Agjencioni floripress.blogspot.com

2018/03/23

Slobdan Petroviq, kryetari i SLS-së dhe deputeti i Kuvendit, ka thënë se ata që flasin për shkëmbim të territoreve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, janë kundër njerëzve që jetojnë këtu.



“Unë e kam bërë të qartë mendimin tim – është një budallallëk dhe gjë shumë e rrezikshme nëse veç dikush tenton ta realizojë”, ka thënë Petroviq.

“Kjo nuk mund të realizohet, secili që ka ide të tilla është kundër njerëzve që jetojnë në Kosovë”.

“Ndonëse ky është më shumë një thashetheme i tabloideve, por një informatë e tillë i frikëson njerëzit – është e dëmshme”.

“Shumica e serbëve jetojnë në jug, s’di çka do të ndajnë si do të ndahet, por problemi është tek ne që i japim rëndësi kësaj çështjeje”.

Për këtë çështje ka folur edhe analisti Nexhmedin Spahiu.

“Ndërrimi i territoreve është një ide e tmerrshme, asnjë shkëmbim i territoreve nuk mund të bëhet pa luftë”.

Marko Gjuriq do të arrestohet nëse hyn në Kosovë!



Konfirmohet se i është refuzuar kërkesa për të hyrë në Kosovës, Marko Gjuriqit.

Jetlir Zyberaj, shef i kabineti të zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, e ka konfirmuar se drejtorit i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, i është refuzuar kërkesa për të hyrë në Kosovë.

“Kërkesa për vizitë i refuzohet Gjuriq dhe ekipit të tij, për shkak të situatës së krijuar ditëve të fundit dhe pas deklaratave që Gjuriq ka dhënë e të cilat kanë kontribuar në ngritjen e tensioneve si dhe në vazhdimësi ka dhënë deklarata që bien ndesh me marrëveshjen e Brukselit mes dyja vendeve”, ka deklaruar ai.

Pra, Marko Gjuriq, po planifikonte që mesazhet e presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiq për “problemet që i ka Serbia me ndërkombëtarët për pavarësinë e Kosovës” t’i sjellte tek serbët e Kosovës por me një propagandë agresive për t’i mbajtur ata me shpresë se Serbia po kujdeset për ta.

Këto deklarata, thotë Zyberaj po e dëmtojnë procesin e normalizimit të marrëdhënieve mes shteteve, andaj edhe kjo është arsyeja kryesore pse i është refuzuar kërkesa e lejes për të hyrë në Kosovë.

“Rrjedhimisht këto deklarata kanë dëmtuar procesin e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet dyjave vendeve dhe tejkalimi i lejes së dhënë në rastet e mëhershme nga Gjuriq janë argument shtesë për refuzimin e kërkesës për leje”, ka thënë më pas shefi i kabinetit të Pacollit.





Drejtorit i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, tha sonte se megjithë ndalimin e nga Ministria kosovare e Punëve të Jashtme që të hyjë në Kosovë, ai të hënë do të jetë në Mitrovicë.

“Do të shkoj t’i drejtohem popullit tim. Të hënën do të jem në Mitrovicë”, tha Gjuriq i nervozua.

Mirëpo, nëse Gjuriqi hyn në çfarëdo forme brenda territorit të Republikës së Kosovës, ai do të arrestohet.

Kështu thotë për lajmi.net Jetlir Zyberaj, shef i kabinetit të zv/kryeministrit dhe ministrit të Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli.

“Procedurat janë të qartë, nëse Gjuriq arrin në pikën kufitare, Policia e Kosovës do t’i tregoj atij që e ka të ndaluar të futet në territorin e Republikës sonë”, thotë Zyberaj.

I pyetur se si do të veprohet nëse Gjuriqi hyn në Kosovë përmes rrugëve ilegale, Zyberaj ka qenë i prerë: “Do të arrestohet dhe do të dëbohet në Serbi”.

“Kërkesa për vizitë i refuzohet Gjuriq dhe ekipit të tij, për shkak të situatës së krijuar ditëve të fundit dhe pas deklaratave që Gjuriq ka dhënë e të cilat kanë kontribuar në ngritjen e tensioneve si dhe në vazhdimësi ka dhënë deklarata që bien ndesh me marrëveshjen e Brukselit mes dyja vendeve”, ka thënë për lajmi.net Jetlir Zyberaj.

Marko Gjuriq, po planifikon që mesazhet e presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiq për “problemet që i ka Serbia me ndërkombëtarët për pavarësinë e Kosovës” t’i sjell tek serbët e Kosovës por me



****


Drejtorit i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, po planifikon të vizitojë Kosovë.

Kurse, Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës po thotë si Gjuriqit i është ndaluar hyrja. Ai ka reaguar duke thënë se askush nuk mund ta ndalë për të shkuar në Mitrovicë.

“Do të shkoj t’i drejtohem popullit tim”, kjo është deklaratë e fundit që ka dhënë drejtorit i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq.

Sipas tij, ai të hënën do të jetë në Mitrovicë.

Këtë reagim Gjuriq e ka bërë pasi Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës ka bërë me dije se Gjuriqit i është ndaluar hyrja për në Kosovë.

“Kërkesa për vizitë i refuzohet Gjuriq dhe ekipit të tij, për shkak të situatës së krijuar ditëve të fundit dhe pas deklaratave që Gjuriq ka dhënë e të cilat kanë kontribuar në ngritjen e tensioneve si dhe në vazhdimësi ka dhënë deklarata që bien ndesh me marrëveshjen e Brukselit mes dyja vendeve”, ka thënë për lajmi.net Jetlir Zyberaj, shef i kabinetit të zv/kryeministrit dhe ministrit të Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli.

Marko Gjuriq, po planifikon që mesazhet e presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiq për “problemet që i ka Serbia me ndërkombëtarët për pavarësinë e Kosovës” t’i sjell tek serbët e Kosovës por me një propagandë agresive për t’i mbajtur ata me shpresë se Serbia po kujdeset për ta.

Droga shqiptare dhe EU

Nuk ka fare rendesi se ku prodhohet droga,por ku konsumohet. 

Po te mbyllet tregu EU i konsumit mbyllet trafikimi dhe vetiu edhe mbjellja. 

EU-ja eshte ajo qe mbyll nje sy per te percaktuar faktorin e degjenerimit te njerezve nepermjet lulezimit te tregut ilegal te droges. 

Tranzicioni: Shqipëria nga regjimi komunist kaloi në regjimin e drogës dhe krimit



Nga Skënder S.KAPITI

Politika shqiptare e të gjitha ngjyrimeve dhe regjimeve partiake të tranzicionit paskomunist e kanë parë dhe e kanë keqpërdorur Demokracinë si Luftë për pushtet, si luftë e betejë për të kapur shtetin, drejtësinë, korrupsionin dhe trafikimin e drogës. Pra politika duke marrë pushtetin si qëllim ka pasur gjithnjë për ta uzurpuar dhe për ta shfrytëzuar shtetin, duke e përdorur atë si mjet për të realizuar objektivat kriminale për të zhvatur, grabitur dhe vjedhur pasuritë e shqiptarëve dhe ato shtetërore, për të abuzuar me paranë publike, me tenderat, me investimet dhe me borxhet shtetërore; për të kontrolluar dhe për të bërë kontrabandën dhe kultivimin e trafikimin e drogës. Me këto është marrë “biznesi politik” i politikës dhe i politikanëve shqiptarë në këto vite të tranzicionit.

Kjo nuk mund të spjegohet ndryshe përderisa Shqipëria është vëndi më i korruptuar, më i kriminalizuar, më i prapambeturi, më i paintegruari, më i varfëri, më i papunë, dhe më problematiku në Europë edhe për padrejtësinë e drejtësisë, edhe sidomos e kryesisht për kultivimin e trafikimin e drogave. Fatkeqësisht një realizim dhe ekspirementim të tillë e kanë aplikuar si model përvoje edhe politika dhe politikanët e Kosovës.

Droga dhe krimi janë problemet madhore me të cilat ballafaqohet sot Shqipëria , dhe se ato janë pra problemi kryesor i cili pengon zhvillimin e Shqipërisë dhe integrimin e saj në BE.

Droga dhe krimi ,prej tyre kryesisht Shqipëria mbahet e izoluar dhe jasht nga BE-ja, pasi BE nuk integron në gjirin e saj shtete të tilla prej të cilave importohet krim dhe drogë.

Krimi dhe droga, si dhe korrupsioni kanë sfiduar dhe kanë kapur politikën, shtetin dhe ligjin në Shqipëri.

Prandaj ndërhynë SHBA për miratimin e ligjit të VETTING-ut dhe këmbëngulin për Dekriminalizimin e politikës e cila do të mundësojë çmontimin e regjimit të drogës ,të krimit dhe të korrupsionit nga sistemi politik dhe nga drejtësia ,gjëndje kjo e cila mori përmasa alarmante sidomos këto vitet e fundit, në vitet 2013-2017, kur në pushtet erdhi Partia Socialiste e cila solli reaksionin zinxhir të rritjes së papunësisë, të varfërisë, të pasigurisë dhe sidomos të eksodit ku gjatë kësaj periudhe u larguan nga Shqipëria mbi 250 mijë qytetarë shqiptarë, kryesisht të rinj, të cilët kërkojnë azil ekonomik nëpër vëndet e BE-së. Pra ashtu sikurse në vitet 1991 shqiptarët u larguan masivisht prej pasojave të rënda të regjimit komunist ashtu edhe sot shqiptarët largohen akoma nga atdheu por tani prej regjimeve politike të drogës, të krimit dhe të korrupsionit paskomunist.

Nuk ka media në Shqipëri, nuk ka lajme në televizionet në Shqipëri por edhe nga ato europiane që pothuajse çdo ditë të mos fillojnë me drogat, me kultivimin dhe me trafikimit të tyre.

Kjo ka krijuar përshtypjen e instalimit në Shqipëri të një regjimi të drogës. Kulmi arrin deri atje sa që në këtë ndërmarrje të tillë kriminale shumë të rëndë të përfshihen edhe strukturat e larta shtetërore, ku akuzohen politikanë të lartë,deri dhe ministra, kryetar komunash, dhe shefa e drejtorë policie etj. Kjo edhe për faktin tjetër pasi për trafikimin e drogës , të hashashit janë përfshirë deri edhe bazat ushtarake detare dhe ajrore të ushtrisë. Kjo tregon se droga kryesisht e ka kapur dhe e kriminalizuar sistemin, dhe lufta kunder saj duhet të shpallet si emergjencë pasi përbën një kercenim real të madh social dhe kombëtar.

Ky realitet ka mundësuar dhe inkurajuar që media prestigjoze nderkombëtare ta etiketojne Shqipërinë si Kanabistan.

Zakonisht në bote regjimet identifikohen me atë se si qeveriset, administrohet dhe si zhvillohet e kulturohet ai vënd apo shtet.

sh. Regjimi komunist quhej i tillë sepse ndertonte dhe funksiononte komunizmi, regjimi feudal prej feudalizmit, diktatorialët dhe autokratët prej diktatorëve dhe autokracisë etj.
Eurodeputeti Kukan, drogën, që në Tetor të vitit 2016 e quante: problem gjigand në Shqipëri i cili rrezikon shumë imazhin ndërkombëtar të Shqipërisë. Gjëndja e drogës në vazhdimësi vetëm se e bëri akoma më shqetësues problemin në rang europian sa që edhe Raporti i Marsit të vitit 2018 i Bordit Ndërkombëtar për Kontrollin e Narkotikëve për vitin 2017 e identifikon Shqipërinë si burimin kryesor të kanabisit që përdoret në shtetet e Bashkimit Europian.

Si pasojë e këtij realiteti problematik jo vetëm për Shqipërinë por edhe për Europën, Shqipërinë e etiketojnë shumë personalitete të larta dhe media ndërkombëtare si Kanabistan.

Kjo ndodh sepse etiketimi vjen prej kanabisit ashtu sikurse ka vënde të cilat janë të njohura dhe shquhen e permenden botërisht edhe prej asaj se çfarë ato prodhojnë , prej burimeve minerale dhe prej kulturave bujqësore që kultivojnë dhe i eksportojnë, kështu p.sh, njihen vëndet e Amerikës Latine dhe të Afrikës për kakaon dhe kafenë, vëndet aziatike për orizin, Amerika për grurin , shtetet e lindjes së mesme për naftën etj.

Dhe Shqipëria për fat të keq po njihet ndërkombëtarisht e shquhet aktuaklisht për kanabisin, per hashashin.

Në regjimin komunist prioriteti kryesor i saj ka qenë bujqësia koooperativiste dhe ajo e ndërmarrjeve shtetërore, ku përparësia kryesore e atij sistemi ishin kultivimi i drithërave të bukës si gruri e misri, pasi socializmi shqiptar kishte moton e tij që: “lufta për bukën është lufta për socializmin”.

Tani në Demokraci zhvillohet beteja për kanabisin. Beteja për kanabisin është biznesi kryesor “kapitalist”me të cilin fitohet shpejt pasuria, investimi dhe paraja. Këtë e siguron si mundësi regjimi politik i lirisë së “demokracisë” libertariane të korrupsionit dhe i mosfunksionimit të shtetit dhe të ligjit.

Me rënien e komunizmit dhe në vazhdimësi nën hijen e patronazhin e regjimeve të partive politike hyri si kulturë por edhe si edukatë kultivimi, konsumi dhe trafikim i drogës ku sot ka arritur kulmin dhe është bërë problem dhe shqetësim i madh edhe për Europën aq sa mediat gjermane në Shkurt të vitit 2018 shkruajnë se: Shqipëria, origjina e drogës, na kanë pushtuar kartelet shqiptare” dhe po kështu Televizioni ARD në edicionin e lajmeve e cilësoi Shqipërinë si “Kolumbia e Europës”, dhe po kështu media greke në Shkurt 2018 shkruan se : Shqipëria ka prodhim rekord të kanabisit në çdo rajon dhe pothuajse në çdo fshat, dhe pra droga në Shqipëri është problem dhe shqetësim politik, diplomatik, social dhe mediatik europian.

Droga shqiptare sot është bërë fjala më e përdorshme kudo në ambjentet politike, mediatike, nëpër lokale, shkolla, ne ekonomitë fermere bujqësore ,në shoqëri dhe deri në familje., dhe jo vetëm kryefjala por ajo ka fituar edhe statusin e mjetit dhe të marifetit më të shpejtë fitimprurës dhe shikohet si një biznes kultivimi ,përpuninmi, trafikimi dhe eksportimi pavarësisht se ligji e ndalon dhe e ndëshkon një gjë të tillë si vepër kriminale.

Mirëpo “ligji i gjyqtarëve dhe i prokurorëve shqiptarë” , edhe ai vetë është korruptuar, blerë dhe është kriminalizuar edhe ai nga droga, nga paraja e saj dhe e korrupsionit me të ashtu si politikanët.

Ky ligj ndëshkon shumë ashpër dhe rëndë ata të cilët merren me cikërrima , me sasisira të vogla të ndonjë grami droge dhe jo ata të sasirave kuintalëshe dhe të tonelatave.

Ligji sa më shumë duket sikur po e lufton drogën por çuditërisht në vënd që të pakësohet droga , ajo rritet, shtrihet, përhapet dhe shtohet. Ishte vetëm në Lazarat , u duk se u lokalizua , u ndalua dhe u luftua por u rrit , u përhap dhe u kultivua kudo në fusha, fshatra, sera,kodra e male, dhe hashashi është bërë edhe vrastari e bletëve, ku vitin e kaluar prej hashashit u zhdukën gjysma e koshereve të bletëve ,pra një genocid ndaj bletëve.

Madje droga është bërë edhe “kriter CV-je” dhe standart politik, policor dhe administrativ që të mundëson për t’u punësuar atje, pra që t’i shërbesh në regjimit.

Me paratë e drogës flitet jo vetëm nga votuesi por edhe nga vetë politika se me to blihen edhe votat dhe fitohet edhe pushteti.

Ky realitet e ka dëmtuar shumë rëndë në arenën ndërkombëtare personalitetin , dinjitetin dhe imazhin e shqiptarëve dhe të Shqipërisë . E si mundet që Shqipëria të integrohet në BE kur ajo është burim i kanabisit dhe ku prej Shqipërisë “eksportohen” për në BE krimi dhe droga?

Prej këtij regjimi kriminal të narkodrogës është instaluar narkoshteti, prej krimit të drogës vjen varfëria, papunësia, moszhvillimi; dhe prej drogës burojnë dhe kriminalizohet politika e drejtësia ; krimi elektoral, shitblerja e votës, krimi ordiner , aksidentet, divorcet,krimi në familje,prostitucioni, korrupsioni; biznesi i pisët, vjedhja e grabitja; parazitizmi, frika, pasiguria dhe ankthi.

Paraja e drogës sfidon edhe paranë e bizneseve dhe të punës së ndershme duke arritur deri atje sa që të bashkohet dhe të bashkëpunojë edhe me të.

Regjimi të cilin e instalon droga është dhe përbën një kërcënim real dhe të madh për kombin, për shoqërinë shqiptare, për sovranitetn kombëtar , gjë e cila do u kushtojë brezave edhe në të ardhmen.

SHKODRA NUK E HARRON DON LUIGJIN !


Nga Fritz RADOVANI:



24 MARS 1963: Shugurohet Meshtar Don Luigj Kçira nga Imz. Ernesto Çoba.
Pak kohë para zgjedhjeve të para nen pushtimin sllavokomunist të vitit 1944, votimet ishin caktue me 2 Dhjetor 1945. Aso kohe seminaristi Mark Çuni kishte formue Organizaten Antikomuniste “Bashkimi Shqiptar” në Shkoder. Aktiviteti i Organizatës kje i shkurtë dhe filloi me traktët e para të shpërndame në nandor 1945 po në Shkoder. Teksti ishte i kjartë. Bahej thirrje për mos me votue për “Frontin Demokratik”, sëpse kjo organizatë mëshef mbrenda saj vetëm elementin sllavokomunist vrasës në shërbim të Jugosllavisë së Titos, politikë që ishte shumë e kjartë nga vëprimet e qeverisë komuniste kukull të Tiranës që drejtohej nga Enver Hoxha. Ardhja e Nako Spiros dhe e Sejfullah Maleshovës në muejt e parë të 1945 në Shkoder, kishte zbulue edhe një vëprim që shpejtë do të ndodhë, “se shpejtë qeveria komuniste do të mbyllin të gjitha shkollat fetare”....
Si dhe masat tjera ekonomike, që do të ushtrojnë kundër Fesë për me realizue qellimet ateiste të doktrinës komuniste stalinjane, si në Rusinë bolshevike të diktatorit Stalin.
Në Shkoder ishin edhe disa lapera agjentë që mbas ramjes së fashizmit u vune në shërbim të sigurimit komunist që me Nandorin 1945, dhe ishin ditë e natë në gjurmim të vëprimëve të Organizatës “Bashkimi Shqiptar”. Në Organizatë u përfshinë studentë, profesorë, ushtarakë, punëtorë, fshatarë, që me vepra do të dëshmonte se asht për përmbysjen e komunizmit pa dhunë, po me zgjedhjet e “lira dhe demokratike” që shpejtë do të zhvilloheshin në Shqipni. Në fakt ngjau e kunderta!
Nder të parët aktivistë u arrestue Luigj Kçira, per të cilin Mark Gjon Shllaku më ka thanë se pak burra, mund të kenë qendrue gojëmbyllun para torturave shnjerzore ashtu si ka mujtë me qendrue Luigj Kçira. E mos harroni kurrë urrejtjen e sigurimit të shtetit!
Deklarata e Luigj Kçirës, e bame para gjyqit të hapun në kinema “Rozafat” të qytetit të Shkodres, me datën 28 Janar 1946, ora 09.00, me trup gjykues: Kryetar Mustafa Iljazi, anëtarë Namik Qemali e Tonin Miloti, prokuror Aranit Çela, proces i plotë i ruejtun në Dosjen nr. 1068, në arkivin e Ministrisë së Mbrendshme në Tiranë, tregon plotësisht dhe kjartë, në mënyrë të pakundërshtueshme tradhëtinë, makinacionet dhe qellimin që kishte në plan të parë sigurimi komunist e që, përballë tij asht vepra Demokratike e vërtetë e Organizatës “Bashkimi Shqiptar” dhe e drejtuesit tê saj Mark Çuni.
I arrestuemi Luigj Kçira deklaron: “At Fausti dhe At Dajani, nuk dijnë kurrgja se unë kam hjellë trakte. Ata mi ka dhanë Mark Çuni e Gjergj Bicaj. Unë i kam lanë në shtëpi tek Gjovalin Zezaj, dhe bashkë me té kemi dalë me i shpërnda. Këte e ka dijtë edhe xhakoni Gjon Shllaku e Zef Kuqi. Tue i shpërnda na ka kapë Kol Shytani e Gjon Prennushi dhe jemi arrestue atë natë me 27 Nandor 1945. Kush na paditi s’e dij...”.
Luigj Kçira u dënue me 20 vjet burg, per me vujtë gjithë jeten nën zgjedhen e “luftës së kllasave” nga diktatura komuniste, vetëm pse kerkoi zgjedhje të Lira dhe demokratike... Liri mendimi dhe fjale ...kërkoi Liri Feje...një e Drejtë themelore per Njeriun, per këte u konsiderue gjithë jeten e Tij “armik i popullit”. Mbas dhjetë vjetëve burg lirohet dhe i kushtohet Fesë, tue u ba nen kujdesin e Imz. Ernesto Çobës, Ushtar i Krishtit me datën 24 Mars 1963. Rrethanat në të cilat u ndodh rrezikuene edhe njëherë arrestimin e Tij.
Nuhati perndjekjen dhe survejimin që nuk ju nda gjithë jeten madje, edhe kur ishte në rrugë karrshi Foto Marubit me çekiç në dorë tue meremetue shkarpa të vjetra...
13 Mars 1991, ka thanë Meshen e Parë në Kishen e Arrës së Madhe mbas rihapjes së Kishave në Shqipni, në vitin 1990. Vazhdoi me pervujtni sherbimin fetar deri me datë 20 Nandor 2008, kur Don Luigji, ndrroi jetë në moshen 83 vjeçare në Shkoder.
***
2018 Sot në këte dhjetë vjetor të vdekjes së Tij, Don Luigj Kçira na kujton portretin e Atdhetarit, Fetarit, puntorit, “armikut të popullit”, këpuctarit, qytetarit dhe Burrit të Nderuem të qytetit të Shkodres, klerikut të pervujtë, Ushtarit besnik dhe të palodhun të Krishtit në Shqipninë e martirizueme nga terroristët Enver Hoxha e Ramiz Alia.
Thjeshtësia dhe perkushtimi i Don Luigjit mbesin të perjetshme në kujtesen e të gjithë atyne që e njohën dhe u pershndetën me dashuni e respekt me Klerikun e palodhun...
Vetë jeta dhe modestia e Tij janë një model prej të cilit duhet mësojnë Rinia sot!
Ai ishte Meshtar Katolik që nuk u thye as nuk u perkul asnjëherë perballë terrorit dhe persekutimit komunist ma barbar që ka njoh historia e Popullit Shqiptar, Atij Popull që nder shekuj per Atdhe e Fe, vazhdoi me kenë besnik i Gjergj Kastriotit Skenderbeut !
Melbourne  23 Mars 2018.

















Fatkeqësisht turpi ska të ndalur

SKANDALËT E PROKURIMIT S'KANË TË NDALUR !!!

FATËKEQSIA MË E MADHE PËR SHTETIN E KOSOVËS ËSHTË SE NË SHUMË VENDE UDHËHEQËSE TË PROKURIMIT JANË EMËRUAR TË PA AFTIT DHE TË KORRUPTUARIT QË PO E DËMTOJNË  ÇDO DITË BUXHETIN E KOSOVËS!

FJALA VJEN NË POLICINË E KOSOVËS ËSHTË EMRUAR SI DREJTORESHË E PROKURIMIT VALMIRA BLLACA,QË  ËSHTË EMRUAR EDHE EKSPERTE E JASHTME E ORGANIT SHQYRTUES  TË PROKURIMIT ME REFERENCA BUTIQESH...

TURP PËR POLICINË DHE OSHP-NË!

2018/03/22

A është hapë rruga e procesit të liberalizimit të vizave.

Image result for kosovo i cakorr


Mali i Zi, njëanshëm, i kontrollon edhe tetë mijë hektarët e territorit të Kosovës që pretendohet t’i kenë kaluar fqinjit perëndimor nëpërmjet Marrëveshjes së firmosur nga Qeveria e mandatit të shkuar, dokument që nuk ka kaluar procedurat kushtetuese për të hyrë në fuqi...

Prishtina zyrtare është duke e toleruar këtë realitet që është në terren.

Dëshmitarë të zbatimit në praktikë të dokumentit që nuk e ka statusin e marrëveshjes ndërkombëtare, janë edhe anëtarët e rinj të Komisionit shtetëror për shënimin dhe mirëmbajtjen e kufirit shtetëror. Një ditë më parë ata ishin në terren, në kuadër të procesit të verifikimit të vijës kufitare. Ata kanë parë se si autoritetet malazeze ushtrojnë kontroll mbi territorin që pretendohet se i takon Kosovës.


Çfarë mendojnë qytetarët për demarkacionin

Image result for kosovo i cakorr

Qytetarët kanë mendime të ndryshme sa i përket ratifikimit ose jo të Marrëveshjes për demarkacionin me Malin e Zi,

Shumica prej tyre mendojnë se sapo të votohet kjo marrëveshje, liberalizimi i vizave do të jetë i pashmangshëm. Por, kështu nuk mendojnë edhe njohësit e kësaj fushe.

Tri herë radhazi ka dështuar të mbahet seanca e Kuvendit të Kosovës për ratifikimin e marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi.

Image result for kosovo i cakorr

Qytetarët kanë mendime të ndryshme nëse duhet të votohet kjo marrëveshje.

Disa thonë se nuk duhet falur tokën e Kosovës dhe kurrsesi deputetët të mos e votojnë atë.

Ndërsa, qytetarë të tjerë preferojnë që deputetët ta votojnë Marrëveshjen, dhe t’i hapin rrugë procesit të liberalizimit të vizave.
Image result for kosovo i cakorr
Ata ftojnë edhe Vetëvendosjen që mos ta bllokojnë procesin.

Por, Arton Demhasaj nga organizata “Çohu”, thotë se edhe nëse votohet Marrëveshja për demarkacion, liberalizimi i vizave nuk bëhet menjëherë, pasi mbetet edhe një kusht tjetër për t’u plotësuar.

Kryeministri Haradinaj më 28 shkurt, kur dështoi Kuvendi për Demarkacion, pati thënë se një seancë tjetër nuk do të mbahet derisa të sigurohen 80 votat e nevojshme për ta miratuar marrëveshjen.


***
Image result for kosovo i cakorr

Pavarësisht faktit se për të martën është caktuar për herë të katërt këtë vit seanca për ratifikimin e Marrëveshjes së demarkacionit të kufirit me Malin e Zi, dilemat mbesin akoma nëse janë siguruar votat e nevojshme për kalimin e saj.

Koalicioni pretendon se i ka pikërisht 80 vota për ratifikimin e marrëveshjes, aq sa është kufiri më i ulët i mundshëm, por i mjaftueshëm. Por, tani, janë ngritur edhe shqetësime nëse të martën, ndonjëri prej deputetëve, sidomos nga radhët e partive që janë deklaruar se do ta mbështesin marrëveshjen, do të mungojë në seancë - me çka do të pamundësonte ratifikimin e marrëveshjes.
Image result for kosovo i cakorr
Partia Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Nisma Socialdemokrate, Aleanca Kosova e Re dhe partia politike opozitare Lidhja Demokratike e Kosovës tashmë kanë arritur një konsensus për votimin e demarkacionit.

Por, të gjitha së bashku nuk e mbërrijnë dot numrin prej 80 votave të nevojshme për ratifikim. Andaj, ato janë në pritje të reflektimeve edhe nga deputetë të caktuar nga Lëvizja Vetëvendosje, Grupi i Deputetëve të Pavarur (që është shkëputur nga grupi i Vetëvendosjes) dhe ata të Listës Serbe.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, nuk ka reflektuar shumë optimizëm nëse janë siguruar votat e mjaftueshme për ratifikimin e marrëveshjes, por më tepër është përqendruar në sensibilizimin e deputetëve.
Image result for kosovo i cakorr


Haradinaj i ka ftuar deputetët që të votojnë për ratifikimin e demarkacionit.

Ai tha se mungesa e një deputeti të vetëm në seancën e së martës, mund të ndikojë në vazhdimin e izolimit të Kosovës, ngase Komisioni Evropian e ka bërë të qartë se ratifikimi i demarkacionit është kusht i domosdoshëm për liberalizimin e vizave.

Image result for kosovo i cakorr


“Mungesa e një deputeti atë ditë, është porosi për ta mbajtur Kosovën në izolim”, theksoi kryeministri Haradinaj.
Image result for kosovo i cakorrImage result for kosovo i cakorr

“Po dëgjoj plot deputetë që thonë se çka duhet të bëjë Qeveria nëse votohet apo nuk votohet ligji për demarkacionin. E unë po e shtroj pyetjen, se çka duhet të bëjnë ata deputetë që bëhen shkaktarë për moskalimin e këtij ligji, i cili e ndal izolimin e vendit dhe respekton tërësinë territoriale”, tha Haradinaj.
Image result for kosovo i cakorr
Ai ka konfirmuar po ashtu se deri më tani nuk është arritur ndonjë marrëveshje me deputetët e Listës Serbe që ta votojnë marrëveshjen e demarkacionit.

Nga ana tjetër, zëvendëskryeministri i Kosovës, Dalibor Jevtiq, ka thënë për mediet serbe se Lista Serbe nuk ka interesim për temën e demarkacionit të kufirit ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi. Jevtiq ka theksuar po ashtu se ka pasur edhe presione nga bashkësia ndërkombëtare që ta votojnë këtë marrëveshje.
Image result for kosovo i cakorr
Analisti politik, Artan Muhaxhiri, thirrjen e seancës pa u siguruar numri i saktë i votave e sheh si diçka joserioze.

"Nëse ndodh edhe një herë kjo, që të mos ketë vota, atëherë do të ishte një gjë e tmerrshme, një gjë e turpshme. Do të ishte një vazhdim i lojës së deritanishme me ndjenjat e qytetarëve, me pritjet e tyre, që do të ishte absolutisht e pafalshme", tha Muhaxhiri.

Sipas tij, tashmë është koha e fundit që institucionet e Kosovës të mendojnë drejt për të ardhmen e qytetarëve dhe mundësinë e lëvizjes së lirë të tyre në vendet e Bashkimit Evropian.
Image result for kosovo i cakorr
"Edhe limitet e Bashkimit Evropian janë duke shkuar drejt fundit dhe nëse nuk miratohet të martën, do të ketë probleme të mëdha procedurale që të liberalizohen vizat gjatë këtij viti", tha Muhaxhiri.

Gjatë këtij viti, në tri raste Kuvendi i Kosovës është mbledhur në seanca plenare për ratifikimin e demarkacionit me Malin e Zi, por çështja nuk ka arritur të kalojë në procedurën e votimit, ngase kishte mungesë të votave për ratifikimin e marrëveshjes.

Marrëveshja e demarkacionit të kufirit me Malin e Zi është nënshkruar në gusht të vitit 2015 në Vjenë. Ndërkohë, Kuvendi i Malit të Zi e ka ratifikuar këtë marrëveshje, por jo edhe ai i Kosovës, për shkak të mungesës së konsensusit të brendshëm.

Ratifikimi i kësaj marrëveshjeje mbetet kusht i vendosur nga Komisioni Evropian për heqjen e regjimit të vizave për qytetarët e Kosovës.


****

Image result for kosovo i cakorr

Oda Ekonomike e Kosovës (OEK) ka përgëzuar deputetët e Kuvendit të Kosovës për miratimin e Demarkacionit me Malin e Zi.

Përmes një komunikate dërguar mediave, kjo odë ka vlerësuar se miratimi i marrëveshjes hap rrugë për Kosovën në shumë fusha të reja, e në veçanti në zhvillimin ekonomik, duke përfshirë këtu ekonominë e lirë dhe tregun e hapur, bazuar në lëvizje të lirë të mallrave, shërbimeve dhe qytetarëve.

“Nevoja për ndërkombëtarizimin e ndërmarrësisë vendore është urgjente me qëllim të përshpejtimit të proceseve integruese, përmbushje të kritereve në rrugëtimin evropian si dhe reformat e shumta institucionale brenda Kosovës Votimi i djeshëm i demarkacionit për Kosovën do të thotë shumë, pasi që po i hapet një dritare e re për bashkëpunim dhe avancim të të gjitha proceseve. Deputetët e Kuvendit të Kosovës, vendosën që të shohin nga e ardhmja. Të gjithë deputetët e Kuvendit të Kosovës që i thanë po ratifikimit të Marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi, kontribuan në konsolidimin e shtetësisë së Kosovës dhe fuqizimin e subjektivitetit të saj ndërkombëtar”, thuhet në reagimin e OEK, transmeton Koha.net.

Sipas tyre, përfituesit më të mëdhenj janë bizneset e Kosovës që gati për dy dekada me radhë janë ndeshur me shumë probleme që kanë të bëjnë me vizat.

Megjithatë, kjo odë bën thirrje që të kuptohet se vet votimi i Demarkacionit nuk është një shkop magjik i zgjidhjes së problemeve.

“Por, duhet te kuptohet se vet votimi i ratifikimit të Demarkacionit nuk është një shkop magjik I zgjidhjes së problemeve të grumbulluara në veçanti në tri vitet e fundit sepse na presin sfida të rëndësishme, sidomos sundimi i rendit dhe ligjit, reforma të administratës publike, zhvillimi ekonomik dhe social, kriteret në rrugëtimin integrues dhe mbi te gjitha angazhim substancial në ndryshimin e percepcionit të krijuar për Kosovën dhe përmirësimin e imazhit të saj”, thuhet në fund të komunikatës.

****





Image























18:52 - Pas tre vitesh, Kuvendi i Kosovës e ka miratuar demarkacionin me Malin e Zi.

Me 80 vota pro, minimumin e nevojshëm, Kuvendi miratoi sot demarkacionin pas katër herë ndërprerjesh për shkak të gjuajtjes me gaz nga Vetëvendosje.

11 vota ishin kundër.

Kryesia: Largohen nga seanca edhe shtatë deputetë të tjerë të VV-së

18:51 - Kryesia e Kuvendit ka njoftuar zyrtarisht se ka përjashtuar edhe shtatë deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje, pas herës së parë kur përjashtoi pesë.

“Kryesia vendosi që deputetëve: Ali Lajçi, Sami Kurteshi, Ismajl Kurteshi, Arbërie Nagavci, Valon Ramadani, Arbër Rexhaj dhe Shemsi Syla, për hedhjen e gazit lotsjellës, t’u shqiptohet masa disiplinore, ndalimi i pjesëmarrjes në vazhdimin e seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit të Republikës së Kosovës, më 21 mars 2018”, thuhet në njoftim.

Nagavci mohon të ketë pasur bombolë gazi

18:44 - Deputetja e Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci ka mohuar se ka pasur bombolë gazi.

Vetëvendosje më herët ka konfirmuar se Nagavci është arrestuar, përderisa Policia e Kosovës kishte konfirmuar se kishte arrestuar dy deputetë të Vetëvendosjes, njërin për hedhje të gazit lotsjellës në Kuvend e tjetrën për posedim të gazit lotsjellës, transmeton Koha.net.

“Unë nuk kam pasur asnjë bombolë gazi. Portalet që publikojnë lajme të rrejshme mund të fitojnë klikime, edhe disa para, por s'kanë aspak etikë profesionale e as moral. Ju që po u shërbeni atyre që po shkatërrojnë këtë vend jeni po aq përgjegjës”, ka shkruar Nagavci në Facebook.

Deri më tani janë arrestuar këta deputetë të Vetëvendosjes për hedhje të gazit lotsjellës në Kuvend për shkak të demarkacionit me Malin e Zi: Drita Millaku, Fitore Pacolli, Arbërie Nagavci, Liburn Aliu, Salih Zyba, Xhelal Sveçla, Valon Ramadani.

18:26 - VV mbetet me gjashtë deputetë në seancën për demarkacionin

Vetëvendosje ka mbetur vetëm me gjashtë deputetë në seancën për demarkacionin me Malin e Zi.

13 deputetë janë përjashtuar për gjuajtje me gaz dhe bashkëpunim në këtë vepër. 7 nga këta deputetë janë arrestuar.

Tani në vazhdimin e seancës kanë mbetur Albin Kurti, Glauk Konjufca, Albulena Haxhiu, Rexhep Selimi, Adem Mikullovci dhe Saranda Bogujevci.

Haxhiu kërkon dorëheqjen e Veselit

18:08 - Albulena Haxhiu, anëtare e Vetëvendosjes, ka kërkuar dorëheqjen e kreut të Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli, për shkak të fyerjeve që po u bën deputetëve të Kuvendit.

Ajo këto komente i bëri pas mbledhjes së kryesisë së Kuvendit, për të cilën tha se nuk kishte marrë ftesë.

Haxhiu e ka quajtur të papranueshme sjelljen e kreut të Kuvendit të Kosovës, duke kërkuar dorëheqjen e tij për shkak të, siç u shpreh, fyerjeve të vazhdueshme.

“Për ne është e papranueshme që Kadri Veseli të jetë kryetar i Kuvendit dhe u bë shumë gjatë që ai në krye të foltores shan deputetët e Kuvendit të Kosovës dhe ky njeri duhet të tërhiqet dhe nuk e meriton të jetë në krye të Kuvendit dhe nuk mund ta durojmë një njeri që në vazhdimësi na fyen”, ka thënë Haxhiu.

Arrestohen 3 të dyshuar për thyerje të xhamave të Kuvendit

18:03 - Policia e Kosovës përmes një komunikate për media bën të ditur se ka arrestuar tre persona të dyshuar për thyerje të xhamave të Kuvendit të Kosovës.

Policia thotë se të dyshuarit kanë thyer me gurë dy xhama të Kuvendit, transmeton Koha.net.

“Përderisa janë zhvilluar aktivitete brenda në Kuvendin e Kosovës, diku rreth orës 17:10 është raportuar për një incident ku disa persona dyshohet se kanë hedhur gurë në drejtim të Kuvendit të Republikës së Kosovës, ku si pasojë janë thyer dy xhama të objektit të Kuvendit të RKS-së. Njësitet policore të cilat kanë qenë me detyrë zyrtare në atë lokacion, kanë vepruar menjëherë dhe si rezultat i veprimeve të shpejta në afërsi të lokacionit kanë ndaluar tre (3) persona të dyshuar të cilët i kanë shoqëruar në stacion policor për procedura të mëtejme”, thotë PK.

Lidhur me rastin në vendin e ngjarjes kanë dalë hetuesit policor dhe njësia e forenzikës për të ekzaminuar vendin e ngjarjes.

18:01 - Arrestohen edhe Valon Ramadani e Arbërie Nagavci

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar edhe dy deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje.

Bëhet fjalë për Valon Ramadanin dhe Arbërie Nagavcin.

Sipas një njoftimi nga policia e Kosovës, i pari është arrestuar për hedhje të gazit në sallën e Kuvendit, ndërsa Nagavci për posedim të gazit lotsjellës.

Vetëvendosje ka kërkuar lirimin e menjëhershëm të deputetëve dhe korrigjimin e marrëveshjes për demarkacionin.

Para Ramadanit dhe Nagavcit, policia kishte arrestuar edhe pesë deputetë të tjerë të VV-së.

Raportohet se do të përjashtohen edhe gjashtë deputetë të VV-së

17:55 - Kryesia e Kuvendit raportohet se ka vendosur të përjashtojë edhe gjashtë deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje.

Sipas Kosovapressit, Ali Lajçi, Sami Kurteshi, Fatmire Kollçaku, Arbërie Nagavci, Arbër Rexhaj dhe Shemsi Syla janë deputetët që do të përjashtohen nga seanca për demarkacionin.

Mësohet se seanca do të vazhdojë në orën 18:15.

Më herët, Kryesia përjashtoi pesë deputetë të VV-së.

Mblidhet kryesia e Kuvendit

17:32 - Mblidhet sërish kryesia e Kuvendit të Kosovës pas hedhjes për herë të kartë të gazit lotsjellës, raporton KTV.

Më parë Kryesia e Kuvendit kishte marrë vendim që të përjashtonte pesë deputetë të Vetëvendosjes, të cilët më pas u arrestuan nga Policët.

17:30 - Vetëvendosje e quan kriminal arrestimin e pesë deputetëve të saj

Lëvizja Vetëvendosje e ka quajtur përpjekje kriminale arrestimin e pesë deputetëve të saj.

Fitore Pacolli, Drita Millaku, Liburn Aliu, Salih Zyba dhe Xhelal Sveçla u arrestuan në ambientet e Kuvendit pas gjuajtjes me gaz në sallën ku mbahej seanca për demarkacionin.

“Arrestimi i tyre ka ardhur me urdhër të Kadri Veselit. Arrestimi i deputetëve për të mbrojtur këtë marrëveshje është përpjekje kriminale”, thotë Vetëvendosje.

Sipas VV-së, marrëveshja për demarkacionin është mashtrim për Kosovën.

“Një marrëveshje të tillë Vetëvendosje është zotuar se do ta kundërshtonte. Kjo ka qenë pikë programore e Lëvizjes Vetëvendosje në zgjedhjet e qershorit prej të cilave Lëvizja ka marrë më së shumti vota. Nënshkrimi i dyfishtë i Hashim Thaçit për këtë nuk mund të jetë përcaktues për territorin e Kosovës. Andaj ne do ta kundërshtojmë të tillë siç është dhe jo si proces. Ndërkohë, ndërhyrjet e dhunshme të Policisë në Kuvend kanë penguar punën e mediave. Kjo është censurë. Kjo qeveri nuk ka çfarë të fshehë. Nuk ka befasi se vendimet e tyre janë të dëmshme. Tashmë kemi parë mjaftueshëm. Duhet ta shohim rënien e kësaj marrëveshjeje”, thuhet më tej në reagimin e VV-së.

Haxhiu: Deda i tha Molliqajt se deputetët e VV-së duhet të hiqen me shkelma nga Kuvendi

17:25 - Deputetja e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu, ka thënë se ish-deputeti i kësaj partie, tash i Alternativës, Ilir Deda, i ka thënë Dardan Molliqajt se deputetët e VV-së duhet të hiqen me shkelma nga Kuvendi për shkak të gjuajtjes së gaz lotsjellësit.

“Ilir Deda, deputeti i “moderuar” para pak minutash në byfen e deputetëve i tha Dardan Molliqajt, me qene në vend të tyre (s’e di ne vend te kujt, ndoshta të Kadri Veselit) i kisha qit zhag dhe shkelma jashtë këta të VV’së!”, ka shkruar Haxhiu në Facebook.

Delawie: I zhgënjyer me VV-në, do të doja që edhe Lista Serbe të votonte pro

17:20 - Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Greg Delawie, ka shprehur edhe njëherë zhgënjimin e tij me skenat e sotme në Kuvendin e Kosovës, ku për herë të katërt u ndërpre seanca për demarkacionin për shkak të hedhjes së gazit lotsjellës.

Delawie ka thënë se është i zhgënjyer me deputetët e Vetëvendosjes që po gjuajnë gaz duke thënë se po e shfrytëzojnë dhunën për të penguar demokracinë.

Ai po ashtu ka thënë se do të donte të shihte Listën Serbe teksa voton pro demarkacionit.

“Jam shumë i zhgënjyer që një parti po e shfrytëzon dhunën për ta penguar demokracinë. Shpresoj që deputetët të kthehen në Kuvend për të votuar po për votimin e demarkacionit. Do të doja të shihja këtu edhe deputetët e Listës Serbe që të votojnë për një marrëveshje që qartazi është në të mirë të tyre. Kosova duhet të bëjë përparim”, ka thënë ai.

Gaz për herë të katërt në Kuvend

17:10 - Për herë të katërt është gjuajtur gaz në seancën e sotme për demarkacionin me Malin e Zi.

Këtë herë ka gjuajtur deputeti i Vetëvendosjes, Valon Ramadani.

Kuvendi ka shkuar sërish në pauzë.


Delawie kthehet në Kuvend

Është kthyer në hapësirat e Kuvendit të Kosovës, ambasadori i SHBA-së, Greg Delawie.

Thyhen xhamat e Kuvendit

17:07 - Janë thyer xhamat e Kuvendit të Kosovës nga ana e sheshit "Adem Jashari", raporton KTV.

Sot në Kuvend pritet të votohet për demarkacionin me Malin e Zi, gjë që deri më tani nuk është bërë për shkak të hedhjes së gazit lotsjellës nga Vetëvendosja.

Pesë deputetë të Vetëvendosjes janë arrestuar me këtë rast.


17:06 - Kurti: Ne po mbrojmë Komisionin Bulliqi

Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, ka thënë se me pengimin për votim për demarkacionin me Malin e Zi, partia e tij po mbron raportin e Komisionit Bulliqi.

“Qëllimi kriminal i kalimit të demarkacionit të Thaçit që komisioni Bulliqi ka thënë se paraqet vepër penale dhe është krim ka krijuar edhe një situatë kriminale në të cilën arrestohen deputetët e VV-së e kryetari i Kuvendit në mënyrën më të paskrupullt shan deputetët tanë. Nuk e di edhe sa herë duhet të ofendojë publikisht që të gjithë ta kuptojnë sek y është njeriu më i gabuar në Kosovë për të qenë në atë pozitë ku është ai. Qëllimi kriminal i demarkacionit që na i humb 8200 hektarë ka krijuar situatë kriminale ndaj gjithë popullit në përgjithësi. Komisioni Bulliqi ka konstatuar se komisioni Meha ka bërë shkelje të mëdha të kushtetutës. Raporti i komisionit Bulliqi është aktakuzë për komisionin Meha dhe për presidentin Thaçin. Thaçi synon që krimin e tij ta ratifikojë në mënyrë që të vazhdojë me ‘Zajednicën’ e të tjerat bashkë me homologun serb Vuçiq, me të cilin është më i afërt”, ka deklaruar Kurti.

Kontrollohen të gjithë deputetët

17:00 - Deputetët e Kosovës kanë filluar të rikthehen në sallën e Kuvendit, në të cilën pritet të votohet për demarkacionin me Malin e Zi.

Ata po kontrollohen detajisht pavarësisht cilës parti politike i takojnë, për shkak se sot tre herë është hedhur gaz lotsjellës, transmeton KP.

Më herët 5 deputetë të Vetëvendosjes janë arrestuar me një urdhër që ka ardhur nga Kryesia e Kuvendit.

Kryeprokurori Ymer Beka ka thënë se është lëshuar urdhër arrest për të gjithë ata që kanë hedhur gaz lotsjellës.

16:55 - Policia konfirmon arrestimin e pesë deputetëve të Vetëvendosjes

Policia e Kosovës ka konfirmuar arrestimin e pesë deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje për shkak të hedhjes së gazit lotsjellës në seancën për demarkacionin me Malin e Zi.

Sipas njoftimit, veprimi për arrestim është ndërmarrë bazuar në vendimin e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës.

Policia thotë se fillimisht ka kërkuar që ata deputetë të dalin në mënyrë vullnetare, por pasi deputetët kanë refuzuar, thotë se është detyruar të veprojë për zhvendosjen e tyre.

Policia thotë se të gjitha veprimet i realizon vetëm me urdhëresë të prokurorit e jo të ndonjë institucioni tjetër.

Veseli shan pas hedhjes së gazit lotsjellës

16:51 - Kadri Veseli, kryetari i Kuvendit të Kosovës, është dëgjuar teksa ka sharë pas hedhjes së gazit lotsjellës për herë të tretë në seancën për demarkacion.

Për këtë ka reaguar Vetëvendosje që ka thënë se kjo është fytyra e vërtetë e Veselit.

“Ja cila është fytyra e vërtetë e Kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli, i cili e tejkalon rolin e vet e jep urdhra për arrestimin e deputetëve. Nuk është hera e parë që ai shpërfaqet i tillë para deputetëve të Lëvizjes”, ka shkruar VV në Facebook.

Haradinaj nuk komenton arrestimin e deputetëve të VV-së

16:48 - Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj nuk ka dashur të komentojë rastin e arrestimit të pesë deputetë të Vetëvendosjes, të përfshirë në hedhjen e gazit lotsjellës.

Haradinaj thotë se kjo është një çyshtje e Parlamentit, transmeton Koha.net. Ai është optimist që demarkacioni do të kalojë.

“Jemi thirrur në seancë për të vazhduar seancën. E vetmja që ka mbet është votimi. Për shumë tema përgjegjësia është e Parlamentit dhe nuk kam të drejtë me u përgjigj. Tani ka ndryshim në materie e nuk është e njëjta (marrëveshje). Bazuar në ndryshimet që janë bërë kam kërkuar votën edhe të Vetëvendosjes. Si të kalon si të mos kalon vota është e deputetëve”, është shprehur ai.

16:09 - Policia largon deputetët e Vetëvendosjes nga salla e Kuvendit, nuk lejohet incizimi

Policia ka larguar deputetët e Vetëvendosjes nga salla e Kuvendit.

Deputeti i VV-së, Sami Kurteshi, ka thënë se nuk ka pasur vendim që ata të largohen nga salla.

Deputetja Albulena Haxhiu ka thënë se janë larguar dhunshëm sepse kështu kërkonte kryesia.

Më herët, Kryesia e Kuvendit vendosi që të përjashtojë pesë deputetë të kësaj partie për shkak të gjuajtjes së gazit lotsjellës në seancën për demarkacionin.

Pesë të përjashtuarit Liburn Aliu, Drita Millaku, Xhelal Sveçla, Fitore Pacolli dhe Salih Zyba janë arrestuar.

E gjithë kjo skenë nuk u kap nga kamerat për shkak të censurimit.

Petrit Daku, kameraman i KTV-së, ka treguar se policia pa uniformë u ka kërkuar të lirohet pjesa lartë dhe në atë pjesë të mbesin vetëm kamerat dhe pajisjet tjera.


Musliu denoncon Aliun në polici për vjedhje të kartelave

15:47 - Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, në një deklaratë për KTV-në, ka thënë se do të shkojë në stacionin policor për të denoncuar deputetin e Vetëvendosjes, Liburn Aliun për vjedhje të kartelave të deputetëve të pozitës.

“Aktet vandale nuk kanë hije. Do të shkojë direkt në Stacionin Policor për vjedhje të kartelës. Nuk janë kthyer kartelat. Ato janë ekspozuar nëpër rrjete sociale. Nuk lejoj që askush të luaj. E luta të ma kthej kartelën, sepse Liburni e ka marrë”, ka thënë Musliu.

“Të gjithë pozitës ua kanë marrë kartelat”, ka thënë ajo.

Për herë të tretë hidhet gaz lotsjellës në Kuvend

15:42 - Në kohën kur u mblodhën deputetët, deputetë të Vetëvendosjes hodhën sërish gaz lotsjellës, që është hera e tretë gjatë ditës së sotme.

Mimoza Kusari Lila tha se Kuvendi do të shkojë në pauzë deri në orën 16:30.

Kelmendi: Nëse janë mbi 80 vota do të abstenoj

15: 27 - Deputeti i LDK-së, Ramiz Kelmendi në një deklaratë për media, ka thënë se do të votojë për nëse demarkacioni varet nga vota e tij, por ka shtuar se nëse do të jenë mbi 80 vota, do të abstenojë.

“Jam në mes të një dileme të madhe. Në mes të izolimit personal dhe për lirinë e njerëzve. Unë jetoj në Rugovë, rugovasit janë kundër demarkacionit. Më kanë kërcënuar, por kërcënimin individual timin nuk e kam dert, por më kërcënuan familjen. Kjo ka qenë arsyeja që kam shtyrë qëndrimin”, ka thënë Kelmendi.

“Nëse janë më shumë se 80 vota unë do të abstenoj, nëse janë më pak do të votoj për”, ka thënë ai.

Policia pret vendimin e Kryesisë së Kuvendit për të ndërhyrë

13:25 - Policia e Kosovës, lidhur me seancën e Kuvendit të Republikës së Kosovës (RKS), ka bërë planifikimet policore duke ndërmarrë masat e nevojshme ligjore për ofrimin e sigurisë dhe ushtrimin e kontrollit, bazuar në procedurat e parapara ligjore si dhe rregulloren e Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Policia e Kosovës me zyrtarët e saj policorë ka aplikuar masën e rëndomtë të kontrollit policor në hyrjet e Kuvendit të Kosovës, mirëpo nuk ka hasur në ndonjë mjet të dyshuar gjatë hyrjes së personaliteteve në Kuvend.

Referuar pamjeve publike dhe informacioneve të siguruara është kuptuar se disa minuta pas fillimit të seancës parlamentare deputetë të caktuar kanë hedhur mjete të dyshuara gaz lotsjellës.

“Pas hedhjes së gazit lotsjellës seanca është anuluar dhe referuar rrethanave dhe situatës së krijuar në ambientet e Kuvendit të RKS-së ku është hedhur mjeti i dyshuar, Policia e Kosovës në konsultim dhe koordinim me prokurorin kompetent, ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme ligjore për hetimin dhe verifikimin e mjeteve të dyshuara. Një situatë e tillë e hedhjes së gazit lotsjellës është përsëritur edhe gjatë vazhdimit të pjesës së dytë të seancës parlamentare, nga deputetë të caktuar”, thotë PK.

Vlen të potencohet se të gjitha veprimet policore janë realizuar konform autorizimeve ligjore, ndërsa për të ndërhyrë brenda në seancën parlamentare kërkohet vendimi dhe kërkesa e kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës.

“Sigurojmë qytetarët dhe opinionin e gjerë se veprimet individuale të deputetëve nuk kanë asnjë lidhshmëri me zyrtarët policorë që janë në kryerje të detyrës. Bazuar në kompetencat dhe autorizimet ligjore që ka, Policia e Kosovës është duke ndërmarrë veprimet e saja hetimore drejt zbulimit se si është futur mjeti i dyshuar në sallën e Kuvendit të Kosovës, si dhe çdo gjë tjetër rreth hedhjes së gazit lotsjellës”, thotë më tej PK.

Policia e Kosovës në vazhdimësi është duke bashkëpunuar dhe koordinuar me Prokurorinë e Shtetit, për të ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme pasuese në raport me deputetët të cilët kanë hedhur gazin lotsjellës.

Edhe përkundër të gjitha vështirësive të shfaqura Policia e Kosovës vazhdon me realizimin e detyrave dhe obligimeve të saja ligjore.

Urdhër-arrest për deputetët që hodhën gaz lotsjellës

13:23 - Është lëshuar urdhër-arrest për pesë deputetë të Vetëvendosjes për hedhje të gazit lotsjellës.


Haradinaj pret që deputetët ta votojnë demarkacionin

15:20 - Kryeministri Ramush Haradinaj në një deklaratë për media, ka thënë se pret që deputetët në vazhdimin e seancës ta votojnë demarkacionin.

“Nuk e di si do të shkojë pjesa e mbetur por si qeveri presim që deputetët ta përmbushin pjesën e mbetur të obligimeve”, ka thënë Haradinaj.

I pyetur nga gazetarët se si është të gjuash dhe të gjuhesh me gaz lotsjellës Haradinaj ka thënë: “Nuk ndryshon shumë, është erë e njëjtë”, ndërsa me shaka ka thënë se gazi lotsjellës ia ka prishur gjumin.

Kuvendi përjashton pesë deputetë të VV-së

14:51 - Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka marrë vendim që të përjashtojë nga vazhdimi i seancës për demarkacionin pesë deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje, të cilët hedhën gazin lotsjellës në dy rastet kur u tentua të votohet demarkacioni.

Kadri Veseli ka njoftuar për përjashtimin e deputetëve në një konferencë për media në të cilën ka thënë se nuk do të lejohet që të ketë pengesa për të votuar demarkacionin.

“Sot do të përfundojë demarkacioni. Nuk do të lejohet që të ketë pengesa, nuk do të lejohet që të ketë bllokadë. Nuk do të lejojmë që askush të na bllokojë perspektiven euroatlantike të Kosovës. Nuk do të lejojmë ta bllokojmë liberalizimin e vizave”, ka thënë Veseli.

“Kemi vendimmarrje të kryesisë, e cila na është imponuar. Janë disa deputetë që janë në gjendje të rëndë shëndetësore nga këto sulme. Nuk do të lejojmë që të ketë përkeqësim të jetës së tyre. Pesë deputetë janë larguar nga pjesëmarrja në vazhdimin e seancës parlamentare”, ka thënë ai, derisa i ka quajtur manipulues dhe gënjeshtarë deputetët që po bllokojnë votimin e demarkacionit.

“Janë manipulues, janë gënjeshtarë, janë njerëz që tentojnë të dëmtojnë Kosovën”, ka thënë veç të tjerash Veseli.

Hahn dënon fuqishëm hedhjen e gazit lotsjellës

14:54 - Komisioneri i BE-së, Johannes Hahn, ka shkruar në Twitter pas hedhjes së gazit lotsjellës në seancën e Kuvendit të Kosovës gjatë tentimit për të votuar Marrëveshjen për demarkacion.

“Dënoj fuqishëm përdorimin e gazit lotsjellës. Kjo sjellje nuk ka vend në një demokraci. Në këtë ditë të rëndësishme, liderët e Kosovës duhet të marrin përgjegjësinë e tyre dhe të votojnë Marrëveshjen për demarkacion. Qytetarët e tyre mund të përfitojnë nga ky hap për liberalizimin e vizave në horizont”, ka shkruar në Twitter Hahn.

“Duke e bërë këtë, do të lejojë jetën politike të përqendrohet në reforma të tjera të rëndësishme që njerëzit kanë nevojë dhe duan, dhe do të ndihmojnë vendin të bëjë përparim me orientimin e tij evropian”, përfundoi ai.

Kurti: Vizat po i premtojnë kriminelët që nuk duan të largohen nga pushteti

14:32 - Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka thënë se ratifikimi i demarkacionit me Malin e zi është legjitimim i tradhtisë së Hashim Thaçit dhe kjo marrëveshje e ratifikuar, sipas Kurtit, të premten do të shkojë në Bruksel për të vazhduar marrëveshjen me “Zajednicën”.

“Ky regjim dëshiron t'i thotë Malit të Zi, Serbisë dhe ndërkombëtarëve se Isa Mustafa nuk ua kryen 'Demarkacionin', është Ramush Haradinaj ai që fal tokë të Kosovës; dhe, Isa Mustafa nuk ua kryen 'Zajednicën', është Hashim Thaçi ai që fal shtet të Kosovës”, ka shkruar Kurti në Facebook.

“Janë të gjithë bashkë në dëmtimin e Kosovës. Janë secili të ndarë në garën e efikasitetit për dëmtimin e Kosovës. Serviliteti ndaj burokratëve ndërkombëtarë është bërë servilitet ndaj fqinjëve hegjemonë. Sepse, stabiliteti (në kurriz të drejtësisë) në Kosovë është veçse në funksion të stabilitetit rajonal (në kurriz të Kosovës)”, ka shkruar ai.

“Ndërkohë, qytetarëve tonë ua premtojnë heqjen e vizave pikërisht kriminelët që nuk duan të hiqen nga pushteti në Kosovë, e të cilëve u mbetet edhe një kusht i BE-së mandej: ta luftojnë vetveten”.

Pacolli: Liberalizimi ndodh kur kjo qeveri e lufton vetveten

14:17 - Deputetja e Vetëvendosjes, Fitore Pacolli, e cila lëshoi gazin lotsjellës sot në Kuvend derisa deputetët po bëheshin gati për të votuar demarkacionin, ka shkruar se liberalizimi i vizave ndodh kur kjo qeveri do ta luftojë korrupsionin dhe krimin e organizuar.

Në një postim në Facebook, Pacolli ka shkruar se për ta luftuar korrupsionin, qeveria e Ramush Haradinajt duhet ta luftojë vetveten.

“Liberalizimi i vizave ndodh vetëm atëherë kur kjo qeveri ta luftoj korrupsioni dhe krimin e organizuar. E për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar duhet ta luftojnë së pari vetveten”, ka shkruar deputetja Pacolli.

“Këta më lehtë e falin tokën sesa që e luftojnë vetveten”, ka shkruar ajo.

Ambasadori gjerman kundërshton veprimet e opozitës në Kuvend

13:52 - Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt, ka reaguar për veprimet e sotme në Kuvendin e Kosovës gjatë tentimit për të votuar demarkacionin.

Heldt ka thënë se gazi lotsjellës nuk është një instrument i diskutimit politik.

“Kjo s’mund të shërbejë si një shembull i mënyrës për të luftuar për ide dhe politike në forumin më të lartë politik në vend”, ka shkruar Heldt.

Liburn Aliu ua merr kartelat deputetëve të PDK-së e AAK-së

13:33 - Deputeti i VV-së, Liburn Aliu, është parë në sallën e Kuvendit të Kosovës derisa është afruar tek ulëset e deputetëve të PDK-së dhe AAK-së.

Ai më pas është parë me disa kartela nëpër duar, por që nuk dihet se çfarë ishin ato dhe se çfarë tentojnë të bëjnë me to, raporton KTV.

Dyshohet se ato mund të jenë kartelat e votimit të deputetëve.

Apostolova: Nuk mora reagim nga Kurti për gazin lotsjellës

13:32 - Shefja e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovës, Nataliya Apostolova në një deklaratë për media ka thënë se shkurt është takuar me liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, të cilit i ka shprehur shqetësimin për lëshimin e gazit lotsjellës në Kuvend.

Në një takim jozyrtar, siç ka thënë shefja e zyrës së BE-së, Kurti nuk i ka dhënë ndonjë përgjigje pozitive kur i është kërkuar që të ndalet gazi lotsjellës.

“Jam e tronditur dhe e shokuar me këto që ka ndodhur. Të lëshohet gazi lotsjellës në vendin më demokratik të një shteti është kundër çdo parimi. Unë e kam takuar Kurtin dhe kam shprehur pakënaqësinë time me veprimet që po ndodhin në Kuvend”, ka thënë Apostolova.

“Nuk ka qenë takim zyrtar me të dhe nuk kam marrë ndonjë reagim nga ai”, ka sqaruar ajo takimin me Kurtin.

Sali Zyba i VV-së përleshet me sigurimin e Kuvendit

13:17 - Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, pas hedhjes së gazit lotsjellës, janë përplasur me sigurimin e Kuvendit të Kosovës.

Sigurimi ka tentuar të nxjerrë jashtë deputetin Sali Zyba, ndërsa ai ka rezistuar.

Sërish gaz lotsjellës gjatë votimit të demarkacionit

13:14 - Në kohën kur u ritkhyen deputetët në tentimin e dytë për të votuar demarkacionin, deputetët e VV-së sërish hodhën gaz lotsjellës dhe Kuvendi shkoi në pauzë.

Limaj: I kemi votat, demarkacioni do të kalojë sot

13:07 - Kjo temë, tepër monotone, duhet të përmbyllet sot.

Kështu ka thënë Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, i cili tha po ashtu se koalicioni qeverisës i ka votat për të kaluar demarkacionin.

Delawie: VV-ja është pa ide, iu kthye dhunës



13:00 - Ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie, ka dënuar hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës, derisa deputetët e Vetëvendosjes i ka quajtur njerëz pa ide, të cilët i janë kthyer dhunës.

“Një gjë e tillë nuk duhej t’i ndodhë Kosovës, pasi Kosova është më e mirë se kaq. Kjo nuk duhet të ndodhë në një shtet evropian. Hedhja e gazit lotsjellës nuk është diçka evropiane”, ka thënë Delawie në konferencën për media.

“Ka një spektër të njerëzve që po përdorin mjetet e mirëfillta politike, kam respekt për policët që po mundohen ta kryejnë punën e tyre, përkundër vështirësive. Do t’i nxisja deputetët që të kthehen në kuvend dhe të votojnë ‘po’ për demarkacionin. Do t’i nxisja që të votojnë ‘po’ për Evropën dhe i nxis që të votojnë ‘po’ për përparimin e Kosovës”, ka thënë veç të tjerash ambasadori i Kosovës.

Apostolova bashkëbisedon me Kurtin

12:46 - Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova, është parë në hollin e Kuvendit të Kosovës teksa bisedon me deputetin dhe kryetarin e VV-së, Albin Kurti.


Delawie e Apostolova, takim në zyrën e Veselit

12:44 - Ambasadori i SHBA-së, Greg Delawie, dhe shefja e zyrës së BE-së në Kosovë, Natalya Apostolova, janë parë tek kanë shkuar në zyrën e kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli, pas ndërprerjes së seancës.

Seanca e jashtëzakonshme për demarkacionin është ndërprerë pasi që deputetët e VV-së kanë hedhur gaz lotsjellës në Kuvend.

Reçica: Futja e gazit lotsjellës në Kuvend tregon se kush është i lidhur me Policinë

12:39 - Deputeti i PDK-së, Elmi Reçica, ka thënë se Marrëveshja për demarkacionin do të kalojë në çdo mënyrë.

Ndërkaq, sa i përket futjes së gazit lotsjellës në brendësi të Kuvendit të Kosovës, Reçica ka thënë se kjo tregon se kush është i lidhur me Policinë e Kosovës.

“Kjo tregon se kush është i lidhur me Policinë e Kosovës”, ka thënë Reçica, duke aluduar në Lëvizjen Vetëvendosje, të cilët po ia dalin që pa problem të fusin brenda bombola të gazit lotsjellës, raporton Koha.net.

Zeka: BIA paralajmëroi se sot do të ketë gaz lotsjellës

12:42 - Në momentin kur po pritej votimi i Marrëveshjes së demarkacionit, deputetët e Vetëvendosjes, Xhelal Sveçla dhe Fitore Pacolli, kanë hedhur gaz lotsjellës në Kuvend.

Sipas deputetit të Nismës, Milaim Zeka, për këtë veprim të Vetëvendosjes, kishte paralajmëruar BIA serbe.


Zeka ka thënë se kanë pranuar informacion nga shërbimi sekret serb, BIA, se në seancën e sotme do të ketë gaz lotsjellës.

“Kur marrim informatë nga BIA që do të ketë gaz lotsjellës, dhe ajo me të vërtetë ndodhë, atëherë këtu ka diçka të çuditshme”, tha Zeka duke folur në hollin e Kuvendit para gazetarëve.

Ai i ka bërë thirrje VV-së që të japin një opsion për këtë situatë.

Kuvendi ka shkuar në pauzë deri të pastrohet ambienti nga tymi i hedhur.

Hoti dënon veprimin e VV-së, LDK-ja e vendosur që demarkacioni sot të marrë fund

12:33 - Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Avdullah Hoti, ka dënuar veprimin e Lëvizjes Vetëvendosjes për lëshim të gazit lotsjellës në momentin kur po pritej të votohej demarkacioni.

“Ju e patë sot sesi filloi seanca me propozimin tonë për amendamentin, kjo është fatkeqe për vendin, këso mesazhe nuk duhet t’i përçojmë te miqtë ndërkombëtarë”, ka thënë Hoti në konferencën për media.

“LDK-ja është e vendosur që ta çojë deri në fund demarkacionin. Kjo punë duhet të marrë sot. Nuk do të tolerojmë asnjë lëshim. Është përgjegjësi e kryetarit të Kuvendit që të krijojë kushtet e nevojshme për mbajtjen e seancës”, ka thënë ai.

Haxhiu: Demarkacioni s’kalon, me veprimet tona po mbrojmë territorin

12:30 - Deputetja e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu ka folur pasi partia e saj ndërpreu seancën e Kuvendit në momentin që pritej votimi i marrëveshjes së Demarkacionit.

“Ju e dini që dje ka pasur debate jashtëzakonisht përmbajtësore në Kuvendin e Kosovës, ku deputetët e VV i kanë bërë thirrje qeverisë që të tërhiqet nga marrëveshja aktuale me Demarkacionin që i falë hektarë Malit të Zi”, tha Haxhiu me këtë rast.

Sipas saj, gazi lotsjellës nënkupton mbrojtjen e territorit të Kosovës.

“Ne besojmë që është tepër e rëndësishme të dalim në mbrojte të territorit, me veprimin tonë në kuvend ne i shpëtuam edhe këta deputetë nga akti i tradhtisë që po duan të ja bëjnë vendit tonë”, tha Haxhiu duke folur në hollin e Kuvendit, përcjell KosovaPress.

Haxhiu tutje tha se me Qeveria me presione të ndryshme ka arritur që t’i bëjë numrat për votimin e Demarkacionit.

Ajo nuk pranoi që të përmend emrat e kolegëve që hodhën gazin.

“Unë nuk di se kush ka hedhur gaz lotsjellës, unë mund të them se demarkacioni nuk kalon”, tha Haxhiu, duke shtuar se ata janë të gatshëm që të përballen me pasojat.

Delawie: Dhuna si mjet politik nuk ka vend në Kosovë – votojeni sot demarkacionin

12:32 - Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Greg Delawie, ka kërkuar që të rimblidhet Kuvendi dhe të votojnë sot demarkacionin.


“Dhuna si mjet politik nuk ka vend në Kosovë. Kërkoj me ngulm nga deputetët që të rimblidhen dhe të përfundojnë votimin sot”, ka thënë Delawie në një postim në Twitter.

Deliu-Kodra: Vetëvendosja dëshmoi se është e njëjta

12:22 - Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra në një deklaratë për media, ka thënë se me hedhjen e gazit lotsjellës Vetëvendosje dëshmoi se është e njëjta si para dy vjetësh kur për herë të parë lëshoi gazin.

“Duke qenë e vetëdijshme, VV-ja dëshmoi se është e njëjta, me aktet që i përsëriti pas dy vjetësh. PDK-ja është e vendosur për ta votuar këtë marrëveshje jetike për qytetarët e Kosovës”, ka thënë Deliu-Kodra.

Pal Lekajt, gazi i sotëm lotsjellës iu duk më i fortë se ai që e hidhte vet

12:18 - Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, ka thënë se gazi i sotëm lotsjellës, i hedhur nga deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje, ishte më i fuqishëm se ai që e hidhte vet ai dikur kur ishte pjesë e opozitës.

“Ky gazi i sotëm ishte më i fuqishëm se ai që e hidhnim ne më parë”, ka thënë Lekaj me humor.


Ndërkaq, deputetët që hodhën gazin lotsjellës sot ishin Xhelal Sveçla dhe Fitore Pacolli, të dy deputetë të VV-së.

Deda e Beqiri e quajnë për keqardhje hedhjen e gazit lotsjellës

12:13 - Deputeti i Alternativës, Ilir Deda, ka thënë se seanca për demarkacionin do të vazhdojë pas pastrimit të sallës nga gazi lotsjellës.

Deda, në një prononcim para mediave, tha se dhuna nuk e ndalë vullnetin për lëvizje të lirë të qytetarëve të Kosovës.

“Dje pata shpresë se ka avancim politik, se ka maturi politike, po tash na dëshpëruan. Disa thanë se do ta bëjnë, do të hedhin gaz lotsjellës, por s’u besova. Vetëvendosje, në vend se të votojë pro, kthehen me metoda që u bëjnë dëm vetëm atyre”, theksoi Deda, raporton Koha.net.

Ndërsa, Ismet Beqiri nga LDK, tha se kjo s’është asgjë e re, por vetëm vazhdim i prishjes së imazhit të Kosovës.

“Tash akterët janë më pak, por janë të të njëjtit subjekt politik, që është VV-ja. Kemi shpresuar se kësaj radhe, marrëveshja do të kalojë apo s’do të kalojë vetëm me votë. Por, kjo është për keqardhje”, tha Beqiri, ndërsa shprehu besimin se seanca do të vazhdojë deri në përfundim të votimit.

Ai nuk mundi të thoshte nëse janë siguruar votat për kalim të demarkacionit.

Në kohën kur pritej të vihej në votim Marrëveshja për demarkacionin, deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje hodhën gaz lotsjellës në sallën e Kuvendit.

Demarkacioni rikthen gazin lotsjellës në Kuvend

11:57 - Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje kanë kthyer gazin lotsjellës në Kuvend në momentin kur po pritej të votohej demarkacioni.

Deputeti goran i Listës Serbe mbërrin në Kuvend

11:57 - Deputeti i komunitetit goran, Adem Hoxha, që është pjesë e Listës Serbe, ka hyrë në sallën e Kuvendit.

Kujtojmë se me pjesëmarrjen e tij, koalicioni qeverisës ka siguruar 80 vota.

Ndryshohet renditja e pikave të Projektligjit për demarkacionin

11:50 - Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, bëri një propozim para se të hidhet në votim projektligji për ratifikimin e Marrëveshjes për shënimin e kufirit shtetëror mes Kosovës dhe Malit të Zi.

“Grupi jonë Parlamentar propozon që në këtë amendament pika 1.2, ku shkruan ‘dokumentacioni zyrtar i komisionit shtetëror për shënjimin e kufirit shtetëror - si orientim’ të renditet si pika 1.3. Lus që të zhvillohen procedurat e nevojshme në Kuvendin e Kosovës dhe ky amendament me këtë ndryshim t’iu sillet deputetëve për votim”, tha Hoti.

Këtë propozim të Hotit, e mbështeti edhe kryeministri i vendit Ramush Haradinaj, i cili tha se Qeveria është dakord që të ndodh ky ndryshim.

Pas këtij propozimi, Komisioni për Punë të Jashtme është mbledhur për ta shqyrtuar dhe proceduar në Kuvend para deputetëve.

Ky komision, ndërkaq, në procedurë të shpejtë, e ka kaluar këtë amandamentim.

Kjo është përmbajtja e re e Projektligjit për demarkacion:

1.1 Marrëveshja për Kufirin Shtetëror në mes të Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi, e nënshkruar në Vjenë më 26 gusht, 2015.

1.2 Deklarata e përbashkët e Presidentit të Republikës së Kosovës, Sh.T.Z Hashim Thaçi dhe Presidentit të Malit të Zi, Sh.T.Z Filip Vujanoviq, e datës 16.02.2018.

1.3 Dokumentacioni zyrtar i Komisionit Shtetëror për shënjimin e Kufirit Shtetëror – për orientim.


Kadaj-Bujupi deklarohet në lidhje me votën për demarkacion

11:24 - Donika Kadaj Bujupi, deputetja e cila kohë më parë ishte ndër kundërshtaret më të zëshme sa ishte pjesë e GP të VV-së, tani që është rikthyer në AAK, ka thënë se vota e saj për çështjen e demarkacionit do të shihet pas pak.
“Do të shihet lart se si do të votoj”, ka thënë deputetja Kadaj-Bujupi në hollin e Kuvendit, duke iu referuar votimit në sallë.

Deputetët nisin të hyjnë në Kuvend - Ramiz Kelmendi është brenda

Kuvendi i Kosovës ka nisur të mbushet me deputetë të partive shqiptare të cilët do të marrin pjesë në këtë seancë ku pritet të votohet për demarkacionin.


Në sallë bie në sy pjesëmarrja e deputetit të LDK-së, Ramiz Kelmendi, i cili ka deklaruar se nuk do të merr pjesë në votim pasi i ishte kërcënuar familja në rast se do të votonte pro demarkacionit.

Po ashtu, në seancë ende nuk kanë hyrë deputetët e GDP-së, ish-deputetë të Vetëvendosjes.

Kurse, deputetët e VV-së nuk kanë përjashtuar forma kundërshtimi për të penguar votimin për demarkacion.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...