Agjencioni floripress.blogspot.com

2017/01/12

Shefkije Islamaj - Kritikë letrare për librin e tretë



Shkruan Prof.Dr.Shefkije Islamaj



Poezi e ndjeshmërisë së veçantë

Autorja, Merita Përvetica- Lumley, është një poete e re që po zë vend të meritueshëm në poezinë shqipe të brezit të ri. Ajo ka botuar dy përmbledhje poezish, kurse dorëshkrimi që po shfletojmë këtu është libri i saj i tretë.

Dielli im


Dorëshkrimi Dielli im përfshin 48 poezi dhe ajo që mund të thuhet përmbledhtas për të është: poezia e Merita Përvetica - Lumley në këtë dorëshkrim shquhet për origjinalitet, natyrshmëri dhe ndjeshmëri të veçantë. Me këtë përmbledhje poezish, autorja sjell një notë të re dhe një mesazh të ri në lirikën e sotme mendimore shqipe. Poezia e saj në këtë dorëshkrim dëshmon talentin e saj, ndjeshmërinë e hollë estetike, lehtësinë për shfaqur frymëzimin, stilin vetjak që dallohet për ngjeshje kuptimore e figurshmëri si dhe kulturën e dëshirueshme gjuhësore.


Merita

Merita Përvetica - Lumley 


Poezitë e Merita Përveticës - Lumney në këtë dorëshkrim janë përfshirë në katër ndarje të emërtuara me titujt: Dielli im, Faji im, Vaji im dhe Dheu im.

Në ndarjen e parë me titullin Dielli im janë përfshirë 13 poezi me karakter intimqë u kushtohen dashurisë, mallit, kujtimeve, shpresës, frikës, vetmisë, iluzioneve, dashurisë së pastër amtare, prindërore, njerëzore e atdhetare. Këto poezi shquhen me ndjeshmëri të lartë dha aktualizohen përmes bisedimit herë të drejtë e herë të zhdrejtë, të njëkahshëm. Më të shumtat i kushtohen të bijës së poetes, kurse bisedimi imagjinar me të shpalos jo vetëm ndjeshmërinë e lirizmin e poetes, po, sidomos, shpalos dëshirat e shpresat, frikën e ankthet e çdo nëne për fëmijën e saj. “Bisedimi” i poetes me të bijën, me nënën, me babanë, i kanë dhënë dorë asaj të lidhë të sotmen plot sfida për të e për njerëzit e atdheut të saj me të kaluarën, që është bërë pjesë e pandashme e kujtesës dhe e mendësisë së bartur nga e kaluara e saj, e prindërve dhe e stërgjyshërve të saj. Lidhshmëria midis tyre është shumë e natyrshme dhe spontane. Në këtë cikël poezish shquajmë poezitë: Trashëgimi yt, bija ime, Princesha, Ku e gjete qëndresën, Përkujtim për babanë tim, Kur tubohen copat e zemrës. Në këto poezi, autorja i afrohet lexuesit me një stil të thjeshtë, me një gjuhë të afërt, por me shumë ndjenjë: “Kosova në gusht / Është si pikat e shiut / Në shtratin e plasaritur të lumit; Kosova në gusht / Është si një fotografi e vjetër / Që të shikon ëmbëlsisht / Kur ia fshin pluhurin / E ia kthen shkëlqimin” (Kur tubohen copat e zemrës).

Poezitë e përfshira në këtë ndarje përçojnë jo vetëm shumë ndjesi të autores, po edhe shumë përjetime të cilat imponojnë edhe shumë pyetje që lidhen me identitetin e autores, me prejardhjen e saj, me sprovat, me njerëzit që përbëjnë jetën e saj, me ëndrrat e dëshirat. Përgjigjet në këto pyetje i gjejmë shumë lehtë, sepse poezia e saj identifikon qartë se autorja e saj është një shqiptare që mbart fatin e atdheut te saj, është një grua që, edhe pse jeton jashtë Kosove, ka jetën dhe përjetimet e një gruaje shqiptare, është një nënë që ka drojën për jetën e fëmijës së saj, është bijë e një trualli që ka pasur fatin jo të lehtë në historinë e në gjeografinë e saj, por, në të njëjtën kohë, identifikon edhe një grua që nuk i mjafton vetëm lumturia personale, një grua që nuk i mjafton vetëm liria e saj dhe e popullit të saj, një nënë që nuk ka drojën vetëm për fëmijën e saj, një grua që ka dëshirat e ankthet e çdo gruaje të globit, prandaj poezia e saj nuk është thjesht poezi lokale, shqiptare, por është poezi gjithënjerëzore.
Lulkadifet, Libra
Në ndarjen e dytë të titulluar Faji im janë përfshirë 17 poezi tematikash të ndryshme po që kanë një fill bashkues: dashurinë ndaj njeriut, ndaj tokës, ndaj lirisë, ndaj së vërtetës dhe ndaj së drejtës. Kosova, lufta e fundit që ka kaluar ajo, vuajtja, dhuna, viktimat, liria, paqja, falja janë temat bosht dhe fjalët çelës të këtyre poezive. Përmes një ligjërimi të pasur me leksik të përzgjedhur poetik (kurorë, margaritar, flatra, djep, oxhak, fis, ninullë, etj.) e me figura mitike e përrallore (kuçedra gojëzjarrtë, djalli, etj.) poetja shpërfaq preokupimet e saj, shpreh dëshirat, shpresat që lidhen më vendin e vendlindjen e saj, me lirinë e popullit të saj. Atdhe e Kosovë për poeten do të thotë njerëzit, gjuha, toka, nënat, farefisi, shtëpia e moçme stërgjyshore, lëndinat, rrahet, lirishtat, tingujt dhe imazhet e tyre. Është dramë tronditëse, është baladë, por është edhe poezi shpresëdhënëse. Vendlindja për të është përqafim që të ngroh, që të rrëqeth, që të jep qetësi e paqe. Ajo i drejtohet asaj sikur vetë njeriut: drejtpërdrejt, miqësisht dhe njerëzisht: Kosova ime e dashur / Kur ti lëngon / Vuan / Venitesh / Edhe shpresat e mia / I zënë ethet / I zë zjarrmia (E përdhosur). Fjala e saj e parë në takim me atdheun është gjithmonë dashuria, edhe kur shkruan për mallit, vuajtjen, qetësinë, brishtësinë, gëzimin. Për atdheun ka nderimin më të thellë, ka mahnitjen e adhurimin për qëndresën e tij në rrebeshe kohe. Me besim të plotë, me paqe në shpirt ajo shikon se si Kosova hapëron e lirë për të zënë kohën.

Në ndarjen e tretë me titullin Vaji im që sugjeron përmbajtjen e 8 poezive që përfshihen brenda saj, autorja duket se është lodhur nga vuajtja, pashpresa, dëshpërimi e zhgënjimi, prandaj poezia merr formën e një klithjeje që përmban edhe lutje, edhe dëshirë, edhe kërcënim: Për ty / Foshnja ime / Botën do ta vë në kullojsë / Do t’i derdh / E zhduk përgjithmonë / Plumbat / Pushkët / Bombat / Tanket / Sëmundjet / Vjedhjet / Sunduesit / Mashtruesit / Ndeshjet / Përleshjet / Përqeshjet (Duke të pritur). Ajo do të bëjë të pamundurën për foshnjën e saj, për fëmijët e Kosovës, të viktimizuar e të pakursyer tmerrshëm në luftën e fundit. Ajo identifikon veten me Kosovën, të shkatërruar e të boshatisur, por ajo ka shpresë, ka guxim: Jam shtëpi / Shtëpi e vogël / Pa dyer / Pa dritare / Pa oxhak / Brenda meje / Jetojnë Shpresa dhe Guximi (Drejt dritës). Dhe, jo vetëm kaq. Ajo gjen fuqinë të shpreh zemërgjerësinë, dëshirën për paqe e pajtim, përmes urimeve shumë evokuese: Zoti e bekoftë armikun tim / Furtunën ia bëftë puhi / Përbuzjen ia bëftë dashuri / Zoti e bekoftë armikun tim / Tankun ia bëftë pallat / Minat ia bëftë dukat / Zoti e bekoftë armikun tim / Që unë / Nga urrejtja / Që po ma gërryen shpirtin / Sa më shpejt të gjej shërim, shpëtim / Lodrat e pikëlluara / I hodha nga dritarja / Në oborr të fqinjëve / Kah zërat e fëmijëve / Kah fytyrat e qeshura (Gjithçka është në rregull tash).

Poezitë e kësaj ndarjeje mbrujnë në vete përmbajtje të shumëkuptimshme dhe shprehen si dashuri e vërtetë, e sinqertë, ndaj atdheut, ndaj njeriut në përgjithësi, ndaj të kaluarës epike, të cilën e kanë shënjuar beteja e kryengritje, trimëri e vdekje të trimave, por edhe si shpresë e besim për të ardhmen e tij e të tyre. Dashuria e saj parakupton edhe Kosovën si gjeografi e histori, edhe shtigjet e livadhet, lumenjtë e kodrat, qiellin e zogjtë mbi male, lojën e, sidomos buzëqeshjen e fëmijëve, stërgjyshërit dhe pasardhësit, historinë, këngët e përrallat... Ajo shëtit në mënyrë poetike-realiste nëpër jetën e saj e nëpër jetën e atdheut të saj, njëjtë sikur të shëtiste me fluturimin e zogut a me hapin e vogël të fëmijës motak.

Bijat e Kosoves, Liber

Në ndarjen e katërt Dheu im janë përfshirë 10 poezi kushtuar mallit, dashurisë, pendimit, tëhuajësimit, jetës, vdekjes. Fjala është për një dorë poezish mendimore-filozofike që shquhen me lirizëm të theksuar, ndjenja të pakursyera e melankoli të shprehur: Nganjëherë / Më merr malli për kohën / Kur paratë mjaftonin / Vetëm për një gjysmë perde kur përmes xhamit pa perde / Rrezet e ngrohta / Na i gudulisnin faqet (Malli për dritaren e thyer).Në poezinë e kësaj ndarjeje ndërthuren realja me jorealen, tokësorja me qielloren, e njohura me të panjohurën, individualja me të përbashkëtën, kënaqësia me urrejtjen, shpresa me pashpresën, sinqeriteti me ironinë: Është e këshillueshme / Të rritesh me dy prindër / Njëri të mëson si të jetosh / Tjetri të mëson si të vdesësh / Ka hesap t’i kesh / Edhe dy gjyshe / Njëra të mëson si të vuash / Tjetra si të duash(Si të rritemi). Edhe këto poezi sikur edhe të gjithë librin e përshkon një stil që e shquan larmia ligjërimore, erudicioni, figurshmëria e pasur, shumëkuptimësia, gjuha e pasur, ritmi i vargut të lirë.

Poezi e ndjenjave dhe e kujtimeve

Poezia e Merita Përvetica - Lumley në përgjithësi identifikon kohë dhe hapësirë. Ngjarjet që motivojnë këtë poezi janë tepër realiste, por që këtë realizëm poetja e shndërron në art poetik duke e përgjithësuar me përvojën përtej ngjarjeve reale të atdheut të saj. Mund te thuhet, prandaj, ajo qe ndien poetja nuk janë vetëm ndjesitë e saj, ajo që mendon poetja nuk janë vetëm mendimet e saj, ajo që ka përjetuar poetja nuk janë vetëm përjetime e histori vetëm të saj. Kështu, ajo që i ofrohet lexuesit të saj përmes kësaj poezie merr ngjyrën e ndjenjave të veçanta, e mendimeve shumë vetjake, e përjetimeve dhe e historive krejtësisht tjetër fare. Në këtë hulli, poetja jonë ka arritur jo vetëm të rindërtojë historinë tonë të re, por edhe të nxjerrë mesazhet, mësimet, që duhet të dalin prej kësaj historie, të nxjerrë në të vërtetë mesazhet që dëshiron ajo jo vetëm për veten e për fëmijën e saj, por edhe për gjithë njerëzit e asaj toke e të atij nënqielli: Zoti e bekoftë armikun tim / Furtunën ia bëftë puhi / Përbuzjen ia bëftë dashuri / Zoti e bekoftë armikun tim / Tankun ia bëftë pallat / Minat ia bëftë dukat / Zoti e bekoftë armikun tim / Që unë / Nga urrejtja / Që po ma gërryen shpirtin / Sa më shpejt të gjej shërim, shpëtim (Lutje)

Me dashuri drejt botës

Poetja jonë i bën lexuesit të shohin përtej asaj që shohin e dinë të gjithë, të shohin edhe atë që nuk shihet a që duket jo qartë, i bënë të ndiejnë, të mendojnë dhe të shohin brenda vetes dhe jashtë vetes, të gjejnë rrugën që çon kah njerëzorja, humanja. Lexuesit në këtë rast i mbetet që të gjejë përbashkësitë dhe të veçantat me të tjerët, të plotësojë historinë e përvojën njerëzore me historinë e përvojën e vetë. Në këtë mënyrë ajo ndërton dialog me njerëzit e afërt e të largët, me kohë te shkuara e kohë të ardhshme, në të vërtetë ajo dialogon me hapësira të paskajshme e në kohë të pandalshme. Edhe kur dialogon me të bijën bota e saj nuk është e rrudhur, ajo thyen kufij e pengesa: Kur ti del / Vogëlushja ime / Me çantë në shpinë / E nisesh për ta puthur mëngjesin / Ky pallat përrallor / Zvogëlohet / Tkurret / Vyshket / Si një lule / Që e ka harruar shiu (Princesha). Dhe ky dialog nuk është dialog i ndërlikuara, i paragjykuar, është dialog njerëzor, i hapur, i mirëkuptueshëm, i qartë, i thellë, joparagjykues, jo i bezdisshëm dhe shumë ndjenjor, është dialog me plot dashuri, edhe kur shpreh qortim e pikëllim, edhe kur shpreh zhgënjim e pashpresë, edhe kur flet me mikun a me armikun. Shkurt poezitë e kësaj përmbledhjeje tërheqin vëmendjen me ndershmërinë, sinqeritetin dhe tejndjeshmërinë femërore.


Për poeten dashuria për njeriun, për vendin, për fëmijën, për nënën, për lirinë, për të vërtetën e për jetën nuk humbin vlerën asnjëherë dhe askund. Dashuria në çdo përmasë të jetës e bën poeten të ekzistojë, të zhvillohet dhe të mendojë, jo vetëm pse ajo për nga natyra është e ndjeshme, por pse ajo që ka hyrë në zemrën e në kujtesën e saj që në fëmijërinë e hershme nuk braktiset kurrë. Dashuria e ngjizur që në atë moshë për gjithçka që ka përbërë jetën e saj dhe vendin ku ka lindur e ku është rritur, është bërë pjesë e pandarë e saj e kështu me gjasë do të jetë deri ne fund të jetës. Për poeten tonë me ndjeshmëri të veçantë, si duket, gjithçka është poetike – edhe fjala edhe raporti ndaj botës, edhe mendësia e filozofia jetësore. Kështu na krijohet përshtypja se të gjitha vargjet e saj janë shkruar me zemër. E zemra e saj është e hapur gjithmonë dhe gjithkund, ndaj gjithçkaje dhe ndaj gjithsecilit. Ky mendim na kushtëzohet duke lexuar jo vetëm poezinë “Koleksionistja”: Zemra e saj e pafajshme / E kupton se gurët / Si njerëzit / Janë të gjithë njësoj / Të fortë / Të shkëlqyeshëm / Të çmueshëm, sepse poetja ka zotësinë që edhe ndjenjat më të holla, mendimet më të thella, përjetimet më mbresëlënëse t’i shprehë me fjalë e shprehja më të thjeshta. Këtu qëndron e vlefshmja e kësaj poezie.

Midis fiksionit dhe realitetit

Poezia e Merita Përveticës - Lumley është përplot subjekte, “personazhe”, ngjarje e situata që përbëjnë jetën e individit dhe të popullit shqiptar përgjatë një shekulli e më gjerë, në të vërtetë që përbëjnë fatin individual e kolektiv të truallit shqiptar. Autorja shkruan, shënon, përshkruan përjetimet vetjake, duke mos harruar asnjë çast se ajo është pjesë e një tërësie dhe se përjetimet e saja nuk janë vetëm të sajat, duke mos harruar se fati i saj është edhe fati i tërësisë që i përket. Edhe kur hesht ose kur i bie anash, kujdesshëm, për përjetimet e saja të sotme jetësore, për të cilat dihet e flitet, ajo me sugjestivitet dhe tërheqje mban lexuesin në temperaturën dhe në paduresën që krijon poezia e frymëzuar. Ky bashkim i fiksionit me realitetin mbetet pjesa më tërheqëse e kësaj poezie. Bashkimi i tyre i ndjeshëm zbulohet para lexuesit të vëmendshëm me jolehtësi.
Me lehtësi kryqëzohen kohët e ngjarjet: prej historisë së fillimit dhe paraardhësve e deri te trashëgimtarët pa e zvogëluar interesimin e lexuesit, pa shkëputur vijimësinë tërheqëse të rrëfimit poetik, të rrëfimit të pasur vetjak të një gruaje intelektuale, që sheh e ndien jo gjithmonë me idealizëm ato qe ndodhin e që kanë ndodhur në atdhe. Bota ku përket plotësisht, ku jeton pakushtëzueshëm, dëshmon se ajo ka ndjeshmërinë jo vetëm të një nëne a bije të përkushtuar ndaj jetës së vet dhe jetës së botës që i përket, por edhe të një gruaje me ndjeshmëri artistike, njerëzore e kombëtare.
Duke lexuar poezinë e saj, prandaj, njohim jo vetëm shpirtin e saj, po edhe qenien e saj, njohim edhe shpirtin e qenien e popullit nga ka dalë ajo. Mund te thuhet se poezitë e radhitura brenda këtyre faqeve nuk janë vetëm biografi e saj letrare dhe se ajo e bota e saj nuk jetojnë vetëm brenda poezisë e fjalës poetike. Shumë poezi të saj janë thirrje drejtuar njerëzve të saj që të bëhen më të mirë, më fisnikë, më krenarë, më të qëndrueshëm, që të respektojnë njerëzit me parime e bindje të tjera, me ngjyrë e me besime të tjera, të jenë të ashpër ndaj të vetëve ashtu sikundër janë ndaj dobësive të tjerëve. Për poeten më të rëndësishmet janë liria, besnikëria, guximi e mirësia. Sado të ndryshme poezitë e poetes sonë, nga temat a motivet, ato janë të njëjta, sepse janë kënduar me të njëjtin zë, me të njëjtën ndjeshmëri, me të njëjtë gjuhë: Jam mishi e gjaku yt / Jam mishi e gjaku yt / E pse pra / Nuk jam e fortë si ti? / Në varfëri – gjete gëzim / Në robëri – gjete shpresë / E pse, pra / Në shtëpinë time të ngrohtë / Nën qiellin tim të lirë / Unë këndoj më pak se ti / Dhe kam frikë më shumë se ti?!(“Ku e gjete qëndresën?”)

Për të gjitha ato që u thanë më lart, po e përmbyllim me mendimin se poezia e Merita Përveticës - Lumley përbën vlerë të veçantë në poezinë e sotme shqipe që krijohet brenda e jashtë trojeve shqiptare, si për nga forma ashtu edhe nga përmbajtja. Ajo shpreh frymën e poezisë bashkëkohore me ndjeshmërinë e me vetëdijen qytetare, me stilin dhe me gjuhën. Pa ngurrim e them se kjo përmbledhje e poetes ka përfshirë poezi që shprehin dinjitet e identitet të dalluar poetik për çka me shumë kënaqësi kam pranuar të kem emrin në librin e saj si redaktore.

Prishtinë, 16.2.2014

Kush po i mundëson muret ndarëse si dhe enklavizon Kosovën ?

Image result for flori bruqi

Shkruan :  Flori Bruqi 

(Drejtor për mardhënie me publikun në Akademinë e Shkencave  dhe Arteve Shqiptaro-Amerikane)

 Edmond Panariti  kohë më parë ka vlerësuar se garanci e vetme për ecurinë dhe rezultatet e dialogut ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, janë zbatimi i marrëveshjeve të ndërmjetësuara nga BE-ja dhe posaçërisht Marrëveshja në menaxhimin e integruar të kufijve midis dy vendeve.

“Ne përshëndesim dhe mbështesim dialogun tashmë të institucionalizuar midis dy vendeve sovrane. Madje jemi të inkurajuar edhe nga fakti se kjo po ndodh në nivelet më të larta të hierarkive shtetërore dhe institucionale përkatëse, si rruga e vetme për arritjen e një zgjidhjeje të qëndrueshme edhe për veriun e Kosovës”, ka thënë ai për Agjencinë shtetërore të lajmeve-ATSH, transmetojnë mediat shqiptare.

Ky dialog, sipas tij, duhet të vazhdojë, duke respektuar integritetin territorial dhe sovranitetin e Republikës së Kosovës, duke shmangur që në embrion çdo përpjekje që kërkon enklavizim të Kosovës, gjë që do të prodhonte një situatë të pashpresë dhe vatër permanente tensioni dhe konflikti sipas modelit të Bosnjës.

Panariti ka theksuar se kjo nuk është as në interes të Kosovës dhe as të Serbisë dhe për më tepër as në interes të paqes, stabilitetit dhe progresit në Ballkan.


Kosova, plaga më e madhe e popullit serb


Kreu i Kishës ortodokse serbe, Patriarku Irinej, as 17 vjet pas luftës, nuk po mund të pajtohet se Serbia e ka humbur Kosovën.

Ai edhe nga Londra ka dërguar mesazhe nxitëse, duke thënë se Kosova vazhdon të jetë plaga më e madhe e popullit serb.

“Kosova është plaga më e madhe e popullit serb dhe të gjitha lutjet tona bëhen me shpresën se populli ynë, sikur edhe të gjithë popujt e botës, do të mund të kryejnë shërbesat e Zotit, të lirë dhe pa frikë”, ka thënë patriarku serb Irinej, në kishën e Shën Pavle në Londër, ku po e kryeson një delegacion të Kishës Ortodokse Serbe, raportojnë mediat serbe, transmeton Telegrafi.

Në një ligjërata të tij, patriarku Irinej ka thënë se në Kosovë ka vend për popullin shqiptar dhe serb.


Presidenti i Serbisë, Tomislav Nikoliç ka bërë gati versionin përfundimtar të platformës së tij për Kosovën, apo siç thuhet krahinën jugore. 


Image result for enklavizimi i kosoves



Dokumenti do të identifikojë gjendjen aktuale në Kosovë dhe thuhet se do të jetë detyrues. Platforma për Kosovën dhe Metohinë, i përgatitur nga presidenti Tomisllav Nikoliç, është afër versionit final dhe duhet të propozojë zgjidhje të përhershme të statusit për krahinën tonë jugore, raportojnë mediat serbe.

Dokumenti thuhet se është duke u përgatitur për muaj të tërë dhe do të përcaktojë pozicionin e provincës serbe duke njohur tri situata në terren: pjesën ku jetojnë shumica e serbëve, pjesa ku shqiptarët janë një shumicë dhe pjesën ku në shumicën e banuar me shqiptarë më herët thuhet se popullata serbe ishte më e shumta.

“Dokumenti i ri duhet të jetë propozimi i një zgjidhje të përhershme të statusit, në interes të të gjithëve që jetojnë në Kosovë dhe Metohi dhe qëllimi nuk është që dikush të dëmtohet”, kanë thënë zyrtarët e kabinetit të presidentit serb Nikoliç.

Plani i ri thuhet se do të sigurojë autonominë më të gjerë të mundshme për Kosovë dhe Metohi dhe nuk do të kërkojë ndryshimin e Kushtetutës, dhe për këtë arsye nuk ka referendum. Qëllimi është që të ofrojë siguri ligjore në provincë.

Platformë do të jetë vizioni i Presidentit për zgjidhjen e çështjes së statusit të Kosovës dhe Metohisë. Duhet të jetë një pozicion i përbashkët i Presidentit dhe Qeverisë së Serbisë, dhe që duhet të ratifikohet në Kuvend.

Për Dokumentin thuhet se do të ketë konsultime edhe me kryeministrin e Serbisë Aleksandar Vuçiç, ndërsa thuhet se do të vlerësohet se kur është koha e duhur për të dalë në publik. “Çështja e statusit të ardhshëm të Kosovës duhet të zgjidhet në bazë të parimeve dhe normave të së drejtës ndërkombëtare themelore, që përpiqet për një zgjidhje paqësore, gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme.

Perkundër bisedimeve të shumta në mes përfaqësuesve të Republikës së Kosovës dhe Serbisë dhe përkundër deklarimeve të udhëheqësve tanë se Serbia na njohu de jure e de fakto, siç po shihet Serbia dhe udhëheqja e saj jo që nuk e njeh realitetin e ri në Kosovë dhe pavarësinë e Kosovës, por akoma po bënë plane për fatin e Kosovës më ndarjen e Mitrovicës.


***

Vendimi për ndërtimin e linjës hekurodhore Beograd – Mitrovicë.është cenim i drejtpërdrejt i sovranitetit të Kosovës.






Projekti i tillë është vazhdimësi e shmangies së shtetit tonë dhe krijon lidhje direkte me shtetin e Serbisë. Serbia po e bën zhvendosjen e kufirit para syve të qeveritarëve tanë. Tashmë, kufiri me Serbinë, nga Leposaviçi është zhvendosur në lumin Ibër ku është ndërtuar një mur ndarës. Ndërkaq, linja hekurudhore që është vendim i shtetit serb është tregues i sjelljes së Beogradit sikur të ishin brenda të të njëjtit shtet me pjesën veriore të Mitrovicës.

Linja hekurodhore nuk ka të bëjë me kurrfarë integrimi për të cilin flasin qeveritarët tanë. Përkundrazi, kjo linjë është dëshmi që Serbia e injoron krejtësisht kufirin dhe shtetin e Kosovës dhe përpiqet që t’i tërheqë drejt vetës serbët e Kosovës.

Serbia pas Millosheviqjane po i bën të gjitha projektet që e cenojnë sovranitetin në veri të vendit tonë. Me të njëjtën Serbi, Qeveria jonë ka pranuar të negociojë. Prej së njëjtës Serbi dhe me Listën Serbe po provohet të instalohet ‘Zajednica’ në Kosovë. Ky projekt nuk është i ndryshëm. Linja hekurodhore është vetëm njëri prej treguesve se si mund të dukej ‘Zajednica’ e cila sjellë ndarje reale por edhe simbolike. Flamujt dhe kishat ortodokse në trenat e ri, janë vetëm kujtesë që ndarja është etnike dhe nuk bëhet fjalë për hekurudha përbashkuese.



*******


Kush po i mundëson muret ndarëse  si dhe enklavizon  Kosovën ?





Prishtina thot se do ta konsideroj organ paralel Asociacionin e komunave me shumicë serbe, nëse ai themelohet njëanshëm nga përfaqësuesit e serbëve të Kosovës me mbështetjen e Qeverisë së Serbisë.

Kështu kanë deklaruar zyrtarë të Qeverisë së Kosovës, sipas të cilëve, Asociacioni i komunave me shumicë serbe mund të themelohet vetëm mbi bazën e Marrëveshjes së Brukselit të arritur në dialogun ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, pastaj duke respektuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe me mbështetjen e Qeverisë së Kosovës.

Image result for enklavizimi i kosoves

Reagimet në Prishtinë, pasuan deklaratat e drejtorit të Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq i cili ka ritheksuar se Beogradi planifikon që në rast se Prishtina nuk e themelon Asociacionin e komunave me shumicë serbe deri më 15 shkurt 2017, këtë Asociacion do ta themelojnë vet përfaqësuesit e serbeve të Kosovës, me mbështetjen e Qeverisë së Serbisë.


Ndërkohë, zëvendësministri i Administrimit të Pushtetit Lokal në Qeverinë e Kosovës, Bajram Gecaj thotë  se logjika e dialogut në Bruksel ka qenë shuarja dhe jo formimi i institucioneve të reja paralele.

Në anën tjetër, çetniku serb Marko Gjuriq u ka thënë medieve serbe se “durimit i ka ardhur fundi”, duke theksuar se nëse shqiptarët e Kosovës njëanshëm shpallën pavarësinë, atëherë edhe serbët mund ta shpallin njëanshëm Asociacionin.

Madje, sipas tij, ky veprim i serbëve nuk do të konsiderohej i njëanshëm, pasi që themelimi i Asociacionit parashihet me Marrëveshjen e Brukselit, të arritur në dialogun ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit.

Por, kjo pikëpamje e Gjuriqit është kundërshtuar nga ministrja për Dialog në Qeverinë e Kosovës, Edita Tahiri.

Ajo i ka thënë  se “Serbia nuk do duhej te peryihej ne punet e asociacionit, sepse sipas Marrëveshjes së Brukselit, Asociacionin e themelon qeveria e Kosovës, në pajtim me kushtetutën e Kosovës dhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese, ku nuk parashihen kompetenca ekzekutive”.

Procesi i zbatimit të marrëveshjes për Asociacion nuk ka filluar ende, ka theksuar z.Edita Tahiri. Ajo ka rikujtuar se ndërtimi i murit ilegal nga Serbia në veri të Mitrovicës është bërë mur për Asociacionin gje qe e deshmon ate qfar esht dyshuar me kohe se Qeveria e Kosoves ka gisht ne ndertimin e murit ne veri te Kosoves, muri i cile po ndan veriun e Kosoves dhe Serbet po i veqon ne ate pjese me Teritor dhe me Ligje.

“Heqja e murit hap rrugën për fillimin e zbatimit për Asociacionin”, ka thënë Tahiri me qfar le te kuptoi se Qeveria e Kosoves po pergadit tereni ne Kosove per ta bere Asociacionin e Komunave Serbe realitet.

Kurse zëvendësministri Bajram Gecaj ka deklaruar se përfaqësuesit serb, kryesisht ata të Listës Serbe, duhet të ndërpresin menjëherë vendimin për bojkotimin e institucioneve qendrore të Kosovës, në mënyrë që çështja e Asociacionit të hapet për diskutim në Prishtinë.

“Për t’u themeluar Asociacioni i komunave me shumicë serbe në Kosovë duhet të ekzistojë një atmosferë e përshtatshme politike. Pra, si kusht numër një është që Lista Serbe duhet të kthehet në institucione. Nuk mund të bisedojmë ne për Asociacionin për të cilin ata janë të interesuar nëse Lista Serbe e ka ngri pjesëmarrjen në institucione“, ka thënë  zt. Bajram Gecaj.

Ky Asociacion, sipas marrëveshjes, pritet që të ketë në përbërje kryetarët dhe përfaqësuesit e dhjetë komunave me shumicë serbe. Paraprakisht, do të duhet të hartohet dhe statuti i këtij Asociacioni, i cili do të marr dritën jeshile nga qeveria e Kosovës dhe Gjykata Kushtetuese.

Zëvendësministri, zt. Bajram Gecaj ka deklaruar se Republika e Kosovës do të themelojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe në kohën e përshtatshme, ngase këtë e sheh edhe si obligim ligjor në bazë të Marrëveshjes së arritur në Bruksel në vitin, 2013, por edhe në bazën e vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, ku parashihet që ky organ nuk mund të ketë kompetenca ekzekutive.


******

Dështimi i UNMIK-ut dhe EULEX-it dështuan në vendosjen e rendit, në sundimin e ligjit...

UNMIK-u dhe EULEX-i dështuan në vendosjen e rendit, në sundimin e ligjit, dështuan në mbrojtjen e pasurive të Kosovës. Andaj, e vetmja shpresë do të ishte drejtimi, administrimi i Kosovës, për një periudhë të caktuar kohore, nga vetëm një shtet i fuqishëm e ligjor perëndimor, siç është Amerika, Gjermania, Anglia, Austria…

Gjatë kësaj kohe do të bëhej gjykimi e ndëshkimi i krimit të organizuar – vrastar, i krimit ekonomik – hajnisë zyrtare, i sekuestrimit të pasurive të vjedhura dhe kthimit të tyre shtetit të Kosovës, për mirëqenien e brezave.

Ndërkohë, do të profesionalizohej e aftësohej kuadri, tashmë, i shkolluar në vend dhe në botë.

Mbretëria Shqiptare, për t`i dhënë fund anarshisë të çoroditur të shqiptarëve, ftoi në ndihmë policinë holandeze, të cilët ishin oficerë të karrierës dhe përveç rendit, ata instruktuan, këshilluan edhe për organet e drejtësisë. Urbanistika e viteve `30-a të qyteteve shqiptare, nuk ësht arritur as sot, pas tej tetë (8) dekadave në Shqipëri. Asnjë gardh, asnjë mur, nuk është lejuar të bëhet pa urdhrin e Ministrisë Botore, siç quhej atëherë Ministria Komunale.

******

Na ka rënë të dëgjojmë shpesh kur flitët për dëshmorët, luftën dhe rënia e tyre quhet sakrificë. Mendoj se ky është një thjeshtëzim jo i drejtë, kur bëhet fjalë për mbrojtjen, lirinë e Atdheut.

Po e shkruaj Atdheu me germë të madhe, sepse në Shqipëri gjithëherë është shkruar me germë të vogël, ndërsa partia me germë të madhe.

Sipas kësaj logjike klinike Atdhe ka boll, ndësa partia është një, e përveçshme! Rrjedhimisht, rënia për Atdhe është vetëm kryerje e një detyre më parësore.

Heronjtë, dëshmorët, invalidët e luftës, veteranët e luftës, kudo në botë janë kategori e respektuar dhe kanë statusin përkatës.

Përjashtim ka bërë Shqipëria, sepse, atje, në Luftën e Dytë Botërore, lufta kundër pushtuesit, degjeneroi në luftë civile, qytetare. Andaj, veteranët, edhepse të privilegjuar nga partia-shtet, nuk gëzonin respektin e popullit, sepse në vend të armikut pushtues, kishin vrarë shqiptarët atdhetarë, sepse këtë porosi e dhanë edhe emisarët jugosllavë: Dushan Mugosha dhe Milladin Popoviçi, të atashuar pranë Shtabit të Enver Hoxhës.

Komunizmi është dogmë fatale për njerëzimin. Gjenerali kukësian, Rrahman Përllaku, kryetar i veteranëve të luftës të Shqipërisë (degëzimi demokrat), me të cilin jemi shkërryer, së bashku, vite të tëra në birucat, qelitë e burgut të Burrelit, me gjithë sakatosjen personale e familjare, përsëri mbron dogmën e komunizmit, terrorin e Enverit gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Me sjelljet aktuale, veteranët e luftës të Kosovës, rrezikohen ta kenë fatin e morrespektimit nga populli, njësoj si ata të Shqipërisë.

******

Veteranë, nëse, vërtet, jeni të tillë, mos bëni veprime të nxituara, sepse, sot i turpëroni fëmijtë, nesër do të jeni të turpëruar para fëmijëve tuaj.


Ka shumë mënyra e mjete për t`i ndihmuar dhe privilegjuar fëmijtë e luftëtarëve, mbi bazën e vullneteve dhe të aftësive të tyre, për studim e punësim adekuat. Dhe, kjo është detyrë e shoqërisë dhe jo e nepotizmit dhe e nepotikëve.

 Kam bindjen se luftëtarët e vërtetë të Kosovës, janë shumë më modestë në kërkesa për vete dhe fëmijtë e tyre. Andaj, veteranë, nëse, vërtet, jeni të tillë, mos bëni veprime të nxituara, sepse, sot i turpëroni fëmijtë, nesër do të jeni të turpëruar para fëmijëve tuaj.

Prishtinë,12.1.2017.

2017/01/11

Brukseli ngurron të flasë për urdhërarrestet e Beogradit, kroatët më të zëshmit kundër arrestimit të gjeneralit shqiptar Ramush Haradinajt

Image result for ulrike lunacek


Ulrike Lunaçek dhe “Beogradi duhet t’i tërheq mbrapsht urdhër-arrestet e vjetruara”

Komisioni Evropian ndjek me vëmendje zhvillimet e javës së kaluar lidhur me ndalimin e kreut të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj. Por, megjithëse ndërmjetëson për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës e Serbisë në një sërë fushash, përfshirë bashkëpunimin policor e gjyqësorin, Brukseli ngurron të shprehet për urdhër-arrestet e vjetra të Beogradit kundër qytetarëve të shteteve fqinje, që nuk i përkasin më ish Jugosllavisë.




Gjatë diskutimit të raporteve të posaçme për Kosovën dhe Serbinë në Komitetin e Jashtëm Europarlamentar, përfaqësuesja e ekzekutivit evropian e injoroi këtë çështje. Rasti “Haradinaj” u përmend me shqetësim, veçanërisht prej eurodeputetëve kroatë, të cilët preken po ashtu nga ligji problematik i Serbisë, që i lejon vetë Beogradit të gjykojë këdo në territorin e ish-Jugosllavisë.

Image result for ramush haradinaj

“Serbia nuk ka juridiksion në Kosovë”, u shpreh raportuesja Ulrike Lunaçek dhe “Beogradi duhet t’i tërheq mbrapsht urdhër-arrestet e vjetruara”, sipas eurodeputetes austriake.

Image result for Tonino Picula

Tonino Picula

Kreu i Delegacionit të PE për Kosovën, Tonino Picula, deklaroi se “i ashtuquajturi juridiksion rajonal, që i mundëson Serbisë të akuzojë qytetarë të shteteve fqinje, siç dëshmon edhe rasti i z. Haradinaj, nuk i ndihmon aspak stabilitetit të rajonit dhe marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë”.

Image result for Dubravka Suica


Dubrakva Shuica

Përkrah socialdemokratit kroat, foli Dubrakva Shuica e PPE-së, duke kërkuar nga Serbia që të përballet me të kaluarën e vet, “pasi në të kundërt nuk do të mund të shkojë larg në procesin e integrimit evropian”.
Image result for Marijana Petir

Marijana Petir

Marijana Petir, gjithashtu kroate, ftoi raportuesin për Serbinë, të djathtin gjerman David McAllister, që të ndihmojë “me njohuritë e tij” për ta detyruar Serbinë që të heq nenet e papranueshme në ligjet e këtij vendi, “në mënyrë që mos të pretendohet ngritja e akuzave për qytetarët e vendeve fqinje, siç është rasti me Ramush Haradinaj, por potencialisht edhe për shtetasit e 18 vendeve të tjera të BE- së që kanë marrë pjesë në luftën ballkanike duke mbrojtur Kroacinë kundër agresionit serb”.

Image result for David McAllister

David McAllister

Konservatori britanik, Charles Tannock, vlerësoi se ndalimi i Haradinaj në Francë do të shkaktojë kthim pas në procesin e normalizimit të raporteve mes Prishtinës dhe Beogradit.

Image result for Charles Tannock

Charles Tannock

Gjatë debatit mbi Serbinë, disa eurodeputetë ftuan Beogradin të qartësojë pozicionin, nëse synon të anëtarësohet në BE, apo të përafrohet edhe më shumë me Rusinë, çfarë u konsiderua e rrezikshme për stabilitetin në rajon.

Sa i përket Kosovës, eurodeputetët shprehën shqetësime për “polarizimin ekstrem të skenës politike”, nivelin e lartë të korrupsionit dhe mungesën e rezultateve për dy kushtet e mbetura për procesin e liberalizimit të vizave.

Ndaj të dy vendeve u kërkua që të rrisin përpjekjet për zbatimin e marrëveshjeve të arritura deri më tani në Dialogun e ndërmjetësuar nga Brukseli dhe si gjithmonë, raportuesja Lunaçek përsëriti thirrjen për njohjen e pavarësisë së Kosovës nga 5 shtetet e mbetura të BE-së.

A ka shpresa për liberalizmin e vizave sivjet?

A ka shpresa për liberalizmin e vizave sivjet?


Qeveria thotë se mosratifikimi i Demarkacionit me Malin e Zi dhe zgjedhjet në disa shtete të BE-së kanë ndikim negativ në procesin e liberalizimit të vizave. Kurse opozita e fajëson Qeverinë “Mustafa” dhe qeveritë pararendëse.


Liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës, i premtuar vazhdimisht tash e gjashtë vjet nga partitë në pushtet, vështirë se do të ndodhë gjatë vitit 2017. Ministria e Integrimit Evropian dhe subjektet opozitare thonë se situata është e pafavorshme për Kosovën.

Përderisa ekzekutivi thotë se mosratifikimi i Demarkacionit të kufirit me Malin e Zi dhe zgjedhjet në disa shtete të Bashkimit Evropian kanë ndikim negativ në këtë proces, opozita e bën përgjegjëse Qeverinë “Mustafa” dhe qeveritë paraprake për mosliberalizimin e vizave.

Image result for demarkacioni i kosoves

Në Ministrinë e Integrimit Evropian thonë se ratifikimi i Demarkacionit duhet të ndodhë sa më shpejt, pasi konsiderohet si një nga çështjet që e ka bllokuar liberalizimin e vizave për kosovarët.

“Tashmë është komunikuar në publik se vendimmarrja në BE për propozimin e KE-së (spell out) për liberalizim të vizave në rastin e Kosovës është ndalur përkohësisht, dhe është në pritje të përmbushjes së kësaj kërkese. Në saje të komunikimit me Bruksel na është konfirmuar disa herë në raste të ndryshme dhe në forume të ndryshme, se sapo të përmbyllim Demarkacionin si kriter të vënë dhe të pajtuar, institucionet e BE-së do të vazhdojnë pa vonesa të mëtutjeshme me procesin vendimmarrës për propozimin për Kosovën që edhe ashtu është në fazat finale”, thuhet në përgjigjet e kësaj Ministrie




Flori Bruqi

Artistët e Pejës, në protestë për gjenralin shqiptar Ramush Haradinajn


Artistët e Pejës, në protestë për Haradinajn

Për nesër është paralajmëruar një protestë paqësore, në kërkim të lirimit të ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, që po mbahet në arrest nga autoritetet franceze.
Pjesëmarrjen në këtë protestë, e kanë paralajmëruar edhe shoqëritë kulturo-artistike të Pejës. Deri tash, pjesëmarrjen e kanë konfirmuar: Okteti “Peja”, SHKA “Përparimi”, “Sofra pejane” dhe SHKA “Marigona”.

Protesta fillon në ora 11:55, në qendër të qytetit të Pejës.

Të rinjtë e LSI-së në protestë: “Për Haradinajn, një komb, një qëndrim”

Lëvizja Rinore për Integrim e Lëvizjes Socialiste për Integrim proteston të mërkurën para Ambasadës franceze në Tiranë, bashkë me përfaqësues të forumeve të tjera rinore për të kërkuar lirimin e ish-kryeministrit, luftëtarit dhe politikanit të Kosovës, Ramush Haradinaj.


Të rinjtë e LSI-së në protestë: “Për Haradinajn, një komb, një qëndrim”

500 të rinj të LRI-së do të protestojnë në orën 12.00 me slloganet “Me Ramushin”, “Ramush Haradinaj është Kosova”, “Francë, mos na zhgënje, thuaj jo lojërave të Serbisë” apo “LRI në mbështetje të lirisë,” “Haradinaj simbol i lirisë,” “Për Haradinaj, një komb një qëndrim.”

Kryetarja e Lëvizjes Rinore për Integrim, Floida Kerpaci theksoi se të rinjtë e LSI-së mbështesin Haradinajn dhe kërkojnë lirimin e tij.

“Ramush Haradinaj është përballur me drejtësinë me dinjitet dhe integritet dhe ka dale fitimtar. Haradinaj përfaqëson luftën e shqiptarëve për liri dhe drejtësi dhe është model i politikanit që lufton për vendin e vet. Ne shprehim zëshëm dhe qartë mbështetjen tonë për Ramushin, duke kërkuar lirimin sa më të shpejtë dhe kthimin e tij në Kosove”, tha ajo.

A njohin në Prishtinë dhe në Tiranë projektin serb të ndarjes së Kosovës?!

Fotografia e Enver Bytyci
Shkruan :Prof. Asoc. Dr. Enver Bytyçi


Arrestimi i Ramush Haradinajt për një urdhër absurd e të vjetëruar të Serbisë është pjesë e një skeme, të cilën e luan me shumë zotësi e shkathtësi diplomatike e politike Beogradi. Ndërkohë që në mos ka gjetur bashkëpunëtorë në Tiranë e në Prishtinë, kryeqyteti serb përfiton nga inferioriteti shqiptar, nga deliri ynë, nga pasioni anadollak për konflikt të brendshëm dhe nga tamahu për ta përdorur pushtetin në funksion të parasë e të pasurisë.
Shihni çfarë ndodh: Pas arrestimit të Haradinajt presidentit serb, Tomislav Nikoliç, i ndalohet hyrja në Kosovë. Thonë se gozhta del me goxhdë, por edhe rraset thellë me çekiç. Është e paprovuar nëse po nxjerrim gozhdën me gozhdë apo po shtyjmë gozhdën me çekiç në trupin tonë. Ata që fërkojnë duart për vendimin që Nikoliç të mos shkelte në Shterpcë janë entuziastë se po nxjerrin gozhdën e fletëarrestimeve serbe nga trupi ynë. Ndërsa të lumturuarit në Beograd, kundërshtarët e Nikoliç ose jo, besojnë se kanë në dorë çekiçin dhe se i mëshojnë gozhdës, jo vetëm për të përshkuar mishin tonë, por edhe kockën tonë nacionale kolektive .

Image result for harta e kosoves

Nikoliç, i zemëruar foli në Krishtlindjet ortodokse të ritit sllav për “forcën” e Serbisë dhe për kufijtë e sjelljes së Prishtinës. Në këto kufij ai paralajmëron institucionet e Kosovës sa i përket pavarësisë, duke kujtuar se “Të mos mendohet që Kosova do ta realizojë pavarësinë” dhe duke paralajmëruar se “Serbia është e fortë dhe se Kosova duhet ta njohë forcën e Serbisë”!!! Ndërkaq kreu i Kishës Orthodokse të Serbisë, Irinej, deklaroi se “Kosova është Gologota dhe Jeruzalemi i Serbisë” dhe se “Sa kohë të ketë mbi tokë serbë, Kosova do të jetë tokë serbe, shiprti i Serbisë”. Të dy, Nikoliç dhe Irinej, qenë pranë njëri-tjetrit kur bënë këto deklarata. Dukej si një orkestrim force përballë asaj që në Prishtinë u përjetua si “fitore” ndalimi i presidentit të Serbisë për të kremtuar pashkët në Shtërpcë të Kosovës.
Kjo sjellje e njeriut me pushtet politik dhe atij me pushtet shpirtëror në Serbi i ngjan një pamjeje, pasojat e së cilës i njohim në periudhën e sundimit të Milosheviçit. Por a është kjo gjithë panorama e vërtetë e sjelles së Serbisë kundrejt Kosovës, institucioneve të saj dhe shtetësisë së saj?! Sigurisht që jo. Shumica e udhëheqësve të Serbisë ndërsa heshtin, veprojnë me një shkathtësi diplomatike e politike të jashtëzakonshme. Vuçiç nxori Milorad Dodikun që të shpaloste idenë dhe platformën e ndarjes së Kosovës. Ai u shpreh pas arrestimit të Haradinajt se “Katër komunat e Veriut të Kosovës i duhen bashkëngjitur Serbisë”, duke nënkuptuar që pas kësaj shqiptarët le të bashkohen në një shtet të vetin. Më tej, Nikoliç nuk u lejua të shkonte në Shterpcë, por Gjuriç, pavarësisht ndalimit të tij për të hyrë në territorin e Kosovës, nuk ndalet asnjëherë të vizitojë veriun e Mitrovicës dhe t’u cicërojë serbëve të atyre katër komunave që përmendi Dodik për refuzimin e institucioneve të Kosovës dhe ruajten e lidhjeve institucionale me Beogradin.

Image result for harta e kosoves
Në Tiranë politikanët, qeveritarët tanë, u besojnë deklaratave jo zyrtare, informale në tallavatë politike me mandolinën e Daçiç-it ministër i Jashtëm, sipas të cilit “këta politikanët e moderuar në Beograd e njohin faktin që Kosovën e kanë të humbur”, por që “shqiptarët duhet të mirëkuptohen për pamundësinë e zgjidhjes përfundimtare të konfliktit midis Prishtinës dhe Beogradit” për shkak të sentimentit nacionalist të kombit serb.
Pasi i vinë në gjumë me të tilla ninulla politikën dhe diplomacinë tonë që mburret për vepra të mëdha filloi të ndërtohet muri ndarës midis shqiptarëve dhe serbëve. Po ku? Aty ku rrjedh lumi i Ibrit, në mes të qytetit të Mitrovicës, aty ku katër komunat e planifikuara të mos kenë më asnjë kontakt fizik me Kosovën dhe institucionet e saj. Kreu i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, paska qenë në dijeni të ndërtimit të një muri 80 cm të lartë, dmth se muri ndarës po ndërtohet me pëlqimin e palës shqiptare. U prit shkarkimi i tij prej detyrës së kryetarit të komunës së Mitrovicës, por kjo nuk ndodhi. Përkundrazi Vetëvendosja i shkoi menjëherë në ndihmë dhe iu bë patericë zotit Bahtiri, duke zevendësuar LDK-në në qeverisjen lokale të Mitrovicës së Jugut dhe duke ia mundësuar shumicën në kuvendin komynal zotit kryetar të komunës. Muri u harrua edhe pse hedh shtat në ditë ngricash gjatë bregut verior të Ibrit. U harrua, sepse nuk mundën të hapin gojë as presidenti e as kryeministri i Kosovës. Ndërsa këta të Tiranës sonë “të kuqe”, të cilët në Beograd përdorin formula nacionaliste të rrejshme, heshtën gjithashtu.
Image result for harta e kosoves

Muri i Mitrovicës ishte një test. Po aq sa është një test arrestimi i Ramush Haradinajt, i cili qe i vetmi që deklaroi se “Tokën e Kosovës askush nuk mund ta shesë apo ta falë”. Nëse Haradinaj lirohet nga arresti serbo-francez, ka shumë shanse që Kosova të marrë një rrugë zhvillimi të re për zgjidhjen e konfliktit me Serbinë sa i përket veriut të Mitrovicës. Nëse ekstradohet në Beograd, ka shumë shanse që Kosova dhe rajoni të destabilizohen. I vetmi autoritet në Kosovë që mobilizon atdhetarisht shqiptarët kundër padrejtësisë e në mbrojtje të territorit të Kosovës duket se është Ramush Haradinaj. Si me prezencën ose joprezencën e tij, ai do të përcaktojë me shumë gjasë të ardhmen e saj e të shtetësisë së saj në të gjithë territorin. Sido që të jetë është ende heret të hamendësohet gjithçka. Por nuk ka asnjë dyshim se arrestimi i tij ka të bëjë me projektin e ndarjes së Kosovës. Nuk ka të bëjë me propagandën e Nikoliç apo të Irinejt, për gjoja moslejimin e pavarësisë së Kosovës. Një Kosovë e pavarur apo e bashkuar me Shqipërinë pa veriun e saj është tashmë projekti i vetëm I Serbisë dhe të gjitha lëvizjet politike të Beogradit shkojnë drejt realizimit të këtij projekti.


Se Beogradi ka në projekt ndarjen e Kosovës, këtë e kanë dëshmuar liderët politikë në Beograd. Psh. Ivica Daçiç thoshte para tri vitesh se “Ne nuk na intereson se në sa shtete jetojnë shqiptarët, ne na interesojnë serbët”, çka do të thotë se në Beograd janë pajtuar që me ndarjen e Mitrovicës të lejohet bashkimi i Kosovës me Shqipërinë. Ka “nacionalistë” këtu në Tiranë, të cilët e mbështesin këtë formulë serbe. Lëvizjet dhe qëndrimet që mbajnë disa politikanë në Kosovë më japin përshtypjen se pranojnë një zgjidhje si kjo të asaj që quhet konflikt midis Kosovës dhe Serbisë.
Ndërsa qeveria e Tiranës është gjithashtu e gatshme të punojë bashkë me Beogradin për një skenar të tillë. Gatishmëria e qeverisë së Tiranës për kompromisë territorial me Beogradin mund të joshet me mbështetjen nga ndonjë vend europian për të qëndruar në pushtet sa më gjatë. Nuk duhet patur asnjë dilemë, për atë nëse këtë formulë e kanë biseduar zoti Rama dhe zoti Vuçiç ndërmjet tyre. Nuk ka asnjë dilemë, se kjo formulë është transmetuar edhe në Prishtinë nga të dy liderët në garë për lidership në Ballkan. Për këtë shkak arësyetimi shkon deri aty sa të besohet fakti që arrestimi i Haradinajt është një pjesë e skemës së një projekti të madh, ridefinimit të kufijve të Kosovës e të shqiptarëve me Serbinë, dmth, përpjekja për t’i falur Serbisë pasuritë më të mëdha të Kosovës e të Ballkanit.

Image result for harta e enklavizimi i kosoves
Në dobi të këtij projekti janë realizuar të gjitha mikroskemat e këtyre viteve të fundit. Beogradi ka mundur të bindë shumë politikanë dhe shtete në Perendim, se ajo “nuk mund të fyhet”. Ministra të jashtëm të vendeve të BE-së i kemi dëgjuar të thonë se “Ne duhet t’ia ruajmë fytyrën Serbisë”, gjë që përkthehet në një paketë lëshimesh që i duhen bërë dhe faktikisht i janë bërë asaj. Pastaj nxitën përmirësimin e klimës midis Tiranës dhe Beogradit. Me Berishën duket se e kishin të pamundur ta bënin këtë dhe sollën zotin Rama si partner entuziast të bashkim-vëllazërimit midis shqiptarëve e serbëve. Aq shumë u lidhën bashkë dy qeveritë e dy kryeministrat e dy vendeve përkatëse, sa tashmë nuk kishte asnjë dyshim për dakortësinë e palëve në planet e reja dhe rindërtimin e gjeopolitikës në rajon.

Image result for ibrahim rugova harta e dardanise

Ndërsa nga viti 2013 e këtëj vazhdoi i ashtuquajturi dialog midis Prishtinës dhe Beogradit, një dialog që nuk solli ndonjë perspektivë për Kosovën, përkundrazi bllokoi njohjet e shtetësisë së saj, bllokoi zgjidhjet për shtrirjen e sovranitetit të Prishtinës në veri të Mitrovicës, bllokoi iniciativat kushtetuese për shtetndërtim dhe qasje konstruktive në këtë drejtim, i hapi rrugë rikthimit të Beogradit në Kosovë dhe imponimit nga ana e tij të politikave shoviniste kundër shqiptarëve. I gjithë ky diversion i Beogradit në Kosovë është pasojë e bashkëpunimit të boshtit Tiranë – Prishtinë - Beograd, bashkëpunim që i dha Serbisë kredite në aspektin ndërkombëtar, duke forcuar kështu pozicionin e saj politik e diplomatic. Në këtë lojë bashkëpunimi qeveria serbe mori mbështetjen ndërkombëtare si një “qeveri e moderuar dhe konstruktive në rajon”. Dmth atë cilësi që e mbartën Shqipëria dhe shqiptarët nga viti 1990 e këtej, tashmë e transferuam me kontributin tonë e pa të drejtë te kundërshtari më i vendosur i yni, te politika dhe qeveria e Serbisë. Edhe pse këtë qeveri e drejtojnë tre ish-ministra të Milosheviçit, ata tashmë shihen si viktima, ndërsa shqiptarët si problem i rajonit. Dhe kjo falë kontributeve të Tiranës dhe Prishtinës.
Ndërkaq Beogradi përfitoi njëkohësisht nga euforia jonë, nga vetëmburrjet tona, nga vetëmashtrimet tona që na i ushqeu me ose pa djallëzi lidershipi ynë politik e qeverisës, sidomos në Tiranë, por nganjëherë edhe në Prishtinë. Edhe në rastin e Haradinajt apo të ndërtimit të murit nuk munguan notat patetike folklorike të statuseve në Tëiter apo FB me plot mburrje e me pak profesionalizëm. Aq të paditur e të painformuar qenë ministrant tanë sa Sajmir Tahiri në letrën e tij drejtuar Europolit e Interpolit thoshte se “Ramush Hajradinaj u arrestua në aeroportin e Parisit”. Por asnjë fjalë për atë se çfarë duhet bërë dhe si duhet zgjidhur konflikti! Asnjë shenjë lëndimi për palën që i shkakton këto konflikte, murëndërtuesit e urdhërdhënësit e arrestimeve të paligjshme e të padrejta, asnjë kritikë për Beogradin dhe lidershipin politik të tij?!
Nga viktima të terrorit serb në Kosovë shqiptarët po kthehen gradualisht në sytë e botës së qytetëruar si problem i Ballkanit. Sigurisht që në Beograd e kanë një plan veprimi për këtë lloj diversioni kundër nesh, maje edhe në Moskë dhe kryeqytete të tjera të Ballkanit. Por gjithashtu ne shqiptarëve, nën frymëzimin e politikës, na pëlqen të shesim p…rdhë edhe atëherë kur dështojmë. Nuk na pëlqen e vërteta kur dështojmë dhe tundim flamurin e fitores me tepri kur arrijmë ndonjë sukses të rastit. Mungesë kulture, maturie dhe mençurie!


Beogradi ia ka arritur që politika shqiptare të merret me veten e jo me problemet e shtetit e të shtetësisë. Grindjet dhe konfliktet politike në Tiranë dhe në Prishtinë janë të shkallës më të lartë të mundëshme e si të tilla ato ndihëmojnë ose së paku lehtësojnë në maksimum implementimin e skemës së Serbisë për ndarjen e Kosovës. Ne nuk kemi parë deri tani ndonjë program politik e më të gjerë se politik, kombëtar, për t’iu kundërvënë strategjisë së ndarjes së territorit. Parlamentet shqiptare zihen e depatojnë për gjithçka, por jo edhe për rrezikun e copëtimit të territorit. Në takimet e shumta midis lidershipit shqiptar të Prishtinës e Tiranës apo me lidershipin e Beogradit është folur për gjithçka, po asnjëherë për të demantuar projektin e Beogradit për ndarjen e Kosovës. Në mediat shqiptare kjo temë gati është eleminuar nga elaborimi i saj për shkak të ndikimit të politikave të ditës dhe përparësisë që kanë grindjet e konfliktet politike ndërpartiake. Të qenit partizan i një partie është lehtësi e jashtëzakonshme për Serbinë dhe politikën e saj antishqiptare. Militantët partiakë mëkohën ideologjikisht me interesat e partive dhe jo me interesat e kombit e të atdheut.
Ndërkaq politika shqiptare si gjithnjë e adresoi kritikën e saj të Bashkimi Europian, në vend që të shohë vetëveten dhe operacionet serbe për një ndarje tjetër të territorit shqiptar. Të korruptuar deri në kockë, të papërgjegjshëm për interesat vendit e të kombit që përfaqësojnë, politikanët shqiptarë e kanë shumë më vështirë të bisedojnë sinqerisht me njëri-tjetrin, sesa me politikanët e Serbisë. Kështu ka ndodhur gjithmonë me politikën tonë, në kohën e Pashiqit, të Rankoviçit, të Milosheviçit, Tadiçit e sot të Vuçiçit!!! Paradoks tipik shqiptar i sponsorizuar prej Serbisë dhe armiqve të tjerë të shqiptarëve, por jo prej Europës, të cilën politika zyrtare e ka kaq inat! Përkundrazi, europianët dhe amerikanët kanë dhënë porosi të qartë që politika shqiptare të “vendosë interesat kombëtare mbi interesat parciale e personale”. Por është e vetmja këshillë, që këtyre tanëve nuk iu pëlqen. Të zhytur në korrupsion dhe në një garë të ethshme pasurimi për të fituar ose për të zgjatur jetën në pushtet, politika jonë në Tiranë dhe në Prishtinë nuk e ka mendjen te atdheu e te kombi, as te rreziku i ndarjes së Kosovës.
Ne shqiptarët nuk e kemi konfliktin me Europën, aq me pak më Amerikën, e kemi me veten! Kur ta kuptojmë këtë, do të fillojmë të bëhemi shtet e komb i civilizuar dhe i merituar, krenar dhe dinjitoz. Prandaj ne duhet të kemi projektet tona në përballje me projektet shkatërruese të Serbisë kundër nesh, para së gjithash për të mbrojtur territoret tona. Historikisht konflikti ynë me Serbinë është zhvilluar si konflikt për territore dhe për këtë arësye ne duhet t’i përgjigjemi dialogut me Beogradin vetëm atëherë kur të jepen garanci se qeveritë serbe kanë hequr dorë nga pretendimet për territore shqiptare. Megjithëse kushtetuta serbe e rivendikon territorin shqiptar, ne bëhemi patericë e përpjekjeve të Beogradit për të na zhvatur pasuritë e territoret tona.

Image result for ura e mitrovices ne iber
Aktualish Serbia ka nevojë të ngutet në projektin e ndarjes së Kosovës. Presioni ndaj saj për të dakortësuar pranimin e Kosovës në OKB është një nga arësyet e ngutjes serbe. Angjela Merkel e bëri përsëri të ditur se Serbia nuk mund të pranohet në BE pa rënë dakord për anëtarësimin e Kosovës në OKB. Ky presion është i mjaftueshëm që Beogradi të nxitojë me skenarin e ndarjes së veriut të Mitrovicës dhe miniskenarët e trazimit të ujërave në Kosovë, qofshin këto dhe në formën e një testi, për të provuar sa të vendosur jemi në rrugën tonë të lirisë, pavarësisë dhe sovranitetit. Ndërkaq lidershipi shqiptar e kërkon kokrrën në filxhanin e gabuar, i hakërrehet Europës. Këtë e bëri në rastin e Haradinajt zoti Rama dhe e përsëriti dje ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati. Kurse zoti Meta beson se e zgjidhë problemin e Haradinajt me një letër që do t’ia drejtojë kryetares së parlamentit të Serbisë. Naivitet ose jo, kjo është sikur të besosh se kryetarja serbe e parlamentit të ketë marrë teseren e LSI-së.
Dhe më së fundi, do të duhet të vijmë tek një konstatim i trishtueshëm: Ambasadorja gjermane në Prishtinë tha para pak ditësh se “Kosova po i humbet miqtë e saj”! Kur thuhet Kosova, do të thotë që shqiptarët po i humbasin miqtë që fituan në fundin e shekullit të kaluar. Kjo do të thotë se miqtë tanë po i fitojnë kundërshtarët tanë, në rastin konkret Serbia. Edhe pse e drejta është në anën tonë, edhe pse Serbia është e akuzuar për krime lufte kundër shqiptarëve, edhe pse në Beograd thuren skenarë antiperendimorë dhe ftohet Rusia të jetë partner strategjik i Serbisë, përsëri ajo fiton terren në raportet e saj me Perendimin dhe në këtë masë Kosova, Shqipëria dhe shqiptarët humbasin besimin e Perendimit. T’i falemi Zotit që u bëmë anëtarë të NATO-s në një kohë tjetër, se në ditët e sotme do të ishin vështirësuar aq shumë proceset, sa të vihej në diskutim edhe kjo.

Image result for ura e mitrovices ne iber
Po pse shqiptarët po i humbasin miqtë e tyre në Perendim?
1. Një artikull i të hënës së shkuar në revistën prestigjioze gjermane “Der Spiegel” mbyllej duke përmendur orientimin pro Erdogan të qeverisë shqiptare, duke vënë shenjën e barazimit me përgjegjësitë e Beogradit për orientimin e tij prorus. Nuk është kjo një kritikë e thjeshtë gjeopolitike ose gjeostrategjike, sepse askush nuk prêt që shqiptarët dhe turqit të shihen si armiq midis tyre. Kjo është një kambanë sepse po bashkëpunojnë dy oligarkitë e të dy vendeve dhe se ky bashkëpunim nuk ka të bëjë me vlerat perendimore të sistemit demokratik, të cilin ne duam ta ndërtojmë.
2. Korrupsioni është problem madhor te elitat politike dhe lidershipi ynë, si në Tiranë edhe në Prishtinë. Korrupsoni ka prodhuar krim e bashkëpunim me krimin, derisa është inkriminuar edhe parlamenti. Kjo ka bërë që drejtimi i shtetit në të dy vendet tona të orientohet nga sistemi autoritar e oligarkik i qeverisjes, një sinjal ky i rrezikshëm për fatet e Kosovës dhe tërësisë së saj territoriale. Të korruptuarit në Prishtinë e në Tiranë kanë menduar se duke u afruar me Beogradin, pa marrë parasysh dëmet që u shkaktohen shqiptarëve, do të mund të fitojnë heshtjen e Perendimit sa i përket parave të pista r pasurive të paligjshme që elita politike menaxhon. Ndërsa mbushja e parlamenteve tona me deputetë kriminelë e të korruptuar në palcë, është një sinjal i qartë për perendimin, se “me shqiptarët është vështirë të merresh”. Mjafton ky përceptim që t’i largosh miqtë e shqiptarëve nga mbështetja për interesat tona.
3. Perendimi ka bërë vazhdimisht thirrje për bashkëpunim të faktorit politik shqiptar, ndërkohë që ne e transferojmë sherrin tonë të brendshëm në Bruksel, Uashington, Berlin, apo Vjenë. Kjo sjellje adoleshentësh është e mjaftueshme që të humbasim besimin te partnerët tanë perendimorë.
4. Dhe sikur të mos mjaftonin këto, nuk hezitojmë të sulmojmë me kritika të ashpra Bashkimin Europian e në mënyrë të tërthortë edhe SHBA-të. Për të mos folur për mosmirënjohjen që na karakterizon sa i përket kontributeve që ka dhënë NATO e Perendimi për lirinë, pavarësinë e demokracinë te shqiptarët?! Kjo mosmirënjohje është e dukshme, e prekshme dhe vjen për shkak të egoizmit të shfrenuar, në radhë të parë të politikës, por edhe të qytetarëve shqiptarë.
Tiranë, më 10.01.2017

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...