Agjencioni floripress.blogspot.com

2017/01/31

50 fakte nga jeta e Heroit Kombëtar, Skënderbeut

50 fakte nga jeta e Heroit Kombëtar, Skënderbeut
Çdo komb ka një Hero Kombëtar. Por rrallë i ndodh një vendi kaq të vogël si Shqipëria të ketë për të tillë, një figurë si Gjergj Kastriot Skënderbeun.

Jo thjesht se për 25 vjet ai e ktheu Shqipërinë në një barrierë të sigurt ndaj ushtrive turke, por njëkohësisht ai u bë barrierë që osmanët mos të përparonin më tej në Evropë.

Për këtë qëllim Evropa e njeh Skënderbeun si një “Atlet të Krishtit”, një mbret dhe një luftëtar, që, nëse nuk do të ekzistonte, kishte gjasa që kontinenti të ndërronte fenë.

Portret i Skënderbeut, rreth vitit 1648.

Portret i Skënderbeut, rreth vitit 1648.Portret i Skënderbeut, rreth vitit 1648.



1. Gjergj Kastrioti Skënderbeu lindi në Dibër, më 6 maj të vitit 1405. Vdiq në qytetin e Lezhës, më 17 janar të vitit 1468. Ai jetoi 62 vjet, 9 muaj e 12 ditë. Skënderbeu është figura më e shquar në historinë e Shqipërisë.

2. Gjergj Kastrioti Skënderbeu mban titullin Hero Kombëtar që nga viti 1965, titulli më i lartë dhe i vetëm që mban një shqiptar për vlerat e larta të figurës së tij.

3. Gjergj Kastrioti Skënderbeu ishte djali më i vogël i Gjon Kastriotit, princit të Shqipërisë së Veriut dhe i princeshës malazeze, Vojsava. Gjergji ishte fëmija i fundit midis 4 djemve dhe 5 vajzave.

4. Gjergj Kastrioti Skënderbeu u martua me Donika Aranitin nga Kanina e Vlorës dhe me të pati një djalë, Gjonin, emrin e të cilit ia vuri për nder të të atit. Për nder të të atit, i biri i Gjonit mori emrin e Gjergj Kastriotit Skënderbeut.

Donika-Kastrioti

Donika-Kastrioti

5. Vlera më e lartë kombëtare e figurës së tij është se për 25 vjet ai mbajti larg Shqipërisë ushtrinë turke, duke e thyer pothuajse në çdo betejë. Janë të shumta betejat e fituara nga Skënderbeu së bashku me ushtrinë e tij.

6. Vlerat e figurës së Skënderbeut janë ndërkombëtare, duke qenë se ai u bë prijësi i barrierës ndaj ushtrive turke për pushtimin e Evropës dhe mosshtrirjes së fesë islame në kontinentin evropian.

7. Gjergj Kastrioti Skënderbeu i përkiste fesë së krishterë. U shndërrua në mysliman, pasi shkoi në ushtrinë turke dhe më pas u kthye përsëri i krishterë. Kjo ishte feja më e përhapur në Evropë në atë kohë.

8. Nga personalitete të huaj, nga historinë të huaj, ai ka marrë epitete të tilla si “Atlet i Krishtit” dhe “Ideatori i Aleancës së Parë Euroatlantike”. Epitete këto që e ngrenë shumë lart figurën e Heroit tonë Kombëtar.

9. Mendohet se Gjergj Kastriot Skënderbeu ishte shtatshkurtër, truplidhur dhe shumë i fuqishëm. Shpata të cilën përdori ai ishte e vështirë për ta përdorur një njeri i zakonshëm për nga pesha e saj.

10. Sot në botë emrin e Gjergj Kastriot Skënderbeut e mbajnë sheshe të shumta në kryeqytetet më të rëndësishëm të botës, duke filluar që nga Tirana, Prishtina, Zyrihu, Parisi, Roma, Çikago, Shkupi, etj.

11. Buste dhe shtatore të Skënderbeut ndodhen në Londër, Spanjë, Buones Aires, Neë York, Kanada, Kosovë, Tiranë. Në të gjitha punimet artistike, Heroi Kombëtar qëndron hipur mbi kalë duke simbolizuar luftëtarin.


800px-Helmet_of_Skanderbeg


 Përkrenarja me kokën e dhisë që mbante Skënderbeu ishte një simbol i huazuar nga legjendat e Pirros së Epirit dhe Aleksandërit të Madh. Ajo është me metal të bardhë dhe me një rrip (ruban) të larë me ar.

13. Janë dy shpata të Skënderbeut. E para i është dhuruar nga Papa në Krishtlindjet e vitit 1466 dhe është me trup të drejtë, e gjatë 85.5 centimetra dhe e gjerë 5.7, peshon 1.3 kg. E dyta është model turk, është 121 cm dhe peshon 3.2 kg.

14. Kali i Skënderbeut është një tjetër simbol që ka shoqëruar heroin. Sipas Barletit, ai ishte i bardhë, i një race të zgjedhur. Pas vdekjes së Skënderbeut, ai nuk pranoi t’i hipte njeri tjetër dhe ngordhi.

15. Në moshë të vogël së bashku me tre vëllezërit e tij, Skënderbeu u mor peng nga Sulltan Murati II, si ndëshkim për luftën që i shpalli Gjon Kastrioti, i ati i Skënderbeut, si dhe u vendos në Edrene të Turqisë.

16. Për trimërinë dhe zotësinë në artin ushtarak që tregoi gjatë betejave me ushtrinë osmane, gjatë betejave në Azinë e Vogël, Skënderbeu mori nga Sulltani titullin e gjeneralit. Skënderbeu studioi në Stamboll artin ushtarak, njihte gjuhën osmane, latine dhe shqip, si dhe shkruante dhe kishte oratori të lindur. Ballkani dhe Azia e Vogël ishin disa nga detyrat e tij ushtarake pas mbarimit të shkollës, duke u dalluar për trimëri.

17. Familja e Kastriotëve kishte një principatë të vogël në malet midis Matit dhe Dibrës, në kufirin verior, në zotërimet e Topiajve. Kostandin Kastrioti e filloi sundimin e tij mbi këtë principatë në vitin 1383.

skenderbeu
18. Gjatë gjithë jetës së tij, Gjergj Kastriot Skënderbeu zhvilloi 30 beteja, nga të cilat 29 prej tyre i fitoi dhe vetëm një humbi. Betejat e udhëhequra nga Skënderbeu kanë qenë nga më të fortat dhe më të përgjakshmet.

19. Dy janë uniformat që ka përdorur Gjergj Kastrioti Skënderbeu. E para ishte uniforma e luftës, me përkrenare dhe parzmore. Ndërsa veshja tjetër që përmend Barleti është ajo popullore me qeleshe dhe xhubletë.

20. Eshtrat e Skënderbeut u zhvarrosën nga turqit pas rënies së Krujës, më 1480, 12 vjet pas vdekjes. Varri i tij, që ndodhej në Kishën e Shën Nikut në Lezhë, u dhunua dhe eshtrat u morën si hajmali nga ushtarët turq.

21. Skënderbeu ka deklaruar se, “unë jam pasardhës i Pirros së Epirit”. Marin Barleti në veprën e tij thotë se Skënderbeu i referohej shpesh origjinës së Pirros.

u1_jergjkastrioti-skenderbeu2

22. Dy herë Papa Piu II kërkoi të vinte në Shqipëri me qëllim kurorëzimin mbret të Skënderbeut. Në arkivat e Vatikanit ndodhet dokumenti që do të kurorëzonte Skënderbeun, Mbret të Epirit.

23. Emrin e Skënderbeut e mbajnë të paktën 10 objekte dhe institucione. Tri rrugë në Tiranë, Durrës e Krujë; një muze në Krujë, një fshat në Librazhd, një pije alkoolike konjak, një skuadër futbolli e Korçës, universiteti ushtarak, një titull i lartë, “Urdhri Gjergj Kastriot Skënderbeu” dhe një shesh në kryeqytet.

24. Emri i Skënderbeut u propozua nga Sami Frashëri t’i vendosej kryeqytetit të vendit. Në 1889 në veprën e tij “Shqipëria ç’ka qenë, ç’është e ç’do të bëhet”, Frashëri mendon që qyteti të ngrihej në fushën e Tiranës.

25. Biografi i parë i Skënderbeut ka qenë Marin Barleti, në vitet 1504, me veprën “Historia e jetës dhe e bëmave të Skënderbeut”, botuar në gjuhën latine. Ndërsa në gjuhën shqipe Fan Noli, Sabri Godo dhe historiani Kristo Frashëri.

26. Familja e Kastriotëve kishte një principatë të vogël në malet midis Matit dhe Dibrës, në kufirin verior, në zotërimet e Topiajve. Kostandin Kastrioti e filloi sundimin e tij mbi këtë principatë në vitin 1383.

27. Rreth 60 kilometra katror dhe një kështjellë iu dhuruan Skënderbeut nga Mbreti i Napolit, Alfonso, në shenjë mirënjohjeje për ndihmën që i dha. Ky vend edhe sot është pronë e pasardhësve të Skënderbeut.

28. Lekë Zaharia, Moisi Golemi, Hamza Kastrioti, Gjon Muzaka, Pal Engjëlli, Gjergj Araniti, Andrea Topia, Vrana Konti, ishin bashkëpunëtorët më të afërt të Skënderbeut. Megjithëse dy prej tyre e tradhtuan.

29. Fjalimi më i rëndësishme dhe më i mbajtur mend, është ai i mbërritjes në qytetin e Krujës. Fjalët “lirinë nuk ua solla unë, por e gjeta në mesin tuaj”, kanë vlerë letrare dhe mendimi edhe sot e kësaj dite.

30. Për Gjergj Kastriot Skënderbeun shkrimtari Longfelloë ka shkruar poemë, opera nga François Francoeur dhe François Rebel dhe një tjetër e shkruar nga Antanio Vivaldi, piktori i madh Rembrand ka bërë pikturë portretin e tij.

31. Për figurën e Skënderbeut dhe për personazhin të tij janë shkruar në të gjithë botën 600 libra, mes tyre romane, libra historikë dhe tregime, madje edhe legjenda, duke e ngritur në piedestal figurën e Skënderbeut.

32. Tri mbahen mend si tradhtitë më të mëdha ndaj Skënderbeut. Nipi i tij, Hamza Kastrioti, princi Moisi Golemi dhe tradhtia në betejën e Beratit, betejë kjo që është konsideruar e vetmja e humbur nga ushtria e Skënderbeut. Ballaban Pasha ishte gjenerali turk që u ndesh më tepër me Skënderbeun. Ballabani ishte shqiptar dhe për portën e lartë ishte i vetmi që e njihte artin e luftës së Skënderbeut. Në një betejë i vrau 8 komandantë të lartë Skënderbeut.

33. Tri herë qyteti i Krujës, që ishte dhe qendra e Skënderbeut, u rrethua nga ushtritë osmane. Dy herë nga sulltanët dhe një herë nga gjenerali më i lartë turk, Evrenoz Pasha. Por nën mbrojtjen e Skënderbeut qyteti asnjëherë nuk ra.


Rrethimi_i_pare_I_krujes_1449-50

34. Dy sulltanë erdhën vetë në Shqipëri për të ndëshkuar Skënderbeun. Murati II, i cili thuhet se pas humbjes vdiq nga hidhërimi gjatë rrugës së kthimit, si dhe djali i tij, Mehmeti, i cili e la në mes rrethimin e Krujës.

35. Në të tri rrethimet e Krujës Skënderbeut iu desh të përballej me një ushtri shumë herë më të madhe në numër. 100 mijë me Sulltan Muratin dhe po kaq me Sulltan Mehmetin dhe gjeneralët.

36. Titulli Skënderbej “Iskander Bej” ose “Aleksandër i Madh”, iu dha nga Sulltan Murati II, pas fitoreve të betejave në Azi. Gjithashtu iu dha dhe titulli “Sanxhakbej” për zonën e Shqipërisë në vitet 1437-1438.

37. Rreth pesë mijë të vrarë mendohet se është numri më i madh i ushtarëve që ka humbur Skënderbeu në një betejë. Historianët turq thonë se beteja e Beratit ishte dështimi më i madh i Skënderbeut.

38. Një herë Skënderbeu vendosi paqe të përkohshme me Sulltan Mehmetin pas disfatave të ushtrisë turke. Historianët kanë mendime të ndryshme, por Barleti thotë se osmanëve u duhej të linin pak kohë Skënderbeun dhe të merreshin me luftërat në Bosnjë dhe Azi.

39. Më 1443 Skënderbeu braktisi ushtrinë turke. I dërguar nga Sulltani për t’u ndeshur me hungarezët e drejtuar nga Janosh Huniadit, Skënderbeu me ushtarët e tij besnikë largohet nga beteja dhe drejtohet për në Shqipëri.

40. Më 28 Nëntor të vitit 1443 u shpall rimëkëmbja e principatës së Kastriotëve. Kjo ndodhi pasi Gjergj Kastrioti me një sërë masash ushtarake shtiu në dorë qytetin e Krujës dhe atje ngriti flamurin kuq e zi.

41. Lufta e kalorësisë ishte një nga mjeshtëritë e Skënderbeut. Kalorësia e pajisur me armë të lehta ishte një nga më të përdorshmet, duke bërë që të sulmonte radhët e armikut dhe të tërhiqej shpejt.

42. Pas 25 vitesh luftë, në janar të vitit 1468 Skënderbeu thirri një tjetër kuvend me princat shqiptarë. Barleti thotë se ato ditë Skënderbeu u sëmurë rëndë nga ethet dhe shëndeti i tij nuk u përmirësua më.

43. Për vdekjen Skënderbeut ka pasur disa hipoteza. Në veprën e Barletit thuhet se ai vdiq në moshën 62-vjeçare pa asnjë shkak natyror. Vitet e fundit studiuesi Aurel Plasari hedh tezën se Skënderbeu mund të jetë helmuar.

Skanderbeg_engraving

44. Lidhja e Lezhës është i pari bashkim i princërve shqiptarë për të kundërshtuar pushtimin osman. Gjergj Kastriot Skënderbeu ishte organizator i kësaj lidhjeje historike nga ku nisi dhe qëndresa e arbrit.

45. Gjoni, djali i vetëm i Skënderbeut, u largua në Napoli pas vdekjes së të atit, ku mori titullin “Dukë” dhe “Kont”. U martua me Irena Brankoviç Paleologu, pasardhësja e fundit e familjes perandorake të Bizantit dhe patën shumë fëmijë. Pasardhësit u shpërngulën në Leçe, në vitin 1700.

46. Gjyshi i Gjergj Kastriot Skënderbeut, Gjoni, vendosi sundimin e tij në Krujë në vitin 1439, por mësohet se Venediku e shpalli armik dhe i preu kokën në Durrës, në vitin 1402. Pas atij erdhi i biri, Gjoni, babai i Skënderbeut, i cili e mori Krujën përsëri dhe gradualisht e shtriu sundimin e tij mbi Tiranën, Matin, Dibrën dhe Mirditën, nga Prizreni në lindje, deri në detin Adriatik në perëndim.

47. Nga viti 1407 deri më 1430, Gjoni luftoi periodikisht me turqit, u mund 3 herë dhe u detyrua të pranonte kushte të rënda paqeje. Pas humbjes në vitin 1421, ai mbante një kontroll të kufizuar në principatën e tij.

48. Pas Kuvendit të vitit 1443, Skënderbeu më 2 mars të vitit 1444, mbajti Kuvendin pasues në Katedralen e Shën Kollit të qytetit të Lezhës. Ky ishte i pari Kuvend Kombëtar i princërve dhe i fisnikëve shqiptarë të shek. XV.

Gjergj_Kastrioti

49. Portreti më i hershëm i Gjergj Kastriot Skënderbeut daton në vitin 1466. Gentile Bellini, në vitin 1466 kur Heroi vizitoi qytetin e Lagunovës në Itali, e pikturoi atë me urdhër të autoriteteve venedikase, sipas autorit Friedrich Kenner, mendohet se portreti ka qenë me profil majtas.

50. Një fakt tjetër në jetën e Skënderbeut është edhe iniciativa papnore enciklike për nderimin botëror të Gjergj Kastriotit. Me iniciativën e tij papa i Romës mendoi t’i jepte këtë titull të lartë Heroit tonë Kombëtar, i cili është një nga vlerësimet më të mëdha në atë kohë.(Tirana Observer)

“Historia shkruhet nga fitimtarët”, 50 thënie brilante nga Çurçill se si të jesh një lider

“Historia shkruhet nga fitimtarët”, 50 thënie brilante nga Çurçill se si të jesh një lider
Më 24 janar 1965, në Londër, Këmbana Big Ben bie para orës së plotë për të lajmëruar se Winston Churchill vdiq në moshën 90-vjeçare.

Shumë programe televizive dhe të radiofonike u anuluan për t’u bërë vend atributeve për ish-kryeministrin.

Trupi i tij u vendos në Westminster Hall ku rreth 300 mijë vetë bënë homazhe.

Uinston Çurçill nuk ishte vetëm një politikan i madh, por dhe një orator i shkëlqyer.

Edhe pse tani ai nuk jeton më, trashëgimia e tij jeton me shumë prej citateve më argëtuese dhe të mprehta që ka lënë pas.

Tirana Observer ka zgjedhur 50 prej tyre.

1- Ne jetojmë nga ajo që marrim, por e bëjmë jetën nga ajo që japin.

2- Taksat e mira nuk ekzistojnë.

3- Disa e shohin sipërmarrjet private si shënjestra grabitqare që duhet goditur, të tjetër e shohin si një lopë që duhet mjelë, por pak janë ata që e shohin si një kalë i fuqishëm që tërheq karron.

4- Vesi i pandarë i kapitalizmi është ndarja e pabarabartë e bekimeve; virtyti i pandashëm i socializmi është ndarja e barabartë e varfërisë.

5- Një komb që i vë taksë vetes për prosperitetin është si një njeri brenda në kovë, që përpiqet ta ngrejë veten nga doreza.

6- Një paqësor është dikush që ushqen një krokodil, me shpresën se do të jetë i fundit që do të hahet.

7- Problemet e fitores janë më të pëlqyeshme se problemet e mundjes, por nuk janë më të lehta.

8- Që tani e tutje, nuk do ta përfundoj kurrë fjalinë me një parafjalë.

9- Një fanatik është dikush që s’mund ta ndryshojë mendjen dhe nuk do të ndërrojë as temë.

10- Nancy Astor: “Zotëri, sikur ju të ishit bashkëshorti im, unë do t’ju jepja helm”. Churchill: “Sikur të isha bashkëshorti juaj do ta pija”.

11- Gënjeshtra ka bërë gjysmën e rrugës rreth e qark botës, kur e vërteta sapo është nisur.

12- Ndonjëherë ju do të pengoheni tek e vërteta, por pjesa më e madhe prej nesh ngrihen dhe vazhdojnë përpara sikur s’ka ndodhur asgjë.

13- Nëse jeni nisur drejt ferrit, vazhdoni.

14- Është diçka e mirë për një njeri të paarsimuar të lexojë libra me citime. Citimet, kur gdhenden në kujtesë, të japin mendime të mira. Ato gjithashtu të nxisin të lexosh autorët dhe të kërkosh të tjera.

15- Keni armiq? Mirë. Kjo do të thotë se keni luftuar për diçka, në një fazë të jetës suaj.

16- Nëse keni dhjetë mijë rregulla, ju shkatërroni gjithë respektin për ligjin.

17- Gjithmonë mund t’i besoni amerikanëve për të bërë gjënë e duhur, pasi të kenë provuar gjithçka tjetër.

18- Historia do të jetë e sjellshme me mua, pasi kam ndër mend ta shkruaj.

19- Sa më larg të shikoni prapa, aq më larg përpara ka gjasa që të shihni.

20- Jam gati të takoj Krijuesin tim. A është i përgatitur Krijuesi im për provën e rëndë të takimit me mua, kjo është një çështje tjetër.

21- E vërteta është e padiskutueshme, e keqja mund ta sulmojë atë, injoranca mund ta përqeshë atë, por në fund, ja ku është.

22- Një pesimist e shikon vështirësinë në çdo mundësi; një optimist e shikon mundësinë në çdo vështirësi.

23- Të përmirësosh do të thotë të ndryshosh; të jesh i përsosur do të thotë të ndryshosh shpesh.

24- Politika është aftësia për të parashikuar atë që do të ndodhë nesër, javën tjetër, muajin tjetër dhe vitin tjetër. Dhe të kesh aftësinë që më pas të shpjegosh pse nuk ndodhi.

25- Socializmi është filozofia e dështimit, kredo e injorancës dhe ungjilli i zilisë.

26- Një shaka është diçka shumë serioze.

27- Një i burgosur lufte është dikush që përpiqet t’ju vrasë dhe dështon, dhe më pas ju kërkon juve që mos ta vrisni.

28- Të gjitha gjërat e mëdha janë të thjeshta dhe shumë mund të shprehen me një fjalë të vetme: liri, drejtësi, nder, detyrë, mëshirë dhe shpresë.

29- Edhe pse personalisht jam shumë i kënaqur me eksplozivët e momentin, e ndjej se s’duhet të qëndrojmë në rrugën e përmirësimit.

30- Edhe pse i përgatitur për mundimet, preferoj që të shtyhen.

31- Qëndrimi është diçka e vogël, por që bën një ndryshim të madh.

32- Unë kam marrë më shumë nga alkooli se alkooli ka marrë nga unë.

33- Betejat fitohen nga kërdia dhe manovrat. Sa më i madh gjenerali, aq më shumë do të kontribuojë në manovrat, aq më pak do të kërkojë për kërdi.

34- Sado e bukur të jetë strategjia, unë herë pas here vështroj rezultatet.

35- Fjalët e shkurta janë më të mirat, dhe fjalët e vjetra janë edhe më të mira.

36- Përpjekjet e vazhdueshme, jo forca apo inteligjenca, janë sekreti i çlirimit të potencialit tonë.

37- Kuraja vlerësohet me të drejtë cilësia e parë e njeriut, sepse është cilësia që i garanton gjithë të tjerat.

38- Kuraja është ajo që duhet për t’u ngritur dhe për të folur; kuraja është gjithashtu ajo që duhet për t’u ulur dhe për të dëgjuar.

39- Kritika mund të mos jetë e pëlqyeshme, por është e nevojshme. Ajo përmbush të njëjtin funksion si dhimbja në trupin njerëzor. Kërkon vëmendje që gjendja e gjërave të jetë e shëndetshme.

40- Vështirësitë e nënshtruara janë mundësi të fituara.

41- Mos lejoni që planet e mëdha për një botë të re të shmangin energjitë tuaja nga ruajtja e asaj që ka mbetur nga bota e vjetër.

42- Ngrënia e fjalëve kurrë nuk më ka shkaktuar mostretje.

43- Gjithkush ka një ditë të keqe dhe disa ditë janë më të gjata se të tjerat.

44- Për të mirë e për të keq, zotërimi i ajrit është sot shprehja supreme e fuqisë ushtarake dhe flotat dhe ushtritë, edhe pse vitale dhe të rëndësishme, përsëri duhet të pranojë se kanë rang vartësi.

45- Për rolin tim, them se do të jetë më mirë sikur të gjitha partitë t’ia lënë të kaluarën historisë, veçanërisht tani që propozoj ta shkruaj historinë vetë.

46- Që nga Stettin në Balltik, tek Trieste në Adriatik, një perde hekuri ka zbritur përmes Kontinentit.

47- I madhi dhe i miri rrallë janë i njëjti njeri.

48- Ai ka të gjitha virtytet që i urrej dhe asnjë prej veseve që admiroj.

49- Qytetarët e shëndetshëm janë e mira më e madhe që një vend mund të ketë.

50- Historia shkruhet nga fitimtarët.

Ylli Manjani ‘falenderon’ Niko Peleshin dhe i jep një këshillë Erion Velisë

Manjani-Ylli

Ish Manjani-Ylliministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, sonte, ka reaguar në lidhje me deklaratat e bëra nga zv/kryeministri Niko Peleshi dhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj për shkarkimin e tij si ministër Drejtësie.

Me anë të një shënimi në Facebook, me ironi Manjani ka shkruar se dua të përshëndes Niko Peleshin për sinqeritetin e treguar në lidhje me deklaratat e bëra për shkarkimin tim si ministër i kësaj qeverie.

“Nuk e di a e ka lexuar motivacionin e shkarkimit tim Zv/Kryeministri, por e vërteta është ajo që themi ne të dy: “u shkarkua sepse foli”. Pra nuk u shkarkova për marrëdhënie më të mira me Kuvendin sepse këtë mandat e ka kolegia ime (edhe keto ditë) Ermonela Felaj dhe as për progresin e Reformës në Drejtësi, mandat të cilin mazhoranca ka kohë që e ushtron në Parlament”, thekson ai.

Ndërsa në lidhje me kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, Manjani ka nënvizuar një këshillë për të.

“Erionin është mirë ta lërë atë “kapitenin” tjetër në anijen e vet! Është anije krejt tjetër ajo e atij “kapitenit” që shtyn dhe mbledhjen e rradhës të qeverisë se nuk duron dot asnjë kontribut në favor të bashkive!”

Shënimi i plotë:

Mirëmbrëma,

Dua të përshëndes dy shokë të mirë të kësaj mazhorance, Niko Peleshin dhe Erion Velinë.

E falenderoj me shumë sinqeritet Zëvendëskryeministrin sepse në të dyja qëndrimet e tij (dje dhe sot) për shkarkimin tim ka thënë të vërtetën. Jam shkarkuar sepse fola!

Këtë thashë dhe unë dje!

Nuk e di a e ka lexuar motivacionin e shkarkimit tim Zv/Kryeministri, por e vërteta është ajo që themi ne të dy: “u shkarkua sepse foli”. Pra nuk u shkarkova për marrëdhënie më të mira me Kuvendin sepse këtë mandat e ka kolegia ime (edhe keto ditë) Ermonela Felaj dhe as për progresin e Reformës në Drejtësi, mandat të cilin mazhoranca ka kohë që e ushtron në Parlament.

Faleminderit Niko që edhe ti flet dhe thua të vërtetën!

Së dyti mikut tim Erion Veliaj i kam dhënë votën për kapiten të Tiranës dhe kam bërë mirë. Të paktën deri tani Erioni e ka justifikuar besimin!

Jam i bindur tashmë se asnjë kandidat tjetër që përflitej asokohe nuk do ishte në lartësinë e Erionit.

Këshilla ime për Erionin është ta lërë atë “kapitetin” tjetër në anijen e vet! Është anije krejt tjetër ajo e atij “kapitenit” që shtyn dhe mbledhjen e rradhës të qeverisë se nuk duron dot asnjë kontribut në favor të bashkive!

Ka harruar se ka qenë dikur në atë anijen ku je ti sot!

Edvin Kristaq Rama,dikur moti sfidonte ish kryeministrin shqiptar Prof.Dr.Sali Berishën: Vërteto një akuzë dhe unë jap dorëheqjen.Tash pse Rama nuk jep dorëheqje ?...

Edi Rama kryeministri

Kohë më parë Debati për drogën e ka kthyer arenën e Parlamentit në një skenë plot me akuza dhe replika, ku protagonistë ishin kryeministri Edi Rama dhe ish-kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha. Ish-kryeministri Berisha akuzoi kryeministrin Rama si baron të drogës, ndërkohë që Rama e ftoi Berishën që të shkojë në Prokurori, duke theksuar se nëse provohet qoftë edhe një akuzë, ai do të largohej nga jeta publike. Mes Berishës dhe Ramës nuk munguan madje as fyerjet personale.
Rama-Berisha
Duke iu përgjigjur akuzave të bëra nga opozita, kryeministri Rama i kërkoi Berishës që të shkonin së bashku në Prokurori, ndërsa shtoi se nëse në qoftë se vërtetohet vetëm një nga akuzat e opozitës atëherë ai do të jepte dorëheqjen dhe do të nënshtrohej menjëherë hetimit. “Prokurorinë e keni ende nën hijen e frikës nga ai. Gjykatat, nuk diskutohet. Presidentin e Republikës me siguri do ta kishit 100 % me vete në këtë rast, kështu që unë ju bëj një propozim; Ta mbyllim këtu këtë debat dhe të biem dakord që unë, i pari; Saliu, i dyti; adjutanti ke SHQUP-i, i treti dhe gjithë gridëria e angazhuar në këtë shfaqje të neveritshme të shkojmë një e nga një përpara prokurorëve të çështjes. E, nëse ju do të provoni, jo të gjitha, por një, qoftë edhe vetëm një nga gjithë akuzat tuaja të gjithë këtyre ditëve, që lidhin mua me trafikun e drogës, unë nuk do të jap thjeshtë dorëheqjen, por do të zhdukem përgjithmonë nga ky mikrofon dhe nga çdo mikrofon, dhe do t’i nënshtrohem vetë ndëshkimit”, u shpreh Rama. Por ish-kryeministri Berisha replikoi duke e akuzuar Ramën se e ka shndërruar Shqipërinë në vendin e narkotrafikantëve. “Pamë Edi Ramën të cilin me një shpejtësi të rrufeshme shndërroi Shqipërinë në vendin e narkotrafikantëve. Pamë Edi Ramën që u serviri shqiptarëve aeroplanët e narkotrafikut për mushkonja. Se si rriti mushkonjat në aeroplan dhe si ranë rrotat në rërën e Divjakës. Njëlloj siç është i lidhur bloza me tymin është i lidhur Rama me drogën”, tha Berisha ndërsa shtoi më tej se “është mirë të kuptosh se je i vetmi kryetar ekzekutivi në Evropë që shndërrove vendin tënd në Kolumbi. Me fjalimet e tua më kujtove fjalimin e lamtumirës së Enver Hoxhës”. Pas kësaj deklarate të Berishës reagoi sërish kryeministri Rama duke akuzuar paraardhësin se e ka përbaltur për 20 vjet Shqipërinë. “Mbase, për shkak të moshës dhe mosqenies anëtar i Partisë së Punës, unë nuk e kujtoj që Enver Hoxha të ketë bërë një fjalim lamtumire. Se po ta kishte bërë, zotrote do të kishte vdekur nga infarkti, se Hysni Kapo po vdiste dhe t’i i ngele Vitos në prehër. Llogarite të dëgjoje Enver Hoxhën të bënte fjalim lamtumire, do të kishe vdekur në vend. Tani, unë nuk të thashë as ty dhe as nuk ju drejtova gridërisë. Unë të them ty që e ke përbaltur Shqipërinë për 20 vjet, bëhu burrë dhe vërteto një dhe vetëm një nga akuzat e tua”, përsëriti Rama, ndërsa më pas debati degjeneroi në fyerje personale.

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha: Rama e Kodheli kanë informacion për trafikun e drogës në ushtri

Lulzim Basha

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, deklaroi në një dalje për mediat, se kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, kanë qenë në dijeni të informacioneve për përdorimin e strukturave të ushtrisë nga narko-trafikantët. Sipas Bashës, kjo është vërtetuar nga deklarimet dje në Kuvend. Ai shtoi se ka udhëzuar deputetët e opozitës për të kërkuar paraqitjen në Komisionin parlamentar të Sigurisë Kombëtare të ministres Kodheli. Kreu demokrat tha se kjo cështje është shumë e ndjeshme dhe me një rëndësi të jashtëzakonshme. “Duke inkurajuar plotësisht prokurorinë, kryeministri dhe ministrja e Mbrojtjes nuk mund t’i ikin transparencës”, këmbënguli Basha, duke përsëritur kërkesën për një reagim nga drejtuesit e qeverisë. “PD, – tha Basha, – nuk ka hezituar të bëjë punën e saj”. Sipas Bashës, deklaratat e Erion Braces në Kuvend vërtetojnë se Rama dhe Kodheli ishin në dijeni të informacioneve për përdorimin e infrastrukturës së Forcave të Armatosura nga narko-trafikantët.

“Vettingu” përjashton edhe anëtarin e Kushtetueses Vladimir Kristo

“Vettingu” përjashton edhe anëtarin e Kushtetueses Vladimir Kristo
Pas mbylljes së afatit të dorëzimit të vetëdeklarimit të pasurisë, janë zbuluar dhe gjyqtarët që e kanë refuzuar këtë formular.

Një nga gjyqtarët që nuk ka dorëzuar formularin është edhe anëtari i Gjykatës Kushtetueses, Vladimir Kristo.

I kontaktuar gjyqtari Kristo tha:

“Mua prej një viti më ka mbaruar mandati si anëtar i Gjykastës Kushtetuese dhe qëndroj në detyrë në pritje të zëvendësuesit vetëm për të mos futur në kolaps punën e gjykatës.

Ligji i vettingut ka për qëllim të kontrollojë figurën e gjyqtarëve që duan të bëjnë karrierë. Unë karrierën e kam mbyllur”.

Gjithashtu nuk kanë dorëzuar formularin pranë ILDKPKI edhe gjyqtarët Ilir Pashaj, Ilir Celiku, Drita Veliu e Mirela Fana, të cilët automatikisht përjashtohen nga sistemi.

Në total këta janë prokurorët e gjyqtarët që ligji i “vetting”-ut i ka përjashtuar deri më tani nga sistemi.

Të parët që paraqitën sot dorëheqjen ishin:

Anëtarja e Gjykatës së Lartë Mirela Fana, e cila pas largimit nga sistemi bëri me dije se do të vazhdojë jetën akademike.

Gjyqtari i dytë i dorëhequr ishte Ilir Pashaj nga Gjykata e Elbasanit. E vetëm disa orë më pas të njëjtën rrugë ka ndjekur gjyqtari i Apelit të Vlorës, Ilir Çeliku.

Disa ditë më parë u dorëhoq edhe prokurori Sulejman Tola, duke u shprehur se kishte nisur procedurat e daljes në pension.

Deri më tani, në ILDKPKI kanë deklaruar pasuritë e tyre 359 gjyqtarë.

Në kuadër të ligjit të vettingut, gjyqtarëve dhe prokurorëve në vend iu la afat 30 ditë për të dorëzuar në ILDKPKI deklaratat e pasurisë. Dorëzimi i tyre duhet të bëhej nga vetë prokurori apo gjykatësi në protokollin e këtij institucioni, ku edhe do të pajiseshin me një vërtetim përkatës për dorëzimin e deklaratës dhe fletën e inventarit për dokumentacionin justifikues bashkëlidhur deklaratës së pasurisë.

Plasin konspiracionet, nga CIA, Gulen e deri te Erdogan: Kush e vrau ambasadorin rus në Ankara?

Plasin konspiracionet, nga CIA, Gulen e deri te Erdogan: Kush e vrau  ambasadorin rus në Ankara?

Pas vrasjes së bujshme të ambasadorit rus në Ankara Andrei Karlov , kanë shpërthyer edhe polemikat.

As në këtë rast nuk mungojnë konspiracionet që britanikja “Indipendent” i ka renditur disa prej tyre.

Në Turqi, disa media të dorës së dytë të afërta me presidentin Erdogan dhe që shohin konspiracione në çdo ngjarje si “Yeni Shafak” akuzoi klerikun mysliman me bazë në SHBA, Fetullah Gylen.

Mediat ruse shkruajnë se përkrahësit e kësaj teorie nuk ka bazë reale për përfshirjen e Gylen në vrasje, pasi organizata e drejtuar prej tij “Hizmet” kurrë nuk është përfshirë në mënyrë aktive në konfliktin sirian.

Mënyra se si u soll vrasësi dështojmë se ai është një pjesëtar i grupeve salafiste terroriste.

Dhe kjo ka ndodhur edhe për një arsye tjetër; forcat qeveritare siriane mundën së fundi grupet salafiste në Siri.

Por, të tjera mediat pro qeveritare turke, akuzuan agjencinë qendrore inteligjente të Shteteve të Bashkuara, CIA, se qëndronte pas aktit.

Zyrtarë të lartë rusë thanë se pas sulmit qëndronte një vend i NATO-s, ndërsa vetë Presidenti Putin e konsideroi sulm terrorist.

Të tjerë publikuan fotografi të shumta të vrasësit të pretenduar, sipas të cilëve polici 22 vjeçar ishte pjesë e partisë së Erdogan dhe mbështetës i saj.

Spekulimet nuk përfunduan këtu, pasi të tjerë thonë se ambasadori nuk është vrarë me të vërtetë.

“Si mundet që dikush që qëllohet 8 herë me plumba të mos ketë asnjë njollë gjaku? Si e vunë në skenë vrasjen?”-shkruan dikush në Twitter.

Të tjerë janë të mendimit se gjithçka ishte një skenar i Presidentit turk Erdogan, i cili ka “planifikuar gjithçka” në mënyrë që të përshpejtojë shpërbërjen e lidhjes ruso-turke.

Megjithëse kjo duket e pabesueshme, një teori tjetër më reale është që ai do ta përdorë edhe këtë rast për të konsoliduar pushtetin e tij në emër të sigurisë, duke goditur kështu kritikët siç ndodhi me rastin e grushtit të shtetit të dështuar.

Të tjerë thonë se në vrasje është përfshirë direkt presidenti sirian Bashar al-Assad duke e shoqëruar edhe me motivet përkatëse. Assad dëshiron që të ketë një “thyerje” të marrëdhënieve turko-ruse, ku të fitojë Rusia që e mbështet fuqishëm atë dhe kjo do t’i hapte rrugë për t’u hakmarrë ndaj palës turke.

Videoja e vrasjes e shpërndarë në mediat botërore është e një cilësie shumë të larta të ngjashme me videot e prodhuara nga ISIS.

Nga vrasja, shfaqen fotografi me rezolucion të lartë të marrë nga fotografët në vendin e ngjarjes dhe pyetja është: si mundet të fotografosh kur në sallë shkrepen armët?

Të tjerë e lidhin me ngjarjen e vitit 1914 ku u vra në Sarajevë Franz Ferdinant që shkaktoi Luftën e Parë Botërore.

Profesor Dr.sci. Shkodran Cenë Imeraj Familja e Isa Boletinit me origjinë nga Isniqi i Deçanit

                                Historiaani Prof.dr.Shkodran  Cenë Imeraj  Zbritja nga vendbanimi i pjesës kodrinore-malore dhe vendosj...