Agjencioni floripress.blogspot.com

2010/12/28

Romët, lypsarët e gratë e dhunuara në skemë trajtimi

Sipas studimeve, shfrytëzohen për krah pune dhe prostitucion

DURRES- Skemat e trajtimit social të shtresave më në nevojë dhe të të rinjve të rriskuar për shkaqe të ndryshme kanë mundur të zbusin shifrat e fëmijëve lypsarë apo të grave të trafikuara. Drejtoria e Shërbimit Social në Durrës ka realizuar disa projekte në bashkëpunim edhe me shoqata e institucione të tjerë kryesisht për të mbrojtur gra të dhunuara, fëmijë jetime dhe të vegjlit që nxirren forcërisht për të lypur në rrugët e qytetit. Gjatë vitit 2010 në saj të një fondi në shumën 5 milionë lekë janë trajtuar 150 familje të kësaj kategorie. Specialistë të kësaj drejtorie janë shprehur se trafikimi i grave e vajzave mbetet ende problem shqetësues. Ndonëse nuk ka asnjë rast të vërejtur për trafikimin e grave jashtë vendit, fenomeni problematik është i fuqishëm brenda në qytetin bregdetar. Është ngritur një sistem i mbajtjes në mënyrë elektronike të të dhënave të rasteve të dhunës në familje, projekt pilot që mban të dhëna për referimin e rasteve nga rrjeti i ngritur i sistemit të koordinuar kundër dhunës në familje. Drejtoria e Trajtimit Social nuk ka dhënë shifra, por ka bërë të ditur se kjo kategori është shfrytëzuar për prostitucion dhe për krah pune. Bashkësia rome dhe egjiptian-ballkanase, në raportet e kësaj drejtorie, mbeten grupet më në rrezik për një sërë arsyesh të renditura në materialin e publikuar. Specialistët kanë thënë se është shumë vështirë të afrohen zgjidhje për këtë kategori ngase ata bëjnë jetesë krejt ndryshme nga pjesa tjetër e shoqërisë. Pas këqyrjes në terren për një periudhë kohe është bërë e mundur të merret një statistikë e përafërt për numrin e fëmijëve që lypin rrugëve, numër që shkon deri në 50 fëmijë brenda në qytet. Për t’i hequr nga rruga bashkia ka hapur dy shtëpi familje në të cilat fëmijët ushqehen, por edhe marrin njohuri nga punonjës social, psikologe, shërbimi i higjienës etj. Fëmijët e rrugës, të vegjlit jetim, gratë e dhunuara e të trafikuara, të divorcuarat, të moshuarit të mbetur në vetmi janë bërë objekt i një sërë projektesh sociale, duke detyruar institucionin të dëshmojë përqendrim të punës. Por pavarësisht projekteve të zbatuara të gjitha rrugët kryesore të qytetit bregdetar, shëtitorja, sheshet kryesore, vendqëndrimet e autobusëve të linjave urbane dhe zona e Plazhit ka një numër shumë të madh të fëmijëve e grave që lypin në rrugë.

Pse figuron emri Edi Ramës në dosjen kriminale të Aldo Bares?

Prokuroria italiane e seksionit të Shtatë të Antidrogës së Kuesturës së Torinos në vitin 2003 ka hapur dosjen me emrin e koduar “Bijoux 2” (Bizhu 2) kundër bandës së Lushnjes, për shkak se shumë element të kësaj bande operonin me qëllime kriminale në territorin e shtetit Italian. Afërmendsh një nga metodat kryesore që policia gjyqësore italiane përdor për të hetuar dhe gjetur fakte e prova për dosjen kriminale është përgjimi i bisedave telefonike mes të dyshuarve. Në rastin tonë të dyshuarit kryesorë janë Alfred Shkurtit, përndryshe Aldo Bare dhe krahu i tij i djathtë Enveri Dondollaku i njohur me nofkën “Goni”. Ky fundit përdorte numrin e celularit 350642073479560 për të kontaktuar dhe akorduar pazare me shefin e tij, Aldo Bare.
Prej interceptimeve të policisë italiane kuptohet vetiu se kreu i bandës së Lushnjës dhe krahu i djathtë Dondollaku edhe pse ishin larg Shqipërisë (i pari në Turqi dhe tjetri në Itali) përdornin të gjitha mjetet dhe metodat për të menaxhuar ekonominë e qytetin e Lushnjes duke lidhur “miqësi” me eksponentë të politikës lokale dhe figura të larta të Partisë Socialiste, që ishte në pushtet dhe në saj të tyre gllabëronin tenderët publikë. Në interceptimet telefonike policia italiane konstaton në materialin e mbledhur prej 430 shpeshtësinë e emrave të shumë politikanëve të majtë shqiptarë në Pushtet. Krahas emrit recidiv të deputetit të PS-së, Erjon Braçe, figuron sefte edhe ai i kryebashkiakut të Tiranës dhe njëkohësisht kryetari i PS-së, Edvin Rama. Telefonata ku shfaqet emri i Ramës është e cikluar si e 145-ta dhe është kryer në orën 13.08 të datës 22 shkurt 2003, në periudhën kur Kuvendi pa shih pa shih diskutonte ngritjen e një Komisioni parlamentar Hetimor ndaj kryebashkiakut, komision, i cili drejtohej nga deputeti Sokol Olldashi. Fokusimi i komisionit hetimor përqendrohet tek ndërtimet e disa pallateve në qendër të Tiranës nga njerëzit afër organizatës terroriste “Hakmarrjes për Drejtësi, të drejtuar nga bijtë e Haredin Shyti-t, Zv/Ministri i Sigurimit gjatë viteve në 90. Këto leje ndërtimi si të gjitha lejet e ndërtimit në Tiranë prej 10 vjetësh jepen nga Krye-bashkiaku Edi Rama, cili shpesh herë është akuzuar publikisht për favorizim të pallateve jashtë standardeve ligjore. Konteksti i bisedës telefonike të dy krerëve të bandës së lagunës vjen në një moment shumë interesant. Edi Rama po kërkonte një mandat të dytë në krye të Bashkisë së Tiranës. Frika se Rama humb pushtetin e lejeve të ndërtimit sepse favorizon njerëz afër organizatës terroriste nxit debatin telefonik. Në transkriptime e përgjimeve të bisedës "Goni" (Dondollaku) i thotë "Profesorit" (Aldo Bare) se do të flasë përsëri me shefin e Policisë Kriminale. "Profesori" i komunikon që të mos dërgojë Erjonin. "Goni" i thotë se ka mësuar se reparti special i Policisë së Tiranës (RENEA) ka vajtur në Tropojë… Goni shton se, Edi Rama rrezikon të humbë mandatin, sepse po ndihmon "ata të Hakmarrjes" (bëhet fjalë për organizatën kriminale "Hakmarrja për Drejtësi"). Aldo Bare e pyet nëse kanë nisur sërish punën. "Goni" i përgjigjet po, duke shtuar se kërkon të nisë punë me prostituta, por "Profesori" nuk e aprovon dhe e fton të shkojë tek ai në Turqi.
Aneks i konfliktit/Pranvera e vitit 2002 sjell në mënyrë të pashmangshme përplasjen mes Bandës së Aldo Bares me organizatën terroriste "Hakmarrja për Drejtësi" për shkak të fitimi të tenderit prej 1.2 milionë dollarësh për pastrimin e qytetit të Lushnjës. Njerëzit e bandës së Lushnjës në njërën anë dhe në anën tjetër ata "Hakmarrjes për Drejtësi", që sipas përgjimeve të bisedave nga Prokuroria italiane përfaqësoheshin prej Roland Shytit, i mbiquajtur prej bandës "Mustaqekuqi", po kërkonin që të siguronin këtë tender të majmë me një afat kohor 5-vjeçar. Mirëpo pas presioneve të ndryshme ndaj krerëve të bashkisë, të dy grupet kriminale u gjendën në zgjidhjen përfundimtare, pra, duke matur forcën e armëve me njëra-tjetrën. Nga ky konflikt i ashpër pati 5 të vrarë dhe 6 të plagosur. Policia Italiane e Torinos shënon në dosjen përkatëse Bizhu2 telefonatën me numër “161” të kryer në datë 25 mars 2003 një tjetër detaj për këtë shqetësim të Bandës për organizatën "Hakmarrja për Drejtësi". Në bisedën telefonike të interceptuar Dondollaku dhe Aldo Bare flasin për faktin që "Mustaqekuqi" (R. Shyti) "kishte marrë një kapar prej 500 mijë eurosh për tenderin e pastrimit të qytetit të Lushnjës", dhe se prej kësaj kaparrë fuqizimi i tyre ishte i pandalshëm.

Paragjykimet dhe shpifjet e një raporti të trilluar

Nga Prof. Dr. Agim Zogaj


Derisa, Republika e Kosovës, shtet demokratik dhe i pavarur po hap shtigje të reja në ndërtimin e shtetit ligjor, funksional, ndërkohë, propaganda serbe, nuk zgjedh mjete për t’i penguar, dëmtuar proceset e shtet ndërtimit të fqinjit të saj, Kosovës. Në frymën e kundërshtimeve, jo vetëm të njohjes së pavarësisë së Kosovës, jo vetëm të njohjes së integritetit dhe sovranitetit territorial të Republikës së Kosovës, shteti fqinj, Serbia, nuk zgjedh mjete që të ndërhyjë në punët dhe në zhvillimet e brendshme të vendit tonë. Serbia, me veprime institucionale, krejt në mënyrë të hapur dhe e pa penguar nga askush po e përdor komunitetin pakicë serb, veçmas ata në pjesën veriore të Mitrovicës që të pengojë ecjen përpara të shtetit të Kosovës. Por, Serbia, në bashkëpunim e edhe me miq e aleat të saj historik, po ashtu nuk pushon të përdor, propagandën si mjet të fushatës manipuluese, luftës politike për qëllime të saja hegjemoniste ndaj Kosovës. Propaganda politike, e sajuar dhe e lëshuar në veprim , gjithnjë sipas traditës serbe, pra, kundër kombit shqiptar dhe jo vetëm kundër shtetit, udhëheqjes tonë dhe ish Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, është e njohur dhe historikisht e ditur. Sa për ta ilustruar traditën serbe dhe afinitetin e qeverive serbe për të sajuar propagandë antishqiptare, po citojmë ideologun e nacionalizmit modern serb, akademikun Dobrica Qosiq i cili shkruan :” Rrena është formë e patriotizmit tonë dhe dëshmim i inteligjencës sonë të lindur. Gënjejmë në mënyrë kreative, me imagjinatë dhe me invencion”.
Në këtë referencë të akademikut serb duhet kërkuar rrënjët e qëllimeve propaganduese dhe thellësisht antishqiptare të Raportit të hartuar nga parlamentari zviceran i Asamblesë së Këshillit të Evropës, z. Dick Marty. Raporti i parlamentarit Marty, i cili akuzon udhëheqës të ish Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për pjesëmarrje në gjoja, trafikim të organeve njerëzore gjatë periudhës së luftës së Kosovës (1998-1999 ) në thelb është i ideuar, i sajuar mbi formulat e propagandës serbe/sllave. Raporti, siç del edhe nga shumë reagime jo vetëm të institucioneve shtetërore të Kosovës dhe të Shqipërisë në tërësi është i pa bazuar në fakte, në prova apo në realitet. Raporti si i tillë, që për objektiv e ka përdhosjen dhe diskreditimin moral të luftës çlirimtare, anti-koloniale të popullit të Kosovës është i motivuar politikisht, ndaj qartësisht ia mban anën Serbisë dhe aleatëve të saj që ishin dhe vazhdojnë të jenë kundër pavarësisë së Kosovës. Madje, do të thoshim se përmbajtja aq denigruese e Raportit të parlamentarit Marty përbën abuzim të thellë të drejtpërdrejt me autoritetin e Këshillit të Evropës dhe, si i tillë nuk pasqyron frymën e përgjegjshmërisë, besueshmërisë dhe të maturisë që e përçon, e përcjellë Këshilli i Evropës.
Lexuesit evropian t’ia rikujtojmë faktin se, që në vitin 2004, Gjykata Ndërkombëtare për Krimet e Luftës në ish- Jugosllavi, si i vetmi organ ndërkombëtar ligjor, i kualifikuar dhe i mandatuar për të hetuar krimet e kryera në hapësirat e ish- Jugosllavisë , i kishte hedhur poshtë pohimet e Dick Marty se në Shqipëri dhe në Kosovë është kryer trafik organesh, duke i cilësuar ato pretendime si të pa bazuara në prova, dëshmi dhe fakte. Raporti i z. Marty thekson ndërsa se, gjoja, shteti shqiptar, Republika e Shqipërisë nuk ka bashkëpunuar. Por, e vërtetat është se, siç u deklarua edhe Ministria e Jashtme e Shqipërisë, pretendimet e tilla”...janë krejtësisht të pa vërteta, spekulative dhe shpifëse. Institucionet e Republikës së Shqipërisë kanë bashkëpunuar ngushtë me grupin hetimor të Gjykatës Ndërkombëtare për Krimet në ish Jugosllavi në vitin 2004 dhe i kanë ofruar bashkëpunim të plotë edhe vetë z. Marty gjatë vizitës së tij në Shqipëri në vitin 2009”. Pra, z. Marty, për të cilin deputeti i Partisë Popullore Evropiane në Parlamentin Evropian, Bernd Posselt, ( në intervistë dhënë radios “ Deutsche Welle) thotë se është “ një demagog” thjesht dhe për qëllime propagandistike , të sojit të makinerisë propaganduese serbe, vazhdon të sajojë, të përpilojë raporte mashtruese të mbështetura nga shërbime të caktuara, madje, të formuluara, pse jo, edhe për qëllime gjeo-politike. Z. Marty dhe bashkë mendimtarët e tij, sikur kanë harruar se, është e lehtë të ngresh gjykime, akuza pas opinioneve, pas direktivave të qendrave të caktuara politike, ndërkohë që, kur opinionet janë ideuar, ngritur mbi opinione atëherë e vërteta nuk mund të vërtetohet. Metodologjia prej hetuesi ka si parim prova dhe dokumente të dorës së parë, faktike, dhe jo opinione që dalin nga bota e spekulimeve dhe e propagandës politike. Ndaj, publiku shqiptar po të mos e njihte, z. Marti edhe më herët, si një kundërshtar i rreptë dhe i hapur i pavarësisë së Kosovës, do të mund të habitej se si është e mundur që një deputet i Këshillit të Evropës të del një shpifës i rëndomtë, i cili i inskenon ngjarjet sipas porosisë. Dhe, pjesë e skenarit të porosit bërësve të hartimit të këtij Raporti shpifës është edhe përllogaritja e saktë politike që ai të rikthehet si çështje politike e Këshillit të Evropës në kohë dhe në hapësirë të caktuar. Përse, fjala vjen, Raporti nuk u bë publik para mbajtjes së zgjedhjeve të lira të 12 dhjetorit 2010 në Kosovë, por tani, pikërisht kur edhe Beogradi po e pranon se, në bisedimet midis Kosovës dhe Serbisë nuk ka pritur dhe nuk ka dashur që udhëheqës i delegacionit të Kosovës të jetë z. Hashim Thaçi, sërish i mandatuar për kryeministër të ardhshëm.
Sidoqoftë, pretendimet e falsifikuara, skandaloze të z. Marty dhe të bashkëmendimtarëve të tij, Kosovës dhe mbarë popullit shqiptar do t’i rrinë si shpatë e Demokleut përderisa, në nivelet më të larta të drejtësisë, ndërkombëtare, evropiane të mos hedhen poshtë, me argumente, dëshmi dhe me prova akuzat, shpifjet, trillimet tendencioze, shumë të dëmshme të autorit të Raportit të aprovuar në Komisionin e të Drejtave të Njeriut të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës. Të gjitha argumente, provat, drejtësia janë në anën e Kosovës, sepse, është Serbia ajo e cila ka zhvilluar luftë pushtuese, është Serbia ajo e cila që 100 vjet ka bërë gjenocid ndaj popullit të Kosovës, është Serbia ajo e cila ka pasur struktura kriminale shtetërore gjatë luftës së Kosovës, është Serbia ajo e cila vazhdon t’i fshehë krimet dhe kriminelët e luftës, është Serbia ajo e cila, nëpër fushat dhe malet e saja vazhdon t’i fshehë trupat e pajetë të shqiptarëve të vrarë, është Serbia ajo e cila me çdo kusht po përpiqet ta destabilizojë Kosovën dhe ta rrënojë pavarësinë e shtetit më të ri në botë.
Populli i Kosovës ndërsa, nën udhëheqjen e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës zhvilloi luftë për çlirim nga sundimi serb, prandaj edhe u përkrah nga Aleanca Veri – Atlantike dhe mbarë bota demokratike. Në atë luftë çlirimtare, Ushtria Çlirimtare e Kosovës jo vetëm që, në asnjë rast nuk bëri krime lufte, por, gjithashtu nuk e cenoi as integritetin dhe sovranitetin territorial të Serbisë, duke dëshmuar botërisht se, po zhvillonte luftë për liri dhe jo për pushtim të territoreve apo të popujve tjerë siç e kishte bërë Serbia.

Shkrimi është botuar së pari në revistën gjermane të Këlnit “Globalia Magazine”

Akuza e deputetit demokrat, Alibeaj: Edi Rama, shpif dhe trillon kundër shqiptarëve si Dick Marty

Akuza e deputetit demokrat, Alibeaj: Edi Rama, shpif dhe trillon kundër shqiptarëve si Dick Marty

Partia Demokratike i konsideron shpifjet dhe trillimet e pazakonta të Edi Ramës të ngjashme me ato të raporterit zviceran në Këshillin e Evropës, Dick Marty. Deputeti i PD-së, Enkelejd Alibeaj, tha se për asnjë moment kryetari i socialistëve s’ka kërkuar hetimin e zgjedhjeve, pasi ai e di shumë mirë që më 28 qershor mori ndëshkimin e merituar, humbjen e zgjedhjeve. Edi Ramaka një vit e gjysmë që refuzon hetimin. Ai nuk e do hetimin sepse e di që është humbësi më i madh i zgjedhjeve. Ai nuk e do hetimin sepse nuk ka asnjë provë për manipulim të rezultatit. Ky zotëri, njësoj si Dick Marty shpif dhe trillon pa prova”- u shpreh deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj. 
...

Teoria Gopher. per peradhjen e njeriut

Një grup arkeologësh izraelitë bëri të ditur mëngjesin e sotëm se ka gjetur provat e para për ekzistencën e një njeri modern në kohët e lashta, teori që mund të hedhë poshtë të gjitha spekulimet për prejardhjen e homo sapiensit.

Lajmi i publikuar sot në një të përditshme të vendit hebre, është veçanërisht i gëzueshëm për Vatikanin dhe besimet fetare në përgjithësi, pasi ato kundërshtojnë fuqimisht çdo teori të evolucionit.

Një grup i Universitetit të Tel Avivit ishte duke gërmuar në qendrën e Izraelit, kur zbuloi në një shpellë mbetjet e njerëzve të lashtë pothuajse 400 mijë vjet, të cilit kishin një pamje pothuajse identike me njeriun e sotëm.

Përpara këtij zbulimi, njeriu më i vjetër i gjendur daton dy herë më i ri, rreth 200 mijë vjet më parë. “Është shumë emocionuese të mbërrish në këtë përfundim”, deklaroi arkeologu Avi Gopher, i cili ekzaminoi rezet X dhe skanimet e avancuara që kanë si qëllim të zbulojnë moshën e zbulimeve nga gërmimet.

”Eshtë e qartë që kërkime të reja duhet të bëhen për të verifikuar gjithçka, por nëse ajo që ne mendojmë është e vërtetë, atëherë do të hedhë poshtë të gjithë teoritë ekzistuese për evolucionin”, theksoi Gopher.

Sipas teorisë së pranuar shkencore, njerëzit e parë modernë migruan nga Afrika në kontinentet e tjera. Nëse teoria e arkeologëve izraelitë do të vërtetohet, atëherë bota shkencore do të jetë e detyruar të pranojë se njerëzit e parë kanë jetuar pikërisht në Izrael.

Horoskopi 2011, zbuloni fatin tuaj

Horoskopi 2011, zbuloni fatin tuaj
Si do të jetë viti 2011 për ata që kërkojnë të gjejnë njeriun e tyre të jetës? Po për ata që shpresojnë të kenë më shumë fat, të gjejnë një punë më të mirë apo të fitojnë më shumë para? Horoskopi për 365 ditët e ardhshme mund të zbulojë pak nga ajo që do të na ndodhë duke nisur nga 1 janari.
Dashi – Duhet të mbështetet në intuitën e tij. Yjet favorizojnë një plan të ri dhe ndryshime të mëdha duke nisur nga vera deri në dhjetorin e 2011-s.

Demi – Duhet të mbështetet në fuqitë e tij, që e kanë shndërruar në një prej shenjave dominante. Probleme do të shfaqen në aspektin profesional dhe ato mund të zgjidhen vetëm me këmbëngulje dhe shumë energji.

Binjakët – Priten ndryshime në jetën personale. Shumë prej të lindurve të kësaj shenje do të takojnë partnerin e duhur. Nuk duhet të keni frikë për të marrë iniciativa, fati do të jetë në krahun tuaj.

Gaforrja – Mënyra e vetme për të patur sukses është duke u mbështetur në punën e grupit. Do të ishte mirë që të besonit më shumë në fjalën e të tjerëve.

Luani – Duhet t’i kujtojë vetes në momentet e nervozizmit se vetpërmbajtja është një veti e çmuar. Diçka e vështirë për Luanin është të mbështetet tek njerëzit e tjerë, por në vitin pasardhës fati nuk do të favorizojë ata që do të punojnë të vetëm.

Virgjëresha – Një vit shumë i mirë. Të lindurit e kësaj shenje do të jenë në gjendje të rifitojnë besueshmërinë me të tjerët. Ndryshime në jetën personale dhe përmirësim i gjendjes financiare.

Peshorja – Një vit i mirë për ata që kanë lënë punë përgjysmë në 2010-n. Projektet e reja gjithashtu do të jenë të favorizuara.

Akrepi – 2011-ta rrezikon të jetë një test i vërtetë, që mund të kalohet me humbje minimale vetëm maturi dhe vendime të peshuara mirë.

Shigjetari – Do të provojë një numër ngjarjesh të paharrueshme dhe pothuajse të gjitha do të jenë me përmbajtje pozitive.

Bricjapi – Fati do të favorizojë ata që kanë projekte në kokë, ndërsa suksesi do të shoqërojë jetën profesionale.

Ujori – Mund të çlirohet prej pengjeve të së shkuarës dhe të ndiejë në vetvete atë aftësi që e bën të ketë vetbesim në jetën profesionale.

Peshqit – Do të shkëlqejnë dhe fitojnë shumë simpati nëpërmjet sharmit të tyre. Një kohë e mirë për karrierat, por vetëm për ata që janë diplomatë të aftë.

“Marty” pengoi anëtarësimin në KiE

“Marty” pengoi anëtarësimin në KiE
Raporti i parlamentarit të Këshillit të Europës, Dick Marty pengoi anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Europës.
Qeveria në largim e Kosovës, sipas zëvendësministres së Jashtme, Vlora Çitaku kishte bërë të gjitha përgatitjet për të aplikuar në këtë institucion për çka kishte siguruar edhe numrin e shteteve që do të votonin pro anëtarësimit.

“Meqë edhe numerikisht ne kishin shumicën për aplikim dhe anëtarësim, një raport i tillë padyshim që do të ketë efekt të drejpërdrejtë në shtyrjen e aplikimit tonë në KiE, por do të ketë efekt edhe në njohjet kryesisht nga pesë vendet e BE-së”, është shprehur Çitaku.

Teksa flet për punën e Ministrisë së Jashtme në fund të vitit, por edhe në fund të mandatit të qeverisë, zëvendësministrja e Jashtme Çitaku pranon se nuk janë realizuar pritjet e qeverisë për sa i përket numrit të njohjeve, sidomos pas opinionit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë.

“Ne nuk jemi të kënaqur me dinamikën e njohjeve që nuk është në proporcion me përpjekjet që bën Ministria e Jashtme si dhe me koordinimin e fuqishëm që kemi me partnerët tanë ndërkombëtarë”, tha Çitaku.

Diplomacia kosovare vazhdimisht ka qenë e kritikuar nga shoqëria civile për një strategji të dobët për sa i përket proçesit të njohjeve.

Ajo nuk arriti të realizojë premtimin e qeverisë për njohjen e Kosovës nga 100 shtete, çka do t’i siguronte shtetit vendin në OKB.

Numri i njohjeve për pavarësinë e Kosovës është 72. Më i zbehtë duket viti 2010 në të cilin Kosova është njohur nga vetëm 8 shtete. 

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...