Agjencioni floripress.blogspot.com

2011/02/06

Bota reale dhe fiktive përbrenda individit të traumatizua







Drama “Van Goghu Kosovar”, e autorit Ilir Muharremi, konsiston në tetë skena, ku përmes stilit bisedor, autori i qaset temës shpejt dhe në mënyrë koncize. Kjo formë komunikimi i mundëson lexuesit që të mishërohet lehtazi me dramën.


Nga MIRSAD KUTELI 

Autori bën një gërshetim artistik në mënyrë ekspresive, me ç’rast në vend të figuracionit bën personifikimin e personazheve të veprës.

Kjo dramë strukturohet mbi bazën e absurdit. Ndaj, autori bën një përqasje ndërmjet ekspresionizmit, abstraktes dhe realizmit për të vënë në pah diferencat mes tyre.
“Van Goghu Kosovar” është një dramë me një tematikë mjaft karakteristike. Ajo shquhet për një trajtesë që në shikim të parë duket e thjeshtë. Mirëpo, kompleksiteti i saj sa vjen e shtohet në skenat apo pamjet përgjatë tekstit letrar.

Drama ka një strukturë të shkëputur semantike, kjo mbase për shkak të kryepersonazhit të saj, ku dhe vetë gjendja shpirtërore e tij është e tillë. Ndaj, mund të thuhet se ndërtimit të tekstit i jepet qëllimisht kahja e tillë, si konsekuencë e ndryshimeve përbrenda protagonistit të veprës. Mirëpo, një shkëputje e tillë nuk vërehet fare, për shkak të ndërthurjes subtile të personazheve.

Fillimisht paraqitet një ngjarje nga koha e luftës së vitit 1999 në Kosovë. Autori i është qasur një teme shumë të ndjeshme, ku pasqyrohet jeta, apo, thënë më mirë, fati i keq jetësor i një artisti.
Ndërkaq, në tekstin në vijim reflektohet gjendja e rëndë shpirtërore e kryepersonazhit Rafaello.

Lufta kishte shkatërruar pothuajse çdo gjë, por në tekstin e kësaj drame, autori përçapet të vërë në pah jetën e një artisti nga një qytet i Kosovës, i cili në lulëzimin e karrierës së tij artistike sheh tmerret që asnjëherë në jetën e tij nuk do t’i kishte imagjinuar, lëre më t’i përjetonte.

Masakrimi i familjes së tij nga paramilitarët serbë dhe shkatërrimi i të gjitha pikturave të tij ia rrënojnë tërësisht jetën Rafaellos, që për pasojë kalon në çmenduri. Andaj, në tri pamjet e tjera të dramës “Van Goghu Kosovar” janë dhënë dialogët e Rafaellos me persona fiktivë.

Autori ka arritur që përmes një stili bisedor të shpërfaqë botën e brendshme të një të çmenduri. Shfaqjen e personave fiktivë apo imagjinarë, të cilët i përhihen Rafaellos, si Muslimi dhe Leonardo, por edhe personat e vdekur si nëna e motra e tij, autori i paraqet si halucinacione - një gjendje psikike jo reale.

Autori i dramës, Ilir Muharremi, mbase bën një përqasje të Rafaellos me piktorin e famshëm holandez, Van Gogh. Madje, edhe vetë titulli i dramës lë të kuptohet për simbole të tilla. Ndonëse jo rastësisht edhe vetë emri Rafaello, si shëmbëllim i artistit glamuroz italian, aludon në atë se autori dëshiron të reflektojë vlerat universale përbrenda një bote të vogël.

Prandaj, ndërthurja e artistëve botëror si Picasso, Leonardo da Vinçi, Van Goghu, si dhe atyre vendor, si Muslimi, nuk janë emra imagjinarë, por është një vendosje me intencë nga ana e autorit.

Po ashtu, letrat origjinale të Vincent Van Goghut që ia dërgon vëllait të vet, Teo, janë indikatorë se Ilir Muharremi ka shprehur interesim të madh rreth Van Goghut.
Drama “Van Goghu Kosovar” pleks botën reale dhe fiktive përbrenda individit.
Autori deri në një masë ka arritur të trajtojë një botë sa specifike, aq edhe të vështirë, megjithëse tragjikja e pësuar ka mundur të ekzagjerohet më tepër në momentet kulminante, kur kryepersonazhi kalon në gjendjen kritike psikike, duke e prerë veshin e tij. Ndryshe, mund të thuhet se monologu i Rafaellos me portretin e Van Goghut në pikturë është dhe moment pikant i paraqitjes së gjendjes së rëndë mentale të protagonistit të dramës “Van Goghu Kosovar”.

Autori përpiqet ta shpërfaq dashurinë e piktorit, madje edhe në momentet më kritike, kur ai ballafaqohet me jetë a vdekje, duke na lënë të kuptojmë se në luftë çdokush humb diçka që e do shumë.
Mund të konkludoj se libri mund të konsiderohet, jo vetëm thjeshtë si një vepër artistike, por edhe si një kujtesë historike.

Autori, është kritik letrar

12 vjet nga konferenca e Rambujes






















Me ndërmjetësimin e zyrtarëve ndërkombëtarë më 6 shkurt 1999 nisi Konferenca paqësore për Kosovën në Rambuje të Francës, në të cilën kanë marrë pjesë delegacioni nga Kosova dhe ai nga Serbia, konferencë kjo e cila zgjati 17 ditë dhe përfundoi pa sukses, për shkak të kushteve të papranueshme të Serbisë.

Delegacioni i Kosovës kishte pranuar parimisht propozim-marrëveshjen për zgjidhjen e krizës në Kosovë, të cilën e kishte propozuar Grupi i Kontaktit. Delegacioni serb sado që parimisht pranoi këtë propozim-marrëveshje, mbrojti qëndrimin që trupave të NATO-s të mos iu lejohet kalimi nëpër Serbi dhe forcat ndërkombëtare në Kosovë të jenë në kuadër të Kombeve të Bashkuara.

Edhe rrethi i dytë i bisedime që filloi më 15 mars në Paris përfundoi pa sukses.

Delegacioni kosovar dhe ai serb kishin nënshkruar më 18 mars marrëveshje të ndryshme. Delegacioni i Kosovës kishte nënshkruar marrëveshjen e ofruar nga bashkëbiseduesit ndërkombëtarë, ndërkohë që delegacioni serb kishte nënshkruar projektmarrëveshjen politike- marrëveshjen për vetëqeverisjen në Kosovë.

Më 24 mars 1999, NATO filloi bombardimin e trupave ushtarake dhe paramilitare të Serbisë.

Pas 78 ditë bombardimesh pasoi tërheqja e forcave serbe nga Kosova dhe vendosja e misionit të Kombeve të Bashkuara- UNMIK në Kosovë.

Qeveria e ardhshme e Kosovës me 4 zëvendëskryeministra

http://www.botasot.info/img/qeveriaskenderbeu.jpg

Negociatat për qeverinë e re nisin zyrtarisht të hënën, por jo zyrtarisht punët pothuajse janë drejt fundit.

Gjatë të së dielës, në Hagë pritet të takohen drejtuesit e AAK-së me kryetarin e kësaj partie, Ramush Haradinaj, për të marr edhe bekimin e fundit për koalicionin.

Siç ka raportuar Klan Kosova, qeveria e ardhshme e Kosovës do të ketë katër zëvendëskryeministra - nga një nga partnerët e koalicionit, përkatësisht një nga AAK-ja, një nga AKR-ja dhe një nga minoritetet, ndërsa një zëvendëskryeministër do të jetë nga partia e mandatarit.

Sipas Klan Kosovës, bisedimet zyrtare për koalicionin qeverisës do të nisin të martën mbrëma. Së pari do të bisedohet me AKR-në, dhe pastaj me subjektet e tjera.

HATAJA E REGJIMIT JUGOSLLAV NDAJ SHQIPTAREVE NISI ME 1981





Nga Nafi ÇEGRANI



Çështja shqiptare quhet çështja kombëtare e popullit shqiptar sepse këtu burron fryma e këtij populli më të vjetër në hapsirën e Gadishullin Ballkanik,ku shqiptarët si komb dallojnë krejtësisht prej fqinjëve të vet shovinist si në aspektin kulturor,gjuhësor e atë kombëtar. Populli shqiptarë ka pasur dëmtim të rëndë,tragjik prej politikës së Fuqive të Mëdha evropiane e sidomos prej Rusisë cariste e cila ka punuar e vepruar pandërprerë në dëm të kombit shqiptar e në favor të fqinjëve tonë shovinist.Gjatë sundimit shekullor Otoman mbi trojet etnike shqiptare rrezikimi i popullit shqiptar gjithmonë rritej prej fqinjëve tonë shovinist të cilët kishin lakmitë e tyre mbi tërësinë territoriale të popullit shqiptar.



Fqinjët tonë shovinist gjithmonë kajnë punuar e vepruar me programe,anti shqiptare këtë më së miri e treguan me hapjen Kongresin e Berlinit gjatë vitit 1878 ku i filluan lakmitë e tyre ndaj trojeve etnike shqiptare, politika pansllaviste ndaj kombit shqiptar dhe trevave shqiptare vazhdoi përsëri ku në Konferencën e Ambasadorëve në Londër të vitit 1913 shtetet ballkanike me mbështetjen e Rusisë cariste dhe të Francës arritën ty realizojnë programet e tyre të cilët i kishin formuar shumë dekada më parë siç ishte programi Serb i Naçertanisë dhe ai Grek Megali Ideja, këto programe u formuan në të njetin vit 1844,dhe ëndronin që për një periudhë të shkurtër kombin shqiptar ta shuanin prej hartës politike dhe gjeografike të Gadishullit Ballkanik.Çështja shqiptare dhe kufijtë e saj etnik që u diskutuan në Konferencën e Ambasadorëve në Londër e hapën rrugën e programeve që ishin përpiluar nga fqinjët tonë shovinist,ndërsa kërkesat e drejta dhe të realta të kombit shqiptar fare nuk u morën parasysh në këtë Konferencë famëkeqe.Konferenca e Londrës pati karakter të padrejtë ndaj kombit shqiptar me vendimet që i mori ku fatin e popullit shqiptar e futi në një humnerë të pakthyeshme dhe i realizojë aspiratat e fqinjëve tonë shovinist ku më shumë se gjyma e tërësisë territoriale e Shqipërisë hyri nën rrobërinë sllave dhe atë helene,tërë Kosova heroike hyri nën sundimin serb,ndërsa pjesa e Shqipërisë jugore Çamëria hyri nën sundimin Grek.



Çështja shqiptare troket sot fortë në dyert e politikës evropiane dhe të asaj botërore,çështja shqiptare është çështje e rëndë kombëtare ku Historisë së re i ka sjellë një mësim të shtrejntë.Çështja e pazgjidhur kombëtare shqetëson sot jo vetëm shqiptarët por edhe Kontinentin e vjetër Evropian,nuk munt të kuptohet se sa e pambarueshme është padrejtësia historike që i është bërë popullit shqiptar prej Fuqive të Mëdha nëpër periudha të ndryshme.Duke parë se me gjithë potencialet e ndërmarra Serbia nuk pë bënte lëshimet e duhura për ti dhënë Kosovës dhe popullit shqiptarë në kuadër të Federatës Jugosllave të drejtat legjitime siç i kajnë të gjithë popujt e Evropës dhe të Botës.Federata Jugosllave fare nuk i mori parasysh kërkesat e drejta dhe të realta të popullit shqiptar,ku pati një karakter të padrejtë ndaj kombit shqiptar dhe bëri krijimin e shteteve sllave mbi popullsinë shqiptare dhe mbi trojet etnike shqiptare.Viti 1981 është momenti final kur populli shqiptar u bind se me Serbët nuk mund të kishte marrëveshje dhe mirkuptim,me ta mund të zgjidheshin çështjet jetike e kombëtare vetëm me gjuhën e forcës.Periudha e vitit 1981 ngriti zërin e popullit shqiptar që jetonte në trevat e veta etnike në mbarë arenën ndërkombëtare dhe tërhoqi deri diku vëmendjen e Fuqive të Mëdha për padrejtësitë që i ndodhnin kombit shqiptar.

…UDBJA dhe KOS-I jugosllav para dhe pas kohes se Rankoviqit ka likuiduar ne prita dhe me tradheti dhjetra e dhjetra nga kreret e Levizjes dhe te Reziztences kombetare dhe nga rradhet e NDSH duke perfshire ata ne Kosove gje madje edhe ne trojet tjera shqiptare ne Maqedoni edhe at ate cilet ishin ne krah me Shaban Polluzhen ose me Xheme Gostivarin etj. Gjithashtu duke likuiduar shqiptare edhe te formatit te Hasan Rremnikut, por edhe ne rredhet e emigracionit shqiptare ne Amerike sic ishte rasti me atdhetarin Kalosh Hamdi REcanin dhe konfliktet qe ua fusnin agjentet udbashian ne rradhet e LIdhjes se Prizrenit, LIdhja KOsovare, Balli Kombetare, Legaliteti etj etj.

Ngjarjet e vitit 1981 treguan provën e popullit shqiptarë dhe testuan mundësinë serbe për kundërveprim,kjo u tregua më së miri se kushtetuta e vitit 1974 e kishte mashtruar popullin shqiptarë në Jugosllavi dhe shqiptarët nuk ishin të barabartë në asnjë aspektë politik e diplomatik me popujt tjerë që gjendeshin në kuadër të Federatës famëkeqe të Jugosllavisë Titiste.Gjithashtu gjatë periudhës të vitit 1981 problemet ekonomike e sociale në vazhdimësi vështirsoheshin duke sjellë pasoja të rënda në jetën e vendit shfrytëzimi kishte marrë përmasa skllavërimi.



Në pranverë të vitit 1981 rinia shqiptare dhe mbarë kombi shqiptarë filluan demonstratat paqësore të organizuara në shumë vende të Kosovës heroike,këta demonstrata mbarë kombëtare udhëhiqeshin nga atdhetarë të flaktë të kauzës kombëtare,demonstratat filluan mars të vitit 1981 në Prishtinë,vazhduan në Prizren nga studentët dhe nxënësit,ndërsa një nga demonstratat më masive ishte ajo e 1 prillit që u organizua në Prishtinë ku morën pjesë me mijëra veta nga të gjithë shtresat e popullësisë shqiptare në këtë demonstratë masvive kombëtare pati shumë të vrarë e të plagosur,nga dora famëkeqe serbe.Kërkesat dhe parullat që u paraqitën në demonstratat e vitit 1981 ishin të njeta me ato të vitit 1968-Duam Republikë,Rroftë Republika e Kosovës,jemi shqiptarë e jo jugosllavë ,Trepça punon Beogradi ndërton,roftë bashkimi kombëtar shqiptarë etj.Në këtë periudhë pushteti serbo-jugosllav bëri padrejtësi të madhe ndaj kombit shqiptar ku filloi me shpërnguljen e shqiptarëve,me vrasje masive,me burgosje,plaçkitje,bastisje etj.pushteti Titist intelektualët e mëdhej shqiptarë gjatë asaj periudhe i konsideronte si nacionalistë,terroristë, ku një pjesë bukër e mirë e atdhetarëve shqiptarë u largua në Evropë dhe në SHBA dhe u emruan si azil politik të përndjekur nga pushteti i atëhershëm Jugosllav.

Gjatë periudhës së viteve 1981 numri i grupeve dhe organizatave ilegale që vepronin në Kosovë dhe në emigracion ishte mjaft i madh-si Lëvizja e Republikës shqiptare në Jugosllavi,Fronti për Republikën e Kosovës,Fronti i kuq popullor,Lëvizja për çlirim kombëtar të Kosovës etj.



Këta lëvizje dhe veprimtarët e saj ndiqeshin,burgoseshin dhe likujdoheshin nga UDB-ja jugosllave si mbrenda vendit ashtu edhe jashtë.një nga rastet më të rënda ka qenë ai i janarit të vitit 1982 kur UDB-ja jugosllave vrau në Shtutgart të Gjermanisë 3 nga udhëheqësit kryesorë të lëvizjes ilegale shqiptare vllezërit Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zekën,madje vrane edhe atdhetar te tjere si Vehbi Ibrahimin, ne fillim të vitit 1984 në Prishtinë ranë heroikisht duke luftuar me forcat e mëdha ushtarake e policore, Rexhep Mala e Nuhi Berisha,ruga antishqiptare me vrasje përsëri vazhdon edhe me atentatin e Enver Hadrit ,dhe… deri ne likuidimin e ku në vitin 1989 në Prishtinë nga dora serbo sllave u vranë Afrim Zhitia dhe Fahri Fasliu.

Udhëheqja politike në Kosovë që nga viti 1981-1989 ishte një instrument në duart e politikës serbe,ku fillojë ta kuptojë lojën për suprimimin e autonomisë së Kosovës,në diskutimet për ndryshimet e kushtetutës në Kosovë ku morën pjesë të gjitha shtresat e popullsië e në veçanti minatorët e Trepçës,ku patën një revoltë të madhe në çdo aspekt dhe kërkuan nga Serbia ruajtjen dhe forcimin e autonomisë së Kosovës.masa shtërnguese të ngjashme u morën edhe ndaj shqiptarëve të Maq edonisë të cilët u privuan edhe nga e drejta e përdorimit të gjuhës shqipe në administratën publike e shtetërore,dhe në shkollat fillore e të mesme,nga vitet 1987-1988 nxënësit shqiptarë të shkollave të mesme i detyruan të vijonin mësimet në gjuhën maqedone,intelektualët shqiptarë të cilët i kundërshtonin këta ligje antishqiptare,largoheshin nga puna,burgoseshin apo vriteshin nga UDB-ja sllavo maqedone,të tilla raste ndodhën gjatë viteve 1988 me demonstratat e Kumanovës dhe të Gostivarit ku organet sllavo maqedone i quajtën kundërrevolucionar dhe bënë burgosje masive ndaj popullsisë shqiptare,në këtë periudhë pati rënime të mureve të shtëpive shqiptare si në qytete,fshatra,gjatë kësaj fushate sllavo maqedone pati edhe rrënime të xhamive,vrasje në njerëz,burgosje masive,plaçkitje etj.

Bazuar mbi këto fakte mendoj se lëvizja e vitit 1981 është pasqyrim i këtij momenti që vetëdija kombëtare të sensibilizohet dhe të jetë unike e pandarë për të avansuar çështjen kombëtare drejtë rrugës pozitive,për çlirimin kombit shqiptar nga okupatori pansllavist serb.Gjatë periudhës së viteve 1981 Serbia kishte disa epërsi ndaj popullit shqiptar,epërsia qëndronte në faktin se gjithë pushtetarët dhe politikanët ose ishin serbë,ose shqiptarë serbofil,të cilët ishin të betuar për besnikëri ndaj Serbisë dhe pushtetit Titist.

Gjithashtu UDB-ja kishte bërë një organizim të veçantë të rrjetit të informacionit nëpërmjet të cilit mbahej në përgjim dhe vëzhgim për çdo qytetar shqiptar që konsiderohej si antiserb.Ngjarjet e vitit 1981 për kombin shqiptarë që jetonte nën rrobërinë Jugosllave konsiderohen si ngjarjet më madhore të asaj periudhe,dhe këto ngjarje hapën shtegun e vazhdueshëm të shqiptarëve dhe vunë gurrë themelin për lirinë dhe pavarësinë e kombit shqiptare.



Pas demonstratave të mars - prillit 1981 regjimi komunist jugosllav ndërmori një fushatë të gjerë arrestimesh e burgosjesh ndaj organizatorëve të demonstratave si dhe në të njejtën kohë filloi diferencimin ideo-politik në të gjitha institucionet publike e me theks të veçantë në institucionet shkencore - akademike të Kosovës. Dhe, në shënjestër të këtij diferencimi gjithpërfshirës ishin padyshim dy institucionet më të rëndësishme: Instituti Albanologjik dhe Universiteti i Prishtinës.



Prandaj, jo rastësisht KQ i LKJ-së dhe strukturat tjera pushtetore të këtij regjimi në Kosovë, Institutin Albanologjik dhe veçanërisht Universitetin e Prishtinës e quajtën si “Vatër të nacionalizmit dhe seperatizmit shqiptar”.

Derisa në Institutin Albanologjik në krye të komisionit për diferencim, të të gjithë intelektualëve shqiptarë që kishin dalë në mbrojtje të demonstratave studentore dhe të kërkesës “Kosova Republikë”, ishte emruar Sekretari i OTH të LKJ-së në këtë institut Ibrahim Rugova, Komiteti Krahinor, për mbikëqyrjen dhe diferencimin e profesorëve në Universitetin e Prishtinës kishte autorizuar: Azem Vllasin, Agim Zatriqin dhe Hajredin Hoxhën, kështu thotë Shemsi Reçica në një intervistë dhënë të përditshmes “Epoka e Re” në mars të vitit 2006. Shemsi Reçica, atëkohë ishte ligjerues në Katedrën e Filozofisë dhe të Sociologjisë pranë Fakultetit Filozofik të UP-së.



Në këtë situatë ka ndryshuar qëndrimi i shumicës së profesorëve, për shkak të presionit mbi ta, nga ana e inspektorëve të UDB-së dhe aktivistëve të KK të LKJ-së dhe në fund kanë mbetur vetëm pesë profesorë që nuk i pranuan vlerësimet e KQ të LKJ-së se demonstratat kanë qenë armiqësore, nacionaliste – separatise, kundërrevolucionare etj., e ata ishin: Ukshin Hoti, Halil Alidemaj, Muhamet Tërnava, Shaqir Shaqiri dhe Shemsi Reçica.

Pati jehonë fjala e Ukshin Hotit dhe mbledhja e mbajtur në 19 nëntor 1981 në Fakultetin Filozofik ku Mr. Ukshin Hotit tha që Kosova duhet të jetë Republikë. Në këtët mbledhje nga KQ I Mahmut Bakallit ishin present Agim Zatriqi, Azem Vllasi , Hajredin Hoxha, etj. Aty ka pasur edhe kërcënime, sharje, edhe me nanë kanë sharë ata ish funksionarë duke thënë se “këtu e kanë çerdhen demonstratat”



Pas atyre që i dënuan demonstratat, fjalën e mori përsëri Prof Ukshin Hoti, i cili,fjalë për fjale tha:“ Sa e di unë, në Jugosllavi, jo vetëm që nuk është zgjidhur në praktikë çështja shqiptare, por as teorikisht nuk është zgjidhur kjo çështje si duhet”, dhe filloi që këtë konstatim ta argumentojë nga pikëpamja e tij, nga shkencat politike. “Të gjithat shkrimet që janë botuar për çështjen kombëtare, tha ai, edhe ato nga pikëpamja juridike, edhe kushtetuta nuk e kanë zgjidhur as teorikisht çështjen shqiptare në Jugosllavi” dhe vazhdoi: “Unë mendoj që kjo është kërkesë e arsyeshme, e drejtë...”, dhe me një tonë të lartë përfundoi: “ Kosova duhet të jetë Republikë dhe ne duhet ta përkrahim Republikën”.

Gjatë diskutimit të Ukshinit, kujton Reçica, aktivistët e komitetit Azem Vllasi e Agim Zatriqi mbanin shenime dhe e kundërshtuan fjalimin e tij. “Më kujtohet sidomos Agim Zatriqi, të cilit, në atë qetësi të hekurt që u krijua pas fjalës së Ukshin Hotit, i kërcitnin dhëmbët nga shtrëngimi i nofullave. Pas përfundimit të mbledhjes, neve na arrestuan.”- përfundon Shemsi Reçica.



… Arrestimi dhe burgosja e Ukshin Hotit, Halil Alidemajt, Shemsi Reçicës, Ekrem Kryeziut etj, të cilët u denuan si “Grup i intelektualëve”. Pas tetë muajve sa zgjati procesi i hetuesisë, u ngrit aktakuza PP. nr. 281/81, datë 31. V. 1982, Gjykata e Qarkut në Prishtinë, ngriti një trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Isak Nishevci, Ismet Emra e të tjerë, dhe në procesin gjyqësor të mbajtur më 21 korrik 1982 „në emër të popullit“ u denuan këta intelektualë:



- Halil Alidemaj me 11 vjet burg të rëndë;



- Ukshin Hoti me 9 vjet burg të rëndë;



- Ekrem Kryeziu me 8 vjet burg të rëndë;



- Mentor Kaçi me 7 vjet burg të rëndë;



- Halil Ratkoceri me 3 vjet burg të rëndë;



- Ali Kryeziu me 5 vjet burg të rëndë;



- Nezir Haliti me 2 vjet burg të rëndë;



- Shemsi Reçica me 7 vjet burg të rëndë; dhe



- Muharrem Fetiu me gjashtë muaj burg të rëndë.





Trupi gjykues, duke u bazuar paraprakisht në gjykimin politikë që ia kishin bërë këtij grupi intelektualësh, soji i keq Vllasi, Zatriqi, Hoxha etj., në aktgjykim ka konstatuar se ata kanë kryer vepruar “...vepra penale të drejtuara në rrëzimin e pushtetit të klasës punëtore dhe të punonjësve, thyerjen e “vëllazërim-bashkimit”, prishjen e barazisë së kombeve e të kombësive dhe ndryshimin antikushtetues të rregullimit federativ të RSFJ-së...” (!!!) sllogane këto që përsëriteshin në të gjitha aktakuzat dhe aktgjykimet e grupeve që dënoheshin asokohe.



Duke u bazuar në të dhënat e mësipërme del se përgjegjësit kryesor politik për burgosjen e Mr.Ukshin Hotit dhe të tjerëve, në vitin 1981, ishin:

ish-funksionarët më të lartë komunist të kohës, si



Agim Zatriqi me urdhër të Mahmut Bakallit, njëri nga bashkëpunëtorët më të angazhuar të UDB-së, I cili, gjatë punës së tij në RTP, dhe anëtar i Komitetit Krahinor të LKJ-së bashkë me Riza Alajn dhe Hajredin Hoxhën ( Lexo këtu tekstin ku: Agim Zatriqi me sojin e tij Buxhovi, Hamiti, Kraja, Gunga, Aliu etj., ishin vënë falas në shërbim të UDB-së ). Agim Zatriqi aktualisht është drejtor i përgjithshëm i Radio Televizionit të Kosovës (RTK-së).



- Hajredin Hoxha, i cili ka ikur nga kjo botë me faqe të zezë.



Pas daljes nga burgu, Mr.Ukshin Hoti kthehet në fshatin e tij të lindjes në Krushë të Madhe dhe rrethanat e kohës, atë e detyrojnë të izolohet në atë mënyrë që të mos mund të ndikojë në rrjedhat politike në Kosovë… Për nëntë vjet rresht (1985 – 1994) ndaj Mr.Ukshin Hotit, siç e thotë vet Ukshini, - është përdorur një ostracizëm … nga “elita intelektuale” shqiptare pro-titiste, e cila decenie me radhë ishte në shërbim të regjimit komunist dhe të UDB…

*********

( Mr.Ukshin Hoti ishte mjaftë aktiv në sensibilizimin e çështjes Kombëtare në përgjithësi dhe atë të Kosovës në veçanti, përmes shkrimeve të tija shkencore - politike, që botoheshin në revistat e kohës ”Alternativa”, “Demokracia Autentike” etj. Mr.Ukshin Hoti në aspektin politik, fillimisht do të angazhohet në Degën e LDK-së në Rahovec, mirëpo për shkak të injorimit që i bëhet atij nga Kryetari i LDK-së Ibrahim Rugova, vendos të tërhiqet nga kjo parti për të gjetur forma tjera të angazhimit politik).



Në vitet 1991 - 94 Ukshini merrë pjesë në shumë takime e tryeza të mbajtura në qytete e fshatra, dhe në disa simpoziume me karakter gjithëkombëtarë që u mbajtën në Shkup, Tetovë…, dhe aty i elaboron bindshëm tezat e tij tashmë të njohura politike, duke shtuar edhe një fakt me rëndësi, se në rrethanat e reja ballkanike, kur nuk ekzistonte tashmë shteti federativ siç ishte Jugosllavia, opcioni i vetëm rreth të cilit do të duhej të koncentroheshin Shqiptarët ishte bashkimi i gjithë kombit Shqiptar në Ballkan në një shtet të vetëm.

(Ishte në ilegalitet dhe për unitet në UNIKOMB, për bashkimin e kombit shqiptar në një shtet të vetëm në Ballkan).



Mirëpo, çka ndodhi ?



… Ukshin Hoti po bëhej gati ta merrte në dorë timonin e kësaj partie, më 14 maj 1994 gjatë rrugëtimit nga Prizreni për në Prishtinë arrestohet nga policia serbe…

Pas katër muaj e gjysëm hetimesh, saktësisht më 28 shtator 1994, në Gjyqin e Qarkut në Prizren - Mr.Ukshin Hoti, në bazë të aktgjykimit K.br.28/94 datë 28.IX.1994, dënohet me 5 vjet burg të rëndë...

(…Dhe, prej atëherë, si përçudi, shqiptarit të devotshëm dhe intelektualit të guximshëm me nam, I humbet çdo gjurmë !)



… Kështu është edhe sot e sot! Derikurrë ,vallë, kështu do të vuan shqiptari si viktimë, si kurban ballkanik, në sacrifice e luftë për të mbetur gjallë!?

******

Sherbimi sekret jugosllav duke mobilizuar emigrantet shqiptar te cilet ishin arratisur nga Shqiperia, per ti vene,pra, ne sherbim te interesave te saj kunder Shqiperise, ne krye te ketij operacioni ishte caktuar Pavle Pekiç - major i OZN-se me kombesi malazeze i cili sherbente ne resorin e dyte te Kunderzbulimit. E gjithe kjo organizohej nga OZNA, nen mbulesen per ,,integrimin,, e emigranteve shqiptar ne Jugosllavi. Pavle Pekiç, Spasoje Gjakoviç, Savo Bozhidaroviç, Çedo Mijoviç, Çedo Topalloviç, filluan edhe me aktivizimin e rezidencave te UDB-se ne Shqiperi, siç ishte ajo e Tropojes dhe e Hasit, qe lidheshin ne mes tyre permes agjentit nderlidhes dhe rekrutues Avdyl Aliut. Kjo rezidence ishte mjaft e organizuar, ne te cilen benin pjese disa shqiptar- agjente jugosllav teper te rrezikshem. Emigrantet pergaditeshin per akte subverzive, kryengritje te armatosur si dhe per rrezimin e pushtetit te Enver Hoxhes. Rezidencat spiunuese ne Shqiperi, mbeshteteshin edhe nga perfaqesuesit diplomatik jugosllav ne Shqiperi siç ishin: Rexhep Xhija dhe Svetozar Koçish.



Ky rrjet spiunazhi me vone u perforcua edhe me Syle Qazimin dhe Qemajl Qazmin, babe e bir nga Padeshi, si dhe me Lirim Demajn nga Kukesi, i cili ishte mjaft aktiv. Lirim Demaj, punonte ne varesi te drejtperdrejt te udbashit Mirko Vukoviç. Pas disa viteve te angazhimit te tij ne dem te Shqiperise, "Sigurimi" shqiptar arriti ta vras Lirim Demajn. Poashtu, edhe udbashin Mirko Vukoviç, "Sigurmi" shqiptar arriti ta fus ne kurthe permes kanaleve te veta dezinformuese dhe ta dergoje ne Itali, gjoja per te vene kontakte edhe me disa spiun tjere nga Shqiperia. Ne Hotelin ku ishte vendosur udbashi Mirko Vukoviç, dhe kur po priste ne kohen e caktuar, personin e caktuar per kontakte, ne dhome hyn Sali Dani, punetor i "Sigurimit" shqiptar dhe e privon nga jeta. Pas vrasjes te udbashit Mirko Vukoviçit, per nje kohe e tere rrjeta e UDB-se u paralizua. Por, antishqiptari Pavle Pekiç, me zell e vazhdonte misionin e tij. Ai ne mesin e shume shqiptarve te rekrutuar, kishte vene ne krye te tyre: Seit Kryeziun dhe Llukman Lyftiun, dy spiun klasik te UDB-se. Kohe pas kohe keta spiun dergoheshin ne Shqiperi, me misione te veçanta: vrasje, dezinformime, rekrutime, sabotime, vezhgime. Kjo ishte njera nder periudhat me te renda neper te cilat po kalonte Shqiperia.

Ne Prizren ishin vendosur disa nga kreret e te ashtuquajturit "Komiteti i Prizrenit", ne krye te te cilit ishte Muharrem Bajraktari i cili kontrollohej nga UDB dhe mbante lidhje me element antishqiptar siç ishin: Mark Kalivaçi, Prenk Previzi, Prenk Cali, Llesh Marku etj.



Shtabi operativ dhe nderlidhes i UDB-se ishte vendosur ne Gjakove dhe e kryesonte Çedo Mijoviç. Krahas emigranteve nga Shqiperia qe i kishte rekrutuar UDB, ata punonin me te madhe edhe per rekrutimin e vendasve-kosovarve dhe filluan perpunimet. Si me te rendesishmit bashkepuntore te UDB-se ne kete rast do ti permendja: Alush Gashin dhe Nazmi Kursanin. Krahas ketyre qe pranuan te punojne legalisht per UDB-ne, ajo ne mase te madhe rekrutoje edhe spiun nga fshtrat kufitare me Shqiperine, te cilet vepronin ne menyre shume konspirative.

Zheljko Raznjatovic i njohur me pseudonimin Arkani, ka ardhur ne Shqiperi ne kulmin e luftes ne ish Jugosllavi dhe eshte takuar me Shefin e Sherbimit Informativ Kombetar, Bashkim gazidede". Akuza bombe, eshte pohuar mbreme publikisht nga ministri i Rendit Luan Rama, gjate emisionit "SHQIP" ne "Top Channel". I cili duke analizuar zhvillimet e fundit per hetimin e veprimtarise se SHISH, ka kerkuar shtrirjen ne kohe dhe hapesire te veprimtarise se ketij sherbimi gjate gjithe ketyre 10- 12 viteve te fundit. Nje akuze e forte, per ish shefin e sherbimeve sekrete gjate kohes se qeverisjes se Partise Demokratike, ne diten kur Komisioni Parlamentar "Ngjela" deklaroi se perfundoi hetimin e punes dhe veprimtarise se SHISH, gjate 5 vjeteve te qeverisjes se Partise Socialiste. I perfolur prej disa kohesh ne disa qarqe, lajmi eshte bere publik per here te pare mbreme pas 7 vjetesh, nga nje prej ministrave me te rendesishem te qeverise Nano, per krahun e djathte te Sllobodan Milloshevicit. Shefi i rendit, madje ka kembengulur disa here per faktin qe lidhet me Arkanin, i njohur si nje nga kriminelet me te medhenj serb kunder shqiptareve dhe popujve te tjere te ish Jugosllavise, gjate luftrave te dekades se kaluar.



"Deklaroj me pergjegjesi te plote zyrtare dhe qytetare, se Arkani ka qene ne Shqiperi"- tha mbreme ministri i Rendit Luan Rama. Burimet e "Korrierit" prane zyrtareve me te larte te shtetit shqiptar, saktesuan mbreme edhe detaje te tjera intriguese, rreth takimeve ne Shqiperi te kryekriminelit te shqiptareve. Burimet qe nuk pranuan te identifikoheshin, saktesuan se behet fjale qe kjo vizite eshte realizuar ne vitin 1995 dhe se mendohet qe takimi eshte zhvilluar ne qytetin e Shkodres. Nje fakt i tille eshte perfolur gjeresisht ne kete periudhe ne kryeqendren e veriut te Shqiperise, por askush nuk dinte te thonte se vertet ai qe kishte vizituar qytetin e tyre ne kulmin e lulezimit te kontrabandes se naftes drejt Malit te Zi, ishte pikerisht ai: Zheljko Raznjatovic. E aq me pak,- megjithe thashethemet qe qarkulluan ne ate,- dikush mund te ishte ne gjendje te saktesonte se me ke ishte takuar bujtesi famekeq i qytetit te tyre. Por, tani pas kaq vitesh, mjergulla eshte shperndare papritur, kur nje nga zyrtaret me te larte te shtetit e ka pranuar kete fakt. Madje ministri Rama, la te kuptohej se ishte ne dijeni te plote te te gjitha provave, fakteve dhe deshmive te njerezve qe kane pergatitur, pare dhe asistuar ne kete ngjarje. Qe do te thote, se ai eshte ne dijeni te informacioneve te rezervuara,- per shkak te detyres,- ne lidhje me kete fakt. Prej shume kohesh, kishte zera qe e lidhnin kete takim me qendrimin e Arkanit edhe ne ambjentet e Hotel "Dajti" ne qender te Tiranes, ndersa disa te tjere, kane perfolur nje vizite te mundshme ne nje ambjent prane kryeqytetit.



Megjithate ajo qe vertetohet tashme zyrtarisht eshte fakti se Arkani ka qene ne shqiperi dhe eshte pritur ne nje takim te vecante nga shefi i sherbimit sekret Bashkim Gazidede. Ministri Rama tha dje se nderkohe qe per SHISH dhe ish shefin e tij Fatos Klosi ka tashme nje hetim, per SHIK dhe Gazideden nuk ka asnje veprim hetimor te organeve kopetente qe do te hidhnin drite mbi faktij nese jane ruajtur sic duhet interesat dhe sigurimi kombetar, sipas detyrave kushtetuese qe duhet te permbushi sherbimi sekret shqiptar.



Nuk dihet me saktesi data e ardhjes se Arkanit ne vitin 1995 ne shqiperi, por ajo qe dihet tashme eshte fakti se ne nentor te atij viti u firmos ne SHBA Marreveshja e Dejtonit per Paqen ne ish Jugosllavi qe i dha fund luftes ne Bosnje. Duke i dhene fund, edhe trafikut te karburanteve drejt Serbise dhe Malit te Zi, per te cilen jo rrallehere qeveria e asaj kohe u akuzua e bashke me te edhe firma ekonomike "Shqiponja" e PD.

Pasaporta e nje superkrimineli





HATAJA E REGJIMIT JUGOSLLAV NDAJ SHQIPTAREVE NISI ME 1981



Nga Nafi ÇEGRANI



Pasaporta e nje superkrimineli



Zhelko Razhnjatoviq Arkan


Me emrin e Arkanit jane te lidhur te gjithe formacionet paramilitare gjate 10 viteve te luftrave ne ish Jugosllavi. Gjate luftes se Bosnjes, formacionet paramilitare "Shqiponjat e Bardha", qe drejtoheshin nga Zheljko Raznjatovic (Arkani) u organizuan nen nje armate te re private qe u emertuan Rojet Vullnetare Serbe "Tigrat". Njerezit e Arkanit ishin vete pjesetare te Ministrise se Puneve te Brendhme. Keshtu, policia e Krajines stervitej ne Lindje te Sllavonise, ku ishte pikerisht kampi i stervitjes se Arkanit. Ai organizoi ne te njejten menyre trupat paraushtarake ne Kroaci dhe pastaj edhe ne Bosnje.
Nafi Cegrani

Shkruan publicisti shqiptar  Nafi Çegrani 

Arkan, zëvendës i të cilit ishte Mihajlo Ulemek. Këto formacione paraushtarake dhe paramilitare serbe, pjesëmarrëse në krimet kryesore në Bosnjë, Kroaci dhe Kosovë ishin sajuar nga partitë politike serbe.Këto njësi ishin të parapara si formacione paramilitare, të cilat kishin për detyrë spastrimin etnik të popullatës joserbe në ish Jugosllavi. Sipas shumë burimeve Arkani e kishte vrarë drejtorin e Rafinerisë së Naftës INA të Zagrebit Dragolub Gjurkoviqin, edhe pse zyrtarisht është thënë se këtë vrasje e ka bërë Gjorgje Bozhoviq ?


Mihajlo Ulemek Legija 

Gishka. Është karakteristike se një fat kriminal e gjen edhe gazetaren e njohur Dada Vujasinoviq, e cila pas botimit të teksteve me biografi të Arkanit ishte gjetur e vrarë vetëm disa ditë pasi Arkani ia kishte tërhequr vërejtjen. Arkani kishte vjedhur ari me vlerë të pakufizueshme nga viktimat në Kroaci, Bosnjë dhe Kosovë. Arkanit dhe Zoran Stefanoviqit, shefat e KOS-it u kishin dhënë detyrë organizimin e kryengritjes në krahinën e Kninit dhe ballafaqimin e parë me kroatët, në mënyrë që forcat e armatosura serbe të kenë pretekst për ndërhyrje.Arkani dhe Stefanoviqi pas kryerjes së një varg aksionesh në Republikën Kroate, hetohen nga shërbimi sekret kroat dhe pas një kohe të shkurtër arrijnë t?i kapin në vepra konkrete, me ç?rast i arrestojnë. Mirëpo, shumë shpejt qarqet e KOS-it dhe MUP-it federativ, i cili edhe më tutje ishte valid në Kroaci arrijnë t?i lirojnë këta kriminelë ordinerë në kushte dhe rrethana krejtësisht të paqarta. Arkani dhe Zoran Stefanoviqi me urdhëra të KOS-it ushtarak, në Kroaci kishin kryer operacionin ?Tuneli?, i cili kishte për qëllim sulmin e befasishëm të reparteve të UJ-së, me qëllim që forcat e UJ-së pastaj të kenë hapësirë veprimi. Po ashtu këta të dy, kuptohet me urdhër të KOS-it, e udhëhoqën edhe operacionin tjetër të shifruar ?Opera?. Shumica e pjesëtarëve të këtyre operacioneve arrestohen nga forcat e sigurimit kroat në vitin 1994, respektivisht 1995, me ç?rast gjatë hetimeve të zhvilluara kundër tyre, sigurimi kroat arrin ta zbulon edhe operacionin e njohur ?Shpegel? dhe ta ndriçon operacionin ?Tuneli?.Në fillim të prillit të vitit 1992 në Bosnjë, në hyrje të Belinjës u bë një masakër masive mbi popullatën vendase. Njësia e Arkanit që e kreu këtë veprim kishte të bëjë me inicimin e konfliktit mes serbëve dhe boshnjakëve. Boshnjakët në pamundësi për të rezistuar, u detyruan të ikin e pastaj Arkani hyn duke e plaçkitur këtë vend. Gjatë këtij konflikti qytetar Arkani arrin ta plaçkitë shërbimin e kontabilitetit në Belinjë. Pas këtij akti e lë Belinjën dhe kalon në Zvornik.Arkani në Bosnjë

e ka drejtuar edhe operacionin ?Ballafaqimi? i cili u aplikua në Bosnjën Qendrore, për krijimin e kampeve të përqendrimit ku grumbulloheshin njerëzit e ndryshëm të përkatësisë boshnjake e kroate kinse me qëllim tmbajtjes nën kontroll.


         Serbosllavi  Sllobodan Millosheviq

Të gjithë shefat e kampeve të përqendrimit ishin anëtarë aktivë apo rezervë të strukturave të KOS-it ushtarak.Fillimisht Radovan Karagjiq kishte formuar organizatën famëkeqe "Tajfun" e cila mblidhte informata për njerëz dhe e bënte likuidimin e tyre. Kësaj organizate iu bashkangjit edhe njëri ndër figurat më të fuqishme të KOS-it Dragan Devedllaka, i cili u takonte njerëzve kryesorë të shërbimit të sigurimit shtetëror të Ministrisë së Brendshme të BH-së, i cili qëndroi në këtë organizim deri në fund të luftës. Devedllaka ishte shef në shtabin e njësisë të cilën e komandonte Arkani.

Krimneli Radovan Karaxhiq 




Nga këto formacione dhe pakënaqësitë e shkaktuara për shkak të vrasjeve të shumta të nëntokës serbe si dhe nga pakënaqësitë e luftëtarëve serbë pjesëmarrës në luftërat e ndryshme, shikuar këtu edhe gjendjen materiale dhe rrjedhën e zhvillimeve politike në Serbi, u krijua organizata terroriste e ashtuquajtur Ushtria Çlirimtare Serbe. Qëllimet e kësaj organizate pretendojnë të jenë sulmet ndaj qeverisë së Beogradit - të njerëzve të Millosheviqit në tri faza, likuidimi i personaliteteve të njohura serbe si dhe restaurimi i monarkisë serbe. Bojkotimi dhe sabotimi nëpër qytetet kryesore të Serbisë, depërtimi i tyre nëpër gjykata dhe stacione policore, përgatitja e gjeneratave të reja me koncepte të reja të formimit të Serbisë së Madhe në Evropën e Bashkuar, krijimi i njësive të UÇS-së në Mal të Zi, Bosnjë, Maqedoni, Kosovë, Kosovë Lindore etj.

Ivica Daciç,ministri i tashëm i  punëve të brendshme  të RS

Sipas të gjitha gjasave bartësit e kësaj organizate terroriste, direkt ose indirekt e kishin marrë bekimin për veprime të tilla nga Momçillo Perishiq, ish shef i ushtrisë jugosllave, më vonë udhëheqës i opozitës dhe person kritik i Millosheviqit. E ashtuquajtura UÇS kishte marrë obligim se do të bënte edhe përmirësimin e kushteve të luftëtarëve serbë. Grupi i UÇS-së kishin planifikuar forma të veprimeve sabotuese edhe në Kosovë. Grupe të ndryshme që vepronin dhe veprojnë në kuadër të të ashtuquajturës UÇS kishin planifikuar edhe vrasjen e Millosheviqit dhe të Nebojsha Pavkoviqit.Sigurimi serb kishte arritur të arrestonte pjesëtarët e një celule të kësaj organizate terroriste, shumica prej të cilëve ishin ish oficerë të armatës, ish pjesëtarë të MUP-it serb, kuadra të shërbimeve informative, punëtorë operativë etj. E ashtuquajtura UÇS ishte deklaruar si organizim ushtarak në tetor të vitit të 2000 pasi mori përsipër vrasjen e katër opozitarëve serbë të regjimit të Beogradit si dhe një varg të aksioneve të kryera në Kosovë. Nacionalistët serbë janë të hidhëruar sidomos për kalimin e Kosovës nën mbikëqyrjen e UNMIK-ut.

     Kriminelet serb
Siç është bërë e ditur, shantazhet edhe më tutje mbeten element i dorës së parë për shërbimet serbe. Ndër proces prioritet të shërbimeve serbe ka të dhëna se është ta dezorientojnë TMK-në, dhe përmes aferave të ndryshme ta kopromitojnë edhe si strukturë edhe si institucion. Pastaj kanë përgatitur dhe po përgatisin konflikte të cilat qojnë tek konfrontimet e shqiptarëve me bashkësinë ndërkombëtare.

Alkaida Serbe...
 Është punuar edhe në nxitjen e problemeve ndëretnike me qëllim që të krijohet përshtypja se ne nuk jemi të aftë për të vetëqeverisur. Siç është thënë edhe më herët, shërbimet serbe kanë përgatitur një kuadër të përsosur mobil, të trajnuar gjatë për lansimin e dezinformatave për ta përgatitur opinionin kundër nesh. Në këtë drejtim punojnë ekipe të tëra.Përmes ish kuadrove, lidhje të mëhershme të Arkanit dhe ish punëtorëve tjerë të sigurimit që kanë vepruar në Kosovë, është përgatitur dhe ngritur rrjeti i mafiozëve të cilët e kanë organizuar nëntokën kosovare e kanë përsosur botën e krimit e cila kontrollohet nga qarqet e shërbimeve serbe. Edhe droga, prostitucioni, falsifikimet e ndryshme, kalimet ilegale dhe linjat tjera kladestine janë të organizuara dhe të drejtuara nga shërbimet serbe, e që në këto rrjete edhe shqiptarët e Kosovës, Shqipërisë, Malit të Zi, Maqedonisë, Preshevës etj, janë mjaft të kyqur në këto linja. ... Dosjet sekrete të UDB-së, (Shërbimit sekret jugosllav), të periudhës së viteve 1945-1955,madje të viteve 1956-1966. Në këtë dosje janë përfshirë të dhëna të hollësishme për grupet shqiptare që u arratisën dhe vepronin në Greqi, Itali, Austri, Gjermani, Francë, Angli, Turqi, Siri, si dhe në shtetet andej oqeanit,në SHBA, Kanada, Australi dhe Zelandën e Re… UDB-ja e përshkruan nga shumë aspekte veprimtarinë politike të emigracionit shqiptarë të përmledhur në disa kategori dosjesh,të cilat në kapakët e tyre është e vënë sigla ,,Strogo tajno,, ( Tepër secret), madje të ndara në dosje të veçanta individuale dhe dosje kolektive për çdo grup apo organizatë të rradhëve të mërgatës shqiptare në Perëndim.Por, më duhet të përmend edhe atë se UDB-ja në arkivat e secret të cilat i mban të mbyllura hermetikisht në Bazën e saj në Batajnicë afër Beogradit, ka mori materialesh të karakterit politik për shqiptarët edhe të viteve para Luftës së Parë Botërore,duke i rradhitur në rrafte dosjet e vëllezërve Frashëri, Ismail Qemal Vlores, Mihal Gramenos, Cerciz Topullit,Gani Butkës,Gani Kryeziut, Luigj Gurakuqit, Fan Nolit,Bajram Currit, Esat Toptanit,Ali Kelcyrës, Faik Konicës, Qazim Kokoshit,Beqir Sylës, Hysni Lepenicës, avokat Selim Domanit,Sait Kryeziut, Mustafa Krujës, Mihtat Frashërit; madje dosjet e grupeve të kaçakëve të Kërçovës e Dibrës si Kalosh e Lazam Dani, Jusuf Elezit, për Spahijt e Lumës dhe të trimave të tjerë të kombit shqiptarë…


Çetniku serb Aleksander Rankoviq

UDB-ja gjithashtu, në sirtaret e saja të fshehta mban edhe dosjen mjaft voluminoze të sajuar që në kohën e Zogut mbi Shoqatën panamerikane ,,Vatra,, të Bostonit e udhëhequr që nga Fan Noli, madje edhe Athanas Gegaj dhe shumë të tjerë, të vëzhguar dhe survejuar,sidomos në vitet e sistemit komunit para dhe pas kohës së Rankoviqit.



… Në pranverë të vitit 1939, Italia fashiste pushtoi Shqipërinë, mbreti Zog fillimisht u vendos në Kajro, ku edhe formoi shtabin e tij monarkist "Legaliteti"…Më vonë për vite me rradhë,po me të njëjtin emër, do të udhëheq organizatën emigrante ,,Legaliteti,, në Njujork të Amerikës, koloneli Abaz Kupi- Bazi.Gjersa me ,,Ballin Kombëtarë,, udhëhoqën Abaz ERmeni dhe Hasan Dosti, kurse me ,,Lidhjen e Prizrenit,, kryesuan Xhafer Deva, Hysen Terpeza dhe ca të tjerë. (Sipas UDB-së,poashtu të trajtuar edhe nga SIGURIMI i Tiranës, disa nga liderët dhe krerët e mërgatës shqiptare, ishin si bashkëpunëtorë të okupatorit fashist gjerman ose italian). Shumica e tyre tanimë, ishin arratis shtigjeve të Greqisë, Austrisë, Italisë, dhe perms kampeve të tyre në perëndim dhe SHBA… Është me rëndësi të veçantë të përmendi se të gjitha grupet dhe organizatat e emigracionit shqiptarë në Itali, pos që përbëheshin nga shumë ideology të disa rrymave politike, kishin edhe antagonizmat e tyre të trazuara të cilat në mënyrë perfide dinte në raste të veçanta dhe me një metodë e strategji tinëzore i shfrytëzonte UDB-ja dhe KOS-I jugosllav për interese dhe qëllime të veta (duke u future edhe yënka e përçarrje nga më të ndryshmet).Kjo bënte që mërgata shqiptare nuk arrinte dot të mobilizonte dhe koordinonte unitetin dhe veprimtarinë e tyre politike në front kundër komunizmit titist dhe enverist !





Por, në periudhn e viteve 1945-1955 në rradhët e mërgatës shqiptare sin ë Itali dhe disa vende të perëndimit, veçanërisht në SHBA, (anipse kishin kaluar të yitë e ullirit nëpër kampet e ngritura nga IRO, VIÇÇ, POA dhe "Reggio Emilia" dhe ,,Latina,, në Bari dhe periferi të Romës), nën vëzhgimin e agjenturave greko-italiane dhe anglo-amerikane, ishin të survejuar sistematikisht edhe nga UDB-ja dhe SIGURIMI,por edhe nga disa sherbime të tjera secrete siç ishin ajo bullgare e rumune me në krye instruktorë të KGB-së ruse.dhe ndiqeshin këmba-këmbës…!



Ne Itali veprojne disa parti dhe grupe politike te emigracionit shqiptar. Me i rendesishmi nder to eshte Komiteti Kombetar "Shqiperia e Lire", i formuar ne gusht te vitit 1949, me nismen e anglo-amerikaneve; pastaj Blloku Kombetar Indipendent, i formuar me 1946 me ndihmen e italianeve dhe te Vatikanit.



Blloku Kombetar "Shqiperia e Lire", te cilin e perkrahin amerikanet, zhvillon veprimtari zbulimi ndaj Shqiperise, duke hedhur aty grupet e tyre ndermjet ajrit dhe detit. Veprimtaria e tyre e zbulimit ne Shqiperi verehet sidomos duke nisur qe nga viti 1949. Deri tani kane hedhur nje numer te madh grupesh, nga te cilat nje pjese eshte likuiduar sakaq nga ShSSh-ja (Sherbimi i Sigurimit te Shtetit), nderkaq pjesa tjeter ka arritur te veproje ne terren derisa kane qene te detyruar te emigrojne ne Jugosllavi, apo Greqi. Per kete qellim udheheqesit shqiptare ne emigrim gjate viteve 1940-1950 kane mbledhur vullnetare, te cilet deshirojne te mbeten ne Itali per t'u derguar kur e lyp nevoja per ne Shqiperi. Me aktivi ne kete propagande ka qene ish-majori i Zogut, Hyseni, i cili eshte nen mbikqyrjen e italianeve. Perfaqesuesit e partive politike shqiptare ne Rome gjate vitit 1950 bene vizita ne kampet e emigranteve ne Itali, me qellim per te rekrutuar njerez nga emigracioni ne partite e tyre. Perfaqesuesit e Ballit Agrar: Sait Kryeziu, Eqerem Telkaj dhe Shani Ferizaj, vizituan kampin ne afersi te Barit dhe kampin Santa Faro.



Edhe monarkistet derguan delegacionin e tyre: Hasan Kupi, profesor Gaqo Gogo dhe kapiten Xhemal Laci, vizituan kampet Santa Faro, Bagnoli dhe Pegani.



Vatikani tregon mjaft interesim per emigracionin shqiptar. Tashme kemi theksuar se Vatikani i ndihmon Bllokut. Autoritetet e Vatikanit u angazhuan qe ne ditet e para te pasluftes per te organizuar ndihmen per emigrantet shqiptare, posacerisht per katoliket. Pas perfundimit te luftes, qeveria shqiptare kerkoi ekstradimin e shume emigranteve, gje qe shkaktoi panik mes tyre. Ne kete situate lideret shqiptare ne Itali mbajten nje mbledhje, ku vendosen te dergonin nje delegacion ne Vatikan, per te nderhyre tek Papa qe shqiptaret te mos u ekstradoheshin enveristeve. Delegacioni perbehej nga Kol Bibe Marikaj, ish-minister i Partise fashiste gjate kohes se pushtimit, profesor Vasil Andoni, ish-sekretar i Ballit Kombetar, Xhafer Deva kryeminister ne Shqiperi gjate kohes se pushtimit dhe Zef Pali, profesor nga Shkodra. Delegacionin e priti pater Valentini, i cili ishte vikar prane Papes. Ai u premtoi se do te nderhynte personalisht tek Papa qe anglo-amerikanet mos i dorezonin emigrantet shqiptare, duhet te mbanin nje qendrim korrekt ndaj anglo-amerikaneve, duke iu bindur urdherave te tyre. "Ata, - tha ne vazhdim Valentini, - duhet qe te prezantohen tek anglezet dhe amerikanet si nje parti e forte politike, qe do te ishte nje faktor i fuqishem per rrezimin e regjimit ne Shqiperi".



ÇKA DËSHMUAN FAHREDIN GUNGA, DIN MEHMETI, ZEKERIA CANA DHE TË RJERË …, NE JANAR TE VITIT 1959, KUNËR ADEM DEMAÇIT NË ZYRAT E UDB'së?!

Më 19 nëntor 1958 UDB-a jugosllave për herë të parë e burgosi atdhetarin Adem Demaçi, me arsyetimin „ … se ka vepruar armiqësisht kundër rregullimit shtetëror dhe shoqëror të RFPJ-së“ dhe „se është angazhuar për shkëputjen e territorit të Kosovës dhe bashkimit të saj me Shqipërinë.” Aktakuza u përgatit nga udbashët: M.Mihajlloviq, Momo Çanoviq, Vojisllav Mihajlloviq, ndërsa u realizua nga prokurori Radovan Bullajiq dhe zëvendësprokurori Mirosllav Llazareviq. Për më tepër, kjo aktakuzë u ndërtua mbi bazën e dëshmive të dëshmitarëve: Fahredin Gunga (poet), Din Mehmeti(poet), Zekeria Cana(historian), Ali Aliu (kritik letrar dhe njëri nga themeluesit e LDK–së) e të tjerë.



- FAHREDIN GUNGA, gjatë marrjen pë pyetje nga udbashi Momo Çanoviq, më 21 janar 1959, ndër të tjera kundër Adem Demaçit dëshmon: ”...Më kujtohet se diku në pranverën e vitit 1958 kam qenë në shoqëri me Demaçin dhe me shokët e tjerë si, Din Mehmeti, Ali Aliu, Hysni Hoxha, Zekeria Cana, dhe disa të tjerë, të gjithë studentë në Beograd. Jemi takuar në hotel”Nova Jugosllavia” në Prishtinë dhe kemi qenë të ulur në separe të këtij hoteli. Me këtë rast Demaçi na ka folur se si në projekt të ligjit të ri për shkollat parashihet heqja e gjuhëve të pakicave në shkollat e mesme. Në lidhje me këtë Demaçi ka qenë i revoltuar dhe ka thënë se ky ligj më së shumti i godet shqiptarët në Kosmet, se ky është kulminacioni i të padrejtave që po u bëhen shqiptarëve nga ana e pushtetit dhe se kjo është një masë që po merret posaçërisht ndaj shqiptarëve. Në lidhje me aksionin e armëve në Kosme, Ademi ka thënë se ky është barbarizëm ndaj shqiptarëve dhe se po bëhet me paramendim nga pushteti aktual. Kur kemi dalë nga hoteli jemi nisur bashkë në drejtim të Gërmisë kah shkolla Normale. Gjatë rrugës Demaçi na ka thënë se ne, si intelektualë, duhet të jemi unikë, sepse me unitet mund t´i kontribuojmë popullit tonë.(…) ( Procesmbajtës: Dragica Milanoviq. Organi hetues i autorizuar: Momo Çanoviq) „DOSJA DEMAÇI“ Prof. Dr.H.Bajrami, Prishtinë 2003, fq. 53

- DIN MEHMETI, para të njetit udbash, kundër Demaçit, deklaron: “Të pandehurin Adem Demaçi e njoh që nga viti 1954, sepse atëherë ishte student në Beograd. Me të jam takuar në Beograd, por edhe më vonë pasi i ka lënë studimet, në Prishtinë. Më kujtohen veprimet armiqësore të Demaçit dikund në pranverën e vitit 1958, kur jemi takuar në hotelin“Nova Jugosllavia“ në Prishtinë, unë,Adem Demaçi, Zekeria Canna, Fahredin Gunga, Ali Aliu, Hysni Hoxha, të gjithë studentë në Beograd. Me këtë rast para nesh Demaçi, ka folur për diskriminimin që po bëhet ndaj shqiptarëve në Kosmet nga ana e pushtetit. Lidhur me shkollat ka thënë se po punohet për heqjen e gjuhëve të pakicave me qëllim që të diskriminohen shqiptarët. Në lidhje me shpërnguljen e shqiptarëve për në Turqi Ademi ka thënë me këtë rast se pushteti i këtushëm po e bën këtë me paramendim, se pushteti nuk po e ndalon këtë shpërngulje, por po e lejon shpërnguljen e tillë me qëllime të këqija.“ (…). (Procesmbajtës: Xhavit Shabani. Organi hetues i autorizuar: Momo Çanoviq) „DOSJA DEMAÇI“ - fq. 36



- ZEKERIA CANA, më 25 janar 1959 para udbashit Çanoviq , z.Demaçi e akuzon si vijon: ”Të pandehurin Adem Demaçi e njoh nga fundi i vitit 1954. Në atë kohë kemi qenë bashkë në studime, në Beograd. Në vitin 1955 jam takuar me të pandehurin në Beograd dhe ai qysh atëherë, para meje është paraqitur armiqësisht. Më ka folur se pushteti i Jugosllavisë po i shpërngul shqiptarët nga Kosmeti për në Turqi, sepse frikësohet se nëse shqiptarët do të mbesin edhe mëtutje në Kosmet, ata do të kërkojnë që Kosmeti t´i bashkangjitet Shqipërisë. Përmes shpërnguljes së shqiptarëve, pushteti po përpiqet që Kosmetin të mbajë edhe mëtutje në kuadrin e territorit jugosllavë. Në vonë, pasi i ka lënë studimet, i pandehuri Demaçi është takuar me mua disa herë në Prishtinë. Diku në pranverën e vitit 1958 në separenë e hotelit“Nova Jugosllavia“ jemi takuar unë, adem Demaçi, Din Mehmeti, Ali Aliu, Hysni Hoxha dhe Fahredin Gunga, të gjithë studentë. Me atë rast Demaçi, gjithnjë i disponuar armiqësisht, ka thënë se pushteti po bën shumë padrejtësi ndaj kombësisë shqiptare dhe se me qëllim po i shpërngul shqiptarët për në Turqi, në mënyrë që Kosmetin ta mbajë si territor të vetin. Në rast se shqiptarët do të mbeteshin në Kosmet, ata do të kërkonin që Kosmeti t´i bashkangjitej Shqipërisë. Për aksionin e armëve Demaçi ka thënë se pushteti e ka ndërmarrë këtë aksion me qëllim të frikësimit të popullit shqiptar dhe që ta detyrojë atë të shpërngulet nga Kosmeti, ndërsa atë ta mbaj si territor të Jugosllavisë. (…) Diku në verën e të njejtit vit(1958)jam takuar me Adem Demaçin në Gjakovë. Ai kishte ardhur për mbajtjen e orës letrare dhe atëherë e kam ftuar në drekë në shtëpinë time. Derisa ishte në shtëpinë time më ka folur se Kosmeti duhet t´i takojë, gjithësesi Shqipërisë, me plebishit ose me luftë. (…) Po kështu para meje ka folur edhe për gjendjen ekonomike në Kosmet, duke potencuar se Kosmeti është mjaftë i zhvilluar ekonomikisht, por është i eksploatuar nga pushteti i Jugosllavisë, i cili nuk po investon asnjë objekt ekonomik në Kosmet.

(Procesmbajtës: Xhavit Shabani. Organi hetues i autorizuar: Momo Çanoviq) "DOSJA DEMAÇI“ fq. 55-56



- ALI ALIU, në dëshminë e tij dhënë para të njejtit udbash më 24 janar 1959, ndër të tjera deklaron: ”Diku në pranverën e vitit 1958, kemi udhëtuar nga Beogradi për në Prishtinë që të mbajmë orë letrare nëpër Kosmet. Kemi udhëtuar disa shokë, studentë shqiptarë. Atëherë jemi takuar me Adem Demaçin në hotelin”Nova Jugosllavia”në Prishtinë. Jemi takuar unë, Din Mehmeti, Fahredin Gunga, Hysni Hoxha, Zekeria Cana e ndoshta edhe ndonjë tjetër, por nuk më kujtohet. Me këtë rast, pos tjerash, Demaçi na ka thënë si vijon: „-se ndaj shqiptarëve të Kosmetit nga ana e pushtetit po bëhen padrejtësi të ndryshme; se shqiptarët po shpërngulen për në Turqi dhe se me këto shpërngulje pushteti dëshiron që Kosmetin ta mbajë edhe mëtutje për vete. Po të qëndronin shqiptarët edhe mëtutje në Kosmet, pushtetarët janë të bindur se Kosmetin do ta humbasnin. Me qëllim të mbajtjes së Kosmetit për vete (që të mbetet edhe mëtutje jugosllav) ata kanë organizuar aksionin e armëve, duke i rrahur e maltretuar shqiptarët, të cilët detyrohen të shpërngulen për në Turqi dhe kështu problemi i Kosmetit zgjidhet përfundimisht. (…)(Procesmbajtës: Xhavit Shabani. Organi hetues i autorizuar:Momo Çanoviq) "DOSJA DEMAÇI“ - fq. 54

Pas ngritjes së aktakuzës PPQ nr.14/59 19.02.1959, në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë, më 17 mars 1959 u mbajt procesi gjyqësor kundër Adem Demaçit, i kryesuar nga gjyqtari Dragutin Kallugjeroviq dhe gjykatësit porotë: Mehmed Kalaveshi, Riza Voca dhe Qazim Bajgora. Në fund të këtij procesi, u shpall aktgjykimi dhe ”në emër të popullit” Adem Demaçit ju shqiptua denimi në kohëzgjatje prej pesë vjetësh burgim të rëndë.

* * *

FAHREDIN GUNGA :

“GRUPIT IRREDENTIST (TË ADEM DEMAÇIT), I VËRTETUAR SI ARMIK I POPULLIT DHE I RENDIT TONË KUSHTETUTAR, IU SHQIPTUAN DENIME TË MERITUARA”!!!

Fahredin Gunga ndonëse i ka takuar klasës intelektuale, që ishte vënë në shërbim të pushtetit komunist, në vitet e 70-ta duke qenë si kryeredaktor i Radio Televizionit të Prishtinës, luajti edhe rolin e zëdhënësit të regjimit, në luftimin e„nacionalizmit dhe shovinizmit“ shqiptar. Për të argumentuar këtë fakt, po i referohemi burgosjes së tretë të Adem Demaçit, në tetor të vitit 1975. Pas katër muaj hetimesh, më 7 shkurt 1976 Gjykata e Qarkut në Prishtinë, në procesin gjyqësor të kryesuar nga gjyqtari i deleguar nga Prizreni Durmish KOÇINAJ(me urdhër të Mahmut Bakallit), në bazë të nenit 117 al.1 e 2 të KP dhe nenit 100 e 101 al.1 të KPJ-së, në“emër të popullit” sipas aktgjykimit P.nr.239/75 prej 89 faqesh, shpalli fajtor dhe me këtë rast u denuan:

1. Adem Demaçi, me 15 vjet burg të rëndë,

2. Skënder Kastrati, me 12 vjet burg të rëndë,

3. Hetem Bajrami, me 7 vjet burg të rëndë,

4. Hasan Dërmaku, me 10 vjet burg të rëndë,

5. Osman Dumoshi, me 7 vjet burg të rëndë,

6. Rexhep Mala, me 9 vjet burg të rëndë,

7. Selatin Novosella, me 7 vjet burg të rëndë,

8. Ilaz pireva, me 7 vjet burg të rëndë,

9. Fatmir Salihu, me 7 vjet burg të rëndë,

10. Xhavit Dërmaku, me 9 vjet burg të rëndë,

11. Sherif Masurica, me 7 vjet burg të rëndë,

12. Sami Dërmaku, me 6 vjet burg të rëndë,

13. Zijadin Spahiu, me 5 vjet burg të rëndë,

14. Isa Kastrati, me 6 vjet burg të rëndë,

15. Ahmet Hoti, me 6 vjet burg të rëndë,

16. Njazi Korça, me 6 vjet burg të rëndë,

17. Irfan Shaqiri, me 7 vjet burg të rëndë,

18. Hilmi Ramadani, me 5 vjet burg të rëndë,

19. Nazim Shurdhani, me 4 vjet burg të rëndë.

Pas përfundimit të këtij gjykimi, për të përquar lajmin në opinon u angazhuan të gjitha mediumet në gjuhën shqipe. Dhe i pari medium që kumtoi këtë lajm, ishte Radio Televizioni i Prishtinës(RTP–ja) me një koment spektakular të përgatitur pikërisht nga kryeredaktori Fahredin GUNGA, me titull: "DENIME TE MERITUARA".

Në komentin e tij z.GUNGA, ndër të tjera thotë:

” Siç u pa nga aktgjykimi i Gjyqit të Qarkut të Prishinës, grupit irredentist, i vërtetuar si armik i popullit dhe i rendit tonë kushtetutar, iu shqiptuan denime të merituara. Opinioni ynë, klasa punëtore dhe të gjitha kombet dhe kombësitë e Kosovës, e posaçërisht kombësia shqiptare,i dha këtij aktgjykimi përkrahje të plotë, i dënoi dhe do t´i dënojë vazhdimisht, duke shprehur indinjatën dhe urrejtjen, ashtu siç i ka gjykuar, denuar dhe mposhtur të gjitha llojet e tjera të veprimtarisë armiqësore dhe bartësit e tyre. Pas shqiptimit të denimeve të merituara, ky grup as që meriton të mirret në gojë, sepse u pa haptas se e përbën një grup nacionalistësh dhe shovinistësh, të cilët popullit të vet deshtën t´ia çelin humnerën e re të mashtrimit historik.(…) Petku i tij dogmatiko-stalinist, frazat në emër të gjoja marksizëm-leninizmit, aspak nuk i vuri perde esencës dhe qëllimit të tij thellësisht reaksionar antimarksist, antisocialist dhe antishqiptar... Prandaj, çdo tentativë e armikut, sikurse edhe e këtij irredentist, do ta luftojnë si thellësisht reaksionare imperialiste dhe hegjemoniste, të ngarkuara me orekse për thyerjen e unitetit, integritetit dhe pavarësisë së Jugosllavisë socialiste.”

Ky koment i kryeredaktorit të RTP-së është botuar në “Rilindje”, ”Zëri i Rinisë” etj. Gjithashtu një artikull i ngjashëm me titull ”U denua grupi armiqësor irredentist” u shkrua nga Isak Hasani në gazetën ”Rilindja” dhe Ali Olloni në gazetën”Zëri i Rinisë”.



Kopje e komentit të kryeredaktorit të RTP-së Fahredin GUNGA, botuar në „Zërin e rinisë", „Rilindje“ etj dhe artikulli „U dënua grupi armiqësor irredentist“, i nënshkruar nga Isak Hasani në „Rilindje“ dhe Ali Olloni në „Zëri të rinisë“

Kjo është fytyra e vërtet e të çmuarit të shkrimtarit Ismail Kadare – Fahredin Gunga dhe i shokëve të tij, të cilët janë përgjegjës për dhimbjet e shumta që ua kanë shkaktuar mijëra familjeve shqiptare, me denoncimet kundër vëllezërve dhe baballarëve të tyre, në UDB dhe në strukturat tjera pushtetore të regjimit...!!



…Pas Plenumit të Brioneve më 1966 dhe rënies së Rankoviçit, UDB-ja u shndërrua në SDB (Sluzba Drzavne Bezbednosti - Shërbimi i Sigurimit Shtetëror) ashtu siç ndodhi edhe me KGB-në e Bashkimit Sovjetik (Komitet Gosudarstvenoj Besopasnosti -Komiteti i Sigurimit të Shtetit) që kishte lindur nga Revolucioni Bolshevik, si pjellë e KOMINTERNI-t dhe Sigurimi i Enver Hoxhës dhe Siguritate e Rumanisë së Çausheskut. SDB-ja dhe KOS-i, si dy shërbime sekrete për zbulim dhe kundërzbulim, para dhe pas vdekjes së Titos, si një makineri e madhe, ishin themele të regjimit totalitar komunist që vepronte si shtet brenda shtetit. Ajo ishte si një mafie e çuditshme, përkatësisht shpatë e pamëshirshme e Partisë Komuniste, që mund të shkatërronte cilindo që do t’i kundërvihej. Unë këtu do të shpalos fakte e dëshmi nga dosjet sekrete të veprimtarisë së errët të SDB-së, që vepronte sipas shabllonëve të KGB-së staliniste dhe të Sigurimit enverist, të cilat për nga natyra duken abstrakte dhe enigmatike, për publikun e gjërë.



….Dhe, duke iu qasur hulumtimeve të mia dhe analizave që kam arritur të bëja, këtu do të veçoja madje edhe informacionet zyrtare të UDB-së dhe KOS-it jugosllav që dikur I kam shfrytëzuar, dhe me se fundi botimi i ketyre konkluzioneve qe jamduke I shtjelluar ne kete shkrim, njëkohësisht jane edhe si nje apel i vendosur ndaj te gjithe bashkekombasve të mi, patriote, nacionaliste qe besojne tek e drejta qe kane shqiptaret per te jetuar te lire ne trojet e tyre, ne te cilat kane ardhur bashke me Diellin. Ky material i bazuar ne pretendimet serbo- greke ndaj trojeve shqiptare, në veçanti Serbia nda Kosovës dhe Shqipërisë, njashtu edhe Greqia ndaj Çamërisë dhe Shqipërisë, janë të një brumi të mykur !

Qëllimi im I vetëm është që te mundesojme perhapjen e te vertetes se hidhur, se kush ishte shkaktari kryesor i prishjes se qetesise qe mbreteronte ne Shqiperine e para shumë dekadave e vitesh të Luftës së ftoht, e siç do të ndodh madje edhe me vitet 1991-1995- 1997 dhe se kush u mundua te minonte luften Per çlirimin dhe pavaresimin e Kosoves…Prandaj, ky material le të shërbei dhe ashtu duke u bashkuar me zërat e fuqishëm të atdhetarëve dhe veprimtarëve të devotshem të çështies sonë kombëtare, idealit të nacionalisteve shqiptar, punes në diasporas dhe mbarë mërgatës së përvojtur shqiptare jashte vendit,gjegjësisht zëri ynë të bashkohet me zërin e shqiptarëve të Amerikës, endrres se mijera intelektualeve shqiptare jashte Shqiperise dhe trojeve shqiptare, në të gjitha vendet demokratike të Perëndimit si në Zvicër e Gjermani, në BElgjikë e Austri, në Danimarkë dhe Francë e gjetiu, per te pare nje shtet te perparuar me te cilin ne mund te krenohemi, me një Shqipëri Natyrale dhe Kosovë të pavarur, e për një Çamëri të ,,harruar,, me një popull came të një gjaku dhe race që jemi,një kushtrim kemi…!

Po ! Ky është kushtrimi ynë, per te gjithe Shqiptaret brenda dhe jashte vendit, per te kuptuar, menduar dhe vepruar kunder asimilimit te dhe planeve secrete e ndjellakëqinj, siç kanë qënë ELABORATET famoze të Ivo Andriqit ose të atyre të ALFASIES apo të OMANIA-s, të tilla punë kanë qënë ato me të cilat janë preokupuar me vite e dekada të ,,elitave,, te fqinjeve tane per aneksimin e vendit, shkaterrimin total te ekonomise tone, në rend të pare, per nxjerrjen e Shqiperise jashte planeve dhe politikave te vendeve aleate te cilat duan te shohin nje Ballkan te zhvilluar por ne baze te stabilizimit te faktorit shqiptar te rroberuar ne shekuj nga fuqite dhe akset lindore, duke u shkruar kështu edhe saga tragjike shqiptare …

Nëse këtu bëjmë edhe një qasje nga një aspect tjetër mbi sfidat dhe të jetuarit e shqiptarëve në trojet e tyre në Maqedoni, nuk do mend, se këtu, janë vënë në ,,lojë,, shumë ,,zgjidhje dhe alternative,, jo vetëm për emrin dhe identitetin si shtet ndaj Greqisë, porn ë linjën shqiptare, se çka po ndodh me shqiptarët këtu, pse janë të mospërfillur nga qeveria, ose kjo bëhet, ndoshta sa për sy e faqe, siç thotë populli, dhe çdo gjë zhvillohet sipas planeve të fshehta apo ,,lojërave,, të cilat për shqiptarët deridiku janë ende të panjohura, sidomos per stabilizimin e çeshtjes se pambyllyr shqiptare,për gjuhën dhe punësimin, për librin dhe enciklopedinë dhe . .. tanimë, kur shqiptaret vazhdojne te marrin rruget e mergimit per nje jete me te mire duke kenaqur endrren e sllavomaqedonasve dhe më tej të asaj serbo-greke, per pastrim etnik te trojeve shqiptare, kur truri dhe mendja e ndritur e intelektualeve shqiptare mergon dhe vuan pasojat e largimit nga Kosova, Maqedonia, Shqiperia dhe me deshperim pret ti jipet shansi i vetem per tu rikthyer, kur populli shqiptarë në përgjithësi kudo që jeton ai në trojet e veta etnike, ka arritur varferine maksimale dhe nje pesimizem patologjik per te ardhmen e vendit dhe politiken ne pergjithesi, kur çeshtja shqiptare eshte shitur ne menyren me flagrante ne tregjet e politikes maqedono-serbo-greke… Vallë, ende nuk është zgjuar sa duhet ndergjegjia kombetare e shqiptareve? ane e mbane botes, duhet te kuptohet qarte nga çdo shqiptare se vetem ne jemi te zotet te Si duhet të shikojmë ose kthejm sytë kah vlerat kombetare qe kane patur gjysherit dhe stergjysherit tane,ti rikthehemi një realiteti dhe REALES SONË QË TË MBETEMI GJALLË ! Dhe së fundi ne jemi pergjegjes per te ardhmen qe na pret dhe krijimin e nje platforme kombetare nga e cila do te varet mbarevajtja jone politike, ekonomike dhe shoqerore, ashtu siç na flasin e rrëfejnë shpesh në debate e medium njerëzit e mënçur siç janë Akademik Rezhep Qosja, Abdi Baleta, Koço Danaj, Lisen Bashkurti, Sabri Godo etj. Per kete, ne rradhe te pare duhet ndergjegjesim mbi ate qe na ndodhi dhe se kush na shkaterroi e vazhdon te na shkaterroje dhe poshteroje, si dhe kthim ne vlerat e verteta kombetare dhe demokratike, sepse në shpirtin tone mbajmë vëragë të një fatumi tragjik dhe plagë shekullore për të mbijetuar duke u përlindur nga hiri si Feniksi…



Si vepronin dhe cili ishte konspiracioni i tyre…E keni vënë re diç që ju ndjek hap pas hapi si fantazmë, disi si hije e zezë, si murtajë vdekje dhe tmerri?... Ajo të ndjek gjithkund, si të thuash, këmba –këbës,në çdo kohë në çdo vend, bile edhe kur flenë të vëzhgon dhe survejon…E kjo quhet: UDB-ja.

Shërbimi i fshehtë i sigurimit jugosllav, pikërisht si një hije të përcjellë në mënyrë konspirative dhe tinëzake, me metoda shumë specifike dhe perfide, të shumëllojshme, të larmishme dhe me teknikë të përsosur moderne të kohës…në të gjitha shtigjet ballkanike e më gjërë !

Por, si dhe në çfarë mënyre I vë në lëvizje kombinacionet operative të rrjetit të zbulimit dhe kundërzbulimit në të gjitha sferat agjenturore të UDB-së por edhe të KOS-it të ish Jugosllavisë? Si vepronin me shqiptarë të shitur dhe të angazhuar si masha të ndryshkura,duke ndërtuar edhe grupe e klane të pregatitura mire për përçarje,antagonizma,dizinformacion,komprometim dhe vllavrasje? Pra, si u ndërtua e tërë ajo makineri aq famoze bërballë së cilës vdekja të gjente para tmerrit?

Dhe si të tillë, UDB-ja dhe KOS-i kishte disa shtrirje: në Kosovë dhe Maqedoni; madje në Rumani ,Bullgari dhe në Shqipëri.Veçmas në shtetet perëndimore, sidomos në Zvicër, Gjermani, Austri, Turqi, Spanjë,Belgjikë, Francë, Argjentinë, Danimarkë, Holandë dhe gjer në Amerikë andej Oqeanit Atllantik !

... Në Kosovë ajo u përqendrua tek shërbimi i fshehtë informativ i rrjetit agjenturor agzistues që nga kohërat e Rankoviqit,MEhmet Maliqit dhe të Stane Dollancit, si strukturë ndihmëse; tek njerëzit që mundi të infiltronte në radhët e grupeve të rezistencës dhe luftës në aradhat guerile të Shaban Polluzhës.Madje edhe tek bashkëpunëtorët e saj të viteve të më vonshme, që nuk ishin të paktë dhe që nuk njiheshin të gjithë; tek strukturat e mirë organizuara dhe të pajisura me mjetet më të kohës. Ishte një rrethim i katërfishtë, nga i cili do ishte tepër e vështirë të dilje. E gjithë kjo, si duket ndodhi,gjatë një decade të tërë, menjëherë pas vitit 1981 dhe duke vazhduar edhe pas vitit 1992,kur më të gërrshetuara se kurrë janë në veprim operacione operative dhe agjenturore të spiunazhit dhe kundërspiunazhit në përgjithësi ndaj shqiptarëve gjetiu dhe ndaj Shqipërisë në korelacion me çështjet e Kosovës dhe trojet etnike të kombit shqiptar, edhe kur fillon datimi i aksioneve të para guerile dhe do të bëhet më e domosdoshme në vitet që pasuan deri me rënien e diktatorit Sllobodan Millosheviqit…

Ndaj,edhe kur të përdorim këtu në aspektin e shëmtuar dhe trishtues HIJEN e zezë si figuracion tmerri që na ndjek e përcjell në hap gjetiu, mund të thuhet se rritja e HIJES ishte gjithnjë në proporcion të drejtë me veprimet që zhvilloheshin nga operativistët e fsheht të UDB-së sin ë Maqedoni, e sidomos në Kosovë dhe Shqipëri, duke mos lënë anash, dallgët e spiunazhit edhe të KOS-it bashkarisht të cilat vinin këtej si dallgë të trazuara deti edhe andej nga Bosna e Kroacia ku lufta dhe vdekja bënin kërdi… Kjo ishte një gjë që mund të pritej,gjegjësisht në Kosovë, por edhe në Maqedoni, megjithëse tanimë, ishte disi më e vështirë të paramendoje se çka mund të ndodhëta realisht në dheun ku kishin buluar bozhuret (kuq si gjaku), sepse këto bulojnë vetëm në truallin e Kosovës dhe askund në botë.Po çka të bëhej, le të bëhej, si të thuash, makineria e fsheht e tmerrit dhe vdekjes plotësisht ishte e institucionalizuar, dhe së dyti, sepse ishte bërë më e sofistikuar. Në Prishtinë, krahas kombinimeve konspirative (ngjajshëm edhe në Maqedoni), fillojnë të shquhen disa figura politike që kishin lidhje të ndjeshme me strukturat e fshehta të cilat kishin zgjërime të thella në relacionin Kosovë-Shqipëri-Malin e Zi dhe Maqedoninë. Anton Kola, Rexhep Gjergji, Skënder Zogaj, Ali Aliu,Ibrahim Rugova, Bukoshi dhe disa të tjerë,do të sullen në baticat dhe zbaticat e rrëmujës e cila përshkonte,pothuajse dyzimin e mjegullinës që vinte si një stuhi malesh dhe deti me shi e erë, si një murlan, prej nga njeriu nuk e kishte lehtë të kuptonte se, vallë nga lindte dielli ?!

…Në Maqedoni, bie fjala, Nevzat Halili hypi si kreshnikët në kali të bardhë, të cili e kishin shaluar të tjerë bylykbasha të cilët dhe kishin dal në ,,allajn,, e Tetovës, të ,,veshur me kësmete,, pelivanësh…(Mu si ata që dalin në në Zhur të Dragashit!).Por, çka dhe si do të zhvillohen më tej në këto disa segmente survejimesh dhe fokusime objektesh dhe personash të shfaqur, kush me parashikime të sakta e kush jo, në ,,logun e kreshnikëve,, dalin edhe disa të tjrë,emrat e të cilëve nuk ka nevojë të përmenden si rrjedhë këtu,përshkaqe vendi dhe hapësire,ishin dyzimi i mjegullnajës e cila sillej vërrdallë, qarrk e qarrk Kosovës, madje herë në Shkup,here në Tetovë dhe… sikur të hiqej një valle e kurrdisur mire me tak dhe muzikë e cila nuk kuptohej lehtë, ose më mire me thënë, luhej një valcer I heshtur dhe I fsheht me ritmet e një konspiracioni agjenturor…

… Për të qenë edhe diaspora pjesë e lojërave operative dhe kombinimeve secrete, do të përfshihen në këtë valle edhe disa persona të tjerë të ,,besueshëm,, në të dhënat e grumbulluara operative, e që në fakt ishte roli I DIZINFORMACIONIT… Herë pas here do të synohej rifutja në lojë e disa prej atyre që ishin thyer gjatë periudhës së paraburgimeve, ku edhe torturat kishin qenë më të egra. Ndodhte edhe kjo.Dilema këtu nuk ka !

Arrestimet e grupeve që kishin shkuar për të bërë stërvitje ushtarake në Shqipëri, ishin përgatitur po nga të njëjtët njerëz që edhe i kishin organizuar. Ata që u regjistruan me emrat e tyre të vërtetë, në pragun e kalimit të kufirit me Kosovën, janë arrestuar dhe përndjekur. Përjashtim do të bëjnë VETËM DY NJERËZ: Adem Jashari dhe Zahir Pajaziti. I pari, do të fillojë luftën, në fund të dhjetor 1991, i dyti do të bëhet ideatori i lëvizjes guerile. Do të ishin dy përjashtime nga e përgjithshmja shqiptare të një kundërrevolucioni në KUNDËRREVPLUCION, në luftën ilegale dhe brengën për Kosovën, por edhe ata ishin të zbuluar, të spiunuar…

Do të ketë, madje, edhe raste të tjera të mëvonshme që do të mbeten brengë a jona, raste edhe të infiltrimit në strukturat e luftës edhe të njerëzve që ishin futur ose që rrugës do të bëheshin denoncues të strukturave të ndryshme të fshehta informative,sin ë Kosovë, njashtu edhe në Shqipëri dhe ndër shqiptarët e Maqedonisë ( të cilët ishin zgjedhur sit ë ,,besueshëm,, bëhej DEKONSPIRIMI i qëllimshëm ose nga SMIRA që mjerisht shqiptari e posedon si veti negative).Por, për të gjitha këto dhe kahjet tjera të rrjeteve agjenturore dhe informative serbosllavomaqedone të cilat shtriheshin nga disa qarrqe të Shkupit dhe Tetovës, madje në anët e Pejës dhe Gjakovës gjer në Dragash dhe Tropojë, që në kohën kur qeveriste Ramiz Alija, ishin të strukturuara mirë disa Shërbime të fshehta të sigurimit nga Beogradi, por që prezente ishin edhe agjenturat e CIA amerikane dhe ato gjermane,të cilët kishin informacion të duhur se çka ndodhëte me shqiptarët dhe luftërat që kishin nis të përflaknin Ballkanin.

… UDBja vepronte edhe në Tiranë përmes disa rrjeteve të saj të trajnuar mirë dhe me metoda special, që më pastaj edhe perms ca ,,lidhjeve,, dhe ,,burimeve ,, të veçanta të vëna në rrjetin e strukturave vëzhguese të saj të spiunazhit, I cili shtrihej nga Dragashi dhe Zhuri e gjer në Kukës e Tropojë ! Këtu vlenë të theksojm edhe faktin se sidomos edhe përmes linjeve telefonike,shpesh herë, për njerëzit që dyshonin se ishin të kyçur në lëvizjet ilegale, bëhej përgjimi dhe regjistrimi i bisedave nga një lokal ,,Kumanova,, bërbaëë hotel Dajtit në Tiranë…UDB-ja vëzhgonte, përcjellte dhe survejonte çdo lçvizje, ndaj dhe dinte çdo gjë për personat dhe objektet e fokusuar, duke ngritur madje edhe disa baza secrete me prsonel të angazhuar, siç ishte ajo në restorantin “Prizreni”, prej nga, padyshim se kanë kaluar mjaft informacione për në Beograd.Në diasporë, shërbimin e fshehtë e drejtonte një njeri i njohur, si Hafiz Gagica,( Kryetar i degës së LDK-së në Gjermani). Thuhej se në zyrën e tij ishte parë disa herë edhe Selim Brosha, eksponenti i njohur i UDB-së. Kurse vetë Gagica,disa here ka deklaruar në Gjermani që shqiptarët të mos e takonin Ibrahim Kelmendin, sepse ishte njeri “i rrezikshëm” dhe i afërt edhe me njerëz të UDB-së, si dhe me agjent të Sigurimit enverist…Gjersa nga ana tjetër vetë I. Kelmendi ka thënë ndaj Enver Hadrit se paska qën ,,spiun,, i shërbimeve të fshehta jugosllave.

(… Hajde shqiptar, hajde ! EC e mere vesh këtë punë, kush dhe kujt don t^ ia mvesh…! Pse or burr kështu dhe deri kur shqiptari ndaj shqiptarit…? Edhe unë bile, që mundohem të shkruaj të vërtetën në baza të reales,më vjen rend se e kam të domosdoshme të përmendi emra e ngjarje të cilat kanë ndodhur realisht.Por, përsëri mundohem të kapërcej shumë gjëra kur është fjala për shqiptarë, të kursej shumë rrethana dhe emra, me qëllim që të mos keqkuptohemi dhe të mos dukemi se ,,hedhim gur,, sepse fenomeni që po trajtojmë është i natyrës delicate dhe tejet e ndërlikuar.Por jot ë shkruaj pa fije turpi e ndërgjegje si I.K. ose ndokush tjetër, duke shpifur se ky ose ai janë ,,spiunë,, vetëm psi në brendin e shpirtirt dhe të trurit të tij ka ndonjë zili ose hakamrrje të natyrave të ndryshme , të them, primitive dhe të ulët !)

Por, të kthehemi në qasjen e temës së po trajtojmë : Ndër vite e vite, UDB-ja dhe KOS-i jugosllav, (ilegalisht dhe të trajnuar mire në kampet special të Batajnicës dhe Çaçakut, apo edhe në disa vende si baza secrete në mallet e Bosnës dhe të Malit të Zi) me qindra shqiptarë I çonin si diversanta dhe vriteshin në përpjekje me forcat kufitare ose ato të Sigurimit etj. Ose kishte edhe raste të atilla, të cilët vetë UDB-ja duke I vë në lista të zeza, I dorgonte andej malesh e grykash për veprimtari spiunazhi apo agjenturor andej kufirit, dhe ua pregatiste vetë pritat dhe i vriste në pabesi, i likuidonte…Shembuj të tillë ka plotë, rrëfimi për to është mjaft rrënqethës dhe I tmerrshëm !

Në qendër të vëmendjes së veprimeve operative dhe strategjike, Shërbimet e fshehta të Beogradit kishin disa figura, të cilat, në një mënyrë ose në një tjetër, kishin vendosur kontakte, qoftë përmes afërsisë familjare, qoftë përmes njohjeve të hershme, me njerëz ose struktura që kishin lidhje me krerët e rezistencës shqiptare në përgjithësi, me personat të cilët ishin ideatorë të ilegales guerile dhe të luftës në Kosovë.



Gjatë gjithë periudhës së veprimtarisë së saj të fshehtë dhe lidhjeve të errëta të rrjetit agjenturor të klaneve dhe elementeve të Shërbimeve të spiunazhit dhe të kundërspiunazhit famoz (të UDB-së dhe KOS-it jugosllav), sidomos gjatë Luftës së Ftohët,duke filluar që nga konfliktet e Informbyrosë të vitit 1948, u zhvilluan sërë betejash dhe luftëra të heshtura, sekrete , me metoda kospirative dhe tejetë perfide, dhe dukej sikur vepronin hije nate dhe thikash të gjata tmerri në shtigjet ballkanike, por edhe më gjërë në rajon. Zhvillimet agjenturore dhe të spiunazhit jugosllav me një intensitet të veçantë dhe konspiracion të thellë ishin të drejtuara ndaj Shqipërisë në një anë dhe ndaj emigracionit shqiptar në anën tjetër.Dhe e tërë kjo, është si të shkruajshë një histori të çuditshme dhe të pabesueshme mbi të bëmat dhe ngjarjet (misterioze) të viteve të rrënuara, shantazhet, aktet diversioniste dhe tronditëse të UDB-së dhe KOS-it ( po edhe të SID-it diplomatik jugosllav) të cilat I organizonin dhe vepronin paralelisht si një makineri që shtriheshin në formë organizatash të ndryshme dhe grupesh operative të stërvitur mirë dhe të cilët ushtronin dhunë tmerresh dhe vdekje mbi shqiptarët, frikë dhune dhe ferri, në stilin e GESTAPOS fashiste…duke arrestuar, burgosur, rrëmbyer e vrarë njerëz të Frontit të rezistencës kombëtare shqiptare, duke vrarë njerëz të pafajshëm, sidomos në Kosovë dhe Maqedoni gjatë likuidimeve tinëzake dhe në prita të fshehura...UDB –ja gjithashtu vrau shumë njerëz edhe në Perëndim duke iu bashkangjitur rrjeteve të spiunazhit të KGB ruse që mbulonin vendet ballkanike dhe më gjërë. Por, e tërë kjo luftë e fshehtë dhe operacione apo aksione operative të sferave të ndryshme sekrete, kaluan në heshtje, pothuajse pa u vërejtur fare. Pra, për vite e dekada me rradhë, ish – shërbimet sekrete jugosllave të Sigurimit shtetëror funksiononin me mjete dhe metoda perfide të cilat i shfrytëzonin duke sajuar plane operative e kurthe për likuidime dhe vrasje të padukshme dhe të porositura me urdhër qofshin nga bylykbashët e KQ të LKJ ose vetë Rankoviqit (në kohën e tij), apo të Llazar Kolishevskit eStane Dolllancit, Branko Mikuliqit, Stefan Doronjskit,Zdravko Mustaqit,Mamullës ose Velko Kadieviqit dhe gjeneralë të tjerë të KOS-it dhe UDB-së në nivelin federative (njëkohësisht, po me të njëjtën mënyrë vepronin edhe në konsultime për ,,interese të larta shtetërore,, edhe me klanet e tyre në nivele repiblikane ose krahinore,gjegjësisht me bylykbashët në Kosovë si@ kanë qënë Mehmet Shosho, Gojko Medinica, Ali Shukrija, Mehmet Maliqi-Cukulli, Spasoje Gjakoviqi,Xhevdet Hamza, Ismet Shaqiri, Hasan Hasani, Fadil Hoxha, Xhavit Nimani, Selim Brosha, Jusuf Karakushi, Kolgeci e Nebi Gashi, Sahit Meraku e Muharrem Dana,Bashkim Hisari e Danush Luri, Shefqet Hashani, shumë Shavella e Turiqevca,Dobruna e Zenuna me nofka e pseudonime të hatashme si ,,Kapetan lesha,, etj.etj.), sidomos, kur ishte fjala për kurthe, arrestime,burgosje, rrëmbime dhe likuidime shqiptarësh Brenda dhe jasht Jugosllavisë komuniste-kominterniste, në veçanti nga rradhët e mërgatës shqiptare në BOTËN E LIRË të Perëndimit... Likuidime dhe vrasje të fshehta po kështu janë bërë edhe nga rradhët e grupeve dhe organizatave të ndryshme të emigracionit kroat.Sidomos, zgjojnë kërshërinë dhe janë tejet interesante rasti i likuidimit të ustashit Vjekosllav Luburiqit në Spanjë nga agjenti I UDB-së, Ilija Staniq i infiltruar në qarrqet ustashe ( sot Staniqi jeton në B e H ).


Stane Dolanc

Por, kjo është një çështje tjetër, për të cilën duhet shkruar një kapitull i veçantë, përshkak se UDB-ja perms Staniqit dhe disa agjentëve të tjerë të infiltruar rë rradhët e krerëve të emigracionit kroatë, në mënyrë shumë perfide ka përpunuar edhe shumë shqiptarë nga krerët e mërgatës shqiptare në disa vende të Skandinavisë, madje në Danimarkë, Norvegji, Spanjë,Francë,Belgjikë , Gjermani...Por edhe në SHBA. Mjaft I veëant është edhe rasti I vrasjes së Kalosh Hamdi Reçanit në Kenosha.Madje edhe disa ATENTATE E LIKUIDIME të tjera ,si vrasja në Shtutgard,ajo në Belgjikë etj.


Zdravko Mustaq

… Gjersa shfletoja dhe lexoja dosie personash dhe elaborate,analiza e plane operative në sektorin e IV të SDB për Maqedoni ku punoja si zyrtar-analist, më intrigonin faktet që aty i lexoja se në mesin e personave të survejuar dhe të ndjekur, të vëzhguar dhe përcjellur, shumica prej tyre, qofshin se ishin pjestar të ndonjë ,,grupi,, ose organizate të emigracionit, ishin të lidhur në rrjetet informative dhe agjenturore të vetë atyre Shërbimeve sekrete të Jugosllavisë komuniste,në vitet e rrënuara të kohës së Rankoviqit,madje, para dhe pas vdekjes së Titos.Por, më intrigojnë faktet e këtilla edhe sot e sot kur po shkruaj këtë libër…Histori të pabesueshme dhe ironi fatesh me përmasa të sagës shqiptare në Gadishullin e Ballkanit, mjerisht hasim edhe tani si fenomene shoqërore të pazbërthyera.Kemi rastin e disa informatorëve të SDB-së për Kosovë, si ,,Drini,, ,,Hilltoni,, ,,Luboteni,, ose ,,Trigllav,, ,,Belica,, ,,Vega,,/VEtull/, ,,Sheji,, ,,Luboten,, ,,Cerni kamen,, /Guri i Zi/ ,, Terminator,, ,,Ideollog,, ,,Kobra,, ,,Tara,, ,,Emigrant,, ,,Reporter,, ,,Çakor,, ,,Nerodima,, ,,Morava,, etj.Por, edhe nga Maqedonia si:,,Sulltan,, Zhicara,, ,,Bukovik,, Doktor Zhivago,, ,,Karadak,, ,,Radika,, ,,Vata,, ,,Diplomat,, ,,Karo,, ,,Rizvan,, ,,Razan,, ,,Gorila,, ,,Vezir,, ,,Arnor,, ,,Numerator,, ,,Ideataor 1,, ,,Tajnik,, etj etj. të cilët sajonin raporte për persona dhe aktivitetet e tyre, duke i survejuar sipas direktivave të veçanta dhe të angazhuar nga Belgjika ,Austria, Zvicra e Gjermania,nga Franca ose disa vende të tjera të Perëndimit…Disa prej tyre,më vonë në Kosovë dhe në emigracion do të mbajnë ,, lidhje dhe kontakte,, edhe me ARKANIN (Zhelko Razhnatoviqin), një kriminel papërmisueshëm dhe antishqiptar i përbetuar, i cili me urdhër të Stane Dollancit, Zdravko Mustaqit, Rasto Spasiqit dhe krerë të tjerë të UDB-së komuniste, siç bënin edhe me Ulemek ,,Legijën,, ose Darko Ashaninin dhe shumë të tjerë të cilët morën pjesë direkte në kryerjen e disa ,,aksioneve special,, të drejtuara kundër krerëve të emigracionit shqiptarë,si brenda njashtu edhe jashtë hapësirave të ish - Jugosllavisë komuniste , ku UDB-ja dhe KOS-i vepronin si shtet në vete, shtet në shtet, si një makineri e madhe mafioze…Lufta e tyre e fshehtë zgjati me vite e vite! Operacionet e organizuara të krimit dhe delikteve të gjakut, ose inskenime të proçeseve gjyqësore me akuza të rreme dhe dënime njerëzish të pafajshëm me vdekje pushkatim, ose me burgje të rënda prej 20 vitesh, ishin tmerre jete dhe vdekje, që nga proçeset e montuara të Prizrenit dhe gjer te ai i Pozharevcit, Nishit, ai i Zenicës i vitit 1981, madje i Paraqini,Prilepit etj.Të gjitha këto ishin pjesë e operacioneve sekrete të luftës së heshtur që zhvillonin Shërbimet e fshehta kominterniste të Titos dhe Rankovioqit, më pastaj,( sidomos SDB-a në Kosovë dhe Maqedoni) të kryesuar nga bylykbashët e Petar Graçaninit,Stane Dollancit, ose dhe ata të KOS-it të cilët bashkarisht dhe në saje të planeve operative,tmerrësisht vepronin kundër shqiptarëve në përgjithësi dhe ndaj organizatave apo grupeve ,,seperatiste,, nacionaliste,, ,,irredentiste,, ose kundër ,,emigracionit armiqësor shqiptarë,, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Europë…Të gjitha këto histori rrënqethëse dhe mjaft delikate i mësova nga arkivat e fshehta gjersa punoja si zyrtar në sektorët e SDB-së për Maqedoni .

                          Slloveni Stane Dollanc dhe "kroati"Josip broz Tito

( Megjithatë, ka edhe gjëra të cilat janë të pamundura të kuptohen plotësisht ose të deshifrohen ngjarje enigmatike dhe misterioze të planeve dhe operacioneve të koduara të atyre viteve të rrënuara të ish- Jugosllavisë, sidomos ato të para dhe pas vitit 1981 dhe demonstrative në Kosovë ku tmerri dhe dhuna, vrasjet dhe burgosjet ishin hakmarrje udbashiane ndaj shqiptarëve, me pretekst , kinse, shqiptarët ishin ,,rracë e ashpër dhe armiq,, të sistemit titist, kështu UDB-ja e luftonte ,,irredentizmin,, dhe ,,separatizmin,, shqiptarë ose ,,nacionalizmin,, shqiptar të cilët me dekada dhe brez pas brezi ishin në orvatje grupesh të armatosura për një Shqipëri etnike, duke përfshirë këtu edhe krerët dhe faktorët nga rradhët e organizatave emigrante në Perëndim ).

Disa kroat të vrarë/Hetimet për ta bëhën
në Gjermani.

UDB-ja posedonte në rradhët e saj njerëz të shërbimit të cilët shpesh edhe i angazhonte për vrasje ose të ashtuquajtura ,,likuidime normale,,! Kështu, në disa shtete të Europës perëndimore dhe andej Oqeanit në Amerikë dhe Kanada, ose edhe gjer në Australi, ku fantazmat udbashiane bollshevike ecnin trotuareve të Njujorkut, Çikagos ose Shtutgardit, Diseldorfit, Parisi etj. ecnin si hije nate…



Agjenti i UDB-es Josip Perkoviq

…Një rast që më habiti më së shumti, kohët e fundit dhe ende e mbaj në mendje të freskët, intervistën e ish oficerit të lart të KGB-së ruse Vladimir Putin,duke pohuar se, kinse, tanimë, NUK EGZISTOJNË ISH-AGJENTËT E KGB ose të ndonjë Shërbimi tjetër bolshevik!


Kryeagjenti  i ri serb i BIA-së



Agjentet  serb ne një mbledhje -BIA

Unë do të kisha thënë se ky pohim i tij është vetëm një maskë, se përndryshe rrjetet agjenturore si dhe klanet e tyre kominterniste, diku më dëndur e diku më pak, veprojnë sipas teorisë dhe praktikës së konspiracionit, sidomos ata të UDB-së dhe KOS-it të ish-Jugosllavisë të përfshirë paraprakisht vetëm në betejat për Ballkanin por edhe në veprime të nëntokës dhe mafies, të krimit të organizuar edhe në analet ndërkombëtare ( here-herë duke pirë kafe edhe në mes Tirane ose Prishtine e Shkupi,por edhe në mes Athine e Selaniku,në Romë,Barcelonë, Sofje apo dhe në plazhet e bukura të Durrësit dhe Sarandës…) Kjo nuk do mend,sepse agjentët e fsheht të shërbimeve famoze apo edhe të klaneve të tyre nuk janë njerëz nga tri metro të gjatë që të mund të duken nga larg, por përkundrazi janë tejet të thjesht, mbahen të zakonshëm dhe mjaft konspirativ, sipas detyrave, misionit apo dhe angazhimeve konkrete që ata kanë !Këtu vjen në pyetje edhe fenomeni modern i TERORRIZMIT në përgjithësi, për çka më konkretisht do të flasim një rast tjetër dhe kohë të volitshme. Sepse, edhe këto rrëfime që po shkruaj në këtë libër, të lexuara dhe të marra nga arkivet e fshehta, që edhe sot mbeten të pa shlyera në mëndjen dhe memorien time, janë tejet delikate dhe të rrezikshme për mua në kohën e tanishme, edhepse koha e Luftës së ftohtë dhe të përgjakshme udbashiane, ka ikur kaherë. Por, NJERIU mbetet i tmerruar fare nga ajo që shikon në televizor ose dëgjon në radio, në Luftën e të përditshmes jetë për të mbijetuar, për të mbetur gjallë, për atë se çka po ndodh në meridianet e botës pikërisht nga sfera e terrorizmit lokal dhe nërkombëtar…!

Disa udbash ....ne mes tyre edhe Marko Nicoviq

 Pra, më tej në vazhdën e këtij rrëfimi, më duhet të theksoj se nuk janë përmbledhur krejtësisht rastet e shumë vrasjeve të tjera enigmatike dhe likuidime të ,,pastërta,, brenda dhe jashtë teritorrit të Jugosllavisë titiste, kur shqiptarët janë dënuar ose zhdukur si ,,terroristë,, në intervale kohësh të ndryshme dhe në hapësirë gjatë Luftës së Ftohtë dhe pas vdekjes së Titos, gjithnjë UDB-a në praktikën agjenturore dhe të spiunazhit , në shumicën e rasteve ka përdorur në mënyrë perfekte metodën e dizinformatës brenda dhe jasht qarrqeve të grupeve apo organizatave emigrante shqiptare, ku paraprakisht kishte të instaluar ose të infiltruar agjentë dhe spiunë të specializuar për dizinformim në rrethin ku vepronin në misionin që kryenin sipas DIREKTIVAVE të udb-së!

Nëse është ngrenë pitja tepsia ka mbetë!

 Në shumën e rasteve specifike, në këtë drejtim angazhoheshin një rrjet i tërë informatorësh ose agjentë të cilët në mënyrë precize do të shpërndanin dizinformatë, duke krijuar edhe përçarrje dhe grindje të tjera mes emigrantëve shqiptarë, duke krijuar konfuzione dhe konflikte të reja ndërmjet grupeve të caktuara të cilat UDB-ja, në fakt, edhe i mbante nën survejimin dhe përcjelljen e rrjetit të vet të spiunazhit dhe të kundërspiunazhit jugosllav (fillimisht duke organizuar dhe sihronizuar një mori masash dhe metodash delikate dhe precize në përcjelljen dhe vëzhgimin e viktimës, të cilën më pastaj do ta likuidonte me një plumb të vetëm në kokë!) Shpeshherë kur akcioni i fshehtë special është paraparë të kryhet sipas planit operativ nga disa agjentë të quajtur ,,ilegalistë,, dhe pjesëmarrës të tjerë në krim, (siç është rasti i vrasjes në Shtudgart), atëherë janë përdorur disa lloje armë zjarri dhe disa rrafale…Por, janë përdorur edhe metoda të ndryshme siç është, psh. rasti i vrasjes në Çikago,të atdhetarit Kalosh Hamdi Reçanit më 1971 (kufomën e të cilit UDB-ja e Maqedonisë nuk lejoi ta varrosnin familjarët në vendlindjen e tij,në fshatin Reçan të Gostivarit, por të detyruar, e varrosën në Stamboll).

Edhe në këtë rast Shërbimet secrete të Jugosllavisë dhe ai i SID-it diplomatic-agjenturor, në krye me Lluka Banoviqin, Franjo Herleviqin dhe të tjerë, e paraqitën ,,problemin,, në rradhët e organizatave emigrante shqiptare si një ,,konflikt rivaliteti,, mes krerëve të emigracionit, pikërisht si ,,qërrim hesapesh,, mes grupit të Xhafer Devës , Hysen Terpezës dhe klanit të tyre brenda ,,Lidhjes së Prizrenit,, në Amerikë! Po kështu do të kemi edhe raste të tjera të cilat do të pasojnë dhe do të jenë të kryera mizorisht nën urdhërin direkt të Stane Dollancit dhe të klanit të tij, siç janë disa likuidime po të këtij formati dhe konspiracioni , (kinse si rezultat vrasjesh të këtilla ,,mes shqiptare,, janë hakmarrjet dhe konfliktet e ndryshme mes grupesh rivale emigrante, apo dhe interesesh e ideologjizmash) : ajo e vëllezërve Gërvalla dhe Kadri Zekës (ku ,pa mëdyshje fare, ideologu kryesor dhe agjitatori i fshehtë i angazhuar nga dy anët –nga UDB-ja dhe nga Sigurimi i Tiranës,është Ibrahim Kelmendi, i cili pas vite e vitesh për të justifikuar veten, shkruan librin ,,Atentetet,, ku nuk thotë gjë nga e vëreta reale, ndoshta, edhe ky libër agjenturor shërben për të përhap edhe një dizinformatë ndryshe),siç bënin dikur (1968) me rastin e vrasjes së atdhetarit dhe pishtarit të arsimit Sefer Selimit nga Reçani i Gostivarit,e për vrasjen e tij mizore Prof Fehim Reçani shkruajti një elegji, ndaj edhe udbashët si Stojçe Gjorgjievski profesorit ia sajuan dosjen dhe plotësuan vite e vite me rradhë si nacionalist dhe i ,,rrezikshëm,, për sistemin jugosllav dhe të Platformave të KQ të RSM dhe LKJ...Pastaj, vrasja në Bruksel e Enver Hadrit,( ndaj të cilit me pa të drejtë Ibrahim kelmendi hedh gurë kinse ishte Hadri apo edhe ndonjë tjetër si ky paskën qenë spiuna të UDB-së.Por kjo është një marrëzi). Inshalla hapen dosiet e informatorëve dhe spiunëve për Kosovë dhe Maqedoni , atëherë do të shifej realiteti dhe e vërteta për shqiptarët , dhe do ta ishte më se e qartë situate dhe rrethanat edhe për disa vrasje të tjera, bile edhe ajo e kolonelit Ahmet Krasniqit në mes të Tiranës, vrasja në Shtutgard të Gjermanisë, apo0 si dhe në çfarë mënyre u bënë shumë kurthe arrestimesh e tradhëti të tjera ,spiunime për burgosje dhe likuidime që nga rastet e Mulla Idriz Gjilanit, Hasan Rremnikut, Gjon Sereçit e Ibrahim Lutfiut, Azem Moranës dhe Mahmut Dumanit, Ahmet Perës e Sali Lisit,madje rasti I ,,kapedanave të Gorjanit dhe vrasja e Xhemë Simnicës tek Livadhet e Priftit mbi kreshtat e Sharrit, vrasjet misterioze të Hamzë Rexhepit e Sadudin Gjurës, dy Mefailave të Zajazit dhe gjer tek vrasja e Zahir Pajazitit me shokë dhe disa personaliteteve të komandosëve dhe gerilëve të UÇK së të cilët humbën jetën dhe u vranë në prita me tradhëti shqiptari e kështu me rradhë…Të gjitha këto janë sage dhe HISTORI të ngërthyera me dhimbë e dallgë të trazuara me baticat dhe zbatisat e jetos sonë dhe asaj reajes së fshehtë, janë histori të veçanta dhe rrënqethëse, duke u përdorur si dorasës shqiptari ndaj shqiptarit ! E tërë kjo, dhe shumë drama të tjera si këto, të cilat edhe sot e sot mbeten të pazbardhura, janë pjesë e sagës sonë shqiptare brenda dhe jashtë shtigjeve të Gadishullit të Ballkanit…( Dinjiteti dhe krenaria jonë kombëtare krahas shumë vuajtjesh e sakrificash ndër dekata e shekuj, përballë hordhishë të tërbuara mbretërish e Carash, jemi flijuar edhe si viktimë i të huajve,edhe në vitete e rrënuara të regjimeve modern pansllaviste të shtypur e të sunduar, të syrgjynosur dhe të pranguar, mbetëm gjallë e të pathyer me historinë e lavdisë dhe krenarisë të shkrojtur në ALTARIN E RACËS sonë kombëtare shqiptare! Këtë, gjithësesi nuk duhet ta harrojnë gjeneratat që vijnë).



… Gjithashtu UDB-a ka likuiduar edhe pjestarë të emigracionit maqedono-bullgar,likuidimi misterioz i desidentit bullgarë Geogi Markovin në mes të Londrës në operacionin e koduar ,,Ombrella,,.Por, një numër të madh likuidimesh UDB-ja ka bërë edhe nga rradhët e emigracionit kroatë, si psh. vrasja e Bruno Busiqit në mes të Parisit në vjeshtën e vitit 1978, me një plumb në kokë, ( ashtu siç do të ndodh pas shumë vitesh edhe me likuidimin e Miro Bareshiqit në mes të Zagrebit, i cili në vitin 1971 i bëri atentat ambasadorit jugosllav Roloviqit në Stokholm, njëherit edhe shef i sektorit për kundërzbulim të KOS-it në Beograd). Dhe, të gjitha këto, janë rrëfime të sakta, por ka edhe histori e raste të tjera shumë rrënqethëse nga koha e Luftës së Ftohtë, për të bëmat e UDB-së dhe KOS-it të Jugosllavisë komuniste që nga koha e Rankoviqit , e sidomos për krime të bëra edhe në Kosovë dhe gjatë kohës së të ashtuquajturës VOJNA UPRAVA NA KOSOVO ( Drejtoria ushtarake në Kosovë) ku rol vendimtarë dhe përgjegjësi personale dhe kolektive kanë edhe kuadri komunist e udbashian si Ali Shukriu, Sinan Hasani, Xhavit Nimani, Mehmet Shoshi, Mehmet Maliqi, Xhevdet Hamza, Ismet Shaqiri, Fadil Hoxha, Mahmut Bakalli, Riza Sapunxhiu, Shefki Ozna, Sahit Meraku, Kulgeci e Shiroka, Nebi Gashi e Riza Alaj, Agim Zatriqi e Fahredin Gunga,Azem Hajdini,Murat Shavelli, Selim Brosha e Muharem Dana, Gojko Medinica e Spasoje Gjakoviqi dhe gjer te Stane Dollanci e Rrahman Morina etj. pa cekur këtu për bylykbashët udbashian nga Maqedonia, për të cilat kanë informacione relevante dhe në dijeni të plotë edhe disa agjenci të tjera të shteteve perëndimore, e në veçanti CIA amerikane dhe shërbimet e fshehta angleze dhe gjermane…

nga Flori Bruqi:Filmin 'Azem Galica' askush s'mund ta ndalë

Filmi i cili bazohet në librin e autorit Bedri Tahiri dhe rrëfen për jetën e heroit kombëtar Azem Galica, sipas regjisorit Halil Budakova ka karakter kombëtar dhe mjeranët dhe pseudo gazetar(ucat) që shkruajnë brockulla kundër këtij filmi në internet dhe gazeta(Koha ditore dhe Expres:)s'mund ta ndal...


Turpi nuk ka brirë më këto brockulla gazetareske:


http://www.gazetaexpress.com/?cid=1,20,46732 
http://www.kohaditore.com/index.php?cid=1,9,48743
http://www.kohaditore.com/index.php?cid=1,9,48534

Shtohen kritikat ndaj Halil Budakovës
Ky film na i përkujton të gjitha të këqijat e Evropës plakë...Këtë film duhet sa më masovisht ta shofin rinia që të mos harrohet Historia e bujshe e shqiptarëve...Disa faqezinjë(numri i tyre është sa 5 gishta të dorës)tentojnë me deklarata dhe letra që ta Ndalojnë këtë film...

Dihet psehi...Dikujt nuk po i konvenon ky film...,sepse në mënyrë të tërthortë një gjë të tillë
po e kërkojnë sahanëlëpirësit dhe poltronët politikë -shqipfolësit-brockulla,...që tentojnë ta ndalin Isa Boletinin,Azemin Galicën,Ahmet Delinë,...Adem Jasharin,...e qindra heronjë tjere...




Rolet e protagonistëve kryesorë të Azem dhe Shotë Galicës interpretohen nga Halil e Merita Budakova, kurse rolet e tjera nga aktorë të njohur shqiptarë, si Reshat Arbana, Çun Lajqi, Enver Petrovci, Adem Mikullovci, Hadi Shehu , Blerim Gjoci,Sylejman Lokaj etj.
Halil Budakova kërcënon gazetarin e “Kohës Ditore”
''Një prej ngjarjeve më të mëdha historike në Kosovë është Azem Galica. Ai për kohën e tij ka qenë një legjendë e gjallë, që ka luftuar për një ideal shumë të madh, për një Shqipëri Etnike , për një shtet që ne sot e gëzojmë. Por në këtë film nuk është vetëm figura e Azem Galicës por edhe e Shotë Galicës, e shumë figurave tjera politike e luftarake të Shqipërisë së atëhershme, rolet e të cilëve i luajnë aktorët më të mëdhenj nga Kosova dhe Shqipëria.

Ky projekt filmik, i cili ka kushtuar rreth 400 mijë euro, është sponsorizuar nga PTK-ja , Aeroporti i Prishtinës,RTK,...etj.

Çfarë ndodhi më 1 nëntor 2025?

  Serbia ka heshtur lidhur me raportimet se një serb është plagosur dhe rrëmbyer nga Xhandarmëria serbe në territorin e Leposaviqit, në veri...