Agjencioni floripress.blogspot.com

2025/02/06

Alfred Cako plas ‘bombën’: Antenat 5G tek senatoriumi po vrasin të sëmurët Nga Gazeta Telegraf




Habit Alfred Cako: Në 1944 po të bahskoheshim me Jugosllavinë do ishte...  “E Diell”, 29 Nëntor 2020



Konspiracionisti dhe studiuesi i njohur, Alfred Cako, pas shumë e shumë reagimeve mbi situatën e koronavirusit ka hedhur edhe sot dyshime për sëmundjen që ka gjunjëzuar botën. Përmes një postimi në Facebook, Cako ka publikuar dy foto nga një antenë 5G që është vendosur pranë spitalit “Shefqet Ndroqi” (COVID2). 



 Cako shprehet se kjo antenë është e kompanisë Vodafone Albania, që kërkon të fusë teknologjinë 5G në Shqipëri dhe sipas tij në qoftë se këto hiqen asnjë nuk do të vdesë nga gripi artificial. Ai shprehet se 5G shkatërron boshtet induktive të qelizve, prej frekuencës shumë mikroskopike, që futet në qelizat e lëkurës. Postimi i plotë i Alfred Cakos: Senatorium- 5G; nje nga 3 antenat 5G te vendosura tek Sanatoriumi Tirane; nese hiqen keto antena prane spitaleve dhe trajtohen te semuret me hydroxilchloroquine + azitromicine + zing + Vitamine C, asnje i semure me gripin artificial nuk vdes, edhe me semundje shoqeruese, edhe i moshuar; ju kam thene larg spitaleve dhe qyteteve ne rast semundje; 5G shkaterron tre boshtet induktive te qelizave per shkak te frekuences shume mikroskopike te lekundjes qe arrin te hyje ne qelizat e lekures dhe krijon nje fushe tjeter induktive qe e semur qelizen; kur thoja qe nuk ka spital infektiv ne bote i pa mbuluar me 5G nje pjese shkencetaresh me kundershtonin. Do tju sjell me vone edhe nje foto te nje antene 5G qe eshte nje nder 3 te parat e vendosur nga Vodafon ne Tirane. Se shpejti kini fotot e 2 antenave te tjera ne Sanatorium. Para se te shkoni ketu ngrini koken lart dhe po i pate keto antena zhdukuni sa me shpejt qe aty, megjithe te semuret. Doni me?!

Alarmi demografik; – Si po bie me shpejtësi shtesa natyrore e popullisë, të dhënat sipas qarqeve 13 gusht 2020

 Treguesit demografikë të tremujorit të dytë treguan se popullsia e vendit po futet në një proces rënie të parikuperueshëm pasi lindjet dhe vdekjet po shkojnë drejt barazimit, teksa shtesa natyrore e popullsisë i ka ditët e numëruara. INSTAT raportoi se shtesa natyrore e popullsisë (diferenca mes lindjeve dhe vdekjeve) në 6-mujorin e parë të vitit 2020 pësoi rënie me 4,6 për qind. Në këtë 6 mujor pati vetëm 1,135 lindje më pak se vdekje, ndërsa në të njëjtën periudhe të një viti më parë ishin 1,402 vdekje më shumë se lindjet. Shtesa natyrore e popullsisë pritet të përkeqësohet më shumë në 6-mujorin e dytë të vitit, për shkak të numrit të lartë të viktimave që po krijon pandemia Covid-19. Pandemia e cila e ka hyrë në një fazë intensive gjatë gjysmës së dytë të korrikut dhe gushtit pritet të përkeqësoje më shumë treguesit e popullsisë duke rrezikuar ta çojë bilancin lindje vdekje drejt barazimit. Shtesa natyrore e popullsisë pësoi rënie të ndjeshme vitet e fundit, si rrjedhoje e rënies së madhe të lindjeve, teksa vdekjet kanë ndjekur një trend të qëndrueshëm në rreth 20-21 mijë në vit. Në 6 mujorin e parë të vitit 2020 shtesa natyrore e popullsisë pësoi rënie me 67 për qind. Qeveria dy vitet e fundit po aplikon stimuj në vlera monetare për nxitjen e lindjeve duke dhënë subvencioneve direkte për çdo fëmijë të lindur, por kjo politikë nuk duket se e ka përmirësuar situatën edhe pse shumë fëmijë të lindur jashtë vendit janë regjistruar në Shqipëri për të përfituar nga bonusi. Tendenca negative edhe për tremujorin e dytë 2020 Sipas INSTAT numri i lindjeve për tremujorin e dytë 2020 është 6.124, duke shënuar një rënie me 8,0 %, krahasuar me tremujorin e dytë 2019. Numri i vdekjeve për tremujorin e dytë 2020 rezulton 4.989, duke shënuar një rënie prej 3,1 %, krahasuar me tremujorin e dytë 2019. Gjatë tremujorit të dytë 2020, numri i lindjeve tejkalon me 1.135 numrin e vdekjeve. Në tremujorin e dytë 2020 shtatë qarqe të vendit kanë shënuar shtesë natyrore pozitive të popullsisë, ndërsa në pesë qarqe, shtesa natyrore e popullsisë ishte negative. Në tremujorin e dytë 2020 vlera më e lartë e shtesës natyrore regjistrohet në qarkun e Tiranës, ku numri i lindjeve tejkalon me 709 numrin e vdekjeve, ndërsa ajo më e vogël regjistrohet në qarkun e Vlorës, ku vdekjet tejkalojnë me 80 numrin e lindjeve. Lindjet me rënie në 10 qarqe Në tremujorin e dytë 2020 dy qarqe të vendit kanë shënuar rritje të numrit të lindjeve, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2019, ndërsa në dhjetë qarqe ka pasur rënie. Në tremujorin e dytë 2020 numri më i madh i lindjeve regjistrohet në qarkun e Tiranës, me 1.973 lindje, ndërsa ai më i vogël në qarkun e Gjirokastrës, me 121 lindje. Rritjen më të madhe në përqindje të lindjeve, gjatë tremujorit të dytë 2020, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2019 e ka qarku i Gjirokastrës me 5,2 %, rënien më të madhe e ka qarku i Kukësit, me 37,0 %. Në tremujorin e dytë 2020 shtatë qarqe të vendit kanë shënuar rënie të numrit të vdekjeve, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2019, ndërsa pesë qarqe kanë shënuar rritje. INSTAT raporton se, ky numër nuk është final për shkak për shkak të pamundësive për të regjistruar në kohë. Gjithsesi vdekjet për shkak të pandemisë Covid -19 do të reflektohen në tremujorin e dytë. Në tremujorin e dytë 2020 numri më i vogël i vdekjeve regjistrohet në qarkun e Kukësit, me 117 vdekje, ndërsa ai më i lartë në qarkun e Tiranës, me 1.264 vdekje. Rënien më të madhe në përqindje të vdekjeve, gjatë tremujorit të dytë 2020, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2019 e ka qarku i Beratit, me 24,4 %, ndërsa rritjen më të madhe në përqindje e ka qarku i Gjirokastrës, me 9,9 %.

A do kemi Shqiptar ne Shqiperi? – Rënie drastike e numrit të lindjeve në maternitetin e Elbasanit. – Numri lindjeve më i ulët që nga viti 1934

Në maternitetin e Elbasanit, numri i lindjeve ka pësuar një rënie dramatike vit pas viti. Krahasuar me 10 vite më parë, ka një ulje prej 60% të lindjeve, një trend që është reflektuar në të gjithë Shqipërinë. 

 Gjatë vitit 2024, në Elbasan janë regjistruar vetëm 1020 lindje, ndërkohë që 10 vite më parë ky numër ishte dukshëm më i lartë. 

Mjekët dhe sociologët kanë identifikuar disa shkaqe për këtë situatë, përfshirë emigracionin e të rinjve dhe kostot e larta të jetesës. 

 Shefi i repartit obstetrik-gjinekologjik, Olgert Alla, ka theksuar se ulja e lindjeve është një fenomen që ka prekur të gjitha qytetet shqiptare, ndërsa për Elbasanin, trendi ka pasur një rënie të ndjeshme nga 100 deri në 120 lindje më pak çdo vit. 

Duket se shumë familje zgjedhin të kenë një ose dy fëmijë, përkundër kohëve kur kishin më shumë.

 Ky fenomen është gjithashtu pasojë e kushteve ekonomike dhe mundësive të kufizuara që ka rinia, veçanërisht për shkak të emigracionit. Në pesë vitet e fundit, lindjet në Shqipëri janë ulur me 22.2%, duke arritur në nivelin më të ulët që nga viti 1934, me vetëm 22,210 lindje në vitin 2023.

Qeveria e re do të përballet me një presion të madh nga administrata e presidentit amerikan Donald Trump


                           Dr Gani N Asllani 


 Është qoroditëse, madje edhe e pabesueshme, që një zyrtar i lartë i qeverisë amerikane të bëjë një ndërhyrje kaq direkte pesë ditë para zgjedhjeve parlamentare të një vendi tjetër. Rastis që ndonjë deputet i caktuar të mbështesë një kandidat për deputet në ndonjë vend tjetër për arsye personale apo ideologjike, por është e pazakontë që dikush të dalë hapur, me emër e mbiemër.

 Arsyet e ndërhyrjes së Grenellit nuk kanë të bëjnë aq shumë me Vetëvendosjen si organizatë politike apo me z. Albin Kurti personalisht, por janë të orientuara nga prirja ideologjike e z. Grenell dhe e gjithë ekipit udhëheqës në SHBA nën presidentin Trump, si një formacion politik i të djathtës së largët. 

Pra, Grenell, si libertarian me një qasje që favorizon botën e udhëhequr nga kapitali, nuk parapëlqen liberalizmin, e aq më pak socialdemokracinë që zbaton Lëvizja Vetëvendosje. 

 Ishte pikërisht kjo mendësi politike e z. Grenell që çoi në ftohjen e marrëdhënieve të tij me Berlinin zyrtar kur ai shërbente si ambasador i SHBA-së në Gjermani, pasi qeverinë gjermane ai e shihte si liberale. Vështrues të vëmendshëm mund të shprehen se Grenell e ka objektiv z. Kurti dhe qeverinë e Vetëvendosjes, pasi ai nuk po kritikon qeveritë e majta të Vuçiqit në Beograd apo të Edi Ramës në Tiranë. 

Njëmend kjo është e vërtetë, por ndryshe nga Kosova, ku administrata e z. Trump nuk ka interesa të ngushta ekonomike, një konsorcium i financuar me fonde shtetërore nga Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe – ku dhëndri i z. Trump dhe Grenell kanë aksione financiare – është i përfshirë në një investim prej 1.2 miliardë dollarësh në brigjet e Danubit në Beograd dhe një investim tjetër mbi një miliard dollarë në ishullin e Sazanit. Cila do që të jetë e vërteta, një gjë është e sigurt: pas zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare për Kuvendin e Republikës së Kosovës, qeveria e re do të përballet me një presion të madh nga administrata e presidentit Trump për një zgjidhje të shpejtë politike. Është imperative që të mos jepet floriri për thëngjill në arsyetimin për bashkëpunimin me Amerikën, sepse shkurtpamësi të tilla sollën Gjykatën Speciale dhe dhënien e Çakorrit Malit të Zi. Po ashtu, një kokëfortësi e tepruar nuk mund të jetë zgjidhje, sepse do të çonte në një izolim të panevojshëm, kur dihet mirëfilli se aleati tjetër thelbësor i Kosovës, Bashkimi Europian, ende i ka të vendosura 'masat ekonomike' ndaj vendit tonë.

Qeveria e re do të përballet me një presion të madh nga administrata e presidentit Trump

Përse nuk u bashkuan 4 vilajetet shqiptare para dhe pas 1878?

Nga Azem Kovaçi 

Në foto  të ballinës së Librit Ramë Syla-Januzaj  mësues nga Isniqi i Deçanit 



“Nga viti 1846 e në vazhdim prifti katolik Gaspër Krasniqi (nëpërmjet tij) u vendosën kontakte me udhëheqësin/bajraktarin e fisit mirditor. Ku para nëpërmjet peshkopit të Malit të Zi për të mbështetur një rebelim mirditor në Shqipëri filluan te vinin. Ne te njejten kohe Mirdita refuzoi t’i përgjigjej thirrjes osmane gjatë luftës së shkurtër osmano-malazeze të vitit 1862. Gaspër Krasniqi dhe më pas pasardhësi i tij si Igumeni i Mirditës, Prenk Doçi, vazhduan marrëdhëniet e fshehta me Malin e Zi Keto marredhenie u bënë mjaft të njohura ku Prenk Doçi iu gjeten evidenca ku nxiste perçaje dhe kryengritje fetare, keshtu ai fillimisht u burgos nga Porta e Larte dhe më pas u dërgua për gjashtë vjet në New Brunswick nga Vatikani (ku vet Vatikani i ekspozuar nga dinakerite, nxitjet per kryengritje ne linja fetare/kryqezate).pra u detyrua te largonte Igumenin katolik mirditor Prenk Doçi. Duhet thene qe po ashtu joshja që politikanët serbë i ofronin bajraktarit te Mirditës, ishte ideja e një principate të pavarur katolike veriore shqiptare Duhet thene qe nje ide e tille me te vertete nxite perçaje dhe kjo pati efekte psikologjike. Natyrisht që qëllimi i nje ideje te tille (principate katolike), për sa i përket serbëve, ishte thjesht të inkurajonte një ngritje diversioniste/perçarese ne vija fetare.nder shqiptare, ku si rezultat mund t’i ndihmonte serbet të kapnin territore shqiptare ku u interesonte atyre. Ne fakt dihet dhe pane qarte qellimrt e serbeve pak vite me vone – kur shteti serb u forcua edhe me tej ai pushtoi Kosovën, ku ambiciet terroritoriale te serbise u shtrine edhe në pjesën më të madhe të Shqipërisë veriore. (Faqja 189. Sir Noel Malcolm ‘Kosova një histori e shkurtër’ botuar në Londër 1998). Në vitet 1876-1877, një vit para Lidhjes së Prizrenit, klanet malesore katolike, veçanerisht Mirdita, kishin një projekt politik të ndryshëm: ai ishte plani për krijimin e një principate shqiptare katolike autonome ose plotësisht të pavarur.Ideja kishtei pëlqimin e kreut/bajraktarit të Mirditës, Prenk Bib Doda. Në vitin 1876, Princi Nikolla i Malit të Zi u përpoq shumë për të inkurajuar/financuar ambiciet e tij, pasi e dinte se një kryengritje katolike kundër osmanëve do ta bënte me të lehtë për trupat e tij të pushtonin shumë me shume territore shqiptare; Italia dhe Austro-Hungaria, po ashtu si fuqi mbrojtëse katolike, gjithashtu u interesuan për qëllimet e tyre dhe një delegacion nga një komitet arbëresh në Italinë jugore ofroi mbështetje dhe armë.per nje principate te tille katolike. Më 1877, Prenk Bib Doda udhehoqi një rebelim dhe i dërgoi kërkesë Malit të Zi për armë dhe para, por kryengritja u shtyp nga trupat arnauto- osmane. Ne te njejten kohe Prenk Bibe Doda mblodhi krerët e disa klaneve katolike fqinje dhe dërgoi një peticion të përbashkët në Kongresin e Berlinit në qershor 1878, duke i kërkuar Kongresit qe të krijonte një principatë autonome të Mirditës. . (Faqet 218 -9) Në fakt, në periudhën 1866-1869 (8.vjete para.Lidhjes se Prizrenit) Porta e Larte e konsideruan seriozisht krijimin e një vilajeti të vetëm shqiptar që të përfshinte të gjithë Shqipërinë dhe Kosovën dhe pjesën më të madhe të Maqedonisë dhe një pjesë të Bullgarisë. Synimi ishte frenimi i nacionalistëve sllavë dhe fakti që kjo zonë do të kishte bashkuar pjesën më të madhe të popullsisë shqiptare nuk i shqetësonte autoritetet (faqe 192). Por për shkak të kryengritjes së Mirditës dhe shtetet sllave te cilat duke përdorur taktikat përça dhe pushto mbi baza fetare bene qe shteti osman te hezitoje në bashkimin e katër vilajeteve shqiptare në një vilajet autonom shqiptar. Përveç kësaj, në vitin 1880, katër vjet pas Lidhjes së Prizrenit, vilajeti i bashkuar shqiptar perseri u konsiderua nga Porta e Larte. Bashkimi i kater vilajeteve kishte njëfarë mbështetjeje diplomatike edhe nga Britania, e cila po merrte (në mënyrë të pazakontë) një rol aktiv në gjeopolitiken Ballkanike dhe çështjen shqiptare: Ne fakt, zyrtari i lartë, Lordi Edmund Fitzmaurice, i shkruante nga Stambolli Sekretarit të jashtëm Britanik duke e përgëzuar idene e perbashkimit te kater vilajeteve shqiptare dhe forcimin e faktorit shqiptare. Dhe më 30 maj 1880, pas debatesh të gjata, Këshilli i Ministrave Osman ra ne dakord qe te bashkonte kater vilajetet shqiptare. Këshilli i Ministrave ndryshoi vendim dy /tre jave me pas – kjo si rezultat i trazirave qe ri-filluan ne vilajetin Kosovës. Arsyeja dhe hezitimi i shtetit Osman duket se ka qenë qe nese një vilajet i vetem autonom shqiptar do te formohej, rrjedhimisht do të copëtohej shume shpejt nga konfliktet e brendshme (te nxitura nga sllavet) ndermjet shqiptarëve të krishterë dhe shqiptareve myslimanëve dhe se kjo do t’u jepte fuqive të jashtme (jo vetëm shteteve sllave, por edhe Italisë dhe Austro-Hungarisë) një justifikim për të ndërhyrë dhe copetuar edhe me tej. (Faqet 224-225) BURIMI: BOOK ” KOSOVO A SHORT HISTORY ‘ PUBLISHED IN LONDON IN 1998 Faqet 189, po aty 218, 219, 224 and 225) Foto: Abedin Pashe Dino. Minister i jashtem i Perandorise Osmane ne te njejten kohe edhe ideator/organizues dhe perkrahes i Lidhjes se Prizrenit

Lidhjet familjare të Skënderbeut

Nga Azem Gani


  Motra e Skenderbeut, Mara ishte martuar me Štjefan Cernojevicin, sundimtarin e Malit te zi te cilet rrjedhimisht linden femije ortodoks Malazezo/Kastriot. Mara dhe Cernojevici jane te varrosur ne Manastirin e Kom-it te Malit te zi. Malazezi Cernojevici mori pjese ne Kuvendin e Lezhes 2 mars 1444. 


Gjon Kastrioti – djali i Skenderbeut ishte i martuar me Jerina Brankovicin, vajzen e mbretit (despotit) serb Lazar Brankovic. Mbesa e Skenderbeut Jelena Kastrioti u martua me Pavle Balsiçin. Kunata e Skenderbeut Angjelina Arianiti, motra e Donikes (gruaja e skenderbeut) ishte e martuar me Stjefan Brankivicin shenjetorin e serbeve. Yella ishte e martuar me Gjergj Cernojevicin Vlajka Kastrioti martesen e saj te dyte e kishte me Štjefan Balsicin me te cilet linden dy femije Gojko Balsicin dhe Ivan Balsiçin. A doni me per familjen e Gjergj Kastriotit dhe lidhjet e tij te gjakut me serb e malazez? Skenderbeu kishte pese motra dhe kater 4 vellezer. Stanisha dhe babai i tij Gjon Kastrioti jane te varrosur ne manastirin serb te Hilindarit, pra ishin ortodoks familjarisht dhe JO katolik. Nena e Skenderbeut Vojsava (Volislava) e bija e Grgur dhe Teodora Golubič- Brankovic artikulohet nga shume historiane duke perfshire Paskal Milon se e ema e Skenderbeut ishte sllave ortodokse ne gjeneze (Malazezo/ Bullgare) dhe jo arberore. Skenderbeut pasi mori Krujen nje muaj me vone po ashtu pushtoi kalate e Petreles, Stelushit, Modeices dhe Sfetigradit. Ketu fillon dhe periudha me e erret e Skenderbeut, pasi ai u zuri rob lufte kolonet dhe arberoret qe ishin konvertuar ne muslimane..Ai i u ftoi te zgjidhnin mes vdekjes dhe krishterimit.Pjesa me e madhe refuzuan dhe me mijera u masakruan pa meshire. Peshkopi dhe historiani njohur Fan Noli ne librin e tij per Skenderbeun artikulon “kjo veper (masakra e roberve nga skenderbeu ishte nje deklarate per nje lufte te shenjte/kryqezate me te cilen nuk kishte me kthim mbrapa.” Sipas historianit Ndue Gjelaj lektor ne Universitetin e New Yorkut njekohesisht i cili artikulon qe Skenderbeu pushtonte toka, sulmonte karavanet, masakronte muslimanet dhe i ishte bashkuar kryqezates se papatit kunder islamit si nje kalores i krishterimit.” /profili i tij Metarimi 


Burimi :https://gazetaimpakt.com/lidhjet-familjare-te-skenderbeut/

George Orwellz: Coming Up for Air(Dalje për ajër)

Xhorxh Boulingu përballet me një krizë të shumëfishtë: Ai është mesoburrë, e ka lënë veten të shëndoshet dhe tashmë i kanë rënë të gjithë dhëmbët. Ai ka një jetë të mesme, bën një punë të mërzitshme duke shitur polica sigurimi - për të cilat pranon se janë biznes dallaveresh - si dhe është një njeri që ka frikë! Frikë nga bombat, nga shkopat e gomës, nga radhët e gjata për të blerë bukë. Gazetat tabloide e sigurojnë se gjërat janë mirë, se teknologjia i ka mposhtur bombat, ndërsa nuk harrojnë të raportojnë me bollëk për vrasje makabre dhe... për martesën e Mbretit Zog, diku larg, atje nëpër botë. Ishte pikërisht pankarta e shtypit të ditës, e cila njoftonte dasmën e mbretit shqiptar, ajo që e zhyti personazhin e Orwellit në mendime të thella për kapitalizmin e egër, banalitetin e shoqërisë së shtresës së mesme dhe të medias tabloide. Ai kërkon të shpëtojë nga të gjitha këto, duke u kthyer pas në kohë, te një vend ku ishte gjithmonë verë, ku dilte për peshk, sepse “peshkimi është e kundërta e luftës” dhe ku nuk kishte rrjete supermarketesh, as bythëlëpirje te shefi, as telendisje të punëtorit; një botë ku nuk kishte Hitler. Disa nga kritikët mendojnë se ky është libri më të mirë i Orwellit, një analizë e shoqërisë, plot humor, me një mendjekthjelltësi që shkrimtari duket se e mësoi nga eksperienca jo aq e këndshme e Luftës Civile të Spanjës. Orwelli e shkroi këtë libër në kohën kur gjendej me pushime në Marok, nga shtatori i vitit 1938 deri në mars të vitit 1939, ku kishte shkuar për mot të ngrohtë, pasi ishte sëmurë. Romani u planifikua të përkthehej dhe të botohej në shumë vende të Evropës (ku disa sharje për Hitlerin pritej të hiqeshin nga teksti), por ato plane dështuan për shkak të shpërthimit të Luftës së Dytë Botërore. Që nga ripublikimet, në vitet 1950, në Britani, SHBA, e vende të tjera, "Dalje për ajër" është bërë një nga romanet më të dashur për lexuesit, të cilët e kanë zbuluar Orwellin jo vetëm nga romanet Ferma e kafshëve dhe 1984.

Dalje për ajër, George Orwell


Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...