Agjencioni floripress.blogspot.com

2019/12/28

Nga Flori Bruqi : Libër i rinjë nga Akademia e Shkencave dhe Arteve Shqiptaro -Amerikane e autorit Nijazi Halili " Ekonomi Politike ndërkombëtare"


Fotografia e Nijazi Halili
Nën siglem e Akademisë së Shkencave dhe Arteve Shqiptaro-Amerikane në Nju Jork ,Prishtinë, Tiranë dhe Shkup ,brenda disa ditësh Akademik Prof.Dr.Nijazi Halili,Ph.D, profesor i rregullt i Kolegjit "Iliria"në Prishtinë boton librin e tij të rinjë "Ekonomi Politike ndërkombëtare".

Ky   libër  është universitar me theks të veçantë për ekonominë politike ndërkombëtare i cili  ofron një prezantim gjithëpërfshirës dhe të kuptueshëm të temave kryesore që nga historiku deri te përditshmëritë e sotme të ekonomisë politikë ndërkombëtare.

 I gjithë materiali mbështetet me teoritë e shkencëtarëve eminent dhe më të njohur botërorë në sferën e ekonomisë i shkruar me një tekst të qartë, elegant. 

Struktura e këtij libri është strukturë e intuitave dhe e lehte për t’u përcjellë dhe studiuar nga gjeneratat e reja.

Libri është  i ndarë në kapituj themelorë teorikë, duke filluar  me historikun e më vonë në kapitujt tjerë vijon të qartësohen dhe zbërthehen temat lidhur me çështjet kryesore të ekonomisë politike të sotme botërore. 

Qëllimi kryesor i këtij libri është që studentëve t’u mësohen njohuritë themelore për integrimet dhe politikat ekonomike evropiane, botërore, sistemet dhe politikat makroekonomike. 







Libri i tij i parafundit  është botuar në muajin nëntor të vitit 2019 nën siglen e AAAS-it  me titull “Balkans Peninsula of Crisis"(Ballkani, Gadishull i Krizave).

 Në këtë libër ai ka vënë në spikamë historinë politike të vendeve të Ballaknit dhe ka pasqyruar marrëdhëniet mes shteteve të këtij gadishilli, të cilin e ka quajtur “Gadishulli që prodhon kriza”.

Tezat kryesore e këtij libri është analizimi dhe hulumtimi i historisë politike të Ballkanit, në kontekst të gjerë, të zhvillimeve ndërkombëtarë nga viti 1500 deri në fillim të Luftës së Parë Botërore.

 Pra, gjeografia dhe fuqitë, duke përfshirë Osmanët, Habsburgët e më vonë të gjitha fuqitë evropiane të Koncertit të Evropës (1815), të cilët nuk ishin në gjendje për të parandaluar dhe më pas, për të menaxhuar krizën Lindore si dhe rritjen e nacionalizmit ballkanik nga luftërat ballkanike si dhe Luftën e Parë Botërore.


Interesimi i autorit të librit ishte fokusuar në analizën e rivaliteteve të fuqive të mëdha në fund të shekullit XIX, bashkëpunimi i përbashkët në zgjidhjen e krizës, duke argumentuar se diplomacia e shekullit nëntëmbëdhjetë ishte e tipit lart-poshtë, konspirative, aristokratike dhe për këtë arsye lindën tri lëvizjet kryesore revolucionare: nacionalizmi, liberalizmi dhe rivalitetet imperialiste.


Si pasojë, Koncerti i Evropës përfundoi si funeral i cili prodhoi zgjidhje kontradiktore dhe joreale për Ballkanin. Pasojat më shqetësuese ishin ngecjet ekonomike të vendeve tani të quajtura Ballkani Perëndimor, që sot nuk po mund të integrohen si pasojë e proceseve politike dhe ekonomike në Bashkimin Evropian.

Tezat kryesore e këtij libri është analizimi dhe hulumtimi i historisë politike të Ballkanit, në kontekst të gjerë, të zhvillimeve ndërkombëtarë nga viti 1500 deri në fillim të Luftës së Parë Botërore. Pra, gjeografia dhe fuqitë, duke përfshirë Osmanët, 

Habsburgët e më vonë të gjitha fuqitë evropiane të Koncertit të Evropës (1815), të cilët nuk ishin në gjendje për të parandaluar dhe më pas, për të menaxhuar krizën Lindore si dhe rritjen e nacionalizmit ballkanik nga luftërat ballkanike si dhe Luftën e Parë Botërore.

Interesimi i autorit të librit ishte fokusuar në analizën e rivaliteteve të fuqive të mëdha në fund të shekullit XIX, bashkëpunimi i përbashkët në zgjidhjen e krizës, duke argumentuar se diplomacia e shekullit nëntëmbëdhjetë ishte e tipit lart-poshtë, konspirative, aristokratike dhe për këtë arsye lindën tri lëvizjet kryesore revolucionare: nacionalizmi, liberalizmi dhe rivalitetet imperialiste.

Si pasojë, Koncerti i Evropës përfundoi si funeral i cili prodhoi zgjidhje kontradiktore dhe joreale për Ballkanin. Pasojat më shqetësuese ishin ngecjet ekonomike të vendeve tani të quajtura Ballkani Perëndimor, që sot nuk po mund të integrohen si pasojë e proceseve politike dhe ekonomike në Bashkimin Evropian.

Rezultate imazhesh për nijazi halili

Nijazi Halili u lind me 01 mars 1964 në Tërstenik.


Në vitet 1971-1979, kreu shkollën 8-Vjeçare “Liria” në Sllatinë e Epërme,Kosovë.

Më pas vijoi mësimet në shkollën e mesme “Bora e Ramizi”, në qytetin e Vitisë.


Në vitet 1983-1987 vijoi studimet në shkollën e lartë Pedagogjike Bajram Curri në Gjakovë.


Përveç kësaj, në vitet 2004, kreu dhe studimet në Fakultetin e Edukimit në Universitetit e Gjakovës, pa shkëputje nga puna. Ka studiuar në Fakultetin Filologjik, Departamenti i Gjuhës dhe Letërsisë Gjermane në Universitetin e Prishtinës nga viti 1992-93 pa shkëputje nga puna.


Me 13.10.2010, ka marr titullin shkencor: Magjistër i shkencave, me profil shkencat politike në Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Diplomaci, mbrojtur pranë Universitetit Ndërkombëtar të Strugës, vlerësuar me “shkëlqyeshëm” disertacioni me temën “Personalitet e shquara shqiptare dhe roli i tyre në diplomacinë botërore.


Në periudhën shkurt 2012 – dhjetor 2013, ka fituar titullin shkencor: Kandidat për Doktor në Shkencat Politike dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare nga Universiteti Emuni në Slloveni.


Ky titull u mor, pasi kreu dhe studimet Euro-Mesdhetare 2012 (program intensiv) organizuar nga Universiteti Euro-Mesdhetar dhe institucioni partner (në bashkëpunim me Akademinë Diplomatike Shqiptare në Tiranë).


Në datën 1 prill 2015, ka marrë titullin shkencor: Doktor në Administrim Biznesi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që vlerësoi me “shkëlqyeshëm” disertacionin me temë “Ballkan Peninsula of Crisis –feilure of diplomatic managment”.


Ka kryer kursin e Parë Intensiv Akademik–Marrëdhëniet Ndërkombëtare Euro-Mesdhetare, 27 Shkurt -13 Mars 2012, mbajtur në Portorozh, Sloveni.


Ky kurs është vlerësuar me dhënien e provimeve të lëndëve 20 ECTS kreditë akademike.


Në provimin përfundimtar është marrë sistemi i vlerësimit të notave (Klasa B) - shumë mirë.


Është pjesëmarrës i shumë konferencave shkencore, sesioneve shkencore, simpoziumeve si brenda ashtu edhe jashtë vendit. Po ashtu është autor i shumë publikimeve nëpër revista të ndryshme shkencore ndërkombëtare. Është aktiv në fushën e publicistikës në cilësi e analistit politikë.


Aktualisht është emëruar: Anëtar i rregullt i Alumnit të Asocionit të Universiteteve të Kalifornisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Anëtar i Aluminit të Universitetit Europian të Tiranës në Shqipëri, Anëtar i Bordit në Institutin për Studime Ligjore Demokratike në Gjilan, Zv.Kryetar i Shoqatës së Intelektualëve të Kosovës me seli në Prishtinë, Anëtar i Asociaconit të Atlantikut të Rinisë së Kosovës KYATA me seli në Prishtinë, Anëtar i Shoqatës së Shkrimtarëve të Vitisë. 


Anëtar i Akademisë Shqiptare-Amerikane të Shkencave dhe Arteve me seli në New York,USA. Tani i emëruar anëtar i Këshillit Shkencore “Shkencat ekonomike dhe sociale” në Departamentin e Arsimit të Lartë, në MASHT,Prishtinë, Kosovë, me nr.e vendimit 475/01-3. Dt.02.10.2019.



Eksperienca, ka filluar të punoi në shkollën fillore nga shtatori i vitit 1989 dhe atë fillimisht në Stubëll të Epërme dhe Viti, kurse në vitin 1995/1997 në shkollën fillore “Liria” në Sllatinë të Epërme dhe paralelen e ndarë në Tërstenik. 


Nga viti 2012 ishte i angazhuar në Institucionet e arsimit të Lartë, fillimisht në Kolegjin Humanistika në Ferizaj, pastaj profesor i rregullt në Kolegjin “Iliria” në Prishtinë.


Është autor i shumë librave universitare si dhe qindra punimeve shkencore me impakte ndërkombëtare .



LIBRA :


1.Deshtimi i diplomacisë në Ballkan(Libër) Ferizaj : Shtëpia Botuese:Star Graf, 2018. – VI, 282 f. ; me harta ; 21 cm. ISBN 978-9951-682-18-3


2.Reflektime Diplomatike në shtetndërtimin e Kosovës (Libër)Prishtinë, Shtëpia Botuese: Lena Graphic, 2019 .ISBN 978-9951-769-96-9


3.BALKANS, PENINSULA OF CRISIS FAILURE OF DIPLOMATIC MANAGEMENT (Libër i botuar në formë elektronike në gjuhë angleze) LAMBERT Academic Publishing,2019 www.omniscriptum.com


4.BALKANS, PENINSULA OF CRISIS FAILURE OF DIPLOMATIC MANAGEMENT në gjuhën angleze. Prishtinë, Shtëpia Botuese: Lena Graphic, 2019. 5.Ekonomi Politike Ndërkombëtare në proces të botimit.


5.Ekonomi Politike ndërkombetare në proces të botimt nga AAAS-i Nju Jork.


Veprimtaria shkencore dhe botimet


1.Punimi shkencor: Kontributi i Klementit XI në Diplomacinë Evropiane, Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, MASHT, Java e Shkencës 2012


2.Punimi shkencor: Gjeopolitika e Shqipërisë në periudhën e marrëdhënieve me Kinën (1961-78). ADSH Tiranë,2012


3.Punimimi shkencor:Kontributi i Papë Klementit të XI në diplomacinë Evropiane. ADSH Tiranë,2012


4.Punimi shkencor :Sfidat e Institucioneve Kosovare integrimi i veriut të Mitrovicës. ADSH Tiranë 2012


5.Punimi shkencor:Roli i diplomacisë shqiptare në zgjidhjen e krizës së Kosovës gjatë 2004. ADSH Tiranë.2013


6.Punimi shkencor: Kriza e Kosovës në shek. XIX dhe Platformat serbe. ADSH Tiranë,2013


7.Punimi shkencor:Negociatat Kosovë-Serbi, Universiteti Ndërkombëtar i Strugës, 2014


8.Punim shkencore: Menaxhimi i Krizave dhe Konflikteve Ndërkombëtare, ISLD Gjilan, 2014


9.Punimi shkencor: Definicioni krizë, konflikt në Marrëdhenie ndërkombëtare në Universitetin Shtetror të Tetovës në Tetovë, 05 juli 2014


10.Punimi shkencor: Dimensioni i të drejtave të njeriut me të drejtën ndërkombëtare, Revista Diskutime, Tetovë, 2014


11.Punimi shkencor:Ndarja e murit të Berlinit, Europen Institucion of Menagment Law and Diplomacy, Skopje 2014


12.Punimi shkencor:Negociatat për menaxhimin e zgjidhjes së krizës, ISLDGjilan 2015.


13. Punimi shkencor: Gjenologjia e Negociatave, Minsitria e Arsimit, Shkences dhe Teknologjisë, MASHT, Java e Shkencës 2015


14.Punimi shkencor:Një vështrim mbi teorinë e integrimit evropian. ISLD Gjilan 2016


15..Punimi shkencor: Shtetet e dobëta, regjimet në tranzicion dhe sistemet totalitare – kërcënim për sigurinë,ISLD Gjilan 2015


16.Punimi shkencor:Integrimi në BE - Sfidë e Kosovës. ISLD Gjilan 2018


17. Punimi shkencor: Luftërat Ballkanike 1911-1913, Shoqata e Shkrimtarëve të Vitisë, Malli i Shtampës, Revistë Historike,2018


18.Punimi shkencor: The Progres of the european Integration process in the vestern Balkans. Germany.


19.Punimi shkencor:BALKANS, PENINSULA OF CRISIS-FAILURE OF DIPLOMATIC MANAGEMENT. June 2018, Czech-Republik.


20. Punimi shkencor Enlargement of the EU towards the Western Balkans in the light of the Treaty of Lisbon, ISSN 2286-4822, Impact Factor,Volume 6/ Issue 12, March 2019 21.International Ekonomic Politik, Rumania, 2020 në proces të botimit.





1.Konferencë Shkencore: Minsitria e Arsimit, Shkences dhe Teknologjisë, MASHT, Java e Shkencës 2012, Me punimin shkencor: Kontributi i Klementit XI në Diplomacinë Evropiane.


2.Konference e parë shkencore, Punimi shkencore ” Menaxhimi i Krizave dhe Konflikteve Ndërkombëtare, ISLD Gjilan,20 shtator 2014


3. International Conference of the Philosophic Fakulty, SICPHF 2014 Stat of University Tetovo, me punimin shkencor: Menaxhimi i krizave dhe konflikteve ndërkombëtare ,2014


4. SCfSD ‘14 International Scientific Conference “SCIENTIFIC CHALLENGES FOR SUSTEINABLE DEVELOPMENT” Struga, 19-20, September 2014, (Me punimin shkencor Negociatat Kosovë-Serbi).


5 (Konference e 3 Ndërkombëtare mbi Integrimet Evropiane në BE-Integrimi i Evropes Juglindore-Sfidat, Tetovë, 05 juli 2014) . Punimi shkencor: Dimensioni i të drejtave të njeriut me të drejtën ndërkombëtare, Revista Diskutime, Tetovë, 2014


6. For Perticipating in the Conference of the 25 Th Anniversary of fall of Berlin Wall,, organized by European Institute of Management, Law and Diplomacy and Albanian Diplomatic Academy, 02 Novembar 2014, - Skopje of MACEDONIA, me punimin shkencor:Ndarja e murit të Berlinit.


7.Konferenca e dytë shkencore “Sundimi i ligjit dhe siguria publike faktor ndikues për bashkëpunim ekonomik rajonal” Me Punimi shkencor:Negociatat për menaxhimin e zgjidhjes së krizës, ISLDGjilan 2015. -Gjilan, 07 Mars 2015


8. KONFERENCA SHKENCORE “JAVA E SHKENCËS NË KOSOVË – 2015”me punimin shkencore, Gjenologjia e Negociatave, 2015.


9. Konferenca e III-të Shkencore Regjionale (Kosovë, Shqipëri, Maqedoni, Serbi, Mali i Zi) Me temë: “Të arriturat dhe sfidat e shteteve të Ballkanit në rrugën e integrimit evropian”-Gjilan.Me punimin shkencor: Shtetet e dobëta, regjimet në tranzicion dhe sistemet totalitare –kërcënim për sigurinë,ISLD Gjilan 2015


10. Konferenca e V-të Shkencore Regjionale (Kosovë, Shqipëri, Maqedoni, Serbi, Mali i Zi) me temë: “Rëndësia e MSA-së dhe liberalizimit te vizave për rajonin dhe perspektiva integruese evropiane”-Me punimin shkencor: Një vështrim mbi teorinë e integrimit evropian. ISLD Gjilan me 17 Shtator 2016


11. Konferencën e VII-të Shkencore Rajonale me temë:“Bashkëpunimi komunal rajonal në funksion të qeverisjes lokale mod. Punimi shkencor:Integrimi në BE - Sfidë e Kosovës. ISLD Gjilan 09.06.2018



1. Citime:


AKADEMIA E SIGURISË. KONFERENCA E II-të SHKENCORE NDËRKOMBËTARE, nëntor 2017, Tiranë: Shkencat ligjore dhe sfidat bashkëkohore tësigurisë.https://issuu.com/policimi.dhe.siguria/docs/konference_nderkombetare_201 7_v_1


2.Citim, Ju lutem mund të lexoni "Toleranca tek Shqiptaret: mit apo Realitet" F.138 Halili, Nijazi. 7 January 2017.


1.Participim: Mediterranean Sommer School 2015 is organsend by Internation School for Social and Business Studies, Slovenia, and EMUNI University,Slovenia from 22 June to 3 July 2015


2.Mirënjohje:Nga ASOCIACIONI I PAKTIT ANTLANTIK I RINISE SE KOSOVE(KYATA), Prishtinë, Dhjetor 2017


3.Participimi: The Challenges of Changing Politics and schifting Alliances, hedld from May 11-13/2017 in Budva, Montenegro.


https://howlingpixel.com/i-en/Islam_in_Albania


4. Mirënjohje nga Akademia Shqiptare Amerikane për Shkencë dhe Arte në SHBA.

Akademik Prof.DR. Eshref Ymeri,Ph.D : Të lumtë, Albin, je i madh.


Në faqen e internetit të gazetës “Bota Sot”, të datës 25 dhjetor 2019, lexova shënimin e zotërisë Rexhep Elezaj, me titull“Një kompromis historik i Lëvizjes “Vetëvendosje” ndaj LDK-së dhe popullit të Kosovës!”.

Në atë shënim thuhet:

“Kompromisi nga ana e LVV-je i ofruar sonte LDK-së, që znj. Vjosa Osmani do ishte emër i pranuar për presidente të ardhshme të Republikës së Kosovës për LVV-je, pa asnjë dyshim, është i fundit dhe më i madhi që do i bëhej LDK-së nga ana e LVV-je për arritjen e marrëveshjes për koalicion bashkëqeverisës midis tyre!”.

Ky lajm më gëzoi tej mase, sepsezonja Vjosa Osmani është një intelektuale e shquar jo vetëm e popullit shqiptar të Kosovës, por edhe e mbarë kombit shqiptar,është një zonjë me një integritet të lartë moral, është një intelektuale më përgatitje të shkëlqyer akademike, është një profesoreshë shembullore, me një brumosje të lakmueshme atdhetarizmi.

Me këtë propozim që i ka ofruar LDK-së, zotëria Albin Kurti e vërtetoi në praktikë se ai përfaqëson shpresat e shumicës së votuesve të Kosovës, se ai është një politikan me një vizion të gjerë, i cili ka për yll karvani vetëm rritjen e standardit të jetesës së mbarë popullit dhe qëndrimin prej udhëheqësi me ndërgjegje të lartë kombëtare ndaj shovinizmit serbokriminal.

Në qoftë se Lidhja Demokratike e Kosovës dhe konkretisht zotëria Isa Musrafa, nuk do ta pranojë kandidaturën e zonjës së nderuar Vjosa Osmani për Presidente të Republikës së Kosovës, atëherë duhet menduar se ai është në sinkron të plotë me Hashim Thaçin për t’iu kundërvënë zotërisë Albin Kurti dhe Vetëvendosjes, çka do të sillte si pasojë prishjen e aleancës VV-LDK dhe përmbushjen e orekseve të shovinizmit serbokriminal dhe kryesisht të kriminelit me damkë Aleksandër Vuçiç, i cili, me siguri, po bën ç’është e mundur që kasta e vjetër politike kosovare, si tradhtare e interesave jetësore të popullit shqiptar të Kosovës për lëshimet e njëpasnjëshme që i ka bërë Beogradit, të vazhdojë të qëndrojë në pushtet. Sepse pikërisht ajo kastëe vjetër, me në krye Thaçin, Veselin, Mustafën e kompani, nuk ka për ta ngritur kurrë zërin që Serbia kriminale të kërkojë ndjesë para opinionit publik ndërkombëtar për të gjitha krimet, shkatërrimet dhe poshtërimet që i bëri Kosovës në fundin e viteve ’90, të kompensojë me vlera monetare shkatërrimin e ekonomisë së Kosovës dhe ta njohë Republikën e Kosovës si shtet të pavarur dhe sovran.

Serbinë, me në krye kriminelin e popullit shqiptar të Kosovës, Aleksandër Vuçiçin, njërin nga autorët e Platformës për spastrimin etnik të Kosovës, dhe Rusinë putiniane, armiken e betuar tradicionale të kombit shqiptar, i kanë zënë ethet për shkak të fitores së Albin Kurtit në zgjedhjet e 06 tetorit 2019.

Le të shpresojmë që LDK-ja do ta pranojë kandidaturën e zonjës Vjosa Osmani për postin e Presidentes së Republikës së Kosovës, duke hequr dorë nga kandidatura e Isa Mustafës që i përket kastës së vjetër, kastë kjo, e cila, me në krye Hashim Thaçin, e ka çuar Kosovën drejt greminës, duke e shndërruar në një koloni të pavarur të Beogradit.

Kohët e fundit janë shprehur edhe mendime, sipas të cilave, nëse Isa Mustafa nuk e pranon kandidaturën e zonjës Vjosa Osmani për Presidente të Kosovës, të propozuar nga Vetëvendosja, atëherë mund të shkohet në zgjedhje të reja. 

Në zgjedhje të reja mund të shkohet, por duhet pasur parasysh se ato zgjedhje do t’i administrojë kasta e vjetër qëështë në pushtet, e cila e ka të gatshëm modelin e falsifikimit të tyre, si ai që praktikon shteti amë. 

Aq më tepër që për falsifikimin e tyre do të bëhen investime kolosale jo vetëm nga kasta e vjetër kosovare, por edhe nga kasta politike pushtetare e Tiranës, nga administrata e kriminelit Aleksandër Vuçiç dhe madje edhe nga administrata e Rusisë putiniane, investime këto që do të kenë si qëllim të vetëm mbajtjen larg qeverisjes së Kosovës Vetëvendosjen dhe veçanërisht Albin Kurtin.

Skandali i radhes ne RTSH – Kompozitoret Shqiptare distancohen publikisht ( ne unanimitet te plote) nga Festivali ” Turbo folk “

Kompozitoret Shqiptare (anetare te Albautor) distancohen publikisht ( ne unanimitet te plote) nga Festivali ” Turbo folk ” tallava me nr.58.i kenges ne RTSH.-

Ne dakortesi te plote priten reagime te fuqishme publike ne ditet ne vijim drejtuar institucionalisht drejtuesve te ketij institucioni dhe instancave te tjera si qeverise e Parlamentit Shqiptar.
( nga mbledhja e sotme ne Albautor krijuesit shqiptare u shprehen te indinjuar e shume te shqetesuar per zaptimin e Kenges se lehte shqiptare nga krijues e kompozitore te huaj- cka e ben inekzistent vete

Festivalin . U diskutua per hapat e metejshme konkrete qe Albautor duhet te nderrmare ndaj RTSH- se e drejtuesve te papergjegjshem te saj. )

Ne mbledhjen e sotme ne Albautor moren pjese:

1.Agim Doci
2.Xhevahir Spahiu
3.Jorgo Papingji
4.Limos Dizdari
5.Hajg Zacharian
6.Pellumb Vorpsi
7.Endri Sina
8.Elton Deda
9.Etrita Ibrahimi
10.Edmond Zhulali
11.Alfred Kacinari
12.Gjergj Kacinari
13.Voltan Prodani
14.Luan Zhegu
15.Osmani Mula
16.Enis Mullai
17.Erjona Rushiti
18.Pettit Terkuci
19.Pirro Duka
20.Esat Ruka
20.Miron Kotani
21.Clirim Denaj
22.Edmond Mancaku
23.Petrit Terkuci
24.Agim Rreza
25.Arjan Toci
26.Arjan Gici
27.Dritan Lumshi
28.Fatmir Lela
29.Erjon Sheme
30.Mimoza Tola
31.Alban Kujtim Laro
32.Kozma Dushi
etj…

Harry Bajraktari: Edi Rama, tradhtar i kombit shqiptar


Biznesmeni i njohur shqiptar, Harry Bajraktari, e ka goditur rëndë kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, duke e quajtur tradhtar të kombit shqiptar. Sipas tij, Edi Rama duhet të ndihet i turpëruar për sjelljen e tij ndaj Kosovës dhe duket se nuk po mund ta kapërdijë refuzimin që Kosova ia bëri për t’iu bashkuar “Mini-Jugosllavisë”.

Bajraktari thotë se samiti i ri rajonal mes Shqipërisë, Maqedonisë Veriore dhe Serbisë në Durrës e shënoi edhe një pikë të ulët në marrëdhëniet mes Tiranës dhe Prishtinës dhe se përgjegjësia për këtë bie plotësisht mbi Edi Ramën, kryeministrin e Shqipërisë.

Biznesmeni shqiptar gjithashtu thotë se Rama duhet të turpërohet për sjelljen e tij ndaj Kosovës.

“Duket se ai nuk mundet ta kapërdijë refuzimin e Kosovës për t’iu bashkuar mini-Jugosllavisë së re, të cilën e kanë dizajnuar së bashku ai dhe diktatori i ri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Ata e kanë tërhequr në këtë projekt edhe Zoran Zaev-in e Maqedonisë Veriore, por të gjithë të tjerët në rajon po shfaqin mungesë besimi ndaj tij”, thotë Bajraktari.

Ai e ka bërë një krahasim mes kryeministrit shqiptar dhe presidentit serb. Sipas tij, ata ngjajnë shumë me njëri-tjetrin. “Rama së voni po i ngjan shumë Vuçiqit. Njësoj si miku i tij në Beograd, ai e ka vendosur në qoshe opozitën dhe është përballur për më shumë se një vit me protesta në rrugë”, tha biznesmeni i njohur shqiptar.

Sipas Bajraktarit, Shqipëria është shndërruar në një vend me sistem njëpartiak, si në kohën e komunizmit. “Kuvendi është lodra e tij personale. Zgjedhjet e reja nevojiten për zgjidhjen e kësaj krize, por atij po i pëlqen shumë gjendja në të cilën Shqipëria praktikisht është kthyer në sistemin njëpartiak, njësoj si në kohët e errëta të komunizmit”, tha ai.

Bajraktari e arsyeton përgjigjen negative të Kosovës ndaj nismës rajonale për shkak të qëndrimit jokonstruktiv të Serbisë. Ai tha: “Nga Kosova po kërkohet që të bëhet pjesë e një unioni dhe që t’i hapë kufijtë me një shtet që nuk e njeh ekzistencën e saj, me një shtet që është duke punuar intensivisht për ta shkatërruar republikën e re dhe që ka kryer krime të mëdha lufte kundër civilëve të saj, për të cilat as nuk ka kërkuar falje, as nuk ka pranuar të paguaj dëmshpërblime.”

Sipas Bajraktarit, Kosova do të detyrohej ta largonte taksën ndaj mallrave serbe, nëse do të bëhej pjesë e mini-schengenit.

“Ky mini-schengen mes Ramës dhe Vuçiqit do të kërkonte nga Kosova që ta anulojë taksën ndaj Serbisë pa e detyruar Serbinë që të tërhiqen nga fushata dhe politika e saj armiqësore diplomatike kundër Kosovës. Mënyra e vetme që Kosova të ulet në këtë tavolinë është si anëtare e plotë, e njohur nga të gjitha shtetet, përfshirë Serbinë”, tha Bajraktari.

Sipas tij, gjëja më e dhimbshme në qëndrimin e Edi Ramës është injorimi i hapur dhe publik që ai ua bëri krimeve kundër njerëzimit, të cilat Serbia i ka kryer në Kosovë.

Tenori Ramë Lahaj letër Edi Ramës: Psikopat! S’të lejojmë që me thundrën tënde të pistë të shkelësh mbi gjakun e kosovarëve!


Tenori i njohur nga Kosova, Ramë Lahaj, i është drejtuar me një letër publike kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, pas mbajtjes së Samitit të tretë të Mini-Shengenit Ballkanik në Tiranë, me Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç, Presidentin e Malit të zi, Milo Gjukanoviç, dhe Kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, por pas praninë e Kosovës. Tenori “shpërthen” me tone të ashpra ndaj Ramës, duke e quajtur atë “psikopat që injoron dhimbjen e çdo nëne kosovare që sot prehrin e ka bosh mu shkaku i miqve tuaj”.


LETRA:

Ti ‘kryeministri im’

Marrë parasysh që jam artist, e nuk kuptoj shumë nga politika jote, ‘të më falësh’ se mund të gaboj, sepse unë gjykoj nga dhimbja, rrjedhimisht mund të sjellë këtë përfundim, ndoshta të nxituar për mendjen tënde të ndritur, sepse ti i di të gjitha.

S’ka shumë kohë që si 15 vjeçar, kam ecur mbi njerëz të vrarë e të masakruar, kam lënë shtratin e djepin e fëmijërisë për ta gjetur atë krejtësisht të djegur nga miqtë e tu të sotëm.

E shoh se ti nuk e kupton këtë, nuk e ke parë as ne CNN apo ndoshta edhe nëse e ke parë ishe në gjendje tjetër, e gjithçka të është duk si film. Për këtë ndoshta nuk bashkëndjenë me dhimbjen tonë.

Ti, që sot i paske ‘zhveshur trenerkat’ dhe dole në kostum për të respektuar mikun tënd, e vrasësin tim, na ftoje t’i ulemi përballë sikur asgjë të mos kishte ndodhur kurrë.

Përveç kësaj më fajëson mua përse nuk darkojë e bëj pazare me të, ti që përveç injorancës dhe ofendimit për secilin që mendon ndryshe nga ti, nuk di tjetër!

Ti edhe po deshe, s’të lejojmë që me thundrën tënde të pistë të shkelesh mbi gjakun e fëmijëve dhe dëshmorëve tanë që Kosovën e kanë larë me gjak, në çdo pëllëmbë të saj. Jo ty!

Rri andej kufirit dhe traut që na gjobite, edhe atëkohë kur të sollëm bukën e gojës, sepse ti as shqiptar s’je. S’je asgjë tjetër pos një psikopat që injoron dhimbjen e çdo nëne kosovare që sot prehrin e ka bosh mu shkaku i miqve tuaj.

Andaj duhet ta dish, që me Serbinë ulemi kur ajo të kërkojë falje për fëmijët e pleqtë e masakruar, për të zhdukurit tanë që sot as varrë për të vajtur për ta nuk kemi, për përdhunimet e motrave e nënave tona.

Vetëm atëherë ulemi dhe prapë jo me ndërmjetësimin tënd për Mini Schengen por me praninë e SHBA-së për një Euro-Schengen. Zoti e ruajtë Shqipërinë, nga shqiptarët si ti!

Dokumenti që tregon origjinën e minishengenit dhe manipulimet e Edi Ramës

Kundër fantazmave për Mini Schengen-in ,agjencioni Floriprss,ka kohë që ka shkruar kundër Vuçiqit,Edi Ramës dhe vetë Soros-it.

Dëshmia më e mirë janë shkrimet e publikuara në "Floripress".


Agjencioni Floripress

Shpëtoni Shqipërinë nga Sorosi dhe Edi Rama !

Nga Flori Bruqi 

Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan :U MBAJTE TRYEZE : “KUNDËR HYRJES SË SHQIPËRISË NË JUGOSLLAVINË E RE - TENDENCË PËR KRIJIMIN E SERBISË SË MADHE”

Imazhi mund të përmbajë: 1 person, ulur dhe E brendshme
Imazhi mund të përmbajë: 1 person, ulur dhe E brendshme

U MBAJTE TRYEZE : “KUNDËR HYRJES SË SHQIPËRISË NË JUGOSLLAVINË E RE - TENDENCË PËR KRIJIMIN E SERBISË SË MADHE”



Nën përkujdesjen e Lidhjes së Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan, sot në Deçan i ka zhvilluar punimet tryeza me titull : “Kundër hyrjes së Shqipërisë në Jugosllavinë e Re - tendencë për krijimin e Serbisë së madhe”, tryezë kjo që u organizua në kundërshtim të Samitit për mini-shengenin ballkanik, iniciativë kjo e nisur nga Beograd.

Fotografia e Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan

Në këtë takim përveç drejtuese të LHK “Ali Hadri” dega në Deçan, morë pjese edhe një numër i konsideruar i intelektualëve dhe veprimtarëve deçanas.
Fillimisht tryezën e shpalli të hapur, Dr.Shkodran Imeraj kryetar i Lidhjes së Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan, i cili në fjalën tije theksoj se : “Jemi tubuar sot këtu në Deçan për të shtruar si problem mini-shengen ballkanik, i cili në vete përmban shumë enigma. Sot, bashke me juve që jeni prezent këtu do mundohemi të trajtojmë në mënyrën më të mirë këtë teme e cila është një teme komplekse dhe mjaft e ndjeshëm për shqiptarët në përgjithësi, e ata të Kosovës në veçanti”, tha nder te tjera kryetari Imeraj.

Fotografia e Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan
Në vazhdim të fjalës së ti kryetari Imeraj, duke potencuar rolin e Kosovës në këtë mes, ai tha se : “Duhet përshëndetur qëndrimin e Presidentit të vendit dhe Kryeministrit në detyre, të cilët janë shprehur kundër mini-shengeni ballkanik, andaj shpresojmë se ky kundërshtim i Kosovës duhet të vazhdoje edhe me teje”, tha nder të tjera kryetari Imeraj.
Ne fjalën e tije historiani njohur Selim Lokaj, i cili mbanë edhe detyrën e kryetarit të nderit të LHK “Ali Hadri” dega në Deçan, tha se : “Kur vendet e Ballkanit, këtu flasim për Kosovë, Shqipërinë, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Serbinë dhe Bosnja e Hercegovina, gjithsecila nga to, dihet se asnjëra e as tjetra, përveç kosovarët kanë pengesa për kalim kufitare vetëm me Bosnjën, ngase për të hyre në këtë vend neve na nevojite viza, asnjeri nga këto vende, pra nuk e kanë problem qarkullimi apo lëvizjen e lire. Për të shkuar në këto vende, ndaje vetëm në Bosnje, nuk ke nevojë të ju nënshtrohet procesit të vizave. 

Fotografia e Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan

Atëherë pse duhet të këtë marrëveshje për lëvizjen të lirë, kur kjo gjë është e rregulluar me marrëveshje nder shtetërore, ku vetëm me letërnjoftime apo edhe me pasaportë një shqiptare i Kosovës, hynë në Shqipëri, Mal të Zi, Maqedoni, dhe mbi të gjitha edhe në Serbi” tha profesor Lokaj, duke shtuar se : “Krahas kësaj, do me doemos shtrihet pyetje, se pse vyen një marrëveshje tjetër në aspektin ekonomik, kur ne e kemi një marrëveshje në kuadër të CEFTA-s, marrëveshje kjo e cila në praktikë nuk ka funksionuar apo thëne ndryshme me gjuhen e mjekësisë ajo është marrëveshje e vdekur?” the historiani Lokaj.
Në vazhdim të falës së tije historiani Lokaj tha se : “Kësisoj ne jemi për liri të lëvizjes, jemi për liri të mallrave, por ne jemi kundër çdo iniciative e cila qonë në një data baze të te dhënave, në një data bazë të informatave në aspektin ekonomik, pra ne jemi kundër që Beogradit të jetë qendër nga ku do të kontrollohen të dhënë për gjithsecilin nga ne, pra kjo që po themi bazohet në deklaratën publike që Presidentit serb Vuçiç e beri në Tiranë në Samiti e III-të të mini-shengenti ballkanik. Ai pra nder të tjera tha se nga Beogradi do të kemi qasje në të dhënat personale të gjithsecilit banorë të shteteve që do të jetën pjese e mini-shengenit ballkanik, pra thëne shkurt siç ne e kemi titulluar pjese e Jugosllavisë se Re.”, tha historiani Lokaj.
Në fjalën e tij veterani i luftës Milazim Maraja, theksoi se : “Bazuar në deklaratën e përbashkët të Rames, Vuçiçit dhe Zaevit shtetet tani nuk kanë shumë rëndësi, më e rëndësishme është anëtarësia në mini-shengen” tha veterani Maraj, duke shtuar se : “Ne po ndërtojmë një urë thotë kryeministri shqiptar Edi Rama, po e harrojmë të kaluarën që na ndanë dhe po bëjmë të ardhmen që na bashkon. Po ndërtohet një urë, mbi Kosovën e masakruar që të i sigurohet Serbisë dalja në Durrës, dhuratë për krimet e shënuara më lartë. Që të realizohet projekti i Jovan Cvijiqit i përshtatur nga qendra e inteligjencës ruse në Nish. Tani më shumë së kurrë më parë kërkohet mobilizim i trurit shqiptar, në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni Mal të Zi e kudo që janë në botë, që Shqipërinë ta shpëtojnë nga kolonizimi serb dhe rus. Nga se ky është projekti i rrezikshëm dhe përfundimtarë për zhdukjen e shtetit dhe kombit shqiptarë. Shqipëria nuk është e qeverive të shitura ajo është e shqiptarëve”, tha Milazim Maraj.
Nga punimet e tryezës, u konstatuat se Shqipëria duhet të jetë jashtë çdo mini-shengeni ballkanik dhe se kryeministri Edi Rama, nuk duhet të jetë me pjese e takimeve që krye këpute janë takim anti kombëtare dhe të dëmshme për shqiptarët në përgjithësi e posaçërisht për Kosovën ne veçanti.
Po ashtu u theksua se Serbia duhet ë pranoi gjenocidin që ka kryer në Kosovë, dhe assesi drejtuesit e shtetit serb të mos i mohojnë krimet që kanë kryer në vendin tonë.
Në fund të tryezës u theksua se shumë shpejtë Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan, do të dal me një deklaratë ku do të jepen argumente se pse është i dëmshëm mini-shengeni ballkanik.

Deçan, 27.12.2019
Nr. 109-19

Kryesia e LHK “Ali Hadri” dega në Deçan
Zyra për Informim dhe Komunikim me Publikun

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...