Agjencioni floripress.blogspot.com

2021/02/03

Akademik Eshref Ymeri,Ph.D : Dy fjalë për kujtesë Profesorit Nexhmedin Spahiu


 

Në faqen e internetit “Kosova “Sot” të ditës së sotme, 01 shkurt 2021, lexova një shënim të shkurtër të Profesorit Nexhmedin Spahiu, me titull:“E kundërshton ashpër profesori i njohur: Ideja e bashkimit kombëtar, fyerje për Kosovën dhe për Shqipërinë”.

       Në këtë shënim të shkurtër, Profesori shkruan:

“Kombi shqiptar ekziston qe një shekull dhe është i njohur nga të gjithë kombet e botës qe një shekull, kurse  kombi kosovar ekziston qe dy dekada dhe është i njohur nga më shumë se gjysma e kombeve të botës”.

Ore Profesor Spahiu! A jeni në vete apo keni lajthitur? Ç’janë këto broçkulla kalamajsh që keni nxjerrë në publik? Gjysma e botës ka njohur pavarësinë e shtetit kosovar, jo kombin kosovar, prandaj thirrini mendjes dhe ejani në vete! Në deklaratat e shteteve të botës thuhet se njohin pavarësinë e një shteti të caktuar, nuk thuhet se njohin kombin e atij shteti.

Sa herë që ndokush nga politikanët shqiptarë, në të dyja anët e kufirit, në kuadrin e shakave politike, karakteristike këto gjatë fushatave zgjedhore, hedh idenë e ribashkimit të Kosovës me Shqipërinë, Profesor Nexhmedin Spahiu menjëherë mpreh penën e vet dhe, si puna e asaj pulës që del nga koteci, fillon kakarisjet kundër idesë në fjalë.

Me këmbënguljen e vet “shkencore” kundër ribashkimit të Kosovës me Shqipërinë, Profesor Spahiu e mundon veten kot, se një ribashkim i tillë nuk ka për t’u bërë kurrë në kushtet ekzistuese, kur edhe në Prishtinë, edhe në Tiranë sundojnë kasta politike mercenare, në shërbim të grekosllavizmit dhe të brukselizmit. Por kur Profesori deklaron se ekzistuaka një komb shqiptar dhe një komb  kosovar, atëherë këtu ndryshon puna. Profesor Spahiu, këtu e ca vite të shkuara, ka pasë shkruar për ekzistencën e kombit shqiptar dhe të “kombit kosovar” dhe asokohe unë kam pasë polemizuar me të.

Personalisht jam shumë i befasuar që Profesor Spahiu hedh përsëri në tregun politik idenë e “ekzistencës së kombit kosovar”, sepse një ide e tillë i vjen shumë në osh rusoserbizmit, armikut tradicional të mbarë kombit shqiptar.

E kam pasë theksuar edhe herë të tjera dhe po e theksoj përsëri. Në dy artikuj me tituj “Kur Kosovën unë e pashë” dhe “Dertet e një përkthyesi”, të botuar në vitin 1999, si mbresa nga vizita në Kosovë në rolin e përkthyesit të gazetarëve ukrainas dhe rusë, pata theksuar se gjatë takimeve me qytetarë të thjeshtë kosovarë, gazetarët në fjalë dhe sidomos gazetarët rusë, në majë të gjuhës kishin pyetjen: “Si e shikoni të ardhmen e Kosovës?”. Dhe qytetarët kosovarë, që nga Kaçaniku deri në Pejë, që nga Prishtina deri në Prizren, që të gjithë, pa përjashtim, jepnin të njëjtën përgjigje: “Duam që Kosova të jetë e pavarur dhe pastaj të ribashkohet me Shqipërinë”.

Beogradi, për të krijuar truallin e “ekzistencës” së një populli kosovar që “nuk ka lidhje fare” me popullin e Shqipërisë Londineze, pra, që “janë dy kombe të ndryshme”, pati hedhur edhe idenë e “ekzistencës” së një gjuhe tjetër në Kosovë. Kështu, Beogradi, ku ligjin tradicionalisht e ka pasë bërë shovinizmi sebomadh, e kishte ndarë gjuhën shqipe në ”allbanski jezik”, që flitej në Shqipëri dhe ”shiptarski” apo ”shiftarski jezik, që duhej, sipas tij, të flitej në Kosovë.

Me idenë e “ekzistencës së kombit kosovar”, Profesor Spahiu, lexuesit me vetëdije kombëtare në të dyja anët e kufirit, i bën të shtrojnë pyetjen:

“Profesor Spahiu është naiv apo i shërben me vetëdije shovinizmit serbomadh?”.

Dhe një pyetje e tillë  i bën lexuesit ta hedhin vështrimin prapa, te Kongresi i Berlinit dhe te Konferenca e Londrës. Shovinizmi evropian, nën diktatin e shovinizmit rusomadh, për shkak të përçarjes tragjike ndërshqiptare, me trojet tona etnike kënaqi orekset e grekosllavizmit, duke trefishuar sipërfaqen e territoreve të sllavëve dhe të grekëve. Synimi përfundimtar i shovinizmit evropian ishte shpërbërja tërësore, deri në zhdukjen nga harta të Shqipërisë Etnike. Një synimi të tillë iu vu fre vetëm në saje të Presidentit Uilson në Konferencën e Paqes të vitit 1919 në Paris.

Etnia shqiptare, dikur, në mesin e shek. XIX, ka pasë qenë etnia më e madhe në Gadishullin Ilirik. Asokohe Greqia kishte 1,1 milion banorë, Serbia 600 mijë banorë, kurse Shqipëria 1,6 milionë banorë. Sipërfaqja e territoreve shqiptare, sipas Fjalorit Enciklopedik Rus të vitit 1896, botim i Akademisë së Shkencave të Peterburgut, arrinte në më shumë se 120 mijë km². Kurse sot ku janë Shqipëria, Greqia dhe Serbia me sipërfaqen e territoreve të tyre?

Sipas Profesor Spahiut, “kombi kosovar qenka krijuar” 20 vjet më parë! Interesante deri në gajasje kjo deklaratë. Po si qenka e mundur që Profesor Spahiut s’i paska vajtur në mendje dhe të arsyetojë për një çast për një fakt fort domethënës në rastin e kombit gjerman? Dihet që Gjermania, në vitin 1945, u nda në dy pjesë - në Lindore dhe Perëndimore. Gjermania Lindore, në pronësi të komunizmit sovjetik, qëndroi e ndarë gjatë 45 vjetëve. Megjithatë, nga radhët e saj nuk doli ndonjë profesor që të deklaronte se na qenkej krijuar kombi gjermanolindor dhe të shprehej kundër ribashkimit me Gjermaninë Perëndimore në vitin 1990. Koreja e Jugut ka gati 70 vjet që është ndarë nga Koreja e Veriut, por asnjë profesor korean nuk ka marrë kurrë guximin dhe të deklarojë se koreanët e Jugut dhe koreanët e Veriut na qenkan kombe të ndryshme.

Populli shqiptar i Kosovës ka plotësisht të drejtë të jetë shumë qejfmbetur me atdheun amë, sepse ky s’e ka pasë ndihmuar absolutisht në shumë ngarje tragjike që kanë ndodhur në Kosovë, si ato të vitit 1945, kur krytradhtari i Kosovës Enver Hoxha lejoi kryerjen e masakrës së Tivarit, kur në vitin 1956 Beogradi shpërnguli nga trojet amtare mbi 450 mijë shqiptarë dhe i degdisi në Turqi, kur shpërthyen demonstratat studentore të vitit 1981, kur në vitin 1989 krimineli Milosheviç e zhveshi Kosovën nga autonomia, kur në fundin e viteve ’90 nuk ndërhyri për t’i dhënë Kosovës ndimë ushtarake. Intelektuali i njohur ushtarak nga atdheu amë, Dilaver Goxhaj, ish-zëvendësshef i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, pas një pyetjeje që i pata drejtuar para disa ditësh për të mësuar diçka nëse Shqipëria, në fundin e viteve ’90,  kishte ose jo trupa tankiste në Veriun e vendit, më dha përgjigjen në vijim:

“Lidhur me pyetjen tuaj, ju them se deri atëherë kishim vetëm gjysmat e tankeve, se gjysma qenë shitur, nga 1250 që ishin, ndodheshin rreth 800 në gjendje luftarake”.

Megjithatë, atdheu amë, nuk e vuri absolutisht ujët në zjarr që të niste drejt Kosovës qoftë edhe një tank të vetëm, për të mbrojtur vëllezërit kosovarë nga bisha fashiste serbe.

Populli shqiptar i Kosovës ka plotësisht të drejtë të ketë qejfmbetje të madhe me atdheun amë, të cilin Rama e trajton si pronë private. Prandaj edhe midis Kosovës dhe Shqipërisë vendosi trarin e turpshëm. Ai tra ka ndikuar tmerrësisht shumë që populli shqiptar i  Kosovës, i cili dikur, në masën gati 90%, ishte për ribashkim, tani kundërshtimi është shtuar deri në 54%.  Ky është krimi më i madh që Rama ka kryer kundër popullit shqiptar të Kosovës.

Vallë të mos e kuptojë Profesor Spahiu që Kosova më vete dhe Shqipëria më vete po shkojnë drejt shpërbërjes tërësore? Sepse gjendja tragjike, ku e ka katandisur Kosovën banda tradhtare e Hashim Thaçit, ka bërë që Kosova të zbrazet nga popullsia çdo vit. Në garë me bandën e Hashim Thaçit, kasta politike e Ramës, gjithashtu, po e zbraz çdo vit atdheun amë nga popullsia. Një zbrazje e tillë është në strategjinë afatgjatë të grekosllavizmit, i cili, në bashkëpunim  të heshtur me brukselizmin, ka si pikësynim pikërisht shpërbërjen përfundimtare, deri në zhdukjen e plotë të kombit shqiptar. Prandaj kështu, të ndara dhe të armiqësuara në heshtje, Kosova dhe Shqipëria shpërbëhen dhe zhduken më me lehtësi. Kurse ribashkimi i tyre grekosllavizmin e tmerron. Sepse ribashkimi i Kosovës me Shqipërinë, nën qeverisjen e një tjetër klase politike në të dyja shtetet, si ajo që përfaqësojnë Albin Kurti dhe Vjosa Osman, në rrjedhën e mëvonshme të ngjarjeve, do të sjellë si pasojë të pashmangshme ribashkimin me trojet tona etnike në Maqedoninë Veriore dhe, në fund, ribashkimin e Çamërisë me trungun amë. Pikërisht pas një ribashkimi të tillë, shteti shqiptar, si administrator i të gjitha trojeve tona etnike,  do të bëhet me të vërtetë shtet me autoritet në sytë e opinionit publik ndërkombëtar, sepse grekosllavizmi dhe brukselizmi nuk do të guxojnë më të tallen dhe ta shkelin me këmbë kombin  shqiptar, siç po tallen dhe po e shkelin me këmbë Kosovën, e cila, faktikisht, është koloni e Serbisë, e shtetit më kriminal të Evropës (çka u vërtetua me ndalimin e Albin  Kurtit dhe të Vjosa Osmanit për të hyrë në Mitrovicën e Veriut), nuk do të guxojnë më të tallen dhe ta shkelin me këmb Shqipërinë, si deri tani, e cila, faktikisht, është koloni e Greqisë, e shteti më racist dhe më karnaval të Evropës. Të gjithë shqiptarët me vetëdije kombëtare janë të bindur se ribashkimi i trojeve tona etnike në një shtet kombëtar, me një stemë dhe me një flamur, është vetëm në dorën e shqiptarëve, kur ata, edhe në Prishtinë, edhe në Tiranë, të kenë në krye një klasë politike dinjitoze, si ajo që përfaqësojnë Albin Kurti dhe Vjosa Osmani, klasë, për të cilën duhet të shpresojmë se do të dalë në skenë edhe në Shkup.

Në fund, Profesor Spahiut dëshiroj t’i kujtoj tekstin e këngës me bukuri mitike “Xhamadani vija-vija”. Në këtë tekst poetik me rimë fantastike, dëshiroj të ndalem në katërvargshin në vijim:

Është një qiell që na bashkon,

Është një diell që na burrnon,

Është një gjuhë që flasim të tanë,

Është një tokë q’e thërrasim nanë.

Po ashtu, Profesor Spahiut dëshiroj t’i kujtoj tekstin e këngës legjendare, me titull “Thërret Prizreni mori Shkodër”, të ekzekutuar me aq mjeshtëri artistike nga këngëtarja e talentuar me zë gjëmimtar Barbana Dini.

Kini parasysh, ore Profesor Spahiu, se këto vargje janë të shenjta dhe shenjtëria e tyre do t’ju ndëshkojë rëndë me një njollë të pahijshme në ballin tuaj prej mercenari në shërbim të grekosllavizmit dhe sidomos të rusoserbizmit, damkë që nuk do të shlyhet kurrë as nga balli i pasardhësve tuaj brez pas brezi. Është koha që të pendoheni dhe, si shqiptar, ju bëj thirrje për pendesë për ato fjalë të pamatura që keni nxjerrë nga ekrani i kompjuterit për konsum publik.

Los Anxhelos, Kaliforni

01 shkurt 2021

 

2021/02/02

“VARGJE ME SHIJE VJESHTE”

R E C E N S I O N

Nga Prof. Dr. Zejnepe Alili Rexhepi

 “VARGJE ME SHIJE VJESHTE”

Filozofema “kur dashuron në mënyrë të sinqertë, bëhesh poet, dhe i jep kuptim buzëqeshjes, fjalës, dhimbjes...” të shoqëron pothuajse në të gjitha poezitë e dorëshkrimit të Asllan Qyqallës, në të cilin, vargje pas vargjesh lexojmë për muzën e ngjyer në mallin e dashurisë së (pa)mërguar.

Trajektorja jetësore e poetit për dashurinë e tij të madhe mbështetet tek koha e ikur, e lodhur si mall pritjesh ndër vite. E ky mall shpesh përngjason me atë pamjen vjeshtore, që në ikje përvidhet mbi të sotmen dhe pambarimisht e ngacmon të shkuarën, si një kujtim i pasosur. Me të këtilla pamje e përfytyrime formësohet vëlimi poetik “Vjeshta në Prishtinë”.



Në realitet, poeti Qyqalla, identifikohet me mendimin se në jetë duhet “të mësosh të vlerësosh atë që ke, përpara se koha të të mësojë të vlerësosh atë që kishe”. Edhe në vargjet jetike të A. Shkrelit: “Mos u bën poet, nëse s’mund të vdesësh për secilin varg, të vdesësh për secilën fjalë”, gjejmë vargje që ngrihen mbi rëndesën e shpirtit. E teksa shpirti trazohet nuk njeh ndalesa për të eksploruar nëpër rrugët jetësore ku befasisht lind dashuria, e bashkë me të, zë vend dhembja, malli... Atëherë, sa e sa grimca kujtimesh tufëzohen për ta bërë të pasfidueshme fugurën e gruas që do, ndjesitë e valëzaura si përjetime të veçanta e të paharrueshme. Dhe..., as në ikje e sipër, koha nuk i zbeh dot!

“Vjeshat në Prishtinë” mbetet në linjat e së njohurës tematike, perceptimit artistik mbi delikatesën femërore, hiret e së cilës, si përherë, janë sfidë për poetin. Poeti nuk e injoron dëshirën për të qenë në qendër të vëmendjes, andaj edhe vepra fillon me poezinë: “Muza e poetit” dhe pasohet nga “Mal ndjenjash”, e vijon me po të njëjtin vrull përshkrimi edhe kur ajo dashuri nis e zbehet, si tek: “Kur vritet dashuria”. Të këtij motivi janë pjesa më e madhe e poezive, ndërkaq në ato të fundit gravohet ndjenja atdhetare e përkushtuese, të vendosura në ciklin me titull “Atdheun e duam përditë”. Pastaj, sa e sa figura artistike pleksin vargjet për të dhënë fuqishëm, atë mesazhin që i duhet kujtdo që i humb shpresa dhe e përçmon atdheun, me mllefin e pamundësisë për ta parë ndryshe.

Të vendosuara bashkë, poezië erotike, përshkruese e ato atdhetare me atë modelin poetik që na duket se vjen i rëndomtë, por mbetet gjatë në shijet tona, sepse e gjejmë veten në çdo varg e situatë. Mishërimi me dhembjen, për të ruajtur sa më gjatë kujtimin për të dikurshmen lumturi, e bën poetin më tokësor, ndonëse metaforat për hyjnizimin e gruas gjejnë vetë shtegun e përbirimit në vargje. Sa e sa herë dashuria merr valixhen për të ikur, e synon braktisjen, ikjen larg, e shtyrë nga shtrëngatat e jetës, ajo sërish lë gjurmët e një ndjenje të pastër. Dashuria e vërtetë nuk njeh arrati, ndonëse valëzon mbi vështirësi. Ajo është ndjenja e dhembshur dhe e mrekullueshme, e gjithmonë vazhdon të mbetet midis antitezash që harkohen kujdesshëm si vetë rrugët e jetës kur ndalen në udhëkryqin e pashmangshëm. Përndryshe, dashuria do të ngjasonte me asgjënë.



Bota poetike e Asllan Qyqallës është e sprovuar, si vetë jeta. E të shkruarit me kthjelltësinë e shpirtit, edhe kur pushtohet nga dilemat dhe vuajtja, nuk e lejojnë të zhytet në humbëtirat e jetës, gjithsesi kështu e sfidon braktisjen nga dashuria, edhe kur gjendet para alternativave: e shkuara apo e ardhmja.

Kë të zgjidhte poeti? Kohët e ikura që i lanë kujtimin e një dashurie të madhe apo të ardhmen, ku asnjë hap nuk bëhet pa dashuri!

Poeti e njeh mirë madhështinë e kësaj gruaje - heroinë, pavarësisht se si emërohet Ajo në vargje. prandaj sikur i mbledh të gjitha magjitë e krijimit dhe pëshpërit në çdo varg, në çdo fjalë: Të dua ende, të dua…, edhe atëherë kur në Prishtinë bën vjeshtë!

Prishtina mbetet qyteti i arkivimit të këtyre kujtimeve, sa të bukura, po aq të dhembshme e të trishta! Sërish është vjeshtë, po ajo vjeshtë që joshjen e ka si ngrohtësi pranvere. Misioni poetik për ta ruajtur dashurinë në të gjitha ngjyrat dhe format e shprehjes ndjesore nuk mbyllet këtu, në prag vjeshte, por bëhet një kujtim i paharruar për poetin.

 

VENDNDODHJA E DODONËS PELLAZGE

 Vështrim i librit “Dodona ndodhet në Dëshnicë të Përmetit III”

VENDNDODHJA E DODONËS PELLAZGE 


Libri studimor shkencor “Dodona ndodhet në Dëshnicë të Përmetit III”, që po i paraqitet lexuesit është vazhdim i dy librave të mëparshëm të tij, të botuara në vitin 2011 dhe 2016. Teza e studiuesit Kujtim Mateli është se Dodona nuk ndodhet në Jugperëndim të Janinës ku është pretenduar deri më sot nga Konstandin Karapanos dhe e pranuar nga disa institucione shkencore brenda dhe jashtë Shqipërisë. Ajo nuk është as në Tomorin e Beratit e pretenduar nga disa dijetarë shqiptarë, por në Dëshnicë të Përmetit. 

 


Në librin e parë, botim i vitit 2011, autori pasi ka hulumtuar gjatë, në një periudhë gati 10-vjeçare, pasi ka grumbulluar një material të pasur për vendndodhjen e Dodonës, arrin në përfundimin se Dodona nuk ndodhet në luginën e Carakovistës, në jugperëndim të Janinës. Dëshmitë që e bindin autorin se Dodona ndodhet jashtë kësaj lugine, janë kryesisht tri: 

-Orakulli i Dodonës, sipas dëshmive të autorëve të antikitetit, ndodhej ndanë lumit me emrin Dodon. Në luginën e Carakovistës nuk ekziston lumi.  


-Dodona ndodhet në shpat të malit Tomar. Dodona e luginës së Carakovistës, jo vetëm nuk ndodhet në shpat të malit të kësaj lugine që është mali Uliçka, por as në rrëzë të tij. Ky qytet ndodhet në krahun e kundërt të luginës, në kodrat e Kozmirasë.  

-Autorët e antikitetit thonë se Dodona ndodhet në veri të Epirit, kurse lugina e Carakovistës në jugperëndim të Janinës, ndodhet në mes  Epirit


Të tri këto grupe dëshmish e orientuan studiuesin Kujtim Mateli ta kërkojë Dodonë jashtë luginës së Carakovistës. Si pikë referimi mori autorët e antikitetit që e nxjerrin Dodonën në veri të Epirit. Segmenti verior i Epirit ku mund të kërkohej Dodona është lugina e lumit Drinos deri në grykëderdhjen e tij në Vjosë dhe Lugina e Sipërme e Vjosës apo lugina e Përmetit. Lugina e Drinos që është një pjesë e rrethit të Gjirokastër dhe një pjesë e rrethit të Tepelenës, sipas të gjitha burimeve historike ka qenë tokë e Kaonisë. Lugina e Përmetit ka qenë tokë e Molosisë. Një grup autorësh të antikitetit thonë se Dodona ndodhej në veri të Epirit në tokën e Molosisë. Atëherë për autorin mbetej vetëm lugina e Përmetit ku duhej kërkuar Dodona. Disa autorë të antikitetit japin këto të dhëna që përcaktojnë topografinë e Dodonës, mbi bazën e të cilave duhej kërkuar dhe gjetur Dodona: 

-Qyteti dhe tempulli ndodhet në shpat të malit. 

-Përballë tyre ndodhej fusha Hellopia, ku kullotnin tufa gjedhësh të shumtë. 

-Ndanë këtij vendi kalon lumi Dodon dhe që gjatë rrjedhës së tij ka qenë orakulli i lisit të shenjtë që realizohej nga fëshfërimat e gjetheve të lisit dhe lëvizjet e erërave. Në të tre malet e këtij vargmali Trebeshinë-Dhëmbel-Nemërçkë, që plotësojnë kushtin se ndodhen në veri të Epirit, në tokën e Molosisë, nuk ka asnjë vend tjetër që të ndodhet një qytet në shpat të ndonjërit prej këtyre maleve ku të ndodhen rrënojat e ndonjë qyteti. I vetmi vend që i plotëson këto kushte është lugina e Dëshnicës ku ndodhet lumi, pranë të cilit ishte orakulli i lisit; qyteti në shpat të malit, në perëndim të qytetit të Këlcyrës ku ndodhet qyteti antik me më shumë se 600 rrënoja dhe sipër këtij qyteti antik, kalaja antike si vendndodhje e tempullit dhe e orakullit të pëllumbave. 

Për autorin nuk ka as më të voglin dyshim se Dodona qytet dhe tempull ndodhet në perëndim të qytetit të Këlcyrës, kurse orakulli i lisit përgjatë lumit të sotëm Dëshnica, ku ndanë lumit ndodhen pyje të shumtë të lisit dhe vende moçalore. Pas botimit të librit të parë, autori iu përvesh punës për të sqaruar opinionin publik dhe atë shkencor që ende vazhdonin të besonin se Dodona ndodhej në luginën e Carakovistës.





Në librin e dytë autori i është përgjigjur pyetjes: nëse autorët e antikitetit e vendosin Dodonën në veri të Epirit në tokën e Molosisë, gjetjet në luginën e Carakovistës a e vërtetojnë ekzistencën e Dodonës atje? Autori e ka përkthyer Karapanon në shqip, si dhe mjaft autorë të tjerë pas tij. Një kujdes të veçantë u ka kushtuar ekspeditave arkeologjike të kryera nga Evangjelides në vitin 1935 dhe Sotiros Dakaris që e ka mbrojtur ekzistencën e Dodonës në luginën e Carakovistës. 




     Dy janë çështjet mbi të cilat e ka ndërtuar librin e dytë.  

Çështja e parë ka të bëjë me jetëgjatësinë e këtij qyteti në luginën e Carakovistës që është pretenduar si qytet i Dodonës nga Karapanos dhe pasuesit e tij.  Jetëgjatësia e këtij qyteti nuk e kapërcen segmetin kohor të dy shekujve. Evangjelides thotë se ky vend i shenjtë (i pretenduar Dodona) nuk ka gjetje arkeologjike që ngjiten përtej shekullit të V, para erës sonë. Aty nuk ka as gjetje arkeologjike që i përkasin periudhës së pushtimit romak apo krishtërimit, sepse Dodona ka ardhur deri në shekullin e V (të erës sonë) si faltore pagane dhe më vonë qendër peshkopale në Epirin e Vjetër. Sotiros Dakaris e përcakton më qartë segmentin kohor të ekzistencës së këtij qyteti. Në konferencën shkencore të mbajtur nga 22-25 tetor të vitit 1984 në Francë, mbi Ilirinë e Jugut dhe Epirin antik, faqe 73-75, Dakaris jep këto të dhëna: Vendi i shenjtë i epirotëve ishte qendër e Aleancës Epirote (343/2 deri në vitin 234/3) dhe më vonë Koinion i Epirit (234/3 deri në vitin 168). Dakaris që e pretendon këtë vend si qytetin e Dodonës, nuk jep në këtë konferencë asnjë të dhënë që ky qytet kishte jetëgjatësi përtej mesit të shekullit IV para erës sonë, duke u përputhur në këtë mënyrë me arkeologun e mëparshëm Evagjelides. Nuk solli as të dhëna për periudhën e pushtimit romak, pas vitit 168 para erës sonë. Sipas Dakarit jetëgjatësia e këtij qyteti është i barabartë me ekzistencën e institucioneve epirote. Në të vërtetë ky është qyteti që Aleanca Epirote, në fillim të krijimit të saj, ngriti këtë qytet ku do të mblidheshin përfaqësuesit e zgjedhur të popullit dhe gjithë struktura organizative për të bërë të mundur funksionimin e Aleancës Epirote.  

Çështja e dytë  studiuesi Kujtim Mateli kërkon të provojë është se gjetjet arkeologjikevërtetojnë ekzistencën e Hyjnisë Di Naios, kurse në Dodonë sipas burimeve historike nderohej Di Dodonen. Në  njëjtën kohë nuk ka asnjë mbishkrim që  vërtetojë se ky qytet i përket qytetit të Dodonës përfundim autori thotë se numri i gjetjeve arkeologjike që do të mundnin të vërtetonin se ky qytet i luginës  Carakovistës i përket Dodonës është zero.


 

Libri i tretë që po përgatitet për botim ka të bëjë me dëshmitë e autorëve antikë që e vendosin Dodonën në kufijtë e Ilirisë. Ky grup autorësh e vendos Dodonën në afërsi të Apolonisë ilire dhe konkretisht në kufijtë e Atintanisë. Këto dëshmi e mbyllin ekzistencën e Dodonës në jugperëndim të Janinës, por lenë të hapur një shteg tjetër: a është Dodona në Tomorin e Beratit? Ky shteg mbetet i hapur për arsye se në afërsi të Apolonisë, nuk mund të thuhet për Dodonën në Jugperëndim të Janinës, por Tomori i Beratit është pjesë e maleve që përfshihen në afërsi të Apolonisë. Autori e merr në  konsideratë Dodonën në malin e Tomorit që ka mbështetës të shumtë në Shqipëri. Në këtë libër vërtetohet përse ajo nuk mund të jetë në malin e Tomorit.  

Autorët antikë thonë se Dodona ndodhet në veri të Epirit, në tokën e Molosisë pellazge, Tomori i Beratit ndodhet në tokën e Ilirisë, i rrethuar nga fiset ilire të parthinëve dhe dasaretëve. Në ndarjen administrative të periudhës romake: Epir i Vjetër dhe Epir i Ri, që përfshinte trojet ilire afërsisht me rrjedhën e lumit Mat, Dodona përfshihej në Epirin e Vjetër me qendër Aktia Nikopolin (Preveza e sotme), kurse Berati (në atë kohë me emrin Pulheriopolis) përfshihej në Epirin e Ri me qendër Durrësin. Rrjedhimit dhe Tomori i Beratit ka qenë pjesë e Epirit të Ri. Autorët e antikitetit i njihnin mirë fiset ilire nga ato pellazgo-epirote, ku bënte pjesë dhe Molosia. Nëse Dodona do të ishte në Iliri ata nuk do të thoshin Dodona pellazge, por Dodona ilire. Përderisa dëshmitë e tyre vërtetojnë se Dodona ishte pellazge dhe në tokën e Molosisë, do të thotë se Dodona nuk ishte në Tomor të Beratit që ishte pjesë e Ilirisë dhe pjesë e fiseve të parthinëve dhe dasaretëve ilirë.
Disa autorë modernë mundohen që Atintaninë, të cilën Skylaks Karadiensis e vendos në kufijtë e Dodonës kërkojnë ta shtrijnë nga kufijtë e Apollonisë deri në Jugperëndim të Janinës. Si perfaqësues të këtij grupi, studiuesi Kujtim Mateli sjell autorin helen Hatzopoulos, M.B., i cili në konferencën shkencore mbajtur në Francë (25-27 tetor 1990), shtron tezën se fisi i atintanëve shtrihej nga kufijtë e Apollonisë deri te liqeni i Janinës, duke dashur të përputhë njërën nga dëshmitë e autorëve të antikitetit me të ashtuquajturën Dodonë në jugperëndim të Janinës. Kjo përpjekje tregon se ata që e mbështesin tezën se Dodona ndodhet në luginën e Carakovistës ndodhen në vështirësi provash për ta vërtetuar ekzistencën e Dodonës në Jugperëndim të Janinës.  

Sipas Hatzopoulos, M. B., Atintania shtrihet nga kufijtë e Apolonisë duke përfshirë Mallakastrën dhe Tepelenën e sotme në të djathtë të Vjosës, gjithë luginën e Drinos që i përket rrethit të sotëm të Tepelenës (në grykëderdhjen e tij), gjithë luginën e Drinos që i përket rrethit të sotëm të Gjirokastrës, pastaj gjithë territorin deri te liqeni i Janinës. Po kjo vjen në kundërshtim me autorët e antikitetit që luginën e Drinos e kanë përcaktuar si tokë të Kaonisë.  Kështu Klaud Ptolemeu dhe Stefan Bizantini e japin Antigonenë që ndodhet në luginën e Drinos si qytet të Kaonisë së Epirit. Tit Livi i jep ngushticat e Antigonesë si tokë të Kaonisë. Mbështetur mbi këto dëshmi një shumicë e autorëve modernë si: Hammond N.G. L., Pierre Cabanes, Chryseis Tzouvara-Souli e japin luginën e Drinos si tokë të Kaonisë.  

 Akademia e Shkencave e Shqipërisë e kundërshton shtrirjen e Atintanisë deri te liqeni i Janinës. Në librin që mban autorësinë e saj “Historia e popullit shqiptar I”, lugina e Drinos jepet si tokë e Kaonisë, kurse lugina e Përmetit si tokë e Molosisë. Që do të thotë, se shumica e dijetarëve të ditëve të sotme kanë të njëjtin mendim se Atintania ndodhet në të djathtë të Vjosës, që u përket rretheve të Mallakastrës dhe Tepelenës në të djathtë të Vjosës. Edhe kjo përpjekje që është bërë nga autorët helenë për t`i dhënë Dodonës së Carakovistës një dëshmi nga autorët antikë, mbeti një përpjekje e dështuar dhe siç thotë studiuesi Kujtim Mateli numri i dëshmive të autorëve antikë që e vendosin Dodonën në luginën e Carakovistës është zero. Tre libra në kërkim të vendodhjes së Dodonës provuan qartësisht se Dodona nuk ndodhet në jugperëndim të Janinës, por në Dëshnicë të Përmetit, konkretisht në perëndim të qytetit të Këlcyrës (qytet dhe tempull) dhe përgjatë lumit të Dëshnicës (orakulli i lisit të shenjtë). Me përcaktimin e vendodhjes së Dodonës do të kemi mundësinë të hapim porta të reja për të depërtuar në origjinën e identitetit tonë pellazgo-ilir. 

Në përfundim mund të themi se me prova të shumta Kujtim Mateli ka vërtetuar qartësisht se vendodhja e Dodonës nuk është në jugperëndim të Janinës, as në Tomorin e Beratit, por në rrethin e Përmetit, në perëndim të qytetit të sotëm të Këlcyrës, në shpat të malit Trebeshinë 

 

Akademik Prof. Dr. Flori Bruqi, PD.H,  

Drejtor për marrëdhënie me publikun pranë Akademisë Shqiptaro-Amerikane  të  Shkencave dhe Arteve me seli në New York SHBA.


Biografia e autorit

 

KUJTIM MATELI

 

Kujtim Mateli, u lind në Mazhan të rrethit të Përmet të Shqipërisë, më 15.06.1951. Fakultetin Gjuhë dhe Letërsi Shqipe, e kreu në Elbasan 1985-1990. Më fillim ka punuar mësues në rrethin e Përmetit dhe në Tiranë, ku jeton aktualisht. Krijimtarinë letrare e ka filluar në vitet e `70-ta dhe në fillim të 1980-të, ka botuar ciklin e parë me poezi në gazetën “Drita” dhe në vijim ka botuar vazhdimisht në opuset qendrore të shtypit dhe atë lokal, ese, komente dhe kritikë letrare. Ka botuar vëllimin poetik “Kur mendon për të tjerët” në vitin 2009. Një publicitet të veçantë krijimtarisë së tij e ka dhënë revista “Metafora” organ i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës, ku ka qenë i pranishëm pothuaj në çdo numër të saj. Është i pranishëm në veprimtaritë letrare që zhvillohen në Shqipëri, por dhe në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut. Klubi i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve “Naim Frashëri” në Përmet, e ka vlerësuar me Çmim të Parë në vitin 2017, për vëllimin poetik “Qetësojmë shpirtin e trazuar”.

Fusha e dytë e studimeve të tij ka të bëjë me historinë e antikitetit dhe konkretisht me identitetin e Dodonës dhe vendodhjen e saj. Në vitin 2001 i është përkushtuar Dodonës pellazge, materialet e së cilës do t`i përmbledhë në tri libra, me mbi 20 vjet studim.

“Dodona ndodhet në Deshnicë të Përmetit, I” 2011

“Dodona ndodhet në Deshnicë të Përmetit, II”, 2016

“Qetësojmë shpirtin e trazuar” (poezi), 2017.

Librat e tij kanë qenë objekte edhe i studiuesve të huaj, siç është kërkuesi shkencor Gilles De Rapper, anëtar i French National Centre for Scientific Research.

Për ta sensibilizuar opinionin publik ka dhënë disa intervista në shtypin e shkruar dhe disa emisione televizive. Televizioni “Planet” në vitin 2013 realizoi një dokumentar 40 minutash, në lidhje me studimin e tij për Dodonën.

Fusha e tretë e punës së tij ka qenë dhe publicistika. Është një numër i konsiderueshëm artikujsh që paraqesin realitetin shqiptar në këto vitet e fundit ku mund të përmendet shkrimi: “Albanologut Milan Shuflaj, emrin dhe gjakun ia ruan Shqipëria”, botuar në disa gazeta, ku pasqyrohet dhe kontributi i Akademisë së Shkencave Shqiptaro-Amerikane.

 

Prishtinë, 02.02.2021                                                                                Flori Bruqi  

 

 

2021/02/01

Lindita Kardaku : Oficeri shqiptar flet për luftën në Kosovë, tregon kush mund të jetë dëshmitarë në Speciale

Oficerat e Republikës së Shqipërisë që ndihmuan në luftën çlirimtare të Kosovës ndahen në dy grupe: grupi i parë janë ata që ndihmuan në ngritjen e qendrave stërvitore në Shqipëri dhe përgatitën (stërvitën) vullnetarët që vinin nga Kosova dhe diaspora për të shkuar në atë luftë. Ky grup ka filluar herët, qysh në fillim të viteve ’90-të. Profesioni i oficerit, ndoshta në pamje të përgjithshme kuptohet se ai vetëm urdhëron dhe ushtarët zbatojnë. Por jo, nuk është ashtu. Oficeri është një mësues shumë më ndryshe nga profesioni i mësuesit. Mësuesit e çdo niveli shkollor bëjnë diferencimin e nxënësve në fund të vitit mësimor, dikë e vlerësojnë shkëlqyeshëm, dikë mesatar, dikë mjaftueshëm e dikë e lenë përsëritës të vitit mësimor. Ndërsa oficeri duhet t’i mësoi e t’i përgatisë praktikisht të gjithë ushtarët njësoj, sepse të gjithë do të hidhen njëherësh në sulm, apo të gjithë së bashku do të veprojnë për të mbrojtur pozicionin dhe rajonin e mbrojtjes, dhe kur ta lypi nevoja të dinë të tërhiqen në rregull por ama të gjithë së bashku e me rregull duke mbrojtur njeri-tjetrin. Kështu që oficeri është i detyruar të udhëhiqet nga parimi: Shihni si bëj unë, dhe ejani ta bëjmë së bashku, pasi njeriu mëson më mirë duke vepruar. Këtë detyrë e kryen oficerat që përgëtitën vullnetarët e UÇK-së në qendrat stërvitore për në luftë, duke zhvilluar stërvitje një mujore, dy mujore por ka pas raste edhe më shumë por edhe më pak, në varësi nga situata në Kosovë. Kur u angazhua NATO në luftë, atëherë në përgatitjen e vullnetarëve që vinin me shumicë nga Perëndimi, përfshi edhe SHBA, u angazhua e gjithë shkolla e Bashkuar e Oficerave duke i stërvitue vullnetarët e lirisë në Feken (Mali me Gropa) dhe në Burrel. Grupi tjetër i oficerave ishim ne që u futëm brenda në Kosovë para se të angazhohej NATO-ja, por ishim shumë pak, vetëm 5 veta Dy prej oficerave kanë rënë dëshmorë, Indrit Cara nga Kavaja dhe Tahir Sinani nga Tropoja. Dëshmori nga Tropoja Tahir Sinani ishte Komandant i Zonës së Dytë Operative “Pashtriku”, dëshmori tjetër Indrit Cara nga Kavaja ishte komandant i kompanisë autonome të ruajtjes së SHP të UÇK, Adem Shehi – komandant i Br.153 e zonës Operative të Llapit, Bardhyl Tahiri shefi i xhenjos (inxhinierisë) në SHP të UÇK, dhe unë që detyrë kryesore pata mbajtjen e bashkëveprimit të UÇK me aviacionin e NATO-s si dhe zv. i Shefit të Shtabit. Por pati edhe vullnetarë ushtarë të thjeshtë që patën shkuar shumë më herët para nesh në Kosovë, disa prej të cilëve kanë rënë dëshmorë. Ne, oficerat dhe vullnetarët e tjerë nga Shqipëria që shkuam vullnetarë në atë luftë çlirimtare, nuk bëmë asgjë të veçantë, veçse detyrën tonë si ushtarë të kombit. “Të luftosh për kombin jashtë çdo strukture shtetërore, -ka thënë Faik Konica- është një virtyt i lartë që mund të vjen vetëm nga një vetëdije e lartë”. Si ju kujtohet juve ajo luftë, si ishte të luftoje bashkë me shqiptarët e Kosovës kundër makinerisë vrastare serbe? Ne atje gjetëm kolegë shqiptarë që kishin mbaruar shkollat ushtarake të Federatës Jugosllave dhe shumë shpejt u bëmë njësoj. Lufta, flas se si e kam konceptuar unë, e kthen oficerin në gjysëm perëndi, pasi të gjithë vartësit që ti komandon e që janë me dhjetra, qindra e mijëra, sytë i kanë tek komandanti, tek oficeri, atij i kanë besuar drejtimin dhe jetën e tyre, tek ai e kanë mbështetur fatin, si dhe te mësimet që ai u ka mësuar ÇFARË të bëjnë në çdo situatë, KUR ta bëjnë, kurse se SI do ta bëjnë, varet po nga aftësitë profesionale që ua ka kultivuar po ai oficer. Lufta është luftë, ajo nuk është lojë shahu, ku ke kohë të mendohesh për të bërë lëvizjen e duhur, por përkundrazi, vlerësimin e situatës dhe marrjen e vendimit duhet t’i realizosh brenda pak sekondash, ndryshe je i vrarë ti, si epror në radhë të parë, dhe gjithë vartësit e tu. Kështu që lufta kërkon të dish si të luftosh, të njohësh temperamentin dhe karakterin e çdo vartësi, të njohësh armët që ke në përdorim dhe taktikën e tyre, të njohësh mirë armikun që e ke përballë, pasi po nuk e njohte armikun siç njeh forcat që ti komadon, fitoria është gjysëm për gjysëm, s’dihet se cila palë fiton. Në luftë, pas mënçurisë, guximi dhe trimëria janë thelbësore. Në luftë sakrifikohen që nga ushtari më i thjeshtë e deri të komandanti më i lartë i ushtrisë për të mbijetuar populli dhe për t’u mbrojtur atdheu. Ju keni të drejtë kur shprehni kuriozitetin tuaj se “si ishte të luftoje bashkë me shqiptarët e Kosovës”? Ndoshta nuk do të ma merrni për propagandë, por sa herë më ka rënë rasti të ndodhesha në vijë të parë të frontit së bashku me kolegët kosovarë oficerë dhe atje, në transhe, kur më duhej të udhëzoja apo të plotësoja ndonjë koleg se si duhej vepruar në këtë apo atë rast, dhe luftëtarët e thjeshtë nga dialekti e kuptonin menjëherë që unë isha nga Shqipëria dhe aq më shumë që flisja me dialektin e Toskërisë, pyesnin kolegët kosovarë se nga është ky oficeri, dhe kur ata u thoshnin se është nga Gjirokastra, ata harronin që u vinin plumbat përballë, dhe shtyheshin kush e kush të më prekte qoftë edhe pak me dorë. U ngrihej morali në një mënyrë që nuk di se si ta shpjegoj, pasi ka gjasa të mos më besoni. Ata thoshnin: Ka ardhur Shqpnianë luftë!, dhe nuk e peshonin fare rrezikun. Kur u përsërit për herë të dytë kjo pyetje në një front tjetër, pyeta kolegët kosovarë, se pse ky lloj reagimi? Dhe u befasova kur më treguan se në Kosovë ishte bërë propagandë nga shumë intelektualë por edhe parti, se Jugu i Shqipërisë nuk e do Kosovën, janë me Greqinë. Nuk po zgjatem shumë në këtë pikë se do të thonë sikur bëj propagandë, por kjo është e vërteta. Çfarë pat në fushat dhe malet e Kosovës në atë kohë, masakrat, vrasjet, shkatërrimet? Kur hyra unë në Kosovë, ditëtët e para të muajit mars 1999, duke kaluar në këmbë nga malet e Sharrit, rrethinat e Kaçanikut, malet e Jezercës, Topillë, Budakovë, Pagarushë, malet e Berishës, ku ndodhej Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së, shumicën e fshatrave i pashë të djegura, thuajse të rrafshuara dhe sa më shumë shihja, aq më shumë më shtohej urrejtja kundër armikut. Armikun po nuk e urreve, nuk e lufton dot. Masakra nuk më ka rënë rasti të shoh, por varre masive – po. Po do të thoni ju se në luftë shkohet për të vrarë ose të vritesh. Nuk është plotësisht ashtu. Në luftë shkohet me bindjen se do e çlirosh atdheun dhe do kthehesh i gjallë. Po mendove vdekjen, nuk të bëjnë këmbët të shkosh në luftë. Është e vërtetë që vetëm në luftë lejohet të vrasësh, sepse në luftë asksh nuk vret nga urrejtja për X apo Y, nga zilia apo për të larë hesapet e veta, por të gjithë e bëjnë sepse kërkohet nga bashkësia, nga kombi yt. Si e përjetuat çlirimin e Kosovës dhe largimin e trupave serbe? Atë përjetim e ndjeva kur lufta u ndërpre dhe luftëtarët fluturonin nga gëzimi që forcat serbe po largoheshin dhe Kosova u çlirua. Ata nuk gjenin mënyrë se si ta shprehnin dhe unë rrija dhe i shikoja me ngazëllim, por nuk merrja dot pjesë në euforinë e tyre. M’u afrua një koleg dhe më pyeti: Shpëtim (emri i luftës), pse rri si i habitur dhe nuk përzihesh në këtë ngazëllim? Dhe unë i thashë: Tashti, këto momente ndoshta po e kuptoj se sa e rëndësishme dhe ëndërrore qenka LIRIA. Unë kam lindur në liri dhe vij nga liria, prandaj e kam të vështirë ta kuptoj këtë lloj ngazëllimi dhe po befasohem. Si e gjykoni dërgimin e krereve të UÇK-së në Hage? Sa e dëmshme është për luftën e Kosovës për liri dhe pavarësim nga Serbia? Unë gjatë luftës katër mujore, mars-qershor 1999, nuk kam psur kohë as të flija e jo më të më shkonte mendja se mund të ndodhnin ngjarje të tilla që i kam dëgjuar veç një a dy vjet pas lufte! Shkuarja e bashkëluftëtarëve të UÇK-së në atë gjykatë speciale, më rikrijoi ndjenjat ngjethëse kur ishim të detyruar t’u mbyllnim sytë shokëve që na i merrte plumbi. Bazuar në akt-akuzën e asaj Gjykate Spciale, ku thuhet se e gjithë hierarkia komanduese e UÇK-së, prej komandantit të Shtabit të Përgjitshëm dhe deri te ai i togës së fundit sipas rreshtimit organik të UÇK-së, do të merren në pyetje si të akuzuar apo dëshmitarë, për gjoja krimet që kanë bërë në luftë ata apo vartësit e tyre, ndërkohë që pala, e cila vrau dhe dogji gjithë Kosovën, e cila vrau 11.840 shqiptarë të pafajshëm, prej të cilëve 1.392 fëmijë deri në 18 vjeç, 296 fëmijë deri në 5 vjeç, 1.739 femra, 1.882 të moshuar mbi moshën 65-vjeçare dhe 5081 të moshave 19-64 vjeçë, prej të cilëve 1.450 ende janë të pagjetur, dhe të gjithë këta të vrarë u groposën në mbi 530 varreza masive, për të cilat Presidenti Bill Klinton më 12 prill 1999 tha: “Historitë që po dëgjojmë janë vërtetë të tmerrshme: forcat serbe mbledhin fshatarët shqiptarë në grupe, i vrasin ata me armë automatike dhe u vënë zjarrin”; u dhunuan 20.400 femra shqiptare; u dogjën dhe shkatërruan 100.589 shtëpi, banesa e objekte të ngjashme; u dogjën 358 shkolla; u dogjën 71 zyra institucionesh; u dogjën 30 shtëpi kulture, 93 biblioteka publike, 123 objekte shëndetësore; u dogjën 215 objekte fetare të besimit myslyman (xhami, teqe, tyrbe); u dogjën Arkivin e Bashkësisë Islame ku ishin dokumente prej shekullit XV; u dogjën 5 kisha katolike; u- dogjën 88.101 objekte ekonomike shtetërore e private ndihmëse; u therrën dhe dërguan në Serbi 70 % të të gjithë gjesë së gjallë (lopë, dhi, kafshë ngarkese) etj., dhe Serbia trajtohet si viktimë e asaj lufte, natyrisht që diçka e keqe paralajmërohet për Kosovën. Më vjen keq që ka edhe shumë shqiptarë që ngazëllehen dhe deklarojnë pa pikë përgjegjësie se kinse janë vrarë nga UÇK-ja dhe komandantët e saj 100 shqiptarë anëtarë apo kuadro të LDK-së pa dhënë asnjë dëshmi publikisht, por fshehtas, përmes Serbisë, e cila ka çuar 50 mijë faqe me shpifjet e kësaj kategorie shqiptarësh dhe serbësh, gjë që për mua janë shantazhistë. A e dini ju se çështë shantazhi? Po u kujtoj çfarë thotë Balzaku: “Shantazhi është një nga vrasjet më të poshtra; ajo është një krim shumë më i neveritshëm se vrasja; vrasësi ka nevojë për një kurajo të tmerrshme, ndërsa shantazhisti – jo”. Çfarë është Kosova për ju? Kosova është Shqipëri. Shumë intelektualë e politikanë shqiptarë në Kosovë dhe shumë të tjerë kosovarë që kanë lindur e jetuar në Republikën e Shqipërisë, deklarohen shpesh se “Enveri, me demek Shqipëria, e shiti Kusovën”. Unë u shtroj atyre pyetjen: Pse nuk erdhët t’ia merrnit Serbisë atë që i kishte “shitur” me pa të drejtë dikur Shqipëria? Dyshoj se një pjesë e tyre ka gjasa të jenë dëshmitarë shantazhistë të fshehur për ato gjoja vrasje nga UÇK-ja. Nuk mendoj se duhet shtuar diçka më shumë thënies së Konicës që ua theksova më lartë. Por, të jeni të sigurtë, se gjithkush që shkon në luftë çlirimtare, shkon për vlera shpirtërore, do të ketë gjithnjë kundër patriotët e “flaktë” si dhe ata që janë patriotë për hir të portofolit, por që shpesh njëri dhe tjetri janë të mishëruar tek i njëjti person. Si ishte bashkepunimi me NATO-n? Bashkëpunimi me NATO-n filloi në mbasditen e 23 marsit 1999 dhe përfundoi në 20 Qershor 1999, kur përfunduam bisedimet me Gjeneralin Xhekson, i cili ishte caktuar Komandant i forvave të KFOR-it. Për fatin e keq tonin, deri në datën 18 prill vetëm dy herë aviacioni i NATOs mundi të godiste forcat serbe që vepronin në terren dhe ndesheshin me forcat tona, që ne ua jepnim regullisht ndodhta edhe 10 herë në ditë. Kjo për shkak të kushteve shumë të këqia meteorologjike, binte shi e borë parreshtur dhe retë ishin shumë të ulta, aviacioni (piloti) nuk mund t’i shihte e t’i godiste forcat serbe në terren, por megjithatë godiste objektet statike ku ishin fshehur municionet, karburantet, kazermat dhe qendrat drejtuese të ushtrisë serbe që ne ua jepnim përmes faksit satelitor, të cilët nuk mundej t’i bllokente Serbia, me përjashtim të disa rasteve. Atëherë ne i kalonim përmes lidhjeve në Tiranë, por kuptohet që edhe ka pas ndonjë rast që vjetëroheshin të dhënat. Në të gjitha ditët e tjera prej 18 prillit e deri në fund të luftës komunikimi ka qene perfekt midis të dy palëve.

Presidenti Francez, Emmanuel Macron, i kërkoi Bashkimit evropian të ndihmojë fqinjët e tij evropianë në garën për të siguruar vaksinat anti-covid, gjatë një takimi në Paris me presidentin serb, Aleksander Vuçiç.

 

Presidenti Francez, Emmanuel Macron, i kërkoi Bashkimit evropian të ndihmojë fqinjët e tij evropianë në garën për të siguruar vaksinat anti-covid, gjatë një takimi në Paris me presidentin serb, Aleksander Vuçiç.

Duke folur nga pallati i Elizeut, Macron tha se Franca dhe Evropa mund të kishin qenë më shumë të pranishme në krah të Serbisë, në një reagim të dukshëm ndaj kritikave të mëparshme nga Vuçiç, që tha javën e shkuar se ai kishte pritur më shumë mbështetje nga BE.

Unë mendoj se si evropianë, ne duhet të kishim qenë më efikas në këtë pikë. Dhe ky është edhe vullneti i kancelares Merkel, presidentes Von der Leyen, etj. Ne do të vazhdojmë të përshpejtojmë ritmin në mënyrë që të gjendemi në krah të popullit serb dhe popujve të tjerë të rajonit”, tha Macron.

Kritika për mbështetjen e munguar të BE për sa i takon vaksinave për Ballkanin, ka pasur edhe nga liderë të tjerë rajonalë, përfshirë kryeministrin shqiptar, Edi Rama.  Serbia ndërkohë e ka nisur fushatën e vaksinimit muajin e kaluar, me vaksinën kineze Sinopharm. Temë diskutimi në takimin në Paris, ishte ndërkohë edhe Kosova. Macron tha se në dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit, është e rëndësishme që të arrihet një zgjidhje për të cilën bien dakord të dyja palët ndërkohë që Vuçiç pranon se marrëdhënia Kosovë-Serbi nuk është aspak e lehtë.

Nuk është një çështje e lehtë për ne. Unë mendoj se duhet të bëjmë gjithçka që mundemi për të arritur tek një zgjidhje kompromisi për të dyja palët dhe deri më tani, kjo ka munguar”, tha Vuçiç.

Vuçiç ka pritur në Beograd Presidentin francez, më herët në korrik të 2019, dhe e konsideron atë një mik të Serbisë.

“Nuk e kam tradhtuar Andin…” Në lidhje të fshehtë me Beartin/ Tea reagon sërish: Ja kur e kam nisur me Beartin…

Tea ka reaguar sërish pas publikimit të fotove ku shihej duke u puthur me Beartin, nje ish-konkurrent i “Për’Puthen”. Me anë të një videoje në rrjete sociale ajo ka lajmëruar fansat, se meritojnë një shpjegim.

“Meritoni të gjithë një shpjegim, meritoni të gjithë një…”, thotë Tea në videon e publikuar.

Sakaq, Tea dhe Andi, u konsideruan si çifti i parë që doli nga “Për’Puthen”. Ata u shprehen se janë në emision vetëm për njëri-tjetrin dhe nga aty do të largohen për ta vijuar njohjen larg trysnisë së kamerave. Por vetëm pak ditë pasi ata morën këtë vendim, në rrjet u publikuan një seri fotosh, në të cilat, Tea shfaqej duke u puthur me Beartin.

Po në atë mbrëmje ky i fundit, konfirmoi vërtetësinë e fotove dhe shtoi se dashuria e tyre është tejet e pastër. Ndërkohe nga krahu tjetër, Andi, u shpreh tepër i tronditur, duke thënë se fansat meritojnë një shpjegim dhe së shpejti ai dhe Tea do e mundësojnë një gjë të tillë.

“Bëhet fjalë për atë të vërtetë. Unë kam qenë dhe vazhdoj të jem në një lidhje me Beartin. Por jo nuk e kam tradhtuar Andin. Unë dhe Andi kemi vazhduar të qëndrojmë pavarësisht këtyre sikur nuk kishte ndodhur asgjë. Dhe për këtë mbajmë përgjegjësi. Para të gjithë atij publike. Dhe ju kërkoj falje dhe shumë ndjesë. Sa e vështirë është të shprehesh fjalët e duhura. Historia ime me Beartin ka nisur gjatë takimit tek PërPuthen tek ajo mobileri. Na u ngjallë një interes. Unë me të kemi komunikuar pas iku nga Emisioni. Rreth mesit të nëntorit unë vendos që të marr një udhëtim në Kosovë. Edhe për këtë kanë qenë në dijeni për komunikimin dhe udhëtimin një pjesë. Edhe në vazhdimësi gjatë kohës dhe vazhdimit të njohjes tonë. E kam treguar kur shkova në Kosovë. Ndjeja një përgjegjësi morale. Andi ka qenë në dijeni por edhe ai u gjend në këtë situatë. Nuk dinim ç’të bënim ndenjëm dhe pritëm. Dilnim me njëri tjetrin por sdinim c’të flisnim.. Ato ishin rregullat në fund. Jemi munduar që të jemi korrekt me të gjitha. Harruam një gjë shumë të rëndësishme, ndoshta edhe prej moshës apo prej mungesës së informacionit. Si mund të veprosh në këto situata. Ndoshta prej të gjendurit vetëm, harruam që po ju gënjenim juve dhe një popull. Ju që na deshët dhe na suportuar. Duke na vlerësuar ne dhe Andin për personin që është. Pavarësisht. Kemi dashur të largohemi që nga mesi i dhjetorit. Si dy miq shumë të mirë. Dhe në fakt jemi. Secili në drejtimin e vet. Kjo histori u zgjat deri në fund të janarit. Ne vendosëm që të dilnim. Na u sugjerua që të vazhdonim. Nuk po e mbanim dot më. Ndihesha si e burgosur. Erdhi një pikë ku unë vendosa që të jemi të sinqertë me publikun që na ndjek dhe që jetoj me ne gjatë atyre muajve. Kështu që i publikuam ne ato foto që dolën. Me qëllim. Pavarësisht reagimit dhe ofendimeve. Kërcënimeve. Dhe për sinqeriteti jemi duke u dënuar publikisht. Gjithsesi ndjehem e lumtur. E çliruar. Do e jetojmë jetën ashtu sic duam ne.”

1/16






Ish konkurrentja e Përputhen, Tea Trifoni ka thyer heshtjen duke reaguar për herë të parë për lidhjen me Beartin dhe tradhtinë që i bëri Andit pas daljes nga programi.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, në orët e vona të mbrëmjes Tea ka shkruar se: Krimi perfekt nuk Ekziston. Ose t’i vetëm lë prova sepse do që të kapesh.

Mesa duket ajo nuk është penduar, pasi thënien më lart e ka shoqëruar me një foto me dëborë, ku duket se po kalon pushimet me Beartin.

Ndërkohë që përveç postimit në Insta stoy, ajo ka publikuar edhe një koment ku një nga ndjekësi i shkruan: vdeksh nesër, ndërsa ajo ja kthen: si do kishe dëshirë të vdisja o i panjohur.

Ndërsa në një tjetër story ajo ka postuar një poezi të Dritëro Agollit, si mënyrë për të ironizuar më shumë se 500 mijë ndjekës:

“Në vendin tim e në vendin tënd
E shpojnë lakrën, i hedhin mënd.

Në vendin tim e në vendin tënd
Ty te kruhet, tjetrit i dhëmb.

Në vendin tim e në vendin tënd
Hënën si petull e pjekin në shkëmb.

Në vendin tim e në vendin tënd
Një i çmendur, një vend e çmend.”

Ndër të tjera Tea ka zgjedhur tu përgjigjet edhe disa komentuesve, duke zbuluar se gjyshi i saj e dinte për lidhjen me Beartin.

1/17

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...