2023-03-29

Çka është Kineziologjia humane

   




Shkruan: Akademik Flori Bruqi.PHD

Fiziologjia sportive  është shkenca që studion funksionet e organeve, sistemeve dhe në tërësi të të gjithë organizmit të njeriut në kushte normale, dhe kjo  paraqet në mënyrë të qartë e konçize. Qëllimi kryesor i  Fiziologjisë sportive    është të pajisë studentët e Kulturës fizike  me informacionin e duhur mbi faktet dhe konceptet themelore të fiziologjisë mjekësore, sportive , e cila do të ndihmojë studentët për të kuptuar klinikën mjekësore, funksionimin e organeve dhe organizmit në kushte normale , në kushte patologjike si dhe  në kushte sportive  Një pjesë  i është dedikuar fiziologjisë së aplikuar. Kjo do të ndihmojë studentët  të kuptojë mekanizmat fiziologjikë të cilët shpjegojnë një sërë problemesh klinike si dhe sportive.


Trupi i njeriut është "makinë" e gjallë tepër komplekse dhe anatomia na mëson për strukturën e trupit. Kur sportistët vijnë në trening ata janë në forma, madhësi dhe ngjyrë të lekurës të ndryshme, por trupi i tyre punon plotesishtë në mënyrë të njëjtë.

 Pasi të zhvilloni nivelin e të kuptuarit se si është i ndërtuar trupi do të keni mundësi të kuptoni më mirë se si ai reagon në ushtrime dhe trening. Nuk keni nevojë për njohuri të hollësishme dhe komplekse nga anatomia dhe fiziologjia, por keni nevojë të kuptoni strukturën bazike të trupit tuaj dhe si ajo funksionon së bashku. 

Fiziologjia na mëson për funksionet e trupit. Studimet se si trupi funksionon dhe ndryshimet që i pëson gjatë ushtrimeve të rregullta trupore njihet si fiziologjia e ushtrimeve. 

 QELIZAT - PJESE E NDERTIMIT TE JETES 

 Qeliza eshte njesia e materies jetesore dhe eshte pjese themelore e ndertimit te jetes. Te gjitha gjallesat jane te ndertuara nga nje apo me shume qeliza. Trupi i njeriut eshte ndertuar nga miliona pjeseza te vogla, te qelizave jetesore. Qelizat e ndertojne lekuren tone, eshtrat tone, muskujt dhe intelektin tone, dhe te gjitha pjeset e trupit tone. Ckado qe bejne, jane te perfshira miliona qeliza te imta te formave dhe madhesive te ndryrshme te cilat punojne se bashku. Secili lloj i qelizes apo grup i qelizave kujdeset per pune te ndryshme. Dhe si rezultat i kesaj te gjitha qelizat nuk jane te njejta. Disa qeliza, p.sh. jane te percaktuara te: - Kujdesen per porosite- qelizat nervore kujdesen per porosite elektrike - Kujdesen per substancat kimike- qelizat e kuqe ne gjak kujdesen per oksigjenin ne trup, - Mbajne trupin - qelizat eshterore (kockore) e ndertojne skeletin, - Levizin trupin - qelizat muskulore mund te krijojne force. Secila qelize ka punen e vet per te kryer, por te gjitha qelizat jetojne, rriten dhe vdesin, per tu zevendesuar me qeliza te reja.



Kineziologjia si terminologji qe vjen nga anglishtja, ndryshe shkenca e levizjes, është një studim shkencor i lëvizjeve trupore njerëzore ose jonjerëzore. Kineziologjia i referohet mekanizmit të lëvizjeve fiziologjike, biomekanike dhe psikologjike. Aplikimet e kineziologjisë në shëndetin e njeriut (d.m.th. Kineziologjia humane) përfshijnë biomekanikën dhe ortopedinë, forcën dhe kondicionin; psikologjinë sportive; metodat e riaftësimit, të tilla si terapia fizike dhe profesionale; si dhe sportin dhe ushtrimet. 

Ilustrim 





Studimet e lëvizjeve të njeriut dhe të kafshëve përfshijë masat e përcjelljes së sistemeve të lëvizjes, sistemet e elektrofiziologjisë së muskujve dhe të aktivitetit të trurit, metoda të ndryshme për monitorimin funksioneve fiziologjike, dhe të tjera të sjelljes dhe teknikat njohëse kognitive. Kineziologjia siç përshkruhet më sipër nuk duhet të ngatërrohet me kineziologjinë e aplikuar, një metodë  mjekësore diagnostike e diskutueshme. Fjala Kineziologji vjen nga greqishtja e lashtë: κίνησις kinesis, "lëvizje" (nga κινεῖν kinein, "për të lëvizur", "të lëvizësh" ), dhe -λογία -logia, "studim".

Lexoni edhe :

https://view.publitas.com/libraria-online/diadem-letrare/page/292-293

BASHKIMI EVROPIAN PO E NDIHMON SERBIN POR NUK E MERITON

 







Hasan Prishtina, ideologu kryesor i luftës për liri dhe pavarësi kombëtare

Shkruan:             Akademik Prof Dr Hakif Bajrami

    

                                                                 Shkurtore

Opinioni shqiptar që është i preokupuar me statusin e Republikës Kosovës (shteti i dytë shqiptar), nuk duhet të brengoset për faktin sepse 22 shtete të BE-s e kanë pranuar. Ndërsa, 5 shtete të BE-s provizorisht po deklarohen se nuk e kanë prnuar Koosvën si shetet sovran. Lidhur me këtë, dy akterët kryesor që e drejtojnë debatin për Kosovën, janë nga Spanja dhe Sllovakia , të cilat deklarohën se nuk e parnojnë shtetin më të ri në Evropë (Kosovën). Por, nuk është ironi, por është realitet se (mos)Marrëveshja e Ohrit e njeh Republikën e Kosovës shtet sovran, të barabartë me Republikën e Serbisë (lexo tërë kompozicionin e dokuemnetit me aneks). E vërteta, fare nuk ka rëndësi a na njeh Serbia, prej së cilës në rend të parë kërkojmë të na tregoi ku janë varret e të pagjeturve. Dhe krejtë në fund, nëse dëshiron mund ta hap ambasadën në Prishtinë, por së pari duhet t` i paguaj reparacionet ashtu si i pagoi nazifashizmi gjerman, kudo që rrënoi 1939-1945. Pra Serbia ka obligime ndaj shqiptarëve, ndërsa ne e kemi për deytërë t` ia përkujtojmë dhe prezantojmë institucionalisht sasinë e dëmeve për dy shekuj.

Kristofer Hill (ambasador i SHBA në Beograd) në Krahinën shqiptare në Preshevë foli se si çështja shqiptare në Serbi nuk është e njejtë me çështjen serbe në Kosovë kur Kosova kërkon RECIPROCITET. Po, më kujtohet është ky Hilli që vinte nga Shkupi dhe drejtë në Beograd, për t` i marrë instruksionet nga Milloshi. E dijmë në dubiozë histirinë e tij. Nuk mundet me dalë nga klishetë kur ishte gazetar. Kaq. Por një fakt bota Perendimore duhet ta mësoj se çdo investim në Kosovë është i grantuar. Për këtë granton shteti dhe BESA shqiptare. 

                            Historia e ndarjës së Kosovës nga Stambolli pati filluar më 1878

Po të lexohet libri:  Bahri Cani Cvijetin Milojevic, KOSMET ili KOSOVA, Beograd 1996, (tirazhi 1200 ekzampalr)  hapur shihet se intelektualët shqiptarë nuk pranojnë më asnjë lloj kolonializmi që është i imponuar nga Beogradi. Së dyti, më 1995 është botuar libri: Politika e shfarosjës Shqiptarëve dhe kolonizimi serbian i Kosovës, Prishtinë 1995, “Çendra Informative e Kosovës” e drejtuar nga Enver Maloku, në 25000 kopje. Me këtë libër, që është përkthyer “tinzisht” edhe në anglishte, sërbëve u bëhet me die, se nuk do të durojmë më as një lloj okupimi. Këtu jemi si popull edhe para Krishtit famëlartë, dhe nuk tundemi. A do të vuajmë dhe a do të paguajmë haraq, për shkak të mosdijës dhe mospunës sonë, por vjen në shprehje edhe lufta e armatosur!.

                                   Historia e ndarjës së Kosovës nga Serbia ka filluar më 1912

 Prandaj të huajtë, pra edhe serbianët na “kanë marrë erë në qafë”, se nuk jemi unik, dhe herë po na qesin në breg, e herë në prrua. Nuk e meritojmë, por veset e okupatorëve kanë mbetë në trurin tonë të mykur në robëri pas çdo robërie. Po, ka edhe sot shqiptarë, që  folë shqip dhe thot, madje edhe në TV se: “Turiqa nuk ka qenë okupatore në trojet tona”. Të njejtin mendim e ke të shprehur edhe më 1989-1999, por edhe më tutje një pjesë e caktuar shqipfolëse se: “me Serbinë kemi lidhje tradicionale”. Ky lloj shkrolagjish edhe okupimin serbian dhe jugosllav nuk e quan okupim, por e quan diçka që ka kullotë familiarisht në to, duke u sherbyer si qeni zotërisë. Të dy rëbëritë e kanë pra një emrues të përbashkët, e ai do të thot okupim shumë i egër, sa që e luftuan çdo lëvizje të kombit tonë sidomos për shkollim dhe emancipim ekonimik.

Po mbushën 45 vjetë kur e pata zbuluar Testamentin e Arçibad Rajsit në AJ në një zarf të mbylluar hermetikisht (profesor i kriminalistikës dhe advokat i serbianëve nga viti 1908 e deri më 1928 kur vdiç-hb). Arçibad Rajs ishte me kombësi Zvicran, dhe u kishte qëndruar serbëve në çdo kohë pranë, si ekspert me këshilla dhe dituri. Madje edhe në Versaj më 1919 ishte në ekipin e Nikolla Pashiqit si për intriga ashtu edhe për realitete, sepse ishte profesor i krimianlistikës dhe kishte famë botërore. Nuk dihet me çka e kanë afruar serbianët Arçibad Rajsin. Me pare jo, sespe e pshtyu Nikolla Pashiqin, kur iu ofruan paret për sherbimet që ua bënte e për të cilat do të shkruaj në testament se: “populli serbian jo i tëri, por sidomos politikanët dhe intelektualët, janë bukëpërmbysës”. Arçibad Rajsin sa herë ta lexoish (testamentin e tij për serbianët), gjithënjë mëson diçka që është karaktersitikë e: “intelegjencës dhe dinakërisë politike, që si biberi në gjellë, çdo veprim e përziejnë me rrenëna si specialitet, që e kanë gati të lindur, si instikt të ujkut që e kanë, të tarshëguar, gjithnjë në luftë për të përfituar diçka, që nuk është e tij-konkludon Rajs më 1922. Po, nuk kanë intelektualët serbian të ndalur, me pati thënë prof Dr Lubica Shtefan, e cila nuk “deshti” ta vejë emrin në TRI broshuart që i pati përgatitë me titull: “ Srbija i Albanci”- (Serbia dhe Shqiptarët), e që u botuan në Lubljan më 1988. Atëbotë isha në dieni për autorsinë e saj, në detale. Madje, shumë artikuj të Kosta Novakoviqit, Dimitrije Tucoviqit, Dushan Popoviqit, Trisha Kacleroviqit, e shumë të tjerë ia pata dhuruar si kopje, për çka arrijta që në Zagreb ta identifokojë se ku gjëndet gazta “Hak”, e cila i përshkruante mizoritë serbiane mbi shqiptarë (1919-1924), sikur të ishin një masë pa emër dhe pa asnjë vlerë njerëzore, ashtu si na kanë trajtuar okupatorët serbian dhe jugosllavë (1912-1999). Dhe, kur studiuesi i lexon ato fakte, nga pozita ku jemi sot, disi të mbushet mendja se gjenrata jonë me burgje, demonstrata dhe luftëra të DREJTA,  e ka siellë Kosovën ku është sot-shtet solid me 116 shtete që e kanë parnaur. Por, mos të harrojmë pra se A. Rajs ishte zvicran, por edhe Dik Marti ishte zvicran kur trilloi “transplantim të organeve njerëzore” në një shtpi që e kishte torishtën e bagëtive shumë afër (!!!). E vërteta, edhe Arçibadi edhe Diku duhet të paditpën, post factoris, se janë fabrikues të nivelit të atij që pret koka me shpatë-pra janë xhelatë të pagur.

Të kuptohemi se historianët shqiptar në Kosovë nuk kanë heshtë kurrë për asnjë mizori të asnjë etape historike. Por me guxim kanë bërë lufë frontale me libra me intelegjencinë serbiane nepër simpoziaume dhe kongrese, për të cilën luftë Porf Dr Arçibad Rajs (Zvicran me origjinë) shkruan se: “serbët  janë njerëz të ditur në disa raste, por që horizontalisht ditën i bien legenit, ndërsa natën i bien tupanit, pale mos po ua futë ndokush ndënjë grosh në xhep”, qotë nga Lindja apo nga Perendimi dhe me që ia kanë mësuar të dy palët, këta, serbianët janë deformuar në gjenetikë; pra te ta-serbianët  vlon kanceri i korrupsionit, do të shkruaj Miroisllav Kërlezha më 1938. E po këta serbianët,  gojën e kanë plot vatan, prap thekson Kerlezha. Dhe habitët njeriu kur i ndien se sa “partiotë” janë kur është fjala me sajuar rrena dhe me nxitë luftëra jo të drejta, sepse grabitjën e pronës huaj e kanë në xhak, e kanë instikt trunor si ukju i uritur i pyllit, sepse AND e tyre është e ngjizur nepër shpella dhe nuk ndryshon”, përfundon Arçibaad  Rajs më 1927 kur tentuan ta vrasin Nazim Gafurrin.

Në frymën e polemikave se kush ka të drejtë historike mbi Kosovën, më 1984 në Lublan u botua libri “Themelimi i shtetit Shqipar”, por që mbante titullin “Shqiptarët”. Aty bota perendimore pati mundësi për ta mësaur të vërtetën mbi shqiptarët dhe tokat e tyre. Jo vetëm kaq, Akademia e Shkencave e Tiranës i pati botuar TRI libra për Kosovën dhe ato u përkthyen edhe në anglishte. U botuan edhe libra të tjerë, për të cilat pati debatuar edhe Komiteti Qendror i LKJ në Beograd. Dhe, në fillim të vitit 1989, çështja e Kosovës aq ishte forcuar në qarqet Evropiane si problem, sa që hapur shkolla e Beogradit, përkudnër shovinizmit të shprehur në Memorandumin e Akademisë më 1986, rrugën e shqiptarëve për liri  e shihte të pandalëshme, e shihet  shkëputjën e Kosovës nga vegzat sllave si të pashmangëshme. Prandaj, për ta shporrë këtë realitet ishin aq të prirur në krime dhe gjenocid, duke provuar ta kopjojnë historinë e Sanxhakut Nishit nga viti 1877, kur në 714 katune dhe 6 qytete nuk mbeti shqiptarë i gjallë. (Lexo: J. H. Vasileviq, Albanska Liga, Beograd 1909).Por, kur nuk mund të bashkjetonin sllovenët, kroatët, maqedonët, malazezët, boshnjakët me serbianë belaxhi, atëherë para shqiptarëve lindi ideja (lindi më 1945, u forcua më 1968 dhe hapur foli me fuqinë e armës më 1981,  rilindi më 1992 dhe e mori emërin UÇK, dhe lufa u bë obligim kombëtar, deri në fund të shekullit XX-të. I lumi ai që e ka kuptuar në këtë mision, i mjeri ai shqiptar që e ka sabotuar dhe e ka  luftuar këtë obligim kombëtar shqiptar, për çlirim. Po, edhe sot, ka zëra dhe po zhvillohet propogandë se: ” Kosova është çliruar me llafe dhe me politikë paqesore. Shumë konstatim i vërtetë, sikur të ishte ashtu si dëshirojnë të ishte. Nuk  e di  se si këta llafazana e spejegojnë politikën serbiane edhe sot, nepër odat dhe kafenetë e tyre, që nuk kanë ndryshuar fare. Madje, mund të thuhet se çlirimi ka ardhur si ndihmë luftës sonë të UÇK-ës, por kryekput me tomahokët e  NATO-s për 78 ditë pa nderpererë bombardime. Jo, llafet politike këtu kur janë në pyetje serbët, nuk ngjyhen ma me bojë, por janë një helm që është edhe amdje edhe  infektiv.

           Çka po flitete dhe çka po zihet për (mos) marrëveshjen e Ohrit 18 mars 2023

E vërteta, A. Vuçiq do të dali më 19 mars 2023 në Beograd dhe do të deklarojë para popullit se “në Ohër nuk kam nënshkruar asgjë, sepse më ka dhimtë dora”. Në lidhje me këtë, si njohës i historisë serbiane deri në detale, sidomos pas vitit 1804 e deri më 1999, mund të konkludojë se: “Republika e Madhe –Serbia e Naçertanisë” dhe Republika e Kosovës,  tani janë realitet dhe janë pjesë e Ballkanit. Lidhur me këtë, të dy republikat dihet se janë pjesë edhe e Evropës. Por në këtë precizitet nga këndi i Arçibad Rajsit, Serbia kur donë të përfitojë toka të huaja deklarohet se është me Rusinë. Ndërsa kur donë për të përfituar investime, deklarohet se është “vend i krishterë dhe është me Perendimin” . Mjerisht dikush në Evropë këtij pozicio ni serbian tragjikisht po i biseon, madje më 1878 në Berlin, më 1913 në Londër dhe më 1919 në Paris ia ka mbajur anën. Po, ia ka mbajyur anën sepse është përseritë historia sikur të ishte koha e kryqzatave 1094-1227.

Pas luftës së UÇK-ës që e çliroi Kosovën nga robëria në bashkveprim me NATO-n për 78 ditë, dihet se imperializmi serbian u detyrua të nënshkruaj KAPITULLIMIN në Kumanovë më 10 qershor 1999. Pas asaj lufte e deri më 2019 çarqet politike dhe “intelektuale” serbiane nuk kanë lënë mjet pa përdorë e pa akuzuar se: “NATO gjatë bombardimit ka përdorë bomba me uranium të varfëruar”. Prandaj nepër Serbi po rritet smundja e kancerit, thonin. Fare këta papagaj nazifashista nuk llogarisinin se cili është rroli i uraniumit dhe pse e blemnin mallin e tyre “të kontaminuar” shtetet e BE-s, madje edhe Rusia dhe shtetet tjera të botës. Madje, e blejnë sepse e dinin se nuk ka pasë radioaktivitet edhe në ujë, të cilin ende e blejnë, sidomos vendet arabe.

Në lidhje me (mos) marrëveshjen e Ohrit, jam i deyruar të them se shtetet e BE-s (plus SHBA që “shiqon” nga bregu) kanë debatur ngjeshur në Këshillin e BE-s në Brukzsel për Kosovën disa herë, sidomos nga viti 2014 kur Rusia bëri anshlus në Krime, sepse i hetuan dinakëritë e saj. Debati në Bruksel sidomos, ka qenë në mes 22 shteteve që e njohin Republikën e Kosovës (se Republika e Kosovës do të jetojë derisa të jetojë Evropa, deshti Serbia ose jo-thënje e një diskutanti-hb) dhe 5 shtete që nuk e njohin Kosovën si shtet. Po cili është kompromisi në mes tyre para 18 marsit 2023,shtrohet pyetja. Është kompromis mjaftë lartë i çmuar si e arritur diplomatike dhe mjaftë realisht i vlerësuar si e arritur strategjike karshi nxitjës Rusisë për ta destabilizuar Malin e Zi dhe pastaj Kosovën, për interesa të politikës dhe intelegjencisë insufunete (zfgjëruese) serbiane dhe smundjes shoviniste ruese që si duket nuk ka sherim derisa Putini të gjindet prapa grilave, ose para ndonjë atentati të planifikuar nga vet rusët, si kanë ditur të veprojnë edhe në të kaluarën, ndaj tiranëve të tillë, sepse lufta në Ukrainë është krim ndaj njerëzimit, ngjajshëm sikurse ka vepruar Serbia, madje duke bërë edhe gjenicid konceptual .

                         Politika serbiane sot është e xhveshur nga misterioziteti

Politika serbiane e ka parim për të grabitë diçka ose në tërësi tokën e Kosovës, por pa shqiptarë. Këtë politikë Serbia e ushtron qe dy shekuj. Madje, i ka sajuar 37 programe për shfarosjën e shqiptarëve 1836 me programin e V. Karaxhiqit, Srbi svi i svuda dhe ka mbauar me Planin “Patkoi” më 1999. Dhe, duke e pasë për bazë këtë realitet, Serbia nazifashiste nuk ka shansë se do të demokratizohet, nuk ka shansë se do të kthehet kah Prendimi. Po, Serbia kthehet kah Prendimi nëse ia premtojnë Kosovën, Maqedoninë, Malin e Zi dhe mbi gjysmën e Bosnje Hercegovinën. Ky është çmimi i A. Vuçiqit që ishte zëdhënës i S. Millosheviqit që u kaulifikua si “kasap i Ballkanit” pra një Hitler i dytë me synime të njejta por me fuqi minore.  Në pyetje pra është politika e vjetër serbiane e nxituar nga Rusia për të dalur në Adriatik. Mu për këtë u shkrua palni i Naçrtanisë. Pra nëse ndodhë ky realitet, Rusia e ka të shkruar për ta okupuar edhe Serbin. Këtë realitet politikanët tanë, as një deri me sot nuk ia ka zbërthyer ndënjë institucioni në Perendim. E vërteta, zyrtarët e Prendimit, po t` i kanë informatat nga një libër i shkruar: nga autori shqiptar, dhe një libër i shkruar nga autori serbian, pa asnjë mëdyshje iu besojnë rrenave të serbianit. Këtë fakt e kam vërtetuar në Bruksel, në Nju Jork dhe në Paris. Madje tërë këtë realitet, A. Vuçiqi profeton se do ta ralizojë pasi që Vlladimir Putini të hynë në Kievë me tanket :Leopard” prodhim gjerman . Në anën tjetër,  A. Vuçiq planifikon të hyjë në Prishtinë me tanket ruse, të tipit “arusha e Sibirit pa këmbë”, pikërisht me ato që patën marshuar në Aeroportin e Prishtinës, ende pa u aporvuar Rrezoluta 1244 e KS OKB-ës, për kapitullimin e Serbisë.

Pra edhe një herë e përforcojmë mendimin se:  (Mos) Marrëveshja në mes Albin Kurtit dhe A. Vuçiqit në Ohër më 18 mars 2023, nuk është në mes tyre, por është Marrëveshje në mes 22 shteteve të BE-s që e kanë njohur Kosovën me një anë, dhe 5 shteteve që nuk e kanë njohur Republikën e Kosovës, në anën tjetër. Bisedimet në “ilagalitet” në mes tyre janë zhvilluar në Këshillin e Evropës. Aty unanimisht është aporvuar Plani Franko-Gjerman mbi statusin e Kosovës. Lidhur me këtë 5 shtetet që nuk e kanë njohur Kosovën, në heshtje janë pajtuar de fakto se e njohin Kosovën dhe statusin e saj kushtetues Ahtisarian. Prandaj, me që çështja është ndërkombëtarizuar deri në atë shkallë, sa opinioni serbian është kah mendon se “zgjidhja” po niset nga fillimi, dhe kështu politika serbiane po jeton dhe noton mbi rrenat e veta në stilin ka: “cofur  gomari, por mednon se është gjallë”. Ky pohim, është një konstatim i vetkënaçsisë serbiane,  sepse Republika e Kosovës e ka ratifukuar Marrëveshjen e Brukselit 2013, në Parlament. E kundërta, Republika e Serbisë as që e ka vënë në rend dite në Parlamentin e saj për ratifikim Marrëveshjen e Brukselit nga viti 2013, po as atë të vitit 2015. Dhe kjo çështje e brendëshme në Serbi, po spjegohet nepër koluare politike, se është në dobi të saj, pale mos po e shkputë Veriun e Kosovës, ose po themelon brenda saj një “zajednicë” që funksionon me firmë të Beogrdait si fatamorganë, të paktën për fillim. E po më duhet të them, se përqindja e serbianëve në Kosovë në të dhjetë komunat, prej tyre shtatë komuna mëhallash nuk arrin në 4% në bivel të tërë Kosovës. Dhe diplomacia e SHBA është prononcuar hapur se nuk “ka republikë serbiane në Kosovë”, dhe thellë besoi se nuk do të ketë. Por, duhet vdpruar i zgjuar se mundet të infilrohet ndonjë solucion “republike”, e cila sa e njoh Albin Krtin, nuk do të ndodhë kurrë.

         Ku janë shkaqet që partitë opozitare të Kosovës sillen armiqsisht ndaj Qeverisë Kurti

Shakqet për këtë pozicion janë të shumta. Ato në shiqim të parë duken se janë personale, por e vërteta, kundershtimi zbulohet si armiqësi banale politikaneske.  Ndoshta këta politikanë të verdhë (LDK+PDK)  e mbështesin pohimin e tyre se Albin Kurti kohë më parë mësonte se në çdo variantë të Marrëveshjes me Serbinë, çështja e njohjes reciproke është në qendër. Në këtë nye politik, Plani Franko-Gjerman këtë fakt e garanton në porces, por në germat e Planit nuk thuhet eskplicite. Madje kur dihet se Franca dhe Gjermani e kanë njohur Republikën e Kosovës, atëherë shumë lehtë vijmë në përfundim se çka sankcionojnë këto dy shtete shumë të fuqishme të BE-s, të cilave ngadal iu bashkangjit edhe Italia. E për këtë realitet Baci Demë (Demaçi) mësonte: “ Dielli shqiptar lind në Prendim. I mjeri ai që plaket me një palë mend dhe nuk trasferohet”.

Sot, po të thehet politika e këtyre tri shteteve (Gjermani, Francë dhe Itali), ashtu si po kritikojnë LDK dhe PDK qëndrimin e Qeverisë Kurti, pa e peshuar politikisht firmë e kujtë është Marrëveshja, disi me të ardhur gjynah sa poshtë kanë zbritur “liderët” me miekrra dhe pa to (tasjan) të partive tona që kur ishin në pushtet e patën bërë Republikën “rropitoll” me korrupcion dhe nepotizëm të çdo lloji.

Prandaj shkaqet e kritikave ndaj qeverisë Kurti që vijnë nga partia që nënshkroi dokument më 2013 dhe ajo që nënshkroi Marrëveshje më 2015, nuk janë asgjë tjetër veçse një ortek i urrejtjës patologjike shqiptaro-shqiptare,e mbuluar  me një  batanie të papastër, puro politikaneske.

Së këndejmi nuk është çudi që këto parti kanë rënë në provimin politik, por është tragjedi për të satën herë që BE ia beson më tepër Beogradit agresiv se sa Prishtinës që lufton për objektivizimin e historisë Kosovës dhe tokës saj den baba den shqiptare.

 Së këndejmi, kërkoi publikisht debat publik me shkenctarët serbian lidhur me historinë e Kosovën. Jam i sigurt, në bazë të dokumenteve që posdohen se Serbia e ka humbur luftën për Kosovën edhe në fushën e betejës edhe në tavolinat shkencore, dhe mundet të ëndrrojë vetëm për ndonjë ekspozitë se si ka vafrë dhe rrënuar në tokat shqiptare për dy shekuj pa ndërprerje, me zjarr, kacatura, pushkë e topa, po edhe me avion e tanke të çdo lloji.

Sjlrimi i kushtohet: Adem Demaçit, Zahir Pajazitit, Adem Jasharit dhe Tahir Sinanit, të cilët me luftën e tyre të drejtë i trreguan botës civilizuar se ku janë trojet shqiptare dhe cila është Shqipëria Etnike.

 Më 27 mars 2023

Rusia në vazhdën e shpifografisë kundër shqiptarëve

 



                        Akademik  Eshref Ymeri,PHD

 


               

Trekëndëshi ortodoks Boegrad-Athinë-Moskë, ka qenë gjithmonë qendra e gravitacionit të armiqësisë kundër kombit shqiptar. Beogradi dhe Athina, shpifografinë e kanë pasë ndërthurur përherë me krime barbare të të gjitha llojeve kundër shqiptarëve. Ndëkohë Rusia, si vend shumë i largët, zejen e shpifografisë, me zellin e një qenieje të sëmurë nga trutë, e ka pasë përdorur dhe vazhdon ta përdorë deri në ditët tona.

Këto ditë, tek po shtegtoja nëpër faqet e internetit, meqenëse ndjek rregullisht krimet e ushtrisë fashiste ruse në Ukrainë, hasa në një artikull, me autore Elena Ponomarjovën (1967), politologe, historiane dhe publiciste ruse, specialiste e historisë bashkëkohore të Ballkanit, doktore e shkencave politike, me titullin “profesor”, pedagoge e Institutit shtetëror moskovit të marrëdhënieve ndërkombëtare. Artikulli titullohet:

“Faktori shqiptar i destabilizimit të Ballkanit perëndimor: trajtim sipas një skenari”.

Ky artikull është botuar në manualin e institutit të lartpërmendur në vitin 2018, f. 99-124.

Artikulli paraprihet nga një shënim me dy paragrafë. Në paragrafin e parë, historiania shkruan:

 “Faktori shqiptar i politikës ballkanike, i cili formësimin e parë institucional e ka kristalizuar në fundin e shek. XIX, në “Lidhjen e Prizrenit”, sot shërben si një minues serioz i situatës në vendet e Ballkanit perëndimor. Mbi bazën e fakteve historike, demografike, fetarokulturore dhe politike, në artikull është marrë në analizë natyra e irredentizmit shqiptar dhe argumentohet mundësia e realizimit të skenarit të shqiptarizimit, ecuria e të cilit mund të ndjekë dy drejtime. Në rastin e parë është fjala që, në territoret e Shqipërisë, të Kosovës, të Maqedonisë perëndimore (Republika e Iliridës) dhe të Greqisë veriperëndimore, të krijohet nocioni me emërtimin e kushtëzuar “Shqipëria e Madhe”. Së dyti, bëhet fjalë për bashkimin e territoreve, të banuara me shqiptarë, përmes krijimit të bashkësive të krahinave islamike të vendeve të rajonit. Rolin e veçantë në realizimin e këtij skenari e luajnë strukturat e terrorizmit ndërkombëtar, të cilat Kosovën e konsiderojnë si njërën nga zonat qendrore të përgatitjes së luftëtarëve. Argumentimi i mundësisë së zhvillimit dhe realizimit të skenarit bëhet sipas katër parametrave kryesorë, të cilët përfshijnë sferën politike, ekonomike, ushtarake dhe fetarokulturore. Në listën e autorëve kryesorë të skenarit renditen forcat e armatosura të Kosovës, formacionet paramilitare shqiptare në territorin e Maqedonisë perëndimore, korporatat transnacionale, kompani ushtarake private, si edhe shtete, të cilat e mbështesin projektin politikisht dhe financiarisht, si Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Britania e Madhe, Turqia dhe monarkitë arabe”.

Shpifjet e kësaj historianeje janë të shumta, por do të mjaftohem vetëm me citimin e disave prej tyre.

Së pari, ajo shkruan:

“Projekti për krijimin e Shqipërisë së Madhe, faktikisht, është pjesë e një strategjie më të gjerë  të “Al-Kaedës””.

Nuk ka asgjë për t’u habitur me këtë shpifje, se Rusia, gjatë gjithë kohës së ekzistencës së saj, përherë ka qenë dhe vazhdon të mbetet kryekështjellë e mashtrimit, deri në përmasa skandaloze. Se çfarë “lidhjeje paska” në gadishullin tonë faktori shqiptar me “Al-Kaedën”, këtë e di vetëm kjo profesore e regjur në zejen e shpifografisë.

Së dyti, ajo deklaron:

“Rreth 30% e shqiptarëve të sotëm, që jetojnë në Kosovë, të ashtuquajturit  “arnautë”,  janë serbë të islamizuar, të cilët jo vetëm që përqafuan fenë islame, por u shqiptarizuan edhe në kuptimin  kulturor”.

Kjo historiane me moral të ulët shkencor, para se të hidhte në tregun e propagandës shpifografe ruse këtë mashtrim thellësisht të neveritshëm, le të vinte në Kosovë dhe të bënte hulumtime të drejtpërdrejta në një truall konkret. Se kështu duhet të veprojë një profesor dinjitoz i shkencave historike. Por ajo s’e ka bërë një gjë të tillë, se është mjaftuar vetëm me vjeljen e gënjeshtrave nga kuzhina shpifografike serbe.

Së treti, po në këtë linjë mashtrimi, historiania vazhdon shpifografinë e radhës:

          “Rajonet jugperëndimore të Serbisë, të braktisura nga sllavët, u populluan përparësisht nga turqit dhe shqiptarët që qenë zhvendosur nga krahinat veriore të Shqipërisë”.

          Ky është një tjetër mashtrim i kësaj historianeje, të cilin  ajo e ka gëlltitur të gatshëm nga antishkenca serbe.

Së katërti, ajo, në vijim, shpreh hapur armiqësinë e vet ndaj shqiptarëve kur deklaron:

          “Aktivitetin irredentist të shqiptarëve të sotëm e shpjegojnë zakonisht me një padrejtësi historike që gjoja i qe bërë këtij populli me vendimet e Kongresit të Berlinit të vitit 1878, në të cilin qe arritur në përfundimin që Serbisë, Malit të Zi dhe Greqisë t’u jepeshin “territore që ishin etnikisht shqiptare”. Në të vërtetë, po të    shprehemi me gjuhën e sotme, të  kërkosh territore të tilla, siç veprojnë shqiptarët, kjo do të thotë se kemi të bëjmë me një manipulim të opinionit shoqëror,  një manipulim ky i menduar dhe i përgatitur me kujdes”.

Sigurisht që historiania ruse mbron vendosmërisht vendimet kriminale të Kongresit të Berlinit, se në këtë mënyrë ajo mbron qëndrimin  tejet armiqësor të Rusisë cariste kundër kombit shqiptar. Sepse pikërisht përfaqësuesi i Rusisë në atë kongres, Hitrovo, ishte ai që luajti “violinën e parë” për copëtimin e trojeve tona etnike. Prandaj edhe shprehjen “territore që ishin etnikisht shqiptare”, ajo, në një mënyrë të paturpshme, e ka vënë në thonjëza.

Veç kësaj, historiania shpifografe mbron qëndrimin armiqësor të radhës të Rusisë cariste, po si “violinë e parë”, në Konferencën famëkeqe të Londrës të vitit 1913, ku u vazhdua copëtimi i mëtejshëm i trojeve tona etnike,  dhe në Traktatin e fshehtë të Londrës të vitit 1915, ku përfaqësuesi rus nguli këmbë për fshirjen përfundimtare edhe të kësaj ngastre Shqipërie që kemi sot nga harta e Evropës

Së pesti, në artikullin e historianes lexojmë idiotësinë e radhës:

          “Deklarata për shpalljen “e pavarësisë” së Shqipërisë qe shkruar në gjuhën turke, sepse asnjeri nga anëtarët e qeverisë së parë nuk e zotëronte latinshten shqipe, e cila qe përpunuar paraprakisht vetëm disa vite të shkuara para kësaj ngjarjeje”.

          Pra, sipas saj, dyzet firmëtarët “s’paskan ditur shqip”, paskan ditur vetëm turqishten, jo “latinishten shqipe”.

          Edhe mashtrimi duhet ta ketë një cak, por mashtrimi i kësaj intelektualeje-monstër të botës akademike ruse, nuk paska kurrfarë caku. Mjeshtëria e shpifografisë së saj, për shkak të formimit të saj gjysmak, ka arritur deri në atë shkallë, saqë të hedhë baltë mbi Shqipen tonë Hyjnore, të cilën na e propagandon si “bijë” të latinishtes. Një intelektual-historian, aq më tepër edhe me titullin profesor, kur hulumton për historinë e një vendi, duhet të udhëhiqet vetëm nga objektiviteti shkencor. Por historiania Elena Ponomarjova nuk udhëhiqet absolutisht nga e vërteta në shkencën e historisë. Ajo, duke sulmuar shqiptarët dhe duke shpifur për ta, është bërë pjesë e pandarë e politikës shoviniste ruse, ashtu si edhe gjithë kopeja e propagandistëve të bandës së Kremlinit në studiot e televizionit shtetëror “Rusia 1”.  Kjo profesore, injorante në fushën e gjuhësisë, i thotë këmbës dorë qëllimisht, duke nxjerrë nga pena e saj absurditete të markës ruse, për të cilat, siç u përmend më lart, Rusia është e njohur në mbarë botën, si kryekështjella e mashtrimit shekullor. Ku ta di kjo marroke euroaziatke që me një shpifje të tillë për Gjuhën Shqipe, ajo ka zbritur deri në nivelin e prostitucionit shkencor. Meqenëse ajo kullot në grazhdin e pistë të arkivave serbe, sigurisht që ka mbllaçitur dhe gëlltitur llokmat e gatshme të shpifografisë që ka gjetur aty. Prandaj kjo mjerane e botës akademike ruse nuk ia ka haberin se ç’është Gjuha Jonë Hyjnore, për të cilën dijetari i shquar gjerman Leibnic (Gotfried Leibniz - 1646-1716) ka thënë:

“Në qoftë se duam të dimë historinë para Krishtit dhe shkencat e asaj kohe, duhet t'i drejtohemi gjuhës shqipe”.

          Së gjashti,  për lexuesit e nderuar po përcjell idiotësinë në vazhdim të historianes në fjalë:

          “Shqiptarët jo vetën që nuk morën pjesë në luftën antifashiste, por u bënë edhe përçues kryesor të fashizmit”.

          Mendoj se është e kotë të ndalem dhe të komentoj këtë idiotësi me brirë.

          Së shtati,  mashtrimi në vazhdim është jo më pak zbavitës, për të cilin, po ashtu, nuk e quaj të arsyeshme të bëj komente:

          “Vetëm nga prilli 1941 deri në gushtin e vitit 1942, shqiptarët patën vrarë rreth 10 mijë serbë”.

          Së teti,  shpifja, të cilën po e radhit të fundit, për të mos vazhduar me shpifje të tjera, revolton jo vetën shqiptarët, por edhe çdo njeri matanë trojeve të tyre, i cili të vërtetën e ka yll karvani në jetën e vet:

          “Shqiptarët deportuan 300 hebrenj të  Prishtinës për shfarosje në kampin e  përqendrimit në Bergen-Belzen” (në provincën e Hanovrit në Gjermani).

          E di gjithë bota që Shqipëria ishte i vetmi vend në Evropë që i mbrojti hebrenjtë, duke bërë të mundur që asnjëri prej tyre të mos binte në duart e ushtarëve gjermanë. Gjatë luftës, Kryeministri Mustafa Kruja, edhe hebrenjtë e Kosovës, për t’u shpëtuar jetën, i pajisi me pasaporta shqiptare.        Analistja, gazetarja dhe publicistja e mirënjohur, zonja Elida Buçpapaj, në vitin 2014, pati  botur në internet dy artikuj, të titulluar:

          “Takim  me zonjën Johanna Neumann, e cila i tregoi botës se moralin e Evropës e shpëtuan shqiptarët” dhe “Johanna Naumann, zonja që i tregoi botës se moralin e Evropës e shpëtuan shqiptarët”.

          Lexuesit me siguri që i kanë lexuar këta dy artikuj mjaft mbresëlënës, në të cilët zonja Elida përshkruan takimin që ka pasur në Zvicër me qytetaren 84-vjeçare hebreoamerikane Johanna Naumann, e cila ka deklaruar:

          “Shqiptarët i shpëtuan moralin Evropës”.

          Në paragrafin e dytë të shënimit të lartpërmendur, historiania nënvizon:

“Në artikull nxirret përfundimi për domosdoshmërinë e vlerësimit objektiv politologjik të situatës në rajon, për analizën e kërcënimeve të sigurisë dhe të rrezikut të krijimit të spirales së radhës të destabilizimit të Ballkanit perëndimor, çka është me rëndësi jo vetëm shkencore, por edhe praktike për përcaktimin e rendit të ditës të politikës së jashtme ruse”.

Pra, siç është theksuar edhe në analizat e mëparshme, Rusia, e cila e konsideron veten si “të zgjedhurën e Hyjnisë”, paçka se në të vërtetë është kryevatër e djallëzisë, kërkon të thotë “fjalën e fundit”, ta vërë veten “në rolin e Solomonit biblik” për “zgjidhjen e situatave të vështira” që mund të krijohen në Ballkanin Perëndimor. Dhe, sipas historianes shpifografe ruse, “fajtorë” për gjithçka të keqe që mund të ndodhka në Balkani perëndimorë, na qenkan vetëm shqiptarët!

Historiania Elena Ponomariova, si një shpifograve e rangut të lartë, me artikullin e saj me përmbajtje thellësisht antishqiptare, e ka pasuruar edhe më shumë arsenalin e politikës ruse, tradicionalisht armiqësore ndaj kombit shqiptar.

Kaliforni, 27 Mars 2023

 

 

2023-03-26

34 vjetë nga demostratat e Deçanit (libër për dëshmorin Ismet Qorraj e dëshmorë tjerë të Deçanit).

 Këtu e gjeni librin  tim " Mars i përflakur", kushtuar dëshmorit Ismet ( Avdi ) Qorraj dhe dëshmorëve tjerë që kanë rënë para 34 vjetëve në Altarin e lirisë, në demostratat e përgjakshme kundër okupatorit serb  në  qytetzën buzë Alpeve shqiptare,  Deçanin heroik  , më 28 mars 1989.

Librin mund ta shkarkoni falas „Literaturë“( on line)

Autori  : Flori Bruqi


Përgatiti: Flori BRUQI

      

MARS I PËRFLAKUR

Antologji poetike kushtuar dëshmorit Ismet Avdi Qorraj

 

 

 

Librin e përgatitur nga Flori Bruqi "Marsi i përflakur"  mund ta shkarkoni falas në sektorin

 

„Literaturë“

 

 

            Kjo Antologji poetike kushtuar dëshmorit të atdheut Ismet A. Qorraj përfshin gjithë poezitë që u paraqiten në konkursin e organizuar me këtë qëllim nga Axhensioni Floripres – Prishtinë, në pranverë 2015.

            Vendin e pare në këtë konkurs e mori poezia "Pranverë", e poetit Gentian Banaj. Vendin e dytë e mori poezia "Balada për zogjtë e valsit diellor", e poetit Skënder Zogaj. Vendin e tretë e mori poezia "Krenohemi me ju n’altarin Dardan", e poetit Engjëll Koliqi.

            Poezitë botohen sipas alfabetit, përjashto tre poezitë fituese qe çelin librin.

            Ky libër botohet në nderim të dëshmorit dhe në shenjë falenderimi për pjesëmarrësit në konkurs.

            AXHENSIONI FLORIPRES PRISHTINË

 

 

 

 

Gentjan BANAJ

 

PRANVERË

 

Nga kreshta e një mali, si shqipe drejt lirisë

Gjaku i Kosovës vërshon ndër dej

Pranverës së Ismetit vdekja i del pritë

Tokën amë plagos, si një lot ndë` qiej

Pranverë e përhumbur në logun tënd Deçan

I mbledh gjymtyrët prej dhimbjes gjer në palcë

Gjaku i rinisë vërshon si lumë dalështratit

Nga plumbat pashpirt që rendin turravrap

Nëpër asht të stinës bleron pikëllimi

E shpërthen bimëza të vogla loti

Pranverë e përgjunjur në tokë t`Deçanit

Me sytë drejt qiellit i luten zotit

S`mund të shkelë më livadheve rioshi Ismet

Me hapin prej dreri dhe prushin në sy

Shtatëqind vjet do vajtojnë tash kullat

Shtatëqind vjet Ajkunat do të mbajnë zi

Gaz e vaj do të vijnë e do të ikin stinët

Lugjeve do lodrojnë të tjerë Omerë

Lojë e tyre në kundërmim lirie

Moteve e brezave, t`ju sjellë pranverë

 

 

 

Skënder ZOGAJ

 

BALADA PËR ZOGJTË E VALSIT DIELLOR

 

Imja është piktura me sytë e përlotur

Edhe qielli ngjyrë ulliri sipër Deçanit

Plot zogj gjoks shpërthekuar,

Të zjarrtë dhe kryengritës

Si meteorë vezullues plot avaz

Që shpirtin e vet e bëjnë kurban

Se nuk e durojnë jetën në kafaz.

Zogj drite me flatra trëndafili

Përhapës magjik të valsit diellor

Ndër shtatë palë toke e qielli

me dashurinë hyjnore për Liri

Kundër ujqve të mallkuar e dinak

Gjithmonë të etur për gjak...

Në këngë është trimëria e zogjve

Prandaj gjithmonë vdesin duke kënduar

Si n’atë ag pranvere kur zaret u hodhën

Dhe n’pikturë u shprushën lulëkuqet

Që kurrë më t’mos kishte strehë për korba

As për këlyshë të zinj bushtre

Që i ulërijnë Hënës…

Nata ofshau zemërplasur nëpër konaqe

Por agimi u rilind me dritë zemre, o mik -

Shih zogjtë e valsit diellor që puthin qiellin

Në Carrabreg, në Voksh e në Maznikë...

 

 

 

Engjëll KOLIQI

 

KRENOHEMI ME JU N’ALTARIN DARDAN

 

Duke dëgjuar kushtrimin

Nga Gjergji i Madh i Kastriotëve

Nga Mic Sokoli e Hasan Prishtina

Nga Bajram Curri e Idriz Seferi

Vrapuat mbas Nënëlokes Dardani

Ta merrni në mbrojtje e ta shpëtoni

O i dashuri ynë

Ismet Avdi Qorraj

Ti djaloshi i Dardanisë

Ishe i Madh

Dhe nuk e duroje më gjakatarin

Të lodrojë e të shkarkojë në trojet tona

Jo

Kur e pe

Se shkjau u tërbua

Ti Ismet i dashur

U ngrite në këmbë

Në mbrojtje të Kushtetutës Dardane

Në Deçanin heroik

Bashkë me Selimin, Mujën e Agimin

Ratë nën plumbat bum-bum

Të shkijeve fashisto-komunistë

Jetën tokësore e mbyllët

O dëshmorët e kombit tonë

Por nuk keni vdekur

Jo

Dhjetë vite mbas

Nënëlokja Kosovë

U çlirua nga kriminelët serbianë

Amaneti juaj shkoi në vend

Gjaku juaj ujiti lule lirie e dashurie

Ne kemi qarë shumë

Për ju

Sot krenarë

Kremtojmë

E këndojmë

Me mburrje

Që ju patëm të tillë

Lavdi ju këndojmë

N’altarin dardan

Sot e përgjithmonë

 

Poezi nga libri "Marsi i përflakur"  

 

 

           

 

Kulturocidi serb ndaj shqiptarëve: Rasti i Kosovës (1998–1999)

 


Monumenti i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit i djegur nga forcat shtetërore serbe më 1999
Monumenti i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit i djegur nga forcat shtetërore serbe më 1999
 

“Kur të fillojnë të djegin libra, së shpejti do të fillojnë të djegin edhe njerëz!”, Heinrich Heine


Kulturocidi – rrënimi sistematik i trashëgimisë dhe vlerave kulturore – është fenomen që rregullisht i paraprin, shkon krahas ose i pason tragjeditë e mëdha njerëzore. Me një fjalë, kulturocidi i qëllimshëm ndaj një populli a vendi është një nga tiparet e gjenocidit, me të cilin synohet shkatërrimi i trashëgimisë autoktone të një populli me qëllim të humbjes së identitetit të tij kulturor e etnik dhe të humbjes së kujtesës kolektive.

Skenarë të tillë të kulturocidit, Serbia ka zbatuar për më shumë se një shekull ndaj fqinjëve të saj, pra edhe ndaj shqiptarëve dhe vlerave të tyre trashëgimore e qytetëruese, madje që nga shpërngulja e shqiptarëve me dhunë nga Sanxhaku i Nishit më 1877 e këndej, më pastaj gjatë luftërave ballkanike, Luftës së Parë Botërore, midis dy luftërave, Luftës së Dytë Botërore e deri në luftën e fundit në Kosovë më 1998–1999, kur Kosova fiton lirinë dhe pavarësinë e saj.

Shkatërrimi i trashëgimisë së fqinjëve – strategji e politikës serbe

Skip Ad
Advertisement

Është e njohur tashmë botërisht se shkatërrimi i trashëgimisë kulturore-historike të një vendi është shkelje e Ligjit ndërkombëtar të luftës dhe mund të ndiqet penalisht si krim lufte. Sipas Statutit të Gjykatës Ndërkombëtare Penale për ish-Jugosllavinë, e njohur edhe me emrin Tribunali Ndërkombëtar për Krimet e Luftës në ish-Jugosllavi, këto krime përfshijnë pushtimin, shkatërrimin dhe dëmtimin e qëllimshëm të institucioneve të natyrës fetare, arsimore, shkencore, të monumenteve historike dhe të veprave të artit.

Krime të tilla, sikurse do të shihet në vazhdim, kanë ndodhur edhe gjatë luftës së viteve 1998–1999 në Kosovë, ku përmes aksioneve ushtarake të shtetit serb janë shkatërruar një numër i madh i objekteve me vlera kulturo-historike. Ky shkatërrim i trashëgimisë kulturore të Kosovës, së bashku me shkatërrimin e komponentëve të tjerë më të vlefshëm të identitetit të Kosovës, ka qenë – dhe kjo duhet theksuar që në fillim – i planifikuar dhe i organizuar në mënyrë sistematike.

Gjatë agresionit kundër Kosovës, u sulmuan, u shkatërruan dhe u plaçkitën veçanërisht qendrat urbane (Prishtina, Gjakova, Peja, Mitrovica, Podujeva etj.) dhe institucionet e trashëgimisë kulturore në këto qytete, por nuk u kursyen aspak edhe vendbanimet rurale dhe infrastruktura e tyre, së bashku me objektet fetare e kulturore. Dëmet e shkaktuara të trashëgimisë kulturore historike nuk do të mund të hetohen asnjëherë plotësisht dhe nuk do të mund të paraqiten realisht, aq më pak kur nga ajo kohë tashmë ka kaluar gati një çerekshekulli.

Image
Konaku i familjes Jashari i djegur më 1998

Dhe jo vetëm për këtë arsye, por edhe për shkak se në Kosovë, duke u shkelur të gjitha normat e së drejtës ndërkombëtare që mbrojnë trashëgiminë kulturore, është zhvilluar një metodë sistematike dhe e vazhdueshme e shkatërrimit të monumenteve të kulturës dhe trashëgimisë së Kosovës, që ka filluar që herët, pra edhe para vitit 1998 dhe jo vetëm ndaj Kosovës. Skenarë të tillë, Serbia ka zbatuar për më shumë se një shekull ndaj fqinjëve të saj (rasti i Kroacisë dhe i Bosnjë-Hercegovinës), pra edhe ndaj shqiptarëve dhe vlerave të tyre qytetëruese.

Në të vërtetë, shteti serb ka vazhduar të shkatërrojë e të rrënojë trashëgiminë dhe vlerat kulturore të shqiptarëve që nga dëbimi me dhunë i shqiptarëve nga Sanxhaku i Nishit më 1877 e këndej, më pastaj gjatë luftërave ballkanike, Luftës së Parë Botërore, midis dy luftërave, Luftës së Dytë Botërore e deri në luftën e fundit në Kosovë më 1998–1999, kur Kosova çlirohet përfundimisht nga Serbia.

Ky manifestim i shkatërrimit sistematik nuk mund të quhet ndryshe veç se kulturocid. E, kulturocidi i qëllimshëm ndaj një populli a vendi s’është gjë tjetër, veçse një nga tiparet e gjenocidit, me të cilin synohet shkatërrimi i trashëgimisë autoktone të një populli me qëllim të humbjes së identitetit të tij kulturor e etnik dhe të humbjes së kujtesës kolektive. Prandaj dhe kulturocidi shpeshherë njihet dhe përdoret në literaturë edhe si “gjenocid kulturor”.

Shteti serb ka vazhduar të shkatërrojë e të rrënojë trashëgiminë dhe vlerat kulturore të shqiptarëve që nga dëbimi me dhunë i shqiptarëve nga Sanxhaku i Nishit më 1877 e këndej, më pastaj gjatë luftërave ballkanike, Luftës së Parë Botërore, midis dy luftërave, Luftës së Dytë Botërore e deri në luftën e fundit në Kosovë më 1998–1999, kur Kosova çlirohet përfundimisht nga Serbia

Gjenocidi ndërkaq nuk nënkupton domosdoshmërisht shkatërrimin e menjëhershëm të një kombi. Porse ai nënkupton një plan të koordinuar veprimesh të ndryshme që synojnë shkatërrimin e themeleve kryesore të jetës së grupeve etnike, me qëllim të asgjësimit të vetë atyre grupeve. Objektivat e një plani të tillë prandaj janë shpërbërja e institucioneve politike dhe sociale, e institucioneve të kulturës, të gjuhës, të ndjenjave kombëtare, të fesë dhe të ekzistencës ekonomike të grupeve etnike, si dhe shkatërrimi i sigurisë personale, i lirisë, i shëndetit, i dinjitetit, e madje edhe i jetës së individit që u përket grupeve të tilla.

Mbështetur mbi këtë fakt, avokati polak, Raphael Lemkin, i cili njëherësh është edhe iniciues i Konventës së Gjenocidit për periudhën e Luftës së Dytë Botërore, thekson se gjenocidit gjithnjë i paraprijnë “sulmet ndaj kulturës” dhe për këtë ai e citon edhe thënien e famshme të poetit gjerman të shekullit të nëntëmbëdhjetë, Heinrich Heine: “Kur të fillojnë të djegin libra, së shpejti do të fillojnë të djegin edhe njerëz!”.

Kjo thënie e Hainrich Heines, të cilën edhe ne e kemi vënë si moto në ballë të këtij studimi, ndonëse mjaft e qëlluar dhe e vërtetë, megjithatë, në leximin tekstual të saj, na duket se nuk e paraqet në tërësi rastin e Kosovës. Nuk e paraqet në tërësi, sepse Serbia në Kosovë përgjatë një shekulli, para se të digjte libra dhe më pastaj të vriste edhe shqiptarët, ka maltretuar, ka torturuar, ka dënuar, ka burgosur e ka vrarë ata që i kanë shkruar librat, ata që i kanë lexuar librat, ata që i kanë mësuar librat. Pushteteve serbe historikisht u ka penguar gjuha e librave të shqiptarëve, prandaj dhe në dekadën e fundit të shekullit të kaluar, atyre (pra, shqiptarëve) ua kanë mbyllur shkollat dhe fakultetet, kurse librin shqip e kanë shpallur të ndaluar. Dhe jo vetëm kaq, por pushteti serb edhe i ka helmuar në mënyrë masive mijëra nxënës shqiptarë (kujtojmë këtu pranverën e vitit 1990, kur u helmuan mbi 7.000 nxënës, një krim ky që kurrë nuk u dënua), kurse studentët shqiptarë (dhe pedagogët e tyre) edhe i ka vrarë.

Në vitin 1998–1999 ndërkaq, duke u mbështetur në të dhënat e organizatës ndërkombëtare joqeveritare “Human Rights Watch”, thuhet se regjimi i Sllobodan Millosheviqit vrau mbi 12 000 shqiptarë, prej tyre 1024 fëmijë, afro 20 000 gra shqiptare u përdhunuan, mijëra burra u arrestuan dhe u zhdukën në burgjet serbe, kurse mbi një milion shqiptarë u larguan me dhunë nga Kosova si pjesë e strategjisë dhe e planit të forcave policore dhe ushtarake serbe në Kosovë, i njohur si plani “Patkoi”. Nga kjo luftë, edhe sot e kësaj dite vazhdojnë të zbulohen varre masive të shqiptarëve të vrarë, kurse 1.647 persona të tjerë, prej tyre 109 fëmijë, konsiderohen të zhdukur dhe nuk kanë një varrë për t’i kujtuar.

Gjenocidi kulturor i pushtetit serb në Kosovë

Me gjenocidin e saj kulturor të shkaktuar në Kosovë, i theksuar veçanërisht dhe në mënyrë intensive përgjatë viteve 1998–1999, Serbia, ndër të tjerash, ka plaçkitur, dëmtuar e shkatërruar:

objektet kulturore (shtëpitë e vjetra të banimit, kullat etj.);

monumentet kulturore (Shtëpia e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, Shtëpia e Lidhjes së Shkrimtarëve etj.);

institucionet arsimore (shkollat fillore, shkollat e mesme);

institucionet shkencore (Institutin Albanologjik, Arkivin e Kosovës, Muzeun e Kosovës etj.);

institucionet kulturore (bibliotekat, teatrot, galeritë, arkivat, muzetë, shtëpitë botuese, shtypshkronjat etj.);

institucionet dhe shoqëritë sportive (klubet sportive, shoqatat etj.);

institucionet dhe objektet fetare (xhamitë, teqetë, mesxhidet etj.).

Me një fjalë, në Kosovë kanë mbetur pak objekte kulturore, të cilat nuk u plaçkitën, nuk u dëmtuan e nuk u shkatërruan nga pushtuesi serb në luftën e fundit të viteve 1998–1999.

Duke u mbështetur në disa burime të publikuara (ndonëse jo të përfunduara dhe jo të detajuara) rreth numrit të dëmeve të shkaktuara në objekte, thuhet se “okupatori serb në Kosovë dogji e shkatërroi 200 mijë shtëpi, banesa, lokale afariste, punëtori zejtare, fabrika, shkolla, ambulanca, biblioteka, objekte fetare etj.”

Image
Objekti i Shoqatës së Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës në Pri­shtinë i djegur më 1999

Gjatë djegies së një numri të konsiderueshëm të shtëpive dhe pronave private (shpeshherë me to janë djegur edhe civilë të pafajshëm, gra shtatzëna, fëmijë të vegjël, pleq e plaka, persona me aftësi të kufizuara etj.), nuk u kursyen dhe u dogjën edhe objektet e rëndësishme kulturore, të cilat zinin një vend me vlera për shtetin e Kosovës në përgjithësi dhe trashëgiminë kulturore në veçanti.

Sipas studiuesit të njohur András Riedlmayer, deri në fund të luftës në Kosovë më 1999, 65 nga 183 bibliotekat publike të Kosovës ishin shkatërruar plotësisht, kurse humbjet e fondit bibliotekar, po sipas të njëjtit autor, janë 900,588 vëllime. Kurse, sipas autorëve Fredericksen & Bakken, në Kosovë janë shkatërruar më shumë se një e treta e bibliotekave shkollore.

Gjatë tërheqjes së saj nga Kosova, ushtria dhe paramilitarët serbë kanë djegur edhe selinë e Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës me gjithë arkivin dhe bibliotekën e saj, të cilat ruanin dokumente dhe vepra të dorëshkruara shekullore me vlera të paçmueshme, shumica të autorëve tanë.

Kur këtyre t’ua shtojmë edhe djegiet e bibliotekave private, që, sipas të dhënave tona të grumbulluara nga literatura, del të jenë djegur 175 biblioteka me një fond librar prej 1.665.496, atëherë s’ke se si të mos e thuash se vetëm me djegien e bibliotekave dhe librave të tyre, Serbia ka kryer gjenocid kulturor në Kosovë.

Mirëpo, Serbia krahas djegies dhe shkatërrimit të trashëgimisë kulturore të Kosovës, ka kryer edhe grabitje të shumta të kësaj trashëgimie. Nga kjo grabitje nuk shpëtoi as lënda arkivore që ruhej nëpër arkivat tona private dhe institucionale. Vetëm nga Arkivi i Kosovës u grabitën hajnisht për të mos u kthyer kurrë dhjetëra fonde dhe koleksione arkivore, përmendja e të cilëve këtu do të shkonte gjatë.

Në vitin 1999 shteti serb grabiti edhe artefaktet dhe eksponatet etnologjike dhe arkeologjike nga Muzeu i Kosovës, të cilat janë dërguar në Serbi, ku mbahen edhe sot e kësaj dite pa asnjë bazë juridike. Ndonëse çështja e tyre ka qenë pjesë e Marrëveshjes së planit të diplomatit finlandez, z. Martti Ahtisaari, në vitin 2007 – në aneksin V, neni 6.1 të së cilës thuhet: “Republika e Serbisë brenda 120 ditëve nga hyrja në fuqi e kësaj marrëveshjeje do t’i kthejë artefaktet arkeologjike dhe etnologjike të cilat janë marrë hua nga muzetë e Kosovës për ekspozim të përkohshëm në Beograd gjatë viteve 1998–1999” – kjo nuk ka ndodhur dhe as është përmbushur edhe pas gjithë këtyre viteve.

Agresioni serb në Kosovë gjatë viteve 1988–1999, sikurse u tha, nuk kurseu as institucionet dhe objektet e kultit. Vetëm xhami janë demoluar, dëmtuar, djegur e shkatërruar 218 sosh, shumica prej tyre monumente të trashëgimisë sonë shekullore, pa përmendur këtu edhe mesxhidet dhe teqetë, përmendja e të cilave veç e veç do të merrte shumë hapësirë dhe nuk është qëllimi ynë me këtë rast, ndonëse secila prej tyre meriton vëmendje të veçantë, si Xhamia e Ibrit në Mitrovicë, Xhamia e Çarshisë (Bajrakali) në Pejë, Xhamia e Hadumit në Gjakovë, Xhamia e Llapit në Prishtinë, Teqeja e Madhe në Gjakovë e të tjera.

Krahas këtyre, po përmendim edhe djegien e disa monumenteve kulturore, si: djegia e objektit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, djegia e Shoqatës së Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës në Prishtinë, djegia e Shtëpisë-shkollë të familjes Hertica në Prishtinë, objekti i Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës, më pastaj djegia e Çarshisë së Pejës, Çarshisë së Gjakovës, djegia e kompleksit të kullave në Junik, Deçan, Nivokaz etj., kompleksi i familjes Jashari në Prekaz dhe qindra objekte të tjera me vlera kulturore-historike të paçmuara, të cilat nuk do t’i kemi kurrë më, sepse, sikurse është thënë me të drejtë, “nëse një objekt shkatërrohet tërësisht, ai kurrë më nuk do të jetë i zëvendësueshëm, ndaj dhe si i tillë ai do të zhduket përgjithmonë”.

“Kushdo që e kontrollon të kaluarën, e kontrollon edhe të ardhmen”

Nga sa më sipër mund të themi se ndonëse nga përfundimi i luftës së fundit në Kosovë kanë kaluar 23 vjet, megjithatë për ta dëshmuar shkatërrimin e qëllimshëm dhe sistematik të trashëgimisë sonë kulturore nga Serbia, pra për ta dëshmuar gjenocidin kulturor serb në Kosovë, institucionet e Kosovës nuk janë treguar mjaftueshëm të vëmendshme, qoftë me mbledhjen e fakteve dhe dëshmive, qoftë edhe me publikimin e tyre. Sikundër që nuk kemi arritur ta dëshmojmë as kulturocidin dhe urbicidin që Serbia ka bërë ndaj shqiptarëve për dekada e shekuj të tërë, gjithandej trojeve shqiptare.

Në këtë drejtim prandaj është e rëndësishme të bëhen hulumtime, studime e botime për ta dëshmuar gjenocidin serb ndaj shqiptarëve gjatë shekullit XIX-XX, sepse “kushdo që e kontrollon të kaluarën, e kontrollon edhe të ardhmen dhe se e ardhmja është shumë e vështirë të ndërtohet pa të kaluarën e dokumentuar dhe të arkivuar”, do të thoshte, me të drejtë, shkrimtari i famshëm anglez, George Orwell.(Marrë ngaa Koha ditore,datë,26.03.2023)