Agjencioni floripress.blogspot.com

2023/05/08

‘Shpërthen’ skandali në Serbi, Vuçiq në prag të dorëheqjes – çfarë do ndodhë me dialogun me Kosovën?






Kur dialogu Kosovë-Serbi ka arritur në një pikë kyqe, zhvillimet politike në shtetin serb duket se po marrin një kthesë të jashtëzakonshme. Kështu të paktën, po raport tabloidi i regjimit serb “Informer.rs”. Në raportimet e fundit, thuhet se Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, do të dal në media të hënën për të propozuar dorëheqjen e qeverisë, zgjedhje të përgjithshme dhe dorëheqjen e tij. Të gjitha këto, sipas kësaj medie, do të konfirmohen më 27 maj 2023 në Asamblenë e Partisë Përparimtare Serbe (SNS). Siç raporton ky tabloid, sot është mbajtur seanca e përbërjes së zgjeruar të Komitetit Ekzekutiv të Partisë Përparimtare Serbe, në të cilën ka marrë pjesë edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i cili ka propozuar: 

 “1. Pranimi i dorëheqjes së kabinetit të Ana Brnabiq 

 2. Dorëheqja e përbashkët e qeverisë dhe presidentit dhe shkuarja në zgjedhje të përgjithshme në të cilat Vuçiq nuk do të mund të kandidonte për president 

 3.Dorëheqja vetëm e presidentit. Sigurisht që çdo vendim do të konfirmohet në SNS Kuvendi më 27 maj”, shkruhet në këto media.

Bazuar në këtë, duket se do ketë ndryshime rrënjësore në politikën e Beogradit, por çfarë ndikimi mund të kenë këto në raport me Kosovën? 

Eksperti i sigurisë, Drizan Shala. Sipas tij, shteti serb është në një fazë kritike të zhvillimeve, ku vrasja e Gjingjit përbën një skandal shumë të madh. “Dorëheqja e qeverisë mund të themi bazohet kryesisht në ngjarjet e fundit që kanë kapluar Serbinë që nga vrasja e Zoran Gjingjit. Pra, ky skandal tani ka marr epilogun, duke vendosur në prag të një situate të tillë, ku dorëheqja është i vetmi shpëtim nga përgjegjësia e saj”, tha ndër të tjera Shala. Eksperti i sgiurisë, vlerëson se gjithë këto zhvillime në shtetin serb, mund të ndikojnë negativisht në procesin e negocitatave që po zhvillohen me Kosovën.“A do të reflekton në procesin që ka hy Serbia në raport më Kosovën une mendoj që po do të marr efektin e saj negative duke zbatuar një politik të njohur të status quo-s”, deklaroi Drizan Shala

Ish zëvendësministri i MPB-së, dhe ekseperti i sigurisë, profesor , ish Kolonel Hajrullah Tërnava thotë se, thotë se shteti i Kosovës është në rrezik nga krimi dhe narkotiët.

Prof.kolonel Hajrullah Tërnava





Ish zëvendësministri i MPB-së, dhe ekseperti i sigurisë, Hajrullah Tërnava thotë se, thotë se shteti i Kosovës është në rrezik nga krimi dhe narkotiët.

 E ky rrezik sipas tij po vjen nga Shqipëria, pasi krimi ka filluar rritje. Kjo përbën alarm kombëtar dhe duhet shpejt të parandalohet thekson ai. closevolume_off 

“Nuk janë tani aspak sekrete rastet në rritje të shpërndarjes së këtyre llojeve të narkotikës në shumë shtete të Ballkanit dhe të BE-së, dhe nga vet këto veprime kriminale edhe shteti jonë është duke u sfiduar si shteti i së drejtës në Kosovës, nga modeli i njëjtë i shtrirjes në rritje të trafikut dhe tregtisë me drogat që ka marr hov e nuk ka të ndalur në Shqipëri, kurse rrjetet e këtij krimi kanë instaluar edhe celulat e degëve të veta gjithandej edhe në territorin Kosovës”, thotë Tërnava.

Ai shton se, shifrat e publikuara nga vetë kreu i Qeverisë, për aksionet antikrim janë alarmante dhe flasin seriozisht për një rrezik që duhet të merret seriozisht dhe me shumë shqetësim. Në aksionet e policisë për luftimin e krimit dhe kontrabandës, gjatë vitit të kaluar është raportuar se janë arrestuar tre mijë persona në mesin e tyre 288 zyrtarë publik. Vet kryeministri Kurti ka treguar se në vitin e kaluar janë kryer 850 operacione kundër krimit dhe kontrabandës, me një fokusim të diferencuar dhe përqëndruar edhe në veri të Kosovës, për dallim nga amnistia në vitet e kaluara, dhe në tërësi në këtë fushatë vjetore antikrim janë shkatërruar 69 grupe kriminale dhe janë konfiskuar rreth dy tona substancë narkotike, saktësisht 1.9 ton të substancave të tilla”, tregon TërnavaAi pohon se, ky fakt alarmant i zbulimit të shifrave me tona të konfiskimit të substancave narkotike, të drogave, flet shumë për lidhjet ndërkufitare me Shqipërinë të rrjeteve të krimit. 

 “Gjithsesi se ky është një element që duhet shfrytëzuar akoma më shumë nga të gjitha strukturat e sigurisë, duke mobilizuar jo vetëm ekipet e policisë antikrim por edhe shërbimet e AKI-së dhe të inteligjencës financiare, për të hetuar dhe bllokuar korridoret trans nacionale të tregtisë me droga, përmes territorit të Kosovës, por edhe për të hetuar nga inteligjenca financiare fenomenin e pastrimit të parasë së fituar nëpërmes të krimit, pastrim që po merr hov kryesisht në fushën e ndërtimit”, thekson tutje ai. 

 Eksperti shton se, veprimet e tilla kriminale e dëmtojnë çdo shtet në zhvillimin dhe demokratizimin e tij, që edhe tani si shembull real i kemi këto shtetet shqiptare që janë një ndër shtetet më të izoluara në BE.“Prandaj shtetet në fjalë duhet të këndellen nga kjo situatë dhe të ecin në hap me kohën dhe të veprojnë si shtetet e zhvilluara të BE, t’i luftojnë të gjitha llojet e krimit nëse donë të jenë anëtare të barabarta të shteteve në fjalë, dhe tani e tutje të radhiten si shtete të avancuara dhe të barabarta si të gjitha shtetet tjera të BE-së, e jo te mbesin kështu të izoluara si deri më tani, ku çdo herë përmenden si shtete të krimit, sepse me këto veprime edhe popullata e këtyre shteteve po migron me të madhe gjithandej për t’u punësuar dhe për të jetuar një jetë më të dinjitetshme ku është edhe standardi i jetesës në nivel më të lartë, sepse me mënyrat e kriminalizuara që po kryhen në shtetet tona, edhe shtetet e zhvilluara të botes nuk kanë motive të investojnë në shtetet tona si shtete të kriminalizuara”, thekson ai.

 Tërnava tutje shton se, Qeveritë e këtyre shteteve duhet të merren me analiza të tëra lidhur me këto ndodhi, dhe ta gjejnë shkakun dhe arsyen pse jemi kaq të izoluar nga bota. “Kur tëvijnë deri te konstatimi i tillë, ta gjejnë metodën dhe mënyrën e luftimit të krimit në mënyrat më efektive, dhe me një luftim të tillë edhe shtetet e avancuara sikur që janë ato të BE-së, do ti hapin dyert edhe këto shtete shqiptare që ti bashkohen familjes së shteteve të BE-së”, përfundon ai.(Nehat Shaqiri)


E hoqën nga puna se përmendi Luizin, gazetarja: Jam lënduar me shpirt, por nuk dorëzohem lehtë

 

Ish gazetarja e RTSH-së, Eri Muço, e cila u hoq nga puna pasi përmendi Luiz Ejllin, fituesin e Big Brother VIP në ambientet e studios së lajmeve tha se tashmë është në një proces gjyqësor.

E ftuar në emisionin “Shqipëria Live” ajo u shpreh se është e lënduar, por nuk do ta lejë çështjen.

Eri MuçoMe telefonuan dhe i sqarova që nuk kanë lidhje me lajmet, u bë një mbledhje partie, është një ngjarje e rëndë për TV tonë, ish drejtori i RTSH Gjirokastra. Gazetarit mund t’i heqësh punën, por jo penën, atë ditë në mbledhjen e parë më është thënë që nga sot nuk do të jesh më gazetare, por recepsioniste, u thash që nuk e pranoj një gjë të tillë, të më penalizojnë për një gjë që nuk ka lidhje me lajmet, i kisha bërë reklamë një televizioni tjetër dhe kisha shkelur kodin e etikës sepse kisha përdorur studion, duke parë gjërat se si rrodhën më pas, pas dy javësh është bërë një emision pasdite që është folur vetëm për Luizin. Ka qenë telefonata e parë me nënë, nuk po përmend gazetarë, i kam kërkuar madje ju flisni për të dhe më penalizoni mua. U thirra në Tiranë në mbledhjen e dytë, unë jam gazetare prej 19 vitesh, kam punuar për RTSH, kam dërguar lajme.

Rusi: Ligjërisht ke bërë një shkelje?

Muço: Unë jam konsultuar, nuk mund të flas për pjesën e termave ligjorë, por jam në një proces gjyqësor, e kam kundërshtuar vendimin. Ua them edhe shoqeve të mia, në këtë Big Brother që ishte i gjithë shqiptarëve, të gjithë fituan, por vetëm unë humba. Besoj do më mbështesin, do doja ta takoja çiftin. Jam lënduar me shpirt, por nuk dorëzohem lehtë.

"Sali Berisha do të sillet forcërisht me polici në GJKKO”,Erion Veliaj: Të vijë të përballet në gjyq për shpifjet që ka bërë"

 

Kryebashkiaku Erion Veliaj ishte në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit në seancën e parë të gjyqit me ish kryeministrin Sali Berisha të cilin e ka akuzuar për shpifje për deklarimet në lidhje me Iranin.

Sot gjykata vendosi që në datën 19 Maj në orën 10:00, Sali Berisha do të shoqërohet nga policia për paraqitje të detyrueshme në gjykatë. Do të rikthehem prapë në datë 19 Maj dhe policisë do i shkojë njoftimi që të sjellë Sali Berishën, si të gjithë qytetarët e tjerë që duhet të shkojë në gjykatë dhe të provojë akuzat. Që të akuzosh gjithë dynjanë dhe të mos paraqitesh në gjykatë, të thuash shpifjet nga më monstruoze, t’i futesh njerëzve te vrima e çelësit, poshtë fustanit, në krevat, të merresh me gjithë familjet e gjithë dynjasë dhe të mos kesh kurajën civile të vijë në gjykatë. Policia, sipas vendimit të gjyqtarit, duhet të bëjë detyrën dhe të sjellë forcërisht Sali Berishën, që të përballet me akuzat dhe shpifjet që janë të padenja, jo për një plak 80-vjeçar, por për këdo që jeton dhe angazhohet publikisht dhe që e ka përdorur prezencën e vet publike si një qysqi dhe një kokëdash vetëm për të shkatërruar normat dhe vlerat  në këtë shoqëri”, tha Veliaj.

Sali Berisha nuk u paraqit në seancën e parë pas padisë së ngritur nga kryetari i Bashkisë së Tiranës për shpifje edhe pse pak ditë  më pare ai hodhi akuza të forta në adresë  të qytetarit te parë  në lidhje me inceneratorin e Tiranës  si dhe lidhjeve sipas tij  të kryebashkiakut me Iranin përmes një shqiptari të quajtur Miliad Lopa me disa biznesmenë iranianë, për të cilët këmbëngul se janë  anëtarë të forcave speciale të regjimit të Iranian. Veliaj sfidoi Berishën  të   ballafaqohet me  të para drejtësisë dhe jo në studio televizive.

“Sot isha unë nismëtar i një akuze ndaj Sali Berishës, që ka mbi 30 vjet që shan dhe mallkon këdo, por çdo gjë ka një limit. Ekziston një shprehje që thotë: Hapi rrugë budallait dhe të ligut. Por unë nuk e besoj këtë shprehje. Unë besoj se në një vend demokratik, as budallait dhe as të ligut nuk i duhet hapur rrugë. Këto historitë me iranianë, Sali Berisha duhet t’i provojë në gjykatë dhe këto historitë me gardat revolucionuare, me fotografi fiktive, me shpifje dhe akuza të paqena, Sali Berisha duhet t’i provojë në gjykatë. Ka kaq kohë që më fton në debat, sot ishte momenti për të ardhur si burrë. Sali Berisha nuk është burrë! Në këtë e dimë të gjithë. Është frikacaku më i madh i këtij vendi. Është 80 vjeç dhe njerëzit më thonë lërë se ka roitur. Por nuk besoj se ai është njeri i roitur. Sali Berisha është njeri i lig. Sali Berisha ka mbjellë urrejtje dhe përçarje dhe shpifje dhe ka promovuar kulturën që ti hidh baltë, mjafton që ta njollosësh dikë pa pikë përgjegjësie”, tha Veliaj.

Bashkia e Tiranës  pretendon se  Berisha arriti kulmin e akuzave te tij  kur tha se  në foto me Miliad Lopën ishte dhe Qasem Soleimani, ish-drejtuesi i forcave speciale iraniane i vrarë me dron nga amerikanët.  Për të përgënjeshtruar kreun e Rithemelimit, bashkia publikoi një  foto të shkrepur tre vite më parë të  Miliad Lopës së bashku me Ilir Metën duke sfiduar Sali Berishën që të akuzojë dhe aletin e tij të lidhur me iranianët.

“Hajduti thërret: Kapeni hajdutin”/ Si përdoret Tik Tok nga kriminelët

 

Rrjeti social Tik Tok po bëhet gjithnjë e më tepër hapësira ku persona të ndryshëm e shfrytëzojnë për të reklamuar aktivitetet e tyre të paligjshme duke e shndërruar në një dark web.

Por së  fundmi po vihet re një fenomen I ri. Ky rrjet social është shndërruar në hapësirën  ku individë të caktuar denoncojnë njëri tjetrin për vepra të ndryshme penale që tek vjedhja e lëndës narkotike, mashtrimi dhe fajdet.

Faqe të ndryshme hapur pranojnë se merren me shtëpi bari kryesisht në Angli dhe kanë rënë pre e vjedhjes. Këtë ata nuk mund ta denoncojnë në polici dhe fotot e të dyshuarve i nxjerrin në Tik Tok ku kërkojnë informacion për vendndodhjen e tyre  kundrejt shpërblimit.

Të tjera postime flasin për borxhe të pashlyera ku sërish ofrohet shpërblim për gjetjen e adresës së personit që kërkohet.  Shpërblimet variojnë nga 3 deri në 10 mijë euro.

Natyra e këtyre postimeve apo video të tjera shantazuese apo që reklamojnë para falso, prostitucion apo punësime në shtëpi bari kanë detyruar shumë vende europiane të kërkojnë mbylljen e këtij rrjeti social. Ndërsa në Shqipëri policia ka nisur t’i referohet me qëllim identifikimin e shkelësve të ligjit.

2023/05/07

Rezultatet zyrtare të regjistrimit në Serbi, jan manipulim me numrin e shqiptarëve




                       Shkruan : Mr.sci. Refik HASANI  

Më datën 28 prill 2023 , janë shpallur rezultatet zyrtare të regjistrimit  të popullësisë në Republikën e Serbisë. 

 Numri i baorëve të    regjistruar  është i manipuluar  dhe mos pasqyrim i drejtë  dhe objektivë.
 
Enti Republikan i Statistikave në Serbi,  ka  shpallur rezultatet dhe janë vetëm 61.687 qytetarë të përkatësisë shqiptare.

 Për Krahinën e Preshevës,që përfshin Medvegjë, Bujanoc e Preshevë. 


Kujtoj se në Krahinën e Sanxhakut që shtrihet në Serbi dhe e përbëjn,si Komuna: Pazari i Ri, Sjenica, Tutin, Prijepolje, Priboj dhe Varosh i ri, jan publikuar shqiptarë në numër simbolik.

 Shpallja dhe publikimi i rezultatave të regjistrimit, dallon shumë nga rezultatet preliminare, apo themi dallimi është një përgjysmim  i popullatës shqiptare, kemi një manipulim.   
 
Edhe pse ky regjistrimi i përgjysmuar e qëllimisht i minimizuar, i manipuluar e i kurdisur politikisht, kujtoj  që në vitin 2011, shqiptarët e kësaj  Krahine së Preshevës kan bojkotuar regjistrimin e popullsisë.
 
Tani ky regjistrim edhe pse i  përgjysmuar, ka krijuar një  rrethanë  të re,    si një gjendje  faktike dhe juridike e rrjedhimisht përfaqësimi i shqiptarëve në çdo institucion publik duhet detyrimisht e ligjërisht të bëhet në proporcion me përqindjen e pupullatës shumicë të kësaj krahine.
 
Duke ju referuar shifrave të publikuar, rezulton se: Në gjithë Serbin jetojn 61.687 shqiptarë, kurse vetëm në Krahinën e Pershevës  që përfshin: Preshevë, Bujanoc e Komunën e Medvegjës, rezulton se jan 57710 qytetarë Shqiptarë, kurse  Në Krahinën e Sanxhakut,si:
 
Komuna e Novi Pazarit  jan publikuar si të regjistruar  200 qytetarë shqiptarë, nga Komuna e Sjenicës jan publikuar si të regjistruar  26 qytetarë shqiptarë,nga Komuna e Tutinit jan publikuar si të regjistruar  16 qytetarë shqiptarë, nga Komuna e Prijepoljes jan publikuar si të regjistruar  2 qytetarë shqiptarë,
 
Në Krahinën e Sanxhakut, qytetarë të përkatësisë shqiptare,që jetojnë Republikën e Serbisë  me gjithë  Vojvodinën,  marrë parasysh të një  asimilimi  dhe  rezulton se  jan regjistruar  vetëm 3977 qytetarë shqiptarë!!!. 


Në Krahinën e Sanxhakut kemi asimilim e një diskriminim, po ashtu në Krahinën Shqiptare të Preshevës  kemi një diskriminim,   më të madhë në këtë pjesë të Evropës, kur kemi  pasivizim të adresave dhe pastrim etnik në mënyrë institucionale, tani jan manipuluar, sepse numri prej 61.687 qytetarë të përkatësisë shqiptare, nuk është regjistrim i sakt-pra jemi shumë më shumë. 


                                                                    7 maj  2023


 
Të dhënat e publikuar bazohen,si në:


Shenim: Në Krahinën e Sanxhakut, jan të përfshirë në këtë statistik në faqen 64 përkatësisht në faqen 80,për Krahinën e Preshevës, jan të përfshirë në këtë statistik në faqen 94 përkatësisht në faqen 106.

2023/05/06

Krimet e Serbisë në Kosovë dhe disa nga masakrat më të rënda

     


 Shkruan Akademik PHD. AAAS Flori Bruqi





Kanë kaluar 22 vjet nga lufta në Kosovë, ku janë vrarë mbi 13,500 persona, në mesin e tyre fëmijë, gra, pleq e civilë.





Gjatë luftës së fundit 98/99, në fshatrat e qytetet e Kosovës janë kryer mbi 400 masakra nga forcat ushtarake, policore e paramilitare serbe.







Edhe pse kanë kaluar dy dekada nga përfundimi i luftës në Kosovë shteti ende nuk ka një databazë ku saktësohet numri i viktimave dhe masakrave nga regjimi i atëhershëm i Serbisë dhe dokumentohen saktë krimet që kanë ndodhur gjatë vitit 1998/99.



Nga ky numër i të vrarëve, 10,812 janë shqiptarë, 2,197 serbë, ndërkaq, romët, boshnjakët, malazezët dhe joshqiptarët e tjerë përbëjnë 526 viktima gjithsej.





Nga komunat e Kosovës më të prekurat nga lufta janë komuna e Skenderajt dhe e Gjakovës.




Në komunën e Gjakovës nga janari i vitit 1998 deri më 12 qershor 1999 janë vrarë 870 banorë, ndërsa dëshmorë kanë rënë 220, të pagjetur, 107. Në total  1,197.





Prej përfundimit të luftës e deri më sot, në Komitetin Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq dhe Komisionin Qeveritar të Kosovës për Persona të Zhdukur, sipas kërkesave të familjarëve, janë evidentuar 6.057 raste të personave të zhdukur, si pasojë e luftës në Kosovë.





Fati i shumicës prej tyre tashmë është zbardhur, por për 1.647 persona ende nuk dihet asgjë.Qytetarët e Kosovës gjatë luftës janë përballur edhe me dhunë seksuale, ku numri i viktimave llogaritet të jetë rreth 20 mijë vetë. Në mesin e tyre ka gra, burra dhe të mitura.







Në kohën kur është paralajmëruar nga Qeveria Kurti një padi për gjenocid ndaj Serbisë, Telegrafi ka përmbledhur disa nga masakrat më të mëdha në Kosovë, të kryer nga regjimi serb në vitet 98/99.



Statistikat e dhëna janë verifikuar mbi bazën e të dhënave që kanë ofruar krerët e shtetit përgjatë viteve gjatë përkujtimeve të masakrave, mbi të dhënat e Fondit për të Drejtën Humanitare dhe nga Libri 1 dhe 2 të profesor Jusuf Osmani “Krimet e Serbisë në Kosovës” të botuar nga Agjencia shtetërore e Arkivave të Kosovës.





Floripress më poshtë do të sjellë në përmbledhje të informatave për disa nga masakrat më të mëdha që janë kryer në territorin e Kosovës nga institucionet shtetit të Serbisë të udhëhequr nga krimineli i luftës në Ballkan, Sllobodan Millosheviq për të cilat krime kam botuar librën Polemika shqip .




https://docplayer.net/76890856-Flori-bruqi-polemika-shqip.html




polemikaship - Sa-









Masakra e Poklekut:


Në Poklek të Drenasit janë vrarë 54 civilë, në mesin e të cilëve të paktën kanë qenë 24 fëmijë. Gjurmë të gjakut të 54 civilëve të vrarë në Masakrën e Poklekut ende janë të freskëta në bodrumin e shtëpisë në të cilën së pari u vranë, pastaj u dogjën dy herë radhazi. Në mesin e të vrarëve ishte edhe Lirie Muqolli gjashtë muajsh, jeta e së cilës u shua në fillim të saj nga forcat policore e ushtarake të regjimit serb. Masakra në Qirez të Skenderajt Ky fshat në vitet 1998/99 përjetoi tmerret e luftës policore e ushtarake mbi popullatën e pafajshme shqiptare. 





Më 28 shkurt u bë masakra në këtë fshat dhe në fshatin Likoshan ku u vranë 24 banorë të këtyre dy fshatrave dhe të tjera. Nga ky fshat gjatë luftës u vranë 45 banorë civilë dhe 6 luftëtarë ranë dëshmor. Në Qirez, në prill të vitit 1999 serbët kanë rrëmbyer 8gra dhe vajza të fshatit Kozhicë për t’i përdhunuar dhe më pas i kanë hedhur të gjalla në piste. Këto puse të tmerrit dëshmojnë krimet në Kosovë, si një varr me 3 person nga fshati Shtuticë, si dhe 4 varre, dy në Qirez, 1 në Gllobar dhe 1 në Trestenik. Masakra e Prekazit në Skenderaj Prekazi në krye me Adem Jasharin ishte qendër e rezistencës së popullit shqiptarë kundër regjimit serb, ndaj përherë ishte në shënjestër. Më 5-7 mars 1998 u sulmua ky fshat, përkatësisht familja Jashari. Në mbrojtje të vendit dhe të pragut të shtëpisë u vranë 59 banorë, prej tyre 55 ishin të lagjes së Jasharajve. Në mesin e të vrarëve shumica ishin gra, fëmijë, pleq. Nga 55 persona të vrarë të lagjes së Jasharajve, 32 ishin meshkuj dhe 23 femra. Masakra e Izbicës Masakra e Izbicës ka ndodhur më 28 mars 1999, ku u ekzekutuan 114 banorë të këtij vendbanimi dhe të fshatrave tjerë. Këtu është zbuluar një varrezë masive, ku janë gjetur trupat e 146 viktimave. Ata janë zhvendosur më 28 maj 1999 nga policia serbe për t’i humbur gjurmët e krimit dhe janë dërguar jashtë Kosovës ose janë djegur. Masakra e Burgut të Dubravës Masakra në Burgun e Dubravës ka ndodhur nga 19 deri më 22 maj 199. Në Dubravë të Istogut ka ekzistuar burgu famëkeq i Dubravës, ku forcat policore serbe, gardianë e paramilitarë serb prej 19-22 maj 1999 kanë vrarë e masakruar në këtë burg 97 të burgosur shqiptarë, nga viset e ndryshme të Kosovës. Masakra e Krushës së Madhe Masakra në Krushë të Madhe ka ndodhur më 26 dhe 27 mars 1999. Në një aksion dyditor, regjimi serb duke ndarë burra e djem nga gratë e nënat e tyre dhe duke ekzekutuar 243 persona.





 Kjo ngjarje është dëshmi autentike e veprimit të regjimit gjenocidal të Serbisë, ndërsa vazhdon të jetë plagë e hapur për një pjesë të familjarëve të këtij fshat. Prej 243 të vrarëve, 206 kanë qenë banorë të Krushës së Madhe, ndërsa pjesa tjetër banorë të zhvendosur në këtë fshat gjatë ofensivave. 





 Më tepër se 7 familjeve u janë vrarë e masakruar të gjithë meshkujt. Masakra e Mejës Më 27 prill 1999 në fshatin Mejë të Gjakovës nga forcat policore serbe u ndaluan kolona prej 500 civilësh shqiptarë, të cilët kishin ardhur nga fshatrat e Rekës së Keqe të Gjakovës dhe disa fshatra të komunës së Deçanit. Shumë prej tyre u vranë dhe u masakruan, u rrëmbyen dhe u dërguan në vende të panjohura. Numri i saktë i viktimave ende mbetet i panjohur, por të paktën janë 376 të civilë të vrarë të të gjitha moshave. Po në këtë ditë në fshatin Guskë u vranë 25 shqiptarë, në fshatin Dobrosh 38 dhe në Korenicë 65 shqiptarë. 




 Masakra e Qyshkut Më 14 maj 1999 në fshatin Qyshk të Pejës gjatë një sulmi të fuqishëm nga forcat serbe u vranë dhe u masakruan barbarisht 42 meshkuj. Në mëngjesin e të njëjtës ditë, forcat serbe kishin sulmuar edhe fshatrat fqinjë, Pavlan dhe Zahaq. Pasi i kishin dëbuar fëmijët, gratë dhe pleqtë, kishin vrarë e masakruar 35 shqiptarë. Masakra e Reçakut 





 Më 15 janar 1999 kriminelët dhe paramilitarët serbë bënë një masakër makabre në popullatën civile, ku u vranë dhe masakruan 45 shqiptarë. Masakra u organizua dhe u krye nga forcat policore, ushtarake dhe paraushtarake serbe. Serbia refuzon të ketë kryer masakër. Një ditë pas kryerjes së masakrës, William Walker, ambasadori i OSBE-së në Kosovë, vizitoi vendin e ngjarjes u tmerrua nga kufomat e masakruara. Ai deklaroi “Nga ajo që pashë nuk ngurroj të përshkruaj ndodhinë si masakër dhe krim kundër njerëzimit. 





Kjo është ngjarja më trishtuese në jetën time.” Lajmi i masakrës sensibilizoi opinionin ndërkombëtar për krimet serbe në Kosovë dhe i hapi rrugën bombardimeve të NATO-s në Serbi. Masakra e Suharekës Më 26 mars të vitit 1999 u bë masakra në familjen Berisha dhe të tjerë, ku u vranë dhe u masakruan 48 banorë civilë nga forcat serbe. Masakra në Abri të Epërme të Drenasit Masakra në Abri të Epërme ka ndodhur më 26 shtator të vitit 1998. Në këtë datë u vranë dhe u masakruan 22 anëtarë të familjes Deliu, nga fëmija gjashtë muajsh deri te plaka 84 vjeçare.





 Masakra e Kotlinës Në fshatin Kotlinë të Kaçanikut më 24 mars 1999 forcat serbe ekzekutuan dhe masakruan 26 persona, të cilët i hodhi në dy puse dhe ua vuri eksplozivin. 





 Masakra e Bellacerkës së Rahovecit Më 25 mars 1999 në këtë fshat forcat serbe kanë vrarë, ekzekutuar, djegur e masakruar në shtëpitë e tyre 46 banorë shqiptarë- gra, fëmijë të moshës 3-9 vjeçare, të rinj (15 vetë më të rinj se 18 vjeç), meshkuj.






 Në disa familje të ngushta janë deri 6 anëtarë të vrarë. Ku fshat ishte sulmuar edhe më parë, ku më 18 korrik të 1998 ishin vrarë 12 banorë të fshatit.





 Masakra në Rezallë të Skenderajt Më 5 prill 1999, forcat serbe hyjnë në fshat. Pas keqtrajtimeve fizike e psikike i ndajnë burrat nga gratë dhe fëmijët, duke i qitur për ekzekutim 41 civilë të moshës 13-90 vjeç. Ekzekutimit i kishin shpëtuar vetëm 3 persona. Masakra në Studime të Vushtrrisë Më 2 maj 1999 policia, ushtria e paramilitarët serbë bënë masakër të paparë. U vranë dhe u masakruan 116 persona, fëmijë, gra, pleq e burra. Masakra në qytetin e Vushtrrisë Më 22 maj në qytetin në qytetin e Vushtrrisë nga forcat policore e ushtarake të Serbisë u kidnapuan, u zhdukën dhe u masakruan 68 persona. Të vrarë dhe të masakruarit i kishin bartur në Serbi.




Masakra në familjen Gërxhaliu në Studime të Vushtrrisë Më 31 maj 1999 paramilitarët serbë kanë vrarë dhe masakruar 12 anëtarë të familjes së Selatin Gërxhaliut, shumica e të cilëve ishin fëmijë të moshës njëvjeçare e më sipër. Masakra e Sllovisë së Lipjanit Më 15 dhe 16 prill 1999 në fshatin Sllovi dhe në vendin Lugu i Demës, u vranë dhe u masakruan 41 banorë civilë. Masakra në Ribar të Vogël të Lipjanit Më 18 prill 1999 në këtë fshat u vranë dhe u masakruan 25 banorë civilë, prej të cilëve 19 ishin nga ky fshat, ndërsa 6 të tjerë nga fshati Vërshec, që ishin strehuar aty. 






 Vrasjet në Koliq Në territorin e këtij fshati më 18-19 prill 1999 u vranë më shumë se 74 persona nga fshatrat e ndryshme. Masakra në Makoc të Prishtinës Në këtë fshat më 20 prill 1999 është bërë masakër në popullatën shqiptare nga forcat serbe ku janë vrarë 42 persona. Masakra në Grashticë të Prishtinës 







Më 21 prill 1999 nga kolona e gjatë e të zhvendosurve nga fshatrat e Gallapit, që po shkonin nga Mareci për në Prishtinë atë ditë janë masakruar e pushkatuar 60 civilë meshkuj, i vranë pas koke dhe i hodhën në lumë. Masakra në Nakaradë të Fushë Kosovës 





 Më 21 prill 1999 është bërë masakër në familje Mirena, ku janë vrarë 16 anëtarë të kësaj familje. Masakra e Lybeniqit Në Lybeniq të Pejë janë vrarë rreth 60 banorë. Në këtë vendbanim më 1 prill 1999 janë vrarë 50 banorë si dhe kanë rënë 10 dëshmorë, ndërsa të pagjetur janë raportuar 12 banorë. Masakra në Nabërxhan të Pejës 






 Më 1 deri më 7 maj 1999 janë vrarë e masakruar mbi 20 banorë civilë shqiptarë, ndërsa dëshmor ka rënë 1, si dhe i pagjetur është raportuar 1. Ndryshe, shumë shqiptarë të vrarë në Kosovë, trupat e pajetë të tyre kanë zhvendosur jashtë Kosovës, me qëllim të zhdukjes së shenjave të krimit të kryer. Kjo është vërtetuar në hapjen e varrezave të shumta në Serbi.





 Përveç kësaj, dyshohet se shumë kufoma të shqiptarëve janë djegur në furra të shkritoreve, siç flitet edhe në atë të Zveçanit. Më 6 prill 1999 në lumin Danub, afër Klladovës ishte zbuluar një autofrigorifer me 86 kufoma grash, fëmijësh e pleq shqiptarë të Kosovës, të vrarë e të masakruar nga forcat ushtarake e policore serbe pas 24 marsit 1999. (Jusuf Osmani, Krimet e Serbisë në Kosovë 1, Agjencia shtetërore e Arkivave të Kosovës, fq 57) 





 Shifrat e të pagjeturve mund të kenë ndryshuar përgjatë viteve, pasi të dhënat janë të vitit 2010, nga libri i prof. Jusuf Osmani, Krimet e Serbisë në Kosovë 1998-1999 I dhe II, Agjencia shtetërore e Arkivave të Kosovës, Prishtinë, 2010. Kosova, duhë të fillojë Padinë për gjenocidin serb në Kosovë per Masakrimin gjenocidal të mbi 13 mijë të vrarë, mbi 400 masakra dhe 6 mijë të zhdukur gjatë luftës – Krimet e Serbisë në Kosovë dhe disa nga masakrat më të rënda.




Pasi këtë nuk dëshironë ta bëjë Gjykata Speciale e Hagës duhë ta bëjë a më parë pas 22 vjetëve jurispondenca e Kosovës.Këtë iniciativë duhë ta ndërmerr Qeveria e Kosovës, Ministria e jurispondencë si dhe Kuvendi dhe Kuvendarët e Kosovës pa e pyet askend. LIdhur më shumë masakra që kanë ndodhur në Luftën e Kosovë Libër rrenqethës kanë shkruar shumë autorë në Kosovë Nysret Pllana,Akademik Hakif Bajrami,Akademik Flori Bruqi,Akademik Dibran Fylli,Prof.dr.Jusuf Osmani, Publicisti Rrustem Berisha ,Frashër Rracaj,   e qindra të tjerë por Gjykata Speciale e Hagës Heshtë.Hehshtë edhe Kosova.Pse ?

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...