Agjencioni floripress.blogspot.com

2016/05/21

Promovohen në Athinë dy vepra të Besim Xhelilit



Promovohen në Athinë dy vepra të Besim Xhelilit
Bëhet fjalë për romanin e tij të parë “1803”, i cili sipas autorit do të vazhdojë edhe me dy pjesë, dhe për vëllimin e tij të pestë me poezi “Besa”
Në ambientet e Ambasadës Shqiptare në Athinë, me pjesëmarrjen e kënaqshme të bashkatdhetarëve që jetojnë në Greqi, artdashësve dhe përcjellësve të letrave të shkruara, u promovuan dy librat më të rinj të autorit tetovar me banim në Vjenë të Austrisë Besim Xhelilit. Bëhet fjalë për romanin e tij të parë “1803”, i cili sipas autorit do të vazhdojë edhe me dy pjesë, dhe për vëllimin e tij të pestë me poezi “Besa”. Përndryshe këto dy libra dolën nga botimi në mars të këtij viti, dhe u promovuan në Takimet Tradicionale Poetike “Pavarësia Poetike 2016”, nën organizim të Lidhjes së Krijuesve Shqiptarë në Mërgatë, kësaj radhe në qytetin Hamburg të Gjermanisë, si dhe muajin e kaluar në Ambasadën e Kosovës në Vjenë.
Programin e udhëhoqi gazetarja e mirënjohur e Radio Athinës Bardha Mançe, e cila po bën një punë të madhe përmes valëve të kësaj radioje, për promovimin dhe afirmimin e vlerave që krijohen nga krijues, artistë e poetë shqiptarë gjithandej globit. Në sallë ishin edhe më të vegjlit, duke treguar kështu një maturi të madhe edukative-estetike familjare, për edukimin e brezave më të rinj në frymën atdhetare dhe kombëtare.
Në emër të Ambasadës përshëndeti z. Florian Nova, Ministër Fuqiplotë, i cili tha se ndjehet shumë i nderuar dhe ka kënaqësinë që në emër të Ambasadorit z. Dashnor Dervishi, t’i përshëndet të pranishmit, duke shtuar se Ambasada është shtëpia e të gjithëve dhe do të jetë e hapur gjithmonë për aktivitete kulturore dhe letrare, kurse për çështjet organizative u përkujdes znj. Entela Gjergo.
Një vështrim për anën filozofike të romanit bëri profesori Thanas Boçi i cili u shpreh: “Romani i tij “1803”, me një titull tepër sinjikativ është i zhanrit social-erotik, por përditshmëria përbëhet edhe nga elementët e saj si: puna, familja, mërgimi, etnia, kultura, arti, poezia, jeta urbane apo edhe dashuria, duke kaluar në filtrin e talentit të autorit, përbëjnë edhe atë që quhet plotësim i përbërësve të subjektit; ndaj thjeshtësia e të rrëfyerit dhe fabulës nis me lindjen e ndjenjës së dashurisë më 18 mars (18-03), dhe vazhdon me luftën, peripecitë për të mposhtur pengesat, mentalitetet, zakonet, disi tashmë të tejkaluara në kohë, gjersa arrin finishin e zgjidhjes së çështjes në funksion të dëshirës të të dyve: Besarit dhe Samirës. Dhe të gjitha këto përshkohen fund e krye nga përshkruarja e të gjitha ngjarjeve a rrethanave nga dimensioni i lirisë të mendimit, e shfaqur në mesazhe të qarta, konkrete dhe të kapshme nga lexuesi.
Në anën tjetër për tematikën dhe vlerën letrare si dhe për gjuhën dhe nivelin e romanit foli filologia Marinela Duri duke thënë: “Fjalori i pasur, stili narrativ, përshkrimet romantiko-erotike të ngarkuara emocionalisht me figura letrare si: epifora, metafora, alegoria, krahasimi, epiteti, aforizmat, simbolizimi i shenjave të pikësimit (tre pikat, thonjëzat etj.) drama, suspens-i, anatropia – thyerja kronologjike e ngjarjeve, që ndryshe fillojnë, ndryshe rrjedhin e ndryshe përfundojnë, romanca, informacioni dhe sigurisht një fund i lumtur-HAPPY-END, këto kërkon lexuesi bashkëkohor. Më konkretisht: drama shfaqet në roman që në fazën e parë kur protagonistët fillojnë e ndjejnë për njëri-tjetrin; që të dy kanë familje. Vetëkuptueshëm që vështirësitë e pengesat për përjetimin fshehtas të një ndjenje të tillë do t’i shoqërojnë gjithnjë e kudo, deri në fund, kur protagonisti ka të sigurt vdekjen dhe në atë shtrat i duhet t’i rrëfehet së shoqes dhe protagonistja, së shoqit. Romanca pa fund përshkon tejendanë romanin. Lojërat e fjalëve, tematologjia e bisedave të tyre e bën më tërheqës librin e më të ngutshëm leximin duke nxjerrë në pah njëkohësisht nivelin e lartë të tyre intelektual, diturinë, mprehtësinë e zgjuarsinë e tyre”.
Atmosferën e zbukuruan me instrumentet e tyre Gerta Selmani-Katemi dhe Edi Katemi, kurse disa vargje nga vëllimi poetik “Besa” i lexuan shkrimtari Bledi Ylli dhe disa nxënës nga Shtëpia Shqiptare Athinë “Porta” Një fragment nga romani e lexoi artisti i njohur Armando Dauti, kurse të pranishëm ishin edhe artisti i dalluar Nikolla Llambro si dhe personalitete të tjera nga jeta intelektuale e shoqërore e komunitetit shqiptar në Greqi.
Në fund të pranishmit patën mundësinë që në një bisedë të lirë të flasin me autorin e librave si dhe të shijojnë koktejin modest të rastit, shtruar nga Ambasada.

“Besa”, filmi kushtuar shqiptarëve që mbrojtën hebrenjtë, u shfaq në Queens - New York



 Beqir SINA - Queens NYC

“Besa”, filmi kushtuar shqiptarëve që mbrojtën hebrenjtë, u shfaq në Queens - New York (Foto)
QUEENS NYC : - Në kuadrin e përkujtimit të viktimave të Holokausit, filmi “The Promise” - “Besa”, kushtuar shqiptarëve, që mbrojtën hebrenjtë, gjatë Luftës së Dytë Botërore, ka risjellë në vëmendje faktin se Shqipëria, është ndër vendet e vetme, që ku hebrejtë nuk u diskriminuan, nuk u dorëzuan tek gjermanët, por ata u mbrojtën gjatë Luftës së Dytë Botërore, edhe më pas saj, mbas ardhjes së komunizmit.
“Në vitin 1934, Herman Bernstein, Ambasadori Amerikan në Shqipëri shkruante: “Nuk ka asnjë gjurmë diskriminimi të hebrenjve në Shqipëri, sepse Shqipëria, është një nga vendet e rralla në Europë, sot ku paragjykimi fetar dhe urrejtja nuk ekzistojnë, edhe pse vetë shqiptarët janë të ndarë në tre besime fetare.”
“Në nderim të Ditës Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit, ne do të ndajmë me ju historitë e shqiptarëve, të cilët shpëtuan hebrenjtë, duke dëshmuar mirësi njerëzore dhe traditën unike shqiptare,atë të Besës,” tha Gjovalin Nikçi, i cili ishte pjesë e organizmit të kësaj shfaqje në Zucco Theater, njërën nga studiot e “ Kaufman Astoria Studios” , në Queens - New York.
Ndërkohë, nata e mbrëmshme, ishte edhe udhëtimi i radhës, i shfaqjes së premirës së filmit “The Promise” - “Besa”, filmit kushtuar shqiptarëve, që mbrojtën hebrenjtë, gjatë Holokausit, i cili u shfaq në njërën prej kinemave më prestigjoze në SHBA, në qytetin e Queens - New York, mbas Tiranës, Brukselit, Parisit, Los Angelos, San Bernadino, Filadefias, Dallasit, Sakramentos, Jacksonville, Tampa, e të tjer.
Duke, mbritur kështu në qëndren e madhe të filmagrafisë Kaufman Astoria Studios & The Astor Room, e cila ishte organizatori kryesorë dhe paskuintave të kësaj shfaqje - shqiptaro amerikani Gjovalin Nikçi, i cili ishte dhe kordinatori i shfaqjes “The Promise” - “Besa”, në këtë “Pallat të Mbretërisë”, së kinematografisë Amerikane.
Nikçi, me thjeshtësinë e tij, tha se :”Shfaqja e mbrëmshme e premirës së filmit “The Promise” - “Besa”, filmi kushtuar shqiptarëve që mbrojtën hebrenjtë, gjatë Holokausit, në njërën prej kinemave më prestigjoze në SHBA, në qytetin e Queens - New York, u bë ngaqë dihet se industria e më e madhe e filmit, në SHBA, është e kontrolluar nga Hebrenjtë, dhe unë desha t’u tregoj, atyre duke shfrytëzuar këtë rast, se kush jemi ne Shqiptarët, dhe se çfarë kemi bër ne për mbrojtjen e Hebrenjëve, gjatë Luftës së Dytë Botërore, dhe me duket se ia kam arrit qellimit, tim, mbasi pas shfaqjes Presidenti i komapnise Hal Rosenbluth, ka qënë i habitur, dhe më faleminderojë”.
Në shfaqjen e kësaj premiere, morën pjesë edhe një grup vperimtarësh të dalluar të komunitetit shqiptarë, si : Sejdi dhe Shake Husenaj, Majlinda, dhe Arjan Myrtaj, Rick dhe Shpresa Elezi, Ben Çelaj, P. Vulaj, dhe disa shqiptaro amerikan të tjerë, nga Palvë e Gucia.
Në fillim të shfaqjes së këtij filmi, Presidenti i kompanisë Hal Rosenbluth , tha se çfarë rëndësie të madhe merr shfaqja e këtij filmi në studiot e “ Kaufman Astoria Studios” , e cila tha ai “ është një studio historike e filmit, e vendosura në pjesën qendrore të lagjes Astoria, e njësisë bashkiake të Queens në qytetin e New Yorkut.
Studio Kaufman, sqaroi ai, është ndërtuar fillimisht nga kompania e famshme Players-Lasky në vitin 1920 për të siguruar kompani me një strukturë të afërt me rrethin Broadway teatër. Ai ishte i njohur edhe si Astoria Studio dhe Paramount Studio.
Pas Paramount Pictures, të gjitha operacionet lëvizëse kaluan në një studio në Kaliforni në vitin 1932, Astoria, iu dorëzua prodecenteve të filmave të pavarur, filmat e të cilëve përmes Paramount ose kompani të tjera, hynë në industrinë e filmit Hollywood.
“Në vitin 1942, Pictorial Service United States Army & Signal Army Corps, mori studiot Astoria, për bërjen e trajnimit dhe të indoktrinimit të filmave të ushtrisë deri në vitin 1971, duke përfshirë, edhe kompaninë Big Picture, që u shfaq në televizionin amerikan si një seri e rrjetit televiziv kombëtar.
Më pas u shfaq filmi me regji të Rachel Goslins, dhe producent Johason Willimas, Besa: The Promise, i cili deri tani është fitues e 7 çmimeve nëpër festvalet e ndryshme, dhe një nga filmat më të shfaqur deri tani në SHBA, “Besa: The Promise”
Besa: The Promise, 90 minuta film
BESA: Premtimi tregon heroizmin e Shqipërisë në Luftën e Dytë Botërore përmes eksplorimeve të fotografive dhe dëshmive të njerezve të gjallë që e përjetuan luftën . Njëri prej tyre është edhe i mbijetuari i Holokaustit, Norman Gershman, një fotograf i njohur hebre-amerikan i vendosur për të dokumentuar ato çka ka parë tek shqiptart myslimanë të cilët kan shpëtuar hebrenjtë gjatë Holokaustit.
Duke e perqendruar në filimin e tij, ai kësaj rradhe na jep nëpërmjet rrrëfimeve të disa personave mes tyre edhe një djali të një kleriku mysliman - një Hoxhe, ai është Rexhep Hoxha, një musliman - shqiptar. Rexhepi, thotë në tregimet e tij gjatë filmit, se simbas traditës shqiptare, që i ka lënë amanet baba, ai duhet të përmbushë premtimin e bërë në një familje hebreje. Mbasi babai i tij e shpëtoi atë gjatë Holokaustit, tani Rexhepi, me të birin e tij dhe ndihmën e Gershman, do të i kthehnte atyre një sërë librash hebrenj që ata kish lanë pas, në shtëpinë e Rexhep Hoxhës, dhe ai i kishte ruajtur me shumë kujdes, dhe mbajtur fshehur, në syndyk druri, gjatë regjjimit ateist të Enver Hoxhes, për më shumë se 45 vjet.
Dhe premtimi Rexhep Hoxhës, simbas filmit, duket se është më shumë se një fjalë - kjo është pjesë e kodit moral të Shqiptarëve Besa, mbasi si thotë ai besa është premëtimi të tyre - Një kod nderi, ky që, ndër të tjera, që premton, se të gjithë shqiptarët, të krishter, mysliman, ortodoks,e bektashllinjë, për të ofruar mbrojtje të sigurt të refugjatëve, hebrenjë gjatë Luftës së Dytë Botërore , dhanë Besën - Premtimin e tyre.
Duke, bërë kështu edhe aktin historik, të papërsërtshem për të marrë nën mbrojtje të gjithë refugjatët hebrenjë, në Shqipëri, dhe Kosovë, pavarësisht rrezikut për jetën e tyre dhe të familjeve të tyre, nga gjermanët në Luftën e Dytë Botërore.
Me Normanin si ndihmës, Rexhep Hoxha, vazhdonë një udhëtim në Bullgari dhe Izrael, duke çuar në vend porosinë e babait të tij tek famija e një të mbijetuari nga Holokasusti që kishte lindur në Bullgari dhe babi i tij ishte martuar po në Sofie.
Kërkimin e tyre, për të sjell një epifani, që është pjesë e kësaj familje hebreje - edhe pse ajo është e besimit të tij islam, gjatë dekadave të komunizmit, ai ka qenë si dhe fetë e tjera, i shtypur dhe dënohej me ligj, i karuajtur me kujdes dhe mbajtur mirë librat e familjes Hebraike.
Nëpër tregimet e Rexhepit dhe shokët të tij muslimanë, në filimin The Promise - Besa, e hebrenjë të mbijetur, nga shqiptarët, gjatë Luftës së Dytë Botërore, pra nëpërmjet rëfimeve të karaktereve të këtij filmi ( 20 kartaktere : Norman H. Gershman, Rexhep Hoxha,Orhan Frasheri,Myzafer & Luleta Kazazi,Jasa Altarac,Mehmet Frasheri, Rina Mandil Nahum, Hamid & Xhemal Veseli,Haxhi Reshat Bardhi Dedebaba,Mbreti i Shqiptarve, Leka I Zogu (passed away in November 2011).Edip Pilku, Johanna Neumann, Rashela Lazar, Vebhi Hoti, Verushe Babani,Yeoshua Baruchowic) shohim se si një komb i heronjve të përditshm, larg nga narrativa e Islamit të dhunshëm dhe anti-semitizmit që është portretizuar shpesh në media sot, ka bër aktin më madhor të moralit njerëzor, Besën shqiptare.
Dhe, përmes përvojave të Norman Gershman dhe parë nga një personi i cili vetë është njeri prej të mbijetuarve hebrenj, dëgjojmë histori mirënjohjeje për shpëtimtarët muslimanë, që kanë kaluar pa u dëgjuar për gati shtatëdhjetë vjet, nga rregjimi komunist i Enver Hoxhës, që zhduku gjithëçka nga tradita dhe feja e shqiptarërve.
"Më shumë se shtatë vjet në bërjen, e tij , tha producenti i këtij filmi, Besa: The Promise, në fund të shfaqjes Johanson Williams, : “Filmi paraqet një dramë të fuqishme njerëzore të përbërë nga një kthesë shkatërruese, në një mbrotje të pabesueshme sot . Kjo është një histori që tregon se se ura e lidhjes në breza dhe fe është bashkimi me etërit dhe bijtë e muslimanëve dhe hebrenjve.”

Vokacioni lirik në poezinë e Din Mehmetit (1932-2010)


Vokacioni lirik në poezinë e Din Mehmetit
Haki Bunjaku

Pata fat të mirë që në vitet 60-70,të shkollohem(ushqehem) në artin poetik,të yjeve të letërsisë që krijonin në këte pjesë të shqiptarisë,si :Esat Mekulu,Din Mehmeti,Azem Shkreli,Ali Podrimja,Fahredin Gunga ,Enver Gjerqeku e ndonjë tjetër(pak më vonë, Beqir Musliu.
Çdo vepër që më binte në dorë,gëzohesha,si nëna për djalin e hasretit.I lexoja me ëndje,i rilexoja disa herë,saqë shumë prej tyre më nguliteshin në mendje vargje e strofa dhe herë e gjithë poeziaNga ky ndikim fillova hartimet shkollore t`i përpiloj si prozë poetike e lirë.
Dhe pata vështirësi serioze të shkëputesha nga këto vargje,të cilat i kisha memorue thellë në tru
Nga krijimet markante të këtyre krijuesve të zellshëm,kur mora ditarin në dorë dhe udhëheqa recitalin në nivel të qytetit,i rradhitja poezitë e tyre sipas rastit,apo edhe gati i dramatizoja.
Më jepnin inspirim të bollshëm për recitim emocional.
Në ato kohë mungonte literatura,si e quanim“ e përtej gardhit“.Ngushëlloheshim me veprat që botoheshin te na,të cilat vërtet paraqitnin vlerë artistike.
Kam në dorë përmbledhjen e shkëlqyeshme poetike“Zogu i Diellit“,të poetit Din Mehmeti,përgaditur nga Dr. Ibrahim Rugova dhe përcjellur me një vlerësim brilan kritik nga ai,botuar nga redaksia e Rilindjes,më 1982 në Prishtinë. (Editorët e sotëm bëjnë sikur ta përfillnin këte model,ndihmë për lexuesit dhe ndihmë për autorin).
Poezia lirike e Din Mehmetit është poezi e ambientit,që breda tij gjallon subjektiviteti edhe kohor edhe ambiental.Vepra e parë „Në krahët e shkrepave“ katërcipërisht e vërteton këte.Bile,nga kritika e kohës,Din Mehmeti qe quajtur:POET I SHKREPAVE.
Ambienti këtu ka njështrirje më të gjërë dhe kohën e njerëzit brenda saj,që i japin poetit mundësi të përjetimit dhe të shfrimit lirik.
„Dy çështje na duken të rëndësishme dhe të vlerëshm në vështrimin e poezisë së Din Mehmetit kësaj here,të cilat në mënyrë fundamentale përbëjnë thënien poetike të tij:ambienti në aspektin tematik dhe liria lirike në atë poetik.“Dr. Ibrahim Rugova,f.7.
Ajo që e ka ngrit poetin,Din Mehmeti,mbi kupolën e poezisë artistike,mendoj se është thjeshtësia e vargut me kuptimësinë e plotë,që kjo hetohet leht te poezia“Kënga e Theshtë“
„ditën e tregut me shokun tim në tregtizë
kur më pa syve të mallur I shpërthej një dritëzë
fytyra e mrrolur iu mbush me gaz iu zgra,
si dikur si dikur kur sgkonim së bashku maleve me gja”….(f.28).
Me këte poezi në mënyrë të thjeshtë e me plot dinamizëm shprish mallin e fëminisë.Evokon bukur jetën në ambientin rural dhe lojën me fëmijt moshatarë të fshatit,të një kohe të largët e të struku fort në shpirtin e poetit.
Kjo poezi me forcën e shprehjes,pak të dialogizuar,nuk duhet të mirret vetë si poezi e përkryer,por edhe si dramë në vargje,nga e cila mund të del një skenar i mrekullueshëm.
Në poezinë e përkryer të Din Mehmetit temë bosht është ambienti dhe njerëzit me fatet e tyre brenda këtij ambienti.
Vagjet janë mirë të ngjeshura artistikisht,të cilat pasurohen me shprehjet metaforike,por here-herë edhe me ironinë lirike.
I quajtëm shfrime lirike këto poezi,pasiqë dominon lirizmi edhe i kushtëzuar.Këtu hasim edhe elemente konkrete të botës subjective,si :Zeqë Shpati,Binaku,Braha,Fata,Selman Selmaqni,Mehmet Dina,Ali Pashë Magjari ,Lami etj.
Femrës ky nuk i drejton ofkëllima as eksklamacione,por I këndon me afsh shpirti,sit e “Zogëza e Dukagjinit”
…bukuria jote i djeg kufijtë
E urrejtjeve të motive
Bukuria jote i kurorëzon agimet
E kuqërremta gjatë lindjeve….(f.42)
Ose kur flet me gjuhë zemre.
…vasha e Malësisë me zogjtë e krahrorit
Drejton anët e horizontit…
…Vasha e Malësisë shkoi në det
T`i tregojë detit çka është badhësia.
Këto shkëputje dëshmojnë se sa me afsh zemre dhe me përkushtim elegant e mëveshë poetikisht vashën me tipare të bukurisë së adhurueshme.
Në krahasim me këto sa u tha,poezia e sotme erotike,ka mbetur e mangët,e ngurtësuar brenda shtrirjes lirike,ku hyhet,pa uvertyrë e joshje në temën e thatë,si lloj striptisi i shpërlarë nga kultura erotike.
Dashuri kanë bërë njerëzit që nga koha e Adamit e Evës,por vetëm në suaza të dashurisë së motivuar nga shpirti e jo porno,si sot.
Poeti Din Mehmeti,përmef figurave i ka përjtësuar artistikisht ngjarjet,pa data të caktuara,por që ngjarja e poetizuar,nga kontesti na jep shumë njohuri edhe për kohën si në simbolikën “Djepi i Yjeve” ku na rrëfen për atë gjeneratë,që ndërpreu shkollën për të luftuar dhe pas luftës prapë kthehen në shkollë edhe të burrëruar,me revole në brez dhe me plumba harruar xhepave të shkoqur.
Din Mehmeti u lind në fshatin Gjocaj të Junikut afër Gjakovës më 1932.
Na dhuroi një opus të pasur me vepra letrare artistike,të cilat e pavdeksojnë.
Për pjesën tjetër nuk do të flas.
Do të besoj që poetët nuk kanë vdekje!!!
Haki N.Bunjaku

Vendimi për pronat/ Shpërthen me mllef Çun Lajçi, mallkon Presidentin e Kryeministrin

Vendimi për pronat/ Shpërthen me mllef Çun Lajçi,  mallkon Presidentin e Kryeministrin
Z.President e z. Kryeministër
Për Rugovën that se nuk kan fletë Kadastrale dhe se kufini ka qenë gjithmonë të Kuqishta,
Po për tokat në zemër të Deçanit ku kurrë s’kishte kufi dhe ku kurrë Serbia as Jugosllavia nuk ua muer shqiptarve me ia falë Kishës – si doli që ato t’ia falni sot Manastirit të Deçanit. Pse nuk kerkuet ‘kadastralet’ siç kerkuet tek ne?
A jemi shtet i lirë e sovran apo “sovrane” jan vetem kokat tuaja, he mbetshi pa to, po si falen tokat kaq leht!

REAGIM I FAMILJES GËRVALLA PËR INCIDENTIN QË I KA NDODHUR VAJZËS SONË, DONIKA GËRVALLA, NGA KREU I LDK-së TË ISA MUSTAFËS

​Familja Gërvalla: Isë, as UDB-ja serbe e jugosllave nuk kanë zbritur në nivelin tënd

Përmes këtij komunikimi me media, familja Gërvalla shpreh shqetësimin e madh për ngjarjen e ndodhur dje në nisje të mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm të Lidhjes Demokratike të Kosovës, ku vajzës së familjes Gërvalla, kryetare e LDK-së për Gjermani, Donikës, iu ndalua qëndrimi në këtë takim të udhëhequr nga lideri i saj, Isa Mustafa.
Më poshtë po e publikojmë të plotë reagimin e familjes Gërvalla, në shenjë proteste ndaj incidentit të, siç thuhet në komunikatë, parapërgatitur nga klani Mustafa.
REAGIM I FAMILJES GËRVALLA PËR INCIDENTIN QË I KA NDODHUR VAJZËS SONË, DONIKA GËRVALLA, NGA KREU I LDK-së TË ISA MUSTAFËS
Familja jonë Gërvalla në Kosovë, në Shqipëri dh në diasporë jemi tepër të shqetësuar për incidenti e mbrëmshëm që i ka ndodhur vajzës sonë, Donika Gërvalla, nga struktura klanore e Isa Mustafës, kryetar i LDK-së.
Bija jonë mbrëmë po insistonte të merr pjesë në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së, si kryetare e degës së kësaj partie në Gjermani.
Elementë të klani të Mustafës, duke e ditur qëndrimin e Donikës për t’ia kthyer dinjitetin kombëtar kësaj parti, ashtu si e kishte në kohën e dr. Ibrahim Rugovës, jo vetëm që nuk e kanë lënë të marrë pjesë në mbledhje, por fizikisht, duke e tërhequr zvarrë, nuk e kanë lënë të hyjë në sallë.
Ky incident i parapërgatitur, tepër i rëndë jo vetëm për një femër, na e ka kujtuar kohën e regjimit pushtues serb, për të cilën ka luftuar e tërë familja jonë, duke dhënë madje edhe dy heronj.
Ky incident jo vetëm që ka nëpërkëmbur dinjitetin njerëzor të vajzës sonë, por është edhe një sulm i rëndë kundër fjalës dhe mendimit të lirë, të cilat janë vlera themelore dhe universale të një shoqërie demokratike, për të cilën trumbeton se po punon ve të klani i Mustafës. Këto vlera qytetëruese, për të cilat punon bija jonë, janë shkelur aq brutalisht në kohën kur e tërë bota ka sytë të kthyer kah shoqëria jonë dhe nga të gjitha veprimtaritë shtet ndërtuese të kësaj fryme.
Ne si familje me tradita kombëtare me frymë të mendimit të ri shtetëror, kombëtare dhe demokratik, e dimë mirë se kjo frymë është në kundërshtim të thellë me ideologjinë të komunizmit sllav, të cilën e ka në shpirt, si tani, si më herët, e njëjta strukturë që ka sulmuar vajzën tonë, ashtu si ka sulmuar edhe tani edhe më parë vlerat e lirisë të Kosovës, duke përfshirë të gjitha lëvizjet kombëtare dhe çlirimtare, prej viteve të ’80-ta e deri më sot.
Ne familja Gërvalla, por edhe shoqëria jonë në përgjithësi, do të mbështesim edhe më tutje mendimet dhe veprimet, që kanë vlera kombëtare, shtetërore dhe demokratike, kundër të cilave ka ndodhur ky incident. Vetëm me këto vl era mund të shkojmë përpara për të ndërtuar shtetin dhe shoqërinë demokratike, në të cilën ka vend shprehja e mendimit të lirë, e pranueshme për tërë qytetërimin evropian dhe botëror.
Edhe diçka Isë: Në identitetin tonë kombëtar dhe atë historik, femra ka qenë institucion dhe vlerë e paprekshme e shoqërisë sonë.
Isë, siç e di edhe ti, familja jonë gjatë gjithë historisë është persekutuar, bastisur, kontrolluar, burgosur, syrgjynosur, terrorizuar me qindra herë nga UDB-ja serbe dhe ajo Jugosllave, por edhe ata asnjëherë nuk kanë zbritur në nivelin tënd dhe të klanit tuaj.

Sqarohet LDK, incidentin e djeshëm e quan instrumentalizim të partisë


​Sqarohet LDK, incidentin e djeshëm e quan instrumentalizim të partisë
Nëpërmjet një komunikate dërguar mediave, Lidhja Demokratike e Kosovës ka sqaruar incidentin e djeshëm gjatë mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së, ku Donika Gërvalla u tërhoq zvarrë nga sigurimi duke mos e lënë brenda kësaj mbledhjeje.
Sipas LDK-së, kjo është një fushatë dhe instrumentalizimi i partisë për motive të errëta.
Gërvalla ka shprehur pakënaqësi me procesin zgjedhor të Degës së LDK-së në Gjermani, derisa LDK-ja thotë se Gërvalla nuk është kryetare dhe nuk e përfaqëson LDK-në në këtë degë.
Më poshtë gjeni të plotë sqarimin e LDK-së:
Lidhja Demokratike e Kosovës dëshiron të sqarojë anëtarësinë dhe opinion publik rreth mbledhjes së djeshme të Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së
Dje ishte një mbledhje, në një frymë, krejtësisht konstruktive dhe punuese e Këshillit të Përgjithshëm, në të cilën morën pjesë anëtarët e Këshillit dhe deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës, të cilët nuk janë anëtarë të Këshillit. Për rreth katër orë, sa zgjati mbledhja, pjesëmarrësit përkrahën plotësisht politikat e LDK-së të prezantuara nga Kryetari si dhe qëndrim et për çështjet aktuale politike në vend. U miratuan unanimisht edhe dokumentet e përgatitura për Konventën e LDK-së e cila do të mbahet më 28 maj 2016. Këshilli i Përgjithshëm dje reflektoi unitet të plotë në ballafaqimin me sfidat e reja dhe me orientimet programore të LDK-së.
Për habinë tonë, gjatë mbajtjes së mbledhjes së Këshillit u dëgjuan zhurma jashtë sallës dhe më vonë kuptuam se kishte tentim për të hyrë nga znj. Donika Gërvalla, edhe pse nuk ka qenë e ftuar, nuk është anëtare e Këshillit të Përgjithshëm dhe nuk u përket strukturave, të cilat ftohen në mbledhjen e këtij organi të lartë të LDK-së. Ne jemi të habitur me motivet për një veprim të tillë.
LDK-ja sqaron se gjatë procesit zgjedhor në LDK, në degën në Gjermani dhe Zvicer, nuk janë mbajtur procese të rregullta zgjedhore, rrjedhimisht znj. Gërvalla, nuk është kryetare dhe nuk përfaqëson Degën e LDK-së në Gjermani, ashtu sikur edhe z. Dibrani nuk përfaqëson degën e LDK-së në Zvicër. Kjo u është bërë me dije nga organet kompetente të LDK-së dhe u është tërheqë vërejtja se nuk mund të thirren në pozita, për të cilat nuk kanë legjitimitetin e votës në LDK.
LDK-ja shpreh keqardhje për këtë instrumentalizim dhe keqpërdorim të LDK-së për motive të errëta.
LDK-ja është parti institucionale, ku rregullat dhe procedurat respektohen, dhe nuk lejon që ndokush përmes improvizimeve të skandaleve të instaloj logjikën e dhunës.
Ata që janë pjese e LDK-së dhe ndajnë vlerat dhe përgjegjësitë me ketë parti nuk bëjnë shfaqje të tilla dhe nuk e sulmojnë LDK-në, prandaj LDK nuk do t'i lejoj askujt që për çfarëdo motivi dhe interesi të krijoj përçarje dhe të tentoj të instaloj logjikën e dhunës.
LDK-ja fton të gjithë anëtarësinë e saj, që mos të bie pre e fushatave dhe sulmeve ndaj LDK-së të cilat kanë për synim dëmtimin e imazhit t ë saj duke pas parasysh forcimin dhe rezultatet që LDK po arrin në kuadër të qeverisjes së vendit, me zhbllokimin e proceseve vitale në pushtetin lokal, në veçanti në Komunën e Prishtinës, si dhe me rolin vendimtar në fuqizimin e tërësishëm të vendit.
LDK-ja konsideron se Kosova është në një fazë të zhvillimit, në të cilin duhet tejkaluar sjelljet anakronike, urrejtjet e brendshme, etiketimet dhe logjikën e dokeve provinciale, por duhet ndjekur rrugën e përkatësisë së një familje të madhe evropiane dhe të kultivojmë vlerat të cilat thellojnë miqësinë me SHBA-të.
LDK-ja i siguron të gjithë anëtarët e saj dhe qytetarët e këtij vendi se me përkushtimin dhe përgjegjësinë më të madhe do ta qeverisë vendin dhe do të krijoj kushte që qeverisja e koalicionit me sukses të përmbushë programin e saj, se do të luftojë krimin e organizuar dhe korrupsionin dhe do ta mbajë agjendën evropiane dhe euroatlantike, si alternati vë të vetme të perspektivës sonë.

Kusari-Lila: Mbeta e mpirë kur pashë që Donika Gërvalla u tërhoq zvarrë

Sipas kryetares së Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila, skenat e tërheqjes zvarrë të Donika Gërvallës dje nga Këshilli Përgjithshëm i LDK-së janë aq të trishta sa të sjellin mosbesim se mund të jenë të vërteta.


Kusari-Lila thotë se mbrëmë kishte mbetur e mpirë teska shikonte raportimet mediale lidhur me zhvillimet e djeshme në këtë Këshill.
Ju sjellim të plotë reagimin e kryetares së Gjakovës:
Mbrëmë mbeta si e mpirë duke e shikuar atë video në mosbesim se dikush që e urdhëron atë skenë është përgjegjës për më shumë në vendin tonë”, ka shkruar ajo.
Me sa u pa Donika Gërvalla nuk paraqiste kërcnim fizik për askënd, nuk kërcnoi me asgjë Këshillin e Përgjithshëm të LDK-së përveq se me mendimin ndryshe, qoftë i drejtë apo i pa drejtë ai mendim. Fjala e lirë është themeli i demokracisë, fjalë që e ka LDK në akronim, por që duket se ka pushuar se funksionuari shumë kohë më parë. Nëse debati dhe mendimet ndryshe në demokraci nuk sjellin vlerë, atëherë asgjë nuk ka vlerë në atë demokraci.
Përndryshe, është totalisht i pakontestueshëm fakti se me Donikën, bijën e Jusuf Gërvallës nuk do të silleshin kështu sikur të ishte mashkull, sikur të quhej Donik dhe të vinte me shokë apo përcjellës në mbledhje. Ndyshe do të kalkulonin ata që urdhëruan dëbimin e saj nga takimi. Do të llogaritnin se mund të vinte deri tek përleshja fizike, se do të bëhej edhe një takim i "karrikave" dhe partia mund të humbiste para opinionit publik.
Partia u tregua e dobët, shumë e dobët, shumë e ultë, të tërheq zvarrë një grua me roje sigurimi e cila në dorë mbante vetëm letra.
Instituti Demokratik Kombëtar nga SHBA-të i udhëhequr nga ish-Sekretarja e Shtetit Madelein Albraight ka nisur kampanjën për ndalimin e dhunës ndaj gruas në politikë. Kampanja ka slloganin ‪#‎NottheCost‬ (Jo me Çmimin), se gratë nuk duhet të paguajnë çmimin e gjinisë që i përkasin për të mbetur në politikë.
Donika dhe familja e saj kanë paguar çmimin e marrjes me politikë, e kanë paguar shumë shtrenjtë bi le, por sot në Kosovën e lirë nuk ka arsye që çmimi për gratë në politikë të jetë dhuna, nënçmimi dhe përbuzja.
Unë edhe mund të jem ndryshe me bindjet politike me gratë tjera në subjekte tjera, por nuk pajtohem që gruaja të paguajë çdo çmim për mendimin dhe aktivizimin politik.
Sot, të gjitha duhet të jemi Donika që i kundërvihemi dhunës së shprehur ndaj fjalës së lirë. E më së pari kjo ju takon femrave të Lidhjes Demokratike të cilat dje bashkë me Donikën janë kërcënuar dhe personalitetet e tyre janë tërhequr zvarrë.
Atyre qartë iu është përcjellë mesazhi: nëse ka mendim ndryshe, ju tërheqim zvarrë nga mbledhja.
A jeni të vlefshme për të pasur këtë trajtim, vlerësojeni vetë të nderuara zonja dhe zonjusha.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...