Posts

Showing posts from April, 2018

Poezi nga Sonja Haxhia

Image
Dy momentet më të rëndësishme për një njeri janë, ajo që ke lindur dhe ajo që kupton se pse e çfarë gjurmësh do përcjellësh për të nesërmen

Leximi i poezive të autores Sonja Haxhia të shëtit nëpër ato luadhe, ku muza përthyen vizionet dhe produkton vargje të bardhë, diku hijëzuar në një re të përhimtë (si mjegull rrethuese), diku tjetër paskohës rendje e ringritur (rilindjes së një shpirti) e diku si në mistizëm (shenjë gjurmësh mbetur trazim) dhe kështu mes natyralizimit dhe simbolikës fjalë, ndjesive artistike dhe dlirësisë jetë, reflekton ato ngjyrime e imazhe, që prekin me frymë dhe dritëzojnë mendimin bashkëkohor letrar sot. Është autore e tre vëllimeve poetike “Ujëvarat e shpirtit”, “Gjithandej gri” dhe “Kthim me diellin”, të cilët kanë ngjallur jo pak sensacion dhe jo vetëm që e konsolidojnë si autore, por e perfomojnë dhe e paraqesin para lexuesit shumë më intriguese në lidhje me gjetjet e befta dhe ndjesitë estetike që përcjell.
Sonja Haxhia :Perkedhelin shpojn tejpertej z…

Këngë e harruar

Image
DRITA LUSHI


KËNGË E HARRUAR…


Lirika vere


E SHKUAR…


Sa herë thoje se më doje,
unë bëhesha e gjitha një zemër brenda teje,
bëhesha një dashuri e rrjedhshme
nëpër dejet e tua,
dhe ti, zbardhje netet,
vargje beje për mua!
Pastaj më thoje:
“dashuria i bën të gjithë njerzit të shkruajnë poezi”.
por asnje poet në bote, s’dinte të dashuronte si ti;
Ndërsa unë,
të adhuroja në heshtje, pa të thëne kurrë
“Të dua”
Por ti, dije të lexoje ҫdo fije floku tek mua,
Ti më lexoje ҫdo qelizë të epidermës!
dhe ҫdo levizje të buzëve.
Ndersa mua, me mjaftonte veshtrimi…
Sa here shiheshim në sy,
Ata merrnn të njejtën ngjyrë!




PAS NJË ZËNKE


Te henen e humben,
Ndersa te marte,
U preken me veshtrime.
Te merkure takuan duart u puthen.
Te enjte, trupat ndjene njeri-tjetrin, shume.
Te premte, bene dashuri
U bashkuan ne nje;
Te shtune,
Ai ish Ajo,
Ajo, Ai.
Te djele s’paten unaza ne ar’
Thjesht kembyen zemrat ne altar…!




Ç’MËSOVA NGA TI?


Të flas,
Fantazoj,
Te Qesh…
Te luaj dhe te gjej shtigje mes reve
Te kepusja nje …
Image
Nga Fritz RADOVANI:
INSTITUTIPEDAGOGJIKSHKODER ME29 PRILL 1967, ORA 17.00…

AT PJETER MESHKALLA S.J. (Grafikë nga F.RADOVANI)
AIFITOI ! Ditë e paharrueshme në historinë e qytetit të Rozafës së thinjun. Ashtu ndodhi, si kishte parashikue At Mëshkalla. Atë ditë u organizue një mbledhje e Frontit të Lagjës “Tre Heronjë”, në Institutin Pedagogjik Shkoder, për “demaskimin” e veprimtarisë fetare të klerikut At Pjetër Mëshkalla. Kishte tri a katër ditë që binte në sy një grup rojesh, që silleshin rreth shtëpisë së Tij. Mbasdite Ai doli nga shtëpia rreth orës 16.45’, me mërrijtë në mbledhje në orën e caktueme qysh në mëngjez. Dy civilë të Sigurimit e pyesin: “Në mbledhje je nisur?” dhe, Ai i përgjegjet –“Po!”-. Bashkë me disa të tjerë Ai hyni në Institut, ku përgjithësisht të gjithë ishin me ftesa. Në sallë nuk hyhej lirisht, aty zakonisht hynin të zgjedhunit dhe të “porositurit” që do të flisnin si dhe duertrokitësit e njohun ndër këto mbledhje të Gjenocidit të vertetë.


Hymja e At Mëshkallës në sall…

Prof.dr.Salih Krasniqi : “Krimet dhe keqtrajtimet e pacientëve dhe personelit mjekësor në qendrën klinike universitare të Kosovës nga forcat policore dhe ushtarake të Serbisë gjatë luftën në Kosovë 1998-1999”,

Image
Kohë më parë ,në  prani të shumë mysafirëve, në Bibliotekën Kombëtare “Pjetër Bogdani”, në Prishtinë, është promovuar libri “Krimet dhe keqtrajtimet e pacientëve dhe personelit mjekësor në qendrën klinike universitare të Kosovës nga forcat policore dhe ushtarake të Serbisë gjatë luftën në Kosovë 1998-1999”, i profesorit dhe dekanit të Fakultetit të Infermierisë në UBT, dr Salih Krasniqi.



Përmes këtij botimi është pasqyruar historia e trajtimit të 789 pacientëve në QKUK, të cilët ishin të plagosur gjatë luftës në Kosovë.




Recensenti i librit, Ismet Salihu, e vlerësoi lartë kontributin e doktor Salihut në trajtimet dhe intervenimet kirurgjike të qindra pacientëve të cilët ishin të plagosur.


Ai tha se autori Salih Krasniqi, me fakte dhe prova të pakontestueshme dhe si dëshmitar okular në këtë botim, ia prezanton popullit tonë shqiptar dhe atij ndërkombëtar, krimet më mizore të kryera nga forcat policore dhe paramilitare serbe.



Këtë ceremoni e bënte më madhështore prezenca e disa pacientë…

Pastroni menjëherë rrëmujën!

Image
Nga Aurel Dasareti *
Shqipëria është bërë një vend i sëmurë, i sunduar nga krijesat e çmendura! Megjithatë, le ta dinë tradhtarët dhe armiqtë e jashtëm se vdekja e Shqipërisë shtyhet për një periudhë të pacaktuar, pas vdekjes së tyre. Heshtja jonë është forcë. Heshtja jonë është si një shakullinë në oqean. Mos besoni se heshtja jonë është dobësi, sepse nën sipërfaqen e qetë të tokës qëndron vullkani.

***
(Kur them Shqipëri, përherë mendoj për gjithë trojet: Kosovë, FYROM etj.)

Në trojet tona mbretëron rrëmuja e madhe. Vendi i nënshtrohet gjithnjë e më shumë sundimit të huaj, sepse Shqipëria është në mosmarrëveshje me vetveten dhe ka prirje për Vetë-lëndim.

Trazirë, çrregullim i plotë politik dhe ekonomik. Janë qentë e mëdhenj (doja të them peshqit e mëdhenj) që kanë sjellë pështjellime të mëdha ashtu që qytetarëve ua kanë bërë rrëmujë jo vetëm jetën por edhe mendjen. Punët i kemi lëmsh, lesh e li.

Shqiptarët kanë qenë prej kohësh në një rrugë rrëshqitjeje ku kriminelëve u pranohet gji…