Agjencioni floripress.blogspot.com

2016/11/26


Nga Leke Tasi

Në polemikat e kohëve të fundit, përvec anës politike (akuza ndaj nacionalistëve si kolaboracionistë, duke heshtur sulmet që u bëheshin menjëherë mbas akordit dypalësh të arritur në Gusht 1943), të bien në sy edhe sulme ndaj fesë e fetarëve (politiko-negative ose miklueso-nënvleftesuese). Argumenti teorik i tyre ësht se filozofia prin, kurse feja ësht në hava, por duhet respektuar në kushtet e reja; kurse argumenti denigrues: përfolja e figurave kulmore si miqsore me pushtuesin. Të dy këto fushata mendojm se e kanë shkakun te pritshmëria për një hyrje të Shqipërisë në gji të Perëndimit me anë të vendosjes së shtetit ligjor, gjë që do të sjellë shkëputjen përfundimtare nga tranzicioni ku kuadri ish komunist nën petka demokrate në dy krahët e spektrit abuzonte me pushtetin duke u pasuruar pa farë gajle. Propaganda pro – LNCl synon të rivendosë unitetin (consensus), pra jo rinovim, gjithshka brënda grupit tonë! Se mos rivlerësimi i krahut të kundërt (klerikë e politikanë të anatemuar dhe të ekzekutuar),do të sillte shvlerësimin e kategoris që trashëgoi pushtetin në 90. Zhurma që bëhet rreth këtyre temave koincidon edhe me joshjet lindore që po marrin një virulencë të re. Në shkrimin e parë folëm për temën e parë ( kolaboracionistë e filokomunistë), këtu po trajtojmë filosofinë dhe fenë. Nuk ësht se filosofia nuk mund ta trajtojë fenë, e kanë bërë shumë mendimtarë sëjashtmi dhe së brëndëshmi saj, ithtarë të saj dhe kundërshtarë të saj, në Mesjetë dhe në kohët moderne, por po të nisesh nga themelet e secilës, filosofi dhe fe, ato janë krejt heterogjene: filosofia ka thelb të sajn mendimin, feja besimin, (e famshmja ‘mos heto por beso’). Feja ndikon mjaft në masat - ndjenja e rrezikut, mendimi i vdekjes, nevoja e vetvetishme për mirësi, i çon ato tek nevoja për t`iu drejtuar me lutje fuqisë së mbinatyrshme, Zotit Krijues dhe administrues i botës, kurse filosofia nuk ndikon direkt tek ato, sepse askush nga masa s` lexon libra filosofie, por ndikon vetëm indirekt. Shembull, fryma e iluminizmit francez (dhe më von evolucionistët darëëëëëëëëëëëëëëëinianë), duke kaluar nga fusha e kërkimit shkencor në atë të filosofis e shvleftësuan fenë në opinionin e kulturuar. Një klasë intelektualësh të rinj, revolucionarët francezë (më të egrit e tyre - Jakobinët) shndërruan gati vetvetiu pakënaqësinë popullore ndaj mbretit dhe klerit të lartë në armiqësi të verbër ndaj vetë shtetit dhe kishës; aristokracia dhe kleri pësoi një valë terrori prej dhjetra mija ekzekutimesh . Monarkia u rëzua dhe bashkë me masakrimin e aristokracis dhe klerit të lartë e të mesëm, u suprimimuan shumë institucione mirëbërëse të kishës (azile pleqsh, jetimësh etj) pa menduar me se ta zëvendësonin këtë rrafshim institucional dhe humanitar. Një Asamble e terrorizuar vetë, dhe Enti Suprem i Arsyeshëm i emruar në krye të fesë së re, ishin provat se sa të shkëputur nga realiteti (nga masat popullore) qenë krerët revolucionarë, dhe ç` tallje i ra në mendje rendit të ri për të zhdukur mijëvjeçarët tue u mbështetur gjoja tek Arsya. I përshtatet kësaj papjekurie bërtitëse vargjet e Ali Asllanit : “Frëng ku vete, ku po vete Frëng o frëng që s`je në vete” Rendi i barazuar me terror, demonstroi boshllëkun e tij tek vrasja mes tyre e protagonistëve të së njejtës mendje, dhe pa proces të mirëfilltë – mos të harrojmë se Feja e quan Djallin njeri-vrasës; si mos t`i kuptojnë atëhere masat besimtare si vepër të tij këto gjëma?. Përfitoi Bonaparti për të vendosur regjimin e tij personal. Po ky terror u përsërit në Paris më 1871 dhe pastaj Rusi më 1917 : Urrejtja dhe zilia vepruan posI në Francë si faktorë historikë ( a mos ndofta Enti suprem i Arsyeshëm ësht ziliqar?..), por të vrarët në Rusi qenë me miliona, u instalua një ekonomi e kontrolluar krejt shterpe me rezultat miliona vdekje nga uria, dhe fenë e zëvendsoi Ateizmi zyrtar (pa Arsye fare në këtë rast) gjë që s`ngjiste fare te populli rus prej natyre besimtar, me rezultat manifestimin e hipokrizisë si sistem bazë jete dhe superstructure (Realizmi Socialist që lëvdon gjënë e përbashkët në një popull me barkun bosh, ose martesa civile solemno-qesharake para nëpunsit të gjendjes civile etj). Por në Rusi periudha e marrëzisë vrasëse mbajti shumë më gjatë, për t`iu kthyer mbas 70 vjetësh ekonomis së tregut në baza shumë më ilegale nga ç` u bë në Francë (ku ekonomia ndërroi natyrshëm nga feudal-kapitaliste në thjesht kapitaliste ),dhe te Kisha më me nostalgji. Franca mbajti edhe më pas një karakter illuminist dhe antiklerikal, thjesht për shkak të qefit që ka për debat, veçse ky pozicion mohues ka përballë tij atje një pol fetar të fuqishëm. Kurse në Rusi, komunizmi ka lënë pas më të thellë rrënimin e shoqërisë, me pasoja më tepër të natyrës kriminale, mbasi ndër të tjera, krerët e tij tiranë-burokratë mbas kolapsit të sistemit, nuk mund të krahasohen me Bonapartin, krijues të një shkolle teknologjike moderne dhe te Kodit solid napoleonian në Drejtësi. Përkundrazi Orthodoksia me rezervat e saj të mëdha në shpirtin dhe kulturën ruse vazhdoi të kishte dhe rifitoi një vend të padikutueshëm në shoqëri , por hekatomba në kler dhe harlisja e krimit gati legal ia vështirëson shumë punën. Në këto kushte, del edhe më e qartë pse Feja është krejt e ndryshme, e pabashkëmatshme me filosofinë. Nuk diskuton, por vetëm pohon. Denigruesit e saj nuk kuptojnë se të falësh ekzekutuesin ësht një lloj force që s`mund t`i bësh ballë, qëndron dhe vepron përmbi dhe e pavarur nga koha.Të vësh përmbi shpresën dhe besimin Dashurinë, do të thotë, të zhdukësh qysh tani mëdyshjen ekzistenciale, pra një forcë që i zbut problemet (jo thjesht se i transferon në të ardhmen, por se ndikon direkt në të sotmen duke ndërgjegjësuar njeriun për efemeritetin e lakmive e për pasojë të konflikteve) kurse problemet janë buka e filosofisë. Kërkon t`i zgjidhë, por ka përballë natyrën njerzore, të ciën nuk e ndryshon dot, mbasi nuk ka mjetet e duhura.Kurse të jetuarit me besim , edhe nëse nuk arrin zbutjen e grindjeve, i përballon paqësisht dhe pa kërkuar shpërblim ( forca e madhe e shembullit!). Pra e tija ësht një dinamikë shumë prodhuese , e kundërta e zgjidhjes me racionalitet të ftohtë (mënyra filosofike) që shpjegon dhe propozon reforma, por pa prekur unin , i cili e percepton zgjidhjen më tepër te tjetri, pra duke zgjatur qarkun vicioz. Veç kësaj, edhe një aspect tjetër kontrastues i të dyjave: shpresa nga njera anë (karakteristike për fenë) që krijon siguri dhe shpirtmadhësi, dhe nevoja për njohje (karakteriste për filosofinë) që i kërkon zgjidhje të vështirësive këtu ku jemi, gjë shumë e vlefshme, por edhe me urgjencë për qëllimet personale. Shohim që feja, ashtu si edhe arti, të bëhen prodhimtarë pikërisht mes vështirësive jetsore, madje vuajtjeve, kurse filosofia që kërkon zgjidhjet e saj tek arsya dhe e shumta e gjen tek drejtësia dhe tek ekuilibri i interesave, në fakt nuk sjell fort përparim, madje degë të saj eksperimentojn gabimin. Përparimi real qëndron tek ajo pabarazi që i lëviz gjërat drejt harmonisë e integrimit, prerogativa të fesë, jo të spekulimit arsyetues. Për të kuptuar padobinë e debatit filosofik, besimtarëve u vlen thënia e Krishtit “Të falënderoj a At, që ua zbulove të thjeshtëve dhe ua fsheve të mençurve”, ose “ Do t`i turpëroj të diturit e kësaj bote”. Tani, mendjet më kureshtare s`mund të durojnë pa e praktikuar filosofinë, sidomos ata shkencëtarë që kapërcejn kollaj murin e tyre, për të hyrë në kaosin jashtë tij, pra e nisin shpjegimin nga mesi, jo nga kreu ( si Laplace Me Bonapartin). Vec kësaj serioziteti kërkon të mbahet parasysh si gur paragoni qëndrimi i Atij që thëniet e tij të thjeshta i mbështeti me shembullin e vet deri në vetflijim. Shumë të pakët prej filosofëve kanë demonstruar këtë koherence mësim-shembull, dhe rendimentet e dy rasteve as krahasohen. Nuk duhen arsyetime pra, por duhet mirësi, solidaritet , dashuri në çdo rast, dhe mënjëherë! Ky ësht momenti kur bota po kalon pasojat e stërhollimit të së keqes prej stërhollimeve filosofike, si e si të kënaqen dëshirat e njerzve, të grupeve sociale, të shteteve, të blloqeve, pra ekuilibër egoismash, dhe ende pak gjeste ndihme për të papajisurit. Megjithatë gremina mes kontinenteve do të ishte edhe më e madhe nga ç`ësht, po të mos ishin përpjekjet e një pakice tërë kohërat, të organizuar posaçërsht për të ndihmuar, plus mirësia spontane në raste të panumurta që ndodhin përdit dhe kudo, aq sa të con të mendosh se Dashuria (jo materiale) ësht në themel të botës materiale, dhe fati i saj varet nga ajo. Këto gjeste mirësie kanë vlerë se nuk janë të natyrës perspektive,”largpamëse”( për të mbrojtur indirekt veten për refleks) por spontane, thjesht për empati. Prandaj Europa e Bashkuar, qoftë edhe e paqëndrueshme siç ësht, duhet ruajtur e fuqizuar. Ajo i krijoi problemet vetë dikur falë pjesës së saj grabitëse, dhe tani po kthehet e i a gjen remedin krizës ndërkontinentale kryesisht me anë të shtresës së vet të varfër, që vazhdon të votojë pro mirëpritjes së të varfërve të ardhur. Kur të pushojnë ta bëjnë këtë, do jemi në rrezik, do jetë shenjë se masat po arsyetojnë në kohë, filosofojnë, pra kanë hyrë në rrugë pa krye. Nëse mirësia e tyre ka burimin te besimi në Zot, dhe voluntarizmi ekzistues ësht një nga provat, dhe ai duhet zgjeruar në maksimum, atëhere historiografia që e shihte me dyshim fenë, (duke ia tepëruar fajet të shkaktuara prej përbërësve njerzorë të saj), dhe ngrinte lart filosofinë ( nënkupto iluminizmin materialist - shkaktar indirekt dhe i pjesshëm por këmbëngulës i dy shekujve më tragjikë) , do ta kthente opinionin në favor të saj. Islami gjithashtu, i ndodhur aktualisht në konflikte te brëndshme, e ka po të njejtën rrugë: të marrë prej Librave të tij normativë, pjesën themelore që afirmon mirësinë, mëshirën , solidaritetin, dhe ta aplikojë sëpari brënda popujve myslimanë (rezervë e pashfrytzuarende si duhet), kurse pjesën që trajton ndëshkimet e të pabesëve , sot e degjeneruar në veprime absurde, ta konsiderojë si një gjë historike, duke quajtur si themelore dhe eskluzive porosinë :”Në besim nuk ka dhunë” . Në këtë mënyrë, me një veprim të përbashkët, shumë kontraste mes feve, të acaruara nga fanatizmat, gjejnë zgjidhje , dhe kjo zgjidhje nuk do t`i detyrohet thuajse aspak debateve filozofike, por frymës që sundon besimtarin e vërtetë kudo në botë,dhe që ësht në pjesë të madhe i pashkolluar: fryma miqësore dhe e gatshme me e mirëkuptue të ndryshmin.

Profeti dhe testamenti

Image result for agron tufa

Shkruan: Agron TUFA

Ibrahim Rrugova, një ndër mitet e pakta shqiptare pa asnjë ngarkesë negative, u largua përgjithmonë, siç besojmë ne të gjithë – për në Përjetësi. Ai u largua në momentin kur i duhej më shumë se kurrë Kosovës dhe kauzës shqiptare në Ballkan.

Image result for rugova adem jashari

Është i hidhur madje edhe vetë rregulli gjuhësor që na detyron të flasim për të me folje të kohës së shkuar, folje të cilat na ndërmendin ne vdektarëve se jemi të pafuqishëm mbi “veprën e pandreqshme të vdekjes”.

image


Nuk e di (dhe pak rëndësi ka) se ç‘përfaqësoi qenia e tij në botën tragjike shqiptare: – domosdoshmëri historike? (sipas gjuhës së filozofisë materialiste); vullnesën hyjnore (“i dërguari i Zotit për Kosovën”, sipas Mero Bazes) apo “ndërhyrjen e Zotit” në histori (sipas Baton Haxhiut).

Related image

Por trajektorja e tij e qetë politike për 16 vjet në sfondin e përndezur të gjenocidit serb mbi Kosovën, kthjelltësia e tij apostolike në situatat makabre dhe sidomos filozofia largpamëse – krejtësisht profetike – na kthejnë edhe një herë në meditimet mbi madhështinë e ndikimit të individit në histori.

Related image

Të zotërosh kthjelltësinë dhe durimin, të ngrihesh mbi pasionet, klithmat e gjakut dhe dhimbjet e përmasave apokaliptike të popullit tënd që po masakrohet njësoj si në kasaphanat e mëdha, me të cilat është e tejngopur historia e njerëzimit dhe, për më tepër, të mos e braktisësh asnjëherë besimin, se liria i ka parashikuar edhe këto rrugë të flijimit masiv – kjo do të thotë të jesh i pajisur me veti jashtënjerëzore, të kesh atributet e hyjnisë brenda njësisë njerëzore.

Ja pse merr vlerë konkrete metafora e Mero Bazes për Rugovën “I dërguari i Zotit për Kosovën”. Sepse tek Rugova u gërshetuan në një mënyrë dhe ekuilibër mbinjerëzor, të gjitha dëshirat dhe pengjet shpirtërore të shqiptarëve të Kosovës. Vetë Rugova ishte njeriu që e përktheu dhe e finalizoi gjithë kaosin e vuajtjeve kosovare, gjithë lëngatën dhe protestën instinktive të shqiptarëve në gjuhë e gjeste të thjeshta, të qarta, të sinqerta.





Hyrja e Rrugovës në politikë, efekti dhe toni i qetë i ligjërimit të tij profetik te shqiptarët e Kosovës, të ndërmend fjalët e çuditshme me të cilat iu drejtua Papa Gjon Pali II turmës së besimtarëve në sheshin e Vatikanit: “Tutus tuus! (Mos kini frikë!)”. E gjithë veprimtaria e tij, edhe në momentet e kasaphanës së 1999-ës, ndikoi në ngjalljen e besimit dhe, në të vërtetë, ai diti ta mbajë gjallë këtë besim reciprok deri ditën kur mbylli sytë.

Shqiptarët e Kosovës kishin nevojë për fli, kishin nevojë për të vrarët e tyre, kishin nevojë për mitet e tyre dhe, natyrisht, kishin nevojë për një mit qendror që t’u shërbejë si gur themeli për ngrehinën e shtetësisë dhe identitetit kombëtar. Ibrahim Rrugova ishte i zgjedhuri për ta mbajtur peshën e kësaj vepre mesianike.
Image result for rugova dhe papa
Nëse i referohemi një analogjie të misioneve profetike, Rugova ishte Moisiu profetik i kosovarëve, duke i udhëhequr ata përmes sprovash të vështira të mbijetesës deri sa i nxori nga shkretëtira e gjenocidit nacionalist serb.

Por largpamësia e Rugovës, përveç përmbushjes së misionit mesianik në historinë e kosovarëve, ka një rëndësi thelbësore në emancipimin e madh vizionar që i dha kulturës shqiptare në tërësi me veprën e tij voluminoze kritike dhe studimore.

Image result for rugova dhe papa

Vepra e tij që u prezantua para botës shkencore –filologjike me rastin e Panairit Kombëtar të Tiranës në nëntor 2005, përveç vëllimeve me të ashtuquajturën “kritikë klasifikuese” të zhanreve, kahjeve e rrjedhave letrare në krijimtarinë e shkrimtarëve shqiptarë, përfshinte, të paktën 3 vepra përcaktuese në modelet e mëvonshme të kritikës letrare në Kosovë e Shqipëri: “Strategjia e (mos)kuptimit”, “Refuzimi estetik”, “Kozmogonia e Bogdanit”.

Related image

Kritiku dhe Filologu Ibrahim Rrugova, ithtar dhe recepient i hollë i strukturalizmit dhe poststrukturalizmit francez, – disertant i njërit prej perëndive të kritikës strukturale e poststrukturale franceze, Rolan Bartit – solli në letrat shqipe për herë të parë një metodologji tjetër studimore, larg modeleve socrealiste.

Image result for rugova dhe papa

Kundrimi i produktit letrar si shkencë, pa sensibilitetin dhe romantikën demode nacionalkomuniste, hapi një seri të begatë hulumtimesh mbi autorët shqiptarë të traditës dhe modernitetit. Rugova qe pionieri i parë që solli në shkencën e studimeve kritike qasje themelore, principiale, duke vënë një vijë ndarëse dhe duke shënuar divorcin nga ideologjia në veprën letrare.

Related image

Roli emancipues i Rugovës qëndron jo vetëm në qasjen strategjike ndaj veprës letrare-artistike si formacion, më së pari letrar, gjuhësor e stilistikor, por Rrugova solli në procedetë e kritikës sonë moderne një instrumentar terminologjie, nocionesh e konceptesh, të afta të organizojnë lëndën letrare sipas principesh artistike, në një kohë kur qasjet ideologjike e sociologjizmi vulgar po shpinin në një keqkuptim të madh midis anës estetike dhe banalitetit interpretativ.

Image result for rugova i donte femijte

Veprat e Rugovës qenë fatpërcaktuese për shumë studiues e filologë më të rinj, në thelb dishepuj të metodës së Rugovës, duke krijuar një seri studimore ku plekseshin metodat strukturale me ato hermeneutike.

Related image

Bazë e këtyre modeleve u bënë veprat e Rugovës “Strategjia e (mos)kuptimit”, “Refuzimi estetik”, “Vepra e Bogdanit” etj., që patën një ndikim vendimtar në përvijimin e shkencave filologjike, kryesisht në Prishtinë. Mjaftojmë të përmendim bashkëmendimtarët dhe pasuesit e Rrugovës në këtë drejtim si Mensur Raifi, Rexhep Ismajli, Gani Bobi, Sabri Hamiti – deri tek më të rinjtë – Basri Çapriqi, Milazim Krasniqi, Abdulla Konushevci, Kujtim Shala etj..

Related image

Duke zhvilluar në kulturën shqiptare strategjinë e kundrimit të së bukurës si kategori estetike, distancën e pastër me veprën, të pamanipuluar nga ideologjia nacional-komuniste dhe sociologjizmi vulgar, Rugova përgatiti me veprat dhe shkollën e tij një lexues të thellë e aktiv, i cili të kërkojë në artin letrar jo utilitarizmin dhe marrëdhënien e përkohshme koniukturale, por vlerat e përjetshme të së bukurës që trashëgohen dhe u transmetohen brezave si testament që përcakton konstitucionin shpirtëror, estetik dhe etik.

Image result for rugova dhe papa

Pa një konstitucion të tillë, nuk formohen elitat dhe vetëdija kombëtare e inteligjencies, jashtë dogmatizmave dhe klisheve ideologjike dhe rrjedhimisht, pa përgatitjen e kësaj vetëdije, nuk do ta kishim vetëdijësimin e elitës kulturore e politike të inteligjencies kosovare sot. Si për njërën, ashtu edhe për tjetrën, Rrugova është Ati dhe pagëzuesi.

Image result for rugova i donte femijte

Ai është mësuesi dhe profeti që e përgatiti popullin e vet për t’ia kthyer civilizimit europian – aty ku i ka rrënjët Kosova dhe gjithë shqiptarët. Ky është dhe testamenti i Rrugovës: ai pret të lexohet qartë. Çdo keqlexim, është devijim fatal nga kauza e profetit.

Ndotja e ajrit shkakton 835 vdekje të parakohshme në Kosovë


Kosova renditet në pozitë jo të mirë për shkak të nivelit të lartë të ndotjes së mjedisit. Një realitet i tillë e rendit Kosovën nënivelin më të ukët të standardeve mjediosre në Ballkanin Perëndimor dhe në Evropë


Mbrojtja ndaj ndotjes së ajrit, ujit dhe tokës, nuk është në nivel të duhur, thonë njohës të kësaj fushe.

Ekspozimi i popullatës ndaj ndotjes mjedisore, po ndikon edhe në shëndetin e përgjithshëm të popullsisë.


Në kuadër të sëmundjeve që ndërlidhen me mjedisin dhe faktorët mjedisorë, numri më i madh i rasteve është regjistruar me sëmundje të sistemit të frymëmarrjes me 663 353 raste në vit ose 31.5 për qind e numrit të përgjithshëm të të sëmurëve.

Shkaktar kryesorë të ndotjes së ajrit janë emetimet e pluhurit të imtë, përqindja më e madhe e të cilit vjen nga Termocentralet e KEK-ut. Pastaj, “Ferronikeli”, transporti, “Trepça”, Kishnica, Artana dhe minierat e tjera.

Ilir Morina, kryeshef ekzekutiv në Agjencinë për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës, agjenci kjo që funksionon në kuadër të Ministrisë së Mjedisit dhe planifikimit hapësinor, pranon se cilësia e ajrit nuk është në nivel të duhur. Por, megjithatë, sipas tij, ka përmirësime në këtë aspekt.

Kosova është kritikuar në një raport të vitit 2010 nga Banka Botërore për degradim të mjedisit.

Analiza shqyrton gjendjen epidemiologjike të popullatës që i ekspozohet ndotjes mjedisore dhe rritjes së rrezikut shëndetësor rreziku shëndetësor.

Ndotja e ajrit llogaritet se shkakton 835 vdekje të parakohshme, 310 raste të reja të bronkitit kronik, 600 shtrirje në spital dhe 11.600 vizita në emergjencë në çdo vit, thuhet në raport.

Por, Morina konsideron se këto të dhëna mund të jenë zvogëluar për shkak të investimeve të realizuara në industrinë që ndotin mjedisin.

Në anën tjetër, Behxhet Mustafa, profesor në Departamentin e Biologjisë në Fakultetin e Shkencave Matematiko-Natyrore, njëherësh kryetar i Shoqatës së Ekologëve të Kosovës, thotë se Kosova është larg standardeve të Bashkimit Evropian për shumë çështje mjedisore.

Ai thekson se nga ndotja, janë të atakuar të gjitha komponentët e mjedisit si ajri, uji, toka dhe biodiversiteti.

Related image


Kosova është një ndër vendet më të vogla në rajon dhe Evropë me sipërfaqe, thotë Mustafa, por me dendësi të popullsisë ndër më të mëdhatë në Evropë.

Gjithashtu, Kosova ka përqendrim të sistemeve industriale në një hapësirë shumë të ngushtë në një gjatësi prej rreth 100 km duke filluar nga pjesa veriore me “Trepçën”, në pjesën qendrore me KEK-un, Minierën e Artanës e Ferronikelin.

Dhe, ka një numër të automjetesh, mbi 200 mijë sosh, shumë prej të cilave lirojnë ndotje enorme për shkak të vjetërsisë.

Por, Ilir Morina, thotë se Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, krahas hartimit të legjislacionit mjedisor, i ka kushtuar kujdes të veçantë edhe përafrimit të legjislaturës kombëtare mjedisore me atë evropiane.

Related image

Gjatë viteve 2010-2012, një pjesë të investimeve mjedisore janë orientuar në rehabilitimin disa deponive dhe mbylljen e deponive të vjetra të mbeturinave komunale dhe industriale.

Monitorimi i cilësisë së ajrit në Kosovë realizohet nga Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës, përmes Institutit Hidrometeorologjik. Edhe disa operatorë ekonomikë siç janë KEK-u dhe Feronikeli bëjnë monitorimin në mënyrë vetjake të cilësisë së ajrit.

Related image

Banorët e Kosovës kërcënohen nga mjedisi i ndotur jetësor i cili po ndikon në rritjen e numrit tësëmurëve nga mushkëritë dhe sëmundjet tjera respiratore e madje edhe shkakton vdekjen e njerëzve. Kështu thonë ekspertë të çështjeve të ruajtjes së ambientit.
Termocentrali "Kosova A"
Për kah degradimi i mjedisit jetësor, Kosova ishte kritikuar edhe nga mekanizmat ndërkombëtarë.
Në raportet e këtyre mekanizmave, Kosova ishte renditur në nivelin më të ulët të standardeve mjedisore në Ballkanin Perëndimore dhe në Evropë.
Përfaqësues të organizatave joqeveritare që merren me mbrojtjen e mjedisit në Kosovë, flasin për rreziqet e madha që vijnë nga ndotja e ambientit.
Image result for rreziku nga ndotja ne Kosove
Agron Bektashi nga Qendra Rajonale e Mjedisit (REC), në një prononcim për Radion Evropa e Lirë, thotë se Kosova është duke u përballuar me ndotje të madhe të ajrit, ujërave dhe tokave.
Gjendjen e mjedisit në shumë komuna të Kosovës, Bektashi e quan alarmuese.
“Në përgjithësi ndotja e ajrit në Kosovë është në nivel të madh dhe situata shëndetësore dhe mjedisore nuk është aspak e lakmueshme”, thekson Bektashi.
Related image
Për qytetarët të cilët jetojnë në zonat ku janë të vendosura termocentralet apo edhe kompanitë industriale, rreziku për shëndetin është më i lartë, thotë Bektashi.
Ndotja industriale, paraqet një kërcënim më vete. Termocentralet që furnizojnë pjesën më të madhe të Kosovës me rrymë, janë të ngritura në komunën e Obiliqit, prej nga jo vetëm Obiliqi, por edhe Prishtina dhe zonat përreth kontaminohen nga ajri i ndotur.
Hazir Sylejmani një qytetar nga Komuna e Obiliqit, thotë se nga ndotja e lartë e ajrit po rrezikohen qytetarët, derisa autoritetet, siç thotë ai, nuk kanë marrë masa konkrete.
“Ambienti në Kosovë është shumë i ndotur sidomos këtu në Obiliq nga Termocentralet dhe nga mbeturinat që hidhen vend e pa vend. Institucionet nuk ndërmarrin asgjë. E gjithë kjo po shkakton rrezik për shëndetin, por pasi nuk kemi çfarë të bëjmë po jetojmë kështu në këtë ambient të ndotur”, thotë Syla.

Image result for rreziku nga ndotja ne Kosove
Autoritetet në Kosovë, ndërkohë vazhdimisht kanë theksuar se mbeten të përkushtuar që në frymën e zhvillimit të qëndrueshëm të zbatojnë kërkesat për mbrojtjen e mjedisit.
Ndotja e lartë e mjedisit konsiderohet edhe si shkaktar i sëmundjeve dhe vdekjeve thonë zyrtarë të Organizatës Botërore të Shëndetësisë në Kosovë.,
Udhëheqësi i OBSH-së në Kosovë, Skënder Syla, në një prononcim për Radion Evropa e Lirë thotë se të rrezikuar nga ndotja e lartë e ajrit në Kosovë ndihen sidomos fëmijët, pleqtë dhe personat me sëmundje kronike.

Related image
“Qytetarët e Kosovës po kërcënohen nga mjedisi i ndotur”, thotë ai.
“Ndotja e mjedisit ka ndikim negativ në shëndetin e individit qoftë në shfaqjen e sëmundjeve të ndryshme që janë kryesisht të rrugëve të sipërme dhe të poshtme të traktit respirator të zemrës, enëve të gjakut dhe gjithsesi ndikon edhe në shfaqjen e vdekjeve të parakohshme të individëve, duke përfshirë këtu edhe punëtorët të cilët punojnë në këto industri, si dhe qytetarët e rajoneve si Mitrovica, Obiliqi..”, thotë Syla.

Related image
Sipas Skender Sylës, kjo gjendje jo e mirë e mjedisit duhet të jetë një alarm për institucionet kompetente.
Ndotja e mjedisit në Kosovë, përveç që shkaktohet nga kompanitë e mëdha të industrisë së rëndë, vjen edhe nga numri i madh i veturave. Në Kosovë llogaritet të jenë afër 385 mijë vetura, ku mesatarja e vjetërsisë së tyre që qarkullojnë në Kosovë është 18 vite.


Related image
Agron Bektashi ekspert i mjedisit, thotë se ndotja e madhe e ambientit po bëhet edhe nga mbetjet industriale, të cilat kanë mbetur të pa trajtuara me dekada, si dhe nga hedhja e mbeturinave të qytetarëve në vende jo të duhura.

Related image
“Mbetjet industriale të cilat kanë mbetur me vite të pa trajtuara, në periudhat e verës faktikisht erërat atë pluhurin e kontaminuar një pjesë e madhe e popullatës së regjionit të Mitrovicës e thithë dhe mund të them që ai rajon në atë aspekt është shumë i rrezikuar dhe për fat të keq deri tani janë marrë shumë pak hapa për rehabilitimin apo mbylljen e këtyre deponive të mbetjeve industriale”, thotë Bektashi.

Related image
Nga ndërmarrjet të cilat gjenden në Kosovë, për kah mbetjet industriale prijnë kompleksi metalurgjik "Trepça", që gjendet në Mitrovicë.
Mbetjet e trashëguara nga veprimtaria e industrisë nga periudha e kaluar janë të shumta dhe kërkojnë investime për rehabilitimin e tyre, thonë udhëheqësit e këtij kombinati.

Related image
Drejtori i kombinatit "Trepça", Ahmet Tmava në një prononcim për Radion Evropa e Lirë, thotë se janë dhjetëra miliona mbetje industriale të cilat shkaktojnë probleme mjedisore.


Related image

“Ne si Trepçë nuk kemi arritur të vijmë në situata të reflektimit për të investuar në aspektin ambiental. Por, edhe investimet apo donacionet kanë qenë pengesë për shkak të statusit të pazgjidhur të Trepçës. Mbetjet industriale janë disa që mund të valorizohen krijojnë të hyra me vlerë, derisa pjesa tjetër e mbetjeve do të trajtohen në mënyrë që të mos rrezikojnë shëndetin e qytetarëve”, thotë Tmava.
Ndryshe, veturat e vjetra të cilat po konsiderohen si një nga ndotësit më të mëdhenj të ambientit në Kosovë, me një vendim të Qeverisë së Kosovës për heqjen e kufizimeve për importin e veturave, pavarësisht vjetërsisë, vlerësohet se ka rritur numrin e këtyre veturave gjatë afër dy viteve të fundit.

Kosovarë, bëni mirë të mos dilni jashtë shtëpive këto ditë


Instituti Hidrometeoroligjik i Kosovës ka bërë me dije se gjatë kësaj fundjave do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe vende-vende me riga te dobëta të shiut.
“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1-3 gradë Celsius, ndersa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 8-10 gradë Celsius”.
“Java e ardhshme parashihet të jetë më e ftohtë, e përcjellur me ulje të temperaturave dhe kushte për riga të dobëta shiu”.
“Mëngjeset do të jenë me ngrica të dobëta, kurse shtypja atmosferike pritet të ketë ngritje të dukshme mbi vlerat e normales”.

Fëmijët luajnë afër termocentralit...
Termocentralet në Kosovë konsiderohen ndër ndotësit kryesorë të mjedisit në Kosovë.

Ndotja e ambientit në Kosovë nga termocentralet vazhdon të mbetet shqetësim për qytetarët e Kosovës.

Ata thonë se po rrezikohen nga një ambient i ndotur, ndërkaq kërkojnë nga autoritetet kompetente marrjen e masave urgjente në përmirësimin e kësaj gjendje.

Pasojat i bartin qytetarët

“Edhe kozmosi mund të rrezikohet këtu, mund të rrezikohen edhe lulet, sepse edhe luleve i nevojitet oksigjen i pasur, e jo me vetura. Ky qytet ka marrë formën e një vendi ku ndoshta në ndonjë planet tjetër ekziston, krejt beton, beton”,Fatlum Hasani.

Ngjashëm mendon edhe Ramadan Ibrahimi...

“Ambienti në Kosovë është shumë i ndotur. Nga këndvështrimi im artistik e perceptoj si një krim në harmoninë e gjithësisë, veza kozmike ka filluar të krimbet”, thotë ai.

Ndërkaq, Rasim Thaçi, gjendjen e ambientit në Kosovë e quan alarmante.

“Jo i rrezikuar, por shumë i rrezikuar. Vetëm fjala është ambient, por ambienti këtu nuk ekziston. Së shpejti e gjithë popullata do të fillojmë të shëtisim me gaz-maska, nëse nuk ndërmerret diçka në përmirësimin e kësaj gjendjeje”, shprehet ai.

Edhe Teuta Rexhepi thotë se është e pakënaqur me iniciativat e autoriteteve kompetente për të ndërmarrë diçka konkrete në mbrojtjen e shëndetit të popullatës.

“Sigurisht se mund të ketë rrezik nga ndotja e ambientit. Në Kosovë ka shumë papastërti, shumë vetura që ndotin mjedisin, dhe nuk shoh diçka që ndërmerret nga institucionet për rregullimin e këtij problemi”, thekson ajo.

Çështjen e ndotjes së mjedisit nga termocentralet e ka ngritur në vazhdimësi Partia e të Gjelbërve në Kosovë.
Në Obiliq...
Kryetari i kësaj partie, Daut Maloku thotë se ndotja e ambientit nga termocentralet në Kosovë është shumë e madhe dhe sipas tij, ndikimi i dëmshëm në shëndetin e popullatës është mjaft shqetësues.

Problemi i termocentraleve është një ndër problemet më të mëdha mjedisore në Kosovë.
“Problemi i termocentraleve është një ndër problemet më të mëdha mjedisore në Kosovë. Autoritetet kosovare duhet të ndërmarrin masa urgjente. Qytetarët janë të rrezikuar nga pluhuri që lirojnë tymtarët e që përmban elemente të rrezikshme kimike, gazra dhe materie tjera, që barten përmes erës në kanalet e frymëmarrjes dhe shkaktojnë sëmundje malinje dhe kardiovaskulare”, thekson Maloku.

Sipas projeksioneve qeveritare, mbyllja e termocentralit “Kosova A”, është paraparë të bëhet në vitin 2017.
Ndërsa termocentrali i ri, ndonëse parasheh prodhimin e energjisë nga linjiti, pritet të jetë sipas standardeve evropiane.

Ndryshe, ndotja e ambientit në Kosovë i tejkalon normat e lejuara evropiane, ndërkohë që rezultatet të cilat i posedon Agjencioni për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës, tregojnë se vetëm në Prishtinë këto vlera tejkalohen për 3 deri në 6 herë më shumë, sesa ato të lejuarat.

Piktorja shqiptare Meri File provokon : Një myslimane me ferexhe, nudo dhe me armë


Meri File

Piktorja shqiptare Meri File


    Piktorja shqiptare Meri File ka provokuar me një pikturë të saj, me të cilën prezantohet në edicionin e parë të ekspozitës “Realizëm ndryshe” që zhvillohet në Muzeun Historik Kombëtar.
    Ajo ka paraqitur një vajzë myslimane me ferexhe dhe me gjoksin jashtë, por dhe me një armë.

    ferexhe 1
    Pikturës i ka vënë titullin “Katarsis”.
    File thotë se femra shqiptare mendjen e saj e vesh me disa ferexhe, dhe kërkon të trazojë botën e brendshme të saj, ta shtrydhë atë nga epshet, transmeton tema.
    Më shumë se trupi dhe hiret e tij, dy elemente me të cilët artistja luan në veprën e saj 

    Shaqir Cervadiku Elegji per bashkeshorten


    E keni njohur përmes skenës. Dhe derisa e shihni vetëm duke kënduar krijohet përshtypja se jeta e Shaqir Cervadikut, ka qenë aq e lumtur.

    Shumë do donte edhe Shaqa që të ishte ashtu,por ja që këngëtari ka përjetuar goditjen më të madhe në jetë, shkruan Magazina.al.
     Autori i shumë këgëve burimore, ka humbur bashkëshorten e tij e cila vdiq në moshë të re pas një sëmundje të rëndë. Mes emocionesh, këngëtari nga Drenica ka treguar se sa e vështirë është jeta për të pas vdekjes së bashkëshortes.
    “Atë e kisha njeriun me të shtrenjtë.Nuk e kam pas vetëm bashkëshorte por edhe shokun më të ngushtë. Por ja që Zoti që na jap gjithë ato të mira, nganjëherë na i merr njërëzit më të dashur”, ka thënë Cervadiku
    Kur e dëgjoni këngën e kuptoni dhimbjen që ka këngëtari.


    NATO ia kthen sovranitetin ajror Serbisë, qiellin e Kosovës?



    Përfaqësuesit e Serbisë do të takohen me një delegacioni të NATO-s në selinë e NATO-s me 14 dhjetor 2016 ku  u  bisedua për rikthimin nën Serbi të hapësirës ajrore mbi Kosovën – të cilën momentalisht e kontrollon KFOR-i.


    “Në lidhje me kontrollimin e hapësirës ajrore, në Bruksel do të diskutojnë edhe Aleksander Vuçiç e Jens Stoltenberg”, shkruan Vecernje  Novosti i Beogradit.

    Image result for avio transport srbije

    “Kërkesat tona janë të gatshëm dhe qëndrimi është shumë i qartë. Ne do të bëjmë gjithçka për të mbrojtur hapësirën tonë”, ka thënë për gazetën serbe, Radojica Rovcanin, drejtor i Kontrollit të Fluturimit të Serbisë dhe Malit të Zi, i cili do të jetë në delegacionin në Bruksel.

    Image result for Radojica Rovcanin
    Radojica Rovcanin

    Qiellin mbi Kosovë, që nga viti 1999, e kontrollon KFOR-i.

    Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

    Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...