Agjencioni floripress.blogspot.com

2020/09/08

Doli nga shtypi libri “Besimi Politik në Kosovë” i autores Dr. Ermira Babamusta

Dr. Ermira Babamusta është eksperte e punëve të jashtme, humanitare, autore. Ermira është lindur në Shqipëri, prindërit e saj quhen Neki dhe Suzana Babamusta. Ajo largohet nga Tirana, në vitin 1998, si një nga studentet më të mira të shkollës së mesme profesionale të Gjuhëve të Huaja "Asim Vokshi" (dega anglisht) dhe ndjek studimet nëpërmjet programit "Student Cultural Exchange" në SHBA. Programin studentor Ermira e mbaroi shkëlqyeshëm me mesataren më të lartë të sistemit shkollor amerikan 4.00 GPA dhe ka fituar disa çmime kombëtare në matematikë, spanjisht, etj., në konkurset ku ka marrë pjesë në shkallë kombëtare.

Ermira Babamusta.jpg


Ka mbaruar shkëlqyeshëm universitetin e lartë me dy mastera, Shkenca Politike dhe Public Administration si dhe programin e tretë universitar të avancuar 'Diplomacia e Kombeve të Bashkuara' në New York. Programin e doktoraturës e vazhdoi në Shkenca Politike, Diplomaci dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare. Në 2013 studioi në programin akademik të Harvardit në kursin diplomatik për mbrojtje dhe sigurim.

Në 2007-n Ermira kreu hulumtimet nëpërmjet UNMIK-ut, për metodat diplomatike përdorura gjatë bisedimeve zyrtarëve për statusin dhe Pavarësinë e Kosovës. Punimi shkencor i saj, publikuar një javë para ngjarjes, parashikon shpalljen e Pavarësisë si alternativë e vetme e Kosovës. Një vit më pas, në 2008 hapi gazetën "Prishtina Press", si e para iniciativë e medias shqiptare, pas pavarësisë, me botim në Prishtinë (www.prishtinapress.info).

Në 2012 Ermira zhvillon hulumtimin e dytë gjatë misionet të saj diplomatic-kulturor në Kosovë, ku takohet me zyrtarë të lartë për promovimin e Pavarësisë së Kosovës dhe integrimit europian.

Ermira ka shërbyer në administratën e Presidentit Barack Obama. Ermira Babamusta ka punuar si drejtore për zgjedhjet presidenciale të fushatës elektorale të Presidentit Obama në 2008 dhe 2012. Në Senatin dhe Kongresin Amerikan ka punuar si eksperte e punëve të jashtme. Ka punuar edhe në Departamentin e Paqes të OKBsë në New York. Në 2013-n Ermira bëhet pjesë e programit vullnetar për shërbim publik, me mbikëqyrje nga zyra e Presidentit, ku shërben si drejtoreshë rajonale për organizata bamirësie, duke përfshirë edhe Kosovën. Po në 2013 Ermira Babamusta zhvillon inciativën bamirëse për Paqe, në bashkëpunim me Fondacionin e OKB-së “UN Foundation, Girl Up” dhe “World Food Program” për të ndihmuar vajzat e reja në shtete në zhvillim e sipër të kenë mundësi për shkollim dhe të drejta të tjera. Ermira synon ngritjen e vlerave demokratike kudo në botë.

Ermira Babamusta është shpallur "Gruaja Ndërkombëtare e Kurajos" nga Instituti i Paqes Kessel dhe "Gruaja Humanitare Ndërkombëtare" nga Kongresi Amerikan, Kryetari i Maxhorancës në Senat, Senatori Harry Reid.


Ka dalë nga shtypi libri akademiko-shkencor në anglisht “Besimi Politik në Kosovë” (Political Trust in Kosovo) i autores Dr. Ermira Babamusta me shitje në Sh.B.A., Angli, Gjermani, Francë, Spanjë, Itali, Japoni, dhe Kanada. Libri është në dispozicion të lexuesve dhe mund të porositet në Amazon si botim shtypi dhe Kindle. Ndërsa versioni dixhital “eBook “(formati PDF) mund të shkarkohet direkt nga uebfaqja e NY Elite Press në www.nyelitepress.com. Autorja planifikon që së shpejti t’a botojë edhe në shqip për organizatat, studentët dhe akademikët në Tiranë, Prishtinë, dhe Shkup.

Libri është një studim shkencor 10-vjeçar dhe trajton pyetjen: “Cilët janë faktorët që ndikojnë besimin politik në një demokraci tranzicionale?” duke trajtuar Kosovën si rast-studimi. Dr. Babamusta ka kryer dy hulumtime në Kosovë, ku ka marrë të dhëna orgjinale me pyetësorë enkas për ekspertët. Në vitin 2012-13 kanë marrë pjesë 220 pjesëmarrës, dhe 40 të tjerë në vitin 2017-18 për të bërë krahasimet e ndryshimit të perceptimeve të publikut mbi nivelin e besimit politik në Kosovë. Pjesëmarrësit në pyetësorët janë zyrtarë dhe ekspertë nga 10 fusha kryesore, përkatësisht: Asambleja e Kosovës, qeveria e Kosovës, Forcat e Sigurisë, Ministria e Diasporës, Ministria e Kulturës, Sportit dhe Rinisë, OKB-ja, BE-ja, NATO, media/TV dhe profesorë nga Universiteti i Prishtinës dhe Instituti Albanologjik.

Libri i kushton vëmendje periudhës para pavarësisë dhe pas pavarësisë së Kosovës, duke analizuar besimin politik nacional dhe internacional në shtatë fusha tëbesimit politik: (1) besimi në qeveri, (2) besimi në  politikanë  (liderët në  Kosovë si Presidenti dhe Kryeministri ), (3) në sistemin ligjor (gjykata lokale dhe Gjykata Speciale e Kosovës në Hagë – KSC), (4) besimi në polici (policia e Kosovës, KFOR), (5) besimi në organizata ndërkombëtare (BE, OKB), (6) besimi në shtete të tjera/ambasada (Ambasada e Amerikës, lidhjet diplomatike me jashtë) dhe (7) besimi në media/TV.

Rezultatet tregojnë një ndryshim të dukshëm midis besimit politik në institucionet vendore nga ato ndërkombëtare. Saktësisht, vetëm 30% kanë besim në gjykatat vendore në Kosovë, duke e krahasuar me 70% besim në Gjykatën Speciale të Kosovës në Hagë për vitin 2018. Ndërsa shqiptarët si në vend dhe ato me vendbanim jashtë shtetit kishin të njëjtin nivel të mosbesimit në qeverinë e Kosovës. Kurse të huajt treguan një nivel më të lartë të besimit në qeverinë e Kosovës në krahasim me shqiptarët.

Edhe pse raporti i studimit tregon një nivel të ulët në qeverinë e Kosovës, studimi zbulon se Ambasada Amerikane (70%) dhe Policia e Kosovës gëzojnë besimin më të lartë. Nga institucionet e huaja NATO mori përqindjen më të lartë të besimit politik me 84%, vijuar nga BE-ja me 77% dhe OKB-ja vetëm me 51%.

Rreth Autores: 

Para pozitës si drejtoreshë e fushatës presidenciale për Presidentin Obama, Dr. Babamusta filloi karrierën e saj në punët e jashtme në Kongresin Amerikan. Ermira fillimisht erdhi në Capitol Hill për të punuar për Senatorin Tom Harkin dhe më vonë për Kongresmenin Mark Kennedy. Gjithashtu ka punuar për Organizatën e Kombeve të Bashkuara, departamenti i paqes në Nju Jork.

Ermira u diplomua me doktoraturë (Ph.D.) në Shkenca Politike dhe Administrim Publik, si dhe ka fituar dy grada Master po në të njëjtat degë. Ka kryer dy programe të tjera, “Siguria e Mbrojtes Kombëtare” nga Harvardi dhe Diplomacia e OKB-së.  Si dhe ka ndjekur një studim jashtë shtetit, programi i Strasburgut, “Insititucionet dhe Ligjet e BE-së” në Francë.

Ermira Babamusta është fituese e disa çmimeve si, Çmimi I Artë i Presidentit Obama nga Shtëpia e Bardhë, Çmimi i Shquar Humanitar nga Kongresi Amerikan, Udhëheqësi i maxhorancës Senatori Harry Reid, Çmimi Inaugural “10 Under 10 Award,” Gruaja e Vitit, Gruaja e Kurajos, Ekselencë në Lidership, etj.

Ermira Babamusta është autorja e “Besimi Politik në Kosovë: Dinamikat Kulturore dhe Institucionale,” (Political Trust in Kosovo: Exploring Cultural and Institutional Dynamics), “Udhëtimi Legjislativ i Diskriminimit në Punësim” (#1 në Botimet e Reja në Amazon, “The Legislative Journey of Employment Discrimination”) dhe “Diplomacia dhe Shtetformimi i Kosovës” (Diplomacy and Nation Building in Kosovo).

Poezi nga Thomaidha Tanuçi Cullufe

 


Poezi nga Thomaidha Tanuçi Cullufe

 

***

Zgjimi më nis me të njëjtën ndjenjë
ëndrrat jetojnë mbi qerpikë
si fijet e barit prej erës.

Të vërtetat e mia 
nuk njohin as gramatkë,
as shqiptim,
mbeten të pathëna;

jetojnë rreth kokës si cicërrima;
cicërrimën e quajmë të bukur.

A e kupton kush
edhe kur është e trishtë?!

I ndaj cicërrimën dhe ëndrrën
në menyrë të barabartë,
ndjej lëvizjet tyre,
dhe…ndal.

Qëndroj kështu
për mijëra sekonda-vite,
është njësoj
sikur shpirti kthehet mbrapsh.

Kthehem
si vërtetë e pathënë.

 

***

Sot u fjalosa me hënën,
e kisha përballë.
E beson dot?
Me mua donte të fliste,
unë i tregoja diçka të rrallë.

I tregoja
për shpirtin tënd të tejdukshëm
që ndonjëherë mplekset me lule, rrënjë e damarë…

E beson dot?
I gjeta pikën e dobët,
i thashë se jetoni në një hapësirë,
të dy jeni mbuluar nga avionë,
yje dhe re,
dhe Diellin e keni atdhe.

E beson dot?
Kaq shumë u josh e joshura,
dhe hapin ndali,
e ma preu udhën,
e më qëndroi mbi flokë
e dëgjonte për ty
dëgjonte, dëgjonte…

si ti pjesën e tokës e ndan me mua,
si më ledhaton pa më prekur,
si m’i gjen ëndrrat ku i hedh unë,
si behëm varg për buzët e tua;
shteg për hapat e tua mbetem.

Në kthim me ndiqnin sytë e saj;
aq shumë i kisha folur për ty,
hëna ishte bërë blu.

 

***

U zgjova me ndjesinë që je aty,
frymoja ditë nga drita jote
dhe vetë mëngjesi flet
si ti,
kur shfaqesh befas 
me një puthje.

Gurëza transparente
sytë e tu,
pastaj më thua,
që jam e bukur
shkëndijë ëndrre
që ndez natën,
e me mister
më mbulon
të gjithën.

Ti përcjell ditët e mia
dhe netëve u bën pritje.

Më do muzë
që nuk mbaron.

 

***

Ti më rri larg
se ke frikë
se mbaron dashuria;

shumëzon fjalët e mia 
me heshtje
dhe më quan
“Natë e bardhë!”.

Lehtësisht e kuptova
sa të bukura janë
sekretet e tua;

përdridhen pranë qafës,
shikimet
mbi supe zbresin,
aty,
ku mbështet unë
lakminë.

Ti më zë në befasi,
rreshton hapat
para meje,
dhe pse vjen me fjalën
“Dritë!”,
rri unë larg
se mos mbaron
dashuria.

"Ti me mua e ke shpirtin

 PARATHANIE


Nuk është lehtë me shkrue parathanien e librit të dikujt tjetër. Nuk është e lehtë për shumë e shumë arsye, por ma kryesorja, se të duhet me dhanë mendim për shkrime që nuk ka pse të kenë qartësinë brenda, as mesazhin, as kuptimin. Nuk do ta merrja guximin, po të mos e çoja në mendje nji thënie të poetit të madh Goethe: "Poezia nuk është diçka për t'u kuptuar, por diçka për t'u pëlqyer". E po, më pëlqen poezia e Thomaidhës, e më pëlqen fort!
“E pambrojtur nga dehja si liria tretem në këtë lëng dhe të pushtoj; të pushtojsi më ka pushtuar kjo dehje.Ngatërrohet vetja nëpër tydhe... heshtje!Heshtje!”
Ja, si guxon poetja dhe shpërthen varg mbas vargu, strofë mbas strofe e poezi mbas poezie. Autorja dashuron me pasion dhe humbet në dashuri. Për të dashuria e poezia janë frymë.

"Ti me mua e ke shpirtin,
kulluar mbi netët që arratisen,
dy trupa që frymojnë njëherësh
e në krye të ëndrrës ngjallen."
Në poezinë e Thomaidhës, dashnori i poezisë humbet dhe shndërrohet në personazh. Shkrihet me artin e fjalës dhe mjeshtërinë e thurjes së vargut. Thomaidha e pranon lexuesin si dashnor, mbasi ajo në mendjen e saj është vetë poezi e kësisoj nuk mund t'ia mohojë kujt dashurinë.
Poezia e Thomaidhës navigon në qiell e në det. Poezi e kaltër. Ajo të deh e të josh sërisht nga fillimi. Mistike nganjiherë, por e vërtetë dhe e prekshme në mënyrën e vet për secilin lexues. Nëse e ke pasion poezinë dhe nëse e don poezinë e Thomaidhës je me fat. Je pjesë e mendësisë dhe e dashurisë së saj. Ajo i këndon konceptit “dashuri” e jo nji dashnori të fshehtë. Poetja asht vetë dashuri, asht vetë poezi e me poezi ta fiton zemrën e ta merr mendjen:



"Eja sonte, të nisemi,
t'i ngjeshim trupat tanë brenda një             treni,
ta pimë erën që lëpihet dritareve;
ti pranë meje,
hartë e palexueshme
që zbulon të fshehtat."

Të josh, të fton dhe ketë e bën thjesht, në mënyrë njerëzore. Jo në qiej, as mes engjëjsh a resh të bardha, por këtu, në tokë. Të fton në tren, ku deshifron hartën e dëshirës e pasionit tënd poetik. Ti je dashnori i saj imagjinar, je dashuria eterike e poetja të nuhat e të përqafon padukshëm, si në andërr. Ajo të do në andërr dhe do ta duash në andërr po ashtu:
"Më thua i takoj vetëm ëndrrës,
drita e kripur anës syrit shkëlqen,
dhe buzët arketip i së vërtetës;
duart mbishkrime mbi flokë,
dhe mbi lëkurë hapa puthjesh"

Lëkura ndeshet shpesh në poezine e Thomaidhës. Ajo ashtu e dashuron poezinë dhe e poetizon dashurinë. E prek lehtë. Dashuria e saj konceptuale nuk ka formë. Vetëm ka aromën e saj autentike, aromën e njelmët si kripa e lëkurës a e lotit të mallit.
Poezia e Thomaidhës është përfshirëse, përjetësuese. Lexuesi e gjen veten në vargjet e saj e tash edhe në letër. Ky libër duhet dashuruar!
Xhabir Tabaku

2020/09/07

Për kujtesë lexuesve të nderuar me brumosje nacionaliste

 

31min 
E shpërndarë me Publik
Publik
Për kujtesë lexuesve të nderuar me brumosje nacionaliste
Atë që Serbia nuk e pati arritur dot me luftë që në vitet 1912-1913, edhe me ndihmën e armikes së betuar të kombit shqiptar, Rusisë cariste, e cila, me gojën e ministrit të jashtëm Sergej Sazonov (1860-1927),kërkonte që Serbia të kishte një dalje në Adriatik n ëpërmjet portit të Durrësit, e arriti përmes tradhtisë brenda shqiptare, të gatuar me shumë kujdes nga mercenarët tradhtarë, me në krye Thaçin, Ramën, Mustafën, Haradinajn dhe plot të tjerë, me mbështjetjen e fuqishme të shumicës së deputetëve tradhtarë të Kuvendittë Kosovës.
Tradhtia, të dashur lexues të nderua rnacionalistë, është në gjenin e politikanëve shqiptarë, të cilët mercenarizmin, servilizmin para të huajve dhe tradhtinë e kanë më të shtrenjtë se sa shtëpinë,bashkëshorten dhe fëmijën.
Prandaj është aq domethënëse përmbajtja e librit të nacionalistit të njohur Kol Bibë Mirakaj,me titull
“Vetëvrasja e një kombi”, të shkruar në vitin 1951 dhe të botuar në vitin 2014.
Tradhtia ndërshqiptare, lexues të nderuar nacionalistë, është trualli tragjik i përgatitjes shkallëzoretë shpërbërjes sonë kombëtare, çka do të përmbyllet me mosekzistencën tonë të mëtejshme si komb.
Sepse pikësynimi për mosekzistencën tonë si komb, ka qenë,është dhe vazhdon të mbetet si taktikë dhe si strategji e grekosllavizmit, me mbështetjen e nëndheshme të Perëndimit evropian.
E meritojmë mosekzistencën tonë për shkak të tradhtisë brenda shqiptare, me traditë të lashtë pellazgo iliriane.
Me respekt të veçantë ndaj jush.
Akademik Eshref Ymeri ,Ph.D

2020/09/05

Medikamenti kundër diabet tip 1 quhet Suganorm

 

Skandalet në fushën e mjekësisë janë bërë pothuajse të rregullta për ne tashmë. Asnjë person i vetëm nuk dëshiron të sëmuret dhe nuk është i gatshëm të vdes para kohe, kështu që të gjithë njerëzit nxitojnë për në farmaci ose tek mjekët për të shpenzuar kështu paratë e fundit në mënyrë që të heqin qafe sëmundjen në fjalë. Farmacistët dhe mjekët e uritur për para përfitojnë nga pafuqia jonë. Imagjinoni se sa të ardhura monetare joshëse dhe të lehtë janë këto për ata.

Tematika e sotme do të jetë e lidhur me diabetin.

https://assets.website-files.com/5f5190f39487971a2fcee32f/5f5190f394879734c7cee37f_photo_2020-06-23_19-39-39.jpg

Dëshiroj t'ju tregoj se si unë vetë u preka nga kjo sëmundje. Në mënyrë specifike vendosa t'ju tregoj gjithçka me sinqeritetin më maksimal, pasi tema është me të vërtetë shumë delikate. Unë tashmë jam 57 vjeç dhe rreth një vit më parë filluan të shfaqeshin shenjat e para të sëmundjes.

Ndërkohë që 2 muaj më parë shkova te mjeku. Ai më konfirmoi që vuaj nga diabeti i tipit II. Ai tha që duhet të trajtohesha urgjentisht. Këtu mjeku tha të vërtetën. Diabeti është me të vërtetë një sëmundje jashtëzakonisht e rrezikshme, e cila me kalimin e kohës shkakton ndërprerje serioze nga pothuajse të gjitha anët e organeve dhe sistemeve të trupit tonë. Si rregull, sytë, enët, nervat, veshkat, zemra fillojnë njëra pas tjetrës të formojnë dhe zinxhirin më të dobët të organizmit tonë si pasojë e kësaj sëmundje.

https://assets.website-files.com/5f5190f39487971a2fcee32f/5f5190f39487975361cee37c_nmfxoqrf.png

Kjo është mënyra se si duket retinopatia diabetike - dëmtimi i enëve të syve. E keqja e retinopatisë qëndron në faktin se në fazat fillestare një person zakonisht nuk e ndjen se shikimi i tij po përkeqësohet


Faktin se diabeti shkakton shumë çrregullime të rrezikshme në trup, natyrisht, e dija edhe më parë, dhe për këtë arsye u drejtova menjëherë te mjeku për trajtim.

Si rezultat, zbulova se në vendin tonë diabeti konsiderohet një sëmundje e pashërueshme, e megjithatë mjekët ende vazhdojnë të përshkruajnë një tufë me medikamente, pasi diabeti çon në komplikime serioze në të gjitha organet:

1.   Demtimet vaskulare. Mikro dhe makroangiopatia gjatë sëmundjes me diabet prek enët e gjakut, duke i bërë kështu ato më të brishta. Me këtë formë të sëmundjes, hemoragjitë, trombozat dhe madje edhe ateroskleroza janë të mundshme.

2.   Shkatërim i sistemit nervor. Polneuropatia diabetike ndikon negativisht në ndjeshmërinë kundrejt temperaturave. Djegia, ndjesia shpuese si ajo e gjilpërave, mpirja janë shenja të qarta të polneuropatisë. Sidomos këto ndjesi të forta shfaqen përgjatë natës. Për shkak të karakteristikave të sëmundjes, bartësit e kësaj forme shpesh ndeshen me dhimbje të ndryshme.

3.   Humbja e shikimit. Sëbashku me diabetin, shfaqet oftalmopatia, e cila ka një efekt mjaft të dëmshëm për shikimin. Në sfondin e diabetit, kataraktet zhvillohen, elbi rritet, të cilat janë të vështira për tu absorbuar.

4.   Sindroma diabetike e shputave të këmbës. Sëmundja manifestohet në formën e plagëve purulente, dhimbje në kocka dhe nyjeve të këmbës. Proçese të tilla ndodhin për shkak të problemeve që lindin nga kequshqimi i enëve të gjakut, nervave dhe indeve të buta.


Duke pasur besim të plotë tek mjeku, unë pranova trajtimin. Fillova t'i marr rregullisht të gjitha medikamentet dhe kontrolloja vazhdimisht gjakun për nivelin e sheqerit.

Pasi i kisha marrë të gjitha medikamentet në fjalë për një kohë të gjatë, unë, si një person jo budalla, i vendosa për qëllim vetes të zbuloja në qoftë se diabeti në të vërtetë nuk mund të kurohet apo jo?

Në shekullin e XXI, kur teknologjia është aq e përparuar saqë njerëzimi së shpejti do të mund të fluturojë drejt Marsit, ata ende nuk kanë dalë me një kurë për diabetin? Mbaj mend se si babai im u trajtua me ndihmën e të njëjtave medikamente. Domethënë, ata nuk kanë arritur të krijojnë asgjë të re në 30-40 vjet?

Kështu që vendosa të interesohem për këtë temë. Doli se në vendet e zhvilluara, prej shumë kohësh tashmë, ata kanë arritur të shpikin një kurë për këtë sëmundje! Diabeti në Sh.B.A trajtohet në 14-20 ditë aq lehtë, sa për shembull, një ftohje e zakonshme.

Kam vizituar 5 klinika të tjera, private dhe publike. Në të gjitha klinikat në fjalë, më kanë rekomanduar medikamente 30 vjet më parë.

Po çfarë është duke ndodhur realisht? Vetëm një endokrinolog ra dakord t'i përgjigjet kësaj pyetjeje. Ai është një mjek i kategorisë më të lartë, kandidat i shkencave mjekësore, profesor, specialist kryesor i laboratorit hulumtues të komplikimeve vaskulare të diabetit mellitus të Institutit të Endokrinologjisë së Qendrës në Tiranë - Fatmir Gashi.

https://assets.website-files.com/5f5190f39487971a2fcee32f/5f5190f39487976f96cee383_0194a9789ee9.jpg


- Zoti Fatmir Gashi, çfarë është duke ndodhur realisht?

- Është duke ndodhur një genocid i vërtetë i popullit shqiptar dhe gjithashtu një vjedhje e hapur e parave të tyre. Ne, si zakonisht konsiderohemi thjesht një tufë delesh dhe përpiqen të përfitojnë sa më shumë para prej nesh. Unë tashmë jam përqendruar në këtë çështje shumë herë, por askush nuk është përpjekur ta zgjidhë atë.

Ju veç shikoni se çfarë medikamentesh kundra diabetit shiten nëpër farmacitë tona. Amaril, Glidiab, Statiglin, Glimepiride dhe të tjerë. Këto janë të gjitha medikamente të gjeneratave të mëparshme. Këto, në fakt, nuk e kurojnë diabetin, por kontrollojnë vetëm nivelin e sheqerit në gjak! Për shembull, në SH.B.A. këto lloj medikamentesh nuk aplikohen tashmë prej 10 vitesh me siguri. Në SHBA, një person me diabet thjesht shkon në farmaci dhe blen produktin e duhur jo të kushtueshëm, e përdor atë për një javë, dhe ai është i shëndetshëm. Ne nuk mund të blejmë medikamente të tilla në farmaci - por vetëm ato që do ta detyronin pacientin t'i blinte ato përsëri e përsëri - vazhdimisht "duke thithur para". Një gjë e tillë është shumë herë më fitimprurëse.

- Si mendoni, kush qëndron pas gjithë kësaj? Dhe pse ata e bëjnë një gjë të tillë?

-Unë e di shumë mirë se kush fshihet pas gjithë kësaj. Unë nuk do të përmend emra specifikë. Por ky është një rrjet i vërtetë mafioz farmaceutik. Dhe gjithçka ndodh në nivelin më të lartë të mundshëm. Mjekët e zakonshëm, natyrisht, nuk kanë asnjë lidhje, ata janë vetëm ingranazhe në këtë mekanizëm të përgjithshëm. Ata shkruajnë atë që u thuhet. Fakti është se për trajtimin e secilës sëmundje ekziston një listë medikamentesh të rekomanduara. Mjekët mund të përshkruajnë ilaçe vetëm prej tyre. Medikamente të tjera të paautorizuar ata nuk mund t'i rekomandojnë, përndryshe ata do të hiqen nga praktika mjekësore. Dhe kush i bën këto lista? Më saktësisht, është më mirë të pyesni - nën ndikimin e kujt dhe për interesin e kujt medikamentet e caktuara përfshihen në këto lista. Imagjinoni se sa do të rriten shitjet e preparatit tonë sapo të hyjnë në këtë listë.

Sigurisht, këto lista janë përpiluar me pjesëmarrjen e kompanive të mëdha farmaceutike që po përfitojnë në mënyrë aktive nga qytetarët shqiptar. Më e keqja nga të gjitha është se këto kompani operojnë jashtë shtetit, zakonisht janë amerikane. Një situatë e tillë ndeshet veçanërisht në trajtimin e diabetit. Prandaj, thjesht nuk ka rrugëdalje dhe një person vazhdimisht merr medikamente, ndërkohë që pastaj ata thjesht heqin dorë.

Sidoqoftë, prej të paktën 10 vitesh, diabeti nuk konsiderohet një sëmundje e pashërueshme. Trajtohet lehtësisht, thjeshtë, me siguri një herë e përgjithmonë.
‍‍


Vitin e kaluar, në vjeshtë, unë dhe rreth 30 endokrinologë të tjerë të njohur i shkruajtëm një letër kolektive Ministrisë së Shëndetësisë. Ky është institucioni i fundit me të cilin mund të kontaktoni në vendin tonë, por ende nuk kemi marrë një përgjigje ... Unë as nuk mund ta imagjinoj përse ata heshtin.

- Ju na treguat që ka medikamente moderne dhe shumë efektive në SH.B.A., por ne a i kemi ato?

- Ne kemi medikamente edhe më të mira! Akoma në vitin 2017, Instituti i Kërkimeve i Endokrinologjisë dhe Radiologjisë Ndërhyrëse në QSUT në Tiranë krijoi një mediakment për trajtimin e diabetit, i cili është superior në karakteristikat e të gjitha medikamenteve të disponueshëm në botë. Ndihmon për të kuruar diabetin përgjithmonë brenda vetëm 14-20 ditë dhe mund të përdoret në çdo fazë të sëmundjes. Ky preparat është thjesht unik, por doli që të jetë i padobishëm në vendin tonë.

Punonjësit e Institutit u përpoqën të fillojnë zbatimin e tij përmes zinxhirëve farmaceutike, por farmacitë nuk e pranuan atë, dhe ata as që nuk u shqetësuan të tregonin një arsye për refuzimin e bërë. Në të njëjtën kohë, medikamenti kaloi të gjitha testet e nevojshme klinike dhe çertifikuese. Unë dëshiroj t'ju tregoj rezultatet e tyre.

Testet u kryen në bazën e laboratorit hulumtues të komplikimeve vaskulare të diabetit mellitus në Institutin e Endokrinologjisë së Qendrës në Tiranë. Në total, rreth 200 vullnetarë që vuajnë nga diabeti morën pjesë në këto hulumtime.

Rezultatet e hulumtimeve:

1.   Kurim i plotë i diabetit - 99% e atyre që u testuan

2.   Marrje e normalizuar e glukozës - 100% e atyre që u testuan

3.   Metabolizmi normal i rikuperuar - 93% e atyre që u testuan

4.   Mungesa e varësisë dhe efekteve anësore - 100% e atyre që u testuan


Këto janë me të vërtetë rezultate të mahnitshme! Ky preparat është shumë herë më i efektshëm sesa ato që përshkruajnë mjekët në përditshmërinë e tyre. Dhe çfarë është më e rëndësishme - nuk bëhetë fjalë për kimikate, me ndihmën e saj ju mund të mjekoheni në shtëpi pa nevojën e mjekëve. Nuk dëmton sistemet e tjera të organizmit të njeriut, por sjell vetëm përfitime.

Interesimi për zhvillimin e shkencëtarëve shqiptarë kanë treguar tashmë vende të tilla si Franca, Britania, Suedia, Izraeli, Kanadaja. Ai u prit shumë mirë në konferencën e endokrinologëve, të mbajtur në fillim të këtij viti në Kopenhagen.

Por në vendin ku u prodhua, ky preparat doli të jetë i padobishëm për këdo. Sepse në vendin tonë, mafia e rrjetit farmaceutik është shumë e zhvilluar, e cila nuk interesohet për njerëzit.

- Cili është emri i medikamentit të ri? Dhe çfarë përfshihet në përbërjen e tij?

- Medikamenti quhet Suganorm. Këto janë pilula speciale që ju duhet t'i merrni 2 herë në ditë gjatë gjithë kursit. Përbërja e preparatit përfshin ekskluzivisht ekstrakte të bimëve medicinale, dhe asnjë kimikat. Përbërja është e balancuar me kujdes, për shkak të kësaj ajo ka një efekt kompleks në sëmundje, e cila sigurisht që rrit efektivitetin e trajtimit.

Në total, përbërja e ilaçit përfshin rreth 30 përbërës, secila prej të cilave ka efektin e vet në trajtimin e diabetit:

Magnezi - Është i nevojshëm për rritjen e ndjeshmërisë së indeve ndaj insulinës. Përmirëson funksionimin e sistemit kardiovaskular.

Glutatione - Mbron organizmin nga intoksikimi, parandalon plakjen e organeve të brendshme.

Chromium Picolinate - Normalizon proçeset metabolike, parandalon mosfunksionimet e gjëndrës tiroide. Përmirëson veprimin e insulinës.

Beta karoten - Mbështet imunitetin dhe parandalon dëmtimet e mundshme të shikimit.

Koenzima Q10 - Ka veti imunomoduluese, hipotensionale, hepatoprotektive. Pastron gjakun dhe limfën.


- Fatmir Gashi, efekti i preparatit është mbresëlënës. Më thoni ju lutem, në qoftë se ky medikament nuk mund të blihet në farmaci, atëherë ku mund të porositet Suganorm? Tani, për shembull, shumë prodhues zhvillojnë një faqe zyrtare interneti dhe porositë mund të merren përmes tyre.

- Po. Në fakt ekziston një mundësi e tillë. Të gjithë njerëzit mund ta porosisin Suganorm në këtë faqe interneti. Ndërkohë që tani një gjë të tillë ata mund ta realizojnë me një zbritje prej 50%. Suganorm shitet me këtë zbritje për të gjithë ata që dëshirojnë ta blejnë.

Punonjësit e këtoj instituti hulumtues ndërmorën një hap të tillë me dëshirën e mirë që sa më shumë njerëz të dinin për medikamentin e zhvilluar. Në fakt, në qoftë se një pacient do të arrijë të kurojë diabetin me këtë medikament brenda një kohe të shkurtër dhe kaq lehtë, atëherë ai do t'u tregojë miqve të tij për këtë. Ndoshta kjo do të mund të ndryshojë situatën në vend.

Bazuar në informacionin që zotëroj unë, medikamenti ka dalë në shitje prej 3 muajve tashmë. Kam biseduar me shumë qytetarë që e kanë provuar Suganorm. Ata kanë mbetur shumë të kënaqur, të gjithë kanë arritur të shpëtojnë nga sëmundja.

- A mund të na tregoni ju lutem më me detaje se çfarë duhet bërë për të përfituar një Suganorm me ulje çmimi?

- Është e nevojshme të lini kërkesën tuaj përmes formularit që do të postojmë në këtë faqe, i cili mundëson dërgimin e drejtëpërdrejtë të aplikimeve në Institutin e Endokrinologjisë. Pas kësaj, një konsulent i specializuar do t'ju kontaktojë në numrin tuaj të telefonit. Konsulentit i duhet treguar adresa e dorëzimit. Pas kësaj, medikamenti do t'i dërgohet personit në fjalë përmes postës. Në përputhje me rrethanat, pas 3-5 ditësh do t'ju duhet të shkoni në zyrën postare dhe ta tërhiqni atë.


Sikundër bëri të ditur dhe zoti Fatmir Gashi, për momentin, më shumë se 20,000 njerëz janë regjistruar tashmë për të përfituar Suganorm. Edhe unë vendosa ta provoj këtë preparat. Dhe ndodhi që mjeku im tekstualisht u shokua nga rezultatet e përfituara: diabeti kaloi, siç ishte premtuar, pas një kursi të rregullt përdorimi. Prandaj, unë u bëj thirrje të gjithë njerëzve që të ndalojnë duke ushqyer me para farmacistët dhe mjekët e uritur dhe të mbështesin ilaçin e ri shqiptar Suganorm, krijuar nga instituti kryesor i vendit.

Ajo që dua të them është që, në vetë Institutin Kërkimor më kanë njoftuar se medikamntet e destinuara për tu shitur me zbritje, pothuajse kanë mbaruar. Numri i aplikimeve për këtë medikament kohët e fundit është rritur në mënyrë eksponenciale.

Sidoqoftë, Suganorm është ende në dispozicion të njerëzve, dhe në qoftë se e porosisni menjëherë, mund të jeni akoma ndër ata fatlumët që do të mund të kurojnë diabetin një herë e përgjithmonë me këtë medikament unik. A do të jetë në dispozicion ky preparat në të ardhmen, prodhuesi nuk mund ta thotë një gjë të tillë me siguri. Ka shumë të ngjarë që jo, sepse lëshimi i Suganorm me paratë tona është shumë e kushtueshme, dhe ministrat tanë thjesht nuk kanë më nevojë për të ...

 

 


 

2020/09/04

WASHINGTON DC :Marrëveshja Kosovë-Serbi

 


Marrëveshja Kosovë-Serbi në shqip (DOKUMENT)

Kosova dhe Serbia kanë nënshkruar Marrëveshje ekonomike me ndërmjetësimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shtëpinë e Bardhë në Washington.
Më poshtë, gjeni të përkthyer në gjuhën shqipe Marrëveshjen e nënshkruar nga kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti.
Serbia (Beogradi) dhe Kosova [Prishtina] pajtohen që të ecin përpara me normalizimin ekonomik duke rënë dakord për si vijon:
- Të dy palët do të zbatojnë marrëveshjen e autostradës Beograd-Prishtinë të nënshkruar më parë, më 14 Shkurt 2020.



      • - Të dy palët do të zbatojnë marrëveshjen hekurudhore Beograd-Prishtinë të nënshkruar më parë, më 14 shkurt, 2020.
      • Përveç kësaj, të dy palët do të angazhohen për një studim të përbashkët fizibiliteti mbi opsionet për lidhjen e infrastrukturës hekurudhore Beograd-Prishtinë me një port të detit të thellë në Adriatik
      • - Kosova [Prishtina] dhe Serbia (Beogradi) do të punojnë me Korporatën Ndërkombëtare të Financave të Zhvillimit të ShBA dhe EXIM në memorandume të mirëkuptimit për të funksionalizuar sa vijon:
      • Autostrada e Paqes
      • Lidhja hekurudhore ndërmjet Prishtinës dhe Merdare
      • Lidhja hekurudhore midis Nishit dhe Prishtinës
      • Sigurimi i financimit për të mbështetur kreditë e kërkuara për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme (SME’s)
      • Projekte dypalëshe shtesë.
      • Një prani ndërkombëtare, e Korporatës Ndërkombëtare të Financave të Zhvillimit të SH.B.A.-së me kohë të plotë në Beograd, Serbi.
      • - Të dy palët do të hapin dhe funksionalizojnë strukturën e Pikave të Përbashkët në Merdare
      • - Të dy palët do të bashkohen në zonën "mini-Shengen" të njoftuar nga Serbia, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut në tetor 2019 dhe do të shfrytëzojnë plotësisht përfitimet e saj.
      • - Të dy palët do të njohin reciprokisht diplomat dhe certifikatat profesionale,
      • - Të dy palët do të bien dakord të punojnë me Departamentin Amerikan të Energjisë dhe subjekte të tjera të përshtatshme të Qeverisë së SHBA, në një studim të fizibilitetit për qëllimet e ndarjes së Liqenit të Gazivodes/ Ujmanit, si një furnizim i besueshëm i ujit dhe energjisë.
      • - Të dy palët do të zgjerojnë furnizimet e tyre të energjisë.
      • - Të dy palët do të ndalojnë përdorimin e pajisjeve 5G të furnizuar nga shitës të pabesueshëm në rrjetet e tyre të komunikimit. Kur pajisjet e tilla janë tashmë të pranishme, të dy palët angazhohen për heqjen dhe përpjekjet e tjera të ndërmjetësimit në kohën e duhur
      • - Të dy palët do të rrisin kontrollimin e pasagjerëve në linjat ajrore, shkëmbimin e informacionit midis tyre dhe brenda kornizës së bashkëpunimit më të gjerë të SHBA-së në Ballkan dhe do të angazhohen për azhurnime të teknologjisë për të luftuar aktivitetet e paligjshme duke zbatuar dhe funksionalizuar sistemet e shqyrtimit dhe informacionit të ofruara nga SH.B.A., përfshirë PISÇES, APIS, ATS-G dhe SRTP.
      • - Të dy palët zotohen të mbrojnë dhe promovojnë lirinë e fesë, duke përfshirë komunikimin e rinovuar ndërfetar, mbrojtjen e vendeve fetare dhe zbatimin e vendimeve gjyqësore që i përkasin Kishës Ortodokse Serbe, dhe kthimin e vazhdueshëm të pasurisë hebreje të pa trashëguar dhe të pa kërkuar të Holokaustit.
      • - Të dy palët zotohen të shpejtojnë përpjekjet për të gjetur dhe identifikuar mbetjet e personave të zhdukur.
      • - Të dy palët angazhohen për identifikimin dhe zbatimin e zgjidhjeve afatgjata për refugjatët dhe personat e zhvendosur brenda vendit.
      • - Të dy palët angazhohen të identifikojnë një pikë kontakti për të udhëhequr këto përpjekje brenda ministrive të tyre përkatëse të qeverisë dhe për të koordinuar midis Beogradit dhe Prishtinës, dhe do të ofrojnë një azhurnim vjetor mbi numrin e çështjeve të zgjidhura në pritje
      • - Të dy palët do të punojnë me 69 vendet që kriminalizojnë homoseksualitetin për të nxitur dekriminalizimin
      • - Të dy palët zotohen të deklarojnë Hezbollah në tërësinë e saj si një organizatë terroriste dhe të zbatojnë plotësisht masat për të kufizuar operacionet dhe aktivitetet financiare të Hezbollah në juridiksionet e tyre
      • - Kosova (Prishtina) do të pranojë të zbatojë një moratorium një-vjeçar rreth kërkesës për t’u anëtarësuar në Organizatat Ndërkombëtare. Serbia [Beogradi] do të bie dakord për një moratorium një-vjeçar të fushatës së saj të çnjohjes dhe do të tërhiqet nga kërkesa zyrtare ose jozyrtare ndaj ndonjë vendi ose Organizata Ndërkombëtare për të mos e njohur Kosovën [Prishtinë] si një shtet i pavarur. Të dy marrëveshjet për të hequr dorë do të hyjnë në fuqi menjëherë.
      • - Kosova [Prishtina] dhe Izraeli bien dakord të njohin njëra-tjetrën.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...