Posts

Showing posts from September, 2018

KUSH ËSHTË PROKURORI REXHEP MAQEDONCI ?

Image
Rexhep Maqedonci i lindur në Mars 1956 në Prishtinë nga Nëna Sabile (amvise) dhe Babai Nazifi (punëtor). Shkollën fillore e kreu në Prishtinë pranë Shkollës fillore “EMIN DURAKU” dhe të mesmen pranë Gjimnazi “SAMI FRASHERI” në Prishtinë.


E kreu Fakultetin Juridik në Prishtinë. Rexhep Maqedonci rrjedh nga një familje patriotike qytetare që i takonte vegjëlisë së qytetit të Prishtinës. Babai Nazifi ka prejardhje nga fshati Maqedonc i cili u robërua nga Serbia pas Kongresit të Berlinit kur kufijtë e Shqipërisë u shtynë nga Nishi në drejtim të jugut. Nazif Maqedonci lëvizte në ato rrethe të punëtorëve të Prishtinës të cilët e përkrahnin Adem Demaqin edhe në kohën e regjimit rankoviqian.


Nazif Maqedonci ia dha Kosovës 4 djemtë e vet pa i bërë syri vërr për as një çast, edhe pse i kishte rritë me mundime të mëdha. Tre nga ata u dënuan me burgje të rënda për pjesëmarrje në organizimin e daljes me kërkesën për Republikën e Kosovës në demonstratat e vitit 1981!

I edukuar në frymë patriotike R…

ÇKA BISEDOI PRESIDENTI AMERIKAN DONALD TRUMP DHE PRESIDENTI I KOSOVËS ZT.HASHIM THAÇI

Image
Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka vlerësuar si të suksesshëm përfaqësimin e Kosovës gjatë vizitës në SHBA, gjithashtu është në selinë e Kombeve te Bashkuara.

Në emisionin Info Magazine, në Klan Kosova, Thaçi ka thënë se delegacioni që qëndroi në SHBA shfrytëzoi këtë kohë maksimalisht për të zhvilluar takime të ndryshme me ç’rast edhe janë diskutuar tema të ndryshme.

“E rëndësishme është që Kosova ka qenë prezente në SHBA. Tashmë është krijuar një traditë e pjesëmarrjes së Kosovës gjatë punimeve të OKB-së”.


“Temat që kam diskutuar gjatë qëndrimit tim në SHBA kanë qenë fillimisht për anëtarësimin e Kosovës në Interpol, së dyti kam zhvilluar diskutime për mundësitë e përshpejtimit të liberalizimit të vizave. E treta, diskutimet në lidhje me transformimin e FSK-së, dhe së fundmi procesi i dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë, me mundësi të një marrëveshje ligjërisht të obligueshme”.

Hashim Thaçi është takuar edhe me presidentin amerikan Donald Trump, me të cilin tha se ka diskutuar…

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani është pjesë e protestës e cila është organizuar nga Lëvizja Vetëvendosje.

Image
Lëvizja Vetëvendosje ka thënë se një numër jashtëzakonisht i madh i qytetarëve janë mbledhur te Biblioteka Kombëtare për të protestuar idenë e korrigjimit të kufijve midis Kosovës dhe Serbisë.


“Jashtëzakonisht i madh numri i protestuesve që janë mbledhur tek Biblioteka Kombëtare për të protestuar kundër pazareve me Serbinë”, shkruan në llogarinë e Vetëvendosjes në Facebook.

Përkundër faktit që protesta është organizuar nga lëvizja Vetëvendosje, asaj i janë bashkangjitur edhe deputeti i pavarur, Korab Sejdiu, si dhe deputetja e LDK-së, Vjosa Osmani.




Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani është pjesë e protestës e cila është organizuar nga Lëvizja Vetëvendosje.


Ajo ka thënë se po merr pjesë në protestë si qytetare dhe jo si deputete e Kuvendit të Kosovës.

Po ashtu Osmani ka thënë se protestës i është bashkuar së bashku me bashkëvendësit të saj nga Mitrovica dhe familjen nga Presheva.

Deputeja Osmani, e cila ka dal kundër vendimit të partisë së saj të cilët kanë refuzu…

“Përkthimi – një histori pasioni” i Prof.Dr. Eshref Ymerit

NGA: NGA DR. ANDON DEDE, NJU YORK

Në një cikël emisionesh për historinë e Kinematografisë, që e pata ndjekur vite më parë, jepej një detaj tepër interesant e domethënës. Duke bërë fjalë për një dokumentar për peshkatarët, autori theksonte se ”ai peshk që ju hani në restorant apo në shtëpi, në një mjedis komod dhe e shijoni për shtatë palë qejfe, ndofta as që ju shkon në mëndje se sa mund e djersë është derdhur, për të përfundar ai peshk tek pjata juaj…”. Dhe autori, përmes një retrospektive, kthehej tek gjuetia e peshkut në një ditë jo të zakonshme, por në një det me dallgë e stuhi që e bënte peshkimin aq të vështirë sa që të rrezikonte dhe jetën e peshkatarëve. Më pas ai tregonte rrugën që bënte peshku i zënë deri sa përfundonte tek pjata jonë.

M’u kujtua kjo histori tek po lexoja librin e Prof. Dr. Eshref Ymerit, botuar tani vonë, me një titull tepër tërheqës: ”Përkthimi, një histori pasioni”.


Lexuesi, me të drejtë, mund të habitet nga kjo përqasje: e ç’lidhje ka peshkimi me përkt…

77.6 përqind kundër shkëmbimit të territoreve77.6 përqind kundër shkëmbimit të

Image
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaҁi, pas qëndrimit në Nju Jork, ku zhvilloi takime të shumta në kuadrin e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, tha, se “SHBA dhe Bashkimi Evropian e mbështesin parezervë arritjen e një marrëveshjeje paqësore përfundimtare Kosovë-Serbi. Një marrëveshje paqësore Kosovë-Serbi, që garanton stabilitet dhe perspektivë evropiane. Marrëveshje që ruan dhe promovon multietnicitetin në Kosovë dhe që e afron Kosovën drejt NATO-s dhe Bashkimit Evropian.” Ai tha, se “nuk do të ketë as shkëmbim, as ndarje dhe as Asociacion me elemente konstitutive”. Sipas tij “është konkludim i përbashkët që status-quoja e tashme është e paqëndrueshme dhe kjo situatë duhet ndryshuar.

Gjatë qëndrimit në SHBA në takime me zyrtarë të lartë të state departamentit amerikan, Thaҁi, – sikurse deklaroi – ka prezantuar “vullnetin politik të liderëve nga komunat Preshevë, Medvegjë e Bujanoc, që këto komuna të bashkohen me Kosovën”. E kjo sipas tij, mund të bëhet përmes demarkacionit të kufirit …

Plani i presidentit, Hashim Thaçi për shkëmbimin e territoreve është një ide e rrezikshme që minimizon aspiratat e Kosovës për antarësim në NATO dhe Bashkim Evropian.

Image
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj në një intervistë për New Atlanticist ka deklaruar se plani i presidentit, Hashim Thaçi për shkëmbimin e territoreve është një ide e rrezikshme që minimizon aspiratat e Kosovës për antarësim në NATO dhe Bashkim Evropian.
“ Formula e shkëmbimit të territoreve apo lëvizjes së kufijve nuk është një biletë për në BE por vetëm vonesë për antarësim aty”, ka deklaruar Haradinaj.

Ai gjithashtu është shprehur se nuk beson se Rusia do të ndërhyjë në këtë çështje.

New Atlanticist shkruan se presidenti serb, Alekander Vuçiq dhe ai kosovar Hashim Thaçi janë duke bërë një plan që do të zvogëlojë tensionet etnike dhe do të kontribuojë në stabilitetin në Ballkan.

Haradinaj ka thënë se dështimi i një marrëveshjeje për lëvizje të kufijve do të mundësonte një zgjidhje racionale.

“ Sapo ky debat për lëvizjen e kufijve ose korrigjimin siç e quajnë atë ndalon, atëherë mundemi të ulemi në tryezë për një zgjidhje racionale mes nesh”, ka shtuar ai.

Kryeministri kosova…

Vuçiq: Nuk shkova në OKB sepse do ma kërkonin njohjen e Republikës së KosovësVuçiq

Image
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka sqaruar sot vendimin e tij që të mos udhëtojë drejt New Yorkut për të marrë pjesë në Asamblenë Gjenerale të Kombeve të Bashkuara.

Vuçiq thotë se nuk kishte gjetur një arsye për të shkuar atje, pasi sipas tij do të duhej të fliste me përfaqësuesit ndërkombëtarë dhe ata shqiptarë, dhe thotë se nuk e di se për çfarë do të mund të flisnin pasi sipas tij të gjitha gjërat janë thënë.

“Une dua progres rrënjësorë rreth zgjidhjes së çështjes së Republikës së Kosovës, gjë të cilën ata nuk e duan”, ka thënë presidenti serb gjatë një adresimi për media në Nish, raporton tanjug,

Ai ka folur për përfaqësimin që Brnabic dhe Dacic i kanë bërë Serbisë në Kombet e Bashkuara.

“Unë nuk mund të shkoja me ta dhe të përsëris të njëjtat gjëra. Më tregoni nëse jeni për përparim thelbësor, nëse është kështu atëherë këtu më keni dhe do të vija kudo që të më ftonit, në Bruksel, Grenlandë dhe kudo që të më ftoni. Por nuk vij për të humbur kohën time duke dëgjuar tregime…

Reagon Vuçiq: Ushtria të vihet në gjendje gatishmërie për luftë

Image
Njësi speciale të policisë janë filmuar tek hyjnë në Prishtinë nga drejtimi i Fushë Kosovës



Ata pritet të jenë të angazhuar gjatë ditës së sotme në protestën paqësoret të thirrur nga Vetëvendosje.

Lëvizja Vetëvendosje do të mbaj sot një protestë paqësore në Prishtinë me moton “Një popull s’i nënshtrohet një njeriu”.


VV ka akuzuar se presidenti Hashim Thaçi po dëshiron t’ia japë Serbisë edhe Ujmanin e Trepçën, gjë që siç kanë thënë ata nuk mund ta lejojnë.

“Protesta e sheshi bëhen hapësirat e vetme dhe të domosdoshme për të shprehur bindjet dhe vullnetin tonë në mbrojtje të vendit”, thuhet në njoftimin e Vetëvendosjes.
Protestuesit do të nisen nga qytete të ndryshe drejt kryeqytetit, duke filluar nga ora 10:00, për të cilët VV ka siguruar transport falas.

Ata do të takohen te Biblioteka Kombëtare për të vazhduar në sheshin ‘Skënderbeu”, dhe do të përfundojë me një koncert në sheshin “Zahir Pajaziti”.






Forcat Speciale të Policisë së Republikës së Kosovës, janë vendosur dhe e kanë rrethu…

E gjithë familja e Sllobodan Millosheviqit në Listën e Zezë të SHBA-së

Image
Në mesin e serbëve që janë në listën e personave që përbëjnë një kërcënim për Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë ende të gjithë anëtarët e familjes së diktatorit serb Sllobodan Millosheviq, duke përfshirë edhe vetë atë, ndonëse ai ka vdekur në vitin 2006.


Lista përfshin gjithashtu gruan e tij Mirjana, djalin Marko, vajzën Maria, vjehrrën Milica Gajiq Millosheviq.

Ndonëse u shpall i pafajshëm për krime lufte në Hagë, ish-presidenti serb Millan Millutinoviq gjithashtu është në listën e zezë dhe Dragolub Ojdaniq, ish-ministër i Mbrojtjes së RFJ-së, i dënuar me 15 vjet burg për krime në Kosovë.

Në listë është edhe Nikolla Shainoviq, ish-kryeministri serb, i dënuar për krime lufte në Kosovë. Administrata e SHBA beson se kërcënim përbën edhe Nebojsha Pavkoviq, ish-shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Jugosllave, i cili në Hagë u dënua për krime kundër njerëzimit.

Në të njëjtën listë ndodhen edhe Veselin Slivançanin, Franko Simatoviq, ish-komandant i DB, dhe Jovica Stanishiq, ish-k…

Gjenerali i pensionuar serb Nebojsha Pavkoviq: Në Kosovë janë bërë krime lufte

Image
Gjenerali i pensionuar serb Nebojsha Pavkoviq(1952), i dënuar më 22 vjet burgim për krime lufte në Kosovë, ka dhënë një intervistë nga burgu në Finlandë ku gjendet pas aktgjykimit nga Tribunali i Hagës.

Në këtë intervistë të “Balkan Info”, ai ka folur për shumë ngjarje në kohën sa ka qenë komandant lufte në Kosovë dhe shef i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Serbisë.

Pavkoviq, i cili ka qenë njëri nga njerëzit kryesor të Sllobodan Millosheviqit gjatë zhvillimeve në Kosovë, është ende besnik i tij.

Për krime kundër njerëzimit (deportim, dëbim të dhunshëm, vrasje e ndjekje), vrasje të shqiptarëve gjatë luftës në vitin 1999, në shkurtin e vitit 2009 ai është dënuar më 22 vjet burgim.

Prapa grilave është qe 14 vjet.

Gjatë intervistës ai nuk i ka kontestuar krimet e luftës në Kosovë ndërsa ka pohuar se vetë i ka proceduar të gjitha krimet për të cilat ka pasur njohuri.

Duke folur rreth arrestimit të Sllobodan Millosheviqit në vitin 2001, ai ka treguar se i kishte thënë kryetarit të a…

Më shumë se gjysma e banorëve të Serbisë mendon se Beogradi do të duhej të ndërhynte ushtarakisht në Kosovë, nëse forcat kosovare e marrin veriun e Kosovës

Image
Kështu thonë rezultatet e hulumtimit të opinionit publik bërë nga agjencia Faktor plus, përcjell FoNet.
Hulumtim i është bërë gjatë këtij muaji dhe nga 1.200 veta të marrë në pyetje, më shumë se tri të katërtat kanë emocione të fuqishme për Kosovën, porse nuk janë të gatshëm që ta vuajnë jetën në mënyrë që Kosova të mbetej pjesë e Serbisë.
Në pyetjen nëse Kosovën e konsiderojnë vend të vetin, çdo i pesti ka thënë jo. Dy e treta e të pyeturve është angazhuar të Kosova të mbetet konflikt ngrirë.

Gati gjysma e të pyeturve ka thënë se çështja e Kosovës nuk do të zgjidhet gjatë 5 – 10 vjetëve të ardhshëm.

Lista Serbe ka kumtuar se kryetarja e Lëvizjes evropiane të serbëve nga Kosova, Rada Trajkoviq, po vazhdon ta mbrojë tërësinë e Kosovës së pavarur dhe se “me paturpësi flet” edhe për “njëfarë shpërnguljeje të serbëve në rast të arritjes së marrëveshjes.

Image
Në kumtesën e kësaj partie parlamentare, të cilën e përcjell FoNet, thuhet se Rada Trajkoviq është që të mos ndryshohet asgjë, “se e gjithë Kosova është e shqiptarëve, sepse për këtë kështu është më së miri”, transmeton Koha.net.
Lista Serbe ka shtuar se është e qartë se në njërën anë janë Rada Trajkoviqi dhe intelektualë të vetëshpallur të cilëve konflikti i ngrirë u shërben për pasurim e në anën tjetër gjenden ata që e duan paqen, marrëveshjen dhe të ardhmen.

"Të gjithë serbët e ndershëm nga Kosova do ta përkrahin çdo shans për paqe, marrëveshje dhe ardhmëri”, thotë kumtesa e Listës Serbe.

Plani i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë (ASHAM) u botua në vitin 2001 në një version jozyrtar në gazetën “Veçer” me një hartë, një mbititull:“Shkëmbim vullnetar i territoreve dhe i popullsisë ndërmjet Maqedonisë dhe Shqipërisë!

Image
“Akademikët e AMSHA mendojnë për zgjidhjen e konfliktit shqiptaro-maqedonas pa gjakderdhje” dhe me titull: “Shkëmbim vullnetar i territoreve dhe i popullsisë ndërmjet Maqedonisë dhe Shqipërisë!

Akademia motivin për një mendim të tillë e ka marrë sipas shembullit përmes të cilit viteve të fundit janë zgjidhur krizat ndëretnike në Ballkan me krijimin e territoreve etnike. Thelbi i këtij plani të akademikëve maqedonas ishte ky: “Pas gjithë asaj që ndodhi në Tanushë, Tetovë e në rajonin e Kumanovës, jeta e përbashkët e shqiptarëve dhe maqedonasve nuk do të jetë e mundshme si më parë. Shqiptarët dhe maqedonasit janë dy civilizime diametralisht të kundërta, dallohen për nga feja, gjuha, zakonet, ndërsa mirëbesimi i krijuar me një mund të madh ndërmjet këtyre dy grupeve etnike gjatë dekadave të shkuara të bashkëjetesës, tani po rrënohet për disa muaj të luftës së ekstremistëve”. Sipas këtyre qëndrimeve, çështje është se a do të mundet në një të ardhme të afërt apo të largët të jetojnë fqinj…

Kryetari i Partisë Popullore Serbe, Vuk Jeremiq, deklaroi se Serbia nuk duhet të bëjë zgjedhjen në mes të Kosovës dhe BE-së

Image
Kryetari i Partisë Popullore Serbe, Vuk Jeremiq, deklaroi se Serbia nuk duhet të bëjë zgjedhjen në mes të Kosovës dhe BE-së, sepse, siç vlerësoi ai, anëtarësimi në BE edhe ashtu nuk parashihet në një të ardhme të afërt, ngase në Bruksel nuk ka vullnet politik për zgjerim.

“Është e vështirë të mendohet anëtarësimi i Serbisë në BE pa zgjidhjen e çështjes së Kosovës, por edhe sikur të zgjidhet ky problem, vështirë të mendohet anëtarësimi i saj në BE, ngase duket qartë se Brukseli nuk ka vullnet politik për pranimin e vendeve të reja në BE, pavarësisht problemeve të tyre, qofshin ato territoriale etj.”, njoftojnë mediet serbe.

Sipas tij, “në Kosovë do të duhej të caktoheshin kushte për zgjidhjen e një varg problemeve, sikundër ato të pronës, etj., e pastaj të trajtohej çështja e statusit”, transmeton televizioni publik.

Ai më tej theksoi se “pala serbe të jetë e qartë dhe të punojë në kuadër të kushtetutës së Serbisë, sipas së cilës Kosova është definuar si pjesë e territorit të saj e që…

Mediat serbe për vizitën e Thaçit në veri: Sulm i shqiptarëve

Image
Vizitën e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe komandantit të Policisë së Kosovës, në veri, mediat serbe e kanë quajtur “sulm të shqiptarëve” në veri të Kosovës.

Ato madje kanë shkruar se forcat e sigurisë dhe të ushtrisë së Serbisë, si dhe të gjitha njësitë speciale të MPB-së serbe, janë në gjendje të lartë gatishmërie me rastin e ‘sulmit të shqiptarëve në veri të Kosovës dhe arrestimit të serbëve të cilët nuk kanë kryer asnjë vepër penale’.

Përndryshe, Presidenti i Serbisë, njëherësh komandanti suprem i ushtrisë së Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka urdhëruar ngritjen e gjendjes së gatishmërisë luftarake të ushtrisë në shkallën më të lartë, shkruan KsP.

Lajmi është bërë i ditur nga kabineti presidentit Vuçiq, ndërsa urdhri i është dërguar menjëherë shefit të shtabit të përgjithshëm të forcave të armatosura të Serbisë.

Në mediat serbe, po ashtu thuhet se Njësitë Speciale të Policisë së Kosovës janë shpërndarë sot paradite në afërsi të liqenit artificial të Ujmanit. Sipas tyre, ata ja…

Daçiqin e “tmerron” krahasimi i “pesë rusëve, katër serbëve dhe një qeni” me Kampin Bondsteel

Image
Ministrat e Jashtëm të vendeve të Ballkanit Perëndimor thanë se përmirësimi i marrëdhënieve me Evropën dhe Shtetet e Bashkuara do të jenë thelbësore për stabilizimin e rajonit që disa ekspertë e përshkruajnë të ekspozuar ndaj influencave të huaja anti-perëndimore.

Në një konferencë në Uashington rreth strategjisë së Shteteve të Bashkuara në rajon, zyrtarët i thanë Zërit të Amerikës se zgjerimi i anëtarësimeve në Bashkimin Evropian dhe në NATO është thelbësor për sigurinë evropiane dhe ruajtjen e demokracisë.

Nikola Dimitrov, Ministër i Jashtëm i Maqedonisë, vend kandidat për në BE dhe NATO që në vitin 2005, tha se “nevojitet forcimi i demokracive të qeverisura nga shteti ligjor”.

“Rajoni ynë qarkohet nga vende anëtare të NATO-s dhe të BE-së. Duhet konsoliduar Evropa. Siç e provoi edhe kriza e emigrantëve, duhet të sigurohemi që rajoni të jetë pjesë integrale e sistemit të demokracive të kontinentit tonë. Është e vërtetë se kemi tensione të rritura në rajon si pasojë e ringjalljes së …

Projekti i Hashim Thaçit për ndryshimin e kufijve nuk bllokohet as në zyrën e Sali Berishës, as të Edi Ramës, por në Parlamentin e Kosovës.

Image
Disa udhëheqës politikë të Kosovës kanë mbërritur këto ditë në Tiranë, në përpjekje për t’u faktorizuar në debatin politik të Kosovës, rreth mundësisë së ndryshimit të kufijve, që po i prin presidenti Thaçi. Udhëheqësit në shumicë janë opozitarë, por dhe pjesëtarë të qeverisë “Haradinaj”.

Zbarkimi i tyre në Tiranë pason ardhjen e Albin Kurtit dhe takimin e tij me Sali Berishën, të cilin duket që Hashim Thaçi, përmes polemikës në distancë, e ktheu në zyrë pelegrinazhi për kundërshtarët e vet, shkruan Tema.

Nuk di nëse Hashim Thaçi ka qenë koshient kur e sulmoi në dukje pa shkak Sali Berishën, një muaj më parë, kur nisi historinë e ndryshimit të kufijve, por nëse ka pasur parasysh këtë që po ndodh, i duhet njohur një farë talenti politik dhe një dinakëri e pashoqe për t’i kanalizuar kundërshtarët e vet, tek dikush që është ndërkohë i defaktorizuar.

Kur ai sulmoi Sali Berishën me një fjalor aspak të nevojshëm për një president të Kosovës, për më tepër që vetë ka bashkëpunuar me të, të g…

Atifete Jahjaga, ish-presidente e Kosovës ka marrë shtetësinë shqiptare.

Dekreti është firmosur nga kreu i shtetit shqiptar, Ilir Meta dhe sipas njoftimit të publikuar në faqen zyrtare të Presidencës, hyn në fuqi menjëherë, transmeton shqiptarja.com.

Jahjaga, e lindur në Gjakovë, ishte presidentja e katërt e Kosovës dhe e para presidente femër e cila mbajti detyrën e lartë shtetërore për 5 vite, 2011-2016.

Dekreti i Metës:

DEKRET

Nr. 10879, datë 19.9.2018

PËR DHËNIE TË SHTETËSISË SHQIPTARE

Në mbështetje të nenit 92, pika “c”, dhe nenit 93, të Kushtetutës, si dhe nenit 9, pika 7, e nenit 20, të

ligjit nr. 8389, datë 5.8.1998, “Për shtetësinë shqiptare, të ndryshuar,

DEKRETOJ:

Neni 1

I jepet shtetësia shqiptare, me kërkesë të tij, personit të mëposhtëm:

Atifete Ibrahim Jahjaga

Neni 2

Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.

PRESIDENTI I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

Ilir Meta

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj është takuar me senatorin Tom Cotton, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.

Image
“Në rrugëtimin tonë drejt lirisë dhe Pavarësisë, rrugë kjo shumë e gjatë dhe plot vuajtje, roli i SHBA-së ishte jetik për Kosovën”, kështu tha kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj në takimin që zhvilloi në Senatin Amerikan me senatorin Tom Cotton.

Haradinaj, e njoftoi senatorin Cotton për prioritetet e Qeverisë, me theks të veçantë për fuqizimin e sektorit të sigurisë në Kosovë dhe kompletimin e kësaj infrastrukture jetike për vendin.

“Kosova është gati ta ketë ushtrinë e saj dhe e gatshme që në funksion të paqes kudo në botë të jetë pjesë e misioneve ndërkombëtare të lirisë të udhëhequra nga SHBA”, tha Haradinaj.

Senatori Cotton u informua edhe për prioritetet e Qeverisë, me fokus kryesor në zhvillimin ekonomik, sundimin e ligjit, përmbushjen e agjendës evropian, si dhe në fuqizimin e institucioneve demokratike.



Haradinaj, shprehu mirënjohjen e Qeverisë dhe të qytetarëve të Kosovës për përkrahjen e pazëvendësueshme që SHBA-të kanë dhënë në të gjitha periudhat, duke…

Kush janë Ministrat uzurpatorë?

Image
Si uzurpues funksionesh janë duke u parë ministrat serbë, të cilët prej gjashtë muajsh kanë deklaruar dorëheqjet, por funksionet i mbajnë dhe nuk i raportojnë kurrkujt në Kosovë. Pazotësi për t’i zëvendësuar me të tjerë ka treguar kryeministri Ramush Haradinaj.

Ministrat i përkasin Listës Serbe, subjekt politik që mban lidhje të forta me Serbinë dhe që nuk ia njeh pavarësinë Kosovës. Në fund të marsit, ajo doli nga koalicioni qeverisës. Veprimin e pati ndërmarrë, në shenj pakënaqësie me një aksion policor që rezultoi me arrestimin e drejtorit të Zyrës koordinuese për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq. Prej atëherë, të 10 deputetët e të njëjtit subjekt politik kanë dalë në opozitë.

Ivan Todosjeviq është një nga tre ministrat që ushtrojnë funksionet duke qenë të dorëhequr. Ai drejton Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal.

Deputeti i PDK-së, Nait Hasani, është kryetar i Komisionit parlamentar për pushtetin lokal. Ai ka treguar se si kurrë Todosjeviq nuk u është përgjig…

Në shërbimin e Mogherinit Kosova evidentohet shtet pa fusnotë, zemërohet Serbia

Image
E përditshmja e Beogradit, “V.Novosti”, përmes një shkrimi sot shpreh habinë si është e mundur që Shërbimi Europian për Aksione të Jashtme (EEAS), që drejtohet nga përfaqësuesja e lartë e BE për Politikë të Jashtme, Federica Mogherini, Kosovën e evidenton si shtet pa yll (pa fusnotë – sqarim ynë), me gjithë detyrimin që të respektojë statusin neutral për të.

Në makinën e kërkimit në EEAS , në rubrikën “shtetet”, Kosova identifikohet si shtetet njësoj si të tjerat, pa yll, ndërsa Mogherini as në ftesat për dialog, të cilat u dërgohen edhe medieve, për nga emrat e funksioneve dhe të shteteve , përkatësisht rajoneve prej nga vijnë, pjesëmarrësit i trajton njësoj, shkruan kjo gazetë.

Edhe në sajtin e komisarit për Zgjerim, Johanes Hahn, Kosova ndodhet mes shteteve pa yll, por kur të hapet faqja e kërkuar ajo shfaqet me yll, e cila ndodhet me dokumentet e publikuara nga kabineti, shton “Novosti”

Albin Kurti, ka nisur fjalimin duke falënderuar të gjithë protestuesit që sot janë të pranishëm në protestë.

Image
“Jemi të zemëruar si rrallëherë më parë, por edhe të bashkuar e me shpresë si rrallëherë më parë. Pavarësia e Kosovës është dashtë të jetë pavarësi e shtetit e jo e pushtetit”, ka thënë Kurti.

Qeveria po na rritet, shtoi Kurti, e shteti po na zvogëlohet. “Populli s’duhet të nënshtrohet prandaj jemi këtu bashkë sot. Kosova është shtet i kapur, çlirimi nga okupatori i huaj, na u zëvendësuar me uzurpatorin tonë. Në Kosovë ligj ka por jo drejtësi, shkolla ka jo arsim. Spitale ka por jo shërim”, tha Kurti, transmeton Koha.net.

“Të dashur qytetarë, Republika është në rrezik prandaj ne qytetarët jemi këtu në shesh sepse ata nuk do të jenë në pushtet. Me hajna, me hajna, nuk ka shtet”, ka brohoritur Kurti.

Ai tha se shumica e popullsisë janë ose të varfër ose të papunë, ose të dyja këto. E ata që s’i kanë këto, s’janë të sigurt për jetë, thotë Kurti.

Kurti, gjithashtu tha se kjo nuk është protestë me inate, por e shqetësimit qytetar dhe e dashurisë njerëzore për vendin tonë.

“Aq shumë e duam…

Armët dhe gjyqi u filmuen nga gjiruesit jugosllav, thëmeluesit dhe miqtë e “partisë komuniste shqiptare” dhe të Sigurimit.

Image
At Mati Prenushi


“Jo!…Mos me e zgjedhë At Çiprianin, se komunistat punën e parë që kanë me ba, kanë me pushkatue Provinçialin, prandej t’a ruejmë At Çiprianin për ma vonë mbasi asht i ri dhe i vlefshëm shumë për né”. “Ai e mori vetë detyrën e Provinçialit me bindje të plotë se do të pushkatohet, por At Matisë nuk i bante përshtypje pushkatimi se, edhe dy herë ma parë kishte shkue deri te gryka e pushkës, bile, edhe deri tek stoli i konopit në Serbi…”


Mati Prennushi lindi më 2 tetor 1882 nga prindët Kolë e Drande (Roza) Prennushi, në qytetin e Shkodrës. U pagzue me emrin Paulin.

 Është i familjes Prennushi, nipi i Don Matisë që vdiq në vitin 1904, vit në të cilin Shugurohet Meshtar i nipi At Matia. Mbas mësimeve të para në vendlindje, ndjeku të mesmen në Kolegjin e Troshanit, ku edhe ju kushtue urdhrit të Shën Françeskut. Vazhdoi edhe dy vjet studime përgatitore për të lartat në Bosnje dhe, në vitin 1904 kryen studimet teologjike në Grac të Austrisë. Ishte njohës i mirë i gjermanishte…

AT MATI PRENNUSHI O.F.M.

Image
Nga Fritz RADOVANI:

8 JANAR 1948:VENDIMI I GJYQIT SLLAVOKOMUNIST “ME VDEKJE”; At Matia në fjalën e fundit tha: “Tash e disa shekuj na kanë ngulë ndër hûj e na kanë varë n’ konop ata që nuk deshten as fenë as kombin, por na e kemi thirrë vedin gjithmonë Shqiptarë katolikë të Gjergj Kastriotit...” M U E JT E T O R 2 0 1 8:K u j t o j m ë ...
23 TETOR 1871 U LE AT GJERGJ FISHTA O.F.M.në Fishtë të Zadrimës së Shkodres. Vdiq me 30 Dhjetor 1940. AI ASHT POETI KOMBTAR I POPULLIT SHQIPTAR! Edhe pse dihet vendvorrimi i fundit i Tij në Vorreza Rrëmaji, nuk bahet asnjë perpjekje per me e nxjerrë vetem nga urrejtja ndaj Zhgunit Tij.
2 TETOR 1882U le në Shkoder At Mati PRENNUSHI O.F.M.(1982 – 1948) Ishte nga viti 1943 Privinçial i Françeskanve të Shqipnisë deri me futjen e armëve nga Sigurimi i Shtetit komunist nën Elterët e Kishës Françeskane, kur edhe Kuvendi u kthye në burg me 17 Nandor 1946. Vazhduen torturat deri në Janar të 1948, kur u zhvillue gjyqi i mbyllun në mensen e Kuvendit dhe, Ju dha d…