Dy momentet më të rëndësishme për një njeri janë, ajo që ke lindur dhe ajo që kupton se pse e çfarë gjurmësh do përcjellësh për të nesërmen
Leximi i poezive të autores Sonja Haxhia të shëtit nëpër ato luadhe, ku muza përthyen vizionet dhe produkton vargje të bardhë, diku hijëzuar në një re të përhimtë (si mjegull rrethuese), diku tjetër paskohës rendje e ringritur (rilindjes së një shpirti) e diku si në mistizëm (shenjë gjurmësh mbetur trazim) dhe kështu mes natyralizimit dhe simbolikës fjalë, ndjesive artistike dhe dlirësisë jetë, reflekton ato ngjyrime e imazhe, që prekin me frymë dhe dritëzojnë mendimin bashkëkohor letrar sot.
Është autore e tre vëllimeve poetike “Ujëvarat e shpirtit”, “Gjithandej gri” dhe “Kthim me diellin”, të cilët kanë ngjallur jo pak sensacion dhe jo vetëm që e konsolidojnë si autore, por e perfomojnë dhe e paraqesin para lexuesit shumë më intriguese në lidhje me gjetjet e befta dhe ndjesitë estetike që përcjell.
Sonja Haxhia :Perkedhelin shpojn tejpertej zemrat(Cikël poetik)
http://floripress.blogspot.al/2016/01/sonja-haxhia-perkedhelin-shpojn.html
***
Po marr të parin fluturim
të iki këtej sa më larg,
të largohem nga e përditshmja tokë
nga zhurmat kthyer në kaos
e të qetësohem qiellit më të lartë
pafundësisë
ujëvarave, ku rrjedhin retë.
KALË I BARDHË
Kalë i bardhë,
me thundrra të hekurta
shkel mbi dallgët shkëmbore
e valët ngrejnë stërkala mbi lëkurën e brishtë,
që zbardhëllojnë errësirën,
si nën dritën e yjeve
shkrin zinxhirët e rëndë,
pjellë të skllavërisë,
përdorur në luftra
në emër të kauzave
paqes së shprishur njerëzore,
për jetë a vdekje.
Kalë i bardhë
ti nuk trasporton veç karro dhe ushtarë me parzmore
trasporton dhe Engjëj
veshur me petkun e ngjyrës tënde
hapësirave kozmike
për të çelur të tjera zjarre
e risjellur agun e ditës.
Kalë i bardhë,
jele e mbetur erës së tokës
rendur,
përherë drejt trokthit të dashurive.
(askush nuk mund të prekë parajsat, pa praninë e KUAJVE....)
PËRTEJ SHIKIMEVE
Më çudit përherë me magjinë e tij,
si një mister më rrethon,
por..
unë shkoj gjithmonë e më larg
e zbërthej
i lexoj qelizat një e nga një.
Ai nuk është i ndërvarur nga gjëra materiale,
është një romantik,
po, po,
këtë e kisha kuptuar prej kohësh
dhe gjithë ajo çfarë i pëlqen,
është dëshira për kuvendime të ëmbla,
vështrimit të hedhur
dashurisë së fshehur!
Madje një gotë vere mbi një trung të prerë,
një lexim, në dy përballje sysh të kaltër
ulur të vetmuar pranë zjarrit të heshtur
kaq larg e afër, ekraneve të pashpirta
distancës që ndan kufijtë e njohjes
e ndërsa gjuhët digjen në flakë,
një përvëlim përshkon lëkurën e rrënqethesh…
Asgjë spipëtin,
vesh e sy shpërqëndrohen,
si tradhëtare qeshin.
Drithma zemre përshkojnë trupin
mbytur në pellgun e gjakut dashuri,
mbytur në lumin e lotëve pafajësi
…dhe kur largohet
ndihem si një e vdekur
harruar pasazhit të vjeshtës
diku në një stol të braktisur
nga rënkimi i humbjes së gjetheve.
KRYQËZIM
Mos ec drejt meje,
mund dhe s' të kuptoj,
por mos qëndro as shumë larg
s’ kam këmbë që të ndjek
nëse mundesh
ec krah meje
të ndajmë kufij të dlirë
e zgjojmë tjetër horizont.
...ti më kupton thellë mua
ç'brengë shfleton ky shpiti im,
por...,
ti je Oliver Swit
dhe mund të pyes,
pse sytë e tu, si yjësitë e verës
ndriçojnë shkëlqim kur vështrojnë tek mua
natën e errët në orët e pafundme
të ekziztencës?!
Sa hijshëm shfaqesh
inkuizicionit tim të ndjenjave
e unë...
nëse arrij një ditë
trupin mbi tela gjembash
do të ta gris
nudo
duke shqepur të linjtat
e lexuar tatuazhe misterioze
shenjë gjurmësh mbetur nga persishtja e lashtë
deshifruar lëkurës tënde
e gërmëzuar heshtur në gjak.
Më mungon …!
Më mungon shumë vendi im
dhe pse shkëmbejmë vështrime për çdo ditë
ti aty, terrur grisë së plumbtë
e unë kryqëzuar trupit tënd të shtrirë
trup i rrethuar nga qefini i mbrëmjes
e gjakosur nga lakenj përherë të uritur.
Më mungon shumë vendi im
dhe pse nesër mund të jetë krejt ndryshe
unë ndoshta s’ mund të rend me ty,
por mbetem përherë dhimbja jote e shpirtit
paqes vetmimtare në një kënd të heshtur,
a hedhur kund si relike e vjetër.
***
Po marr të parin fluturim
të iki këtej sa më larg,
të largohem nga e përditshmja tokë
nga zhurmat kthyer në kaos
e të qetësohem qiellit më të lartë
pafundësisë blu
ujëvarave ku rrjedhin retë.
Njeriu
Njeriu është si ditënata në tokë,
ku pasqyrat e shpirtit le gjurmë aty
fletë të pëlqyera mëngjezit të brishtë
ose mbetur enigmave të mbrëmjes së trishtë.
Njeriu është një ngjyrë më tepër,
që shenjat e njohjes vendos mbi fasada
shkëlqime marramendëse verbojnë sytë e tij
e përherë shpirti i mbetur jetim.
Njeriu është si fryma e erës
mbjellur trazimit të fatve të tij,
diku, refleks i paqes së shenjtë
e diku një dallgë thinjur përmbi det.
TI JE NDRYSHE
Ti, që shpirtrat s’i shtrydh dot në centrifugë
Ti, që mbase je e ndryshme në këtë univers
Përqafoje paqe-qetësinë
dhe këndoji veç një refreni:
Indiferentizmit.
Futu thellë atje
dhe bërtiti tolerancës së dhjamosur,
asaj që nuk kuptojmë dhe s’e pranojmë dot.
Duhen duar e flatra engjëjsh të bardhë,
që të largojnë retë e ngrysura,
të copëtojnë akujt
dhe të filtrojnë ndërgjegjet e rrokullisura.
Pluhuri i argjendit të mbulojë plagët e grisura,
me oksigjen të mbushësh mushkrit e sfilitura,
sepse ti je ndryshe….
NDJESI QË MË SHQETËSON
Është një mendim i shpejtë që më udhëheq,
në kohë të kthjellëta e të muzgëta
e më jep në shpirt një ndjesi,
sikur dëgjoj
kumbimet e Këmbanave
aq të ëmbla e të trishtueshme,
ato të Katedrales pranë meje.
Një e krisur në zemër më hapet befas…
Bëj të shoh,
por aty s’ka shenjë qepjeje a çarjeje
dhe habitem me veten time:
Çfare janë këto ndjesi,
ç’ duan të më kujtojnë?
Ndjesi që ajri, si Perandor,
fishkëllen dhe mi afron.
Ashtu thjeshtë, frymëmarrjen më bllokojnë,
dhe shpërndahen në largesi,
aty, ku presim vdekjen
me kumbime Këmbanash.
Befas përmendem,
lavdi, o Zot
qenka thjesht një ëndërr!
Po marr të parin fluturim
të iki këtej sa më larg,
të largohem nga e përditshmja tokë
nga zhurmat kthyer në kaos
e të qetësohem qiellit më të lartë
pafundësisë
ujëvarave, ku rrjedhin retë.
Kohë
Ç’ mund të kërksh më tepër prej meje?
Përsëri zhvendos kufijtve të tu?
Prapë s’ di të ndalesh,
veç ecën e ecën gjurmëvragave pakufij!?
Provova të të marr mendjen
të ngrija hapësirën tënde
diku në meridiane diellore,
por si përherë djallëzore
mjergullave vendin u lëshove,
e kur të shihja nga larg
ajër, dritë, yje
sa çelje mëngjeset
drejt perëndimit vrapoje,
aty ku qiell e tokë bëhen një.
Kohë,
kohë e paskohë
zvarrë të kam tërhequr zinxhirëve të jetës
dhe pse dhimbjen kam lenë shenjë tek ty
parfumin ta kam pirë
ngjyrat po ashtu ti kam rrëmbyer
dashurinë në çaste fluide kam ndjerë
e kurrë s’ të quajta iluzion.
Kohë,
s ‘të mat me masën e galaktikave
shoh çfarë ti transformon,
si tingujt dridhen në ajër,
si blerimi venitet me vjeshtën,
si yjet rrëzohen në qiell
e si ti rend përmes heshtjes.
Përgatiti :Flori Bruqi