Agjencioni floripress.blogspot.com

2019/04/14

Këshilltari i kreut të kuvendit, Blerim Latifi e quan gruan e Millosheviqit “Lady Macbeth të Ballkanit”


Rezultate imazhesh për mira markovic dhe Millosheviqi

Këshilltari i kreut të kuvendit, Blerim Latifi, ka bërë një postim në profilin e tij në Facebook në lidhje me vdekjen e ish gruas së diktatorit komunist jugosllav, Sllobodan Millosheviqit.

Ai e quan Mira Markoviqin si “Lady Macbethin” e Ballkanit, bazuar në tragjedinë e shkruar para gati katër shekujsh të William Shakespeareit, me titullin “Makbeth”.

Lady Macbeth e shtyen Lordin Macbeth [bazuar në një personazh të vërtetë historik] drejt një ambicieje të marrë dhe krimeve në luftën për të fituar pushtetin.


Ky është postimi i plotë i z.Latifi që duket se po kënaqet me Facebook-un e tij:

Shekspiri dhe Mira Markoviç

Shekspiri, në tragjedinë e tij “Makbeth”, i bën njërin nga zbërthimet më të mira ambicies së shfrenuar për pushtet. Aty gjejmë personazhin e një gruaje mizore, Lady Macbeth, e cila e mbështet në mënyrë kreative burrin e saj në krimet e luftës për pushtet.
Mira Markoviç, gruaja e Milosheviçit, e cila paska vdekur sot, meriton të mbetet në histori si Lady Macbeth i Ballkanit.




Kush ishte Mira Markoviq? 
Komunistja dhe feministja serbe që s’e tradhtoi kurrë kriminelin Millosheviq

Sot u mësua që ish gruaja e diktatorit komunist Sllobodan Millosheviq kishte vdekur në Rusi ku jetonte si azilante politike.

Por, kush ishte Mirjana Markoviq?

Ajo kishte lindur më 10 korrik të 1942-s në Pozharevc të Serbisë. Profesioni i saj ishte profesoreshë e Sociologjisë.




Ajo ishte e bija e Moma Markoviqit, një partizan komunist dhe i Vera Miletizit. Halla e saj ishte Davorjanka Paunoviq, sekretaresh private dhe e dashur e Josip Broz Titos. Edhe nënën e kishte pjesë të Partizanëve Jugosllavë gjatë luftës, për të cilën thuhet se ishte kapur dhe kishte kallëzuar gjëra me rëndësi te gjermanët pas torturave. Më pas ishte ekzekutuar në kampin e përqendrimit në Banjicë.

Markoviqi e kishte njohur Millosheviqin derisa po e kryenin shkollën e mesme bashkë. Ishin martuar si 23 vjeçar, më 196. Kanë dy fëmijë, Markon dhe Marijan.

Ajo ka një Ph.D. në Sociologji të marrë në Universitetin e Beogradit. Më pas ishte bërë pjesë e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Rusisë.




Mira Markoviq ishte konsideruar si një grua shumë e fuqishme, dhe si i vetmi person të cilit i burri i saj ia vinte veshin. Po ashtu, si lidere e Së Majtës Jugosllave, ajo kishte pasur impakt të pavarur politik në vend. Ajo është edhe autore e një numri të madh librash, shumë prej të cilëve janë përkthyer dhe shitur në Kanada, Rusi, Kinë dhe Indi.

Pikëpamjet politike të Markoviqit ishin të ekstremit të majtë. Ajo po ashtu e cilësonte veten edhe si feministe. Markoviqi kishte pak respekt për liderët serbë të Bosnjes që kryen krime të tmerrshme në atë vend. Bile, sipas raportimeve, Markoviqi ia kishte ndaluar burrit të saj, Millosheviqit që të pranonte thirrje telefonike nga tashmë i dënuari për krime lufte dhe gjenocid, Radovan Karadzici.

Kina në Ballkan

Rezultate imazhesh për valbona zeneli
VALBONA ZENELI 

Ekonomitë e Ballkanit Perëndimor janë të vogla dhe të pazhvilluara, çka do t’i bënte ato të parëndësishme për vëmendjen e Kinës së largët. Por në të vërtetë nuk është ashtu. Për shkak të pozitës së tyre gjeografike, këto vende – Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia – janë një pjesë e rëndësishme e Rrugës së Mëndafshit. Pekini po ndërton asetet e tij në rajon, madje me çmime shumë të lira. Dhe nuk e ka problem edhe të konkurrojë fort aktorët perëndimorë në rajon, në mënyrë që të rrisë ndikimin e vet politik. Aktualisht, Bashkimi Europian është partneri kryesor tregtar i Ballkanit Perëndimor, me 73% të sasisë së tregtisë së jashtme. Përqindja e Kinës në tregtinë me rajonin është ende shumë më e ulët, duke përbërë vetëm 5.7% të tregtisë së përgjithshme në rajon.


Vendet e Bashkimit Europian janë gjithashtu investitorët kryesorë në rajon, me më shumë se 60% të investimeve të huaja direkte totale. Si krahasim, investimet direkte kineze në rajon mbeten ende të ulëta, duke përbërë vetëm 3% të totalit të investimeve të huaja. Deri më sot, Serbia është vendi i vetëm në Ballkanin Perëndimor, që ka tërhequr investime të konsiderueshme nga Kina.

KREDI TË MËDHA, INVESTIME TË VOGLA

Por, vetëm sasia e investimeve direkte nga Kina, nuk na ofron kornizën e duhur analitike për të kuptuar çfarë po ndodh në rajon. Në njëfarë mënyre, Kina është duke fluturuar “nën radar” me qasjen e saj në Ballkanin Perëndimor, e cila mbështetet kryesisht në kredi dhe jo në investime aktuale.

Kinezët e shohin Ballkanin Perëndimor si një objektiv me vlera, për më shumë se një arsye. Para së gjithash, rajoni vuan nga një hendek i madh infrastrukturor dhe është në nevojë financimesh të larta (në të njëjtën kohë edhe i zhytur në borxhe, por kjo gjë, në fakt, nuk është faktor shqetësues për kinezët). Përveç kësaj, kinezët tërhiqen nga praktikat e mjegullta ligjore, rregullat e shkujdesura të prokurimeve publike dhe ligjet e paqarta të punësimit, të cilat mbizotërojnë në Ballkanin Perëndimor.

Forma kryesore e bashkëpunimit ekonomik kinez me Ballkanin Perëndimor është dhënia e kredive për projekte infrastrukturore, kryesisht në transport dhe energjetikë. Pekini ka njoftuar projektet e ndërtimit të dy autostradave në Maqedoninë e Veriut dhe një në Mal të Zi.

Në përgjithësi, projektet kineze fokusohen në Serbi, e cila ka edhe ekonominë më të madhe të rajonit, duke përbërë 44% të Prodhimit të Brendshëm Bruto rajonal. Serbia është veçuar në lidhje me projekte kineze për një vlerë më shumë se 2.5 miliardë euro. Projekti më i rëndësishëm është përmirësimi i linjës hekurudhore me shpejtësi të lartë Beograd-Budapest. Duke modernizuar këtë rrjet hekurudhor, Pekini synon krijimin e korridorit të transportit midis portit të Pireut në Greqi dhe Europës Perëndimore, duke kaluar përmes Maqedonisë së Veriut, Serbisë dhe Hungarisë.

Sipas planeve origjinale, treni i parë në hekurudhën e re, duhet të kishte kaluar nëpër Hungari që në vitin 2017, por ndërtimi i hekurudhës në anën hungareze ende nuk ka filluar. Pengesa kryesore duket se janë shqetësimet e Komisionit Europian në lidhje me mungesën e transparencës në marrëveshjet financiare midis Hungarisë dhe Kinës.

KUSHTET E BASHKËNGJITURA

Në dallim nga projektet infrastrukturore në Hungari, projektet e iniciativës kineze, Belt and Road (Brez dhe Rrugë), në Ballkanin Perëndimor, ku të gjitha vendet e rajonit janë anëtare (me përjashtim të Kosovës), natyrisht, nuk janë të detyruara t’i nënshtrohen standardeve dhe rregulloreve të Bashkimit Europian, të cilat i kushtojnë gjithashtu një vëmendje të veçantë qëndrueshmërisë financiare të këtyre projekteve.

Në mungesë të vlerësimeve të tilla të rëndësishme, qasja shumë e “lirshme” e Kinës rrezikon të krijojë paqëndrueshmëri fiskale për qeveritë në rajon, veçanërisht duke pasur parasysh borxhet dhe obligimet e mëdha që këto vende kanë. Në fakt, për shumë nga projektet mungon transparenca dhe debati publik mbi procedurat e hapura të prokurimeve publike.

Disa nga vendet e Ballkanit Perëndimor tashmë kanë arritur nivele të borxhit sovran deri në 70% të Prodhimit të Brendshëm Bruto të tyre (Mali i Zi, në veçanti, ka arritur shifrën 80% të PBB). Dhe duke vazhduar e marrë edhe më shumë kredi, këto vende mund të bien lehtë në kurthin e “robërisë nga borxhi”. Që prej vitit 2018, pothuajse 40% e borxhit të Malit të Zi është ndaj Kinës, e ndjekur nga Maqedonia e Veriut me 20% të borxhit të saj, Bosnja dhe Hercegovina me 14% dhe Serbia me 12%, sipas të dhënave të MERICS.

BE VS KINA: HUADHËNËS I MIRË VS HUADHËNËS I KEQ?

Ndryshe nga narrativa e përgjithshme në lidhje me diplomacinë kineze të “çekut të bardhë”, fondet e kombinuara të Bashkimit Europian për infrastrukturën dhe zhvillimin ekonomik janë më të mëdha dhe më të lira për vendet e Ballkanit Perëndimor. BE-ja aktualisht ofron edhe grante, ndërsa përfshirja financiare e Kinës është e kufizuar vetëm në kredi.

Për fat të keq, oferta e BE-së është më pak tërheqëse sesa ajo kineze për shkak të rregullave të vështira burokratike, që i bashkëngjiten financimeve të BE-së. Natyrisht, këto rregulla janë zhvilluar me kalimin e kohës për të zvogëluar rrezikun e paqartësive financiare të projekteve të ndryshme dhe për të “shpëtuar”.

vendet në zhvillim nga qeveritë që ndërmarrin veprime të pamatura financiare që shpesh i shërbejnë thjesht interesave të tyre korruptive apo elektorale. Në këtë sens, kreditë kineze në një atmosferë të praktikave ekzistuese ligjore, të paktën ne disa vende të Ballkanit Perëndimor, përshtaten shumë mirë me interesat lokale.

KREDITË INFRASTRUKTURORE

Realiteti mund të jetë edhe më keq sesa duket. Mantra e famshme kineze “jo kushte të bashkëlidhura”, në lidhje me financimet e saj, mund të jetë çdo gjë tjetër përveç kësaj. Ndërkohë që kreditë perëndimore ofrohen së bashku me një varg kushtëzimesh, që në përgjithësi lidhen me qeverisjen e mirë dhe transparencën, financimet kineze kushtëzohen me zbatimet e projekteve infrastrukturore nga kompanitë kineze (kryesisht ndërmarrjet shtetërore), si edhe me punësimin e krahut të punës kinez.

Asnjë nga këto nuk ndihmon vërtet në zhvillimin e ekonomive lokale. Por kjo, sigurisht, nuk është në qendër të interesit të palës kineze, e cila është në rajon për të bërë biznes të mirë. Ajo vetëm kërkon të eksportojë kërkesën ekonomike në çfarëdo mënyre që të mundet, qoftë me eksport mallrash e produktesh, apo edhe “eksport projektesh”.

PËRTEJ LIDHJEVE EKONOMIKE

Në përgjithësi, kinezët janë të prirur për të mbuluar “gjurmët” e tyre. Në të gjithë Ballkanin Perëndimor ata kanë krijuar një bashkëpunim në fushat joekonomike, siç janë në kulturë, arsim dhe shkencë. Qëllimi i qartë është rritja e bashkëpunimit midis Pekinit dhe qeverive individuale për të balancuar në një farë mënyre mungesën e investimeve direkte.

Për fat të keq, nuk ekziston asnjë debat publik në Ballkanin Perëndimor në lidhje me mundësitë, por edhe sfidat që kanë të bëjnë me rritjen e pranisë kineze në rajon. Publiku nuk ka ndonjë perspektivë reale të modelit të qeverisjes në Kinë dhe distanca gjeografike luan fort në favor të Kinës. Me një investim në rritje të Pekinit në mjetet e “soft power” (pushtetit të butë), siç janë mediat, organizatat joqeveritare të shoqërisë civile, institutet konfuciane, edhe perceptimi popullor në rajon po zhvendosen drejt të qenurit gjithnjë e më i favorshëm ndaj Kinës.

Disa vëzhgues më largpamës, veçanërisht në Serbi, e përshkruajnë ndikimin e Kinës në rajon edhe si një formë e re e “neo-kolonizimit”. Kinezët, nga ana e tyre, nuk janë shumë të shqetësuar për këto kritika, për aq kohë sa shumica e popullsisë serbe, e konsideron Kinën aktorin e huaj të dytë më të rëndësishëm dhe investitorin më të besueshëm, menjëherë pas Gjermanisë.

PËRGJEGJËSIA E VETË BASHKIMIT EUROPIAN?

Në vitin 2017, Bashkimi Europian do të paralajmëronte se “Ballkani, lehtësisht mund të kthehej në një fushë shahu, ku mund të luheshin lojërat e pushteteve të mëdha”. Kjo gjë tashmë është një realitet. Kina synon përdorimin e Ballkanit si një pikë hyrjeje në tregun e madh europian dhe, për të forcuar edhe më tej përfitimet e saj, mund edhe të përpiqet të promovojë modelin e vetë politik në vendet e rajonit, duke shfrytëzuar qeverisjen e tyre të dobët. Pa perspektiva të qarta të anëtarësimit në BE, vendet e Ballkanit Perëndimor do të largoheshin edhe më shumë nga përafrimi i kushtueshëm normativ me BE-në dhe nga dhimbjet që shkaktojnë reformat e qeverisjes së mirë. Këto të fundit kërkojnë një vizion të qartë e largpamës, në një rajon që i është i konsumuar çdo dite e më shumë me përmbushjen e nevojave afatshkurtra. Pra, nuk është “çudi e madhe” që njerëzit do t’i shikojnë kinezët dhe investimet e tyre pozitivisht. Në fund të fundit, edhe marrja e një huaje financiare gjithmonë duket e mirë, pasi “dhimbja” materializohet më vonë.

SI PËRFUNDIM…

Angazhimi në rritje i Kinës në Ballkanin Perëndimor nxitet nga një logjikë e qartë gjeoekonomike dhe politike. Qëllimi kryesor i Pekinit është që të përdorë rajonin si një portë hyrëse dhe një platformë komerciale për Europën Perëndimore, ku qëndrojnë edhe interesat reale të Kinës, në një kërkim të “pangopur” për tregje të reja, teknologji dhe njohuri.

Gjurma kineze në Ballkan nuk është se duhet të jetë domosdoshmërisht në kundërshtim me interesat europiane të këtyre vendeve, pasi investimet kineze në rajon do të mund të krijonin mundësitë e rritjes se ndërlidhjeve (connectivity) dhe të integrimit të tregut, qoftë rajonal apo edhe me BE-në. Por, për shkak të një kombinimi faktorësh, duke përfshirë ekonominë politike të rajonit, nivelet mbizotëruese të borxheve publike dhe kufizimeve të shpenzimeve, mungesën e transparencës, konkurrencën e dobët ekonomike dhe thellimin e divergjencave në çështjet e tjera të sigurisë, Kina mund të bëhet edhe një faktor sfidues për të ardhmen europiane të Ballkanit.

* Dr. Valbona Zeneli është drejtore e Departamentit të Iniciativave Strategjike në Qendrën Europiane të Studimeve të Sigurisë “George C. Marshall”.

Ky artikull reflekton pikëpamjet e autorit dhe jo domosdoshmërisht pozicionin apo politikën zyrtare të “Marshall Center” dhe të qeverive të SHBA-ve dhe Gjermanisë.


Nga Flori Bruqi : E duam Shqipërinë si gjithë Europa



Rezultate imazhesh për Rainhard Kloucek


Rainhard Kloucek

Situata politike në vend, me opozitën jashtë parlamentit, protestat dhe mungesa e një dialogu mes partive politike ndërkohë që në vend po afrojnë zgjedhjet vendore, ka marrë edhe vëmendjen e mediave të huaja.


Në fillim të marsit u zgjodh kryetari i ri për katër vitet e ardhshme i Komunitetit Mysliman.

Zgjedhjet përfunduan me një shumicë prej 2/3 e votive për Bujar Spahiun.Ai është një përfaques me orientim të moderuar europian , i Komunitetit Mysliman. 

Zgjedhjet zgjatën disa javë në të cilat pati presion të madh që të zgjidhej kandidati tjetër Ylli Gurra. 

Ai doli si kandidat përfaqësues i Presidentit turk Erdogan dhe thuhet se është afër salafistevë.

Mes gjthë presionin turk , i pranishëm në Shqipëri ishte dhe vëllai i Presidentit Turk Mustafa Erdogan. 

Qarqet e mirë informuara raportojnë për ndërhyrjen e drejtpërdrejtë nëpërmjet mesazheve të përfaqësuesve të qeverisë turke.

Më pas në mbështetje të Gurrës dolën Kryeministri Edi Rama , Kryebashkiakiu Erion Veliaj dhe Kryetari i Grupit Parlamentar Taulant Balla.

Opozita kundërshtoi ashpër ndërhyrjen e qeverisë turke dhe atë të qeverisë socialiste. Ajo ju bëri thirrje myslimane që të ruanin dinjitetin e tyre dhe të të zgjidhnin rrugën europiane.

Shqipëria po përballet me problemin e trafikut të drogës.

Gjurmët të çojnë në nivelet më të larta të qeverisë e cila bashkëpunon me mafian.
media gjermane
Në rastin konkret të zgjedhja e përfaqësuesit të myslimanëve erdhi si pasojë e ndërhyrjes së agjentëve turk dhe lidhjeve më mafian e drogës.

Ndër të tjera qeveria socialiste ka ruajtur lidhjet me mafien e drogës, e cila ka blerë masivisht votat zgjedhjet e kaluara.

Turqia ka influencë masive në vendet e Ballkanit. Qëllimi është marrja në kontroll e infrastrukturës strategjike.

Në këtë kontekst akuzat e korrupsionit janë të mëdha.

 Kështu 40% e linjave ajrore janë turke. Akuza e korrupsionit kanë çuar në protesta të shumta në mars ku mijëra mbështetës të opozitës kërkojnë dorëheqjen e qeverisë.(marrë nga Rainhard Kloucek)


Rezultate imazhesh për lulzim basha

Lulzim Basha: 

Ky është fundi i qeverisë-bandë, kërcënimi për demokracinë, sigurinë e mirëqenien, nuk ka…



Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar pas protestës së djeshme të opozitës përpara kryeministrisë dhe parlamentit.

Në një postim në facebook, ku ka publikuar foto nga tubimi i djeshëm, Basha shkruan se ky është fundi i “qeverisë-bandë”, ndësa shton se ajo është rreziku numër një, sipas tij për demokracinë e sigurinë në vend.

basha


Kreu i demokratëve ka theksuar edhe një herë se nuk ka kompromis për Shqipërinë me standarte Europiane.

“Ky është fundi i qeverisë-bandë të kapur duke vjedhur zgjedhjet me kriminelët, kërcënimi nr.1 për demokracinë, sigurinë, mirëqenien. Nuk ka kompromis me ëndrrën tonë “E duam Shqipërinë si gjithë Europa”, me standardet europiane për zgjedhje të lira, drejtësi dhe ekonomi të lirë!”, ka shkruar Basha.



Artur Zheji:

 U krye një krim publik zoti Lleshaj: Tortura me gaz, kundër të drejtës për të protestuar!




Artur-Zheji



Sigurisht që urdhërin për të lëshuar gaz të shumtë, në disa seanca të përsëritura, kundrejt protestuesve që po qëndronin paqësisht dhe me flamur kombëtar, përpara Kuvendit të Shqipërisë, e keni dhënë ju zoti Ministër!

Por unë nuk dua ta besoj, ose më saktë nuk do të doja ta besoja. Sepse pikërisht kur gazi u derdh mbi shqiptarët që nuk e mendojnë si ju, por që janë shqiptarë po aq sa ju, ata, ishin më paqësorë se asnjë çast tjetër të asaj proteste.

Kjo do të thotë se gazi, u përdor si torturë dhe si ndëshkim masiv, thjesht sepse, ata po protestonin kundër kryeministrit tuaj dhe kundër qeverisë ku ju bëni pjesë. Kjo ndoshta ju, që e mendoni ndryshe nga ata, por keni pushtet, policë, pushkë e gaz, mund tju ketë lënduar dhe revoltuar në brendësi.

Ndoshta ju, si ministër, si ish anëtarë e kryetarë bordesh të rëndësishme, ndoshta ju pra, po përjetoni pjesën më të bukur të jetës suaj dhe të karjerës që keni ëndëruar, që kur u veshët me uniformë ushtarake për herë të parë.


Ndoshta ju dëshëroni me gjithë shpirt që të qëndroni ministër për një kohë sa më të gjatë, të jepni urdhëra dhe të ndjeheni i rëndësishëm, kjo është padyshim një ndjesi e bukur në jetën tuaj personale, që dukshëm ju ka magjepsur dhe ju bën tashmë të pandjeshëm ndaj njerzve.

Ndoshta ju, në këtë kohë krize, ndjeheni, fill pas shefit tuaj që ju besoi kaq shumë, njeriu më i begenisur i kësaj qeverie mjerane dhe kjo ju jep një gjumë plot ëndra dhe një zgjim mëngjesor nën tingujt e një burie imagjinare triumfuese!

Një ish rekrut i thjeshtë me plot ëndra në sirtar, bëhet gjeneral dhe më pas, ish rekruti, është sot ministri i rëndësishëm, që komandon mijëra e mijra vetë, që ndiqet nga kamerat e televizionet si një yll kinemaje, e plot gudulisje sedre si këto, në një moshë kur ndoshta e kishit humbur shpresën se mund të vinte një ditë e tillë, edhe për ju…

Dhe nuk ju zgjon më në mëngjes, prej shumë kohësh buria e ashpër e zgjimit në kapanon, por tringëllima me variacione e celularit, mbushur me sms-ëra kryeministrore…

Të gjitha këto, ti gëzoni zoti gjenaral e ministër Lleshaj, por në emër të këtyre miklimeve, ledhatimeve të sedrës apo të përfitimeve të tjera, nuk keni të drejtën të helmoni mijëra njerëz me gaz të rëndë dhe të merrni në shënjestër të gazit, të varfërit e popullit tënd, deputetët e vendit tënd, mediat shqiptare në krye të detyrës, fëmijët e shumtë që barisin si pjesëmarrës apo si kureshtarë në rradhët e protestuesve. Ajo që ndodhi në datën 13 Prill 2019, ishte një goditje ndëshkuese me gaz nga policia e shtetit!

Ishte një goditje për të shkaktuar dhimbje dhe vuajtje, pa asnjë shkak dhe detyrim operacional. Permimetri i Kuvendit, ndryshe nga perimetri i Aeroportit të Rinasit, ku u grabitën ditën për diell 10 milionë euro, ishte i sigurtë, i paprekur dhe aspak nën sulmin e protestuesve.

Dhatë pra, ju zoti Lleshaj, një urdhër krejt antiligjor, ndëshkues dhe torturues, ndaj mijëra njerëzve të pafajshëm dhe të pambrojtur, madje më pas, patët edhe hipokrizinë të akuzonit se shkaku ishin ata dhe maskat e tyre.

Gjithsesi, unë ju falenderoj për këtë veprim që bëtë, sepse ju zoti ministër, me këtë akt, themeluat shtetin e ri policor të vitit 2019 dhe bëtë edhe më të dukshme se jeni i gatshëm të urdhëroni ose të jepni edhe vetë, urdhëra kundra popullit, që ju paguan mirë dhe shtrenjtë, që ta mbroni dhe jo ta sulmoni!

Populli nuk është armiku juaj, zoti Lleshaj, ndërsa ju, kryet një vepër të vullnetshme ndëshkimi të paramenduar ndaj tij.
Mendoj se sot, sëpaku moralisht, ju zoti Lleshaj, i humbët përgjithmonë gradat e djersitura të Gjeneralit, që mbani diku në sirtar, qëkurse u veshët me teshat civile të ministrit dhe helmuat me qëllim torturën dhe vuajtjen, popullin tuaj, që ushtronte të drejtën kushtetuese të Protestës!
shkullaku

Armand Shkullaku:

“Rama në panik, s’po drejton dot më lojën që po luajnë të tjerët. Shumë shpejt…”



Duke komentuar shperthimin e djeshem te kryeministrit Edi Rama, teksa iu adresua me lume fyerjesh gazetareve, te cilat me pas i cilesoi thjesht nje opinion dhe aspak fyerje, gazetari Armand Shkullaku analizon se “sjellja e Edi Ramës është tipike e një njeriu që shikon fundin e tij, pikërisht në momentin kur e mendonte veten më të fortë se kurrë”.

 Shkullaku shkruan se “Ai po vepron në panik, i pasigurt për të ardhmen e tij politike dhe për këtë duhet kuptuar. Prandaj, ndoshta nuk i duhen hequr mikrofonat kur nis e shan përçart. Shumë shpejt do të na shkaktojë të qeshura më shumë se mister Bini”.


Të shumtë ishin ata që u habitën nga shthurja e gjuhës së kryeministrit përpara gazetarëve dhe nga shpërthimi i tij i papritur pas seancës parlamentare, që nuk lejoi Prokurorinë të vijonte me ndalimin e deputetit Saimir Tahiri.

Hamendësimet e shumta për agresionin anormal të kryeministrit, që shkonin nga tronditja psikike deri tek aversioni i tij i njohur për lirinë e fjalës, e kanë një shpjegim. Sjellja e Edi Ramës është tipike e një njeriu që shikon fundin e tij, pikërisht në momentin kur e mendonte veten më të fortë se kurrë.

Ajo që po ndodh me rastin Tahiri, është vetëm hapja e një kapaku që po nxjerr dhe do të nxjerrë zbuluar kazanin politik ku është gatuar qeverisja e Ramës për katër vite me radhë. Tahiri nuk është një rast i izoluar, që merr fund me një votim në Kuvend. Ai përbën daljen në dritë të një modeli qeverisës që ngërthen brenda vetes lidhjet politikë- krim, korrupsionin dhe përqendrimin e pushtetit në një kupolë të vetme. Këtë fenomen, Edi Rama as nuk e kontrollon dot më nëpërmjet levave të tij të propagandës dhe as e parashikon dot se ku mund ta ketë fundin. Kaq mjafton për t’ia rrënuar atij qetësinë, për t’ia shtuar ankthin dhe për ta nxjerrë para gazetarëve si liderët tipikë autoritarë, që sa më shumë shohin fundin aq më tepër agresivë bëhen.

Në këtë këndvështrim duhet parë si shpërthimi i tij i fundit ndaj reporterëve që bëjnë punën e tyre, ashtu edhe fjalimi që mbajti në grupin parlamentar të PS, dy ditë përpara votimit për Saimir Tahirin. Edi Rama nuk e di nëse ka bërë mirë apo e ka rënduar pozitën e tij duke vendosur të mos e dorëzojë ish-ministrin e Brendshëm. Kjo e bën nervoz dhe gati të përçartë kur duhet të flasë në publik. Në një anë përpiqet të lajë duart me Tahirin dhe në anën tjetër shtyhet nga instinkti i vetëmbrojtjes për t’u bërë mburojë për të. Kryeministri e ndjen se ky mund të jetë fillimi i fundit për të, por është i paaftë të drejtojë një lojë që po e luajnë të tjerët.

Nëse do e dinte që gjithçka do të mbyllej te Saimir Tahiri, ai me siguri do t’i shkonte deri në fund qëndrimit që mbajti në ditët e para, kur çështja e ish-ministrit u bë publike. Por kur mori sinjale se bëhej fjalë për një proces dhe jo për një rast të vetëm, zgjodhi të bëjë atë që dinë të bëjnë liderë të prerjes së tij sa herë që u rrezikohet pushteti. Zgjodhi sulmin ndaj prokurorisë, mediave, opozitës, komentuesve në facebook, njerëzve në rrugë, ndoshta edhe ndaj vetes së tij, që ishte kapur mat pikërisht aty ku akuzohej për vite me radhë: në lidhjen e qeverisë së tij me krimin dhe korrupsionin.

Fillimisht Edi Rama u mundua të bëjë figurën e një lideri të moderuar perëndimor, të atij që i hap rrugë drejtësisë për këdo, madje edhe për ndonjë “dru të shtrembër” që i qëllon brenda shtëpisë së tij. Ai u shfaq parimor dhe i pakompromis, ndonëse i prekej krahu i djathtë i qeverisë së tij. Drejtësi deri në fund, asnjë pengesë për prokurorinë, ishin fjalët e tij të para, të përsëritura nga papagallët e vegjël në PS. Disa kaqolë mediatikë u entuziazmuan dhe nxituan që njollën ta shndërronin në pastërti, duke rifilluar avazin e vjetër të krahasimit me Berishën. “Ja, Rama nuk është si ai. Nuk e pengon drejtësinë, ka tjetër standard. Nuk vepron me Tahirin si Berisha me Gërdecin apo 21 janarin… është lider që respekton ndarjen e pushteteve”, ishin komentet që synonin ta nxirrnin të papërlyer kryeministrin nga balta ku ishte llokoçitur qeverisja e tij.

Por iu desh të bënin prapaktheu, sapo kryeministri i “standardit europian” kuptoi që rasti Tahiri ishte një ingranazh që po lirohej në makinerinë e ndërtuar prej tij e që tani rrezikon të shembet. Përballë këtij rreziku u shfaq një Ramë tjetër. Njeriu që mbështeste drejtësinë shpërtheu në akuza politike ndaj prokurorëve: Pas akuzave të ngritura nga Prokuroria, për hir të së vërtetës me një vrap që do kishte hutuar edhe Ben Xhonsonin, me një paraqitje komike që do kishte rrëzuar edhe Mister Beanin, kësisoj, mbase shumëkush mund ta ketë pritur, por edhe më shumë e presin që unë t’i bashkohem qëndrimit haptazi dhe ngulazi të prerë të Saimir Tahiri, kundër një gjyqi farsë, që për hir të së vërtetës i ngjan një farse të inskenuar nga amatorë, inatçinj… Në cilën epokë të gurit u gjet kurajoja për t’i prerë faturën e burgut deputetit me katër fletë bakalli që do të ofendonin çdo bakall … dhe për llogari të kujt deshën t’ia shesin këtë faturë të arrestit me burg këta prokurorë, deklaroi Rama duke aluduar më tej se dosja e prokurorisë ishte shkruar në zyrat e opozitës, se kishte një komplot politiko-mediatik prapa kërkesës së prokurorëve etj. Paralelisht me sulmin personal, ai orientoi në sinkron edhe ata, që më parë e duartrokitën kur tha se do i hapte rrugë drejtësisë, për të nisur denigrimin personal ndaj përfaqësuesve të akuzës.

Rama mund të stërmundohet sa të dojë që të rrijë brenda kostumit perëndimor dhe t’i durojë atletet adidas që ia shtrëngojnë këmbët, por kur ndjen se i kërcënohet pushteti është i gatshëm t’i flakë ato dhe t’i shpallë luftë kujtdo që e vendos përballë të vërtetës. Ai mund të mos i thotë “horr” Adriatik Llallës, por ky është një ndryshim stilistikor dhe jo thelbësor. Sepse sulmi politik ndaj prokurorëve është i njëjti reagim tipik që di të bëjë një soj politikanësh sa herë kapen në mëkat.

Kryeministri ka nisur një betejë kundër prokurorisë, mediave dhe opozitës, për ta projektuar hallin që e ka zënë si një pasojë që i vjen nga “Fronti i së Keqes” dhe jo si krizë të qeverisjes së tij, që tashmë ka shpërthyer. Por këtë herë të gjithë e kanë të qartë se të keqen e ka brenda dhe më kot tenton t’i bëjë dalje. Ai po vepron në panik, i pasigurt për të ardhmen e tij politike dhe për këtë duhet kuptuar. Prandaj, ndoshta nuk i duhen hequr mikrofonat kur nis e shan përçart. Shumë shpejt do të na shkaktojë të qeshura më shumë se mister Bini. Provojeni si fillim t’i hiqni zërin dhe t’i shihni shprehjet e fytyrës ndërsa u sulej gazetarëve përpara selisë së Kuvendit.

Vito Kapo tregon debatet me Hysniun: Dinte shumë sekrete të Enverit, por…


Enver Hoxha dhe Hysni Kapo

Vito Kapo, bashkeshortja e Hysni Kapos tregon gjate intervistes se dhene për “Albania Free Press”, detaje nga puna qe bente, si shperblehej dhe çfare i jepte i shoqi per ta ndihmuar, duke perjashtuar ato qe ajo i cileson ‘sekrete’.


Teksa flet per raportin me bashkeshortin, Vito Kapo thote se ata bënin vetëm debate pune, por asnjëherë grindje të tjera.


“Hysniu, si njeriu më i afërt i Enverit dinte shumë sekrete që mua nuk m’i thoshte. Dy herë kemi bërë njëfarë debati për emërimet e reja dhe pranimet në Byronë Politike. Unë i thoja se duhej të afronim njerëz me shkollë, madje që të kenë studiuar jashtë. Hysniu më dëgjonte, por nuk fliste, kurrë nuk më ktheu përgjigje për këtë pyetje. Atëherë, Enveri kishte dhe një orientim që të ofrojmë njerëz nga klasa punëtore, por dijet e tyre stononin me zhvillimet e kohës. Hysniut nuk i pëlqente kjo pyetje ndaj dhe nuk më kthente përgjigje. Rrinte i heshtur. Orientimet ishin orientime… Por shumë sekrete nuk m’i tregonte”- thote ajo.

Sipas saj, Hysniu ishte shumë punëtor dhe po aq i mbingarkuar.

“Unë shkoja për ta lehtësuar duke i kërkuar ta ndihmoja, pasi secili punonte në dhomë të ndryshme. Kur e shihja ashtu në punë i thoja: “Ke gjë për të më dhënë mua?”. Vetëm atëherë ai më jepte dosjet e tepërta, që s’përbënin sekret që s’ishin materiale të Byrosë Politike. Materialet e Byrosë ai nuk m’i jepte kurrë, kurrë. Ai ma tregonte vetëm ndonjë gjë që i kishte thënë Enveri. Unë pasi i merrja i përfundoja dhe ia ktheja përsëri. Unë kisha personalitetin tim. Ai ngarkohej shumë dhe shokët i thoshin se: “Hysniu është tamahqar në punë”- tregon Vito Kapo.

Vito Kapo, gruaja e njeriut më të afërt dhe më të besuar të Enver Hoxhës, Hysni Kapos ka treguar ne nje rregim per “Albania Free Press”, se si u njoh me ate qe do te ishte bashkeshorti i saj.


vito
Sipas saj, njohja me nga afer ka ndodhur ne Hotel Dajti, aty ku edhe u lidh miqesia e tyre.

“Pas Beratit, unë shkova në Korçë për të stabilizuar punën në këtë qytet, Organizatën e Gruas. Ishin muajt e fundit të luftës. Po përgatiteshim për çlirimin e Tiranës. Pas Beratit, Hysniu u nis përpara Enverit për në Tiranë, pasi do të ishte komisari që do drejtonte luftën për çlirimin e Tiranës. Atë vit dimri ishte i egër. Unë po shkoja në Korçë me rrobat që kisha, pra po ato të ushtrisë Nacional-Çlirimtare. Duke më parë kështu, Naxhije Dume më thotë “ku shkon ti me ato rroba është Korçë atje, bën shumë ftohtë. Do mbarosh së ftohti”. Pastaj më jep një palë rroba dimri që i kishte porositur. Unë erdha në Tiranë kur ajo ishte çliruar dhe udhëheqja ishte akoma në hotel “Dajti”- tregon Vito Kapo.

Ajo rrefen me tej se “Aty kishte zyrat Hysni dhe Dali Ndreu. Atëherë, “Dajti” mbahej si një hotel luksoz, më i miri në Shqipëri. Hoteli kishte dhe një mensë ku ne hanim, ndërsa të gjitha mbledhjet e rastit i bënim në sallon. Në këtë ambient, unë isha së bashku me Nefo Myftiun. Pikërisht këtu, në hotel “Dajti” unë u njoha më nga afër me Hysniun. Ishte ky hotel që lidhi miqësinë tonë”.

Vito thore se i vjen shume keq, “që ky hotel me kaq histori, sot është kthyer në një rrangallë”.

Aty ajo mesoi edhe te shkuaren e Hysniut.

“Aty mësova se Hysniu kishte qenë i martuar dhe kishte një djalë. Por ishte i divorcuar. Atëherë qe një opinion jo i mirë për divorcin, ndaj unë stepesha para tij. Madje kurrë nuk i kam folur, pa më folur ai. Ishim akoma shumë konservator në marrëdhënie. Kjo indiferencë e imja e inatoste shumë herë Hysniun, por unë qëndroja në timen. Nga sjella, mënyra se si më fliste, sesi nervozohej nga heshtja ime, sesi më kërkonte për raportim, unë e ndjeja që ai më dashuronte. Po ashtu, ndoshta edhe më me forcë dhe unë. Në këto situata, pyes vëllanë e madh Pirron dhe i tregoj gjithçka”- thote ajo, duke shtuar se “I them dhe që ishte i divorcuar, por ai më tha nuk ka asgjë. Më vonë të dy i themi edhe vëllait të vogël, Alqit që ishte dhe anëtar i Komitetit Qendror, 19 vjeç, në atë kohë. Edhe ai nuk kundërshtoi për njohjen”.

Me tej, Vito tregon momentin kur Hysniu i beri nje ftese.

“Një ditë më thotë Hysniu “a do të vish andej nga zyra se kemi disa punë për Bashkimin e Grave”. “Mirë, -i them, -se do të vij nga ora pesë. Shkova atje dhe ai më pa me inat”. Ishte 24 shkurt i vitit ’45-ës. “Po ti nuk kupton se ç’dua të të them… Nuk kupton vërtet?”. Vendosëm të martoheshim pa zhurmë dhe pa bujë. Thjesht bëmë një darkë në shtëpi, ndërsa celebrimin e bëmë më 27 shkurt të ’45-ës ku erdhën dhe Alqi me Pirron”- thote ajo.

Dasma ka qene fare modeste. “Në darkën e dasmës ishim gjashtë veta. Për këtë datë, kam një unazë dhe kjo daton me ditën e dasmës. Pra unaza shënon: “27/02/1945”. Dua të theksoj se këtë unazë ma kishte dhënë nëna, por tek një specialist i bëmë modifikimet ashtu siç e thashë më lart. Pra kjo unazë është në dorën time që nga shkurti 1945, plot 72 vjet në gishtin tim”-tregon Vito Kapo.

Nga marrëdhënia me Nexhmijen dhe Enverin deri tek ‘sekretet’ e ditarit të Hysniut, Vito Kapo në një rrëfim ndryshe


vito1
Bashkëshortja e njeriut më të afërt dhe më të besuar të Enver Hoxhës, Hysni Kapos ka bërë një tjetër rrëfim ndryshe për “Albania Free Press”. Ajo ka treguar detaje nga jeta dhe nga miqësia e Enverit me bashkëshortin e saj Hysniun.

Dikur më keni thënë se Liri Gega, donte të bëhej gruaja e parë gjenerale në Berat?

Po. Liri Gega ishte një femër shumë e lëkundur në Plenumin e Beratit. Madje shumë herë krijoi disa situata jo të besueshme. Diçka e shqetësonte. Mbaj mend se në Berat, Liri Gega njëherë ishte kundra dhe një herë binte dakord me njërën apo tjetrën palë. Se e thamë, ishte koha e franskioneve të mëdha. Duke parë lëkundjet, në fund të plenumit të Beratit atë e hoqën nga anëtare e Komitetit Qendror. Por mes shumë bisedash, Liria në atë kohë pretendonte të merrte gradën gjenerale, pra të kishte dhe një femër e tillë. Madje, mua, por dhe shumë grave të tjera, ajo u thoshte pse të mos bëhet një grua gjenerale? Ajo e nënkuptonte këtë për vete. I mendonte të gjitha për vete. Në atë kohë, gratë me më shumë autoritet ishin Naxhije Dume, (anëtare e Komitetit Qendror); Liri Gega, anëtare e Komitetit Qendror; Fiqiret Shehu, komisare e Brigadës së Parë dhe unë që isha sekretare e Enverit. Pra, ishim disa gra që kishim një emër, por ambiciet e Lirisë ishin shumë më shumë se tonat.

Pas Beratit, ku shkuat dhe si vazhdoi njohja dhe më vonë lidhja në martesë me Hysni Kapon?

Pas Beratit, unë shkova në Korçë për të stabilizuar punën në këtë qytet, Organizatën e Gruas. Ishin muajt ëe fundit të luftës. Po përgatiteshim për çlirimin e Tiranës. Pas Beratit, Hysniu u nis përpara Enverit për në Tiranë, pasi do të ishte komisari që do drejtonte luftën për çlirimin e Tiranës. Atë vit dimri ishte i egër. Unë po shkoja në Korçë me rrobat që kisha, pra po ato të ushtrisë Nacional-Çlirimtare. Duke më parë kështu, Naxhije Dume më thotë “ku shkon ti me ato rroba është Korçë atje, bën shumë ftohtë. Do mbarosh së ftohti”. Pastaj më jep një palë rroba dimri që i kishte porositur. Unë erdha në Tiranë kur ajo ishte çliruar dhe udhëheqja ishte akoma në hotel “Dajti”. Aty kishte zyrat Hysni dhe Dali Ndreu. Atëherë, “Dajti” mbahej si një hotel luksoz, më i miri në Shqipëri. Hoteli kishte dhe një mensë ku ne hanim, ndërsa të gjitha mbledhjet e rastit i bënim në sallon. Në këtë ambient, unë isha së bashku me Nefo Myftiun. Pikërisht këtu, në hotel “Dajti” unë u njoha më nga afër me Hysniun. Ishte ky hotel që lidhi miqësinë tonë. Më vjen shumë keq që ky hotel me kaq histori, sot është kthyer në një rrangallë. Aty mësova se Hysniu kishte qenë i martuar dhe kishte një djalë. Por ishte i divorcuar. Atëherë qe një opinion jo i mirë për divorcin, ndaj unë stepesha para tij. Madje kurrë nuk i kam folur, pa më folur ai. Ishim akoma shumë konservator në marrëdhënie. Kjo indiferencë e imja e inatoste shumë herë Hysniun, por unë qëndroja në timen. Nga sjella, mënyra se si më fliste, sesi nervozohej nga heshtja ime, sesi më kërkonte për raportim, unë e ndjeja që ai më dashuronte. Po ashtu, ndoshta edhe më me forcë dhe unë. Në këto situata, pyes vëllanë e madh Pirron dhe i tregoj gjithçka. I them dhe që ishte i divorcuar, por ai më tha nuk ka asgjë. Më vonë të dy i themi edhe vëllait të vogël, Alqit që ishte dhe anëtar i Komitetit Qendror, 19 vjeç, në atë kohë. Edhe ai nuk kundërshtoi për njohjen. Një ditë më thotë Hysniu “a do të vish andej nga zyra se kemi disa punë për Bashkimin e Grave”. “Mirë, -i them, -se do të vij nga ora pesë. Shkova atje dhe ai më pa me inat”. Ishte 24 shkurt i vitit ’45-ës. “Po ti nuk kupton se ç’dua të të them… Nuk kupton vërtet?”. Vendosëm të martoheshim pa zhurmë dhe pa bujë. Thjesht bëmë një darkë në shtëpi, ndërsa celebrimin e bëmë më 27 shkurt të ’45-ës ku erdhën dhe Alqi me Pirron. Në darkën e dasmës ishim gjashtë veta. Për këtë datë, kam një unazë dhe kjo daton me ditën e dasmës. Pra unaza shënon: “27/02/1945”. Dua të theksoj se këtë unazë ma kishte dhënë nëna, por tek një specialist i bëmë modifikimet ashtu siç e thashë më lart. Pra kjo unazë është në dorën time që nga shkurti 1945, plot 72 vjet në gishtin tim.

Pas martesës, si rrodhi jeta juaj? Me çfarë detyrash u caktua Hysniu dhe ju? Si i përballuat dhe çfarë pasojash kishin?

Në atë kohë, Hysniu u caktua si ambasador në Jugosllavi, ndërsa unë u caktova atashe shtypi po aty. Ishte një detyrë që e realizova për herë të parë, por që më pëlqente. Ishin vite të vështira dhe shumë të tensionuara. Të ishe ambasador në Jugosllavi në atë kohë, ishte përgjegjësi e madhe. Jugosllavia ishte shteti kryesor komunist në Ballkan që kishte lidhje drejtpërdrejt me ish-BS. Situata në botë ishte tepër e rënduar. Lufta kishte lënë pasoja të rënda në ekonominë e të gjitha vendeve pjesëmarrëse. Bota ishte ndarë në dy kampe. Përpos shumë problemeve të tjera, në pozicionin që kisha më duhej të qëndroja me Hysniun në takime të ndryshme. Vështirësi pa fund. Të pamësuar me shumë rregulla diplomatike. Një nga këto vështirësi ishte dita kur u zhvilluat takimi në Split dhe duhej të isha me Hysniun, ku zura vend midis ambasadorit të SHBA dhe Hysniut, kur veten e mendoja se duhej të isha mes kolegëve të shtypit. Mbi të gjitha, dua të theksoj se isha e vetmja grua në këtë takim dhe më shihnin me kureshtje e gjatë gjithë kohës kemi qëndruar pa folur me Hysniun. Pas Splitit, në dhjetor të vitit 1945, Hysniu duhej të nisej për në Paris. Dihen kushtet e atëhershme të udhëtimit. Komunikimi dhe vetë udhëtimi qe i vështirë. Ky udhëtim zgjati 3-4 ditë. Pra, nga Beogradi në Paris që sot shkon për një orë, atëherë u bë me ata trena të pasluftës. Udhëtim pa ngrohje, përmes Alpeve dhe thuajse me fare pak ushqim. Dihet që edhe komunikimi me atdheun bëhej përmes njerëzve (korrierëve) dhe radiogrameve. Gjithë ata muaj për Hysniun dhe për mua ishin muaj pune të pambarimtë. Dua të them se në kohën që mbahej Konferenca e Paqes, (ishte muaji korrik), unë isha në maternitet pasi kisha lindur vajzën, Verën. Pikërisht atë ditë, Hysniu udhëtoi për në Tiranë dhe sa erdhi dhe më pa në maternitet, pikërisht po atë natë u nis sërish për në Paris me pjesën tjetër të delegacionit, të ardhur bashkë me të në Tiranë. Pasi ndenja ca ditë në Tiranë, më lajmëruan që nga mesi i shtatorit duhej të nisesha me gjithë vajzën e sapolindur për në Paris. Qëndrova atje gati dy muaj. Vajta disa herë si dëgjuese në Pallatin e Luksemburgut, ku zhvillohej konferenca, pasi mu krijua mundësia që të takohesha me disa personalitete sidomos të lindjes. S’më harrohet momenti kur në Konferenca foli dhe Molotovi, ku fill pas diskutimit të tij, Shqipërisë iu shtuan disa dëmshpërblime të tjera nga Italia. Pas këtij takimi, pikërisht në fund të tij, Hysniu, Behar Shtylla, Kahreman Ylli, Tuk Jakova, u nisën për në Këshillin e Sigurimit për vazhdimin e mbledhjes së tretë në Nju Jork, por dhe për punën që duhej të bëhej për ta njohur Shqipërinë nga OKB-ja. Këto evenimente ndodhën në qershor të vitit 1947. Di të them se Hysniu në atë periudhë tepër të vështirë politike dhe ekonomike për Shqipërinë, ka qenë politikani më i spikatur në marrëdhëniet me jashtë, ai ishte në kontakt të drejtpërdrejtë me përfaqësues të Fuqive të Mëdha.

Ju më vonë u bëtë me dy fëmijë por kishit dhe Pëllumbin pra tre, si ndiheshin fëmijët, ….

Ne krijuam një familje me shumë harmoni. Dashuri dhe respekt për njëri-tjetrin. Pëllumbi është djali me nusen e parë të Hysniut, por që ne e kemi dashur dhe respektuar njëlloj. Pëllumbi ishte ashtu siç kishte emrin dhe është rritur me ne me shumë dashuri. Askush s’e dinte që ai ka pasur nënë tjetër. Edhe fëmijët e morën vesh shumë vonë. Besniku, djali im më thotë një ditë, “çfarë date ka unaza jote?”. U habita me pyetjen. Ai kishte nuhatur diçka. Shpeshherë i thoja Hysniut t’ua tregonim fëmijëve se çfarë e kishin Pëllumbin, por Hysniu nuk donte. Pyetja e Besnikut më vuri në dilemë. Më vonë, u detyruam t’ua themi. Fëmijët e mi s’e besonin. Ata ishin rritur sikur të ishin vëllezër. Pa asnjë dallim, pa asnjë teprim, pa asnjë mos vëmendje. Gëzonin të njëjtat të drejta, dashuri, afinitet, respekt, etj.. Edhe sot marrëdhëniet me Pëllumbin, i kam si me fëmijët e tjerë, i kam shumë të mira. Ata janë fëmijët e mi dhe ata për njëri-tjetrin janë vëllezër apo motra. Krenohem me fëmijët e mi. Janë fëmijë të rrallë dhe shumë të respektueshëm. Mes tyre jam ndjerë e parë dhe shumë e respektuar. Nuk ka më bukur kur ke fëmijë të tillë.

Si punonit atë kohë? A kishit orar? A shpërbleheshit për punën? Cilat ishin detyrat tuaja kryesore?

Ne punonim në dy-tre punë dhe thuajse asnjë ditë pushim gjatë javës. Punonim me ndërgjegje dhe paguheshim vetëm me një rrogë. Sot asnjë s’mund të punojë kështu, asnjë. Sot për punën më të vogël kërkohet shpërblim. Unë 34 vjet kam qenë presidente e Bashkimit të Grave. Prandaj, shoku Enver më thoshte “ty të kemi për problemet sociale”. Përveç kësaj, unë isha edhe anëtare e kryesisë të bashkimeve profesionale. Ja si shkruan Hysniu në një rast në ditar: Vitoja qe në Korçë erdhi nga Korça dhe iku në Fier. Nga Fieri, Vitoja u nis për në Shkodër-Gjirokastër. Pra, kishte raste që nuk takoheshim për javë të tëra. Mbas disa vitesh më thotë “Si na ka ndodhur neve të dyve se beson kush, por s’ka gjë se për partinë dhe për popullin punojmë”. Unë kam qenë shumë e ngarkuar me punë, edhe me gruan dhe deputete, dhe anëtare e KQPPSH e të tjera. Kjo bënte që unë e Hysniu të rrinim shumë rrallë bashkë, madje them se ai kishte kërkuar që unë të jepja dorëheqje nga disa detyra, por ishte dëshira e Enverit që të qëndroja. Kjo kishte bërë që Hysniu të bënte dy vargje humori si vjershë: “Sa vij unë ikën Vitoja, sa vjen Vitoja iki unë, vallë kur do takohemi kështu?”. Pra, disa herë linim edhe fëmijët jashtë vëmendjes për hir të punëve. Por sakrificat ishin të mëdha, pasi vendi ishte i shkatërruar nga lufta. Një vend që nuk kishte asgjë. Çdo gjë e filluam nga e para dhe di të them që kemi punuar orar pa orar, deri në 16 orë në ditë, pa asnjë ditë pushim pasi kaq të mëdha ishin problemet. Di të them se vetëm në vitet ‘70 filluam të bënim pushime, madje kur Hysniu u sëmur, i dhanë dy muaj leje në vit, mua një. Më vonë, i lashë disa detyra si me detyrim nga Hysniu, si nga Kryesia e Kuvendit Popullor (1970), pasi nuk donim të përgojoheshim. Në vitin 1988, kur ende isha ministre e Industrisë së Lehtë, duke parë zhvillimet, dhashë dorëheqjen.

A bënit debate me Hysniun. A ia tregonit të gjithë të fshehtat njëri-tjetrit?

Ne bënim vetëm debate pune, por asnjëherë grindje të tjera. Hysniu, si njeriu më i afërt i Enverit dinte shumë sekrete që mua nuk m’i thoshte. Dy herë kemi bërë njëfarë debati për emërimet e reja dhe pranimet në Byronë Politike. Unë i thoja se duhej të afronim njerëz me shkollë, madje që të kenë studiuar jashtë. Hysniu më dëgjonte, por nuk fliste, kurrë nuk më ktheu përgjigje për këtë pyetje. Atëherë, Enveri kishte dhe një orientim që të ofrojmë njerëz nga klasa punëtore, por dijet e tyre stononin me zhvillimet e kohës. Hysniut nuk i pëlqente kjo pyetje ndaj dhe nuk më kthente përgjigje. Rrinte i heshtur. Orientimet ishin orientime… Por shumë sekrete nuk m’i tregonte. Hysniu ishte shumë punëtor dhe po aq i mbingarkuar. Unë shkoja për ta lehtësuar duke i kërkuar ta ndihmoja, pasi secili punonte në dhomë të ndryshme. Kur e shihja ashtu në punë i thoja: “Ke gjë për të më dhënë mua?”. Vetëm atëherë ai më jepte dosjet e tepërta, që s’përbënin sekret që s’ishin materiale të Byrosë Politike. Materialet e Byrosë ai nuk m’i jepte kurrë, kurrë. Ai ma tregonte vetëm ndonjë gjë që i kishte thënë Enveri. Unë pasi i merrja i përfundoja dhe ia ktheja përsëri. Unë kisha personalitetin tim. Ai ngarkohej shumë dhe shokët i thoshin se: “Hysniu është tamahqar në punë”.

***

“Enveri kishte besim absolut tek Hysniu”

Si do t’i cilësoje marrëdhëniet e Enverit me Hysni Kapon?

Ishin tepër miqësore. Enveri kishte besim absolut tek Hysniu, ata kurrë nuk janë grindur dhe kishin një mirëkuptim të madh. E mirëkuptonin njeri-tjetrin vetëm me një shikim. Ndoshta e dini se në shumë momentesh krizash ndërkombëtare, Enveri rolin e ndërmjetësit ia besonte Hysniut, se ishte i guximshëm dhe shumë korrekt.

Po për marrëdhëniet e Enverit me Mehmet Shehun çfarë ruani në memorien tuaj?

Di të them se kishin shumë respekt për njeri-tjetrin. Enveri kishte besim tek Mehmeti, edhe pse ia dinte të metat apo më mirë të themi, se ata ia dinin huqet njeri-tjetrit. Enveri ishte më i ekuilibruar, mendonte shumë para se të merrte një vendim, ndërsa Mehmeti ishte shumë gjaknxehtë dhe disa herë shpërthente duke marrë vendime paksa të nxituara. Por Enveri ia njihte tipin dhe karakterin dhe disa herë i thoshte “shikoje dhe njëherë këtë problem, Mehmet”. Pra, ata plotësonin njëri-tjetrin, Enveri madje nuk kërkonte shumë kujdes në ruajtjen e tij. Nuk donte shumë forca sigurie. Mehmeti kishte të kundërtën, kërkonte më shumë siguri. Enveri kur shikonte gardistët, thoshte “shumë janë, ne jemi mes interesave të popullit”. Ndodhi pastaj fejesa që prishi shumë ekuilibra. Enveri s’kishte faj në këtë rast, pasi vetë Mehmeti ka bërë reagim në një moment. Ngjarjet rrodhën me shpejtësi, por di të them që Enveri e vuajti këtë moment dhe pas kësaj u bë më i heshtur më i mbyllur. Detaje të tjera nuk di. Po ju tregoj një rast. Ishte një mbrëmje e ftohtë nëntori i vitit 1977. Ishim mbledhur në Shtëpinë e Pritjes dhe po bisedonim për probleme të ndryshme. Ra fjala tek veshja. Enveri i thotë Mehmetit: “Pse nuk hedhim në treg lloje të ndryshme copash doku, të kenë shumë lloj veshjesh edhe për burrat?”. “Jo, – tha Mehmeti, – sepse rinia fillon dhe kopjon modën e huaj, aq do rinia dhe vishet sipas shijeve borgjeze”. “Jo, ne rrisim shumë llojet e stofave dhe rrobave në treg, edhe ne për vete duhet të vishemi ndryshe me lloje të ndryshme apo jo Mehmet”, ia kthen Enveri. Mehmeti tundi kokën, por nuk ktheu përgjigje. Edhe unë i kam pasur shumë të mira marrëdhëniet me Mehmetin dhe e kam vlerësuar shumë. Ai ishte njeri që kishte ekstreme. Ishte i keqi i vetes, pasi për korrektesë zihej… Por ai i donte njerëzit që përballeshin, që e kundërshtonin me të drejtë dhe me fakte. Kam pasur marrëdhënie shumë të mira. S’e di si shkuan punët më vonë, por… Eh, s’di ç’të them…

Ditari i Hysniut mbetet një kujtim i humbur. Si u zbulua ai dhe cilat janë marrëdhëniet tuaja me Nexhmije Hoxhën?

Kurrë nuk e kisha ditur që Hysniu mbante ditar që në kohën e luftës. E them me bindje që unë këtë s’e kisha ditur kurrë dhe e them me siguri se ishin fëmijët që e kanë zbuluar më vonë. Di që pas shumë, shumë vitesh, një ditë Besniku më tha “a e di ti se babi ka ditar?!”. “Jo”, i thashë dhe ngrita supet. Pra, kjo tregoi se ai i mbante veç dhe me kujdes. Për të më bindur, Besniku më çoi dhe më tregoi se ku ishin ditaret e Hysniut. Ai nuk m’i jepte, por edhe unë kam qenë njeri kryelartë, nuk bëhesha kurioze për atë çka s’më takonte. Njëherë m’i kërkoi Nexhmija, e cila tha që ia dha Haxhi Kroit. S’e di si vajti fati i tyre, por kur ra biseda me Enverin, ai më thotë që duhet t’i marrësh mbrapa. Unë Enverit i thashë se i kërkoi Haxhi Kroi dhe jo Nexhmija, në emrin tuaj. Ai u habit paksa. Enveri dha urdhër të më ktheheshin. Por unë i lashë pas dore dhe nuk e di se ku kanë shkuar. Unë nuk e dija fare që Hysniu mbante ditar. Nuk kishte kushedi çfarë, por ishte mirë t’i kisha. Kujtimet mbeten kujtime. Ndërsa marrëdhëniet e mia me Nexhmijen janë marrëdhënie korrekte. Por ndryshonte puna kur ishte gjallë Enver Hoxha, i cili më krijonte marrëdhënie shumë normale, duke treguar respekt në sytë e Nexhmijes. Kur Hysniu qe në fillim në Amerikë dhe pastaj në Moskë duke mbrojtur luftën tonë, Enveri më thërriste: “Eja të dëgjojmë Hysniun se po flet në radio”. Pra, kishte radio speciale ushtarake, ku dëgjohej fjalimi që mbante Hysni Kapo. E dëgjoja gjithë emocion. S’më besohej se ai mund të fliste para gjithë atyre njerëzve të huaj me aq zjarr dhe burrëri. Ose kur ishte në Moskë, më thërriste në shtëpi “hajde që ta dëgjojmë Hysniun se sot po flet për këtë problem”. Fillonte dhe na fliste frëngjisht dhe na thoshte se sa rreptë ka folur Hysniu atje. “Kështu e duan ata Vito”, më thoshte. Pra Enver Hoxha shok më të ngushtë ka pasur Hysni Kapon. Por nga fundi, sesi donin ta izolonin nga lidhja direkte me Enverin, edhe Hysniun, edhe mua. Nga ana tjetër, Enveri kërkonte të dinte nga unë realitetin, pasi unë isha në kontakt me njerëzit dhe dija se ku ishin problemet. Ndoshta kishte vënë re se po e gënjenin. Unë ia thosha gjithçka, siç e shihja, si e dija, pa e mbuluar, ndaj ai më besonte dhe më kërkonte të flisja vazhdimisht. Edhe pas vdekjes së Hysniut, ai më thoshte: “Unë kam nevojë për ty dhe jo ti për mua”. Ai donte të dinte gjithçka që bëhej në Shqipëri, donte të dinte hallet e popullit.

Si kryetare e gruas në sa vende të botës, ke shkuar me delegacione dhe a respektohej vendi ynë?

Unë kam shkuar si delegacion duke përfaqësuar gruan shqiptare në më shumë se 30 vende të botës në katër kontinente. Vetëm në Australi nuk kam qenë. Kudo na kanë pritur në mënyrë korrekte.

Ke pasur ndonjë debat me ndonjë delegacion tjetër?

Po, kam pasur me një delegacion bullgar. Ishte koha kur Enveri kritikoi ashpër Hrushovin në Moskë. Reagimet ishin të ndryshme. Ne po përkrahnim vijën komuniste të Kinës. Një mike e Dimitrovit, një komuniste bullgare na fyeu në një takim, por unë e anashkalova. Ishin vite të vështira. Historia po pësonte ndryshime të thella. Ishin kohët e krisjeve të mëdha në bllokun komunist. Pastaj ndodhën ato që ndodhën, ku ne u larguam nga ky kamp që kryesonte ish-BS.

***

“A kemi gabuar? Ne kemi qenë idealistë…”

Çfarë kujton nga vdekja e Hysniut?

Këngët e vajit të bijave dhe bijve të Labërisë. Nuk e merr me mend se sa këngë janë kënduar ato ditë si vaje. Madje shumë të tilla i mblodha. Ishin këngë te rralla. Ja më e bukura: “O zemër e zemrave, djalë i gjithë nënave”.

Po kur vdiq Enveri, këngë të tilla vaji a u kënduan?

Jo, pak shumë pak. Madje vetë Nexhmija më tha “përse tek Hysniu u kënduan aq shumë këngë labe vaji tek Enveri jo?”. Unë i thashë se “Enveri është udhëheqësi ynë, njerëzit kanë më ndroje, kanë më rezerva, kanë më stepje”. Nga ana tjetër, Hysniu ishte më popullor dhe ishte i këngës së zonës së tij. Më vjen keq që s’i kam ruajtur dot të gjitha ato këngë që janë kënduar për Hysniun.

Keni një foto me Hysniun në breg të detit, kur dhe ku keni dalë?

Kjo është një nga fotot e mia më të bukura. Kemi dalë në Dhërmi në vitin 1970. Mbaj mend se aty në këtë zonë takuam dhe Lefter Çipën një poet popullor. Ai me grupin e tij këndoi dhe një këngë për këtë takim. Ja disa vargje që nuk i mbaj dot mend në ligjëratë të drejtë: “Në këto male të larta, Erdhi burri i Labërisë, Hysni Kapo mendjeholli, Shoku i Enver krenarisë…”. Kjo foto është një diçka që më relakson dhe ma sjell afër Hysniun.

Plot 27 vjet nga rënia e sistemit komunist, si ndiheni për punë që keni bërë? A keni bërë gabime?

Ne kemi qenë idealistë. Çdokush mund ta interpretojë si të dojë, por di të them se ne kemi punuar me përkushtim, devotshmëri, përgjegjësi dhe nuk kemi pasur kushedi se çfarë privilegjesh. Ne kemi ikur nga blloku me duar bosh, me duar në xhepa. S’morëm pasuri. Ndihem krenare për veten time, se kam bërë sa kam mundur, duke mos kursyer asgjë për interesin e përgjithshëm, duke filluar që nga koha e luftës, ku morëm pjesë aktive si familje doktori e plotë dhe deri në çlirimin e Shqipërisë. Nuk flitet për oraret, apo elemente të parëndësishme, por për përgjegjshmërinë që kemi punuar. Sot mund të thonë që është bërë ajo apo kjo keq, por harrojnë se ku ishte Shqipëria dhe ku erdhi. U harrua që u ndërtua një kompleksitet i jashtëzakonshëm i infrastrukturës së shtetit. U ngrit industria, bujqësia, arsimi etj., etj.. Por këto nuk janë bërë vetëm. Nuk i harroj dot netët e viteve të para, kur Hysniu rrinte gjithë natën në mbledhjet e Byrosë dhe kthehej vetëm ndaj të gdhirë, me një stres që nuk mund ta përshkruash. Flinte vetëm pak orë, madje për të qenë e saktë, po të them që flinte jo më shumë se dy-tri orë. Sa binte mëngjesi, nisej në atë apo në këtë rreth, ku rrinte me ditë të tëra. Këtu fjala është se në gjithë Shqipërinë dilnin probleme nga të gjthëfarësojshmet, që kërkonin durim, nerva dhe gjakftohtësi. Nuk të flas më tepër, se duket sikur qahem, por janë arsyet për të cilat ndihem krenare. Kam parasysh se Hysniu, sa herë që unë dilja në rrethe me shërbim, si e deleguar apo për detyra të tjera, më thoshte: “Vito, bëj kujdes, mos plagos njerëz, sepse ajo dëmton edhe njerëzit e thjeshtë, që mund të gabojnë padashur, por dëmton shumë dhe Partinë, pasi në zona dhe kolektiva të ndryshme të gjithë kanë lidhje me njëri-tjetrin”. Kemi bërë gabime, Edhe kemi bërë pasi kush punon edhe gabon, por më shumë kemi punuar, se kemi gabuar. Hidhni sytë dhe shikoni ç’kemi bërë.



Si i kujton ditët e Hysni Kapos në klinikën e Parisit?

Vdekje e hidhur. Sot them me bindje se duke punuar shumë, ai lodhej shumë madje në vitet ’74-’75, ai i bëri disa herë kërkesë Enver Hoxhës që të lirohej nga detyrat, por Enveri nuk pranoi. Madje, në vitin e fundit ai kishte bërë shumë herë propozime që të largohej. Po kështu, ai nuk donte që unë të isha me disa detyra. Nuk donte të lakoheshim. Duke qenë se unë isha kryetare e një organizate mase, automatikisht me Kushtetutë isha anëtare e Presidiumit të Kuvendit Popullor. Anëtare presidiumi i Kuvendit Popullor ishte forumi më i lartë. Atje ishte edhe Enver Hoxha. Kjo ngjallte edhe pak xhelozi. Nga viti ’70 më hoqi nga presidiumi i Kuvendit Popullor pa dijeni në time dhe pse rregullorja nuk e lejonte. Ai donte të ishte njeri i thjeshtë, i pakomentuar. Edhe para se të vdiste, ai kishte marrë leje dhe unë nuk e dija se ishte sëmurë nga tensioni, zemra. Edhe doktori nuk ma thoshte sa e kishte tensionin. Por unë ia masja vetë tensionin duke e parë nga frymëmarrja dhe i thoja doktorit se ka frymëmarrje shumë të shpeshtë. “S’ka gjë se është vapë”, më thoshte ai. Unë në atë kohë kisha nusen e djalit në maternitet. Po bëheshim gati për pushime në Pogradec. Hysniu më thotë “do të pres djalin që të vijë në shtëpi, pastaj të ikim dhe ne në Pogradec”. Unë i thashë Hysniut se kam një grup instruktorësh në Shkodër dhe “dua të shkoj atje se dua të jap edhe konkluzionet”. “Të shkosh”, më tha. Shkova 4 ditë në Shkodër. Kur u ktheva të dielën lindi nusja dhe të hënën u nisëm për në Pogradec. 15 ditët e para në Pogradec, Hysniu ishte mirë më shëndet. Unë kisha marrë përsipër dhe më kishin ngarkuar që të bëja një pjesë të raportit të Bashkimeve Profesionale. Ata shkruanin shumë dobët dhe Enveri më thoshte gjithnjë: “Ata shkruajnë dobët dhe përkthejnë dobët” ndaj materialin do e përgatisësh ti. Ishte detyrë suplementare. Pra, kisha shkuar për pushime dhe po bëja raportin e Bashkimeve Profesionale. U mora vetë me të gjithë raportin, pasi një gjë të tillë ma besoi vetë Enver Hoxha. Kur mbarova atë pjesë, Hysniut filloi t’i hipte pak temperaturë. Ai gjithë ato ditë ecte dhe rrinte me shokun Enver. Duke qenë bashkë ata thanë se ne nuk bëjmë pushime, por më shumë punë dhe kështu vendosën dhe u ndanë 5 ditë. Edhe ato ditë filloi sërishmi të ketë temperaturë. Hysniut filloi t’i hipte më shumë temperatura. Ndenjëm pak për pushime dhe ai i shoqëruar u nisëm për kurim. Ishte viti 1979. Qëndruam 2-3 netë në Tiranë dhe pastaj u nisëm urgjent për Paris, pasi gjendja e Hysniut u rëndua shumë. Por s’ishte e thënë, sepse edhe aty s’i bënë gjë. Hysniu na la kur e donim më afër se kurrë. Ai ishte një njeri i jashtëzakonshëm, i dashur, punëtor, atdhetar, këmbëngulës. Ai ishte besnik në çdo gjë.

Dyshimet e Enverit për vdekjen e Hysni Kapos, si u vra Mehmet Shehu

enver-sokol



Në vijim të rrëfimit të tij, Sokol Hoxha, djali i Enver Hoxhës, jep detaje se si merreshin vendime pa dijeninë e tij, madje e dizinformonin për suksesin e tyre. Sipas tij, e gjitha kjo organizohej nga Ramiz Alia dhe nëna e tij që nuk i ndahej për asnjë moment Enver Hoxhës.



Sokol Hoxha jep detaje rreth dyshimeve për vdekjen e Hysni Kapos, por edhe Mehmet Shehut, madje dhe një lufte të fshehur mes djemve të Enver Hoxhës dhe Mehmet Shehut.

Bashkëshortja juaj ka thënë se Enver Hoxha ka qenë i izoluar që në vitin 1974. Çfarë kuptojmë me këtë izolim?

Në ‘74 babai pësoi goditjen e dytë. Si rezultat i këtyre u përpilua një protokoll i posaçëm për lëvizjet fizike dhe aktivitetet e tij politike shoqërore. Ndërkaq, trajtohej psikologjikisht me psikozën që zemra e tij ishte si një bombë që mund të plaste nga momenti në moment. Që prej asaj kohe, pra pas ‘72-’74, informimi i tij bëhej vetëm prej informacioneve nga të tjerët, çka u theksua me vdekjen e Hysni Kapos dhe, sidomos pas vdekjes së Mehmet Shehut.

Si e përjetoi ai vetë momentin pas goditjes së parë, veçanërisht pas vitit 1974?

Natyrisht ai e vuante izolimin fizik nga kontakti me njerëzit, ndonëse ndihej gjithmonë e më i pamundur. Por pas vitit ‘82, pasi Alia u zgjodh President, arriti të perceptojë situatën e vërtetë të mashtrimit dhe të manipulimit të jetës së vendit prej tij.

Pra këtë ndërgjegjësim e arriti në vitet e fundit, kur Ramiz Alia ishte përcaktuar apo piketuar nga vetë Enveri?

I vetmi që kishte mbetur si mundësi.

Vërtet që pas izolimit të Enver Hoxhës shumë vendime merreshin pa dijeninë e tij?

Pikërisht kjo ishte e mundur përmes dizinformimit, me qëllim jo vetëm për ta izoluar, por edhe sabotuar. Marrim një shembull: rasti i tufëzimit, siç mendonte im atë në një përqindje të caktuar përqendrimi në kooperativat të gjësë së gjallë, si iniciativë ndoshta ishte teorikisht e mirë sepse ngushtonte dallimin e fshatit nga qyteti. Dizinformimi konsistonte që populli vetë është dakord dhe euforik nga kjo arritje partiake shumë e madhe pa u marrë vesh, siç rezultoi, që fshatari mbeti pa një lopë e pa një pulë. Ishte një studim nga Harilla Papajorgji në Institutin M-L, përkthyer nga disa skema sovjetike, që u institucionalizua nga Komiteti Qendror dhe Byroja. Unë kam biseduar drejtpërdrejt me babin tim për këtë çështje. Ai asnjëherë nuk ishte i bindur brenda vetes për këtë mendim kolegjial që i ofrohej, madje si iniciativë popullore dhe faktit se si mund të jetojë një fshatari pa lopë, dele e dhi.

Ju thoni që e thoshte vetë Enveri këtë?

Po, ma ka thënë shprehimisht.

Po si ka mundësi që e lejoi këtë?

Sepse dizinformacioni ishte aq i fortë e i kalkuluar se si ishte pritur ky orientim i partisë në rrethe. Informacioni që fshatarët e kanë pritur me eufori jashtë cakut të duhur vinte nga shumë drejtime. Por, pamundësia për ta prekur vetë këtë situatë e linte atë të dyzuar. Ndaj vendimet që u morën në atë kohë kishin parasysh diferencimin midis zonave të ulëta dhe atyre të larta. Pikërisht për zbatimin korrekt të këtyre orientimeve ai nuk ishte i bindur. Se një anë është orientimi dhe ana tjetër është zbatimi.

Zoti Hoxha, 4 vjet pas sëmundjes se Enverit, në vitin 1979, vdes Hysni Kapo. Si është përcjellë vdekja e bashkëpunëtorit më të afërt të Enver Hoxhës në shtëpinë tuaj?

Unë dëshmoj për shqetësimet e babait, për mënyrën se si humbën një pas një këto figura të rëndësishme të regjimit. Hysni Kapo vdiq në 1979 në një klinikë në Paris. E shoqëronte gruaja e tij Vito dhe Llambi Ziçishti, ministër i Shëndetësisë. Me urdhër të babait për shqetësim të madh për diagnozën e Hysniut, u nisën dhe Ramiz Alia e Kadri Hazbiu. Nga vetë pohimet e Vitos, kam mësuar për buzëqeshjen e Ramiz Alisë, shqetësimin e Kadri Hazbiut dhe zhdukjen në Paris të ministrit të Shëndetësisë, Llambi Ziçishti. Për këtë qëndrim, e di që është kritikuar nga babai im për të mos hapur panik në popull. Këtë gjë Vito Kapo e përsërit në një intervistë në ‘94 por, çuditërisht, ajo nuk foli më për këtë pikë. Edhe pse ne, në botimet e 2004-s, e shtruam çështjen troç: pse nuk flet më Vito Kapo për Ramiz Alinë, siç foli në 1979 dhe siç foli në 1994?!

Ramiz Alia është shfaqur i buzëqeshur kur vdiq Hysni Kapo?

Po, këtë e pohojnë, përveç Vitos, dhe të gjithë punonjësit e ambasadës.

Si shpjegohet kjo gjë, pse Ramizi të ishte i gëzuar?

Se i iku një pengesë në rrugën drejt kreut të shtetit.

Pra fjala është se në shkallën hierarkike Ramiz Alia ishte vartës i Hysniut?

Natyrisht, Hysniu ka qenë numri 2 në hierarkinë partiake. Pra, ishte binomi Enver –Mehmet që mbulonin partinë dhe kryeministrinë, por Hysniu brenda linjës së partisë ishte i dyti. Me vdekjen e Hysniut dhe me vdekjen më vonë të Enverit, së paku në këtë linjë do të mbetej Ramizi.

Babai juaj me kë kishte më shumë afrimitet, me Hysniun apo me Mehmetin?

Me Hysniun, por dhe me Mehmetin kishte marrëdhënie shumë të mira të respektit reciprok, por jo marrëdhënie të ngrohta familjare. Ka dashur Hysni Kapon, ndonëse i ka rezultuar shumë vonë politika nepotike e tij apo e së shoqes, pasi ai mbulonte kuadrin, që të zotëronte nën autoritetin e Enver Hoxhës gjithë strukturat e jetës së vendit. Hysni Kapo donte të forconte krahun e tij kundrejt Mehmet Shehut pas vdekjes së Enver Hoxhës.

A e priste Enveri vdekjen e Hysniut?

Ai e priste për vetë diagnozën kancer në pankreas, por asnjëherë aq befasishëm.

Ç’doni të thoni me këtë, z. Hoxha?

Që babai më ka shprehur shqetësimin që dikujt i është dashur kjo vdekje, për të qenë aq e befasishme.

Jua ka thënë Enveri?

Po.

Po nuk e ka vënë gishtin se kush mund të jetë ky?

Jo.

Cili është mendimi juaj, vdekja e Mehmet Shehut është vrasje apo vetëvrasje?

Duket vetëvrasje, por nën presion të fortë psikologjik, pra e domosdoshme që ai të vdiste.

Mund të më shpjegoni nga cili njeri vinte ky presion?

Ishte viti ’81, kur ndodhi tragjedia që kishte lidhje të ngushtë edhe me Kosovën për vetëpavarësi të saj. Kjo tragjedi e mërziti shumë babanë. Për një vit të tërë ai nuk ka buzëqeshur dhe deri në fund ka pasur dyshimin që pse Mehmet Shehu duhet t’ia bënte popullit dhe babait tim këtë tragjedi kaq të madhe. Sepse babai im ishte i sigurt që Mehmeti e dinte që Enveri do ta falte, si gjithmonë, edhe për gabime shumë më të rënda, kur Mehmeti ka tejkaluar normat nga gjaknxehtësia. Për shembull, për terrorin në popull pas vrasjes së Bardhok Bibës. Ndaj çështja e fejesës e parë sot retrospektivisht, e sinqertë apo kurth ndaj Mehmet Shehut, apo “dualizmi” për të cilat e kritikoi më ashpër nga të gjithë Ramiz Alia, nuk e justifikonin vetëvrasjen e Mehmetit.

Ju do të thoni që nuk kishte përplasje të Mehmetit me Enverin?

Jo, atë nuk do ta bënte kurrë Mehmeti. Për këtë ka qenë i sigurt edhe në ditët e fundit të jetës, ndonëse iu desh të sqarojë popullin me “Tablonë sinoptike” sipas informacioneve që i sollën menjëherë pas vetëvrasjes.

Për çfarë dualizmi e keni fjalën?

Realisht nuk bëhej fjalë për dualizëm të Mehmetit ndaj Enverit, por familja e tij, Fiqereti e djemtë, apo grupi i shoqërimit e ushtronin në mënyrë të dukshme. Për këtë kam dëshmi personale. Djali i madh i Mehmetit kishte mbaruar më përpara dhe punonte në të vetmen qendër elektronike në atë kohë, në Durrës, në uzinën e radio-televizorëve. Me sa më kujtohet, në pozicion kyç të kryeinxhinierit. Unë mbarova në ‘74 dhe fillova punë në një grup të vogël elektronik prej 4 vetash bashkë me mua përfshirë në Institutin e Mekanikës. Shefi ynë ishte një nga të katërt, inxhinier shumë i zoti, që e zgjeroi repertorin studimor të qendrës drejt automatizimit të industrisë e bujqësisë. Pra, krahas Durrësit, filloi të ndihej edhe Tirana nëpërmjet qendrës sonë. Nga mesi i vitit ’81, Ministria e Industrisë, nga e cila varej dhe Instituti i Mekanikës, na njofton se shefi i qendrës do të jetë djali i Mehmetit i transferuar nga Durrësi.

Domethënë, djali i Mehmet Shehut vjen e bëhet shef i djalit të Enver Hoxhës?

Duhet të them që fillimisht më kishin propozuar të isha shef i qendrës, gjë që s’mund ta pranoja kundrejt eksperiencës që kishte shefi ynë aktual. Ndërsa Vladimiri, djali i madh i Mehmet Shehut, erdhi pikërisht në vendin ku isha unë, kur mund të shkonte kudo, sepse çdo institucion në Tiranë kishte nevojë për inxhinierë elektronikë. Ia thatë babait këtë gjë? Babai nuk bëri asnjë koment, por unë e ndjeva që nuk i pëlqeu. Sepse edhe pyeti: “A u njoftua drejtori për këtë gjë?”. Flitej për drejtorin e Institutit të Mekanikës nga ne vareshim. Unë i thashë: “Më duket se jo, se urdhri erdhi nga ministri i Industrisë”.

Nuk tha asgjë më shumë?

Jo. Kur pas disa kohësh i thashë që më kanë propozuar që të filloj punë në Post–Telekom, ai u ndje shumë i gëzuar dhe tha: “Shumë mirë, se është një sektor shumë i gëzueshëm i jetës së vendit”.

Ju thoni që babai nuk e dha veten, po nëna, Nexhmija?

Sinqerisht nuk kam bërë muhabet se derisa Enveri nuk e dha veten, natyrisht dhe Nexhmija nuk e jepte veten.

Po bashkëshortja juaj, Liliana, si e priti?

Patjetër ndërmjet nesh ka pasur reagim, pasi unë nuk kisha ndonjë ambicie që të bëhesha ndonjëherë shefi i Vladimirit, por veprimi i tij ishte shumë flagrant dhe natyrisht me dijeni të Mehmetit.

Ju thoni se Kadri Hazbiut dhe Ramiz Alisë i ka interesuar që Mehmet Shehu ta lejonte fejesën e djalit të vet te Turdijtë?

Atyre u interesonte për ta eliminuar Mehmet Shehun, sepse në krye të qeverisë do vinte Kadri Hazbiu, ndërsa pas vdekjes së Enver Hoxhës, në linjën e partisë mbetej Ramizi.

Çfarë ju ka thënë Enver Hoxha në lidhje me këtë?

Babai im nuk mund ta kalonte thjesht rastin e Kadri Hazbiut si ministër i Brendshëm pas vdekjes së Mehmet Shehut. Pasur parasysh edhe që më i egri përveç Ramiz Alisë në kritikat që iu bënë Mehmet Shehut për fejesën ishte vetë ai. Babai më ka thënë që unë e provokova që ai të nxirrte njeriun përgjegjës, fjala është për Ramiz Alinë.

Si e ka provokuar, në ç’mënyrë?

Babai i ka thënë: “Hapju partisë Kadri se mund të ketë edhe ndonjë shok tjetër që këtej na hedh krahun në qafë e nga ana tjetër nuk ia do të mirën partisë”. Këtë që ma ka thënë babai e kam parë ekzaktësisht të filmuar në emisionin “Opinion” nga një dokumentar i CHANEL 5 francez. Çka më vonë Fevziu e ka eliminuar pas evidentimit të këtij fakti nga Liliana në polemikat publike të saj. Në këtë sekuencë filmike babai i drejtohet Kadriut duke i hedhur dorën në qafë Ramiz Alisë, çka shpreh qartë që mos është ky tjetri? Me këtë Kadri Hazbiu i bëri të keqen vetes, por shpëtoi Ramiz Alinë me besimin se ai do ta mbronte duke paralizuar dhe dyshimet e Enver Hoxhës ndaj Ramiz Alisë.

Pra, ju thoni që Kadriu nuk e shiti Ramizin me qëllimin që ai ta mbronte nga dënimi?

Po, por nuk e mbrojti. Se Ramiz Alia donte ta likuidonte dhe atë. Në vetvete dhe ai krah shumë i fortë. Si për shembull, mbrojti Adil Çarçanin e butë për ta bërë kryeministër pas vdekjes së Mehmet Shehut, ndonëse atë e kishte kritikuar Enver Hoxha si zv.kryeministër i dobët i tij. Kadri Hazbiu përpiqet të hapet ndaj Enver Hoxhës me një letër nga burgu, e cila nuk i vajti asnjëherë atij, e kthyer mbrapsht e pahapur nga Nexhmije Hoxha, gjoja për në arkiv. Kjo letër rezulton sot e humbur.

Nëna juaj nuk ka folur ende për këtë gjë?

Jo. Asgjë nuk është e çuditshme. Merr për shembull letrën e Mehmetit që u publikua në media pas regjimit komunist. Reagimi i parë publik i Shaban Sinanit, drejtor i Arkivit të Shtetit dhe ish-sekretar i Ramiz Alisë, ishte që letra nuk kishte ekzistuar ndonjëherë në Arkiv. Pas rrëmujës që supozonte që letra ishte e fabrikuar nga Ramiz Alia e Nexhmije Hoxha, ky intelektual tha publikisht të kundërtën: që letra ishte tërhequr nga Arkivi duke sipërmarrë që dhe ky vetë ishte në dijeni.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...