Agjencioni floripress.blogspot.com

2017/12/15

Befason zëvendëskryeministëri serb Dalibor Jevtiç : Serbët e Kosovës duhet të mësojnë shqipen





Serbët dhe shqiptarët duhet ta ndërtojnë besimin reciprok, ndërsa fëmijët e serbëve kosovarë duhet të mësojnë shqip në mënyrë që të sigurojnë komunikim më të mirë në të ardhmen, ka thënë Dalibor Jevtiç, zëvendëskryeministër në Qeverinë e Kosovës,

“Besimi në Kosovë sot është thelbësor, atë duhet ndërtuar ndërmjet dy bashkësive dhe institucioneve shtetërore”, citon “blic” të ketë thënë ai.

Jevtiq, ministër për Komunitete e Kthim, ka theksuar se njohja e gjuhës shqipe është nevojë për bashkësinë serbe.

“Shumica e shqiptarëve më të moshuar e di gjuhën serbe, kështu nuk është edhe me serbët dhe kjo gjë duhet të ndryshojë”, ka thënë ky zyrtar.

Ai ka shtuar se gjatë disa vjetëve të fundit nuk ka ndodhur asnjë incident me epilog vrasjeje ndërmjet serbëve e shqiptarëve.

Dalibor Jevtiç është anëtar i Kryesisë së Listës Serbe që përkrahet nga Beogradi dhe që tri herë është pjesë e Qeverisë së Kosovës.

Ministri serb i Mbrojtjes.kryeçetniku serb Aleksandër Vulin kërcënon: Në Kosovë nuk do të ketë ushtri tjetër, përpos KFOR-it






Ministri serb i Mbrojtjes Aleksandër Vulin ka thënë se KFOR-i mbetet i vetmi formacion ushtarak në Kosovë.

Duke marrë pjesë në një ushtrim të ushtrisë serbe, ai ka tërhequr se çdo zhvillim tjetër do të përfaqësonte ‘një problem serioz të sigurisë për tërë rajonin’, përcjell Konica.al.

Teksa ka reaguar ndaj paralajmërimit të kryeministrit Ramush Haradinaj se ushtria e Kosovës do të themelohet në muajin mars, Vulin e ka quajtur këtë si një ‘dëshirë e vjetër’ të Haradinajt.

“Duke u mbështetur në Rezolutën 1244, është e qartë se e vetmja forcë e armatosur në Kosovë mund të jetë KFOR-i, dhe ky është qëndrim i Republikës së Serbisë që nuk do të ndryshojë. Ky është qëndrim i qeverisë së Republikës së Serbisë, Kombeve të Bashkuara, dhe, më e rëndësishmja, e të gjithë serbëve në Kosovë”, ka thënë ministri serb i Mbrojtjes para gazetarëve.

Ai ka shtuar se nuk ka mundësi tjetër për të krijuar ushtri në Kosovë, përveç ‘me forcë dhe dhunim brutal të ligjit ndërkombëtar, me cenim të Rezolutën 1244, duke shkelur brutalisht vullnetin e Këshillit të Sigurimit, dhe atë të serbëve në Kosovë’.

“Themelimi i ushtrisë së Kosovës jashtë Rezolutën 1244 do të ishte një problem serioz i sigurisë për krejt rajonin, krijimi i një lloj formacioni ushtarak, ku nuk mund të ekzistojë, për shkak se nuk ka shtet atje, një formacion i udhëhequr nga njerëz qëllimi i të cilëve është të destabilizojnë rajonin dhe të ketë konflikt”, ka theksuar Vulin.

Ministri i Jashtëm i Serbisë Ivica Daçiç: Ajo çka duan shqiptarët kërcënon stabilitetin e rajonit


Ministri i Jashtëm i Serbisë Ivica Daçiç, gjatë një takimi me homologun grek Nikos Kotzias në Athinë, ka theksuar faktin se ndihet i shqetësuar në lidhje me çështjen e influencës së faktorit shqiptar në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

“Duam marrëdhënie të mira me Shqipërinë. Por është më se e qartë që ekziston një politikë e intensifikuar për të krijuar një shtet të bashkuar të shqiptarëve. Ata duan platformën e Prizrenit, pikërisht për të krijuar një shtet të bashkuar shqiptar dhe kjo me të vërtetë është një kërcënim i madh për stabilitetin e rajonit, por edhe më gjerë në Evropë”, ka thënë ai.

Sipas Daçiç zgjedhjet në Kosovë nuk do të sjellin stabilitet.

Daçiç gjithashtu ka kërkuar të falur për herë të dytë përsa i përket gabimit të Beogradit që ka njohur 20 vjet më parë Shkupin me emrin e “Republika e Maqedonisë”, ndërkohë që ka kritikuar udhëheqjen e Shkupit e cila jo vetëm njohu Kosovën, por edhe mbështeti kandidaturën e saj në UNESCO.

A është kjo karikatura më e mirë që e shpërfaq gjendjen në Vetëvendosje?




Një ilustrim në formë karikature duket se dëshmon më së miri tensionet e brendshme në Lëvizjen Vetëvendosje, që tashmë kanë arritur në një pikë të pakthim.

I shprëndarë me shpejtësi virtale në rrjetet sociale, karikatura në fjalë paraqet akronimin VV (për Vetëvendosje), dy shkronja kapitale, në të cilat janë ulur dy njerëz me armë në duar.

Pakënaqësitë e brendshme në subjektin më të votuar në Kosovë janë përshkallëzuar asisoj, sa konflikti ka përfshirë Vetëvendosjen prej strukturave drejtuese e deri te anëtarësia e thjeshtë.

Gjithçka nisi me publikimin në media të një komunikimi të brendshëm të grupit parlamentar të Vetëvendosjes në platformën Viber, ku deputetja Aida Dërguti e cilësonte bashkëpartiakun e saj Albin Kurti si ‘m**’.

Ky shërbeu si shkas për acarimin e raporteve të brendshme dhe daljen në sipërfaqe të kundërshtive të një pjese të eksponentëve të Vetëvendosjes me ish-kryetarin Albin Kurti.

Malazezët e Kosovës: Lista Serbe, këta banditë të mëdhenj

Unioni i Malazezëve të Kosovës ka dënuar sulmet që po i bëjnë aktivistë të Listës Serbe ndaj serbëve dhe malazezëve në Kosovë.

Kjo organizatë që përfaqëson malazezët e Kosovës ka vlerësuar se ‘Lista Serbe është armiku më i madh i popullatës ortodokse në hapësirën e Kosovës’, transmeton Konica.al.

“Unioni i Malazezëve të Kosovës e dënon në mënyrën më të rreptë sjelljen e disa dhunuesve nga Lista Srpska, të cilët, në prag të zgjedhjeve parlamentare, po bëjnë presion edhe ndaj serbëve, edhe ndaj malazezëve, madje edhe fizikisht po sulen kundër tyre”, thuhet në kumtesë.

Për Unionin e Malazezëve të Kosovës, ‘populli do t’i dënojë ata në zgjedhjet parlamentare dhe do të lirohet prej tyre’.

“Ata, me sjelljen e tillë ndaj popullit të vet, konfirmuan pohimet tona më të hershme se Lista Srpska është armiku më i madh i popullatës ortodokse na hapësirën e Kosovës. Për këtë arsye besojmë se populli me guxim e dinjitet, siç i ka hije traditës sonë mijëvjeçare, do t’i dënojë në zgjedhjet parlamentare dhe përgjithmonë do të lirohet nga ta”, theksohet më tutje në komunikatë.

Unioni i Malazezëve të Kosovës ka ftuar organet përkatëse të Republikës së Kosovës, Policinë dhe Prokurorinë, që të mos i lënë qytetarët në mëshirën dhe pamëshirën e dhunuesve, por t’i mbrojë ata nga banditët e Listës Serbe.

‘Luftë cicërimash’ mes amerikanëve dhe rusëve për Maqedoninë



Konflikti SHBA-Rusi është përcjellë me ‘luftë’ cicërimash në rrjetin social të Twitter-it.

Kësaj radhe ka qenë një shkrim i ambasadës amerikane në Maqedoni, e cila ka pyetur në rrjetet sociale se cilat janë idetë për një ajër më të asër në vend, njofton Konica.al.

“Ndotja e ajrit në Shkup sot ishte kaq e madhe sa zor shihej edhe ambasada! Cilat janë idetë tuaja për ajër më të pastër në Maqedoni”, ka shkruar dje ambasada amerikane në Facebook dhe Twitter.

Pas disa orë replikash, ambasada ruse në Shkup ka afishuar një përgjigjje duke thënë se zgjidhja qëndron tek ‘Rryma Turke’.

“Për shkak se miqtë tanë nga ambasada e Shteteve të Bashkuara po kërkojnë ide për ajër më të pastër në Maqedoni, ne duam tu ndihmojmë me një zgjidhje. #Rryma Turke”, ka shkruar ambasada ruse në Twitter.

Deutsche Welle: Shqipëria e Madhe, gogol apo ëndërr në diell?



Ideja e Shqipërisë së Madhe – bashkimi i të githë shqiptarëve në një shtet të vetëm – është bërë sërish temë e nxehtë në Ballkan, njofton Deutsche Welle.

Edhe pse krerët në Prishtinë dhe Tiranë mohojnë ambiciet pan-shqiptare, deklaratat e tyre të fundit kanë shkaktuar alarm.

Nacionalistët nga shumë kombe të Ballkanit kanë akuzuar prej kohësh krerët shqiptarë për një përbetim djallëzor për krijimin e ‘Shqipërisë së Madhe’ duke shkëputur territore nga fqinjët. Në anën tjetër, shumica e politikanëve shqiptarë vazhdimisht kanë hedhur poshtë këtë ide si frikësuese.

Sidoqoftë, me zbehjen e ndikimit të BE-së në Ballkan dhe konfliktet e moçme që pluskojnë në sipërfaqe, krerët gjithandej rajonit po i mëshojnë miteve nacionaliste për të zhvatur vota. Në një intervistë dhënë për Politico më pak se dy javë më parë, kryeministri i moderuar shqiptar Edi Rama ka thënë se ai nuk mund të përjashtojë një ‘bashkim të vogël’ mes Shqipërisë dhe Kosovës nëse BE e heq nga tavolina anëtarësimin.

Ditën tjetër, presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka deklaruar se ‘të gjithë shqiptarët në rajon do të jetojnë në një shtet të vetëm’ nëse BE i mbyll dyert e saj. Kjo ishte mënyra për të vazhduar ‘integrimin në familjen evropiane’, ka sqaruar Thaçi.

Sidoqoftë, krerët e Kosovës mohuan se ai po shtynte Shqipërinë e Madhe kur u pyetën nga Deutsche Welle për të qartësuar deklaratat e tij. Duke folur në një konferencë shtypi në Prishtinë, ai e cilësoi konceptin si ‘një sajesë të Beogradit, me qëllim të përligjjes së ambicieve për Serbinë e Madhe’.

Thaçi akuzoi BE-në se është ‘naive dhe po mashtrohet nga propaganda serbe’.

Drejtuesi i Këshillit Nacional Shqiptar në Serbi, Jonuz Musliu, ka rritur kërkesat duke thënë se edhe qytetet me shumicë shqiptare në Serbi – Bujanoci, Presheva dhe Medvegja – duhet t’i bashkohen Kosovës dhe Shqipërisë.

‘Serbia duhet të jetë mirënjohëse’ që shqiptarët nuk po kërkojnë më shumë territore, ka thënë ai.

Ish komandanti Ramush Haradinaj, pas kthimit të tij nga Franca pasi ishte kërkuar të arrestohej nga Serbia, foli për t’i treguar Serbisë ‘vendin e saj’.

Beogradi u përgjigj me shqetësim. Kryeministri serb Aleksandër Vuçiç bëri thirrje për qetësi, por komentoi se ai do të ‘varej në shtizë në Bruksel’ nëse do të bënte deklarata të tilla për bashkimin e të gjithë serbëve. Shumë serbë jetojnë ende në republikat e dikurshme të Jugosllavisë dhe kontrollojnë entitetin e tyre në Bosnjë dhe Hercegovinë.

Ministri serb i Jashtëm Daçiç ka thënë se BE, Shtetet e Bashkuara dhe Britania ‘do të jenë drejtpërdrejtë përgjegjëse’ nëse shqiptarët vazhdojnë të shtyjnë përpara ambiciet e tyre territoriale.

“Për fat e gjithë kjo është thjesht ëndërr. Por, përvoja na ka mësuar se rruga që çon prej ëndrrës në makth është e shkurtër”, ka thënë Daçiç.

Përgjigjja nga Perëndimi në fillim nuk ishte tumirëse. Javën e kaluar, komisioneri për Zgjerim i BE-së Johannes Hahn ka folur kundër thirrjeve të krerëve shqiptarë.

“Do të doja të shpreh zhgënjimin tim dhe mund të them edhe hidhërimin për deklaratat nxitëse të krerëve të caktuar në rajon”, ka thënë ai pas takimit me Daçiçin në Bruksel. Deklaratat që nënkuptojnë ‘ndryshime kufijsh janë të papranueshme dhe të panevojshme e kundërproduktive’.

Vëzhguesit e huaj nuk besojnë se shqiptarët do të përpiqen t’i bashkojnë tokat e tyre as përmes dhunës dhe as përmes diplomacisë. Deklaratat provokative me gjasmë ishin premtime politike për zgjedhjen e këtij viti në Kosovë dhe Shqipëri, thonë ekspertët për DW.

Çështja për bashkim është një ‘ëndërr në diell’, thotë Frederik Wesslau, analist politik në Këshillin Evropian për Marrëdhënie me Jashtë. Sidoqoftë, kjo është mjaft e dobishme si për politikanët shqiptarë dhe ata jo-shqiptarë që kërkojnë vota.

‘Gogoli i Shqipërisë së Madhe është diçka që shfaqet herëpashere -përdoret nga krerët shqiptarë, por edhe politikanët e tjerë në Ballkanin Perëndimor’, thotë Wesslau, që ka kaluar disa vite si punëtor i OSBE-së dhe Kombeve të Bashkuara në Kosovë.

Deklaratat e fiundit të Ramës dhe Thaçit ‘nuk duhet të merren seriozisht’, pajtohet Erdoan Shipoli, ligjërues në Shkollën për Marrëdhënie Publike dhe Ndërkombëtare në Universitetin Ndërkombëtar të Virgjinas.

“Ajo çka duan të arrijnë politikanët shqiptarë me këto deklarata janë votat nga grupet më nacionaliste’, ka thënë ai për DW. ‘Shumë politikanë shqiptarë akuzohen se janë blerë nga SHBA, BE, nga ky vend apo ai grup, kështu që në këtë mënyrë ata duan të thonë se janë patriotë’.

‘Shumica e shqiptarëve, me aq sa mundem të shoh, mendojnë se mënyra më e mirë për bashkim është nën çadrën e BE-së’, ka thënë ai.

‘Shqiptarët e dinë se do të ishte tejet e vështirë, për të mos thënë e pamundur, për të zgjedhur kryetarin e Shqipërisë së Madhe, e lërë më për ta bërë funksionale. Mbështetja për një nismë të tillë është minimale’, ka shtuar ai.

Edhe kështu, diskutimi për Shqipërinë e Madhe mund të jetë i rrezikshëm, sipas ekspertëve. Njerëzit gjithandej rajonit janë të drobitur nga korrupsioni dhe papunësia, shqiptarët pro-perëndimorë ndjejnë se BE ka dështuar të mbrojë interesat e tyre në Maqedoni dhe Serbi, dhe qytetarët e Kosovës janë të zemëruar në BE-në që nuk po i lejon të lëvizin pa viza. Në rrethana të tilla, është e natyrshme që sentimenti nacionalist të rritet’, ka thënë Shipoli.

‘Hëpërhë nuk ka mbështetje por nëse BE vazhdon t’i dështojë shqiptarët në përgjithësi dhe Kosovën në veçanti, ky mendim do të fitojë më shumë momentum dhe do të ketë më shumë pranueshmëri’, ka thënë Shipoli për DW.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...