedhesit e tyre. Dhe militantet fanatike shkojne verberisht pas liderit te tyre, qofte ky edhe nje i çemndur si Edi Rama qe po e çon Partine Socialiste drejt katastrofes. Ata kujtojne se demagogjia e tyre do te genjeje gjithe popullin shqiptar. harrojne se ne Shqiperi ka burra te atille qe nuk puqen me politiken e tyre te deshtuar. Edi Rama me kujton Uriah Hipin e romanit "David Koperfild" tw Dikensit. Por nje e keqe tjeter eshte se ne Shqiperi nuk ekziston nje force e vertete kombetare qe t'i dale zot ketij vendi. Dhe kjo eshte fatkeqesia te cilen duhet ta perballojme. Pershendetje!

ARTI I BINDJES -PROPAGANDA NGA KËNDVËSHTRIMI PSIKOLOGJIK



Shkruan: Sabir KRASNIQI
     
        Ne kemi veprimtari të gjerë të propagandës në jetën e përgjithshme, duke filluar nga ajo familjare, natyrisht që aplikohet nga prindërit për qëllime edukative, pastaj propagandë shkollore-arsimore, propagandë fetare, propagandë sektare, propagandë tregtare, propagandë mediative, propagandë qeveritare, pra me një fjalë, vetëdijshëm apo jo, ne jemi të bombarduar çdo ditë nga format e ndryshme të propagandës institucionale.    
           
 
            Sjelljet e njerëzve janë të kushtëzuara me faktorë të ndryshëm të rrethit dhe vetvetiu aspirojnë që t’i përshtatën rrethit. Organizmi, në të cilin ndikon faktori i jashtëm dhe ndryshon baraspeshën e tij të deritanishme, aspiron që të neutralizoj këtë baraspeshë dhe të vërë prapë balansin e mëparshëm. Pra, me ndryshimin e faktorit të jashtëm, ndikohet drejtpërdrejt edhe në sjellje, dhe me to manipulohet në mënyra të planifikuara, kështu që është e mundur, sipas interesit, t’i modifikojmë, respektivisht t’i ndryshojmë sjelljet, dëshirat, vullnetin e njerëzve, e për një gjë të tillë si mjet mjaft efikas përdoret propaganda.
            Në shumë enciklopedi e fjalorë të ndryshëm propaganda definohet si: aktivitet shoqëror, i bazuar në ligjet e psikologjisë, e cila nënkupton punë dhe cak të organizuar në përhapjen e ideve të përcaktuara dhe besimit në to. Caku i aktiviteteve propaganduese është që individi, shoqëria apo mbarë një popullatë t’i pranoj idetë e ofruara (imponuara) dhe besimin në to, si dhe të sillet në harmoni me normat dhe rregullat e parapara për to.
            Shikuar nga këndvështrimi i përgjithshëm, propaganda si nocion është neutrale; kahja e saj varet nga qëllimi i saj. Ajo mund të jetë konstruktive (revolucionare) dhe shumë e dobishme kur të aplikohet për çështje me prioritet human, njerëzor, kombëtar etj., por gjithashtu mund të jetë edhe destruktive (reaksionare) dhe shumë e dëmshme si dhe e rrezikshme, jo vetëm për individin, por për mbarë shoqërinë, kur ajo aplikohet për interesa të caktuara të atyre që e kanë në dorë timonin e kësaj fuqie.
            Në këtë shkrim do të mundohem të bëjë një elaborim, përgjithësisht rreth propagandës destruktive, të cilën e ushqen, e zhvillon dhe e aplikon, pothuajse secili pushtet, natyrisht, për nevoja të veta në shumë fusha si: në fushën sociale, në fushën ekonomike, në fushën e marketingut, në fushën e religjionit e sidomos në atë politike, qoftë ajo e brendshme apo e jashtme.
            Propaganda destruktive në esencën e saj është totalitare. Ajo nuk ka qëllime humane, as zhvillimin e personaliteteve të njerëzve, por të kundërtën, që të krijoj tek ata sjellje të kushtëzuara, pra, që të jetë në gjendje me mekanizmat të automatizuar t’i kontrolloj dhe t’i përshtatë sjelljet e tyre shoqërore. Mu për këtë qëllim shfrytëzohen mediume të ndryshme e sidomos shtypi, radioja, TV-ja, interneti, satelitët etj, përmes të cilave, me metoda të organizuara, përhapen shumë shpejt dhe shumë lehtë idetë e përcaktuara.
            Dihet se emocionet janë pjesë shumë e rëndësishme e jetës shpirtërore të njeriut. Në bashkësinë e dukurive psikike, ato paraqesin (duke pasur në konsideratë specifikat e tyre) sferën më të ndjeshme dhe njëkohësisht edhe më të lënduarën. Dhe kur duhet që dikë ta qesim nga  baraspesha shpirtërore dhe t’ia tronditim moralin, atëherë së pari atakohet pjesa emocionale e jetës së tij. Pra, në instancën e fundit, qëllimi final i propagandës destruktive është një atak i tillë që i shkakton dhembje njeriut dhe që e dezintegron jetën e tij psikike.
            Në kohën e thyerjeve shpirtërore të njerëzve, në rrethana të mjerueshme sociale e ekonomike, në situata jo të qeta, në goditje fatkeqësish, në kohëra luftërash, etj., paraqitja e propagandës destruktive, atakon anën emotive të individit duke ndikuar në sjellje dhe duke krijuar konfuzion e mosbesim, gjë që vije deri te paralizimi i plotë i jetës normale pothuajse në të gjitha sferat, dhe mu për këtë arsye përhapja e propagandës bëhet në situata të tilla kritike. Pasiguria në këto situata imponon ndjenjën e panikës e cila kaplon individin dhe ia lëkund personalitetit e qëndrueshëm të tij. Ai bëhet labil dhe në këto faza të pasigurisë, ai kërkon mbështetje, stabilitet fizik e psikik. Dhe mu në këto faza të destabilitetit moral, nxitësit e propagandës ndikojnë mbi individin duke ia imponuar atij idetë e caktuara për qëllimet e tyre manipuluese. 
            Propaganda si dukuri figuron që nga kohërat më të hershme, por në mënyrë të organizuar psikologjie u përdor gjatë luftës së dytë botërore, për qëllime të caktuara politike. Kjo strategji u zbatua në praktik në mënyrë profesionale dhe mori dimensione të reja nga nazistët gjermanë gjatë sundimit të politikës hitleriane. Në librin e tij “Mein Kampf” Hitleri shkruan: “Strategjia jonë përbëhet në thyerjen e kundërshtarit nga brenda, kështu që ai të na ndihmojë që ta fitojmë atë. Më mirë është që ta çarmatosim kundërshtarin se sa ta shkatërrojmë me luftëra të rënda”. Më tej ai vazhdon: “Mua para së gjithash më intereson problemi, se si të arrijë deri te thyerja morale e kundërshtarit. Pse ta demoralizojmë kundërshtarin me jetë ushtarake, kur atë mund ta bëjmë me thjesht, me metoda të tjera”.
           

         Duke e ditur mirë se subversimi është qëllimi psikologjik i luftës, e propaganda arma kryesore e saj, Hitleri e përpunoi këtë strategji deri në ekstrem, duke arritur në konkluzion se “...edhe në shkallën më të ulët të luftimeve i vrari paraqet vetëm një njëri më pak - deri sa njeriu i tmerruar që humb nervat, bëhet bartës i frikës, i aftë për të provokuar epidemi të gjerë të panikut, kështu që caku i luftës moderne duhet të jetë neutralizimi psikologjik i kundërshtarit, e jo shkatërrimi i tij fizik. Me fjalë, në vend të armëve, me propagandë, në vend të plumbave”.
            Efektet e suksesshme të propagandës gjatë luftës së dytë botërore, i nxiti pushtetarët e shumë shteteve që ta studiojnë këtë dukuri me seriozitetin më të madh nëpër institute e laboratorë legalë e ilegalë. Zhvillimi i hovshëm i teknologjisë moderne ofroi mundësi të shumta të demonstrimit të kësaj fuqie, jo vetëm në situata lufte kundër armikut, por edhe situata paqeje si mekanizëm shumë të fuqishëm për qëllime të caktuara manipuluese. Propaganda, si mjet shumë i fuqishëm u shfrytëzua sidomos gjatë “luftës së ftohtë” mes paktit NATO, gjegjësisht SHBA-ve dhe atij të Varshavës, gjegjësisht ish-BRSS-së, që vazhdon akoma edhe sot e kësaj dite në forma nga më të ndryshmet. 
            Që të jetë propaganda e suksesshme, zakonisht ajo i dedikohet individit ose një shtrese të caktuar, varësisht prej interesave të propaganduesit. Ne kemi veprimtari të gjerë të propagandës në jetën e përgjithshme, duke filluar nga ajo familjare, natyrisht që aplikohet nga prindërit për qëllime edukative, pastaj propagandë shkollore-arsimore, propagandë fetare, propagandë sektare, propagandë tregtare, propagandë mediative, propagandë qeveritare, pra me një fjalë, vetëdijshëm apo jo, ne jemi të bombarduar çdo ditë nga format e ndryshme të propagandës institucionale.     
           Mesazhet dhe format e tjera bindëse, sajohen në bazë të karakterit të individit ose shtresave ndaj të cilave planifikohet që të ushtrohet ky “art i bindjes”. Para se të lansohen format propaganduese, së pari bëhen kërkime dhe studime për të prekur pulsin (mentalitetin) e individit ose shtrese së caktuar duke mbledhur informacione për ta: kush janë ata; si mendojnë ata; si sillen; cilit besim i takojnë; cilat janë motivet e tyre; çfarë bindjesh politike kanë; çfarë mentaliteti disponojnë etj. etj. Informacionet e grumbulluara nga kërkimet e mësipërme, u ndihmojnë propaganduesve në gjetjen e metodave më efikase psikologjike dhe formave më të përshtatshme për manipulim, duke lëkundur besimin dhe vetëbesimin, duke destabilizuar dhe thyer moralin, duke degraduar personalitetin, duke paralizuar përshtypjet shqisore, pra duke çrregulluar në përgjithësi jetën psikike te individi ose grupi,  ose duke përhapur idetë e caktuar tek ata me qellim të bindja  dhe mobilizimi masiv.
            Duke e njohur fuqinë e propagandës dhe ndikimin saj tek individi ose masa; duke e ditur se për veprim sa më efikas duhet njohur klima psikologjike e asaj shoqërie, edhe pushtuesi ynë i mëparshëm, pra Serbia, i përdori vite me radhë dhe me mjaftë sukses këto forma të manipulimit masiv, jo vetëm mbi popullatën tonë, por edhe ndaj popujve tjerë të ish-Jugosllavisë e në raste të caktuara, edhe ndaj popullatës së vet, vetëm për ta ruajtur, forcuar dhe ushtruar me çdo kusht hegjemonizmin e saj të shfrenuar mbi të tjerët.
             Aq larg shkuan institucionet serbe me metoda propaganduese sa që për rastin “shishja  e Martinovicit” (që e pat futur vetë në prapanicë, por i kishte akuzuar shqiptarët)  lansoi në qarkullim me qindra artikuj gazetaresk, programe të shumta televizive, bile botuan edhe një libër vëllimor për këtë ndodhi, të cilën e përktheu edhe në gjuhë të huaja dhe e shpërndau nëpër botë. Natyrisht, që qëllimi i kësaj propagande nuk do koment!
            Mirëpo, çudit fakti se edhe institucionet tona “paralele” të asaj kohe, pavarësisht se dispononin mjete sfiduese, u treguan te paafta dhe të papërgatitura (shpesh edhe injorante) për ta kuptuar këtë “luftë psikologjike”. Duke pasur për qëllim primar interesat e tyre të ulëta, dhe pa ndonjë vizion të qartë, ato u bënë edhe vet pre e kësaj propagande destruktive, si rezultat i të cilave pasoi kolapsi i përgjithshëm ekonomik që i parapriu shpërnguljeve masive...
            Në kontekstin e ngjarjeve të përgjithshme bashkëkohore, ndikimet psikologjike-propaganduese përputhen drejtpërdrejt me interesat dhe strategjitë politike të shteteve, fuqive, blloqeve të ndryshme. Dhe, për arritjen e synimeve dhe qëllimeve finale, shfrytëzohen maksimalisht të arriturat e teknologjisë më bashkëkohore si: elektronika, sistemet e komunikimit, mediat, etj. Këta element shumë të fuqishëm të bindjes, të cilët edhe janë bartësit kryesor të këtij ndikimi të imponuar, sot janë bërë pjesë  e pandarë e përditshmërisë sonë, ashtu që secili qytetarë, pa marr parasysh gjininë, moshën dhe ngritjen e shkallës intelektuale, është konsumator i “produkteve” të ofruara nga ata. Sidomos transmetimi i programeve satelitore dhe shërbime e internetit, që mundësojnë bartjen e drejtpërdrejt te mesazheve pa përfillur pengesat e kufijve gjeografik e politik,  janë bërë armët më të fuqishme të kësaj lufte psikologjike. Mjafton vetëm qasja në shërbimin www, për ta kuptuar, e ndoshta edhe për ta përjetuar vet, pushtetin e këtij mashtrimi e manipulimi të qëllimshëm të quajtur propagandë.
            Besoj se edhe pushtetar tanë të rinj do ta trajtojnë më seriozisht këtë sferë të domosdoshme duke pasur parasysh vorbullën e ngjarjeve politiko, diplomatike, ekonomike etj. në të cilën ndodhet Kosova por edhe vetë ata...në mos për asgjë tjetër, së paku për t’ia vazhduar jetën pushtetit të tyre!!!
           

KEQPËRDORIMI I PSIKOLOGJISË



Shkruan: Sabir KRASNIQI
   
 
            Duke pasur parasysh forcën e madhe të veprimit, të ndikimeve të ndryshme psikologjike në sjelljet dhe disponimin e njerëzve, psikologjia kur të keqpërdoret mund të bëhet armë e fortë në luftë kundër individit ose grupacioneve më të mëdha të njerëzve, madje edhe kundër gjithë një nacionaliteti.

           
            Sot në botë ekzistojnë institucione, në të cilat përveç punës psikologjike dhe profileve tjera shkencore, punohet në gjetjen e metodave për manipulime me njeriun. Këto institucione punojnë për nevoja të armatës dhe shërbimeve kundërinformative dhe financohen prej tyre, ndërsa zbulimet e reja ruhen si top sekrete shumë të rëndësishme, kështu që deri te ato vështirë mund të arrihet para se efekti i tyre të zbatohet në praktikë.
            Qendrat kryesore për studimin dhe modifikimin e sjelljeve janë universitetet dhe institucione të ndryshme në mbarë botën, e sidomos në SHBA dhe Rusi. Problemet që i trajtojnë këto institucione janë të lloj-llojshme, ndërsa ekspertet që punojnë në to janë të specializuar për çështje specifike. Një ndër ekspertet medicinal më eminent, që punon për nevojat e CIA-së është Mathan Kline, me detyrë kryesore që t’i stërvitë operatorët, ndërsa në projektin ndërkombëtar, dirigjimin e mendimeve. Përndryshe Kline është i njohur si kryetar i komitetit ndërkombëtar  kundër mentale (ICAMI), një ndër planet e së cilës ishte edhe dhënia e barërave me efekt antidepresiv të porsalindurve, te të cilët duhej të veprojnë deri në fund të jetës së tyre. Kline nga diktatori i dikurshëm i Haiti P. Duvalier, mori mirënjohje më të lartë për pastrimin e trurit të haitasve. Ekzistojnë fakte se organizata ICAMI me ndihmën e narkotikëve i ka shfrytëzuar njerëzit me të meta mentale, si forcë pune në industri.
            Keqpërdorimi i psikologjisë bëri që ajo sot, në duart e disa vendeve të zhvilluara dhe diktatorëve të ndryshëm, të bëhet armë me pasoja të paparashikueshme, madje një shkencëtar deklaron hapur se bomba atomike është lodër fëmijësh në krahasim me mundësit e metodave të reja psikologjike në luftë kundër njeriut.
            Më poshtë po i parashtrojmë disa nga metodat, përmes së cilave mund të manipulohet me qenien njeri.
 
            Shpëlarja e trurit
 
            Është metodë e cila nuk shërben vetëm për pranimin e informatave të rëndësishme nga armiku, por edhe që t’i ndryshohen qëndrimet, mendimet dhe bindjet e tij. Përveç mundësisë së pranimit të informatave dhe ndryshimit të pikëpamjeve, kjo metodë shërben edhe për kthimin e armikut në një bashkëpunëtor aktiv, në mënyrë që armiku merr pjesë në mediume  të shkruara e sidomos elektronike, me pohime të rrejshme, pra aktivizohet në propagandën e kundërshtarit ndaj nacionalitetit të vet.
 
            Hipnoza
 
            Sot është pranuar qëndrimi se hipnoza paraqet koncentrim specifik të vetëdijes, e cila është shumë më e madhe se ajo në gjendje të zgjuar, dhe mundëson pranim më të mirë të sugjestioneve që vijnë nga jashtë. Përndryshe, hipnoza kur përdoret nga ekspertët, shfrytëzohet me shumë sukses si metodë ndihmëse e psikoterapisë për shërimin e neurozave dhe psikozave.
            Hipnoza është një ndër faktorët më bindës për ekzistimin e motiveve të pavetëdijshme dhe ndikimeve të tyre në sjelljet e njerëzve. Nëpërmjet sugjestioneve hipnotike është e mundur që të zbulohen e shqyrtohen motivet më të thella të sjelljeve të njerëzve, të korrigjohen ose ndryshohen e rrënjosen shprehitë e personalitetit dhe kështu, në vend të tyre, të regjistrohen të tjera, të reja. Kjo metodë më vonë u quajt edhe si “serumi i së vërtetës”, që zakonisht keqpërdorej në “biseda informative” të policisë. Për tu arritur gjendja hipnotike, përveç metodave klasike, përdorën e substanca kimike, pra lëndë narkotike.
 
            ESB
 
            Stimulimi elektrik i trurit (Elektrical Stimulation of the Brain), ose si e quajnë nga një herë, radio-stimulator, është metode e re e psikofizikës për drejtimin e sjelljeve të njerëzve. Një ndër iniciatorët e keqpërdorimit të ESB-së është edhe njëri ndër themeluesit e organizatës ndërkombëtare për kërkimin e trurit, Deligardo, i cili u parashtron metodën e vetë të interesuarve, sepse siç thotë ai, mund të ndaloj “parregulluesit politike” në baza fiziologjike përmes stimulimit të trurit. Nëpërmjet ESB-së mund t’i kontrollojmë sjelljet e cilitdo personi ose grupi njerëzish, dhe në atë mënyrë të ndikojmë indirekt në ndryshime publike.
 
            Narkotikët
 
            Janë të njohura edhe metodat, që me anë të llojeve të ndryshme të drogave si: kokaina, heroina, hashashi, alkooli, LSD-ja etj., të depërtojmë në personalitete me qëllim të marrjes së informatave të caktuara. CIA për qëllime të veta përdor zakonisht LSD-në por edhe disa lloje drogash të reja, që ende janë të panjohura, së paku për opinion. Është e ditur se CIA është e interesuar për rreth 50 lloje drogash, dhe ka kryer e kryen edhe sot e kësaj dite eksperimente të ndryshme me njerëz, për të vërtetuar ndikimin e drogave në ndërdijen e tyre. Këtë e dëshmon edhe Timot Liri, i cili i tregoi shkrimtarit dhe estetit Volter Bovar, se një kohë të gjatë ka punuar si agjentë në CIA (deri sa nuk është burgosur) dhe se në Amerikë ekzistojnë afër 30.000 njerëz të cilët me ndihmën e drogës i kontrollon CIA.
            Po e marrim vetëm një shembull sa për ilustrim për efektin e drogës LSD-25. Një sabotues me dy çanta udhëtimi të mbushura me këtë lëndë, nëpërmjet ujësjellësit, mund të paaftësojë përkohësisht të gjithë njerëzit e Evropës.
            Udhëheqësit ushtarak konsiderojnë se lufta me ndihmën e substancave psikoaktive është mënyra më humane e luftës. Përdorimet për paaftësimin e materies paralizojnë përkohësisht vetëm rezistencën aktive dhe nuk janë në mënyrë të drejtpërdrejt vdekjeprurëse për kundërshtarin. Fabrikat, mjetet e komunikimit, transportit etj., mbetën të padëmtuara, ndërkaq njerëzit, brenda 24 orëve, prapë riaftësohen për drejtimin e tyre. Do të jetojnë edhe më tej në vendbanimet e tyre të padëmtuara... por në qoftë se mënjanojmë humbjen më të madhe - lirinë personale dhe kolektive, atëherë kjo luftë ndoshta  edhe do të mund të quhej si “humane”.
            Numri i njerëzve të kontrolluar me anë të këtyre metodave, padyshim është i madh, dhe atë në mbarë rruzullin tokësor. Gjithashtu, këto metoda u përdorën edhe në luftërat e fundit në Ballkan, ku policëve dhe ushtarëve serb, nëpërmjet substancave të ndryshme narkotike u rritej morali luftarak, iu humbiste frika, iu ndryshoheshin sjelljet etj., duke i kthyer ata në njerëz të dëgjuar, pra në një lloj njerëzish  “Zombi”, në duart e udhëheqësve të tyre, për të kryer krime nga më barbare që ka mundur të njehë ndonjëherë bota.
            Ser Johan Acches, i cili për punë shkencore mori Çmimin Nobel për Medicinë, konsideron se kërkimi i trurit është problem themelor me të cilin është ballafaquar ndonjëherë njeriu. Atë, si shkencëtar dhe humanist, e shqetëson thellë edhe parashikimi, se kërkimi i trurit ndoshta do të na zbulojë veprimet me të cilat njerëzit mund të bëhen anëtarë të dëgjueshëm të sistemeve totalitare, të cilët, pa protesta do t’i zbatojnë gjithnjë ato që u urdhërohen. Të gjitha kërkimet në këtë drejtim i duken më të rrezikshme se bomba atomike.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...