Analisti politik Behlul Beqaj ka deklaruar për Telegrafin, se kohëve të fundit, kryeministri serb po flet të kundërtën e asaj çfarë e ka thënë para zgjedhjeve dhe kur ishte nënkryetar i qeverisë serbe.
“Serbët e Kosovës mund të mendojnë se janë të ‘Serbisë apo të Dacicit’, por ata janë të Kosovës, derisa jetojnë këtu”, ka thënë Beqaj.
Ndërsa, analisti tjetër, Imer Mushkolaj ka deklaruar se kryeministri Dacic po ua bën me dije serbëve të veriut që t’i shfrytëzojnë privilegjet që ua ofron marrëveshja, respektivisht ta shfrytëzojnë mundësinë që ta qeverisin veten.
“Edhe nëse shumica e serbëve bojkotojnë zgjedhjet, atëherë me siguri se një pjesë e serbëve do të votojnë. Konsiderohet se ata mund të votojnë opsionet politike lojale ndaj Prishtinës dhe, në këtë mënyrë, serbët e atjeshëm prapë nuk do të përfaqësoheshin plotësisht”, ka thënë Mushkolaj, për Telegrafin.
Ndërkohë, analisti Beqaj mendon se çarja ndërmjet liderëve serbë, Nenad Rasic dhe Slobodan Petrovic është pikërisht në frymën e deklaratës së paternaliste të Dacicit. “Ata mendojnë që pas zgjedhjeve të reja dhe formimit të komunave serbe t’i rekrutojnë serbët që janë të ‘Serbisë, përkatësisht të Dacicave”.
Duke komentuar përpjekjen e dy liderëve serbë të Kosovës që të zënë pozitën e të preferuarit të kryeministrit Thaçi për bashkëqeverisje, Beqaj ka deklaruar se do të ishte gabim nëse të preferuarit të përzgjidheshin në bazë profilit të liderëve.
“Kosova duhet t’i mbështesë ata serbe që kontribuojnë për vete duke kontribuar për shtetin e Kosovës”, ka theksuar Beqaj.
Analisti Mushkolaj mendon se ndarja është bërë shkaku i zgjedhjeve në veri. “Besoj se Rasic, nëpërmjet një opsioni të ri politik që mund ta prezantojë në të ardhmen e afërt, do të provojë të marrë vota nga serbët e veriut, për të cilët mund të jetë i papranueshëm versioni i butë i SLS-së së udhëhequr nga Petrovic. Por, ekziston mundësia, po ashtu, që Rasic të zëvendësojë Petrovicin, i cili nuk është se ka qenë imun ndaj keqpërdorimeve në institucionin qeveritar që udhëheq”, ka thënë Mushkolaj.
Sipas tij, nëse kryeministri Thaçi ka vendosur që ta ndërrojë emrin e partnerit qeverisës, atëherë kjo edhe mund të ndodh që edhe Rasic t’ia zë vendin Petrovicit.
Agjencioni floripress.blogspot.com
2024/05/31
Serbët e veriut janë të Kosovës, jo të Alaeksandër Vuçiqit apo Ivica Daciçit...
Serbët e Kosovës duhet ta kenë të qartë se duhet të integrohen plotësisht brenda institucioneve të Kosovës e jo të vazhdojnë iluzionet se mund të jetojnë në Kosovë dhe të ndihen si shtetas të Serbisë.
Analistë politikë në Kosovë vlerësojnë për Telegrafin se qytetarët serbë nuk duhet të bien pre e deklaratave të qeveritarëve serbë, siç ndodhi në rastin e kryetarit të Serbisë, Aleksandë Vuçiçit , i cili ka deklaruar se nëse serbët e veriut të Kosovës bojkotojnë zgjedhjet, atëherë komunat serbët do t’i udhëheqin “serbët e Thaçit”.
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
Profesor Dr.sci. Shkodran Cenë Imeraj Familja e Isa Boletinit me origjinë nga Isniqi i Deçanit
Historiaani Prof.dr.Shkodran Cenë Imeraj Zbritja nga vendbanimi i pjesës kodrinore-malore dhe vendosj...
-
Genci Gora NË SHKOLLË TEK SHTRIGA Shkarko falas Begzat Rrahmani VALËT E GURRËS Shkarko falas Mehmet Bislim...
-
Search inside image Shkruan Akademik prof.dr.Flori Bruqi, PHD Search inside image Pak biografi për t’mos ju ardhtë mërzi…. Search inside ...
-
Akademik Prof. Kujtim Mateli Pak histori derisa nisa t ë shkruaj librin “E vërteta për Dodonën dhe Epirin” (Pjesa e parë e para...
-
Kërko brenda në imazh Vrasja e Haki Tahës dhe heshtja e turpshme Haki Taha, u lind n...
-
Shkruan Akademik Flori Bruqi, PHD. Në historinë e popujve të Evropës, vështirë se mund të gjendet ndonjë popull që...
-
"Zëra nga burime të nxehta" mbetet një libër i veçantë i shkrimtarit Sabri Godo . Ai vjen për të dëshmuar se ka autorë dhe vepr...
-
Organizatorët e protestave antiqeveritare në Serbi kërkuan nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, që të paraqesë planin e tij për Kosovën ...
-
Shkruan Akademik Prof. Dr. Flori Bruqi, PHD AAAS. Në Arkivin Qendror të Shtetit, Tiranë, në Fondin 144 – Koleksioni i hartav...
-
Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Ismail Kadare (28 janar 1936 - 1 korrik 2024) ishte akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popull...
-
Kush është Koço Kokëdhima ? Koço Kokëdhima nga Qeparoi i Himarës është njëri ndër biznesmenët më të pasur dhe të suksesshëm në...
No comments:
Post a Comment