Agjencioni floripress.blogspot.com

2024/05/27

Paralajmërimi i fortë i presidentit francez Emanuel Macron: Europa është në rrezik





             Shkruan Flori Bruqi,PHD

Europa është në rrezik dhe siguria e saj kërcënohet nga aktorët e jashtëm. Kështu u shpreh Presidenti i Francës, Emmanuel Macron gjatë takimit me homologun e tij gjerman Frank-Walter Stenmaier e para e një Presidenti francez në 24 vjet. Macron ka një parashikim të zymtë për të ardhmen e Europës dhe si rrjedhojë kërkon që të ketë një bashkim pozitiv në zgjedhjet europiane të qershorit 2024.

 “Unë mendoj se ne po përjetojmë një moment në Evropën tonë që është ekzistencial, sepse unë besoj vërtet se Evropa jonë mund të vdesë. 


Emanuel Macron


Ekziston një formë magjepsjeje me autoritarizmin që lind tek vetë demokracitë tona e cila gjithashtu ushqen nacionalizmin dhe ekstremet e tjera në kontinentin tonë”, u shpreh lartëmadhëria e tijë,zt. Emanuel Macron. 

Emanuel Macron i bëri komentet duke folur së bashku me kreun e shtetit të Gjermanisë, Presidentin Frank-Walter Steinmeier, në vizitën e tij të parë tre-ditore shtetërore.

Zt. Emanuel  Macron kërkoi më tepër mbështetje për paqen dhe forcim të sovranitetit kombëtar.

 Gjatë vizitës së tij shefi i Elizesë hodhi poshtë pretendimet se marrëdhëniet mes dy vendeve kanë filluar të dobësohen.

No comments:

Post a Comment

Pika kufitare në Çakorr në “pritje” të vullnetit politik, çfarë thonë nga Komuna e Pejës para protestës së paralajmëruar më 25 prill – heshtje nga ministrit

         Shkruan Akademik Flori Bruqi Qafa e Çakorriit  ose  Çakorri  është një qafë mali që shtrihet në  Alpet Shqiptare , në kufi në mes M...