Agjencioni floripress.blogspot.com

2017/10/26

Lule Elezi e vetmja pianiste shqiptare që performoi në Chopin Festival në Gaming të Austrisë


 voal.ch


Ishte e vetmja pianiste shqiptare që mori pjesë në Festivalin e sivjetmë Chopin Festival në Gaming të Austrisë, që hapjen solemne e ka pas më 11 gusht, kurse është mbyllë në mbrëmjen e së dielës, shkruan voal.ch.

Pianistja Lule Elezi ka performuar në këtë festival, në të cilin për tri net rresht kanë performuar edhe instrumentistë nga vende të ndryshme të botës si: Austria, Gjermania , Franca, Polonia dhe Korea.

Vetë Lule Elezi ka thënë për media dhe gjithashtu ka shkruar në rrjetin social se në mbrëmjen e saj, ajo ka performuar vepra të njohura nga opusi krijues i kompozitorit botëror Frederic Chopin, duke zënë vend në mbrëmjen më romantike të këtij edicioni, pasi që, pianistja Elezi ka performuar në mbrëmjen “Nokturno nën dritën e qirinjve.

Ndërkohë, bëhet e ditur se mbrëmja ku ka performuar pianistja kosovare ishte përcjellë nga mysafirë të rëndësishëm, nga fusha e politikës, kulturës, ekonomisë…


“Ishte një emocion i veçantë, të performosh në mbrëmjen më romantike të këtij festivali, me të vërtetë ishte një kënaqësi e madhe. Duartrokitjet ishin aq të ngrohta, dhe, pikërisht prej kësaj pritjeje, dhe emocioni që dha performanca ime, po atë mbrëmje më është bërë ftesa për koncert recital në Vjenë të Austrisë”, ka thënë Elezi për KultPlus.

Chopin Festival organizohet nga Shoqata Ndërkombëtare Frederic Chopin në Vjenë të Austrisë, kurse ky edicion është hapur nga presidenti i Shoqatës Chopin në Vjenë, Theodor Kanitzer.

Kartela klinike e Edi Ramës 1991-1997 :Kryeministri shqiptar është i sëmurë menderisht nga Skizofrenia agresive

Kryeministri aktual Edi Rama ka vuajtur nga sëmundje të rënda psiqike dhe është kuruar sistematikisht në pavionim e neurologjisë pranë spitalit pesë gjatë viteve 1991-1997. Më pas me rekomandim të komisionit mjekësor është dërguar në Paris për një trajtim më profesional dhe një terapie intensive.



Sipas mjekve të neurologjisë pacienti i tyre në atë periudhë i cili nuk kishte status politik por ishte mik i familjes së drejtorit të spitalit dhe shefit të pavionit të neurologjisë u trajtua me konsideratë dhe përkushtim edhe për shkak të ndërhyrjeve të së jëmës Aneta e cila vlersohej si zonjë dhe grua fisnike nga personeli mjeksor.




Përdorimi i dhunues ndaj nënës së tij dhe dy ish grave të asaj periudhe kishin detyruar autoritetet për t’ia nënshtruar pacientin Edi Rama edhe një kurë të vecantë mjeksore e cila më pas u vazhdua në Paris. Diagnoza e egzaminuar edhe nga personeli mjeksor është konsideeruar sic shihet edhe nga kartela klinike e pacientit si “skizofreni e thellë” me simtoma përdorimi dhune të shfaqur tek familjarët dhe të afërmit e tij. Skizofrenia pat shkaktuar depresion agresiv dhe luhatje në kujtesë që shfaqeshin me pagjumësi nga ana e pacientit Edi Rama.


Nderhyrja e Dritero Agollit qe Rames te mos i jepeshin arme ne zbor.


Ish-kryetari i Lidhjes se Shkrimtareve Dritero Agolli ka pas shkuar posacerisht ne Burrel dhe u ka kerkuar Deges se Lidhjes se Shkrimtareve te Burrelit qe te ndermjetesonin te Komandanti i Repartit Ushtarak qe te mos i jepnin arme Edit pasi paraqiste rrezik per shkak te problemeve mendore. Ne kete shkrim faktik flitet edhe per Kristaqin dhe Aneten qe kishin shkuar ne Burrel pas disa ditesh qe te mos i jepnin arme te birit se mund te vriste njerez. Perfundohet se Drejtuesit e Repartit Ushtarak nuk i dhane arme Edit.
Kjo ceshtja e psikopatise u lakua edhe ne kohen e divorcit me aktoren e talentuar te bukur e te hirshme viktime e qendrimit cnjerezor te bashkeshortit te saj te cekuilibruar qe beri akuza ne gjyqin- kalvar qe zgjati 9 vjet akuza te cilat nje vajze e brishte si ajo e sjellshme dhe korrekte nuk mundi ti perballonte dot.
Screen Shot 2014-01-12 at 9.01.44 PM

Edhe më parë nga shtypi i lirë dhe të përditshmet opozitare ka pasur copëza dhe botime të pjesëshme të këtij informacioni.



*****
Related image

Prof.Dr.Mentor Petrela-Edvin Ramës: 
Barbaria po bëhet e padurueshme nga heshtja jonë…

Një prej neurokirurgëve më të njohur, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në botë, Mentor Petrela ka reaguar dje në lidhje me përfshirjen e emrit të tij në “listën e zezë” të publikuar nga kryeministri, sipas të cilit vetë qytetarët kishin përzgjedhur mes 101 zyrtarëve që kishin eksperienca negative me ta dhe abuzues në detyrë.
Doktor Petrela duke përdorur shprehje të filozofëve të ndryshëm, në një reagim për “panorama on line” kujton edhe historinë e familjes më ’44 ku heq një paralele edhe me “gjyqin” që iu bë nga skuadra e Facebook-ut të Ramës.




Reagimi

Populizmi është një mënyrë cinike për të luajtur me zemërimin e një mase amorfë që e përkëdhelin me emrin popull që jo rrallë është përdorur për të hequr qafe elitën “uzurpatore”.
Shkaku është urrejtja e përjetshme dhe zilia ndaj talentit. Për të evituar gomarllëkun me të cilin ky populizëm ushqehet me mjetet e sotme të komunikimit influencuar dhe nga “Bota është e sheshtë” e Thomas Friedman i kam refuzuar këto mjete.
Sot e gjej veten të korruptuar. “Virgo et incorrupta” paradoks i skuadronit FB. Volteri në letrën drejtuar D’Alembert 18 korrik 1766 shkruan “…barbaria po bëhet e padurueshme nga heshtja jonë, nesër ajo do të na therë kur t’i vijë qejfi, madje juridikisht”.
Në historinë e familjes pas ardhjes së komunistëve më ’44 gjyshërit, klasa e përmbysur e përjetuan me etiketa të varura në qafë “gjakpirës të popullit” më pas me gjyqe, deportime, burgje, internime, kështu që kjo e sotmja më duket lule.
Ajo që më shqetësoi është mentaliteti i skuadronit i Saint Just “Mbreti duhet të gjykohet si armik”.
Jetojmë në demokraci, disa “realistë” janë pjesa më antidemokratike sidomos kur ndjekin shijen e plebës, harrojnë se ka padi difamacioni edhe pse Nietszche autokracinë e shtetit e përkufizon “përbindëshi i ftohtë”.
Skuadra FB kurrë nuk do të ketë shansin të dëgjojë korin e së vërtetës që i drejtohet Eteoklit në Shtatë kundër Tebës “Ti nuk do të quhesh një i poshtër sepse jetove me arritje”.

Image result for kartela skizofrenike e edi rames
Kartela

A ka lidhje emri i doktor Petrelës në listat e zeza të Ramës me kartelën mjekësore të tij që mendohet se mund të gjendet në spitalin Nr. 5, ku doktor Petrela shërben prej shumë vitesh dhe ku shumë vite më parë Rama është kuruar me diagnozën për skizofreni të thelluar?

Image result for kartela skizofrenike e edi rames

Kryeministri aktual Edi Rama ka vuajtur nga sëmundje të rënda psikike dhe është kuruar sistematikisht në pavijonin e neurologjisë pranë spitalit pas viteve 1980. Më pas me rekomandim të komisionit mjekësor është dërguar në Paris për një trajtim më profesional dhe një terapi intensive.
Simptomat e para të sëmundjes së Ramës datojnë që në fillimin të viteve ’80, kohë kur ai nisi të frekuentojë rregullisht spitalet. Sikurse dokumentohet në kartela dhe sikurse pohojnë mjekët, pacienti Rama ka qenë mjaft agresiv jo vetëm në ambiente shoqërore, por edhe me pjesëtarët e familjes. Kjo e detyronte familjen që të kërkonte ndihmë në spital. Në atë kohë, duke njohur pozitat e larta në parti të Kristaq Ramës, Edit i rezervohej një pritje e veçantë në ambientet e spitalit ku kurohej.
Përdorimi i dhunës ndaj nënës së tij dhe gruas së asaj periudhe kishin detyruar autoritetet për t’ia nënshtruar pacientit Edi Rama edhe një kurë të veçantë mjekësore, e cila më pas u vazhdua në Paris. Diagnoza e ekzaminuar edhe nga personeli mjekësor është konsideruar siç shihet edhe nga kartela klinike e pacientit si “skizofreni e thellë” me simptoma përdorimi dhune të shfaqur tek familjarët dhe të afërmit e tij. Skizofrenia pati shkaktuar depresion agresiv dhe luhatje në kujtesë që shfaqeshin me pagjumësi nga ana e pacientit Edi Rama.
Rama është kuruar sistematikisht në Pavijonin e Neurologjisë pranë Spitalit Nr.5. Faksimilet e akteve të ekspertizës mjekoligjore të rrahjeve dhe keqtrajtimeve nga Edi Rama, kartelën klinike të mjekimit për skizofreni të Edi Ramës, paditë gjyqësore të firmosura nga Edi Rama për mohimin e atësisë së djalit të tij, çështja e sëmundjes, u lakua edhe në kohën e divorcit me aktoren e talentuar, viktimë e qëndrimit çnjerëzor të bashkëshortit të saj të çekuilibruar, që bëri akuza, në gjyqin kalvar që zgjati 9 vjet. Kartela e plotë e sëmundjes së Ramës është botuar fillimisht në gazetën “Tema”.



Kartela e Ramës, Dritëroi: 
Mos i jepni armë atij se…

Simptomat e sëmundjes të skizofrenisë tek Rama të shfaqura që në fillimin e viteve ’80 vijonin të paraqisnin të njëjtën problematikë dhe të njëjtën rrezikshmëri edhe në vitet e mëvonshme. Ata që vuanin më së shumti pasojat e saj kanë qenë familjarët e Ramës.
Ashtu sikurse shihet në kartelën klinike të Ramës, mjekët kërkonin që kontrollet ndaj tij të ishin të vazhdueshme. Ata rekomandonin kontroll sistematik dhe i kërkonin atij që të paraqitej çdo tre muaj përpara mjekëve të spitalit ku shtrohej për mjekim dhe kurohej. Këto vizita bëheshin për të parë se sa kishte avacuar sëmundja dhe nëse kishte pasur rezultate ndërhyrja mjekësore, si dhe për të ripërtërirë kurën e mjekimit.
Janë të shumta episodet që sjellin ngjarje vërtet dramatike në sjelljet e Ramës. Në të njëjtën kohë edhe dëshmitarët që i kujtojnë ato ngjarje nuk janë të paktë. Një nga ngjarjet që ka mbetur në kujtesën e shumë njerëzve të asaj kohe për vetë problematikën që përmbante ka qenë ajo e vitit 1985, në Repartin Ushtarak të Burrelit, ku Rama do të duhej të kryente shërbimin e zborit ushtarak.
Zbori ka qenë një nga stërvitjet imagjinare që diktatura bënte me të gjithë shqiptarët. Të gjithë ishin të detyruar që të shkonin në zbor të paktën dy herë në vit. Periudha e zborit ishte nga 7 deri 9-ditore deri në tremujore. Kjo varej nga situata e rrezikshmërisë që paraqitej përpara vendit nga armiqtë tanë të betuar që kërkonin të na pushtonin kurdoherë.
Burra dhe gra dërgoheshin nëpër reparte të ndryshme, ku i nënshtroheshin një stërvitjeje ushtarake për të qenë gjithmonë të gatshëm për të luftuar armikun imagjinar, kryesisht Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Të armatosur zboristët i ngjanin një çete qesharake që futej nëpër bunkerë vrojtonte qiellin, futej në bodrumë, bënte qitje dhe gjithfarë veprimesh të tjera që për kohën konsideroheshin si detyrë mbi detyrat.
Më ’85, Rama dërgohet të kryejë zborin ushtarak në Repartin Ushtarak të Burrelit. Thirrja e tij në zbor shkaktoi një shqetësim të madh tek familjarët e Ramës, të cilët kishin frikë nga veprimet që ai mund të kryente atje, ndërsa ishte nën efektin e kurimit të vazhdueshëm.
Mjaft njerëz të tij të afërt, kanë bërë të pamundurën, duke ndërhyrë tek eprorët e Repartit Ushtarak, ku kryente zborin që Edi Rama të mos pajisej me armë, sepse rrezikonte jetën e të tjerëve. Kristaqi dhe bashkëshortja e tij, Aneta, kanë shkuar pas disa ditësh në Burrel dhe u janë lutur drejtuesve të repartit, që të mos i jepnin armë Edit se mund të vrasë njerëz.
Një anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të degës Burrel tregon se në shtator, tetor dhe nëntor të vitit 1985, Edi Rama kishte shkuar në garnizonin e Burrelit për të bërë zborin ushtarak tremujor. Njëri nga ata që kanë ndërhyrë ka qenë edhe Dritëro Agolli, i cili në atë kohë ishte kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Shqipërisë. Ai kujton se, Dritëroi ka shkuar posaçërisht në Burrel dhe u ka kërkuar drejtuesve të degës së Lidhjes së Shkrimtarëve të Burrelit, që të ndërmjetësonin tek Komandanti i Repartit Ushtarak, që të mos i jepnin armë Edit, pasi paraqiste rrezik për shkak të problemeve mendore.
Ka qenë pikërisht ndërhyrja në atë kohë e Dritëroit, si dhe ndërhyrja e vazhdueshme e prindërve të Ramës që të bënin që atij përgjatë kohës që kryente zborin ushtarak ndryshe nga të tjerët të mos i jepej arma.
Kjo ka qetësuar në atë kohë familjarët, të cilët ishin më të qetë për të birin që të mos bënte ndonjë veprim të papërgjegjshëm. E gjithë frika sikurse dëshmonte anëtari i Lidhjes së Burrelit ishte se mos Rama vriste ndonjë nga zboristët e tjerë, duke qenë se në atë kohë krizat i kishte më të shumta. Kujtojmë se bëhet fjalë vetëm për tre vite pas lëshimit të kartelës nga pavijoni neurologjik i Spitalit Nr. 5.


Sali Berisha tregon rrahjen e Edi Ramës në 1997: 


Në dhomë ishin dy veta!


Ish presidenti i asaj kohe Sali Berisha ka shpjeguar sot një nga ngjarjet dramatike që lidhen me kryeministrin aktual Edi Rama ndodhur në vitin 1997.

Bëhet fjalë për goditjen e Edi Ramës i cili qëndroi nën kujdesin shëndetësor për disa javë. Berisha thotë se rrahja e tij ka qënë krim pasioni, megjithatë shpjegon për herë të parë shumë rrethana të tjera rreth këtij krimi.

“Te dashur miq, mediat e shkruara dhe disa portale, me keqdashje rikthyen sot pas 19 vitesh ne faqet e tyre, aktin e goditjes me grushta por dhe objekte te forta te Edi Rames, duke u perpjekur ti japin edhe sot prapavije politike. Lidhur me keto shkrime informoj me pergjegjesi te plote publikun, se ne detyren e Presidentit te Republikes asokohe, e denova me ashpersine me te madhe aktin dhe kerkova nderhyrjen e menjehershme te te gjitha organeve te zbatimit te ligjit per hetimin, gjetjen dhe ndeshkimin sipas ligjit te autorit qe kreu krimin. Por te gjitha perpjekjet e mia deshtuan per shkak te refuzimit kategorik te Edi Rames per te bashkepunuar me organet kompetente per identifikimin dhe ndeshkimin ligjor te agresorit. Pavaresisht nga ky qendrim bllokues te zotit Rama, hetimet dhe te dhenat operative faktuan:

Related image

– Akti agresiv, krimi i goditjes te zotit Rama ishte thjesht krim pasioni, pa asnje prapavije politike, por lidhej me motive nderpartneriale.

– Ne momentin e goditjes ne mengjes, nga agresori, z. Rama nuk ishte vetem ne dhome por me nje person tjeter te gjinise mashkullore.

-Agresorin e pane me syte e tyre si zoti Rama ashtu dhe personi tjeter qe gjendej ne apartament me z. Rama por asnjeri prej tyre nuk pranoi te thone emrin e tij apo te paraqesin padi ndaj tij ne prokurori apo gjykate. Cdo pretendim tjeter sot, pas 19 viteve per incidentin, eshte nje mashtrim i paskrupullt qe ka si qellim politizimin e nje akti mirefilltas krim pasioni dhe viktimizimin e Edi Rames! Sb”, përfundon Berisha

****

Çfarë thoshte Edi Rama  vite më parë kur donte të merrej me politikë




Këtë intervistë Edi Rama e ka dhënë në vitin 1994, për gazetaren Rudina Xhunga. 23 vjet më parë, kur ende nuk ishte në politikë, as nuk dukej se donte të ishte, por qe një ndër personat publikë më interesantë në Shqipëri. Dritare.net e sjell te plotë intervisten e njeriut që tani është Kryeministri Rama.

Rudina Xhunga -Si ndikon tek ju fakti që jeni fëmijë arti?

Edi Rama- Pozitivisht, duke më dhënë mua mundësi që të tjerët s’i patën, mundësi për t’u vetëzbuluar në fushën që kam. Më ka kultivuar gjithashtu instiktin e rebelimit ndaj babait. Kombinimi i këtyre të dyjave më ka ndihmuar që potencialisht të kem disa avantazhe.


Edi Rama me gjyshen


-Ç’ju tha babai ditën e parë, kur ju pa me vëth në vesh?

Ishte vonë, Lufta midis nesh kish kohë që pat përfunduar dhe ai ishte i përgatitur. Ndërsa tani, jo vetëm është i përgatitur, por edhe mi respekton zgjedhjet. Pas luftës së gjatë që kemi bërë bashkë, jemi miq të mirë.

-Kush e fitoi luftën?

Të dy fituam paqen.

-Herë pas here vetëkrijoni një imazh të keq. Në fakt jeni i mirë?

Unë nuk mundohem të krijoj imazhe dhe nuk më preokupojnë imazhet që krijoj. A jam i mirë? Mendoj që nuk ka njerëz të mirë apo të këqinj, por njerëz të dobët dhe të fortë, e në përgjithësi njerëzit janë të dobët.

-Ju jeni i dobët apo i fortë?

Jam midis të dobëtëve dhe të fortëve.

-Jeni tip i vetëkënaqur?

Për i kënaqur s’bëhet fjalë, por edhe i pakënaqur s’jam. Sa më tepër kalon koha, bindem që kënaqësia gjendet tek gjërat e vogla. Mendoj se dhe një rrezeje drite që hyn në dritare, nëse arrin t’i marrësh atë që ajo ka për ty, është fat.
-Eksperimentoni me veten?

Gjithë kohës.

–Pse?

Sepse më pëlqen ta njoh veten, të di si reagoj në çdo moment, të shoh mundësitë e mia, të vetëekspolorohem.

-Pikturoni dhe shkruani. Kjo tregon se s’keni gjetur ende veten?

Vetja më ka gjetur mua. Pastaj, unë bëj edhe gjëra të tjera veçse pikturoj e shkruaj. Të gjitha sëbashku përbëjnë shprehje të mundësive. Atë që jep fjala në një moment të caktuar s’ta jep imazhi dhe anasjelltas.

-Ambalazhet treguan që kemi sens praktik. E vërtetë?

Nuk di sa e treguan ambalazhet, por kam sens praktik. Herë herë jam njeri racional dhe herë të tjera bëj gjëra pa i menduar pasojat, thjesht se më pëlqen. Një shoqja ime thotë “Kur ti ngre dorën për të thyer diçka, zgjedh atë më të parëndësishëm për të thyer.”
-E merrni jetën si t’ju vijë?

Mundohem ta marr si të vijë. Deri tani s’kam ndonjë arsye për tu ankuar. Ajo pjesë e jetës që vjen si fatalitet është treguar shumë zemërgjerë mua, aq sa mendoj se kam marrë më tepër se ç’më takon dhe do më duhet të paguaj ndonjë ditë.

-Nuk jeni ambicioz?

Jam. Ambicia ime është të shkoj larg jo për të tjerët, por në raport me veten. Të zhvendosem larg në mundësi shprehjesh.

-Pse e keni mani antikonformizmin?

Mania është sëmundje. Mendoj se nuk jam i sëmurë, sepse lejoj dhe kompromise të cilat më bëjnë të ndihem keq, pse përcaktoj kufijtë e lirisë sime.

-Cilit tipar njerëzor i ndjeni mungesën?

Aftësisë për të sakrifikuar për të tjerët.

-Ç’tipar tuajin vlerësoni?

Aftësinë për të dhënë dashuri, shumë dashuri.

-Nuk është pak kontradiktore të japësh dashuri dhe të mos sakrifikosh?

Për mua sakrifica është çështje pasioni. Sakrifikoj për dikë apo diçka vetëm kur jam i pasionuar. Në të kundërt jo. Kjo tregon se nuk sakrifikoj për tjetrin, për hir të dashurisë që kam për veten. Ky është një defekt që s’është vetëm i imi.
-Jeni maskilist?

Absolutisht jo. Madje më mundon mungesa e pranisë së femrës në jetën shoqërore shqiptare. Nëse mua do të më kërkohej ndonjë formulë për të lehtësuar jetën publike këtu, do të propozoja një qeveri me mazhorancë femrash, ku presidenti dhe kryeministri do qenë femra.

-Po për raportin meshkuj-femra në Shqipëri ç’mendoni?

Raporti me dashurinë këtu është primitiv. Është raport prone, qoftë burri me gruan, qoftë babai me vajzën. Babai është mishërimi i një fryme intolerance me një xhelozi patologjike, e rrjedhimisht kështu është burri me gruan. Por, nëse me njeriun e dashur me të cilin ndan gjithçka, nuk arrin të krijosh hapësirë tolerance, nuk mund të pretendosh se i ke dhënë atij shumë dashuri, apo i ke marrë të njëtën. Unë vetë s’di sa do toleroja ftohtësinë e një raporti paralel dashurie, por flirtet e njeriut që do, janë normale. Sepse janë gjëra që i bën vetë, ndaj duhet t’ia tolerosh dhe tjetrit. Nuk mund të pretendosh për një shoqëri të hapur, kur raportet me dashurinë janë primitive.

-Ç’mendoni për ndarjen?

Për mua raporti me një femër është total, sa fizik dhe shpirtëror. Momenti i ndarjes është momenti kur ky totalitet shpërbëhet. Bashkëudhëton me dikë për sa kohë që ky është shumë i rëndësishëm për ty dhe mund të të japë atë që nuk ta jep kush tjetër. Por, kur ai të ofron gjëra që dhe të tjerët t’i ofrojnë, atëherë bashkëudhëtimi humbet kuptimin, ndaj, më mirë një kuptim i bukur.

-Ju një vajze i dhuroni dashuri apo prova dashurie?

Ç’kuptoni me prova dashurie?

-Të përcjellësh, të bësh dhurata, të jesh i kujdesshëm.

Unë dhuroj çdo gjë. Gjithçka mund t’i jap dashurisë, përmasat më të mëdha të mundshme.

-Fantazinë e konsumoni në art, apo ruani dhe për dashurinë?

Fantazisë nuk ia kam ndjerë ndonjëherë mungesën. Për sa i përket fantazisë në dashuri, për të s’jam unë që duhet të flas.

-Kur e keni keqtrajtuar një femër?

Kurrë.

-Ç’mendoni për bashkëjetesën në raport me martesën?

E konsideroj martesën si një institucion shumë serioz dhe mendoj se janë shumë pak ata që kanë forcë ta respektojnë deri në fund të jetës pa përdorur mekanizmin e gënjeshtrës, e hipokrizisë, teatralitetin etj. Ndërsa, bashkëjetesa është po kaq serioze, por për një kohë të caktuar. Pra, nuk është si në martesë, kur pretendohet t’i qëndrosh besnik asaj dashurie gjithë jetën. Për mua bashkëjetesa është e vetmja rrugë për të ndarë me dikë ditët e mia.

-Si do e pikturoni vetminë?

S’e di, në shumë mënyra. Di të them se vetminë e kam problem. S’e përballoj dot. Vetminë dhe qëndrimin në një vend të mbyllur për një kohë të gjatë i kam të papërballueshme.

-Pasi flet me ju vë re se keni një mungesë koncentrimi në ato që thoni.

E vërtetë, sepse unë nuk jam një njeri i arsimuar, më tepër kam afinitet me meditacionin. Qëndrimet e mia, fjalët, veprimet, nuk vijnë nga dija, nga një sistem dijesh, prandaj tek unë gjërat lëvizin shumë shpejt. Unë kam lexuar shumë, por edhe shumë pak. Që herët kam lexuar pa u përqëndruar. Shpesh kur lexoj e kap veten se nuk e kam mendjen tek fraza, por tek një ngjarje që më vjen në mënyrë asoçative, apo duke fantazuar. Kur shkruaj jam plotë dhe kam patjetër diçka për të thënë. Ndërsa, kur flas, mund të flas edhe kot, madje në momente të caktuara mund të them marrëzira. S’ka kurrë garanci nëse do flas mirë apo jo, kjo varet nga momenti. Po kështu më ndodh me gjuhët e huaja. Ka raste kur bashkëbiseduesi mendon se flas mirë, në të tjera raste ai mendon se unë s’di fare. Unë kurrë s’e kam mësuar gjuhën e huaj, ndaj edhe të folurit e saj e kam të lidhur të momentit. Herë-herë, mendoj se është më i vlefshëm meditacioni se sa arsimi, por ndoshta ky është vetëjustifikim.

-Ju jeni gaforre?

S’ka sesi të jem shenjë tjetër.

-Ç’hobby keni?

Të shkruaj letra. Kam një raport shumë personal dhe shumë të këndshëm me letrat. Në gjithë qytetet e botës ku kam qenë, kam ruajtur në kujtesë vajzën më të bukur apo burrin më interesant që kam takuar dhe ju shkruaj.

Kam pasion gatimin. Një nga mënyrat për t’i dhënë dashuri një njeriu është të gatuaj për të. E bëj me pasion dhe dëshirë. Ndërsa kur dua t’i jap një provë afeksioni, afërsie dhe përkujdesje e ftoj e i gatuaj peshk. Një tjetër hobby imja është të provokoj. Nuk ndihem mirë në qetësi, ndaj herë pas here përdor mënyra të çuditshme për të provokuar tjetrin, aq sa jam prishur me shumë miq. E ndjej që e tejkaloj masën dhe duke dashur të jem sa më i lirë, kufizoj lirinë e tjetrit, por është diçka më e fortë se unë që më nxit.(Rudina Xhunga)

2017/10/23

Vështrim i krijimtarisë letrare të autores Naxhije Doçit







Image result for naxhije doci


NJË FORMË E VEÇANTË E RRËFIMIT NË TË CILËN GJEJMË DRAMËN DHE TRAGJEDINË BRENDA SHUMË NGJARJEVE

 Akademik Dibran Fylli

Naxhije Doçi u lind më 10 dhjetor të vitit 1946 në Therandë. Shkollën Fillore e kreu në vendlindje, Shkollën Normale në Prizren, kurse studimet në degën e Gjuhës dhe Leterësisë shqipe në Fakultetin Filozofik në Prishtinë. Rrjedh nga një familje me tradita atdhetare patriotike. Familja e saj, vetëm pse mendonte ndryshe nga pushtuesit, ishte e përndjekur dhe e burgosur shumë herë nga pushtuesit. Ka punuar profesoreshë e gjuhës në disa shkolla fillore dhe të mesme në Prishtinë. Naxhija ishte njëra ndër themelueset e Lidhjes së arsimtarëve shqiptar “Naim Frashëri”, si dhe Shoqatës së Gruas, sot Forumi i Gruas i LDK-së. Ishte anëtare e Kryesisë së nëndegës së Forumit të gruas të LDK-së në Lagjen Dardania në Prishtinë, e më vonë edhe Kryetare e po kësaj nëndege. Për pesë vite ishte Nënkryetare e degës së -IV- të të LDK-së në Prishtinë, më pas edhe anëtare e Kryesisë së Forumit të Gruas, ndërsa në vitin 2000 zgjedhet Sekretare gjenerale e po të njëjtit forum. Në Qershor të vitit 2001 është emëruar shefe e Sektorit për arsimin parashkollor dhe për Shkollat fillorë të komunës së Prishtinës.
Në vitin 2004 zgjidhet Deputete e Kuvendit të Republikës së Kosovës. Në vitin 2005 emërohet Ambasadore e Paqës Universale në Botë, kurse në vitin 2012, në Kongresin Mbarëkombëtar të gruas shqiptare, në Prishtinë e në Vlorë nderohet me titullin; “Gruaja shqiptare e vitit”. Naxhije Doçi është nderuar edhe me shumë tituj e dekorata nga shumë Shoqata kombëtare e ndërkombëtare, si dhe është nderuar me vendin e parë, të dytë e të tretë në shumë Orë letrare.
Punimet e veta shkencore, etnografike, tregime, udhëpërshkrime dhe poezi i ka botuar në periodikun e kohës, sinë; “Gjurmime Albanologjike”, “Rilindje”, “Shkëndija” dhe në “Teuta”. Naxhije Doçi ka të shkruara tri elaborate profesionale pedagogjike për shkollat fillore: 1.”Fletorja ime e punës” (për klasën e katërt), 2.”Fletorja ime e punës” (për klasën e pestë) dhe Librin “Mësojmë shqip” (për klasën e tretë).

Rreth krijimtarisë

Veprat letrare të autores Naxhije Doçi, që në leximin e parë të nxjerrin nga përditshmëria duke të kthyer në kohët e së kaluarës historike, si dhe duke filluar nga paraqitja kuptimplotë e vargëzimit deri të dialogu i personazheve që ruajnë nivelin e duhur të të shprehurit, kuptimin, pamjen dhe kuptueshmërinë e zhvillimit të ngjarjeve në vazhdimësi.
Zhvillimi i një ngjarje, që brenda vetës tregon fakte historike, sjellje njerëzore e veprime humane të familjeve të përndjekura në njërën anë dhe në anën tjetër mashtrimet, dhuna, gjenocidi, vrasjet e shkatërrimet e pushtuesve shekullor, nuk ka sesi të mos jetë e mirëpritur për lexuesin shqiptar.
Duke marrë parasysh se autorja në veprat e saja, ruan largësinë e nevojshme të një periudhe me të sotmen e të ndodhurën, ajo mbetet pjesë e një tërësie që e ruan atë dhe e le si gjurmë në një përmasë historike.  Gjithë kjo i ngjan një  labirinthi, që fundin e errësuar të tij fillon ta ndritë një rreze e ngrohtë dielli, kushedi sa vite më parë...
Duke i lexuar veprat letrare të autores Naxhije Doçi, lexuesit gjejnë pikërisht kreaturen heroike të personazheve që jo vetëm janë shembull i modelit jetësor, por edhe interpretim i së kaluarës, të tashmes dhe të ardhmes.
Kjo formë e rrëfimit, pavarësisht zhanrit teorik e stilistik quhet vepër letrare në të cilën gjejmë dramën, dhe tragjedinë brenda shumë ngjarjeve të kohës së atëhershme e deri të koha e tanishme ku përshkruhen ngjarjet e dhimbshme dhe papritmas ndërhyn ndërtimi i profilit të heroit që kalon nëpër ngjarjet e së kaluarës, duke ndërtuar praninë e papranishme dhe kjo është një shkathtësi dhe mjeshtri e rrallë rrëfimore dhe reale në të njëjtën kohë.
Jam i bindur se, përmes veprave letrare të Naxhije Doçit dhe veprave tjerave që trajtojnë tema interesante të së kaluarës sonë historike, lexuesit do të fitojnë shumë njohuri dhe do duhej që të mos i anashkalojmë temat që paraqesin humanizmin e popullit shqiptarë, ndihmën dhe sakrificën në kohët e vështira-në kohë luftë, duke mos e harruar edhe kohën e pasluftës dhe vështirësitë e saj, e që thuajse të gjitha këto i paraqet autorja në veprat e saja letrare, qoftë në prozë apo edhe ato më poezi...

Krijimtaria letrare

Naxhije Doçi ka të botuara këto vepra letrare:
1. ”Shpirti i dërmuar-dhuna serbe ndaj femrës shqiptare në Kosovë 1997-1999” (2001)
2. ”Destan Bajraktari, folklorist, letrar dhe atdhetar” (2009)
3. ”Krimi dhe përdhunimi serb kundër femrës shqiptare në Kosovë 1997-1999” (2010)
4. ”Kohë flakadanësh të lirisë”, poezi (2012)
5. ”The serbian crime an drape against the albanian ëoman in Kosova 1997-1999” (2013)
6. ”Udha e kombit-Ëndërr e dehur e rrënjës”, poezi (2015)
7. ”Vargëzim mbi gjurmë”, poezi (2017)


                                                                                                                                      

SHPIRTI I DËRMUAR

Në librin ”Shpirti i dërmuar-dhuna serbe ndaj femrës shqiptare në Kosovë 1997-1999”, autorja Naxhije Doçi në mënyrë bindëse pasqyron përjetimet dhe pësimet tragjike të femrës shqiptare gjatë kohës së luftës 1997/1998/1999. Naxhija rrëfimet i përshkruan me origjinalitet për ngjarjet trishtuese që ndodhën gjatë luftës së fundit në Kosovë. Ajo të gjitha shënimet i ka grumbulluar nga femrat shqiptare që këto ngjarje tragjike i kishin parë më sytë e vet, madje edhe i kishin përjetuar e bartur mbi supet e tyre. Në libër flitet për dhunën dhe metodat e tmerrshme të dhunës që i kishin bërë forcat policore, ushtarake e paramilitare serbe ndaj femrës dhe qenies njerëzore shqiptare në përgjithësi. Naxhije Doçi, për t’i grumbulluar këto të dhëna sa më bindëse dhe nga vet protagonistet e këtij tmerri, ajo kishte rrezikuar shpeshherë veten e saj, duke kaluar nëpër mes plumbave të armikut për të arritur në vende ku ishin të strehuar popullata e pa armatosur shqiptare. Ajo të dhënat i kishte marrë nga përjetueset e këtij tmerri në Therandë dhe fshatrat përreth, në Rahovec, në Drenicë, në Klinë, në shumë fshatra të Vushtrrisë e gjetiu. Të gjitha ngjarjet në këtë libër kanë historinë e tyre dhe janë të shkruara sipas rrëfimeve të atyre që përjetuan tmerrin nga forcat armike, pra çdo ngjarje është histori dhe çdo histori, në vete ka çmimin e lirisë. Autorja i përshkruan ngjarjet veç e veç dhe secilës ngjarje i jep nëntitullin domethënës e kuptimplotë, psh. Ngjarjen e fillim marsit të vitit 1998 në Prekazin heroik autorja nxjerr nëntitullin, nga rrëfimet e Besarta Jasharit “Shpëtova për ta dëshmuar ferrin e përjetuar”, pastaj rrëfimit të mbijetuarës nga Theranda, Vjollcë Berisha “Për të vdekur më kanë gjuajtur në kamion”, më pas fjalia e Nurije Mirenes mbetet nëntitull mjaftë domethënës “Shpresa vdes e fundit” dhe së fundi do ta citoj njërin nga paragrafi i Parathënies, ku autorja thotë: “Mund të themi se në një mënyrë apo në mënyrë tjetër luftën më të vështirë apo barrën më të rënd gjatë luftës e ka pasur femra shqiptare. Nga kjo edhe mund të themi se heroizmi i femrës shqiptare gjatë luftës se shenjtë në Kosovë është i pakrahasueshëm. Ajo asnjëherë nuk u hamend që ta ruaj dinjitetin e saj dhe duke luftuar me armë në dorë krah për krah me burrin, me të atin apo me të vëllain ra heroikisht në fushën e nderit...”


KRIMI DHE PËRDHUNIMI SERB KUNDËR FEMRES SHQIPTARE NË KOSOVË

Për librin ”Krimi dhe përdhunimi serb kundër femrës shqiptare në Kosovë 1997-1999”, është shkruar, është analizuar e vlerësuar nga ekspertët e fushës së faktografisë, prandaj unë në vështrimin tim, në këtë libër kam parë se, femra shqiptare është personazh shumë i rëndësishëm dhe i fuqishëm sepse u ballafaqua me armikun shfarosës serb, me një armik që gjithsesi i ka munguar ndjesia e të çenurit njeri, pra femra shqiptare pas gjithë këtyre sakrificave ajo mbijetoi e po vazhdon të jetoi, edhe pse me shumë vështirësi dhe ende pa përkrahje shtetërore. Këtu duhet përgëzuar autoren Naxhije Doçi, e cila ka arritur ta thyej akullin, ta gjej çelësin e hyrjes në zemrat e thyera e të hapë një dritare ku brenda është dhimbja, vuajtja, loti...
Për vlerën e këtij libri faktografik, më së miri flet fakti se në vitin 2013, ky libër përkthehet edhe në gjuhën anglisht dhe tani më është gjithandej botës së civilizuar e demokratike, duke treguar e argumentuar faktet e krimit dhe përdhunimit serb kundër femrës shqiptare në Kosovë gjatë viteve 1997-1999.

KOHË FLAKADANËSH TË LIRISË
Ligjërimi poetik dhe fuqia e tij…!

Libri poetik ”Kohë flakadanësh të lirisë”, i botuar në gjuhën shqip dhe anglisht në vitin 2012, është libër i shkruar me përkushtim e dashuri për atdheun.
Poetët, të cilët pjesë të jetës, të gjakut dhe të etjes e kanë dashurinë për liri e atdhe, ata vargun e kanë këngë madhështie, me të cilën, sado mirë që e shkruajnë, ata prapëseprapë mbeten të etur për të thënë e për të rrëfyer edhe diçka, dhe atë, duke filluar nga vetvetja e deri tek rrugëtimi nëpër udhët e sakrificës që ka lënë gjurmë për të thënë shumë, për t’u mburrur e për t’u kritikuar. Kjo ngase, toka e lagur me gjak ka shumë këngë, rrëfime e ngjarje të pathëna, mbase edhe të pa shkruara. Për këtë, “Kohë flakadanësh të lirisë” të autores Naxhije Doçi, nuk janë rrëfim vetëm për këtë periudhë zjarri,  ëndrrash, dhembjesh e krenarish por janë edhe rrëfime historike të stolisura në vargje. Andaj, çdo varg i shkruar nga autorja, e ka vulën e ndijimit të veçantë e specifike, që poezinë e shndërron në histori mbase edhe në baladë. Këtu qëndron edhe pesha e vargëzimit të Naxhije Doçit, e cila një kohë të gjatë ka punuar që këto poezi e vargje t’i kapërthejë e përjetësojë në libër. Dhe, mirë ka bërë që vargun e vetë ta lëshojë të ecën botërisht e të jehojë kudo e tek secili lexues...


DESTAN BAJRAKTARI, FOLKLORIST, LETRAR DHE ATDHETAR

Libri ”Destan Bajraktari, folklorist, letrar dhe atdhetar”, autorja fillon me Parathënien, duke u kthyer në retrospektivë e përkujtuar figurën e atdhetarit Destan Bajraktari. Në këtë libër Naxhije Doçi bënë ecje nëpër kohë, duke gjurmuar rrënjet gjenealogjike të djepit që edhe vet i përket. Libri është një histori e veçantë familjare, ku përpos përshkrimit të ngjarjeve  e historikut të Familjes Bajraktari të Therandës, autorja i paraqet ngjarjet e një pas njëshme në mënyrë kronologjike, duke filluar nga Zekë Bajraktari i parë i Bajrakut të Suharekës e deri të Yll Bajraktari, luftëtar i denj i luftës së shenjtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, i cili qëndroi trimërisht në istikamet e pathyeshme të Betejës së Koshares

UDHA E KOMBIT-ËNDËRR E DEHUR E RRËNJËS

Shenjtëria e vargut poetik për shtigjet e jetës dhe periudhat kohore

Libri me poezi ”Udha e kombit-Ëndërr e dehur e rrënjës”, i cili fillon me poezinë Udha e kombit, vargëzimi shndërrohet në rrëfim e histori, e cila pastaj, tërë kohën e ngacmon lexuesin për të ecur krah për krah me përjetimet e poetes, e cila mbi vete ka të ngarkuar lirinë bashkë me vargun përcjellës, dhe se, autorja, përmes vargut fillimisht, shprehet:
“Udha e kombit “Dr. Ibrahim Rugova”
ëndërr e dehur e rrënjës
përfytyrim i pamposhtur bujshmerie
me madhështinë e hovit triumfues
për njëjtësi peizazhesh të etura etnike
në shekullin e ri XXI…”!
Dhe autorja duke u përplasur me situata të ndryshme mbase edhe shpirtërore, vargu i saj merr terrnak  dhe nganjëherë e zhvesh autoren nga vetvetja, sepse, në gjendje të tillë, asgjë nuk ka kuptim kur liria u ngjante prangave. Për këtë, ajo, e trembur nga ecjet, nuk heziton që në shenjë revolte të ligjërojë gjithnjë plotë pezëm:  
“...Udha e kombit
mëtim kohësh të braktisura
nga myku i përdaltë i errësirës
i të palarave të shkaktuara
nga xhelozitë e hipokrizuara
të fqinjëve syshkyer e korbzi...”
Kjo formë e të shkruarit e bën poezinë pasqyrë të situatës aktuale në të cilën gjendet, kështu që, përmes vargjeve mbërthehen e tingëllojnë mesazhet karakteristike e qortuese. Me këtë, poetja Naxhije Doçi, sikur do të na thotë se gjeneratat e reja dhe ato të tjera që do vijnë, do ta shërojnë e stolisin lirinë e lënduar dhe të plagosur në mënyra e forma të ndryshme. Dhe, përmes vargut hapë zemrën dhe shpirtin, por shpalos edhe ëndrrat...


 VARGËZIM MBI GJURMË
Fati i kombit e i atdheut në zërin poetik

Në librin tjetër poetik ”Vargëzim mbi gjurmë”, autorja sikur mediton, jo vetëm për fatin e vet, por edhe për fatin e kombit dhe të atdheut  përgjithësisht. Megjithatë, ajo, prapëseprapë na reflekton shpresën dhe qëndrimin e pathyeshëm për liri, duke u shprehur në vargjet e poezisë së parë në libër:
“Mijëvjeçari i tretë në hapërim të stisur
bulëzim stinësh në dheun tim të thinjur
në Kosovën me buzëqeshje të dehur lirie
shkrirë në thellësi të gufuar Pavarësie...”
Si gjithmonë dhe tek secili individ që nganjëherë së tepërmi ngushtohet shpirti, kjo ndodhë edhe tek autorja e këtij libri, jo pse dëshiron të na reflektojë biografinë e vet, por ngase, gjithnjë ka etje për të rrëfyer dhe për të treguar edhe për të tjerët, se jeta dhe njeriu, jo rrallë, janë vetëm kuptim fjale. Për këtë arsye, nganjëherë vetvetiu vargu rrëshqet apo edhe përvidhet përmes penës se autores duke reflektuar si biografi e personazhit të poezia Bardha e Anadrinisë:
“...Tri ditë e tri net
shiu ra si me grykë të testisë
kur qe bërë nuse kohe Bardha e Anadrinisë...”
Të kësaj natyre janë edhe shumë poezi, gjë që është e kuptueshme ngase kanë dalë nga shpirti poetik i autores dhe Naxhije Doçi, sikur ka etje për t’i rregulluar dhe për t’i flakëruar binarët e jetës. Megjithatë, poetja gjithnjë përmes vargut të saj paraqet realitetin shoqëror, dhe mjeshtërisht ligjëron (si me lutje të fshehtë) për ta rregulluar treguesin e orës që dikton ditën dhe për ta bërë ndërgjegjen pjesë detyrimi të jetës.
Duke u mbështetur në një vargëzim të tillë dhe karakteristik, libri poetik ”Vargëzim mbi gjurmë” i Naxhije Doçit, është një vepër e rrëfimit të sinqertë shpirtëror, e cila i ngjanë edhe pikturës, edhe hartës, edhe madhështisë dhe lumturisë, por edhe dhembjes. Kjo vepër e ka mesazhin dhe cilësinë esteto-letrare, e cila begaton vlerat letrare dhe kulturore kombëtare...

___________

VOTAT PËRFUNDIMTARE NË NIVEL TË KOSOVËS, LDK DEL E PARA





Nga Flori Bruqi




Ambasada e Shteteve të Bashkuara përgëzon popullin e Kosovës për përfundimin e suksesshëm të rrethit të parë të zgjedhjeve komunale.

“Ne e çmojmë Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, komisionarët e vendvotimeve, OSBE-në, si dhe të gjitha ekipet monitoruese dhe vëzhguese për punën e madhe që kanë bërë. Gjersa ne kemi shqetësime lidhur me disa raportime për regjistrat e vjetruar të votuesve, votimin e dyfishtë, dhe parregullsitë tjera sporadike, ne shpresojmë që disa nga këto çështje mund të adresohen para rrethit të ardhshëm të zgjedhjeve komunale në nëntor”, thuhet në një komunikatë të ambasadës amerikane në Kosovë/



Siq thuhet në komunikatë dalja e rritur në votime dhe procedurat e sheshta zgjedhore në pjesën më të madhe të vendit janë shenja pozitive për demokracinë e Kosovës.
Embassy Seal
“Ne do të vazhdojmë të mbështesim institucionet e Kosovës gjersa ato shpejtë përgatiten për edhe një rreth të votimit dhe përcjellin më tutje raportet mbi parregullsitë dhe shkeljet në këtë rrethin e parë. Shpresojmë se të gjithë zyrtarët komunalë tashmë të zgjedhur do të përkushtohen për ndryshim pozitiv në emër të të gjithë zgjedhësve të tyre, gjë e cila do ta shtyjë Kosovën përpara në shtegun e integrimit të plotë Euro-Atlantik”, thuhet në deklaratë të ambasadës së SHBA-ve.


Në bazë të votave të numëruara deri më tani për asambletë komunale, si parti politike LDK del të jetë partia më e madhe në vend, duke i ikur PDK-së me 14.872 vota. Vetëvendosje shumë afër me AAK-në.
Zgjedhjet lokale të 22 tetorit e kanë nxjerrë Lidhjen Demokratike të Kosovës partinë më të madhe në vend. Në nivel vendi, LDK, që udhëhiqet nga Isa Mustafa, ka marrë gjithsej 173.967 vota në zgjedhjet lokale.

Lidhja ka lënë prapa vetes Partinë Demokratike të Kosovës, që në zgjedhjet lokale ka arritur të sigurojë 159.095 vota.
Kësisoj, PDK, e udhëhequr nga Kadri Veseli, ngec pas LDK’së për 14.872 vota në nivel vendi.

Lëvizja Vetëvendosje, që doli më e votuara në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, të mbajtura më 11 qershor 2017, ka pësuar një rënie të ndjeshme.

Partia, e udhëhequr nga Visar Ymeri, ka marrë 113.037 vota në zgjedhjet lokale të së dielës, duke u renditur e treta në nivel vendi.

Vetëvendosje ka 60.930 vota më pak se LDK, që është e para, dhe 46.058 vota më pak se PDK’ja, që zë vendin e dytë.

Jo shumë larg Vetëvendosjes ndodhet Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, të cilën votimi i së dielës e ka nxjerrë partinë e katërt më të madhe në Kosovë.


***


Kryetari i Kuvendit, njëherësh kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, një ditë pas votimit, theksoi se me procesin zgjedhor të mbajtur dje, ajo çka është më pozitive, është se më së shumti ka fituar Kosova.

Drejtuesi i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, theksoi se kjo parti do të dalë triumfuese në balotazh në tri komuna të mëdha të vendit në Prizren, Mitrovicë dhe Ferizaj.

Kryetari i PDK-së, Veseli, tha se platforma programore e kësaj partie është e orientuar drejt përmirësimit të jetës së qytetarëve dhe në të njëjtën kohë fuqizimit të atyre qyteteve.

“Kemi pri bukur dukshëm në komunat më të mira të Republikës së Kosovës ose në tri nga shtatë komunat më të mëdha jemi ne e vetmja parti që jemi fuqishëm përpara, dhe jemi të sigurt se do të fitojmë me besimin e qytetarëve gjithmonë, për arsye se platforma jonë programore është e orientuar drejt përmirësimit të jetës së qytetarëve dhe në të njëjtën kohë fuqizimit të atyre qyteteve”, tha ai.

Me zgjedhjet e së dielës, kreu i PDK-së theksoi se më së shumti ka fituar Kosova.

“Besoj se më datën 22 ajo çka është më pozitive, është se më së shumti ka fitua Kosova, kemi quar një sinjal tepër të mirë, në rend të parë në procesin i cili ka qenë jashtëzakonshëm dhe aspekti dytë është orientimi perëndimore. Kosova i ka dhënë vulë se nuk ka asnjë hezitim drejtim orientimit të vet perëndimor.Të gjithë jemi të kënaqur, kush është i pa kënaqur nuk duhet me qenë , ky është vullneti i qytetarëve”, tha Veseli.

Veseli tha se nuk duhet të jetë askush i pakënaqur nga rezultati i zgjedhjeve.



***

Në Qendrën e Numërimeve dhe të Rezultateve, aktualisht është duke vazhduar pranimi i materialit të ndjeshëm zgjedhor nga komunat e Kosovës.

Deri më tani ky material i ndejshëm zgjedhor është pranuar nga një numër i madh i Komunave dhe procesi është duke vijuar normalisht. Këtë e ka bërë të ditur zëdhënës i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (LQZ), Valmir Elezi.

Ai në një deklaratë për Kosovapress, ka thënë se koha se kur do të mbahet raundi i dytë i zgjedhjeve për kryetar të komunave është e përcaktuar me ligj dhe se sipas ligjit i bie se do të mbahet katër javë pas ditës së raundit të parë apo me 19 nëntor 2017 .

“Në Qendrën e Numërimeve dhe të Rezultateve, aktualisht është duke u vazhduar të pranohet materiali i ndjeshëm zgjedhor ,nga komuna të ndryshme të Kosovës. Deri më tani ky material i ndejshëm zgjedhor është pranuar nga një numër i madh i Komunave dhe procesi është duke vijuar normalisht. Gjithashtu në QNR ka filluar skanimi i formularëve të rezultateve , për gjitha vendvotime, par pas skanim për çështje transparence këto fotokopje apo fotografi të formularëve e do të publikohen në ueb faqen KQZ-së, ku të gjithë kandidatët për kryetar të komunave por edhe për kuvende komunale mund të shohin rezultatin e tyre për secilin vendvotim”, tha Elezi.

****


Sipas rezultateve të KQZ-së, në Pejë ka fituar Gazmend Muhaxheri nga Lidhja Demokratike e Kosovës me 50.31 për qind të votave.
Ai ka lënë pas Fatmir Gashin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës me 32.02 për qind.
Më pas vije Sabiha Shala e Partisë Demokratike të Kosovës me 9.28 për qind

****


Garën për komunën e Junikut me shumë gjasë do ta fitojë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, madje pa kaluar në raundit e dytë e që është balotazhi.

Sipas rezultateve që i ka nxjerrë Demokracia në Veprim renditja është kështu: AAK-ja me 55.35 % me ç’rast nuk do të ketë balotazh, pastaj duke u pasuar nga Lëvizja Vetëvendosje me 12.27 % si dhe e treta ajo e PDK-së me 6.58%.



***

Demokracia në Veprim ka publikuar rezultatet e para të zgjedhjeve lokale për komunën e Malishevës.

Kësisoj, në ktë komunë Nisma për Kosovën ka arritur t’i fitojë 39.5 NISMA ndërsa Partia Demokratike e Kosovës 27.78.



Kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj ka thënë se kjo parti ka arritur objektivat e saj për zgjedhjet e 22 tetorit. Nisma përfundimisht sipas tij, konfirmohet si parti nacionale duke shtuar se ajo do të ketë përfaqësues në shumicën dërrmuese të Kuvendeve Komunale. Nisma sipas tij, është një nga dy partitë të cilat kanë shënuar rritje duke aluduar në LDK-në.
“Unë besoj se ky trend dhe kjo frymë e Nismës do të jetë duke u fuqizuar. Ne kemi rritje dhe aktualisht ne po shkojmë rreth 6% të votës se përgjithshme dhe ky është një interes për Nismën. Ne kemi shënuar fitore të thelle dhe jemi rikonfirmuar si partia e parë në Malishevë. Në Shtimë jemi në balotazh me kandidatin e përbashkët dhe presim përmbysje të rezultatit”, ka thënë Limaj në një konferencë për media.
Rezultati zgjedhor i Nismës, sipas tij, konfirmon stabilitetin dhe trendin e saj pozitiv dhe shpresë për fuqizimin e saj
Ekskluzive: LDK 1% para PDK-së, Vetëvendosje humbi afër 100 mijë vota prej zgjedhjeve të përgjithshme
Mbrëmë shumica e subjekteve politike e shpallen fitoren. Por më së shumti rezultatit iu gëzua Lidhja Demokratike e Kosovës.
Ajo pretendonte se diferenca e saj me subjektet e tjera politike shkon në mbi 70 mijë vota. Por ç’është e vërteta, ajo vetëm rreth 10 mijë vota është para Partisë Demokratike të Kosovës, raporton Indeksonline.
Nga 677496 vota të numëruara, LDK ka gjithsej 161 740 vota, PDK ka 152 144, kurse Lëvizja Vetëvendosje 108 865. Pas këtyre radhitet AAK-ja me 88 760, NISMA më 36 848 vota, Lista Serbe me 28 891, AKR-ja me 28 336 vota, ALTERNATIVA me 9 324 vota, KDTP me 6 497 vota, LB me 5 250 vota, VAKAT me 4907 vota, PD me 4 242 vota, etj.
Shprehur në përqindje, LDK ka fituar gjithsej 23.9%, PDK ka fituar gjithsej 22.5%, Lëvizja Vetëvendosje, e cila ka rënie rreth 100 mijë vota, ka fituar gjithsej 16.1% , AAK-ja 13.1%, 5.4% NISMA dhe 4.2% AKR.
Edhe rreth 15 për qind e votave ende nuk janë numëruar.

Mbrëmë shumica e subjekteve politike e shpallen fitoren. Por më së shumti rezultatit iu gëzua Lidhja Demokratike e Kosovës.



















Ajo pretendonte se diferenca e saj me subjektet e tjera politike shkon në mbi 70 mijë vota. Por ç’është e vërteta, ajo vetëm rreth 10 mijë vota është para Partisë Demokratike të Kosovës, raporton Indeksonline.
Nga 677496 vota të numëruara, LDK ka gjithsej 161 740 vota, PDK ka 152 144, kurse Lëvizja Vetëvendosje 108 865. Pas këtyre radhitet AAK-ja me 88 760, NISMA më 36 848 vota, Lista Serbe me 28 891, AKR-ja me 28 336 vota, ALTERNATIVA me 9 324 vota, KDTP me 6 497 vota, LB me 5 250 vota, VAKAT me 4907 vota, PD me 4 242 vota, etj.
Shprehur në përqindje, LDK ka fituar gjithsej 23.9%, PDK ka fituar gjithsej 22.5%, Lëvizja Vetëvendosje, e cila ka rënie rreth 100 mijë vota, ka fituar gjithsej 16.1% , AAK-ja 13.1%, 5.4% NISMA dhe 4.2% AKR.
Edhe rreth 15 për qind e votave ende nuk janë numëruar.


Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), ka pranuar gjithsej 313 ankesa nga zgjedhjet lokale të 22 tetorit 2017.

Kështu bëri të ditur në një prononcim për Telegrafin kryesuesi i sekretariatit të PZAP-it, Mulë Desku.

Ai tha se prej këtyre ankesave, 216 kanë të bëjnë me fushatën zgjedhore dhe 34 ankesa kanë të bëjnë me manipulim të votave jashtë Kosovës.

“Prej datës 21.09.2017 kur ka filluar fushata zgjedhore e subjekteve politike për Zgjedhjet Lokale të 22 tetorit 2017 deri më datën 22.10.2017, në PZAP- janë dorëzuar, respektivisht PZAP-i ka pranuar 313 ankesa. Prej tyre, 216 ankesa kanë të bëjnë me Fushatën Zgjedhore, 34 ankesa kanë të bëjnë me manipulim të votave jashtë Kosovës, si dhe 63 ankesa kanë të bëjnë me thyerjen e heshtjes zgjedhore në ditën e heshtjes zgjedhore dhe në ditën e zgjedhjeve”, theksoi Desku.

Ndërsa, pas mbylljes së qendrave të votimit, sipas tij, janë dorëzuar shtatë ankesa.

“Pas mbylljes së qendrave të votimit, deri më tani në PZAP janë dorëzuar 7 ankesa. Nga BIRNI, LVV dhe KDI janë paraqitur më së shumti ankesa”, ka thënë kryesuesi i sekretariatit të PZAP, Mulë Desku.

***




43.68 për qind e qytetarëve e kanë shfrytëzuar të drejtën e tyre për të votuar në zgjedhjet për kryetarë komune dhe asamblistë.

Zgjedhjet që u mbajtën dje në gjithë territorin e Kosovës janë cilësuar të mira. E në bazë të rezultateve preliminare, të publikuara online në ueb-faqen e KQZ-së, 19 komuna janë fituar pa balotazh, derisa në 19 komuna të tjera balotazhi do të zhvillohet më 19 nëntor. Hollësi të tjera sjell kronika në vazhdim.

Në bazë të rezultateve preliminare të KQZ-së zgjedhjet e djeshme lokale në Kosovë, prodhuan rezultate interesante për faktin se nga 38 komunat që ishin në proces zgjedhor, gjysma e tyre shkojnë në balotazh.

Nga 19 komunat në të cilat nuk do të ketë balotazh, 9 prej tyre i takojnë Listës serbe, 4 Lidhjes Demokratike të Kosovës, 2 AAK-së , 1 komunë PDK-së, 1 KDTP-së përderisa Skenderajn e ka fituar kandidati i pavarur Bekim Jashari, njësoj siç fitore të re ka shënuar edhe në këto zgjedhje kandidati i pavarur në Hanin e Elezit, Rufki Suma. Nga 7 qendrat e mëdha vetëm në Pejë nuk do të ketë balotazh, pasi që atje edhe për një mandat ka fituar kandidati i LDK-së, Gazmend Muhaxheri.

Nga komunat e tjera më të vogla të cilat shkojnë në balotazh dhe që shumica janë ish bastione kryesisht të PDK-së dhe LDK-së janë: Dragashi, Istogu, Kaçaniku Klina, Kamenica, Obiliqi, Rahoveci, Podujeva, Shtimja, Suhareka,Vushtrria, Malisheva, dhe Kllokoti.

Këto janë rezultatet preliminare të KQZ-së, pas numërimit të më shumë se 90 për qind të votave ndërsa në to nuk përfshihen, votat me kusht, votat përmes postës dhe votat personave me nevoja të veçanta.

****

 


PDK dhe AAK  tregojnë se kënd do ta përkrahin në garën për Prishtinën
Kryeqyteti i Republikës pritet ta ketë një garë interesante në balotazh ndërmjet kryetarit aktual, Shpend Ahmetit dhe Arban Abrashit të LDK-së. Sipas rezultateve të publikuara nga KQZ-ja, del se Lëvizja “Vetëvendosje” ka fituar mbi 34 mijë vota ndërsa partia e Isa Mustafës rreth 29 mijë vota.
Mirëpo, rezultat të dobët edhe kësaj radhe kanë treguar Partia Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës. Ndonëse janë larg Ahmetit dhe Abrashit, këto dy subjekte mund ta përcaktojnë fituesin e kësaj gare.
Partia e Kadri Veselit ende nuk është përcaktuar për ndonjë koalicion paszgjedhor derisa me qëndrim të njëjtë është edhe AAK-ja.
Kandidati i PDK-së që garoi për kryetar, Lirak Çelaj në një prononcim për “Indeksonline” thotë se ende nuk kanë vendosur se kënd do ta përkrahin në zgjedhjet për balotazh në Prishtinë. Megjithatë, ai thotë se nuk është i kënaqur me rezultatit e djeshëm.
“Natyrisht se nuk jam i kënaqur me rezultatin tim. Megjithëse, besojë se kam pas një program të mirë dhe shpresojë se ky program apo pika të caktuara të gjejnë vend në zbatimin e tyre cilido që do të fitojë. Sa i përket pozicionimit si parti, ende nuk jemi mbledh dhe s’kemi diskutuar për rreth kësaj çështje . Por besojë se forumet e partisë do të mblidhen shpejtë dhe do të dalin me ndonjë qëndrim”, ka thënë ai.




Nga ana tjetër, Arbër Vllahiu thotë se përcaktimi për ta përkrahur Shpendin apo Arbanin do të bëhen në ditët në vijim.
“Për këtë çështje vendos partia pasi të jenë bërë analizat dhe vlerësimet e ditës së zgjedhjeve”, ka thënë ai për “Indeksonline”.
Ndryshe, PDK-ja në zgjedhje e 22 tetorit ka arritur t’i marrë në Prishtinë  4.627 vota ndërsa AAK-ja 2.586. /Indeksonline/Alban Muhaxheri/










    Lista Serbe, si parti që përfaqëson komunitetin serb në Kosovë, me mbështetjen e tërësishme të Beogradit zyrtar, në zgjedhjet lokale të 22 tetorit, në garën për kryetarë të komunave ka fituar në 9 prej 10 komunave me shumicë serbe në Kosovë. Gjithashtu, në Komunën e Kllokotit, Lista Serbe ka shkuar në balotazh.

    Pas fitores së Listës Serbe në zgjedhjet parlamentare të 11 qershorit, karshi partive tjera nga komuniteti serb, fitorja e konfirmuar e Listës Serbe në zgjedhjet lokale të 22 tetorit, e nxjerrë këtë parti politike si subjektin më të fuqishëm që përfaqëson serbët në institucionet e Kosovës, vlerësojnë njohësit e zhvillimeve politike, shqiptarë dhe serbë.

    Politologu, Ramush Tahiri, duke folur për Radion Evropa e Lirë, thekson se fitorja e Listës Serbe në zgjedhjet komunale, e vërteton faktin që ndikimi i Beogradit është shumë i fuqishëm dhe vendimtar te çdo pozitë politike dhe qëndrim politik i serbëve në Kosovë.

    “Platforma politike, por edhe programi dhe fushata, janë bërë gjithashtu nga institucionet qeveritare të Serbisë dhe është thënë se votimi për Listën Serbe do të thotë votim për Serbinë në Kosovë ose për ndikimin e Serbisë në Kosovë. Secili qytetarë (serbë) është dashur ta përkrahë këtë dhe të mos e vë në dyshim, në mënyrë që ta ketë përkrahjen e shtetit serb. Formalisht, është Lista Serbe, por cilido subjekt që do të kishte qenë dhe që e ka përkrahjen e Serbisë, do ta kishte edhe fitoren”, tha Tahiri.

    Njohësi serb i zhvillimeve politike, Petar Miletiq, ish- deputet në Kuvendin e Kosovës nga radhët e komunitetit serb, thotë për Radion Evropa e Lirë se me vet faktin që Lista Serbe ka 9 deputetë në Kuvendin e Kosovës, tre anëtarë në Qeverinë e Kosovës, si dhe tashmë ka siguruar 9 kryetarë komunash, përfshirë edhe një balotazh, kjo e bën atë faktorin më relevant nga bashkësia serbe.

    “Por, unë këtë do ta emëroja ndryshe, se kjo në fakt është Beogradi. Për serbët e Kosovës pyetet Beogradi. Me këto zgjedhje, lokale dhe parlamentare, serbët e Kosovës e kanë dorëzuar veten nën menaxhimin e Beogradit. Kjo është esenca e rrëfimit dhe do të vazhdojë edhe më tutje situata ku serbët e Kosovës nuk janë më faktorë politikë në Kosovë, por që ata e kanë deleguar Beogradin që të bisedojë në emër të tyre për gjithçka që është e rëndësishme për ta. Thjeshtë, ata kanë hequr dorë nga mundësia që të ndikojnë në jetët e veta. Kjo është zgjedhje e tyre legjitime dhe kjo është porosi për bashkësinë ndërkombëtare dhe për elitën politike të shqiptarëve të Kosovës, se në fakt, serbët e Kosovës duhet tejkaluar dhe drejtpërdrejtë të bisedohet për të gjitha temat me Beogradin”, tha Miletiq.

    Pas shpalljes së rezultateve preliminare të zgjedhjeve lokale, në Mitrovicë të veriut, shefi i zyrës për Kosovën i Qeverisë së Serbisë, Marko Gjuriq, e ka quajtur fitoren e Listës Serbe në zgjedhjet lokale, si fitore të Serbisë.

    “Fitorja e Listës Serbe është fitore e madhe për të gjithë popullin serb. Kjo është fitore për Serbinë”, ka thënë Gjuriq.

    Por, a ka arritur Serbia, që përmes Listës Serbe të krijojë një faktorë politikë, që do të mund të shihej si i ashtuquajturi “Kali i Trojës”, brenda përbrenda faktorëve politikë serbë të Kosovës, por edhe vet skenës politike të Kosovës në përgjithësi?

    Politologu Tahiri thotë se përmes Listës Serbe, tash për tash, Beogradi dëshiron ta monopolizojë ndikimin e saj tek serbët në Kosovë.

    “Kjo është një formë e re e veprimit të Serbisë në Kosovë, derisa të zgjidhet përfundimisht çështja e Kosovës dhe derisa të përfundojë dialogu i brendshëm serb që e kanë për Kosovën, për atë se si do të zgjidhen raportet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, thekson Tahiri.

    Por, Miletiq thotë se marrëdhëniet e mira ndërmjet shqiptarëve dhe serbëve në Kosovë, janë esenciale për përparimin e jetesës të dy bashkësive. Deri më tash, sipas tij, politika, sikurse po zhvillohet edhe tani, ka qenë frenuesi më i madh i këtyre marrëdhënieve.

    “Beogradi, kryesisht, i ka shtyrë serbët e Kosovës në konflikt me shqiptarët. Ndërkaq shqiptarët këtë e kanë pranuar me të dy duart, sepse kjo u konvenon për shkak se nuk u duhet që plotësojnë asnjë kërkesë e serbëve, madje as ato që janë të saktësuara me ligje, por edhe me Marrëveshjen e Brukselit. Ata menjëherë thonë se kjo është kërkesë e Beogradit”, ka thënë Miletiq.

    Njohësit e zhvillimeve politike vlerësojnë se pavarësisht faktit që Listës Serbe është forcë kryesore e serbëve të Kosovës, sjelljet e saj dhe instrumentalizimi nga Beogradi,do të sjellë bllokadën në marrëdhëniet ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, si dhe ngecjen në nxitjen e mjaft çështjeve, të cilat do të ishin në dobinë e shqiptarëve dhe serbëve.

    Prishtinë,23/10/2017
    Partia e kryeministrit aktual të vendit, Ramush Haradinaj, në zgjedhjet lokale ka marrë 96.102 vota në nivel vendi.

    2017/10/22

    Zgjedhjet komunale 2017 në Kosovë

    Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, është deklaruar lidhur me mbarëvajtjen e zgjedhjeve lokale në Kosovës.
    Presidenti Thaçi thotë se  mbarëvajtja e zgjedhjeve të sotme ishte një sukses i radhës në forcimin e demokracisë dhe shtetit tonë.
    Thaçi ka përgëzuar qytetarët që treguan kulturë të lartë demokratike.

    "Mbarëvajtja e zgjedhjeve të sotme ishte një sukses i radhës në forcimin e demokracisë dhe shtetit tonë.
    Përgëzoj të gjithë qytetarët e Kosovës që treguan kulturë të lartë demokratike, organizatorët, partitë politike, monitoruesit dhe mediet që ishin të palodhshëm për të siguruar një proces zgjedhor që përmbush të gjitha standartët evropiane", ka shkruar Thaçi në rrjetin social Facebook.

    ****


    Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, tha se procesi i votimit shkoi mirë dhe pa ndonjë pa rregullsi.

    “Në zgjedhjet e sotme lokale, kanë votuar 809.637 qytetarë, apo 43,85% e votuesve me të drejtë vote. Qendrat e votimit janë mbyllur në ora 19:00 dhe nga 1.890.952 qytetarë me të drejtë vote, kanë votuar 809.637 qytetarë”, tha ajo.

    Sipas saj nuk ka pasur ndonjë problem të madh të procesit. Ai ka ftuar që të kemi punë dhe inkurajoi për numrin të votave dhe dërgimin e vullnetit të popullit.

    ****

    Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka realizuar me sukses planin operativ për mbarëvajtjen e zgjedhjeve lokale, që kishte për qëllim ofrimin e sigurisë si dhe mbajtjen e rendit, qetësisë dhe sigurisë publike në vend para-gjatë dhe pas procesit të zgjedhjeve në tërë territorin e Kosovës.

    "Pjesë e planit policor ka qenë edhe inicimi dhe procedimi i çdo vepre penale kundër të drejtës së votimit dhe ndërmarrja e të gjitha masave procedurale/penale ndaj çdokujt që bie ndesh me ligjet e vendit, që sanksionojnë veprimet e kundërligjshme ndaj zgjedhjeve të lira dhe demokratike", ka bërë të ditur policia, nëpërmjet një njoftimi.

    Sipas PK'së, vlen të theksohet në aspektin e sigurisë në përgjithësi procesi zgjedhor ka kaluar i qetë dhe pa incidente madhore, të cilat në një mënyrë apo tjetër nuk kanë ndikuar në mbarëvajtjen e procesit zgjedhor.

    "Referuar informacioneve zyrtare janë evidentuar disa raste të ndryshme, por që me veprimet profesionale dhe të menjëhershme janë menaxhuar me sukses nga autoritetet kompetente, Policia e Kosovës dhe Prokuroria e Shtetit", thuhet në njoftimin e PK'së.

    Në Policinë e Kosovës në gjithë territorin e vendit janë evidentuar disa raste penale, si dhe katërmbëdhjetë (14) incidente të natyrave të ndryshme, të cilat Policia e Kosovës ka thënë se i ka trajtuar dhe menaxhuar me sukses sipas procedurave të parapara ligjore.



    ***


    Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli ka thënë se qytetarët edhe një herë e kanë shprehur besimin për PDK-në.

    Ai ka thënë se së bashku do të jenë forca e ndryshimit.

    “Qytetarët treguan, edhe një herë, besimin e palëkundur që kanë për Partinë Demokratike të Kosovës. Ju falënderoj nga zemra të gjithëve për votëbesimin tuaj. Bashkë, si gjithmonë, jemi forcë e ndryshimit’.

    ***

    Në konferencën për media, Abelard Tahiri tha se në këto zgjedhje PDK-ja, i ka fituar bindshëm në shumicën e komunave.
    Deputeja Blerta Deliu tha se në 16 komuna PDK ka dalë si parti e parë dhe është adresa kryesore në vend" Jemi partia e parë në vend dhe kemi fituar në rang nacional. Konfirmohemi si partia e parë" , tha Blerta Deliu në konferencën për media që u mbajt në orën 20.
     ****
    Kandidatja e PDK-së për kryetare të Mitrovicës, Valdete Idrizi, vlerësoi se fitorja e saj në Mitrovicë është e pritshme.
    “Fitorja është duke u thelluar dhe këtë rezultat e kam parë edhe në fushatën zgjedhore. Shoh një entuziazëm. Fitorja është duke u thelluar dhe unë kam koalicion me qytetarët e Mitrovicës”
    Para selisë së Partisë Demokratike të Kosovës në Mitrovicë, tashmë janë mbledhur qytetarë të shumtë në përkrahje të kandidates të PDK-së, Valdete Idrizi.
    Ata janë parë me vetura dhe flamuj të shumtë të PDK-së nëpër rrugët e Mitrovicës.
    Kandidatja për kryetare të Mitrovicës nga radhët e PDK-së, Valdete Idrizi, tha para mediave se nuk mund të precizojë saktë shifrat, por fitorja e PDK-së është duke u thelluar bindshëm.
    “Rezultatet janë shumë të mira nga terreni, nuk mund të flas me shifra konkrete, por ajo që e di me siguri, fitorja është duke u thelluar bindshëm”, ka thënë Idrizi.
    Ajo ka falënderuar të gjithë ata të cilët e kanë mbështetur atë dhe programin e PDK-së për qytetin e Mitrovicës.


    ****
    Kandidati i PDK-së për kryetar të Prizrenit, Shaqir Totaj tha se rezultati tregon se është fitues.
    “Unë kam pritur këtë rezultat, deri në 35 për qind, por vota është shpërndarë për shkak të numrit të madh të kandidatëve për kryetar nga partitë ka ndikuar edhe rezultati. Unë pres që të fitoj bindshëm në balotazh”. Ai tha se pret bashkëpunim me të gjithë.
    ***

    Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryetar të Gjilanit, Zenun Pajaziti, ka thënë se partia e tij ka arritur t’i rikthejë votat e humbura në zgjedhjet e kaluara.

    Ai ka thënë se PDK’së i janë dyfishuar votat në krahasim me zgjedhjet e 2013’s.

    Pajaziti ka thënë se pret që të dalë i dyti në Gjilan, dhe të shkojë në balotazh.

    Por, sipas një ‘exit poll’-i, të realizuar nga instituti “Gani Bobi”, kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar, Lutfi Haziri, dhe ai i Lëvizjes Vetëvendosje, Sami Kurteshi, kanë marrë më së shumti vota në zgjedhjet lokale, të mbajtura sot.

    Gjilanasit, sipas këtij sondazhi të realizuar me qytetarë pas votimit, do të zgjedhin në rrethin e dytë mes Hazirit dhe Kurteshit për kryetar të Komunës.


    ****
    Nga informacionet që ka marr PDK-ja nga terreni, kandidati i kësaj partie për Drenasin, Ramiz Lladrovci ka fituar pa balotazh.

    Fitoren e Lladrovcit nuk mohojnë as nga shtabet zgjedhore të kundërshtarëve të tij.

    *****

    Kandidati i PDK’së për kryetar të Komunës së Ferizajt, Agim Aliu është i bindur se do të dalë fitues në këtë komunë pas balotazhit.

    “Do të dalim fitues në balotazh”.“Platforma jonë qeverisëse i tërheq të gjithë”, theksoi Aliu.Aliu thotë se në PDK e kanë pritur një rezultat të tillë.“E kemi prit këtë rezultat, madje kemi prit rezultat edhe më të thellë”, tha ai.

    Agim Aliu ka marrë 39.5 për qind të votave dhe do të sfidohet në balotazh nga Muharrem Svarqa i LDK'së që moti 31.1 për qind të votave.


    ****


    Partia Demokratike e Kosovës ka marrë më së shumti vota në zgjedhjet lokale në Klinë.
    Kandidati i PDK’së për kryetar të Klinës, njëherësh kryetar aktual i Komunës, Sokol Bashota, ka fituar 36.7 për qind të votave, sipas rezultateve paraprake, të publikuara nga organizata “Demokracia në Veprim”.
    Në vend të dytë renditet Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, me 25.79 për qind të votave.
    Ndërkaq, në vend të tretë është Lidhja Demokratike e Kosovës, me 24.15 për qind.
    ***
    Kandidati i pavarur për kryetar të Skenderajt Bekim Jashari ka shpallur fitoren në këtë komunë.

    Nëpërmjet një shkrimi në Facebook, ai ka ftuar qytetarët që të festojnë në sheshin e qytetit.

    “URIME!!! BASHKE PER SKENDERAJN TONE. Festojme nga ora 21:30 ne Sheshin Adem Jashari ne Skenderaj”, ka shkruar Jashari në Facebook.


    ****

    Nënkryetari i PDK-së, Uran Ismaili , po kryeson si partia e parë në Kosovë.
    “Ky rezultat tregon besimin ndaj PDK-së. Jemi në 15 komuna duke prirë në Kosovë dhe kjo tregon se është një rikonfirmim për ndryshimin që ajo mund të jep në Kosovë”, tha ai për RTK-në.
    Sipas tij fitorja ka ardhur pasi që oferta e PDK-së, është më e mirë.

    Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, bëri me dije se LDK-ja, është partia e parë në votën komunale për asamble.


    “Bindshëm do të i mbajmë 9 komuna. Do të i kemi më shumë se gjysmën e komunave shqiptare. Do të jemi edhe në Novobërdë në balotazh”, tha ai në konferencën për media.

    Ai bëri me dije se do të ketë më së shumti numrin e komunave. “Do të kemi numrin më të madh të votës popullore”, tha ai.



    Arban Abrashi i ka penguar Shpend Ahmetit fitoren në Komunën e Prishtinës në garën për të parin e kryeqytetit.

    Shpend Ahmeti i Lëvizjes Vetëvendosje ka marrë 46.6 për qind të votave si kandidat për kryetar të komunës së Prishtinës.

    Ahmeti ndiqet nga Arban Abrashi i LDK’së, i cili ka arritur të fitojë 33.7 për qind të votave.

    Ndërkohë Vetëvendosja nuk e ka shumicën në Asamblenë e Prishtinës.

    *****

    Në Partinë e Albin Kurtit po vazhdon heshtja pas publikimit të rezultateve të para të zgjedhjeve komunale. Nuk po japin asnjë koment për rezultatet e zgjedhjeve lokale që e nxjerrin Vetëvendosjen si partinë e tretë e të katërt në nivel vendi.

    Lëvizja Vetëvendosje nuk është konfirmuar në asnjë prej komunave të Kosovës si parti e parë, me përjashtim të Prishtinës.

    Rezultatet e para tregojnë se Partia e Albin Kurtit është në vend të tretë e edhe në të katërtin në nivel vendi.

    Në këtë situatë, në Selinë e Vetëvendosjes po vazhdon heshtja.

    Pavarësisht se kishin paralajmëruar fitore pa balotazh në Prishtinë, një gjë e tillë nuk ka ndodhur.

    Sidoqoftë, Vetëvendosje, përpos Prishtinës, është në balotazh edhe në Prizren derisa ende nuk dihen rezultatet e qyteteve tjera.

    ***
    Kryetari i VV-së, Visar Ymeri në një konferencë për media tha se VV-ja në Prishtinë po prin bindshëm.

    “Jemi në garë në 10 komuna. Prej të cilave do të fitojmë, në Gjilan, Prizren”, theksoi ai. Sipas tij dy subjektet e mëdha PDK dhe LDK, po tkurren, ndërsa sipas tij VV ka shënuar rritje. Sipas tij zgejdghejt krahasohen zgjedhjet lokale me zgjedhjet lokale.

    Kurse Glauk Konjufca tha se të gjitha sondazhet kanë treguar se do të fitohet pa balotazh. Ai tha se do të kenë më shumë vende në Kuvendin Komunal të Prishtinës.

    ****
    Kandidati i VV-së për kryetar të Prizrenit,Mytaher Haskuka tha se rezultatet që i kanë janë të parët, por edhe në exit poll janë në balotazh.
    “Deri më tani nuk kemi pasur asnjë takim me paritë e tjera, Do të fitojmë së bashku me votuesit. Në momentin që bëjmë koalicion duhet të kemi program. Ne nuk do të paragjykojmë. Nuk kemi asnjë vijë të kuqe me partitë politike. Kemi marrë vota nga çdo pjesë e qytetin dhe rrethinës”, tha ai për RTK-në.
    Ai është ankuar se ka pasur disa parregullsi në këtë komunë. Haskuka tha se do të pres rezultatet zyrtare. Sipas tij ka  pasur rritje edhe nga zgjedhjet e 11 qershorit.

    *****

    Burim Berisha kandidat i LDK-së për kryetar të Fushë Kosovës ,ka thënë se LDK ka fitore bindëse në Fushë- Kosovë.

    Sipas Berishës LDK ka marrë plotë 60% të votave në këto zgjedhje.

    “Fitoren e kemi sigurt, në asnjë pikë në gjithë komunën nuk kanë mundur të fitojnë asnjë parti në të gjitha pikat jemi fituesi, dhe dikund rezultatit do të jetë dikur 60 përqind do të jetë fitore bindëse”, ka deklaruar Berisha.

    Kujtojmë se Burim Berisha ka udhëhequr me Fushë-Kosovën për katër vite radhazi.

    Kurse kandidati i VV-së, Avni Zogiani ka thënë se ende nuk i kanë të plota rezultatet.

    “Ende nuk i kemi rezultatet, i kemi copë- copë, nuk mund të japim një konkludim”, tha Zogoani


    ****


    Garës për Asamblenë Komunale të Ferizajt po i prinë Partia Demokratike e Kosovës, duke u bazuar në të dhënat e EXIT POLL.

    PDK ka marrë 32.7 % të votave ndërsa LDK-ja 30.2% në Ferizaj.

    Vetëvendosja ka mbledhë 22.9%, AAK 8.3%, NISMA 2.3%.

    Partitë tjera kanë mbledhur 3.5% të votave.

    Gabimet në këto të dhëna mund të jenë 1 ose 1.2 për qind, gjë që bën që mundësitë për ndryshime të jenë të vogla.

    Kujtojmë se kjo komunë sipas EXIT POLL-it  do të shkojë në balotazh.

    Në këtë komunë do të garojnë Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Partia Demokratike e Kosovës.

    Ferizaj do të shkojë në balotazh.

    Atje në balotazh do të jenë Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratike e Kosovës.


    ****

    Partia Demokratike e Kosovës, është duke i prirë garës për asamble komunale në qytetin e Mitrovicës.

    Kështu raportojnë rezultatet e para të Exit Poll-it , ku PDK renditet me 34.5% të votave duke pasuar nga AKR me 28.2% të votave.

    Kujtojmë se Mitrovica sjell befasi pasi qëndron në balotazh ku pritet të përballen Agim Bahtiri nga AKR si dhe Valdete Idrizi nga PDK.

    Këto rezultate vijnë nga ekipi në krye me analistin Shkëlzen Maliqi të cilët kanë përpunuar të dhënat e mbledhura nga shtatë komuna në Kosovë.


    ****
    Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Mitrovicës, Fehmi Ferati, i njohur si Fehi, ka hedhur poshtë rezultatin e ‘exit poll’-it të zgjedhjeve lokale, të realizuar nga instituti “Gani Bobi”.

    Sipas këtij sondazhi, të realizuar me qytetarë pas votimit, Ferati ka dalë i katërti.

    Në vend të parë, sipas 'exit poll'-it, ka dalë Valdete Idrizi e PDK'së, e ndjekur nga Agim Bahtiri i AKR'së dhe Safet Kamberi i LDK'së.

    “Exit poll-ët nuk janë gjithnjë të saktë”, ka thënë Ferati në Klan Kosova.

    Ai ka kujtuar se Vetëvendosje kishte dalë e para në Mitrovicë pas zgjedhjeve parlamentare të 11 qershorit, ndërsa tani, sipas tij, është e pakuptimtë që ai të renditet i katërti.

    Ferati ka thënë se dyshon se në Mitrovicë ka pasur blerje të votave.

    “Edhe AKR, edhe PDK kanë intensifikuar blerjen e votave – në lagjet e varfra dhe në bastione”.

    "Përderisa KQZ nuk e publikon rezultatin, të tjerat janë supozime", është shprehur ai.

    Ai ka thënë se nëse KQZ e konfirmon atë të katërtin, atëherë, sipas tij, zyrtarizohet keqpërdorimi në Mitrovicë.


    *****
    Udhëheqësi i Listës Serbe dhe kandidati për kryetar të Mitrovicës së Veriut Goran Rakiq, sipas informatave të stafit zgjedhor të kësaj liste ka fituar në zgjedhjet e sotme lokale.

    Rakiq, raportohet se fitoi bindshëm në garën për kryebashkiakun e Mitrovicës së Veriut.


    ****

    Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj ka deklaruar se partia e tij tashmë është dyfishuar. Thotë se tri komuna i kanë fituar pa balotazh.
    "Aleanca në 3 komuna që ka qeverisë i ka fituar pa balotazh, Junikun, Deçanin dhe Obiliqin. Në Suharekë, Rahovec, Gjakovë balotazh. Në raund të dytë në Pejë, në Klinë dhe Istog", u shpreh Haradinaj.
    Ai tha se po presim për rezultatin në Kaçanik. "Aleanca ka dyfishim të numrit të komunave", përfundoi ai.

    ***

    Ardian Gjini prin në Komunën e Gjakovës. Kështu sipas Demokracisë në Veprim, kandidati i AAK-së për 10 për qind është përpara Mimoza Kusari-Lilës.
    Alternativa do të jetë në balotazh me AAK-në në Gjakovë.
    Sipas DnV-së, Gjini prin me 10 për qind ndaj Kusari-Lilës.
    Për fitore në këtë komunë, më parë janë deklaruar të dy kandidatët, Gjini e Kusari-Lila.

    Radio Televizioni i Kosovës (RTK), gjatë ditës ka pasur program special për zgjedhjet e 22 tetorit.
    Sonte për të debatuar për zgjedhjet dhe rezultatet në RTK, po marrin pjesë në debat analistët. Fisnik Halimi, Dritëro Arifi, Rrahman Paçarizi dhe Ilir Ibrahimi.
    Për më shumë ndiqeni live debatin


    Rrjeti i organizatave DnV ka publikuar rezultatet preliminare të zgjedhjeve lokale.
    Sipas kësaj organizate balotazh do të ketë në shumicën e komunave.
    Raundi i dytë nuk do të zhvillohet në Lipjan, Junik, Fushë Kosovë, Viti, kurse në dyshim është Peja ku pritet të vendosin votat e fundit.
    Këto janë statistikat e plota
    Gjilani:
    Deçani – AAK pa balotazh
    Gjakova: AAK 10% para Mimoza Kusari – Lilës
    Istog: LDK – 43.46   AAK – 37.36
    Kaçanik: PDK – 39.64   VV – 21.48
    Klinë: PDK – 36.7  AAK – 25
    Fushë Kosova: LDK – 62%  VV – 19.75
    Kamenicë: VV – 34% – LDK 28%
    Mitrovicë: PDK – 30.32% – AKR – 25.8%
    Lipjan: LDK – 56% PDK – 23.1%
    Obiliq: AAK – 46.95%  LDK – 26%
    Rahoveci: AAK – 34.48% PDK – 28.05%
    Peja: LDK – 50.08%  AAK: 31.9%
    Podujevë: 50.8% VV – 29%
    Prishtina: VV – 44.46%  LDK – 35%
    Prizren: 29.66% VV – 22.7% LDK – 19.08%
    Skënderaj: Bekim Lushtaku  – 83%
    Shtime: PDK – 34.8% LDK – 26.4%
    Suhareka: AAK – 39.44% LDK – 33%
    Ferizaj: PDK – 39.65% LDK – 31.08%
    Vitia: LDK – 52% VV – 24.33%
    Vushtrria: PDK – 32.09% VV – 27.07%
    Malisheva: Nisma 39% – PDK 27%
    Junik: AAK 58%
    Hani i Elezit: Rufki Suma – 58%

    Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

    Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...