Agjencioni floripress.blogspot.com

2010/12/17

ADNAN ABRASHI :PROSTITUCIONI – DUKURI SHQETESUESE NË PËRHAPJE!


image
....po paraqesim disa forma të lejueshme dhe të tolerueshme të biznes-seksit
Shprehur me zhargonin e popullarizuar figurativ -“zanati më i vjetër në botë” - prostitucioni, si një fenomen negativ i etikës kolektive të një shoqërie,  me një ekspansion marramendës , po na shpaloset edhe në realitetin tonë të pasluftës kosovare. Mos është vallë kjo , në mesin e shumë të tjerave, edhe një flijim i yni i paevitueshëm moral, që në emër të lirisë dhe proceseve të pashmangshëm të integrimeve ndërkombëtare, edhe këtë patjetër si risk duhet ta paguajmë sot ne kosovarët?!
Aspak nuk mund të konstatohet se gjatë etapave të ndryshme të emancipimit tonë si popull, fare nuk ka ekzistuar prostitucioni si fenomen, por kurrsesi ajo nuk ka qenë si karakteristikë aq e shprehur, saqë, fenomenologjia e paraqitjes së saj në rritje, të arrij shkallën e  një brenge serioze shoqërore. Fatkeqësisht, kjo e vërtetë e pamohueshme neve si shoqëri po na ndodhë. Viteve të fundit edhe statistikat zyrtare të përhapjes së saj të shpejtuar janë alarmante edhe në Kosovën ton
Që ky të jetë një breng edhe më e madhe dhe më e dhembshme, përveç anës së saj kriminale, tërthorazi na paraqitet edhe si paralajmëruese e një krizë serioze morale që po e kalon shoqëria e jon e re demokratike në dhetëvitshin e fundit të lirisë së saj. 
A nuk mund të merret si shqetësues fakti se sot gjatë ushtrimit të kësaj veprimtarie në Kosovë, si prostitute nuk paraqiten vetëm femra të importuara nga vendet tjera të regjionit, por është numri në rritje progresive i shqiptareve vendase, të cilat, në shumicën e rasteve, për t’u marr me këtë zanat, e kanë edhe bekimin e heshtur të familjarëve të tyre? 
Çka është  prostitucioni dhe si definohet ajo?
Prostitucioni është njëra prej formave të eksploatimit seksual të seksit të kundërt, ku trupi i femrës shndërrohet në send për shit-blerje. Pra, bëhet madh tregu. Me këtë veprim, seriozisht rrezikohet integriteti fizik dhe dinjiteti njerëzor, vlera këto, që sipas standardeve të legjislaturës bashkëkohore normative, konsiderohen si të drejta të pacenueshme individuale të njeriut. 
Praktikisht, prostitucioni është forma përmes së cilës mashkulli, për qëllime të kënaqjes së kërkesave të veta seksuale, në mënyrë komerciale, si dhe duke përdorur metoda tjera të ushtrimit të dhunës, realizon nevojën e qasjes së vetë në trupin e femrës. Pra, motivi i përmbushjes i kësaj dëshire epshore arrihet: ose përmes detyrimit me dhunë, pagesës me para të shërbimit, apo të dyjave së bashku. 
Femrat si subjekte, pse mos të themi në këtë rast edhe si objekte të prostitucionit, zakonisht janë nga shtresat sociale të kategorive të ulëta shoqërore, gjegjësisht, janë ato viktima, që në rrethin e tyre ku punojnë dhe veprojnë kanë një ndikim më të vogël shoqëror. 
Të gjitha ato që zakonisht përfundojnë si prostitute janë nga shtresat më të vobekta. Shumica nuk kanë shtëpi ose në atë vend kanë qëndrim të përkohshëm dhe tretmanin e refugjates. Ato, pra, janë njëra prej kategorive sociale të gjinisë femërore, të cilat më së shumti diskriminohen në çdo shoqëri. 
Edhe pse realisht, shoqëria i urren femrat që merren me prostitucion, ajo në mënyrë indirekte edhe vetë i prodhon ato. Prostitutat , zakonisht janë femra që pak kanë alternativa tjetër që ta ushqejnë, së pari veten, pastaj fëmijët dhe familjen e tyre në përgjithësi. Meqë, papunësia dhe lufta për ekzistencë janë shkaqet më themelor që i shtyjnë shumicën e femrave të merren me këtë profesion, zgjedhja e problemit të papunësisë së shprehur në një shoqëri, patjetër duhet të jetë prioritet i çdo elite politike në pushtet.
Pasi, prostitucioni si dukuri është shumë e përhapur në të gjitha shoqëritë kudo në botë, ajo fatkeqësisht edhe tentohet të konsiderohet si normale. 
Si arritje pa mund deri tek parat, kjo veprimtari është një biznes komercial tejet profitabile. Andaj, qendrat dhe punktet e ndryshme ku ajo ushtrohet legalisht dhe ilegalisht, zakonisht kontrollohen nga “bossët” dhe “makrotë” të qarqeve mafioz, të cilët, për të siguruar rregullisht numër të konsiderueshëm të femrave, nuk kursejnë kurrfarë metoda të veprimit: që nga gënjeshtrat dhe mashtrimet, e deri tek ushtrimi direkt i dhunës fizike. Si mënyra më e shprehur e regrutimit të femrave për ushtrimin e veprimtarisë së prostitucionit është premtimi gjoja se për një pasurim të shpejtë dhe një jete më e mirë. 
Dallojmë dy mënyra të nxitjes së femrave për marrje me prostitucion: mënyra e vullnetshme dhe e dhunshme. 
Sikur cekëm më sipër, tanimë na është i njohur mënyra e dhunshme e nxitjes së femrave për tu marr me prostitucioni, ndërsa, tek shkaktarët e vullnetshme, më tepër dominojnë motivet materiale, e shumë më pak ato fiziologjike dhe psikologjike të nevojave të shfrenuara epshore tek femrat. 
Pa marrë parasysh se në çdo shoqëri të organizuar, prostitucioni sanksionohet me ligje të ashpra, nën pretekstin e respektimi të drejtës individuale të vullnetit të lirë, nën një mbikëqyrje më të rreptë institucional, në disa shtete dhe shoqëri, kjo veprimtari lejohet edhe legalisht. 
Në vazhdim, do t’i paraqesim disa forma të lejueshme dhe të tolerueshme të biznes-seksit, në disa shtete të botës, e, që, tolerueshëm dhe heshtur kalojnë pa u përndjekur si krim edhe në Kosovë. 
1. Tregtia seksuale me gra 
Në shtetet e ekonomikisht të zhvilluara, përmes rrugës së letërkëmbimit të ndërsjellët, meshkujt e pasur, arrijnë që t’i blejnë femrat në rrugën legale. Deri para disa viteve, numri mi i madh i femrave përmes letërkëmbimit sigurohej nga Azia dhe Amerika Latine. Kurse, kohën e fundit, ky letërkëmbim dhe marrëveshje, bëhet me femrat nga ish shtetet socialiste të Evropës lindore. Në këto raste, mënyra e vënies së kontaktit të ndërsjellët, më tepër arrihet përmes shpalljeve të publikuara nëpër revista të ndryshme, ndërsa me përhapjen e rrjetit digjital të komunikimit global (INTERNETIT), këto kontakte realizohen përmes internetit. Me krijimin e një shtrese që shpejtë po pasurohet, kjo formë e  arritjes me pagesë, apo interes, deri tek “mishi i bardhë”, kohën e fundit ka filluar të shfaqet edhe në Kosovë. 
2. Prostitucioni në shtëpitë legale publike.
Ky lloj i prostitucionit është një formë e ushtrimit legal të kësaj veprimtarie, ku femrat që dëshirojnë të merren me këtë profesion, për këtë “marrëdhënie pune” paraqiten vullnetarisht dhe pa imponim. Kryhet në objekte dhe vende të caktuara që nënshtrohen kontrollit të rreptë institucional. Kjo formë e prostitucionit, është më e shprehur nëpër metropolet e mëdha botërore dhe qendrat e ndryshme të biznesit. Vendi apo objekti ku kryhet kjo veprimtari, mund të jetë si “bordel” klasik, apo lokal turistik hotelier, i cili, përveç ofertës turistike-hoteliere, për mysafirët e vetë që zakonisht vijnë nga vendet tjera, është i kombinuar edhe me këtë shërbim specifik.
3. Prostitucioni ushtarak 
Kjo formë e prostitucionit  është e shprehur në zona të ndryshme të konflikteve ndërkombëtare; më së shumti nëpër ato vende dhe regjione ku janë të përqendruara kontingjentet e mëdha të trupave ushtarake. Bëhet si shërbim me pagesë, për kënaqjen e epsheve ushtarëve të tyre, të cilët, gjatë shërbimit ushtarak, një kohë të gjatë kanë qëndrua jashtë familjeve të tyre. Shpesh nga disa komanda ushtarake të këtyre shteteve, në mënyrë të organizuar sillen grupe të përkohshme të prostitutave që do ta kryejnë këtë shërbim. Me ardhjen dhe stacionimin e trupave ushtarake të NATO-s në Kosovë, kjo formë e prostitucionit te ne është mjaftë e shprehur. Edhe pse jo ende legale, ajo në heshtje tolerohet nga institucionet tona. 
4. Seks-turizmi.
Edhe seks-turizmi, ose përcjellja afariste, i takon njërës prej formave legale dhe të tolerueshme të marrjes me prostitucion. Edhe pse ka por ende nuk është zyrtarizuar në Kosovë, në shumë shtete të zhvilluara të botës, ekzistojnë agjenci të caktuara turistike që ofrojnë përcjellje dhe shoqëri të femrave për afaristët dhe vizitorët e ndryshëm turistik. Këtë lloj të prostitucionit, kohën e fundit, me të madhe po e shfrytëzojnë edhe qarqet shtetërore institucionale, në këtë formë, duke siguruar shoqëri femrash atraktive për miqtë e tyre të huaj politikan dhe diplomat .
Nëse me vëmendje i shikojmë këto forma tolerante apo të lejueshme të prostitucionit në shoqëritë e përparuara dhe moderne, do të vërejmë se të njëjtat, si në mënyra legale dhe gjysmë-legale, me të madhe janë prezentë edhe në Kosovë?!
Dhe për fund, t’i kthehemi edhe një herë asaj pyetje shqetësuese nga fillimi, e cila, si duket, edhe më tej do të mbetet pa përgjigje adekuate: Vallë, a është kjo edhe një risk tjetër tejet i dhembshme që duhet ta paguajmë ne kosovarët për këtë liri dhe modernizim të pashmangshëm të shoqërisë tonë si vazhdimësi?!

Beqir Sina :Duhet të ndahemi me diplomatët ish-agjentë të Sigurimit shtetëror

Në listë sipas "New York Times" janë pothuajse gjysma e ambasadorëve dhe konsujve...

imageBeqir SINA





"Duhet të ndahemi me diplomatët ish-agjentë të Sigurimit shtetëror". Kështu, Kryeministri bullgar Bojko Borisov, komentoi çështjen për numrin e madh të diplomatëve bullgarë ish-agjentë të Sigurimit të Shtetit. Në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, Kryeministri bullgar tha se do ta diskutojë këtë çështje me ministrin e Punëve të Jashtme, Nikollaj Mlladenov.

Më shumë se gjysma e diplomatëve të epokës komuniste bullgare, të cilët ushtrojnë edhe sot detyrën e diplomatit në vende të ndryshme të botës, kanë punuar si spiun sekret në shumë vende, ose si agjentë të Policisë Sekrete bullgare-Sigurimit të Shtetit-DS. Ata me një vendim të posaçëm do të gjenden në hetim për veprimtarinë e tyre dhe do të largohen nga puna në Ministrinë e Jashtme. Parlamenti i Bullgarisë, tha Bojko Borisov, "duhet të ndahet me diplomatët ish-agjentë të Sigurimit të Shtetit"

Në listë sipas "New York Times" janë pothuajse gjysma e ambasadorëve dhe konsujve të Bullgarisë, në kryeqytetet e vendeve europiane dhe SHBA e Kanada. Një komision i posaçëm i ngritur për këtë qëllim thotë se, ata në vend të ushtrimit të detyrës së tyre diplomatike, para vitit 1990-kur ra dhe regjimi komunist, dhanë informacion për shërbimet sekrete komuniste para rënies së regjimit në vitin 1990, sipas të dhënave të lëshuara të martën në kryeqytetin Sofje nga Komiteti Mbikqyrës për të dhënat sekrete.

Ministria e Jashtme bullgare bëri hapjen e dosjve të tyre dhe ajo ka publikuar në internet emrat e 192 diplomatëve kryesorë, që ishin aktivë për sigurimin e njohur për punë për të shërbyer për Sigurimin Shtetëror (DS). Në këtë listë janë përfshirë ish-diplomatët e komunizmit dhe ambasadorët e tanishëm të Bullgarisë në vendet e Bashkimit Evropian si Gjermania, Britania, Italia, Spanja dhe Portugalia dhe ata në SHBA dhe Kanada.

Gazeta "New York Times" shkruan se si deri tani "Nuk ka pasur asnjë reagim zyrtar nga Ministria e Jashtme në Sofje për veprimtarinë e tyre", por ata vazhdojnë të kenë statusin e diplomatit të marrë në kohën e komunizmit.

Komisioni i Mbikqyrjes së figurave publike në Bullgari, kishte hetuar 462 ish-ambasadorë dhe të cilët janë diplomatë ose punonjës të shërbimit diplomatik, gazetarë dhe analistë politikë aktual bullgar, ata janë konsuj dhe deputetë, ose punonjës në misionet diplomatike bullgare nëpër vende kyçe, por që kanë qenë për bashkëpunim të mundshëm me shërbimet sekrete komuniste.

"Dyzet e pesë përqind e ambasadorëve dhe konsujve ishin pjesë e strukturave të policisë, që në mënyrë të fshehtë, janë marrë me spiunime dhe jo diplomaci", tha kreu i komisionit, Evtim Kostadinov, për agjencinë gjysmë shtetërore të lajmeve "Focus".

Mirëpo, sipas mediave thuhet se ambasadorë ose diplomatë bullgarë ish-agjentë të Sigurimit të Shtetit, përfshijnë edhe ambasadorët e tanishëm të Bullgarisë në vendin fqinj, Maqedoni, Serbi, Turqi, Greqi dhe Rumani, si dhe përfaqësues të saj në Moskë, Gjenevë, Pekin, Tokio, në Vatikan dhe Kombet e Bashkuara.

Kuotën e informatorëve në shërbimin diplomatik duket se ka qenë shumë më e lartë se në zona të tjera - të tilla si politika dhe media, ku rreth 10 përqind e të të gjithë punonjësve bullgarë shërbyen si agjentë të Sigurimit të Shtetit. Dhe, vetë Presidenti Georgi Parvanov është në mesin e ish-agjentëve të sigurimit, i cili rezulton se ka bashkëpunuar me DS, dhe kjo është konfirmuar zyrtarisht.

SADIE KRYEZIU :Një nismë e re në BE për krimet e komunizmit

Për krimin duhet të vlejnë të njëjtat norma

image Sadie Kryeziu




Kohë më parë në një nga kontaktet e mia të para me mediat shqiptare, ajo që më bëri të përqëndrohesha ishte një debat: “Të lëmë pas të shkuarën”. Kjo nënkuptonte të harronim krimet dhe kriminelët. Kjo shkruhej më saktë nga bij të tillësh, që donin që ‘baballarët e tyre’ të lyer me krime të ‘flinin e preheshin të qetë’. Por pas 14 Dhjetorit të këtij viti duket se ajo që pata lexuar e dëgjuar më parë në këtë debat të ketë marrë nje rrugë tashmë. Janë pikërisht Ministrat e Jashtëm të Lituanisë, Letonisë, Bullgarisë, Hungarisë, Rumanisë dhe Çekisë kanë kërkuar në një letër zyrtare të dërguar më 14 dhjetor komisares evropiane për Çështje të Drejtësisë, Viviane Reding, të dënojë "miratimin publik, mohimin dhe trivializimin e krimeve totalitare." Matthew Newman, zëdhënës i komisares së BE-së thotë: "Ne e marrim shumë seriozisht këtë kërkesë. Krimet e regjimeve totalitare janë pjesë e kujtesës kolektive të Evropës".
Për krimin duhet të vlejnë të njëjtat norma
Letra e vendeve ish-komuniste të BE-së, e ka nismën tek iniciativa e ministrit të Jashtëm lituanez, Audronius Azubalis. Gjashtë ministrat e bazojnë këtë tek mohimi i Holokaustit, i cili është i dënueshëm si në Gjermani ashtu edhe në shumë vende të tjera. "Mohimi i çdo krimi ndërkombëtar duhet t'i nënshtrohet të njëjtave norma, për të shmangur rehabilitimin dhe ringjalljen e ideologjive totalitare", shkruan Azubalis. Ai është i bindur se shqetësimet e shteteve të reja anëtare të BE-së, duhet të merren seriozisht nga Brukseli. Të gjithë i dinë krimet e nacionalsocializmit, por vetëm një pjesë e Evropës është e vetëdijshme për krimet e komunizmit, thotë Azubalis. Një pozicionim i ngjashëm vjen edhe nga ministri i Jashtëm çek, Karel Schëarzenberg. Schëarzenberg është i mendimit se të dy sistemet totalitare duhet të maten me të njëjtin kut. Për të si Hitleri ashtu edhe Stalini kanë qenë vrasës dhe ata që i kanë shërbyer atyre bashkëfajtorë.
Komisioni Evropian në Bruksel angazhohet
Historiani dhe shkrimtari rumun Marius Oprea, ish-president i Institutit Shtetëror për Hetimin e Krimeve Komuniste në Rumani, drejton tani një organizatë joqeveritare me këtë objektiv dhe ka inicuar që në shkurt të 2010, një "Deklaratë të Pragës" për këtë temë: "Ne kërkojmë që krimet komuniste të trajtohen njësoj si Holocaust-i, që do të thotë se krimet nga koha e regjimit komunist duhet të trajtohen para drejtësisë në të njëjtën mënyrë. Veprat e tyre nuk duhet të deklarohen se u ka kaluar koha, me këtë problem konfrontohen të gjithë në ish-vendet komuniste. Ne kërkojmë drejtësinë ligjore, jo vetëm dëmshpërblim moral. Ata që kanë kryer vrasje në emër të komunizmit, duhet të dënohen. Është e papranueshme, që ne të jetojmë bashkë me vrasësit dhe kriminelët. Ata janë kriminelë që kanë kryer vrasje dhe tortura në emër të një ideologjie. Çfarë i dallon ata nga nazistët? Asgjë!" Tani me këtë temë merret Komisioni në Bruksel. Ende nuk dihet nëse do të arrihet të shpallet ndalimi i mohimit të krimeve komuniste. Mattheë Neëman shprehet me kujdes: "Qëkur kemi marrë kërkesën, jemi duke punuar në përpilimin e një raporti që do të përfundojë që këtë vit. Në këtë raport do të përcaktohet, nëse jemi në gjendje të dënojmë njerëz, që mohojnë krimet e regjimeve totalitare."

KOSOVA,GJAKU IM

image Salih ( Hamdi ) Berisha
Nga Rrustem Geci - Dortmund



Salih ( Hamdi ) Berisha i lindur me 1953 në fshatin Kukavicë të Komunës së Prishtinës është njëri ndër mërgimtarët e dalluar të çështjes kombëtare. Salihu që i ri njihet me këngën, letërsinë, me tregimet për luftën, me përrallat dhe legjendat. Shtëpia  ku jetonte Salihu ishte plot  njerëz të fjalës së mençur dhe të pushkës. Gjyshërit e Salihut ishin trima shkuar trimave. Familja e Salihut ishte shpërngulur nga rrethina e Leskovcit në kohën e spastrimeve të mëdha etnike të vitin 1880, kur nga trojet e tyre etnike u shkulën me gjak e dajak nga toka e tyre e gjithmonshme 750  fshatra të Toplicës, apo siç quhet ndryshe, Krahina e Mollë së Kuqe. Gjyshi i Salihut, Bahtir  ( Xhemshit ) Kukavica, ishte një njeri i njohur, një personalitet popullor i Krahinës së Llapit, Gallapit, Karadakut e deri në Shkup. Shtëpia e Bahtir Kukavicës ishte strehë për shumë figura të kryengritësve shqiptar. Në shtëpinë e patriotit Bahtir Kukavica, u debatua dhe u morën vendime të shumta për Lëvizjen e Kaçakëve. Salih Berisha, është nip i Bahtir Kukavicës, Albanolog i diplomuar, këngëtarë i shkëlqyer i këngës popullore dhe të lehtë, dhe patriot me zemër e shpirt. Me temën e lirisë dhe të pavarësisë së vendit thotë Salihu, unë jam njohur që në moshë të vogël. Oda jonë tregon Salihu ishte shkollë e betejave dhe heroizmit. Gjyshi im ishte i ashpër por edhe i afërt. Mendja dhe  kraharori i Gjysh Bahtirit, ishte përplotë ngjarje dhe tregime lufte. Gjyshi im njihte shumë luftëtarë të këngëve që këndoheshin aso kohe nëpër oda tona. Kënga tregon Salihu më shtyri të shkoj tek Letersia, tek gjaku i këngëve të mia. Me të diplomuar në fakultetin e Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe unë fillova punën në arsim, në edukimin e brezit të ri. Përvoja ime në arsim ishte edhe një shtytje më shumë për t´u radhitur me Lëvizjen studentore të kohës. Kënga dhe interpretimi që u bëja këngëve më njohu e më bëri miq me shumë njerëz. Në vitin 1968 isha nxënës i klasës së parë në Shkollën e Mesme Teknike në Prishtinë. Me datë 28 Nëntor të vitit 1968 unë isha pjesëmarrës i drejtpërdrejt në demonstratat e 68-tës, dhe kam brohoritur zëshëm, bashkë me demonstrues të tjerë kërkesat; Duam Flamurin! Duam Univerzitet! Duam Republikë! Ajo moshë për mua ishte moshë e artë. UDB- ja na ndiqte, por ne nuk jepeshim, nuk e tregonim njëri-tjetrin. Në vitin 1968 – 1971 kam qenë anëtar i SHKA “Bajram Curri” të Prishtinës. Në Shoqërinë Kulturo Artistike “Bajram Curri” unë s´isha vetëm anëtar, por instrumentistë dhe këngëtar. Në ”BajramCurr unë fitova përvojë të madhe. Por, nga “Bajram Curri” unë kalova në SHKA “Ramiz Sadiku” të Universitetit të Prishtinës. Në SHKA “ Ramiz Sadiku” kushtet ishin më të mira dhe isha në mesin e shokëve të mi. Aty fillimisht fillova punën instrumentistë, këngëtar dhe udhëheqës i seksionit të grupit folklorik. Këtë punë unë e fillova në vitin 1973 deri  në vitin 1993. Në atë kohë të vlimeve të mëdha me SHKA-an “Ramiz Sadiku” të Univerzitetit të Prishtinës, ne kemi dhënë programe të shumta brenda dhe jashtë Kosovës.Kujtimet nga ajo periudhë 20 vjeçare janë kujtime të një kohe të art kulturo-artistike. Në vitin 1981 me këngëtarin e madh, Qamilin e Vogël,  formuam ansamblin e “Qamilit...” të cilin e kam udhëhequr deri në vitin 1991, pra deri sa ishte gjallë .Me këtë ansambël ne kemi inçizuar 14 kaseta dhe 2 pllaka të mëdha gramafoni dhe një videokasetë. Në programet e ish RTP-së, jo njëherë por disa herë kam marr pjesë edhe unë. Me pushtuesin serb jam përballur në moshë  të re, sepse, ne vepronim nën pushtim. Unë nuk kam qenë nga ata arsimtarë që i ha “petullat” e pushtuesit, por, nxënësve të mi ua  bëja të qartë të vërtetën për Kosovën. Jo një herë, por disa herë kam debatuar me nxënës, se lufta s´guxon të pushojë, ne duhet t´i shumëzomë këngët e rrugës, dhe të shumëzojmë thirrjen për “Kosovën Republikë”. Nxënësit e mi e kanë ditur se lufta për liri kushton, me arrestime, me dënime, me shumë vite burg. Mirëpo, popullin e pushtuar dhe me burgje. Popullin e ngritur për liri nuk ka makinë vrasëse që mund ta ndalë. Në vitet e 90-ta, bashkë me studentët, minatorët, dhe popullin liridashës të Kosovës, Unë  dhe nxënësit e mi kemi marr pjesë ne përmbysëm ikonave të komunizmit, sit ë Rrahman  Morinës, Azem Vllasit, Ali Shukriut dhe titistëve të tjerë, të përgjakur deri në gju me gjak shqiptari. Administrimit të robërimit të Kosovës nuk i ka shërbyer një njeri, por ishte një pushtet i tërë me tërë mekanizmat e ndjekjes dhe të dhunës. Nxënësve unë u spjegoja se historia e Partisë Komuniste të Jugosllavisë, nuk ishte histori e shqiptarëve, por histori e pushtimit dhe e Aneksimit të Kosovës. Nxënësit tanë, kudo në Kosovë e kishin të qartë betejën e tyre për t´u çliruar. Historinë që ta shkruan pushtuesi nuk është histori. Paliria jonë tregon Salih Berisha ishte dëshmia më e mire për të vazhduar rrugën tonë drejt fitores së Lirisë dhe Pavarësisë. Lufta që s´ndalon herët a vonë sjell fitoren, dhe ashtu ndodhi, Kosova ditë e për ditë po bëhet  më e bukur, më joshëse, sepse, liria mbetet shëndeti i së bukurës. Salih Berisha, edhe para luftës edhe gjatë luftës, kontribuoi shumë në Pavarësimin e Kosovës. Salih ( Hamdi ) Berisha diplomoi në Albanalogji në temën “ Këngët e Kaçakëve në mes të dy luftave botërore në Kosovë” tek profesor Doktor Shefqet Pllana, me sukses të shkëlqyshëm. Po e japim këtë informacion se në atë periudhë po edhe më herët temat me gjak të fort kombëtar kontrolloheshin dhe nuk lejoheshin t´´ u jepeshin studetëve. Intervista me Salih ( Hamdi ) Berishën  ishte e ngohtë dhe me interes. U kujtoj se Salih Berisha  edhe sot është aktiv në komunitetin shqiptar në mëgrim. Salihu nuk resht së punuari. Alfabeti i lirisë më thotë Salihu është më i gjerë se kaq, mirëpo, ne duhet të punojmë më shumë, për të kryer misionin e Rilindjes Kombëtare, ndryshe koha është e pamëshirshme, ikën. Prandaj, do pijmë nga një kafe e mëpastaj do të  vazhdojmë  bisedën. Kundërthëniet dhe të kundërtat në kraharorin tim janë këtu në veten time. Më  kot  përpiqem  të  iki  nga  malli ,  të dal prej tij ,të arratisem: por, asnjë togfjalësh s´më ndihmon, që të dal prej këtu, të iki. Në këtë jetë të pasosur, mallit s´ia  shoh dot fundin, ai vazhdon nëpër kujtesën time, nëpër ishujt më   të pashkelur,  për të pushtuar hapësirën time shpirtërore. Në peizazhin  e  kuqërremtë të ëndrrave, e urrej terrin e frikshëm, terrin me duhma gjaku, terrin që i zë pusinë jetës. Kosova, s´ është vetëm drama  ime , por  dramë  e  Europës, dramë e gjithë botës, drama e interesave të gjeo strategjive. Në librin  e Historisë  njerëzore, Kosova  do të hyj si një vend me rëndësi planetare. Lufta e Kosovës ishte luftë e  pashmangshme, e pa evitueshme, e domosdoshme. Pushtuesi  ynë, Serbia  na   detyroi  t´i rrokim  armët , dhe  të krijojmë  UÇK-në , Ushtrinë   tonë  Çlirimtare , të ardhmen  tonë , pa   të   cilën  asnjë   l i r i   në  Kosovë  nuk  rron, as nuk mbahet. Kosova është gjaku im, pa këtë gjak unë nuk kam as identitet as s´ jam askushi. Kosova  në  antikë quhej , Dardani , në mesjetë, Vilajet, ndërsa në ish Jugosllavi Element Konstituiv i  Federatës  Jugosllave. Kjo  është çertifikata  e  shkurtër  e Kosovës nëpër  shekuj . Plotë  histori   është   Kosova ,  plot lufta brenda saj, plot beteja. Lufta e UÇK-së  dhe  e  NATOS e detyruan Serbinë të kapitulloj. Por , gjatë  tërheqjes së saj   ajo  prapa   la  shumë  varre , dhe  krime  të  papara. Shteti   i  gjenocidistëve  Serb  Kosovën   e   gjakosi  si  asnjë herë më parë. Shumësia  e  krimeve serbe mbi shqiptarët  habiti  evropën  dhe  botën . Masakrat  serbe  mbi kufomat   e  shqiptarve  të  vrarë  ishin   fashiste dhe  të përtejme.  Dehja  e  zezë  serbe  tregoi se mizëria  dhe  urrejtja  serbe mbi shqiptarët ishte përtej urrejtjes. Memorandumi  serbian ishte  bërësi  i  tragjedisë së Kosovës, ai memorandum luftënxitës dhe gjenocidistë kurrë nuk u dënua nga Akademitë e Evropës. Gjenocidi serb në Bosne dhe gjenocidi serb në Kosovë kundër popullates  së gjithmonshme shqiptare  mbetet shembulli më i  pashembullt në Historinë më të re të Ballkanit.   

RAMIZ LUSHAJ:AZEM HAJDARI, SHEMBELLIM FRYMEZIMI E ...

...PERNGJASUES ME GJERGJ ELEZ ALINE

image Ramiz LUSHAJ



                                                                                                                 
   

  Në fëmijërinë e rininë e tij të hershme, në dije e karakter, u formua edhe me Eposin e Kreshnikëve, me legjendat e Mujit e të Halilit dhe atë të Gjergj Elez Alisë, që në  traditën etno-historike të Malësisë së Gjakovës janë aq shumë të brumuara, të prekshme e të ndjeshme  saqë të duken të besueshme e frymëzuese, kur të tregojnë  me pasion e emocion se ku shtrihen Lugjet e Verdha, Lugu i Zanave, Varri i Omerit etj., kur të  thonë se mbledhësit e folklorit shqiptar Kangen e Gjergj Elez Alisë e kanë gjetë në këto vise dhe  legjendat e percjellin betejen e tij me Bajlozin e Zi bash aty ku bashkohet Drini me Valbonen, aty ku, sipas nje europiani te shekullit te kaluar, njerzit flasin me Perendite e Eskilit , etj.
          Vet emni Azem, si shpjegim, vjen nga gjuha arabe, që domethanë “Kollos”,përndryshe merr edhe kuptimin “Kreshnik”. Kjo duket diçka si e dhanë hyjnore nga lart ose (para)ndjenjat prindërore ishin ato që e pagëzuan kështu, pasi vetë jeta e tij ishte e tillë.
         Në memorien e kohës ka mbetur i tillë: si kollos, si kreshnik modern.  Veçanarisht në vitin 1990 në përmbysjen e komunizmit;  në vitin 1997 në përballje me rebelimin e armatosur komunist;  në vitin 1998 në priten e Milotit (14 shkurt 1998) etj. dhe së fundit, më 12 shtator 1998, kur në pushkatimin e tij politik, (sipas publikimeve të shumta), morën pjesë 125 vetë; nga këta 25 veta me uniforma policie, dy prej tyre, megjithëse të  deklaruar e dënuar për vrasje, (madje kishin bërë vrasje edhe brenda policisë katër muaj më parë), qëllimisht ishin veshur e graduar, për të marrë pjesë në këtë vrasje politike e tragjike.                                                                           
             Duket sikur te Azem Hajdari shembëllehet një frymëzim përngjasues me Gjergj Elez Alinë, jo veç për faktin se lideri historik i shqiptarëve, Prof. Dr. Sali Berisha, e cilëson si “legjenda e demokracisë shqiptare”, por edhe për disa përkime rastësore:
           Nëse te Gjergj Elez Alia flitet për “Bajlozin e Zi”, Azem Hajdari jo rrallë e përdorte shprehjen “Bajlozi i Kuq”, me të cilin u ndesh triumfalisht në ditët e Dhjetorit ’90 si lider i Lëvizjes Studentore.
          Nëse Gjergj Elez Alia lëngonte nandë vjet në shtrat me nandë plagë në trup e ia behi si kreshnik në duel me “Bajlozin e Zi”, Azem Hajdari luftoi nandë vjet kalendarike (1990-1998) kundër “Bajlozit të Kuq”, me plagë në trup edhe nëpër prita e atentate si ato në plagosjen në Parlament (18 shtator 1997) e në ekzekutimin e tij politik para selisë së PD-së (12 shtator 1998), biles, siç thuhet në mënyrë simbolike  në disa vargje poetike, ndrroi jetë  me “90 plagë në trup”.
             Ndonëse kurrë nuk e ka ndie askush, astenjiherë, ta krahasojë veten me Gjergj Elez Alinë, tashti, kur nuk e kemi mes nesh fizikisht, mund t’i themi botërisht:  “Azem,
Ti  je një Gjergj Elez Alia i kohëve moderne“.
              E s’ka se si të jetë ndryshe.

FATMIR TERZIU : Ditëlindja biblike e Kryeministrit Berisha


image 


                        Prof. Dr. Sali Berisha





Numri 66, numër që përkon me ditëlindjen e tij, është një shenjë biblike...






Kryeministri i Shqipërisë, Prof. Dr. Sali Berisha mbushi 66 vjeç. Lindur më 15 tetor, 1944, Sali Berisha, u diplomua me rezultate të shkëlqyera në Fakultetin e Mjekësisë, Universiteti i Tiranës në vitin 1967. Ai u specializua në degën kardiologji dhe më pas u emërua si asistent/profesor mjekësie në të njëjtin universitet dhe mjek kardiolog në Spitalin e Përgjithshëm të Tiranës. Pra, më 15 Tetor 2010 aritmetika e viteve të jetës së tij u bë simetrike me pronën e numrit 66. U bë pronë e një numri të tillë Biblik, në një vit kur më në fund shqiptarët iu bashkuan lëvizjes së lirë në Europë. Mes një urimi të Presidentit të Shqipërisë, Bamir Topi, një tufe me lule, dhe qindra e mijëra urimeve të tjera shqiptare dhe nga bota e politikës dhe emigracionit, për Kryeminsitrin shqiptar, prona e një numri të tillë biblik kërkon më shumë ndalesë, më shumë bashkëudhëtim me urimin. E kërkon një gjë e tillë, se është e lidhur ngushtë edhe me fatin e një rruge që është shënuar bashkë me festimin e një ditëlindjeje për kreun e Qeverisë shqiptare në një vit të tillë që shënon numrin 66 në aritmetikën e viteve të jetës.

Por, përse numri 66 shënon vëmendje?

Prona e numrit 66 lidhet me filozofinë biblike. Ajo së pari lidhet dhe shënon mes simbolizmit. Në këtë simbolizëm, ka një përfaqësim të ndjeshëm ndaj arsyes njerëzore. Kjo vjen nga Bibla. Dhe Bibla sqaron: “Gjashtëdhjetë e gjashtë personat e familjes së Jakobit u kthyen në Egjipt”. (Zan. 46,26); “Purifikimi i një gruaje duke lindur një vajzë zgjati 66 ditë”. (LV 12,5); Bibla e Ostervaldit, Testamenti i Vjetër dhe Dhiata e Re përmbajnë 66 libra. Libri i Isaias përmban 66 (7x7 17) kapituj, tre prej tyre kanë 6 vargje: kapitujt 4, 12 dhe 20. Dhe 4, 12, 20, 36, që është barabartë me 6x6.
Në Librin e Ademit, teksti apokrif, në të cilin tradita antike e Kaldeasit shënon “Kodin Nazaren”, është shkruar, se “kushdo që do të kërkohet nga vdekja, do të përballet nga vetë 66 pengesat, që do të parandalojnë atë për të arritur tek Jeta”. Sipas traditës, ky libër i shenjtë i ishte dhënë Ademit nga Raphaeli menjëherë pas rënies së tij në këtë çështje, në mënyrë që ai të mund të udhëzonte dhe mësonte vetë të tjerët në rrugën e përafërt të jetës tokësore, dhe të arrinte që të nxjerrë veten nga e keqja në mënyrë që të riintegrohej në gjendjen e tij origjinale.
Në moshën 66 vjeçare, Ezekias, Prifti i Madh i hebrenjve, përkrahej nga Ptolemeu, mjeshtri i Sirisë, dhe të gjithë të tjerët që dedikoheshin për Egjiptin, sipas Hecatys në Against Apion.  
Shuma e numrave 1-66 që jep 2211-tën, konsiderohet nga disa tekste të fshehta ose të shenjta, si hyjnore, pasi që këta shifra përbëjnë numrat e përfaqësimit të Perëndisë dhe të Tempullit.
Për të ofruar një njohuri për të pasur një rritje të shpejtë, për tu ruajtur nga e keqja dhe për të tërhequr të gjitha hiret e Zotit, disa "tolbas" (ose magjistarë) propozojnë në Afrikën e Veriut diçka interesante, për një hajmali që përmban një katror magjik që ka si vlerë shumën 66:

                         21 26 19
                         20 22 24
                         25 18 23

600 statuja me gurë gjigantë në Ishullin e Pashkëve secila prej tyre matet në masën 66 metra.
Lartësia e Sfinksit të madh të Gizës, në afërsi të Memphisit, është 66 metra, dhe gjatësia e tij është 187 metra.
Me 66 satelitë të gjeostacionuar rreth Tokës, është e mundur të lokalizohet çdo pikë apo vend në sipërfaqen e Tokës. Ky numër është i lidhur në një mënyrë të caktuar në numrin 666: 1 / 66 = 0,0151 515 151 515 ... et 151 515 = 666.
Duke përdorur korrespondencën A = 1, B = 2, ..., Z = 26, ne zbulojmë se emri "njeriut" në frëngjisht ("l'homme") jep 66-tën si vlerë numerike, ashtu si edhe emri i vdekur ("mort") dhe ai që përdoret për të mallkuar ("maudir") të japë secili prej tyre numrin 66. Duke përdorur kuptimin e korrespondencës së kundërt (A = 26, Z = 1), ne gjejmë se fjala kryq (në frëngjisht "Croix") jep gjithashtu shumën 66.
Në fenë islame, emri i All-llahut ose Zotit të shkruar me shkronja hebraike jep 66-tën si vlerë numerike: Aleph 1, Lamed 30, Lamed 30, Ai 5.
Vlera numerike e fjalës hebraike ‘ALEIK’ do të thotë "Zoti, Perëndia juaj" me kaf përfundimtar të barabartë me 20, Anie kuptimin anije, dhe që do të thotë AKILE ushqim, e jep secili shumën 66.
Por më tej numri 66 është përdorur 2 herë në Bibël. Fjala "mallkim" është përdorur 66 herë në OT. Fjala "lakuriq" është përdorur 66 herë në NRSV.
Gjashtë numrat në Bibël janë shuma e 66, dhe shuma e okurencës së tyre jep 11-ën. Dhe pastaj dihet se, 6 x 11 = 66. Gjithashtu shuma e të gjithë dukurive të numrave të shumëfishuar të Biblës shumëfishohet me 11 dhe të shkruara në formën e tyre kardinale jep numrin 66.

DANIEL GAZULLI - FRITZ RADOVANI :70 Vjetori i at Gj.fishtes: AT GJERGJ FISHTA O.F.M.


image Fishta
















ASHT MENDJA, ZEMRA E SHPIRTI I POPULLIT SHQIPTAR
 

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...