Dje, në Ministrinë e Kulturës u ndanë çmimet vjetore të letërsisë. Sabri Hamitit iu dha çmimi i madh për veprën e tij “Poetika shqipe”, në roman Ramiz Gjini, në prozën e shkurtër Ridvan Dibra dhe në poezi Arjan Leka, Visar Zhitit për “Letërsia e dënuar”, përkthyesi i shqipes në gjuhë tjetër, Joachim Röhm etj. Prurjet e këtij viti në letërsi, kryetari i jurisë, Agron Tufa, thotë se e kanë çuar letërsinë në një dinamikë të re letrare, ku romani dëshmon për një sistem të konsoliduar letrar, ndërsa për çdo dyshim që shkakton polemika e debate të përvitshme për këto çmime, Tufa e komenton si integritet moral, duke thënë prerë:
Si për t’u prirë e mbyllur gojën të gjitha debateve që shoqërojnë gjithmonë çmimet që ndan Ministria e Kulturës për letërsinë, kryetari i jurisë, shkrimtari Agron Tufa, ka sfiduar dje çdo polemikë të mundshme që mund të ndodhë, duke u shprehur: Morali për dyshimet: lexoni librat!
Çmimet e letërsisë nëse janë politike ose jo, edhe ministri i Kulturës Ferdinand Xhaferaj e ka përmbyllur duke thënë se Ministria e Kulturës është për të ndjekur politika, ndryshe nga ajo që po trazon këto ditë vendin, bëhet fjalë për politika kulturore kombëtare.
Kjo ka qenë ana zyrtare, për herë të parë e artikuluar aq prerë si për t’u dhënë fund aludimeve partiake, dhe politike që shkojnë si çmim për autorët fitues, ndonëse kontributi i tyre vjen në dinamikën e veprës, letërsisë.
Aq më keq kur këto çmime përndiqen edhe si situate klanore, deri në paranoja shkatërrimi mes autorëve me njëri-tjetrin. Dhe gjithë fajin sigurisht e ka sërish politika, jo ajo për kulturën kombëtare. Në të kundërtën mendimin jashtë këtij konteksti do ta kishim më prezent deri në imponimin intelektual të asaj çfarë po kalon vendi ynë. Por këto çmime të letërsisë nuk dëshmojnë se mungon ky mendim, por thjesht indiferencën e saj! Nuk do të ndodhte kjo gjë po të ishim 100 vjet më parë, kur plejada e viteve ‘30 ishte modeli më ideal për trashëgiminë e mendimit. Ka qenë i vështirë perceptimi i çmimeve dje pa këtë kontekst të koherencës politike në vend. Sikur balerina e ftuar për të kërcyer mes tyre, mu në turinjtë e shkrimtarëve më aktivë në vend, edhe që prisnin me ankth, çmim, të mos dëshmonte këtë frakturë dhimbjeje, tensioni, gjymtimi të lirisë në moment më fatal që po kalojmë.
***
Letërsia e vitit që lamë pas dëshmon për dinamikë të re. Ata që ankohen se nuk ka maja, nuk ka autorë shqiptarë, nuk i lexojnë prurjet e reja. Letërsia ka nevojë për dinamikë dhe me këtë përmbyllje për prurjet e 2010-s, kryetari i jurisë, Agron Tufa, së bashku me jurinë të përbërë nga poeti Bardhyl Londo, studiuesja Persida Asllani, shkrimtari Virgjil Muçi dhe Balil Gjini – kanë listuar fituesit.
Çmimi i Madh i Letërsisë për vitin 2010 i është dhënë shkrimtarit dhe studiuesit Sabri Hamiti me veprën "Poetika shqipe", e motivuar nga juria: “Për studimin dhe interpretimin e letërsisë shqipe si një tërësi organike me kodet dhe strategjitë e saj të ligjërimit, nën dritën e teorive dhe hulumtimeve moderne, origjinale dhe bashkëkohore”. Hamiti ka qenë prezent në marrjen e çmimit, duke tradhtuar ndoshta për herë të parë nga ndjeshmëria e tij intime, si nostalgji por gati dhe si fund të asaj pune që është lajmëruar nga vepra e tij, se e ka mbyllur kapitullin me përpjekjen sublime për të sistemuar letërsinë e shekullit të tij letrar. Gati në mënyrë solemne ai është shprehur dje: “Miq të vjetër e të rinj, me ardh në Tiranë kur ta afrojnë kolegët dhe bashkëkohësit është nder… jam nis nga Prishtina me temperaturë -10 gradë, dhe mbërrita në +10 gradë… !” Hamiti e ka folur për një lidhje “të përhershme dhe të përjetshme” me shqipen, se letërsia është shpëtim me shumë se mbrojtje, dhe më shumë njohje: ekzistim. Për këtë çmim nuk thuhet se ka pasur kandidatura të vëna në diskutim, ndonëse libri i tij “Poetika shqipe”, ishte në listën e “zvogëluar” të jurisë për kategorinë kritike dhe teorinë letrare.
Çmimi "Petro Marko" për vitin 2010 iu dha shkrimtarit Ramiz Gjini me romanin "Bibollasit", motivi: “Për risitë letrare që sjell në regjistrat stilistikë të narracionit dhe për konceptin karnavalesk dhe groteskun në paraqitjen e përditshmërisë së shoqërisë sonë, të deformuar nga traumat diktatoriale e postdiktatoriale”. Autori jeton në Nju Jork dhe fjala që solli në ceremoninë e djeshme thjesht ishte: “Pavarësisht nga çmimi, fakti që isha në garë, më ka bërë shkrimtar”. Prurjet në roman janë parë si tendenca më dinamike e letërsisë duke ndarë konkluzionin se mund të flitet për një konsolidim të sistemit letrare, që Tufa e ka paralajmëruar se letërsia po funksionon si sistem zhanresh, pavarësisht se mungon teoria dhe kritika letrare. Rrethi më i ngushtë i garës ka pasur 7 vepra pretendente deri në finale, si romani "Goja e botës" i Zija Çelës, romani "Terxhumani" i Idlir Azizit, romani "Hotel Arbëria", i Mehmet Krajës, romani i Rudi Erebarës "Vezët e thëllëzave", romani i Lindita Arapit, "Vajzat me çelësa në qafë" dhe romani i Ahmet Dursun "Pena e gardianit".
Çmimi "Mitrush Kuteli" iu dha shkrimtarit Ridvan Dibra me vëllimin me tregime "Në kërkim të fëmijërisë së humbur", motivuar nga juria: “Për teknikat narrative të përvojës së gjallë, të rikuptimësuara në korniza kompozicionale dhe paradokset semiotike me kohën”. Dibra ka qenë prezent dje, duke u shprehur: “Falënderoj jurinë për çmimin, por nuk e di në është libri më i mirë, por të shkruarit e tij më ka dhënë çaste paqeje, mirësie, shpresoj këtë edhe për lexuesit”. Me Dibrën për prozën e shkurtër kanë qenë tre pretendentë për këtë çmim, Uran Butka me "Dora e shtetit" dhe Ramiz Gjini me "Posta që sjell era".
Çmimin "Lasgush Poradeci" juria e vendosi për poetin Arjan Leka me poemën "Ndreqje gabimesh", për monologun e subjektit poetik përmes imazheve metafizike e meditative si rrugë komunikimi maksimal me trajtat e rrëshqitshme të femrës në të gjitha rolet e saj. Ndërsa fjalët e Lekës, që ka provuar çmimin pak vite më parë çmimin e Ministrisë së Kulturës, për romanin, ishin: “Është një gëzim që këmbehet dhe të tjerë pas nesh do fitojnë. Autori e ka mendjen tek vepra dhe jot e çmimi. Kjo është fitore e përkohshme. Në gjininë e poezisë, rrethi i të përzgjedhurve si gjithmonë ka qenë më i gjerë, me fituesin Arjan Leka në renditje pretendentë ishin poezia e Zef Zorbës në përmbledhjen "Buzë të ngrira në gaz", Petrit Nika me "Qenia brenda enës", Preç Zogaj me "Nuk ndodh asgjë veç dashurisë...", Anna Kove me "Djegë ujërash" dhe Zimo Krutaj me vëllimin "Hojëza fryme".
Çmimi "Faik Konica” iu dha një studiuesi me emër jo fort të rrahur në qarqet letrare të Tiranës, Anastas Kapuranit, me veprën studimore "Migjeni, ose parathënie e dyzuar", që u vlerësua “për prurjen bashkëkohore ne mendimin kritik për veprën e Migjenit dhe hapjen e diskursit shkencor mbi krijimtarinë e tij”. Një çmim e lidhur me veprën edhe për shkak të vitit të Migjenit. Në këtë kategori për kritikën dhe teorinë letrare, emri i Kapuranit është vendosur mes pesë veprave pretendente studimi i Eldon Gjikës "Cikli filozofik i Lasgush Poradecit", studimi "Poetika shqipe" i Sabri Hamitit, studimi i Behar Gjokës "Shkrimtaria e Martin Camajt" dhe "Satira e Fishtës në epikë" e Lisandri Kolës.
Çmimi "Gjergj Fishta" iu dha shkrimtarit Visar Zhiti, për librin eseistik "Panteoni i nëndheshëm", e motivuar “për sjelljen e një mendimi analitik e sistematik mbi veprën letrare të shkrimtarëve të ndaluar e të burgosur nën diktaturën komuniste, të cilët nuk patën fatin të komunikonin me lexuesin e tyre, por provuan tragjedinë e dyfishtë si njerëz e si krijues”. Zhiti, pas një eksperience diplomatike jashtë vendit, i pranishëm dje në ceremoni tha se libri i tij është “për gjithë atë letërsi të dënuar, për përpjekjen për më shumë liri, dhe më shumë shpresë”
Çmimi "Fan Noli" iu dha përkthyeses Saverina Pasho me romanin "Ishulli i mundshëm" të shkrimtarit provokativ francez Michel Houellebecq, “për gjetjen e pasforcuar të ekuivalencës stilistike e sintaksore në një shqipe të pasur, të gjallë e dinamike”.
Prezente dje, përkthyesja u shpreh: “Puna që bëj është një kontribut modest”.
Ashtu si poezia, edhe përkthimet e vitit që lamë pas, kanë pasur prurjen më të madhe, ndërsa rrethi i pretenduesve ka qenë jo fort i ngushtuar: Ardian Klosi me "Proza e shkurtër e Kafkës", Aristidh Ristani me "Loja e rruzareve prej qelqi" të Herman Hese, Jonila Godole me "Elegji Duine", poemë e Rajner Maria Rilke, Aristotel Spiro me "Vepra poetike" e Konstandin Kavafis, Mimoza Hysa me romanin e Margaretë Mazantinit "Të vish në jetë" dhe përkthyesi i ndjerë, Dritan Çela për "Kryeveprat" e Dino Buxatit.
Çmimi "Jusuf Vrioni" iu dha përkthyesit të njohur Joachim Röhm, “për kontributin e gjithanshëm e të shumëçmuar në përkthimit dhe promovimit e dhjetëra shkrimtarëve dhe veprave të letërsisë shqipe në gjuhët dhe kulturat gjermane”. Përkthyesi nuk kishte ardhur në Tiranë për të tërhequr çmimet, por bashkëshortja e tij lexoi letrën për këtë nderim, ku ndër të tjera tregoi lidhjet e përkthyesit jo vetëm me gjuhën por dhe kulturën e jetën shqiptare. Por mesazhi me domethënës prej përkthyesit rebel Joachim Rohm ka qene edhe në kontekst politik, që askush nuk guxoi ta shprehte dje se “përcaktuese për një popull nuk janë zhvillimet politike, por kulturore”.
Çmimi “At Donat Kurti” që ndahet për letërsinë për fëmijë iu dha një emri të ri, 16-vjeçarit, Joni Boçari me romanin "Bor-for ose provat e Askanos", “për gjuhën e gjallë dhe imagjinatën lojacake në krijimin e realiteteve të magjishme e fantastiko-shkencore”.Shkrimtari Virgjil Muçi, që i dorëzoi medaljonin, tha se Boçari ka rigjallëruar romanin fantastiko-shkencor. “Ky çmim është shtysë dhe kurajo për të vazhduar me vepra të tjera”, ka thënë pas asnjë hezitim, fituesi i “At Donat Kurtit”.
Ndërsa, i fundit çmim që promovon autorë më të rinj, “Migjeni” iu dha poetes debutuese, Manjola Brahaj me vëllimin "Vajtimi i Kalipsosë", për gjuhën e pasur dhe imazhet befasuese, në një konceptim modern të strukturës semantike dhe vargut të përpunuar. Pretendentë për çmimin e debutuesit, Brahaj pati përballë të riun Arti Lushi me librin "Humus".
Violeta Murati
Agjencioni floripress.blogspot.com
2011/02/02
Shqipëria, marrëzia jonë e përbashkët
“Në emër të Zotit, çfarë bëni?!”
Në 21 janar isha atje, pranë tyre. Pashë edhe një herë shqiptarin, atë shqiptar
që kisha lexuar ndër vite, ndër shekuj. Ishte aty, po ai, i njëjti, pa më të voglin dallim dhe ndryshim. Ishte po ai i, së paku, kohës së Skënderbeut, i shpalljes së pavarësisë, i 1913-s; ishte po ai, që dëboi me armë Princ Vidin; ishte po ai, që bëri Revolucionin e Qershorit të 1924-s; ishte po ai, që gjuajti ndaj Ahmet Zogut; ishte po ai i luftës vëllavrasëse të ‘44-s; ishte po ai i krimeve të tmerrshme të komunizmit; ishte po ai që vrau Arben Brocin në ‘90-n; ishte po ai, që dogji Shqipërinë në ‘97-n; ishte po ai që pushtoi Kryeministrinë në ‘98-n.
Në një qiell të hapur dhe pa re, befas shkreptijnë rrufetë e marrëzisë sonë kolektive, të asaj marrëzie që kishim hamendësuar se e kishim flakur diku në skutat e errëta të subkoshiencës.
Por jo! Libidoja jonë kolektive shfaqet (këtë herë jo seksuale, siç mendonte Frojdi), duke nxjerrë prej nesh pjesën tonë më të errët, më të brendësuar, më të fshehtë, më të dhunshme, më meskine, më shtazarake, duke nxjerrë prej nesh marrëzinë tonë.
Isha aty për të përjetuar marrëzinë e një grupi ndaj një tjetri, isha aty për të parë përballjen e ca pabuksave me disa rrogëtarë të mjerë, që çdo fund muaji mendojnë për datën e hedhjes së rrogave, për të kuptuar armiqësinë tonë të përbashkët, divorcin me çdo lloj vlere, me çdo lloj ndjenje humane dhe flirtimin tonë përfundimtar me Djallin, me të keqen, perversen, arrogancën, hakmarrjen.
Isha aty për të kuptuar mangësitë tona, moskulturimin tonë, hendeqet e ëndërritjeve tona mes ideales dhe realitetit, atij realiteti që jemi të destinuar ta përjetojmë përditë, ta vuajmë, ta shkatërrojmë në përditësinë tonë dhe sërish ta rindërtojmë në hamendësimet tona.
Atë të premte isha atje, mes tyre, mes halleve dhe problemeve të tyre, isha mes paditurisë së tyre, injorancës së tyre, isha mes përdorimit të tyre në mënyrën më të keqe nga një grup tjetër (që ndiqte çdo lëvizje të tyre nga përtej perdja), isha mes arrogancës së tyre, isha mes mosndjesisë së tyre, isha mes lukunisë së tyre, isha mes verbërisë së tyre, asaj verbërie që me të drejtë Saramango përshkruan tek “Verbëria” e tij, edhe pse verbëria e asaj dite ishte e zezë, ashtu si, përgjithësisht, është verbëria, e jo e bardhë, përkundrejt asaj që Saramango na rrëfen.
Atë të premte isha në familjet e tyre, pranë nënave, bashkëshorteve, fëmijëve, motrave, vëllezërve të tyre. Shihja në vështrimet e tyre frikë dhe ankth, ndërsa zemrat e tyre kishin ndalur dhe ishin përqendruar atje, tek ata, në sheh.
Isha atje për të parë se si nuk duhet të jemi, për t’u thënë se si kemi qenë dhe për t’i ndalur, për t’i bindur, për t’i thirrur: “Në emër të Zotit, çfarë bëni?!”
Atë të premte i dhashë të drejtë marrëzisë së Don Kishotit për mënyrën e tij të ndryshimit të botës, i dhashë të drejtë utopizmit të Marksit, me tezat e tij idealiste për shtetin ideal, i dhashë të drejtë Odin Mondvalsenit, i cili nuk e kishte aq keq që pretendonte se ishte danez, ndërsa, me lot ndër sy, krijova një hendek të pakapërcyeshëm me vetjen shqiptare.

Wisner: “E di cili është shpirti i vërtetë i shqiptarëve”
Qëndrimet e zyrtarëve të lartë të Departamentit të Shtetit, senatorëve dhe kongresisteve, qëndrimet zyrtare të organizmave prestigjioze - qëndrimet e instituteve te ndryshme politike ndërkombëtare dhe vendore, të analistëve politikë, të partive politike etj, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës tashmë janë të njohura.
Të gjithë këta bëjnë thirrje t'i jepet fund dhunës në Shqipëri dhe palët të fillojnë dialogun në mes tyre. Ata e quajnë të gabuar vendimin e kryetarit të Partisë Socialiste Edi Rama për të vazhduar me planet për organizimin e protestave të tjera në rrugë, duke kërkuar që "beteja" të zhvillohet brenda institucioneve demokratike. Gjithashtu, u bëjnë thirrje dy palëve në Shqipëri, që të qetësojnë situatën, nga e cila sipas tyre, ka vetëm të humbur dhe nuk mund të ketë fitues.
Pas demonstratave të dhunshme, ku opozita në Tiranë, sulmojë duke shkatërruar dhe djegur pronën private shtetërore, dyqane e automjetet, dhe goditur me sende të forta forcat e ruajtjes së rendit, policinë të cilat ishin vendosur në ruajtje të institucioneve shtetërore - ndërtesës së kryeministrisë, në 21 janar ku humbën jetën edhe 3 persona dhe u plagosën dhjetëra të tjerë, në mes tyre më shumë 25 policë ka folur edhe ish i dërguari i posaçëm të Departamentit Amerikan të Shtetit, në bisedimet për statusin e Kosovës, Ambasadori amerikan Frank R. Wisner, i cili, aktualisht, është në krye të kompanive më me renome amerikane dhe botërore, AIG(American International Group), ku ai mbanë postin e nënkryetarit të kompanisë, kompani kjo multi miliardershësh që operon në tërë botën. Diplomati amerikan tregon se është shumë i lidhur me shqiptarët dhe i njehë mirë shqiptarët si në Shqipëri e Kosovë por kudo që jetojnë ata. Mbasi atë, ai e shprehe duke thënë se "Unë e di se kush është shpirti i vërtet i shqiptarëve dhe se çfarë ju dëshironi që vendi juaj të jetë ndër vendet e para në Evropë, dhe në familjen evropiane, ju dëshironi thotë Wisner, që edhe Shqipëria të jetë sikurse vendet e tjera të perëndimit, ashtu si Shtetet e Bashkuara , Britania e Madhe, Franca, Gjermania, Austria, Zvicra, Italia dhe vendet të tjera."
Wisner, gjithashtu thekson se këtë e dëshironi ju të gjithë shqiptarët, por që të arrini deri aty ju duhet , që të tejkalohen mospajtimet politike, dhe të mos i kërkoni t'i zgjidhni ato me thellimin e mos pajtimeve dhe në rrugë në mënyrë të dhunshme.
Në fund diplomati e njohur amerikan, ambasadorin Frank Wisner, ish i dërguari i posaçëm i SHBA-së për zgjedhjen e çështjes së Kosovës, i cili, aktualisht, është në krye të kompanive më me renome amerikane dhe botërore, AIG (American International Group), thotë se " Më vjen shumë keq për këto ngjarje, për dhunën e përdorur dhe ndaj institucioneve shtetërore, e tëra kjo është e pikëllueshme por më së shumti më vjen keq për imazhin e Shqipërisë, mbasi Shqipëria, meriton një imazh tjetër edhe më të mirë"./Beqir Sina
Pse të jesh jashtë sistemit...
Nga Bekim Rexhepi
Vullneti politik i një subjekti është aksioni i subjektit rezonues mbi organizimin e tij si i kushtëzuar.
B.R
Subjekti politik në momentin që vendos të funksionoi si i organizuar, ai synon që të veproi si i kushtëzuar mbi një projekt. Cili mund të jetë ky projekt? - qe një subjekt duhet të kushtëzohet mbi të, për të vepruar apo funksionuar politikisht. Pra, të identifikojmë disi, një projekt mund të jetë i ndërtuar nga një ide apo edhe më shumë të ndryshme, çofshin këto koherente apo jo, nga shqetësime apo jo, të mbledhura apo jo, të shkruara apo jo, e me radhë – e deri të një ëndërr. Ndryshe të gjitha këto janë platforma. Edhe një ëndërr është platformë në vetvete sepse ngrihesh mbi të, si në një të gdhirë të nesërme. Pra, po të krijosh një platformë do të thotë se ke synon të veprosh ne aksione subjektive duke rezonuar mbi organizimin e kushtëzuar. Çfarë do të thotë i kushtëzuar mbi një platformë? Nëse, ke zgjedhur një platformë dhe synon ta realizosh atë ( pra, gjithnjë në kontekstin e një subjekt politik), duke caktuar disa kushte dhe mjete të mundshme që të qojnë mbase mbi objeksionin final. I gjithë ky rrugëtim ka edhe rregullat e sjelljes normative mbi të cilat tentohet të shkohet apo të arrihet. Pra vetëm subjekti politik qe ka një platformë të qartë arrin të imponohet i arsyeshëm, duke i mundur pasionet për ta bërë përfundimisht lirinë kuptimplote.
Ndërsa, për një subjekt politik që ka një liri dhe ka një ide që të qarkullojnë anasjelltas, mund të themi se ajo liri pa ide do të ishte hiç kuptimplote në politikë! E mbase duhet nxitur njerëzit në pajtim me lirin të përkujdesen për veten e tyre. Këtë pak subjekte e kuptojnë apo e bëjnë të duket e mundshme, platformat e tyre janë hedhur tashmë në shporta e qoshe, pas derës dhe ato nxirren vetëm atëherë kur u kërkohen në elektorat për tu justifikuar.
Shteti akoma mbetet forma më e mirë e organizimit politik dhe jo vetëm politik të një komuniteti, duke qenë i organizuar një komunitet vendime mund të merren më lehtë. Sepse edhe sot shtetet qe kanë historinë e tyre vazhdojnë të identifikohen dhe të përfaqësohen nga kushtëzime më shumë të brendshme historike. Shqiptaret në historinë e tyre kanë kode identifikuese, me të cilat kode ata kanë synuar të arrijnë qëllimet dhe veprimet e veta si komunitet. Prodhimi i kodeve historike të një komuniteti është treguesi më i mirë i superstrukturës fundamentale qe ndryshe i thonë shtet. Shteti i sotëm “modern” është instrument i marrëdhënieve të brendshme të një komuniteti, që historinë e vet e shikon si në pasqyrë, duke e mësuar atë, madje si një individ që vetveten e tij e shikon në pasqyrë dhe do të duket gjithnjë mirë.
Partitë politike në shtet janë si anëtar të familjes ku vet prindi është shteti, ato (partitë politike) gjatë gjithë jetës përpiqen të respektojnë prindin e tyre, ndërsa të tjerët që nuk përpiqen të respektojnë mbase do të ndëshkohen.
Pamja - i mbrapshtë vlerësimi
Tash pas gjithë kësaj gjendje të ndodhur në Shqipëri, një qytetar i thjeshtë e ka të vështirë të kuptoj se çfarë duan socialistët dhe çfarë nuk japin demokratët. Nuk janë të panjohura kërkesat e socialistëve, por edhe atë qe demokratët nuk mund ta japin si peshqesh tek socialistët e nemitur. Ndarja e pushtetit në demokraci është paksa e dhimbshme, por më e dhimbshme është të mos e pranosh atë si të tillë. Qytetaret në secilin vend demokratik votojnë për atë subjekt qe kanë besim më shumë dhe se ka udhëhequr më mirë vendin. Këtë besim të qytetarëve nuk mund ta ndërrosh me forma të tjera sepse ka një sërë rregullash demokratike që sistemi garanton. Ndërsa është tjetër politikë shfaqur dhe zgjedhur qe një subjekt rival, humbjen nuk e njeh, pse nuk do ta njoh edhe për shkaqe verbërie politike.
Qeveria Shqiptare nuk mund të quhet jo demokratike, kriminale, korruptive, e të tjera si këto, qe i ka ne qejf e t’i përdorë në retorikën e saj partia socialiste. Po të ishte kështu si e quan me këto akuza partia socialiste, atëherë në Shqipëri, nuk do të vinte Gj.W.Bush, të vizitonte një Shqipëri dhe të takonte një qeveri, e cila do të ishte jo demokratike, kriminale, korruptive, e të tjera si këto. Po ashtu edhe NATO – ja, nuk do ta pranonte në gjirin e saj një Shqipëri të tillë jo demokratike, kriminale, korruptive, e të tjera si këto. As dhe BE – ja, nuk do të hapte dyert e saja të lira për një Shqipëri dhe qytetar të saj - jo demokratikë, kriminalë, korruptivë, e të tjera si këto. Pra mbetet vetëm tërbimi politik i Edi Ramës, që tenton të ndal zhvillimet politike në Shqipëri, duke u përpjekur ta ngel qeverinë në probleme politike të parëndësishme, siç janë zgjedhjet e para njëviti, kontestimi i tyre mbi njëvjeçar, mbi autostradën “ Rruga e kombit”, qe tashmë është e mbaruar dhe nuk ka qytetar e të thotë ngjashëm siç i plas tërbimi Ramës për të.
Harron opozita edhe Rama vet se duhet të mos dal nga sistemi politik qe të mos e bëjmë shtetin një akullore për shumë gjuhë.
Partia Socialiste po orvatet që përmes sa më shumë individ të nxitë në qendër të analizave të saja manipuluese për të dhënë përfundimisht goditje tepër të fortë demokracisë dhe drejtësisë në vend. Në këtë kuptim mund të themi pozicionimi i partisë socialiste dhe i Ramës, nuk kanë vij ndërse sa i përket demokracisë dhe drejtësisë në vend, sepse debati aktual dhe kaq i përqendruar sikur do të kundërvë qëllimisht në njërën anë kinse totalizimin e njërës palë dhe në anën tjetër të shfaqë po kështu liberalizmin e vet.
Logjika e Ramës dhe e mbështetur nga PS-ja, ka pësuar shumë deformime të brendshme, ajo po shfaqet me potenca antishqiptare, sepse gjithnjë e më shumë po bëhet përbërëse në mendimet e Ramës dhe shumë përkatëse ne subjektin opozitar, ku shfaqja fillon ngjashëm dhe goxha e ricikluar me virtyte të Hitlerit. Edhe Hitleri ishte i majtë në koncept! Edhe Hitleri ishte antigjenetik (jo pak fakte të mëvonshme e dëshmojnë se edhe ai ishte çifut)! Edhe Hitleri ishte piktor i dështuar! Edhe Hitleri kishte një fjalor skandaloz sa i përket përshkrimit të gjendje! Nga këto virtyte të Hitlerit , kopja e Ramës të ngjason.
Tashmë nuk mund të mos shtrohet si dikur pyetje përjashtuese, se a duhet që politikanët të jenë të virtytshëm? Ata duhet të jenë të virtytshëm sepse nga paraqitjet e tyre edhe qytetari mësohet të sillet dëmshëm me njësit kombëtare. Madje, ka gjasa të rritet sasia e njerëzve në popull, që mendojnë se atdheu i tyre nuk bëhet më për ta - i dashur, ashtu siç e mendojnë dhe e kuptojnë të huajt qe janë dhe në shumë raste mbesin indiferent me kuptimin se nuk është ky atdheu i tyre. Këtë gjendje sikur e provuam me 21 janar 2011 në demonstarat, para institucionit të kryeministrisë kur po vandalizohej e gjitha, e deri në atë pamjen qe s’duhej ta shihnim kurrë më, kur u hedh flamuri kombëtar në drejtim të policisë. Kjo tregon qartë se deri ku dëshiron të shkoj Edi Rama dhe Partia Socialiste duke degraduar në maksimum të gjitha gjërat, për të krijuar gjendjen e kaosit dhe për të shkatërruar virtytin e qytetarëve për atdheun e tyre.
Nuk është e kotë dhe nuk duhet të pranohet si e kotë, asnjë përpjekje intelektuale që i bën thirrje këti populli të mos dëgjoj tërbimin e Edi Ramës, sepse synimet e tija tashmë nuk janë të paqarta, jo vetëm për këtë popull dhe për këtë atdhe, porse atë që tashmë po ekspozohet na Tirana, edhe bota e qytetëruar ka distancuar. Të mos dëgjosh mikun e mirë në ditën e vështirë, e bën budallain e vetvetes, sepse bota ka ndryshuar dhe qytetërimet nuk mund të bien sa herë mbi to ngritën budallenjtë qe s’duan të dëgjojnë për të mirën e tyre. Shqipëria e ka provuar një budalla si Enver Hoxha, i cili pa kuptuar botën sikur donte të bënte të kuptueshme se e gjithë bota sillej rreth tij.
Historia na dëshmon se Hitleri, pos qe kishte mashtruar gjermanet me ultranacionalizëm, kishte zhdukur edhe bashkë gjenetikët e tij, ai po ashtu para vetës kishte edhe shkatërrimin e gjithfarshëm, vetëm e vetëm për tu futur në historinë botërore me skandalin më të tmerrshëm të një lufte nxitëse dhe tërbuese, në emër të popujve të këqij. Edi Rama këtë nuk e bën dot sepse Shqipëria nuk është Gjermani dhe rrethanat nuk janë të favorshme si në ato vite të Luftës së Dytë Botërore, por Edi Rama, me kaq sa di do të përpiqet të diskriminoj qeverinë demokratike të Berishës, duke e cilësuar si pushtet të keq, shumë të keq para shqiptarëve, madje do ta rrënoi përfundimisht si të mundet.
Zhytja e thellë ne polemika, debatet e zhurmshme dhe shterp i kontribuojnë pavetëdijshëm kësaj gjendje të mirëseardhur për Edi Ramën, të arrijë atë qe po e riciklon herë me greva, me protesta, me manifestime, me bojkote, me demonstrata të dhunshme, me krim të organizuar, e me çfarë jo ne ditët e ardhshme. Ikja nga debatet e zhurmshme dhe shterpë, polemikat e thella duhet të menaxhohen nga kujdestaret e mediave, një detyrë primare e konditave të lirisë së përgjithshme të një shteti demokratik.
Sekush në Shqipëri ka një bindje se pos agjenturave të brendshme ka edhe agjentura të mediave qe janë shkarkuar në ambicie politike në dëm të lirisë dhe drejtësisë së shtetit. Shteti nuk mund të varet vetëm nga pushteti i një kryeministri, sepse shteti ka më shumë pushtet të tjera përbërëse, qe gjithsesi duhet të jenë hallka në njësitet kombëtare, por kur dëmtohen dhe përvetësohen këto hallka të pushtetit, atëherë synohet më gjasë të shkatërrohet shteti nga një sistem në një sistem tjetër. Prandaj, Partia Socialiste ka dalë nga sistemi, nga sistemi politik i shtetit, më qëllim që të rrënoi shumë hallka të tjera të pushtetit e deri te ai përfundimtar i qeverisjes shtetërore. Nga kjo gjendje ku ka rënë kjo parti, dukën pak të rëndësishme rrugët qe ka zgjedhur Partia Socialiste apo Edi Rama, më e rëndësishme është analiza e qartë se si në hapat permanent po tentohet të shkatërrohet një shtetit nga një anarki dhe diktaturë perverse.
01 shkurt 2011
Mbi kontekstin historik të fenomenit Gjergj Kastrioti - Skendërbeu (1405-1468)
© Pikturë e Ndue Gjeles
nga Sami Repishti
Figura pluri-dimensionale e heroit kombëtar shqiptar Gjergj Kastrioti-Skenderbeu ka ndezë fantazitë e breznive të njipasnjishme shqiptare për afër gjashtë shekuj. Megjithë pushtimin 423 vjeçar otoman të viseve shqiptare dhe konvertimin në islam të pjesës ma të madhe të popullsisë së vendit, figura poliedrike e Skenderbeut, sundimtar, diplomat, strateg ushtarak i rangut të parë dhe mbrojtës i krishtenimit perëndimor, mbetet gjithëherë epiqendra e kryenaltësise kombëtare shqiptare dhe personaliteti qendror që bashkoi dhe vazhdon të bashkojë të gjithë shqiptarët, brenda dhe jashtë Shqipnisë, pa dallim feje, krahine ose ideologjie politike. Skenderbeu qendron sot, pesë shekuj e gjysëm mbas vdekjes tij me l468, si nji gjysëm-perëndi, hero i antikitetit, personifikimi i çdo gjaje që shqiptarët adhurojnë dhe vazhdojnë të shpresojnë.
I lindun në nji vend si Shqipnia, kurdohere nji urë në mes të Lindjes dhe Perëndimit, veprimtaria e gjithanëshme e Skenderbeut karakterizohet nga nji marrje qendrimi të preme në favor të njenës - Perëndimit të krishtenë, dhe kundër tjetres - Lindjes islamike, nji qendrim unik në atmosferen politike të Ballkanit në shekullin XV. Ajo që na intereson asht konteksti historik i nji veprimtarie të këtillë që, simbas mendimit tonë, ka percaktue kahen e veprimtarisë së tij, si dhe rezultatet që nji qendrim kaq i vendosun ka dhanë për të ardhmen e nji vendi të kërcënuem nga rreziku i invadimit afatgjatë.
Shekulli XV që lindi Skenderbeun, e gjeti Perëndimin (në këtë rast i identifikuem si "Europë e krishtenë") në nji proces formimi të kontinentit tonë, që do t'i jepte formen e tij afatgjatë dhe të dallueme, si kontinenti i Europës. Bota tjetër ishte kryesisht jo e krishtenë. Prandej, shekulli XV ushqeu idenë e nji qytenimi të mbështetun në nji fe, d.m.th. krishtenimin, që mbante njikohësisht edhe vulen e trashëgimit të qytetnimit të pasun romak, sidomos me ruejtjen e përdorimin e gjuhës së shkrueme latinishte.
Konceptet moderne të "popullit" dhe "kombit", e aq ma shum "i shtetit", kanë qenë mjaft abstrakte; ajo që ishte konkrete, e përditshme, ishte termi, nominal dhe praktik i "krishtenimit" dhe zhvillimi i mavonshëm i ngjarjeve duhet parë nga ky prizem. Këtu fillon edhe historia e "Europës". Organizimet fisnore, ngritjet e paprituna të individëve të fuqishëm, megjithëse pjesërisht të romanizueme, nuk kanë qenë në gjendje me hedhë bazat e "nji shoqnie të qytetnueme", përsa kohë që barbarizmi në Europe ishte nji fenomen i përhapun. Ndërkaq, në botën jashtë "Europës" - Konstantinopoja. Kordoba, Bagdadi - me trashëgimin bizantin e arab kishin krijue "shtete" dhe qytenime që kalonin shumë sukseset e "Europës". Asnji shkollë mendimi ose universitet nuk ishte në naltësinë e arabëve, qoftë në Spanjë, qoftë në Lindjen e Mesme.
Në këtë gjendje të ulët zhvillimi, fuqia e madhe efektive që u trashëgue nga perandoritë e së kaluemes - ajo e Karlit të Madh, e mbretënve anglezë, gjermanë, spanjollë, - mbeti ajo e Kishës Katolike Apostolike të Romës, dhe ma pak të fuqishëm protestanët dhe kishat e tyne. "Nëpër të gjithë Europën perëndimore, ipeshkevit - shpesh herë bij të familjeve me influencë, me pasuni dhe lidhje të fuqishme që i mbronin - ishin figura kyçe në çështjet lokale, e morën përsipër detyra që ma parë i takonin zyrtarëve perandorakë. Kisha, pak nga pak, veshi rroben më të cilen veshej Roma shekuj ma parë - qytetnimin. Vija dalluese në mes të krishtenimit e paganizmit ka qenë gjithashtu edhe vija që ndante qytetnimin romak dhe barbarizmin." (J.M.Roberts, 237)
Nga të gjithë ipeshkevijt, ma i randësishmi dhe ma i fuqishmi u ba ai i Romës - i njohun si Papa i Romës. Arsyet për nji zhvillim të këtillë janë të njohuna: disa nga kryesorët janë prania e eshtnave të martirit Shën Pjetër, pa dyshim edhe fakti se Roma ka qenë për shekuj kryeqyteti i republikës dhe perandorisë romake me nji trashëgim të pakrahasueshëm. Me shkatërrimin e administratës së "perandorisë", ipeshkevijt morën përsipër edhe funksionet shtetnore, tue ruejtë gjuhën e shkrueme latine si gjuhë zyrtare. Për ma tepër, diplomacia papnore ndihmoi formimin e mbretnive kristiane që u ngritën me ramjen e barbarizmit në Europë. "Perandori" legjitimohej vetëm me kunorëzimin nga Papa i Romës.
Gjatë këtij transformimi, Kisha Katolike e Romës, megjithë lëshimet e herëpashershme, ruejti dy aspekte themelore:
a) dënimin e hakmarrjes si barbarizëm e zëvendësimin me "dashuni për të afërmin".
b) mbrojtjen e parimit të martesës së krishtenë, monogaminë, qendrime që mbahen edhe sot.
Njena sillte paqen, tjetra pagëzonte familjen si berthamën e shoqnisë.
Procesi i konvertimit të popujve "barbarë" dhe qendrimi i "Kishës" përfunduen me sukses në përpjekjen "me qytetnue" dhe si rrjedhim, me dalë në skenë si "europiane të qytetnueme" me identitet kontinental. Në nji Europë të këtillë, dimensionet fetare ishin të pakundërshtueshme dhe depërtuen në të gjithë jetën e shoqnisë së re. Asht kjo "Europë" që celebrohet me ndërtimin e katedralevet gotike, si dhe në art me pikturë e skulpturë.
Në sferën shoqnore, themelimi i qyteteve, zhvillimi i industrisë lokale dhe i tregëtisë, veprimtaria kulturore e zbulimi i shtypshkronjës filluen të krijojnë sensin e "bashkësisë" qenien "popull", si dhe nevojën e paevitueshme për nji organizim shtetnor. Ky grumbullim zhvilloi edhe ngritjen e "shtetit", ndjenjen e "kombësisë", të qenies pjesë e nji "kombi" të veçantë me interesa dhe aspiracione të veçanta. Asht lindja e "nacionalizmit" - francez, anglez, gjerman, spanjoll, portugez, holandez, danez, suedez, irlandez etj.
Historikisht, kombet janë zhvillue ma shpejt sa herë që kanë qenë të përfshime në nji shtet të organizuem dhe me sistemin monarkist. Megjithatë, prirja e "Monarkëve" për rritje territoriale kombëtare me dhunë ka shkaktue luftat e vazhdueshme. "Kombet europiane u formuen nga popuj që u treguen mjaft të fortë me qendrue së bashku, si dhe shpesh herë, nga detyrimi i bashkimit për rezistencë kundër invadimit të huej." (J.M.Roberts, 271)
Në Lindje, sundimi i Bizantit (afers. 527-l453) krijoi nji "krishtënim" të ndryshëm nga ai i Romës, sidomos me perandorin ilirian Justiniani i Madh. Në Lindje, perandori ishte i mveshun edhe me rroben e "supremacisë fetare" edhe në subjektet me landë fetare. Menjëfjalë, ishte nji udhëheqës laik dhe fetar (caesaro-papism), që shikohej si nën-mbret i Zotit mbi tokë. Ndërsa Perëndimi nuk lejoi autoritetin fetar me kalue në duert e "sundimtarit", tue sigurue që vetëm Kisha të kishte fjalën e fundit, sepse ajo i detyrohej vetëm Zotit, nji forcë jashtë-tokësore, prandej superiore.
Për arsye të pozitës së Bizantit, zyrtarët e Kishës flitnin greqisht, megjithë shoqninë multi-raciale të Perandorisë. Humbja e ndikimit të antikitetit grek dhe atij të Europës perëndimore, shkaktuen adoptimin e shumë formave aziatike në Ballkan, nji trashëgim që ndjehet edhe sot në këtë gadishull. Forma fetare e këtij zhvillimi u quejt "ortodoksizëm", nji formë e ndryshme nga "katolicizmi" perëndimor.
"Asnji klerik ortodoks nuk kishte randësinë e Papës së Romës. Patriarku i Konstantinopojës, udhëheqës kishtar i pranuem në Kishen lindore mbas shekullit VII, ishte në praktikë i emnuem nga Perandori, dhe si ‘shpërblim' jepte bekimet e Kishës në ceremoninë e kunorëzimit të Perandorit." (J.M.Roberts,173) Klerikët u lejuen të martohen, tue i paraqite ata si pjesë e shoqnisë laike dhe tue i lejue murgjët e monastireve të tërhiqen nga "jeta" për lutje, meditacion e vetëdisiplinim.
Mbas Koncilit të vitit l054 dhe skizmes që rezultoi, ndamja deri atëherë teorike në mes të dy kishave (katolike e ortodokse), u ba ma e theksueme çdo ditë e ma shum
Përsëri në Lindje doli në skenë edhe nji fe e re, Islamizmi, që predikoi "vëllaznimin e besimtareve" (ummi) kudo që ata jetojnë. Që nga fillimi, "…theksi i vumë mbi randësinë supreme të vëllaznimit në mes të besimtarëve, kishte karakter subversiv, gjithashtu sepse sfidonte besnikërinë që kërkojshin fiset" (J.M.Roberts,179), dhe ma vonë kombet. Po lindte nji bashkësi e re shoqnore, e cila me zhvillimin e hovshëm të saj do të sillte qytetnimin e ri islam.
Në kundërshtim me krishtenimin, islamizmi u tregue nji forcë për pushtime tokësore me ndërmarrje ushtarake. Ekspeditat arabe pushtuen Afrikën e Veriut, e të gjithë Lindjen e Mesme. Në Europë, arabët pushtuen Spanjen dhe gjysmën e Francës, deri në Tours e Poitiers (v. 732), pikërisht njiqind vjet mbas vdekjes së themeluesit, Muhamet. Këtu fillon edhe ngritja e qytenimit arab, dhe ramja ushtarake e tyne, njikohësisht, që na e interpretojmë si fitorja e pendës mbi shpaten.
Ramja e arabëve u shpejtue kryesisht nga dalja në skenë e nji fuqie të re që përqafoi islamizmin, por mori për vete lavdinë e ndërtimit të perandorisë: turqit osmanë. Kryqëzatat e Perëndimit për çlirimin e Jeruzalemit, dobësuen Bizantin dhe mundësuen ardhjen e osmanëve në Europë. Nji botë plot intriga si Bizanti nuk ishte në gjendje me përballue sulmin e ushtrisë ma të fortë të asaj kohe. Në vitin 1453, Konstantinopoja ra në duart e osmanëve, nji moment dramatik në historinë e Europës. "Kur erdhi lajmi i rënies, askush nuk e priste dhe krishtenimi mbeti me gojë hapet." (J.M.Roberts,198)
Rruga për pushtimin e Ballkanit ishte tashma e hapun dhe rreziku i invadimit të Europës ishte iminent. Disa vende, si Bosnia, pranuen islamizmin në mënyrë masive, ndërsa vende të tjera si Hungaria, Serbia, Bullgaria dhe Arbenia e kundershtuen me suksese jo të barabarta. Por efektet e pushtimit, islamizimit dhe qendrimit anti-kristian të pushtuesve osmane, krijuen nji reaksion të fortë, koshient e të vazhdueshëm. Krishtenimi në Ballkan u ba forca udhëheqëse e rezistencës, që lindi idenë e kombësisë - si bashkësi e dallueme nga pushtuesi - dhe format e para të nacionalizmit në Ballkan. Në krye të kësaj lëvizjeje proto-nacionaliste qendronin kleri katolik e ortodoks. Megjithatë, për arsye të qendrimit barbar të kryqëzatave katolike europiane gjatë qendrimit tyne në Bizant, e veçanërisht grabitjes së pa fre të Konstantinopojës (l204), ndasia fetare e dy kishave u ba e plotë dhe mori tone politike. "Better Turks than Franks " (Ma mirë turqit se francezët (katolike).
Bizanti ftoi osmanët myslimanë të luftojnë kundër princave të krishtenë ballkanas. Këta të fundit ftuen osmanët myslimanë të luftojnë kundër rivalëve të tyne të krishtenë.
Mbretërit e Serbisë, Bullgarisë dhe të Bizantit u komprometuen me martesat e bijave dhe motrave e tyne me Sulltanin. Gjithçka ishte e kalbun në themel, ndërsa fuqia ushtarake turke kishte arritë kulmin. "Vetë Ballkani u shndërrue në nji teatër lufte, ku ushtarët e krishtenë luftuen vazhdimisht për turqit" (Kinross,49). Në luftën e Konjes (Anadoll), me l387, armata turke përbahej nga ushtarë të krishtenë serbë, grekë e bullgarë.
Më 1380 turqit hynë në Shqipni… "me thirrjen e princërve vendas që kërkonin ndihmën e turqëve me luftue anmiqt e tyne."(Kinross,54) Më l385, mbreti i mundun Lazar i Serbisë detyrohet me njohë Sulltanin dhe me pague tribut në të holla bashkë me nji kontingjent ushtarësh. Ma heret, që më l335, princët europiane kishin fillue marreveshjet me turqit, me qellim që të mbronin tregtinë e qendrave të tyne në Ballkan. Raguza, Venediku e Gjenova braktisën perandorin bizantin e lidhen traktate me perandorinë otomane.
Në nji përpjekje me pushtue Ballkanin, Sulltan Murati I u ndesh me forcat e koalicionit kristian - serbe, boshnjake, shqiptare, bullgare, vllahe dhe hungareze - nën komanden e mbretit Lazar të Serbisë, në Fushë Dardani (v. l389). Koalicioni humbi luften dhe serbët pavarësinë , tue zbritë në rangun e nji shteti vasal. Me fitoret e reja, perandoria osmane hodhi faren e nji shoqnie shumëkombëshe, me besime të ndryshme dhe me nji numër të madh gjuhësh. Njohës i mirë i psikologjisë ballkanase, Sulltan Murati pushoi persekutimin e të krishtenëve dhe konvertimin me forcë të popullsisë në islamizëm. Patriarku serb ruejti prerogativat themelore në kryemjen e funksionit të tij - ashtu siç kishte ba Sulltani me Patrikun grek mbas ramjes së Konstantinopojës, i cili, "… në nji letër drejtue Papës, më l485, pohonte se Sulltani i kishte lanë Kishës liri të plotë veprimi." (Kinross,59)
Ky trajtim mundësoi të krishtenët e perandorisë osmane të ngrihen në pozitat ma të nalta shtetnore. Por, me drejtuesit ma të naltë të Kishave greke e serbe si aleate të privilegjueme të Sulltanit, Papa i Romës mbetej vetëm në skenë si anmik kryesor i osmanëve dhe si organizator i rezistencës efektive kundër turqëve në Ballkan. Ndërkaq, demografia e Ballkanit filloi të ndryshojë me ardhjen e kolonive myslimane në gadishull dhe vendosjen e tyne në shum qendra banimi të tokës së okupueme. Nji humbje e dytë dhe e randë e mbretit hungarez Sigismund në Nikopojë, shënoi triumfin e plotë të osmanëve në Ballkan, pjesërisht me ndihmen e serbëve.
Kisha ortodokse serbe shikonte vetën përherë si nji institucion kombetar, si qendra shpirtnore e popullsisë, që fliste serbisht dhe ruente besimin ortodoks. Edhe vetë ekzistenca e saj, që në vjetin l557, u konfirmue me dekretet e Portës së Naltë Otomane, e cila rivendosi Patriarkatin serb, si nji kompromis të arritun në mes të dy vëllazënve: kryeviziri Mehmet Sokollu ishte nji serb i konvertuem që arriti të bahej kryeministër i perandorise turke, ndërsa vëllai i tij, Makarije Sokoloviq, i cili kishte ruejtë ortodoksizmin, u kunorëzue si Patriarku i Serbisë.
Mbas vdekjes së perandorit gjerman e hungarez Sigismund, më l437, u rindez tek hungarezët dëshira për hakmarrje kundër osmanëve. Nga rradhët hungareze doli nji fisnik, Gjon Huniadi, i destinuem me u ba hero kombëtar. Për mungesë ndihme nga Europa, Huniadi u mbeshtet në përkrahjen që gjeti tek Papa i Romës, tek serbët, shqiptarët, boshnjakët, e bullgarët. Më l443, forcat e koalicionit hungarez munden ushtrinë turke, e pushtuen Nishin. Kjo humbje turke i atribuohet, pjesërisht, largimit të shqiptarit Gjergj Kastrioti Skenderbeu nga fusha e betejës, e kthimit të tij në Krujë. Ma vonë, hungarezët u mundën e Sulltan Murati I nënshkroi paqen në Szeged (Hungari), ku njihte në mes tjerash, nji autonomi të gjanë jashtë sundimit turk për Serbinë e Vllahinë. Turqit kishin tashti dorë të lirë me veprue në Shqipni, Greqi e Bullgari. Më l444, Murati abdikoi në favor të djalit, Bajazit.
Në këtë atmosferë zjarri, lindi, u rrit, dhe luftoi Gjergj Kastrioti Skenderbeu. Në betejën e vitit l082, normanët fituen Durrësin dhe u shpërndanë në mbrendësi të vendit. Asht koha e kryqëzatave që dobësuen Bizantin. Në ketë situatë të re linden dy shtetetarbnore: Arbnia dhe Epiri. Më l272, ushtritë e mbretit të Anxhuinëve invaduen Shqipninë, e quejten atë "Mbretnia e Shqipnisë" dhe mbreti Karl u quejt "Mbret i Shqipnisë". Asht ai që u dha titujt e fisnikëve feudalëve shqiptarë: Topia, Skuraj, Gropa, Arianiti, Jonima e të tjerë. Bashkë me anxhuinët erdhi edhe nji numër i madh klerikësh katolikë. Ishte vendosë që Shqipnia të mbetej e lidhun me Romen.
Pa kalue shum kohë, princët shqiptarë të lodhun nga pushtimi ngritën kokë dhe me ndihmen e Bizantit, nxorën anxhuinët jashtë. Kleri katolik u largue gjithashtu dhe u zëvendësue me peshkopët ortodoksë. Nji princ i ri, Tanush Topia, u revoltue përsëri në Shqipninë e Mesme. Ndërkaq, u formue Principata e Shkodrës në Veri, nën drejtimin e familjes Balsha, dhe në Jug Principata e Artës, nën drejtimin e familjes Shpata.
Familja Balsha u konvertue në katolicizëm, kërkoi dhe mori ndihmen e Papës dhe të Venedikut. Me forcat e reja ata munden ortodoksin Tanush Topia, dhe u banë zot të pjesës ma të madhe të Shqipnisë. Princi T.Topia u bani thirrje osmanëve për ndihmë. Paraqitja e osmanëve në Ballkan krijoi nji situate të re dhe shumë të rrezikshme. Me humbjen e luftës në Fushë Dardani, l389, princat shqiptarë mbeten pa mbrojtje. Më l430, princi i Krujës, Gjon Kastrioti u mund, por rezistenca kundër turqve osmanë vazhdoi e pandërpreme për të gjithë shekullin XV.
Kjo rezistencë u mbështet edhe nga faktori i ri: katolicizimi i Shqipnisë së Veriut, me l8 qendra ipeshkvnore, disa prej tyne, si ajo e Durrësit, me nji histori të pandërpreme që nga ditët e para të ungjillzimit nga apostujt Pal dhe Andre. Organizimi i Kishës Katolike përbani strukturen gati-shtetnore që mungonte. Çdo ipeshkëv ishte nji mbledhës ndihmash për luftëtarët, e sidomos për Skenderbeun. Çdo prift e çdo murg ishte nji qendër propagande. Si katolikë, ata ishin në gjendje me u lidhë me Perëndimin - me të cilin ndajshin gjuhen e shkrueme të përbashket, latinishten- dhe me kërkue ndihmë nga Perëndimi, sidomos nga Papa, Venediku dhe Mbretnia e Napolit.
Për ma tepër, nga pikpamja e strukturës shoqnore, Shqipnia ishte nji vend bujqësh të vegjël, por të lirë, e jo bujkrobësh, siç ishte rasti në tokat e dominueme nga Bizanti. Këta fshatarë e malësorë të lirë e guximtarë mbronin tokën e tyne (si krahinë dhe si pronë private), lirinë e tyne dhe ishin në gjendje me ushqye nji resistencë afatgjatë. Duke citue V. Makushev, F.S.Noli shkruen: "Nji shqiptar nuk mund të jetonte si nji skllav."(f. 8)
Më 1431-32, kryengritjet shqiptare të Gjergj Arianitit u filluen me përkrahjen e Selisë së Shenjtë. Fitorja e dytë e vitit l435, u përshëndet nga Papa Eugjeni IV dhe perandori gjerman Sigismund, si "fitore e krishtenimit". Historia tregon se në jetën kishtare e politike të vendit, vendimet e Koncilit të Ferraras-Itali (l438-39) paten nji efekt pozitiv në Shqipni. Prania e vetë Papës, Perandorit të Bizantit, e Patriarkut të Konstantinopojës dhe e shumë peshkopëve bizantinë e sllavë, si dhe nënshkrimi në korrik të vjetit 1439 "…i tekstit të bashkimit shpirtnor të dy kishave nën supremacinë e Papatit." (Historia, 395) tregoi randësinë e Koncilit dhe sidomos të afrimit në mes të dy kishave edhe në Shqipni. Në këtë Koncil "…lufta (kundër osmanëve) propagandohej si nji kryqëzatë e të krishtenëve kundër pushtuesit aziatik e besimit të tyne islam." (ibidem)
28 nandor 1443. Hymja e Gjergj Kastriotit, Skenderbeut në Krujë!
Kryengritja që u shkaktue si rrjedhim i ardhjes së Skenderbeut, "…hapi udhen e zhvillimit të vrullshëm të procesit të bashkimit politik dhe shpirtnor të banorëve të krahinave të ndryshme shqiptare." (Historia, 404) Ndërsa pritej që osmanët të drejtoheshin kundër Shqipnisë, mbas nënshkrimit të Traktatit të Paqes në Szeged (Hungari,l444), në mes të Sulltan Orhanit dhe mbretit Ladislav të Polonisë dhe Hungarisë katolike "…me inkurajimin e Papes dhe forcave të tjera anti-osmane, mbreti Ladislav e shkeli këtë traktat" (Historia, 406). Çdo gja tregonte ardhjen e nji ballafaqimi me osmanët. Kleri katolik u aktivizue. Garnizoni i Sopotnicës (Sfetigradit) drejtohej nga "prifti matjan Pjetër Perlati," (Historia, 411) Argjipeshkevi i Durrësit, Pal Engjëlli u ba krahu i djathtë i Skenderbeut.
Në ketë atmosferë të elektrifikueme nga zhvillimi i shpejtë i ngjarjeve dhe i rrezikut që kërcënohej, më 1444, u mblodh në Katedralen e Shën Gjergjit, Kuvendi i Lezhës, që u njoh edhe si "Kuvendi i Fisnikëve", dhe "…realizoi të parin bashkim të gjanë politik e ushtarak të vendit, në formen e nji aleance ndërmjet përfaqësuesve kryesorë të aristokracisë shqiptare." (Historia, 425) Të gjithë (këta fisnikë shqiptarë para Skenderbeut), pa përjashtim, iu drejtuen Papës tue kërkue mbrojtjen e tij, "… dhe Papët kanë qenë gjithëherë të lumtun me u ofrue atyne ndihmë." (Noli, 9) Noli shkon edhe nji hap ma larg: "Sukseset (e familjes Balsha) spjegohen në radhë të parë me faktin se ata këputen lidhjet e tyne me Kishen Ortodokse Greke dhe u bashkuen me Kishen Katolike Romake, më 1368, tue percaktue kështu identitetin e tyne me Shqipninë katolike romake."(ibidem)
Kështu që në shekullin XV, Skënderbeu u ba udhëheqës i nji Shqipnie pothuejse tanësisht katolike romake. Si rrjedhim, administrata e Skenderbeut filloi me kambë të mbarë, sepse pothuejse e gjithe Europa ishte katolike - me përjashtim të Rusisë dhe Ballkanit lindor e jugor - dhe qendrimi i vendosun i Skenderbeut kundër turqve tërhoqi vëmendjen europiane. Për ma tepër, Skenderbeu ishte nji aleat i vjetër i hungarezëve, nji tjetër qendër rezistencë katolike kundër turqëve.
Tue citue Johann Ph. Fallmerayer, Noli ofron këtë spjegim të pakonfirmuem nga historianët shqiptarë: "…Skenderbeu u revoltue haptas kundër Sulltanit…pushtoi Krujën, Sfetigradin dhe fortesat tjera (që i ishin mohue Skenderbeut nga Sulltani, S.R.) vrau myslimanët (e konvertuem) të vendit, sulmoi krahinat përqark që i mbante ende Sulltani dhe vjehrri i tij serb dhe u bashkue kështu me Kryqezaten kunder Islamit…" Kështu, Noli arrin në përfundimin se: "…nuk kishte asnji mundësi për nji kompromis me nji kryqtar të vendosun dhe fanatik si Skenderbeu." (Noli,42)
Për arritjen e nji marrëveshjeje, sidomos me familjen fisnike Dukagjini, punoi shumë ipeshkvi i Drishtit, simbas udhëzimeve të Papës, (Noli,50), ndërsa Papa Kalisti III u ba propagandisti ma i madh dhe përkrahësi ma i fortë i Skenderbeut. Për këtë, ai dërgoi Abatin e Santa Maria di Rotezo pranë Skenderbeut që të arrihej nji marrëveshje me Venedikun. Papa i ri, Piu II, kërcënoi me ekskomunikim të gjithë princët shqiptarë që nuk u bindeshin urdhnave të Skenderbeut. Dhe ma në fund, Argjipeshkevi i Durrësit, Pal Engjëlli, ndërhyni me sukses disa herë dhe pengoi luften civile në mes fisnikëve të Shqipnisë. Ndërkaq, Republika e Raguzës (sot Dubrovniku), me ndërhymjen e Vatikanit i siguroi Skënderbeut nji ndihmë për luftën e tij nga fondet e mbledhuna për kryqezaten e re në përgatitje.
Edhe Traktati i Paqes me Turqinë (27 prill 1463), nuk preku interesat e "…sovranitetit të Papës mbi Shqipninë" (Noli, 66) (Theksi im, S.R.), dhe Skenderbeu pranoi gatishmëninë e tij me i deklarue luftë Sulltanit, kurdoherë që Papa do të urdhnonte, dhe ashtu ngjau. Në nandor 1463, Papa deklaroi kryqezatën kundër otomanëve. Princat shqiptarë ngurruen me u bashkue, por Argjipeshkevi i Durrësit i bindi ata të bashkoheshin me kryqëzaten. Si rrjedhim i nji marrëdhanieje të këtillë, "…Skenderbeu u prit në Romë me madhështi nga nji numër i madh ipeshkëvijsh dhe funksionarësh të Kishës së Romës." (Noli, 68) dhe më l464, do të kunorëzohej mbret i Shqipnisë nga Papa Pius II , që vdiq papritmas, nji e drejtë ekskluzive e kreut të Kishës Katolike Romane.
Pretendimi se "…shpartallimi prej Skenderbeut i lekundjeve dhe prirjeve separatiste…u ba faktor i randësishëm për ruejtjen dhe forcimin e pushtetit të tij mbi të gjitha viset e lira dhe krijimin e nji shteti të vetëm shqiptar", (Historia, 427) tingëllon ma shumë si nji gjykim i fenomeve të mesjetës në Shqipni me ngjyra dogmatike totalitare të ditëve tona. Asht krejt e mundshme që, "…aparati shtetëror (!) (qe) ishte i shtrirë në të gjitha viset e lira shqiptare dhe vepronte, sipas ndarjeve administrative të vendit, të cilat si kudo në mesjetë (theksi im, S.R.) ishin tradicionale si ndarje krahinore (princë dhe bajraktarë, S.R.) e kishtare (dioçezë dhe famulli, S.R.)," (Historia, 429) ka qenë i përbamë nga dhe nën kontrollin e plotë të hierarkisë kishtare katolike romane, ku çdo rreth kishte ipeshkvin dhe çdo katund priftin si autoritet kishtar e civil. Si shembull kemi afirmimin e Nolit, "…popullsia ishte e terrorizueme nga frika (e sulmit turk). Skenderbeu u detyrue të kërkojë ndihmën e të gjithë ipeshkvijve për frymëzimin e popullsisë me guxim dhe shpresë." (Noli, 43)
Me vdekjen e Skenderbeut, mundësia e invadimit të Italisë u rrit shumë. Në rrethimin e kështjellës së Rozafës (Shkodër 1474), thirrja e ushtarëve turq ishte "Roma! Roma!", thirrje që tregonte synimin e tyne. Mbas ramjes së Konstantinopojës, Roma, qendra e katoliçizmit botnor, mbetej anmiku i pareduktueshem. Si rrjedhim, interesimi i Romës për Shqipninë vazhdoi për nji kohë të gjatë. "Shqipnia vazhdoi me mbijetue me burrni, si bedeni i fundit në mes turqëve invadues dhe brigjeve të Dalmacisë e ishujve italianë." (Kinross,132) Kinross shkruen se simbas nji legjende, me vdekjen e Skenderbeut, Sulltan Mehmeti thirri: "Ma në fund Europa e Azia janë të miat tani. I mjeri krishtenim! Sot ka humbë shpaten dhe mburojen e tij."(f.133)
Menjihere mbas vdekjes së Skenderbeut, oferta e Senatit venedikas - e bame me ndërmjetësinë e Argjipeshkvit të Durrësit - me marrë përsipër të drejtën e mbrojtjes së kështjellave shqiptare, kishte kusht kryesor luftën e pandërpreme kundër osmanëve, luftë që do të siguronte përkrahjen e Romës, përsa kohë që shqiptarët do të mbeteshin besimtarë të Kishës Katolike Romake.
Përfundimi se Gjergj Kastrioti-Skenderbeu personifikon nji epokë të tërë të historisë kombëtare të shqiptarëve, "…për mbrojtjen e tokës, të pasurisë dhe të lirisë, "(Historia, 490) asht i thjeshtësuem dhe jo i plotë, sepse lë jashtë elementin thelbësor, mbrojtjen e fesë. Noli asht ma kambëngulës: " ‘Kampioni i Krishtenimit', ai luftoi kryesisht nën urdhërat direktë të Papëve të ndryshëm dhe vetëm rastësisht nën urdhnat e Fuqive të tjera, edhe këtê vetëm kur kishte autorizimin e Papëve për nji qendrim të këtillë. Vetë Papa Piu II shkruen: "Ai (Skenderbeu) konsumoi gjithë jetën e vet tue luftue për kauzen e krishtenë."(Noli,74) (Georgius Scanderbechius…qui aetatem paene omnem in armis pro Christi nomine consumpsit…" Pius II. Europe and Asia, ch.xv, p.338). Shton Lord Kinross: "Skenderbeu shihej si nji hero pothuejse legjendar nga Perëndimi i krishtenë".(32)
Gjergj Kastrioti Skenderbeu njihet si "burrë shteti dhe udhëheqës ushtarak i shquar,…i pari themelues i shtetit të pavarur shqiptar." (Historia, 491) që nga ditët e lavdishme të mbretnive iliriane të shekujve III dhe II p.K.. Por "shteti i pavarur shqiptar" i Skenderbeut, ashtu siç ka qenë rasti edhe me Ladislavin e Polonisë dhe Huniadin e Hungarisë katolike, që jetuen në të njëjten epokë, ka qenë i mbeshtetun nga e gjithë bota katolike e asaj kohe dhe ka shërbye interesat e asaj bote - ashtu siç janë projektue nga Papa i Romës - në nji përpjekje vigane me pengue përparimin e osmanëve në Europë. "Ushtar i Krishtit", "Mbrojtës i Europës", në nji Shqipni që në shekulin XV ishte pothuejse e gjitha katolike, Gjergj Kastrioti Skenderbeu ka gjetë në katolicizëm unitetin që mungonte në shoqninë shqiptare për me formue nji "shtet". Noli e përcakton me mjeshtri faktin se "Feja (katolike) shërbeu gjithashtu edhe si nji hallkë për lidhjen me botën e Perëndimit."(8) Në ato vite të devocionit të thellë fetar, "Feja ishte vetë qëllimi i jetës!" (J.M.Roberts, l77)
Bashkimi politik i Arbnisë mesjetare nga nji varg zotnimesh të princëve rivalë - ndoshta merita ma e madhe e Skenderbeut! - u arrit, për mendimin tonë, në sajë të gjuhës së folun e të përbashkët shqipe, që dalloi shqiptarët nga fqinjët, të devocionit fetar kristian (katolik e ortodoks) të popullsisë vendase, dhe sidomos në sajë të dashunisë proverbiale të shqiptarëve për "nji atdhe të lirë", koncept i papërcaktuem mirë, por që padyshim nënkupton "krahinë e lirë për të gjithë, dhe pronë e lirë për secilin", nji karakteristikë që ruhet ende edhe në ditët tona.
Për ne, breznitë e mavonëshme, trashëgimia ma e madhe e heroit tonë, asht ajo që prof. S. Skendi e përcaktonte: "Nji nxitje për ringjalljen kombëtare të shqiptarëve ka qenë glorifikimi i Skenderbeut dhe kohëve të tij…Tek Skenderbeu ata panë heroin e tyne kombëtar. Muslimanët harruen qe ai kishte luftue kundër turqëve si nji i krishtenë. Ajo që kishte randesi ishte se ai kishte qenë prej gjaku shqiptar dhe kishte mbrojtë vendin e vet…Skenderbeu u ba simboli i bashkimit, pavarësisht nga besimi fetar, dhe u krijue kështu legjenda e Skenderbeut…"(471) "Në shekullin XVI, atëherë kur Francën po e shkretonin luftrat fetare, Skenderbeu merret si shembull i bashkimit kombëtar." (Jaka,313)
Legjenda e Skenderbeut shërben edhe sot si trashëgim për themelimin e nji shoqnie tolerante fetare tradicionale, që karakterizon shqiptarët edhe në këto ditë të pasioneve të shfrenueme e shkatërrimtare fetare.
________________
Bibliografi:
1. Akademia e Shkencave e Shqiperise. Instituti i Historise, Historia e Popullit Shqiptar, I, Botime toena:Tirane, 2002.
2 . Bishop Fan Stylian Noli: George Castrioti Scanderbeg (1404-1468). International Universities Press, New York: N.Y., l947.
3. Ymer Jaka: Skenderbeu ne historiografinë frenge. Istituti Albanologjik i Prishtines: Prishtinë, 2001.
4. Lord Kinross: The Ottoman Centuries. The Rise and Fall of the Turkish Empire. William Morrow.Co. Inc: New York, 1977.
5. J.M.Roberts: A Concise History of the World. New York: Oxford Univers.Press, 1995.

Harresa ndaj Skënderbeut
Kosova mezi po i përmend heronjtë e saj, shumicat vetëm në raste të jubileve, por edhe në ato kohët e fundit shpesh po kalojnë në heshtje. Emra të shquar të historisë shqiptare, artistë që e bënë të njohur vendin tonë nëpër botë dhe plot personalitete të tjera, kanë mbetur të gjysmuar nëpër shtëpi, ose në raste "fati" në arkiva. Kohë më parë ishte përvjetori i vdekjes së Heroit Kombëtar-Gjergj Kastriot Skënderbeut, dhe asnjë nga institucionet kulturore nuk u kujtua për të organizuar ndonjë aktivitet, aq më pak Ministria e Kulturës. Si duket emra të mëdhenj të kombit shqiptar po lihen në harresë e ndërsa justifikimi i zyrtareve është se nuk ka fonde apo nuk është dorëzuar asnjë kërkesë për të mbështetur financiarisht aktivitete për përvjetorin e Skënderbeut. Një absurditet i vërtetë! Edhe këta emra të rëndësishëm për historinë dhe kulturën tonë nuk po i përkujtojmë nëpër data të caktuara. Ndërkaq, gjithkush mundohet që pikërisht këta figura, t'i trajtojnë si mite të tyre. Dhe shembuj për këtë kemi plotë, nga Maqedonia që përpiqet në vazhdimësi që Nënë Terezën, por edhe Skënderbeun t’i përvetësojnë. Ndërsa ne i lëmë në heshtje, në pluhurin e harresës, një figurë të rëndësishme si e Skënderbeut. Përmasat kombëtare që përfshijnë figurën e Skënderbeut, nuk justifikon harresën institucionale që prej disa vitesh po kthehet në një traditë si duket. Në fakt edhe Shqipëria ka kaluar dje në heshtje këtë përvjetor të Gjergj Kastriot Skënderbeut. Përjashtim si çdo vit bëjnë shqiptarët në Maqedoni, ku u organizuan tubime të ndryshme duke vlerësuar jetën dhe veprën e heroit të shqiptarëve. Megjithë presioneve që kanë pasur në këto jubile, shqiptarët në Shkup zhvillojnë simpoziume me personalitete të ndryshme.
Por pavarësisht harresës institucionale, pavarësisht justifikimeve vjetore të zyrtarëve, Skënderbeu përkujtohet dhe nderohet nga të gjithë qytetarët, ai është një nga figurat më të dashura për shqiptarët. Kujtimi i tij mbeti gjithnjë i gjallë nëpër këngët, gojëdhënat e tregimet e shumta popullore që i dhanë atij tiparet e një figure legjendare.
Gjergj Kastrioti ishte djali më i vogël i Gjon Kastriotit dhe i princeshës Vojsava. Mendohet se lindi më 6 maj 1405, u mor peng nga pushtuesit osman që në moshë 9-vjeçare. Atje, zgjuarsia dhe shkathtësia e çuan Gjergjin në shkollën e sulltanit, natyra i kishte dhënë dhunti mendore e fizike. Atje mori emrin Iskender. Ai nuk e harroi kurrë Atdheun e tij të dashur dhe priste me padurim rastin të kthehej në tokën që e lindi. Më 3 nëntor 1443 në afërsi të Nishit, u ndeshën dy ushtritë, Skënderbeu së bashku me 300 kalorës shqiptarë e me të nipin Hamza Kastrioti, u kthye në Dibër, ku populli e priti si çlirimtar. Më 28 nëntor 1443 u shpall rimëkëmbja e principatës së Kastriotëve. Mbi kështjellën e Krujës u ngrit flamuri me shkabën e zezë dykrenore. U martua me të bijën e Gjergj Arianitit, në janar të vitit 1468 Skënderbeu u sëmur gjatë zhvillimit të një Kuvendi të thirrur nga ai, vdiq më 17 Janar 1468 në Lezhë.
Flori Bruqi
Janarët e krenarisë kombëtare shqiptare
Shkruan: Frrok KRISTAJ
Kastriotizmi shqiptar në vepër
Përpjekjet e popullit shqiptar në viset e tyre etnike për liri e pavarësi datojnë shumë shekuj më herët. Historia jonë është e mbushur me shumë ngjarje e data që nuk duhet të harrohen. Por, mbi të gjitha sikur dallohen datat e nëntorëve, që fillojnë me Gjergj Kastriotin, si dhe ato të janarëve, që po ashtu fillojnë Gjergj Kastriotin. Kësaj radhe do të ndalemi te ngjarjet dhe datat e janarëve të shumtë të dhembjes dhe të krenarisë sonë kombëtare.
Kastriotizmi që gjallëron edhe sot
Historia e popullit shqiptar është shumë e pasur me ngjarje të bujshme për liri e pavarësi. Të gjitha ato ngjarje sikur lidhen me emrin e kryeheroit tonë legjendar të Gjergj Gjon Kastriotit - Skënderbeut, i cili para afro gjashtë shekujve bashkoi popullin shqiptar kundër okupatorit turko-otoman dhe luftoi kundër tij.
Vepra madhore e Gjergj Gjon Kastriotit - Skënderbeut, përkatësisht kontributi i tij në çështjen shqiptare, e veçmas në themelimin e shtetit gjithëshqiptar, në themelimin e armatës shqiptare e shumëçka tjetër, por edhe kontributi i tij në mbrojtjen e vendit, në mbrojtjen e civilizimit, të kulturës e të krishterimit arbëro-evropian, bënë që Gjergji ynë i Madh të jetë i vetmi në botë që mban titullin “Atlet i Krishtit”, që atëbotë ia pat dhënë njeriu i parë i botës së krishter - papa. Ndaj, vepra e tij e madhe në nivelin gjithëkombëtar shqiptar dhe në nivelin evropian e botëror, edhe tash pas 543 vjetëve të përjetësisë, i siguroi Gjergj Kastriotit pavdekshmëri të përjetshme.
http://www.botasot.info/img/Mark%20Krasniqi_16.jpg
Në fakt, Gjergj Kastriotin - Skënderbeun e njohu tërë opinioni evropian e botëror si strateg të parë dhe për këtë atij i thurën mburrje e lëvdata shumë e shumë historianë, ushtarakë, shkrimtarë, kompozitorë, piktorë e të tjerë. Deri më tash, pra edhe pas afro gjashtë shekujsh, janë krijuar mbi 1500 vepra kapitale në gjuhën shqipe, latine, italiane, gjermane, angleze, frenge, portugeze, greke, suedeze, spanjolle e shumë të tjera. Në fakt, janë këto lëvdata e mburrje që nuk i përkasin vetëm kryeheroit tonë legjendar Gjergj Kastriotit - Skënderbeut, por i përkasin gjithë popullit shqiptar, që u bashkua me të si në një trup të vetëm.
Kështu u veprua edhe me Gonxhe Bojaxhiun - Nënën Terezen, nëpërmes së cilës na njeh bota dhe për të cilën deri më tash janë shkruar disa qindra vepra të zhanreve të ndryshme dhe në gjuhë të ndryshme të botës.
Gjergj Kastrioti - Skënderbeu ishte figura e vetme historike, madje jo vetëm e historisë sonë kombëtare, që njëkohësisht veproi si strateg largpamës në shumë fusha, si në bashkimin kombëtar, në formimin e vetdijes kombëtare, në shtetformim, në luftë kundër okupatorëve të kohës, në diplomaci, në ngritjen morale të ushtrisë së vet e të kapedanëve të principatave arbërore, në marrëdhëniet ndërfisnore, në kultivimin e traditave kombëtare, si të besës e ndihmës së ndërsjellë e kështu me radhë. Të gjitha këto virtyte të larta të Gjergjit tonë të madh ia patën tërhequr vëmendjen Evropës dhe botës.
Gjergj Kastrioti - Skënderbeu me veprën e vet të madhe frymëzoi popullin shqiptar në kohën e tij, por edhe më vonë brez pas brezi. Vepra e tij frymëzoi për trimëri e guxim për t’u bërë ballë pushtuesve, prej atij turk, prej të cilit u dridh jo vetëm Gadishulli i Ilirisë (i Ballkanit), por edhe Evropa, e deri të ai sllav, prej të cilit po çlirohemi tash të prirë nga stërnipërit e Gjergjit të Madh, breza këta që në shpirt u fle kastriotizmi i fortë shqiptar.
Kryeheroi ynë legjendar i të gjitha kohëve të historisë shqiptare – Gjergj Kastrioti – Skënderbeu, me heronjtë tjerë të kohës së tij, por edhe me të tjerët që u flijuan më vonë për çdo pëllëmbë toke të viseve etnike shqiptare, e të cilët e kishin në gjak ndjenjën e lirisë dhe të sakrificës, shkruan faqet më të ndritshme të historisë sonë deri më tash. Kastriotizmi që edhe sot gjallëron te çdo shqiptar frymëzoi për qëndresë, shpresë e fitore.
Ndaj, ngritja e Flamurit tonë kombëtar, që u bë së pari nga Gjergj Kastrioti më 28 Nëntor të vitit 1443 në Krujë dhe më pastaj në Vlorë, Kaninë, Deçiq, Prishtinë, Tërnoc, Ulqin e vende të tjera, paraqet kastriotizmin shpirtëror shqiptar që shpërthen sa herë e lyp nevoja. Në anën tjetër, ngritja e monumentit të Gjergj Kastriotit nëpër viset shqiptare, si në Krujë, Tiranë, në Prishtinë, Vlladimir (Mal të Zi), në Shkup, Podgoricë Ulqin, Bujanoc e qendra të tjera, paraqet kastriotizmin etnik për brezat e rinj në troje etnike shqiptare.
Kastriotizmi shqiptar, si etno-psikologji shpirtërore kombëtare e popullit tonë historikisht është i lidhur ngushtë me familjet tona, me farefiset tona, me popullin dhe me mbarë viset etnike shqiptare në Ballkan dhe kudo në mërgatën shqiptare në botë.
Dhembja dhe krenaria kombëtare
Gjallërimi i kastriotizmit shqiptar është dëshmi se përpjekjet për bashkim të popullit shqiptar, por edhe ato për çlirim kombëtar gjithmonë janë kultivuar. Historia e kombit tonë është e mbushur me ngjarje të janarëve të shumtë. Por kësaj radhe do t’i dallojmë vetëm disa prej tyre. Përveç atij kur kaloi në amshim Gjergj Kastrioti, ishte janar i kobshëm edhe ai kur okupatori serb dëboi popullatën shqiptare nga trojet e veta etnike në Toplicë, Jabllanicë, Kushumli e Prokuple. Po, ishte janar edhe kur u vra Isa Boletini, ishte janar po ashtu kur u vra edhe Plaku i Malësisë - Bajram Curri… Por ishte po ashtu janar, bile po ashtu 17 (janar i vitit 1982), kur u vranë vëllezërit Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka, ishte janar edhe kur u vra Rexhep Mala, Nuhi Berisha, Smajl Hajdari e Musa Hoti. Ishin dy janarë të tjerë të ftohtë (4 janar 1991 dhe 22 janar 1998) kur u rrethua nga forcat serbe familja e Jasharajve të mëdhenj të Prekazit legjendar, por ishte janar, bile data 15 (janar 1999), kur në Reçak të Shtimes u bë masakra mbi shqiptarët që i mbronin pragjet e shtëpive të veta, ngjarje kjo që tronditi botën dhe shpejtoi faktorin ndërkombëtar për mbajtjen e një Konference për Kosovën (Rambuje e Paris) dhe bindi forcat botërore të NATO-s që të shpëtojnë shqiptarët e Kosovës dhe vetë Kosovën nga okupatori serb.
Ka historia jonë kombëtare edhe shumë e shumë janarë të dhembjes, por edhe të krenarisë kombëtare, që u nxitën nga kastriotizmi shpirtëror e kombëtar dhe kështu frymëzuan dhe frymëzojnë…
T’i kujtojmë edhe disa janar...
T’i përkujtojmë disa nga ngjarjet e janarëve të dhembjes dhe të krenarisë sonë kombëtare: Më 17 janar 1468 kaloi në amshim kryeheroi ynë kombëtar Gjergj Kastrioti, në një nga janarët e dhembjes ishte dhe ai kur Serbia okupatore dëboi popullatën shqiptare nga Toplica, Jabllanica, Prokupla e Kushumlia. Në janar u vranë Isa Boletini, Bajram Curri, Jusuf Gërvalla, Kadri Zeka, Bardhosh Gërvalla, Rexhep Mala, Nuhi Berisha, Smajl Hajdari e Musa Hoti. Ishin dy janar të tjerë të ftohtë (3 janar 1991 e 22 janar 1998) kur u rrethua familja e Jasharajve në Prekaz, por ishte dhe 15 janari i vitit 1999 kur në Reçak u bë masakra mbi shqiptarët që mbronin pragun e shtëpisë, ngjarje kjo që tronditi botën… Por ishte edhe 21 janari i vitit 2006 kur u nda nga jeta i Madhi Ibrahim Rugova, përkatësisht 11 janari kur u nda nga jeta Imzot Mark Sopi, por ishte janar edhe kur fashistat serb, në vitin 1921, masakruan popullatën e Gallapit e të Llapit, e në veçanti ata të Prapashticës...

Subscribe to:
Comments (Atom)
Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar
Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...
-
Genci Gora NË SHKOLLË TEK SHTRIGA Shkarko falas Begzat Rrahmani VALËT E GURRËS Shkarko falas Mehmet Bislim...
-
Akademik Prof. Kujtim Mateli Pak histori derisa nisa t ë shkruaj librin “E vërteta për Dodonën dhe Epirin” (Pjesa e parë e para...
-
Search inside image Shkruan Akademik prof.dr.Flori Bruqi, PHD Search inside image Pak biografi për t’mos ju ardhtë mërzi…. Search inside ...
-
Kërko brenda në imazh Vrasja e Haki Tahës dhe heshtja e turpshme Haki Taha, u lind n...
-
Shkruan Akademik Flori Bruqi, PHD. Në historinë e popujve të Evropës, vështirë se mund të gjendet ndonjë popull që...
-
"Zëra nga burime të nxehta" mbetet një libër i veçantë i shkrimtarit Sabri Godo . Ai vjen për të dëshmuar se ka autorë dhe vepr...
-
Organizatorët e protestave antiqeveritare në Serbi kërkuan nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, që të paraqesë planin e tij për Kosovën ...
-
Shkruan Akademik Prof. Dr. Flori Bruqi, PHD AAAS. Në Arkivin Qendror të Shtetit, Tiranë, në Fondin 144 – Koleksioni i hartav...
-
Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Ismail Kadare (28 janar 1936 - 1 korrik 2024) ishte akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popull...
-
Kush është Koço Kokëdhima ? Koço Kokëdhima nga Qeparoi i Himarës është njëri ndër biznesmenët më të pasur dhe të suksesshëm në...