Nga Flori Bruqi
Ky autor na ka sjellë ferrin e vërtetë njerëzor, jo si dënesë e perëndisë për të këqijat dhe mëkatet e botës njerëzore, por ferrin e shtetarëve e gjeneralëve të Serbisë, të strukturave të ushtrisë e policisë Serbe në librin e tij që do të përurohët në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës "Pjetër Bogdani" më datën 23 shtator në ora ora 15:00- të
.
Është një vend i cili u bë shkrumb e hi jo vetëm nga zjarri i predhave e bombardimeve, por edhe nga zjarri i vendosur me benzinë nga dora e soldateskës sebo-malazeze .
Kur lexon këto faqe të këtij libri nuk ka mëndje që nuk luan, nuk ka sy që nuk loton, nuk ka trup që nuk rënqethet, nuk ka qenie që nuk revoltohet, nuk ka njeri që nuk reagon dhe nuk besoj të ketë qenie njerëzore që të mos jetë e gatshme për t’u radhitur në skalionet e luftëtarëve për t’u thënë ndal, këtyre kriminelëve të njerëzimit, arqitekëve të gjenocidit serb në Kosovë apo atij çam në Greqi.
Duke lexuar librin lexuesi futet në botën e krimit, nuk është më njeri, por duket si një profet që vëzhgon çfarë ndodh në atë labirint krimesh dhe i raporton zotit të tij.
Kriminelët serbë kanë përdorur taktikë djallëzore dhe të ligë, duke i zhvendosur viktimat nga vendet ku ishte kryer krimi në vende të tjera, shpesh shumë larg, me qëllim që të maskohet, ose të vështirësohet gjetja dhe identifikimi i trupave të vdekur.
Kjo metodë ishte përdorur në gjithë periudhën e luftës nga janari 1998 deri në qershor 1999.
Nga janari 1998 deri qershor 1999, kur dhe ku forcat ushtarake, paraushtarake, policore dhe milicia civile e terrorizuan popullatën civile të shqiptarëve të Kosovës me aksionet e tyre vrasëse dhe shkatërrimtare.
Të gjithë trupat e gjetur dhe të identifikuar nga janari 1998 deri më 20 qershor 1999 mund të gjenden në një vend ku janë bërë krimet, ose një vend ku trupat e vdekur janë gjetur në varrezat masive, ose vendin ku viktimat kanë lindur ose jetuar.
Të gjithë trupat e gjetur dhe të identifikuar pas 20 qershorit 1999 mund të gjenden në dokumentin e regjistrimit te atyre viktimave, për të cilët data e vdekjes ose zhdukja është e panjohur.
Autori nuk ka pasur kurrfarë ndihme për t’i sqaruar emrat ose detajet e tjera nëpërmjet burimeve zyrtare.
Varrezat masive të regjistruara në Serbi, ku janë gjetur të paktën 836 civilë shqiptarë të Kosovës të detyruar fizikisht dhe të terrorizuar në shtëpitë e tyre nga ana e forcave ushtarake, paraushtarake dhe policore serbe, në sulmet e tyre në fshatra, në periudhën shkurt-dhjetor 1998, të regjistruar nga UNHCR-ja
Këto organizime ushtarake dhe policore ishin makineria e terrorizimit gjithëpërfshirës dhe vrasjeve të rrëmujshme të civilëve shqiptarë të Kosovës, që përfundimisht i detyruan ata ta linin Kosovën.
Afro 1 milion civilë dhe rreth 500 000 të tjerë u detyruan ta kalonin kohën të fshehur në pyje dhe male.
Autori nuk ka pasur mundësinë të merrem me rastet e përdhunimeve, të bëra ndaj femrave shqiptare të Kosovës nga policia serbe dhe nga ana e njësiteve ushtarake dhe paraushtarake serbe.
Librat e botuara në Kosovë deri më tani janë marrë me krimet e përdhunimit: Më 23 shkurt 2010 në mjediset e Bibliotekës Kombëtare dhe Universitare të Kosovës u promovua libri "Histori të tmerrit 1998-1999" i autores Sanije Gashi.
Ky libër i trajton përdhunimet e bëra nga policia, ushtria dhe personeli paraushtarak serb gjatë periudhës 1998-‘99.
Në janar 2003, Luljeta Selimi botoi librin e saj të titulluar “Rrëfime tronditëse”, libër që merret më shumë me përdhunimet e tmerrshme të kryera nga forcat serbe gjatë periudhës së luftës.
Kriminelët dihen, por s’është bërë asgjë që të ndiqen penalisht. Viktimave nuk u është ofruar mbështetje psikologjike, mendore ose ekonomike, as nga ana e OJQ-ve, as nga organet qeveritare.
Kjo gjendje është shëmtim për shtetin e porsalindur në Evropë, i cili ka si këshilltarë UNMIK-un , EULEX-in dhe Qeverinë e Kosovës.
Perceptimi i grave në në përgjithësi në Kosovë është ende i njollosur.
Për shekuj me radhë nën sundimin e Perandorisë Otomane dhe pesëdhjetë vjet nën tipin komunist të demokracisë, elitat udhëheqëse nuk kanë pasur kurrë në përbërje të tyre gra.
Ata shpesh herë kanë marrë vendimi jo në favor të grave.
Gjykata Ndërkombëtare e Krimeve për ish-Jugosllavinë-rasti nr. IT-05-87/1-PT. 8 ; Gjykata Ndërkombëtare e Krimeve për ish-Jugosllavinë, rasti nr. IT-05-87/1-PT. 9; Gashi, Sanije (2010) “Histori të tmerrit”. 10; Selime, Luljeta (2003) “Rrëfime tronditëse” (Femrat e dhunuara gjatë luftës në Kosovë).
Ky projekt nuk do të mund të realizohej pa pjesëmarrjen gjithëpërfshirëse dhe aktive të Akademisë së Shkencave dhe Arteve Shqiptaro-Amerikane , SHB ProkultPress, OVL-UÇK dhe vetë autorit Akademik profesor Dibran Fylli , që përgatiti materjalin për libër mbi viktimat e luftës në Kosovë.
Urime e suksese z. Dibran Fylli!
Prishtinë,shtator 2019.