2017-02-28

Ja me cilin diktator e krahason Mimoza Kusari- Lila ish shefin e saj, Behgjet Pacollin

Themeluesja e Alternativës, Mimoza Kusari- Lila e ka krahasuar Behgjet Pacollin me diktatorin korean Kim Jong-Un.

Kryetarja e Gjakovës, e cila ka qenë e ftuar në emisionin “Oxygen” është pyetur nga moderatori Besim Dina, se në zgjedhjet e ardhshme partia e saj a do të bënte koalicion me AKR-në e Behgjet Pacollit, përgjigjia e saj ishte befasuese ani pse me shaka.
” Behgjet Pacolli tashti i ka zgjedhjet në parti dhe është i vetëm si kandidat ashtu si Kim Jong-Un, s`ka konkurencë”, tha me shaka Mimoza Kusari.
Kusari ishte larguar nga AKR, në shenjë pakënaqësie me liderin e partisë Behgjet Pacolli.


Behgjet Pacolli

Kim Jong-un

Kim Jong-Un

Ramush Haradinaj: Ivica Daçiq më i ligë se Ati shpirtëror i tij – Slobodan Millosheviq

Ramush Haradinaj
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovë, Ramush Haradinaj, ka thënë se kur dikush të akuzon për diçka që nuk e ke bërë, atëherë akuzuesi ose ka bërë diçka të tillë vet, ose e ka ndërmend ta bëjë, duke ia referuar këtë ministrit të jashtëm serb, Ivica Daçiq.

Haradinaj i ka bërë Daçiq me dije, nga Franca, se ai kurrë nuk do të mund t’i fut duart në Kosovë si shefi i dikurshëm i tij – Millosheviq, pasi siç ka thënë ato do t’i priten.

Haradinaj më tej ka thënë se Daçiq është më i ligë se, siç ka shtuar Ati i tij shpirtëror – Millosheviq.

Ky është postimi i plotë i Haradinajt:

“Ministri i jashtëm serb, Daçiq, është më i lig se Ati shpirtëror i tij, Millosheviqi

Kur dikush te akuzon për diçka që nuk e ke bërë, atëher akuzuesi ose ka bërë diçka të tillë vet, ose e ka ndërmend ta bëjë. I tillë është Ivica Daçiq, vetëm se e ka kot se më kurrë më nuk do të mund të ketë fuqi t’i fus duart në Kosovë si shefi i tij, sepse ato do t’i priten.
Ky ende nuk e ka kuptuar që Millosheviqi nuk jeton më, prandaj nuk jetojnë as shpifjet e tij monstruoze, sado që Daçiqi, ka kohë që sillet si një Millosheviq i vogël.
Unë kam qenë burrë dhe nga pozita e Kryeministrit jam përballur me drejtësinë ndërkombëtare dhe nuk jam fshehur si ai e shokët e tij pas xhenazës së Millosheviqit.
Zanati i tyre është të prodhojnë dëshmitarë të rrejshëm dhe hiq s’është largë mendsh që të njetët edhe t’i vrasin vet!
Ai nuk meriton të trajtohet as si kundërshtar, sepse është më i lig se Ati shpirtëror i tij-Millosheviqi!
RH”

Pushtetarët-kriminel serb !

Paqe me Serbinë??!!. Kjo deklaratë tingëllon tejet e rëndë për familjet e të vrarëve dhe të zhdukurve gjatë luftës së Kosovës. Në fakt një kërkesë e tillë vjen nga Bashkimi Evropian, por sa është e realizueshme është tjetër gjë. Kosova e ka pësuar rëndë nga gjenocidi serb, ndërsa ende nuk është bërë asnjë hap për të ndëshkuar Serbinë, në aspektin e drejtësisë. Po, a ka ardhur koha që Kosova t’i kërkojë llogari Serbisë, për krimet e kryera në tokën e saj, duke kërkuar drejtësi për të gjithë?

Sipas, shoqatës “Familja dhe Shpresa” nga Klina, Kryeministri i Serbisë, Aleksandër Vuçiç dhe ministri i tij i Punëve të Jashtme, Ivica Daçiç, ishin pjesë e ndërmarrjes vrastare e Milloseviçit, i cili organizoi dhe urdhëroi depërtimin e më tepër se tetëqind mijë civilëve Shqiptarë, përdhunoi më shumë se njëzet mijë vajza dhe gra Shqiptare, dhe ka masakruar rreth trembëdhjetë mijë qytetarë gjatë luftës tonë për liri dhe pavarësi.

Ndaj shpresa për drejtësi, kur autorët e krimeve janë ende gjallë, ende mbetet e madhe. Të hënën, përfaqësuesi i SHBA-së, në Këshillin e Sigurimit, David Pressman ka shprehur edhe njëherë qartazi përkrahjen e Amerikës për Kosovën. Ai ka thënë, se Kosova po zhvillohet çdo ditë e më shumë si shoqëri multietnike dhe forcë shtesë në Rajon, duke theksuar përkrahjen e SHBA-së që Kosova të anëtarësohet në organizatat ndërkombëtare.

“Ne vazhdojmë të mbështesim rolin e BE-së. Prishtina dhe Beogradi duhet të ndërmarrin hapa të rëndësishëm për normalizimin, SHBA mbështet Kosovën që po shoqërohet si një shoqëri multietinike, Ne mbështesim Kosovën në anëtarësimin në të gjitha organizatat ndërkombëtare dhe inkurajojmë vendet që ende nuk e kanë njohur Kosovën që ta bëjnë këtë sa më parë”, ka thënë ai. Një tjetër pyetje, që shtrohet në këtë rrafsh, është se pas përkrahjes të hapur nga Amerika, a duhet ta marrë guximin Kosova, që të akuzojë Serbinë për gjenocid. Ndërkohë, shoqata “Familja dhe Shpresa” nga Klina i ka dërguar një letër Shefes së diplomacisë së Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, lidhur me Ligjin për Gjykatën Speciale për Kosovën.

AAK pret që gjnerali shqiptar zt.Ramush Haradinaj të lirohet më 2 mars 2017

Ramush Haradinaj.

Anëtari i Kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Muharrem Nitaj, ka thënë se mbajtja për afro dy muaj e Ramush Haradinajt në Francë, ishte tallje me standardet e drejtësisë ndërkombëtare dhe shkelje flagrante e të drejtave të një individi. Por, Nitaj ka thënë se kësaj do t'i vijë fundi më 2 mars, kur, sipas tij, Haradinaj do të lirohet.

Ky është shkrimi i plotë i Nitajt:

"Liberté, égalité, fraternité" për Ramushin

Mbajtja për afro dy muaj e Ramush Haradinajt në Francë, ishte tallje me standardet e drejtësisë ndërkombëtare dhe shkelje flagrante e të drejtave të një individi!

Fletarresti i përsëritur i Serbisë, për një materje për të cilën zoti Haradinaj është shpërlarë përpara instancës më të lartë të drejtësisë ndërkombëtare, ishte përpjekje e Serbisë për ta vënë në lajthitje sistemin francez të drejtësisë dhe për ta goditur Kosovën në pjesën më të ndjeshme të saj!

Parimi për gjoja gjykim të paanshëm në rastin Haradinaj, këtë herë e ka humbur çdo kuptim. Ai do t'i kthehet vendit të tij, jo vetëm se është i pastër si loti, por edhe sepse gjyqtarët përballë, nuk janë benjaminë të Millosheviqit.

Motoja e Kombit Francez "Liberté, égalité, fraternité", për Ramush Haradinajn besoj të marrë kuptim me këtë 2 Mars!

Pse mbahët në Francë Heroi i emokracisë-gjenerali shqiptar zt.Ramush Haardinaj ?

Ramush Haradinaj (@ramushharadinaj) | Twitter

AAK e Pejës zbulon arsyen pse Haradinaj po mbahet në Francë


Kryesia e Degës së AAK-së në Pejë në takimin e zhvilluar sonte ka debatuar ndër të tjerash për çështjen e ndalimit të Kryetarit Haradinaj në Francë dhe për çështjen e Demarkacionit për të cilën po paralajmërohet dërgimi në kuvend për aprovim.

Kryesia e Degës, sipas njoftimit për media, ka konkluduar se zgjatja e pakuptueshme e ndalimit të kryetarit Ramush Haradinaj në Francë me akuza të fabrikuara nga Serbia ka arritur pikën e mosdurimit.

Faktet se kryetari Haradinaj dy herë ka dalë i pafajshëm për të njëjtat akuza të shpifura nga Serbia nuk po merren parasysh nga Franca e cila me zgjatjen e procedurave po sjell humbje mirëkuptimi e durimit.

AAK dega në Pejë vlerëson se mbajtja e Haradinaj në Francë është veprim politik që ndërlidhet me paralajmërimet për dërgim në Kuvend të Marrëveshjes për ratifikim të Demarkacionit me Malin e Zi e cila Komunës sonë i heqë 8,200 hektarë tokë të cilat me shekuj janë prona apo janë shfrytëzuar nga qytetarët e Rugovës, Podgurit dhe disa fshatrave të Deçanit.

Shqetësimin e tyre për Demarkacion qytetarët e Pejës dhe profesionistët e shumët e kanë treguar me protesta, peticion, me deklarimin e degëve e nëndegëve të partive politike, me paraqitjen e fakteve që janë dërguar Institucioneve të Kosovës por edhe me veprime të tjera përfshirë edhe dy Rezolutat e Kuvendit të Komunës së Pejës ku të gjitha partitë politike unanimisht kanë kundërshtuar ratifikimin e peticionit në këtë version aktual, thotë kumtesa.

Të gjitha këto Qeveria e Kosovës i ka injoruar duke prodhuar komisione e fakte të pavërteta që kinse Peja nuk po humb territor. Tendencat e tilla na kujtojnë udhëheqësit e Kosovës të vitit 1989 kur deklaronin se Kosova nuk po humb asgjë në momentin që asaj i merrej autonomia.

Dega e AAK-së në Pejë ju bën thirrje deputetëve të Kosovës e veçmas atyre nga Peja që mos të bien pre e asnjë presioni por të dëgjojnë zërin e qytetarëve dhe të mbrojnë sovranitetin e Shtetit të tyre për të cilin edhe kanë mandatit si përfaqësues të popullit.

Shkruan Prof.Dr.Mehdi Hyseni: Mos e vajtoni Rusinë, por vetëvetën!

Dr++Mehdi Prof.Dr.Mehdi HYSENI:Jo, me “eskimezët” jemi në ...


Barometri diplomatik
Prof.Dr.Mehdi HYSENI

Mos e vajtoni Rusinë, por Shqipërinë e copëtuar Etnike!

*** Sepse Vitaly Churkinin ka kush ta zëvendësojë mbase Rusia ka më shumë diplomatë sesa që ka shqiptarë në Ballkan.

Sikur të mos e “hanim vetëvetën”, duke mos ia njohur meritat njëri-tjetrit (të mos ishim të përçarë dhe të copëtuar në dhjetra e qindra parti politike…etj.) dhe vetëvetja të na dhimbsej më shumë sessa na dhimbsen të huajt, sgurisht se shqiptarët, qëmoti, do të kishin shtetin e vet kombëtar të ribashkuar nën çatinë e Shqipërisë Etnike të Ismail Qemalit.

-Fan S. Noli ynë i madh ka pasur të drejtë të pikëllohej shumë për vdekjen e vëllait të vet Naim Frashëri, të cilin e vajtoi me këtë përkushtim dhembjeje të zemrës së lënduar dhe shpirtit të tij të madh human, kombëtar dhe atdhetar shqiptar: “Vdiç Naimi, vdiç Naimi, moj e mjera Shqipëri, mëndjelarti, zemërtrimi, vjershëtori si ai…”, sepse, vërtet, pas vdekjes së tij, nuk lindi edhe një Naim Frashër si Ai!

Asimetria paradoksale


Ndërkaq, Besiana Kadare nuk ka pasur asnjë arsye të “shokohej” aq shumë për vdekjen e ambasadorit të përhershëm në OKB, Vitaly Çurkin, sepse si Atë, Rusia ka me dhjetra e qindra ambasadorë e diplomatë të tjerë, më shumë sessa ka shqiptarë në Ballkan. Kështu që, Çurkinin ka kush ta zëvendësojë, por, jo edhe Sokrat Plakën, ish-zëvendsministrin e Jashtëm dhe ish-ambasadorin më të shquar shqiptar, i cili në fund të viteve të 70-ta dhe në fillim të vitve të 80-ta të shekullit XX (si ambasador në Beograd dhe Vjenë ) luajti një rol të rëndësishëm dhe dha një kontribut të madh në ndihmën dhe në bashkërendimin e aktivitetit diplomatik zinxhiror të ambasadve shqiptare Beograd-Ankara-Sofje-Budapest-Bukuresht-Vijenë-Varshavë-Pragë-Romë-Bruksel-Bernë-Bon...etj. në mbështetjen dhe në përgatitjen e demonstratave historike revolucionare-studentë-popull të vitit 1981-1982 në Kosovë kundër regjimit terrorist dhe shtypës të Serbo-Jugosllavisë.


*** Besiana Kadare (ambasadore e Shqipërisë në OKB) : “Shocked and saddened to learn the sudden passing away of the Russian ambassador to the UN, Vitaly Churkin. May he Rest in Peace!”( “E shokuar dhe e pikëlluar nga vdekja e papritur e ambasadorit rus në OKB, Vitaly Churkin. U prehtë në paqe!”(Twitter).

-Ç’është ky “shok” dhe ky “pikëllim” aq i skajshëm për vdekjen e Vitaly Churkinit, po vajtoni dhe qani për vetëvetën (për Shqipërinë e copëtuar etnike), o, të gjorë, se Rusia e Putinit ka më shumë diplomatë e ambasadorë sesa i gjithë numri i shqiptarëve të copëtuar, të kolonizuar dhe i atyre të pavarur (Shqipëria londineze dhe Kosova amerikane) në Ballkan.

-Qani, vajtoni dhe pikëllohuni për gjendjen dhe për fatin e mjerë të më se 3 milionë shqiptarëve, të cilët, edhe sot, në dekadën e dytë të shekullit XXI, politika dhe diplomacia proruse shqiptare ( pa dhimbje dhe, pa asnjë “shok”) i ka lënë nën sundimin e egër kolonial shekullor të sllavëve të Ballkanit (1878-2017).

-Mos derdhni “lotë krokodili” për ambasadorët dhe për diplomatët sllavë, se ka kush t’i vajtojë, nuk kanë ngelur ata, që të vajtohen nga shqiptarët, të cilët po “e hanë vetëvetën”, duke luftuar për pushtet, për interesa parciale dhe karrieriste, si dhe për të krijuar shtete për të tjerët, e vetën e kanë lënë në “ terr e zi” nën robërinë shekullore sllave ballkanike.

Austro-Hungaria krijoi shtetin e parë të Shqipërisë ( 28.11.1912), kurse Amerika Kosovën e pavarur (17 shkurt 2008)!

-Pa sugjerimin , pa ndihmën dhe pa garancinë e këtyre dy shteteve (në periudha të ndryshme historiko-poltike), nuk do krijohej as Shqipëria e Ismail Qemalit dhe e Isa Boletinit e as Kosova e Adem Demaçit dhe e Adem Jasharit!

Mirëpo, gjatë historisë së derisotme të huajt, sidomos Rusia cariste-komuniste, Turqia Osmanllike, Mbretëria serbo-jugosllave, Bullgaria, Greqia, Mali i Zi, asnjëherë nuk kanë pasur dhimbje për ne, përpos, Austro-Hungarisë, e cila pengoi Fuqitë e Mëdha të Evropës (1912), që Kombin Shqiptar ta linin pa shtetin e tyre-pa SHQIPËRINË e sotme londineze, të cunguar 50% të territorit dhe të popullit etnik shqiptar në saje të vendimeve të padrejta të Konferencës së Ambasadorëve të Londrës (1913).


Ndërkaq, në kohën më të re të fundshekullit XX, 1999, ndër të huajt, që derdhën lotë për ne dhe na ndihmuan, që 2 milionë e gjysmë shqiptarë kosovarë, të shpëtonin nga gjenocidi serb i Serbisë së Slobodan Milosheviqit (1989-1999), ishin : Presidenti historik i SHBA-së, Bill Clinton; Madeleine Albright (sekretare e shtetit), William Walker ( diplomat amerikan dhe shef i Misionit të OSBE-së në Kosovë, i cili alarmoi Uashingtonin dhe Evropën për masakrën gjenocidale të Reçakut, ku forcat paramilitare serbe barabarisht masakrun 47 civilë shqiptarë, vetëm pse ishin shqiptarë); Wesley Clark (gjeneral amrikan), komnadanti i operacioneve luftarake të NATO-s në bombardimin 78-ditësh të objektivave ushtarake të forcave militare, parailitare dhe policore të Serbisë së Slobodan Milosheviqit (24 mars – 10 qershor 1999).


Kjo ishte hera e parë në historinë e derisotme të shqiptarëve, që një shtet i huaj (një superfuqi botërore), t’i merrte në mbrojtje dhe t’i shpëtonte shqiptarët e Kosovës nga shfarosja e gjenocidit serb (1989-1999).



Amerikanët dhe Amerika, duhet të na dhimbsen neve, sepse çdo vdekje e tyre qoftë brenda, qoftë kudo në botë është pikëllim, dhimbje dhe humbje e madhe për shqiptarët, për Kosovën dhe për Shqipërinë.


Amerika ka meritat kryesore, që sot Kosova është shkëputur përgjithmonë nga Serbia kolonialiste dhe gjenocidale, jo Rusia, as aleatët e saj të dikurshëm dhe të sotshëm.


Pa Amerikën dhe pa aleatët e saj tradicionalë evro-perëndimorë, shqiptarët janë të “vdekur” në Ballkan.



Prandaj, është i tepërtë “shoku” dhe “pikëllimi” i Besiana (Isamil) Kadares për vdekjen e ambasadorit rus, Vitaly Churkin në Nju-Jork, më 20 shkurt 2017.

Serbia ka të drejtë të pikëllohet shumë për Çurkinin, por jo edhe Shqipëria dhe Besiana Kadare!

Sepse ambasadori Vitaly Chrukin në Këshillin e Sigrimit të OKB-së e ka “ngrirë” statusin e pavarësisë së Kosovës (2008-2017), duke u betuar se “Russia will never support Kosovo to become the member of the United Nations, but will uphold the UN Resolution 1244 which recognizing Serbia's territorial integrity”.

(http://www.tert.am/en/news/2010/08/04/churkin/1262498).


Kjo veto e Rusisë në bllokimin e pavarësisë së Kosovës (2008-2017), si dhe vetoja saj në Rezolutën e Srebrenicës së vitit 2015 (gjoja se Serbia nuk ka kryer gjenocid), janë arsyeja kryesore, pse presideneti i Serbisë, Tomislav Nikoliq e ka dekoruar postmortem VItaly Churkinin, duke shtuar se “Derisa të kemi miq të këtillë në orgnaiztat ndërkombëtare, nuk besojmë se do të ndodhë ndonjë befasi, që Këshilli i Sigurimit, ta njohë pavarësinë e Kosovës, apo të mirtatojë ndonjë rezolutë kundër nesh.”

(http://balkans.aljazeera.net/vijesti/nikolic-posthumno-odlikovao-curkina-zbog-veta-na-rezoluciju-o-srebrenici./)



Skicë nga THANI NAQO : HUMOR ME LIBRAT E THEKUR

-Hë, a e përfundove romanin, – më pyetI një mik.
-Më duket se e përfundova, – i thashë, – por, para se ta publikoj, do ta le ftohet…
-Sa kohë do marë procesi i ftohjes?
-E pakta gjashtë muaj, por mund të shkojë edhe një gjer në dy vite, – u përgjigja.
-Aha, proza e poezia lexohen avullushe, – shtoi miku. – Akoma më mirë kur shkruhen me gabime ortografike, frazat lesh arrrrrapi dhe vargjet e ngarkuara me lule e trendafila, që ua kanë thëthirë aromën me kohë…Mirëpo, edhe se i ngjeshin vargjet e frazat me lule e trendafila të vyshkura e artificiale, sot preferohen e daroviten me like poetet dhe shkrimtaret e bukura e simpatike. U shpërrthen muza kur shkruajnë me celular, kurse fansave të tyre u shpalosen flatrat për fluturime kozmike…
-Hej, dole nga tema, – e ndërpreva mikun.
-Atëherë, po hyj në temë: prozën e ftohtë, si kjo që këmbëngul ti, nuk e përfillin as pleqtë e plakat që mburren se janë lexues të kualifikuar…
-Do t’ua jap të thekur, – këmbëngula.
-Aha, ti akoma nuk e ke marë vesh se çmimi i protezave është dyfishuar…


*****
Thani Naqo.jpg

Thani Naqo  lindi më 1953, në Ziçisht të rrethit Korçë. Është ekonomist i diplomuar , ka  të mbaruar kursin pasuniversitar në Institutin e lartë të Arteve  në Tiranë në degën e skenarit kinematografik. Jeton në Florida të Amerikës që nga viti 1997 e deri me tash.


Shkroi këta libra : 

Tregime e novela:
Shtëpia e përgjumur - 1977
Kabina e kuqe - 1985
Vatra njerëzore - 1987
Skenar i filmit artistik:
"Përsëri pranverë"
Roman "Përgjumje iluzionesh" - 2006
Libra me poezi:
Fate paralele - 2007
Çapkënët e mëhallave të botës - 2008
Simfonitë e stinëve - 2009

Etj.


Përgatiti :Flori Bruqi

Lirika nga Shqipëria – Jashtë qelie


Një udhëtim poetik në Ballkanin Jugor të pazbuluar: Revista letrare “Orte” në numurin e saj të 189 prezantoi shtatë poetë nga Shqipëria, që janë Visar Zhiti, Rudian zekthi, Ledia Dushi, Gatmend Krasniqi, Luljeta Lleshanaku, Arian Leka dhe Manjola Brahaj. Përkthimet nga shqipja në gjermanisht janë bërë nga Hans Joachim Lanksch, Andrea Grill, Loreta Schillock. Revista “Orte” është themeluar nga Werner Bucher në vitin 1974. Botimit nga “Orte” i poetëve nga Shqipëria i bëri jehonë edhe prestigjiozja NZZ.

“Askund ne botë nuk ka bunkerë më shumë se në Shqipëri në raport me hapësirën e këtij vendi. Por koha e mbylljes dhe e izolimit sado e gjatë ka përfunduar. Hapja e vendit, pas regjimit të gjatë të diktaturës të Enver Hoxhës e ka bërë edhe kulturën të marrë frymë. Krijimtaria letrare në Shqipëri po gjallnon shpejt, por ky gjallnim është pak i njohur. Prandaj Revista Letrare “Orte” ka paraqitur shtatë poetë të zgjedhur nga Regina Füchslin, Viviane Egli dhe nga redaktori shumëvjeçar i politikës të jashtme i NZZ Cyrill STIEGER. Ky ishte një udhëtim poetik për të zbuluar Ballkanin Jugor.

Gjatë diktaturës të Hoxhës të shkruarit mund të ishte fatal. Visar Zhiti më 1980 u burgos për poezitë e tij. Në burg ai shkroi mbi njëqind poezi dhe i mbajti të regjistruara për mendësh në kokë dhe pastaj i zbardhi kur u lirua nga burgu më 1987. “Sa bukur këndon bilbili / në hekurat e dritares time”. Poezia e mrekullueshme e Luljeta Lleshanaku rrëfen për një fëmijëri të shënuar nga diktatura dhe nga momentet e rezistencës të fshehtë.

Frymëmarrja pas fundit të izolimit ndihet në poezitë e Arian Leka dhe Ledia Dushit: “Koha është e prekshme dhe të matet me fluturat». Ledia Dushi shkruan në gegërisht, në dialektin e veriut shqiptar, dialekt që ishte i ndaluar të përdorej nën regjimin e Hoxhës. Liria reflektohet kështu edhe në përdorimin e lirë të gjuhës.


Përg.dhe shqipëroi Elida Buçpapaj

Shkrimtar i madh apo njeri i vogël


Nga Ardiana Shala Prishtina

U tha shum për Agollin këto ditë, aq shum sa, sikur secili dojke me ngjy pak madhështi në hijen e tij të madhërishme. Dhe sa ma i vogël njeriu, aq ma shum dojke me ngjy, aq ma shum e lavdojke. Natyrisht “madhështia e tij” edhe nji herë u vulos me injorancën e njëjtë, kësaj radhe përballë dekës. Qysh me thanë nji fjalë të keqe për të dekmin? Por, Agollit ne nuk ia thamë në fakt as për së gjalli ato që u dashtë me ia thanë. Ma shum se me e gjykue si shkrimtar, ndoshta me i ba nji pytje e patëm borxh ndaj të ardhmes tonë: si njeri i formuem në nji sistem diktatorial kuptojmë përkufizimet e jueja me mendu ndryshe zotëri Agolli, por si nji intelektual ma së voni atëherë kur keni qenë për herë të parë dëshmitarë i krimeve të regjimit të cilit i keni shërby, nuk u indinjuet? E keni ditur apo s’e keni ditur zotni për krimet që ka ba ideologjia juej, regjimi, arkitektit të së cilit ju i vajtoni vargje me rastin e dekës? Kur e dijshit, qysh mujtët? (Natyrisht që e ka ditur).



Disa nga gjykimet që po lexoj poshtë e naltë me rastin e dekës së Agollit po më shqetësojnë për nga logjika që po nxjerrin në pah. Në fakt po më tmerrojnë. Po thuhet që nuk duhet me qenë disident për me qenë shkrimtar i mirë; po thuhet që Agolli edhe mund të ketë qenë pjesë e sistemit komunist enverist por nuk asht përgjegjës për krimet e Enverit; po thuhet që jo të gjithë mujnë me u ba trima në kohë të tilla diktatoriale sikur që ishte regjimi komunist i Enverit; po thuhet që ai asht shkrimtar i madh pavarësisht si u formue madhështia e tij; po thuhet vlerësoja vargjet, e kjo po thuhet edhe nga ata që citojnë vargjet e Kadaresë tue i mendue për të Agollit…!

Në rregull. Paramendojeni këtë: nji mjek që jeton në nji kohë diktature urdhënohet prej regjimit me ba eksperimente në njerëz, për hatër të shkencës natyrisht. Njerëzit janë të përzgjedhun nga regjimi dhe përbahen prej kundërshtarëve ideologjik; personave me aftësi të kufizume; grupe inferiore njerëzish në sy të regjimit fashist. Komisioni ideologjik, etik, moral … i kohës i jep dritë të gjelbër mjekut/shkencëtarit. Gjithçka asht në rregull me etikën dhe moralin e kohës. Dhe tashti paramendojeni se si ky mjeku ban çka i thuhet dhe e ban detyrën e tij ma së miri që mundet, sepse ai asht në radhë të parë mjek e jo politikan. Dhe përgjegjësia e tij asht me ba punën e tij ma së miri si mjek, si shkencëtar. Nuk i takon atij të mendoj për implikimet morale, etike e të tjera të ardhmënisë? Kalojnë dekada. Dhe dalin në sheh eshnat e eksperimenteve të tija. Në mbrojtje të tij mjeku deklarohet: Nuk janë eshnat e mija. Nuk e dija unë që eksperimenti kishte nji qëllim të sprastrimit etnik, unë po baja shkencë, nuk e dija unë që këtu po zhdukej në zyren time nji popull i tanë, unë veç po baja punën tem dhe këtë e kam ba si asht ma së miri. Ja lexoni zbulimet e mia. Jam shkencëtar i denjtë.

Për nji komb, për jetën e nji kombi shkrimtari i tij asht mjeku dhe shkencëtari. Shkrimtari shëron plagët e nji kombi, shkrimtari ka detyrë të diagnostifikoj sëmundjet e nji shoqnije, shkrimtari ka detyrë të jetë zani i të dekunve e zani i të palindunve, shkrimtari ka detyrë të hulumtojë patologjinë e kohës dhe të parashikoj e të shtroj udhët e të ardhmes. Shkrimtari nuk ka të drejtë mos me e ditë. Dhe nuk po du me i vu për krahasim këtu vrasjet makabre të nji mjeku, me shërbimin e heshtjen e shkrimtarëve oborrtar enverist përballë padrejtësive të sistemit si vepra. Sepse, nuk janë të njëjta. Por të këqija janë te dyjat. Çka po du me vu në krahasim përballë njana tjetrës qydokoftë, asht përgjegjësia morale e intelektuale mos me shuejt përballë “etikës” së regjimeve totalitare. Sepse, heshjta asht bashkëfajësi. Nëse në çdo kohë njerëzit do të ushtronin vetëm detyrën e tyne për çka janë të thirrun, kush do të luftonte për të drejta të njeriut, për demokracinë, për të drejta të grave, për lirinë e nji populli, për pavarësinë e nji populli etj. etj. etj. Liria e drejtësia janë detyrë e secilit me e mbrojtë. Kjo e shtynë civilizimin njerëzor.

Jo të gjithë mund të jenë trima që të kundërshtojnë nji aparat torturues sikur që ishte regjimi komunist i Enverit, por a nuk janë zgjedhjet tona, pozicionimet tona dhe pikërisht këto në kohë të vështira ato që përcaktojnë kush jemi si njerëz? Nëse të gjithë do të largoheshin prej përgjegjësisë me kundërshtu krimet e nji regjimi, kush do të gjykonte e dëshmonte (qoftë edhe me eshna të veta) vrasjet mizore të padrejta, si krim pastaj? Nëse të gjithë do të largoheshin prej përgjegjësisë intelektuale ma së pari e pastaj edhe asaj morale me folë për të shkelunit, kush do të mbetej pastaj me vlerësu që ka pasë shkelje?

Pikërisht pse nuk ishin të gjithë dhe kishte në çdo regjim totalitar njerëz që kundërshtuen e që pagujtën me jetë, me burg, me internime, me përdhunim fjalën që e folën, sot asht përgjegjësi e jona morale si shoqni të rivlerësojmë ata që jo vetëm se nuk folën, por i shërbyen këtij regjimi. I shërbyen me bindje dhe në rastin ma të mirë nëse nuk nënshkruen vet dënimet me vdekje, dënuen njerëzimin tue helmu gjenerata të tana me ideologji përballë të cilave fjala, besa, nera, dashnia, e vërteta nuk vlenin kurrgja.

Na sot duhet ma së pakti të ndalemi e të kujtomë përgjegjësinë tonë me u marrë me të kalumen larg hijeve që na trashëguen si traumë që po mundohemi me e përballu me harresë dhe jo vetëm për me kuptu të kalumen si histori, por për me kuptu si histori që nuk dëshirojmë me lejue ma me na u përsërit. Me e kuptue përmes sakrificës të madhe që banën shum individë kur kërkuen në kohët ma të rrezikshme të jetës së tyne zgjedhje demokratike e të pavaruna, kur kërkuen respektim të të drejtave të njeriut, kur kërkuen liri dhe i kërkuen për me pshtue nji komb të tanë e jo bythën e tyne, e përmes kësaj asht detyrë e jona na me i kuptue lirinë, njeriun e lirë, demokracinë si vlera tona. Po pra, asnjëra nga këto si vlera nuk janë vlera të reja në mesin tonë që na i solli sala a rama a hamami, janë vlera për të cilat shum njerëz kanë dekë dhe jo pse e dashtën dekën, jo pse nuk iu tutën shpatës së mprehtë të komunizmit, por sepse besuen që të luftosh për to asht obligim që do ta shpaguen e ardhmja nji ditë. Por e ardhmja i harroi dhe përballë kësaj harrese të sakrificës së tyne, ne duhet të diskutojmë sot madhështinë e atyne që heshtën, madhështinë e atynë që i shërbyn regjimit komunist të Enverit. Dhe të dyshojmë. Sepse, ndoshta sikur të kishte ma shum që do kishin kundërshtue, do të kishe ma pak që do e kishin pague me jetë? Ndoshta sikur t’i kishim gjykue ma shum kur ra diktatura, s’do kishin vazhdue me qenë në krye të detyrave bijtë e atyne që nënshkruen urdhna për varje të poetëve? Keni parasysh, nji poeti deka i nënshkruhej prej dorës së nji artisti vet. Monumenti i tij sot hala na ban hije nëpër sheshe. Na ku jemi? Jemi gjallë?

Regjimet totalitare e kriminelët prej shërbëtorëve të heshtun e konformist frymojnë dhe mbi eshnat e kundërshtarëve ngrejnë e mprehin shpatat armatës së tyne. Dhe artistët ishin përgjegjës e bashkëfajtorë sikur të gjithë të tjerët. Por ne nuk çuditemi, që edhe dekada ma vonë bijtë e tyne udhëheqin me vendin. Nuk çuditemi, sepse ne me të kalumën tonë nuk u morrëm kurrë.

Pas luftës së dytë botënore, mësimi i parë që nxorri populli gjerman për krimet që kishte ba regjimi i Hitlerit ishte: “kemi heshtur, jemi bashkëfajtorë.” Ndërsa ne nuk nxorrëm mësim. Në zhdukëm dëshmitë dhe ato që nuk i zhduknim dot ma, i heshtëm, i lamë me i mbulu harresa e tue ba kështu i vramë për së dyti, dhe bashkë me ta po vrajmë por nuk po e kuptojmë, njeriun e lirë. Sepse, ata nuk ishin veç kundërshtarë të nji regjimi komunist idiotik, ata ishin dëshmija jonë kulturore e njeriut të lirë. Na kemi pasë nevojë për ta si shembull dhe udhërrëfyes për me u lirue ma së pari në mendje, për me jetue ma mirë si njerëz. Por krejt këtë kohë, na jetojmë inferioritetin tonë të nji populli të vogël tue duru kriminel mas krimineli si udhëheqës demokrat, pëderisa i fryjmë nacionalizmit e patriotizmit zhurmshëm, tue injorue pasuninë tonë ma të madhe kulturore e kombëtare, fjalët për të cilët ato mendjet e lira e të guximshme u vranë, u zhdukën u torturuen gjatë komunizmit.

Me dashtë me mbijetue asht njerëzore. Jo të gjithë janë trima me luftue kundër nji regjimi të tillë siç ishte ai i Enver mutit. Dhe në anën tjetër asht fakt që historikisht për kohët e kalume, kur të pastrohet mjegulla në fund të gjithë do të kenë qejf me u identifikue me heronjtë. Por në vend se të renditemi pas heronjëve të vërtetë, ne rehabilituem ose pranuem rehabilitimin që ia banën ata vetës, heronjtë e rremë. Shërbyesit qyqarë të oborrit të mbretit.

Problemi me Agollin ishte qyshdokoftë, e njëjta vlen për Kadarenë për aq sa vlen e mos ma shum, që ai nuk mjafoi me qenë i dobët dhe me e pranue këtë pikë njerëzore të vetën, ai pranoi me u ba i madh dhe brenda dobësisë si njeri, u ba i fortë nën nji pushtet që shkatronte të gjithe të tjerët që lirisë i kishin vue çmimin e mishit e eshnave të tyne. Kjo forcë e tij sot ka dëshmi lavdet e lapidaret që i ngriten, buqetat me lule që i dërgohen prej kryetarëve të shtetit për ditëlindje, fjalimet e kunorat që i palohen mbi arkivol, sepse ai, kur u pasture mjegulla pas rrëximit të diktaturës nuk hezitoi me u rendit në krahun e heronjëve dhe të intelektualëve dhe nuk e refuzoi asnjiherë epitetin “i madh”, edhepse u tregue mjaft modest, në dallim prej Kadaresë, e nuk tha që s’kishte qenë komunist, e që ishte disident. Kjo që i adresohet tashti si modesti e urtësi, në mendimin tem asht nji arrogancë tjetër që s’ia patëm borxh, sepse ai edhe kur e kuptoi që “paska ndjekur nji rrugë të gabume me dekada” pretendoi që rendi i ri ka nevojë për të me e formue rrugën e re për vendin. Dhe shërbeu prap, si reformator. Aman.

Tashti me e lanë rehat nji njeri të tillë për sa ishte gjallë asht nji çashtje, nuk po proklamoj idenë e hakmarrjes. Me e kunorëzue ate e me i ngrit lapidare për së gjalli e të dekuni, asht në anën tjetër nënçmim i madh e asht përbuzje për të gjithë ata të tjerët që edhe në kohët ma të vështira të nji diktature tue e dijtë sigurtë që kishin me e pague me jetë dhe jo vetëm ata por e gjithë familja, nuk heshtën e nuk i thurrën vargje nji regjimi që vdekjen e kishte armë e jo veç poezi. Sepse, përderisa mund të pajtohemi që asht njerëzore me qenë i lig përballë kërcnimve për jetë në kohë të vështira, përballë asaj çka quejmë të drejtë e jo të drejtë, pra drejtësisë, duhet të pajtohemi që intelektuali e ka obligim në çdo kohë me ngrit zanin kundër padrejtësive. Nëse heshtë, je bashkëfajtorë, nëse tutesh dhe heshtë je njeri i zakonshëm, por nuk je intelektual. Pikë.

Poshtë e naltë dëgjoj zana konformist që shkojnë aq larg sa që ta quejnë Agollin edhe bohem. Kjo më dhimbti shum. Sa qesharake edhe tragjike njikohësisht. Sepse në art, bohemi për mue asht ajo figura e shenjtë; asht simbol i njeriut të lirë, i asaj lirie që edhe zoti kish me e lakmue. Bohem, Agolli nuk ishte kurrë. Bohemet i definon antikonformizmi, liria e plot individuale, të cilën Agolli nuk e kishte. Rakia në gotën e bohemit asht shpirti që i pikon, jo frut rrushi, a dardhe, a kumbulle, a ftoi.

Në dallim prej disave që ishin konformist në kohën e Enverit dhe ishin konformist prej tutës për jetë, Agolli nuk ishte as konformist. Ai ishte ndjekës i bindun i ideologjisë që kishe instalu nji sistem shtypës për dekada. Ishte ideologjikisht pishtarë i rrugës socialiste drejt parajsës dhe pranonte çmimin që duhej pague (që e paguenin të tjerët kuptohet) për me u mrri ajo parajsë socialiste. Dhe, edhe kur ajo parajsë u shfaq lakuriq para syve të nji populli si nji vorr masiv, përderisa Musinesë veç varrëmihësit i shkuen në varrim veç dy vjet ma parë, Agolli për dekën e Enverit dy vite pas, gjeti fjalë me e vajtue arkitektin e madh të andrrës së tij. Ai i shkroi Enverit:

“Falmë Enver, që po permend në vjershë
fjalën vdekje mbushur gjëmë e zi,
fjalën vdekje Ti në varg s’e deshe,
deshe jetën në çdo poezi. ”

Me të njëjtën madhështi si dikur poeti vajtonte diktatorin, sot mendjet e robnume po e vajtojnë poetin mbi arkivol. Si poet “i madh” mundesh me shkrujtë e me shkrujtë, dhe unë jam e pafuqishme për me i dhanë leksion tani nji njeriu të dekun. Por adhuruesve të tij u them, mendohuni dy herë: ta zamë për nji moment që ishte e porositun të thurreshin këto vargje për Enver mutin, a nuk mund të ishin ma pak fyese për viktimat e shumta të regjimit të tij a?

Nuk vynë shum talent dhe talent Agolli kishte mjaftë, të thurrej nji lavd ma pak lëndues, poqoftëse duhej të thurrej patjetër për me shpëtue lëkurën. Nuk asht lavdi që i ban Enver mutit Agolli ajo që ma përzien barkun mue, asht nënçmimi e përbuzja që i ban mijëra viktimave të tij me këto vargje. Kur Agolli thotë “fjalën vdekje ti në varg s’e deshe” unë çuditem qysh nuk patëm nji trohë guxim ne të rinjtë e këtij shekulli së paku t’i themi këtij plaku mashtrues nji herë: jo ai vdekjen në varg nuk e deshi; e deshi në jetët e njerëzve që e kundërshtuen; e deshi në burgjet e tija; e deshi në dhomat e sigurimit; e deshi në kazermat e internimit; e deshi gjithandej dhe aq shum e deshi saqë edhe eshnat ua zhduki, derisa gjithë Shqypnia u ba nji vorr i madh. Ju nuk e dijshit këtë kur i shërbyet armatës së tij? Si i’a falni ju vetes zotni këtë varg?

Sa i përket shkrimeve të tija në përgjithësi, vlerësimi mbi te nuk ka të drejtë e të vërtetë absolute, por asht koha jonë që duhet me e vlerësue sot dhe jo me trashëgue vlerësimin që i dha partia. Ne kemi të drejtë ta rivlerësojmë, në fakt e kemi borxh për me i ba bile simbolikisht drejtësi jetëve të humbuna gjatë asaj kohe. Asht çashtje e shijesh në fund të fundit sa i përket pëlqimeve të nji poezije, apo nji romani, por vlerësimi i nji vepre të tanë të nji shkrimtari s’asht çashtje veç shijesh, por perspektivash. Dhe perspektiva jonë si shoqni mendoj që asht e paralizume për me qenë e lirë me vlerësue drejtë. Na kanë mësue që asht i madh dhe të madhin ne nuk e gjykojmë ma. Sepse, na kanë zhvesh me shekuj prej guximit me mendue me krye tonin, e me krijue vlerat tona artistike e humane në bazë të të cilave nji shkrimtar asht ose s’asht i madh. Dhe këtë na mësuen edhe tue na bind që nuk ekzistuen të tjerë ma të ditun, ma të ndritun ma të drejtë. Dhe ne do të vlerësojmë natyrisht ashtu si na kanë mësue.

Por, nji shkrimtar i madh nuk ekziston, po nuk ekzistoj i vogli. E nëse na qenkan Agolli dhe Kadareja të mëdhenj, kush na qenkan të vegjëlit. Kuteli? Trebeshina? Nela? Kokalari? Rreshpja? Përballë cilës letërsi, përballë cilëve shkrimtarë po i shpallim ne të mëdhenj Agollin e Kadarenë sot e kësaj dite? Ma së vonti kur kuptuem të vërtetat, qysh nuk u indinjuem bile na t’bijtë e shekullit të ri aq sa me dyshue në këto madhështi që na u servuen të gatshme? Na ku jemi? Jemi gjallë?

E kuptoni apo jo ju, që nuk mund të jetë i madh edhe Nela edhe Agolli, edhe Rreshpja edhe Kadareja? Jo. Jo. Jo. Pikë.

Na kanë mësue mos me e dyshue kurrë të mëdhenjtë e baballarëve. Ashtu do ta trashëgojmë tek fëmijët, nipat, mbesat. Nji argument që lexova për madhështinë e Agollit ishte pikërisht kjo, se “Agolli ishte shkrimtar i madh, sepse e kemi mësue ne në shkolla, po e mësojnë fëmijët tanë, dhe do ta mësojnë nipat e mbesat.” Lum unë për logjikën. Asht pikërisht kjo logjikë, që mue më torturon kur shoh gjithandej emna trimash (natyrisht burra) që emnojnë rrugët e qytetit tem, e emni i Musine Kokalarit fshihet në teneqen që emnon nji rrugicë edhe banorët e të cilës gjatë ditës ndoshta harrojnë që ekziston. Disa emna thjeshtë vazhdojmë t’i trashëgojmë si vlerë pa i dyshue kurrë, sepse na u trashëguen si të tilla. Mendjet e robnume veç marrin çka tu ofrohet. Të lirat zgjedhin. Kur dojna me u lirue na?

A ka njeri që pyetet se ndoshta çka duhet të mësojnë fëmijët tanë, e nipat e mbesat asht zgjedhje e jona? Ndoshta nëse vendosim mos t’ua mësojmë Agollin e Kadarenë por në vend të tyne t’i fusim Rreshpjen, Trebeshinën, Kokalarin, Nelën, Xhaferrin në libra, për me i përmend vetëm disa e tue kërkue ndjesë që nuk po i përmendi aq shum të tjerë, këta do të bahën të mëdhenj e Agolli e Kadare do të mbeteshin aty ku kishin vendin që në fillim, në oborr. Ne nuk e kuptojmë hala që na takon neve të dyshojmë, të përzgjedhim vlerat që dëshriojmë të trashëgojmë, emna rrugësh, apo autorë librash shkollor, problemi asht i njëjtë. Jemi shoqni e paralizume, pa mendim kritik dhe po harrojmë që shkrimtarin e ban të madh populli dhe veç nji popull që nuk lexon për me u frymue, por pse i diktohet, pranon si të mëdhenj ata që ua servon ashtu me vulë nji regjim totalitar i cili e sakatoi deri në skelet dhe e ktheu treqind vite mbrapa vendin.

Në letërsinë shqipe kemi pak e hiç kritikë letrare të mirëfilltë. Kjo asht e para, dhe e dyta, njëjtë sikur në letërsi edhe në kritikë letrare do shum guxim njeriu, e mbi të gjitha duhet njeriu me qenë i gatuem me e pranue vetminë, për me qenë i gatshëm me thanë diçka të sinqertë, të pazbukurume, për me mujtë me i thanë nji emni “të madh”: ti je njeri i vogël. I vogël ishe kur jetove, nuk të rrit tashti as deka.

Natyrisht mujna me vendos verbnisht e me u pajtue, që emni i madh asht automatikisht dëshmi e veprave të mëdha, por atëherë duhet me pranue që çmimet nuk jipen asnjiherë politikisht, pavarësisht si u ba emni, por jipen me merita, e meritat nuk ti jep nji regjim por vlerësimi i lexuesit dhe botimet dhe përkthimet janë ato që e dëshmojnë vlerën e nji shkrimi, të cilat natyrisht nuk diktohen e kontrollohen nga institucionet e pushtetit/lidhjes/akademisë. Gjithashtu duhet me u pajtue dhe me e injorue që botimet, përkthimet, emni që bahet përmes kësaj nuk asht biznes i cili natyrisht bahet ma i lehtë e i suksesshëm prej nji pozite të priviligjueme. Pozitë që Agolli e Kadare me shokë e gëzuen gjatë dhe pas diktaturës. A jemi kaq naiv?

Në rradhët e atyne që derdhën lot në fejsbuk për Agollin sot, dikush pati guximin me e quejt disident. Mu kujtue nji disident. Jo, jo Kadareja. Ai s’ishte. Thash me vete: disident ishte Xhaferri. Tani na qenkash edhe Agolli, qysh shkon kjo?

Por për aq sa vlen, nuk duhesh me qenë disident për me qenë shkrimtar i mirë, por nëse me qenë disident asht e barabartë me qenë njeri në nji kohë të caktume të jetës, atëherë po, me qenë disident si poet, shkrimtar, artist asht obligim. E brenda nji vendi të ngujuem në diktaturë, si shkrimtar disident mundesh me u ba edhe së paku tue ikë drejt mosekzistencës simbolike, e mos me i shërbye regjimit, jo domosdoshmërisht duhesh me ikë prej vendit e me folë kundër regjimit. E drejt kësaj mosekzistence mundesh me ikë çdo herë. E kanë ba të tjerët. Pra, bahet kjo vetëvrasje. Asht zgjedhje. Asht përgjegjësi intelektuale gjithësesi.

Nuk mundet me u vlerësu me indifirencë ndaj jetës që ke ba vepra jote, nëse ajo asht krijue e ka marrë madhështinë që sot ti e trashëgon si shkrimtar i madh tue i shërbye nji regjimi totalitar e shkatrues. Ndër të tjerash edhe për arsyen se duhej të pyesnim vetën se çka të besojmë ne nga ajo që lexojmë? Kur i këndon jetës e dashnisë, të bukurës, natyrës, njeriut, si ta kuptoj unë dashninë e nji poeti, kolegët e të cilit dirgjeshin në burg e vargjet i shkruejshin në mure të pista qelie me gjakun e tyne, ose i shkruenin në mendje dhe i mbanin në mend me dekada?

Në çdo fjalë të nji shkrimtari oborrtar që krijoi e pranoi me u ba “i madh”, unë dyshoj në sinqeritetin e fjalës së tij ma së pari. Dhe si shkrimtare e di që për me shkrujtë mirë mjafton me pasë talent pak dhe me lexue shum. Atëherë edhe mundesh me krijue diçka edhe pa fije sinqeriteti. Por dallimin mes veprave të zakonshme prej atyne të jashtzakonshme e të mëdha e ban sipas mendimit tem sinqeriteti i fjalës. Asht ajo çka shkruen qe i jep kuptim nji vepre, e ku ajo çka ti shkruen nuk asht e sinqertë, sepse nuk asht në përputhje me atë çka jeton e çka beson, atëherë nuk mundesh me u vlerësu me indiference ndaj jetës që ke jetu as në shkrimet e tua. Ose, ajo çka shkruen ishte e sinqertë, e atëherë nuk duhesh me u quejt i madh kur vargjet e tua vajtojnë dekën e nji tirani.

Edhe kur asht njerëzore me qenë konfirmist nën nji regjim që ushtron dhunë mbi njerëz gjithandej, asht ligësi megjithatë. Qyshdokoftë, ligësia në vete nuk asht krim, krim asht kërkimfalja pastaj dhe rehabilitimi i vetës tue e mohue këtë ligësi e tue mbajtë titullin e shkrimtarit të madh, kur në fakt e di që i madh u bane, sepse të mëdhenjtë vriteshin e burgoseshin përreth teje. Pra, pse ti mbete. Zgjodhe me mbetë.

Unë kundërshtoj në thelb mas së pari idenë se Agolli na qenkash shkrimtar i madh, e pastaj idenë që “madhështia” e tij asht rezultat i veprave të tija. Të njëjtën ide kundërshtoj edhe për Kadarenë. Sespse, ma se vonti kur i kam lexu Trebeshinën, Nelën, Kokalarin, Xhaferrin, Rreshpjen e kam kuptu që letërsia asht ma shum se nji rënditje fjalësh në vargje e nji tregim i rrefyem për mrrekulli. Letërsia asht ma shum se talent. Letersia asht jeta e jetume për të cilën nganjiherë çmimi asht burgu dhe pas burgut harresa. Letërsia asht përgjegjësi e madhe që të mëdhenjtë e vërtetë ma përpara e paguejnë me jetë ose heshtje të përhershme se sa me pranue me shkallavitë urata për tiranë. Letërsia asht udhërrëfyes për të ardhmen. Letërsia asht konopi që të varet në qafë kur si i internuem guxon me vizitue nanën e sëmurë. Letërsia kurrë nuk asht çmimet që t’i japin. Letërsia asht çmimi që ti i jep njeriut. Ashtu si e do njeriun, atë letërsi ke me ia lanë mbrapa.

E paramendoni ju ndonjëherë tmerrin e vetmisë së Musine Kokalarit apo të Havzi Nelës kur ky bante hapat e fundit drejt konopit të dekës? Unë i paramendoj, dhe më vjen me kajtë dhe më vjen me u tranue. Vitin kur vdiq Musine Kokalari unë linda. E kush e ka ba mend që fatet tona do të preken kështu, që unë të rritem e të vuej tue jetue mes njerëzve ku nuk ndjehet mungesa e saj. Mungesa e njeriut të lirë, aq shum të nevojshëm. Unë i paramendoj minutat e fundit të jetëve të tyne dhe du me i shpëtue e s’mundem. Unë e paramendoj që ata donin me jetue. Unë e di që ata nuk ishin trima pse ishin të gatshëm me dekë. Ata ishin luftëtarë që dekën e pranuen, sepse prej asaj çka iu vu përpara me zgjedh, ata nuk mundëm me tradhëtue emnin njeri e as atdheun. Por ama zgjedhje kishin. Të gjithë kishin. Dhe zgjedhje banën.

Siduket njeriu në jetë ka ma shum se nji shansë me qenë i dobët, e përderisa i falet dyqysh dobësia e ligësia që shkrimtarët “e mëdhenj” treguen tue u ba “konformist” në kushte të jashtzakonshme të nji diktature prej tutës të madhe për jetën, nuk i falet kur shfrytëzuen shansën e dytë me u ba të dobët e të lig tani në kushte lirie, kur e pranuen me dekada nerën për madhështinë e vetës, të pameritume, tue i shkel e vra kështu ata që e pagujtën ndërgjegjjen e tyne njerëzore me jetë, për së dyti.

Agolli pra, nuk ishte shkrimtar i madh, ishte i zakonshëm, e mbi të gjitha nuk ishte bohem kurrë. Për të parën hajt po themi që ndoshta i mungonte liria dhe guximi me qenë i sinqertë, por për të dytën i mungonte karakteri. Ai ishte në rastin ma të mirë viktimë e nji ideologjie që zhvesh njeriun prej gjithçka individuale, tue fillu prej mendimit. Megjithësë viktimizimi i tij ishte formimi edukues, shkollë mas shkolle, pra ai ishte viktimë në njifarë mënyrë, sepse ishte komunist. Dhe për me i dhanë komunistit tonë satirik nji shuplakë satirike, do të thoja, zot fale s’e nuk e ka ditë çka po ban. Por, njeriu nuk e di çka po ban veç për aq kohë sa nuk e di, dhe pastaj e di herët a vonë kur para syve të tij shpaloset krejt vendi si vorr. E Agolli, vazhdoi me pranue buqeta me lule e duartrokitje si dhe vëmendjen që s’i takonte edhe kur me “modesti” nuk e mohoi që komunist kishte qenë me bindje. Ai vazhdoi me nxanë vend në librat e fëmijëve tanë, aty ku duhej e ardhmja e Shqypnisë të formohej tue e lexue Nelën. Edhepse kjo s’ishte direkt faj i tij, por i shtetit. Por shtetin e trashëguen të bijtë e tyne. Kështu, e mos ma zi po ban edhe Kadare, që u ba disident krejt në fund dhe sot e kësaj dite nuk skuqet që pranon vetën si shkrimtar të „madh“ edhepse brenda tij njeriu duhet të jetë shum i vogël.

Kokalari ka përvjetorin e lindjes me 10 shkurt, Nela me 20 shkurt. Fjalimi i Kokalarit njëjtë sikur ato të Nelës para gjyqeve e para dekës nuk ishin veç nji protestë, ishin ftesë për lirinë. A do t’i kujtojmë, a do t’i kujtojmë ata që u dhanë shansë shum njerëzve të renditen pas tyne, kur thanë që s’ke nevojë të jesh komunist që ta duesh vendin; apo që popullit u mungon fjala e lirë… e vdekja për liri nuk më tremb aspak? A do të dërgojnë ndonjiherë kryetarët e shtetit buqeta me lule në kujtim të tyne? Ua dijnë vorret ata që heshtën përballë dënimit të tyne dhe zgjodhën me i mpreh shpatat e Enverit? Nuk po i vë pikë këtij shkrimi akoma, dëshiroj me e përmbyll me disa vargje të nji poeti të madh. Vargje që duhet tu trashëgoheshin fëmijëve tanë për me i formue si njerëz, si njerëz që mësojnë që madhështinë e vetes kurrë mos ta shohin të shkëputun prej përgjegjësisë me i dhanë i kuptim emnit njeri.

KUR TË VDES
HAVZI NELA (1934-1988)

Kur të mësoni se kam vdekë,
Kur të thoni: “Ndjesë pastë!”
A e dini se çfarë kam hjekë
Unë, poeti zemërzjarrtë?

Kur të pyesni: “Ku e ka vorrin?”
Kur t’kërkoni me ma gjetë.
Thoni: “Ai urreu mizorin”.
Thoni: “Dheu s’ka me e tretë”.

Thoni: “Ai e deshi jetën,
Jeta n’vuetje e dërmoi”.
Thoni se ka mbrojtë të drejtën,
Grusht tiranësh nuk duroi.

Thoni: “Desh, kërkoi lirinë,
Si skifter në fluturim,
Provoi prangat, t’errtë qelinë,
Për të mjerët lëshoi kushtrim”.

Thoni: “Dritë ai kërkoi,
E vetë dritë nuk pa me sy”
Thoni: “Për njerëzinë këndoi,
E për vete mbajti zi”.

Thoni se: E qërroi terri.
Thoni: “Dielli nuk u ngrohu”.
Thoni se: E trishtoi tmerri,
E të shtypunit i tha: “Çohu!”

Kur të vijë, të çelë pranvera,
Kur bilbili nis me këndue.
Mbi vorr tim me gur’e ferra,
Nji tufë lule me ma lshue.

Prekni vorrin, mos ngurroni,
Kush ka lindë, ai ka me vdekë,
Veten ju kur t’a ngushëlloni,
Thoni:”Gjallë kurkush s’ka mbetë!”

Kur do t’i themi na këto? Kur do të shembim monumentet e shëmtueme të vrasësve që i nënshkruen dekën Nelës, e të ngrehim të reja me vargjet e Nelës? Nuk i duron drejtësia te dyjat. Shkrimtarët e vërtetë dikur banën zgjedhjet e tyne, tue mendue për lirinë tonë, për të ardhmen tonë. Sot ne duhet të bajmë zgjedhjet tona tue mendue për jetët e vuejtjet e tyne e nji herë e përgjithmonë duhet të vendosim se kush dëshirojmë të jemi si njerëz dhe duhet të rivlerësojmë se kush dëshirojmë të jenë të mëdhenjtë tanë e urtësinë e të cilëve do ta bajmë udhë jete ne si popull liridashës për me ia trashëgue fëmijëve, mbesave, nipave. Përgjigjjen e kemi para hundëve.

The Telegraph – Alarmi i Edvin Kristaq Ramës: Mos na braktisni, mos na lini të biem në duart e rusëve


“Mos na braktisni, mos na lini të biem në duart e rusëve”. Kjo është thirrja që kreu i qeverisë shqiptare, Edvin Kristaq  Rama bën gjatë një intervistë për gazetën britanike “The Telegraph”, duke folur për rrezikun rus në Ballkan, nga frika e largimit të vëmendjes amerikane nga Ballkani. Sipas tij, Ballkani ndodhet në rrezikun e rënies nën influencën ruse.

“Mos na braktisni, mos na lini të biem në duart e rusëve”, bën thirrje udhëheqësi shqiptar, duke pasur frikë nga largimi i vëmendjes amerikane në rajonin e Ballkanit, shkruan “The Telegraph” e Londrës.

Në një intervistë dhënë në Tiranë gazetarit të së përditshmes së madhe britanike, Thomas Harding, kryeministri Edi Rama thekson se Ballkani ndodhet në rrezikun e rënies nën influencën ruse, nëse administrata  e presidentit amerikan Donald Trump injoron rajonin.

Ai ngre pikëpyteje edhe nëse Bashkimi Evropian po bën mjaftueshëm për të siguruar stabilitetin dhe të bllokojë komplotet e pretenduara të Moskës në rajon, duke iu referuar rastit të Mali të Zi, për të cilin “The Telegraph” e Londrës raportoi një javë më parë.

Duke e cilësuar udhëheqës karizmatik, “The Telegraph” citon Ramën të ketë thënë se “pa mbështetjen amerikane, Ballkani nuk do të jetë një vend ku do të ketë paqe dhe bashkëpunim”.



“Nëse do të ketë një tërheqje nga SHBA dhe BE, ne mund të kthehemi aty ku e nisëm dhe ju e keni parasysh se ç’do të thotë aty ku e nisëm në Ballkan”, citon gazeta kryeministrin shqiptar.

“The Telgraph” e Londrës flet edhe për betejën e udhëheqësit të Partisë Socialiste për reforminin e sistemit të korruptuar të drejtësisë, si kusht për anëtarësimin në BE.

“Ky është një shqetësim i madh për opozitën, pasi ata kanë qenë në pushtet për shumë vite dhe kanë arsyet e tyre nga frika e një pastrimi dhe një sistemi drejtësie që funksionin mirë”, deklaron Rama në intervistën për “The Telegraph”.

Pas tre vjetësh në pushtet, Edi Rama, shkruan gazeta londineze, mbetet tejet popullor, ku 56% e mbështesin në sondazhe dhe kjo shifër do të jetë e dobishme në zgjedhjet e qershorit dhe është një provë e suksesit të reformave, të cilat kanë bërë që policia shqiptare të shndërrohet nga më pak e besuara, tek profesioni më i besuar në Shqipëri, shkruan gazeta britanike.

PD ka lidhje të forta me gjyqësorin e korruptuar dhe ka frikë nga Vettingu

Duke u ndalur te reforma në drejtësi, gazetari Thomas Harding, shkruan se në Shqipëri po bëhet një betejë për reformën në drejteësi, e cila kundërshtohet nga ana e PD-së, pasi ka lidhje të forta me gjyqësorin e korruptuar.

“Që prej rënies së komunizmit, Shqipëria është përpjekur të ngrihet në këmbë, por pasi ka prezantuar një seri reformash të gjera, Rama tani po udhëheq bisedimet për anëtarësim në BE.

Por lideri i Partisë Socialiste përballet me një betejë për të reformuar sistemin gjyqësor thellësisht të korruptuar. Si kusht për anëtarësimin në BE, secili nga 800 gjyqtarët dhe prokurorët në vend duhet të verifikohet për të shpjeguar çdo pasuri të pazakontë apo gjykimet e shkuara.

Tashmë 22 gjyqtarë kanë dhënë dorëheqjen, por procesi i vettingut rrezikon të dështojë për shkak të Partisë Demokratike në opozitë, që ka lidhje të ngushta me gjyqësorin”, shkruan “The Telegraph”, që ka intervistuar edhe kryeministrin Edvin Kristaq  Rama.

“Ky ka qenë një shqetësim i madh për opozitën, pasi kanë qenë për një kohë të gjatë në pushtet dhe kanë arsyet e tyre për të pasur frikë nga një sistem i pastër dhe i mirë gjyqësor,” thotë Rama.


shkrimi per ramen

Kudret Kokoshi nga Burgu i Burrelit: Mithat Frashërit, Apostullit të Shqiptarizmit (poezi)

Në dhe’ të huaj larg shqipes me gjak lyer

Që Ti me ankth aq shumë e dashurove

Në dhe’ të huaj prej fatit të zi ndërkryer

Atdheut të vuajtur jetën i dhurove.

Baba i Kombit ndër beteja plakur

Ti zemrat tona me ideal i ngrohe

Rrugën e jetës tonë përflakur

Hyjnor, promethe’ ti na e ndricove.

Ndër male e fusha nga veriu në lindje

Gjëmon jehona e thirrjes shpëtimtare

Vrapo, vrapo Shqipëri për në Rilindje

Thërret Mithati : Shqipëria e Shqiptarëve

KUDRET KOKOSHI

Burgu i Burrelit, Tetor 1949…

50 VJETORI I “REVOLUCIONIT IDEOLOGJIK E KULTUROR” NGA TERRORISTI ENVER HOXHA

Nga Fritz RADOVANI: Pjesa e I
 

6 SHKURT 1967

PAPA GJON PALI II ka thanë: “Ajo që ka ngja në Shqipni, të dashtun Vëllazën dhe Motra, nuk asht pa kurrë në historinë e njerëzimit...”

HAPJA E DOSJEVE tregon sot të saktë Historinë e pashkrueme të Shqiptarëve!
Vetmija e Popullit Shqiptar në dallgët e ngjarjeve të mnershme të viteve 1944 – 1991 dhe, permbytjet, apo shkapetjet per shkambijtë e sllavëve e grekëve armiqë shekullor, lojnat tinzare të italianëve, francezëve apo turqëve lakmues nder ambasadat e tyne në Tiranë, perforcon mendimin e saktë të Don Ndre Zadejës në bisedë me kolonelin anglez Neell: 

DOSJA 677, SHKURT 1945: “Aty nga shtatori 1944, ka ardhë në Sheldi nji kolonel anglez i quejtun Neell me do ushtarë e Jup e Halit Kazazin, gjithashtu me té ishte nji oficer gjerman dhe nji ushtar italjan. Këta vijshin prej Cukalit, shkojshin në Shëngjin dhe së andejmi për Itali. Në qelën teme kanë qëndrue vetëm nji natë. Gjatë ndejtjes në qelen teme unë ju mbajta nji bisedë, ku i kam theksue nëvojën që ka populli shqiptar i varfën në mes të armiqve shekullorë, të cilët janë: Sllavi, Bullgari, Greku dhe Italia.
Shqipnia ka nëvojë për nji mbrojtje nga fuqitë e hueja”.

■Atëherë, duhet të studjojmë edhe arkivat historike, me nxjerrë perfundimin se cili asht kenë qellimi që Konferenca e Jaltës, “arrijti me fshij nga harta e Ballkanit ‘Shqiptarët”?!
Fakti historik i kësaj katastrofe asht shkrue nga z. H. Kissinger në librin “Diplomacia”...

1945 “Dy vitet e para pas luftës, vetëm Jugosllavia dhe Shqipëria vendosën diktatura komuniste.” (fq. 443) Shqipnia ju la sllavokomunistit Tito, që jo vetem vazhdoi shtypjen pamëshirë mbi Popullin Shqiptar me injorantin karrierist Enver Hoxha, por edhe e shkatrroi perfundimisht tue e shkëputë nga Europa, me pelqimin e diktatorit Stalin...

1961 Nikita S. Hrushov në kujtimet e veta shkruen: “Shqipnia asht vend i vogel, por populli jeton në një pozitë të tillë gjeografike ku nderthuren kundershtitë e Europës dhe armiqtë i ka të shumtë... Kufini nuk ishte ai që donin ata...

Ne donim të ngrinim një ekonomi në Shqipni në nivelet bashkëkohore, me ba një Shqipni perlë, e cila do të terhiqte drejt komunizmit vendet muslimane, sidomos ata të Lindjes së Aferme dhe të Afrikës. Këta ishin synimet tona dhe politika që ndiqnim ne atje... Ata mendonin se Kina asht qendra e Botës... Ashtu vepron edhe Mao Ce Duni!”     

■Shqiptarët e rraskapitun e të dhunuem nga sllavo shovenistët antieuropjan, “vetem per me ruejtë kolltukët e tyne një grup terroristësh”, i trokasin dyerve të Murit kinez dhe “gjeneralët” tanë vishen me uniformat ushtarake të Mao Ce Dunit, por “pa spaleta”! Merthehen deri në fyt, por harrojnë të zberthyeme pantollonat me shirita të kuq!..

■Kush ishte ky Enver Hoxha, që zgjodhën shovenistët sllavë per me sundue Shqiptarët?!
■At Konrrad Gjolaj në librin “Çinarët” shkruen: “I vetmi në botë që ka mujt me realizue dëshirën e Leninit asht kenë Enver Hoxha, që e ka qeverisë këte popull si shaka (bushtra – shen. FR), tue hangër klysht e vet e, tue shkye njerzit e pafajshëm për andjet e tija të ndyta, në të gjitha normat e moralit njerzor.

Tregonte i nderuemi Prof. Petro Fundo (që nuk e kuptoj si i ka shpëtue): “Ishim duke ngrënë në një trapez, kur ishim studentë në Francë, unë dhe Foto Bala nga Himara. Erdhi aty edhe Enver Hoxha, ky ishte i rregjistruar në universitet, por nuk di mëse merrej. Provime nuk jepte. Ishte i pashëm. Pak mbasi u ul, e pyeti Foton, çfarë do të dëshroje të bëje kur të mbarosh shkollën? Foto iu përgjigj, do të doja të tregëtoja me Francën. Më pyeti edhe mua, po ti Petro? – Unë i përgjigja, Profesor.

Mbas pak u kujtova ta pyes edhe unë atë, po ti Enver, çfarë do të bëhesh? – Ai u përgjigj: “TERRORIST”! Edhe sot nuk e dij sësi më shpëtoi nga dora piruni që isha duke ngrenë … e, për çudi, vetëm atij ia plotësoi Zoti dëshirën!…” (“Çinarët”, fq 216).

■Ndersa, i Ndjeri Martir Muntaz Kokalari, nga Gjinokastra shkruen më 9 Nandor 1944: “Fatkeqësia e kombit tonë dhe e Shqipërisë së gjorë është se ka rënë në dorë të një njeriu përbindsh, tinzar, hakmarrës, inatçi, dinak, magalloman, egoist, që i do njerëzit nën vete, kumarxhi, gënjeshtar e kur qe jashtë për studime nuk dha asnjë provim, mbeti pas kabareve, kazinove, etj. Fëlliqi botën me borgje. Ne intelektualët e Gjirokastrës ia dimë të gjitha dhe sa i vlen lëkura, prandaj, kërkon të na asgjësojë. Po, kam besim se këtij batakçiu bashkë me djajtë e kuq, shpejt ka për t’i dalë boja.”

■Ky, ishte “Enveri ynë”, për të cilin ka shkrue dishepulli i tij Ramiz Alia, ky ishte ai që shokët e tij lindin njëherë në shekull, madje, zor se i gjindet monstra ndër njëzet shekuj; ky ishte “komandanti lëgjendar” i Luftës Nacional-Çlirimtare, që do të na sillte “Lirinë”!

1966 Kina komuniste filloi një “Revolucion ideologjik” po që e quejti dhe “kultural”, ndonse, drejtohej nga injorantët... Ja çka thonte vetë “krijuesi dhe zbatuesi i tij” Mao...

SHKURT 1967 Në fillim të shkurtit Mao Ce Duni bisedon haptas me Hysni Kapon: 
“– Kryetari Mao: Më kanë vënë edhe disa epitete, si p.sh, mësues i madh, udhëheqës i madh, strategu i madh dhe timonieri i madh, mua nuk më pëlqejnë. Por s´kam ç´bëj. Kudo po veprohet kështu. Ka njerëz që propozojnë që të mbetet vetëm epiteti “mësues”. Unë kam qenë mësues në shkollën fillore, sa mirë që të jem një mësues i thjeshtë.
Sa për profesor, nuk mund të bëhet fjalë. Unë nuk kam ndjekur universitetin.
   Ju keni bërë studime në universitet?
– Shoku Hysni: Asnjë.
– Kryetari Mao: Po ju (duke iu drejtuar shokut Beqir Balluku).
– Shoku Beqir: As unë.
– Kryetari Mao: As ju (duke iu drejtuar shokut Hyni Kapo).
– Shoku Hysni: Kam ndjekur vetëm shkollën e mesme.
   Kryetari Mao: Marksi ka qenë universitar, Lenini gjithashtu. Stalini ka mbaruar shkollën e mesme, edhe unë po ashtu. Unë dyshoj në një pjesë të mirë të universitarëve, sidomos ata që kanë studjuar shkencën shoqërore. Këta njerëz, po të mos edukohen, po të mos kryhet revolucioni kultural, janë shumë të rrezikshëm, këta njerëz do të bëhen revizionistë në të ardhmen…” (E. Bytyçi, “Shqipëri-Kinë dështimi i një bashkjetese”)
Mbas kongresit të pestë të PPSh në nandorin e 1966, goditja e parë e “Revolucionit Ideologjik dhe Kulturor” në Shqipni, u dha në Janarin e 1967 nga rinia e shkollës së mesme “Naim Frashëri”, në Durrës, ku u shpall publikisht nisma revolucionare “të luftojmë deri në fund ideologjinë fetare, bestytnitë dhe zakonet prapanike”.

6 SHKURT 1967, Tirani Enver Hoxha mbajti fjalimin famkeq “Revolucionarizimi i mëtejshëm i partisë dhe pushtetit”. Gazeta “ZP” mbas dy ditësh i bante jehonë nismës së nxanësve dhe mësuesve të shkollës nëpërmjet kryeartikullit “Me shpatën e mprehtë të ideologjisë së partisë kundër ideologjisë fetare, paragjykimeve, bestytnive dhe zakoneve prapanike”. Nga Durrësi nisën debatet dhe fletë-rrufetë: “Të djegim me zjarr zakonet e njohura prapanike duke filluar nga Kanuni i Lekë Dukagjinit..!”, shoqnue me veprime të tjera kundër Fesë. Nisma gjoja ishte e Rinisë dhe e Organizatave të Frontit në vend...

Më 26 mars organizohet kuvendi i tre brezave në Lezhë, si simbol i karakterit masiv të asaj lëvizje. Enver Hoxha, ato ditë, insistonte për punë bindëse me Rininë. Ai thonte: “Populli duhet të bindet për kotësinë dhe rrezikshmërinë e Fesë, e kishës, të xhamisë, të çdo institucioni e zakoni fetar dhe vetë të marrë vendim të prishë ose jo, ta braktisë Fenë menjëherë ose ngadalë”. Orientimi ma i sakti i dokumentacionit të asaj kohë asht vetem Vepra XIX, botimi i parë, Tiranë 1967. Ma vonë Vepra si të gjitha tjerat u “redaktue” ose ma sakt u fallsifikue, tue u ndryshue edhe kuptimi i thanjeve të diktatorit.

■Kur në 1946 duhej me “futë armët në Kishen Françeskane të Gjuhadolit në Shkoder, pat ardhë gjeneral Hulusi Hako dhe Dilaver Sadikaj me ndihmue Zoji Themelin per me realizue vepren ma të poshter kunder Kishës së ngarkueme nga Enver Hoxha.

Ky Hulusi Hako, tregon prap edhe në 1967 sekrete të poshtersive kunder Klerit katolik:
“Kryesia e komunitetit mysliman dhe atij bektashian ishin të parët që lëshuan shpejt poshtë qarkoren, ku porosisnin vartësit të dorëzonin çelësat e faltoreve, kur e kërkonte një gjë të tillë populli. Në këtë moment ndërhyn Enver Hoxha, duke thenë: “Po të na kishin pyetur, nuk do t´ua sugjeronim një qarkore të tillë, por meqë e bënë vet, ashtu qoftë!”. Sigurisht, kjo qarkore thjeshtësonte dhe percaktonte qellimin e Revolucionit!

Revolucionit i mbetej vetem me u zbatue! “Shumë interesant!”, a besohet se Populli ynë ishte vetë ideator i shkatrrimit dhe i perdhosjes së Fesë dhe institucioneve fetare?!  

■Me dashtë një njeri me shkrue per këte “Revolucion” të ashtuquejtun jo vetem ideologjik por, edhe “kulturor”, po, që nuk e ka jetue atë kohë të mnershme ai vetë në Shqipni, nuk besoj se mërrinë me thanë të verteten historike që ka provue mbi shpatullat e veta Populli i shumvuejtun Shqiptar, në pragun e 500 vjetorit të vdekjes së të Madhit Hero Kombtar Gjergj Kastrioti – Skenderbeu, në vitin 1967 e ma vonë...deri në 1991.

Ndersa, agjentët e sigurimit që i kanë sherbye me aq perkushtim vet Enver Hoxhës, Nexhmije Hoxhës, Ramiz Alisë dhe sherbtorëve të tjerë të Byrosë Politike të Komitetit Qendror të PPSh, të mbathun me tituj “akademikë, dr. Prof.” Apo, “heronjë” edhe sot të “paprekshem”..., vazhdojnë me errsue, fallsifikue dhe deformue faktet historike, deri aty, sa me thanë se “Shqipnia mbas viteve 1946... “nuk kishte fare kundershtarë politik”!

            Vazhdon Pjesa II.

            Melbourne, Shkurt 2017.



E ardhmja e kombit vjen e sigurt kur pranohet e shkuara dhe e sotmja –IV-

Vilhelme Vrana Haxhiraj



   Eh, sa jetë elitash mohoi komunizmi,ky sistem barbar i pluhurizimit të vlerave humane! I vrau pa mëshirë, i burgosi në qelivarret e vdekjes, i internoi në llomi kënetash, i sakatosi fizikisht,i gjymtoi mendërisht dhe i baltosi morlisht, duke i bërë shtretër për mushkonja e gjarpërinjë,por idetë e tyre janë ende gjallë. Sot të gjithë“Ata” janë në këmbë për të folur e për të treguar realitetin e hidhur,për kalvarët e vuajtjeve çnjerëzore të një kombi që e çmon lirinë,ku secili rrëfen dhembjen me gjuhën e së vërtetës.”       
                                                                        Vivra
                                                                                                                             
Diktatori paranojak më parë vrau besimin...,pastaj palcën dhe trurin e kombit

Një kombi që i kanë vrarë besimin; një kombi që i zhdukën palcën që përfaqësohet nga shtresa e mesme, e thënë ndryshe (kollona vertebrale që mban në këmbë shtetin),si dhe kombit që i helmojnë, i pluhurizojnë e i varrosin trurin e tij, inteligjencën, e cila udhëheq ndërgjegjen kombëtare, është i destinuar të vuajë deri sa të çkombëtarizohet.

     Prej vitit 1944 deri më 1978, në 34 vjet Shqipëria komuniste ndoqi një poliktikë të jashtme jo rigoroze. Ajo vendosi dhe prishi alenaca me“miq të mëdhenj”të cilët i mbivlerësoi, kurse më pas u armiqësua me ta. Kurse në politikën e brendshme PKSh mbolli frikën e vrasjeve me apo pa gjyq, të burgimit, internimit vetëm për një fjalë goje. Shqiptarët e ndershëm i vranë e i burgosën si antiparti e antipushtet, me akuzë “agjitacion e propagabndë”(pse nuk piu dollinë për mustaqet e Stalinit;ose, përse e rrëkëlleu gotën e rakisë  për qejf të kokës së peshkut dhe jo për Partinë dhe udhëheqësin legjendar; apo dikush shprehu të vërtetën e madhe se,( fëmijët i kishin fjetur të uritur se në dyqane nuk kishte bukë). Në vazhdën e 70 arrestimeve dhe vrasjeve të vitit 1944,(me akuzën si kriminel lufte); burgosjet e vitit 1945 për shpronësimet dhe dorëzimin e floririt; burgosja  dhe vrasja e deputetëve apo përkrahësve të tyre. 

Më1946                                                                                                                                                   .    Sh qipëria ,Parajsa ku kanë folenë Perënditë, u shndërrua në një një burg me tela me gjemba, ku kishte vetëm rojtarë dhe të burgosur.
                                                                                                                                                                                    
vrasja apo burgosja e udhëheqësve të luftës çlirimtare,  vrasja e inxhinierëve të Maliqit; mbyllja e shkollës së Harry Fullzit”, ndjekja e Amabsadës Amerikane nga Tirana. Kjo ishte pasqyra ku paranojaku Hoxha me klyshët e tij, si bijtë e hienës, shihnin shembëlltyrën e tyre kriminale e vrastare.





                                                                                                                                                
  *Më 1947-48 vrasja e burgosja e inxhinierve të Naftës. Pastaj më 1950 në Vlorë u burgosën 75 persona (nga borgjezia e tregtarët e qytetit apo çifligarët në fshat për taksat e jashtëzakonshme). Kjo maskaradë u quajt gjyqi i kulakëve, me akuzën e përbashkët “sabotatorë”.Njerëzit janë të ndryshëm, se kanë karakter, edukim, kulturë, ide dhe formim individual të veçantë. Duke qenë të tillë ,si dhe në kushte jetike të ndryshme,si mund të kryejnë të gjithë një gabim e të njëjtin faj këta njerëz të ndryshëm? Udhëheqja e PKSH‑së asnjëherë nuk interesohej për fatin e shqiptarëve që jetonin brenda kufijëve të Shqipërisë Londineze, aq më tepër për shqiparët që jetonin në Jugosllavi. Ishte merakosur për Poan e Istrien si dhe bregdetit slloven. Pas marrjes së këtyre të fundit, E. Hoxha më 18 gusht 1947, përshëndeti personalisht për këtë fitore të madhe të arritur nga Jugosllavia. Kjo tregon se edhe vetë sistemi “Republikë Popullore e Shqipërisë” ishte një tjetër imitim jugosllav.
(Doktoratura:Artan Hoxha- Tiranë 2014 Marrëdhëniet mes ortodoksisë autoqfale shqiptare dhe komunizmit 1945-67.

 *Improvizimi i hedhjes së bombës në Ambasadën  sovjetike në Tiranë
 Të mençurit gojëkyçur, veshëvulosur e symbyllur, pyesnin ndërgjegjen që i mundonte: “Cili vallë do të jetë krimi i radhës?!” Më 26 shkurt 1951 regjimi komunist ekzekutoi  22 intelektualë shqiptarë me pretekstin se, në 21 shkurt kishin shpërthyer një bombë në ambasadën sovjetike në Tiranë. Ata u ekzekutuan në mesnatë, në afërsi të urës së Beshirit, 15 km larg Tiranës, të lidhur dorë për dorë me zinxhir dhe u varrosën në një gropë të përbashkët. Diktatura komuniste inskenoi në stilin e saj vrastar, të ashtuquajturën bombë për justifikimin e valës së terrorit që ndërmorri kundër figurave të shquara të cilëve mund t'u njohim vetëm një faj, patriotizmin, antikomunizmin dhe formimin e tyre në vendet e zhvilluara perëndimore. Ishte absurditet, preteksti për hedhjen e bombës në oborrin e ambasadës sovjetike, kur këta njerëz nuk kishin lidhje me këtë institucion diplomacie.Kjo erdhi si pasojë e kthesës politike të diktatorit E.Hoxha drejt politikës së Moskës, vetëm për të rritur e forcuar besimin e Stalinit. Në këtë ngjarje gjetën zbatim në mënyrë të përsosur gjithë urdhërat dhe taktikat sovjetike për të eliminuar kundërshtarët, duke ia kaluar madje edhe vetë udhëheqësit shpirtëror, Stalinit. Kjo masë ekstreme e marrë nga sistemi jashtë ligjeve në fuqi, solli pushkatimin e intelektualëve nga familje fisnike shqiptare dhe kjo do të vazhdonte edhe në të ardhmen me spastrimin, internimin e familjeve të tyre, me breza dhe si fise. Intelektualët e vrarë nga diktatura komuniste 66 vite më parë ishin; Sabiha Kasimati, Mehmet Shkupi, Ali Qoralliu, Anton Delhysa, Gafur Jegeni, Fadil Dizdari, Gjon Temali, Haki Kodra, Jonuz Kaceli, Lluka Rankoviç, Manush Peshkopia, Myftar Jegeni, Niko Lezo, Pjerin Guraziu, Reiz Selfo, Zyhdi Herri, Tefik Shehu, Thoma Katundi. Eh, sa jetë elitash çoi dëm komunizmi,ky sistem barbar i mohimit të vlerave?! I vrau,i burgosi, i internoi, i sakatosi, i gjymtoi e i baltosi duke i bërë shtretër për mushkonja e gjarpërinjë, por idetë e tyre janë ende gjallë. Sot janë në këmbë për të folur e për të treguar realitetin e hidhurdhe për kalvarët e vuajtjeve me gjuhën e së vërtetës...
 Fjalët e një diplomati :"në kohën kur kanë jetuar këta personalitete, e vërteta ishte si qiri mes një errësire të madhe, por nga ai qiri u ndezën shumë qirinj të tjerë". Sipas tij, "sot drita e së vërtetës së tyre, shkëlqen sikurse do të shikojmë në këtë ekspozitë që po e përurojmë sot, një dritë që komunizmi dhe asnjë lloj diktature nuk mund ta shuajë dot". Në këtë kontekst, Ambasadori Withers tha se "për këtë arsye ne duhet të jemi të kujdesshëm, sepse përpjekja për të cilën ata luftuan vazhdon ende, dhe nëse nuk tregohemi të kujdeshëm për të mbrojtur të vërtetën që ata e mbrojtën me jetët e tyre, ata qirinj mund të rishuhen përsëri" – tha Ambasadori i SHBA në Tiranë, John Withers, më 10 maj 2010 (Presidenti Topi dekoron me urdhrin “Nderi i Kombit” 4 intelektualë të vrarë nga Komunizmi:
  
*Qetësia e rreme e viteve 1950-53
Gjatë viteve 1950–53, duket në pamje të jashtme se janë periudhë  e qetësisë relative që flet për marrëdhënie të mira mes kampit socialist. Klerikët e lartë të kishës ortodokse lëviznin shpesh në vendet e bllokut sovjetik, në kishat ortodokse simotra. Kishin edhe financimet shtetërore të mira, në krahasim me komunitetet e tjera fetare. Edhe pse pozita e kishës ortodokse ishte disi më e privilegjuar se sa ajo e kultit musliman dhe katolik, por nuk kishte të drejtën të arsimonte klerikët e vet dhe as të hapte shkolla teologjike. Pra këtu dukej ndërhyrja dh vartësia e saj nga pushteti qëndror .Vdekja e Stalinit më 1953 dhe ardhja e Hrushovit në krye të BS, solli  prishjen e miqësisë Tiranë-Moskë
    Pas vdekjes së Stalinit më 1953 marrëdhëniet Moskë- Tiranë po shkonin drejt ftohjes. Këtu ndikoi era e re e politikës së BS për një bashkëpunim të ri me Perëndimin që solli vizita e Nikita Hrushovit ShBA më 1951, si dhe sulmi që Hrushovi i bëri Stalinit si diktator. Më 28 mars 1955 Shqipëria aderoi në Traktatin e Varshavës, organizatë ushtarake e krijuar nga BS, që bashkoi vendet komuniste të Evropës lindore për t’iu kundërvënë NATO-s.Në maj 1959,pavarësisht nga vizita e Hrushovit, marrëdhëniet Tiranë-Moskë, nuk ishin në nivelin e dikurshëm. Shkak u bë qëndrimi i PK të BS ndaj Jugosllavisë. me të cilën Shqipëria ishte ndarë që në vitin 1948. Kurse Nëntori i 1960 shënoi fundin e marrëdhënieve Moskë-Tiranë. E.Hoxha në mbledhjen e 81 Partive Komuniste e Punëtore të Botës kritikoi rëndë politikën hrushoviane e titiste .Kjo solli një tronditje në Kampin Socialist të lindjes, gjë që s’u përtyp lehtë nga B.S.
“Më 1961 u ndërprenë marrëdhëniet diplomatike të Shqipërisë me aleatin e saj më të madh, B. S. Dalja faktike e Shqipërisë nga Traktati i Varshavës më 1962 dhe dalja ligjore më 1968, solli vetizolimin e saj. Ky izolim i padrejtë i një kombi që e çmonte së tepërmi lirinë, solli jo vetëm varfërinë materiale të këtij vendi të pasur, por edhe varfërinë mendore dhe shpirtërore të tij.
     Shqipëria e vogël atë kohë, kishte një ndarje të dyfishtë, që vazhdoi gjatë...:
1- Shqipëria e detyruar nga Partia-shtet( P.P.SH) padrejtësisht ishte ndarë nga bota Perëndimore.
2- Politika e njëanshme e Diktaturës hoxhiane i kishte ndarë shqiptarët në 2 kampe, në armiq të betuar të njëri-tjetrit. Si duket kjo shoqëri e mbushur me urrejtje, mllefe dhe hakmarrje vazhdon edhe sot pas gati 20 vjetësh” (Vivra-9-4-2008-Standard- Fjala e Lirë, Tribuna Shqiptare, Illyria, Gazeta Kritika)

*Nënshtrimi i  Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë(KOASH)

KOASH u nënështrua përfundimisht nga qeveria komuniste e Hoxhës në shkurtin e 1950, me udhëheqëse shpirtërore Patriarkanën e Moskës. Në Kongresin e III të Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë  asistonin E.Hoxha dhe Adil Çarçani. Ndërhyrja e qeverisë komuniste të Hoxhës dhe aprovimi personal i tij  në çështjet e besimeve fetare në ndryshmin e statutit të Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë e miratuar në vitin 1928 nga Qeveria e Monarkisë së Zogut, ishte me pasoja të mëdha për këto komunitet fetar dhe Shqipërinë. Në atë statut të miratuar nga Kongresi i III i Kishës Orthodhokse, u sanksionua që në krye të asaj kishe mund të vinte në Shqipëri çdo Peshkop i huaj. Pas rënies së komunizmit, duke u bazuar në statutin e vitit 1950, erdhi në Shqipëri edhe “Hirësia e tij” Anastas Janullatos,  që gjithçka mund të jetë, por njeri i Zotit , kurrë!  Prania e tij ngjalli polemika dhe debate të mëdha të cilat vazhdojnë ende jo vetëm në qarqet fetare por dhe ato shtetërore.”  ( botoi -alba-soul -9-shkurt-2017) . Është fakt i pamohueshëm se faktor dhe aktor është politika komuniste që edhe sot kisha Fan Nolit dhe Visarion Xhuvanit ka humbur identitetin.
(Doktoratura:Artan Hoxha- Tiranë 2014 Marrëdhëniet mes ortodoksisë autoqfale shqiptare dhe komunizmit 1945-67)
    Prishja e marrëdhënieve  me BS e çliroi diktaturën shqiptare nga nevoja për të përdorur Kishën ortodokse. Veçanërisht lidhja me Kinën maoiste hapi një kapitull të ri në marrëdhëniet e regjimit me bashkësitë fetare, përfshi këtu edhe K.Ortodokse të Shqipërisë. Pas prishjes me Moskën, në fillim të miqësisë me Kinën u ndie ndikimi  negativ i saj në politikën fetare të diktaturës, e cila nisi luftën deri në shkatërrimin e institucioneve fetare muslimane, katolike dhe ortodokse (1964-67) .Në 3 vite E.Hoxha përgatiti terrenin dhe në Kongresin V të PPSh–së nisi Revolucionin Kulturor, që me fakte u çel në shkurt të vitit 1967. Institucionet fetare ishin të pafuqishme për t’i rezistuar valës së shkatërrimeve si dhe burgosjes , apo vrasjes së klerikëve.  

    *Shqiperia e 23 burgjeve dhe 48 kampeve të përqëndrimit
   Shqipëria e genocidit komunist, nga parajsa, e përkëdhelura e Zotit,ku kanë folenë perënditë ishte shndërruar në një burg,mbushur  me rojtarë e të burgosur.  Ky vend magjik e prrallor, i admiruar nga të gjithë ishte kthyer në një varrezë plot me varre pa emër. Në baltën që i lindi, u varros palca dhe truri i kombit. Duke ndjekur shembullin e Stalinit, komunizmi shqiptar shpiku Luftën e Klasave, në fshat damkosi kulakun,  që ishte genocidi brenda llojit, si përvoja më e egër e terrorit vrastar,më e dhunshme ,antinatyrale  dhe antinjerëzore… “përndjekja, lufta e klasave, dhuna ndaj fjalës së lirë, të thënë e të shkruar, terrori, heronjtë dhe viktimat e tij, shkelja e të drejtave të njeriut, janë pasojë e një regjimi diktatorial armik i demokracisë, prandaj dënimi i krimeve, integrimi pa kushte, pozicionimi i merituar i tyre në historinë dhe realitetin e vendit, janë elementë të rikthimit të ligjshmërisë, jo si favor, por si një e drejtë themelore, pa të cilën demokracia nuk do të ishte e plotë". (Presidenti i Republikës Bamir Topi, Info-presidencë-10-maj-2010)  
 Nëqoftëse do t’i referohemi shifrave zyrtare të shpallura nga Komisioni trepalsh i përbërë nga përfaqësues të Ministrisë së Drejtësisë, Komitetit Shtetëror të të Përndjekurve Politikë dhe Shoqatës Kombëtare të të Përndjekurve Politikë, rezultojnë këto të dhëna: Të ekzekutuar 6.023  persona; -Të vdekur në burg 1.065; -Të burgosur 34.135(26.768 burra dhe 7.367 gra); -Të sëmurë mendorë 260; -Të internuar deri në vitin 1954  janë: 59.517;  -Të vdekur në internim 9.000. Xhelatët e kohës së kolerës komuniste kishin burgosur 150 shkrimtarë, poetë, përkthyes, gazetarë të burgosur, nga ata u pushkatuan  15 , një( 1) i varur, 12 të vdekur në hetuesi e burg dhe sa e sa të tjerë vdekur në internim…
   Po të shtojmë numrin e fëmijëve të internuar nën katërmbëdhjetë vjeç, si dhe ata që janë internuar pas vitit 1954 dhe që nuk janë përfshirë në këto lista, atëhere rezulton se numri i përgjithshëm i atyre që kanë pësuar direkt persekutimin i kalon të 260.000 personat. Duke marrë parasysh se gati 70% e tyre i përkasin periudhës deri në vitin 1954, kur popullsia e vendit nuk i kalonte të 1.000.000 banorët, rezulton se mbi 18% e asaj popullsie është persekutuar direkt. Po t’i shtojmë kësaj edhe pjesëtarët e tjerë të familjeve të tyre, atëhere përqindja arrin përmasa rrënqethëse, në gjysmën e popullsisë .( AQSh-komisioni trepalsh)
   Për terrorin dhe krimet e diktaturës krimet komuniste mjafton të kujtojmë natën e fundgushtit 1949, ku në kampin shfarosës të Tepelenës, ku mbaheshin 1200 të burgosur, vdiqën 33 fëmijë, shumica  mirditorë. Ç’krim kishin bërë ata fëmijë të pafajshëm, ato foshnje që prisnin të pinin gjirin e nënës?! Ç’pati shteti komunist me ta?Pse nuk lejoi të rriteshin si fëmijët e tjerë, sepse edhe ata ishin bijët Shqipes?
“Vetëm në Shkodër,4000 familje nuk kanë gjetur eshtrat e familjarve vdekur në burgje apo internim.(vo: Fritz Radovani- fjala e lirë).Kurse në Vlorë nga 1800 të burgosur politikë, 400 janë pa asnjë dëshmi. Torturat ishin 40 lloje nga më çnjerëzoret. I linin  njerëzit pa bukë për ditë të tëra, të varur në mur me zinxhirë prej100 kg dhe u hidhnin ujë të ftohtë në dimrin e akullt. I linin të vërtiteshin në 1 m vend për orë të tëra derisa t’u binte të fikët. Janë vrarë dhe dënuar femra që nuk iu nënshtruan sistemit komunist, pa bërë asnjë faj, por vetëm për agjitacion dhe propagandë etj.

Revolucioni kulturor 1967, vrau  besimin e shqiptarit e ndërgjegjjen  kombëtare. 

Pas largimit të H.Kapos e deri më 6 shkurt 1948, Ambasador i Shqipërisë në Jugosllavi ishte Tuk Jakova, më pas Ramadan Çitaku, që u shkarkua pas "prishjes së madhe" madje u shkarkua edhe si anëtar i Presidiumit të Kuvendit Popullor. Krahas politikës së jashtme, ku Shqipëria e vogël është përdorur si mashë nga shtetet të cilët i besoi, ata e morën nën mbrojtjen vetëm për të realizuar synimet e tyre, por kurrë për të plotësuar interesat  e saj. Revolucioni kultural kinez i vitit 1966, që u pranua dhe  dhe nisi e u zbatua në Shqipëri në shkurt 1967, nuk kishte asnjë lidhje me konceptin revolucion e aq më tepër kulturor. Cilën gjellë të të tjerëve: të serbëve , të rusëve  apo të kinezëve,  pa ia provuar shijen, nuk e gatoi në tenxhere shqiptari dritëshurtër në kohën e kolerës dhe ia përshtati shijes së rrallë mesdhetare?!  I ashtuquajtuari revolucion kulturor ishte ngjitja e luftës së klasave në kurbën më të lartë të piramidës së vuajtjeve anti njerëzore, si dhe ashpërsimit të saj. Daullet binin në Kinë, por çuditërisht jehona e tyre  u dëgjua në Shqipëri. Dhe nuk ishte e rastësishme  që shqiptarët nisën vallen me atë ritmin e revolucionit kulturor kinez. Kujtoj se në verën e vitit 1966 u mohuan profesionin, duke i nxjerrë në rrugën e madhe  vetëm në Vlorë 165 intelektualë ( mësuesë, ekonomistë, inxhinierë, mjekë, specialistë të të gjitha fushave etje, për të cilët deri atëherë kishin nevojë. Kurse tani  jo më...,sepse ata  intelektualë, të cilëve u mohuan profesionin, nuk ishin të aftë dhe të besuarit e PPSh që ta ngrinin luftën e Klasave në shkallën më të lartë të saj.  Nuk duhet të harrojmë se për 22 vite “Partia mëmë”nxori bijtë e saj të arsimuar me mësimet e saj dritëdhënëse, të cilët u vunë në krye të këtij revolucioni. U ngritën kundër kishave dhe xhamijave, vazhduan luftën e klasave në një fazë të re më të egër. U turrën si hienat për kërmë, ndaj klerikëve myslyman dhe veçanërisht atyre katolikë.  Mendjendriturit thonë: “Qenit i vjen rrebeja, kur ha këmbët e tij.”  Ose  Qenit kur i vjen ngordhja, shkon e përmjer në derë të xhamisë ...”  Dhjetëra -mijëra familje u dëbuan nga qytetet, i internuan në fshatra, ku nuk kishin asnjë strehë ku të fusnin kokën. Ata që dikur kishin qenë pronarë të atyre trojeve i strehuan në kotecet e pulave, në angare e duhanit apo në varret  e pashallarëve. Prishën kishat dhe xhamitë, kurse qindra fretër të arsimuar në Austri , Romë apo në liceun Françeskan të Shkodrës, i burgosi , i vrau, i vari dikatatura e egër komuniste me urdhër të miqve të mëdhenj sllav. Veprime të tilla e qetësonin E. Hoxhën, i jepnin atë kënaqësi që i jep Vampirit kur kafshon në fyt viktimën , që të jetojë  me gjakun e tij. Kjo tragjedi  tregoi se shtetit utopik komunist  shqiptar me themele prej rëre, filluan t’i grryhen të ashtuquajturat themele. Pasi hëngri kokat e fisnikërisë, intelektualëve, hëngri shokët e luftës me prejardhje fisnike, më pas filloi të hajë vetveten.Për realizimin e genocidit, veproi në mënyrën më vulgare të ligësisë. Sapo njërin vëlla e ngrinte në detyrë të lartë shtetërore, vëllanë tjetër e eliminonte. Apo detyronte djalin të dënonte me vdekje babanë. Viti 1967 shënoi fillimin e etapës përfundimtare të  shkatërrimit të shqiptarëve, ku gjëmëmadhi vuri dorë mbi institucionet fetare, vrau besimin e shqiptarëve. Menjëherë filluan arrestime në masë të klerit katolik e mysliman. Dhjetëra fretër u burgosën, u vranë në emër të revolucionit kulturor kinez. Dhjetëra qindra familje të ashtuquajtura të deklasuara, pa asnjë lajmërim u çuan kamionin te dera dhe i dëbuan nga qytetet si të padëshirueshëm të pushtetit diktatorial, si antishqiptarë. I trajtuan sikur të ishin plehëra dhe jo njerëz. Pas burgimeve apo internimeve shumë vjeçare, ndoshta kishin nisur të krijonin një bazë ekonomike në qytet, por kur i vërvitën si plehra  në angaret e duhanit të kooperativës, apo në kotecet e pulave të fermave e kooperativave, apo shndërruan në shtëpi banimi  varret e Pashallarëve. Për të gjithë ata shqiptarë  nisi një etapë e re  e luftës së klasave dhe internimit që vazhdoi dhe mori fund në vitin 1990.

Shkurorëzimi diplomatik i PPSh me Kinën
Më 28 korrik 1978, PPSh-ja përmes Gazetës Zëri i Popullit” dhe ATSh-ës, njoftoi prishjen e marrëdhënieve politike, ekonomike dhe kulturore me Republikën Popullore të Kinës. Si shkak PKSh akuzoi qeverinë kineze si revizioniste dhe tradhtare të marksizëm -leninizmit. Pra PPSh si i  fundmi i mohikanëve, ngeli i vetmi vend komunist në botë që do të ndërtonte komunizmin, duke ndjekur dogmat marksiste –leniniste, ndërsa shqiptarit i shtrëngoi rripin. Punëtori I ndërtimit e mbante shpirtin me një kothere misri të lyer me sheqer. Të njëjtën gjë bënte fshatari në pikun e vapës së korrikut, i thahej fyti për një pikë dhallë. Heqja e oborrit kooperativist  e shkatërroi ekonominë shqiptare.
 Kjo skenë tregon më së miri se në diktaturë ka pasur "Vëllazërim gjaku"

Shkurorëzimi i PPSh me të gjithë  miqtë, vetizolimi , prerja e marrëdhënieve tregtare me jashtë, e çoi nivelin ekonomik në zero. Fabrikat e uzinat u mbyllën për mungesë të lëndës së parë, buxheti shtetëror shkoi në nivelin e tre ditëve bukë… Burgjet të tejmbushur me djem dhe vajza nënash, që kishin lënë udhëkryqeve të jetës grate dhe  fëmijët  jetimë me prindër gjallë… Të ngelur si peshku pa ujë, me lugën e zbrazët, të vetizoluar me detyrim  të PPSh nga bota e zhvilluar, pa mjete jetese për 50 vjet me radhë, me shqiptarët u eksperimentua. Është një lloj si me kafshët e Tundrës, të Stepës apo të Pyjeve Tropikale, t’u mohosh lirinë , ushqimin dhe jetën e tyre në tërësi e t’i mbyllësh në një kopsht zoologjik, i çon drejt zhdukjes si specie. Shqiptarët e gjorë të mbyllur si në një kafaz hermetik, të cilëve u lejuan vetëm ajrin, ujin dhe dritën, duke ia prerë çdo burim jetik, provuan se sa kohë do të duronin. Ne jemi racë e çuditshme, tepër e veçantë, që i mbijetojmë çdo situate apo çdo rrethane. Mjerë kombi!

Vëllazërim gjaku “-Kështu niste  një shkrim gazeta "Bashkimi" më 17 maj 1946.Gjashtë  Maqedonas:Dushko Popoviç, Ilia Antevski, Rade Ugrinovski, Kristo Oxhaklisti, Trifon Andovski dhe Drage Todorovski, dënuar nga Gjykata e Tiranës për akte terrorizmi u varën në Tiranë më 14 maj 1943. Kur nderonin 6 terroristë ndaj shqiptarëve, si të mos revoltohesh me qëndrimin e komunistëve shqipëtarë, kur më 2 prill 1945, ndodhi Masakra e Tivarit nga banditët serbo ‑ malazes që hiqeshin si "vëllezër" dhe si "miq" të mëdhenj të shqiptarëve.
Ja përse nuk mund të mendohej që Kosova t'i kthehej Shqipërisë
 Po e mbyll këtë kapitull me një paragraf tejet domethënës thënë nga Kreu i Shtetit Shqiptar…Prof.Dr.Bamir Topi:
“Qëndresa dhe vdekja e këtyre personaliteteve të jetës kulturore dhe ligjore shqiptare dhe e shumë të tjerëve që njohën kodin e ferrit të Dantes, me të drejtë sot duhet të shihen si elita e qëndresës. 
Ajo na mëson një të vërtetë të madhe, pa të cilën do ta kishim të vështirë të kuptojmë se ç’ndodhi, në një kohë kur populli shqiptar u gjend përballë sfidash të egra, ku ndonjëri edhe u thye, ku të tjerë u shndërruan në qenie pa të drejta, ose ndokush u shndërrua në instrument ideologjik të regjimit. 
 Kjo e vërtetë është tragjike, por edhe heroike.
 Ajo na thotë se aty ku ishte burgu, aty ku ishin telat me gjemba, aty ku ishin torturat, aty ky përballej vdekja - aty ishte ATDHEU.
Aty ishte At Vinçens Prendushi, Myzafer Pipa, Musine Kokalari, Trifon Xhagjika, Vilson Blloshmi, Genc Leka, Havzi Nela, Arshi Pipa, Pjetër Arbnori, e mbi 150 shkrimtarë, përkthyes e artistë të tjerë të dënuar për fajin e vetëm se deshën fjalën e lirë!
 ”Presidenti Topi, Panorama-gazeta shqiptare-10-5-2010 )Fjala gjatë dekorimit me “Nder i Kombit”:të vrarëve nga diktatura: Genc, Leka, Vilson Blloshmi, Muzafer Pipa,Havzi Nelaj(


 ********

Nga Floripress:

Burgu i Burrelit, një ndër më të vjetrit në Shqipëri është ndërtuar gjatë kohës kur mbretëronte Ahmet Zogu. Ky burg është ndërtuar në vitin 1938, dhe shiriti i përurimit të tij është prerë nga kryeministri i kohës Koço Kota, për të cilin, për ironi të fatit, ky burg do të bëhej edhe varri i tij. Vetëm pak vite më pas, kur ky burg u mor në dorëzim nga fitimtarët e luftës nacional-çlirimtare, ish-kryeministri Kota është vrarë, pas dënimit që mori në këtë burg. Ahmet Zogu e ka dizenjuar për kriminelë ordinerë më rrezikshmëri të lartë, dhe me këtë justifikohen edhe masat e larta të sigurisë në ndërtimin e tij. Në këtë burg për 40 vite me radhë janë mbajtur në qelitë e tij të dënuar, të cilët kishin tradhtuar interesat e Atdheut, nisur nga pikëvështrimi dhe rregullat e atij sistemi. Por nuk ka qenë më i tmerrshëm në kohën e komunizmit se sa në kohën e Zogut, kur thuhet se ishte një ferr i vërtetë. Menjëherë pas rënies së komunizmit burgu ndërroi banorë nga të dënuar politikë në ordinerë, por asnjë herë nuk u mbyll. Burgu i Burrelit ndodhet vetëm pak metra larg godinës së Komisariatit të Policisë duke krijuar një lidhje mes uniformave të dy institucioneve, që në fakt kanë varësinë nga dy ministri të ndryshme. Shumë pranë godinës së komisariatit të shfaqet rrethimi i telave me gjemba, rreth 5 metra i lartë.


Burgu i Burrelit prej kohësh konsiderohet si një ndër institucionet më të sigurta të vuajtjes së dënimit. Falë kësaj cilësie janë sjellë në këtë burg dhe të dënuar të njohur të bandave më të rrezikshme në Shqipëri si Zani Caushi, Jaho Salihi, Gaxhai, Dritan Kateshi, Tafili i Shkodrës, Lul Caka e të tjerë. Ndonëse në një farë mënyre autoritet e Ministrisë së Drejtësisë janë mundur që të jenë të rezervuar në lidhje me praninë e elementeve të rrezikshëm në këtë burg, burime të sigurta konfirmojnë se brenda tij jetojmë afërsisht 40 të dënuar me rrezikshmëri shumë të lartë dhe madje me dënime të përjetshme. Referuar disa burimeve të brendshme të këtij burgu, ky numër është i papranueshëm nga rregullorja, pasi në një rast revolte, ata janë shumë të rrezikshëm dhe neutralizimi i veprimeve të tyre kur janë në numër të madh është mjaft i vështirë. 


Por nëse burgu do të mund të hapej, prania e tyre në publik mund të kthehet në një fatkeqësi me përmasa të mëdha. Mund ta quajmë burgu i "të fortëve", pasi në këtë institucion vuajnë dënimin persona të cilët kanë dënimin maksimal të dhënë nga gjykata.
 


Burgu i Spaçit ishte një burg politik i sigurisë së lartë, që ishte aktiv gjatë diktaturës komuniste në Shqipëri. Burgu gjendet (gjendej) në fshatin Spaç.
Burgu i Spaçit renditet, aktualisht, si monument kombëtar i kategorisë së dytë.
Kohët e fundit ka pasur plane që Burgu i Spaçit të kthehej në një muzeum, por deri më sot, asnjë hap i mëtejshëm nuk është bërë në këtë drejtim.

Në vitin 1973 në Burgun e Spaçit pati një rebelim të të burgosurve, të cilët arritën të ngrinin një flamur jo-komunist. Një rebelim i ngjashëm u krye edhe në Burgun e Qafë Barit në vitin 1984 ku shpërthyen të njëjtat dufe e u ngritën kërkesa e dëshira për liri, që u shtypën njëlloj me dhunë e gjak[1].
Në burgun e Spaçit kanë vuajtur dënimet politike disa intelektualë të famshëm, ndër të cilët edhe Fatos Lubonja.


Burgu i Qafë Barit ka qenë një burg i sigurisë së lartë gjatë diktatursë komuniste shqiptare, ku Partia Komuniste dërgonte, si në shumë burgje të tjera të ngritura në atë kohë, të burgosurit politikë.