Agjencioni floripress.blogspot.com
2011/02/01
Sharl Bodleri i gjorë!
Nuk di më çka merresh dhe ç’ke botuar, mik i dashur.
Nuk di më çka merresh dhe ç’ke botuar, mik i dashur. Ndiej dhembje për ty që ende një libër tëndin të përkthyer nuk e kam parë në vitrinat e librarive të metropoleve, megjithëse vazhdon të derdhësh para dhe t'u bashkohesh ca mediokërve të kasabasë sonë që nuk prajnë duke derdhur lekë pas famës. ... Ndoshta Ti beson ende se me intriga do të bëhesh dikushi. Kam frikë se vrapi do të të lëshojë një ditë e ne ç’do bëjmë pa ty, me kë të argëtohemi? Do ishte mirë t'i kthehesh vetes e të mos merresh me gjëra që nuk të kanë hije. Ti je aq i njohur në botën tonë të vogël sa nuk habitet kush me turrin tënd të kampionit. Nuk dua të merrem me etikën tënde. Në të ndarë, dua të pyes: Ç'bëre Ti për Esad Mekulin? Unë, ndërkaq, kam botuar dy përzgjedhje nga opusi i tij: një për shtëpinë e njohur botuese, “Toena”, nga Tirana dhe tjetrën në ASHAK, kam ca shkrime diskursive për të, i kam kushtuar dhe poezi qëkur isha i ri. Esad Mekuli që në vitin 1968 kishte përkthyer një libër timin në gjuhën e popujve të ish-bashkësisë, në disa antologji ka vënë poezitë e mia, por ajo që më ka nderuar më së shumti është poezia që ma ka dedikuar dhe këtë nuk do ta harroj kurrë: Ai vërtet ishte engjëlli im mbrojtës, por krahët e tij nuk kishin arritur ta mbronin edhe Shaip Beqirin (Sharl Bodleri) të gjorin, se nuk kishte bërë asgjë. Esad Mekuli njihet si autor i disa antologjive të botuara. Por, miku im i dashur, nuk të kam hasur në asnjërën. Pakënaqësinë tënde e kuptoj, por më tmerron shpëlarja e kujtesës sate. Harron së krijuesi vazhdimisht e shkruan veprën e vet dhe i kthehet shpesh, shkaku i ndonjë fjale, rime apo imazhi. I paske harruar variantet e Lasgushit, Mjedës e shumë të tjerëve. I lexoja fjalët e tua dhe vëreja së Ti nuk mund të jetosh pa intriga. Ato janë produkte të mentalitetit tënd fisnor dhe primitiv... Do të shkruaj prapë se dua të të kthej në jetë e të lë ndonjë fletë të bardhë ku do e hedh dhembjen time për ty dhe për ata që mbetën rrugëve të Evropës. Besoj se do të bëhet mirë shoku Shaip, do t’i kujtojmë protestat dhe ngujimet në pallatin e “Rilindjes”, në mbrojtje të fjalës dhe të librit shqip. Nëse ta kam zënë udhën unë, mik i dashur, nuk di pse merresh edhe me Kadarenë? Lexues i dashur, nën katin e nëntë të edicionit të “Rilindjes”, e kishim një mik, i cili kënaqej kur e quanin me shaka Sharl Bodler. Fatkeqësisht, tani ai vazhdon të përsosë zanatin e vet: intrigën! Unë nuk kam kohë më dhe as nuk dua të merrem me sojin e tij, sepse të gjitha shkrimet që ky karafil ua dërgon redaksive, m'i sjellin miqtë e mi, ku e shoh mjerimin e tij. Më çudit diç, si në Evropë ky Sanço Panço, sillet, duke u shitur mend përkthyesve të rastit dhe mendimtarëve të tij të paktë! Shihemi mik i dashur diku në Berlin, nëse të kanë ftuar ose mund të më gjesh edhe në Bruksel, ku edhe atje ka zënë të luhet loja me çibrita! Ik, tani në Lesbos.
nga Vera Pelaj :Koha kur i thurnim poezi Titos
Podrimja: Përballemi me krim kulturor!
“Unë, para se të merresha me shkrime, merresha me sport. Isha notues, një ndër më të njohurit, jo vetëm në Kosovë, por edhe jashtë Kosovës. Por, unë rastësisht kam hyrë në letërsi. Një mik imi shkruante poezi dhe ai vinte të më shihte mua kur kërceja nga shkëmbinjtë e lartë, nga lartësitë e mëdha. Një ditë më thotë: “Po shkruaj poezi”. Unë i thashë: “Mirë, edhe unë një ditë do të shkruaj poezi”. Dhe ashtu ndodhi. Ishte ajo poezia e parë që poeti nga Kosova, Ali Podrimja, e rrëfen, se e botoi tek “Jeta e re” në numrin 4, në vitin 1957. Prej atëherë, Podrimja nuk e ka lënë poezinë, nuk është hedhur ndonjëherë në prozë, por është një nga publicistët më aktivë të letrave shqipe. Qëndrimi në eseistikën e tij është politik, kombëtar dhe kulturor. Është një pasqyrë si respektohet gjuha dhe morali njerëzor brenda territorit nacional të një vendi, nga ku nis kultura si integrim.
Cila kohë është koha e fillimit të shkrimeve?
Kam filluar të shkruaj që në vitet ‘60. Poezinë e parë e kam botuar në revistën letrare “Jeta e re”, në numrin 4 të saj, në vitin 1957. Por, puna ime më e dendur dhe që ishte më e vrullshme, fillon nga vitet ‘60. Atëherë isha nxënës i gjimnazit të Gjakovës dhe më kujtohet si sot, pas disa numrave që ishin botuar te “Jeta e re”, që mbarte Esad Mekuli, të cilin unë e kam quajtur në shkrimet e mia diskurseve edhe “Engjëlli im mbrojtës”, më luti të dërgoja një poemë për Kosovën. Unë vetëm e kisha shkruar poemën, e cila kishte hasur në keqkuptim te organet e pushtetit të atëhershëm. Dhe kështu, ata i kishte kapur tmerri, shkaku i një vargu, i cili gjendet në poemë: “Kosova është gjaku im që nuk falet”. Do të thotë, para 50 vjetëve, e kisha thënë këtë varg dhe si nxënës isha bërë problem për shtetin e atëhershëm. Prandaj, atë kohë, vështirë se do ta harroj ndonjëherë, sepse ishte me shumë të papritura.
Me çfarë problemesh u ballafaquat për shkak të shkrimeve tuaja në atë kohë?
Problemi kryesor ishte poema, por pas poemës kisha botuar edhe disa poezi të tjera. Posaçërisht problem më kishte sjellë edhe poezia “Bukuria”. Për këtë poezi më thoshin: “Kush është ai fqinji yt, që ende nuk e ke takuar?” Në atë poezi kisha një varg që thosha: “Zgjata dorën ta këpus lulen, mos, më tha fqinji im”. Fjala ishte për bukurinë dhe mirësinë në jetë, por ata (pushteti i atëhershëm) e kuptonin krejt ndryshe. Ata e kuptonin nga rrafshi politik dhe më thoshin se ke menduar për Shqipërinë. Unë nuk mund të thosha se ishte ashtu, sepse mund të dënohesha, ashtu siç kishin paraparë ata. Mirëpo, megjithatë mua më përjashtuan nga gjimnazi dhe unë u detyrova që privatisht ta mbaroja gjimnazin “Hajdar Dushi” në Gjakovë.
Drejtori im i shkollës ishte Ibrahim Zherka, i cili ka qenë një njeri zotëri, historian dhe njeri diplomat. Më bëhej se ai më lexonte në sy dhe përgjigjet e mia atij i pëlqenin. Atij i pëlqente që unë dëshiroja t’ju bishtnoja gjërave më të këqija. Posaçërisht ra në hall Esad Mekuli, sepse Komiteti Krahinor i atëhershëm e kishte ftuar në bisedë informative dhe e kishte pyetur për poezinë time. I kishin thënë: “Çka është kjo poezi, çka është ky varg: “Kosova është gjaku im që nuk falet”, sa vjet i ka ai poet që e ka shkruar...?” Esadi ishte përgjigjur se është djalë i ri dhe kishte treguar që jam gjimnazist. Mirëpo, komiteti në atë kohë kishte thënë se ky poet nuk mund të jetë gjimnazist dhe se nëse është kështu, ai gjimnazist nuk meriton që ta vazhdojë shkollën më tutje. Ai qenka njeri i revoltuar, rebel etj., etj.
Pas atyre bisedave, Esadi arrin në Gjakovë dhe gati sa nuk qante. Unë i kërkova falje dhe i thashë: “Më fal baca Esad, unë ashtu e shoh dhe mendoj se “Kosova është gjaku im që nuk falet”. Të tjerët mund të thonë që Kosova nuk është gjaku i tyre, por gjaku im, është”. Ai filloi të shqetësohej dhe më tha: “Nëse më dëgjon, nëse më kupton dhe nëse dëshiron që “Jeta e re” të mos mbyllet, a bën ta shkruash një vjershë për Titon?” Unë buzëqesha dhe i thashë: “Baca Esad, unë nuk kam qenë në luftë dhe as jam takuar me Titon. Nuk e di as çka të shkruaj”. Ai më tha se do të jetë mirë edhe për ty dhe se do të shërbejë poezia për Titon ty, edhe si mbrojtje. Më kujtohet se me të ishte edhe Nehat Islami. Nehatin e donte shumë dhe të dy bashkë kishin ardhur te unë në Gjakovë, me qëllim që të më bindnin që të shkruaja një poezi për Titon. U thashë se nuk di ta shkruaj atë poezi. Esad Mekuli më tha: “Shkruaj ti tre-katër rreshta e unë i rregulloj”. I thashë se atëherë nuk është poezia ime. Më tha: “Të lutem, ose duhet ta shkruash një poezi për Titon, ose përndryshe do të na mbyllin revistën “Jeta e re””. Atëherë ishte gjallë Dushan Mugosha.
Në atë kohë, dëgjoheshin nga pak edhe shqiptarët, por ai i kishte nën komandë të gjithë. Baca Esad nga ai kërcënohej, por unë bacës Esad i thashë: “Për besë nuk di të shkruaj poezi për Titon”, por ai më tha: “Për hatrin tim, duhet ta shkruash”. U binda dhe e shkrova poezinë, por jo aq të gjatë. Dhe ai më tha se do t’ia vinte titullin vetë. I thashë, mbasi ndodhi kjo punë me poemën time dhe pasi dëshiroj që unë të mos jem shkaktar për mbylljen e revistës “Jeta e re”, po e vë në peshojë edhe nderin tim dhe i thashë se unë nuk mund t’i shoh lotët e tu. Më tha: “Mirë, dhe kështu do të bëjmë”. Mirëpo, ajo poezi në gjuhën shqipe kishte kaluar shumë mirë dhe udhëheqësit shqiptarë thoshin për mua se ky qenka djalë i mirë, ne i paskemi ra në qafë etj., etj. Por, poezia ime përkthehet në gjuhën serbe, me rastin e ditëlindjes së Presidentit të atëhershëm të Jugosllavisë, Titos. Ata duhej patjetër të shihnin se çka kanë shkruar shqiptarët, sllovenët, kroatët, maqedonët etj. dhe bëjnë një antologji. Në atë antologji, e përkthejnë edhe poezinë time.
Poezi për Titon kishte nga të gjithë poetët e Kosovës, duke u nisur nga Enver Gjergjeku, Rrahman Dedaj e nga të gjithë, sepse koha ishte e tillë dhe nuk mund t’i bishtnoje punës atëherë, sepse në atë kohë, themelohej edhe Universiteti, krijohej edhe Akademia e shumë institucione të tjera e të vinte turp ta pengoje, prandaj është dashur që në njëfarë mënyre, të bësh lojë edhe me fatin tënd, edhe me fatin e shoqërisë. Dhe, e marrin atë poezinë time për Titon, e analizojnë dhe përsëri thonë se ky njeri është tallur me ne, sepse në poezi ka vargun “Trimi im”. Kur i drejtohesh dikujt me “Trimi im”, është pezhorativ dhe ata thonë se ky i thotë Titos “Trimi im”. Sekretari i Fadil Hoxhës më thotë: “Na trego pse e ke shkruar këtë poezi dhe këtë varg?!” Unë i pata thënë: “I kam thënë trimi im, asgjë tjetër”. Ai më thotë: “Jo, ky varg është shkruar në mënyrë pezhorative”. Unë iu përgjigja: “Jo, jo. Unë kam menduar se është trimi im dhe asgjë tjetër”. Dhe me kaq u mbyll ai proces rreth asaj poezie. Mirëpo, Esadin vërtet e kam pasur një “engjëll mbrojtës”, sepse ai më ka mbrojtur shumë shpesh dhe vërtet më ka ndihmuar shumë.
Deri tani na treguat për problemet që i keni pasur në të kaluarën për shkak të krijimtarisë suaj. A mund të keni probleme edhe tani, p.sh. me poezinë “Zero”, që e keni shkruar në vitin 2004, meqenëse edhe kjo poezi është për korrupsionin?
Krijuesi është turp të heshtë para korrupsionit. Është turp të heshtë para injorancës dhe para të keqes, që mund ta kaplojë shoqërinë. Kam përshtypjen, që ajo sindroma e Shqipërisë ka kaluar edhe tek ne. Tani ne na kanë kapluar këto “Zerot” e ato zero në realitet mund të ishin kafshatë e shumë njerëzve të varfër. Nuk ka asnjë funksionar sot, nga më i vogli e deri tek ai më i madhi, që nuk i ka disa makina. Ato makina janë bërë tmerr për opinionin, për ata që çdo ditë enden me duar në xhepa. E kjo është e turpshme. Mirëpo, krijuesi duhet ta luftojë këtë, duhet t’u tregojë njerëzve, kur një popull, siç jemi ne, ende kërkon veten, kur një shoqëri ende bredh në një hapësirë ballkanike dhe ende nuk e ka marrë veten në dorë, e jo të tregohesh një shoqëri e pasur, kur je një shoqëri e varfër.
Shikoni vetëm sa universitete private janë ndërtuar këtu e ndërtimi i gjërave private ka vetëm qëllim përfitimin e asgjë tjetër. Studentët më të dobët janë nëpër universitete private. Por edhe profesorët në universitetin shtetëror janë të hutuar, sepse ngasin edhe nëpër universitete private, në të gjitha anët, sepse ngasin për përfitime. Unë shoh shumë intelektualë që janë në nivel e që kanë emër, por ata nuk bëjnë ashtu, sepse turpërohen pikësëpari nga familja e vet dhe nga vetë populli.
UÇK-ja e ka pasur për betim vargun tuaj “Kosova është gjaku im që nuk falet”. Si e ndieni veten për këtë nder?
Për mua ky ka qenë nder, sepse shumë nga ata të rinj që dolën nëpër male dhe kapën pushkët për ta mbrojtur dinjitetin dhe Kosovën, i kam njohur. Për mua është interesant edhe një rast në Tiranë, ku ishte mbajtur një demonstratë e madhe në vitin 1998 për lirinë e popullit të Kosovës. Dritëro Agolli, siç e ka zakon ai me atë humorin e vet, më tha: “Ali, na ke bërë telashe”. E pyeta: “Për çka?” Më tha: “Qindra vetë e kanë mbajtur vargun tënd lart dhe kanë bërtitur: “Kosova është gjaku im që nuk falet”. Unë i thashë se nuk kanë bërë gabim, mirë kanë bërë. Edhe i thashë, ky është nder për mua. Edhe ky varg imi që ka qenë për betim të luftëtarëve të UÇK-së, është nder për mua.
Në cilësinë e poetit kombëtar, ju e keni përfaqësuar poezinë kosovare nëpër festivale të ndryshme. Një ndër këto festivale ka qenë edhe Festivali Interkontinental i Artit dhe Letërsisë. Cili ishte roli juaj në këtë festival?
Unë kam qenë në shumë manifestime të tilla dhe kam pasur shumë takime me poetë. Në takime të tilla, çdo krijues mund të kontribuojë për çështjen shqiptare. Mund të kontribuojë për shumëçka, mirëpo takimet e Mediteranit janë ndër takimet më të mëdha që mbahen çdo vit në Evropë. Aty kanë marrë pjesë edhe miqtë e mi: Fatos Arapi, Agron Tufa, Visar Zhiti etj. Më ftuan dhe unë shkova.
Kishit thirrje direkte nga Roma?
Po, direkte. Mirëpo, ishte shumë qesharake për mua, që në ato takime ishte edhe nobelisti kinez, për të cilin unë kisha shkruar shumë keq. Inatosesha se si një krijues kinez, për të cilin nuk kisha dëgjuar kurrë, ishte nderuar nga Stokholmi me çmimin “Nobel”. Dhe duhet ditur se secili intelektual duhet ta mbrojë intelektualin e vet, e jo t’i shkelë vlerat e veta. D.m.th. është e turpshme. Unë edhe sot kur i shoh intelektualët që grinden mes vete, mua më vjen turp, sepse ne secili kontribuojmë në mënyrën tonë për çështjen kombëtare, për kulturën kombëtare dhe për afirmimin tonë. Ato takime kanë rëndësi shumë të madhe për afirmimin e secilës kulturë, të secilës letërsi. Kryesisht aty tubohen letërsitë e Mesdheut, mirëpo ftohen edhe poetë nga Kina, nga Vietnami, nga Australia, nga Amerika.
A do të mund të organizohej në Kosovë një festival i poezisë? Çfarë është Festivali Interkontinental i Artit dhe Letërsisë në Romë?
Ne kemi pasur Mitingun e Poezisë që është mbajtur afër 50 vjet në Gjakovë dhe mbahet ende. Por, krijuesit filluan të grindeshin mes veti. Ka mbetur Lidhja e Shkrimtarëve të Kosovës, por u formua edhe Pen Qendra e Kosovës. Realisht, organizator i Mitingut të Poezisë në Gjakovë ka qenë klubi letrar “Gjon Nikollë Kazazi”. Atëherë Gjakova ishte shumë e fortë ekonomikisht dhe Gjakova e financonte, mirëpo e ndihmonte edhe Ministria për Kulturë. Tani më duket se janë harxhuar fjalët në mesin e krijuesve, u harxhuan xhepat dhe pasuria për të mbajtur një manifestim të tillë.
Tani vazhdimisht manifestimet tona duken të zbehta. Nuk të merr malli edhe të marrësh pjesë, sepse nuk e kanë atë bukurinë që e kanë pasur dikur. E mbaj mend që atë kohë vinin poetë jo vetëm nga Kosova e Shqipëria, por edhe nga e tërë bota. E tani shkaku i mjeteve, nuk kemi mundësi t’i thërrasim. Tani mblidhen vetëm poetët e Kosovës, ata që dëshirojnë të shkojnë. Përndryshe, jeta letrare në Kosovë vjen vazhdimisht duke u varfëruar. Dhe kjo është një nga të zezat më të mëdha, që e ka plagosur letërsinë shqipe.
Sa jeni i kënaqur me Ministrinë e Kulturës, me atë që u ofron shkrimtarëve?
Ministria e Kulturës, mirë që ekziston dhe mirë që ka njerëz të kulturës aty, por Ministria e Kulturës duhet të ketë edhe mjete më shumë. Mjete më shumë, sepse nëse kjo ministri nuk financon revista, nëse nuk financon fletushka letrare, nëse nuk financon manifestime të ndryshme letrare, nëse nuk i ofron dhe i bashkon krijuesit, atëherë nuk është në funksion të kulturës. Kjo ministri kurrë nuk ka pasur më pak para se tani. D.m.th., shumicën e mjeteve që i marrin ata, i shfrytëzojnë për të paguar personelin që punon aty. D.m.th. mjetet e tjera që mbesin aty, janë të pakta për një zhvillim normal të kulturës në përgjithësi tek ne.
Nga këndi juaj, si e keni shikuar polemikën Qose-Kadare?
Ajo polemikë që ka ndodhur në mes këtyre dy krijuesve, ndoshta ata i ka dëmtuar më së shumti, sepse ka qenë shumë e acaruar dhe një polemikë e tillë ka ndodhur një kohë kur Kosova ende nuk e kishte shpallur pavarësinë dhe nuk dihej ende se çka po bëhej me të. Ndoshta do të ishte më mirë të heshtnin, mirëpo ata të dy janë krijues dhe e kanë thënë mendimin e tyre. Është mirë që e kanë dhënë mendimin e tyre, mirëpo nuk është mirë kur e shkelin njëri-tjetrin. Kjo është më e dhimbshme.
Sa jeni i kënaqur me poetët e rinj?
As poetët e rinj nuk kanë sot hapësirë ku mund të botojnë dhe ku mund të paraqiten, për arsye se mungon shumëçka. Mua më vjen keq që shumica e poetëve të rinj bredh në margjina. Nuk gjen vend, sepse nuk i ofron shoqëria. Shoqëria është fajtore për këtë dhe shumëçka tjetër. Shoqëria duhet ta dijë se një popull duhet ta ketë një kulturë të madhe. Me atë kulturë duhet t’u prijë edhe shumë programeve kombëtare dhe t’u prijë edhe shumë projekteve kombëtare. Nuk mund të bëjnë projekte kulturore njerëzit që janë jashtë sferës së kulturës.
Tropoja me dy heronj, sot Azemi, dje Bajram Curri
Shtatorja e Azemit, përballë heroit Bajram Curri
18 vjet pas vrasjes, italianët i ndërtuan një bust në Palermo gjykatësit të famshëm që u përballë deri në vdekje me mafian, Giovanni Falcone. Tropojanët kanë vendosur t’i ngrenë një madhështi të tillë birit të tyre, Azem Hajdari. Tropoja me dy heronj, sot Azem Hajdari, dje Bajram Curri. Busti i heroit të demokracisë do të vendoset përballë atij të Bajram Currit që luftoi dhe dha jetën për bashkimin e trojeve shqiptare. Të dy i përkasin Malësisë së Gjakovës. Së shpejti monumenti prej bronzi i Azemit do të shfaqet gjigand, i rrethuar nga lartësitë e Shkëlzenit dhe Jezercës. Rreth tij do të mblidhen të gjithë: familjarët, miqtë, shokët, politikanët pikërisht në qytetin e lindjes, në Bajram Curri. Është një projekt i Bashkisë së Bajram Currit, qyteti ku Azem Hajdari lindi dhe u rrit dhe më pas i dha krenari e bashkë me të edhe historinë që ai krijoi në kohën më të vështirë për shqiptarët. Bashkëqytetarët e Azemit, të mbështetur nga qeveria e Kryeministrit Sali Berisha, edhe ai bir i trevës së Malësisë së Gjakovës, kanë vendosur ta rikthejnë Azemin në vendlindje. Aty ka shtëpinë, ku hodhi hapat e parë dhe mësoi për jetën... Një shtatore për të në qendër të qytetit, aty historia shkon bashkë me të, rreth madhështisë së këtij njeriu të thjeshtë, jeta e të cilit ishte shembull i pasionit për punën, për detyrën, për të vërtetën, për drejtësinë. Por, atë natë të 12 shtatorit të ‘98-s, kundër tij lëvizën mafiozët dhe i gjithë moçali i pushtetit komunist. Të dyja palët e urryen për vdekje. Azemi lindi në Tropojë, në vitin 1963, në një kohë diktature të rreptë, të një lire të rrethuar brenda hekurave të regjimit hoxhist, ku jeta zhvlerësohej si një gjethe ahu... Rrezikim i ngjante atij honi të thellë ku diktatura komuniste përgatiste të hidhte lirinë e ëndërruar e të masakruar të shqiptarëve. Në atë kohë, Azem Hajdari ndiqte shkollën e mesme në qytetin e Bajram Currit. Ishte kohë e fataliteteve të mëdha, kohë e dhunës nga më të egrat në krejt Evropën komuniste-lindore. Fati i tij nuk mund të përzihej me diktaturën e kuqe, ndaj u vu në krye të lëvizjes studentore me datën 8 dhjetor të ‘90-s, vit kur studionte për drejtësi dhe ishte bërë baba i një foshnje të vogël. Dukej sikur parulla “Liri-Demokraci” kishte dalë prej gjoksit të Azem Hajdarit dhe ndiqej nga mijëra kryeqytetas. Ai udhëhoqi uraganin e madh deri në rrëzimin e diktaturës, por duke mos iu ndarë realizimit të plotë të lirisë në Shqipëri as ato ditë të protestave të mëdha, as në sallën e Parlamentit. Për rëndësisë e saj u foli shqiptarëve deri në shtëpitë e tyre, ku sa herë trokiti, i hapën dyert, nga Tropoja në Sarandë. Më 12 dhjetor 1990, të detyruar prej uraganit, por edhe prej revoltave antikomuniste që po vinin prej Evropës Lindore, pushtetarët komunistë mes shumë debatesh lejuan pluralizmin politik, përndryshe krijimin e Partisë Demokratike. Një kryesi e dalë prej mbledhjes së kësaj dite vendosi që deri në mbajtje të kongresit, Partia Demokratike të udhëhiqej nga kjo kryesi, në krye të së cilës u vendos Azem hajdari, që prej atij momenti e deri në fund të jetës së vet, biri i Tropojës mbajti mbi supet e veta krejt një rrjedhë të fuqishme antikomuniste, duke dëshmuar jo vetëm guximin për të luftuar, por edhe prirjet për ndërtimin e institucionalizimit të demokracisë së brishtë shqiptare. Dhe erdhën zgjedhjet e para pluraliste, prej të cilave Azemi u bë deputet i Shkodrës, por PD-ja nuk mundi t’i fitonte zgjedhjet në nivel kombëtar. Kandidatura e Azem Hajdarit në marsin e vitit 1992 fitoi në mënyrë të pakundërshtueshme ndaj socialistë komunistëve, në të njëjtën zonë. Populli martir i Shkodrës, jo vetëm i dha votën e vet studentit të dhjetorit, por edhe e siguroi atë se do ta kishte krah në çdo lloj uragani kundër komunizmit. Në Parlamentin e parë demokratik shqiptar, Azem Hajdari mbeti deri në fund zëdhënës i rindërtimit të shpresës shqiptare, çdo fjalë e tij ka kumtuar shpirtin e nacionalistit të ndershëm, të politikanit të mprehtë, të energjive të rralla studentore. Ai ishte ndër të parët deputetë shqiptarë që e ngriti problemin e madh të vëllezërve të Kosovës. Ideja e pavarësisë do të mund të gjeneronte zgjidhje të reja, për të çuar në fund të fundit tek rrëzimi i “Murit të Berlinit” që ndante shqiptarët mes tyre. Djali nga Tropoja që tashmë kishte mundur të krijonte legjendën shqiptare, ngriti zërin fort kundër veprimeve të Janullatosit në Shqipëri, si edhe kundër politikave greke që të hynte në bisedime serioze e korrekte me palën greke lidhur me pronat legjitime të çamëve, të cilët u dëbuan me dhunë prej pronave të tyre në vitet 1920-1924. Me të njëjtin guxim, me të njëjtën vendosmëri, Azem Hajdari nuk reshti as në Parlament edhe ndaj opozitës së atëhershme, atyre rudimenteve të bolshevizmit. Një betejë e pastër përmes së cilës kërkonte demokracinë e vërtetë, drejtësinë e pastër plot aspirata të reja. Edhe në zgjedhjet e viteve 1996-1997, Azem Hajdari zgjidhet sërish deputet, tashmë një lider i kurajos qytetare të popullit të vet. Në shtatorin e vitit 1997, Azemi u qëllua në sallën e Kuvendit të Shqipërisë nga një deputet socialist. Dora mbajti koburen për vdekje, por trupin e shëndetshëm veçse e gjakosi. I plagosur shkon sërish në Parlament, duke akuzuar në mënyrë të drejtpërdrejtë pushtetarët e majtë. Por, ata goditën sërish derisa e rrëzuan përdhe, me breshëri plumbash në një natë të errët, si ajo e 12 shtatorit të ‘98-s. Dora vrastare tashmë e dinte se ku fshihej zemra e dytë e Azem Hajdarit. Por tropojanët, bashkëqytetarët e tij, kanë vendosur ta ngrenë në piedestal, me pamjen e tij prej trimi, guximtari, shtatlartë si kreshtat e maleve të Malësisë së Gjakovës, me të cilën së shpejti do të gdhihet dhe ngryset çdo ditë...

Gjakova, qyteti që lindi nga dy lëkurë bualli
Violeta Murati, Gjakovë
Në kasabanë e Gjakovës, në Xhaminë e Hadumit, ku të huajt shijojnë turizmin e fesë 600-vjeçare; Çarshia e Vjetër 1 km, me 700 dyqane ka humbur shkëlqimin e zejes, mbijeton vetëm qeleshepunuesi
Një katolik, Jak Vulaj, i bindur edhe prej një prifti tjetër, i shiti tokën Aga Hadumit për dy lëkurë bualli për të ndërtuar një xhami. U ndërtuan dy xhami monumentale dhe dy hane, që ruhen edhe sot pas 600 vjetësh në Gjakovë. Kështu janë mbajtur në kujtesë të gjatë nami i këtyre dy burrave, të pandarë - e para gjë që thotë çdo njeri aty. Madje, thuhet se emri i qytetit u vu për nder të katolikut, duke u quajtur fillimisht Jakovë. Ndërsa në muret e oborrit të xhamisë, pak e nga pak nisi të dilte nga embrioni e të zhvillohej deri në qytetin e sotëm, prej lagjes më të vjetër, mëhallës së Hadumit, vendthemelimi i qytetit.

Xhamia e Hadumit bashkë me bibliotekën e saj të famshme, unikale, na tregojnë se u dogj gjatë natës së parë të sulmeve ajrore të NATO-s nga forcat paramilitare serbe, duke zhdukur kështu dokumentet e rralla që datonin që nga koha e themelimit. Sot nuk ka gjurmë djegieje, nga biblioteka kanë mbetur si dëshmi ca gurë të mëdhenj grumbull, asgjë tjetër. Në rreth 1 km Çarshia e Gjakovës është djegur dy herë prej serbëve, e ndërtuar dhe rindërtuar ka mbetur me të fundit zeje, atë të qeleshepunuesit. Seiti ka mbijetuar dhe na tregon se si ka ruajtur në breza plisin, i fundit. Në Çarshi sot nuk flitet më për zejtari; dogajat, a dyqanet, si i thonë ndryshe, janë mbushur me mallra turke dhe kineze e vështirë se ka shpresa, siç na thotë Seiti: “Të ringjallet shpirti i Gjakovës”.
Është e diel dhe dyqanet pa përjashtim janë mbyllur; respektohet, nuk mbahet mend qyshkur, pushimi i shenjtë!
***
Për të hyrë në Gjakovë, ka dy rrugë; që të dyja mbresëlënëse që heqin edhe nocionin psikologjik të kufijve: udhëtimi mund të jetë nga tuneli, pasi ke përshkruar një nga veprat më të fundit të qeverisë shqiptare, që tanimë ka emrin “Rruga e Kombit”, hyn në Kukës, Prizren dhe për më pak se një orë je në Gjakovë.
Ndërsa udhëtimi tjetër është nga Komani me traget, mespërmes Tropojës dhe për gjysmë ore mbërrin. Në doganë është një ndalesë “e vogël”; ndërsa në autobus ngjiti Zekë Çeku, kryetari i Shoqatës së Operatorëve Turistë për Kosovën, duke na u drejtuar se ishte “nikoqiri për pjesën e Kosovës”, pa kërkuar ndjesë, pa përshëndetur me tone arrogante hyn polici i doganës për Kosovën. Me rreptësi kërkon pasaportat, duke thënë se u ndalohet mediave televizive të filmojnë apo kush ka aparat të fotografojë në doganë! “Nëse nuk zbatoni urdhrin, edhe ju arrestojmë!”, - ishin fjalët e policit të doganës, prej të cilit në fakt prisnim diçka më miqësore!
Zeka, që iu ndal fjala në fyt, nuk guxoi të fliste më, vetëm se na udhëhoqi pas kontrollit në doganë drejt e në Çarshi të Madhe. Aty harruam këtë “inat” të doganierëve të Kosovës me ne shqiptarët e Shqipërisë.
Mikpritja e parë në Gjakovë bëhet në Çarshinë e Madhe, të famshme të Jaupajve. Është një kompleks godinash prej druri, gdhendur në karakteristikën e qytetit. Lokal dhe hotel - në Çarshinë e Jaupajve ushqimi është gjëja e parë që të prezantojnë. Në restorant janë shtruar në një tavolinë të madhe lloj-lloj gatimesh, ku sjellshëm nguten të thonë: E kemi në traditë pasurinë e ushqimit. Tavolina është plot, për çdo enë kanë ngulur nga një kunj të gjatë dhe ngecur në majë një fletë të bardhë me emrin e llojit të ushqimit. Kanë shtuar pak nga tradita orientale pikantet, ato me spec djegës, por në fakt nuk ndryshon gjë nga tradita e Shqipërisë, si fjala vjen, Tropoja, Peshkopia, Korça apo Kruja - të njohura për nikoqirllëkun.
Edhe në Gjakovë vëmendja e të gjithëve është te pritja e turistëve. Qytetin mund ta mësosh dhe në Çarshinë e Jaupajve nga fletëpalosjet e pafund që të lënë në dorë. Por, pasi ha drekë, mund të shëtitësh. Nëse je turist kureshtar, menjëherë do të hidhesh tek çarshia, rrugicat degë-degë që fshehin historinë më të vjetër të qytetit.
Elenora Çeku vjen me një frymë dhe me emocione na drejtohet se është hera e parë që po bën ciceronen për një grup shqiptarësh. Hera e parë edhe para kamerave. Ndjeshmërinë e ndal shpejt dhe thotë se Gjakova është një nga qytetet e saj, personalisht, më të preferuarit. Tregon sa i vjetër është qyteti i saj dhe me bindje thotë se prej kohëve të hershme kanë zbuluar fakte se ky qytet mund të jetë edhe antik, i njohur ndryshe me emrin Gabuleo dhe më vonë mori emrin që ka sot.
Më herët qyteti ka qenë si fshat dhe më vonë u bë kasaba, mirëpo deri në vitin 1582, rëndësi të madhe në zhvillimin e Gjakovës kishte Xhamia e Hadumit, që u ndërtua në vitin 1594-1595. Prej kësaj kohe vendalinjtë njohin si histori kur nisi Gjakova të lulëzonte dhe mori pamjen e qytetit: “Nga rrethinat e xhamisë, prej mureve të saj nisi të zhvillohej dhe të bëhej migrimi i banorëve nga fshatrat”, - tregon Zeka, mikpritësi ynë në Kosovë.
Bashkë me xhaminë vendet më të preferuara për turistët janë edhe teqeja e bektashinjve apo muzeu i çarshisë. Vendasit e kuptojnë se feja ku ato besojnë po bëhet një kuriozitet turistik për të huajt ndaj na thonë se “sidomos të huajt preferojnë të vizitojnë objektet e kulteve”.
Rruga e çarshisë pothuaj ecën me historitë e gjakovarëve. Gjithmonë ka një luftë aty mes katundarëve dhe me fshatarët e ardhur. Mbetje mentale nga zanafilla kur u bë migrimi i fshatrave dhe vendi u popullua, por më shumë sot gjakovarët e Çarshisë e lidhin me serbët, të cilët tregojnë se donin të bënin presion mes qytetit dhe fshatit. “Kështu që gjakovarët e sotëm nuk i duan fshatarët, duke i etiketuar të pakulturuar”, - na thotë Safet Mula. Ky që ruan i fundit dhe i vetmi traditën e zejes së qeleshes na shoqëron gjithë Çarshisë dhe në ndjenjë justifikimi për varfërinë që ka sot ky vend, por dhe traumën e një historie tragjike thotë: “Çarshia është kall dy herë, e para në vitin 1918. Serbët e rrafshuan dhe prap në ‘99-n. E kena rindërtu, e njëjta identik”.
Në fakt, nuk ka gjurmë djegieje në Çarshi, vetëm ndonjë qoshe drurësh tradhton. Fjala identik nuk përdoret vetëm si nënkuptim arkitekture, stili, por dhe në vjetërsinë e drurit - ndërtesat ngjajnë realisht të vjetra dhe na tregojnë se druri është vendosur si i përdorur, që të mos duket i ri, se nuk ka kuptim! Kjo është identik, me stilin e të vjetrën e drurëve të Çarshisë.
“Gjakova meriton lëvdatë, e ka ba rindërtimin dhe rikonstruktimin e gjithë dyqaneve, duke ruajtur natyrën e vjetër si dru i përdorur; dritare, vitrinë me dru ku ka qenë ekspozuar malli. Pas luftës është imituar druri. Dyqanet janë plaçkit fillimisht dhe i është vënë zjarri”, - thotë Zeka.
Vetëm se nuk ka më identik pazarin, zejen. “Ka mallra kineze, turke, kjo është një e keqe”, e pranojnë. “Vetëm unë bëj plisa në Çarshi”, - ndërhyn Safeti, që na tregon se është kushëri i Avni Mulës dhe se kishte ndjekur në Tiranë koncertin e Inva Mulës.
Nuk na thonë konkretisht nëse ka ndonjë projekt për t’i ringjallur zejet, por duket se ka shpresë. Megjithatë, Safeti kujton se vitet ‘700 këtu kanë qenë të gjitha zejet e zhvilluara. Rreth 60 zeje si qeleshepunues, jorganxhinj, kutixhinj, kazanxhinj, të gjitha llojet, që tani i kanë lënë se nuk kanë leverdi.
“Unë si fëmijë e mbaj mend se këtu kanë qenë gjitha zejet, u nijshin çekiçat tuj punu, mandej njihen me emna se kush punonte qilimat”, - kujton Safeti. Ja dhe rrugët që kujtojnë se janë quajtur sipas zanatit; Rruga e Kazanxhinjëve apo Zhgunaxhinjve.
Ka pasë dhe punues të tupanëve. Por tani zhguna nuk prodhohen më. Sot shumë pak bëhen zeje. Të gjithë kur tregojnë, kthejnë kokën nga Seiti: Vetëm punuesi i plisit ka mbetur! Çarshia është një kilometër. Te djegia nga serbët përfundojnë të gjitha rrëfimet me histori. Dy burra mbajnë mend se kur kanë dalë nga dita e parë e luftës krejt Çarshia prej 1 km ka qenë e djegur. “Këto janë kallur brenda dy-tri netëve”. Kur ndizet një dyqan, marrin flakë 20-30 menjëherë. Por entuziazmi sikur rritet, kur Seiti na thotë se në Gjakovë kurrë nuk ka pasur serbë dhe turq; se aty ka qenë medreseja e madhe dhe e vogël dhe gjithmonë ka pasur dy besime.
Përballë na del një dyqan me çitjane grash - a s’është orientalizëm kjo veshje, e ardhur nga Turqia, si ndikim pyesim!? Jo, - na e pret Seiti, - kjo është tamam veshje gjakovare, e vjetra. Biseda këtu ndërron menjëherë, se duhet të na mbushin mendjen që janë larg turqve: “Projekti për arkitekturën e Çarshisë është marrë nga Sarajeva, është bërë para se me ardh turqit”.
Seiti është i pakënaqur nga qeverisja e sotme, por shumë shpejt kuptojmë se është një kundërshtar i partisë që ka pushtetin. Ndaj, e ka edhe më të lehtë të mendojë me rebelizëm mbi Çarshinë, se kishte menduar “qysh me e ringjall sepse shpirti i Gjakovës kjo është. Mirëpo dyqanet janë krejt mbyll. Atëhere komuna duhet me stimulu, me dhënë qera, se nuk po na shiten plisat!”
Në Gjakovë, në Çarshi gjenden 700 dyqane. Ndalemi në një nga dyqanet e zejtarisë që quhej saraç ose lëkurëpërpunues për kuajt. Zeka tregon se ndër zejtarët e rrallë që ka mbijetuar në këtë situatë të tregut, është Seiti, pjesa tjetër ka mall të importuar. Është edhe dyqani i argjendarisë, që përmendet si zeje e njohur në Gjakovë, por ka ende edhe disa dyqane që merren me drugdhendje. Qeshim e një tabelë përballë saraçiut, ku shkruan “Aripunues”, në fakt aty prodhohen varëse e bizhu prej floriri, e filigramë - kjo e fundit mbahet si traditë.
Punimi i zejtarisë së arit ka qenë shumë i hershëm këtu, që lidhet me minierën e Novobërdës afër Prishtinës, si dhe me minierën e Trepçës. “Ju e dini se është nxjerrë sasi e madhe e argjendit, prandaj në fillim është punuar edhe ari e argjendi”, - thotë Zeka, duke ulur pak zërin, si për të treguar një sekret “lakmie” për Kosovën.
Halli më i madh i tyre tani është tjetër gjë; ruajtja dhe konservimi i zejeve! Ndonëse dikush hidhet e na thotë se ky mbetet një problem kryesor gjithandej Ballkanit, “dhe te ju në Shqipëri, edhe në Maqedoni”.
Gjakovarët e sotëm tregojnë histori shkëlqimi me zeje, duke e dëshmuar edhe si vlerë punëtorie prej tyre, ndaj tregojnë se në ish-Jugosllavi shqiptarët kanë qenë të parët që zhvilluan biznesin privat. Në kohën kur i tërë biznesi ishte në duart e shtetit shqiptar, në gjithë ish-Jugosllavinë, hapën të parët argjendarinë. “Janë bërë filigramët e parë, furrtarët, ëmbëltorët, byrektorët ishin shqiptarë nga Kosova, Tetova e Gostivari”, - tregon Zeka, duke kryer vërtet mirë detyrën e tij prej nikoqiri në Gjakovë. Por në historinë e Çarshisë janë dhe Terzinjtë. Ura më e famshme në Gjakovë, emrin e këtyre zanatlinjve ka. Është 120 metra e gjatë, me tetë harqe; e vendosur mbi lumin Erenik ajo lidhte Pejën e Prizrenin. Është ndërtuar 60 vite para se të krijohej Gjakova si qytet. Tregojnë se kanë qenë ndër më të fuqishmit, të organizuar, sa kanë pasur kasat e veta. Kanë ndërtuar ura, vepra arti, vepra publike. Një tjetër urë e ndërtuar prej tyre është e Tabakëve dhe Ura e Shenjtë, kur shkohet nga Gjakova në Rahovec. Ndërtimi i urave ka pasur domethënie për vendin, pasi njerëzia nuk ka mundur të hyjë në qytetin e Gjakovës. “Ndaj kanë ndërtu urën për të ardh për të ble mall”, - na tregon shoqëruesi ynë, ndërsa në Çarshi, Terzinjtë i përmendin si zanatlinj në zejen e lëkurës dhe në tregtinë e shkëmbimit të mallrave.
Largohemi nga Çarshia me fjalën e fundit se është një projekt për ta rivitalizuar Çarshinë, megjithëse buxheti është i pakët, ka pak shpresa dhe sytë mbeten si gjithnjë te donatorët e huaj. Por shumë pak punohet në këtë drejtim - thuhet përfundimisht, i njëjti problem në Prizren, Gjakovë dhe Pejë. “Më tepër me mundësi personale mbajnë gjallë këto zeje”...
***
Në një ditë tetori, bluja që përhap dielli, është mahnitëse. Pasi kalon një pjesë të mirë të Çarshisë së Vjetër, vetëm një kthim i shkurtër të ndriçon në madhështi Xhaminë e Hadumit. Fasada të merr mendtë nga ornamenti oriental, stil zbukurimi plot lule pikturuar. Ka shumë finesë pikturimi, sidomos në ngjyrë. Është punë arti sesa feje. Tamam si në një kopsht mistik. Këtë lloj zbukurimi kaq çlirues, plot dritë nuk e kanë xhamitë që ndërtohen sot. Zeka ndal në çast në këmbë dhe thotë: Ja mbrapa xhamisë janë varret. Janë varre të vjetra, po ashtu edhe në pjesën përballë oborrit.
Kubeja e madhe, pikturuar plot lule me ngjyra të forta, shtruar me qilim është funksionale; atë orë pasditeje nuk gjetëm njeri, po hyrja ishte e lirë, sepse është nga qendrat më të vizituara në Gjakovë. Këpucët i hoqëm te dera, si e do feja.
Pas nesh Zeka hyn dhe bën bismilah - na tregojnë se rrëzë murit ka qenë biblioteka e shekullit të 16-të; dhe sot ka një grumbull gurësh; libra fetarë; dorëshkrime kulturore.
Këtu është dhe varri i vëllait të Çabejt. Tregojnë se gjuhëtari ka ardhur dikur për ta kërkuar varrin e të vëllait. Pse ka përfunduar në Gjakovë i vëllai, mësues në zanat, e lidhin me Luftën e Dytë Botërore, kur Italia fashiste pati dërguar mësues nga Shqipëria në Kosovë. Si duket, kjo traditë është ruajtur, sepse para ca kohësh edhe një lajm fliste për një bashkëpunim me shkollën e Gjirokastrës nga ky qytet.
Në xhami rrëfehet edhe historia se si qanë nga gëzimi pleqtë e Gjakovës, kur mësuan lajmin se Kosova dhe Shqipëria në atë kohë u bashkuan; “por interesat e Serbisë i ndanë”. Zekë Çeku, shoqëruesi ynë, na tërheq vëmendjen tek minarja e xhamisë; e ndërtuar me gurë të mëdhenj, siç është tipike për kullat shqiptare. “Janë karakteristike gurët, qysh në atë kohë është bërë një kombinim i formës klasike të ndërtimit të xhamive me elementin e arkitekturës autoktone me kullat e gurit”.
Xhamia është ruajtur identike, qysh kur është ndërtuar para 600 vjetësh. Tregojnë se ka pasur disa dëmtime, por është restauruar. Përballë saj, dykatëshe është Bashkësia Islame e Gjakovës. Kjo na thonë se është një shtëpi e trashëgimisë dhe ndërtimtarisë urbane të lindjes ose Turqisë. Në të gjithë Kosovën shikohet kjo arkitekturë.
Rreth Xhamisë së Hadumit lindin të gjitha pyetjet edhe nëse vërtet në Gjakovë ka një tendencë të rritjes së fesë islame apo të një lëvizjeje të islamizimit!?
Zeka nuk heziton ta shuajë edhe këtë kureshtje, ku përfshin edhe të huajt kur duan të njohin përtej fasadës fizike të xhamisë: “Unë nuk merrem me politikë, por duhet informuar se nuk kemi rritje të besimtarëve në fenë islame, shifrat janë po ato, 80% janë myslimane, 15% katolikë dhe 5% serbë ortodoksë, numri është i njëjtë, por ka një rrymë të re”. Për vehabizmin është fjala, që Zeka e thotë se është më i zhurmshëm. Për ta përtypur këtë të re nga Gjakova, na thonë se si në Shqipëri dhe Kosovë shqiptarët besojnë në fenë myslimane, se jemi sunitë dhe pjesa e sheikëve me ato sektet e tyre. Është i qartë Zeka kur shpjegon se kemi të bëjmë me islamizmin sekular sikurse është në Turqi, ndoshta kjo ka “tronditur” besimin në Gjakovë, se po ndihet lëvizja nga radikalizmi. Gjakovari thotë se nuk ndryshon numri i besimtarëve myslimanë, por ka vetëm një tendencë të rritjes së vehabizmit, një krah mjaft radikal; me mjekër, pantallona të shkurtra... “në natyrën e islamizmit kosovar nuk është kjo, ndonëse shumë prej tyre anojnë pak nga fondamentalizmi”.
Prej 12 sekteve të pjesës islame të sheikëve, me zanafillë në Iran, 7 na thonë se gjenden në Gjakovë. Por në fund, Zeka kryen qëllimin turistik, duke thënë se orientimi i të gjithëve është Çarshia e Vjetër, Xhamia e Hadumit, sepse historia e Gjakovës si qytet këtu e ka zanafillën, këtu do të ishte nukleusi, qendra e qytetërimit gjakovar. “Prej xhamisë kanë filluar të zgjerohen e zhvillohen zejet rreth 600 vjet më parë”. Mirëpo dyqane ka pasur dhe më parë, por Gjakova na thonë s’ka pasur statusin e kasabasë, e ruajnë ende këtë term për qytetin. “Ka qenë i papranuar si qytet”. Qyteti që lindi nga dy lëkurë bualli...

Udhëtim mbresëlënës
Nga Haki Zllami
Udhëtim në rrugën e Kombit nga Tropoja drejt Kosovës
Bajram Curri-Mëngjesi i datës 10 qershor 2010. Një udhëtim me shumë mbresa nga qyteti Bajram Curri në Tiranë. Udhëtojmë me autobusin me targë BC që drejtohet nga shoferi Rifat Hajdini, njëri nga shoferët më zë të atyre që e bëjnë këtë linje. Rifati, si më i kujdesshmi, vendosi që këtë linjë ta bënte nga rruga nëpër Kosovë - Kukës - Tiranë. Autobusi i tij, modern, i rehatshëm e me të gjitha kushtet: me kondicioner, me televizor e shërbim të përsosur, me licencë nga dy qeveritë, Kosovë – Shqipëri; është biseduar edhe për orarin e lëvizjeve dhe kalimin pa pengesa në të dyja doganat.
Të dyzetë tropojanët ishim fort të gëzuar që na takoi një udhëtim i tillë. Me padurim prisnim orën për t’u nisur. Dorëzuam kartat e identitetit. Shoferi dha sinjalin e nisjes. Qytetit të vendlindjes i thamë: “Mirupafshim!” Papritmas, sikur dëgjuam tingujt e këngës së këngëtares Fatime Sokoli: “Të fala vëllezërve në Kosovë!” Dhe ashtu duke ecur me ngadalë, vështronim monumentin e Bac Bajramit, në sheshin kryesor të qytetit ashtu siç është, madhështor i derdhur në bronz me një lartësi 5,15 m, si udhëheqës i vegjëlisë, i cili rri mirë mbështetur në këmbët e tij të ngulitura në tokë; me njërën dorë shtrëngon fort pushkën e me pëllëmbën e dorës tjetër drejtuar poshtë bën një gjest të pushtetshëm dhe me fytyrën e tij shpreh vendosmërinë e trimërinë për idealet e popullit e të atdheut…
Nisemi drejt fshatit Bujan, i njohur për ngjarjet madhore në historinë tonë. Tek ura, para se të marrim kthesën për të vazhduar drejt Kosovës, dëgjoj të flitet për shtëpinë-muze të Heroit të Popullit, Mic Sokoli, dhe pak më tutje shtëpinë e Sali Manit, ku u zhvillua Konferenca Themeluese e Këshillit NC për Kosovën dhe Rrafshin e Dukagjinit nga data 31 dhjetor 1943 gjer më 2 janar 1944.
Bisedojmë me njëri-tjetrin. Me ne udhëton dhe një junikas, i cili mbase edhe na ngacmon si shpesh me pyetjet e tij. Edhe ka të drejtë, se do që të njohë ngjarjet e vendit të tij, ashtu siç bëjnë edhe Valbona, Sokoli, Xhevalini, Musa Lamnica, Vitalina, Shpendi e shumë e shumë të tjerë, të gjithë nga Tropoja, nga: Dragobia, Gashi, Krasniqja, Nikaj-Mërturi e Bytyçi; nxënës e studentë e të profesioneve nga më të ndryshme. Secili kërkon të mësojë e të dijë, ndërsa vazhdojmë gjatë rrugën mespërmes fshatit Cerrnicë…
Përsëri nëpër Cerrnicë, ndërsa i gëzohem rrugës së ndërtuar kaq bukur dhe që të çon në Gjakovë brenda tridhjetë minutave, mendja diku larg më shkon dhe pyes vetën: Ku janë lisat shekullorë që e mbanin të gjallë këtë trevë? Po zogjtë përse nuk cicërojnë? Atyre u mungojnë foletë… dhe në lidhje me këtë mbaj mend një thënie të mençur se aty ku zhduken zogjtë, duhet bërë alarmi më i rreptë. Vërtet, gjithë kjo zonë nga kalon kjo rrugë që të çon drejt Rrugës së Kombit, qenka me ngjarje e bëma të veçanta, këtu në çdo hap ruhet një ngjarje, historia do të flasë… Vazhdojmë rrugëtimin… Vorret e Shalës, Okolli i Gashit, Mejdan, Aste e Tropojës së Vjetër… Dhe mbasi lëmë pas majat e larta të Malësisë së Mirë: Shkëlzenin, Majën e Hekurave, Jezercën… pllajat e Zapollës, Radeshes… livadhet e Padeshit, ngjitemi në Qafën e Morinës. Afrohemi tashmë përpara dy doganave.
Kosovë, mespërmes Rrafshit të Dukagjinit
Gjithçka shkon për së mbari. Doganat i kaluam pa vonesë… Kosovë! Sa e dashur për të gjithë ne, kjo fjalë! Ndihemi krenarë se shkruajmë për Kosovën e çliruar. Mirë thonë se të shkruash është si të udhëtosh pa bezdinë e bagazheve. Dhe kur ke diçka të qartë për të thënë, fjalët vijnë vetë… ngjarjet flasin haptas. Historia nuk mbulohet, heronjtë janë kurdoherë të gjallë e të rinj… “Ata që nuk mbajnë mend të kaluarën, janë të gjykuar që ta përsëritin”, - shkruante dikur Franc Kafka. Në të mirë të kësaj ideje flasin edhe qindra varreza të dëshmorëve të luftës për çlirimin e Kosovës, të mbuluar me tufa lulesh që vështrojmë në të dyja anët fshatrave përreth magjistrales…
Kosova është në momente të përjetësisë, që po gjen çastin e shfaqjes së ardhmes së një ëndrre të vjetër. Për çudi, si për koincidencë, udhëtimi ynë sot në këtë ditën, kur më 10 qershor 1878 në atë vend të bukur, në Prizren, u mblodh një kuvend i madh historik, kaq i njohur për gjithsecilin, si ngjarje fatmadhe e kulmore; njëqind e tridhjetë e dy vjet më parë! Siç dihet, sa më shumë vite rrjedhin, kjo ngjarje përherë shndrit në përmasa më të gjëra. Tashmë, Kosova, shteti më i ri i botës, ka hyrë në historinë tonë kombëtare për luftërat e herëpashershme kundër pushtuesve të huaj të ndryshëm: romakë, sllavë, turq, italianë, gjermanë dhe përsëri serbo-sllavë.
Kosova në zemrën e Ballkanit, si një trevë nga më të pasurat në Evropë, e njohur veçanërisht për pasuritë minerare. Mbetet interesant një toponim tepër i veçantë, Bjeshkët e Argjendta…
Duke ecur gjatë rrugëve të Rrafshit të Dukagjinit, prezantohemi me ngjarjet e shumta të ngulitura në këtë tokë të larë me djersë e gjak… Autobusi ec me shpejtësinë e zakonshme. Përpara syve tanë dalin fshatra të mrekullueshme: Ponashec, Babaj i Bokës, Korenica… diku më lart, Deva dhe mbërrijmë tek Ura e Tabakëve e pastaj hyjmë në Gjakovë. Gjakova, qyteti ynë! Në qoftë se qyteti kërkon malësinë e saj, jemi ne dhe në qoftë se krenohemi për qytetin tonë, përsëri Gjakova është!
... Këtu, ndoshta mund të ndalemi shumë, por udhëtimi është udhëtim. Drejtohemi drejt Prizrenit, mbasi kalojmë Urën e Shenjtë, ku poshtë saj rrjedh Drini i Bardhë. Vështrojmë një ngushticë aq sa të ngjan sikur lumit iu ka zënë fyti me dorë. Përsëri rrugëve të Prizrenit…
Ndalemi për të pirë kafe në fshatin e njohur Krushje e Madhe, edhe një fshat i madh e shumë i bukur, i shtrirë në të dyja anët e Drinit. Këtu, patjetër duhet të theksojmë se është vendlindja e Bac Bajramit, lindi në karrocë, nën trysnin e forcave osmane dhe vdiq në Shpellë të Dragobisë.
Të dy këto karakteristik, që zor t’i gjesh në historinë e jetës së një heroi. Biseduam gjatë edhe për luftërat që kanë zhvilluar malësorët e Tropojës në këto vende historike. Gjej rastin të falënderoj mikun e kolegun tim nga Ferizaj, profesorin Banush Imerin, i cili me shumë përkushtim, në librin e tij “Dëshmi ekzistence dhe qëndrese” shkruan: “… Me 20 prill 1881, 3000 vetë nga Malësia e Gjakovës ia ndalën hovin ushtrisë osmane nën komandën e Mic Sokolit nga Krasniqja e Ali Ibrës nga Gashi…”, dhe ndalet në vargjet e një kënge të atyre viteve: “Në Fushë të Kosovës është lidhë jezeri / Aj medet, shumë a met njeri, / Mic Sokoli e Zmajl Hyseni…”
Për disa minuta arrijmë në qytetin që mbart historinë e lavdishme të LSHP-së dhe vlerat e mëdha të kulturës së lashtë dardane. Për të ilustruar këtë, sjell në mendje disa rreshta të shkrimtarit të vjetër të këtyre anëve, Pjetër Bogdani, i cili në vitin 1685 shkruante: “…Një lum i quajtur Bistricë, që rrjedh përmes Prizrenit, ushqehet me trofta e lloje të tjera peshqish… Ka njerëz të armatosur meqë këtu prodhoheshin pushkë të çdo lloji, demoskine shumë të përsosura…”
Me mirënjohje përshëndetemi edhe me këtë qytet. Sinjalistika e rrugës, e shkruar në gjuhën tonë, na orienton: Dragash… dhe në krahu majtas: Shqipëri - Kukës. Një rrugë e drejtë gjatë bregut të liqenit të Fierzës, në fshatin Zhuri. Dikur patëm mësuar në tekstet e gjeografisë se Drini i Zi e Drini i Bardhë takoheshin në qytetin e Kukësit, por tani këta lumenj i bashkon uji i liqenit këtu në Zhuri të Prizrenit. Respektuam rregullat e të dy doganave në Morinë dhe reciprokisht na respektuan punonjësit që ishin shumë të edukuar e të kujdesshëm.
Kjo është Rruga e Kombit!
Nga dogana e Morinës ecim përmes autostradës së re, një vepër madhështore, një “Via Egnatia” si imagjinatë e Mesjetës, tashmë u bë realitet. Për këtë vepër të viteve të fundit është folur e prapë duhet folur, shkruajnë gazetat, flasin politikanët, por më mirë se ne që po udhëtojmë, nuk ia dinë vlerat, dobinë. Ne jemi ata që kumtojmë se kjo rrugë sheshoi bjeshkët, lidhi kombin!
Ja segmenti Morinë - Kukës, gjithçka shumë mirë. Nga dritaret e autobusit dallojmë mrekullinë: rrugë pa kthesa, pa disheza, pa malore, por vetëm xhade e drejtë me katër korsi. Hijeshi të rrallë i jep gjerdani i urave njëra pas tjetrës si karvane të pashkëputura, të ndërtuara jo vetëm ku ka lumenj e përrenj, por edhe për të sheshuar e drejtuar kodra e male, për të drejtuar e niveluar hapësira. Shprehemi me një eksklamacion: “I lumtë firmës Geci për punën me cilësi që ka bërë!” Nga Pobregu dallojmë qytetin e Kukësit që rri krenar sipër liqenit të Fierzës dhe “qytetit” të vjetër që fle i qetë, i mbuluar nga miliona metër/kub ujë. Kujtojmë vitin 1977, kur u largua banori i fundit i këtij “qyteti” tashmë si gërmadhë poshtë ujit. Sa mirë që Kukësi tani u bë me autostradë, aeroport e liqe të lundrueshme!
Kaluam urën që lidh brigjet e liqenit që mbase do të ndërtohet një tjetër. Ç’na gjeti? “Mos u mërzit, akoma nuk e kanë përfunduar”, - më sqaroi bashkëbiseduesi. Sado që edhe këtu punohet: lëviznin makina të tonazheve të rënda e punëtorë me bluza pune. Shyqyr, se edhe ky aks do të përfundojë shpejt!? Duke ecur rrugës së vjetër, na dukej sikur udhëtonim në ndonjë rrugë të kooperativave bujqësore. Shqipëria është një vend i vogël, po rrugët i paska të gjata…
Kalimash… një toponim-kompozitë interesante, por me elemente fjalëformuese nga gjuha shqipe.
Qëndrojmë përpara dy portave të tuneleve. I afrohemi atij të jugut, presim pak minuta në radhën e mbajtur me aq korrektësi. Autobusi ynë paraprin. Vazhdojmë të ecim në tunel. Minutat që memorizohen si me ankth, mbetën si mbresëlënëse. Brenda në tunel edhe më me dritë se përjashta në rrezet e diellit: me sinjalistikë moderne, me dhomë komandimi, mbi të gjitha ajër i bollshëm dhe një siguri e vërtetë dhe në fund mezi dalluam dritën e diellit në dalje. Ecëm gjashtë mijë metra, duke pasur “sipër” gjithë atë shkëmb të Qafës së Mollës, megjithatë gjithçka e garantuar.
Si në ekran na del vendi që quhet Thirrë, një vend i banuar me shtëpi e shkollë 9-vjeçare. Vështrojmë malet e Mirditës që dikur u patën thënë “Mirditë gazepi” dhe i kalojmë njëri pas tjetrit: Luginën e Fanit, Repsin, Rrëshenin, Rubikun. Këtu pushuam pak. Rastësisht takoj shokun tim, Martin Luskun, i cili më kujtoi se për ndërtimin e kësaj rruge punuan edhe disa djem nga Tropoja: Skënderi, Agroni, Fatmiri, inxh. Xhema etj., etj.
Nuk na ndahet rrugëtimi i rehatshëm gjersa takohemi me autostradën e Shkodrës... Mesazhi që duam të theksojmë, është se edhe nga Komani apo nga Qafa e Malit udhëtohet mirë, por kolegët e Rifat Hajdinit kanë çfarë të mësojnë nga puna dhe kultura e tij. Për të gjitha këto që shkrova e mund të flas, normalisht lind pyetja retorike: Përse kjo rrugë është kaq e përfolur!? Një gjë është më se e vërtetë, se ashtu siç është e vërtetë se hëna bën dritë, por nuk nxe, kjo është vepra më e madhërishme e viteve të demokracisë sonë.
Qentë e Edi Kristaq Ramës kërcënojnë njerëzit në rrugë
honë se qentë ia njohin adrenalinën e frikës njerëzve; një moment që i nxit të të kafshojnë. Në rrugët e Tiranës në këtë stinë të nxehtë vere, sidomos sa vjen muzgu, lukunia e qenve pushton rrugët. Janë në grupe, por dhe vetëm, duke lëvizur të lirë mu në qendër të kryeqytetit. Dje, një grup i tillë, në bulevardin kryesor kaloi rrugën sapo u ndez semafori i jeshil.
Edhe qentë, si njerëzit, rrugën nga një trotuar në tjetrin e kalojnë me vrap nga frika se mos shtypen nga makinat. Po të shihen të kërcënuar nga ndonjë makinë që i tremb me bori për të hapur rrugën, tufa e qenve turret me vrap duke lehur në kor pas saj. Lela, një vajzë te të 20-at, gati sa nuk po binte në një pusetë duke parë mbrapsht se mos kërcënohej nga qeni, duke i folur më zë të urtë e të butë: “Kuç, kuç, kuç…”

“Më ka kafshuar njëherë një qen në mbrëmje dhe prej asaj here i kam tmerr frikë kur i shoh në rrugë”, - thotë ajo. Ndërsa një burrë me biçikletë, - që gati sa nuk ra nga dredhimet e shumta, për t’u shpëtuar nja dy qenve që kishin zënë pjesën afër trotuarit, - tha se është gjendur shumë shpesh në këtë situatë, kur i janë vënë nga pas një grup qensh për disa metra duke lehur. Edhe mund ta hanin - ishte trembur burri me emrin Hasan, që vinte nga Kukësi dhe prej 10 vitesh jeton në Tiranë. Kjo situatë atij nuk i kishte bërë vaki asnjëherë në shtëpinë e tij, në fshatin Shëmri.
Përveçse janë qen, shumë prej tyre të kallin datën se janë të gjakosur, të rënë nga lëkura me pulla të mëdha të kuqe, që ngjajnë si plagë të thara. Këta qen janë të rrezikshëm, thonë mjekët, sepse mund të kenë sëmundje dhe për të tërbuarit duhet të marrësh direkt spitalin. Në Rrugën e Kavajës, në trotuarin në mes dy kalimeve të rrugëve, një grup qensh janë shtrirë në mbrëmje dhe duket sikur shijojnë muzgun.
Bashkë me disa kalimtarë të tjerë edhe ne në grup, si qentë, dredhojmë plot frikë se mos ndonjëri nga qentë ndien adrenalinën e frikës sonë dhe na hidhet, me gjithë shokët. Vjollca, që është fare pranë meje, te të 45-at, e shëndoshë, mban vrapin dhe gati bie në rrugë: “Është një llahtari e madhe me këta qen rrugëve, do Zoti mos na ndodh të na hanë”, - thotë ajo, duke parë në bisht të syrit nga tufa e qenve që rrinin shtrirë. “Janë shumë të neveritshëm dhe gjithmonë përjetoj një ankth të madh kur shoh ndonjë qen në rrugë. Më duket sikur këto ditë janë shtuar shumë, e bëj dy herë në ditë këtë rrugë dhe grumbujt e qenve i shoh vazhdimisht të shëtisin këtej”, - thotë Lirika, të cilën e shohim të ngjisë pak me nxitim shkallët për të hyrë në Kishën Ortodokse në Rrugën e Kavajës.
Po në këtë rrugë, para një dyqani qoftesh, që lëshon tymin bashkë me aromën shpuese të tyre në gjithë zonën, gjithmonë sheh dy-tre qen në këmbë. Ngjitur është edhe një dyqan mishi dhe aty ka po qen. Nuk është faji i tyre, pse qentë nuhasin erën e mishit dhe ndihen të uritur. “Nuk e di se kush është përgjegjësi i këtyre qenve, që ata të vriten të mos rrinë rrugëve e të na kërcënojnë jetën”, - thotë Genci, që shet zarzavate deri vonë në një nga rrugët e Tiranës.
“Oh, my God, is not normal…”, - përcjell fjalët një angleze, që po viziton Tiranën këto ditë, me emrin Linda. Ajo lemeriset nga tufa e qenve në Rrugën e Elbasanit që vrapojnë galop, të gjithë bashkë duke u derdhur në kacafytje për nga Lana. Nuk ka shpjegim për të pse gjithë këta qen shëtisin rrugëve, duke u shprehur se ata duhet të vriten, se mund të hanë njerëz. Megjithatë, në Tiranë, si duket, pritet të provohet një shprehje për gazetarinë, se kur ha njeriu qenin është lajm dhe jo e kundërta. Në bashki për këtë askush nuk përgjigjet!

Shqiptarët e maleve
Violeta Murati/ Tropojë
Nga Komani në Valbonë udhëtimi në fundjavë në stinën e vjeshtës; si jetojnë burrat e maleve mes historisë dhe të sotmes
Mbasi kalon zallin, në një gjerësi sa të hanë sytë, mu aty ku Valbona dredhon e fshihet nën të, për t’u derdhur në grykë dhe pasi ke ngopur mendjen me lartësinë dhe dritën e qelqtë të majës së Jezercës - në një pemë të lartë, afër një ujëvare si të sajuar ngjeshet një llamarinë e çngjyrosur, shkruan: “Bjeshkët e Bekueme”.

Sadiku, kryetari i Shoqatës së Operatorëve Turistikë, që na drejton në këtë udhëtim me mediat, organizuar nga Ministria e Kulturës, merr mikrofonin dhe herë pas here nis tregon për zonën se është destinacioni turistik më i preferuar në këto vite.
Është kaluar Komani. Rruga prej gati tri orësh në traget është sa e bukur aq dhe e mërzitshme; për herë të parë shtangesh e në të tjera mërzia të merr. Brenda në traget është pis, në kat të sipërm fryn shumë erë. Edhe pse janë ditë të para të tetorit, ka shumë të huaj. Kanë të njëjtën rrugë me ne, Valbonë. U kanë treguar se ka një natyrë të mrekullueshme. Një student gjerman vjen për të dytin vit. Tregon se pëlqen malet e Tropojës. Kur zbresim, të gjithë humbin, sikur përpihen. Deri në rrugën kryesore autobusi shkon duke kërcyer, ngaqë është pa shtruar. Duke iu afruar komunës së Fierzës, na tregojnë se kur u ndërtuan tri hidrocentralet mbi Drin: Vau i Dejës, Fierza dhe Komani, ky vend ishte gati qytezë me 18 mijë banorë. Më shumë se në Bajram Curr. Aty nuk jeton më njeri. Vila më e bukur, shtëpia e vendosur përballë rrugës, ngjeshur në mal, thonë se ishte e kinezëve. Godinat i kanë zënë njerëz të zbritur nga zona më të thella se aty. Mbahen me bagëti. Është orë dreke dhe rrugës ka shumë fëmijë që kthehen nga shkolla. Një prej tyre me çantë mbi shpinë, veshur me bluzë sportive pambuku blu, ka një fyell prej druri në dorë dhe gjithë rrugës dukej se i binte. Vajzat ecin gati në vallëzim, veshur më hollë, edhe pse atë ditë frynte shumë erë dhe të ftohtët kishte ardhur më shpejt.
Kthimi ynë i parë ishte shtëpia e famshme e Mic Sokolit, në fshatin Bujan. U turrëm të hanim arra e gështenja në oborrin që të çonte për te kulla e patriotit. Është stina dhe ky vend ka plantacionet më të mëdha në Ballkan për gështenja e arra.
Është ndalesa e parë para se të hynim në Bajram Curr. Trashëgimtarët prej katër brezash, me mbiemrin Mulosmanaj e kanë restauruar kullën pa ndihmën e kujt, domethënë të shtetit, edhe pse është 180-vjeçare. Kulla nuk është në listën e monumenteve të trashëguara, por kjo nuk e ka ligështuar trashëgimtarin e Sokolajve. Kulla është tri kate, madhështore nga jashtë, e mbajtur mirë. Në portë ishin rreshtuar pothuaj familjarë e komunarë dhe si e kanë zakon në ato anë, u dhamë dorën të gjithë me radhë. Brenda ruhen gjurmët e drurëve të vjetër, por jo ndonjë send nga trimi që i vuri gjoksin grykës së topit, e dalë në luftë kundër turqve në krahun luftarak të Sulejman Vokshit. Dokumentet ruhen në Ferizaj. Por pinjolli na tregon se mjaft të huaj e vizitojnë dhe kurioziteti i tyre nuk është aq për Micin, sesa për arkitekturën dhe etnografinë e zonës, si kanë jetuar shqiptarët në kullë. Ajo është ndërtuar në ’78-n pasi ka qenë e rrënuar, e djegur krejtësisht dhe më 2005 i është hedhur çatia, me pak ndihmë nga shteti. Shtëpia është e ndërtuar më harasan, gëlqere dhe rërë, për t’u mos shkatërruar nga zjarri. Frëngjitë janë në krah të oxhakut, dhomës së burrave, e poshtë në katin e parë është ajo e grave. Në ahur mbanin bagëtinë. Ishte nevojë kohe, është kullë luftë - tregon trashëgimtari i Mic Sokolit. Në katin e dytë, pasi del nga dhoma me oxhak, e shtruar me qilim, të pret pamja e ballkonit e gdhendur në dru dhe në të majtë busti i Mic Sokolit i mbuluar me dy flamuj, atë të kuqin me shqiponjë, flamurin shqiptar dhe flamurin e ri të Kosovës!
Kaluam “Majen e Hekurave”, ku vendalinjtë na tregojnë legjendën e Arkës së Noes, se aty mes maleve është mbytur dhe jo në Ararat, siç e njeh historia biblike! Hyjmë në grinë e Bajram Currit. Qetësia e qytetit është vetëm pak metra. Një qytet i krijuar në komunizëm, rreth viteve ‘52-‘53, me 10 mijë banorë, që sot jetojnë veç me lokale e dyqane. Edhe pse kanë kaluar 20 vjet nga rënia e diktaturës, si në çdo qytet të Shqipërisë, gjurmët e komunizmit dallojnë në ca ndërtesa të vjetra, ku ende qëndrojnë të shkruara parullat socialiste dhe përbri me të zeza ka të shara djemsh e sloganet e sotme të partive.
Ndërsa Sadiku, guidari ynë rreshton: Ja përballë është ish-pallati i kulturës, në të majtë ish-komunalja, më poshtë ish-ndërmarrja tregtare, ish-parku, ish-komiteti, ish-gjykata, ish-policia dhe ish-reparti – ja ky është qyteti. Ndërsa rrugët janë të mbushura me thasë specash e patatesh, tregje ka plot që zbresin buzë trotuareve. Janë speca nga Gjakova dhe për çfarëdolloj pazari tropojanët atje shkojnë.
Për të folur më tej tërhiqen duke kujtuar se Bajram Curri pati periudhë të errët dhe me nam të keq. Muzeu Historik na thonë se ka qenë i treti pas Tiranës dhe Krujës, të cilën propaganda komuniste e mbajti për shkak të Kosovës.
Tropojanët jetojnë shumë mes të shkuarës dhe të sotmes. Flasin gjatë për çfarë u ka ndodhur, ndërsa për të ardhmen kanë më shumë entuziazëm. Kryetari i bashkisë, Nuredin Ahmetaj, thotë se Tropooja është e vlerave të mëdha, nuk është e dikurshmja, një pikë e huaj për botën, por një vend i sigurt, me qetësi, me kriminalitetin më të ulët. Mësojmë se prej 4-5 vitesh s’ka incidente dhe grupet e turistëve lëvizin lirshëm në çdo vend, kjo ka qenë pika e parë e kthesës për to.
“Ne jemi pritësit e parë të turistëve për në Alpe”, - thotë Nuredini, gjithë entuziazëm, duke numëruar se ky vit ka pasur një dyndje prej 5 mijë turistësh të huaj, nga vendi dhe Kosova. Për në Valbonë ka qenë destinacioni i vërshimit, sidomos në fundjavë. Asfaltimi i rrugëve, kushtet, uji i pijshëm, 24 orë energji dhe bujaria tropojane - kur vijnë pesë shokë, janë bërë dhjetë, - thotë kryebashkiaku.
“Rruga e Valbonës është e rrallë, por dhe ndërtimi i qendrës turistike nga komuna si dhe privatët, duke qenë një zonë e virgjër për turistët, bëhet tërheqëse”. Presin fonde për të hapur muzeun, PNUD ka dhënë dorën e parë, rreth 150 mijë dollarë për rikonstruksion. Duam edhe pallatin e sportit - thotë Ahmetaj - që është nis qysh më ‘90-n dhe lënë në gjysmë. “Kemi pasë traditë ne sportin dhe e duam prapë”.
Prej pyllit të gështenjës, plantacioni më i madh në Ballkan dhe prej nxjerrjes së kromit, sidomos në zonën e Bytyçit - njerëzit sigurojnë të ardhurat në këtë vend.
“Ne nuk ndërtojmë uzina, prandaj duam të zhvillojmë turizëm, kemi shërbim shumë të mirë në hoteleri dhe ushqim, ku ka dhe grupe artistike për t’u argëtuar. Por kryesore kemi Valbonën”, - shprehet kryebashkiaku.
Në komunën e Margegajt burrat janë vënë njëri pas tjetrit për të na pritur. Aty nis prezantimi, para se të marrim rrugën për në grykën e Valbonës. Lodra tropojane, fyelli dhe çiftelia kanë mbushur oborrin me atmosferë mikpritjeje. Është gjë e rrallë të shikosh burrat e atyre anëve, të cilët i imagjinon si në legjenda, të ashpër, me pisqollë në brez, të zeshkët, kokëlartë e zëfortë. Sytë i kanë plot dritë! Kanë ruajtur mikpritjen. Gratë nuk i pamë ose na zhdukeshin syve. Por, në oborrin e komunës Margegaj, dy tavolina të gjata ishin mbushur me ushqime tradicionale të zonës, si një nga mburrjet më të rëndësishme të burrave tropojanë për gratë e tyre. “Keni gjana ma të mira, mos u ngutni qysh në fillim”, - na tërheq vëmendjen një burrë, me trup mesatar, veshur me kostum e këmishë të bardhë. Si në qytet, kokteji i përgatitur në Margegaj nga kuzhina tropojane dukej më shumë si panair gastronomie - ne duhet të hanim, sa të mundnim dhe të jepnim mendim. Shiheshim në dritë të syrit, nëse kënaqësia prej ushqimit ishte arritur! Në çdo moment na pyesnin: Si ju duket, është djathë i zonës, e përgatisim vetë, kena shumë lloje; misrin e kemi në traditë - e bëjmë kaçimak dhe bukë; hani dhe oriz me tamël; si ju duket flija, tip byreku me petë-petë që bëhet atyre anëve, edhe në Kosovë; provoni dhe gështenja, të ziera e të pjekura; mjaltin e kena shumë të mirë - dhe këtu një burrë te të 50-at e merr paguren prej kauçuku, nga ato që mbahet uji dhe e derdh duke e shtypur fort për të na mbushur gotën plastike! Ndërsa një qingj i njomë është varur në pemë, i nxjerrë nga helli, deri në fund vetëm një litar i hollë mbeti dhe kuzhinieri me thikë të madhe në dorë - ushqimi mbaron me frutat, mollë vendi e rrush, një pjatë plot me arra... Biseda me ushqimin ishte pritja e parë. Kështu gatuajmë, për të gjithë turistët në shtëpitë që bujtin - na thonë, është pjesë e traditës.
Zyrtarët e Margegajve janë më të zellshëm, kanë bërë gati për mediat fletëpalosje, pak historik të vendit, raport të projekteve se si është rimëkëmbur kjo komunë dhe pse kësaj zone i është dhënë nami turistik: prej vitit 2000 komuna e Gjakovës u ka dhuruar e zgjidhur emergjenca për arsimin; kanë ndërtuar ambulanca; u vu administrata në punë; turizmi sektori prioritar që tërheq në zhvillim edhe bujqësinë, blegtorinë, frutikulturën, punimet artizanale etj.; u hartua guida turistike, stema dhe flamuri i komunës; u botua në dy gjuhë strategjia e zhvillimit deri në 2015-n; në vitin 2000 u ftua në Krakovë të Polonisë, ku merrnin pjesë 50 shtete dhe kësaj komune iu dha certifikatë mirënjohje; duan të realizojnë 86 projekte të quajtura strategjike me të cilat thonë se do të bashkëpunojnë me qeverinë, ambasadorët e vendeve mike, si: amerikanë, anglezë, me donatorë e shoqata renditin HCC, PNUD, UNDP, FSHZH, SNV, MADA, CID Albania - ja me këto krenohen për vendin e tyre, sot, tropojanët. Kanë shkolla të reja, ambulanca të reja, rrugë të asfaltuara me trotuare e drita, lidhje me rrugë e të gjitha bjeshkëve etj. “Puna jonë është në vazhdim”, - thonë, por për investime, rendin, qetësinë e mikpritjen e turistëve dhe se këtë komunë e kanë vizituar njerëz të rëndësishëm; ambasadorë, shkencëtarë, e Miss Globe 2007!
Për Tropojën arkeologët thonë se nuk kanë hyrë akoma për gërmime, edhe pse thuhet se aty është fillesa e qytetërimit ilir. Fare pranë Komanit flitet për zbulimin e një kalaje ilire, që vështirë të duket prej tragetit ku marrin udhëtimin për në qytet. Pak asete nga më të ndjeshme të trashëgimisë të tilla, si monumentet arkeologjike, kulturore dhe historike janë interpretuar ose kanë pajisje dhe infrastrukturë të përshtatshme për të pritur vizitorë.
Megjithatë, prej këtyre malësorëve kuptohet përpjekja për t’i ikur izolimit dhe dëshira e thellë për të qenë gjithnjë në mburrje për gjëra të rëndësishme që lidhen me krenarinë e tyre. Sidomos te Valbona i kanë sytë, të gjithë flasin për të!
***
Hyjmë në Grykën e Valbonës! Lumi që presim në derdhje, pritet me gurë të mëdhenj e të kërrusur - ka shumë legjenda në mes të kësaj lugine. Malet thikë, gri, tepër gri, ta lartësojnë fort mendjen, sa për Dragobinë thonë se ka “dy dynymë qiell”!
Dendësia e bukurisë; si një teatër mesjetar shoqëron dhe dendësinë historike të asaj gryke. Aty rrjedhin pa fund si lumi e gojëdhënat. Nuk janë mistike, veç të ndezin një krenari, mbi të paprekshmen! Në Klysyrë diku mes maleve gri, të mprehta thikë, mund të jetë varri i Omerit. Legjenda sillet në luginë, si lugina e hijes së vdekjes që përmendet në gojëdhënat biblike, mbi kreshnikët Mujin dhe Halilin, në luftë për të ruajtur bjeshkët. Ashpërsia e jetës, komshinj problematikë, sllavët e veriut - preken nga legjenda mesjetare, të hershme që nis me dyndjen e sllavëve. Lufta bëhej vetëm për kullota e pyje - ruajnë shkakun e historinë burrat e zonës. Lugjet e Verdha tregojnë për trima që dilnin për luftë e ku kullosnin dhitë e egra, duke “këputur maja bari me vesë dhe lule”. Këtu thonë se qyqja nuk këndon kurrë, si një lloj mallkimi kur Ajkuna u shemb nga dhimbja për djalin e vrarë, siç pat mallkuar edhe hënën! Legjendat lidhen edhe me Krajlin e Kotorrit...
Ndoshta këtu është kënduar edhe kënga e bareshës për bariun "Nisin Bjeshkët m'u vetmue..." Dhe përligjja për “Bjeshkët e Nemuna”, sikur rrëzohet! Burrat këtyre anëve të tregojnë çdo grykë, çdo majë mali si quhet, çdo shteg për ku të kthen!
Janë hedhur debate mbi të “Nemunat”, që mendohet i takon një toponimi sllav, që nuk është hasur në asnjë vepër që është shkruar për shqiptarët e maleve, qoftë te Fishta, Mjeda, Gjeçovi, V. Prenushi apo Patër A. Harapi etj. Askund deri sot nuk tregohet literaliteti i “Nemuna”, të bjeshkëve!
“Shqiptarët që nuk e njihnin prapavijën e tij, background-in, madje edhe në rrethe të larta kulturore e arsimore, e morën si të mirëqenë. Dhe bjeshkët tona madhështore, plot diell e bar e borë e pyje e ujëvara, me liqene e nëntokë me metale të çmueshme, bjeshkët shqiptare plot legjenda, murana e histori kombëtare, në një ditë të bukur u gdhinë “të mallkuara”! -shkruan ndër të parët Mehmet Elezi. “Është një fëmijë ilegal, kopil, - thotë Elezi, - që na u la në derë në kohë të turbullta!” Vendasit numërojnë urat për të mbërritur deri në qendër të fshatit Valbonë, ku drita hapet dhe gjurmët e historive të vjetra zhduken...
***
“Unë shpinë nuk e kam han”, - rebelohet Kola, valbonas me mustaqe, i zeshkët, kur e pyetëm pse e ndërruan projektin për “40 hanet” dhe e zëvendësuan me fjalën bujtinë. Kola vazhdon të na bindë se “në han mund të flejë kushdo” dhe për to fjalë e rëndë, s’ka lidhje se si duan t’i presin turistët sot. Nuk përdoret më fjala mik shtëpie. “Me bujt, do të thotë me prit”, - thotë Kola, që ndien se dhe fjala “bujtinë” e zë ngushtë, për ta shpjeguar shqip. Për ta ndihmuar Kolën ndërhyn Alfredi dhe ai e ka kthyer shtëpinë në biznes turistik, duke thënë se “shtëpitë e tyre janë me prit”. Por të mbledhur në bujtinën “Fusha e Gjêsë” janë të interesuar të dijnë a do kenë turistë dhe si t’i shtojnë ato në vitin që vjen!?
Në qendrën e Valbonës, te Fusha e Gjêsë kështu e quajnë vendasit, që ka të bëjë me kullotat e egra, është një pikë turistike e ndërtuar këto tre vite të fundit. Nga vjet, e parvjet godina është zgjeruar. Vila prej druri shërben si bujtinë. Në krah po ndërtohet një hotel tri katesh, prej betoni, ndryshe nga karakteristika e kullave që ka zona aty. Disa pronarë bujtinash në Valbonë kanë përgatitur fletëpalosje për të na treguar se biznesi i tyre është shumë serioz, por kanë dhe halle brenda. Megjithatë, ato thonë se fjetja është mirë dhe jetesa bëhet me kushtet tradicionale të zonës. “Është turizëm familjar, kemi dhe ushqim tradicional”, - thotë Alfredi, një djalë i ri, i qetë dhe i butë në zë. Ai shpërndan fletëpalosjen me ballin e kullës, quajtur bujtinë, me pamje nga mjediset e brendshme të shtëpisë, po fjalën han nuk e ka ndërruar. Në guidë shënon: “Në hanin e Alfred Selimajt!” dhe prezantohet i pari ushqimi dhe mjediset, çmimin e ka në fund, 25 euro për person. Marku një tjetër pronar bujtine thotë hallin më të madh; kur të huajt vijnë, duhet të përballen me mungesën e kushteve; vijnë për alpinizëm dhe mund të bien në humnerë, po s’ka doktor aty. Ai revoltën e ka me të huajt që po prezantojnë një cikël turistik në Valbonë, me të USAID-it, që në shumë raste ndodh të të zhgënjejnë: paraqesin projekte, flasin, bëjnë fotografi në terren por paratë nuk mbërrijnë pas tyre! “Mund të flasin dhe të hedhin para, por alpinisti lë paren po jo kokën”, - ngre zërin Marku. Dhe për të tërhequr më shumë nga halli, se sa nga gjëra që vetë valbonasit kanë bërë, thotë se duhen shtigje malesh. Turisti edhe duhet ta shijojë natyrën!
Këtu jemi në zemër të Alpeve të Shqipërisë dhe e vlerësojnë si atraksionin turistik më të rëndësishëm dhe më të madh Parkun Kombëtar të Luginës së Valbonës, që merr një sipërfaqe prej 8 mijë hektarësh. Rruga deri në Valbonë është mahnitëse, ende e paasfaltuar, po nga viti i shkuar tani ka mbetur vetëm shtrimi deri te “Fusha e Gjêsë”. Aty është fundi i rrugës që mund të përshkojë makina. Nga aty mund të vazhdohet ecja deri në fillimin e lagjes së fundit të Valbonës që quhet Gjelaj, aty do të kemi mundësinë të shikojmë pjesën më tërheqëse, fundin e luginës ku të gjitha majat e maleve janë mbi 2300, 2400 metra... Vjeshta, ndryshe nga vera, është marramendëse nga ngjyrat që u ka dhënë pemëve, gjetheve; kafe, jeshile, të kuqe, të verdhë bashkuar me blunë e horizontit, që vesh dhe malet në orë të ndryshme të ditës. Tmerr bukuri! Sidomos kur është ditë me diell. Ose kur perëndimi i amullt ndez si shpuzë vetëm majën e Jezercës.
Mbi zall, për të mos dëmtuar mbishtratin e Valbonës, po ndërtohet një urë.
E bën më tërheqëse, në harmoni me natyrën, zonën përreth. Simonin dhe Milenën, ardhur nga Sllovenia, i gjetëm duke vështruar malet përballë. “Kemi dhe ne si këto male, - thotë Simoni, - por këtu bukuria e natyrës është mjaft tërheqëse”. Të gjithë gazetarët me kamera turren për t’i zënë këta dy turistë të vjeshtës. Ndërsa të huajt prej vitesh janë “buka” e valbonasve. Në mes të verës i kemi parë të huajt ta bëjnë në këmbë rrugën nga Margegajt e deri te “Fusha e Gjêsë”. Por dhe të zbresin nga mali, aty ku adhuruesit e natyrës kanë kërshërinë të ndjekin se nga buron Valbona.
Të zotët e bujtinave kanë entuziazëm si ky vend po merr gjallëri dhe thonë se rreth 7 mijë turistë kanë pritur këtë vit. Shtëpi ka, janë afro 100 shtëpi tip kulle.
Ndërsa të mbledhur në lokalin e “Fushës së Gjêsë” valbonasit bëjnë dhe gjeste falënderimi për të huajt që kanë zbarkuar aty me projekte për zhvillimin e turizmit. Një prej tyre është David Milne, përfaqësues i USAID-it, i cili për dy ditë na ka shoqëruar në këtë udhëtim, duke prezantuar gjithë përpjekjen për të ndihmuar këtë zonë turistike. Në Valbonë pothuaj ka mbaruar dhe qendra e parë rajonale, dy vila prej druri, ku do të ketë zyrë informacioni dhe inspektorë të institucioneve që merren qoftë me trashëgiminë kulturore, po dhe turizmin. Vilat prej druri po shtohen. Ndërsa kullat e vjetra me frëngji e shkallë karakteristike, edhe pse janë të pakta, po përdoren si bujtina. Në Dragobi po shkatërrohen, është alarm, se edhe çative po u vihet llamarinë këto vite. Kultura dhe ndërgjegjësimi për vendin u duhet banorëve të këtyre anëve - këto janë edhe këshillat që u japin të huajt! Turistët duhet të qëndrojnë të paktën një natë. Kola është ndër të parët që thotë se “turistë kanë ardh në Valbonë, po kanë fjet në Bajram Curr; dakord rruga, po duhen ujë e drita, edhe telefon”. Aq shumë mund të jenë lodhur këta pronarë bujtinash për të mbijetuar, sa nuk i besojnë premtimit se deri në fund të majit do të bëhen 200 shtigje malore. “Ka fonde UNDP, do hapen shtigjet”, - u thotë një përfaqurës i kësaj organizate të huaj vendasve. Madje, operatorët turistikë u drejtohen pronarëve të bujtinave gati me presion se tani duhen kushte, është nismë e lirë, po nesër do të testohen me yje!
Me këta, disa operatorë, ishim në Valbonë në fundjavën që shkoi për të prezantuar një projekt, që përfshin një cikël turistik ku është dhe Kosova, si turizëm alternativ ose duke e quajtur turizmi i bardhë!
Në mbrëmje darka në bujtinën “Fusha e Gjêsë” nuk ka asgjë romantike të atyre anëve; as zjarr me dru, as oxhak! Vetëm ushqimet kanë mbetur nga tradita. Ndërsa një grup këngëtarësh popullorë thjesht këndonin këngët e zonës, lodra kërciste, po lodërtari ishte veshur me kostum të zi e këmishë të bardhë; këngët e atyre anëve nuk mendohen pa fyell e çifteli, që atë mbrëmje e zëvendësoi fizarmonika; vetëm një valltare ishte e veshur edhe kjo si specat e patatet, marrë nga Gjakova! Burrat, ulur në tavolinë, seç të kujtonin psikologjinë e bajrakut, por jo të sofrave. Megjithatë, tropojanët argëtohen, këndojnë e kërcejnë dhe gëzojnë me miqtë! Është zemra e tyre ashtu si Alpet, edhe mikpritja. Në kthim, ikje nga Valbona, Bukra kujton çfarë ndodhi në komunizëm me këtë komunë, sa e braktisur ishte, si rebelonte kur të gjithë kërrusnin qafën përpara diktatorit; madje ajo thotë se veç një mbrëmje më parë, nja tre kryetarë kooperativash ndanin darkën me ne! Gruaja me flokë të shkurtër, bionde, që deri në atë moment gati nuk dukej, na tërheq bisedën e kthimit në Luginën e Valbonës, duke ndarë këtë grykë mes traumës komuniste dhe ditës së sotme; këto bjeshkë s’kanë asnjë mallkim nga histori të tjera, veç komunizmit. Në këto ditë vjeshte valbonasit shikojnë shtratin e luginës, se si po gërryen edhe atë pak tokë që kanë! Ikim duke i dëgjuar të thonë: “Kjo luginë mbrohet nga “askush””!

Subscribe to:
Comments (Atom)
Vdiç akademik prof.Fatos Mehdi Daci ,historiani dhe "mjeshtri i madh" i Dibrës
Me dhimbje të thellë njoftohet ndarja nga jeta e Fatos Mehdi Dacit , gazetari, historiani dhe Mjeshtri i Madh, një prej figurave më të shq...
-
Genci Gora NË SHKOLLË TEK SHTRIGA Shkarko falas Begzat Rrahmani VALËT E GURRËS Shkarko falas Mehmet Bislim...
-
Search inside image Shkruan Akademik prof.dr.Flori Bruqi, PHD Search inside image Pak biografi për t’mos ju ardhtë mërzi…. Search inside ...
-
Akademik Prof. Kujtim Mateli Pak histori derisa nisa t ë shkruaj librin “E vërteta për Dodonën dhe Epirin” (Pjesa e parë e para...
-
Kërko brenda në imazh Vrasja e Haki Tahës dhe heshtja e turpshme Haki Taha, u lind n...
-
Shkruan Akademik Flori Bruqi, PHD. Në historinë e popujve të Evropës, vështirë se mund të gjendet ndonjë popull që...
-
"Zëra nga burime të nxehta" mbetet një libër i veçantë i shkrimtarit Sabri Godo . Ai vjen për të dëshmuar se ka autorë dhe vepr...
-
Organizatorët e protestave antiqeveritare në Serbi kërkuan nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, që të paraqesë planin e tij për Kosovën ...
-
Shkruan Akademik Prof. Dr. Flori Bruqi, PHD AAAS. Në Arkivin Qendror të Shtetit, Tiranë, në Fondin 144 – Koleksioni i hartav...
-
Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Ismail Kadare (28 janar 1936 - 1 korrik 2024) ishte akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popull...
-
Kush është Koço Kokëdhima ? Koço Kokëdhima nga Qeparoi i Himarës është njëri ndër biznesmenët më të pasur dhe të suksesshëm në...