2024-05-27

Kosova është një “histori suksesi e NATO-s”

Delegacioni i Parlamentit të Serbisë, që ka marrë pjesë në mbledhjen e Asamblesë Parlamentare të NATO-s në Sofje, përmes një letre, i ka kërkuar kësaj Asambleje që të mos i japë Kuvendit të Kosovës statusin e anëtarit të asocuar.

Delegacioni serb u takua me kreun e delegacionit amerikan në NATO, Michael Turner, të cilit iu dorëzua një letër nga kryeparlamentarja e Serbisë, Ana Bërnabiç. Përmes letrës, Serbia u bëri thirrje anëtarëve të Asamblesë Parlamentare të NATO-s të mos miratojnë avancimin e statusit të Kosovës nga vëzhgues në anëtar të asocuar, u tha në njoftimin e Parlamentit serb më 26 maj.

Asambleja Parlamentare e NATO-s, ku Kosova synon të avancojë statusin e saj, është institucionalisht e ndarë nga NATO-ja, por shërben si një lidhje e rëndësishme mes NATO-s dhe parlamenteve të vendeve anëtare.

Ajo përbëhet nga 281 delegatë nga të 32 vendet anëtare të NATO-s.

Përveç tyre, në aktivitete të saj marrin pjesë edhe delegatë nga 9 vende të asocuara, 4 vende të asocuara mesdhetare, si dhe 8 delegacione vëzhguese parlamentare.

Anëtarët e asocuar mund të paraqesin rezoluta dhe ndryshime në rezoluta. Gjithashtu, mund të shërbejnë si raportues specialë të asocuar në komitete, për të paraqitur perspektivat e tyre në raportet NATO-Asamble Parlamentare.

Megjithatë, ata nuk kanë të drejtë të votojnë për raportet, rezolutat apo udhëheqjen e Asamblesë dhe as nuk kontribuojnë në buxhetin e saj.

Aktualisht, anëtare të asocuara janë nëntë – në mesin e tyre edhe Serbia dhe Bosnje e Hercegovina.

Kuvendi i Kosovës, prej vitesh, është delegacion vëzhgues me dy ulëse. Me ngritjen e nivelit të përfaqësimit do të zgjerohej edhe delegacioni pjesëmarrës kosovar.

Ndërkaq, në njoftimin e Parlamentit serb u tha se dhënia e një statusi i tillë do të paraqiste shpërblim për Prishtinën, e cila, sipas Beogradit, po bën gjithçka për të penguar dialogun që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian dhe për të shmangur obligimet nga marrëveshjet e arritura në Bruksel.

Siç thuhet në njoftim, zëvendëskryetarja e delegacionit serb, Natasha Jovanoviç, ia rikujtoi Asamblesë Parlamentare të NATO-s kompeksitetin e çështjes duke pasur për bazë situatën në Kosovë “pasi bëhet fjalë për shkëputje të një anshme të një pjese të territorit, të një shteti të njohur ndërkombëtarisht”. Sipas Jovanoviçit, çështjet territoriale duhet të zgjidhen përmes një marrëveshjeje.

Serbia po ashtu akuzoi Kosovën se po refuzon të zbatojë të gjitha marrëveshjet e arritura në dialogun në Bruksel dhe, sipas Beogradit, 11 vjet pas marrëveshjes së arritur nuk po e themelon Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshje për Asociacionin më 2013 dhe 2015. Pavarësisht thirrjeve të vazhdueshme nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara, Prishtina ende nuk ka ndërmarrë hapa që të formojë Asociacionin.

Kosova humbi rastin që në mes të majit të bëhej anëtare e organizatës të Këshillit të Evropës për shkak se Asociacioni u vendos si kusht. Kosova përmes një letre dërguar kësaj organizate tha se do të dërgojë në Gjykatën Kushtetuese për shqyrtim një draft-statut për Asociacionin, në këmbim të pranimit në këtë organizatë për të drejtat e njeriut.

Kryediplomatja e Kosovës, Donika Gërvalla, tha se draft-statuti do të frymëzohej nga ai që ka paraqitur organizata gjermane Friedrich-Ebert-Stiftung, e jo draft-statuti që iu paraqit Kosovës dhe Serbisë nga BE-ja tetorin e vitit të kaluar.

Por, Kosova nuk u fut në agjendën e Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës që u mbajt më 16 dhe 17 maj në Strasburg. Megjithatë, Këshilli i Evropës ka thënë se po e shqyrton mënyrën se si të procedojë me rastin e Kosovës

******************************************
Kryeparlamentari ka falënderuar edhe delegacionin e Kuvendit në AP, i përbërë nga deputetët Driton Hyseni dhe Xhavit Haliti. Sipas Konjufcës, përpjekja dhe angazhimi maksimal i këtij delegacioni u finalizua me këtë sukses të Kuvendit. “Një falënderim i veçantë shkon edhe për delegacionin e Kuvendit të Republikës së Kosovës në AP të NATO-s! Përpjekja dhe angazhimi maksimal i këtij delegacioni u finalizua me këtë sukses të Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe shtetit tonë në tërësi”- është shprehur ai.Konjufca ka theksuar se Kosova është një “histori suksesi e NATO-s”.“Republika e Kosovës është një histori suksesi e NATO-s, e interesave dhe qëllimeve të tij, ndërsa NATO është destin i Kosovës. Hapat në këtë frymë na gëzojnë dhe na e shtojnë më tej përgjegjësinë dhe përkushtimin në drejtim të paqes dhe stabilitetit, vlerave dhe synimeve të përbashkëta”- ka deklaruar Konjufca.
 


  Vendimin e Asamblesë Parlamentare të NATO-s, e kanë mirëpritur edhe liderët tjerë shtetërorë.Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka përshendetur këtë vendim, teksa tha se është mirënjohëse për të gjithë anëtarët e AP të NATO-s që votuan në favor të Kosovës.“NATO është fati i Kosovës dhe kjo lëvizje do të sigurojë që zëri i njerëzve më pro NATO-s në botë të dëgjohet. Ne do të vazhdojmë përpjekjet tona së bashku me aleatët tanë për të çuar përpara edhe rrugën tonë për antarësim drejt NATO-s”- ka shkruar Osmani në X. Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca e ka vlerësuar si vendim të shkëlqyer, miratimin e rekomandimit për avancimin e statusit të Kosovës nga anëtare vëzhguese në anëtare të asociuar në Asamblenë Parlamentare të NATO-s.Konjufca ka shprehur mirënjohjen e të gjithë anëtarëve që me votën e tyre “jetësuan këtë arritje shumë të rëndësishme”.“Vendim i shkëlqyer i Asamblesë Parlamentare të NATO-s, që Kuvendit të Republikës së Kosovës i jep statusin e anëtarit të asociuar në AP të NATO-s. Urime të gjithë qytetarëve tanë dhe mirënjohje të gjithë anëtarëve të AP të NATO-s, që me votën e tyre e jetësuan këtë arritje shumë të rëndësishme!”- ka shkruar Konjufca në Facebook.Kryeparlamentari ka falënderuar edhe delegacionin e Kuvendit në AP, i përbërë nga deputetët Driton Hyseni dhe Xhavit Haliti. Sipas Konjufcës, përpjekja dhe angazhimi maksimal i këtij delegacioni u finalizua me këtë sukses të Kuvendit.“Një falënderim i veçantë shkon edhe për delegacionin e Kuvendit të Republikës së Kosovës në AP të NATO-s! Përpjekja dhe angazhimi maksimal i këtij delegacioni u finalizua me këtë sukses të Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe shtetit tonë në tërësi”- është shprehur ai.Konjufca ka theksuar se Kosova është një “histori suksesi e NATO-s”.“Republika e Kosovës është një histori suksesi e NATO-s, e interesave dhe qëllimeve të tij, ndërsa NATO është destin i Kosovës. Hapat në këtë frymë na gëzojnë dhe na e shtojnë më tej përgjegjësinë dhe përkushtimin në drejtim të paqes dhe stabilitetit, vlerave dhe synimeve të përbashkëta”- ka deklaruar Konjufca.Vendimin e Asamblesë Parlamentare të NATO-s, e kanë mirëpritur edhe liderët tjerë shtetërorë.Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka përshendetur këtë vendim, teksa tha se është mirënjohëse për të gjithë anëtarët e AP të NATO-s që votuan në favor të Kosovës.“NATO është fati i Kosovës dhe kjo lëvizje do të sigurojë që zëri i njerëzve më pro NATO-s në botë të dëgjohet. Ne do të vazhdojmë përpjekjet tona së bashku me aleatët tanë për të çuar përpara edhe rrugën tonë për antarësim drejt NATO-s”- ka shkruar Osmani në X.Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka konsideruar si hap të rëndësishëm drejt integrimit euro-atlantik, miratimin e rekomandimit në AP.Kreu i ekzekutivit ka shprehur mirënjohje për miqtë dhe partnerët që me votën e tyre i dhanë përkrahje Kosovës.“Përgëzime të gjithë zyrtarëve të shtetit që punuan për këtë arritje, e shumë urime qytetarëve të Republikës. Falënderim dhe mirënjohje për të gjithë miqtë e partnerët që me votën e tyre sot i dhanë mbështetje avancimit të statusit të Kosovës në Asamblenë Parlamentare të NATO-s dhe që i qëndrojnë përkrah Kosovës përherë”- ka deklaruar Kurti.Asambleja Parlamentare e NATO-s e ka miratuar rekomandimin për avancimin e statusit të Kosovës nga anëtare vëzhguese në anëtare të asociuar.
Pro këtij vendimi kanë votuar shumica e vendeve anëtare, një ka qenë kundër dhe 14 kanë abstenuar.Anëtarët e asociuar, në këtë rast edhe Kosova, mund të paraqesin dhe të kërkojnë ndryshime në rezolutat e AP të NATO-s.Veç kësaj, shtetet me këtë status, mund të shërbejnë si raportues specialë të asociuar në komitete, për të paraqitur perspektivat e tyre në raportet NATO-Asamble Parlamentare.Mirëpo, këto shtete nuk kanë të drejtë të votojnë për raportet, rezolutat apo udhëheqjen e AP të NATO-s dhe as të nuk kontribuojnë në buxhetin e saj.Aktualisht, anëtare të asociuara në AP të NATO-s janë nëntë vende. Kuvendi i Kosovës, prej vitesh, është delegacion vëzhgues me dy ulëse. Tani, me avancimin e statusit do të mund të zgjerohet edhe delegacioni pjesëmarrës kosovar.

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...