Poezi satirike nga poeti Faruk Tasholli-Gjermani
Sa e shkathtë dora shqiptare
Transplantime bën ndër male,
Pa spitale,laboratore
Prapa lë shkencë botërore!
N'Zvicër ngrihet si sahati
Senatori shpirt lugati,
Nga Burreli n'Kukës bredh
Si ta gjejë Shtëpinë e Verdhë?!
Zë çudirat bota mbarë
Ka po del bre ai thesar,
kur e kapi fatin shqiptari
Zbulim bri të bëjë i pari?!
E don pun akërkon shkenca
A'vlen zbulimi pa licenca,
Një sht1%pi braktisur n'mal
Trurin bot1%s ia vë n'hall!
Porse shkenca s'lihet zhag
Për licenc1% niset n'Den Hag,
Me kujdes t'jepet vlerësimi
Ku i ka rrënjet zbulimi?!
Gjurmo, kërko t1% vërtetën
Kush ia dha rrënës jet1%n?
Jo në Kukës, po pak më larg
Qenka ngjizur n' Beograd
Kur e kapi Europa plakë
Rrenën serbe në shuplakë.
E përkdheli më sa lezet
Si tash këtu e njëqind vjet!
Edhe vetë Human Rights Watch
Me rrenë serbe në Den Hag'Coi flamurin para bot1%s Me i ra shpatë n1% qafë Kosovës!
Ani baba i kombit t'vet
Rrena,tha, është virtyt serb,
Po s'i bëri Haga nderë
Në UNESCO mbetet vlerë!