Agjencioni floripress.blogspot.com

2023/01/13

GAZETARËT E REGJIMIT PROPAGANDISTIK

 

24 shkurt 2007

Nga ABDULLAH PRAPAPSHTICA




Propaganda është njëra prej mjeteve vendimtare për realizimin e sundimit shpirtëror të një regjimi mbi popullin. Që nga kohërat më të lashta sundimet e kanë përdorë me kënaqësi propagandën, sepse ajo ia ka lehtësuar shumë jetzgjatjen e sundimeve të tyre. Sigurisht se filozofët më të suksesshëm që kanë arritur të mbijetojnë edhe disa shekuj dhe duke i mbi jetuar edhe vet Perandoritë, të cilave iu kanë shërbyer, janë ideologët e Besimeve Fetare. Shembull klasik është vendi i ynë. Perandoritë Romake, Bizantine dhe Osmane krahas sundimit të pushtetit të tyre juridik mbi vendin dhe mbi popullin tonë vuan edhe sundimin shpirtëror përmes besimeve të tyre fetare. Ku qëndron fshehtësia që Bibla dhe Kurani janë librat më vjetër dhe më të mëdhenj që i ka njerëzimi. As një autor i mëvonshëm nuk ka arritur atë që e kanë arritur autorët e BIBLËS DHE KURANIT. Shumë kushtetuta e shumë ligje janë shkruar dhe janë fundosur në harresën e historisë së bashku me shumë shtete të fuqishme, që kanë patur përmasa botërore, por Bibla e Kurani kanë vazhduar të jenë gjithmonë aktuale si në kohën e lindjes së vet. Ku është fuqia e sundimit shpirtëror të Biblës dhe Kuranit? A janë ato me të vërtetë libra të shenjtë? Pse nuk ka as autor dhe as libra që mund të krahasohen me to? Përgjigjja është e logjikshme. Institucionet Fetare të tri Besimeve Fetare e kanë krijuar mekanizmin, i cili që nga fillimi, nga besimtarët e vet, ka vjelë të ardhura të mira për shpërblimet fetare që u kanë ber atyre. Kjo ka mundësuar që të krijohen shkolla të gjitha niveleve ku Besimet Fetare kanë marrë trajtën e shkencave filozofike, ku deri në përsosmëri është studiuar psikologjia e masave dhe metodat e propagandës fetare për të mbajtur sundimin shpirtëror mbi njerëzit. Autoritët e besimeve fetare e kanë ruajtur dhe e kanë përhapur strukturën e vet të nëpunësve në gjithë botën, duke i shpërblyer ata me paga që sigurojnë një jetë të begatshme pa ndonjë punë të mundimshme. Pra, pikërisht jeta e begatshme pa ndonjë punë të mundimshme zyrtare të Besimeve Fetare ka bërë që ata me zell t’i mbajnë ritet fetare, duke e bërë popullin të varur nga ata shpirtërisht, sepse ata ia kanë arritur që ato rite t’i imponojnë si kulturë dhe si tradita të detyrueshme dhe të domosdoshme. Lidhja e zyrtarëve të Besimeve Fetare me Zotin përqendrohet aty se ata i shërbejnë zotit, sepse për këtë punë janë shumë mirë të paguar. Ose Besimet Fetare janë ideologji që synojnë ta ruajnë vazhdimësinë e sundimit te vet shpirtëror mbi besimtarët! Duke e patur parasysh se apetitet për sundim kanë karakter të pakufishëm, besimet fetare nuk njohin as kufi nacional, as kufi racor dhe as kufi social etj. Të gjitha ideologjitë e mëvonshme - moniste apo pluraliste - te të gjitha partitë politike i kanë synimet e njëjta me ato të besimeve fetare - Sundimin Shpirtëror dhe Pushtetin e gjithmbarshëm mbi popujt e vendet e veta dhe të huaja. Partitë politike janë njëra ndër Besimet Fetare dhe e kanë nga Shteti sepse ato vet dëshirojnë të ushtrojnë sundimin shpirtëror dhe pushtetin mbi popujt. Besimet fetare me të vërtet janë nder nga Shteti, por ato kanë vazhduar të kenë sundimin shpirtëror mbi besimtarët e vet edhe kur shtetet janë shkatërruar ne tërësi dhe ne vend të tyre janë ngritur shtetet e reja! Megjithatë, kjo temë ka për synim të zbërthen profilin e gazetarisë së regjimeve dhe jo rolin e besimeve fetare në shoqëri. Por, roli i Besimeve Fetare në shoqëri u trajtua këtu për të zbërthyer mekanizmin e propagandës së regjimeve që propagandën e kanë një ndër mjetet kryesore të pushtetit të vet. Se sa e madhe është fuqia e propagandës tregon fakti se në vendin tonë ku kanë sunduar mizorisht tiranitë e përgjakshme Romake, Bizantine e Osmane, që kanë patur për pikësynim zhdukjen e popullit tonë, edhe disa shekuj pasi këto perandori janë zhdukur, sundimi shpirtëror i besimeve fetare i këtyre regjimeve të vdekura mbi
popullin tonë po vazhdon të jetojë përmes zyrtarëve fetarë, që sigurojnë mirëqenien e vet në formë të kultivimit të traditave të ish sundimeve të huaja. Në mesin e zyrtarëve fetarë ka edhe shumë njerëz që besimet fetare i kanë përdorur për interesat kombëtare aty ku ka qenë e mundur, prandaj kjo duhet nënvizuar dhe diferencuar nga ajo pjesa tjetër, që ka qenë gjithmonë në funksion të sundimit të huaj shpirtëror. Përjashtime ka kudo dhe ato duhet çmuar! Është e habitshme se në vendin tonë kanë filluar të zhvillohen edhe sekte të reja të huaja fetare dhe kjo nuk po e pengon askënd. Ne Shqiptarët besojmë në Zot, prandaj nëse ne shqiptarët do të provojmë të lirohemi nga sundimi i huaj shpirtëror dhe të krijojmë Besimin tonë Fetar Kombëtar, kjo do të has ne një reaksion të tmerrshëm. Po ashtu, ne vendin tonë lejohen të krijohen me qindra parti politike me ideologji të huaja, por Lëvizja Vetëvendosja për VETËVENDOSJEN e vendit tonë po luftohet me të gjitha mjetet e regjimit të huaj dhe të instrumenteve të tyre vendore, ku rol të veçantë kanë gazetarët e regjimit! Gazetarët e regjimit i kanë zhveshur shpatat kudër VETËVENDOSJES, si gazetarët e regjimit të "RILINDJES" të Rrustem Rugovës me shokë ne vitin 1981 dhe do të përfundojnë si ka përfunduar regjimi titist, të cilit ata i kanë shërbyer. Sepse zhvillimet revolucionare përparimtare do të vazhdojnë të thyejnë regjimet antipopullore, pavarësisht se me çfarë force dhe me çfarë dhune sulmojnë ato! Dihet se revolucioni është si qerrja: dikush e tërheq atë përpara, dikush e tërheq nga pas dhe dikush rrinë hipur mbi qerre dhe u bën dy palëve oooorrruppp! Dikush tha se "revolucioneve u ka kaluar koha", por sa herë që të ketë regjime fashiste atyre përsëri do t’u kthehet koha! Bota po ballafaqohet me një përpjekje të re që popujve të të gjithë botës t’ ju imponohet një Sundim Global Despotist, atyre popujve që janë të lirë, në mënyrë q ajo të’ ju grabitet ose atyre që janë nën sundimin e huaj të mos ju lejohet ta fitojnë lirinë. Por, kjo përpjekje do të dështojë sepse historia as nuk mund të kthehet prapa dhe as nuk mund të ndalet lëvizja e saj përpara.

Hallall te qofte buka !

 

Lemadeo :Hallall te qofte buka !

Per ngjarjet tragjike te Prishtines:

Me vika shume keq qe me pare se te shkruhet dicka ne shenje dhembje per ata vllezer shqipetare ne prishtine qe i vrau dora sllave e armatosur ne radhet e UNMIK-ut, pikerisht ne vitin 2007, dhe thjeshte vetem pse ata djem me te drejten e njeriut per te demostruar kunder nje padrejtesi, pa asnje lloj arme zjarri dhe ne token e tyre e udhen e Prishtines, moren plumba celiku ne koke, plumba celiku te maskuar me plastik...pra me vika keq qe ju jeten e tyre, gjakun e tyre e leni ne harrese, duke u vene me shume rendesi te ashtuquajturave "parola" qe simbas domethenies... paskan shqetesuar dike, beogradin...me shume se askend tjeter!

Po te mos kishte qene levizja e Vetvendosjes, si nje shprese e re per gjithe shqipetaret, si nje organizim modern qe ben levizje qytetare dhe mjaft demokratike, gjithnje ne rrespektimin e ligjeve nderkombetare te te drejtave te njeriut, te te drejtave te popujve e vendeve per vetvendosje, te jeni te sigurte se bota do ta kishte minimizuar akoma edhe me shume te drejten e popullit kosovare, edhe pse minimizimi eshte katastrofik sic eshte krijimi i 46 qendrave serbe ne kosove te cilat do te kene lidhje te drejt perdrejta zyrtare e ligjore me Beogradin!

Por eshte e kote te u mbushim mendjen atyre qe sduan ta kuptojne aktualitetin dhe fatin e keq te coptimit te kosoves, ashtu sic eshte fatkeqesi qe te mos ndihet dhembje dhe te mos kuptohet se vrasja e djemve shqipetare ne Prishtine ishte nje krim i qellimshem, ishte nje masaker e re e Beogradit qe mjerisht perdore edhe armet e UNMIK-ut e forcat e paqes botrore per te vrare shqipetaret, vetem pse rinia shqipetare kerkon te zbatohen ligjet e te drejtave te njeriut dhe te popullit te Kosoves per vetvendosje!

Albin Kurti eshte nje prijes qe mbas tije kane ecur e jane te gatshem te ecin gjithe rinia e populli i kosoves, nese kosva nuk do te marre pamvaresine e plote pa shtete serbe brenda kosoves!

Nese nuk do te kete njerez qe krtikojne, njerez qe demostrojne, njerez qe ngrihen kunder padrejtesive, asnjehere nuk do te kishte pase liri per asnje popull dhe askush nuk do te ishte i lire ne kete bote, si dhe asnje ligje per te drejtat njerzore nuk do te ishte krijuar!

Gjithnje perpara se te kritikoni ata qe u vrane per lirine e vendit te vet, mendoni per kriminelin qe vrau dhe mos na i beni kriminelet heronje, ne nje kohe kur ata po denojne vetveten duke dhene dorheqje e neser duke shkuar edhe ne banken e te akuzuarve per krime e urdher dhenije krimesh!

Te pakten aq sa e denojne ata vehten si vrases, duhet qe cdo njeri te kuptoje se i vrari, viktima, heroi nuk jane fajtore!
Mbi jeten e njeriut nuk ka asgje ne bote, as edhe nje qytet i tere sikur te shembej, pa rrezikuar jeten e nje njeriu, nuk ka vlere sa cka jeta e nje njeriu!

Vrasjet qe kreu dora serbe me armet e UNMIK-ut, me duart e trupave te paqes botrore, ishin kercnimi i ri i Beogradit per nje gjakderdhje te re qe nuk dihet se ne cfare forme fillon dhe sa zgjat as dhe si do te perfundoje!

Vrasesi sllavo-shpvinist vazhdon te sillet neper ballkan me duar te lara me gjak vit pas viti!
Shqipetaret nuk kane nevoje per politikane servile te te huajve, per te korruptuar, per qyqare qe dine vetem te rine gatitu e te perserisn ato qe thone te huajt e korruptuar me Beogradin!

Kosova ka nevoje per njerez me shpirt e zemer te paster, me guxim e vendosmeri per te e kundershtuar vendim e pa drejte te te huajve, pasi mbi cdo shkrese e vule te huajsh duhet te jete nje Referndum popullore i Kosoves per pamvarsine!

Por mjerisht servilat e etur per kariere politke ne kosove, po pranojne botrisht qe ne kosove te krijohen 46 serbi te reja!

Me shume se kurre duhet vemendje, qendrim i vendosur ne kerkimin e te drejtes njerzore sic eshte pamvaresia, e jo sulme kunder viktimave apo rinise qe demostron per ato te drejta, demostrime qe i kane treguar politikes botrore se nuk flen rinia kosovare nese luhet me te drejtat e popullit te vet!

Llemadeo D."


Pajtohem me ju zoteri Shkreli. Une nuk kam votuar per Albin Kurtin e as per Levizjen Vetvendosja. Ai nuk mund te prezanton popullin e Kosoves sepse populli nuk e zgjodhi ate si udheheqes. Pajtohem me filozofin e tij per Vetvendosje por jo me veprimet e tyre kunder policise se Kosoves. Ne me te drejt nuk e njohem policine e Serbise, e as te UNMIK-ut por nuk kemi zgjidhje tjeter veq ta respektojme ligjin e Kosoves te cilin po e forcon policia e SHPK-se. Eshte turp te krahasohet polica e SHPK-se me ate Serbe. E dime qe SHPK ende nuk eshte profesionale sa duhet por jam e sigurt se nuk mendojne e as punojne siq kane bere serbet.

Secili ka te drejt te shpreh mospajtim rreth vendimeve politike per Kosoven, por jo duke refuzuar njohjen e institucioneve te Kosoves, jo duke shkruar parolla neper ndertesa zyrtare.

Veprimet e Vetvendosjes po krijojne perqarje mes popullit dhe institucioneve te Kosoves. Mos harroni se shteti nuk krijohet pa institucione; nese ne nuk i njohim institucionet per te cilat ne vet kemi votuar, atehere ne nuk e dijme cka eshte demokracia per te cilen kemi brohoritur shume here neper demonstrata e protesta para lufte.

Une kam qene studente ne vitin 1997 dhe kam marre pjese ne demonstratat e studenteve me 1 Tetor 1997. Ne ate kohe veprimet e juaja kane qene te drejta, por tani po shkaktojne perqarje dhe dem drejt pavaresise se Kosoves. Andaj ju lutem, nese nuk jeni i kenaqur me zhvillimet politike, beni kerkesat per demonstrata paqesore ne menyre zyrtare, si njerz te civilizuar dhe demokratik.

E shqetesuar,
Teuta Shabani Towler

-------------
Mark Shkreli:

Populli i Kosoves e ka zgjedhur perfaqesine (udheheqesine) e vet. Albin Kurti nuk eshte nje nga ata! Per mendimin tim, ai eshte duke e damtuar ceshtjen e Kosoves. STOP Albin, se nuk je ti ai qe flet ne emer te kosovareve!

ShkreliM@aol.com
-------------

Albin Kurti ishte, eshte dhe do te jete pergjithmone zeri i lirise, perfaqesimi me i paster dhe me i qarte ne filozofine e tij per kerkimin e pamvaresise se Kosoves, ne nje kohe kur Kosova dhe populli i Kosoves dolen nga nje lufte e pergjakshme qe vrau rreth 30 mije shqipetare dhe zhduku pa lene gjurme mijra te tjere, por mjerisht nuk ju njoh pamvaresia as e drejta njerzore si e cdo populli tjeter per vetvendosje

VENDIMI I DREJTËSISË APO SHFAJËSIMI I SERBISË

 

Faik Miftari 

Data e 26 shkurtit të vitit 2007, do të mbetet e shënuar si ditë e veçantë në historinë më të re botërore, në të cilin Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë me seli në Hagë vendosi që Serbinë ta shpalli të pafajshëm për gjenocidin në Bosnjë, në padinë që BeH para plot 14 vitesh, saktësisht në vitin 1993, e akuzoi ish” RFJ”(gjegjësisht Serbinë si trashëguese e saj), për agresionin dhe gjenocidin e kryer ndaj BeH si shtet i pranuar ndërkombëtarisht dhe anëtar fuqiplotë i OKB-së.
Datë, të cilin e pritshin boshnjakët si dhe njerëzit e vullnetit të mirë në tërë globin se më në fund Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë do të sjell drejtësinë, e cila do të ishte bile një satisfikacion moral për traumat dhe pasojat e papara që i kanë përjetuar boshnjakët gjatë agresionit serb në BeH. Por në vend që të sjellë drejtësi, ajo i “nguli” thikë në shpinë drejtësisë botërore, dhe i zhgënjeu pa masë boshnjakët dhe tërë opinionin human, njerëzor, civilizues, botëror. Por boshnjakët mbesin me shpresë dhe besim të madh tek Zoti, se drejtësia e Zotit është mbi të gjitha, dhe se një ditë do të përgjigjen dhe ndëshkohen serbët për të gjitha krimet, vrasjet, dhunimet, përqendrimet, plagosjet, dëbimet dhe gjenocid të kryer në BeH.
Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë tradhtoi Bosnjën, popullin boshnjak, drejtësinë botërore, etikën njerëzore dhe mbi të gjitha vërtetoi se të gjitha trumbetimet që bëhen në demokracinë perëndimore se gjykata dhe drejtësia duhet të jenë larg ndikimeve politike, ra definitivisht në ujë, dhe se forcat politike vendimmarrëse botërore kanë ndikim vendimtar edhe në një organ më të lartë të drejtësisë në botë, siç është Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë me seli në Hag. Kjo tash e tutje do të shërbejë në botë si një shtytje më tepër, se agresioni dhe gjenocidi të jenë metoda legjitime në botë të cilin shtetet e forta ndërmarrin ndaj shteteve të dobëta, dhe si të tilla pas akteve të kryera mbesin pa u ndëshkua.
Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, jo vetëm që Serbinë e shpalli të pafajshme për krimin dhe gjenocidin e kryer në Bosnjë, por edhe serbët e Bosnjës dhe strukturën politike të sajë, i akuzoi se kanë kryer krime mbi boshnjakët në Bosnjë, dhe se vetëm në Srebrenicë serbët e Bosnjës me strukturat politike dhe ushtarake të tyre kanë kryer gjenocid, kur vetëm për një javë kanë ekzekutuar në mënyrë më mizore rreth 10.000 boshnjakët, në saje të tradhtisë së faktorit vendimmarrës botëror dhe dorëzimit të batalionit holandez, edhe pse Srebrenica ishte zonë mbrojtëse e shpallur nga Kombet e Bashkuara. Me këtë u vërtetua teza e përfolur më parë se boshnjakët si popull autokton musliman i Evropës janë qytetarët të rendit të dytë në Evropë. Pas gati 4 vit lufte, 200.000 të vrarëve, 250.000 të plagosurve, 50.000 femrave të dhunuara, mbi 1 milion boshnjak të dëbuar nga trojet e tyre, kampeve të përqendrimit(Omarska, Manjaqa e shumë të tjerëve), shkatërrimeve të papara të banesave, shtëpive, infrastrukturës, industrisë, ekonomisë, trashëgimisë kulturore, historike, fetare, me mbi 1000 xhami të rrënuara e të shkatërruara, në fund të shekullit XX në zemër të Evropës, nuk na qenka gjenocid,dhe se Serbia shpallet e pafajshme, vetëm për një klauzolë të vetme, se Serbia është përgjegjëse vetëm për shkeljen e Konventës mbi gjenocid, pasi që nuk e ka parandaluar gjenocidin e kryer në Srebrenicë nga serbët e Bosnjës.
Ky vendim i tillë, më përkujtoi takimin e ndodhur me 13maj 1998 në Sarajevë në mes të kryetarit të ndjerë boshnjak Alia Izetbegoviqit dhe diplomatëve amerikan Richard Hoolbrukun dhe Robert Gelbardin, me ç’rast ata kanë kërkuar nga presidenti boshnjak Alia Izetbegoviqi që ta pezullojë padinë e ngritur të BeH kundër ish”RFJ”(Serbisë) për agresionin dhe gjenocidin e kryer mbi BeH. Por Alia Ietbegoviqi kategorikisht e ka refuzuar dhe assesi nuk e ka pranuar, dhe gjersa ishte i gjallë, ata më kurrë një gjë të tillë nuk e kanë përsëritur.
Mallkimi i nënave, grave, fëmijëve jetimë nuk do të ndalet kurrën e kurrës dhe se herëdokurdo mallkimi i tyre do të bie mbi të gjithë ata që kanë krye krime dhe gjenocid, që kanë ndihmua, që nuk kanë parandalua, por edhe ata që i kanë shfajësua të gjithë ata që janë përgjegjës dhe fajtor për agresionin dhe gjenocidin kryer në Srebrenicë e në BeH.
Në fund të kësaj qasjeje, do të citojë këtë rrëfim të tmerrshëm, pas së cilës edhe po të kishte pasur njeriu zemrën prej gurit, ajo do të copëtohej, të Xhemile Zekiqit dëshmitare e gjallë e gjenocidit të kryer në Srebrenicë” Qëndroja në mes popullit të dëshpëruar e të grumbulluar në Potoqare të Srebrenicës, kur çfarë shoh, gruaja e re, është shtrënguar, djersët i rridhnin në ballë, ngërç në fytyrë të saj. Iu afrova dhe e pyeta çfarë ka, ajo më tha, po lind, po bijë i thash, mbahu me një dorë për mua, e me tjetrën për vjehrrën,...Ashtu u bë, u shtrëngua gruaja e re në ne..., u ndie vaji i foshnjës djalë. E mora foshnjën dhe po dua t’ia lidhi kërthizën, kur çetniku serb doli para meje duke më thënë:
lëshoje këtë foshnje në tokë. Unë e lëshova dalëngadalë në dimijat e mia, foshnja e bukur me flokë të gjata, sikur të ishte larë tani,...çetniku serb iu afrua, dhe këmbën e tij e nguli në fytin e njomë të foshnjës së porsalindur,...zorrët e njoma iu shkapërderdhën në të gjitha anët...”
Pas këtij rrëfimi të tmerrshëm, çdo shqiptar i Kosovës, por edhe shqiptarët në përgjithësi, duhet të kenë të qartë, se në këto momente historike, në të cilin vendoset për statusin politik të Kosovës të jenë vigjilent dhe të mos pranojnë me asnjë çmim, çfarëdo çoftë statusi të Kosovës i cili mund të bie ndesh me vullnetin politik të popullit të Kosovës.

RIZA LAHI :ODISEJA E ZËRIT TË FAN NOLIT DREJT ATDHEUT

 

27 shkurt 2007


Intervistë me shqiptaro – amerikanen Raimonda Moisiu, që bëri të mundur ardhjen në Shqipëri të tri kasetave të incizuara me zërin e Nolit.



RIZA LAHI : Zonja Raimonda, seç kam një parandjenjë…dua t’u pyes, mbase keni diçka personale që u lidh më figurën e gjigantit nga Kolonja?




RAIMONDA MOISIU : Për Herë të parë emrin e Fan Nolit e kam dëgjuar në moshën 7 vjeçe. Po shihja gjyshin tim të ndjerë që më donte pafundësisht, se ishte shumë I shqetësuar. Qe përkulur përmbi radion tonë të vjetër dhe sikur donte ta përfshinte me të dyja pëllëmbët e tija të mëdha, të mplakura dhe aq të dashura për mua. Dhe, ngriti kokën plot dëshpërim e të përlotur. Radio Tirana, sapo kish transmetuar lajmin se kish vdekur historiani, atdhetari, poeti, patrioti i rilindjes, Fan Stilian Noli.

Mua po më këputej shpirti duke e parë gjyshin tim që më dukej më i forti i botës, të qante sikur qaja unë kur dikush me rrëmbente një lodër. U mundova ta qetësoja gjyshin, dhe ai, pas pak, nisi të më tregonte… Dhe… Jo vetëm atë ditë, por pa pushim. Gjyshi im, Baki Kamenica, kish qenë fanolist, kishte marrë pjesë bashkë me Nolin në kryengritjen e Qershorit. Si një përkrahës i tij, gjyshi im kishte bërë 18 muaj burg nga Qeveria e Zogut, që rrëzoi Nolin. Më vonë, kur unë hyra në shkollë dhe pikërisht në klasën e 5-të, të tetëvjeçares, në librin e Leximit Letrar ne kishim poezi të Fan Nolit, si “Rend, or Marathonomak”, “Anës së Lumenjve”, etj. Mësuesi im i letërsisë quhej Sotir Nuçi Naçi. Ai ishte biri i një prej mësuesve të shquar të hapjes së Mësonjëtores së Parë Shqipe, ne Korçë, Nuçi Naçi. Mësuesi im këmbënguli që unë të përfaqësoja recituesit e shumtë të shkollës sonë duke recituar një poezi nga Noli. Noli i mrekullueshëm I gjyshit tim; atë Nol që nisa ta dashuroja përditë e më shumë. Kë më zgjodhi mësuesi? “Anës së Lumejve”. Bëhej konkurs në shkallë rrethi në shtëpinë e pionierit – siç quheshin atëherë qendrat shtetërore të edukimit të fëmijëve. Me poezinë përmendësh, që e di edhe sot, dhe plot emocione hipa në podiumin e recituesve. Dhe…Fitova çmimin e parë në Korçë…në Korçën time që aq më merr malli, e me mungon shumë. .

Po jepesha përditë e më fort pas Fan Nolit. Lexoja gjithçka çfarë shkruhej për të. Sigurisht në atë kohë ishim të mbyllur, dhe kontakti me botën, ku Noli kishte jetuar, aktivitetin e tij për kombin dhe krijimtarinë e tij, ne nuk e njihnim mirë; aq sa na ofronte koha që jetonim. Më vonë, duke u rritur, rritej edhe vizioni im, për të ditur më shumë për këtë kolos të letrave shqipe, për këtë historian, poet, politikan, fetar e patriot. Duke lexuar Nolin i cili ishte universal në veprimtarinë e tij, ndërgjegjja ime patriotike rritej, sigurisht në rritjen e ndërgjegjes sime patriotike ka ndikuar edhe babai im i ndjerë, i cili ishte shumë patriot. Për mua Noli përfaqëson elitën e shquar të burrave të kombit shqiptar. Figura e tij prej shqiptari të vërtetë, rrallë do të përsëritet në udhën e historisë së shqiptarëve. Noli është uragani që përjetësoi vlerat kombëtare, identitetin kombëtar dhe shqiptarinë në USA".

Çfarë përfaqëson Noli për mua si shqiptare me banim në SHBA, ju mund ta shikoni në librin tim të sapo botuar "Jeta mes dy dashurive" (Midis atdheut dhe mërgimit), i cili fillon me shkrimin për Nolin, fjalinë që posa citova më lart.



Çfarë ju ka tërhequr veçanërisht…sidomos… te kjo figurë aq e shtrenjtë për ju?



Te Noli më ka tërhequr gjithçka. . . Para shumë viteve, më bie në dorë një material që ishte për referencat historike – Fjalimi i Nolit në Parlamentin Shqiptar, më 1924, fjalim që ka po atë vlerë historike, politike dhe një mesazh për zgjidhjen e çështjes sonë kombëtare edhe aktualisht, siç e kishte më 1924. Ka të njëjtën vlerë sot, sidomos për ata politikanë kolltukofagë që vetëm majmen, çirren si atdhetarë, i kanë ngulur thonjtë e tyre atdheut, nuk e lënë atë të marrë frymë dhe populli nuk po i shkulë dot nga kolltuku i egos për pushtet. Ky takëm dallkaukësh është bërë pronar i Shqipërisë. Kjo shtresë qesharakesh e mjeranësh shqiptarë nuk pushojnë së kërcituri dhëmbët vetëm në vetën e parë: UNË!

Ai fjalim i Nolit, mua më ka befasuar jo vetëm për inteligjencën e Nolit tonë të Madh. Ai përbën një mesazh të mençur që ka dalë nga shpirti i Nolit tonë.

Më pas unë shihja që udhëheqës të shtetit shqiptar, vinin në ShBA dhe bënin vizitë në varrin ë Fan Nolit; ndjeja njëfarë ”Zilie” për ta. Noli jo vetëm është idoli im, desha ta respektoja edhe unë, por doja të përmbushja një amanet të gjyshit tim. Një ditë vajta vetë te varri i Nolit dhe i lashë një tufë lule, ndeza edhe një qiri, sipas traditës shqiptare. Shkova edhe në kishën që ka ngritur ai - te kisha e Shën Gjergjit në, Boston. Unë tashmë isha qytetare amerikane, falë fitores me një Green Card.

Nisa të rrëmoja në arkivat e pafund të Amerikës për të gjetur copëza të vyera nga jeta e Nolit të Madh. Fati im i mirë e deshi që unë të merrja pjesë në një aktivitet të komunitetit shqiptar në Ëorcëstër, Masachusët, Boston; shqiptarët e Amerikës kësi lloj aktivitetesh i quajnë Festivali Shqiptar (Albanian Festival). Si pasionante e vjetër e gazetarisë që jam, këtë aktivitet e pasqyrova te gazeta shqiptare “Shekulli”. Për kënaqësinë time të pafund, prej këtij shkrimi, unë mora një përshëndetje nga misioni i Paqes në Saharën e Largët perëndimore. Ma dërgonte një diplomat shqiptar, Bashkim Pitarka. Mes të tjerave, ai citonte, atdhetarin, patriotin, ish studentin e Fan Nolit, bashkëkohës i tij, biznesmenin me emër, pronarin e 4 diskotekave të njohura - "Nights of Hartford", në Hartford, Ct - pikërisht atje ku banoj unë - Thanas Laskajn, nga Përmeti me origjinë.

Fati im i mirë e deshi që unë, nëpërmjet këtij atdhetari të takoj e të njoh nga afër shumë patriotë shqiptarë të Amerikës; po ashtu të njoh nga afër më shumë patriotë shqiptaro-amerikanë të lindur në Shqipëri e USA, si edhe të marr pjesë në veprimtaritë e tyre aq të njohura atdhetare, kulturore dhe shoqërore. Fati im i mirë e deshi që kërkesës sime për të bërë një vizitë në varrin e Fan Nolit, atdhetari Thanas Laskaj, me gjithë moshën e thyer, iu përgjigj pozitivisht, dhe unë, kështu, vizitova Kishën Autoqefale Shqiptare dhe varrin e Fan Nolit.

Te kisha unë vizitova dhomën e bibliotekën e Nolit që ruhet me aq kujdes nga At'Arthur Liolini. Kjo ka qenë dita më e bukur dhe fatlume e jetës sime - unë preka nga afër sendet personale që ka prekur Noli ynë i madh. Aty, në kishë, unë e pashë nga afër Nolin edhe fetar, edhe prift, edhe politikan, edhe poet, shkrimtar, edhe pamfletist, edhe përkthyes - atdhetar dhe shqiptar të vërtetë. Pashë njeriun e madh të kombit, poliedrikun dhe eruditin, në mes të famës e lavdisë të të cilit, qëndronte modestia e tij. Aty ishte pasqyruar mbretëria e tolerancës fetare në komunitet. Kontributi i Nolit ishte ndërtuar sipas thënies biblike që ai përdorte gjithmonë: "Një popull pa vizion zhduket”. Duke vënë në plan të parë vizionin e një populli - popullit të tij shqiptar - Noli hodhi një bazë të shëndoshë të rizbulimit të identitetit kombëtar dhe ruajtjes së tij nga asimilimi kulturor pas disa shekujsh shtypjeje. Pashë nga afër atë përpjekje dinjitoze e vlerësuar historikisht, por që përbënte një eveniment historik e kombëtar; jo vetëm për ndjenjat atdhetare e kombëtare, por edhe ndjenjat fetare. Përpjekja dhe realizimi që bëri Noli ynë i madh - shkëputjes së ortodoksisë shqiptare nga ajo greke, shkëputje e cila ruhet edhe sot me fanatizëm nga pasardhësi i shquar i Nolit At 'Arthur Liolini, përbën një kontribut shkrepëtitës nga ana e klerikut ortodoks.

Ishte Noli e më pas pasardhësit e tjerë shqiptaro-amerikanë të Bostonit që luajtën një rol të rëndësishëm në rivendosjen e marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe SHBA-së Historia e marrëdhënieve shqiptaro-amerikane, themelet e të cilës janë hedhur që me Nolin e Madh, janë dëshmitar i gjallë i kontributit, nxitjes dhe bërjes realitet të asaj ngjarjeje shumë të rëndësishme. Nën frymën e Nolit, shumë gra të mençura shqiptaro-amerikane të Bostonit, Ustërit, Massachusët, Nev Jorkut, Nju Xhërsit, Detroit etj dhanë atë kontribut të madh kudo e kurdo për Shqipërinë e tyre që kishte nevoja shumë, që klithte si një shqipe e plagosur dhe kërkonte krahët, mendjen, energjitë dhe paratë e bijve të saj.

Patriotë të vjetër si eruditi, njeriu i letrave shqipe, Faik Konica; Qamil Panariti, botuesi i gazetës ", Dielli" të themeluar nga Noli; biznesmeni i industrisë kulinare që bëri legjendën në industrinë kulinare amerikane Antoni Athanas; Dhimitër Trebicka, botuesi i gazetës "Liria"; Thanas Laskaj, Bill Kamenica, Rexhep Baba Bardhi, njeriu shpirtëror i besimit bektashian shqiptar, pasardhësi i Nolit, i përndershmi At'Artur Liolini, Ekerem Bardha, etj. - këta studentë e pasardhës të Nolit ishin të parët që ngritën zërin e tyre në favor të çështjes së Kosovës deri në Departamentin e Shtetit e të Kongresit Amerikan, ashtu si kishin bërë për rivendosjen e marrëdhënieve diplomatike.

Unë po ju them edhe një fakt tjetër rreth Nolit. Noli si një kryeministër i Qeverisë të dalë nga Revolucioni i Qershorit, do të kishte shofer personal një shqiptar nga Kolonja, nga e kishte origjinën ai kolos i letrave shqiptare. Shoferi i tij quhej Jorgo Bello, apo si e thërriste Noli vetë - Xhejms Ford, pasi ngiste Fordin amerikan që përdorej nga Noli, si kryeministër.

Varri i Nolit është një varr i thjeshtë me lëndinë të blertë dhe një gur mbi krye, ku në njërën anë janë skalitur emri i Nolit si arqipeshkop dhe në anën tjetër flamuri shqiptar.

…Pasardhësi i Nolit, At 'Arthur Liolini, një njeri shumë fisnik. Ai flet një shqipe të pastër e më kulturë, megjithëse është brezi i tretë lindur në USA. Ai është një personalitet i shquar i kombit, diasporës dhe fesë. Ai këndoi liturgjinë e rastit te varri i Nolit.

Kam parë me këta sy se si Thanas Laskaj dhe At 'Arthur Liolini, këta studentë të Nolit e aq burra të vjetër, të derdhnin lot mbi varrin e kolosit nga Kolonja shqiptare.



Po, si arritët të binit në gjurmë se dikush kishte konservuar diku zërin e Nolit?



Si rashë në gjurmët e kasetave me zërin origjinal të Nolit? Mmmm. . . Ditën që unë vizitova kishën e Shën Gjergjit, të ngritur nga Noli ynë i madh dhe varrin e tij, unë e pasqyrova në një shkrimin tim te gazeta e Tiranës “Koha Jonë”. Kur…më vjen një vlerësim në formë përshëndetjeje nga publicisti i njohur shqiptar dhe gazetari i TV3 Francë, me banim në Francë, Z. Vasil Qesari, i cili më përgëzonte dhe inkurajonte për çka unë kisha bërë për të zbuluar nga veprimtaria e Nolit tonë të madh. Do të ishte përsëri, po ai, “Simbad – Detari” - Z. Vasil Qesari, që do më vinte mua në dijeni që nga Franca, në një mesazh privat, se ekzistonte një kasetë me një fjalim dhe zërin origjinal të Fan Nolit. Kaq dinte “Simbad detari”.

Që nga ai çast unë i përngjisja një nëne që ka rënë në gjurmë të birit të humbur. Ditë e natë, atje më punonte mëndja. Menjëherë nisa të shfrytëzoja lidhjet që kisha krijuar më shumë patriotë shqiptaro-amerikanë. Ende nuk e dija se thesari që po kërkoja ndodhej diku fare pranë meje – mu në qytetin ku banoj… Marr në telefon At'Arthur Liolinin dhe i them për kasetën… Ai më thotë së, po, është një kasetë, në kishë është, hajde një ditë e merre, do të ta jap, por më jep pak kohë ta kërkoj në arkiv… Po mua nuk më durohej… Po merrja kontakt më miq të tjerë… Një ditë Xha Thanasi (Thanas Laskaj), më fton për kafe, e midis të tjerave, në telefon, më thotë së do të jap një dokument me rëndësi historike. Në atë dokument, vazhdoi të më tregonte në telefon xha Thanasi, ndërsa unë po dridhesha nga emocionet, se si e ka bërë Noli poemën: "Jepni për nënën!”. I di ti, Monda, më pyeti gjithnjë ndërsa mbaja receptorin në veshët e mi të mprehur, vargjet e Nolit “Mbahu Nëno mos kij frikë së ke djemtë në Amerikë"? Oh, si nuk I dija? Unë e dija krejt – krejt përmendësh atë përmendore për shqiptaro-amerikanët.

Kjo poezi, bijë, më thotë në mbyllje xha Thanasi, ka historinë e saj.

Takohemi me Xha Thanasin të Mozziccato, një kafene italianësh.

Nisi të më tregojë shtruar e pa u ngutur, por gjithë mall dhe dhimbje, sikur po tregonte historinë e parë të dashurisë së rinisë, për varrimin e Nolit, që kish qenë shumë madhështorë, me pjesëmarrjen e shumë personaliteteve më Zë të kohës, që nga aktivistët më të shquar të jetës politike amerikane e deri te personalitet e instancave më të larta të shtetit amerikan. I them Xha Thanasit: “O xha Thanas! Do të të them një gjë…Unë jam krejt e sigurt se diku ndodhet një kasetë me disa fjalime të Nolit; me zërin e tij origjinal”. I them se më kishte premtuar At'Artur Liolini…

Kur… Xha Thanasi më pa në sy si një magjistar dhe, sikur të kërrente diçka të fshehtë nga shpirti më tha: ”Moj bijë, jo një, por janë tre kaseta me zërin e Nolit dhe…dhe ato…i kam …unë. Do të t’i jap, moj bijë!”

Mbaj mënd që kam brohoritur si e çmendur nga gëzimi, se kam duartrokitur duart dhe jam lëshuar dhe e kam përqafuar xha Thanasin duke e puthur ku mundja në fytyrën e tij të fishkur nga vitet dhe hallet e jetës. Njerëzit që ishin në kafene shtangën. Ndoshta rrallë u kish ndodhur të shihnin një zonjë të re të pushtonte ashtu një plak. Po unë as që e vrava mendjen nga ata. Vetëm ktheva kryet nga ata spektatorë që hanin e pinin në lokalin Italian dhe vetëm u kam thënë triumfalisht: “He made my day!”

Që atë moment u nisëm në shtëpinë e Xha Thanasit dhe mora kasetat e shtrenjta që më ngjanë si suvenire të vjetra, të shtrenjta shumë dhe klasike të ardhura nga historia e mëmëdheut tim; të ardhura nga Korça ime, nga fëmijëria ime; nga fëmijëria që nuk I kthehet më askujt, por që mua, ja, më ishte kthyer brenda një çasti.

Me t’u kthyer në shtëpi, po mendoja duke fluturuar në qiellin e shtatë, se, o Zot, kë duhej të lajmëroja të parin. Ah, thoja me vete, si nuk kam një altoparlant që të dal në dritare dhe të buças nëpër qiellin e Hartfordit se, unë, unë Raimonda Moisiu nga Shqipëria, kisha ja, këtu, mbi tavolinën time, zërin e gjallë të Fan Nolit.

Në fillim i telefonova mikut tim, Vasil Qesarit. Më tha se ishte mu në mes të Vlorës atë çast. “Vasiiiil! Këtu kam tri kaseta me zërin e Fan Noliiiit!”

M’ u bë sikur Vasilit iu bë, sapo e njoftuan se kish rënë nga qielli një meteor I florinjtë për shqiptarët.

Pastaj, rregullova vendin mirë e mirë dhe nisa të dëgjoj kasetat. Kam qëndruar atë ditë tërë kohës në shtëpi… Kishte momente, që, ndërsa fliste Noli dhe duartrokitnin të tjerë, shikoja se kisha duartrokitur apo qeshur edhe unë me turmën e shqiptarëve përqark Nolit në ato çaste, gjatë batutave të tija të papërsëritshme. Nganjëherë derdhja lot… Djali im, 23 vjeçar, Jurgesi, atë ditë ka trokitur tri herë në dhomën time duke më pyetur: “O, ma, po ç’ke, moj ma?”

Bëra disa kopje e ua dërgova me postë miqve të mi më të mirë… Kur erdha në Shqipëri unë bëra edhe kopje të tjera e ua shpërndava miqve të mi, që i kam të shumtë e jam shumë e lumtur që kam shumë miq. Isha më e lumtura e botës – isha unë që i kisha futur në atdhe kasetat e Nolit… Ato janë një thesar i çmuar, për historinë e kombit shqiptar… Kishte njerëz që më thoshin, mos i jep kasetat pa të paguar, mirëpo… o Zot, a shitet Shqipëria, shqiptaria, a shitet Noli, o miku im Riza?… Noli nuk është vetëm i imi është i gjithë popullit shqiptar. Është ky popull që nxori Nolin e Madh.



A rrojnë sot në Amerikë njerëz që kanë patur lidhje të afërta me Nolin?



Po, ka. Është, për shembull, siç të thash, At "Arthur Liolini, pasardhësi i drejtpërdrejtë i Nolit, i cili me ndershmëri dhe inteligjencë, vazhdon të ecë i përkushtuar në gjurmët e Nolit. Ai vazhdon të drejtojë Kishën Autoqefale Shqiptare Ortodokse në USA. I përndershmi At Arthur Liolini, një njëri shumë i përkushtuar jo vetëm për çështjen fetare por edhe për çështjen kombëtarë shqiptare. E… Nuk mund të bëj krahasime se a është apo jo patriot aq sa Noli ai. Noli ka vendin e tij në historinë e Shqipërisë e të kombit, po ashtu edhe At'Artur Liolini ka vendin e tij. Historia e vlerëson dhe, me siguri do ta vlerësojë pasardhësin besnik të Nolit të papërsëritshëm. Është, tjetër, Bill Kamenica, i cili drejton Kishën Ortodokse Shqiptare ne Ëorcester, (Uster Massachuset). Ai është me origjinë nga Kamenica e Korçës, nga ka qenë edhe babai im i ndjerë. Janë gjallë akoma, edhe e veja e Qamil Panaritit, Sara Panariti dhe e veja e Dhimitër Trebickës, Roza Trebicka, të cilat, së bashku me burrat e tyre, kanë qenë në krah të Nolit. Është tjetër, një shqiptare nga Gjanci i Vithkuqit të Korçës, e cila ka shërbyer në atë kishë që kur Noli ishte gjallë, megjithëse disi e moshuar. Thanas Laskaj, po se po… Mund të ketë akoma të tjerë…



A kanë qenë të dhënë pas Nolit jo ortodoksët shqiptarë në SHBA, katolikët, myslimanët apo ateistët?



. . Unë them se të tërë kanë bërë për Nolin, se edhe Noli ka bërë shumë për të tërë këta… Noli nuk bënte dallim kush ishte mysliman, ortodoks, katolik apo afetar. Ai i trajtonte të gjithë njësoj si bashkëkombës shqiptarë. Dhe, se sa ka bërë Diaspora afetare dhe myslimane për Nolin, këtë e keni të pasqyruar në një nga ato kasetat që ju kam dhuruar, ku është fjalimi i personaliteteve fetare në Diasporë, si, ta zëmë, fjalimi i Baba Rexhep Bardhit, në varrimin e Nolit apo sa e sa të tjerë, përfshirë edhe mua që po ju flas në këtë moment për Nolin e që i përkas besimit bektashian.



Ju e dini, zonja Moisiu, se kush është në krye të ortodoksëve shqiptarë?



Sigurisht që e di, është Fortshkëlqesia e tij Anastas Janullatos. Sigurisht që e di edhe që ai është grek.



Po të kishit rast të pinit një kafe me Fortshkëlqesinë e Tij Anastas Janullatos, sot “Qytetar Nderi“ i qytetit të Korçës tënde, ku ti ke qarë për herë të parë në jetë, çfarë do të kishe dëshiruar t’i thoje mes të tjerave klerikut të nderuar?



Mua nuk më pëlqen hipokrizia. Rrethi im më njeh mirë. Sigurisht dhe patjetër do t’i kisha thënë klerikut fort të nderuar grek se, do të ishte mirë që në krye të ortodoksëve shqiptarë të ishte një shqiptar. Do t’i thoja se figura që adhuroj më shumë unë, Fan Noli, ka bërë të gjitha përpjekjet që kisha ortodokse shqiptare të shkëputej e të ruante identitetin e saj ndaj kishës ortodokse greke. Do t’i thoja edhe se do të ishte në të mirë të misionit të tij që t’ia bënte të gjitha nderet Nolit, kësaj figure që do ta kishte lakmi çdo komb i qytetëruar i Europës.

Do t’i thoja edhe përderisa ai i është përkushtuar ortodoksisë shqiptarë, do të ishte në të mirën e tij dhe të kishës që ai përfaqëson të jetë një mbrojtës i shenjtë i interesave shqiptare dhe i çështjes shqiptare!. . . Nuk di çfarë të them më shumë për këtë…



- Me rastin e këtij bashkëbisedimi, a mund të dinë lexuesit diçka më shumë se kush është Raimonda Moisiu? Mund të na tregoni pak nga aktiviteti juaj patriotik dhe kulturor në atë anë të Atlantikut?



Unë jam nga Korça, brez pas brezi, apo si shprehemi ne korçarët, puro korçare. Jam lindur dhe rritur në lagjen e myslimanëve, ne lagjen ku lartësohet Xhamia e ndërtuar 600 vjet me pare nga themeluesi i Korçës Iljaz Bej Mirahori. Kam mbaruar për mësuesi - pikërisht për mësuese të gjuhës angleze, ku kam punuar në qytetin e Korçës, deri ditën që emigrova në USA, si fituese e lotarisë dhe më pas unë kam marrë nënshtetësinë amerikane. Unë erdha në një vend multinacional dhe multikulturol. Falë teknologjisë së internetit dhe kompjuterike që ka hyrë vrullshëm, unë krijova lidhjet e mia, jo vetëm brenda Amerikës, por në të gjithë botën. Lidhje virtuale dhe reale. Me vështirësitë që has çdo emigrant, por edhe me sakrifica, unë fillova të integrohesha në jetën e komunitet shqiptar dhe amerikan në të gjithë drejtimet. Ne organizojmë sa më dendur që të mundemi, aktivitete artistike-kulturore me bazë historike dhe kombëtare; si komunitet shqiptar. Qëllimi kryesor i këtyre aktiviteteve është për të ruajtur traditën, gjuhën, zakonet, kulturën, vlerat kombëtare dhe identitetin kombëtar; për ta ruajtur nga asimilimi, për ta transmetuar në brezat që vijnë në tokën e huaj, sidomos te ata që lindin në USA, apo kanë ardhur në një moshë fare të re. Aktivitet kanë natyra të ndryshme. Komuniteti shqiptar i Hartfordit në Connecticut, ku unë jetoj, është një komunitet i mrekullueshëm, ashtu si gjithë komunitetet shqiptare kudo në USA. Shqiptarët janë ajo pjesë e emigracionit të vjetër e të ri shqiptar, që ngrohen me idenë e krenarinë e të qenët shqiptar; janë pjesëtarë të kulturuar e të emancipuar në vendet, ku ata jetojnë e punojnë, taksapagues të rregullt dhe respektues të ligjeve dhe zakoneve të këtyre vendeve.

Unë tashmë aderoj në Partinë Demokratike të mikut të shqiptarëve, Bill Klinton.



Vërtetë? Bëni pjesë në partinë e Klintonit? Uaaa! Po… Çfarë ju ka shtyrë?



Qëllimi im që unë vendosa të jem anëtare e Partisë Demokratike të njeriut aq popullor në mes të shqiptarëve, Bill Klintonit, është për të ngritur zërin e komunitetit shqiptar të Hartfordit; për ta integruar sa më bukur atë në demokracinë amerikane; sigurisht duke pasur edhe një ndjenjë respekti e mirënjohje për Bill Klintonin, si një personalitet dhe burrë shteti, që i doli në mbrojtje popullit tim shqiptar te Kosovës. Që, për më tepër, i tregoi botës dhe Europës kristiane se si një kristian, mbron të drejtën e një populli të besimit mysliman, duke dalë hapur në mbrojtje të popullsisë myslimane të Ballkanit e duke ju kundërvënë edhe me gjuhën e luftës, makinës vrasëse serbe dhe kasapit Millosheviç.

Një aktivitet shumë i bukur dhe shpirtëror që kam organizuar me gra – emigrante ekonomike nga Shqipëria këtu ku jetoj, është prerja e flokëve nga këto gra dhe dhurimi i tyre, Qendrës Spitalore të Kancerit, për gratë që vuajnë nga kanceri në gji. Ju e dini se, nga bioteraptë që kalojnë këto gra të sëmura, atyre iu bie floku. Nga ky aktivitet që mori vlerësime nga Departamenti për “HUMAN RELATIONSHIP”, në Hartford. Ishim 15 gra shqiptare.



-Në një shkrim tuajin të para do javëve ju keni bërë një pasqyrë të femrës shqiptare intelektuale në diasporë. Mund të na flisni pak për këtë forum tuajin? Për ndonjë arritje?



Siç e theksova më lart, falë teknologjisë kompjuterike, duke qenë anëtare në shumë vizita virtuale si “Art-café”, ”Tefta Tashko Koço”, ”Mëmëdheu”, ”Alb-shkenca” - forume dhe vebsajde bashkatdhetarësh, unë jam tashmë në një "ekspeditë" të përbashkët me bashkatdhetarë në të gjithë botën. Në Kosovë e në tokën mëmë, Shqipëri, ne "eksplorojmë" mendime, krijime letrare, probleme shoqërore, ekonomike dhe politike. Këto lista janë si MEDIA SHQIPTARE, pa censurë dhe me liri të plotë mendimi të hapur të emigrantëve shqiptarë kudo në botë. Në këto lista virtuale, jepen mendime e diskutohet e bëhen dhe debate në ndihmë të proceseve e zhvillimeve demokratike të vendit tonë, apo të integrimit të shqiptarëve në tokë të huaj. Unë, me këto lista e forume virtuale, kam bërë shumë miq e mikesha të reja, por edhe kam rigjetur e takuar shumë miq të vjetër, me të cilët i kisha humbur lidhjet për shkak të emigrimit, apo kam krijuar edhe shumë miq të rinj. Ndër to është edhe ish-kolegia ime, që ju e njihni si autore dhe si patriote, korçarja Merita Bajraktari McCormack, e cila mundësoi themelimin e këtij forumi, i cili, që në momentin e konceptimit dhe krijimit ka në themel bashkërendimin e punës sonë të përbashkët e frytdhënës. Ne veprojmë edhe si grup moderatorësh me pjesëmarrjen dhe në harmoni te plote dhe produktive (shihni blogun-revistën tone http://www. botaegruasshqiptare. com/ për më shumë) edhe me vajza e gra te tjera. Ky bashkëpunim ka në bazë komunikimin e sinqertë, dashurinë e pakushtëzuar dhe mbështetjen e njëra-tjetrës mes një grupi të gjerë vajzash dhe grash shqiptare anembanë botës. Forumi BOTA E GRUAS SHQIPTARE, është një forum që ka në brendësi një numër të madh motrash të një gjaku dhe që për ta ilustruar esencën do përdorja shprehjen e Maks Velos:

"Në jetë ka histori, gjeografi, muzikë, art, kulturë, letërsi, politikë, vizion për të ardhmen".

E pra, ky është Forumi Bota e Gruas Shqiptare, Zëri i shpirtit femëror, ku aderojnë femra krijuese dhe intelektuale, pena te karrierës letrare, publicistike, poete e shkrimtare, që kanë bërë e po lënë një emër të mirë në fushën e letrave shqipe, pikturiste dhe artiste, këngëtare, aktore, politikane nga gjithë anët e rruzullit tokësor që nga Amerika, Europa, Kosova, Shqipëria, e deri nga Australia e largët. Politikane me një eksperiencë nga vendet ku ka lindur demokracia, që një ditë ky Forum, do të ketë përfaqësuesen e saj politike në integrimin e demokracisë perëndimore në vendin tonë. Është një listë shumë e gjatë, e pjesëmarrjes së femrës krijuese dhe intelektuale në Diasporë, e të gjitha së bashku ne ngremë zërin tonë femëror në dobi të çështjes kombëtare, në mënyrë të veçantë në çështjen e Kosovës.



-Cili është mesazhi që ju doni t'i transmetoni brezit të ri që sot jo vetëm studion Nolin, por do të ketë edhe mundësinë të dëgjojë zërin e tij? Po ashtu cili është mesazhi juaj për femrën shqiptare në përgjithësi në këtë fillim viti?



Mesazhi im për brezin e ri …Do t'i rekomandoja të mos e ndalë vrullin për të studiuar Nolin. Ata që nuk e kanë nisur akoma ta studiojnë Nolin, të fillojnë sa më parë. Aty ata do të gjejnë gjithë çka por edhe do të edukohen ndjeshëm me ndjenjën e atdhedashurisë. Ata do të marrin nga Noli shumë gjëra të vyera për jetën. Kësi gjërash do të marrin edhe ata që mendojnë se e njohin Nolin – këtë shpellë margaritarësh që nuk i gjendet fundi asnjëherë, por vetëm se të magjeps e të magjeps. Mesazhi im, për femrën shqiptare, sidomos atë në emigracion është që ato të bëhen mesazhiere të gjuhës traditës, kulturës, vlerave kombëtare dhe identitetit kombëtar shqiptar, jo vetëm nëpërmjet krijimeve të tyre, por edhe te fëmijët e tyre që lindin në tokë të huaj. Ruajtja e këtyre vlerave është ANTIASIMILIM.



Intervistoi : RIZA LAHI

(Falenderojmë shkrimtarin Beqir Elshani nga Suedia ,që na mundësoi botimin e shkrimit në blogun tonë virtual "Floart-Press").

KUJT PO I PENGON E VËRTETA PËR ALBININ?!(Agjencioni FLOART - PRESS 22 shkurt 2007)

 

Shkruan: Linda BUQINCA




Më dhemb shumë kur shoh se si po e tradhëtojmë shumë prej nesh Albin Kurtin, birin më të mirë të Kosovës, pasurinë tonë më të madhe kombëtare, duke mos treguar interesim e angazhim të duhur për t’i ndihmuar pikërisht tani, kur atij po i bëhet një padrejtësi e pashembullt.

Albini e la anash familjen e tij, as që mendoi për ta krijuar të vetën.

I refuzoi rastet që të tjerët vetëm mund t'i ëndërrojnë për të magjistruar nëpër universitetet më të njohura të botës dhe u përcaktua për një jetë krejt modeste, në mesin e popullit, me të cilin i përjetoi të gjitha vështirësitë dhe çastet e hidhura që e kishin pllakosur atë, duke luftuar me mish e shpirt e vetëmohim për të mirën e shoqërisë.

Derisa të tjerët ishin dhe janë tepër të zënë duke vrapuar pas pasurimit dhe përfitimeve individuale, Albini ishte ai i cili shkoi dhe i dëgjoi dhembjet e nënave të të zhdukurve, i përkrahu dhe u angazhua për to. Albini vajti fshat më fshat, jo me luks e salltanete, me vetura luksoze, truproja e një tufë media prapa, siç bëjnë qeveritarët, por i thjeshtë, si një prej tyre: kaloi ditë në mesin e popullit, ndau kafshatën e gojës me ta dhe me praninë e forcën e tij i nxiti për të vazhduar më tutje.

Këta njerëz të harruar më nuk ishin vetëm: ata tani kishin një zë që do t’ia rrëfente botës hallet e tyre, padrejtësitë që u bëheshin dhe do të ballafaqohej me po atë botë për ta.

Mendjemadhësia është tipar i atyre që kanë qenë askushi e që brenda natës janë bërë dikushi. Të tillë ka sot plot, sidomos në pushtet. Pikërisht këta janë kritikët më të mëdhenj të Albinit dhe të Lëvizjes Vetëvendosje! sepse Vetëvendosja është e vërteta që e zbulon edhe vogëlsinë e tyre.

Albini është dalluar gjithmonë. I mençur, me njohuri të gjerë, i mirinformuar, i sigurt në veprime, i guximshëm, me pasuri të brendshme të pashterrshme, i njerëzishëm, dinjitoz e krenar – tipare këto që pasqyrohen në qëndrimin e tij, madje edhe kur i bëhet padrejtësia më e madhe: kur privohet nga liria.

Flitet se do t'i jepen deri në tetë vjet burgim, plus dy të tjerë që ia mori Serbia. Pra, gjithsej dhjetë vjet jete do t'i shkulen padrejtësisht një të riu, të vetmet ‘mëkate’ të të cilit janë sinqeriteti dhe guximi për të ngritur kokën dhe për të folur hapur kundër padrejtësive, korrupsionit, gënjeshtrave e mashtrimeve që popullit iu servirën të maskuara nga ata, të cilët e keqpërdorën pa turp e ndërgjegje votën e tij dhe besimin e dhënë.

Albini asnjëherë nuk ka qenë kundër bashkëjetesës, por vetëm kundër ndikimit të mëtutjeshëm të Serbisë mbi ne.

Akuza se Albini gjoja i paska rrezikuar ndërkombëtarët është farsë që nuk qëndron. Ndërkombëtarët e kanë kërcënuar vetveten me veprimet e tyre që po e shkelin vullnetin e këtij populli. Ata jetojnë në paranojë se do të sulmohen nga diçka që ekziston vetëm në kokat e tyre. Janë rrethuar me mburoja betoni e tela gjemborë, mirëpo përveç selive të UNMIK-ut që të lënë përshtypjen e një zone rreziku, asgjë tjetër nuk sinjalizon ndonjë rrezik.

Kur Vetëvendojsa simbolikisht rrënoi disa nga këto rrethoja u akuzua rrejshëm se ka pasur për qëllim të futet me dhunë në selinë e UNMIK-ut.

Dhe tani përsëri, në protestën e fundit, kur ata të Vetëvendosjes vetëm deshën simbolikisht të hedhin ngjyrë të kuqe mbi veturat e pushtetarëve -- simbole të luksit që po ua zë frymën -- u akuzuan se kinse paskan pasur për qëllim të futen në objektet e qeverisë.

Albini është mbështetur gjithmonë në fakte dhe ka qenë çdo herë transparent.

Shtrohet pyetja: pse të tjerët, ata të cilët ai i kritikon, nuk mund t'i kundërvihen në mënyrë po aq transparente dhe me fakte?

Në opinion shpesh provohet të krijohet bindja e gabuar se Vetëvendosja gjoja manipulon me rininë. Kjo është një goditje e ulët dhe e turpshme.

Albini me Vetëvendosjen i ka mbledhur të rinjtë, por jo vetëm ata. I ka bashkuar nën një vizion, u ka dhënë shembull, i ka bërë të ndihen të vlefshëm, i ka larguar nga rruga ku do t’i prisnin droga e alkooli dhe i ka angazhuar për të mirën e vendit, ka ndarë me ta përvojën dhe njohuritë e tij dhe kështu, shkallë-shkallë, e ka shndërruar selinë e lëvizjes në shkollë.

Albini është entuziast e entuziazmi është ngjitës. Prandaj, ai ka fituar lehtë zemrat e të rinjve, por jo vetëm të tyre...

Albini sot paraqet të vetmen opozitë të shëndoshë në Kosovë. Ai nuk ka frikë të flasë kundër padrejtësive. Vizioni i tij mbase mund të jetë shumë i përsosur për botën e sotme të gjymtuar nga dinakëritë politike dhe akrobacionet e ndyra për përfitime më të mëdha.

Albin Kurti ka një ideal dhe synon zgjidhjen më fatlume për ne, për fqinjtë tanë, si dhe për vet bashkësinë ndërkombëtare, sepse nëse neve na bëhet një padrejtësi tani, në të ardhmen çmimin e këtij gabimi do ta paguajmë të gjithë. Pikërisht këtë e thotë Vetëvendosja dhe ky s' është kurrfarë kërcënimi. Është vetëm një parandalim.

Albini është një djalë i veçantë i yni, të cilin shpesh mendoj se nuk e kemi merituar, sepse nuk po tregohemi të denjë për sakrificën që ai ka bërë dhe po bën për këtë vend.

Ai u shkakton dhembje atyre që duan ta shkelin sepse kurrë nuk mund të jenë si ai. Njerëz si Albini lindin, nuk krijohen.

Albinit nuk ka nevojë për restorante të shtrenjta, vetura luksoze, shtëpi shumëkatëshe me pishinë e rroba qindra eurosh për t’u dalluar. Të gjitha këto mund të blihen duke e plaçkitur popullin, siç po vepron fatkeqësisht kjo qeveri e Kosovës. Por, mendja e shpirti i tij, pasuria e brendshme, kapaciteti intelektual, ndjeshmëria, njerëzia, guximi e vetëmohimi nuk mund të blihen. Pikërisht për këtë duan t’ia marrin me dredhi, tinëzisht e padrejtësisht.

Pushtetarët, me ndihmën e mediave-vegla, janë orvatur ta paraqesin herë si palaço nëpër emisionet humoristike përmes mahive pa kripë, herë si 'revolucionar anarkist' nëpër debate të cekëta që kanë dëshmuar qartë se ata ose nuk e kuptojnë filozofinë e lëvizjes, ose përpiqen t’ia rrënojnë autoritetin për t'i shpëtuar pozitat e veta.

Një djalë i ri i kundërvihet tërë një sistemi. Arma e tij e vetme është e vërteta. Të tjerët e kanë krejt forcën dhe prapë i frikësohen.

Të paaftë për ta mundur në një lojë fer, ata vënë në përdorim llojlloj mekanizmash kundër tij, duke përfshirë përfrikësimin, për të ndrydhur këdo që do të guxonte të fliste drejt për të.

Albini nuk blihet as nuk shitet. Ai është vlera më e madhe e këtij populli dhe unë lutem që për këtë të vetëdijësohemi sa s'është bërë vonë.

Në fillim, kur u themelua Kosova Action Network (KAN), rrjeti që i parapriu Vetëvendosjes, Albini më ftoi të merrja pjesë në konferencën që do ta shpallte atë publikisht. Në program ishin paraparë edhe vizitat nëpër enklavat e izoluara serbe dhe në Mitrovicën e veriut.

Këtë nismë Albini e ndërmori shumë kohë para marketingut të përbashkët politik të qeverisë e të bashkësisë ndërkombëtare mbi “Lirinë e lëvizjes dhe bashkëjetesën” që vite më vonë 'u patentua' në standardet e famshme.

Ne, pjesëmarrës të konferencës, shumica të rinj, në krye me Albinin, vumë kontakt me serbët e izoluar si njerëzit me njerëz. Pa salltanete, pa përcjellje të policisë, pa përcjellje të mediave, por thjesht, miqësisht e sinqerisht.

Ne nuk u manipuluam. Përkundrazi. Shkuam me vullnetin tonë, e kapërcyem urrejtjen dhe mësuam se në anën tjetër fle një ndjenjë shumë e çmuar dhe fatkeqësisht gjithnjë më e rrallë: ajo e njerëzisë, e humanitetit dhe e mirëkuptimit. Ajo që njerëzit i bën njerëz.

Ardhja jonë në njërën nga enklavat më të izoluara serbe në afërsi të Pejës, në Gorazhdevc, i befasoi banorët që nuk ishin mësuar t'i vizitonin, aq më pak njerëz të rëndomtë, civilë, shqiptarë, të cilët, thjesht dhe miqësisht, ua zgjatën dorën dhe kërkuan që së bashku të pijnë dicka dhe të këmbejnë ca fjalë.

S'mund t'u besonin syve, u mallëngjyen, u prekën, u gëzuan të gjithë përnjëherë.

Koha që kaluam aty ka qenë mrekullia më e madhe që kam përjetuar. Për herë të parë koha pothuajse u ndal. Lufta, armiqësia, urrejtja, dallimet mes nesh u tretën. Me rëndësi ishte vetëm ai moment: momenti kur të rinjtë shqiptarë dhe serbë po e shkruanin një histori të re.

Albini iu afrua atyre pa paragjykime dhe sinqerisht, siç vepron gjithmonë. Ashtu vepruam edhe ne të tjerët dhe kjo nuk mund të mos përfillej. Disave iu rodhën lotët. Derisa pinim së bashku në një lokal që e hapën apostafat për ne (na kishte zënë nata atje) më kujtohet, si sot, kur Albinit iu drejtuan me fjalët: "Ako se ti budes kandidovao za predsednika, svi cemo glasati za tebe" (Po u kandidove për kryetar, të gjithë do të votojmë për ty).

Çfarë mund të shtoj më shumë?!

Nëse Albini i merret këtij populli, kjo do të jetë padrejtësia më e madhe ndaj nesh, madje edhe nëse dikush prej nesh tash për tash nuk është i vetëdijshëm për këtë ose nuk do të dëshironte t’ia pranonte këtë vetes kurrë.

Dënimi i tij do ta dëmtonte pakthyeshëm sistemin e drejtësisë.

Dihet se edhe në kohën e luftërave botërore njerëz me aftësi të rralla janë kursyer dhe janë shfrytëzuar për të mirën e njerëzimit madje edhe nëse kanë qenë nga radhët e armikut.

Si mund të dënohet, madje padrejtësisht, një i ri shembullor në një sistem demokratik?

Unë do ta kisha dhënë në çdo moment me krenari e pa kursyer jetën time për të tijën. Me mua nuk humb shumë as Kosova, as bota.

Humbja e Albinit do të ishte humbje për të gjithë: do të përdhosej ideali për një botë tjetërqysh.

Me “Pakon e Shën Ahtisaarit”, Kosova prej Serbisë nuk shkëputet, por Serbia në Kosovë në thellësi futet!

Xhorxh Bernard Shou do t’ju thoshte:

“ Njerëzit e arsyeshëm ia përshtatin veten botës, njerëzit e paarsyeshëm këmbëngulin, duke u përpjekur, që t’ia përshtatin botën vetes. Prandaj, i gjithë përparimi varet te njerëzit e paarsyeshëm.”


Dita e premte, 2 shkurt 2007, ishte dita e pritur aq gjatë. Dita aq e përfolur, dita që aq shumë na ka lodhur. Na ka lodhur, na ka bërë fi, duke pritur pavarësi. Dita kur erdhi pakoja dita kur me pavarësi mori fund loja. Dita e shenjtëruar, që ishte caktuar, nga Shën Ahtisaari, pakon me na prezantuar, demek, i pari. Dita kur pakoja u shpalos, çka me pa- Kosova nis e sos- ishte bërë kos”!

Pse? Sepse, në 16 faqe të gazetës, i mbyllët goja së vërtetës. I mbyllet goja së vërtetës të shumicës, i hapët goja e mashtrimit të pakicës. Pakica shpërblehet, privilegjohet, përkëdhelet, lazdrohet, lartësohet, kurse shumica dënohet, ndëshkohet, përbuzet, nënçmohet, poshtërohet”!

Pse? Sepse, që me Nenin e Parë, që e solli në pako i shenjti Ahtisaar, shkruan: Kosova do të jetë shoqëri shumetnike, e cila qeveriset në mënyrë demokratike”.

Në Kosovë, pra, shqiptarë më s’ka! Kosova do të jetë shoqëri, jo shtet, popull, komb, apo shqiptari! Kosova do të jetë shumetnike, e cila do të qeveriset në mënyrë demokratike!!!



Si do të qeveriset Kosova?



Kosova do të qeveriset, jo prej shumicës, por qysh t’i teket, qysh t’i begeniset pakicës. Pakica do të ketë gjuhën e vet zyrtare, kudo nëpër Kosovë, edhe aty ku s’ka pakicë fare.

Kosova do të ketë komuna për shumicën, kurse “opshtina” për pakicën. Nëpër shumë komuna të Kosovës, shumica do të shndërrohet në pakicë, kurse pakica do të bëhet shumicë.

Kosova do të ketë “opshtina” me të drejta të shtuara, me hapësira të zgjeruara, që do të jenë shumë të privilegjuara”! Të privilegjuara me të gjitha: me pasuri nëntokësore, mbitokësore, me shumë pika strategjike, me shumë pozicione, me shumë donacione”! Do të kenë lidhje horizontale dhe vertikale, kuptohet, bashkohen me Serbinë, kurse Kosovës i ndalohet bashkimi me Shqipërinë”!

Pakica do të shtrihet deri aty ku ka dëshirë, që e ardhmja e saj të jetë sa më e mirë”!

Kosova do të ketë kuvend, por ky kuvend s’do të ketë nevojë për deputet me mend, sepse kur t’i kap zori - çdo problem e zgjidhë, i huaji, kryeadministratori”! Kryeadministratori vet do të jetë mbret, ai do të nënshkruan, kush s’ja luan, vet do të vendos, do të vulos, pa të drejtën kush për t’i thënë mos”!

Kosova do të ketë deputetë të shumicës dhe të pakicës, por pakica ka me pas vende të siguruara, të garantuara, dhe pa votat e pakicës s’ka me pas asnjë dobi prej shumicës”!

Në Kosovë do të themelohet një Forcë e Sigurisë, e cila do të jetë profesionale dhe shumetnike, por kjo nuk të jetë Ushtri ose Armatë, sepse do të jetë duarthatë”! Forca e Sigurisë shumetnike s’ka me pas aftësi, mundësi, me mbrojt Kosovën nga ushtritë armike”

Trupat Mbrojtëse të Kosovës do të shpërbëhen. Pra, (TMK) do të shpartallohet, sipas propozimit të Shën Ahtisaarit, sepse aty ka mbetur ende gjaku i shqiptarit”! Kosova, në vend të Pavarësisë, do t’i paguaj borxhin ndërkombëtar Serbisë”! Kosova do ta njeh Kishën Ortodokse Serbe të Kosovës, duke përfshirë manastiret, kishat dhe objektet tjera që shfrytëzohen për qëllime fetare, dhe si pjesë integrale e Kishës Ortodokse Serbe me seli në Beograd”

Kosova do t’i ofrojë Kishës Ortodokse të Serbisë privilegje doganore dhe tatimore”

Kosova do të garantojë lirinë e lëvizjes për klerin dhe anëtarët e Kishës Ortodokse brenda Kosovës dhe sipas nevojës do të ofrojë aranzhime të nevojshme sigurie për këtë lëvizje”



Zonat e Mbrojtura



Në Kosovë, një numër i zgjedhur i manastireve të Kishës Ortodokse Serbe, si dhe kishave dhe objekteve tjera fetare, si dhe objektet historike dhe kulturore të rëndësisë të veçantë për serbët e Kosovës, do të gëzojnë mbrojtje të veçantë përmes përcaktimit të “ZONAVE TË MBROJTURA”.

Objektivat e zonave mbrojtëse janë: Të sigurohet një ekzistim dhe funksionim paqësor i objekteve që duhet mbrojtur; të ruhet mjedisi historik, kulturor dhe natyral, duke përfshirë natyrën e jetës të manastirit dhe klerit; dhe të parandalohet”:

a. Ndërtimi ose zhvillimi industrial, sikur: eksploatimi i resurseve minerale; ndërtimi i centraleve për prodhimin e energjisë ose të rrjetit të energjisë elektrike, furrave, fabrikave.

b. Ndërtimi ose zhvillimi i objekteve, siç janë: strukturat ose godinat më të gjata se manastiri, kisha, ose monumenti kulturor”

Kur rrethanat e kërkojnë, mund të kufizohet çdo aktivitet nga këto fusha:

a. Ndërtimet ose zhvillimet komerciale, siç janë: ndërtimi i rrugëve, ndërtimi i depove, punëtorive, dyqaneve, restoranteve, lokaleve, kafiterive, kiosqeve dhe standeve të ushqimit, dhe çdo ndërtim i madh nëpër rajonet rurale;

b. Tubimet publike, rekreative dhe zbavitëse;

c. Urbanizimi i tokës bujqësore.

Kosova do të sigurojë që planet hapësinore për rajonet brenda zonave të mbrojtura të jenë me kufizimet e përcaktuara”

Zonat e mbrojtura për lokacionet si në vijim do të përcaktohen me hartat e bashkëngjitura”

Por hartat nuk janë bashkangjitur, hartat janë hartuar, por qe de, nuk janë publikuar”!

Të publikuara, përveç hartave të hartuara, në dokumentin e Shën Ahtisaarit janë të gjitha nenet kundra shqiptarit”! Asgjë për shqiptarët shumicë, gjithçka për serbët pakicë”!

Në Pakon e të shenjtit Shën Ahtisaar- nuk përmendet asnjëherë fjala apo emri shqiptar!

Në Pakon e të shenjtit Ahtisaar asnjëherë nuk përmendet fjala apo emri shqiptar”! Në Pakon e të Shenjtit Ahtisaar jo vetëm që nuk përmendet fjala shqiptar, por tani çdokush e di se nuk përmendet as fjala pavarësi, nuk përmendet as fjala xhami, as feja Islame, as përkatësia e shumicës shqiptare myslimane”!

Në Pakon e të shenjtit Ahtisaar serbët përmenden 37 herë, kurse fjalët Kishë Ortodokse Serbe, Manastire, përmenden mbi 70 herë, pa i shënuar edhe emrat Beograd, Serbi, sepse do t’ju vjen mërzi”!

Të mos përmendet asnjëherë emri shqiptar, që janë shumicë, mbi 90 për qind, të mos përmendet as fjala pavarësi, as xhami, as feja Islame, as përkatësia e shumicës shqiptare myslimane, çka tregon, çka dëshmon kjo? Kjo tregon, kjo dëshmon se shqiptarët nuk janë as popull tokësor, kurse serbët janë popull hyjnor”! A nuk është ky shovinizëm ? A nuk është ky racizëm?

Me pak fjalë, ky plan i të shenjtit Ahtisaar është një plan antishqiptar, antikombëtar, antifetar. Ky plan duhet refuzuar, kurrsesi nuk duhet pranuar, sepse ardhmërinë e Kosovës ka për ta shkatërruar.

Me këtë plan, Kosova prej Serbisë nuk po shkëputet, por Serbia në Kosovë në thellësi po futet”! Kur Serbia në Kosovë futet në thellësi, atëherë ç’kuptim ka fjala pavarësi”!?

Qeveria e Kosovës, Grupi i Unitetit, po ja bëjnë qefin vetit”! Duke i shërbye si shërbëtorë të përulur UNMIK-ut-po i shërbejnë, pa dyshim, armikut”!

Qeveria e Kosovës, në veçanti, i ashtuquajturi Grupi i Unitetit, duhet të jenë këmbëngulës, duhet t’ia vënë gishtin kokës, të mos ia përshtatin veten botës”! PO-ja e Grupit të Unitetit do ta bartë përgjegjësinë deri në Ditën e Kijametit”! P0-ja e tyre euforike, për Kosovën, do të jetë katastrofike”!

P0-ja e tyre nuk është “PO” e popullit. Populli e dëshmojë këtë me 10 shkurt 2007, kur “Sheshi Skënderbe”, në zemër të Prishtinës, u përgjak”Populli do ta dëshmojë këtë në vazhdimësi, derisa të behët Kosova- Shqipëri ose të bëhemi shkrumb e hi”! Atyre, me siguri, kjo këmbëngulje do t’ju duket e paarsyeshme. Pse? Sepse, ata janë të arsyeshëm”!


Plani (Paketa) e Ahtisarit, si Kushtetuta e ish-RSFJ-së e vitit 1974, Ndërkaq Propaganda për Te, si Propaganda ndaj Amandamenteve Prej 9-49 në Kushtetutën e Serbisë të 23 marsit, përkatësisht 28 marsit 1989.

 



I. Sipas histografisë, Kosova që nga antikiteti e deri më 1864, kur Turqia nxori Ligjin për Vilajetet është quajtur Dardani, e cila ka qenë trevë e pandarë etnike, hapësinore (territoriale), kulturore, ekonomike, sociale dhe tradicionale e Shqipërisë. Prej vitit 1864, përkatësisht 1868, Dardania është quajtur Vilajeti i Kosovës dhe ka qenë njëri prej vilajeteve më të mëdhenj të Shqipërisë me një sipërfaqe prej 32.900 km2. “Vilajeti i Kosovës përfshinte shtatë sanxhaqe –prefektura (të Prishtinës, të Nishit, të Piratit, të Prizrenit, të Pazarit të Ri (Jeni Pazarit), të Shkupit dhe të Dibrës, 37 kaza-nënprefektura, 8 nahie-treva dhe 1400 vendbanime, ku jetonin 830.771 banorë, shumica absolute e popullsisë ishte shqiptare, pastaj kishte edhe boshnjakë, vlleh, serbë etj.” (Dr. Skënder Rizaj, Shqiptarët dhe serbët në Kosovë, Prishtinë 1991 fq. 139). Nga pazarllëqet e bëra nga Fuqitë e Mëdha të Evropës, në Kongresin e Berlinit më 1878, në Konferencën e Ambasadorëve të Londrës më 1912/13 dhe Konferencën e “Paqes” në Versajë 1918/19, i tërë Vilajeti i Kosovës, iu dhurua Serbisë nacional-shoveniste dhe ekspansioniste, si leckë.
II. Futja thellë e thikës helmuese të Fuqive të Mëdha të Evropës në trungun amtar autokton iliro-shqiptar për interesat gjenocidale dhe gllabëruese të shteteve fqinje të Shqipërisë (Serbisë, Greqisë, Malit të Zi dhe Bullgarisë, tash Maqedonisë), ishte dhe ende ka mbetur rasti më i padrejtë dhe më tragjikokomik në hapësirën e Evropës e më gjerë!!! “Kongresi i Berlinit (1878) me vendimet e aprovuara ia grabiti kombit shqiptar mbi 25.000 km2 territor me popullsi shqiptare prej 85 deri në 96 %. Sipas shënimeve kadastrale në Arkivin Shtetëror të Turqisë në Stamboll, që janë publikuar në disa gazeta, territori shqiptar administrohej në katër vilajete: Vilajeti i Kosovës me 32.900 kilometra katrorë; Vilajeti i Shkodrës me 10.800 kilometra katrorë; Vilajeti i Manastirit e 28.500 kilometra katrorë dhe Vilajeti i Janinës me 17.900 kilometra katrorë. Nga të dhënat kadastrale të administratës osmane shihet se trevat shqiptare që nga Mesjeta e hershme e deri më 1912 kishin një sipërfaqe prej 115.000 kilometra katrorë. Nga ky territor, fuqitë evropiane me politikën e tyre e lejuan krijimin e një shteti shqiptar në hapësirë 28.500 kilometra katrorë”. (Dr. Hakif Bajrami, Politika e Shfarosjes së Shqiptarëve dhe Kolonizimi Serb i Kosovës (1844-1995) Prishtinë 1995 fq. 40). Lidhur me intrigat, kurthet, padrejtësisht dhe tradhtitë e fuqive të mëdha të Evropës, ndaj shqiptarëve, publicistja dhe humanistja e njohur znj.Mis Edith Durham shkruan: “Më therri në shpirt, kur kujtova që Fuqitë e Mëdha rrinë në përgjim, si kafshët e egra grabitqare mbi kufijtë, gati për tu hedhur dhe për të bërë copë-copë këtë botë (botën shqiptare-H.I.)”. (Mis Edith Durham , Brenga e Ballkanit dhe vepra të tjera për Shqipërinë dhe shqiptarët, Tiranë 1991 fq.190). Shkëputja e pamëshirshme e territoreve dhe e popullit shqiptar nga trungu autokton etnik i Shqipërisë, ishte e egër dhe e dëmshme, jo vetëm për shqiptarët, por edhe për popujt e tjerë liridashës dhe demokratik, “Shkëputja e Kosovës nga Shqipëria shkaktoi tronditje të tillë dhe ankth midis shumicës së shqiptarëve të Kosovës. Përveç pasojave të kuptueshme psikologjike, kufiri i ri kishte ndërlikime të rënda ekonomike për të gjithë shqiptarët, pa marrë parasysh anën e kufirit ku ata gjendeshin...” (Miranda Vickers, Midis Serbëve dhe Shqiptarëve, Një Histori e Kosovës, Tiranë 2004 fq. 117).
III. Krahas këtij realitetit tejet të hidhur të popullit shqiptar e bazuar në përpjekjet atdhetare dhe në luftërat heroike shekullore të kombit shqiptar për pavarësi kombëtare dhe tërësi territoriale etnike që nga antikiteti (pellazgët, veçmas nga Kongresi i Berlinit (1878), Ngase siç thotë Miranda Vickers: “Çështja e Kosovës u ndërkombëtarizua me Krizën e Madhe Lindore të vitit 1875”. (Vepra e cituar fq. 68). Me të drejtë njerëzit pyesin:“Ku e kanë zanafillën shqiptarët? Mos janë ata pasardhës modernë të grekëve apo të romakëve, të skllavëve ballkanas apo ndoshta të turqve?”. Për t’iu përgjigjur këtyre pyetjeve, së pari do të shqyrtojmë gjetjet arkeologjike, pastaj punën kërkimore shumë të hollësishme të ekspertëve të gjuhësisë dhe në fund traditat popullore të ruajtura në kronikat më të hershme të dijetarëve të lashtë. Kështu ne zbulojmë gjurmë të kulturës parahistorike të Shqipërisë, që nuk mund të kuptohen ndryshe. Ky popull i lashtë pellazg shënon një datë më të hershme se zhvillimi i civilizimeve të Greqisë dhe Romës. Vendosmëria e tyre për të ruajtur identitetin e vet etnik, pasioni i tyre për tokën, gjuhën dhe lirinë e tyre e kërcënuan nga të dyja perandoritë e krishtera, e Lindjes dhe e Perëndimit, dhe më vonë nga Turqit osman (dhe më në fund pas Kongresit të Berlinit-1878 prapë nga hordhitë e egëra serbo-sllave e helene- H.I.)”. (Edwin Jacques, Shqiptarët, Historia e popullit shqiptar nga lashtësia deri në ditët e sotme, Tiranë 1995 fq. XIV). “Shqipëria e sotme e zvogëlua është bërë sanduiç midis ish-Jugosllavisë dhe Greqisë në bregun perëndimor të Gadishullit Ballkanik, vetëm 40 milje në detin Adriatik larg nga thembra e çizmes italiane”. (Po aty).
IV. Ndër shkaqet kryesore të një gjendje të vështirë që e ka populli shqiptar sot, janë padyshim, “pozicioni i saj gjeografik. Shqipëria, megjithëse shpesh e izoluar, ka qenë përherë në udhëkryqin e perandorive dhe qytetërimeve. Në lashtësi, për shekuj me radhë , ajo është gjendur në kufirin politik, ushtarak dhe kulturor ndërmjet Lindjes dhe Perëndimit, në fillim midis perandorisë romake dhe qytetërimit grek, e më pas në Mesjetë, midis Evropës kristiane dhe Lindjes islamike. Zhan Klod Faverial, Historia (më e vjetër) e Shqipërisë Tiranë 2004 fq.1. Ndërkaq nga pjesa e dytë e shekullit XIX, populli shqiptar prapë u ndesh me aspiratat ndër më të egërat nacional-shoviniste dhe ekspansioniste sllavo-helene të inspiruara, të nxitura dhe të ndihmuara e të përkrahura nga Rusia Cariste, por edhe nga shtetet e tjera fundamentaliste e fanatike pro ruso-sllavo-helene, si dhe nga kolaboracionistët shqiptarë (tradhtarët, servilët, karrieristët, përfituesit e egër të gjendjes së vështirë të popullit-si uzurpatorë, ndërtuesit e rindërtuesit e kundërligjshëm, udhëheqësit partiak e institucional të korruptuar e shkelës të interesave vitale kombëtare; mafiozë, kontrabandistë-veçmas të paluejtshmërive; karrieristë, aventurier, nepotistë dhe nëpërkëmbës të çështjes kombëtare e shtetërore shqiptare për interesa të ngushta partiake, grupore dhe familjare, si dhe konfesionalë përçarës të popullit, për interesat e shteteve armiqësore fqinje etj).
V. Bazuar në të drejtën ndërkombëtare, duke filluar nga Magna Karta (Karta e Madhe). “Askush nuk do ta quante mbretin Xhon dhe banorët e Anglisë demokratë, por megjithatë dokumenti që ata nënshkruan në vitin 1215 në fushën Ranimid, përbën gurin themelor në historinë e regjimeve kushtetuese...Në Magna Kartë thuhet për shembull se mbreti duhet të këshillohet dhe të marrë pëlqimin e banorëve për të gjitha problemet me rëndësi për shtetin, përfshirë këtu edhe ngritjen e taksave. Në shekujt e mëvonshëm, mbi bazën e neneve të këtij dokumenti, u vendos që asnjë ligj nuk mund të nxirrej dhe asnjë taksë nuk mund të ngrihej pa miratimin e trupit të përfaqësuesëve të popullit-Parlamentit”. (Agjencia e Informacionit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Çfarë është demokracia? Tiranë dhjetor 1991 fq. 12). Për të kaluar te Deklarata e Pavarësisë së ShBA-ve e datës 4 korrik 1776, sipas parimeve të saj “ Qëllimi kryesor i Kushtetutës ishte krijimi i një pushteti qeveritar të fuqishëm me anën e zgjedhjeve, drejtpërdrejt i përgjithshëm ndaj vullnetit të popullit”. (Zyra e Programeve Ndërkombëtare të Informacionit, Departamenti i Shtetit i Shteteve të Bashkuara, vështrim mbi sistemin Amerikan të Qeverisjes e datës 26 gusht 1789. Kushtetuta e Dytë e Francës që u nxuerr pas Revulicionit të Madh Borgjez të vitit 1789, Konventa e Hagës e Vitit 1899 dhe 1907, Karta e Atlantikut e miratuar më 14 gusht 1941 nga (ShBA-të, Anglia dhe BRSS-ja). Pastaj pasojnë: Karta e Kombeve të Bashkuara e dt. 26 qershor 1945, Deklarata e Përgjithshme për të Drejtat e Njeriut e datës 10.12.1948, Deklarata për Dhënien e Pavarësisë Vendeve dhe Popujve Kolonial e dt. 14 dhjetor 1960, Pakti Ndërkombëtar për të Drejtat Ekonomike, Sociale e Kulturore i dt. 16.12. 1966, Pakti Ndërkombëtar për të Drejtat Civile dhe Politike i datës 16.12.1966, Rezoluta nr.1244/1999 e dt. 10 qershor 1999 e Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Korniza Kushtetuese për Vetëqeverisjen e Përkohshme në Kosovë e Përfaqësuesit Special të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së dhe së fundi, Propozimi Gjithëpërfshirës për Marrëveshjen për Statusin e Kosovës të Emisarit specialë të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, përkatësisht i Kryenegociatorit për Kosovën z.Marti Ahtisari e datës 02 shkurt 2007.

Paralelizëm Kushtetutes së RSFJ-së të Vitit 1974 dhe Propozimit Gjithëpërfshirës për Marrëveshjen për Statusin e Kosovës,
të Marti Ahisarit

Në parimet themelore nën I, paragrafi 2 të Kushtetutës së ish-RSFJ-së të vitit 1974, thuhet: “Njerëzit punues dhe kombet e kombësitë realizojnë të drejtat e veta sovrane në republikat socialiste dhe në krahinat socialiste autonome në pajtim me të drejtat e tyre kushtetuese”. Në parimin e II-të të kësaj kushtetuese, thuhet: “Rregullimi shoqëror socialist i Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë, bazohet në pushtetin e klasës punëtore dhe të të gjithë njerëzve punues dhe në marrdhëniet midis njerëzve si prodhues e krijues të lirë e të barabartë, puna e të cilëve shërben ekskluzivisht për plotësimin e nevojave të tyre personale e të përbashkëta”. Ndërkaq në nenin 4 të Kushtetutës në fjalë thuhet: “Krahina socialiste autoktone është bashkësi autonome socialiste shoqërore-politike vetëqeverisëse demokratike e bazuar në pushtetin dhe vetëqeverisjen e klasës punëtore dhe të të gjithë njerëzve punues, në të cilën njerëzit punues e qytetarët, kombet e kombësitë realizojnë të drejtat e veta sovrane, e kur kjo është në interes të përbashkët të njerëzve punues e të qytetarëve, të kombeve e të kombësive të Republikës si tërësi e përcaktuar me Kushtetutën e Republikës Socialiste të Serbisë edhe në Republikë”. Përkundër një përcaktim të tillë formal që i bëhej kinse lirive, të drejtave dhe barazisë së popujve dhe klasave, realiteti ishte krejt ndryshe. “Kosova është zhvilluar më ngadalë nga viset e tjera të Jugosllavisë; niveli i prodhimit shoqëror në vitin 1947 ishte 49.2% nga mesatarja e vendit, në vitin 1976 ai ra në 32.2 %, kurse në vitin 1988 në 28.6 %”. (Prof. Dr. Nuri Bashota, Ekonomia e Kosovës në dritën e masave më të reja të Këshillit Ekskluziv Federativ”. (Gazeta “Rilindja e dt. 24.12.1989 fq.5).Nga dëshmia tjetër mësojmë : “Viktimë e kësaj fushate serbe , parafillimit të konflikteve të armatosura të këtij viti (1998), janë rreth 500.00 shqiptarë, pra rreth një e katërta e popullsisë së Kosovës, që u shtrëngua t’i braktisë vatrat e veta dhe të cilat sot jetojnë në vende të ndryshme të Evropës Perëndimore dhe në Amerikë. Gjatë këtij viti, ndërkaq, më shumë se 400.000 shqiptarë kanë qenë të shtrënguar t’i braktisin vatrat e tyre dhe të vendosen ë pjesë të tjera të Kosovës dhe jashtë saj, si në Shqipëri, në Mal të Zi dhe në vende të tjera. Sot, më shumë se 430 fshatra të Kosovës janë plotësisht ose pjesërisht të zbrazëta, në të cilën, pasi janë plaçkitur, janë rrënuar rreth 45.000 objekte, është shkatërruar e tërë pasuria e këtyre zonave dhe ato sot janë plotësisht të shkreta. Nga regjimi serb kundër shqiptarëve të Kosovës deri sot janë regjistruar 1712 shqiptarë të vrarë, ndër të cilët, rreth gjysma janë fëmijë, gra dhe pleq. Nga ana tjetër 1440 shqiptarë i kemi të regjistruar si ë zhdukur, ndër të cilët druajmë se në pjesë e madhe e tyre nuk janë më ndër të gjallët, të paktën duke u mbështetur në zbulimin e vazhdueshëm të kufomave të këtyre njerëzve të zhdukur kohët e fundit” (Prof. Dr. Pajazit Nushi, gazeta “Koha Ditore” e dt. 27.10.1998 fq. 6). Ndërkaq “Në periudhën 10 vjeçare (1981-1990) rreth 1.100 ushtarë shqiptarë u dënuan me burg afatgjatë në procese të montuara politike, kurse 63 ushtarë shqiptarë u vranë nga armata e Jugosllavisë”. (Instituti i Historisë, Prishtinë, Dëbimet e shqiptarëve dhe Kolonizimi i Kosovës, (1877-1995), Prishtinë 1997 fq. 68). Serbia terroriste nuk la pa i helmuar “7.421 qytetarë, kryesisht të rinj, i cili filloi më 21 mars 1989, në vitin kur filloi të rrënohet me dhunë dhe tërësisht autonomia e Kosovës, që përfundoi më 6 dhjetor 1990, në vitin kur rrënimi i arsimit shqiptar merr përmasa shqetësuese dhe dramatike. Nga aspekti i së drejtës ndërkombëtare sistemohet në akte më barbare, më sadiste dhe më gjenocidale që mund të ketë ndodhur në Evropën e civilizuar në pesë dekadat e fundit”. (Halim Hyseni, E vërteta për helmimet, Prishtinë 1996 fq. 21). Rastet e gjenocidit, ekocidit, urbacidit dhe etnocidit serbo-sllav kundër shqiptarëve janë të shumta, të egëra dhe të llojllojshme, për ata që dëshirojnë të rezonojnë drejt dhe pa dallim! Më në fund Serbo-Jugosllavia terroriste, Kosovës ia mohoi subjektivitetin në ish-RSFJ dhe Kushtetutën e vitit 1974, si dhe e okupoi në mënyrë klasike me polici, ushtri dhe me serbo-malazezët kolonista dhe kriminelë të Kosovës.
Edhe populli shqiptar dhe josllav i Kosovës nuk ka ngelur duar kryq, filloi me arsim dhe shëndetësi nëpër shtëpi private, me aktivitete kulturore e sportive, me pastrim e higjienë nëpër vendbanime dhe aksione në mirëmbajtjen dhe rregullimin e ambientit; me aktivitete humanitare. Veçmas me nxjerrjen e Deklaratës Kushtetuese të 02 korrikut 1990, me nxjerrjen e Kushtetutës së Kosovës të 07 shtator 1990, me mbajtjen e referendumit gjithë popullor për Kosovën, shtet sovran dhe i pavarur i mbajtur më 26-30 shtator 1991, me miratimin e Rezolutës së Kuvendit të Kosovës, Kosova shtet sovran dhe i pavarur, e miratuar nga Kuvendi i Kosovës më 19 tetor 1991 dhe me nxjerrjen dhe miratimin e një seri të akteve të tjera juridike, duke mos e anashkaluar as veprimtarinë e frytshme të KMLDNJ-së dhe të aktiviteteve të partive politike e të asociacioneve jo politike (OJQ-ve). Mirëpo tëra këto nuk u morën parasysh nga faktori ndërkombëtar, me përjashtim të ShBA-ve me aleatët e saj, bile as nga Fatos Nano e Sali Berisha. Me të drejtë edhe ish-presidenti i Asamblesë parlamentare të Këshillit të Evropës, lordi Russell Johanston pat thënë: “Hezitimi i zyrtarëve ndërkombëtar në marrjen e vendimeve është një nga arsyet pse situatat në rajonin Ballkanik tensionohen”. (Gazeta “Koha Ditore” e dt. 27.04.2001 fq.2). Pastaj, ky intelektual dhe diplomat i mirënjohur shton: “Rugova vazhdoi me rezistencën paqësore për 10-vite, por ishte vetëm zëri i kallashnikovëve që solli rezultate të prekshme dhe të shpejta... dhe në Jugosllavi, nuk mjafton vetëm demonizimi i Millosheviqit. Nuk i ka bërë të gjitha Millosheviqi vetë” etj,. (Po aty). Faktorit ndërkombëtar dhe mjerisht edhe një kategorie të kolobarcionistëve shqiptarë në Shqipëri dhe në Kosovë, ish-ministri i mirënjohur i Austrisë z. Alojz Mok pat thënë: “Kosova duhet t’i kthehet Shqipërisë”. (Revista kulturore, arti e letërsie”Fjala” nr. 23 e d. 23 qershor 1992 fq.1). Ndërkaq, ish-kryetari i mirënjohur i ShBA-ve dhe miku i nderuar i shqiptarëve dhe njëri prej demokratëve e vizionarëve të paqes, stabilitetit dhe demokracisë në botë, zotëri Bill Klinton, me rastin e një vjetorit të bombardimit të NATO-s kundër forcave serbo-malazeze dhe caqeve të tyre në Kosovë dhe në hapësirën e ish-RSFJ-së, tha: “Rreziku nuk i kanoset vetëm shqiptarëve, në këtë rast Kosovës por Ballkanit dhe Evropës të Lirë”. (Gazeta “Fakti” Shkup dt. 24 mars 2000 fq.1).

Trajtimi i Statusit të Kosovës

Kosova njëra prej trevave më të mëdha dhe çerdhja e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit (10 qershor 1878) dhe vatër e patriotizmit shqiptar, asnjëherë nuk është trajtuar drejtë, nga faktori ndërkombëtar. Përkundrazi, edhe pse është shkëputur padrejtësisht, nga trungu amtar një pjesë në Kongresin e Berlinit (1878) si Sanxhakun e Nishit dhe Piratit dhe Kosova, Kosova Lindore me Sanxhakun e Jeni Pazarit në Konferencën e Ambasadorëve në Londër , faktori ndërkombëtar dhe disa servilë shqiptarë që çdo herë kanë qenë kancer në trupin e popullit kanë injoruar, mohuar dhe ngulfatur përpjekjet serioze të popullit shqiptar për pavarësi, tërësi territoriale dhe demokratizim dhe zhvillim te jetës institucionale në Kosovë dhe treva të tjera shqiptare, si në Serbi,Mal të Zi,Maqedoni dhe Greqi. Kështu u veprua edhe në dekadën e fundit të Shekullit XX dhe në dekadën e parë të shekullit XXI. “Në gusht të vitit 1992, në Londër, nën drejtimin e OKB-së, u zhvillua një Konferencë për Jugosllavinë, e organizuar nga vendi mikpritës , në të cilën përveç palëve ndërluftuese, morën pjesë edhe shumë përfaqësues të BE –së dhe të OKB-së. Në të ishte ftuar edhe një delegacion i nivelit të lartë nga Kosova, por anëtarët e tij nuk u lejuan të merrnin pjesë drejtpërdrejtë në televizion. Kosovarët i drejtuan një memorandum Konferencës, ku theksohej se heqja e autonomisë së Kosovës kishte qenë një akt antikushtetues, ndaj të cilit kosovarët kishin reaguar me vetëpërmbajtje dhe në kuadrin e ligjeve ekzistuese”. (Walfrang Petritsch e Robert Pichler, Rruga e gjatë në luftë - Kosova dhe Bashkësia Ndërkombëtare 1989 – 1999, Prishtinë 2002 fq.76) Arsye për mosnjohjen e Kosovës njësi e barabartë me republikat e tjera të saja, është se : “Kosova dhe Vojvodina, nuk ishin njohur si pjesë sovrane të Federatës jugosllave dhe për këtë arsye nuk u njohën si palë në çështjen e trashëgimisë së Jugosllavisë. Ky vendim bazohej në përfundimet e të ashtuquajturit Komisioni i Badinterit, i cili u krijua nga BE-ja më 1991 për sqarimin e çështjes së trashëgimisë shtetërore të Jugosllavisë” (Po aty faqe 76-77). Mjerisht edhe “Marrëveshja e Dejtonit solli pasoja të rënda për zhvillimet në Kosovë : përpjekjet shqiptare për zgjedhjen e ngutshme të çështjes së Kosovës nuk dhanë asnjë përfundim konkret. Po ai Sllobodan Millosheviqi, i cili mban përgjegjësinë kryesore për shkallëzimin e konfliktit në krainë (Bosnje– H.I.), në Dejton u shugurua si garant i një marrëveshjeje ndërkombëtare të Paqes. Marrëveshja, e cila duhej të garantonte paqen dhe stabilitetin e mbarë rajonit, thuajse e la krejtësisht mënjanë Kosovën”. (Po aty, fq.81). Bashkimi Evropian bën një shkelje më të rëndë të të Drejtës Ndërkombëtare për llogari të Serbisë dhe të Malit të Zi, kur në fillim të vitit 1996 e njohi Republikën Federative të Jugosllavisë (RFJ-në) – Serbinë dhe Malin e Zi. Përkundër faktit se Këshilli i Sigurimit i OKB-ës me Rezolutën nr. 757 (1992) e refuzoi kërkesën e RFJ-së (Serbisë dhe të Malit të Zi) për të vazhduar automatikisht anëtarësinë e ish-RSFJ-së në Organizatën e Kombeve të Bashkuara. Serbia okupatore edhe në Rambuje në bisedimet e delegacioneve shqiptaro – serbe nënshkrimin e Marrëveshjes “më 17 mars 1999 duke kërkuar, kinse më tepër kohë për bisedime”. (Po aty,fq.240). Siç dihet, delegacioni i Kosovës, Marrëveshjen e Përkohshme për Paqe dhe Vetëqeverisje në Kosovë të 23 shkurtit 1999 e nënshkrojë më 18 mars 1999”, ashtu edhe dy ndërmjetësuesit ndërkombëtar (të Grupit të Kontaktit, Wolfrang Petritsch e Christofer Hill). Përfaqësuesi rus, Boris Majorski dhe delegacioni serbë nuk e nënshkruan as më 23 mars 1999, një ditë para se forcat e NATO-s të fillojnë bombardimin e forcave kriminele të FRJ-së më (24 mars 1999), deri më 10 qershor 1999, kur kapitulluan para forcave të UÇK-së dhe të NATO-së.
Lirisht mund të konkludojmë se reagimi ndaj krimeve,shkatërrimeve, mohimeve, akuzave të pabaza, gënjeshtrave dhe mashtrimeve të serbëve, malazezëve e maqedonëve, por edhe grekëve, institucionet e bashkësisë ndërkombëtare, nuk reagojnë apo reagojnë tepër butë e përkëdhelës. Bile edhe i përkrahin me ndihma e donacione të majme, siç veprojë “ Këshilli i Evropës në Strasburg më 3 prill 2003, kur e shpërblejë “Unionin Serbi-Mali i Zi me 400 milionë euro”. (Gazeta “Zëri” e di. 4 prill 2003), edhe pse Kosova trajtohet pjesë e Serbisë në preambulën e kushtetutës së saj, pa bërë, ky union asgjë për demokratizimin e Serbisë me shtetet fqinje dhe popujt e tjerë, jo serbo-malazezë dhe ndaj institucioneve të bashkësisë ndërkombëtare. Ndërsa ndaj Kuvendit të Kosovës, i cili më 15 maj 2003 miratoi “Rezolutën për njohjen e luftës së popullit të Kosovës për liri dhe pavarësi”, që u miratua me koncenzues të plotë nga të gjithë deputetët e këtij kuvendi, përveç atyre serbë e malazezë reagojë menjëherë”. (Gazeta “Zëri” dt. 16 maj 2003). Ish-senatori i mirënjohur amerikan, zotëri Bob Dol, bashkësisë ndërkombëtare ia ka tërhequr vërejtjen se “Serbët deri tash nuk kanë ndie kurrfarë presioni real, që kishte me i detyruar, që ta pranojnë planin paqësor”. (Gazeta serbe “Borba” e dt. 1 dhjetor 1994). Edhe z.Albin Kurti, lider i Lëvizjes Vetëvendosja, në një takim të shoqatës së Familjeve të të Zhdukurve, më 11 nëntor 2003, tha: “Serbia njeh vetëm gjuhën e ultimatumit, si ai i Kongresit amerikan”. (Gazeta “Epoka e Re” e dt. 12 nëntor 2003 fq.5) Përcaktime me mesazhe të qarta se si ka qenë dashur dhe duhet vepruar me Serbinë terroriste janë: njëri prej avokatëve më të afirmuar serb, z. Sergja Popoviq, thotë: “Nuk ka paqe deri sa Serbia nuk mundet ushtarakisht”. (Gazeta serbe “Borba” e dt. 19 tetor 1994 fq. 16). Përkundrazi, “Konferenca e Londrës, që u mbajt në gushtë të vitit 1992, bindshëm i siguroi serbët se intervenimi ushtarak nuk do te ketë”. (Gazeta “Borba” e dt. 23-24 korri 1994). Ndërsa, analisti i radios “Evropa e Lirë”, z.Patrick Moore rreth statusit të Kosovës, thotë: “Gabimi më i madh që është bërë nga viti 1999, është sjellja e Beogradit në procesin negociator, në vend se, që nga fillimi t’u thuhej se e kishin humbur luftën dhe se me veprimet në vitin 1998 dhe 1999, kishin humbur çdo të drejtë që të thirreshin në Kosovën”. (Gazeta “Epoka e Re” e shtunë 16 dhjetor 2006 fq.3).

Vërejtjet në Propozimin Gjithëpërfshirës për Marrëveshjen
për Statusin e Kosovës

Akti i fundit ndërkombëtar i quajtur nga zhargoni politikë në Kosovë, herë si dokument, herë si pako, herë si plan dhe herë si draft etj., i Ahtisarit. Shqiptarëve dhe të tjerëve josllav në Kosovë iu shtini dy këmbët në një këpucë, siç thotë populli. Propozimi Gjithëpërfshirës për Marrëveshjen për Statusin e Kosovës, i cili siç është shkruar iu është dorëzuar nga Kryenegociatori për statusin e Kosovës, z.Mahti Ahtisari iu ka dorëzuar Prishtinës dhe në Beograd më 02 shkurt 2007. Kjo, marrëveshje, qytetarëve të Kosovës iu ofrue nga shtypi i përditshëm më 03 shkurt 2007.
Si qytetar i Kosovës dhe jurist-urbanist, ndjeva nevojë dhe përgjegjësi që ta jap mendimin tim, për këtë akt juridik ndërkombëtar, që na ofrohet si bazë për statusin e ardhshëm të Kosovës. Jo është një akt ndërkombëtar i padefinuar (jo përcaktues) e hipotekar për shqiptarët dhe të tjerët josllav dhe avancues për kolonistët serbë, si popull shtetformues me të drejtë vetoje dhe bllokimi, përkundër krimeve që kanë bërë dhe mosnjohjes dhe pranimit të Kosovës për shtet të tyre dhe përbërjes shumë të ulët (3-6%) në strukturën e përgjithshme të popullsisë së Kosovës. Edhe për Amendamentet në Kushtetutën e Serbisë të vitit 1989, më 20 tetor 1988 në Kuvendin e Kosovës, ku ishin të pranishëm përfaqësuesit e politikës dhe të institucioneve shtetërore të ish-Jugosllavisë, Serbisë, të Kosovës e deri të ata të komunës së Prishtinës. Ku u mbajshin diskutimet për Amendamentet në Kushtetutën Serbisë prej IX-XL, kam thënë: “Amendamentet prej IX-XL që propozohen në Kushtetutën e Serbisë të vitit 1974, janë të rrezikshëm, sikurse ndryshimet kushtetuese të krajlit të Serbisë, Aleksandër Karagjergjoviqit të vitit 1929, i cili ndryshoi me dhunë ushtarako-xhandarmërie, Kushtetutën e Vidovdanit të vitit 1921, duke mohuar dy popujt shtetformues të Jugosllavisë së Paqes së Versajit të vitit 1918/1919 (kroatët e sllovenët) dhe në vend të parlamentit të shtetit, vuri pushtetin e huntës ushtarake serbe” dhe “Nuk jam për Amendamentet në Kushtetutën e Serbisë, që Kosovës i mohohet subjektiviteti në RSFJ dhe Kushtetuta e vitit 1974 e që populli shqiptar nuk përcaktohet komb, por pakicë. Unë jam që Kosova në aspekt të statusit, të avancohet në Republikë e barabartë me republikat e tjera të saj. Ngase, populli shqiptar është populli i tretë për nga numëri në Jugosllavi, pas serbëve dhe kroatëve, kurse gjuha shqipe, është gjuha e dytë, pas gjuhës serbo-kroate etj”.

Vërejtje veç e veç në tekst të dokumentit të Kryenegociatorit
për statusin e Kosovës

Në, dispozitat e përgjithshme, në nenin 1 paragrafi 1, kemi padrejtësinë e parë dhe më të rëndë për Kosovën dhe popujt e saj, veçmas për popullin shqiptar dhe të tjerët josllav. Natyrisht një prej koncesioneve dhe përligjjeve që ju bëhet kolonistëve kriminelë serbë, ngase nuk përcaktohet se: “Kosova është shteti i pavarur dhe demokratik i popullit shqiptar dhe i pakicave të tjera, të cilët e njohin, e pranojnë dhe veprojnë për te, bazuar në të drejtën e përhershme të kombit shqiptar për vetëvendosje. Por, Kosovën e përcakton shoqëri shumë etnike”, si shoqëri sportive, kulturore, organizata jo qeveritare etj! Padrejtësi tjetër dhe gabim i rëndë që është në kundërshtim edhe me të drejtën ndërkombëtare është paragrafi 6 i nenit 1 të dokumentit se: “Gjuhë zyrtare në Kosovë do të jenë gjuha shqipe dhe serbe”. Ngase nuk ka asnjë mbështetje në aktet juridike të të drejtës ndërkombëtare, nuk ka bazë reale në përbërjen e strukturën e përgjithshme të popullsisë së Kosovës (3-6 %), serbët janë kriminelë, përkatësisht kanë bërë në vazhdimësi gjenocid dhe shkatërrime ndaj shqiptarëve dhe tash nuk e njohin realitetin e ri- Kosova shtet i pavarur dhe sovran më 11.960 km2. Pastaj ky dokument nuk i përmend gjuhët e pakicave të tjera në Kosovë. Shkelje tjetër të rëndë të të drejtës ndërkombëtare dhe të popullit të Kosovës, kemi në nenin 1 paragrafi i fundit (paragrafi 10), kur thuhet: “Komuniteti ndërkombëtar do të mbikëqyrë, monitorojë dhe do të ketë tërë pushtetin e domosdoshëm për të siguruar implementimin efektiv dhe efikas të kësaj Marrëveshje...”. Këtu kemi një hegjemonizëm kolonial ndaj Kosovës dhe shkelje të Kartës së Kombeve të Bashkuara të 26.06.1945, Deklarata e Përgjithshme për të Drejtat e Njeriut e dt. 10.12.1948 dhe Deklarata për Dhënien e Pavarësisë Vendeve dhe Popujve Kolonial të dt. 14 dhjetor 1960 etj. Për arsye se: “I tërë pushteti i pezullimit të ligjit ose i zbatimit të ligjit nga ana e çfarëdo pushteti pa pëlqimin e popullit , cenon të drejtat e tij dhe nuk guxon të bëhet” dhe “Parimi i çdo sovraniteti qëndron qenësisht në kombin. Asnjë trup, asnjë individ, nuk mund të ushtrojë pushtetin, që nuk buron shprehimisht prej tij, prej atij” etj. Vërejtje tjetër kam në nenin 6 paragrafi 6.3. ku bëhet fjalë për decentralizimin perfid, që komunat të kenë të drejtën e “bashkëpunimit tej kufitar” pa pëlqimin e institucioneve qendrore të Kosovës.
Neni 7 dhe aneksi V i dedikohen “Trashëgimisë Kulturore dhe Fetare”, kryesisht manastireve (kishave) ortodokse serbe (KOS). I pa bazë dhe i pa logjikë, plotë konfuzitet dhe padrejtësi që fusin konflikte dhe urrejtje ndëretnike (shqiptaro-serbe) dhe konfesionale (ortodokse, serbe dhe katolike e ortodokse shqiptare), por edhe popullore e institucionale janë paragrafët 7.2, 7.3 dhe 7.4. të nenit 7 dhe paragrafi 1.2 e 1.4 të nenit 1 të Aneksit V; paragrafi 2.2 i nenit 2 të këtij aneksi paragrafi 3.1.2. të nenit 3, nenit 4, veçmas paragrafi 4.11 dhe 4.1.2. etj dhe neni 6 i aneksit që i dedikohet Kthimit të artofakteve arkeologjike dhe etnologjike. Për me qenë sa më racional dhe konkret do t’i theksoi disa prej arsyeve më të rëndësishme që i kontestoi dispozitat e sipërshënuara të nenit 7 dhe aneksit të V të dokumentit të z. Marti Ahtisarit. Në dokument, nuk bëhet fjalë fare që së pari të verifikohet pronësia etnike “nacionale” e manastireve e kishave në Kosovë. Ngase Serbia okupatore ndër të tjera ka përvetësuar dhe uzurpuar me dhunë dhe padrejtësi edhe manastiret dhe kishat iliro–shqiptare, një pjesë e tyre i ka rrënuar edhe mbi bazamentin dhe pronën e tyre ka rindërtuar ato sllavo-ortodokse. Në rastin konkret, hartuesi, përkatësisht propozuesi i dokumentit ka qenë i obliguar që së pari të parasheh bazën juridike, për themelimin e një Komisioni profesional dhe heterogjen nga përfaqësuesit shqiptarë, serbë dhe nga UNESCO-ja. Pas verifikimit dhe konfirmimit të etnitetit të manastireve dhe kishave në Kosovë, me u verifikuar statusi i tyre urban (të ndërtuara me leje e në pajtim me rregullativën juridiko-urbanistike dhe të ndërtuara në kundërshtim me rregullativen juridike-urbanistike, për qëllime politike, spastrimt etnik, kolonizimit dhe urrejtje ndëretnike dhe ndërkonfesionale (fetare) “Bashkësia Islame dhe Kisha Katolike të Kosovës kërkojnë, mosanashkalim të trashëgimisë së tyre kulturore, mdërsa Kisha ortodokse serbe është privilegjuar tepër” (Gazeta “Infopress” e dt. 20.02.2007 fq. 16). Ato që janë të kundërligjshme e politike me i autorizuar organet (institucionet) kompetente që t’i rrënoj, ndërsa inkriminuesit dhe impikuesit me iu shtruar përgjegjësisë. Për manastiret dhe kishat e ndërtuara në pajtim me rregullativen juridiko-urbanistike me respektuar normativen (standardet) ndërkombëtare dhe kombëtare. Në dokumentin e Ahtisarit, jo vetëm që nuk ipet baza e shëndoshë për ta vë në binarë adekuat, trashëgimin kulturore dhe fetare në Kosovë, që është njëra prej komponentëve kryesore që e dëshmon: lashtësinë, shtrirjen hapësinore, civilizimin dhe përkatësinë fetare dhe kombëtare (etnike) të një populli, si dhe i shuan konfliktet dhe urrejtjet ndëretnike etj., por kishës ortodokse (KOS-it) i jep kompetenca dhe të drejta të pakufishme dhe papërgjegjësi totale, ndaj institucioneve përkatëse të Kosovës! Për kundër faktit se sipas rregulativës përkatëse ndërkombëtare “çdo subjekt dhe person, në përputhje me ligjin, është i detyruar të mbrojë pejsazhet dhe vlerat natyrore me interes, si dhe gjërat e vlerat kulturore dhe trashëgiminë monumentale.
Shteti, bashkësitë lokale, profesionale dhe konfesionale sigurojnë ruajtjen e trashëgimisë natyrore dhe kulturore etj.
Sa i përket trajtimit të trashëgimisë fetare dhe kulturore në dokumentacionin e z. Ahtisari, lirisht mund të konkludojmë se trajtim dhe kompetenca të pakufishme, kishës ortodokse serbe, nuk iu ka dhënë aq, as cari serb Stefan Dushani (1331-1355) dhe Sllobodan Millosheviqi “(kasapi i Ballkanit)” gjatë kohës së sundimit tiran të tij në Kosovë (23 mars 1989-12 qershor 1999). Dëshmi më e mirë janë aktet juridike-urbanistike dhe veprimet e tyre dhe propozimet e afruara në dokumentin ndërkombëtar të z. Ahtisari. Pastaj dokumenti ka edhe kolezion (kundërshtime) në mes vetë dispozitave të dokumentit. Që ka një prapavi të keqe politike, që shqiptarët në mënyrë perfide juridike futën në gërshërë të padrejtësisë. Pakoja e z. Ahtisarit për statusin e Kosovës, na përkujton “Marrëveshjen për normalizimin e sistemit arsimorë për nxënësit dhe studentët shqiptarë në Kosovë, e nënshkruar nga dr. Ibrahim Rugova për Kosovën dhe nga Sllobodan Millosheviqi për Serbinë, më 02 shtator 1996 e ndërmjetësuar nga Shën Edixha” (Miranda Vickers, Midis Serbëve dhe Shqiptarëve, Tiranë 2004 fq. 366), që nuk ka dallim asgjë prej saj.Në nenin 3 të dokumentit të z. Ahtisari, thuhet se: “Komunitetit kombëtar do të mbikëqyrë, monitorojë dhe do të ketë tërë pushtetin e domosdoshëm për të siguruar implementimin efikas të kësaj Marrëveshje”. Ndër kaq në Nenin 3 paragrafi 3.1.1 të Aneksit të 5, thuhet: “Përgjegjësia kryesore për garantimin e sigurisë të trashëgimisë kulturore dhe fetare të Kosovës, do të bie mbi organet kosovare të zbatimit të ligjit, e në veçanti mbi shërbimin Policor të Kosovës (ShPK-së). Mbrojtja e objekteve kulturore dhe fetare serbe do të jetë detyrë e veçantë operacionale për ShPK-në”...
Vërejtja tjetër me interes vital për Kosovën është neni 8-Çështjet ekonomike dhe planësore. Në paragrafin 8.2 thuhet: “të gjitha borxhet e Republikës së Serbisë, të cilat i ngarkohen Kosovës, si rezultat i procesit të alokimit të borxheve, siç parashihet me Aneksin VI të kësaj Marrëveshje, do të konsiderohen detyrime financiare të Kosovës”. Obligim të njëjtë kemi edhe në Aneksin VI- neni 1 të dokumentit.
Në dokument nuk bëhet fjalë se Serbia ka obligime ndaj Kosovës për dhënien e suksesionit të ish-RSFJ-së, reparacionet e luftës fondet e plaçkitura, uzurpimet, përvetësimet, plaçkitjet e vjedhjet që i ka bërë Serbia terroriste dhe kriminelët serbo-malazezë subjekteve juridik (institucioneve), personave civilo-juridik dhe qytetarëve në Kosovë dhe tërë këtë me kamatë. Kjo është një padrejtësi ekstreme që i bëhet Kosovës dhe popullit të saj me këtë dokument. Aq, më tepër kur dihet se Kosova me pasurit e saja ka qenë bazament i eksploatimit të Serbo-Jugosllavisë, siç thotë edhe përfaqësuesi i Bankës Botërore, z. Rosi Ol Suliva, “Kosova ka pasur mbi 40% të pasurive nën dhe mbi tokësore në tërë ish-Jugosllavinë”. (Gazeta “Zëri” e dt. 4.10.2000 fq. 3).
Pronësisë së luajtshme dhe të paluajtshme në Kosovë me dokumentin e z. Ahtisarit nuk i bëhet një trajtim serioz ligjor, me qëllim që të vihet në baza të shëndosha reale. Siç është e ditur i tërë dokumentacioni tekniko-kadastral, juridik, ekonomik dhe arsimor, Serbia vandale dhe plaçkitëse i ka bartur për Serbi dhe i ka shpërnda nëpër komuna të saj, këtë dokumentacion të plaçkitur nga Kosova, me qëllim qe çdo njëra komunë e Serbisë të përfitojë nga institucionet, komunat dhe qytetarët e Kosovës. Këtë e di fare mirë faktori ndërkombëtar dhe vetë z. Ahtisari. Andaj në bazë të realitetit dhe të drejtës ndërkombëtare nuk ka qenë dashur, që mos të parashihet në formë ultimative, kthimi i këtij dokumentacioni dhe me u bë evidentimi, verifikimi dhe konfirmimi i pronësisë, veçmas të asaj të paluajtshme të Kosovës, me gjendjen para datës 22 mars 1989. Veprim, ky i njohur që nga parahistoria, kur egjiptianët e vjetër, 5-6 shekuj para erës sonë, kanë bërë evidentimin, verifikimin dhe konfirmimin e pronësisë së paluajtshme pas vërshimit të lumit Nil, apo pas ndryshimeve të mëdha natyrore e shoqërore (civile) edhe në vendet e tjera si në Poloni e Çeki etj. Prej kësaj rrjedhë konkludimi se çdo ndryshim në pronësi, si në aspektin e sasisë, cilësisë, destinimit dhe të pronarit në bazë të ligjeve dhe të dokumentacionit të lëshuar nga Serbia dhe pushteti i saj i dhunshëm i instaluar në Kosovë, por edhe nga administrata e UNMIK-ut dhe e Kosovës (qendrore e lokale-komunale) pa bazë ligjore është NUL, përkatësisht nuk ka veprim juridik dhe të inkriminuarit dhe të involvuarit do të përgjigjen. Trajtim të veçantë pronësia gëzon, që nga Deklarata e Pavarësisë e 4 korrikut 1776, ku në Amendamentin V thuhet: “askujt nuk mund ‘i merret prona private për përdorim të përbashkët pa shpërblimin përkatës”.
Absurditeti tjetër sa i përket pronës, kemi kur dokumenti i z. Ahtisarit në Aneksin V-të neni 1 paragrafi 1.4 thotë: “Kosova garanton që prona e lujtshme dhe e paluajtshme, si dhe pasuria tjetër e Kishës ortodokse serbe, është e paprekshme dhe nuk do të jetë objekt i eksproprijimit”.
Çdo të thotë se prona e pronësia e manastireve dhe e kishave serbe, e përvetësuar, uzurpuar dhe e plaçkitur prej personave civilo-juridik dhe qytetarëve shqiptarë dhe ajo që iu lihet rezervë me këtë dokument, “nuk guxon, as të shpronësohet-eksproprijohet”, pa marrë parasysh interesin vital publik për atë pronësi. Unë i bëjë një pyetje të sinqertë faktorit ndërkombëtar dhe atij vendor, posaçërisht Grupit Negociator-“Unitetit” se ku e kanë pasur rastin të lexojnë një përcaktim të tillë?
Çështja tjetër e dokumentit të z. Ahtisarit që është në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare dhe me vullnetin e popullit të Kosovës, “Kosova, shtet i pavarur dhe sovran në sipërfaqe prej 11.960 km2. Në nenin 9- Sektori i Sigurisë, paragrafi 9.3, thuhet: “Përfaqësuesi Civil Ndërkombëtar (PCN) dhe prania Ushtarake Ndërkombëtare (PUN), në pajtim me dispozitat e kësaj marrëveshje dhe sipas mandateve të tyre gjegjëse, do të mbikëqyrin dhe udhëzojnë zhvillimin e mëtejmë të institucioneve Kosovare të sigurisë”. Siç u theksua edhe më sipër, nuk ceket “së paku në bashkëpunim me kosovarët”. Po kështu fjala “së bashku me institucionet e Kosovës”, mungon edhe në nenin 13- prania ushtarake ndërkombëtare. Në Amandamentin e I-rë të dokumentit të z. Ahtisarit, ku bëhet fjalë për, Dispozitat Kushtetuese, nuk bëhet fjalë për kufijtë territorial (hapësinorë) të Kosovës që është qenësore. Në nenin 3- Kuvendi i Kosovës, të Aneksit të I-rë, shifen benificionet e tepruara dhe të pabaza që u bëhen serbëve dhe malazezëve në zgjedhjen e deputetëve në raport me shqiptarët, veçmas me pakicat e tjera. Çka do të thotë se nuk respektohet sistemi zgjedhor ligjor.
Në, Aneksin e II-të, Të Drejtat e Komuniteteve dhe Pjesëtarëve të Tyre, parashihen vetëm obligimet e Kosovës për pakicat, por jo edhe obligimet e pakicave padallim ndaj Kosovës dhe popullit shqiptar shumicë të saj parasheh edhe neni 20 i Konventës Kuadër për Mbrojtjen e Pakicave Kombëtare, (Strasburg, shkurt 1995). Ndër shkeljet më të rënda të drejtës ndërkombëtare, nga ana e dokumentit të z. Ahtisarit me anë të majorizmit të serbëve e të malazezëve në dëm të funksionimit normal të jetës institucionale në Kosovë, është neni 4- Pjesëmarrja e Komuniteteve dhe Pjesëtarëve të tyre në jetën Publike dhe vendim-marrje, ku ndër të tjera thuhet: “Legjislacioni i caktuar në mënyrë specifike me kushtetutë, nuk mund të nxirret apo ndryshohet pa pëlqimin e deputetëve të Kuvendit të cilët mbajnë ulëset e rezervuara apo garantuara për komunitetet siç parashihet me nenin 3.7. të aneksit I”. Këtë majorizim dhe bazë për bllokim të jetës institucionale në Kosovë nga ana e serbëve e të malazezëve, nuk kanë paraparë as aktet e Serbisë për “Rrethin e Kosovës e të Metohisë”, i udhëhequr nga Zoran Angjellkoviq.
Aneksi i III i Marrëveshjes i dedikohet- Decentralizimit. Sipas, marrëveshjes decentralizimi na qenka se: “ Komuna e Mitrovicës së Veriut do ta ketë kompetencën e arsimit të lartë në të gjitha fushat (përfshirë regjistrimin dhe licencimin e institucioneve të arsimit, punësimit, pagimit të rrogave trajnimit të instruktorëve dhe të administratorëve të arsimit” (4.1.1.). Kudo në shtete të tjera, arsimimi i lartë është në mbikëqyrje të institucioneve qendrore (të shtetit). Kështu është përcaktuar edhe për shëndetësi (4.1.2), kulturë (4.1.3.), Polici (4.1.3. 1b) etj. Neni i 13 i Aneksit të III- decentralizimi, i dedikohet, Mitrovicës. “Bordi i përbashkët i komunave të Mitrovicës (Veriut e të Jugut) përbëhet prej 11 anëtarëve. Të dy, komunat i delegojnë nga 5 anëtarë dhe bordin e qeverisë përfaqësuesi ndërkombëtar i zgjedhur nga PCN..” Edhe në këtë rast kemi shkelje të ligjit, ngase përfaqësimi nuk bëhet në bazë të përbërjes së popullsisë dhe kryetari i bordit të jetë nga populli shqiptar apo kush i fiton zgjedhjet, por vazhdimisht ndërkombëtar, si dinasti mbretërore ose i imponuar si në sistemin monist.
Çështje tjetër e pabazë dhe anakronike e dokumentit të Ahtisarit është , Kthimi i Pronës, ku thuhet : “Kosova edhe ata që kanë të bëjnë me Kishën ortodokse serbe, si çështje me prioritet...”.(Neni 6). Sigurisht se zotëri Ahtisari dhe Ekipi negociator i Kosovës, dëshirojnë të zbatojnë Kodin e car Stefan Dushanit të vitit 1349, se vërtetë nuk dihet se për çfarë toke ishte fjala, që duhet t’i kthehet manastireve nga shqiptarët në Kosovë!!!
Edhe çështja e Forcave të Armatosura të Kosovës, e paraparë në nenin 5 të Aneksit VIII, është trajtuar dobët, veçmas sa i përket shtetit në themelim. Si raste konkrete kemi numrin e vogël të forcave, arsenalin e armatimit dhe funksioni organizativ e funksional i tyre në Kosovë. Forcat e Armatosura në Kosovë duhet së paku të jenë të përafërta me ato fqinje.
Në tekstin e Propozimit Gjithëpërfshirës të Marrëveshjes për Statusin e Kosovës shifet se ka prezantuar gjendjen ekzistuese, duke mos u larguar prej rregullativës juridike ekzistuese dhe politikës ditore e kohore, sidomos prej politikës e propagandës ruso-sllavo-helene dhe të shteteve e personaliteteve pro-ruso-sllavo-helene, si dhe nga inertësia e papërgjegjësia e faktorit vendor (karrieristë, përfituesëve të gjendjes së rëndë të popullit e të shtetit, korruptues, mafiozë, kontrabandistë, uzurpatorë e ndërtues të kundërligjshëm, përkatësisht shkatërrues të urbanistikës dhe ambientit jetësor; servilë, aventurier; konservator partiak e fetar dhe nepotista etj.) kanë qenë dhe janë të inkriminuar dhe të involvuar në shkaktimin e kësaj gjendje të rëndë që kemi. Të cilët, siç shifet nuk kanë pasur qëllim të vetëm, realizimin e vetëm të interesit të popullit, që të jetojë i pavarur, i bashkuar në një shtet, i zhvilluar dhe demokratik, sikurse popujt e tjerë. Por, veç vetë të përfitojnë, e të qojnë jetë luksoze, kurse populli të jetojë prapë i varfër,i zhgënjyer perspektivë, dhe prapë të ngjallën dhe shtohen apetitet gllabëruese të shteteve fqinje për popull e hapësirë shqiptare. Ngase , “Asgjë nuk e zgjon më tepër lakminë e armikut sesa dobësia e shtetit, nonshalanca e papërgjegjësia e udhëheqësve dhe zyrtarëve, lakmia për pasuri e pushtet, përçarja e vendit dhe shpërbërja shoqërore e tij”. (Iben Kajjim el Xheuzije, Udhërrëfyesi i shpirtrave drejt vendit të gëzimeve, Tiranë, 2006 fq.9).

Opinione Për Dokumentin e z.Marti Ahtisari për Statusin e Kosovës

Rreth dhe për dokumentin e z. Marti Ahtisarit për statusin e Kosovës, që iu dorëzua Prishtinës dhe Beogradit më 02. shkurt 2007, është shkruar, diskutue, dhënë intervista, bërë shkrime autoriale,organizue demonstrata dhe janë nxjerrë rezoluta. Opinionet janë për dhe kundër miratimit të dokumentit si i tillë. Zvarritja e zgjidhjes së statusit të Kosovës bëhet, bllokohet dhe pengohet disa herë. Veçmas nga data 17 mars 1999, kur delegacioni serb dhe përfaqësuesi rus, nuk e nënshkruan Marrëveshjen e Rambujesë të 23 shkurtit 1999, për paqe dhe vetëqeverisje, me arsyetimin se “kërkon më tepër kohë për bisedime”. Si opinione veçoj: Shefi i diplomacisë evropiane, z. Havier Solana, i cili është përkrahës i Serbisë që e njëjta të jetë trashëgimtare e ish-RSFJ-së. Së pari si “RFJ-ë” e pastaj si “Union i Serbisë dhe Malit të Zi”, këto krijesa artificiale e kriminele të pranohen në organizma ndërkombëtare dhe të ndihmohen financiarisht etj. thotë : “Shpreson se propozimi i Ahtisarit të jetë kompromis”(Gazeta “Zëri” e dt.18 janar 2007 fq.2). Daniel Server i Institutit për Paqe në ShBA, thotë : “Kosovës i duhet qartësia dhe jo ambivalenca (dy kuptimësia)”. (Gazeta “Zëri” e dt.17 janar 2007 fq,14). Ndërkaq, Ambasadori i ShBA-ve në Beograd z. Majkëll Polt, thotë: “Zgjidhja e çështjes së Kosovës ndihmon integrimin e Serbisë “. (Gazeta “Infopress” e dt. 19 janar 2007 fq.15). Nënsekretari i ShBA-ve, z. Nikolas Bërns, ka thanë se “zgjedhja për Kosovën duhet të gjendet për një ose dy muaj, pas zgjedhjeve në Serbi. Por, ShBA-të edhe gjatë vitit të kaluar kanë folur, se zgjedhja duhet të gjendet deri në fund të vitit 2006”. (Po aty). Kurse, kryetari i Partisë Liberale Demokratike të Serbisë, Çedomir Jovanoviq, për të përditshmen austriake “Die Presse”, shkruan: “Serbia ka humbur gjatë gjithë shekullit XX-të në vitet 1912 -1913 në Kosovë kemi hyrë me luftë dhe po përshëndetemi nga aty me luftë. Në ndërkohë, nuk ia kemi arritur të dëshmojmë së çfarë dobie kanë shqiptarët nga shteti i Serbisë. Shteti ka qenë një armik për ta. Tani ne duhet të japim përgjegjësi se atje jetojnë dy milionë njerëz, me mundësi tejet të vogla”. (Gazeta “Zëri” e dt. 20 janar 2007 fq.14). Pastaj, bashkësia ndërkombëtare pregatitet të kënaq dy palët (shqiptarët e serbët) ngase “Pala kosovare ka qenë “zemërgjërë” në propozimet për decentralizim, ndërsa propozimi i Ahtisarit do të shkojë edhe më largë në oferta, që do të përfshijë edhe nivel të lartë të autonomisë, ndonëse joetnitet territorial të serbëve brenda Kosovës, paralajmërojnë diplomatë në Bruksel”. (Gazeta “Koha Ditore” e dt. 20 janar 2007). Kryetari i Rusisë, Vladimir Putin në bisedë me kancelaren gjermane, znj. Angela Mërkel, thotë: “Është i papranueshëm imponimi i statusit të Kosovës”. (Gazeta “Zëri” e dt. 22 janar 2007 fq.2). Ndërsa drejtori politik në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Britanisë së Madhe z. Xhon Sauer, thotë: “Statusi i Kosovës duhet të jetë i pranueshëm për popullatën shumicë”. (Gazeta “Zëri” e dt. 24 janar 2007 fq. 5). Komiteti Publik i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, ka votuar pro heqjes së paragrafit 4 që rekomandon përkrahjen e pavarësisë së kushtëzuar për Kosovën”. (Gazeta “Koha Ditore” e 24 janar 2007 fq.1). Për këtë, votuan edhe deputetet nga Shqipëria, këtë e ka refuzuar Ruzhdi Matoshi nga Maqedonia. “ShBA-të, Reagimi i Grupit të Kontaktit ndaj planit të Ahtisarit ishte pozitiv”. (Gazeta “Zëri” e dt. 29 janar 2007 fq.2). Ndërkaq “Kuvendi i Kosovës mirëpret pakon e Ahtisarit dhe afron disa rekomandimeve”. (Gazeta “Zëri” e dt. 9 shkurt 2007 fq.4). Pavarësia shpaguan jetët e të vrarëve. “Pjestarët e gjallë të familjeve të të vrarëve e të masakruarve në Arbëri, Likoshan, Prekaz, Meje, Reçak, Studime, Therandë, thanë se “të afërmit e tyre janë vrarë për një Kosovë të pavarur”. (Gazeta “Koha Ditore” e dt. 3 shkurt 2007 fq.8). Lëvizja për Vetëvendosje është këmbëngulëse, siç është pjesa dërmuese e popullsisë për parimin kryesor të demokracisë për “Vetëvendosje të popullit” pa negociata për Kosovën, por për Sanxhakun e Nishit, të Piratit dhe të Pazarit të Ri (Jemi Pazar), këtë e thotë, duke u bazuar edhe në këto argumente “vetëm gjatë luftës së fundit në të cilën ranë dëshmorë mbi 2.500 ushtarë të UÇK-së, forcat ushtarake, paramilitare dhe policore të shtetit serbë vranë mbi 12.000 qytetarë të pa armatosur, dhunuan afro 20.000 femra, rrëmbyen mbi 3.000 persona, një pjesë e konsiderueshme prej të cilëve, ende të pa gjetur, shkretëruan ose dëmtuan mbi 119.855 shtëpi, si dhe dëmtuan rëndë ekonominë e vendit tonë. Me këtë shtet, Kosova nuk ka marrëveshje të paqes”. (Gazeta “Epoka e Re” e dt. 29 janar 2007 fq. 4). Ndërsa, kryetari i PShDK-së akad. Mark Krasniqi, tha: “I dërguari i OKB-së për statusin e Kosovës, a. Marti Ahtisari, në propozimin e tij ka bërë shkelje drastike të të drejtave të popullsisë shqiptare, duke iu dhënë të drejta e privilegje minoritetit serb në Kosovë”. (Gazeta “Koha Ditore” e dt. 20.02.2007 fq.2).

Reagimet e serbëve dhe të tjerëve, në pakon e Ahtisart

Përfaqësuesit e Këshillit Nacional Serb (KNS) në veri të Kosovës hedhin poshtë pakon e z. Ahtisarit (Gazeta “Koha Ditore” e dt. 5.2.2007 fq. 3). Edhe “Qeveria e Serbisë e ka miratuar më 13 shkurt 2007 një rezolutë të re për Kosovën me të cilën hedhë poshtë të gjitha propozimet e të dërguarit special të OKB-së për Kosovën, Marti Ahtisari. (Gazeta “Zëri” e dt. 14 shkurt 2007 fq. 5). Me qëndrimin e Qeverisë se Serbisë “janë pajtuar përfaqësuesit e shumicë së partive parlamentare, të cilët njëkohësisht edhe kanë votuar për rezolutën. Kundër kanë qenë Partia Liberale Demokratike e Çedomir Jovanovqit dhe koalicioni i shqiptarëve të Luginës së Preshevës”. (Gazeta “Zëri” e dt. 15 shkurt 2007 fq. 4). Të përmbajtur, hungarezët e Vojvodinës.
Siç shifet, dokumentit të z. Marti Ahtisarit për statusin e Kosovës iu bënë një propagandë e madhe e agjitacion. Veçmas nga Ekipi negociator i Kosovës, si Veton Surroi, “Nuk shkojmë në Vjentë që ta ndryshojmë substancën e pakos”. (Gazeta “Zëri” e dt. 20.02.2007 fq.2). Përkundër realitetit se serbët pakicë (3-6 %) janë më të privilegjuar se shqiptarët. “Nëse, serbët e Kosovës i shqyrtojnë propozimet tona pa paragjykime, atëherë nuk do të gjejnë shkas për t’i refuzuar, ka thënë Albert Rohan, zv/kryenegociator për statusin e Kosovës, duke shtuar se 2/3 e propozimit të Ahtisarit synon mbrojtjen e pakicës serbe”. (Gazeta “Epoka e Re” e dt. 20 shkurt 2007 fq.2). Ashtu siç u veprua gjatë viteve 1988-1989, me Amendamentet në Kushtetutën e Serbisë, kur ndër të tjera thuhej, “Serbia fiton, Kosova nuk humbë asgjë”. Se a duel ashtu, më së miri e dëshmon gjendja që është zhvilluar prej 23 marsit 1989 e tutje me demonstrata, greva, largime prej pune, prej objekteve shkollore e universitare, sportive, shëndetësore e kulturore etj., filluan burgosjet, rrahjet, vrasjet, dëbimet dhe më në fund edhe lufta e egër gjenocidale dhe shkatërrimtare e Serbisë në Kosovë. Në fund u çliruam, falë zotit, sakrificës sublime të popullit, luftës heroike të UÇK-së në krye me bac Adem Jasharin, si dhe ndihmës së pakursyer të ShBA-ve me aleatët e saj. Kësaj here nuk guxojmë për asnjë çmim të mashtrohemi! Serbët nuk e pranojnë pakon e z. Ahtisarit, jo që nuk është në favor të tyre, por shpresojnë në ndihmën dhe përkrahjen e faktorit ndërkombëtar dhe të kolaboracionistëve shqiptarë që kanë qu krye më shumë se kurdoherë më parë. Nuk e pranuan pakon e z. Marti Ahtisarit për statusin e Kosovës, pa bërë dredhi deri në momentin e fundit, sikurse dhelpëra, siç kanë bërë në kohën e Kongresit të Berlinit (1878), Konferencën e Londrës (1912/13), Konferencës së Versajës (1918/19), Kremlinit (Rusi- 1945), Parisit (1946) e deri në Strasburg të janarit 2007, ku Këshilli i Evropës nuk e votojë Rezolutën për pavarësinë e kushtëzuar të Kosovës. Në këtë mënyrë prapë që dëshirojnë Kosova t’iu mbetet koloni klasike e tyre!
Në vazhdim do të propozoj disa nene që duhet t’i përmbajë dokumenti i z. Marti Ahtisarit për statusin e Kosovës.

Dokumenti i z .Marti Ahtisari për Statusin e Kosovës, duhet të përmbajë:

I. Dispozitat e Përgjithshme

Neni 1

Kosova është shtet sovran i pavarur, demokratik dhe social.
Sovraniteti në Kosovë në fazën e parë kalimtare do ta ushtrojnë populli i Kosovës në bashkëpunim me ShBA-të dhe aleatët e saj, e në pajtim me Kartën e OKB-së, Deklaratën e Përgjithshme për Liritë dhe të Drejtat e Njeriut, Deklaratën për Dhënien e Pavarësisë Vendeve dhe Popujve Kolonial të OKB-së, dhe të akteve tjera pozitive të së drejtës ndërkombëtare si dhe me këtë Kushtetutë.
Sovraniteti buron nga populli, si dhe i takon atij.
Populli e realizon pushtetin nëpërmjet përfaqësueseve të zgjedhur në mënyrë demokratike në zgjedhjet e lira, me referendum dhe në forma të tjera të shprehjes së lirë.

Neni 2

Territori i Kosovës është i pandashëm dhe i patjetërsueshëm në kufijtë e saj të pasluftës së Dytë botërore në sipërfaqe prej 11.960 km2, në fazën kalimtare, kurse kufijtë përfundimtar dhe etnik të popullit shqiptar janë ata që kanë ekzistuar para shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë më 28 Nëntor 1912 në sipërfaqe prej 32.960 km 2.
Kufijtë e Kosovës mund të ndryshohen vetëm me vullnetin e popullit, të shprehur në referendum apo ndërmjet përfaqësuesve të vet në pajtim me Kushtetutën.
Sovraniteti i Kosovës shtrihet mbi sipërfaqen e saj tokësore, ujore dhe në hapësirën ajrore.
Parlamenti i Kosovës ka të drejtë t’i kërkoi territoret e veta, të cilat iu janë shkëputur padrejtësisht, që t’i kthehen në mënyrë paqësore e demokratike.

Neni 3

Në Kosovë, ligjet duhet të jenë në pajtim me Kushtetutën dhe me aktet pozitive të të drejtës ndërkombëtare, ndërsa aktet e tjera juridike dhe me kushtetutë dhe me ligjin.
Secili është i detyruar t’i përmbahet kushtetutës dhe ligjit dhe t’i respektojë, si dhe realitetin e krijuar në Kosovë.
Formimi i partive politike dhe i asociacioneve të tjera politike është i lirë dhe duhet të jenë në pajtim edhe me numrin e popullsisë dhe sistemin juridik të Kosovës.
Partitë politike dhe asociacionet formohen dhe veprojnë sipas parimit territorial.
Nuk lejohet veprimtaria e një partie politike apo e ndonjë asociacioni tjetër, e cila nuk është e regjistruar në Kosovë dhe me programin ose me veprimtarinë e vet e vë në rrezik rendin demokratik – kushtetues, pavarësinë dhe tërësinë territoriale të Kosovës.

Neni 4

Forcat e Armatosura të Kosovës e ruajnë dhe e mbrojnë sovranitetin dhe pavarësinë e hapësirës së Kosovës në bashkëpunim me forcat e NATO-s dhe KFOR-it.
Sistemi i mbrojtjes së hapësirës së Kosovës rregullohet me ligj.
Forcat e Armatosura të ShBA-ve dhe të aleatëve të saj mund të qëndrojnë dhe të kenë baza në territorin e Kosovës edhe pas përfundimit të administrimit të Kosovës nga organizmat e komunitetit ndërkombëtar.
Mënyra, vendi,afati i qëndrimit, numri i forcave,gjinia ushtarake dhe arsenali ushtarak i forcave nga paragrafi 2 i këtij neni rregullohet me marrëveshje ndërmjet institucioneve përkatëse të Kosovës dhe ShBA-ve.

II. Liritë dhe të drejtat themelore të njeriut dhe qytetarit

Neni 5

Qytetarët e Kosovës kanë të gjitha të drejtat dhe liritë, pavarësisht nga raca, ngjyra e lëkurës, gjuha; përcaktimi kombëtar,fetar,partiak, gjinia, pasuria,përgatitja arsimore dhe përcaktimet e tjera.
Të gjithë janë të barabartë përpara ligjit.

Neni 6

Në Kosovë,pjesëtarët e të gjitha kombeve dhe pakicave janë të barabartë.
Pjesëtarëve të të gjitha kombeve dhe pakicave u garantohen liria e deklarimit të përkatësisë kombëtare, përdorimi i lirë i gjuhës dhe i shkrimit të tyre dhe autonomia kulturore.

Neni 7

Liritë dhe të drejtat mund të kufizohen vetëm me ligj për të mbrojtur lirinë dhe të drejtat e njerëzve të tjerë si dhe rendin juridik shtetëror, moralin dhe shëndetin publik.

Neni 8

Gjatë kohës së gjendjes së luftës ose të një kërcënimi të drejtpërdrejtë për pavarësinë dhe unitetin e Kosovës ose të fatkeqësive të mëdha natyrore, liri dhe të drejta të garantuara me Kushtetutë dhe akte përkatëse të institucioneve ndërkombëtare, mund të kufizohen. Për këtë vendos me shumicën e dy të tretave të të gjithë deputetëve, dhe në rast se Kuvendi nuk mund të mblidhet. Kryetari i Kryesisë së Kosovës do të vendosë.
Shtrirja e një kufizimi të tillë duhet të jetë në përshtatje me natyrën e rrezikut.

Neni 9

Garantohet e drejta për ankim kundër akteve juridike individuale të dhëna në procesin e shkallës së parë në gjykatë ose në organe të tjera kompetente.
E drejta për ankim mund të mohohet përjashtimisht në rastet e përcaktuara me ligj, në rast se është siguruar një mbrojtje tjetër juridike.

Neni 10

Aktet individuale të administratës shtetërore dhe organeve që kanë pushtet publik duhet të jenë të bazuara në ligj.
Garantohet kontrolli gjyqësor i ligjshmërisë së akteve të veçanta të autoriteteve administrative dhe të organeve qe kanë pushtet publik.

Neni 21

Kush shkel dispozitat e kësaj Kushtetute për liritë dhe të drejtat themelore të njeriut dhe qytetarit përgjigjet personalisht dhe nuk mund të shfajësohet me justifikimin e një urdhri epror.

III. Të drejtat ekonomike, sociale dhe kulturore
Neni 22

E drejta e pronësisë është e garantuar.
Pronësia bart detyrime. Mbajtësi i të drejtës së pronësisë dhe ata që përfitojnë prej saj detyrohen të kontribuojnë për të mirën e përgjithshme.
Shtetasi i huaj mund të fitojë të drejtën e pronësisë në kushtet e caktuara me ligj.
E drejta e trashëgimisë është e garantuar.

Neni 23

Në interes të Kosovës pronësia mund të kufizohet ose të merret me ligj duke e shpërblyer sipas vlerësimit të tregut.
Liria e sipërmarrjes dhe të drejtat e pronësisë mund të kufizohen përjashtimisht me ligj për të mbrojtur interesat dhe sigurinë e Kosovës,natyrën,ambientin jetësor dhe shëndetin e njerëzve.

Neni 24

Secili është i detyruar të marrë pjesë ë mbulimin e shpenzimeve publike, në përputhje me mundësitë e tij ekonomike!
Sistemi tatimor bazohet në parimet e barazisë dhe të drejtësisë.

Neni 25

Arsimi fillor është i detyrueshëm dhe jepet falas.
Secili në kushte të barabarta,mund të ndjekë arsimin e mesëm dhe të lartë në përputhje me aftësitë e veta.

Neni 26

Autonomia universitare është e garantuar.
Universiteti vendos në mënyrë të pavarur për organizimin dhe veprimtarinë e tij, në përputhje me ligjin.

Neni 27

Liria e krijimtarisë shkencore,kulturore dhe artistike është e garantuar.
Kosova inkurajon dhe ndihmon zhvillimin e shkencës,kulturës dhe artit.
Kosova mbron vlerat shkencore,kulturore dhe artistike si vlera shpirtërore kombëtare.
Garantohet mbrojtja e të drejtave morale dhe materiale që rrjedhin nga krijimtaria shkencore, kulturore, artistike, intelektuale dhe nga çdo krijimtari tjetër.
Kosova inkurajon dhe ndihmon përkujdesjen për kulturën fizike dhe sportin.

Përfundim
Të nderuar zyrtarë të faktorit ndërkombëtar dhe vendor, Propozimi Gjithëpërfshirës për Marrëveshjen për Statusin e Kosovës i dt.02 shkurt 2007, nëse nuk ndryshohet dhe plotësohet me vërejtjet dhe synimet që janë dhënë është i dështuar që në fillim(start). Ngase nuk bën zgjidhje as për së afërmi të çështjes së Kosovës, në pajtim me shkencën e historisë (realitetin e së kaluarës dhe me perspektivën e shqiptarëve dhe të rajonit Ilirik në të ardhmen), me të drejtën ndërkombëtare dhe nuk i shërben: paqes, drejtësisë, barazisë,demokracisë dhe stabilitetit të gjendjes në Iliri (Ballkan). Përkundrazi, i joshë epshet nacional-shovensite dhe ekspansioniste të shteteve fqinje për krime, shkatërrime,dëbime dhe kolonizime të reja ndaj popullit dhe hapësirës shqiptare, veçmas serbo-malazezët, si dhe bëhet bazë për kriza dhe vatra lufte edhe në rajone të tjera të Evropës e më gjerë.
Ndërkaq, asaj kategorie të qytetarëve dhe të subjekteve politike dhe shtetërore të Kosovës dhe të Shqipërisë, posaçërisht Ekipit negociator të Kosovës që pajtohen me dokumentin e Ahtisarit, iu tërhoqi vërejtjen se janë,duke vepruar,siç thotë populli, si : “gomari kur e ka ngrënë,ariu pjesëve të trupit, e thonte ishalla jam ëndërr, derisa ia ka ngrënë edhe zemrën”.
Propozoj që tërë procesin e statusit të drejtë të Kosovës – njohjen dhe garantimin e Kosovës, shtet i pavarur dhe sovran në sipërfaqe prej 11.960 km 2 dhe te negociohet me Serbinë për 22.000 km 2, ta përcjellë, udhëheqë dhe mbikëqyre implementimin e procesit të pavarësisë e sovranitetin e Kosovës, ta bëjnë ShBA-të me aleatët e saj. Ngase kanë kontribuar më së shumti për realitetin e krijuar dhe janë shtetet më humane dhe demokratike në botë. Pastaj, mënyra dhe procedura e deritashme e udhëheqjes nga faktori ndërkombëtar në Kosovë nuk është treguar i suksesshëm në pavarësimin e Kosovës; ta obligoni Serbinë dhe serbo-malazezët që ta njohin dhe pranojnë realitetin e krijuar në Kosovë; kanë institucionalizuar korrupsionin dhe mafiozitetin; nuk kanë treguar sukses në planifikimin dhe rregullimin e vendbanimeve dhe të hapësirës; mbrojtjen, rivitalizimin dhe rikultivimin e ambientit jetësor; në trajtimin e drejtë të trashëgimisë monumentale; evidentimin dhe verifikimin e pronësisë; luftimin e kontrabandizmit, veçmas me paluejtshmërit; privatizimin e keqpërdorën duke e shëndërruar në shitje klasike dhe tenderim reketash; në luftimin e varfërisë dhe të dallimit në zhvillim në mes të pasurëve dhe të varfërve, politikë e dobët të punësimit dhe as në luftimin e nepatizmit e të shkeljes së ligjit. Në fund propozimi i dokumentit-pakoja e z. Marti Ahtisarit për statusin e Kosovës, nuk përkon me realitetin dhe ardhmërinë-stabilizimin e qëndrueshëm të rajonit etj. Si i tillë duhet të ndryshohet dhe plotësohet në pajtim me vërejtjet dhe sygjerimet e dhëna.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...