Asambleja Parlamentare e NATO-s ka miratuar rekomandimin e Komitetit të përhershëm për avancimin e statusit të Kosovës nga anëtare vëzhguese në anëtare të asociuar të kësaj organizate.Pro këtij vendimi kanë votuar shumica e vendeve anëtare, një ka votuar kundër dhe 14 të tjerë kanë abstenuar.Kosova po përfaqësohet nga deputetët e Kuvendit të Kosovës, Driton Hyseni dhe Xhavit Haliti.Deputetët kanë marrë pjesë edhe në punimet e Komisionit per Mbrojtje dhe Siguri në AP të NATO-s, ku u prezantua raporti: Ballkani Perëndimor- Sfida të Përseritura të Sigurisë në pragun e NATO-s, nga Lord Mark LANCASTER (Mbretëria e Bashkuar).“Në prezantimin e këtij Draft-raporti, Lordi Lancaster në kuadër të ruajtjes së paqes dhe sigurisë në Ballkanin Perendimor theksin kryesor e vuri në sfidat dhe kërcënimi nga tensioni, të cilat janë krijuar në Kosovë dhe BeH që nga viti 2023, ku pati një rikthim të konsiderueshëm të konfrontimeve të dhunshme në veri të Kosovës, që kulmuan me sulmin terrorist ne Banjskë, ku u vra një pjesëtar i Policisë së Kosovës”- thuhet në njoftimin e Kuvendit.Sipas komunikatës, pas raportit pati diskutime nga delegacionet pjesemarrëse, ku u vlerësua cilësia e raportit si dhe u theksua rëndësia e madhe që ka për NATO-n ruajtja e sigurisë dhe paqes në Ballkanin Perëndimor, edhe për faktin se NATO-ja është prezente në Kosovë përmes KFOR-it.Delegacioni i Serbisë ndërkaq u ‘ankua’ për, siç u tha, “të drejtat e limituara të serbëve në Kosovë” si dhe që “Kosova nuk e ka përmbushur detyrën e saj sipas marreveshjes për formimin e asociacionit të komunave me shumicë serbe”.Në kundërpërgjigje të kësaj, deputeti Hyseni theksoi se “jemi duke u përballur me situata kur përfaqësuesit politikë të Serbisë po bëjnë deklarata pa kuptim, pa iu referuar realitetit dhe me potencial shumë të lartë të qasjes destruktive ndaj paqes dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor”.“Një nga propozimet e dala gjatë këtij diskutimi ishte edhe ai që bëri deputeti Driton Hyseni dhe i cili u përkrah plotësisht nga z. Lancaster, i cili kërkoi që BE-ja të gjejë mënyra për ta detyruar Beogradin ta nënshkruajë marrëveshjen dhe kësisoj detyrohet per implementimin e tyre”- bëhet e ditur tutje në kumtesë.Asambleja Parlamentare e NATO-s, është institucionalisht e ndarë nga NATO-ja, por shërben si një lidhje e rëndësishme mes NATO-s dhe parlamenteve të vendeve anëtare.Ajo përbëhet nga 281 delegatë nga të 32 vendet anëtare të NATO-s.Përveç tyre, në aktivitete të saj marrin pjesë edhe delegatë nga 9 vende të asocuara, 4 vende të asocuara mesdhetare si dhe 8 delegacione vëzhguese parlamentare.
Agjencioni floripress.blogspot.com
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
Profesor Dr.sci. Shkodran Cenë Imeraj Familja e Isa Boletinit me origjinë nga Isniqi i Deçanit
Historiaani Prof.dr.Shkodran Cenë Imeraj Zbritja nga vendbanimi i pjesës kodrinore-malore dhe vendosj...
-
Genci Gora NË SHKOLLË TEK SHTRIGA Shkarko falas Begzat Rrahmani VALËT E GURRËS Shkarko falas Mehmet Bislim...
-
Search inside image Shkruan Akademik prof.dr.Flori Bruqi, PHD Search inside image Pak biografi për t’mos ju ardhtë mërzi…. Search inside ...
-
Akademik Prof. Kujtim Mateli Pak histori derisa nisa t ë shkruaj librin “E vërteta për Dodonën dhe Epirin” (Pjesa e parë e para...
-
Kërko brenda në imazh Vrasja e Haki Tahës dhe heshtja e turpshme Haki Taha, u lind n...
-
Shkruan Akademik Flori Bruqi, PHD. Në historinë e popujve të Evropës, vështirë se mund të gjendet ndonjë popull që...
-
"Zëra nga burime të nxehta" mbetet një libër i veçantë i shkrimtarit Sabri Godo . Ai vjen për të dëshmuar se ka autorë dhe vepr...
-
Organizatorët e protestave antiqeveritare në Serbi kërkuan nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, që të paraqesë planin e tij për Kosovën ...
-
Shkruan Akademik Prof. Dr. Flori Bruqi, PHD AAAS. Në Arkivin Qendror të Shtetit, Tiranë, në Fondin 144 – Koleksioni i hartav...
-
Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Ismail Kadare (28 janar 1936 - 1 korrik 2024) ishte akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popull...
-
Kush është Koço Kokëdhima ? Koço Kokëdhima nga Qeparoi i Himarës është njëri ndër biznesmenët më të pasur dhe të suksesshëm në...
No comments:
Post a Comment