2019-04-24

Doc. Odise Çaçi Analizë e librit studimor“Rrugëtimi Filozofik i Prof.Dr. Isuf Luzajt”i të mirënjohurës ‘Mjeshtres së Madhe”, VilhelmeVrana Haxhiraj



                   Odise Çaçi ,Pedagog, Univ. “I.Qemali”,Vlorë



Në një Simpozium Ndërkombëtar, të organizuar në Vlorë, një zonjë nga mesi i sallës ngrihet në këmbë dhe së bashku me bashkëshortin e saj, Fitim Haxhiraj, më uron për kumtesën e mbajtur.. Ndërkohë më dhuroi librin, me titull, “Rrugëtimi Filozofik i Prof.Dr. Isuf Luzajt”. 




Mbi faqen e parë të këtij libri të vyer, një (studim i mirëfilltë filozofik), autorja e mirënjohur ka shkruar: “Urime për të vërtetat e lashtësisë sonë të mohuar!” Vivra. - kjo ishte autorja vlonjate, e mirënjohur brenda dhe jashtë kufijve, VilhelmeVrana Haxhiraj, Akademike &“Mjeshtre e Madhe e Penës”.

Libri studimor “Rrugëtimi filozofik i Prof.Dr.Isuf Luzajt”i shkruar me shumë ngrohtësi nga një shkrimtare me emër, e cila si Kaninjote dhe si Vlonjate ekspozon me fakte Amanetin e Prof.dr.Isuf Luzajt, ku thuhet: “Bijtë e mij,një amanet kam:“Në Kaninë t’ma bëni varr!E dua Shashicën pranë,kodrat, ullinjtë dhe kalanë. Karshi të kemTriport e Protonovë,Karaburun dhe Sazan…

Gjallë nuk më lanë t’i shoh,i vdekur,ndoshta nxjerr mall.”... E më tej vazhdon amaneti që nuk e tret dheu:“

-Këtu eshtrat do të më treten, plagët e zemrës do t’më shërohen,Në baltën e tokës sime, do të prehem e do t’qetohem…Me njerëzit e mi do të çmallem,do të qaj derte,do të qaj halle!”

“Mall, o mall sa më rrëgjove, sa më mpake, sa më helmove, sa më trete, oh,ç’më plake, trup e shpirt m’i zhurite, për një fjalë të ëmbël shqipe ?!

“O mall,që më robërove,në vetmi më torturove,më bëre një me veten…Ndaj do të të nxjerrë dhe do të të shua,j në gji të Qabesë do mbetem!”

Shkrimtarja Vranari (Vivra) kur ngjeu penën për të shkruar për këtë kolos të mendimit filozofik shqiptar bën dhe vlerësimin për Prof.Dr.Luzaj “Jeta dhe vepra akademike e një personaliteti të shquar të kulturës dhe shkencës, i shërben më parë Atdheut të vet.Kur përmasat e tij arrijnë shkallën sipërore të një individualiteti që i kapërxen kufijtë shtetëror, atëherë, Ai nuk i përket më as vetes, as familjes dhe as kombit të tij, por është vlerë e gjithë Botës së Kulturuar. 

Një elitë e tillë është prof.Dr.Isuf Luzaj. Ndërsa sot…Ai mban titullin e lartë dhe të shumëmerituar:“Nder i Kombit”.
Prof.Luzaj mendon dhe ëndërron se në Shqipëri “Ndoshta do të gjëndet një vend bosh dhe një gozhdë, ku të varet kjo medalje, e dhënë nga Presidenti i SHBA-ve antikomunisti Roland Regan!”.

Autorja Vranari përshkruan me nota mjaft prekëse takimin me motrën e profesorit, znj. Rahile Luzaj Caushaj, e cila i dhuroi gjithë botimet e Prof.dr.Isuf Luzajt, duke u shprehur me një dhimbje se “Sot që më erdhe ti moj bijë, në shtëpi më ka ardhur Isufi!...

Nëse mundesh, kujtoma Isufin me penën tënde!...Mjafton që vepra e tij të botohet në Shqipëri dhe me kohë ka për t`u njohur e për t`u studiuar.Ajo bën vlerësimin e origjinës së shkrimtares Vranari, duke i kujtuar se familja Vrana ishte familje fisnike, mes pesë familjeve që themeluan Kaninën.”

Autorja me një mjeshtëri të rallë na nxjerrë në pah filozofinë e Akademik Luzajt, veprat poetike si dhe një personalitet i rrallë në Historiografinë dhe kulturën kombëtare.Edhe vlerësimi i bërë nga Xhevat Beqaraj për librin e zonjës Vranari si “Filozofia e Bukurisë”, se “…u takon arkitektëve të Panteonit të kulturës sonë kombëtare që, mbasi të njihet mirë jeta e korpusi i veprës së tij, Ai, në këtë Panteon do të ketë vendin që meriton. Nderi, më tepër se Atij, i bëhet kulturë shqiptare..Le të shpresojmë.”

Zonja Vranari duke na sjell fakte nga jeta dhe vepra që bota e kulturuar e ka rendit prof.dr. Isuf Luzaj si një nga shtatë filozofët më të mëdhenjtë e shekullit të XX ku ai vetë shprehet tek “Festimi i Yjeve”, bot.2003, si “një libër i mirë dhe i vlefshëm është ai që krijon një dialog me lexonjësin, një komunikim shpirtëror…

Ky dialog që e bën lexonjësin mik, shok e vëlla, e bën këtë të mendojë, të ndiejë, të arsyetojë”.

Prof.Luzaj ka analizuar me vërtetësi dëmet e mëdha që solli komunizmi në Shqipëri: “Dëmet që u sjell popujve komunizmi, nuk janë vetëm krimet, terrori, genocide, verbimi nga deklaratat ateiste, tradhëtia ndaj historisë së imponuar nga të huajt, por shkatërrimi që sjell komunizmi, është demoralizimi, degjenerimi, pluralizmi dhe çoroditja në tru dhe në nerva të individit dhe gjithë shoqërisë, duke sjellë një seri brezash me vlera morale të vdekura…komunizmi nuk është filozofi, por ideologji anti-natyrale, kundër ligjeve të natyrës,e destinuar të falimentojë sepse mbartet prej imagjinatës së sëmurë…”,f.15 .

Prof.Luzaj na ka lënë një mesazh që duhet të jetë si një busull orientimi për sot e nesër “Pavarësisht se cila qeveri drejton, shtetasit, apo qytetarët duhet të respektojnë dhe zbatojnë ligjet, dhe jo ta shohin bardhë e zi, siç ndodh rëndomë sot”,f.16.

Analiza që autorja Vranari i bën librit të prof.Luzaj “Ekzistenca dhe Boshësia” (viti 2000), ku thekson se “Prof.Luzaj me përmasat që mori si filozof, u vetënxorr nga harrimi dhe u vetëshëndrrua në kujtesë, e cila pasuron kulturën dhe ripërtërin historinë e vërtetë.”,f.23.

Profesor Luzaj nuk i ka shpëtuar as trajtimi i Fesë dhe Ateizmit sipas ideve të tij filozofike, kur citon dhe mbështet pikpamjet e Hajnrih Hajne, kur shprehet se:

“Qielli qe krijuar për përdorimin prej njeriut, për të cilin toka nuk premton asgjë”, f.26, ku logjika e çoi Prof.Luzaj në zbërthimin e ekuacionit:
“Ateizmi, sëmundje neurotike e individit, që i tmerruar nga padrejtësitë, ngrihet kundër Zotit”,f.31.Zonja Vranari na sjelll të rejat shkencore, armike të teologjisë në librin “Ekzistenca dhe Boshësia”, ku e vërteta e Zotit gjendet brenda në natyrën e njeriut…me qënë se njeriu është i shënjtë, Dituria e Lartë është trashëgimnia e tij”, f.37.

“Sëmundjet e shekullit tonë”, Isuf Luzaj shpiegon në mënyrë filozofike antikomunizmin e tij, duke paraqitur argumente të forta. Ai shpjegon se ndryshimi apo lidhja mes Historisë Njerëzore dhe Filozofisë së Historisë, duke argumentuar vlerat e saj na ka njohur me lindjen e Filozofisë së Historisë dhe roli i saj në zhvilllimin e qytetërimeve.

Profesor Luzaj në vitin 2000 parashikon që “Ndryshimet për rindërtimin e fuqive shpirtërore në Shqipëri do të fillojnë aty nga viti 2015-2025, pasi të jenë shuar pasionet politike të viteve 1950-1990…Vetëm atëherë kur të ndërtohet kështjella shpirtërore, dashuria e njeriut për çdo njeri, vendi ynë do të ndërtojë demokracinë për të parën herë në historinë tonë kombëtare që nuk e ka parë kurrë gjatë pesë mijëvjeçarëve. 

Ky është vizioni im.Në gabofsha për të keq, Zoti më faltë mëkatin”, f.81.

Tek “Filozofia e bukurisë”, si një teori e Vlerave, ku autori prof.dr.Isuf Luzaj shprehet hapur dhe pa mëdyshje se “Bukuri është të jesh vetvetja”, ku ai na jep konceptin mbi “Përsosmërinë” paraqitur në: forma, trajta, ngjyra, në efektet e dritë-hijeve, të vërtetën, shijen,gjenialitetin, stilin, estetikën, harmoninë, modën, apo artin e të shkruarit. Ai na kujton se Bukuria lidhet me shijet e holla të personit.f.84. Profesori shpjegon se “Gjeniu, është talenti që prodhon i pari krijesën origjinale të ngjitjes së eksatazës, pa vënë fre, rregulla e rregullore, ashtu siç nuk I vihet ligj valës së detit….

Ky është mbinjëriu, tek i cili vepron e arsyeton Mbindërgjegja.,f.84

Autorja Vranari, përmes një skaneri i ka bërë autopsinë veprës së filozofit të madh. Studiuesja Vrana argumenton dhe zbërthen gjithë termat filozofike me shembuj konkret. 

Po ndalem tek çaste termi “Çfarë është komunizmi sipas prof.dr.Isuf Luzajt”…ku ai shprehet se komunizmi është një filozofi antinatyrale e jetës, kundër ligjeve të natyrës, e dënuar të falimentojë, pasi është false se i mungon arsyetimi logjik, është një trill i imagjinatës së sëmurë të utopistëve, f.88.

 Dhe më tej vazhdon se “Qytetërimin nuk e kanë ndërtuar masat proletare, por e kanë krijuar gjenitë individual të pajisur me mbindërgjegje”, f.89.

 Ai vazhdon demaskimin e kësaj fantazme që u end nëpër Evropë, Amerikë, Afrikë e Azi dhe qëndroi këmbëkryq mbi truallin arbëror. “Komunizmi është si një sëmundje mendore, me pasoja të rënda” dhe vazhdon duke cituar Gorbaçovin se, “Komunizmi falimentoi në misionin e tij historik.Nuk kemi sapun në spitale, që të lajnë duart mjekët, nuk kemi bukë në vatër, nuk kemi një buzëqeshje miqësore në popull…” dhe thekson se “punëtori amerikan ka komoditet më të mirë se unë që jam kryetar shteti”f.91.

Profesor Luzaj ndalet edhe në vlerësimin e Leninizmit Profesori e quan: “…një kopje të keqe e këtyre tri teorive:Komunizëm, Marksizëm dhe Engelizëm”, i cili i transformoi në platformë politike, që çuan në gabime, falimentime, krime të llahtarshme dhe të paparashikuara nga sociologët.”f.92. Profesori sqaron se “Historikisht…regjimet totalitare nuk sjellin përparim, mirëqënie ekonomike, politike dhe zhvillime mendore”f.92

Stalinizmin e quan kopjen më të keqe të leninizmit. Ku sipas statistikave që dha Hrushovi në vitet `50, në Rusi kishte 219 kampe përqëndrimi, 40 milion njerëz kryenin punë të detyruar, 8-12 orë punë në ditë, të pa paguar.Numuri i viktimave arrinte ne 90 milion frymë, ku shumicës i ngelën kockat në Siberi.f.93.

Zonja Vranari na sjell në kujtesë diagnozën e komunizmit sipas Luzajt ,si “Kanceri i kuq”f.95 ku jep dhe një këshillë: “Një gjellë që nuk e ke shijuar kurrë, nuk i shkon mendja ta gatuajë se nuk ia njeh shijet” f.96.

Shkrimtarja Vranari me nje mjeshtri të rrallë analizon dhe sjell para lexuesit, “Rindërtimi i Fuqive Shqirtërore”, ku zoti Luzaj shprehet se “Dogmat janë ligje apo rregulla farse si besimi fetar, edhe ideologjitë e diktaturave…ku idetë e këtyre janë mikrobe , bacile e viruse, që verbojnë shikimin e mëndjes, ndryshkin imagjinatën krijuese, duke i shdërruar vëllezërit në armiq të njëri-tjetrit” dhe vazhdon “se dogma sunduese në mesin e shekullit XX-të ka qënë utopia marksiste, e cila ka dëmtuar, shkatërruar shpirtin njerëzor më shumë se gjithë atavikët…” f.99

Në pjesën e dytë të librit shkrimtarja me penenën e saj të kulluar ka udhëtuar dhe ka bërë përpjekje për të hyrë në labirinthet e filozofisë Luziane, duke i dhënë lexuesit fakte dhe interpretime të mahnitshme. Ajo na sjell shkrimtarin e madh Ernest Koliqin, ku u kujton lexuesve origjinën e saj nga Kanina së bashku me Prof.Luzaj, ku Koliqi i madh shkruan “Për Kaninën Perëndia, kur e pa si diell mbi det, tha: Jo, nuk është nga ceveprate mia, këtë mrekulli mbi tokë,dikush tjetër e ka bërë , do ketë qenë një tjetër Zot”.

Vilhelmja na sjell edhe episode nga vdekja e profesorit dhe varimi i tij në Kaninë, më 2 dhjetor 2000,duke kujtuar se nga shpirti i saj dolën fjalët tronditëse: “Mirëmëngjes trishtim, Natën e mirë trishtim.Mirëseerdhe vdekje:Pa trishtim!”.

Ishte pena e saj që krijoi atë poemë, Elegji, me titull”Vdiq poeti, filozof”, ku ka derdhur gjithë talentin e saj artistik për këtë arqitrarë të kulturës, vlonjate, kombëtare shqiptare dhe botërore, ku ajo u kujton lexuesve se “vdiq poeti, vlerë e Kombit, mendimtari…., gjuhëtar e filozof…shtegtari vetmitar….profesor në SHBA.”

Autorja na jep një pasqyrë të aktivitetit të prof.Luzaj,nga lindja në Kaninë më 21 shkurt 1913 deri sa vdiq më 2 dhjetor 2000.Ajo na jep arsimimin e tij, në Kaninë të Vlorës, në gjimnazin e Shkodrës, në liceun “Louis Le Grand” në Francë, diplomimi për letërsi,Master Edukimi në Filozofi, doktor në letërsinë spanjolle dhe frënge në Sorbonë, ku vite më vonë do mbronte doktoraturën “Mbi Pellazgjinë” prof.dr.Arief Matheu me origjinë nga Mati. Profesor Luzaj ishte nje poliglot. 

Ai zotëronte në mënyrë të shkëlqyer greqishten, latinishten, italishten, persishten, frengjishten, anglishten, spanjishten etj, pra ishte një eurdit i madh si Petro Zheji e Spiro Konda…

Autorja na sjelll kontributin e vlerësimin e prof.Luzajt, nga parlamente, qeveri dhe universitete të ndryshme në mbarë botën Ajo është vlerësuar me Medalje Ari nga Parlamenti i Argjentinës, Luftëtar për Paqe në Francë, medaljen si “Profesor i Amerikës” nga Presideti Ronald Regan, Profesor i Merituar nga Presidenti Bill Klinton,Shef I Katedrës së Filozofisë në universitetin Iliona, në SHBA. Sot ai mban titullin e lartë “Nder i Kombit Shqiptar”.
Vlerësimet për këtë personalitet nuk kanë të mbaruar, ai ka dhjetëra medalje nga universitete, parlamente dhe institucione ndërkombëtare, ku veçohet krenaria për origjinën e tij shqiptare, të cilën ai nuk e mohoi kurrë, por e nxirte ne pah, duke na kujtuar edhe sot prof.dhe akademikun francez Arief Matheu.

Ai ishte i palodhur në studimet e tij. Ai la pas një thesar me 120 vepra letrare, filozofike, historio-grafike dhe sociale,ku në shqip janë botuar vetëm 1/12, punime në historiografi dhe në filozofi dhe sot bota shkencore e radhit si një nga kolosët më të mëdhenjë të Filozofisë të shekullit XX-të.

Në librin xtudimor “Rrugëtimi Filozofik i Prof.Dr. Isuf Luzajt” të shkrimtares Vranari dalin vlera të mëdha artistike, një gjuhë e pasur dhe nje fjalor i zgjedhur me shumë kujdes, një vepër, një studim shumë plansh që ajo di ta vendosë në hapësirë e kohë, duke na e sjellë professor Luzaj në çdo vatër shqiptare, patriot, të mençur dhe filozof e poet të madh. 

Zonjë Vranari na ka sjellë intervistën e plotë në Çikago të SHBA-së ,nga gazetari kosovar Vehbi Bajrami, Drejtor I Gazetës Iliria, Në-ChIGAGO-ILLINOIS, botuar me rastin e 100 vjetorit të lindjes së professor Luzaj, ku kjo intervistë nga poeti Xhevair Spahiu është konsideruar si “një minierë e virgjër përtej Oqeanit”, ndërsa shkrimtarja Vranari këtë intervistë të prof.Luzaj e quan” shumë modeste lidhur me formimin e tij akademik dhe filozofik …

”Unë do të shtoja se ai rrezaton për çdo zemër shqiptare, që kërkon bashkimin kombëtar, një ëndërr e gjithë brezave, që luftuan dhe kontribuan për këtë komb të coptuar padrejtësisht nga Fuqitë e Mëdha të kohës.

Libri i shkrimtares Vranari të bën të mendosh për sot dhe për të ardhmen e brezave shqiptarë, është një libër studimor me vlera të rralla, që do i bënte nder çdo shqiptari ta kishte si udhërrëfyes në jetën e përditshme, duke kujtuar sakrificat e paraardhesve tanë për ti dhënë dritë Shqipërisë, duke dhënë gjithçka. 

Sot Shqipëria ndodhet në prag të antarësimit në Bashkimin Europian , ku është detyrë e secilt prej nesh që të shikojë para , por pa haruar asnjëherë rrugën që kemi përshkruar me lumenj gjaku.

Urime shkrimtares Vranari, që me penën e saj, hodhi dritë mbi një personalitet ,që për 50 vjet diktatura komuniste i mohoi vlerat si shumë studiuesve të tjerë, si Koliqi, Fishta, Trebeshina, Zheji, Kondo, Matheu, etj.

Besoj se ka ardhur koha që vepra e professor Luzaj të botohet e plotë si dhe të ngrihet një muze për nder të këtij titani të mendimit filozofik shqiptar.Faleminderit zonja Vranari mër studimin e bërë dhe marr guximin t`ju quajë pa ndrojtje një Dora Distria e kohës modern. Urime dhe në vepra të tjera.

Nga docent Odise Çaçi

Vlorë, më 21 shkurt 2019

Piro Çelohoxhaj Komunizmin tani mbetet ta provojne edhe gjallesat jo njerzore, por nese nuhatin pervojne e komunizmit njerzor , me siguri kjo fjale mbetet nje atavizem. 

Isuf Luzi, sipas opinioneve popullore ka qene personalitet i dijes humane dhe si i tille meriton edhe me teper vlersim.

 Nuk e di nese ka nje historik publik per KANINEN, por une nuk e kam nje te tille. Me siguri Kanina ka fole per bijet e saj te gjithandejnjohur pa anshmeri dhe nuk do pushoje se foluri, ashtu si DORA D`ISTRIA qe cileson historiani i nderuar Z. ODISE CACI

Beqir Kashuri Histori e panjohur per nje Personalitet kaq te madh sa qenka Prof Dr Isuf Luzaj ?!

 Te lumte DOC Odisea

më 21 shkurt 2019

Letër publike e Kryetarit të Komunës së Junikut, Agron Kuçi, drejtuar Kryeministrit,zt.Ramush Haradinaj

Ndalo punimet e paligjshme që degrafojnë rrjedhën e lumit “Ereniku i vogël”! I Nderuar Kryeministër i Republikës së Kosovës, z. Ram...